VOAL

VOAL

Me këtë ritëm, pas Federatës, do kërkojnë edhe ‘rrugën e Elbasanit’ – Nga Alfred Lela

January 25, 2022
blank

Komentet

blank

I ATERRUARI GABIM NË DHÉUN SHQIPTAR… – Nga REX KASUMAJ

Rama i bën luftë dhe urren Sali Berishën, pse qenka non grata i Amerikës.
Por Rama kultivon dashni dhe përqafon Milorad Dodikun, poashtu non grata i Amerikës.
I pari është shqiptar, kurse i dyti serb, i errtë si nata dhe i fshehtë si thika pas krahëve.
Serbi Dodik dhe eprori i tij i Dedinjes Vuçiq, nuk sanksionuan Rusinë dhe i heshtin krimet e Putinit.
Rama, ndërkaq, refuzon gjenocidin serb në Srebrenicë dhe, këtij vegëzimi natyral, vetëvetiu bëhet pjesë konkludente e boshtit të tyre lindor.
Dhe, për çudi, akoma qeveris në Tiranë. Madje, meqë i ka vënë syrin mandatit të katërt legjendar, një Zot e di se ç’ i pret akoma shqiptarët nga i aterruari gabim në Dhéun e tyre.
Kosovën e pakryer, veçanërisht!
blank

‘Do bëj padi’- Kokalari i lë 24 orë kohë medias pranë qeverisë të kërkojë falje për shpifjen

Aktivistja republikane në SHBA Evi Kokalari ka reaguar sërish pas disa publikimeve në media që citojnë atë si burim por që janë përgenjështruar si të pavertateta nga Kokalari.

Në një postim në faqen e saj në facebook pak minuta me parë Kokalri shkruan se “newsbomb.al ke 24 orë që të japësh burimin ose publikisht të kërkosh falje për këtë shpifje, ndryshe nesër do bëj padi”.

“Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Kokalari.

Ndërkohë rikujtojme këtu se aktivistja shqiptare ka kërkuar nga kjo media edhe nje ditë më parë përgenjeshtrimin e lajmit  të rremë që kanë publikuar në lidhje me vizitën në Tiranë të ish sekretarit të shtetit Pempeo.

“S’kam thënë kurrë që jam munduar të organizoj një takim midis Secretary Pompeo dhe Sali Berishës, e jo më të kem ofruar para për diçka të tillë”.

“Ky artikull është bërë me tendencë të deformoj realitetin”, shkruante Kokalari.

Newsbomb.al bën mirë ose të publikoj burimin ku e kam thënë këtë gjë ose ta përgënjeshtroi, ndryshe do konsideroj një padi penale”, deklaronte aktivistja një ditë më parë.

syri.net

blank

Nën hetim Lulzim Basha- Artan Hoxha dëshmon për 4 orë te prokurorët belgë

Gazetari Artan Hoxha është marrë në pyetje nga prokurorët e Belgjikës për çështjen ‘Toyota Yaris’, dosje për të cilën është nën hetim ish-kryetari i PD, Lulzim Basha. 

Vetë gazetari thotë se u pyet për 4 orë për atë që dinte për çështjen.

Ne zyrat qendrore te Policise Gjyqesore Federale te Belgjikes. Me priten mire mor vellezer, gjynah te qahem. Nga zyrat prej xhami te oficereve federale belg, Brukseli kishte nje pamje fantastike…

Kater ore brenda me federalet, per çeshtjen “Toyota Yaris”. Por se ç’u tha dhe se ç’u be aty brenda, as dëgjova gje dhe as mbaj mend gje… po fare, fare.

Kaq kisha…. Edhe keta federalet e Brukselit kisha mangut, se nuk me dalin prokuroret e SPAK-ut, apo prokurorite e rretheve gjyqesore te Shqiperise!!!! Gjithsesi, me duket se me mire do te behet…” – shkroi Hoxha në Facebook.

Kujtojmë që prokurorët belgë morën në pyetje në Tiranë, ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha, për mbi dy orë, në 10 shkurt të këtij viti, në ambientet e SPAK.

Sipas prokurorëve belgë, Lulzim Basha nuk është vetëm dëshmitar i dosjes ‘Toyota Yaris’, por edhe i proceduar penalisht.

