VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 12 janar 1958 lindi gazetarja e shquar Christiane Amanpour

By | January 12, 2019

Komentet

DOLI NGA SHTYPI LIBRI “POETËT MARTIRË VILSON BLLOSHMI DHE GENC LEKA NË SHTYPIN SHQIPTAR” Nga Bedri Blloshmi

Doli nga shtypi libri”POETËT MARTIRË VILSON BLLOSHMI DHE GENC LEKA NË SHTYPIN SHQIPTAR” përgatitur për botim nga vëllai i njërit prej poetëve, Bedri Blloshmi.

Libri ka në përbërjen e tij dy ese të Ismail Kadaresë  si dhe shkrime dhe poezi kushtuar dy poetëve martirë që janë botuar në shtypin shqiptar nga autorë të ndryshëm.

Sponsor i librit është Flamur Hoxha, redaktor Agron Tufa, recenzentë: Sadik Bejko dhe Çerçiz Loloçi

Libri është botuar Klubi i Poezise, Tiranë dhe ka 472 faqe.

Fotografia e Rexhep Shahu

Homazhe në përvjetorin e shkuarjes nga kjo jetë e intelektualit të madh shqiptar AVDYL SULAJ – Nga Muhamet Rogova

 

AVDYL  SULAJ

Laryshi fjalësh nga goja e popullit

( Fjalë të urta – Urime – Mallkime – Betime – Lutje – Ngushllime –        fjalë të rrella – Frazeologjizma )

 

Avdyl  Sulaj ishte një intelektual  që me punën dhe angazhimin e tij na ka lënë si trashëgim vepra të shumta  në fusha të ndryshme   si në letërsi,  artë, gjuhësi,  etnologji dhe në shumë fusha të ndryshme të dijes. Mund të themi se ishte një intelektual  që posedonte një kulturë të gjerë dhe ishte njohës shumë i mirë  i historisë,  kulturës dhe shpirtit të pullit  tonë, të cilat me punën, përkushtimin dhe angazhimin e tëj  të pandërprerë  na i ka lënë si trashëgim  të shkruara në veprat e shumta   prej tij  që sot e kujtojmë me respekt  për punën e tij të madhe që ka bërë dhe për veprat e shumta që na ka lënë si trashëgim e që mund t’iu shërbejnë studiuesve të ndryshëm   për thellimin e studimeve të tyre  në fusha të ndryshme të dijes, si në aspektin gjuhësor, psikologjik, sociolegjik  juridik, historik. Folkloristik  etj.

Kur mora në shqyrtim  librin e tij “Laryshi  fjalësh nga goja e popullit”  që është një studim mjaftë i thelluar, jo vetëm gjuhësor, por edhe etnologjik , pashë se sa punë të madhe  është deshtë të bënte  për të na mbledhur dhe sistemuar të gjithë atë material gjuhësor, jo vetëm nga literatura, por edhe nga goja e popullit dhe përmes kësaj vepre përpiqet të na tregojë  se sa e pasur është gjuha shqipe  dhe sa shumë shprehje gjuhësore  janë të krijuara nga populli jonë, shprehje që nuk paraqesin vetëm kuptimin semantik të tyre, por edhe psikologjinë e thellë të popullit tonë  që i ka krijuar këto fjalë dhe shprehje gjuhësore përmes shekujve , pra që nga periudhat më të hershme e deri në ditët e sotme  që vazhdojnë të jenë në përdorim  prej popullit tonë,

Duke e lexuar këtë libër  kuptohet se kemi të bëjmë me një intelektual që ka një përgatitje të lartë profesionale dhe e njeh materjen gjuhësore, etnopsikologjinë dhe kulturën e lartë të asaj pjese të popullit nga të cilët e ka mbledhur këtë materjal kaq të gjerë të cilin e ka pasqyruar në këtë libër. Si shprehet autori në parathënjen e këtij libri;Duke e mbledhur, sistemuar dhe kategorizuar  gjithë këtë materialë gjuhësor , dhe duke parë vlerat e larta të këtyre fjalëve,  kishte depërtuar në embrionin  kuptimor të  fjalëve dhe të shprehjeve gjuhësore  dhe se sa ishte i thelluar dhe i magjepsur prej begatisë  së këtyre shprejhjeve gjuhësore , mund ta kuptojmë nga mendimi i tij që e shpreh në paratënjen e këtij libri  ku ndër të tjera thotë;  “Fjala ka alkiminë e saj. Ka peshën, ka ngjyrë e shije, ka forcë shëndërruese, çudibërëse, misterioze dhe magjike.”  Ai ka plotësisht të drejtë. Fjala në gojën e popullit është e gjallë që e bën jetën bashkë me popullin që e flet ate. Prandaj autori, këto veti të gjuhës i ka parë, i ka prekur  dhe i ka ndierë. Fjala herë ka kuptimin e saj primar për të emërtuar një send, një ide apo një fenomen, herë merr kuptime dytësore dhe shëndërrohet në metaforë duke shprehur ndienja dhe emocione nga më të ndryshmet. Nëse fjalët në kuptimin e tyre parësorë paraqiten të lëvizshme, të lakueshme duke iu shtruar rregullave gramatikore, lakohen apo zgjedhohen, por kur të njëjtat fjalë përdoren në shprehjen e urimeve, mallkimeve, betimeve, ngushllimeve apo edhe frazeologjizmave, fjalët e humbin aftësinë e lakimit e zgjedhimit, janë të ngurosura dhe marrin kuptime të tjera dytësore  e metaforik.

