VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

In memoriam, Për Eva Pëllumbin, pasi iku përgjithnjë… Nga Gjikë Kurtiqi

By | December 28, 2019

Komentet

Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj: E dashur Zhuliana Jorganxhi, ngushëllime për motrën e shtrenjtë Rozmari Jorganxhi!

E dashur mikja jonë Zhuliana Jorganxhi!

Ndarja nga jeta e motrës sate të shtrenjtë Rozmari Jorganxhi është një humbje pikëlluese për botën e muzikës shqiptare, sepse Rozmari Jorganxhi, dirigjentja e parë shqiptare, një nga artistet më të shquara që ia dha tonin artit operistik shqiptar që në ditët e tij të para, është një yll i madh i ndritshëm i saj.

Në emrin tonë dhe në emrin e lexuesve të VOAL ne marrim pjesë në dhimbjen e madhe dhe të shprehim ngushëllimet tona për humbjen e motrës sate të shtrenjtë, së cilës i qëndrove pranë deri në çastin e saj të mbramë të jetës!

I shprehim ngushëllimet tona familjes suaj të ndritur, një nga familjet shqiptare më të shquara të artit, iu shprehim ngushëllimet tona të gjithë miqve dhe të afërmve tuaj, të gjithë admiruesve të shumtë të së shtrenjtës Rozmari Jorganxhi!

 

Përparim Kabo: Shuhet Rozmari Jorganxhi, një grua personalitet e muzikës dhe dirigjimit, një grua institucion

Shuhet Rozmari Jorganxhi, një grua personalitet e muzikës dhe dirigjimit, një grua institucion. Arti i muzikës ka pasur pak gra personalitete por i ka pasur tejet elitare.
Kjo artiste e shquar studjoi në një nga konservatoret më të shquara të botës. Jeta e saj në skenën e Teatrit të Operas është një investim i gjatë cilësor dhe me arritje gjatë gjithë jetës.
Jeta është e çuditshme… Sot në mëngjes komunikova me të birin Hektorin. Dhe bisedonim për një kompozim të Gjergjit “Lumenjtë e Ballkanit” me tekst të Zhulianës, poetes sonë të shquar, kur befas zemra e Roz-Marisë pushoi… Maria e Trëndafiltë… iku në qiell!
Qofsh e Parajsës!
Pkabo 28 shtator 2020

Natasha Lako: Rozmari Jorganxhi u kthye në përjetësi

Qe vajze e vogel e viteve 50 ne skenen korcare te femijerise, pambarimisht me kontributin e saj gati magjik si dirigjente kori e Operes Shqiptare dhe mezzosoprano, deri sa jep kontributin e saj ne operen e Triestes, dhjetra vjet te jetes se saj kushtuar muzikes dhe rruges te talenteve, e bejne Rozmari Jorganxhiun nje yll polar udherrefyes, per te gjithe vajzat e sotme shqiptare, jo vetem brenda notave muzikore.
Ne piedestalin koral te talentit femeror, mbetet i perjetshem dirigjimi i Rozmari Jorganxhiut, kesaj gruaje te talentuar ne mendim dhe ndjenje ,force dhe dashuri femerore te cilat permblidhen ne nje kthjelltesi shpirti, te kthyer ne engjell . Ngushellime familjes, miqve dhe Zhulianes,mikes sime si moter.

Ndahet nga jeta Halime Faik Murati, pjesëtare e grupit të armatosur “Çeta e Llapit”

 

Kumtin mbi vdekjen e Halime Muratit,ma dha mbrëmë shoku dhe miku i saj i ilegalitetit Gani Ukë Hoxha.

Ai i tronditur nga vdekja e parakohshme e veprimtares  Halime Murati,thotë“Vera e sivjetme për mua do të mbetet nga stinët ma të errëta të jetës sime“.

“Para një muaj vdekja tinëzare ma mori djalin 27 vjeç Guri Hoxha,të cilin e kisha jo vetëm djalë por edhe shok”.

Një ditë më herët në Bernë,vdiq edhe Naim Gubetini,pjesëtarë  i njësiteve të para ushtarake të cilat gjatë viteve të 90-ta,po ushtronin në Shqipëri,për t’u kthyer më vonë në mbrojtje të Kosovës.

Dhembja nuk shprehet as më lot e as më fjalë për fëmijët e miqtë e shpirtit. Halime Murati është shtatë nga ata që kishin dalë në male të armatosur në mbrojtje të Kosovës.

Madje,Halimja qysh si nxënëse e tetëvjeçares me mllefin e akumuluar nga e kaluara e kishte bërë copë-copë fotografinë e Josip Broz Titos,ish-udhëheqës i Jugosllavisë,komuniste,plot dyzet vjet.

Halimja këtë veprim nuk e kishte bërë vetëm pse iu kishte tekur. Ajo kishte studiuar me themel Historinë e popullit shqiptar,sidomos periudhën nga Lufta e Dytë Botërore e deri në demonstratat e vitit 1968.

Edhe pse ende e mitur kishte kuptuar dyfytyrësinë eTitos,që proklamonte“drejtësi”për të gjitha kombet dhe kombësitë e ish-Jugosllavisë.

Lideri komunist i të ashtuquajturës Jugosllavi,më 8 shkurt 1945,me pretekst të shtypjes së“kundër-revolucionit“në Kosovë,kishte vendosur pushtetin ushtarak.

Në krye të këtij pushteti ai kishte emëruar antishqiptarin Sava Dreleviq,i cili intensifikon dhunën dhe terrorin ndaj shqiptarëve.

Gjatë këtij viti famëzi në Kosovë vriten dhe masakrohem 55 mijë shqiptarë të pafajshëm.

Më 1 prill të këtij viti vetëm në Tivar,vriten dhe masakrohen mbi 7 mijë shqiptarë.

Halimja e revoltuar nga këto padrejtësi nuk e ndal luftën e saj kundër pushtuesve jugosllavë edhe pas burgosjeve dhe keqtrajtimeve të shumta që i bëhen.

Ajo ndiqej çdo hap nga pushtuesit serbo-sllavë.E,vendosur për të vdekur në mbrojtje të Kosovës,edhe në Shkollën e Mesme Ekonomike“Isa Boletini”të Podujevës,nuk ndalet së protestuari ndaj padrejtësive.

Si nxënëse e vitit të tretë Halimja plot njohuri nga e kaluara e popullit shqiptar bije ndesh me ligjëratat e arsimtarit të Historisë,i cili proklamonte“vëllazërim- bashkimin“.

Ky kundërshtim nga puthadorët e komunizmit bëhet shkas dhe Halimja përjashtohet nga shkolla.

