VOAL

VOAL

Memorandumet e turpit – Nga Neki Lulaj 

January 27, 2022

Komentet

Kriza të vazhdueshme politike dhe institucionale e askush fajtor!- Nga Skënder MULLIQI

—- Duke mos ndërtuar institucione të qëndrueshme po tregohemi diletant në politikbërëje.Thirrje ndërgjegjeje ? Nga qfarë?Nga mbrojta prej Atdheut, në vend që Atdheu të mbrohet nga ne ?Shëmbulli më i mirë janë martirët dhe dëshmorët e kombit, që dhanë jetën për liri dhe pavarësi të Kosovës nga Serbia hegjemoniste e fashiste.Kjo sikur u harrua! Kemi të bëjmë më përsonazhe tragjiko-komike….!?
Nuk kemi luftuar për këtë Kosovë që e kemi të mbushur më padrejtësi mos punë, gjendje jo të mirë sociale , pa zhvillim të duhur.Nuk kemi luftuar as për poltronë që zbatojnë  gjithqka qka ju thonë krerët e partive politike , paten të drejtë apo jo.Nuk kemi shpresuar së nuk do të ndërtojmë shtet dhe mirëqënje si duhet .Nuk kemi luftuar që fëmijët tanë nga pa përspektiva e krijuar të largohen masivisht nga vendi.Ne gjithmonë kemi shërbyer dhe shërbejmë kudo që Atdheu të mbrohet nga armiku. Njeriu duhet të jetë gjithmonë gati për atdheun dhe shtëpinë.Nuk e di kurrë se kush dhe kur mund të sulmojë, kështu që të gjithë duhet të mësojnë të mbrojnë veten. Nuk është e thënë të ketë luftë, por të gjithë duhet të përgjigjen, si burrat ashtu edhe gratë.Armiku serb nuk fle kurrë, dhe ne gjithmonë duhet të jemi gadi të mbrojmë  Atdheun në këtë krizë globale lufte.Kosova më këtë qasje të një pjese të mirë të njerëzve të politikës nuk mund të mbrohet nga armiku serbosllav.Burrat e vërtetë duhet të janë gadi për qdo gjë.Gjithë kjo përqarje dhe lufte për pushtet nuk është pritur në Kosovën e lirë dhe të pavarur.Nuk ka unitet edhe për temat madhore për shtet dhe për  komb.Kjo është turpëruese , kjo është barazi më tradhëti kombëtare .Si ta quajm ndryshe refuzimin e bashkëpunimit ?Nuk i bënë kush apo pak kush thirrje ndërgjegjës së tyre!Vendin po e përcellin pa asnjë zor krizat e vazhdueshme politike dhe institucionale .Lufta për karrierë politike bëhët në mënyrë parimore , jo duke e dëmtuar kaq rënd vendin dhe të ardhmën e gjeneratës së re.Këta po ju gëzohen lojërave politike për pushtet !Duke mos ndërtuar institucione të qëndrueshme po tregohemi diletant në politikbërëje.Thirrje ndërgjegjeje ? Nga qfarë?Nga mbrojta prej Atdheut, në vend që Atdheu të mbrohet nga ne ?Shëmbulli më i mirë janë martirët dhe dëshmorët e kombit, që dhanë jetën për liri dhe pavarësi të Kosovës nga Serbia hegjemoniste e fashiste.Kjo sikur u harrua!Nuk dimë kur armiku serb i cili edhe këtyre ditëve na kërcënojë më luftë , do të na sulmojë, kështu  që të gjithë ishte dashur të mësojmë të mbrojmë vetën.Të gjithë kemi nipa e mbesa që duhet  tu lëmë përspektivë për të jetuar mirë në vendin e tyre , e jo synim ta kan gjithmonë largimin nga vatrat tona shekullore!Kosovës i duhen ndryshimet kadrovike më shumë se kurrë, nese dëshirojmë të kemi shtet ligjor dhe demokratik.Nese dëshirojmë të bëhëmi pjesë e Evropës se Bashkuar.Ajo qka po shohim është justifikimi më i mirë që na duhen ndryshime përmbajtësore , nese dëshirojmë të kemi gjendje normaliteti.Me njerëz  të politikës  të pa pregatitur profesionalisht dhe moralisht , Kosova nuk mund të ecë në hap më kohën.Plotë gojën e kan paqë e demokraci, e askush nuk është fajtor!Sa e quditshmje po aq turpëruese për këtë klasë politike dështuese…Jemi bërë armik  i madh i vetëvetës!Kemi të bëjmë më përsonazhe tragjiko-komike….!?

“Qeveria duhet të ketë frikë popullin, jo populli qeverinë”- Ish-ministri Bushati me tone kritike

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është shprehur kritik ndaj mënyrës si funksionon sistemi politik në Shqipëri, duke theksuar se ajo që përbën shqetësim është fakti se ende politikani nuk ka frikë nga populli.


 

Sipas Bushatit, Bashkimi Evropian nuk ka një problem parimor për të pranuar vende si Shqipëria, veçanërisht duke pasur parasysh se Shqipëria është tashmë pjesë e NATO. Ai argumenton se problemi qëndron tek përputhshmëria e modelit politik të vendit me standardet demokratike që mbizotërojnë në BE.

