VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Meta: Rama, i vetmi përgjegjës për ngjarjet dramatike në Elbasan. Strukturat e opozitës për mbrojtjen e votës, legjitime

By | April 22, 2021
blank

Komentet

blank

Bie suvaja e teatrit “Migjeni” në Shkodër, lëndohet aktori Nikolin Ferketa gjatë interpretimit të dramës

Bie suvaja e teatrit “Migjeni” në Shkodër, ku si pasojë ka mbetur i lënduar aktori Nikolin Ferketa.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, gjatë interpretimit të një drame, pasi trupa po jepte shfaqje në zonën muzeale të qytetit.

Deri tani është bërë me dije se aktori ka marrë lëndime në shpinë, por asnjë serioze, ndërsa i ka bërë thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë.

blank

Emigracioni dëmton forcën e punës, 18 mijë të rinj shqiptarë 15-29 vjeç më pak në një vit

Grup-moshat e reja 15-29- vjeç, pjesë e popullsisë në moshë pune, u tkurrën me shpejtësi përgjatë vitit të kaluar.

INSTAT raportoi se popullsia në moshë pune 15-64 vjeç u tkurr me 16.2 mijë persona në raport me janarin 2020 ose me 0.8 për qind. Por në grupet e reja, rënia ishte më e fortë. Popullsia në grup moshën 15-29 vjeç shënoi tkurrje më të madhe me rreth 18 mijë persona. Në këtë interval moshe pakësimi më i madh ishte për të rinjtë 15-19 vjeç me mbi 8 mijë persona.

Reduktimi në grupet më të reja të popullsisë në moshë lidhet me dy faktorë themelorë: rënia drastike e lindjeve pas vitit 2000 dhe niveli i lartë e emigracionit në moshat e reja. Gjatë vitit të kaluar INSTAT raportoi se emigruan nga vendi rreth 24 mijë persona, shumica e të cilëve ishin mosha të reja.

Rënia e popullsisë po ushtron presion tek forca e punës, e cila është në një cikël tkurrës pa kthim për shkak të lindshmërisë së ulët, por emigracioni i lartë e ka përkeqësuar më shumë trendin.

Popullsia në moshë pune shënoi rritje për grup-moshën 30-39 vjeç me rreth 10 mijë persona, por rënie është vërejtur në grup-moshën 40-49- vjeç me rreth 11 mijë persona, teksa shihet se në grup-moshën 60-64-vjec ka një rritje me mbi 3 mijë persona në krahasim me janarin 2021.

Teksa forca e punës në grup-moshat e reja po tkurret me shpejtësi, bizneset në të gjithë vendin po ndejnë vështirësitë që po krijon mungesa e punonjësve. Njësitë e shërbimeve, hotele dhe restorante në të gjithë vendin sidomos në zonat turistike, sektori fason dhe call center po ndjejnë mangësitë.

Kriza pandemike e cila erdhi edhe si një krizë ekonomike pritet të ketë ndikim negativ në treguesit demografike, sidomos në drejtim të emigracionit.

Ilir Gëdeshi, ekspert i njohur i çështjeve të emigracionit, tha se krizat ekonomike në Shqipëri janë pasuar nga valë emigracioni. Krizat e vitit 1990, 1997, 2008 e kanë vërtetuar këtë fakt. Edhe kriza pandemike, sipas zotit Gëdeshi, rrezikon të përshkallëzojë emigracionin në vend.

Në vitet e ardhshme, pritet që fenomeni të përkeqësohet pasi do të tentojnë të ikë pjesa që kishte planifikuar dhe nuk emigroi gjatë pandemisë. Përkeqësimi i kushteve të ekonomisë mund të nxisë të tjerë emigrantë që para pandemisë nuk kishin planifikuar të largoheshin, tha zoti Gëdeshi. Të dhënat ndërkombëtare tregojnë se kriza e pandemisë ka kthyer tendencat e vjetra të emigracionit. Në planin afatshkurtër, pandemia mbylli kufijtë dhe kufizoi udhëtimet, duke shkaktuar rënie të ndjeshme të emigrimit. Sidoqoftë, goditjet që pandemia ka dhënë në ekonominë e vendeve të varfra dhe atyre në zhvillim lajmërojnë valë të reja emigracioni. Ekspertët ndërkombëtarë lajmërojnë se vala e emigrimit ndodh dy ose tre vjet pas krizave që tronditin jetën e njerëzve.

