VOAL

VOAL

Mihal Kokëdhima shtrohet me urgjencë në spital sapo mësoi se i shembën restorantin

August 21, 2019
blank

Komentet

blank

Rruga e Arbrit- “S’ka dritë në fund të tunelit”, BIRN: Qeveria nuk e di kur përfundon projekti

Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrja e Infrastrukturës dhe kreu i ARRSH-së lanë të kuptohej se nuk e dinin se kur do të përfundonte tuneli i Murrizit, ndërsa iu shmangën përgjigjes për vazhdimësinë e kontratës koncesionare për rrugën e Arbrit.

Dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pranuan të hënën në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve se nuk e dinin se kur do të përfundonte tuneli i Murrizit – vepra më e rëndësishme e rrugës së Arbrit, ndonëse kontrata koncesionare ka përfunduar më 20 shtator.

Zv.ministrja Enkelejda Muçaj dhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi iu shmangën gjithashtu pyetjes se çfarë do të ndodhë më tej me kontratën koncesionare.

“Është duke mbaruar asfaltimi për të gjitha segmentet rrugore, me përjashtim të tunelit të Murrizit,” tha kreu i ARRSH, Evis Berberi ndërsa shtoi : “në momentin që do të shohim dritë në fund të tij, do t’u japim një datë të saktë se kur përfundon”.

Sipas Berberit, mospërfundimi i punimeve lidhet me problemet gjeologjike.

Deputetja Çupi këmbënguli që të merrte përgjigje nga zëvendësministrja duke e pyetur atë nëse; “ishte zgjatur sërish kontrata koncensionare për rrugën, kur përfundonte kjo rrugë dhe kush do t’i kryente punimet pas përfundimit të kontratës”.

Por Muçaj në vend të një përgjigjeje konkrete, e ftoi deputeten në zyrë për t’ia dhënë këto informacione.

“Për sa i përket Rrugës së Arbrit dhe kontratës do doja të vendosja me ju një takim zyrtar për t’ju informuar zyrtarisht me informacion të detajuar se ku ndodhet problematika,” tha ajo në komision, ftesë që u konsiderua e çuditshme nga Çupi.

“Të bëra pyetje publike dhe informacionin e dua publik, jo në zyrë,” i tha ajo, por nuk mori përgjigje të re nga zyrtarja e ministrisë.

Kontrata e rrugës së Arbrit ishte parashikuar për t’u dorëzuar në prill 2022, por qeveria mori vendim për t’a shtyrë këtë kontratë me 17 muaj të tjerë, afat që përfundoi me 20 shtator të këtij viti.

Ndërtimi i kësaj rruge u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 40 miliardë lekë [330 milionë euro], kosto për të cilën zyrtarët e ministrisë këmbëngulën se nuk ndryshon pavarësisht shtyrjes së afatit kohor të dorëzimit të saj.

Projekti teknik për tunelin e Murrizit dhe afati i dorëzimit të rrugës u ndryshuan që në vitin 2020, por ato iu mbajtën të fshehura për gati 2 vjet publikut.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama e përdori investimin në këtë rrugë për fushata elektorale në zonën e Dibrës prej vitit 2013. Pavarësisht problemeve në disa segmente, rruga është funksionale nëpërmjet bypassit të Qafës së Murrizit, në një lartësi mbi 1000 metra, ku kalohet me vështirësi kryesisht në dimër./BIRN/

blank

Studentët iu kthehen auditoreve, nis sot viti i ri akademik 2023-2024

Në të gjitha universitetet e vendit nis sot viti i ri akademik 2023-2024. Rreth 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve në të gjithë vendin. Regjistrimi i studentëve këtë vit u zhvillua në dy raunde. Raundi i parë u zhvillua nga data 29 gusht deri në 11 shtator, ndërsa raundi i dytë deri në 21 shtator.

Regjistrimi u krye online për dy raundet e para dhe në përfundim të tyre, në programet e studimit ku mbetën kuota të lira pranimi, kandidatët që aplikuan në U-Albania u regjistruan drejtpërdrejt në universitete deri në plotësimin e të gjitha kuotave.

