Mos ia merrni për të madhe znj Vjosa Osmani!
Sinqerisht ajo as nuk e di se çfarë ka bërë në inat e sipër. Sikur për një çast të mendonte se, me shpërndarjen e parlamentit në ato kushte, po konsumonte një grusht shteti , se ky veprim ishte një kurth ku e kishin futur e që përputhej me skemat e Beogradit për destabilizimin e Kosovës, jam i bindur se nuk do ta kishte bërë kurrë atë veprim.
Për më tepër paraprakisht ajo duhet konsideruar tashmë si viktimë e ambicjeve të saj të sëmura dhe si e përdorura e madhe e segmenteve antishqiptare qofshin këta në hapësirat shqiptare, por dhe ato ndërkombëtare.
Mëshirë për Vjosën, ish mbretëreshën që u kthye në shërbëtore!!!