Bushati theksoi se në rastin e Shqipërisë sfida kryesore është garantimi i një fushe loje të barabartë në politikë dhe gatishmëria për të pranuar humbjen e pushtetit.

“Qytetarët duhet të dinë për kë votojnë dhe politikanët duhet të kenë frikë nga qytetarët,” tha Bushati, duke shtuar se aktualisht situata është e përmbysur, pasi shpesh qytetarët janë ata që ndihen të frikësuar nga politika.

“Ne duhet të merremi me modelin politik. Nuk ka asnjë problem BE për të pranuar Shqipërinë apo Serbinë. Ne jemi anëtare të NATO-s. Pra, vetoja nuk është argument se do të jetë vetë e interesuar BE për të thënë ejani. Por modeli ynë nuk është i përputhshëm me konceptin apo modelin mbizotërues në BE. Ka përjashtime edhe brenda BE. Te rasti i Shqipërisë problemi kryesor ëshë në radhë të parë garantimi i fushës së lojës dhe aftësia e gatishmëria për me pranuar humbjen e pushtetit. Nëpër shoqëri që nuk kanë tradita demokratike, rotacioni vjen më shumë nga gatishmëria e udhëheqësit pë të pranuar humbjen e pushtetit sesa drejtpërdrejt vota e qytetarëve. Duhet të ndajë admiministraën e shtetit nga partia. Kjo është muzikë për veshët tanë në kushtet që jemi. Ne mund të bëjmë sistemin zgjedhor më të mirë por duhet të garantojmë rregullat e lojës. Duhet të ndajmë mendjen nëse duhet të bëjmë këto punë apo jo. Kur të ndajmë mendjen, ne na duhen këto elementë. Ti duhet të dish se për kë po voton dhe ata për të cilët ke votuar duhet të kenë frikë ty. Ne nuk kemi shkuar në sistemin ku politikani ka frikë popullin, por jemi në situatën ku populli ka frikë politikanin. Çdo muaj Athina digjej nga studentët e Politeknikut dhe ca isht në përkujtim të revoltave të tyre. Kishte raste që e tërhiqnin zvarrë në kuptimin figurativ politikanin apo shtetarin nëse mendonin se kishte abuzuar me detyrën. Kjo reformë administrative nuk do të thotë asgjë a do të jetë nga 60 e ca bashki apo 150. Për mua duhet të respektohet ky lloj raporti sepse jam i bindur se i zgjedhur vendor e di shumë mirë nëse në qytet ka më pak nxënës apo më shumë që regjistrohen.”, tha ai.

Duke u ndalur te gjyqi ndaj ish krerëve tqë UÇK në Hagë, ai shtoi:

Gjendemi përballë një situatë në Hagë ku duket se historia do të kthehet kokë mbrapsht dhe ka një gare me bluzat liria ka emër, bëhen mitingjet dhe diskutimet patriotike dhe asnjë nuk bëhet për kauzat tona në raport për të tjerët. Dhe dhashtë zoti që nuk dënohen ata njerëz dhe në fund vendosen shenja barazie mes agresorit dhe viktimës. Ti nuk ke asnjë lloj pune në këtë proces. Duhet të korrigjojmë këtë gjë krahas folklorit e këtyre këngëve çohu ti e hajde ti. Shkojmë në KiE mbajmë një fjalim dhe themi idiot prokurorit etj etj dhe kmë katolik se Papa dhe nuk kemi asnjë strategji dhe proces për ta kthyer këtë në strategji kombëtare.”, shtoi ai. gsh

A duhet të çlirohen institucionet nga vendosja përmbysëse e meritokracisë ! Nga Prof.Romeo Gurakuqi

A është normale që drejtues institutesh universitare, shkencore dhe të njësive departamentale që kanë marrë titullin profesor vetëm me doktoraturën, në kundërshtim me ligjin, të vazhdojnë të jenë të qetë dhe përtej afateve ligjore të drejtimit administrativ në vendimarrje?

A është e pranueshme që për më shumë se 20 vite të jenë shpenzuar para publike për të përfunduar, në mënyra “shkel e shko”, një botim të dytë ose të ngjashëm, për të cilin shteti ka mbajtur për 15 vite barrën e financimit nga buxheti publik pa marrë ende rezultatin, ndërsa llogaridhënia dhe përgjegjësia të jetë zero?

A është e justifikueshme që, pa realizuar një punë të dytë shkencore të mirëfilltë, të njëjtët individë të vazhdojnë të qëndrojnë në drejtim dhe të zënë vendet drejtuese në bordet botuese?

Dhe a është normale që, në vend që të merren me përmbushjen e detyrimeve kontraktuale, përfaqësuesit e stanjacionit të merren me vëzhgimin dhe pengimin e kujtdo që punon, duke gjetur artifica të pakuptimta dhe arsyetime sofiste për bllokimin e veprimtarisë shkencore dhe botuese të kujtdo që kërkon të punojë?

Përballë rasteve të tilla, a nuk është koha që institucionet shkencore dhe universitare të vendosin mekanizma të qartë vlerësimi periodik të performancës dhe transparence në përdorimin e fondeve publike, në mënyrë që drejtimi akademik të lidhet me kontributin real në kërkim dhe jo me inercinë institucionale të kopsitjes së proceseve emëruese dhe zgjedhore?