Se sa mund e drejrsë i ka kushtuar  autorit ky libër që ka një vlerë të  veçantë, tregon vëllimi i punës së tij që ia ka kushtuar këtij materiali të mbledhur në teren nga goja e popullit por edhe nga librat e autorëve të ndryshëm të kësaj ane të arealit tonë gjuhësor. Në bazë të një statistike të nxierrë nga ky libër, del se autori ka bërë një punë mjaftë të madhe e të kujdesshme në grupimin, kategorizimin dhe sistemimin e këtyre shprehjeve gjuhësore që janë krijuar jo për një kohë të shkurtër, por shekuj e shekuj deri sa na kanë ardhur në ditët tona në këtë formë shprehëse që na i sjell autori.

Në këtë libër janë të regjistruara 1371 proverba përmes të cilave paraqitet urtësia dhe përvoja jetësore e popullit e të cilat tani na vijnë si këshilla për brezin tonë që të jemi më të kujdesshëm, më vigjilent, ta duam punën, diturinë, ta duam atëdheun dhe lirinë. Të bëhemi më të virtytshëm dhe më të suksesshëm në jetë. Janë të shenuara 20 shprehje proverbiale që shpesh përdoren në popull në formë këshillash. Po ashtu në këtë  libër autori i ka mbledhur dhe shenuar 868 urime, bekime dhe përshëndetje  që paraqesin begatinë e madhe shpirtërore të popullit tonë,  Janë të regjistruara edhe 732 nëmë e mallkime që paraqesin mllefin e madh shpirtëror  të popullit të varfër e të vuajtur për të gjithë ata që ishin bërë shkaktarë për vuajtjet e tyre dhe që vetëm prej tyre mund ta kuptojmë se sa shumë ka vuajtur ky popull gjatë shekujve nga faktorë nga më të ndryshëm. I hasim të regjistruara edhe 207 be dhe betimi për të treguar besnikërinë e tyre të thëna me plotë pasion  dhe me ndjenja të fuqishme shpirtërore përmes të cilave përpiqen të tregojnë vërtetësinë  e ndonjë veprimi  apo edhe për ta shfajsuar veten nga  ndonjë shpifje apo intrigë e thurrur  me qëllime të caktuara  dhe për ta shpërlarë veten nga  pesha e ndonjë faji me të cilin përpiqen që ta ngarkojnë   apo edhe nga ndonjë përgjegjësi  që nuk kishte bazë rreale  me të cilën përpiqen që ta ngarkojnë të tjerët.Autori i mbledh dhe i regjistron edhe   122 lutje duke iu drejtuar njerëzve apo edhe Perendive, qëllimi i të cilave ishte  për t’iu lehtësuar jetën dhe vuajtjet e tyre nga shkaktarë të ndryshëm 47 shprehje ngushlluese, 374 fjalë të rrella si dhe 284 shprehje frazeologjike.  Nga të gjitha këto, del se autori me një durim të lakmueshëm  në këtë libër i ka regjistruar 4.625 njësi sintaksore dhe gjuhësore që paraqesin një punë mjaftë të vëllimshme.

Me këtë punë autori dëshmon aftësinë e tij intelektuale duke kryer një mision shumë të rëndësishëm gjuhësor e kombëtar për të treguar  begatinë e madhe shpirtërore të popullit tonë, përmes të cilave trergon se sa e thellë dhe  e  lashtë  është gjuha dhe kultura e këtij populli dhe sa e gjallë është kjo gjuhë  që është krijuar, rritur e begatuar gjatë shekujve  kultura gjuhësore e popullit tonë  e që ka vazhduar të  gjallërohet e të begatohet  që nga periudhat e lashta të antikitetit e deri në ditët e sotme.  Por ky studim gjuhësor mundt t’iu shërbej dhe lehtësoi  punën e studiuesve të  ndryshëm  në studimet gjithëpërfshirëse të tyre rreth këtyre temave që janë përfshirë  në këtë  përmbledhje të etnokulturës shqiptare me interes të vaçantë.

