Më 2 shkurt 1990 me nismën e Anton Çettës nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit. Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë.
Edhe studentja Nurije Zekaj iu bashkua me gjithë energjitë e saj kësaj nisme kombëtare.
Por aktivizmi i vajzës u pre në mes pasi më 23 prill 1990 UDB-ja organizoi një aksident që i mori jetën aktivistes të re.
Nuhije Zekaj do të mbetet e paharruar në zemrat e popullit të Kosovës dhe shembull i rinisë së saj.