Shkalla e emigrimit pas vitit 1990, në raport me popullsinë shqiptare, ka qenë më e larta në Europë dhe një nga më të lartat në botë. Sipas të dhënave të INSTAT nga 1990-2019 stoku i emigrantëve jashtë vendit kanë arritur në 1.6 milionë persona, ose 59% e popullsisë banuese në vend. Anketa e madhe e emigracionit, e zhvilluar më 2019 nga INSTAT, në rreth 20 mijë familje në të gjithë vendin, ka gjetur se, gjatë periudhës 2011-2019, ka emigruar jashtë 13% e popullsisë banuese e vitit 2011, ose mbi 360 mijë persona/Monitor

blank

Zgjedhjet për kryetarin e PD- Ja emrat që janë propozuar për Komisionin

Kryesia e PD ka propozuar emrat për Komisionin që do të jetë përgjegjës për zgjedhjet për kryetarin e demokratëve.

Jemin Gjana është propozuar për kryetar ndërsa për anëtarë Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli dhe Gjokë Vuksani, raporton gazetari Osman Stafa për BalkanWeb.

Ndërkohë që Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri janë propozuar për të qenë ndihmës/anëtarë në këtë Komision që do të ketë rolin e një ‘’KQZ’’-je në këto zgjedhje të brendshme të PD.

blank

Partia Demokratike shkon në zgjedhje, propozohet që kryetari i ri të zgjidhet më 13 qershor

PD do të shkojë në zgjedhje për kryetarin e ri më 13 qershor, duke afruar datën nga korriku me një muaj më herët.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka propozuar për Këshillin Kombëtar që procesi të hapet më 16 maj deri më 22 maj, më 23 zyrtarizohet kandidaturat dhe më 13 qershor është dita e zgjedhjeve.

Ndërkohë fushata do të jetë mes datave 24 maj dhe 11 qershor. Basha do të rikandidojë për kryetar të PD ndërkohë përballë deri më tani ka Fatbardh Kadillin që ka zyrtarizuar kandidaturën.

‘Të analizojme punën e secilit në nje mbledhje të vecantë në Kryesi dhe më pas në cdo QV.

Në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm. I propozoj Kryesisë fillimin e procesit zgjedhor për kryetar të PD. Secili prej anëtarëve të Kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësine ta shpjegojë vizionin tij në institucione, pa paragjykuar askënd, një garë të drejtë e të barabartë, kur demokratët të gjykojnë lidershipin aktual dhe

16-22 maj paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret
24 maj – 11 qershor fushatë në të gjithë strukturat.
13 qershor – zgjedhjet sipas parimit një anetar-nje votë”– ka deklaruar Bardhi.

Përveç propozimit për zgjedhjet për kryetarin e ri, Bardhi ka propozuar edhe analizën e punës në mbledhje të veçantë në Kryesi dhe më pas në çdo qendër votimi. bw

blank

Mbledhja e Këshillit Kombëtar- Nishani mbërrin në selinë blu: Sot është ditë e rëndësishme, duhet të ketë transparencë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nushani ka deklaruar se sot është një ditë shumë e rëndëishme për demokratët.

Nishani i kërkon gazetarëve që të jenë prezent në mbledhje dhe të ketë transparencë dhe informim.

‘’Duke qenë se është ditë e rëndësishme, dëshiroj që të përmbushni misionin tuaj, transparencë dhe informimi. Si kryetari i Këshillit dhe drejtues i kësaj mbledhje, ju ftoj të jeni në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.’’- tha Nishani. bw

blank

Basha: Nuk lejova bashkëpunimin me bandat në zgjedhje, kjo është përgjegjësia ime

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se në zgjedhje nuk ka lejuar të bashkëpunojë me bandat.

Ai thotë se këtë e ka parim, dhe se mban përgjegjësi që nuk ka bashkëpunuar me bandat.