Për të treguar se sa  e thellë dhe e begatshme  është gjuha dhe etnopsikologjia e popullit tonë që i ka krijuar dhe përdorur të gjitha kjëto shprehje gjuhësore , mund të shërbehemi edhe me një shembull konkret;

Gjatë viteve tetëdhjeta të shekullit të kaluar, kishte ardhur për të marrë pjesë në konferencën e studimeve albanologjike  që organizohej nga Fakulteti Filozofik i Prishtinës  “Java e kulturës shqiptare” një studiuese ruse, Desnickaja.  Profesorët e Prishtinës i kishin rekomanduar që ta përgatiste një temë rreth përshëndetjeve  shqiptare. Ajo në fillim mbeti e habitur se si mund të përgatitej një temë e tillë ku shumë-shumë mund të mblidheshin dhjetë apo njëzet  shprehje gjugësore  që paraqesin përshëndetje. Por profesori nga Prishtina i kishte thënë; Mos u brengosni për këtë, ne do t’iu japim materialin dhe Ju në bazë të atij materiali mund ta përgatisni temën.  Kur studiuesja ruse e mori materialin  e mbledhur  nga folkloristët tanë  dhe i hyri studimit, kishte mbetur e befasuar  se  si i kishte hasur disa qindra  fjalë e shprehje frazeologjike  që shprehnin përshëndetjet  gjuhësore të këtij populli.  Kur kishte dalur në foltore për ta lexuar kumtesën e saj të përgatitur nga ky material, ishte shprehur;  Unë kam ardhur për të marrë pjesë në këtë konferencë  për kulturën dhe gjuhën shqipe  si përfaqësuese e një populli të madh, Por përkulem me respekt  para këtij populli të vogël por me një kulturë dhe begati shumë të madhe  gjuhësore e sidomos  për materialin  që kam marrë në shqyrtim  lidhur me fjalët dhe shprehjet gjuhësore  me të cilat  shprehen përshëndetjet  e këtij populli  e që deri tani  gjatë studimeve të mia,  në asnjë gjuhë,  këtë numër kaq të madh  të fjalëve dhe të shprehjeve gjuhësore  që  populli shqiptar i përdor  për përshëndetje, nuk i kam hasur”

Kjo tregon se sa e bagatshme është gjuha shqipe  dhe sa e veçantë nga gjuhët e tjera është etnopsikologjia  e popullit tonë  në krijimin dhe përdorimin  e të gjithë këtij  arsenali gjuhësor  që posedon  populli ynë  gjatë komunikimit të tij të përditshëm

Megjithate, autori përmes këtij libri ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në mbledhjen, sistemimin dhe seleksionimin e të gjithë kësaj begatie shpirtërore të popullit tonë si dhe duke e paraqitur aftësinë e madhe shprehëse të gjuhës tonë që konsiderohet ndër gjuhët më të lashta të Evropës dhe që kjo begati e arsyeton këtë mendim.

Do t’i mbetemi përherë mirënjohës  autorit Avdyl Sulaj  për punën e madhe që ka bërë  dhe për të gjithë këtë trashëgimi studimore  për  kulturën  dhe  gjuhën shqipe.  Po ta vështrojmë në vëllim  të punës, jo vetëm në këtë vepër , por edhe në veprat e tjera gjuhësore, sidomos “Shkrime dhe hulumtime gjuhësorer” të botuar më 2012, të len përshtypjen se gjithë ky material gjuhësor  do të jetë mbledhur nga një ekip studiuesish, e jo nga një dtudiues i vetëm siç ishte Avdyl Sualj  që investoi një punë dhe energji shumë të madhe  në realizimin e këtyre veprave që na ka lënë si trashëgim.

 

 

 

Shkurt   2019                                                                      Muhamet Rogova.

Gjakovë

 

SHQETËSIM I PROFESORIT ISLAM ALIKAJ: “Mbroni matematikën e gjimnazit” – Nga Kadri Tarelli

E kam njohur Profesorin që në vitet e gjimnazit në “16 Shtatori” të Durrësit, unë në vit të parë dhe ai maturant. Më pëlqen ta quaj profesor, si të gjithë bashkëqytetarët durrsak, që e kanë pagëzuar kështu. Emër që i le në hije dekorimet dhe titujt, që tani jepen me lopatë dhe që, më së shumti mbeten varur në kornizë, për të zbukuruar dhomë apo korridorin e shtëpisë.
Jeta i shpërndan njerëzit. Më pas ai mësues me emër në gjimnazet e Krujës dhe të Durrësit, dhe në UT (filiali i Durrësit), ndërsa unë mësues në fshatrat e Kavajas dhe të Lushnjës. U njohëm më mirë, kur udhëtonim së bashku në këmbë ose biçikletë, për në shkollat e zonës së Katundit të ri, (Komunë e Durrësit), unë mësues historie ndërsa Islami mësues matematike. Ishte koha kur në shtëpinë e fshatarëve, gjeje veç mikpritje dhe raki. Sot qeshim kur kujtojmë, se si, mes bujarisë së tyre mësuam të pimë dhe të gremë dolli. Ishte një jetë plot vështirësi dhe sakrifica, por që përballohej me forcën dhe energjinë e moshës rinore.
Kam përshtypjen, se mësues të mirë dhe të përkushtuar, ka me qindra dhe mijëra, por intelektualë të vërtetë janë ata, që bëjnë më shumë se detyra e punës së përditshme, për të thënë më shumë dhe për të parë më larg se kolegët. Islami ishte, është dhe do të mbetet një ndër më të mirët në fushën studimore dhe përgjithësuese për matematikën, duke hartua e botuar me dhjetëra libra për Arsimin e Mesëm dhe Universitetin. Sepse puna kërkimore shkencore, sidomos matematika, është e ftohtë në pamje, sepse do talent dhe durim, pasi është e vështirë, si në mendim e mundim, vullnet, përqendrim dhe shpenzim kohe pa kufi. Është e vështirë të dashurohesh dhe të ngjitesh në kështjellën e mbretëreshës së shkencave, por më e vështirë të rrish pranë saj.