Basha akuzohet për dekonspirimin e operacionit policor, pas denoncimit në Kuvend se ishin nisur drejt Shqipërisë 5 milionë të fshehura në automjete.

Dy ditë pas deklaratës së Bashës, makinat Toyota Yaris, me 3.5 milionë euro të fshehura brenda tyre, mbërrijnë në Portin e Durrësit.

Asnjë prej kokave të trafikut nuk ra në pranga.

Hetimet belge janë përqendruar në atë që deklarata e Bashës në foltoren e Kuvendit u bë për interesa të një grupi kriminal, ndërsa një pjesë e parave, prej 1.5 milionë euro, humbën.

syri.net

blank

VIDEO- 5 vjet nga asgjësimi i opozitës, Rama-Basha dyshja e marrëveshjes okulte

​Këtë të martë shënohen 5 vite nga marrëveshja e arritur mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Në 17 maj të vitit 2017 Lulzim Basha hodhi poshtë premtimet e bëra përpara demokratëve se nuk do të lejojnte zhvillimin e zgjedhjeve për sa kohë Edi Rama të ishte kryeministër. Nga takimi kokë më kokë me Edi Ramën dhe deri në dhënien e dorëheqjes, Lulzim Basha e çoi Partinë Demokratike nga humbja në humbje.

SYRI TV

Në 18 shkurt të vitit 2017 Partia Demokratike, e udhëhequr nga Lulzim Basha nisi një protestë në Tiranë, e cila vijoi për rreth tre muaj në çadrën e ngitur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinë së kryeministrisë.

Çdo ditë Lulzim Basha trubentonte me të madhe se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë krijimit të qeverisë teknike

Pak javë më pas, Lulzim Basha do të sulmojë edhe procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve.

Për disa javë situata politikë në Tiranë vijoi të mbetejë e acaruar, por pas propozimeve të faktorit ndërkombëtar dhe aleatëve të tij, Lulzim Basha pasditen e 17 Majit u shfaq në hyrje të godinës së Kryesisë së Kuvendit, ku gjatë një komunikimi për mediat, i kërkoi Edi Ramës që ta priste në një nga zyrat e këtij institucioni.

“Futu brenda, aty kemi punë”, iu drejtua Basha, Ramës.

Pas disa orësh diskutime kokë me kokë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në zyrat e errëta të Kuvendit, të dy u shfaqen para mediave duke konfirmuar arritjen e amrrëveshjes, duke shtrënnguar edhe duart.

Pas kësaj marrëveshje, Basha nuk arriti dot që të siguronte qeverinë teknike dhe ato se çfarë premtoi në çadër për 3 muaj.

Por pas 17 Majit ai votoi pro anëtarëve të Komisionit të Vettingut, gjë të cilën e bëri edhe këtë vit, duke iu zgjatur mandatin edhe me 2 vite të tjera.

Ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare, Partia Demokratike humbi sërish.

Mandatet e fituara në vitin 2017, Lulzim Basha i dogji në shkurt të vitit 2019, duke i ftuar qytetarët në protesta.

Edhe pse qytetarët nuk e braktisën, Lulzim Basha i fali Edi Ramës 61 bashki, duke bojkotuar zgjedhjet vendore, pavarësisht se më herët kishte deklaruar se s’do të ketë zgjedhje pa opozitën.

Përballë Edi Ramës, Lulzim Basha dorëzohet sërish, ku në verën e vitit 2020 e lejon që të heqë koalicionet, gjë e cila e çoi opozitën e bashkuar në një tjetër humbje në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 prill të vitit 2021.

Lulzim Basha premtoi se do ta vijonte betejën, por kësaj radhe duke u rizgjedhur si kryetar i PD-së, dhe duke përçarë opozitën me vendimin individual për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha nga grupi parlamentar.

Sot më 17 Maj të vitit 2022, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së, por Edi Rama disa herë e ka sjellë në vëmendje takimin e 5 viteve më parë.

blank

Në 24 muaj, Rusia ka bombarduar më shumë se 1000 shkolla dhe universitete në Ukrainë

Qeveria e Ukrainës thotë se që nga fillimi i agresionit rus më 24 shkurt. Shumë nga shkollat përdoreshin si qendra të shpërndarjes së ushqimeve dhe strehimore. Mes tyre ishte edhe një shkollë në rajonin Luhansk që u shkatërrua nga një sulm rus më 7 maj. Rusia mohon të ketë vënë në shënjestër shkollat.

