VOAL

VOAL

ME SHAKA – Poezi nga Yevgeny Yevtushenko – Përktheu ROLAND GJOZA

December 6, 2020

Komentet

Ura e Djallit- Tregim nga Neki Lulaj

 

Në jug të Kalabrisë,atje ku malet zbresin drejt fushave të gjera dhe ku era sjell herë aromën e kripës së detit e herë erën e fortë të barërave të egra, ndodhet një fshat i vogël arbëresh që duket sikur ka mbetur pezull mes dy kohëve. Është Çifti-Civita, një vend ku gjuha e të parëve ende dëgjohet nëpër oborre dhe ku kujtesa e Arbërisë rri si një hije e butë mbi muret e vjetër prej guri.

Në një pasdite vjeshte, kur dielli po ulej ngadalë pas maleve të Pollino Parku Nacional, një udhëtar i huaj u shfaq në shtegun që çon drejt grykës së thellë të Raganello Gorge. Ai kishte ardhur nga larg dhe kishte dëgjuar se në këtë fshat ekzistonte një urë e çuditshme për të cilën njerëzit flisnin me zë të ulët, sikur të mos donin ta zgjonin një sekret të vjetër.

Udhëtari u ndal pranë një shtëpie të vjetër prej guri. Në prag ishte ulur një plak me mjekër të bardhë, i mbështetur mbi një bastun të gjatë. Sytë e tij të qetë shikonin larg, drejt maleve, sikur të lexonin diçka që të tjerët nuk mund ta shihnin.

— Po kërkon urën, — tha plaku pa e parë fare. Në jug të Kalabrisë, atje ku malet zbresin drejt fushave të gjera dhe ku era sjell herë aromën e kripës së detit Jon, e herë erën e fortë të barërave të egra, ndodhet një fshat i vogël arbëresh që duket sikur ka mbetur pezull mes dy kohëve. Është  Çifti-Civita, një vend ku gjuha e të parëve ende dëgjohet nëpër oborre dhe ku kujtesa e Arbërisë rri si një hije e butë mbi muret e vjetër prej guri.

— Po kërkon urën, — tha plaku pa e parë fare.

Udhëtari u habit.

— Si e dite?

Plaku buzëqeshi lehtë.

— Të gjithë ata që vijnë nga larg, për të njëjtën gjë vijnë.

Ai ngriti dorën dhe tregoi drejt humnerës.

— Ajo është atje.

Udhëtari e ndoqi me sy drejtimin e dorës së plakut. Përtej fshatit, mali dukej sikur hapej papritur në një çarje të thellë. Dy brigje shkëmbore qëndronin përballë njëra-tjetrës si dy krahë të ngrirë në ajër.

Njëra anë quhej Timpa. Tjetra San Lorenzo.

Në mes të tyre, shumë lart mbi ujërat e egra të përroit, qëndronte një hark i vetëm guri.

Ura.

— Ajo është Ura e Djallit, — tha plaku ngadalë.

Udhëtari heshti për pak, pastaj u ul pranë tij.

— A është e vërtetë historia që tregojnë për të?

Plaku ngriti sytë nga qielli, sikur të kërkonte diçka mes reve që po errësoheshin.

— Histori ka shumë, — tha ai. — Por unë do të të tregoj atë që më tregoi gjyshi im. Dhe atij ia kishte treguar një bari që e kishte parë me sytë e vet.

Era fryu mes shtëpive dhe solli nga larg zhurmën e ujit që përplasej në fund të grykës.

— Ishte një natë e zezë, — filloi plaku.

Në atë kohë nuk kishte urë. Përroi i egër ndante malin në dy pjesë dhe njerëzit nuk mund ta kalonin. Në anën tjetër të grykës një burrë kishte tokat e tij. Çdo ditë ai shikonte arat nga larg dhe nuk mund t’i arrinte.

Një natë ai vendosi të bëjë diçka që askush nuk duhet ta bëjë.

Ai thirri djallin.

Plaku ndaloi për një çast dhe sytë e tij u ngulën në errësirën që po zbriste mbi fshat.

— Thonë se marrëveshja u bë në këtë gryke, — vazhdoi ai. — Djalli pranoi të ndërtonte një urë brenda një nate. Por kërkoi një shpërblim: shpirti i atij që do ta kalonte i pari urën do të ishte i tij.

Udhëtari ndjeu një të ftohtë të lehtë në shpinë.

— Dhe pastaj?

— Pastaj erdhi nata e ndërtimit.

Plaku uli zërin.

— Bariu që e pa atë natë ishte duke kërkuar delet e humbura. Ai ishte ngjitur në shpatin e malit kur qielli u mbulua me re të zeza. Era filloi të ulërinte mes shkëmbinjve dhe shiu ra me një forcë që dukej sikur do ta shkul­te malin.

Bariu u fsheh pas një guri të madh.

Dhe atëherë e dëgjoi.

Zhurmën.

Gurë që përplaseshin.

Gurë që vendoseshin një mbi një.

Si rrahje të rënda që vinin nga vetë zemra e malit.

Në errësirë, mes vetëtimave, ai pa hije të mëdha që lëviznin mbi humnerë.

Hije që ngrinin gurë të mëdhenj sikur të ishin gjethe.

— Dhe në agim? — pyeti udhëtari me zë të ulët.

Plaku u kthye drejt grykës.

— Në agim ura ishte aty.

Një hark i vetëm guri, i ngritur mbi boshllëk.

Djalli u fsheh pas një shkëmbi për të pritur shpërblimin e tij.

Por njerëzit e fshatit kishin menduar një mashtrim.

Ata lëshuan një dhi që të kalonte e para mbi urë.

Hapat e saj u dëgjuan mbi gurë.

Djalli u hodh për ta kapur.

Por kur e pa mirë, kuptoi se kishte rënë në kurth.

Plaku heshti për pak.

Era fryu më fort.

— Thuhet se mali u drodh nga zemërimi i tij, — vazhdoi ai. — Ai u përpoq ta shembte urën. Por në atë çast njerëzit erdhën me statujën e një shenjti dhe me lutje në buzë.

Djalli u tërbua.

Pastaj u hodh nga ura në ujërat e përroit.

Udhëtari shikoi drejt humnerës ku zhurma e ujit vazhdonte të ngjitej si një murmurimë e largët.

