Publikohet video që tregon qilarin ku ruhej vera me vlerë miliona euro e Ergys Agasit, e cila ndodhej në vilën e tij në periferi të Tiranës. Vera është e ruajtur në bodrumin e vilës, teksa shishet u përkasin markave të shtrenjta, të dyshuara se janë futur në mënyrë kontrabande në Shqipëri.
Një ditë më parë u njoftua se shishet e verës që shiheshin në pamje, pasi u gjetën nga agjentët e BKH-së dhe u kaluan për kompetencë hetimore te hetimi tatimor, janë zhdukur nga banesa e Ergys Agasit. Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal dhe ka shpallur në kërkim Eno Agasin, kushëririn e biznesmenit Ergys Agasi, i cili u shpall gjithashtu në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes për tenderat e AKSHI-t. Burime të besueshme konfirmuan se nga futja e verës në Shqipëri pa paguar akcizë i është shkaktuar dëm shtetit shqiptar në vlerë 400 mijë euro.
Gjatë kontrolleve në banesa e objekte në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, BKH zbuloi kantinën e verës në vilën e Agasit në zonën e Mulletit dhe vendosi sekuestrimin e saj, pasi malli ishte kontrabandë. Doganat bënë inventarin përgjatë disa orëve dhe, në momentin e kontrolleve, duke qenë se ishte natë, vendosën ta transportonin të nesërmen, ndërsa malli u la në ruajtje në vilë. Gjatë natës ka dyshime se Eno Agasi e ka hequr verën, si dhe ka marrë serverin e kamerave të sigurisë, duke u zhdukur pa gjurmë bashkë me to.
Prokurori Bledar Valikaj ka shpallur në kërkim Eno Agasin për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, kontrabandë të mallrave që paguajnë akcizë dhe magazinim të mallrave që paguajnë akcizë, ndërsa burimet konfirmuan se po kryhet edhe hetim pasuror, krahas atij të nisur nga SPAK.
Pamjet e qilarit të verës së Ergys Agasit i publikoi lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili shkruan se: “Kjo është vinoteka prej 4 milionë euro e Edi Ramës në vilën e Gys Agasit, që u vodh nga drejtori i Doganës, Elvis Doçi dhe Ilirjan Proda, për t’u dërguar në Surrel!”














Më vjen keq që Kroacinë e urren për vdekje Tirana edhe sot. Nji pasnji kryeministrat dhe presidentat tash 25 vjet vuajnë nga sindroma gjenetike nën ndikimin antishqiptar, pro-rusë e pro-greko-sllave. Kroacia asht shteti dhe populli ma vlla në Ballkan dhe në botë për shqyptarët, dhe Jo Turqia që sipas ekspertve botnor ndjekë politikën me anë të fesë tyne rindezë zjarmin e luftrave në Ballkan kundër shqiptarve për t’i futë në luftë kundër sllavëve në bashkpunim me Beogradin dhe Moskën. Duejini o shqiptar atë, Kroacin që gjindet pranë jo me llafe e me ndërhymje tinzare me fena radikale, por me ndihma vllaznore të Z. Stipe Mesiçi ish presidenti i Kroacis, arkitekti i shgatrrimit përfundimisht të shovinizmit serb(aleatë të Francës, Anglis-Rusisë) të Ballkanit. Deri kur do vazhdoji Tirana zyrtare të adhuroji, himnizoji ato shtete që na tregojnë shqelmin në ditë vshtira???