A duhet të çlirohen institucionet nga ky ngërç i komandës së punëve, nga kjo vendosje përmbysëse e meritokracisë, nga pengmarrja prej bjerraditjes dhe obstruksionizmit?

Mbi Plisin e Adem Jasharit, shkëlqejë Drita e Lirisë në Kosovë – Nga Isuf B.Bajrami

 

Epopeja e UÇK-së është një nga kapitujt më të ndritshëm dhe më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare, një moment kur historia u shkrua me gjakun, guximin dhe sakrificën e bijve dhe bijave më të mirë të popullit shqiptar. Ajo nuk është vetëm një kujtim i së kaluarës, por një kushtrim i përhershëm që jehon në ndërgjegjen tonë kombëtare, duke na kujtuar se liria është amanet i shenjtë dhe përgjegjësi e çdo brezi. Në ato ditë të rënda të historisë sonë, kur populli ynë përballej me padrejtësi dhe shtypje, u ngrit një forcë e pathyeshme shpirtërore që buronte nga dashuria për atdheun dhe besimi në të ardhmen. Djemtë dhe vajzat e Kosovës u bënë një trup i vetëm për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtën për të jetuar të lirë në tokën e tyre.

Emrat e heronjve dhe dëshmorëve tanë u bënë gurë themeli të lirisë që sot e gëzojmë. Në qendër të kësaj epopeje qëndron figura e komandantit legjendar Adem Jashari dhe qëndresa heroike e Jashari family. Në marsin e vitit 1998, gjatë ngjarjeve tragjike të njohura si Prekaz Massacre, familja Jashari zgjodhi rrugën e nderit dhe të sakrificës. Ata qëndruan të palëkundur përballë dhunës dhe padrejtësisë, duke dëshmuar se dashuria për lirinë mund të jetë më e fortë se frika dhe më e madhe se vetë jeta. Nga Prekazi u ngrit një kushtrim që nuk mund të ndalej më. Ai kushtrim u përhap në çdo qytet, në çdo fshat dhe në çdo zemër shqiptari. Ai u bë zëri i lirisë, zëri i një populli që kishte vendosur të mos jetonte më në robëri. Sakrifica e familjes Jashari u shndërrua në një flakë shprese që ndriçoi rrugën drejt çlirimit dhe mobilizoi një popull të tërë për të qëndruar i bashkuar përballë sfidave të historisë.

Sot, duke përkujtuar këtë epope të lavdishme, ne përulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë para të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë: dëshmorëve që ranë në altarin e atdheut, invalidëve të luftës që mbajnë ende plagët e sakrificës, veteranëve që qëndruan në vijën e parë të betejës dhe të pagjeturve, mungesa e të cilëve mbetet një plagë e hapur në ndërgjegjen tonë kombëtare. Por kjo epope nuk është vetëm histori e sakrificës. Ajo është edhe histori e shpresës. Është dëshmi se edhe në momentet më të errëta të historisë sonë, populli shqiptar ka gjetur forcën për t’u ngritur, për të qëndruar dhe për të besuar në një të ardhme më të drejtë dhe më të lirë.

Prandaj sot, përveçse kujtojmë të kaluarën, ne shikojmë edhe drejt së ardhmes. Brezat që vijnë duhet ta mbajnë gjallë kujtesën e kësaj sakrifice dhe ta shndërrojnë atë në motiv për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më të fortë dhe më të bashkuar. Liria për të cilën u flijuan kaq shumë jetë duhet të ruhet me përgjegjësi, me unitet dhe me përkushtim ndaj vlerave të drejtësisë, paqes dhe zhvillimit. Le të mbetet Epopeja e UÇK-së një dritë udhërrëfyese për çdo brez. Le të jetë një kujtesë e përhershme se kur një popull është i bashkuar rreth idealit të lirisë, asnjë pengesë nuk është e pakapërcyeshme. Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari! Lavdi familjes emblematike Jashari! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit dhe luftës çlirimtare të UÇK-së! Qoftë e përjetshme kujtesa për sakrificën e tyre dhe qoftë e ndritur e ardhmja për të cilën ata u flijuan.

 

Vendi i Lekës;05.03.2026

Robotët kinezë në Ushtrinë e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shtrëngon duart me një robot humanoid në Qendrën Kulturore Kineze në Beograd, më 2 shkurt 2026.

 

Milla Manojlloviq

“Mijëra robotë të armatosur” në kuptimin ushtarak duken më shumë si një mesazh marketingu sesa një plan real, thotë për Radion Evropa e Lirë Nikolla Lluniq, konsulent në fushën e gjeopolitikës dhe sigurisë në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi në fillim të shkurtit se Serbia do të ketë “mijëra robotë të armatosur” nga Kina në paradën e ardhshme ushtarake gjatë vitit 2026.

Në këtë mënyrë, sipas tij, shteti do të sigurohet edhe më shumë.

“Por, për të gjitha këto, më duhet t’i lutem presidentit të Kinës, Xi Jinping, dhe shpresoj që si mik i Serbisë të na ndihmojë”, tha Vuçiq më 2 shkurt.