Pushteti i atëhershëm i frikësuar nga veprimtaria e saj nuk e linte Halimen askund të qetë.

Ndjekjet ndaj saj u ngjasonin ndjekjeve të zagarëve. Vajza nga Llapashtica e Llapit,përkundër kuisjeve të këtyre langonjve nuk e ndal dot rrugëtimin e saj drejt lirisë.

Halimja për të humbur gjurmë njihej nga bashkëveprimtarët me emrin konspirativ Liria.

Ajo në qytetin e Podujevës kishte shpërndarë me dhjetëra trakte me thirrjen“Kosova Republikë”pa rënë asnjëherë në sy të armiqve.

Më 1986 Halime Murati,bëhet pjesë e Komitetit të Llapit. Ajo me guxim krijon edhe disa celula të kësaj organizate në disa qytete të Kosovës.

Pushtuesit jugosllavë duke u munduar ta paralizojnë veprimtarinë e saj e detyrojnë të kalojë në ilegalitet.

Halimja një kohë qëndron e fshehur në familjen Krasniqi të Terpezës së Malishevës.

Pastaj,me të krijuar njësiti i parë i armatosur kundër pushtuesit“ Çeta e Llapit”ajo bëhet pjesë e këtij grupi guerilas që më veprimet e veta e trand Jugosllavinë.

Ky grup prej shtatë vetave operonë në malet e Llapit.Disa familje llapjane duke admiruar guximin e këtyre djemve dhe vajzave i strehojnë ata,edhe pse ekzistonte rreziku i vazhdueshëm për dhunë e terror.

Ky grup i gjendur në ilegalitet të thellë më 27 mars të vitit 1989 në Podujevë,organizon një demonstratë gjithëpopullore.

Në këtë demonstratë pushtuesit serbë të dehur nga fashizmi i tyre vrasin të riun Mehmet Maliq Ejupi,nga Vendenisi,pa mbushur pranverën e 23 të jetës së vet.

Çetarët e Llapit edhe pas kësaj ngjarje të dhimbshme nuk e ndalin veprimtarinë e tyre atdhetare.

Ata më 30 maj 1989 derisa një Delegacion i Parlamentit Evropian po vizitonte Kosovën me në krye diplomatin spanjoll Julian Grimaldos,prapë në qendër të Podujevës organizojnë protestën e radhës.

Në këtë demonstratë në mbrojtje të rinisë shkollore të Llapit vritet Ali Adem Ajeti,udhëheqës i formacionit të parë ushtarak“Çeta e Llapit”.

Gani Hoxha,veprimtar i çështjes kombëtare edhe pse kanë kaluar mbi 30 vite nga këto ngjarje thotë që Halime Murati e njohur për ne si Liria,me guximin e saj të pashoq ka qenë një nga shtyllat kryesore të këtij formacioni.

Sipas,Hoxhës edhe pas vrasjes së Aliut,ajo ka vepruar së bashku me Afrim Zhitinë,FahriFazliun dhe Bedri Blakçorin.

Nga shtatë vetat e grupit të dalë në ilegalitet Hoxha si bashkëveprimtar i Halimes,thotë“Ajo ishte e fundit që ka braktisur Kosovën.“

Halimja duke e lënë rininë e saj të ndryme në fund të vitit 1989 largohet nga Kosova. Ajo vije në Cyrih të Zvicrës. E,edukuar në  një familje punëtore çdo punë e konsideronte si nder.

Pas njohjes së strehimit politik Halimja ishte kualifikuar si udhëheqëse kuzhine.

Nga duart e saj të vyeshme janë ushqyer me mijëra e mijëra njerëz. Klientët e shumtë zviceranë Halimen e kanë njohur si shqiptaren ç’do të jetojë nga puna dhe djersa e vet.

Vajza llapjane që plot një decenie nuk e pa Kosovën,sot u varros në Llapashticën e Poshtme,të Podujevës,ku jo larg varrit të saj pjesëtarët UÇK-së,tek vendi i quajtur Tabet  e Llapashticës,u dhanë leksione eprorëve serbë që e pandehnin veten të pamposhtur.

Çdo shqiptar i Kosovës ia ka borxh një lutje shpirti Halime Muratit,që gjithçka tha për çlirimin e Kosovës!

Modestët dhe të paepurit si Halime Murati,populli i Kosovës do t’i kujtojë çdoherë.

Liderët politikë të Kosovës,nuk kanë kohë edhe për një telegram ngushëllimi familjes Murati.

Ata janë në garë se kush do ta zë pozitën e të parit të Republikës së Kosovës,pamenduar që Halime Murati si fëmijë i ra pashë me pashë zjarrit të lirisë së Kosovës.

 

ARIF EJUPI

Na la edhe Adem Mikullovci – Aktori i madh  Çun Lajçi i dedikon vargje

Sot në orët e para të 15 shtatroit ka vdekur aktori i njohur kosovar, Adem Mikullovci.

Lajmin e ka bërë të ditur gruaja e të ndjerit, Lumnije Mikullovci.

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka njoftuar se burri i saj, Adem Mikullovci, ka vdekur në ora 00:20.

“Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndëroj jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci! Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë”, ka njoftuar bashkëshortja Lumnije Mikullovci.

Adem Mikullovci ka lindur në Vushtri më 1939.

Mikullovci ka luajtur në qindra role në projekte të ndryshme filmike.

Përveç si aktor, ai mbahet mend edhe si delegat i Kuvendit të Kosovës në kohën e shpalljes së Deklaratës së 2 korrikut, 1990, me të cilën Kosova është definuar si republikë.

Në vitin 2017, Mikullovci është zgjedhur sërish deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Aktori i madh  Çun Lajçi i ka dedikuar këto vargje

Ikjes tande Adem
Mos i zbritni atit
As ernave mos u zbritni
Rrini diku mes qiellit e tokës
T’mos marrin erë t’keqe emnat tonë
Ne jemi me ujin me zjarrmin me dheun
Me shpirtin plot nesh pa ju
Mos i zbritni atit
Se ne ikëm n’kuferin e ardhjes
Si Godo nën pemën e thatë
Do t’ikni edhe ju nesër
Veç pa emna
Ferizaj, 15.08.2020

I dashur Babi, ngre sytë nga qielli dhe sikur ndeshem me sytë e tu që na sheh nga Parajsa

Sonila Mazrekaj kujton Babain e saj Dr.Fehmi Pali që është larguar nga jeta me rastin e 80 vjetorin e lindjes!

 

I dashur Babi, sot ti do të mbushje 80 vjeç, do të kishe 80 vjetorin e lindjes dhe unë do të isha më e lumtura e botës të kremtonim bashkë si dikur.