Drejtoresha e shkollës nr.21 në Chernihiv, Inna Levchenko, mendoi se po të qëndronte brenda do të ishte e mbrojtur. Por ajo gaboi, sepse shkolla u bombardua.

“Kur arrita të ngrihesha, pashë valën e shkatërrimit”, thotë zonja Levchenko nga një stol parku në kryeqytetin Kiev, ku u kurua për plagët. “Ishte si një skenë filmi. Pastaj u rrëzova dhe gjithçka filloi të shembej”.

Zyrtarët rusë kanë mohuar se kanë vënë në shënjestër infrastrukturën civile. Por zonja Levchenko shtron pyet se si mund të kishte ndodhur sulmi ajror.

 

“Shkruam me gërma të mëdha fjalën fëmijë nëpër dritaret e shkollës”, thotë ajo me fytyrën e plagosur nga sulmi ajror.

Zonja Levchenko dhe nxënësit e strehuar në bodrum i mbijetuan sulmit. Ajo ka thyer këmbën dhe ka lëndime të tjera.

“Kur hodhën bombën, e panë qartë se ishte një shkollë. Kur përdorën raketëhedhës, ishte e mundur që goditën gabimisht. Por bombardimi i shkollës kishte për synim frikësimin, për t’i tmerruar njerëzit”.

Më shumë se 1000 shkolla dhe kolegje janë goditur nga sulmet ruse, thotë qeveria e Ukrainës.

Është e tmerrshme. Është një nga gjërat më të tmerrshme që mund të imagjinoni të ndodhë në një konflikt”, thotë David Bosco, ekspert për krimet e luftës në Universitetin e Indianës në Bloomington.

Organizatat e shtypit “Associated Press” dhe “FRONTLINE” kanë verifikuar në mënyrë të pavarur të paktën 57 shkolla që janë goditur në një mënyrë që tregon për krime të mundshme lufte.

Në fshatin Gorlovka të Donetskut, të kontrolluar nga Rusia, dy mësues u vranë në ditët e fillimit të luftës. Palët fajësojnë njëra-tjetrën.

Goditja e qëllimshme e një shkolle, apo spitali, që nuk përdoret për qëllime ushtarake, do të ishte krim lufte, thotë eksperti i krimeve të luftës David Bosco. Ai thotë se numri i madh i ndërtesave civile të goditura mund të tregojë një shpërfillje kriminale për jetët e civilëve.

“Kjo sugjeron një model veprimi. Është një element shumë i rëndësishëm i një hetimi për krime lufte, veçanërisht gjatë hetimeve ose ndjekjes penale të zyrtarë të lartë ushtarake ose politike”, thotë zoti Bosco lidhur me situatën në Ukrainë.

“Sa më i fuqishëm të jetë ky model, aq më të forta janë provat se egziston një plan, apo politikë për të goditur këto objekte.”

Ndërsa 70 fëmijët, që zonja Levchenko strehoi në bodrumin e shkollës nr. 21 mbijetuan, nëntë persona vdiqën, përfshirë një nxënës 13-vjeçar. Zyrtarët thonë se 28 nga 35 shkollat e Chernihiv-it janë dëmtuar, disa prej të cilave janë kthyer në gërmadha./VOA

blank

Ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan

Ura Peleshac, maj 2022. Foto:Amos Chapple (RFE/RL)

Amos Chapple

Ura Peleshac e Kroacisë, së shpejti, do t’iu mundësojë udhëtarëve të shmangin disa pika të kontrollit kufitar, por jo të gjithë janë të mahnitur me strukturën e saj spektakolare.

Nga pista e papërdorur ende e urës së Peleshacit, Ivo Jerkoviq shikon fshatin bregdetar të Komarnës, ku shërben si kryetar bashkie.

“Kur të hapet ura, ne do të jemi në qendër të një rrethi”, thotë ai, duke treguar nga qytetet turistike të Dubrovnikut dhe Mostarit, e më pas përtej Adriatikut, deri në Gadishullin malor të Peleshacit.