— Dhe ura mbeti? — pyeti ai

Plaku buzëqeshi lehtë

–Ura mbeti.

Ai ngriti bastunin dhe tregoi drejt harkut të gurit që qëndronte mbi humnerë.

–Dhe do të mbetet edhe kur ne të mos jemi më. Sepse disa gjëra nuk janë vetëm gurë.

Ato janë kujtime.

Janë legjenda.

Janë mënyra si njö popull i vogël i mban gjallë historitë e veta mes maleve.

Udhëtari u ngrit dhe për një çast  qëndroi në heshtje.

Poshtë, në fund të grykës së Raganello Gorge,uji vazhdonte të rridhte i egër si gjithmonë.

Dhe mbi të,si një frymëmarrje e mbajtur e malit,qëndronte ende Ura e Djallit.

 

 

Foto:Ura e Djallit ,mars 2026

Bejtexhiu- Tregim nga PËRPARIM HYSI

In memoriam,MUÇO   KAJA

     E shkruaj këtë tregim për “BEJTEXHIUN” MUÇO KAJA dhe jo  pa qëllim. Përvoja ka treguar se nuk ka njerëz më babaxhan nga shpirti,se sa ata që bëjnë”bejte”. Këtë tregim e shkruaj enkas,se vura re që një shkolle,në rrethinat e Tiranës i  është  vënë emer i një “bejtexhiu”. Kjo ka ndodhur që për fatin e mirë të atij,dikush që e ka njohur,ka hulumtuar dhe ka treguar vlerat  që kanë mesazhet për shoqërinë,në atë kohë dhe në vazhdim. Unë gjithmonë shkruaj vetëm për gjëra që di dhe për lexuesit,paraprakisht,mund të them,ky,MUÇO KAJA që”bejtet” i kishte aq të kollajshme,sa ç’kemi fjalët ne që flasim,ndoshta nuk ka aq merita sa të  përjetohet në  një shkollë,por meriton të kujtohet,se vetëm buzëqeshje ka dhuruar tërë jetës. A nuk themi që qeshja me shpirt (se me shpirt qeshje me “bejtet” e tij),ta zbukurojnë e ta shtojnë jetën? Atëherë lexoni një pjesë prej tyre dhe pastaj, më shkruani,a kam të drejtë?
                                                    *   *  *
MUÇO  KAJA ka qenë nga një fshat,fare i vogël  (sot nuk e di a ekziston më?) që,qysh në vite ’50-të të shekullit të kaluar,mund ta futje në xhep. Fshati”GJONAS” i përkiste rrethit të LUSHNJES gati si”bisht” i fshatit të madh “BUBULLIMË”. Ky,GJONASI qe si fshat”kufitar” me VERRINË që i përkiste FIERIT.
Xha MUÇON (se “Xha” qe për mua që në fillim të viteve-50-të) e njoha fare rastësisht.  Bënte një nga punët më të çuditshme në botë: u grahte pas një tufe  të vogël bagëtish(dele,dhi a lopë) për ditën e pazarit. Ditët ku bëhej  pazar qenë të caktuara zyrtarisht dhe qe e martë evitit 1953,kur u bëra “bashkëshokë” me këtë”plakaruqin”,i gjatë dhe gjysëm i krrusur,veshur me ca poture,ku mua mund të fuste brenda në to,por,tek  u grahte nja katër-pesë lopëve, të shkrinte me të qeshur. Unë bëja 6-km rrugë në ditë për në shkollë dhe rruga qe e përbashkët:xhadja Lushnje-Fier. Njohja: ai pas lopëve,unë pas tij. Njerëzit shkonin në pazar dhe ata e njihnin dhe ia dha i pari:
-Xha MUÇO, mirëmëngjes!
AI:- Mirëmëngjes, o trëndafil me vesë! Katër pula e gjeli pesë. (po vërtet si mos qeshje me të?).
Tjetri:- Ku po shkon ,xha MUÇO? -Unë po shkoj tujte nga FIERI,se më pret ajo”topsheqeri”;që më është e ngrohtë si dielli…
Po nesër? Nesër Muçua është në Lushë(Lushnjë),se më pret njësyrrush;i kam blerë florinj për gushë…-Po kur shkon në Vlorë? Kur shkon MUÇUA në VLORË,del njëra ma bën me dorë. Ma bën me dorë,se tund”këmborë”/duket do  sahat për dorë/MUÇOZIU është i përkorë.
– A ke qenë në BERAT?  U ngrit Muçua që me natë/në sabah ra në Berat. Ishte “njëra” si e”mjaltë”,porse Muçua është”argat”,edhe bukën e ha thatë.
Kjo qe vetëm një e martë ( se të martën bëhej pazar në FIER)  dhe unë mezi prisja të martën tjetër. Secili gjente sebep,se MUÇO KAJA paguhej vetëm për”grahjen” e tufëzave,nga një rrreth në tjetrin dhe,sa mbaj mend, dikush e pyeti:- A ke qenë në KAVAJË?
Ai:- MUÇO,dreqi të të hajë,çfarë kërkove në Kavajë? Kavajote,kavajote,syrin  Muços pse ia lojte? Si e”sipërme” punajote…
                                                            *    *   *
Unë nuk e di,në  punoi në kooperativë (se fshati u kolektivizua) dhe,sakaq e “humba” bashkëudhëtarin tim,se dhe unë ika në Elbasan,në shkollën pedagogjike. GJithmonë,kur kthehesha për në FIER,hidhja sytë andej nga ai fshati i vogël,GJONAS ku jetonte një”bejtexhi” i madh si MUÇO KAJA. Kisha vjete pa e parë mikun tim dhe,kur thonë”E kërkova në qiell dhe e gjeta në tokë”,pas gati 30-vjetësh,kur”bagëtitë kishin “ngordhur” deri ishin krijuar dhe”tufëzat”,kur befas mu tek klubi i vogël e i fshatit,pashë mikun e dikurshëm. E pushtova me mall (ai as që më mbante mend),po unë merakli prej bejteve të tij, i them:-Xha MUÇO, pa na thuaj ndnjë nga ato?
-Ai: I thanë MUÇOS në “komprativë”(kooperativë),por MUÇOJA është”aguridh”. Por sevdaja derdhetrrugëve,se gratë e sotme,tha MUÇOAJA,e kanë”dy herë nga hendeku/njëherë nga dysheku… ja,vazhdoi MUÇO KAJA,i them gruas sime:-Hajde në krevat… ajo.- aha,do pyes brigadiein una…  Po si mos qeshje me bejtet e tij?
Sikur dikush të kish ndjekur me laps në dorë gjithë”bejtet” e MUÇO KAJËS,me siguri do botohej njëlibër i tërë.
Por dhe me kaq,besoj se ia vlen që të kujtohet ,se me”bejtet” e tij qe si balsam që vihej mbi trishtimin dhe ta shpinte buzën vesh më vesh.
                                                                 Tiranë,11 mars 2026

