Letërsi
(Ngjashmëri jete të poetit të poezisë shqipe të natyrës dhe dashurisë,Lasgush Poradeci me shkrimtarin dhe studiuesin e letërsisë për fëmijë, Ymer Elshani, i masakruar me familje në masakrën e Paklekut (1999) në Drenicë.
Në botën e letërsisë shqipe, Lasgush Poradeci (1899-1987)mbetët një nga poetët më të mëdhenj të poezisë moderne shqipe,që me të drejtë e kanë radhitur në hapësirën e rrafsheve të poetëve të poezisë evropiane.Në koloninë shqiptare ishte në krah me Asdrenin dhe Mitursh Kuteli,që në ketë kohë ishte më i riu.
Me përkrahjen e Nolit,poeti mori bursën për të studiuar në Fakultetin Filologjisë në degën Romano-Gjermane dhe në vitin 1934 Lasgush Poradeci mori gradën shkencore të kohës:Doktor-Profesor.Në të gjitha studimet lidhur me jetën dhe krijimtarinë e poetit,është vënë në spikamë,emri dhe mbiemri i tij i sajuar nga emri i vërtetë(Lazër Satir Gusho):La+S+Gush =Lasgush e si mbiemër e vuri emrin e vendlindjes së tij(Poradeci).
I dhuroi letërsisë shqipe dhe Shqipërisë,,Vallen e Yjeve,,dhe ,,Yllin e Zemrës,ndërsa në kohën e regjimit komunist ishte përkthyes me normë,që,siç thuhet në kronikat e kohës e lanë të vdiste i deniguar e i poshtruar nga mendjemadhësia e burokracisë së bulevardit të shtetit.
Poeti Lasgush Poradeci,qysh në vlugun e hapava të rinisë,kërkonte që të kalonte në shkollën shqipe,që asokohe ishte hapur në Pogradec.Me të dëgjuar për dashurinë e zjarrtë për gjuhën dhe shkollën shqipe,dhaskali i veshur në të zeza dhe me kryqin në gjoks,e pati detyruar Lasgushin të ulej në gjunjë,përdhe,e i ra disa herë me thupër në kokë.Me këtë veprim dhaskali kishte për qëllim ti frikësonte fëmijët shqiptarë në Pogradec, që të heqin dorë nga shkolla në gjuhën e bukur e të lashtë të shqipes.
Poeti Lasgush Poradeci ishte i brymosur me kulturën dhe gjuhën gjermane,që,përmes dijes së tij ai bëri të flasin shqip poetët e letërsisë evropiane-botërore,si:Hajne,Majakovski,Gëte,Lanaut,Brehti, Hygoi,Myse,Bajroni,Shell,Bernsi,Eminesku.
Në botën e krijimtarisë letrare,të dijes shkencore dhe të mjeshtrit të rrallë të përkthyesit,Lasgush Poradecin,shteti i kohës e pati lutur që,për nevojat e shkollës e të universitetit të përkthejë nga gjuha gjermane librin e gjeometrisë.Për këtë nismë të shtetit,poeti me buzë në gaz u është drejtuar,ashtu siç u ka hije poetëve,pushtetit me fjalët:,,Po,unë nuk e di as tabelën e shumëzimit,e unë të përkthejë librin e gjeometrisë,si është e mundur…?!,,.Poetët dhe fusha e dijes si studiues,përkthejnë letërsi dhe fshehtësitë e gjuhës,është thënë më të drejtë në kritikën e përbotshme letrare.
Po kështu,i pati ndodhur shkrimtarit për fëmijë e të rinj Ymer Elshani(1948-1999)në Drenicë.Në vitin 1981,masat represive antishqiptare dhe për shembjen e arsimit shqip në të gjitha rrafshet deri në tempullin e universitetit në Prishtinë,masat e diferencimit politik serbo-jugosllav,e patën lënë pa punë disa vjet dhe anatemimi i tij në fushën e letërsisë për fëmijë të shkrimtarit Ymer Elshani në Gllogofcin e kohës.
Në përkrahje të udhëheqjes së Ndërmarjes Teknologjike Feronikeli në Gllogofc,shkrimtarin Ymer Elshani e punësojnë si përkthyes në këtë gjigant të tekologjisë e të përpunimit të nikelit i pari i këtij lloji në Kosovë dhe në Ballkan.Ndonëse, fusha e botës profesionale për shkrimtarin ishte letërsia dhe studimet për ketë krah të letërsisë shqipe,ai pati probleme rreth përkthimeve,në rrafshin e teknologjive të lindjes dhe të përendimit,që ishin vënë në përdorim në shkritorën e ferronilelit në Gllogofc.
Në drejtorinë e Feronikelit,shkrimtari Ymer Elshani në ngjashmëri me përkthyesin me normë të Lasgush Poradecit në Tiranë,u tha shkurt e zëshëm:,,Unë po kam problem me përkthimet nga fusha e tekonologjisë në Feronikel,,Kjo punë sipas tij ishte larg fushës së letërsisë që shkrimtari e kishte në dijen dhe opusin e tij si shkrimtar dhe studiues i letërsisë për fëmijë e të rinj në Kosovë.Ky është fati i shkrimtarëve në regjimet totalitare të kohës,ndonëse ata më së miri u bën opozitarët dhe ligjvënësit për pushtetet,thoshte poeti Shell në shkrimet e tij.