Atë ditë, ai u përshëndet edhe me Luka-n, një robot humanoid kinez, i cili u prezantua nga kompanitë Minth Group dhe AGIBOT Innovation në Qendrën Kulturore Kineze në Beograd.

AGIBOT – një kompani e themeluar në vitin 2023 në Shangai – merret me integrimin e inteligjencës artificiale dhe robotikës, me qëllim prodhimin e robotëve për përdorim të përgjithshëm, të cilët mund të mësojnë dhe të përshtaten për përdorim masiv dhe komercial.

Përveç synimeve që gjatë vitit 2026 të nisë prodhimi i këtyre robotëve edhe në Serbi, Vuçiq përmendi edhe mundësinë e blerjes së robotëve të armatosur nga Kina.

Por, deri tani, asnjë institucion tjetër shtetëror nuk i ka konfirmuar apo komentuar këto deklarata.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse ekziston një plan konkret për blerjen e robotëve të armatosur nga Kina për Ushtrinë e Serbisë, apo nëse ajo është konsultuar lidhur me këtë ide.

Lluniq thotë se ushtritë moderne ende nuk kanë robotë humanoidë të armatosur, që janë operacionalë në terren.

Ai shton se përvoja kineze tregon që robotët humanoidë kinezë përdoren kryesisht për mbikëqyrje dhe logjistikë dhe nuk i zëvendësojnë ushtarët në luftime.

Roboti humanoid u zhvillua nga kompanitë kineze Minth Group dhe AGIBOT Innovation. Vuçiq paralajmëroi prodhimin e mundshëm të robotëve të ngjashëm në Serbi.

Roboti humanoid u zhvillua nga kompanitë kineze Minth Group dhe AGIBOT Innovation. Vuçiq paralajmëroi prodhimin e mundshëm të robotëve të ngjashëm në Serbi.

Ushtria e Serbisë tashmë përdor armatim kinez – nga dronët luftarakë deri te sistemi raketor kundërajror FK-3.

Bashkëpunimi ushtarak midis Beogradit dhe Pekinit zhvillohet pa pengesa, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Sa do t’i kushtonte Serbisë blerja e robotëve nga Kina?

Lluniq vlerëson se blerja e robotëve humanoidë për nevojat e Ushtrisë së Serbisë, do të ishte një barrë e madhe financiare dhe operacionale për vendin.

“Sipas kontratave ekzistuese kineze, 500 robotë humanoidë industrialë kanë kushtuar rreth 37 milionë dollarë, që do të thotë rreth 74.000 dollarë një robot. Nëse Serbia do të porosiste ‘mijëra’ robotë, shpenzimet do të arrinin në qindra miliona dollarë, çka do të përbënte një goditje të madhe për buxhetin”, shpjegon Lluniq.

Ai shton se kësaj duhet t’i shtohen edhe kostot e mirëmbajtjes dhe integrimit të këtyre sistemeve, të cilat kërkojnë staf të specializuar, logjistikë dhe përditësime të shpeshta të softuerit.

“Kjo do të përbënte një sfidë serioze për një ushtri relativisht të vogël dhe me kapacitete të kufizuara teknologjike”, thotë Lluniq.

Çfarë robotësh ushtarakë përdor Kina?

Në paradën ushtarake në Pekin më 3 shtator, ku mori pjesë edhe Vuçiq, u prezantuan të ashtuquajturit “robotë ujqër” të armatosur.

Këta robotë janë të aftë të kryejnë manovra dhe operacione në terrene komplekse. Ata mund të transportojnë armë për ushtarët dhe të ndihmojnë në pastrimin e terrenit nga minat.

Në nëntor të vitit 2025, televizioni shtetëror kinez transmetoi pamje nga një stërvitje ushtarake ku, përveç armëve të tjera, u përdorën edhe “robotët ujqër”, në një skenar të simuluar luftarak.

Më 25 nëntor, portali South China Morning Post raportoi se kompania kineze UBTech Robotics fitoi një kontratë me vlerë prej 37 milionë dollarësh, për të vendosur robotë humanoidë në shërbim, përgjatë kufirit me Vietnamin.

Roboti humanoid Walker S2, i prezantuar në korrik të vitit 2025, konsiderohet roboti i parë në botë që mund t’i ndërrojë vetë bateritë, pa ndërhyrje njerëzore.

Në shkurt të vitit 2026, në Panairin Botëror të Armatimit në Riad të Arabisë Saudite, një prodhues kinez prezantoi sistemin kundërtank PF-070.

Bëhet fjalë për një robot luftarak me katër këmbë, i pajisur me raketa dhe i projektuar për operacione luftarake në terren.

Sipas Indeksit të Gatishmërisë për Inteligjencën Artificiale, të publikuar nga organizata britanike Oxford Insights në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Kërkime në Zhvillim, me seli në Kanada, Kina renditet në vendin e tetë në botë.

Në krye të listës qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Singapori, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, Kanadaja dhe Franca, ndërsa Serbia renditet në pozitën e 57-të në mesin e 193 vendeve.

Cilat janë gjasat e Serbisë për blerje të reja armësh nga Kina?