Unë jam diplomuar për histori-gjeografi, por më shumë kam shkruar për matematikën dhe matematikanët, duke ngritur edhe problemin e “plakjes” së matematikës nëpër shkollat tona. I pari në listën e “stekave të vjetra” në Durrës, më dilte Islami, të cilit i kushtova disa shkrime: 1. Gazeta “Mësuesi”. 05. 12. 2007. “Pse u mplak matematika?”. 2. “Durrësi Bulevard”. 23. 12. 2005. Shkrimi: “Islam Alikaj. “Mësuesi që nuk e pranon pensionin”. 3. “Bulevard”. 08. 07. 2006. “Islam Alikaj. “Gabim testi i matematikës për provimin e maturës”.
Pas Universitetit dhe studimeve pas universitare, ai ka botuar shumë shkrime dhe libra për matematikën, përfshi edhe astronominë. Lista është goxha e gjatë. Mes tyre është dhe një studim kushtuar astronomisë dhe ndikimi i saj në ekonomi. Bëhet fjalë për ndikimin e cikleve të hënës në rritjen e midhjeve. Ishte një punim shkencor që tërhoqi vëmendjen e specialistëve të peshkimit dhe ekonomisë. Vetë ai, shpesh e kujton me dhimbje dhe krenari atë ngjarje të viteve të rinisë.
Nuk mund të le pa përmendur edhe përfshirjen e Islamit në jetën politike e shoqërore të kohës, si një ndjesi intelektuali, për të marrë pjesë në lëvizjen demokratike, për përmbysjen e diktaturës. Ishte ai, që theu frikën, duke qenë në ballë të mitingut të parë në Durrës, që u organizua pranë stadiumit të qytetit. Janë disa shkrime kushtuar këtyre ngjarjeve madhore për historinë e Durrësit dhe më gjerë, të cilat u publikuan në shtyp: 1. Gazeta “Durrësi Bulevard”. 06. 01. 2006. Ribotim i zgjeruar. 12. 01. 2016. “15 vjetori i mitingut në Durrës”, dhe 25-vjetori i mitingut të madh të PD në Durrës”. Më pas edhe një shkrim tjetër: Gazeta “Bulevard”. 05. 10. 2006. “Islam Alikaj. Kandidat për Bashkinë e Durrësit”.
Është meritë e Islamit, që e kuptoi shpejt, se politika nuk i do dhe nuk i pranon njerëzit e ndershëm, ndaj u tërhoq dhe u rikthye tek dashuria e vjetër, te matematika, ku punon pa u lodhur edhe në ditët e sotme, si konsulent për gjimnazistët dhe studentët. Lidhur më këtë dua të theksoj dy momente, që mendoj se janë të rëndësishme për kohën dhe arsimin shqiptar:
Së pari: krahasimin e matematikës që jepet nëpër shkollat shqiptare, me si motrat gjermane, italiane, amerikane, franceze dhe ruse, të cilat i studion në origjinal, pasi i zotëron mirë këto gjuhë, në të folur dhe të shkruar. Besoj se është shpirti idealist dhe qëndrim i tij atdhetar, që të thotë me zë të lartë, se matematika shqiptare, nuk qëndron më poshtë, por e barabartë me të tjerat, që zhvillohen ne shkollat e përparuara të botës. Besoj se këtu ka vend të citoj librin “Matematika. Për mësuesit dhe nxënësit e gjimnazeve në Itali dhe Shqipëri, që është mirëpritur nga profesionistët e matematikës.
Së dyti: Ai si mësues i vjetër dhe njohës i mirë i programeve mësimore që zhvillohen nëpër shkollat tona të mesme, nuk mund të heshtë, kur shikon se gjerat nuk ecin siç duhen. Ndaj ka ndërmarrë një studim kritik lidhur me programet mësimore të matematikës që zhvillohen sot nëpër gjimnazet tona. Është një zë kritik, ndaj atyre që pa u thelluar shkencërisht, me mendimin se po sjellin metoda bashkëkohore, kopjuan programe nga vende të tjera “të mëdha”, me gjasa si më të përparuara, kur në fakt janë programe për shkollat e mesme profesionale. Çdo mësues, veçanërisht i matematikës, në çast do të bëjë pyetjen: Cili student, që merr guximin të ndjekë degën e matematikës, ekonomisë apo inxhinierisë, do ta përballojë ngarkesën e Universitetit, pa bërë me dhjetëra orë konsultime? Si të thuash një shkollë të dytë, që përkthehet në kohë dhe para.
Më duhet të përmend, se janë disa kronika televizive, ku Islami i ka shtjelluar gjerësisht këto probleme, duke ngritur zërin si mësues dhe specialist i njohur, pasi i shërben forcimit dhe përparimit të arsimit dhe shkollës shqipe. Duke parë këtë punë voluminoze disa vjeçare, mendja rreh lart: Vallë ç’bëjnë misionarët shërbestarë të zotit, më shumë se mësuesit tanë të përkushtuar, që i shërbejnë misionit të dijes? Vetë Islami është një “Misionar në udhën e dijës”, sepse e nisi dhe po e grisi jetën si mësues dhe po vazhdon të mos e përfillë moshën, lodhjen dhe mundimin.
Nuk po them diçka të re, por duke e njohur mirë natyrën e tij këmbëngulëse, besoj se “Profesori” e ka vetë në mendje, ndërkaq unë vetëm sa po e kujtoj, se duhet një studim i plotë i veprës së tij, nga një profesionist matematike. Librat e botuar, janë pasuri e vyer, që mund dhe duhet t’u shërbejë nxënësve dhe studentëve tanë.
Pa e tepruar, mendoj se ai ka një jetë interesante, të ngarkuar me punë dhe me shumë të papritura. Kështu, kur të jetë i ngeshëm të mbledhë e të shkruajë kujtimet, që do të shërbejnë në të ardhmen, si bazë për të hartuar monografi. Të gjitha shkrimet e shumta, të tijat dhe të të tjerëve, të hedhura në shtypin e kohës, janë si kokrrat e grurit të shpërndara nëpër ara. Ato shkojnë kot, po nuk u mblodhën në një libër, që unë e quaj “Arka e kujtesës”.
Në këtë takim mbresëlënës, u ngritën dolli urimi, nga familjarët dhe miqtë. Mes tyre edhe shokët e hershëm të gjimnazit, Lefter Muzina, Valentina Kondakçiu, Veibe Basha, Luli Veliu, Marika Duri, Diko Mustafaraj, bashkë me ata edhe unë që fola dhe po shkruaj këto radhë.
Urime miku ynë, në 80-vjetorin tënd! Duke kërkuar, që kështu mes familjarëve, miqve dhe shokëve, të festosh edhe 100-vjetorin, me shëndet të plotë dhe mendje të kthjellët, duke shtuar në listën e librave, botime me vlerë, për t’i shërbyer matematikës dhe shkollës shqiptare.

