Midis biznesmenëve të suksesshëm të komunitetit shqiptar Worcester MA ndrit çifti Gjergji e Keuza Disho. Karakteristika themelore e tyre është jo thjesht suksesi në biznes, por dhe mbeshtetja e çdo veprimi që afron shqiptarët.

Ata kanë qenë e janë në krye të listës për mbështetjen e Festivalit Shqiptar, për dhurime ndihmash në te gjitha aktivitetet kulturore-atdhetare,
jane anëtarë të Federates Pan Shqiptare VATRA Dega Worcester MA,
sponsorizojnë darkën e Shqërisë “Djemtë e Shën Mërise” çdo vit në fillim tëe muajit Maj, kur Gjergji feston ditën e emrit me gostinë speciale me mishra qingjash të pjekur.
Kësaj radhe per ta nderuar kishin ardhur rreth 90 pjesëmarrës.
Z. Ilir Naço bashkë me djaloshin Devi Gaçe kënduar me kitara disa këngë korçare si “Në mes të pyllit do vemi”, “Dëbora zbardhi maletë, “Ndale varkën Varkaxhi”, etj.
Më tej buçiti z. Karapanxha, miku i Gjergjit me zërin e tij prej baritoni i cili u shoqërua nga shumë pjesëmarrës si Bob Stefo, Andrea Këthi, Gj. Treska, F. Zdruli, E. Luarasi, B. Miraka, etj.
Gostia u mbyll nga ora 10:30 PM.
Unë dhe shumë të tjerë, që nuk jemi qefli rakie u larguam para kohe dhe nuk ishim të pranishëm në tubimin e fundit kur u bë kjo foto si kujtim.
Herë tjetër nuk do largohemi pa bërë një foto me z. Gjergji Disha e shokët e tavolinës së tij.
U shtofshin biznesmenët dhe veprimtarët si Gjergji Disho, që punojnë për të sotmen dhe të ardhmen e popullit shqiptar, për bashkimin e shqiptarëve dhe ecjen e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