Por ti prej 8 marsit 2018 nuk je më dhe mua në ditëlindjen tënde më shtohet dhimbja për mungesën tënde që ka lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm në jetën time.

Thonë që koha i vë kore plagosjeve të shpirtit. Në fakt, koha që ka shkuar e ka shtuar mallin dhe dhimbjen prej mungesës tënde.

Ti ishe Babai im dhe shoku më i mirë që më orientoje, që më këshilloje, bisedonim bashkë për çdo gjë, të hapja zemrën dhe ti më dëgjoje pa u lodhur.

Ashtu si ishe mjeku i palodhur për pacientët e tu, nuk lodheshe kurrë për të m’u gjendur pranë mua e nipave të tu.

Më mungon shumë Babi! Për ditë e më shumë!

Si çdo ditëlindje që ka kaluar pa ty, ngre sytë nga qielli dhe sikur ndeshem me sytë e tu që na sheh nga Parajsa!

I dashur Babi ti ishe Ëngjelli im në tokë dhe Ëngjëlli im mbrojtës nga Qielli.

Do jepja gjithë botën sikur 80 vjetorin tënd ta festonim me Ty mes nesh duke trokitur gotat e verës si dikur!

Por ne vend të urimit, mua më ngelet vetëm të them: Babi më mungon kaq shumë!

Vajza jote,

Sonila Mazrekaj

 

Të mërkurën dhe të enjten familja pret për ngushëllime për Moikom Zeqon

Moikom Zeqo, akademik, shkrimtar, historian, figurë poliedrike e kulturës shqiptare u nda nga jeta më 15 Qershor 2020 pas nje lufte disa vjeçare me leucemine.

Familja e akademikut pret ngushëllimet të merkuren e te enjten mbasdite 24-25 qershor prej orës 15.30-19.30 tek restoranti Lulishtja 1 Maji, tek Ura e Tabakeve.

 

Fjala e Dashnim Hebibit gjatë ceremonisë në banesën e fundit të gazetarit të mirënjohur Llukman Halili

O Aga Lluki, sot e vesha kmishën që ma pate dhënë kur ishim për së fundmi herë në Zagreb.

E paske ditë se do të ndahesh nga jeta shpejt fzikisht.

Po du me fol me shpirtin tondë, se do të flas sa të jem në këtë botë. Kur do të vij atje ku është shpirti jot, do të vazhdojmë.

Tu kanë mbledh familja, miqë, shokë e dashamirë, me mijëra telefonata e mesazhe vetëm unë i mora për Ty, po shumë i dashur ke qenë me të gjithë.

Kurrë nuk ndita se fole keq për dikend.

Me 31 maj më shkruajte sms e fundit, edhe në ate sms, ishe me shqiptarinë, se si po shkojnë proçeset politike në Shqipëri, Kosova, Maqedoni e Kosovë Lindore.

Më thojshe, Dashnim, ku të jesh, aty është atdheu yt, e atdheu i shpirtit është atje ku ke lind.

Zvicrën e deshte shumë, trupi do të pushoj në këtë shtet mikë të kombit tonë, që e kalove jetën këtu dhe po e le familjen, ndërsa shpirtin e ke atje në Tërnoc, që zemra shkrum të shkonte.

Krenoheshe me prindërit e tu, me babën e nonën, me vëllezër, kusheri e miqë.

Ishe gëzimi i çdo takimi. Ku ishe ti, aty ishte buzëqeshja, vizioni e lindnin idetë.

Po shumë modest ishe. I paske thënë edhe bashkëshortes tënde, zonjës Lume, se është Dashnimi është në varrim dhe m’i nderon miqtë e mi, m’i përqafon, edhe unë do t’i përqafoj e do t’i nderoj për jetë.

Në çdo shtet e qytet ke pasur dyer të hapura, që shtyheshin miqtë për të nderuar.

Një jetë e kalova me ty, hiq më pak se 20 vjet. Dita fillonte me Ty dhe nata përfundonte me ty.

Të betohem, do të mbaj në shpirt. E di se sa më ke dashur, sepse më mbaje kudo që shkoje. Më thojshe, na jemi një, suksesi jot është suksesi im, puno mos u ndal dhe nuk jam ndal dhe as që do të ndalem.

Nuk deshte poste në qeveri edhe pse ke pas oferta.

Nuk dojshe me u përzi edhe pse ishe njohës i madh.

O shpirti I ages Lluki e kam zemrën plot me lotë, aty e këtu e atje, do të kem me vete.

Të kujtohet, çka të pata thënë kur ishim në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të Shtetit shqiptarë, kur nuk do të kem ty, jam gjysëm.

Edhe baba e nona jeme më thonin, a e ke agën Lluki atje, nuk mërzitemi. Edhe ata janë lut për ty e po luten, sepse të kanë dasht shumë. Edhe vëllezërit e mi, Bejta, bekimi e besniki, të thirshin daja Lluki, se ishe daj e do të jesh I shpirtit.

O aga Lluki, e di se ma ke bërë hallall e do ta bëjë gjithsesi. Do të jetoj me kujtesën tënde, por dije, se nuk jam më ai Dashnim që isha, sepse nuk do të kem ty.

Kur bëjsha libër, apo ndoj shkrim e dija se e kam agën Lluki, që e sheh dhe më thotë ecë te para. Gëzoheshe shumë kur kisha suksese. Më thojshe, modest dhe vetëm modest, sepse fallcave ju del ngjyra. Shumë kam mësuar nga ty. Me agën Rafet, Doktor Derguti, Danin, po mbahemi e do të mbahemi.

E di se po çuditesh se po i lexoj këto fjalë, sepse në organizime të shumta nuk merrja letra përpara, janë fjalë shpirti të qëndisura o aga LLuki.

Të kanë ardh në këtë ditë pune, në këtë ditë me shi, në këtë kohë me Covid shumë miq e familjarë për të përshëndet. Ke shumë këtu që po lotojnë për Ty, sepse ishe i dashur. Kërkoj falje, ndoshta çdo kujt nuk ju kam përgjigj për ndarjen tënde nga jeta, por më beso, se do t’ju shkruaj të gjithëve e do t’i falënderoj. Sepse ti ishe I tillë, falënderues.

Amanetet tua do ti çoj në vend. Të mbetën disa libra e projekte pa realizuar, do t’i bëjmë gjithsesi.

O aga Lluki, o daja Lluki, si ta kthej shpindën e të përshëndetëm me Ty, por po më mbajnë fjalët tua, shpirtin tend e kam aty ku e kam nisur si i ri.