Kadri Tarelli
Durrës, më: 10, të fillim pranverës, 2019.

Shënim: E gjithë veprimtaria u filmua nga gazetari telekronist, Pjetër Sinani.

 

Më 12 mars 1991 u nda nga jeta përkthyesi i shquar Henrik Lacaj

Henrik Lacaj (Shkodër, 11 shkurt 1909 – Tiranë, 12 mars 1991) ka qenë shkrimtar, përkthyes i klasikëve, leksikograf dhe pedagog shqiptar.

Biografia

Lindi në Shkodër shkollohet në Kolegjin Saverian të Jezuitëve dhe më tej studimet e larta i vazhdon në Universitetin e Padovës. Studimet e larta nuk mundi t’i përfundojë, kthehet në atdhe.

Në shtator të 1939 qe redaktor i gazetës “Rinija Fashiste” në Shkodër.[1] Më 1940, së bashku me Pashko Gecin qe ngarkuar si përfaqësues nga ministria e Arsimit për të kryesuar provimet e maturës së liceut Illyricum në Shkodër.[2] Më 1942 caktohet drejtor i arsimit të mesëm në Ministrinë e Arsimit.[3]

BIBLIOGRAFIA

 

Vepra origjinale

Fjalori Latinisht-Shqip (mbi 20 000 fjalë, në bashkëpunim me Filip Fishtën)

Monografi për Pjetër Budin

Monografi për Dom Ndoc Nikajn

Studim per jetën dhe veprën e Luigj Gurakuqit

Studim për jetën dhe veprën e Hilë Mosit

Moisi Golemi i Dibrës (dramë)

Ora e Shqipinisë

Artikuj në revista të ndryshme

Sonet për pavarësinë

Skënderbeu në letërsinë italiane (studim)

Historia e mësimit dhe shqiptimit të latinishtes në Shqipëri (Shkruar italisht dhe botuar në revistën Das Altertum, Berlini Lindor)

Esé për Aleksandër Pushikinin

 

Përkthime

Eneida (Virgjil, përkthyer me Engjell Sedajn, me parathënie nga Muzafer Xhaxhiu

Aminta (Torkuato Taso, me parathënie nga Dalan Shapllo)

Antologji e lirikës antike greke

Zogjtë – Aristofani

Ushtari mburravec (Plautus)

Bukoliket (Virgjili)