“Mendoj se ky sezon [turistik] do të jetë shumë i mirë. Pas dy vjetësh me [pandeminë] COVID, ne jemi gati”, thotë ai.

blank

Ivo Jerkoviq

Ura prej 2.4 kilometrash, në të cilën qëndron Jerkoviq, pritet të shkarkojë në mënyrë dramatike rrugët tokësore përgjatë bregdetit ballkanik. Ajo pritet të hapet në korrik të këtij viti.

Shoferët në rrugën bregdetare të Kroacisë jugore aktualisht duhet të kalojnë një pikë të kontrollit kufitar në Bosnje e Hercegovinë, përpara se të kthehen sërish në Kroaci – që është territor i Bashkimit Evropian – rreth 9 kilometra më vonë.

Kroacia duhet të pranohet në zonën e lëvizjes së lirë, Shengen, në vitin 2024, dhe kalimi nëpër Bosnje do të ishte një pengesë masive për të.

Një kusht për anëtarësim në Shengen është që udhëtarët dhe automjetet të kontrollohen në hyrje dhe në dalje të territorit Shengen.

Pika shtesë e kontrollit në Neum të Bosnjës do ta rriste ngarkesën në trafik, sidomos gjatë muajve të nxehtë të verës.

Punëtorët kinezë duke punuar në një nga këmbët e urës, maj 2022.

Disa opsione të tjera për kapërcimin e territorit të Bosnjës kanë përfshirë më herët një shërbim tragetesh, një tunel nënujor dhe një korridor “të mbyllur” autostrade përmes Bosnjës.

Punimet në urën e projektuar nga slloveni Marjan Pipenbaher kanë filluar në vitin 2018, pasi Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të mbuluar 85 për qind të kostos, ndërsa Kroacia 15 për qind. Kostoja totale e projektit është 438 milionë dollarë.

Tenderin për ndërtimin e urës me katër korsi e ka fituar korporata kineze Rruga dhe Ura.

Një familje kroate shijon një piknik pranë urës së Peleshacit.

Në Neum të Bosnjës – vendin që do të shkarkohet nga trafiku kur të hapet ura – parashikimet lokale për të ardhmen janë të përziera.

Nikita, një kamerier në restorantin Motel More, nuk është optimist.

“Kjo rrugë është jeta”, thotë ai dhe shton se kur të hapet ura dhe pushuesit do të kalojnë me makinë rreth Neumit, biznesi i tij – i cili kryesisht varet nga turistët që kalojnë andejpari – “do të mbarojë”.

Larg autostradës ka më pak ankth. Në kafenenë City Bar që ndodhet pranë bregdetit të Neumit, pronari Davor shpreson se qasja e lehtë në plazhet e Gadishullit të Peleshacit, do të tërheqë më shumë qytetarë nga Bosnja. Ai përmend edhe një pjesë të një rruge të re që do të hapet, e që do të shkurtojë udhëtimin nga Mostari për në Neum. “Disa njerëz, thjesht, kanë frikë nga ndryshimet”, thotë ai.

Pamje e urës Peleshac.

Në Komarna të Kroacisë, vendasit po përgatiten për një fluks turistësh këtë verë. Fshati piktoresk, me anijet e tij të peshkimit që mbushin Detin Adriatik, do të jetë në pamje të plotë të shoferëve që kalojnë përmes urës.

Qyteti kroat, Komarna, me Urën e Peljesaçit që shihet në sfond.

Ivo Jerkoviq tashmë ka nisur të riemërojë disa biznese në fshat. Restoranti që ai drejton në Komarna – i cili përdorej për të ushqyer punëtorët gjatë dimrit – do të rihapet së shpejti me emrin e ri – Ura – për t’iu referuar pamjes spektakolare nga tarraca e tij.

Përgatitën: Valona Tela, Lendi Susuri

blank

Raporti i CNN: Ukraina u dërgon familjarëve foto të ushtarëve të vdekur rusë, ministria zbulon dy arsyet

Ukrainasit u kanë dërguar imazhe të trupave të vdekur familjeve të ushtarëve rusë, sipas një raporti të CNN, ndërsa në pamje shihen trupat e tyre të hedhur të grumbulluar në një tren.

“Çdo ushtar i vdekur rus që ruhet këtu ka kryer një krim”, tha një person për CNN.

“Ruajtja e trupave të armiqve është në përputhje me rregullat e luftës të përcaktuara nga Konventa e Gjenevës. Pas përfundimit të fazës së luftimit, palët duhet të shkëmbejnë trupat e ushtarëve respektivë që kanë hënë gjatë luftimeve”, tha ai.