Flokët e mia mu bënë me ngjyrë hiri, por deri në sekondën e fundit jam me Ty.

Nuk ma dha fjalën e fundit, m’i dërgove disa sms me zemra, e kuptova, nuk ke dasht të jem aty afër se më ke njohur si jamë me shpirt emocional.

Hallall do ta kesh nga unë, të jem mirënjohës për jetë deri në përkulje. Lule të freskëta në emër të gjithë familjes sime, po t’i lë këtu, se ti ishe aromë e suksesit, ti ishe lule që ke lulëzuar e do të lulëzosh gjithmonë.

Ah, o aga Lluki. E di se çka po më thua, pse po fol kaq gjatë, a të kam thënë, thuaj vetëm, Llukman Halili.

Po, ja tash, po të them, Llukman Halili. Por, po ja shtoj edhe këtë, do të jesh i përjetshëm. Lamtumirë o Aga Lluki.

Njoftojmë me dhimbje se u nda nga jeta shkrimtarja Silke Blumbach

 

voal.ch – Njoftojmë me dhimbje se pas një lufte të gjatë me sëmundjen e rëndë, u nda nga jeta shkrimtarja Silke Blumbach. Silke ka komunikuar me miqtë e saj në rrjetin social se po vijonte betejën e saj me sëmundjen. Komunikimin e fundit e ka bërë më 6 qershor me një foto ku gjithmonë shfaqet duke qeshur.

Nuk hoqi dorë nga e qeshura kurrë!

Edhe kur jepte lajme të hidhura për ecurinë e sëmudjes të saj.

U kërkonte shqiptarëve të lutesh dhe padyshim që shqiptarët luteshin për Silke Liria Blumbach.

Më 5 qershor ka vendosur në faqen e saj në rrjetin social katër vargje të Euripidit, por gjithë kohën ka treguar problemet e saj shëndetësore.