Rrethimi i Shkodrës (Marin Barleti)

Ekloget III

Elegji (Tristium)

Epigramet (Katuli)

Epigramet (Marciali)

Fragmente nga Dante Alighieri

Jeruzalemi i çliruar dhe Jeruzalemi i pushtuar (Torkuato Taso)

Historia e jetës dhe veprës së Skënderbeut (Marin Barleti, bashkëpërkthyer me Stefan Priftin)

Metamorfozat (Ovidi)

Mbreti Edip (Sofokliu)

Bretoksat (Aristofani)

Trëndafila dhe gjëmba (Pashko Vasa)

Vepra të tjera nga Aristofani, Katuli, Homeri, Horaci, Marciali, Virgjili, Properci e tjerë.

Më 12 mars 1915 lindi Mahir Domi, akademik i shquar shqiptar

Mahir Domi (Elbasan, 12 mars 1915 – 19 tetor 2000) ishte filolog, pedagog dhe akademik i shquar shqiptar.

Jeta

Lindi në qytetin e Elbasanit, i biri i Sulejman Domit[1].

Studimet e mesme i nisi në Normalen e Elbasanit dhe i vazhdoi e përfundoi në Liceun Kombëtar të Korçës më 1937. Ndoqi studimet e larta për filologji klasike dhe u diplomua në Universitetin e Grënoblës në Francë më 1941. Po atë vit filloi punën si mësues e më pas si drejtor në Normalen të Elbasanit[2].

Pjesëmarrës i lëvizjes nacionaloçlirimtare në Shqipëri. Për këto ide ai u internua nga pushtuesit fashistë në Porto Romano. Pas mbarimit të luftës ai e nisi udhën e tij të gjatë në shërbim të arsimit e të shkencës plot pasion e dashuri për t’i shërbyer atdheut e popullit të vet me tërë forcën e shpirtit e fuqitë e mendjes. Prof. M. Domi ka dhënë një kontribut të shquar në fushë të arsimit si drejtor i Shkollës Normale të Elbasanit dhe si drejtues e pedagog në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Ai punoi me përkushtim e dha ndihmesën e tij të çmuar si mësues e pedagog në hartimin e planeve dhe të programeve të reja të shkollës sonë si edhe me librat e gjuhës dhe të letërsisë që hartoi për nevoja të niveleve të ndryshme parauniversitare e universitare të shkollës. Veç punës së tij të gjerë në fushën e mësuesisë, prof. M. Domi dha një kontribut të shquar në shumë fusha të dijes albanologjike në të gjitha shkencat filologjike e letrare shqiptare, në radhë të parë në fushë të studimeve gjuhësore, duke u bërë një nga gjuhëtarët më të shquar me një njohje të gjerë brenda dhe jashtë vendit. Kontributi i tij veçanërisht në fushën e studimeve gjuhësore është i jashtëzakonshëm jo vetëm se ai organizoi, nxiti e drejtoi veprimtaritë krijuese shkencore në shumë degë të gjuhësisë, por edhe sepse ai vetë, bashkë me gjuhëtarë të shquar si A. Xhuvani, K. Cipo, E. Çabej, S. Riza, A. Kostallari, Sh. Demiraj, S. Floqi e të mjaft kolegëve të tjerë më të rinj, të cilët më parë i pati studentë e më vonë bashkëpunëtorë, e ngritën gjuhësinë shqiptare në nivele bashkëkohore. Ai u dallua me punimet e tij në fushën e sintaksës, të historisë së gjuhës shqipe e të marrëdhënieve të saj me gjuhë të tjera të Ballkanit, në fushën e gjuhës letrare e të kulturës së gjuhës, në leksikografi e në terminologji, në histori të gjuhësisë shqiptare e të mendimit shqiptar etj. Ai qe nismëtar i organizimit dhe i drejtimit të studimeve dialektologjike në Shqipëri, duke krijuar e ndihmuar një grup dialektologësh, i cili arriti të mbulojë me studime e përshkrime dialektore thuajse të gjitha të folmet e shqipes, të cilat u kurorëzuan me hartimin e “Atlasit dialektologjik të shqipes”. Në të gjitha këto fusha duket shkencëtari me horizont të gjerë, gjuhëtari që njeh me themel gjuhën shqipe dhe dialektet e saj dhe që përpiqet të hapë gjithnjë shtigje të reja e të orientojë studiuesit e rinj drejt tyre, kërkuesi i palodhur e vëzhguesi i mprehtë. Studimet e tij janë shquar gjithnjë për analiza e sinteza dhe kanë shërbyer edhe si shtysa për studime më të thelluara. Me punën e tij të shumanshme, prof. M. Domi ka dhënë një ndihmesë themelore për krijimin, organizimin dhe drejtimin e veprimtarisë arsimore e shkencore në fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, në Institutin e Shkencave, në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë dhe në Akademinë e Shkencave. Me ndihmën e tij të kualifikuar e të pakursyer shkencore janë formuar një serë punonjësish të rinj, të cilët u frymëzuan prej tij me dashurinë e përkushtimin për punën shkencore. Mund të thuhet me plot të drejtë që nxënësit e tij janë dhe vepra e tij shkencore po aq e gjerë dhe e shumanshme sa ç’është prodhimi i tij shkencor. Veprimtaria shkencore e shumanshme e ka bërë të njohur prof. M. Domin edhe në Kosovë e vise të tjera shqiptare si dhe jashtë kufijve. Ai nderohet e vlerësohet nga studiues të ballkanologjisë e të indoevropianishtes. Në shumë kongrese e konferenca ndërkombëtare e kombëtare ku ka marrë pjesë ka thënë fjalën e tij me peshë për problemet e shqipes, duke e përfaqësuar denjësisht shkencën shqiptare. Krahas veprës së tij të gjerë shkencore, ai ka lënë kujtimin e një shkencëtari të palodhur erudit, me horizont të gjerë, të njeriut të ndershëm e fisnik, i cili një pjesë të jetës së tij, me dashamirësinë dhe zemërgjerësinë që e karakterizonte, ia kushtoi përgatitjes së brezit të ri. Profesori u shua më 19 tetor të vitit 2000.