TRI MINIATURA- Nga Konstandin Dhamo

SI HYN NGANJEHERE
NE HISTORI
.
Arkivolin e Balzakut
Drejt Per – Lashezit
E mbajti
Viktor Hygo
Aleksandër Dyma
Sent Bëvi
Dhe ,ministri Barosh
I cili hyri në histori
Vetëm e vetëm
Sepse vuri
Një dorë në cep të arkivolit.
1992
.
DUARTROKITJE
Sa shumë
Duartrokitje
Populli im!
Të gjitha
Shuplaka
Surratit
T’u kthyen …
1992
.
KONSTANTET E MEDHA T’UNIVERSIT
Zeroja absolute
Gravitacioni
Shpejtësia e dritës
Poshtërsia
1992

Nga HAVZI NELA O LIRI, O VDEKJE

 

Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,
Si e duron robninë zemra e nji trimi?

Pse ore pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!
Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!
T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,
Këtë s’ia fali vetes, kjo më ban me u mendue.

Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?
Veç me përtypë bukën, me u rropatë si kalë?
Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,
Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.

Deri kur durim, deri kur me shpresë?
Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk i due.
Me durim e shpresë nuk due të vdes.
Si jeta dhe vdekja duhen meritue.

S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri
Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.
Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!
Liria më thërret, vdekja nuk më tund.

Arrën, nëndor 1987

TRASHËGIMTARI- Prozë poetike nga RUZHDI GOLE

-Shiko, vërej, këqyr mirë… Para syve të
tu mund të kaloj një pishtar i zjarrtë.
-Një pishtar ?
-Po, një pishtar me sy të tejdukshëm. ?
-Të tejdukshëm. ?
(Matanë syve të tij pështjellohet
hiri, frymojnë xixa.)
-Nuk shoh asgjë. ? Ndjej zjarrmi
n’ajër,  por nuk po shoh asgjë.
-Hape krahun menjëherë tani, hape,
shpejt, do të të afrohet zjarrmia.
-Ndij ngrohtë, por nuk shoh ende asgjë.
-Eh, tani është çasti kur pishtari
të sheh ty.
-Më sheh pishtari ? Paska sy ai?
-Po, përhera sy të ndezur. Ndezur gjatë.
I fik vetëm njëherë ose ia fikim.
-Kur zgjohet pishtari ? Natën ?
-Ditënatë ai rri zgjuar.
-Po pse i duhet dita?
-Ne e duam edhe ditën.
-Çka na duhet ai ditën? Ne shohim me
sytë tanë edhe sikur të kemi vetëm një
sy.
-Ne nga një sy kemi, kur nuk shohim
me vëmëndje gjithësinë përreth, nga
një vesh dëgjojmë kur i biem e
dëgjojmë veç fyellin tonë. Sa për gojë
si përhera vetëm një. Jo vetëm një.
-Del flakë nga goja jonë.?
-Po, pra del se aty është pishtari. Ai aty
djeg veten kur del jashtë gojës sonë.
-A,a.a,a, prandaj e kam  ndonjëherë
gjuhën si të shkrumbosur, të hirtë unë ?
-E vërtetë është, e vërtetë. Goja
fjaloset ngadalë, shpejt, pak e zëshme,
e zeshme shumë. Goja, pa u ndjerë
djeg e digjet nga një pishtar i
padukshëm…
-Digjet goja? O, ç’na the, ç’na the ?
-Po, po, goja digjet. Po mori zjarr goja
ahere digjet edhe gjuha, ndizen
dhëmbë e dhëmballë, qofshin edhe
prej floriri.
-Sikur the që pishtari i mbyll sytë
vetëm njëherë, kur vdes? Kur vdes ?
-Po, vdes e rringjallet.
-O, ç’na the, u ngjallka pishtari ? Në
këtë jetë nuk ngjallet njeriu, u ngjallka
një zjarrmth. O, ç’na the…
-Pishtari nuk vdes pa lindur pishtarin
tjetër. Rrallë, shumë rrallë kur pishtari
është i tharë e i përtharë keq, kur
pishtari rri i vetmuar atëhere
nuk rringjallet.
-O, ç’na the ? Mos u rringjallkan
edhe gurët…gojëkyçurit ?
-Të gjithë rringjallet pak, shumë, ecin
fluturojnë, rrokullisen,
-O, ç’po na thua ? – zëri i dytë.
-fërkohen e ledhen me njeritjetrin, ia
veshin me pëllëmba, shkelmagrushte
njëritjetrit, xhvishen lakuriq,  bigojnë.-
nxitonte fjalëve zëri i parë.
Zëri i parë largonte hirin, shpërndante
xixat, zëri i dytë afrohej të ngrohej prej
tij.
-Paske ftohtë? – zëri i parë.
-U ftoh paksa.- zëri i dytë…zëri zero.
-Mos u shtriq! Ngrihu, dil jashta, vrapo!
(Dita nuk ngryset vet asnjëherë. Ditën
e ngrys njeriu. Kështu edhe nata, merr
një sy gjumë e gjithkund ndez pishtarë:
në krye të rrugëve, në molo e pavione,
në lundra e akrobacira, bile edhe në
burg.)
-U burgoska pishtari ?
-Pishtari nuk burgoset, burgosemi ne
kur ia shuajmë flakën, ia k’pusim
gjuhën.
-Pra, unë qënkam i lirë pa liri, pa asnjë
prangë ? – zëri i dytë…zëri zero.
-Po, ti je mbyllur në mërzinë tënde
jerm,  në tymin tënd shkalafytje gjumi –
zëri i  parë.- Ngrihu, shkundu, ec, dil,
vrapo!!!
O, njeri, ndizja pishtarin njeriut tjetër
zjarr të shëndetshëm trashëgimtar!
Pa prit e pa kujtu, gazmoj e gufoj, u
hodh përpjetë sa nuk fluturoi zëri
i dytë, tani, pa zero.
-Po shoh një pishtar, po shoh pishtarë…
Hapi krahët, fluturoi, nuk fluturoi,
fluturoi – ju thashë, iu afrua
bregut, lundroi me peshkatarët,
tërhoqi rrjetat, vërviti tej një kyç
nga burgu i tij pa qeli.
Në këtë jetë nuk u ngjallka njeriu, u
ngjallka një pishtar prej çdo njeriu…