Das Göttliche zeigt sich in mancher Gestalt.
Es vollenden die Götter, was keiner geahnt.
Wovon wir geträumt, das verwirklicht sich nicht.
Was unmöglich uns schien, das ist möglich für Gott.

~~~Euripides~~~

Ishte një lufëtare e paepur Silke!

Deri në çastin e fundit luftoi me dinjitet.

Kur zemra e saj pushoi së rrahuri më 11 qershor kur Silke Blumbach u largua nga kjo jetë dhe tash na sheh prej Qielli.

Voal.ch po boton një jetëshkrim të shkurtër të saj marrë nga Wikipedia, duke shprehur ngushëllimet më të thella për familjen miqtë dhe artdashësit që e kishin njohur dhe lexuar Silken, e cila dashurinë për shqiptarët e kishte shprehur shumë thellë, duke mësuar gjuhën shqipe, duke u thelluar në kulturën shqiptare dhe duke i dashur shqiptarët.

Voal.ch do të deshte të shkruante një lajm të mirë, që Silka e kishte mundur edhe kësaj herë sëmundjen e shekullit, por me pikëllim jep lajmin e hidhur.

Shpirti i saj u prehtë në paqe!

Silka më 6 qershor 2020.

———–

 

Wikipedia

Silke Blumbach e njohur në shqip si Lirie Blumbahu lindi më 13 dhjetor 1970 në Göttingen të Gjermanisë në një familje të arsimuar. Nga mosha e re fëmijërore asaj i pëlqeu të shkruaj poezi. Ajo shpejt mësoi gjuhën shqipe dhe me mjeshtrinë e saj për vargun dëpërtoi dhe u bë shpejt e njohur si poete në gjuhën shqipe. Në Gjermani ishte anëtare aktive e shoqatës letrare LitOff (Ofansiva letrare ) në Heidelberg dhe po ashtu antare e Lidhjes së Shkrimtarëve në Shqipëri. Boton tregime dhe poezi në antologji e revista

Aktiviteti

Sipas Shaban Cakollit e huaja e pare që shkruante shqip, ka botuar tre libra me poezi dhe një ditar në gjuhën shqipe si dhe një libër me poezi në anglisht,veç në gjuhën shqipe krijimtaria e saj u botua edhe në gjuhët rumune, boshnjake,indoneze, kineze, frënge, spanjolle, gjeorgjisht, hungarisht etj. Krijimtaria e saj u botua në shumë revista e gazeta letrare në Europë,në Shqipëri e Kosovë. Silke jetoi në Berlin e lidhur fort me viset shqiptare ku është shpesh e pranishme. Silke Blumbach me një dashuri shpirtërore për njerëzimin, shkruante nga zemra dhe është shpërblyar disa herë për krijimtarinë e saj. Ajo ka punuar në Kosovë e jetuar në Shqipëri.

Vepra

Si e huaja e pare që shkruante shqip, ka botuar tre libra me poezi dhe një ditar në gjuhën shqipe si dhe një libër me poezi në anglisht.

• Dyzet vdekje në Sarandë, Tiranë 1999
• Karavela e fundosur, Tetovë 2002
• Lumi që rrjedh drejt burimit, Tetovë 2007
• Ditari i një kthimi, Tiranë 2010
• Beyond the Bows of the Heart, SHBA 2012

Vlerësime

Silke është e nderuar edhe me disa çmime tjera:

2001 – Çmimi Qiriri i Naimit nga Festivali i poezisë Ditët e Naimit, Tetovë,
2003 – Çmimi Flaka e janarit , Gjilan, Kosovë
2005 – Çmimi i krijimtarisë Naji Naaman në Liban.

voal.ch po e kujton me këtë foto dhe disa poezi të saj.

GURI NË GJOKS

Me gurin u zgjova,
gurin në gjoks
atje ku ju e keni zemrën.

Dhurata e bukur për Vitin e Ri.
Më mirë gur se thikë.

Thikën e mbështolli guri.
Durin e mbështolla unë.
Jashtë bën ftohtë. Edhe brënda.

KARROCA GURI

kuajt e mi
kanë ikur
duke fikur
dritën
nuk i gjej dot më
në terrin kozmik
ju
i keni zënë
në një pallat të mrekullueshëm prej guri
nga nuk do të arratisen më
ku ne nuk do të jemi kurrë më

BUDA DHE BUJQTË E ORIZIT

ai na tha që
ne e kuptojmë më mirë
rrugën e mesme
këtë e duam
as thatësia e fushave tona dhe gojëve tona
as vërshimet që marrin kasollet tona dhe sjellin sëmundje
as vdekja e ajrit dhe zjarrit
as vdekja e ujit dhe dheut

as vdekja e tepër pak
as vdekja e tepër shumë
nëpër fushat tona të vogla orizi

NDARJET S’PO E SHUJKAN DASHNINË BACIT, në ditën e Tij të lindjes, (atje në Amshim) Nga Shefqete Gosalci

Në një datë si kjo (15 Maj) të vitit të largët 1936, ke ardh në jetë Ti fisniku ynë, për ta bërë këtë datë shumë të rëndësishme për gjithë familjen Gosalci.

Mbetur jetim qysh në fëmijëri, (kur kish pas ndrru jetë babgjyshi Hasani, nga plagët e marra nga milicia e kohës së rankoviqit), u rrite veç me nanën Hatixhe(gjyshja jonë, që
ishte grua e rrallë, dhe vëllezërit Hysenin, Ahmetin e Sylejmanin dhe motrën Ramizen), muhaxhetë me mbiemër të origjinës Ajeti) ardhë nga Toplica në një katun me emrin Gosalcë në Komunën e Prishtinës. Ditëlindjen s’e pate festu kurrë, ndërkohë që po krijoje shumë ditëlindje.

Sot po të shkruaj nga një distancë kohore dhe nga kjo botë e rrejshme, që fundja është veç një lodër në duart e vdekjes.
Jo veç si prind por Ti Bac, na bëre shokë gjithë fëmijëve(dhjetë sa jemi) qysh në fëmijëri. Ti pate dashni të pamatun për ne, pate virtyte të larta prej Njeriu, dhe pate një kod të veçantë që të dallonte.
I ashpër e i butë, i rrept e i urtë, na doje ashtu në distancë se koha kur jetove kishte tjera rregulla jete.
Kishe në qenjën Tënde diçka Hyjnore, Qetësia jote Bac, kam përshtypjen e qetësonte një pjesë bukur të madhe të botës, asaj tonës dhe atyre që të njohën. Ishe në harmoni me njerëzit, me jetën , me idealet, me ëndrrat, me natyrën. Bac, ti rrallë flisje, ishe i matur e i kthjellët, ishe i pakompromis në drejtësinë tënde i bindur në drejtësi të Zotit, por fjalës kurr s’i re mas. Qetësia edukata, kultura dhe maturia Jote për ata që nuk të njihnin ishte disi e frikshme. Nuk duhej shumë kohë për të të njohur, mjaftonte një takim, kush ka ndejt njëherë me ty, e ka zor me të harru!

E ne që të kishim në shtëpi ishim të bekuar nga Zoti, ishe Zoti ynë i kësaj bote. Një shok i asaj kohe që të takoj se ne i kishim ftuar në shtëpi disa shokë për organizimin e Lëvizjes Ilegale dhe Baci i priti në mënyrën e Tij unike, (sepse rrallë kush nga vajzat ka guxu me i ftu shokët në shtëpi, gjë që ndodh edhe sot), shoku ( Fadil Islami), i çuditur nga pritja e Bacit më tha, Shefqete po të lakmoj çfar babe paske, sikur ta kisha edhe unë babë. Zot, si munde të jeshë aq i denjë, besnik e fisnik, nga gjithfarë dhimbjesh vuajtjesh e peripecishë që kishe kaluar në jetë?