Ndërkohë ai kërkon që të vijohet rruga që është nisur edhe pse të zemëruar për masakrën zgjedhore të 25 prillit, por shton se demokratët janë gati qv zemërimin ta kthejnë në energji për të luftuar dhe fituar betejën.

 

‘’Bashkëpunimi me bandat nuk u lejua nga unë në zgjedhje. Dhe keto janë parimet e mia. Kjo është përgjegjësia ime nëse njihet si përgjegjësi, që me bandat s’kam bashkëpunuar. 

Unë jam i bindur në drejtësinë e betejës tonë. E di se si unë ndihet shumica dërrmuese e demokratëve, e ndjej zemërimin e tyre për masakrën zgjedhore të 25 prillit, e di që ata janë gati që këtë zemërim ta kthejnë në energjinë e nevojshme për ta luftuar betejën tonë deri në fitore.

Prandaj ju kërkoj të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Të bashkuar në këtë moment përcaktues për të ardhmen e betejës tonë dhe për fatet e vendit dhe të përmirësojmë, bashkarisht, ato gjëra që sigurisht mund dhe duhet të përmirësojmë.’’- tha Basha. bw

blank

Basha: Shqiptarët e votuan ndryshimin me zemër, e duan sot më shumë se kurrë (Ftesa)

Kreu i PD, Lulzim Basha si përgjigje për debatet në Kryesi ka ftuar të gjithë që ti bashkohen betejës për ndryshim.

Basha thotë se shqiptarët e duan edhe më shumë sot ndryshimin. Sipas tij fushata e fundit e provoi se PD mund t’i bëjë ballë propagandës.

 

”Kjo fushatë e provoi se ne edhe propogandës se tyre mund ti bëjme ballë— ne mundemi ta shkaterrojmë atë: me zemër, me shpresë!!!

Dhe këtë ne e bëmë—shqiptaret dolën me gëzim ne zemër dhe votuan ndryshimin në 25 prill!!!

Ata dje e donin me gjithë shpirt ndryshimin!

ATA E DUAN NDRYSHIMIN EDHE ME SHUME SOT!!!

Ndaj të bashkuar ju ftoj ti prijmë me gjithë forcën tonë betejës për ndryshim për gjithë demokratët dhe gjithë shqiptarët.”- tha Basha.

blank

Kadilli-Bashës: Humbja është e jotja, jep dorëheqjen! Unë jam bartës i një projekti të ri politik

Në debat në mbledhjen e Kryesisë së PD. Siç paralajmëroi, Kadilli i ka kërkuar Bashës dorëheqjen e parevokueshme.

Burime për BalkanWeb zbulojnë se Kadilli i ka thënë Bashës që të japë dorëheqjen e parevokueshme pasi PD ka njerëz shumë të mirë dhe kryetari aktual nuk është i pazëvendësueshëm.

Po ashtu Kadilli i ka bërë disa kritika Bashës duke i thënë se është humbës i përsëritur prej defekteve personale dhe se drejtoi gjithë fushatën vetëm, pa forume e pa përfshirë askënd.

Kadilli i drejtohet Bashës duke i thënë se nuk ndërton më asgjë të re në PD, teksa deklaron se ai vetë është bartës i një projekti të ri politik.

 

”Nuk je i pazëvendrësueshrëm. PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme. Je humbës i përsëritur prej defekteve personale. Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshirë askënd. Nuk je aspak i nevojshëm për luftën institucionale për votën. Kemi ekipin më të mirë dhe ekspertizë të shkëlqyer.

Ata që na dhanë fitoren tënde në 2011. Luftën politike e bëjmë me një koncept të ri, me qasje te re dhe me frymëzim të ri, me besushmërinë, me vërtetësinë dhe me vendosmërine si tipare që ty të kanë munguar. Humbja është e jotja, përgjegjësia e jotja. Të kemi mbështetur duke sakrifikuar identitetin tonë dhe profilin politik, karrierën dhe çdo gjë.

E ndërtove opozitën me kauza rastësore dhe ishe i destinuar të dilje humbës. Braktise shumë kauza duke korruptuar besimin e mbështetjes.