Risi këtë vit për studentët që ulen për herë të parë auditoret e mjekësisë është që duhet të lidhin kontratë për të ofruar shërbim shëndetësor në vendin tonë për një periudhë 5-vjeçare.Ndërsa për studentët që janë duke e ndjekur mjekësinë aktualisht, detyrimi është më pak vite.bw

blank

Tryezë vlerësimi për studiuesin e gjuhës shqipe, Përparim Kabo: Petro Zheji i pakrahasueshëm për studimet shkencore

TIRANE

Puna e jashtëzakonshme e studiuesit Petro Zheji u diskutua në një takim intelektualësh e studiuesish, të cilët vlerësuan Zhejin për zbulimet e bëra që ndryshojnë qëndrimin për gjuhën shqipe.

Petro Zheji nuk është i vetëm në qëndrimet e tij, profesor Përparim Kabo solli disa shembuj autorësh shqiptarë dhe të huaj, që vërtetojnë teoritë e Zhejit nëpërmjet studimeve të thelluara.

Kabo përmend origjinën parahelene të shqipes, duke u bazuar edhe te rilindasit.

Në vijim të qëndrime për vjetërsinë e shqipes, për të vërtetuar origjinën pellazge të shqiptarëve, Kabo jep dëshmitë shkencore duke përmend analizat laboratorike të AND-së.

Ndërkohë, hulumtimet e Petro Zhejit u vërtetuan vetëm pak kohë më parë edhe nga revista prestigjioze “Science” e cila në një artikull të fundit deklaron se vjetërsia e shqipes është 6000 vjeçare. bw

blank

Berisha: Akti terrorist që kryen falangat serbe kishte një ‘begraund’ të parapërgatitur nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiçi

Kreu i opozitës, Sali Berisha, akuzoi Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se qendrojnë prapa skenarëve të fshehtë për Kosovën.

“Në këtë situatë suicidi politik të Edi Ramës, ai është bërë shumë i rrezikshëm për rajonin. Shumë i rrezikshëm për Shqipërinë”, deklaroi Berisha gjatë konferencës për shtyp që dha sot në selinë e PD-së.

“Skenari, akti terrorist që kryen falangat terroriste në Banjskë të Zveçanit, kishte një begraund të parapërgatitur nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, – nënvizoi ai. – Burimet nga Kombet e Bashkuara, bëjnë me dije se në sallat e kësaj selie, në një takim jopublik, dy kryeministrat, përveç atij të Serbisë, kanë paraqitur kërkesa që komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, të vendosen nën kontrollin e KFOR-it.

Pse del Edi Rama, thoni ju?! Edi Rama del se me datën 24 shtator, në orën 11, sapo u mor vesh vrasja e policit në krye të detyrës, Edi Rama vrapoi me të madhe të kërkojë konferencën ndërkombëtare për Kosovën, tezë kjo e diskutuar dhe sugjeruar edhe në këtë mbledhje, kërkesë kjo e paraqitur direkt nga Aleksandër Vuçiç, kërkesë kjo e paraqitur nga terroristët e Listës Serbe, para Edi Ramës,” nënvizoi lideri i PD-së. syri.net

blank

Rama në një linjë me Vuçiçin- Këshilltarja e Kurtit: Ndihma më e madhe që mund të japësh është heshtja

Anëtarja e kryesisë së këvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se KFOR-i duhet të marrë nën kontroll veriun e vendit.

Rama ishte sërish në të njëjtën linjë me mikun e tij, presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, që kishte kërkuar po ashtu që KFOR të kontrollojë veriun e Kosovës.

Mihali tha se Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar nga KFOR që ta marrë kontrollin në veri e as do ta bëjë, duke rrëzuar mashtrimin e Ramës.

Kujtojmë se kryeministri shqiptar tha sot se kjo është edhe një kërkesë e Kosovës.

“Mbase heshtja e Kryeministrit të Shqipërisë për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe, në këto momente, dhënë Kosovës. Po ashtu, Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar që KFOR të marrë kontrollin në veri. E as nuk do ta bëjë. Këtë e di dhe çdo fëmijë i vogël. Këtë e kërkon vetëm Serbia. Qeveria e Kosovës ka kërkuar vitin e fundit kryesisht shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë referuar kërcënimit dhe akteve të vazhdueshme të agresionit nga ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën”, shkruan Mihali.

blank

Rama kërkon që BE-ja të dalë me deklaratë të re për dialogun Kosovë-Serbi

Jetmira Delia-Kaci

Shqipëria ka kundërshtuar deklaratën e shefit për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, për dialogun Kosovë-Serbi dhe ka kërkuar që blloku të dalë me një deklaratë të re.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me zëvëndëskryeministrin italian, Antonio Tajani, tha se BE-ja duhet të dalë me një deklaratë të re pas zhvillimeve në Banjskë, ku si pasojë e një sulmi nga një grup i armatosur mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues të dyshuar.