Edhe dy operime që pate në jetë shej nuk ta lan, Ti vazhdove njësoj jetën prej asketi si të ishe sportist. Edhe mjekët që të patën operu Dr. Gazmend Zajmin dhe më vonë Dr. Masar Gashi i pate impresionu me forcën që ke manifestu, dhe herën e dytë kur u operove në zemër vetëm unë e kam përcjell operimin Tënd nga një dritare e vogël ku lejohej, (Gafi ishte aty me mua, po nuk mujke me kqyr, e pastaj mjekët të ftonin herë pas here t’u ipje kurajo e vullnet pacientëve që kishin mu operu. Gjithmonë rrezikove, shkove.
Ato si duket, veç të kalitën e të forcuan, krijuan në Ty një legurë dashnish, focash, dhimbjesh e sakrificash, si një ylber jete.

Të rralla i pate gëzimet, por gëzoheshe edhe me gjëra të vogla e të përditshme, jo vetëm për ne, por i gëzoheshe sukseseve të çdo shqiptari, kudo.
Na edukove me dashni e disciplinë, na besove shumë duke na parë në sy jo si fëmijë por si shokë, edhe kur gabuam na qortove butë e na udhëzove.
Na thoje, sillnu mirë e m’soni mirë për me u ba dikushi, se unë s’kam mujt mu shkollu e zhig më ka met. Kur ktheheshe nga puna je vetëm ne por gjithë fëmijët e mahallës të prisnim te cepi i rrugës sepse ti gjithmonë duart i kishe plot me bombona (asi me lara, karramela e çokollata, dhe na i jepje të gjithëve).
Të gjithë fëmijët të hidhedhin krahëve. E kur të pat vdek një shok (Azizi), e i la fëmijët jetim Ti kurr ma s’ke ardh me qese në duar, na thojshe jo se lakmojnë f’mija por aq sa ke pas mundësi ju ke ndihmu gjithmonë.
Djalin e axhës Xhevdetin(ndjesë pastë), të gjithë e kemi dashtë e nderu, por vetëm Ti, motra Kumrija dhe kunata Sanija e keni trajtu e jeni kujdes me shpirt. Ku ke njoft jetima me aq sa ke pas mundësi ke dit mi g’zu e vet u g’zojshe ma shumë!

Raportin tim me Ty Bac nuk gjej shprehje me përshkru, disi m’ke admiru e t’kam adhuru!
Ti ishe një Zot në vetvete!

Pate Ideale të larta kombëtare të cilat na i injektove me kohë e na edukove ta duam familjen, Atdheun e Kombin.
Na thoje:
Rrugës së Zotit dhe të Kombit as mos ju tutni, as mos ju ndani!
28 Nëntorin e festojshim gjithmonë me të gjithë axhallarët dhe fëmijët e tyre, mblidheshim e recitojshim vjersha me za të naltë për flamurin e për Shqipninë!
Në vitet e ’80 e vure mbi shtēpi antenën me një gyp 10 metra të gjatë (se shtëpinë e kishim në lug), për me mujt me përcjall TV Tiranën dhe Radio Kukësin, kurr nuk pritove me hyp me rrotullu atë (satelit) me orë të tana edhe në shi e acar).
Gjithmonë BESOVE!

I deshte si askush në jetë Nanën Hatixhe, dhe vëllezërit e motrat, hallat, dajtë, kusheritë e farefisin e gjerë e miqtë, dajtë e Tu dhe dajtë e tonë, shpesh i mblodhe bashke në ato ndejat e kandshme ku të gjithë flisnin fjalë të mira e me rend dhe e shikonin e dëgjonin me vëmendje njëri- tjetrin. Kush ma shumë se Ti Bac s’ka dit mi dasht vllaznit, i ftoje ose shkoje përdit te ta, i doje shumë hallat, dadën Ramize e dadën Minë, i nderoje i merrje shpesh e na mësove edhe ne ti duam, edhe ato na donin fort, gjithmonë motra i thirrshe. Askush si Ti Bac nuk gëzohej më shumë për mysafirët që na vinin në konak, e ishin shumë (paçin ku me ardh gjithmonë). Dhandrrin e madh (Ismet Fazliun-piktor dhe i përndjekun pilitik) e pate edhe shok edhe kolegë pune edhe dost. I doje, i respektoje e nderoje mysafirët, ke ditur gjithmonë ti prisje me fisnikëri e bujari edhe muhabete ke pas shumë.
Më kujtohet viteve të fundit kur të vinin dajtë gëzoheshe bash si fëmijë, të qeshnin sytë.
E kur vinte motra e madhe Nexhmija me fëmijë Ti ju thojshe veq kulmin e shpis mos e rrotulloni, dhe u’a ke pas plotësu krejt dëshirat, më kujtohet asokohe ju marojshe lodra të drunit e fyej, e atëherë kemi mbajt dhi e edha, edhe Besnikut ja pate pru edhat te shporeti në sallon se thojshe ani le të lun djali se po ftofet tu nejt te edhat, e shpesh ju ke ble klysh kur ata kan dasht me lujt me ta, se edhe vet qenin e Sharrit (pastorin ilir) e ke pas mbajt gjithmonë, edhe knojsit e mirë poashtu.
Pas lufte një shok imi nga Restelica t’a pat pru dhuratë një klysh të sharrit.

Ujin e kemi pas me motor nga bunari i shpisë kur s’ka pas ujsjellës e nana Gjyla gjithmonë ka bajt uj vet e nuk na ka lanë me shku te bunari. E saherë ngrihej uji nga temperaturat e ulta e bunarin e mbulonte akulli, Baci hynte në bunarë mespërmes akullit si në ndonjë zgafellë të bardhë, dhe e nxirrte motorin nga bunari e rregullonte dhe e kthente në vend.
Duhanin e pinte të sertë, e rrallë herë ka fol sertë.

Punës si thot një fjalë e popullit ja ke rrotullu tokën, e doje shumë tokën dhe e punoje me aq zell e dashuri dhe e rrotulloje si të ishte hallve.
Aq shumë pemë e perime ke mbjell sa furnizoheshim jo veç familja por çdo kush që na vinte musafirë nuk e lëshoje duarthatë. Dimrit dy dhoma i mbushnim me pemë që vet i rendittshe e shpis tonë gjithmonë era mollë i ka ardh. Ke dhanë me duart Tua më shumë se që ke pas.

Ti zemrën e jepje me dy duart.
Më kujtohen festat e Ramazanit kur si familje e madhe që jemi rrinim zgjuar deri në syfyr e prisnim me g’zim ceremoninë e sofrës, e çajit, ndërsa Ti Bac mbaje ndezur zjarrin e konakut, ëmbëlsinë e muhabetit, i rrethuar me nipa e mbesa, që nuk flenin nga meraku për tu zgjuar në syfyr, Ti Bac, ju premtoje dhe i zgjoje vet nga gjumi Besnikun, Gzimin, Albanin, Bardhën, Kaltrinën, Kastriotin, Deën, Elsën,
ndërsa Iridën (më të voglën mbesë që e deshte aq shumë) e mbaje në gjoks edhepse e kishe aparatin (pejsmejker)në zemër. Duhanin e çajin nuk i le asnjëherë.
Neve që gatuanim Kumrisë , Sanisë e mua na falënderoje gjithmonë, thojshe ëdhtë sevap, ndërsa Shyhretja, Hanifja e Burbuqja t’kan pas nejt gati me ceremoninë e çajit se e ke pi qysh thot populli me taraqellëk. Bukën e specat e djegs gjithmonë i ke marr prej shpis.
Bajramave gzoheshe shumë kur vinin gjithe farefisi me naj uru Bajramin,(ka ndodh deri në 100 mysafir me ardh në ditë Bajrami).