Nuk ndërtove raport të qartë dhe besimi me aleatët strategjik; mbete peng i lobimeve private dhe nuk patë asnjëherë një qasje solide dhe strategjike. Mos u fshih pas mbështetjes që kërkon lart e poshtë në Parti. Edhe Berisha kishte mbeshtetje absolute në parti, por kishte realizmin te ikte.

Ti nuk mund të ndërtosh më asgjë të re. Në qoftë se unë jam bartës i një projekti te ri, ti je kujtesa e projektit të shteruar dhe humbjes.”- tha Kadilli ndaj Bashës.

blank

Basha në Kryesi: Në PD ka vend për të gjithë, por ne s’mund të kemi vizione të ndryshme për vjedhjen e zgjedhjeve

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar në mbledhjen e Kryesisë se brenda partisë ka vend për të gjithë, konfirmojnë burime për BalkanWeb.

Nga ana tjetër Basha thotë se nuk mund të ketë brenda PD vizione të ndryshme për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai thotë se nëse është e qartë se zgjedhjet e 25 prillit ishin masakra më e madhe zgjedhore, atëhere gishti s’duhet drejtuar në këtë sallë, por tek kundërshtari përballë.

Basha ka pranuar në mbledhje se po mban peshën kryesore të sulmeve dhe fushatën denigruese ndaj tij, por thekson se ai ende beson tek ndryshimi dhe jo tek një hajdtur dhe ortak të bandave e mafies.

 

”Në këtë parti ka vend për të gjithë, ka vend për idetë e gjithsecilit mbi mënyrën se si duhet cuar përpara beteja me regjimin Rama-Doshi. Megjithatë, kam bindjen dhe ndjesinë e fortë se nuk mund të kemi vizione të ndryshme mbi 25 prilllin. Sepse nëse zgjedhjet e 25 prillit janë një episod që do të mbulohet nga turpi në historinë e pluralizimit, nëse e kemi të qartë se 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit, atëherë nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari që kemi përballë.

Përndryshe nuk bëjmë gjë tjetër veçse i japim një dorë kalçifikimit të antivlerave të ndërtuara me poshtërsi nga ata që kemi përballë, sipas të cilës hajduti quhet i suksesshëm dhe vjedhja fitore.

E di që është e vështirë, e di sepse e provojë në lëkurën time përditë, këtë përmbysje djallëzore vlerash, pasi jam shënjestra e parë e kësaj fushate denigruese që mbahet në këmbë nga një makineri propagandistike e madhe. Por unë e mbaj peshën e këtyre sulmeve sepse besoj tek Shqipëria dhe sepse besoj që Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo, kurrë për një HAJDUT tjetër më të madh, apo një ortak më të zotë të bandave dhe mafias.”– tha Basha.

 

Në fjalën e hapjes, Basha ka thënë se alternativa e PD është çmontimi i regjimit. Sipas tij, regjimi Rama-Doshi ka legjitimuar përdorimin e krimit, ku bandave i përgjigjet me banda, vjedhjes me vjedhje e antivlerave me antivlera.

 

”Regjimi Rama-Doshi ka zgjedhur nje sistem qe i përmbys vlerat, që mjetet e të keqes i konsideron më të vlefshem se mjetet e të mirës. Që legjitimon përdorimin e krimit dhe që nuk lë shteg tjetër vecse futjen e vendit në një spirale vicioze, ku bandave i duhet përgjigjur me banda, vjedhjes me vjedhje, antivlerave me antivlera.

Por a është ky misioni ynë? A është kjo ajo që ne duam për Partinë Demokratike? Ajo që ne duam për të ardhmen e këtij vendi?

Përgjigja ime është jo. Jo dhe prapë jo! Kjo nuk mund të jetë alternative jonë për Shqipërinë. Prandaj nuk do ndalemi asnje çast derisa të çmontojmë këtë regjim dhe vlerat që i ndajmë me shumicën dërrmuese të shqiptarëve të triumfojnë.”– theksoi Basha.