“Shqipëria për herë të parë në 10 vjetët e fundit kundërshton një deklaratë të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Ky qëndrim lidhet me faktin se deklarata e BE-së [më 19 shtator] është një deklaratë që jo se ka problem në vetvete, pasi adreson gjithçka që është thënë më parë nga Borrell me detyrimet e Kosovës në raport me dialogun. Por, ka një problem të madh që nuk i përgjigjet realitetit të ditëve të fundit. E kemi të pamundur të jemi në një vijë me BE pa parë një deklaratë të dytë, që adreson problematikën e ditëve të fundit. Është vrarë një polic i Republikës së Kosovës nga një grup kriminal, që ka qenë qartësisht i investuar për të ushtruar terror në veriun e Kosovës dhe është pasuar me një ditë zi kombëtare në Beograd. Kjo për ne është e papranueshme, e pajustifikueshme dhe e dënueshme”, tha Rama.

Ai theksoi se ky ishte sinjali më i keq që Serbia mund të jepte në këtë moment për gjithë rajonin dhe për Evropën.

Rama iu referua deklaratës së lëshuar më 19 shtator nga Borrell, ku thuhej se blloku evropian kërkon nga Kosova dhe Serbia “pa vonesa” të nisin zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.

Këtë marrëveshje, palët e arritën më herët gjatë këtij viti. Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.

Kryeministri shqiptar tha po ashtu se kërkuar nga ndërkombëtarët reagim të qartë ndaj Serbisë.

“Kemi kërkuar që Bashkimi Evropian, i gjithë komuniteti euroatlantik të vënë alarmin në nivelin më të lartë, e të përdorin gjithë instrumentet në dispozicion për t’i kthyer mesazhin e duhur [Serbisë]”, tha ai.

Rama theksoi se deri në momentin që nuk do të ketë një deklaratë të dytë të BE-së për të vendosur me drejtësi një gjykim për ditët e fundit, “ne nuk do të linjëzohemi me deklaratën e parë”.

Shefi i diplomacisë italiane, Antonio Tajanil, kërkoi që të mbështetet deklarata e shefit të BE-së, Josep Borrell të datës 19 shtator, për vazhdimin e dialogut.

“Ne i ftuam të gjithë që ta shohin veten në deklaratën e Borrellit të 19 shtatorit duke ftuar në të njëjtën kohë të gjithë që të punojmë për paqen dhe të ndalojnë çdo lloj aktiviteti ushtarak dhe dhune në atë rajon sepse dhuna sjell dhunë, kurse dialogu sjell dialog. Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë që është në dorën tonë në mënyrë që dialogu të mund të rifillojë dhe dhuna nga ana e grupeve ekstremiste të zëvendësohet me diplomaci”, theksoi ai.

Ministri i jashtëm Tajani tha gjithashtu se Italia është e gatshme të vlerësojë shtimin e trupave të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të shmangur incidente të reja.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i maskuar dhe i armatosur, teksa forcat e rendit po tentonin të largonin barrikadat që ishin vendosur në një rrugë në fshatin Banjskë të Zveçanit – një prej katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe.

Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku gjatë gjithë të dielës u përlesh me policinë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

blank

Veton Surroi: Deklarata e Ramës nuk i shërben Kosovës

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë që kanë ndodhur në Kosovë ishte publicisti dhe analisti, Veton Surroi.

Surroi është shprehur se ideja e krijimit të një konferencë paqeje me Serbinë ishte përpunuar përpara se të ndodhte sulmi në Kosovë, ndërsa verpimet e Ramës nuk ishin të duhurat për të ndihmuar Kosovën.

Peka: Reagimi  i Ramës është bërë në orën 11 paradite ku nuk e dinte se si do të mbaronte sulmi, konferencë pa konflikt nuk ka, një sulm i tillë është për ta kthyer në konflik situatën mes Serbisë dhe Kosovës, si e gjykoni ju që kryeministri Rama del dhe e bën fakt të kryer konfliktin dhe kërkon një konferencë të dytë, pasi kjo i shkon përshtat Serbisë pasi Kosova e ka marrë atë që donte nga një konferencë?