Vuçiq, pas pjesëmarrjes në paradën ushtarake në Pekin më 3 shtator, deklaroi se ka parë “çfarë do të ishte interesante të blihej për nevojat e Ushtrisë së Serbisë”.

Ai tha se zyrtarët serbë kanë zhvilluar bisedime me përfaqësues të më shumë se dhjetë kompanive ushtarake kineze, por nuk dha detaje të mëtejshme për marrëveshje konkrete apo sisteme specifike.

Tre muaj më vonë, pas një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçiq njoftoi se Serbia synon t’i dyfishojë kapacitetet e saj ushtarake në periudhën e ardhshme, duke sinjalizuar mundësinë e investimeve të reja në armatim dhe teknologji ushtarake.

“Përveç burimeve njerëzore, të cilat do t’i rrisim për 30 për qind, gjithçka tjetër do të rrisim për 100 për qind. Një pjesë e mjeteve është nga vendi, ndërsa pjesën tjetër e blejmë jashtë. Ky është i vetmi faktor që ndalon kërcënimet. Duhet të mbështetemi te vetja jonë”, tha Vuçiq më 4 janar.

Ai nuk specifikoi se çfarë armësh dhe pajisjesh ushtarake do të blejë Serbia jashtë vendit. Gjithashtu, nuk tregoi se kundër kujt duhet të mbrohet Serbia.

Çfarë dhe sa armë importon Serbia nga Kina?

Miqësia e fortë mes Serbisë dhe Kinës, e cila reflektohet kryesisht në projektet e infrastrukturës përmes iniciativës “Brezi dhe Rruga”, mori vrull në vitin 2020, kur Ushtria e Serbisë prezantoi dronët kinezë CH92-A.

Kjo ishte blerja e parë e armëve kineze, të cilat hynë në përbërjen luftarake të Ushtrisë së Serbisë, dhe Serbia u bë vendi i parë evropian që importoi pajisje aviacioni kinez.

Me kalimin e viteve, pasoi blerja e dronëve luftarakë CH-95 dhe sistemeve antiajrore FK-3 dhe HQ-17.

Sipas të dhënave nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), nga viti 2020 deri në vitin 2024, Serbia importoi më shumë armë nga Kina (57 për qind), ndjekur nga Rusia (20 për qind) dhe Franca (7.4 për qind).

Në dy vjetët e fundit, industria serbe e mbrojtjes importoi mallra me vlerë rreth 240 milionë euro nga Kina, sipas të dhënave doganore që siguroi Radio Evropa e Lirë.

Cilat mund të jenë pasojat?

Përkeqësimi i marrëdhënieve Beograd-Bruksel dhe Beograd- Uashington është, sipas Lluniqit, pasojë e pashmangshme nëse Serbia vazhdon me blerjet e armatimit nga Kina.

“Nga Brukseli do të vijnë patjetër nota diplomatike për bashkëpunimin e padëshirueshëm të Serbisë me Kinën, ndërsa nga Uashingtoni do të kërkojnë prova për angazhimin e Serbisë në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara”, thotë Lluniq.

Nëse Beogradi i injoron këto paralajmërime, ai nuk e përjashton mundësinë e “ndonjë lloji sanksionesh”.

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja i kanë paralajmëruar disa herë zyrtarët serbë për rreziqet e thellimit të bashkëpunimit ushtarak me Kinën. Megjithatë, deri tani nuk janë marrë masa konkrete.

Përgatiti: Valona Tela

“Dëshmia e Daniel Shimës, fakte tronditëse! Agasi dhe Ermal Beqiri rrëmbenin rivalët”- Klodiana Lala: Ambasada gjermane është e interesuar për Dosjen AKSHI

Të tjera detaje kanë dhënë gazetarja Klodiana Lala lidhur me skandalin e dosjen së AKSHI-t duke e quajtur edhe si skandalin më të madh.

Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë”, gazetarja Lala tha se zhvillimi më i rëndësishëm ka qenë Daniel Shima, i cili tha se ka dhënë dëshmi të detajuar dhe ka treguar fakte tronditëse lidhur me rrëmbimin.

Po ashtu nënvizoi se për këtë çështje ambasada gjermane ka treguar interes të lartë, pasi sipas gazetares, ka dyshime se të bëjë me interesat e një shtetasi gjerman.

 