 

PD është drejt zgjedhjeve për kryetar partie pas zgjedhjeve të 25 prillit, teksa deri tani përballë Bashës qëndron Fatbardh Kadilli i cili ka shpallur kandidaturën si dhe një ”Grup për PD” që kërkon dorëheqjen e parevokueshme të kryetarit aktual duke e akuzuar për humbjen më 25 prill.

blank

Gjekmarkaj: Jam partizan i rezistencës së qytetarëve

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ se nuk ka besim tek vendimi i gjykatave sa i takon padive të PD-së, e cila pretendon se zgjedhjet e 25 prillit u vodhën.

Sipas Gjekmarkajt, PD po përgatit dosjen për të bindur opinionin publik dhe ndërkombëtar, për çështjen se si janë manipuluar zgjedhjet.

“Nuk kam besim tek gjykatat. Ato do veprojnë të gjitha kundër opozitës. Shoh se si në mënyrë të turpshme përdridhen disa dhe i bashkohen fitimtarit. Unë druaj shumë se nëse nuk ka rezistencë, jo thjesht asaj në formën klasike, këtu do të ketë rënie të elitave, rënie të universiteteve. Që ditën e parë pas zgjedhjeve kam qenë partizan i rezistencës së qytetarëve. Kam besim që dosja kaq e madhe që po përgatitet në mënyrë të shpejtë, do të bëjë që të ndryshojnë qëndrim ndërkombëtar. Jam skeptik se zgjidhja do të na vijë nga ndërkombëtarët. Ajo duhet të vijë nga qytetarët. PD ka zgjedhur strategjinë e faktimit. PD po përgatit dosjen për të bindur opinionin publik dhe ndërkombëtar, për çështjen se si janë manipuluar zgjedhjet. Kjo është strategji. Beteja do të jetë kudo, në parlament, në rrugë, kudo.”, tha Gjekmarkaj.

blank

Lubonja: Drejtësia dhe policia asnjëherë nuk kanë qenë kaq të kapura rreth një partie. Kush është prova që anulon zgjedhjet?

TIRANË

Analisti Fatos Lubonja e sheh situatën në vend drejt një përshkallëzimi të frikshëm për të gjithë shqiptarët. Lubonja tha në “Real Story” në News24 se problemi kryesor është se njerëzit bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë në këtë vend. Sipas tij asnjëherë drejtësia dhe policia nuk kanë qenë kaq të kapura pas një partie.

“E kanë pyetur Primo Levin si u bë holokausti. Është përgjigjur ‘duke bërë sikur s’ka ndodhur asgjë njerëzit’. Kështu erdhi. Unë mendoj që kemi shumë kohë që bëjmë sikur nuk ndodh asgjë këtu në këtë vend ku krimi lulëzon, bashkëpunon me politikën, hyn në parlament, tani ndihmohet dhe nga policia. Ajo që ndodhi në Elbasan ishte metaforë e një partie që ka kapur policinë, ka kapur drejtësinë, ka kapur krimin dhe i përdor këto për të grabitur vota. Ajo që ka ndodhur me patronazhistët është po ashtu një krim shumë i madh dhe çudia që kam unë është që bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ai na ka përdorur shtetin, na ka marrë të dhënat që gjithë bota do kishte ulëritur, vetëm këtu tek ne nuk ndodh asgjë. Unë mendoj që vetëm këto dy fakte, Elbasani dhe patronazhistët të cilëve, të dyve çuditërisht kryeministri ynë iu çoi mesazhin unë jam krenar për ju para zgjedhjeve, që ajo partia që e ka bërë, po të kishim vend normal, nëse do përdorja një metaforë futbollistike, duhet të dilte në kategorinë e dytë jo vetëm që duhet të ishin përsëritur zgjedhjet, por kjo parti nuk do të ishte lejuar fare të futej në zgjedhje. Do të ishte përpara një ndëshkimi, nuk i lejohet, është e paligjshme si parti që bën këtë. Në këtë vendin tonë, meqenëse të gjithë kanë bërë kështu, se themi kështu ka bërë dhe Berisha, dhe ky, dhe ai neve bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo na ka çuar në një situatë që është dhe më e rëndë se më herët. Pas ’96 është hera e parë që i kemi të gjitha rreth një partie. Asnjëherë nuk ka qenë drejtësia kaq e kapur rreth një partie sa të heshtë për atë që ndodhi në Elbasan dhe të dezinformojë. As drejtësia as policia për mendimin tim. Pse? Sepse kanë qenë më të shpërndara këto parti, bandat rreth partive, interesat e këtyre partive banda. Në qoftë se do kishim prokuror Llallën që ishte i Berishës, ose i Metës, apo dhe disa prokurorë të Metës, apo dhe Rama në pushtet që do kishte të vetët, do kishin frikë. Do kishin frikë t’i bënin këto sepse mund të qëllonte një nga ata prokurorët atje që më hapte procesin, ndërsa tani nuk kanë më frikë fare. Kjo është një hap shumë i rrezikshëm që kemi hedhur që duhet ta bëjë shoqërinë që të mendojë se ku mund të çojë abuzimi me pushtetin.
Pyetja që kam unë është ore kush është limiti që zgjedhjet quhen gabim? I ngre atij komisioni atij? Çfarë duam ne.
Vetëvendosja ka dalë me prova të qarta, 5-10-15, ore kush është prova që ty të anulon zgjedhjet? Ka ligje këtu apo nuk ka ligje? Nuk mund të shkosh ti, këto zgjedhje janë mirë për Shqipërinë. Na bëjnë disa standarde që thonë nuk ndalohet shteti nga partia, patronazhistët dhe pastaj thonë zgjedhjet ishin të mira, vazhdoni. Nuk arrij ta kuptoj këtë gjuhë. Po na çon një situatë që abuzimi i pushtetit i Edi Ramës që thotë jam krenar për patronazhistët dhe për policët dhe kriminelët në Elbasan, më çon një situatë shumë të frikshme për të gjithë ne”, deklaroi Lubonja.