Më 10 mars 1861 u nda nga jeta Taras Shevchenko, poet, shkrimtar, patriot dhe piktor ukrainas

VOAL- Taras Hryhorovych Shevchenko (ukrainas: Тарас Григорович Шевченко?, i njohur edhe me transliterimin anglo-sakson Taras Shevchenko; 9 mars 1814 – 10 mars 1861, Shën Petersburg) ishte një poet, shkrimtar, patriot dhe piktor ukrainas.

Trashëgimia e tij letrare konsiderohet si një nga shtyllat e letërsisë moderne ukrainase dhe, më gjerësisht, të vetë gjuhës ukrainase, për të cilën ai konsiderohet babai. Shevchenko shkroi gjithashtu në rusisht, duke lënë pas shumë dorëshkrime dhe vepra përgatitore për veprat e tij artistike. Ai konsiderohet gjithashtu një figurë e rëndësishme në nacionalizmin modern ukrainas. I lindur në një familje bujkrobërish në fshatin Morynchi, pjesë e Guvernatorit të Kievit të Perandorisë Ruse (tani pjesë e Oblastit Cherkasy, Ukrainë), ai mbeti jetim në moshën njëmbëdhjetë vjeç.[3] Ai u mësua të lexonte nga një mësues privat i fshatit dhe që në moshë të vogël vizatonte sa herë që kishte mundësi. Më vonë, duke lënë fshatin e të atit, ai ndoqi zotërinë e tij, Pavel Engelhardt, së pari në Vilnius (1828–1831) dhe më pas në Shën Petersburg.

Duke vënë re talentin artistik të Shevchenkos, Engelhardt e lejoi atë të studionte teknikat e pikturës për katër vjet me Vasily Shiryaev. Në Shën Petersburg, shkrimtari i ardhshëm takoi gjithashtu artistë ukrainas si Ivan Maksymovych Soshenko, i cili e prezantoi atë me rrethin e bashkatdhetarëve të tij, Zhen Pavlovych Hrebinka dhe Vasyl Hryhorovych, dhe piktorin rus Alexei Gavrilovich Venecianov. Falë këtyre njohjeve, Shevchenko pati mundësinë të takonte Profesor Karl Bryullov, i cili, i prekur nga miqësia e tij me këtë të fundit, bleu lirimin e tij më 5 maj 1838.[3] Fallxhori Cigan Në të njëjtin vit, Shevchenko u pranua si student në Akademinë Perandorake të Arteve në punëtorinë e Karl Bryullov. Në provimin vjetor të Akademisë së Arteve, ai u vlerësua me Medaljen e Argjendtë për një pikturë peizazhi të tij. Në vitin 1840, ai u vlerësua përsëri me këtë nder, këtë herë për pikturën e tij të parë me vaj, të titulluar “Lypësi i Ri që i Jep Bukën Qenit”. Në nder të njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj ukrainas në histori. [A mungon ndonjë pjesë?] Meqenëse ai kishte filluar të shkruante poezi të bukura ndërsa ishte ende shërbëtor, përmbledhja e tij e parë me poezi, e titulluar “Kobzar”, u botua në vitin 1840. Ivan Franko e vlerësoi me entuziazëm këtë përmbledhje, duke vënë në dukje “qartësinë, gjerësinë dhe elegancën e shprehjes artistike të panjohur më parë në poezinë ukrainase”. Në vitin 1841, ai botoi poemën epike Haydamaky. Në shtator të po atij viti, Shevchenko u vlerësua përsëri me Medaljen e Argjendtë për pikturën e tij “Fallxhori Cigan”. Ai gjithashtu filloi të shkruante libreto për teatrin. Në vitin 1842, ai shkroi një pjesë të tragjedisë “Nykyta Hajdai” dhe në vitin 1843 përfundoi dramën “Nazar Stodolya”. Gjatë qëndrimit të tij në Shën Petersburg, Shevchenko bëri tre udhëtime në Ukrainë në 1843, 1845 dhe 1846. Gjatë këtyre vizitave, ai takoi, përveç vëllezërve të tij dhe të afërmve të tjerë, shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj ukrainas si Hvhen Pavlovych Hrebinka, Panteleimon Oleksandrovych Kulish dhe Mykhailo Maksymovych. Ai gjithashtu krijoi një miqësi të fortë me familjen Repnin, veçanërisht Varvara Repnina. Kushtet e vështira në të cilat jetonin fshatarët patën një ndikim të thellë tek poeti-piktori.

Në vitin 1844, i shqetësuar nga shtypja cariste dhe shkatërrimi progresiv i tokës ukrainase, Shevchenko vendosi të përfshijë disa nga rrënojat dhe monumentet më të bukura të atdheut të tij në një album me gravura, të cilin e quajti Ukraina Piktoreske. Autoportret me stilolaps gjatë mërgimit Shevchenko përqafoi idetë e socializmit utopik. Më 22 mars 1845, Këshilli i Akademisë Perandorake të Arteve vendosi t’i jepte Shevchenkos titullin artist. Vitin pasardhës, ai bëri një udhëtim tjetër në Ukrainë, ku takoi historianin Nikolai Kostomarov dhe anëtarë të tjerë të Vëllazërisë së Shenjtorëve Kiril dhe Metodi, një shoqëri sekrete e socializmit të krishterë dhe frymëzimit sllavofil, e krijuar për të mbështetur reformat politike brenda Perandorisë Ruse.[3] Pasi Vëllazëria u zbulua dhe u shtyp nga autoritetet në mars të vitit 1847, Shevchenko u arrestua së bashku me anëtarë të tjerë më 5 prill të atij viti. Edhe pse artisti mund të mos ketë qenë anëtar i shoqërisë, gjatë një kontrolli Seksioni i Tretë zbuloi poemën e tij “Ëndrra” (“Сон”). Ajo kritikonte ashpër politikën perandorake, dhe meqenëse komente të tilla konsideroheshin jashtëzakonisht të rrezikshme kur buronin nga një njeri i dyshuar se i përkiste një organizate subversive, ai u ndëshkua rëndë.