Burime

  1. ^ Dervishi K., Historia e floririt të Sulë Domit në Elbasan, voal.ch, 23 maj 2016.
  2. ^ “Akademik Mahir Domi”. Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

VATRA, FAMILJA DHE MIQTË FESTUAN DITËLINDJEN E SHKRIMTARIT NAUM PRIFTI Nga Dalip Greca

Shkrimtari Naum Prifti me dy vajzat Juliken dhe Rafaelen

Në ditëfestën e mësuesit, me 7 Mars, që është dhe ditëlindja e shkrimtarit Naum Prifti, ish sekretar i Vatrës për  rreth dy dekada, nën organizimin e Vatrës dhe me sponsorizim nga Kristaq Foto, pronar i lokalit “KUQ E ZI”  në Astoria, Queens, Nju Jork, u mblodhën vatranë, familjarë dhe miq të shkrimtarit për t’ia uruar e festuar ditëlindjen. Dhurata simbolike, lule, Torta me urimin e Vatrës me urime zemre: Gezuar 87 Vjetorin e  Lindjes, shkrimtari ynë i dashur! Në festë kanë ardhë edhe artistë, profesorë, miq, lexues të veprës së tij.

Fillimisht u ndoq dokumentari me titull”Edhe unë diç mbolla” i autorëve Munish Jashari dhe Rafaela Prifti kushtuar jetës dhe vepërës të shkrimtarit të shquar të letrave shqipe.

E bija e shkrimtarit Rafaela Prifti ka falenderuar Vatrën, pjesmarrësit dhe i ka uruar ditëlindjen të atit.

Kryetari i Vatrës z. Driitan Mishto e ka uruar në emër të vatranëve shkrimtarin dhe ish sekretarin e Vatrës dhe ka vlerësuar kontributin e tij të shquar në Letërsi, teatër, përkthime, dhe në kinematografi. Rrallë gjenë shembuj si kjo e familjes Prifti, ku tre breza kanë kontribuar në Vatër, i vëllai i shkrimtarit, studuesi i shquar Peter Prifti, në vitet 58-60 ishte sekretar i Vatrës dhe Editor i Diellit, Naum Prifti pasi erdhi në SHBA trokiti në Vatër, vatranët i besuan postin e sekretarit, e bija e shkrimtarit Rafaela është tash në Vatër si editore e anglishtes në Gazetën Dielli!

Kryetari Mishto ka sjellë në kujtesë dhe fragmente e personazhe nga krijimtaria e shkrimtarit, veçanërisht nga librat për fëmijë.

Editori i Diellit ka sjellë për Naumin një kujtim të largët të 7 Janarit 1959, ku në Faqen e parë të Diellit, botohej në dy numra reportazhi i Naum Prifti me titull”Bukuria e Bregdetit të Shqipërisë”, ndërsa në faqen dytë vijonte Drama me tre akte “Për Mbrojtjen e Atdheut” e dramatizuar nga Peter R. Prifti sipas novelës të shkrimtari, ish vatranit Foqon Postoli. Ja pra kur dy vëllezërit, në kohën e largët të ndarjes nga  perdja e luftës së ftohtë, i takonte gazeta Dielli në Boston.

E bija e shkrimtarit, Julika Prifti, ka zgjedhur ta urojë të atin në ditën e lindjes duke ekspozuar një dhunti pak të njohur të prej publikut, por shumë të pëlqyer nga familjarët, atë të interpretimit. Julika imiton sikur të ishte në skenë të atin.

Naum Prifti, tha ajo, zë një vend të veçantë në kulturën shqiptare me veprat e tij në lëmin e tregimit, novelës, kritikës letrare, ese historike, shënime udhëtimi, dramë, komedi, skenar, kritikë letrare, biografi, përkthime etj. Por në fushën e interpretimit atë e njohin vetëm familjarët dhe të afërmit.