G’zoheshim edhe ne edhe ata, mbushej sh’pia e oborri me musafir, plot biseda të omla, të mdhajt rrishim bashkë e fmijët e “kallshin” oborrin me piskama gzimesh!

E mëngjeseve e mbramjeve kur ktheheshe nga puna shpesh piqje kunguj e vidima, ja patate e shtalba. Vidimat shpesh rriteshin aq shumë sa si nxinte vrima e tavanit sa ishim në shpi të vjetër.

Me u tut s’ke dit kurrë, as kurr syni vërr s’tka ba, as atëherë kur na vinin milicia në pikë natë për kontrolla rutinore.
Kur të pat vet një milic gjatë kontrollës ku e ke pushken Ti Bac pa t’u tremb syni i the e kam lan në kazernën e Manastirit kur e kam kry ushtrinë.

I paepur në çdo betejë të jetës, edhe jetën e sfidove jo rrallë, çuditërisht me forcë të rrallë morale e fizike. Punove shumë (me tri ndërrime, e fjete aq pak), dhe kur ktheheshe nga puna, vazhdoje punën në bashqe me aq pasion e dashuri, e krijove për ne një parajsë të vogël me duart Tua, që edhe sot kush e shef e ka lakmi.
I deshte shumë fëmijët dhe gjithë fëmijët e lagjës në atë kohë luanin vetëm në oborrin tonë, sepse Ti Bac i lejoje, edhe kur e shkelnin ndonjë lule a spec a domate, nuk i qortoje, aty vinin e luanin edhe fëmijët e krejt bijave të mahallës, Ti ju jepje pemë e perime e nana Gjyla kujdesej që mos të binin në bunarë apo të mos nguceshin mes vete. E dinin që janë në oborr të bacit Smajl, dhe aty ndiheshin të sigurtë dhe të lumtur.

Si familje përjetuam kriza të m’dha si nga përndjekjet e regjimit serb, ashtu edhe materjale, por Ti nuk u trembe as nuk u dorëzove asnjëherë.
Më kujtohet viti 1989, një vit i vështirë për Kosovën ashtu edhe për ne, kur në familje ishim 3 student e 7 nxënës, (një shkollë në minjaturë)dhe Ti Bac e lëshove ndër të parët punën në Kishnicë me (3 shtator 1990), dhe na the mos u tutni, ka me kalu edhe kjo krizë, edhe pse nuk kishim të ardhura tjera.
E kaluam!
Atëherë na ndihmoi familja e Sadri Kokalarit nga Gostivari, të cilës edhe sot i jemi mirënjëhëse dhe falënderuese.
Pastaj doli Gafi (vëllau i madh) në kurbet e ne më nuk e ndim krizën po Ai u ba kurban i familjes dhe mori përsipër mbrojtjen e familjes për shumë vite, më kujtohet s’kishim tel në shpi e shpesh shkojshim te Rrushja (vajza e axhes Hysen- Cenit qysh e kemi thirr), me fol ne tel me Gafin, e kur e morëm tel e shpis (kabllorin), Baci nga malli e mërzia dy vjet s’ka mujt me fol me Gafin, thojke po më dahet fryma kur po ja nij zanin…

Fatkeqësishtë asaj rruge për kurbet i përcollëm dhe tri breza!
Pastaj doli edhe Muhameti
Muharremi e Mentori, e zemra copa na u ba, edhe, qysh ateherë, njësoj kontribojnë për familje edhe sot.
Lutemi për Ta!

Viteve të ’90 -ta ne si nxënës dhe të rinjë nuk kishim mundësi argëtimi sepse ato vite u shoqëruan me kriza të m’dha politike dhe TI Bac gjete një mënyrë të na mblidhje ne fëmijëve dhe gjithë fëmijët e mahallës në Lagjen e Spitalit dhe në shtëpinë tonë organizonim shpesh ato mbrëmjet rinore që quheshin zhurka, dhe i vetmi Ti Bac nga gjithë burrat e lagjës (disa edhe intelektual), rrije me ne (shpesh i preje edhe nga 10 pula, në pikë të natës, e i ripje vet në tem. minus 20 gradë, dhe na i sillje të gatshme), shpeshherë edhe ke vallëzu me ne, vetëm që ne të mos ndjenim “çizmen” e kohës.
Kur unë dhe Shyhretja filluam të këndonim na përkrahe, edhe pse buzën n’gaz na the se unë as me fishllu s’kam ditë, po ju sigurishtë ju paski ngja kusherinave të mia Haves e Rahimes, të cilat në rininë e tyre edhe pse kishin pas talent këngën familjet e tyre nuk i kishin lejuar të këndojnë, veç TI Bac i kishe pas përkrahë dhe në një rast na tregoje kur ju kishe ndihmuar (në Marec kuptohet, të hyjnë të këndojnë në një bunarë ku s’kishte dal uji), dhe ato gjithmonë e kan përmend.
Ishe aq demokrat e liberal!
Kur unë dhe Shyhretja filluam veprimtarinë ilegale Ti Bac na besove, na udhëzove e , na i prite e përcolle me vite shokët e idealit, i trajtove si të ishin bijt e Tu. U thoje atyre, ju djem që jeni të ndjekur prej shkaut derën qelë e keni edhe në pikë të natës, ashtu edhe ndodhi, ata vinin shpesh si në shpinë e tyre.

Kur po e qëndisja flamurin kombëtarë në shpi, gjetë tetorit 1998, Ti Bac rrije zgjuar bashkë me mua deri në mëngjes dhe gjitha uniformat e UÇK- së që unë dhe Bahtije Berisha i kemi qepur në shpinë tonë, Ti Bac i preje me gërshanë të m’dha dhe ashtu në heshtje të kam pas pa t’u i përqafu. U gzove shumë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që ne e kishim në shpi ende pa dal publikisht. Që ne u bëm ushtare Bac, Ti ishe shkaku dhe Komandanti ynë i heshtur.
Kur vinin shokët e idealit sidomos Shashivar Makolli -Qali dhe Baca Adem Demaçi(ndjesë paçin), mëngjesi i çelte zgjuar.

Më kujtojet një rast kur erdhën shumë musafirë disa edhe nuk i njihnim mirë e njëri prej tyre kishte qenë me LDK- në dhe ishte ajo periudha e përçarjeve politike të ashtuquajtura krahu i luftës, krahu i paqes, dhe ai foli shlirë në konakun tonë, kundër UÇK-së (jo pse ishte kundër por ishte i fiksuar pas LDK-së), dhe Baci, i ngushtuar dhe në shpi t’vet pa një pa dy veq ja kallxoj derën…

Shokët e shoqet tona të idealit që Ti Bac i ushqeve, i prite e përcolle me vite, kurrë pas luftës nuk të vizituan, as Ty as ne, e Ti aq fort i deshte. Disa t’patën ardh n’vorrim!
Disa u flijuan për liri, disa “fluturuan” pas posteve politike, disa u tjetërsuan, disave ju ranë maskat, disa edhe kan vdekur, e disa janë edhe sot nëpër burgje!
I fale!
Gjatë luftës në
shpinë tonë me katër dhoma dhe një sallon Ti Bac mbete vetëm dhe kishe pas strehu aty gjysmën e mahallës, i ke ushqy dhe u ke mbajt motivin për jetë në ato ditë tmerri. Besi (një djal 13 vjeçar, që nga frika edhe gjumin e kishte ba me ty), më ka kallxu Bac se mos të ishte Baci Smajl unë dhe shumë të tjerë gjatë ditëve të bombardimeve të NATO-s, kur milicia serbe po kryente masakra e krime gjithkund nëpër Kosovë unë dhe shumë tjerë do të ishim çmend.