“Zhvillimi më i rëndësishëm ka qenë dëshmia e Daniel Shimës, ish-zv.drejtorit të AKSHI-t. Emri i tij është artikuluar për herë të parë gjatë një intervistë të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Daniel Shima ka dhënë dëshmi të detajuar dhe ka pranuar se është rrëmbyer, dhe ky është zhvillimi më i ri se si grupi kriminal drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri dyshohet se rrëmbenin rivalët e tyre dhe persona që i konsideronin pengesë. Ai ka dhënë detaje të rëndësishme, tronditës, për mënyrën se ku është mbajtur, çfarë e detyrua të thoshte në komisariat, por edhe që çështja të pushohej. Ka një interesa nga ambasada gjermane për këtë çështje, dhe shpesh kanë ardhur në Prokurorinë e Posaçme dhe janë të interesuar drejtpërdrejtë për çështjen e AKSHI-n. Kam përshtypjen se duhet të ketë diçka më të madhe se ajo që dimë, dhe fakti që insistojnë që të shkohet deri në fund, mendoj që lidhet me interesat e drejtpërdrejta të një shtetasi gjerman. Do të duhet ta konfirmoj për të patur më shumë detaje. Por nga burime shumë të rezervuara, ka të bëjë cënimin drejtpërdrejtë të interesave të një shtetasi gjerman. Ai pretendon se ka qenë një person që ishte duke ushtruar aktivitet biznesi konform çdo ligji shqiptar, por nga ana tjetër ka hasur pengesa. Nuk mund të them më shumë. Dhe tjetra ka të bëjë me hetimin e kompanive. Prokuroria po heton të gjitha transaksionet e kompanive që të bëjë edhe sekuestrimin e pasurisë së personave të dyshuar. Besoj që nuk do të jetë e largët dita që do të jetë në ngrirje të aseteve deri në përfundim të hetimit”, tha ajo.

Atdheu lodhet nga bijtë që e përdorin si shkallë për pushtet Nga Çun Lajçi

Mall i kotë për një atdhe të lodhun

Me vetveten isha e me vetveten mbeta, por ja që as kjo nuk mjaftueka, sepse në këtë vend, sapo shqiptari guxon me thanë nji mendim për nji politikan, menjiherë ia ngjesin bishtin:

— Shihe militantin!

— Shikoje si i futë hundët në politikë për nji asht!

Sikur mendimi të ishte faj.

Sikur fjala të ishte tradhti.

Eh… edhe këto pak mend që i patëm, na i hangri lakmia politike.

Dje shkrova për pushtetin e vogël të njerëzve të vegjël.

Sot jam i dëshpëruem — jo prej atyne që janë të verbuem për pushtet, sepse ata tashma i njohim mirë — por prej njerëzve që nuk e njohin vetveten e mundohen me t’kallxu se kush je ti.

Kjo asht gropa jonë e përhershme:

kurrë nuk u kthjelluam si popull.

Interesi personal u ba vrima e zezë që thithi gjithçka —

që prej ditës kur u krijue Shqipnia.

Dje menduet se edhe unë u zhgënjeva.

Jo.

Unë u zhgënjeva me vetveten,

që nuk pranove me u rreshtue në taborre që e shohin atdheun si shkallë për me hypë në pushtet.

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Ajo harroi se pushteti, kur nuk njeh masë, nuk asht ma shërbim — asht etje.

A s’ishte boll me u ba Kryeparlamentare njëherë?

A s’ishte boll me u ba Presidente njëherë?

Çka deshti tjetër?

T’bahet sulltaneshë tani kur sulltanatit iu dogj çerga?

Binduni se pushteti ndër ne nuk ndërton shtet — po ndërton saraje.

Kjo nuk asht politikë.

Kjo asht një teatër i lodhun

ku aktorët nuk luftojnë për shtetin,

por për rolin kryesor në skenën e pushtetit.

Prandaj ndoshta asht koha me e ftofë pak kryet e me u çlirue prej atdhedashunisë së teprueme, edhe unë, se kot qenka me i dashtë kur ata s’e duen as vetvetën.

Sepse malli për Shqipninë qenka i kotë

kur ajo mbetet në kthetrat e narkodilerëve

e në prehrin e lubive të pushtetit.

Kot edhe nostalgjia për heroizmin e Jasharëve,

kur partitë nuk luftojnë për shtetin — por për pushtetin e kullat e tyne.

E ndoshta tragjedia jonë nuk asht se kemi politikanë të këqij.

Tragjedia jonë asht tjetërkund:

ne jemi mësue me jetue pa shtet,

por nuk dimë me jetue pa pushtetarë.

Prandaj i ndërrojmë sunduesit,

por kurrë nuk e ndërrojmë sundimin.

Dhe ndoshta nji ditë do ta kuptojmë vonë:

Atdheu nuk lodhet nga armiqtë.

Atdheu lodhet nga bijtë që e përdorin si shkallë për pushtet.

Cyrih, 06.03.2026

Kosova nuk e ka luksin e krizave të pafundme politike Nga Hafiz Gagica

Para disa ditësh kam theksuar se Kosova ka nevojë për stabilitet institucional, maturi politike dhe vazhdimësi në drejtimin e shtetit.

Sot po e përsëris këtë shqetësim, sepse gjithnjë e më shumë po krijohet përshtypja se interesat e ngushta politike dhe kalkulimet personale po e tejkalojnë përgjegjësinë shtetërore që qytetarët presin nga udhëheqësit e tyre.

Kosova pothuajse një vit e kaloi mes ngërçeve politike dhe zgjedhjeve të njëpasnjëshme. Kjo situatë shtron një pyetje thelbësore: ku po na çon kjo logjikë e krizave të përsëritura dhe e kthimit prapa në procese që kërkojnë stabilitet dhe seriozitet shtetëror?

Nxitimet politike, kalkulimet e ngushta partiake dhe shmangia nga përgjegjësia institucionale nuk e forcojnë shtetin, përkundrazi, e dëmtojnë zhvillimin e tij dhe e minojnë kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës. Sidomos në një kohë kur bota po përballet me kriza të shumta gjeopolitike, Kosovës i kërkohet më shumë pjekuri institucionale, më shumë koherencë politike dhe më shumë përgjegjësi shtetërore.

