Fatmiresisht ne rrugetimin tone te jetes mund te zgjedhim bashkudhetare (miq) ose te rrugetojme te vetem! Armiqte ne te dy rastet nuk do mungojne asnje hap te ketij rrugetimi (po ashtu fatmiresisht), pavaresisht zgjedhjes qe bejme!
***
Mediat i largohen opozites si djalli temjanit dhe i ofrohen pushtetit si bletet nektarit…! Natyrisht ky fenomen nuk eshte i tanishem, por qe prej 25 vitesh ne nahijen tone…!
***
Mosperfillja eshte mjeti me i vlefshem per t’iu pergjigjur disa njerezve!
***
Njerezil lindin te barabarte, por vlerat e secilit jane individuale, nuk kane se si te jene te barabarta! Shanset mund t’u jepen te gjitheve njelloj, por eshte e pamundur qe keto shanse t’i shfrytezojne te gjithe njelloj! Majmuni dhe njeriu jane 99% njelloj, po ja qe ai 0.1 % i ben te ndryshem! Barazitizmi eshte fundi i cdo shoqerie!
***
Eshte vertete befasuese qe edhe diten e diele, pra diten e meshes, Kisha ku besohet se ka pikturuar edhe Onufri ne Voskopoje rri e mbyllur jo vetem per besimtaret, por edhe per vizitoret! Pse? Sepse prifti i fshatit, qe banonte ngjitur me Kishen, i mante celesat nen veladon per t’u dukur i rendesishem e per ta kerkuar…! Dhe dhjetra vizitore, ne vend qe te shihnin pikturat me shenjtore, rrinin rreth e qark Kishes duke bere “resme” si puna ime…!
***
Me Genin, pronarin e “Taverna Voskopoja”, restorantit me te mire te ketij fshati zemadh!
***
Ne Voskopoje ju duhet xhaketa edhe tani ne zheg..
***
Dhe kur te vjen ndermend se PD ka kerkuar suksesin politik me Greta Kocin…!!!
***
Qenka zbuluar nje planet tjeter ku ka jete? Megjithse ishte 1400 vite drite larg, une kam pershtypjen se pas disa kohesh do vershojne shkrimet mbi gjurmet e shqiptareve atje..
***
Goxha lajme sot, e harruam edhe vapen prej tyre : Blero paska zene nje te dashur te re; plazhet shqiptare i kane pushtuar femrat toples; Luana dhe kenga e saj e re jane kthyer ne debatin e shekullit; botohet lista e 10 pasunareve te nahijes; Gixhari duhet t’i nenshtrohet ushtrimeve ne palester, pas nje fotoje te publikuar ne rrjetet sociale…!!! Nderkohe…ne nahijen tone aty-ketu shfaqen edhe ca lajme te tjera te parendesishme, qe sidoqofte na kthejne vapen ne mendje si psh. kompensimi i pronareve, emigrimi masiv, vdekja e nje vajze 14 vjecare qe mbytet duke kaluar kufirin, nje femije qe nuk ka para per te gjetur sherim, ligji i arsimit te larte, zjarret ane e kend pyjeve, plazhet pa uje e drita…!!!
***
Ne Maqedoni sa here qe zihen maqedonsit, vriten shqiptaret!
***
Ne 22 korrik qenka dita e trurit…! Ndaj kishte kaq pak aktivitet sot ne FB?! Nuk qellova askund nje status per kete dite…!
***
Zjarret nuk bien nga pakujdesia, por nga kujdesi i ca njerezve per t’iu vene zjarrin pyjeve…!
***
Me kete ritem qe ka marre emigracioni ne nahijen tone pas ca vitesh do mbeten ca pleq te rrjedhur qe jetojne ne ca oaze betoni…!
Komentet