Surroi: Unë mendoj se para se të jepen ide, vlerësime,  propozime duhet që të bëhen konsultime me kryeministrin e Kosovës, ekzistojnë njerëz që mund të japin mendime se a mund të ndihmojë një veprim i tillë apo jo. Kjo edhe po të mos ishim dy shtete me shumicë shqiptare është në nj farë rendi dhe rregulli të pyesësh se me çfarë mund të ndihmoj dhe jo të sjellësh formulime të cilat e zgjedhin ndihmën tënde që nga filli dhe është mirë që ta kemi ndjeshmërinë më të madhe se çfarë mund të prodhojë çdo njëri prej nesh në vendet tona.

Konferenca të tilla paqeje në momentin kur ekzistojnë formacione paraushtarake që kanë filluar një operacion shumë të gjërë nisur dhe nga armatimi të krijohet përshtypja e një kryengritje të armatosur. Daçiç dhe Vuçiçi përmendën organizmi të UÇK në Maqedoninë e Veriut, ku u shprehen se grupi armatosur ne Kosovë u krijua perimetri rreth këtij formacion paraushtarak ndërsa në Maqedoni u lejua të bëhej kryengritja dhe më pas u organizua konferenca dhe në mendjet e tyre ka qenë ky model i krijimit të një konferencë paqeje. Qëndrimi  i Ramës dje nuk ishte një ndihmesë e mirë.

blank

Shkodra në “Javën Evropiane të Lëvizshmërisë”

VOA/Pëllumb Sulo

“Javës Evropiane të Lëvizshmërisë” i është bashkuar të premten edhe qyteti i Shkodrës përmes “Ditës së biçikletave”, një traditë kjo e hershme e këtij qyteti, që ka nisur në fillim të shekullit të kaluar. Shkodra është qyteti që vazhdon të ketë numrin me të madh të biçikletave, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. “Dita e biçikletave” synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur mjete ekologjike në lëvizje si dhe autoritetet për të shtuar përpjekjet për sigurimin e infrastrukturës së nevojshme për lëvizjen me biçikleta.

Qyteti me traditën më të hershme në Shqipëri për përdorimin e biçikletave, Shkodra, i ka kushtuar një ditë të veçantë festive këtij mjeti, që vazhdon të përdoret edhe sot e kësaj dite nga rreth 30 përqind e banorëve, ç’ka e rendit Shkodrën në qytetin e pestë në Evropë për nga përdorimi i biçikletave, kjo gjithnjë në raport me numrin e banorëve. Mësuesja Suela Durra thotë se “Dita e biçikletave” është pjesë e veprimtarive për “Javën Europiane të Lëvizshmërisë” dhe synon të nxisë sa më shumë përdorimin e biçikletës për të mbrojtur shëndetin dhe mjedisin natyror.

“Ne këtu jemi për të përcjellë një traditë të hershme të Shkodrës. Shkodra ka përdorur biçikletën si mjet transporti atëherë kur kishte pak, ose aspak makina në qytet dhe gjyshet, nënat, motrat dhe prindërit tanë përdornin biçikletën jo vetëm për të shku tek puna, por edhe për të bërë erzet pasdite, siç quhen në Shkodër”.

Në Shkodër, biçikleta nuk është vetëm një mjet sportiv, por edhe një mjet i përditshëm për argëtim dhe punë. Në përdorimin e biçikletës janë përfshirë edhe një pjesë e madhe e grave dhe vajzave të këtij qyteti.

“Për vajzat dhe gratë shkodrane është një ndër mjetet e transportit, lëvizjes nëpër qytetin e Shkodrës, për të shku në punë, për të ba vizita, kudo. Biçikleta asht ma e pranishme se makinat sot në qytetin e Shkodrës”.

Përdorimi i biçikletave në Shkodër lidhet jo vetëm me traditën e hershme të banorëve, por edhe nevojën për të shmangur ndotjen e ajrit, që shkaktohet nga numri i madh i makinave që, gjithnjë e më shumë, po qarkullojnë në qytet. Sipas një studimi të Bankës Botërore, Shqipëria ka 83 vdekje për 100 mijë banorë nga faktorët e ndotjes ambientale, një vlerë kjo e lartë krahasuar me vendet në zhvillim.