Kosova nuk e ka luksin të relativizojë funksionimin e institucioneve të saj apo të prodhojë kriza në vazhdimësi.

Stabiliteti institucional nuk është vetëm çështje e rendit të brendshëm politik, ai është kusht i domosdoshëm për besueshmëri ndërkombëtare dhe për avancimin e pakthyeshëm të Kosovës drejt konsolidimit të plotë të shtetësisë së saj.

 

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit në mëngjesin e 6 marsit mbetet një veprim i nxituar- Nga VETON SURROI

1.
Kosova mund të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme. Nëse kjo mundësi është e madhe, e vogël apo fare e papërfillshme, kjo është çështje që mund ta përcaktojë vetëm Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Asaj i takon të vendosë nëse Kuvendi i Kosovës është ende në proces kushtetues të zgjedhjes së Presidentit apo nëse afati për këtë proces tashmë ka përfunduar.
2.
Përderisa ekziston kjo paqartësi juridike dhe përderisa gjykimin përfundimtar e ka vetëm Gjykata Kushtetuese vendi nuk ka nevojë për vendime impulsive. Më 5 mars në mbrëmje Kuvendi i Kosovës u mblodh në një seancë urgjente për të diskutuar ndryshime kushtetuese, pas procedimit të papritur dhe urgjent që Presidentja e vendit ia bëri Kryetares së Kuvendit. Ndryshimet kushtetuese kërkojnë më shumë kohezion shoqëror dhe konsensus politik se çdo vendim tjetër që merr Kuvendi, përfshirë edhe zgjedhjen e Presidentit. Trajtimi me urgjencë i amendamenteve kushtetuese, të dakorduara para njëmbëdhjetë vjetësh, tregoi mungesë serioziteti për një çështje të një rëndësie të veçantë.
3.
Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit në mëngjesin e 6 marsit mbetet një veprim i nxituar përderisa ekziston një çështje pranë Gjykatës Kushtetuese që mund të përcaktojë nëse procesi për zgjedhjen e Presidentit është ende brenda afatit kushtetues. Në situata të tilla, prudenca institucionale do të kërkonte që të pritej sqarimi juridik.
4.
Gjykata Kushtetuese nuk kishte as obligim dhe as mundësi reale të mblidhej gjatë natës për të dhënë një qëndrim paraprak mbi kërkesën e parashtruar nga Lëvizja Vetëvendosje, qoftë për pranueshmërinë e saj apo për mundësinë e vendosjes së një mase të përkohshme. Megjithatë, dekreti për shpërndarjen e Kuvendit mund të kishte pritur së paku përfundimin e orarit të punës së Gjykatës. Në këtë mënyrë, vendimi mori pamjen e një akti të nxituar.
5.
Kurdo që të merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë lëndë apo për ndonjë çështje tjetër që mund të shtrohet rreth kësaj materieje, vendi do të ketë qartësinë juridike të nevojshme. Nëse Gjykata konstaton se ende ekziston hapësirë kushtetuese për të mos shkuar në zgjedhje, atëherë përgjegjësia bie mbi partitë politike që të krijojnë kohezionin dhe konsensusin e nevojshëm për zgjedhjen e Presidentit brenda afatit që do të përcaktojë Gjykata. Në të kundërtën, duhet të fillojnë përgatitjet për zgjedhje të parakohshme.
6.
Cilido që të jetë përfundimi juridik i kësaj çështjeje, Presidentja e vendit dhe partitë politike do të ndihmonin situatën duke shmangur një fjalor që thellon më tej polarizimet politike dhe shoqërore.

