VOAL – Me emocione dhe ngazëllime Doris Leuthard, në takimin e saj në Bernë me mediat, të enjten në mëngjes, njofton dorëheqjen e saj nga Qeveria. Argauesja do të largohet nga Ekzekutivi në fund të vitit.
“Pas 12 vitesh punë, vjen edhe lodhja…” tha ministrja e Departamentit Federal të Mjedisit, Transportit, Energjisë dhe Komunikacionit, duke shtuar se ajo gjithmonë ia kishte kushtuar veten me kënaqësi të madhe pozitës së saj. Sa për spekulimet e ndryshme që prej disa muajsh parashikojnë largimin e saj nga Këshilli Federal, ajo tha se burimi i vetëm i besueshëm në dorëheqjen e ministrave janë vetë ministrat me daljen e tyre drejtpërdrejt para mediave.
“Ndryshimet janë të lidhura gjithmonë me emocione … Unë shpresoj se ju jeni të kënaqur me punën që kam bërë për ju,” tha ajo me emocion, duke falënderuar kolegët e në qeveri dhe në departamentin e saj, si dhe në partinë e saj CVP. “Falë këtyre njerëzve unë kam qenë në gjendje të jetoj shumë momente të mira”.
Zvicra, vuri në dukje Leuthard, është ekonomikisht një vend i fuqishëm, i cili ka ndryshuar shumë në dekadën e fundit. Është thelbësore që të mos kërkohet krahasimi midis interesave të ndryshme, por të ruhet ekuilibri midis tyre. Do të jetë një nga sfidat e mandatit të ardhshëm parlamentar, tha këshilltarja federale e dorëhequr.
Komentet