Mirsad Basha, i cili drejton shoqatën mjedisore “EKO Mendje”, thotë se pasioni i qytetarëve të Shkodrës për biçikletat duhet mbështetur me sa më shumë korsi të posaçme, pasi trafiku në rrugë sa vjen e shtohet.

“Më tepër duhen shtuar korsitë e biçikletave dhe me kriju një kulturë personale që shumë mirë mundesh me lëviz në qytet me biçikletë. Shikojmë që disa korsi biçikletash janë shtu, disa kilometra janë shtu. Dhe, shpresojmë që të shtohet sa më shumë numri dhe njerëzit të edukohen me lëvizshmërinë e tyre, sepse njerëzit kanë nevojë për të pasë korsinë e tyre të biçikletave për të mos shkelur rregullat e trafikut. Kështu, sa më shumë biçikleta, aq më të shëndetshëm”.

Vitet e fundit Shkodra po i kushton vëmendje ndërtimit të korsive për biçikleta, për të mbështetur lëvizjen e tyre, por edhe për të mbrojtur mjedisin. Sipas kryebashkiakut Benet Beci, së fundmi janë ndërtuar rreth 2 kilometër korsi të reja për lëvizjen e sigurtë dhe pa ndërprerje të biçikletave, gjë që do të shtohet në të ardhmen.

“Një Shkodër e tillë me biçikleta do të thotë një Shkodër pa ndotje, një Shkodër miqësore me natyrën. Në këtë aspekt do të bëjmë gjithçka që ta forcojmë atë dashuri që ka Shkodra për lëvizjen me biçikleta. Kjo është një nga ditët që duhet të jenë shumë si kjo”.

Biçikleta e parë në Shkodër ka arritur në vitin 1907 nga konsulli suedez në këtë qytet. Megjithëse Shkodra njihet si qyteti i biçikletave, numri i tyre u pakësua ndjeshëm pas vitit 1990 për shkak të numrit gjithnjë në rritje të automjeteve dhe pasigurisë që ata krijuan për lëvizje në rrugë. Por, vitet e fundit, shumë prej qytetarëve i janë rikthyer traditës së lëvizjes me biçikletë, duke kërkuar edhe përmirësimin e infrastrukturës së tyre.

blank

Gërdeci, mes dëshmitarëve të Prokurorisë dhe Shkëlzen Berisha e Aldo Bumçi

VOA/Armand Mero

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit i dorëzoi sot gjykatës një liste me afro 70 dëshmitarë, të cilët sipas saj duhet të thirren në procesin kundër ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për rastin e shpërthimit të depos së municioneve në Gërdec në vitin 2008, ku mbetën të vrarë 26 persona, ndërsa mbi 250 të tjerë mbetën të plagosur. Kërkesa e prokurorisë pason vendimin e zoti Mediu dhe mbrojtësve të tij për të hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe zhvillimin e një procesi normal.

Në listën e dëshmiarëve të Prokurorisë së posaçme bie në sy dhe emri i ish ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi dhe zotit Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit Sali Berisha, të cilët i lidh së bashku dhe një shkresë e nisur me faks nga zyra e zotit Bumçi në ministrinë e Drejtësisë, me mbishkrimin për djalin e ish kryeministrit. Zoti Bumçi e ka mohuar një fakt të tillë duke këmbëngulur se bëhet fjalë për një falsifikim. Nga ana tjetër, zoti Shkëlzen Berisha, rezulton sipas hetimeve të zhvilluara në atë kohë se kishte hyrje dalje të shpeshta në ministrinë e Mbrojtjes, apo dhe komunikime me Mihal Delijorgjin, një prej biznesmenëve shqiptar të përfshirë në demontimin e municioneve të ushtrisë shqiptare.

Prokuroria ka thirrur si dëshmitarë dhe shumë familjarë të viktimave, si dhe personat e terë që ishin pjesë e hetimit të kryer pas shpërthimit dhe që u dënuan.

Djali i ish kryeministrit, u thirr në fillim të këtij viti para prokurorëve, si deklarues për çështjen Gërdeci, duke mohuar të etë ndonjë lidhje me ngjarjen. Kjo do të jetë hera e parë që ai dëshmon për rastin e shpërthimit të depos së municioneve në vitin 2008, ku mbetën të vrarë 26 persona, ndërsa mbi 250 të tjerë mbetën të plagosur.