Anatomia e një komploti- Nga SADRI RAMABAJA

Më 5 mars Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë presidentin e ri për shkak se opozita bojkotoi seancën dhe nuk u arrit kuorumi i nevojshëm për votim.
Partia në pushtet, Vetëvendosje, kishte propozuar kandidatë të saj Glauk Konjufcën.
PDK, LDK dhe AAK kërkonin një kandidat konsensual dhe nuk morën pjesë në votim; megjithkëtë ato nuk patën propozim për emër konsesual.
Pa kuorum nuk mund të zhvillohej procesi i zgjedhjes së presidentit.
Kjo është një taktikë parlamentare që përdoret shpesh në sisteme parlamentare për të bllokuar një vendim, por nuk përbën automatikisht komplot, megjithëse ka shenja të qarta të komplotit.
Pas dështimit të procesit, më 6 mars, presidentja Vjosa Osmani që në mëgjes, pa humbur kohë dhe pa pritur reagimin e Gjykatës Kushtetuese rreth kërkesës së parashtruar nga Kuvendi, respektivisht kryetarja e tij dhe tridhjetë deputetë, shpërndau Kuvendin dhe thirri zgjedhje të reja, duke argumentuar se një parlament që nuk arrin të zgjedhë presidentin nuk mund ta zvarrisë pafund procesin.
Kjo është një kompetencë kushtetuese e presidentit, e parashikuar në rastet kur institucionet bllokohen.
Ky veprim me kaq urgjencë i presidentes ka burimin jo te logjika shtetërore dhe obligimet kushttuese, por te egozentrizmi i theksuar dhe hakmarrja politike.
Vendi futet kështu në një krizë politike dhe kushtetuese.
Pyetja logjike që shtrohet aktualisht është: a u rrëzua qevra Kurti 3? A kemi të bëjmë me një komplot politik?
Qeveria nuk u rrëzua në mënyrë direkte, por komplot kishim, ndërkaq elemente e tij do të dalin në skenë në ditët në vijim.
Qeveria e Kurti 3 ishte formuar vetëm më 11 shkurt 2026 pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025.
Kriza e marsit lidhet kryesisht me zgjedhjen e presidentit, jo me një votë mosbesimi ndaj qeverisë.
Nga sot Parlamenti i dorëzon ingerencat e veta tek Gjykata Kushtetuese.
Konkluzioni: Republka nga një Republikë Parlamentare rrëshqet në një Republikë që mbahet peng nga opozita dhe filiala e saj – Gjykata Kushtetuese.
Në këto rrethana krijimi i perceptimit se pati një komplot duket krejt i ligjshëm.
Në debatet politike në Kosovë janë përmendur disa arsye që ushqejnë këtë perceptim:
1. Bojkoti i opozitës për të bllokuar zgjedhjen e presidentit;
2. Përplasja mes Kurtit dhe Osmanit, pasi Vetëvendosje nuk e mbështeti për një mandat të dytë si presidente;
3. Interesat e opozitës për të shkuar në zgjedhje të reja.
Por këto janë interpretime politike, jo prova për një komplot të koordinuar. Tek në ditët në vijim pres që të dalin në skenë elementet që koordinimi i komplotit ishte nga jashtë.

Agjencitë perëndimore të lajmeve: Kosovë, parlamenti shpërndahet përsëri

Kosova do të mbajë zgjedhje përsëri pas vetëm tre muajsh. Presidentja Vjosa Osmani njoftoi sot, të premten, dekretin për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës pasi presidenti nuk u zgjodh brenda afatit kushtetues, i cili ishte mesnata e djeshme. “Vendosa të shpërndaj Kuvendin dhe të shpall zgjedhje të reja pas konsultimit me partitë politike. Natyrisht, qytetarët nuk donin zgjedhje; kjo situatë u krijua nga Kuvendi, i cili dështoi të përmbushte detyrën e tij kushtetuese. Njerëz të papërgjegjshëm me qëllime të rrezikshme e kanë sjellë vendin në këtë pikë”, deklaroi Osmani. Dje, me vetëm 66 parlamentarë të pranishëm, Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë një president të ri për të pasuar Vjosa Osmanin. Një kuorum prej të paktën 80 deputetësh të pranishëm ishte i nevojshëm. Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu pezulloi seancën. Ndërhyrjet e Kryetarit të Kuvendit, i cili iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të parandaluar një përfundim të parakohshëm të seancës legjislative pas dështimit të seancës parlamentare për të zgjedhur një President të ri të Republikës, ishin pra të kota. Për të zgjedhur Presidentin e Republikës, kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve dhe të paktën dy të tretat e 120 votave pro. I vetmi kandidat ishte Ministri i Jashtëm Glauk Konjufca, i propozuar nga partia e Kryeministrit Albin Kurti. Neni 82 i Kushtetutës së Kosovës përcakton se një nga rastet në të cilat Kuvendi mund të shpërndahet është nëse, brenda 60 ditëve nga fillimi i procesit zgjedhor, Presidenti i Republikës nuk zgjidhet. Neni 86 përcakton se zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë pas përfundimit të mandatit aktual presidencial. Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, përfundon mandatin e saj më 4 prill. Neni 86 përcakton se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë pas përfundimit të mandatit aktual presidencial.

Fyerja e Ballës ndaj Vokshit, Fatos Lubonja: Të durojë populli një gjë të tillë është turp!

Analisti Fatos Lubonja ishte mbrëmjen e sotme në Kjo Javë, teksa komentoi edhe fyerjen që Taulant Balla i bëri sot në Kuvend demokrates Albana Vokshin, duke i përmendur asaj numrin 0900.

 

Lubonja theksoi se kjo tregon nervozizmin e Ballës pasi ndodhet në akuzë, por edhe nivelin e Partisë Socialiste ku është sot.

Sipas tij, po nuk u mor masë as për këtë ndaj Ballës, do ishte kulmi i padrejtësisë.

Lubonja: Disa gjëra mund të thuhen. E para niveli i kësaj paritë ku është katandisur. E dyta tregon nervozizmin, edhe ky është në akuzë. Duan të devijojnë vëmendje dhe të shfryjnë. Ndërkaq nuk përfillin fare, japin mesazhin që ne mund të bëjmë çdo gjë.

Mos merret masë për këtë është kulmi i padrejtësisë. E çdo njeriu që e shikon,  e kërkon opinioni publik. Tregon se çfarë ndjeshmërie ke ndaj opinionin publik. E ka thënë ai nuk keni parë gjë akoma. Edhe si popull të durojë një gjë të tillë është turp për popullin. 


Send this to a friend