Në Nëntor të vitit 1998 kur policia serbe kishin masakruar një grua nga Drenica ( Bedrie Deliu) dhe kufomën e saj e kishin lën disa ditë në morgun e spitalit në Prishtinë, ndërsa burri i saj Muhamet Deliu erdhi në shpin tonë dhe kërkoj strehim, ishe prap Ti Bac ishe Ai që ia hape zemrën dhe derën e mirëprite dhe pranove ta varrodnim Bedrien ne organizim të varrimit nga familja jonë, bashkë me Këshillin për mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe varrimin ( në të cilin morën pjesë qindra qytetarë), e kryem nën përcjelljen e helikopterëve të milicisë serbe, e Muhametin e shërove duke e trajtuar disa muaj dhe e mbështolle në lëkurë kingji. Hape dy javë të pame për Bedrijen dhe për dy jave vinin pothuajse nga 100 vetë në ditë nga e gjithë Kosova dhe askend se lëshove pa bukë.

E prite lirinë e Kosovës dhe i’u gzove shumë, ishe mirënjohës dhe falënderues për gjithçka.
E deshte shumë Ushtrinë dhe na bëre me kohë ushtare.
Gjatë luftës kur ne ishim në mal, Ti Bac i strehove 4 familje nga Drenica në shtëpinë tonë dhe më kujtohet pas luftës më ka treguar njëri nga ta kur kishte ardhur nga Drenica dhe Ti Bac ja kishe dhan qelsin e dhomës së Gafit që ishte në Gjermani dhe ai kur e kishte pa dhomën ashtu të rregullume nuk kishte dasht me hi, por Ti Bac i kishe pas thanë-, hin bre burre se as e jemja nuk është.
Vitet e lirisë të munduan shpirtërishtë nga përbuzja që po i bëhej lirisë, nga bijt e vet.
Vuajte shumë ashtu në heshtje, pa u anku, as që kishe ku të ankoheshe.
Me vite na pe pa punë dhe çuditeshe bashkë me ne nga gjithë kjo çoroditje.
Në Shqipëri nuk mujte kurrë me shku e malli t’ka përvlu, s’e kishe shëndetin, e kur shkoja unë më porosisje me të sjell bukë e djath.
Bac, ke dhanë aq shumë e nuk ke marr asgjë, por ashtu deshte se ishe aq human e njerëzor sa rrallë e bën nana.

Më ka marr malli Bac zanin me ta ni e ftyrën prej dielli me ta pa.
Ke pas edhe shumë andrra e dëshira, nuk na pe as na le ashtu si pate dëshirë, shkove zemërplasur se shpirtëbardhësia dhe shpirtëgjerësia Jote i kishte të mëdha pritshmëritë…

Por atje me Zotin besoj e ke më mirë. E di që na shef e vujtjet nuk të hiqen për gjithçka po ndodh me Kosovën se me t’o në gojë e në zemër ke shku…
As te vorri Bac s’po muj me t’ardh se s’kom çka t’thom, shpirti me vjen por këmbët jo, se t’pata premtu me t’ardh me lajme të mira për Kosovën e për mu…veç Skenderbeut Bac, njëherë ju pata rrëfy, si Ty, për shumçka që shpirtin ma g’rryn e zemrën ma kan plas si Ty.
Mos t’jet marak se veq për keq ka ndryshu puna, veq Zoti mundet me ndihmu këtë vend, se njerëzit Bac jan t’ëhollu, e në shenjë hakmarrje Zoti ka nisë me na ndëshku.
Bota do të ishte shumë e pasur me njerëz si Ti.

Jemi mundu Bac secili me marr diçka nga Personaliteti dhe bota Jote, po hakut met dal kurr jo!

Kam edhe shumçka me fol me Ty Bac, por gjithmonë kam mem mbet naj zhig që s’un ta them.
Sonte në këtë mëngjes jam lutur për Ty o Bac.
Aq fuqi kam ta lus Zotin të të shpërblej me lule të Xhennetit, e atje pushoftë në paqe shpirti Yt fisnik e i paqt.

Ndarjet nuk po e shujkan dashninë!

Përkujtim: Për Xhavit, Shpat e Rron Mazrekaj Dr. Fehmi Pali, vjehërr dhe gjysh i mrekullueshëm!

Xhavit Mazrekaj, me djemtë e tij Shpat dhe Rron Mazrekaj kujtojnë me mall dhe respekt Dr. Fehmi Pali, vjehërr dhe gjysh i mrekullueshëm:

Xhavit Mazrekaj shkruan:

“I dashur Miku im i shtrenjtë,

Largimi jot nga kjo botë ka lënë boshllëkun e një njeriu shumë të afërt,

sepse nuk ishe vetëm vjehërr dhe gjysh i shkëlqyer,

por ishe një njeri i rrallë dhe fisnik dhe unë e ndjej shumë mungesën tënde,

kur pinim nga një cigare bashkë dhe nga një gotë e verë e flisnim me zemër të hapur!

Atje ku je, uroj të prehesh në paqe Miku im i paharruar!”

Xhavit Mazrekaj

 

Nipat Shpat e Rron Mazrekaj e kujtojnë gjyshin e tyre:

I dashur Gjysh,

i paharruari gjysh, që na ke shoqëruar në hapat tona të jetës sapo kemi ardhur në këtë botë,

që na ke mbajtur në krahë kur ishim të vegjël dhe na ke dhënë dorën hap pas hapi,

që na ke lexuar libra, që na ke mësuar me durim e përkushtim se si të jemi djem të mbarë,

ti na ke falur sa herë kemi gabuar dhe që nuk ke ndaluar kurrë të na tregosh se pasuria më e madhe

është shkolla që të hap rrugët e jetës dhe ndershmëria që fiton gjithmonë në çdo vështirësi!

Sot më shumë se kurrë na mungojnë këshillat e tua Gjyshi jonë i shtrenjtë!

Nuk të harrojmë kurrë!

Nipat e tu

Shpat Mazrekaj

Rron Mazrekaj

Sonila Mazrekaj kujton të jatin Dr. Fehmi Palin në 2 vjetorin e largimit nga jeta

 

Sot më 8 Mars u mbushën dy vjet nga kur ndërroi jetë Dr.Fehmi Pali. Dr Pali një mjek i shkëlqyer ka lënë kujtimin e mirë si profesionit dhe njeri me zemër të madhe tek pacientët dhe miqtë e tij, por ai ishte gjithashtu bashkëshort model, prind dhe gjysh i shkëlqyer. Vajza e tij Sonila Mazrekaj e kujton:

 

8 Marsi…duhet të ishte një ditë e bukur për mua…por ja u kthye në një ditë pikëllimi e loti!

Ditë që të duket, se koha ngrin dhe çdo gjë kthehet ssi në ëndërr që nuk ke dëshirë të zgjohesh.

U bënë 2 vjet, që unë s’pajtohem dot me mungesën tënde i dashur Babi!

U bënë 2 vjet që s’dua të zgjohem nga kjo ëndërr…dhe të pranoj që ti… nuk je

…bashkë me ty iku edhe një pjesë e zemrës time.

Më mungon shumë… çdo ditë e më shumë.

Më mungon urtësia dhe butësia e një njeriu të madh si ty!

ishte thjeshtësia ajo që të bënte ty të madh.

Pa ty çdo gjë është e ftohtë….ti ishe çdo gjë për mua….

Ishe frymëzimi i shpirtit tim! Ti u ktheve në kujtim që më shoqëron në çdo moment…

çdo ditë mbledh copëza kujtimesh dhe i bashkoj, i ruaj me shumë dashuri…

…ashtu si dashuria që na fale ti në jetë.

Të jetosh çdo ditë në në mendjen e njerëzve që të duan…

do të thotë të mos vdesësh kurrë!

Prandaj unë s’do ta pranoj kurrë…se ti jeton në mendjen dhe shpirtin tim. I shtrenjti im!

 

 


Send this to a friend