Shevçenko u burgos fillimisht në Shën Petersburg dhe më pas u internua si ushtar i thjeshtë në garnizonin e Orenburgut të vendosur në Orsk, pranë Uraleve – praktikisht në një katorgë. Cari Nikolla I, duke konfirmuar dënimin, shtoi: “Nën mbikëqyrje të rreptë dhe i ndaluar të shkruante dhe pikturonte”. Vetëm në vitin 1857 Shevçenko mori një dekret faljeje nga perandori, i cili i dha falje. Megjithatë, atij nuk iu lejua të kthehej në kryeqytet, por u detyrua të vendosej në Nizhny Novgorod. Në maj të vitit 1859, Shevçenko u lejua të udhëtonte për në Ukrainë. Ai kishte ndërmend të blinte një copë tokë jo shumë larg fshatit Pekariv dhe të transferohej atje. Në korrik, ai u arrestua me akuzën e blasfemisë; ai u lirua shpejt, por iu urdhërua të banonte në Shën Petersburg.

Taras Shevçenko i kaloi vitet e fundit të jetës së tij duke punuar në poezi, piktura dhe gravura të reja, si dhe duke botuar veprat e tij të para. I dobësuar nga vitet e vështira të mërgimit, ai vdiq në Shën Petersburg më 10 mars 1861. Ai u varros fillimisht në varrezat e Smolenskut në kryeqytetin perandorak, por më vonë, sipas dëshirave të tij, të përfshira në poemën e tij “Testament” (Zapovit), arkivoli i tij u transferua nga miqtë në Ukrainë, me tren për në Moskë dhe më pas me karrocë. Shevchenko u varros më 8 maj në Chernekha Hora (Kodra e Murgjit; tani Tarasova Hora ose Kodra e Tarasit) pranë lumit Dnieper pranë Kaniv. I përndjekur nga fatkeqësi të tmerrshme në dashuri dhe në jetë, poeti vdiq shtatë ditë para se të shpallej emancipimi i bujkrobërve. Veprat dhe jeta e tij admirohen thellësisht nga popullsia ukrainase dhe ndikimi i tij në letërsinë ukrainase konsiderohet jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Taras Shevchenko mban një vend vendimtar në historinë kulturore ukrainase: shkrimet e tij formuan bazën për letërsinë e vendit të tij të lindjes dhe kontribuan ndjeshëm në formimin e gjuhës moderne ukrainase. Poezia e tij nxiti gjithashtu rritjen e një vetëdije kombëtare brenda vendit, dhe ndikimi i tij në letërsinë dhe mënyrën e jetesës ukrainase mund të shihet edhe sot. Arsyeja për këtë rëndësi qëndron në mendimin e vetë shkrimtarit, i cili, i ndikuar nga Romantizmi, gjeti një mënyrë në veprat e tij për të kombinuar temat që lidhen me Ukrainën dhe botëkuptimin e tij personal. Përtej poezisë, Taras Shevchenko shkroi edhe drama. Drama e tij më e njohur është “Nazar Stodolya” (ukrainisht: Назар Стодоля). Për shkak të rëndësisë së tij letrare, roli i tij si piktor kryesor në peizazhin rus shpesh anashkalohet, gjë që dëshmohet nga fakti se bashkëkohësit e tij e konsideronin më shumë artist sesa shkrimtar. Ai gjithashtu eksperimentoi me fotografinë, duke u konsideruar si pionier i gdhendjes në Perandorinë Ruse (në vitin 1860, atij iu dha titulli anëtar i akademisë nga Akademia Perandorake e Arteve pikërisht për arritjet e tij me këtë lloj të veçantë të teknikës artistike).

Ndikimi i tij në kulturën ukrainase ishte aq i madh saqë u shfrytëzua edhe për qëllime propagande në Bashkimin Sovjetik. Veprat e tij, të zhveshura nga përmbajtja e tyre nacionaliste, u përdorën nga propaganda për të nxjerrë në pah temat e tyre të natyrshme shoqërore dhe kundërshtimin e shpeshtë midis shkrimtarit dhe pushtetit perandorak. Shevchenko, i lindur si bujkrob dhe i persekutuar për bindjet e tij politike, në fakt u portretizua nga Partia Komuniste Sovjetike më shumë si një internacionalist anti-letteram që synonte të mbronte përmirësimet shoqërore për klasat e disavantazhuara sesa si një nacionalist i zjarrtë ukrainas. Kjo pikëpamje është rishikuar thellësisht nga kritikët e Ukrainës moderne, të cilët sot kanë tendencë të lënë mënjanë kërkesat shoqërore të natyrshme në veprat e tij, duke theksuar fuqishëm anën e tij patriotike. Monumente, memoriale, rrugë, sheshe dhe parqe i janë kushtuar Shevchenkos në atdheun e tij, më të rëndësishmet prej të cilave ndodhen në Kaniv dhe Kiev. Kievi është shtëpia e Muzeut Kombëtar Taras Shevchenko dhe Monumentit Taras Shevchenko në parkun me të njëjtin emër pranë Universitetit Kombëtar Taras Shevchenko. Një stacion metroje në Kiev, Tarasa Shevchenkoka, u emërua sipas tij. Dnipro është shtëpia e Parkut Taras Shevchenko. Qyteti i Korsun-Shevchenkivs’kyi mban emrin e tij. Wikipedia

Fatlumi- Poezi nga Karl Wilhelm Friedrich von Schlegel- Përktheu Skënder Buçpapaj

 

Vera po shkëlqen në të kuqen e shegëve,

Edhe më të voglat lule po shkëlqejnë flori,

Dhe kur mbrëmja fryn nëpër fushat e gjelbra,

Gjithçka nga e njëjta dritë do shkëlqejë me butësi;

Kështu dhe ndjenja mund të na e këshillojë vërtet mendjen,

Shpirti në fjalët e mira të një miku gjithsesi.

Një mendje që, si fjalët, do të mbetej:

çka ju vajtoni o mahiteni, është vetëm dashuri.

 

Die Glückliche

Der Sommer glüht im Purpur der Granaten,

Und auch die kleinsten Blümchen schimmern golden,

Und wenn der Abend weht in grünen Saaten,

Wird alles sanft der gleiche Schein vergolden;

So kann auch Einen Sinn nur fühlend raten,

Die Seele in des Freundes Wort, dem holden.

Ein Sinn, der, wie die Worte schweben, bliebe:

Was ihr klagt oder scherzt, es ist nur Liebe.

Më 10 mars 1772 lindi Karl Wilhelm Friedrich von Schlegel, filozof, kritik arti dhe letërsie, studiues i gjuhëve antike

Karl Wilhelm Friedrich von Schlegel lindi më 10 mars 1772 në Hanover, djali i Johann Adolf, një pastor protestant dhe një mësues matematike. Familja e tij ishte e kulturuar që u përpoq ta orientonte drejt një karriere në tregti. Friedrich Schlegel studioi drejtësi midis Göttingen dhe Leipzig, megjithëse pasionet e tij të vërteta qëndronin në poezi dhe letërsi.

Në vitin 1794, ai u transferua në Dresden, ku – në të njëzetat e hershme – kompozoi dhe përfundoi veprat e tij të para: “Nga Shkolla e Poezisë Greke”, e përfunduar në vitin 1794, dhe “Uber das Studium der griechischen Poesie”, e botuar disa vjet më vonë.

Mbi Poezinë Greke

Këto tekste mund të konsiderohen si një glorifikim i poezisë greke, të cilën autori e konsideron vërtet objektive, bazuar në linja interpretuese jo shumë larg dallimit të Schiller midis poezisë sentimentale dhe poezisë naive. Poezia greke është spontanisht dhe në thelb harmonike, ndryshe nga poezia moderne, e cila, nga ana tjetër, është e paaftë të arrijë përsosmërinë e vërtetë sepse konsiderohet subjektive.

Friedrich Schlegel dhe Lindja e Romantizmit

Më vonë, Friedrich Schlegel u zhvendos në Jena, përpara se të mbërrinte në Berlin në vitin 1797, ku ra në kontakt me filozofin dhe teologun Schleiermacher dhe poetin Novalis, dy nga eksponentët më të rëndësishëm të Romantizmit të hershëm. Në vitin 1798, së bashku me vëllanë e tij August Wilhelm, ai themeloi një revistë të quajtur “Athenaeum”, e cila nga ana tjetër u bë organi i Romantizmit të hershëm. Ndërkohë, Schlegel iu përkushtua shkrimit të eseve mbi Carl Jacobi, Über Lessing dhe Goethe. Këto tekste mishëruan një stil të ri të kritikës letrare. Midis viteve 1798 dhe 1799, ai përfundoi “Geschichte der Poesie der Griechen und der Römer” (Historia e Poezisë së Grekëve dhe Romakëve) dhe një roman, të titulluar “Lucinde”, i cili u bë cak i kritikave të shumta për shkak të prezantimit dhe qasjes së tij të paanshme ndaj konceptit Romantik të dashurisë.

Një Koncept i Ri i Poezisë

Më pas, Friedrich Schlegel botoi një seri interesante fragmentesh, të botuara në revistat “Lyceum” dhe “Athenaeum”, të cilat përshkruajnë parimet e qasjes së tij ndaj poezisë. Këtu, ai zhvillon dhe zgjeron konceptet e përfshira tashmë në shkrimet e tij të mëparshme, megjithëse në një kontekst me entuziazëm klasicist më pak të theksuar. Schlegel thekson, në veçanti, lidhjen midis poezisë romantike dhe mungesës së një mitologjie të aftë për të përmbushur të njëjtin rol si mitologjia greke, nga e cila rrjedh poezia klasike. Ajo gjithashtu thekson karakteristika të tjera themelore të qytetërimit modern, siç është prania e papërmbajtshme dhe e pashmangshme e aspiratës për të kërkuar dhe shprehur të pafundmen, në përputhje me parimet e mbrojtura nga Krishterimi.

Shekulli i Ri

Në vitin 1801, vitin kur vdiq Novalis, Friedrich Schlegel, vetëm njëzet e nëntë vjeç, u transferua në Berlin. Vdekja e mikut të tij, e cila shënoi fundin e Romantizmit të hershëm, ishte, megjithatë, një goditje e rëndë për t’u përballuar, duke e bërë atë të distancohej gradualisht nga Romantizmi. Pasi dha një kurs filozofie në Këln, Friedrich themeloi një revistë të re në Paris, të quajtur “Europa”, ndërsa zgjeroi interesat e tij ndaj letërsisë romantike, veçanërisht letërsisë spanjolle. Në vitin 1808, ai ia kushtoi veprën “Uber die Sprache und Weisheit der Inder” (Mbi gjuhën dhe mençurinë e hinduve) letërsisë indiane, duke demonstruar interesin e tij të përtërirë për kulturat lindore.

Konvertimi në katolicizëm

Gjatë kësaj periudhe, ai u konvertua në katolicizëm. Katër vjet më vonë, në Vjenë, ai dha “Vorlesungen uber die Geschichte der alten und der neuen Literatur” (Historia e Letërsisë Antike dhe Bashkëkohore, leksione), të cilat u botuan menjëherë pas kësaj. Në vitin 1814, shkrimtari gjerman ishte në Vjenë në shërbim të Metternich. Atje, ai botoi një histori shumë interesante të letërsisë antike. Megjithatë, Schlegel nuk ishte më Romantiku i ditëve të tij të para, duke u transformuar në më tradicionalistin e katolikëve. Më vonë, ai themeloi dy revista të tjera, të dyja me qëllim promovimin e një ripërtëritjeje totale të kulturës dhe jetës gjermane, duke u frymëzuar nga një kuptim romantik i Krishterimit. Ato u titulluan përkatësisht “Deutsches Museum” dhe “Concordia”. Në vitet e fundit të jetës së tij, ai dha vazhdimisht leksione mbi këto tema, siç dëshmohet nga veprat e tij “Philosophie des Lebens” (Filozofia e Jetës), “Philosophie der Geschichte” (Filozofia e Historisë) dhe “Philosophie der Sprache und des Wortes” (Filozofia e Gjuhës dhe Fjalës). Karl Wilhelm Friedrich von Schlegel vdiq më 12 janar 1829, në Dresden, në moshën 56 vjeç./Elida Buçpapaj

 

HAJDUTI TJETËR- Prozë poetike nga RUZHDI GOLE

-Hajduti vjedh këmbët e mia.
-Si, hajduti vjedh këmbët e tua ?
-Po, po, hajduti më vjedh hapat.
-Si t’i vjedh ?
-Hajduti vjedh frymën time.
-U vidhka fryma? Fryma thithet,
përthithet, fryma luhatet, gulçon.
-Gulçon fryma? Si gulçoka fryma?
Gulçojnë mushkëritë.
-Po, gulçojnë mushkëritë plot pluhur,
plot pika gjaku, tkurren, bymehen,
kërcasin sa s’plasin.
.
O jetë, m’i ruaj mushkëritë. !!!
.
Pa frymë si mund ta përzë hajdutin që
më vjedh ditën në mes të ditës?
Hajduti më vjedh duke ma
shkurtuar rrugën, më mbulon
mua me pluhur dhe me gropa,
hajduti më vjedh pemën,
më tymos e helmon florën,
hajduti zverdhon
maternitetin.
.
Çfarë the-e-e- eh?
.
Po hajduti në maternitet ka lindur
dhe nuk do më të shkojë atje.
Ka droje e frike mos bëhet i vogël,
i vogëlth sërish në
barkun që e lindi.
.
Ç’do të vjedh pastaj?
.
A do rritet përsëdyti kur
bota e njeh ose bën sikur
se njeh hajdutin ?
Hajduti më vjedh qindarkat
e mpakjes
(jo mplakjes),
më hidhnon filxhanin e
kafesë. Hajduti më vjedh
parkun duke më prerë
masakruar drurët tek kodra.
Ai mua më sheh hajdutëtisht,
më qesh e përqesh hajdutërisht,
më ledhaton e kërcënon
herë ballas, herë tinëz.
.
O tinëzi e marrë e njeriut, afrohu,
mos m’u afro, hiqmu sysh !
.
Hajduti më vjedh detin,
më përlan kumin
dhe vrullin,
ma këput velën, m’i kullufit
peshqit, ma drobit ishullin,
ma mjeron gadishullin.
.
Po ku jetoj dot unë
pa ishullgadishull ?
.
O ju, të ndershëm, me be e me bela,
mos më vrisni kaq hajdutëtisht !
.
Sa i ngrysur qënke, o njeri, sa të
pikëlluar qënkeni, o njerëz !!!
Hajduti jeton qysh nga fëminia gjer sot
e mot në xhepin tim, në varfërinë
time të pastër, (ç’më duhet kjo pastërti?).
Ai fut gishtat në xhepin tim mëngjesor,
jo gjithë gishtat, veç dy prej tyre si një
bigë e vogël. M’u kujtua biga e
fëmijërisë që vriste zogj.
Më besoni, unë s’kam
k’put pendë zogu.
Edhe kur binte
gjethja vjeshtake mua
më dukej si
lot i gjelbër.
.
Sa per xhepin…njerin xhep e kam lënë
përhera me astar të grisur,
(qep mëma, … tani
mëmëz dheu,.. shqep unë )
që kur të fuste bigën gishtore
hajduti në xhep
të më kapte…
.
Sa i paturpshëm paskam qenë,
më i paturpshëm tani…
.
Rruga vithiset nga pellgjet e koburet.
I vë metrin rrugës, shtyj përtej kufirin e
oborrit tim. Në verën e plazhit, në
plazhin veror më shumë jemi
këmbësorë poshtë e përpjetë se sa të
shtrirë në kum, shtyjmë bërrylash njëri-
tjetrit, ia përlajmë njëritjetrit kozmetikën,
            brekët, sutjenat, cigaren, syzat e miopit
dhe ato të diellit, topin dhe topet,
trandafilin vajzëror, freskinë, rrudhjen
dhe vyshkjen, fjalorin…
Duket sikur jemi në cirk,
dukemi sikur ne jemi më
karnavalë se vet shfaqja.
.
Më falni, për moskuptimin ose
keqkuptimin ! Qënkam edhe unë një
hajdut aq i vërtetë, aq i ndershëm e i
ndjeshëm, aq cinik e i pamëshirshëm
sa ju vodha kohën  tuaj
ndërkohë që shkrova
për hajdutin tjetër!!!

MËSUESJA ARTISTE- Nga Albert HABAZAJ

Mësueses dhe këngëtares popullore SHPRESA KAPO ÇELAJ dhe, nëpërmjet këtyre
vargjeve, – një tufë me trëndafila poetikë për të gjitha mësueset dhe gratë shqiptare, që
janë kurora e dinjitetit njerëzor me sakrificat e tyre për emancipimin qytetar të
familjes dhe shoqërisë.
.
Ikin vitet, fluturojnë
Gjashtëdhjetë e gjashtë sot,
Pleqërinë nuk e kuptojmë
Një fjalë që s’e themi dot.
.
Gjashtëdhjetë e gjashtë vite
Shpresa Kapo Çelaj mbush
Në furtunë e shkëlqim drite
Udhëtoi jo si shumë kush.
.
Me grupin tonë të zemrës
10 Shqiponjat e Tërbaçit
Lart ia ngritët vlerat këngës
Këngës labe – vetë ilaçit.
.
Me familjen – mbretëreshë
Si mësuese – prind i dytë,
Me shqipet – labçen hyjneshë
Ta duam si të dy sytë.

MONOGRAFI ME PESHË HISTORIKE PËR UNIVERSITETIN “FEHMI AGANI” NË GJAKOVË- Nga Tahir Bezhani

Aktivitet impresionues i SHI.”Jakova” në Gjakovë

Me 6.mars,2026 në sallën e Rektoratit u shënua 13 vjetori i themelimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, me ç ‘rast u përurua edhe monografia “Themelimi i Universitetit Publik

Gjakovë-Kontribut i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova,” me autor z. Malush Tullumi.
Manifestimi i këtij përvjetori ishte aktivitet i përbashkët i Universitetit “Fehmi Agani” dhe Shoqatës së intelektualeve “Jakova” në Gjakovë. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve, anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, staf akademik e administrativ, student si dhe anëtarë të SHI. ”Jakova”, të cilët me angazhimin e tyre të palodhur ndër vite kanë dhënë kontribut të
jashtëzakonshëm në ngritjen kulturore ,arsimore e intelektuale të qytetit të Gjakovës e jo vetëm.
Prof.Ass.Dr. Drilon Bunjaku, Rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në
Gjakovë.
Në fjalën përshëndetëse, Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, theksoi se kjo ditë përfaqëson një moment të rëndësishëm mbi rrugëtimin e kësaj qendre të dijës ndër vite. Shënimi këtij përvjetori dhe promovimi i monografisë si kontribut i intelektualëve të qytetit të Gjakovës, janë një garant thelbësorë në zhvillimin dhe rrugëtimin e sigurte të zhvillimeve tona intelektuale e shoqërore.
Rektori Bunjaku cilësoi me krenari emrin e Dr. Fehmi Agani, të cilin e bartë ky Universitet, emër i një personaliteti i cili tërë jetën ia kushtoj qështjes kombëtare. Për këtë arsye edhe obligimet tona janë akoma
më të përgjegjshme në arritjen e sukseseve të reja. Rektori një urim të sinqertë ua drejtoi studentëve, stafit akademik dhe administrativ.
Në fjalën e tij, kryetari i SHI. ”Jakova”, z. Ruzhdi Sefa, theksoi rëndësinë e përpjekjeve për themelimin e universitetit të Gjakovës, duke vlerësuar se përurimi i kësaj monografie përbën dehmi dhe rëndësinë e
rolit të intelektualëve të komunitetit dhe zhvillimin arsimor të rajonit.
Z. Malush Tullumi,autori i monografisë
Ndërsa redaktori i monografisë “Themelimi i Universitetit Publik në Gjakovë-Kontribut i Shoqatës se Intelektualëve “Jakova”, paraqet një dokument të rëndësishëm historik e akademik që dëshmon rrugëtimin
institucional dhe qytetar në ndërtimin e këtij institucioni të dijës kombëtare.
Për librin foli edhe recensenti e krijuesi nga Tropoja, z. Lulzim Logu i cili potencoi rëndësinë e monografisë dhe peshën historike që ky Universitet mban në ngritjen e vetëdijes dhe ecurive shoqërore e
njerëzore të trevës së gjithë Malësisë së Gjakovës.
Autori i librit monografik Prof. Malush Tullumi, në fillim të fjalës falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët, institucionet dhe intelektualët që kontribuar në realizimin e kësaj monografie, duke vlerësuar atë si një
dokument historik në themelimin e universitetit e që përbënë një obligim moral dhe akademik për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
Në fund, z. Malushi, shpërndau disa ekzemplarë të monografisë familjarëve e akademikëve të cilët tani më, nuk jetojnë në mesin tonë.Ishte kjo si mirënjohje e kujtim vlerash të akademikëve të ndjerë.
Gjakovë,07.mas,2026

NJË PARALELE E PAMUNDUR… (Mbi hipokrizinë e një dogme të errët)- Esè nga REX KASUMAJ

Mars, 2026
Dy persë të mëdhenj takohen e largohen në kulturën e jetës.
Dhe, anipse i ndajnë shtatë shekuj, janë armiq të zjarrtë mes vete. Në fakt, janë idetë e tyre që as vdekja mëshiruese (njëri, dhjetor, 1273 dhe tjetri, qershor, 1989) nuk i bashkon dot.
I pari ishte madhnori Mevlana Rumi, poet i gjithnjohur sufist.
Dhe i dyti, ndërkaq, Homeini, prijës i brezit të ajatollahëve.
I hershmi kishte adhurimin e Muzës dhe frymës hyjnore, kurse i voni mallkimin e qiellit pse do të hidhte farën e shtypjes dhe tiranisë.
Rumi ishte mjeshtër i fjalës së bukur dhe mendimtar i urtë. Ndërkohë që Ajatollahu i parë pati vetëm predikimin e urrejtjes për ata që ishin jashtë rrezes religjioze të tij.
Mevlana, që nga thellësi e kohëve, thërriste: mbajeni larg Islamin nga politika, që t’mos detyroheni më pas të mbroni botën nga Islami.
Mirëpo, armiku i tij i moteve tona, Homeini, ripohonte poaq këtë ligjërim, veçse me vlerësim të kundërt: Islami ose është politik ose nuk është asgjë!
Rumi parathoshte Ditën tonë, ngaqë ishte pikërisht  Kryemullahu që konfirmonte batërdinë: ndiqte e shpallte katil-fermane për njerëz të lirë: të vegjël e të mëdhenj, të thjeshtë e të ditur.
Diku në Rusi gjenden akoma varrezat e quajtura të dyshimtarëve. Prehen aty, pra, ata që nuk ishin fare kundërshtarë. Aristokratë të mundur apo revanshistë klase. Por mjaftë që kishin guxuar qoftë dhe të dyshonin mbrëmjeve pranë oxhakut vjeshtor në triumfin e Revolucionit bolshevik.
Kurse në Persinë e Homeinëve dyshimtarët do të përfundonin ende më keq. Ndërsa bolshevikët justifikonin krimin duke thënë: i ka vrarë ideja e bukur dhe humane e komunizmit, dyshimtarët e mullokratëve i vriste Zoti vetë.
Sepse, thjeshtë, ata janë vetëshpallur mëkëmbës të tij që prejnë të bardhën e të zezën, të vërtetën e gënjeshtrën dhe jetën e mortin mbi Dhé.
Megjithë dogmën, hipokrizinë, armët a ideologjinë e tyre, sërish nuk mund të arrijnë tek porta e armikut që quhet madhërisht e përvujtshëm Rumi, emër i lartuar në qytetërimin njerëzor.
Asnjë humbje nuk është e fundit, kishte mësuar me deshpërim gjenerali i Markezit.
Ndaj, mullokratët i pret
kurdoqoftë disfata e rezervuar politike: shfronësimi dhe rënia historike e tyre. Është dialektika e gjërave që dikton rrjedhën.
E, mandej, ftillohet beteja e rëndë shpirtërore mes Rumëve e Imamokratëve,
për të dëlirur njeriun pers
nga barishtet e liga dhe, pra, një disfatë përfundimtare.
E ardhmja nuk i përket atyre…
I përket vetëm të pavdekshmëve. E i tillë është Rumi, poeti i mbikohshëm i botës!
R.

Send this to a friend