Sipas tij, në një vend normal ajo e patronazhistëve nuk kalonte, nuk shkoje dot në zgjedhje. Do vepronte drejtësia. Është katastrofë morale për këtë popull, përtej zgjedhjeve. Njerëzit pranojnë që të vjedhë partia e vetë. Është dhe rrezik shumë i madh sepse kur ai sot bën këtë, nesër asnjë garanci nuk kam që me këta prokurorë që kemi, Agron Gjekmarkaj dua ta përgjoj dhe të përdorë gjithë mjetet për të shkuar drejt një partie shtet. Si ndalohet kjo kur nuk kemi ndjeshmëri?”, tha Lubonja.

blank

Intervista – Lubonja ilustron shembullin e Austrisë: Nëse duam të ecim me standarde Evropiane, zgjedhjet duhen përsëritur

Analisti i njohur Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, komentoi pretendimet e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit, në atë që ato e quajnë “masakër elektorale”.

Lubonja tha se në këto kushte zgjedhjet duhet të përsëritet, nëse vendi synon të futet në Evropë, e do të instalojë standarde evropiane.

Për këtë ai mori shembullin e Austrisë, ku zgjedhjet presidenciale të 2016-ës sipas tij, u ripërsëritën vetëm se dy qendra votimi u mbyllën para afateve të paracaktuara.

Nga deklarata e sotme e zotit Rama që është shprehur i bindur për largimin e Metës nga Presidenca, ka shpallur synimin për një mandat të katërt. Çfarë është kjo ofertë e Ramës sipas jush?