Ministria e Transformimit Dixhital të Ukrainës ka përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës për të identifikuar ushtarët rusë të vdekur, sipas raportit, dhe referencat e teknologjisë për të konfirmuar identitetin e tyre duke përdorur mediat sociale. Deri më tani thuhet se janë identifikuar mbi 300 trupa.

“Ne u dërgojmë mesazhe miqve dhe të afërmve të tyre, pasi konfirmojmë identitetin e ushtarëve rusë të vdekur”, deklaron ministria.

Të pyetur nga CNN, se përse dërgojnë foto të kufomave të ushtarëve rusë, ministria tha se kishte dy qëllime; një, t’u tregohej rusëve se këtu po zhvillohet një luftë e vërtetë, të luftohet kundër propagandës ruse, se rusët nuk janë aq të fortë sa tregohen në TV dhe se vërtet po vdesin; dhe dy, dyta është t’u jepet (familjarëve) një mundësi për të marrë kufomat nga Ukraina.

80% e përgjigjeve të familjeve, thotë raporti, janë “ne do të vijmë vetë në Ukrainë dhe do t’ju vrasim. Dhe ju e meritoni atë që po ju ndodh.”

20% tjetër përbëhet nga përgjigjet se ata janë mirënjohës dhe të vetëdijshëm për situatën në Ukrainë dhe se do të donin të vinin dhe të merrnin trupat.

Ministria, në mënyrë alarmante, tha se ata nuk shprehin shqetësim për dërgimin e atyre fotove. bw

blank

“Do hetojnë Berishën për non-grata?”, ironia e Metës: Kush i ka penguar?! Për inceneratorët fajin e ka Saliu, Iliri dhe pellazgët, Rama s’dinte gjë!

Presidenti Ilir Meta teksa u pyet për deklaratat e Ramës, vijoi dhe u ndal edhe te thirrja për hetimin e ish-kryeministrit Berisha.

Sipas tij, Rama të hetojë Metën dhe Berishën, por duhet të japë llogari për 430 milionë eurot e inceneratorëve, që janë zhdukur. Sipas tij ato para kanë shkuar për lobime dhe shkrime jashtë vendit.

“Ne kemi dhe poezinë e pavdekshme të Avzni Nelës. Do e shikoni ju bandën e inceneratorëve se ku do shkojë. A do ju japë zemër ai? Mos pranoni që jeni grup i strukturuar. Mos flisni me drejtësinë? Mos pranoni se na kanë thënë ministrat e tjerë, pasi Ilirin që na denoncoi me fakte, numra llogarie, me gjithçka, para gjithë shqiptarëve, m se në shkurt të vitit të kaluar, 3 muaj para zgjedhjeve, me ato që ka bërë Ilir janë bërë akuzat, atëherë nuk ndërhyjë, se çunat duhet të merrnin votat; në Durrës, Fier, Berat, etj. Të bëhej maxhoranca, pastaj çunat të kenë ça lehtësira, dhe paratë do jenë, paguhen me ato para shkrime jashtë, lobime dhe ajo aferë të quhej; suksesi i madh. Po ato 430 mln euro ku shkuan? Kush do paguaj për to? Do hetojë Saliun ai për Non-grata? Keni ca të dhëna nga Soros, dhe nga agjencia e Edi Ramës. Kush i ka penguar që të hetojnë Saliun? Ilirin, apo Ambrozian, që bën dhe pyetje të pahijshme. Dhe do ia kalojë dhe Zambias për korrupsion. Fajin e ka Iliri, Saliu dhe pellazgët, ky s’di gjë. Po ato 14 vendime që janë bërë në një ditë. E di sa punë duhet për t’u bërë ato? Po tërë ato drejtorë që kanë kundërshtuar. Ky nuk dinte gjë?! Gjërat janë shumë të qarta, në dritën e diellit. bw

blank

‘Teatri u shemb nga Luli-Edi&Co për t’i lënë vendin betonit të korrupsionit’ – Nga Monika Kryemadhi

 

Teatri Kombëtar u shemb në 17 Maj 2020 nga bashkëpunimi Luli-Edi&Co për t’i lënë vendin betonit të korrupsionit qeveritar.