Edhe mbrojtja e zotit Mediu ka paraqitur një listë të gjatë me 90 dëshmitarë, të cilët ajo kërkon të thirren në proces, i cili me gjasë do të zgjasë për një kohë jo të shkurtër.

Procesi gjyqësor ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, u nxit nga një kallëzim i familjarëve të viktimave. Zoti Mediu, akuzohet për “Shpërdorim të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Të njejtat akuza që u ngritën ndaj tij në vitin 2009 edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, por për të cilat zoti Mediu nuk u gjykua asnjëherë, pasi në verën e atij viti rifitoi mandatin e deputetit.

blank

Banorët e Zall Herrit në protestë: Nëse shpërthen diga e Bovillës, ndërtesat do të bien si kërpudha

Banorët e njësisë administrative të Zall Herrit janë hedhur sot në protestë, pasi akuzojnë se guroret që punojnë në këtë zonë kanë dëmtuar cilësinë e ujit të pijshëm madje dhe rrugën.

Një prej banorëve është shprehur se ekspertët duhet të vijnë dhe të inspektojnë digën e liqenit të Bovillës.

blank

 

Ai paralajmëroi se kjo digë paraqet një rrezik të madh për kryeqytetin dhe zonën përreth, pasi sipas tij nëse ajo shpërthen “ndërtesat do të bien si kërpudha” për shkak të sasisë së madhe të ujit.

“Nuk kemi çfarë të bëjmë. Le të vinë ekspertë për të verifikuar si është diga. Dje shpërtheu diga e liqeni artificial, por nëse shpërthen diga e Bovillës, do i këpusë si kërpudha ndërtesat e Tiranës. I kam thënë shefit të OFGJ-së që më thirri dhe nuk e mori në konsideratë denoncimin tim. Do këputen shtëpitë si kërpudha, do përmbyset Tirana nga Bovilla”, u shpreh një prej tyre.

blank

Salianji dhe Gjekmarkaj ia plasin së qeshurës pas deklaratës se Basha është kryetar i PD

Një deklaratë e kryetarit të PD-së Lulzim Basha që u thoshte “udhë e mbarë në bunkerin anti-amerikan” deputetëve që iu bashkuan tryezës Bardhi- Berisha, ka shkakuar të qeshura të gjata në studion e Open në News 24.

Për disa minuta Ervin Salianji dhe Agron Gjekmarkaj nuk e mbanin dot të qeshurën sa herë drejtuesja e emisionit i kujtonte deklaratën e Bashës.

“Ne po merremi me një personazh që sillet ai që nuk është. Sillet si kryetar i PD dhe i opozitës, sillet sikur ka ndonjë gjë në dorë. E patë si tha “udhë e mbarë, tha, se nuk e luftojnë dot PD”. Pra ky është i madhi që na tregon rrugët, që çan shpatet. Mos na nxirrni më këtë tani (deklaratën e Bashës) se do bëhemi meme”, tha Salianji.

“Ka ngelur një copë sa një arrë atje dhe thotë ‘jam PD, nuk e demtojne me PD-ne, le te ikin udha e mbare’. Si dreqin ta mbaj të qeshurën se nuk ia dal dot”, tha Gjerkmarkaj teksa çdo fjalë e shoqëronte me të qeshur.

blank

28 deputetë të PD firmosin dokumentin: Njohim Bardhin si kryetar

Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Mësohet se 28 deputetë nga 35 që janë të regjistruar zyrtarisht në Kuvend në përbërje të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i kanë dërguar sot një vendim Kryetares së Kuvendit, ku deklarojnë se njohin si Kryetar Grupi Parlamentar të PD Gazment Bardhi.

Deputetët që kanë firmosur janë Agron Gjekmarkaj, Asllan Dogjani, Bledion Nallbati, Bujar Leskaj, Dashnor Sula, Dhurata Cupi, Edi Paloka, Ervin Salianji, Ferdinand Xhaferaj, Flamur Hoxha, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Helidon Bushati, Ina Zhupa, Isuf Celaj, Jorida Tabaku, Kastriot Piroli, Lefter Gështenja, Lindita Metaliaj, Ludovik Hasanaj, Qani Xhafa, Ramadan Likaj, Saimir Korreshi, Sorina Koti, Tomor Alizoti, Xhelal Mziu dhe Zheni Gjergji.bw


Send this to a friend