-Këngë vaji për ikjen e Bilbilit të këngës kaninjote dhe labe Piro Bregaj-
Pse, o Piro Bregu
Më hëngre në besë,
Tek ti, trim i hekurt
Pata shumë shpresë.
Ike, fluturove
Bilbil i Kaninës,
Lart, tek yjet shkove
N’ er’ të trëndelinës.
Ike Piro Bregu
Tek përkundje ëndrrën,
Sikur u hap shtegu
Ma helmoi këngën…
Nertesi Asllani
Të thur vargje shpirti,
Piro kapedani
O Piro Artisti.
Si duket, të deshi
Shumë Nertesiu,
Ike ti për labçen
Drejt tij si veriu.
Nertesi e Piro
Çfarë më bëtë kështu
Keq më ligështuat
Sa të vij tek ju…
Vlorë, e mërkurë, 27 nëntor 2024 –
Teatri “Petro Marko”, Vlorë, 1 Dhjetor 2024