Unë jam e bindur se ai teatër nuk do të ishte shembur kurrë dhe reagimi i qytetarëve të Tiranës, që u shprehën pa ngjyrime politike, do të kishte triumfuar, nëse do të ishin bërë bashkë të gjithë aktorët institucionalë, politikë, publik, civil. Kjo do të kishte krijuar një mburojë të pathyeshme për TK.

Shumë prej këtyre më sipër, e humbën moralin, teksa nga kalorës të betejës fisnike për teatrin kombëtar, u kthyen në lypës shpresues për ndonjë metër katror në kullat e mëdha, apo ndonjë leje ndërtimi në bashkinë Tiranë.

Në këtë ditë, le të shërbejë imazhi i shembjes së Teatrit Kombëtar, për të fiksuar në mendje se oferta e autokracisë Rama është përparësia e korrupsionit dhe interesave klienteliste mbi interesin qytetar.

Dhe, se vendi ka nevojë për institucione publike me integritet, ashtu siç ka nevojë për drejtësi dhe opozitë të vërtetë, në mënyrë që betoni i korrupsionit dhe qytetet e boshatisura të mos jenë e ardhmja jonë e vetme.

blank

SLLOVENËT ME TRADITË NË BLETËRRITJE – Nga ARIF EJUPI

SLLOVENËT ME TRADITË NË BLETËRRITJE – Nga ARIF EJUPI

blank

blank

blank

blank

Foto e ditës: Taulant Balla dhe shpirti i tij trinjak – Alibeaj dhe pak në distancë Agron Gjekmarkaj

Foto e ditës: Taulant Balla dhe shpirti i tij trinjak Enkelejd Alibeaj dhe pak në hije Agron Gjekmarkaj-

blank

blank

Mafia shqiptare është nënkontraktuar nga Ndrangheta për trafikun e kokainës në Itali Nga Alba Kepi

 

 

Një deklaratë e fortë vjen sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Antimafias Italiane Maurizio Vallone.

“Në Liguria, ka deklaruar ai, mafia shqiptare punon për mafian kalabreze Ndrangheta. Mafia shqiptare ka marrë në nënkontraktim nga mafia kalabreze, menaxhimin e trafikut të drogës.”

Deklarata e tij është bërë gjatë vizitës në qytetin e Genovas në prezantimin e eventit mbi 30 vjetarin e DIA, Departamentit të Antimafias Italiane.

“Prej 30 vitesh, rajoni i Ligurias, tha ai, ka hasur praninë e të gjitha mafiave, por investiguesit janë munduar t’i luftojnë infiltrimet e tyre në ekonominë e territorit.”

Duke folur për portin e Genovas, një nga portat më të rëndësishme në kufijtë detarë italianë, Maurizio Vallone u shpreh se “ky port gjatë kohëve të fundit është nën vëzhgimin e veçantë të autoriteteve, fakt që e dëshmon dhe sasia e madhe e lëndëve narkotike të sekuestruara”.

“Aty ku ka më shumë sekuestrime, ka më tepër vëmendje”, tha ai.

Për Drejtorin e Antimafias Italiane, krimi i organizuar, goditet dhe përmes sekuestrimeve që ndihmojnë në dëmtimin e veprimtarisë së organizatave kriminale.

“Mega sekuestrimet në portin e Genovas, nuk dëshmojnë jo vetëm shtimin e tranzitit të lëndëve narkotike, por dhe përmirësimin e aftësive inestigative.”

Në raportin e fundit të Antimafias Italiane, trafiku i drogës mbizotëron në aktivitetin kriminal të rajonit të Ligurias. 60% e operacioneve të kryera gjatë vitit 2021 i përkasin punës së antidrogës territoriale.

“Klanet ndranghetiste të vendosura prej kohësh në territorin ligure kanë shtrirë rrënjë, thuhet në këtë raport, e prej vitesh janë baza logjistike për importimin e kokainës. Që prej viteve ’50 ky rajon u bë një vend joshës për krimin e organizuar si për strukturën ekonomike në lulëzim, ashtu dhe për pozicionin gjeografik strategjik si një udhëkryq lidhës me Versiljën, Costa Azzura, Europa e Italia Veriore si dhe me kontinente të tjera për shkak të porteve të pozicionuar në të.”


Send this to a friend