Fatos Lubonja: Kjo është ofertë për të na bërë ne që ta quajmë normale atë që ndodhi, që ishte masakër elektorale. Të mos merremi me përgjegjësitë që ka Rama. Është pjesë e një ndryshimi teme. Pra, unë jam legjitim, do të pastrojmë disa të këqij e do ta bëjmë më të mirë politikën. Do të kemi një opozitë që do e drejtoj unë, është nënteksti. Edhe njëkohësisht sikur po të rrini urtë gjithçka do të shkojë mirë për shqiptarët. Diskursi i sotëm duhet të jetë tjetër, kjo është sikur, i kanë vjedhur shtëpinë diku në lagje, një bandë që merret me vjedhje dhe të gjithë diskurs i lagjes është: Po sikur e latë derën hapur ju, po çelësat, pse s’keni vendosur kamera sigurie, po përgjegjësia e njerëzve, e askush nuk merret me hajdutin. Për të mos ndodhur këto, duhet më shumë besim, kamera sigurie e të terja. Ky, pasi e ka vjedhur shtëpinë i thotë lagjes merremi me këta. Përgjegjësia kryesore vjen nga mediat tona, që nuk janë lëshuar në këtë debat që kush e ka fajin. Ka përgjegjësi Basha, por legjitimimi i këtij sistemi, i blerjes së votës, do të na çojë në blerjen e shqiptarëve më keq njerëz. Nga një regjim korruptivo, mediatiko, më shumë me fjalë, me presione, nesër do të kalosh në një regjim policor, ku policia bëhet më aktive. Nga ajo hiqeni xhaketat dhe futuni në fushatë elektorale, e deri këtu, merrni pendrek dhe bjerini me pendrek. Unë kështu e shoh mandatin e katërt.

E gjithë kjo që thatë, çështja e blerjes së votës, është një gjë që e kemi parë dhe PD e ka denoncuar këtë gjë. Por mesa duket tani edhe në KAS, KQZ, ka të bëjë me këtë mekanizëm, s’kemi ankesa konkrete siç ka Vetëvendosja, s’kemi me procesin teknik, janë gjëra që kanë ndodhur përpara. A nuk dihej kjo?

Fatos Lubonja: Janë shumë elementë, elementi i rreth 40 mln eurove në fushatë elektorale është i paligjshëm. Është ky argument i mjaftueshëm për të anuluar zgjedhjet, unë them se po. Për dy qendra votimi që u mbyllën para kohe në Austri, u përsëriten zgjedhjet. Kemi përdorim të madh të lekut dhe administratës që është skandal. Lexova që ka një ankesë në Shkodër, që është kapur nga shefi i policisë një njeri i inkriminuar me këto karta ID, me lekë, etj, e sipas lajmit që pashë, është ndërhyrë nëpërmjet kandidatit të PS, tek kryeministri që ka marrë në tel shefin e policisë dhe ka liruar personin në fjalë. Nëse kjo vërtetohet që është e vërtetë, mendoj që nuk mjafton ky fakt? Fakti i Elbasanit që u vërtetua që kishte materiale, nuk mjaftojnë këto nëse marrim standardin evropian. 84 mijë votat e pavlefshme, në Shkodër dilte që janë 6 mijë vota të pavlefshme.

Ka dy gjëra, ajo që ka ndodhur para zgjedhjeve me njerëzit dhe ajo gjatë. Nëse ka ndodhur gjatë numërimit, sepse të gjithë partitë kanë numëruesit e tyre?

Fatos Lubonja: Janë të rëndësishme të dyja, nëse do të vendosësh standarde, t’i thua që janë forca kryesore dhe kanë vendosur t’i heqin votat. Nëse Vetëvendosjes i janë marrë votat, këto standarde që fola më herët hynë në standarde të papranueshme. Logjika jonë është kjo, që edhe PD e PS ka vjedhur Vetëvendosjen. Zotëri, nga ana formale nëse janë bërë këto vjedhje e prishje votash, mjafton për t’i bërë zgjedhjet e pabesueshme. Duhet ta shohim veten në pasqyrë, tek standardet evropiane që thashë.

Aktiviteti elektoralo ka ndodhur edhe më para, opozita hyri në zgjedhje me standarde të papranueshme. Tha që pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme, thanë që fitorja është brenda kutive, e më pas thanë që kjo ishte masakër elektorale. Pse hyri në këto zgjedhje, e çdo të ndodhë më vonë?

Fatos Lubonja: Opozita ka përgjegjësitë e tjera pse hyri. Të isha unë e të kisha provën e Elbasanit, Shkodrës, që këto thonë e kanë çuar në SPAK para kohe, fare mirë thoja nuk hy. Teoria e Lulzim Bashës që është kaq i madh vrulli i njerëzve që nuk ka ç’të bëjë vjen nga naiviteti, vjen pjesërisht nga presionet e të huajve që po nuk hyre në zgjedhje, ky hy vetëm. Të gjitha këto janë përgjegjësi.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend