VOAL

VOAL

ME POEZINË DO TË ECIM PËRPARA – Nga SOKOL DEMAKU

May 25, 2015

Komentet

“Rama në burg!”- Revolta e diasporës mbërrin në Vjenë, shqiptarët në Austri protestë kundër qeverisë, thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Një protestë e fuqishme është organizuar edhe në Austri, në kryeqytetin Vjenë, si pjesë e organizimeve të ngjashme nga diaspora shqiptare në shumë qytete dhe kryeqytete të tjera evropiane.

Shqiptarë të shumtë u mblodhën në kryeqytetin austriak, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, madje edhe arrestimin e tij.

Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete si Londra, Berlini, Mynihu, Milano, Stokholmi, etj, ndërsa revolta vijon në Tiranë prej një jave. BW

“I izoluar dhe i braktisur!” Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e Ramës, Këlliçi ndan pamjet nga protesta në Milano: Sheshet plot tregojnë se legjitimiteti i kryeministrit është zero

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka postuar pamje nga protesta që u zhvilluar sot në Milano.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se mijëra qytetarë të mbledhur në shesh në Tiranë dhe jo vetëm, tregojnë se legjitimiteti I kryeministrit Edi Rama nuk ekziston.

“Fija ku kërkon të mbahet se e paskan votuar me 11 maj të vitit më parë, ka rënë me kohë pasi askush nuk i njeh ato zgjedhje farsë. Janë kontestuar nga të gjithë dhe nga autoritetet më të rëndësishme ndërkombëtare.
Po edhe sikur, mbështetja nuk është e palëvizshme dhe e dhënë një herë e mirë. Sheshet po tregojnë se legjitimiteti i Edi Ramës është sot zero. Kartonat me të cilat mburret dhe kërcënon se ka në Parlament, nuk vlejnë asgjë para popullit që të tregon me gisht e kërkon largimin. Ka vetëm një rrugë që ta bëjë më të lehtë për të gjithë këtë dalje nga kriza. Të japë dorëheqjen, të largohet menjëherë! Të plotësojë sa më parë pikën 1 të kërkesave të protestuesve.

Postimi:
I izoluar dhe i braktisur!
Edi Rama është sot i rrethuar vetëm nga administrata e nëpunësit që urdhërohen dhe nga patronazhistët e Partisë Socialiste.
Përtej kësaj, nuk dallon më asnjë element tjetër që të jetë sot pranë Kryeministrit. Rinia, shoqëria civile, studentët, profesionistët, familjarët, ambjentalistët, gazetarët, artistët dhe siç tregojnë pamjet sot edhe emigrantët në Milano, në Gjermani, Austri a Angli, janë në shumicë absolute në protestë dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës.
Asnjëherë më parë nuk ka ekzistuar një konsensus kaq masiv në shoqëri për largimin e një kryeministri, për shkak të korrupsionit dhe arrogancës. Në të tilla kushte, edhe mediat që kontrollon e nga të cilat merr oksigjen, nuk kanë mundur dot më të injorojnë revoltën e shesheve që po ziejnë kudo, e sidomos në Tiranë.
Eshtë ai vetë që vazhdon t’i rezistojë rrymës së madhe që do ta kthejë përmbys e kjo është çështje kohe, bashkë me një grusht panelistësh, të cilët në fakt përbuzen aq shumë sot sa nuk dihet a e ndihmojnë në të vërtetë shefin e tyre me mbrojtjen televizive, apo e kundërta.
Në të tilla kushte, kur ata që kërkojnë largimin e tij shumëfishohen çdo orë, e ata që duan të qëndrojë rrallohen çdo ditë, këmbëngulja për të vijuar e mbajtur karrigen është e sigurtë që do ta bëjë të duket edhe më i korruptuar edhe më i inkriminuar, por në fund edhe qesharak.
Fija ku kërkon të mbahet se e paskan votuar me 11 maj të vitit më parë, ka rënë me kohë pasi askush nuk i njeh ato zgjedhje farsë. Janë kontestuar nga të gjithë dhe nga autoritetet më të rëndësishme ndërkombëtare.
Po edhe sikur, mbështetja nuk është e palëvizshme dhe e dhënë një herë e mirë. Sheshet po tregojnë se legjitimiteti i Edi Ramës është sot zero.
Kartonat me të cilat mburret dhe kërcënon se ka në Parlament, nuk vlejnë asgjë para popullit që të tregon me gisht e kërkon largimin.
Ka vetëm një rrugë që ta bëjë më të lehtë për të gjithë këtë dalje nga kriza.
Të japë dorëheqjen, të largohet menjëherë!
Të plotësojë sa më parë pikën 1 të kërkesave të protestuesve.

Diaspora ngrihet kundër qeverisë, pamje nga tubimi në Firence, protestuesit: Rama ik, kriminel…

Vala e indinjatës qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë, duke u shndërruar në një lëvizje ndërkombëtare që ka përfshirë diasporën.

Prej gjashtë ditësh, teksa sheshi “Skënderbej” në Tiranë nuk gjen qetësi, jehona e revoltës ka mbërritur në metropolet kryesore të Evropës, Amerikës së Veriut dhe më gjerë.

Qytete si Berlini, Stokholmi, Nju Jorku, Londra dhe Toronto janë bërë vatrat e një qëndrese të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Pamjet e drejtpërdrejta nga Piazza della Signoria në Firence të Italisë, flasin vetë.

Dhjetëra shqiptarë, janë mbledhur në një zë të vetëm. Të shoqëruar nga fëmijë e familjarë, ata këndojnë himnin kombëtar dhe dëgjohen teksa thërrasin njëzëri thirrje si “Rama ik”, “Kriminel” dhe “Shqipëria e shqiptarëve”. Nuk ka ndarje, nuk ka dallime; i vetmi flamur që valëvitet është ai kuqezi.

“Nuk mund të rrinim në shtëpi teksa shihnim bashkëkombësit tanë duke u tërhequr zvarrë vetëm sepse kërkojnë të mbrojnë shtëpitë dhe tokat e tyre,” u shpreh një nga protestueset.

Ajo theksoi se kjo është një revoltë qytetare për të mbrojtur pasuritë natyrore të Shqipërisë nga korrupsioni dhe oligarkia, duke e cilësuar natyrën shqiptare si një “diamant të Evropës” që po shkatërrohet nga interesat personale të pushtetarëve.

Protestës në Firence i janë bashkuar edhe qytetarë italianë e amerikanë, si dhe shoqata të rëndësishme mjedisore si “Legambiente” dhe “Fridays for Future”.

Pas Firences, organizimet kanë vazhduar në Bolonja e Milano, ndërsa një peticion i diasporës po qarkullon masivisht.

Pas Gjermanisë, qindra qytetarë protestojnë sot në Itali kundër projektit të Zvërnecit: Rama ik!

ITALI- Protesta kundër projektit të Zvërnecit po zhvillohet edhe në Itali, pas tubimeve të oragnizuara ditën e djeshme në Berlin dhe Mynih. Me anë të kësaj proteste, ata kërkojnë anulimin e projektit të Zvërnecit, ndërsa njëkohësisht bëjnë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama. Protesta ka nisur filllimisht në Zvërnec, nga një grup qyetarësh, por ngjarja mori përmasa të mëdha dhe reagim të madh qytetar, pasi një protestues u dhunua nga policia private.

Pas arrestimit të autorëvë, protesta u zhvendos në Tiranë, ku për të gjashtën ditë radhazi mijëra qytetarë po protestojë kundër projektit dhe sistemit qeverisës. Tubimi qytetar u zhvendos edhe në qytete të tjera si Durrësi, Korça, Fieri, Kukësi, Elbasani dhe Saranda, ndërsa tashmë ajo po merr përmasa më të mëdha pasi po zhvendoset edhe në diasporë.

Protestuesit kanë zgjedhur që kjo protestë mos të këtë asnjë nuancë poltike apo partiake, pasi në tubimin e tyre dëgjohej thirrja “Rama në burg, Berisha në Burg”.  Me brohorima, qytetarët kanë përsëritur në protestën e djeshme në Tiranë,  pesë kërkesat e tyre: Dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?

Disa ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al

Protesta përhapet në diasporë, të shtunën shqiptarët mblidhen në Frankfurt në ora 18:15

Protesta kundër investimit në Zvërnec po përhapet dhe në diasporë. Ditën e nesërme, e shtunë 6 qershor shqiptarët kanë njoftuar se do të mblidhen në Frankfurt për të kundërshtuar planin për resort në Zvërnec.

 

Tubimi do të zhvillohet në Opernplatz të qytetit gjerman në ora 18:15.

Sipas organizatorëve lejohet vetëm flamuri i Shqipërisë dhe i Kosovës me vete, dhe i asnjë shteti tjetër përfshi këtu edhe flamurin e UÇK-së, pasi mund të merret si provokim. Panorama

“Shqipëria është e shqiptarëve” – Diaspora revoltohet me Qeverinë Rama! Qytetarët në Berlin dalin në shesh, solidarizohen më të rinjtë në Tiranë

Revoltës së qytetarëve në Shqipëri i janë bashkuar edhe qindra emigrantë që jetojnë në Gjermani. Një ditë më parë, ishin të shumtë ata u mblodhën në Berlin kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe qeverisjes së Edi Ramës.


Pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetje për protestuesit në Tiranë, duke theksuar se mbrojtja e natyrës nuk kufizohet vetëm në një vend të caktuar.

Me pankartat “Shqipëria është e shqiptarëve”, “Me trup këtu, me shpirt e zemër në Shqipëri” si dhe flamuj nëpër duar, ata iu bashkuan “zërit” të mijërave që janë ngritur prej gjashtë ditësh në Tiranë.

Protesta në Berlin vjen si pjesë e një vale reagimesh brenda dhe jashtë vendit kundër projektit të debatueshëm në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

@artur.contentalb Protesta ne 05.06.2026 e dha zerin e vet . Per Shqiperine ❤️ Berlin ,Germany #zvernec #albania #albaniaisnotforsale #shqiptaretneperbote #albanien ♬ original sound – KUMANOWA

Protestat për Zvërnecin shtrihen në Evropë, nga Londra në Madrid, Vjenë, Stockholm e Hagë! Ku do të mblidhet diaspora shqiptare

Protesta qytetare kundër ndërtimeve në Zvërnec ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Emigrantët që jetojnë në vende të ndryshme të Europës kanë paralajmëruar protesta dhe tubime sensibilizuese në mbështetje të kauzës për mbrojtjen e zonës së Nartës dhe Zvërnecit.


Pamje të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se protestat do të mbahen në Londër, Madrid, Vjenë, Stockholm dhe Hagë sipas një kalendari të caktuar.

Aktivistët dhe protestuesit janë të shqetësuar për ndikimin që mund të ketë projekti në një prej zonave më të rëndësishme natyrore të vendit. Ndërsa akuzojnë qeverinë se fsheh të vërtetën për Zvërnecin.

Protestuesit kërkojnë transparencë mbi planet e zhvillimit në zonë, ndërsa theksojnë rëndësinë e ruajtjes së ekosistemit të Lagunës së Nartës, e njohur për biodiversitetin dhe praninë e flamingove.

Mobilizimi i diasporës vjen në një kohë kur protestat kundër projektit po vijojnë prej disa ditësh në Tiranë por edhe qytete të tjera të vendit, si në Durrës e Vlorë, sikundër ndodhi një ditë më parë. gsh

WhatsApp-Image-2026-06-04-at-12.08.28

WhatsApp-Image-2026-06-04-at-12.12.50

 

WhatsApp-Image-2026-06-04-at-12.12.50-1

WhatsApp-Image-2026-06-04-at-12.12.50-2

 

WhatsApp-Image-2026-06-04-at-12.12.50-3

Mijëra qytetarë në shesh në Tiranë- Reagimi i shqiptarëve kalon kufijtë. Paralelisht protestë në Berlin dhe Mynih

Teksa Tirana prej tre ditësh oshëtin nga protestat, duket se jehona ka kapërcyer kufijtë duke ‘zgjuar’ shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Në një kohë kur sot do të mbahet në kryeqytet protesta e 4 kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe jo vetëm, shqiptarët në Berlin dhe Munich do të mbajnë paralelisht një protestë.

Siç shihet nga njoftimet, protestë do të mbahet para Ambasadës shqiptare në Berlin në orën 18:30 si dhe në Munich. bw

  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

 

Albin Kurti: Ndarja nga jeta e Hafiz Gagicës është një humbje e madhe dhe lajm i hidhur

Hafiz Gagica do të mbahet mend si bartës i organizimit të mërgatës tonë në Gjermani, si atdhetar e veprimtar i palodhur, që nuk kurseu asgjë për jetësimin dhe forcimin e sistemit të Republikës së Kosovës që ndodhej nën okupim gjatë viteve të ’90-ta. Ai ishte mik i ngushtë i Jusuf Gërvallës, njëri nga aktivistët e hershëm e të zotë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në mërgatë, si dhe bashkëpunëtor i afërt i Sali Çekajt dhe i presidentit Ibrahim Rugova.

Ai u bë zë i Kosovës edhe në lobim dhe në takime të rëndësishme në kohë të vështira. Ndërsa nuk do të harrohet asnjëherë tubimi në Bonn më 1998, për të cilin ai punoi shumë, e ku morën pjesë më shumë se 100 mijë shqiptarë që kërkuan liri për Kosovën.

Nderime për jetën dhe veprën e Hafiz Gagicës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve.

Hafiz Gagica më 5 maj 2026: Udhëtimi im sot nuk është thjesht një kthim, është një ringjallje e brendshme

Udhëtimi im sot nuk është thjesht një kthim, është një ringjallje e brendshme.
Pas një periudhe të gjatë përballjeje me terapi të lodhshme dhe një beteje të heshtur kundër një sëmundjeje që ka rënduar trupin dhe ka sprovuar shpirtin, sot po nisem drejt vendit tim me një ndjenjë që tejkalon fjalët. Përkundër lodhjes dhe peshës së përjetimeve, brenda meje mbetet e paprekur një forcë thelbësore, optimizmi, një dritë e qëndrueshme që refuzon të shuhet.
Kjo ndërprerje e përkohshme e trajtimit nuk është thjesht një pushim fizik; është një rikthim i vetëdijshëm në esencën e jetës. Është mundësia për të ritakuar njerëzit e zemrës, familjarë, miq e dashamirë, prania e të cilëve ka qenë një mbështetje e heshtur, por e pandërprerë gjatë gjithë kësaj kohe. Në përqafimet e tyre, njeriu nuk gjen vetëm ngushëllim, por edhe forcën për ta rindërtuar vetveten.
Në hapësirën kosovare dhe shqiptare, aty ku ndërthuren kujtesa, përkatësia dhe natyra, shpirti gjen një qetësi të rrallë. Ajri i pastër, ritmi i qetë i jetës dhe afërsia me rrënjët krijojnë jo thjesht relaksim, por një ripërtëritje të thellë të brendshme. Pikërisht aty, besimi për të ardhmen nuk është më një ide, por një ndjenjë që merr frymë bashkë me mua.
Dashuria për vendin tim mbetet e pakufishme, një lidhje që nuk zbehet as nga largësia, as nga koha. Malli për të është shndërruar në një forcë shtytëse, në një thirrje të brendshme që më udhëheq përpara, drejt rikthimit jo vetëm fizik, por edhe shpirtëror.
Njëkohësisht, mbetem thellësisht mirënjohës për kujdesin profesional dhe njerëzor që kam marrë në Gjermani. Falë përkushtimit të mjekëve dhe stafit mjekësor, kjo përballje e vështirë ka qenë e përballueshme, dhe shpresa edhe në momentet më të errëta, ka mbetur e gjallë.
Ky udhëtim nuk është një arratisje nga realiteti. Është një qëndrim përballë tij. Është dëshmi se, edhe kur trupi lodhet dhe shpirti sprovohet, njeriu mund të zgjedhë të mos dorëzohet.
Të vazhdojë të besojë….të vazhdojë të jetojë… (faqja në fb)

Donika Gërvalla: Ndahet nga jeta Hafiz Gagica, veprimtar i shquar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

VOAL- Zonja Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre dhe ministre e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, në faqen e saj në fb sapo ka dhënë lajmin e trishtueshëm:
Sot në orët e hershme të mëngjesit, pas një sëmundjeje të rëndë, është ndarë nga jeta, Hafiz Gagica.
Emri dhe veprimtaria e tij mbeten të pandashme nga lufta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Qindra mijëra shqiptarë në Gjermani, në të gjithë mërgatën tonë dhe në Kosovë janë të dëshmitarë të këtij kontributi të rrallë në shërbim të Kosovës në çdo orë dhe çdo ditë të jetës së tij.
Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për Republikën dhe qytetarët e saj brenda dhe jashtë vendit.
Shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij dhe të gjithë miqve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë të Hafizit.

Studiuesi shqiptar Prof. Shkelzen Hasanaj prezanton në Dhomën e Deputetëve të Italisë studimin mbi emigracionin dhe Ballkanin

Në Sallën e Shtypit të Dhomës së Deputetëve në Romë u zhvillua prezantimi i librit The Balkan Route – Albania in Contemporary Migration, me autor Prof. Shkelzen Hasanaj, profesor sociologjie në UNINT dhe studiues i emigracionit bashkëkohor.


Aktiviteti përfaqësoi një moment me rëndësi të veçantë akademike, institucionale dhe simbolike për komunitetin shqiptar në Itali dhe më gjerë. Për herë të parë, një studiues shqiptar prezantoi në Parlamentin Italian një punim akademik kushtuar transformimeve evropiane të migracionit, rolit të Shqipërisë në Ballkan dhe mënyrës se si kufijtë e Evropës po riformësojnë vetë projektin politik dhe moral të Bashkimit Evropian.

Konferenca mblodhi personalitete të botës akademike, politike dhe diplomatike italiane e ndërkombëtare. Aktiviteti u hap nga Alessandro De Nisco, Drejtor i Departamentit të Shkencave Humane dhe Sociale Ndërkombëtare në UNINT, ndërsa debati u moderua nga deputetja italiane Irene Manzi.

Në konferencë ndërhynë Sanja Vlahović, profesoreshë e asociuar në UNINT dhe ish-Ambasadore e Malit të Zi, Giuseppe Pisicchio, ish-deputet italian dhe profesor universitar, si dhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Itali, S.E. Anila Bitri Lani.

Gjatë fjalës së saj, Ambasadorja shqiptare vlerësoi rëndësinë e pranisë së akademikëve shqiptarë në universitetet dhe institucionet evropiane, duke theksuar se Shqipëria sot nuk përfaqësohet vetëm nga historia e emigracionit, por edhe nga profesorë, studiues dhe profesionistë që kontribuojnë në debatin kulturor, akademik dhe politik evropian.

“Sot jemi krenarë për profesorë dhe të rinj shqiptarë si Prof. Shkelzen Hasanaj”, u shpreh Ambasadorja, duke nënvizuar rëndësinë e figurave akademike shqiptare që po afirmohen ndërkombëtarisht dhe që kontribuojnë në ndërtimin e një imazhi të ri të Shqipërisë në Evropë.

Në ndërhyrjet e tyre, folësit e konferencës e trajtuan migracionin si një fenomen kompleks dhe shumëdimensional, që nuk mund të reduktohet vetëm në statistika apo emergjencë sigurie. U diskutua gjerësisht mbi lidhjen midis migracionit, të drejtave të njeriut, politikave të kufijve, sigurisë, transformimeve gjeopolitike dhe rolit të Ballkanit në arkitekturën e re evropiane të menaxhimit të flukseve migratore.

Emigracioni neBallkan Shkelzen Hasanaj

Një pjesë e rëndësishme e debatit iu kushtua transformimit historik të Shqipërisë. Për shumë vite, Shqipëria është perceptuar si një vend nga ku njerëzit largoheshin masivisht drejt Evropës. Sot, sipas analizës së paraqitur në libër, Shqipëria është bërë një hapësirë kyçe e politikave migratore evropiane dhe një territor ku testohen forma të reja të qeverisjes së migracionit.

Në fjalën e tij, Prof. Shkelzen Hasanaj theksoi se Shqipëria nuk duhet parë vetëm përmes historisë së emigrimit, por edhe si një vend që prodhon dije, kërkim shkencor dhe mendim kritik në nivel ndërkombëtar.

“Për shumë vite Shqipëria është paraqitur si një vend nga ku njerëzit largoheshin. Sot ajo është bërë një hapësirë ku trajektoret migratore të Evropës riformësohen”, deklaroi Prof. Shkelzen Hasanaj.

Prof. Shkelzen Hasanaj argumentoi se Shqipëria nuk është më thjesht një vend tranziti, por një hapësirë politike dhe sociale ku Bashkimi Evropian eksperimenton modele të reja të menaxhimit të migracionit. Ai e përkufizoi këtë pozicion me konceptin e “ambiguitetit funksional”, duke shpjeguar se Shqipëria është njëkohësisht partner i Evropës në kontrollin e kufijve dhe një shtet sovran me përvojën e vet historike të emigrimit dhe mikpritjes.

Në diskutim u trajtuan edhe marrëveshjet e eksternalizimit të migracionit, roli i Ballkanit Perëndimor në strategjitë evropiane të kontrollit kufitar dhe tensioni midis sigurisë dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut. Disa prej folësve ngritën shqetësime mbi rrezikun që vendet e Ballkanit të shndërrohen në hapësira të “outsourcing”-ut migrator të Bashkimit Evropian, ndërsa të tjerë theksuan rëndësinë e solidaritetit dhe përgjegjësisë së përbashkët evropiane.

Ish-deputeti dhe profesori universitar Giuseppe Pisicchio solli një reflektim mbi identitetin adriatik dhe mesdhetar të Italisë dhe Ballkanit, duke theksuar lidhjet historike, kulturore dhe njerëzore midis brigjeve të Adriatikut. Ai kujtoi solidaritetin e treguar nga populli italian ndaj emigrantëve shqiptarë në vitet ’90 dhe vlerësoi integrimin e komunitetit shqiptar në shoqërinë italiane.

Në vijim të debatit u trajtua edhe dimensioni njerëzor i migracionit. Prof. Shkelzen Hasanaj solli shembuj konkretë nga kërkimet e tij etnografike në terren, duke përshkruar realitetin e migrantëve që kalojnë përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt Evropës Qendrore. Ai theksoi se ajo që quhet “tranzit” shpesh përkthehet në pritje të gjata, pasiguri, “mikro-permanenca” dhe forma të reja cenueshmërie sociale.

“Pyetja thelbësore nuk është vetëm sa migrantë kalojnë apo nga kalojnë, por çfarë lloj Evrope po ndërtojmë përmes politikave të kufijve dhe eksternalizimit”, u shpreh Prof. Shkelzen Hasanaj gjatë përfundimit të konferencës.

Sipas tij, mënyra se si trajtohen migrantët në kufijtë e Evropës ndihmon për të kuptuar të ardhmen politike, morale dhe demokratike të vetë kontinentit.

Prezantimi i këtij libri në Parlamentin Italian përfaqëson një moment të rëndësishëm për diasporën shqiptare dhe për imazhin e Shqipërisë në Evropë, duke dëshmuar një Shqipëri që sot prezantohet jo vetëm përmes historisë së migrimit, por edhe përmes suksesit akademik, kulturës, kërkimit shkencor dhe kontributit intelektual të qytetarëve të saj. gsh

Emigracioni neBallkan Shkelzen Hasanaj1


Send this to a friend