Kur ishim fëmijë, kujton Julika; babi na lexonte përralla dhe recitonte nga një repertor  i pasur e i shumanshëm. Interpretimi i tij  i bënte karakteret të gjallë përpara syve tanë. Edhe tani i kujtoj interpretimet e tij të poetëve shqiptarë si Mjeda, Kadare, Frashëri.

Kujtoj: “Shkonte fili në pazar/ ishte veshun krejt n’ar/ mzat, lope, qen e dhi,/ tek e panë me kaq stoli/ për me i banun filit nder/ ulën kryet menjëherë.”…

ose: Krujë o qytet i bekuar/Prite prite Skënderbenë/Po të vjen si pëllumb i shkruar/ të shpëtojë mëmëdhenë….!”

Kur u rritëm ai i interpretonte të gjitha veprat që shkruante. Me mbarimin e drekës, apartamenti ynë në rrugën “Bajram Curri” kthehej në një teatër të vogël privat, ku të gjitha rolet interpretoheshin nga Naum Prifti. Zëri i plotë e i fuqishëm, diksioni i qartë, ndjesia e veçantë për ritmin e tingëllimin e fjalës i bënin karakteret personazhe të paharrueshme.

Babi dinte ku të ngrinte zërin, ku ta zbuste, ku ta shpejtonte ritmin e të folurit, apo ku ta ngadalësonte. Mbi të gjitha ai kuptonte mirë ku binte theksi logik i frazës. Interpretimi i tij të bënte të të rrihte zemra sikur të donte të dilte nga kraharori, të të merrej fryma nga ankthi apo frika, e të fluturoje lart nga entuziasmi.

Kujtoj se, ndonjëherë, kur shkoja në teatër a kinema për të parë veprat e tij të vëna në skenë, mbetesha e zhgënjyer nga që diksioni nuk tingëllonte aq mirë dhe fuqishëm sa nën interpretimin e vetë Naumit, aq sa mua më vinte t’u thërrisja aktorëve: Nuk po e thua mirë! Pse bërtet kot dhe nuk nxjerr kuptimin e frazës!”

Mua më vjen keq që nuk e inçizova apo regjistrova interpretimet e tij kur kisha mundësi. Më dukej se vitet nuk do të ndryshonin asgjë. Sot në 87 vjetorin e ditëlindjes së tij, i sjell në mendje këto kujtimë e  i uroj shumë ditëlindje të tjera me shokë, dashamirës e lexues të veprave të tij.

Edhe 100 BABI!

Nënkryetari i Vatrës z. Agim Rexhaj ka kujtuar momentet e këndshme që kalonin me shkrimtarin si sekretar i Vatrës, veçanërisht kur shkonin në rrugëtime të gjata, ku zotërsia e rrërfimeve, humorit nga Naum Prifti, e largonte lodhjen dhe i bënte të këndshme udhëtimet.

Edhe ish nënkryetari i vatrës Asllan Bushati e ka uruar z. Naum duke nxjerrë në pah vlerat e tij si shkrimtar dhe kontributin në Vatër të tij, vëllait Peter dhe së bijës Rafaela.

Emocionet festës ia shtojë Profesoresha Mjaftime Dushollari, e cila mori përsipër promovimin dhe analizoi botimin më të fundit të shkrimtarit Naum Prifti, përkthimin nga anglishtja të librit“Çarli dhe Ashensori i Madh prej Xhami” të autorit anglez Roald Dahl. Libri u botua vitin që shkoi nga “ÇABEJ”. Duke e analizuar librin, Dushollari tha: U kënaqa shumë kur Julika Prifti më dhuroi librin “Çarli dhe Ashensori i Madh prej Xhami” për mbesën time të shtrenjte, Klarën. Një nga veprat më të mrekullueshme për fëmijë të tregimtarit të njohur botërisht, Roald Dahl, u përkthye nga origjinali anglisht prej tregimtarit të njohur shqiptar Naum Prifti. Botohet për herë të parë në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese Çabej në Tiranë.Ky përkthim më bëri kurioze të njoh stilin e tij si përkthyes i talentuar.  Me këtë qëllim, e lexova librin vetë përpara se sa t’ia lexoja Klarës.Dua të theksoj se vetë zgjedhja e këtij libri për t’u përkthyer nga Naum Prifti është shumë e gjetur.

Së pari; Naum prifti, mjeshtri i tregimit shqiptar ka zgjedhur të përkthejë veprën për fëmijë të kampionit të rrëfimit botëror, Roald Dahl.  Së dyti, Naum Prifti është autor edhe i shumë veprave të bukura për fëmijë. Këto janë dy pika të forta takimi midis tyre.Nga ana tjetër, kjo zgjedhje është edhe e guximshme sepse të ngarkon me përgjegjësinë e sjelljes para lexuesit shqiptar të vlerave të larta të veprës së rrëfimtarit anglez, të zhdërvjelltësisë së tregimit, fantazisë, pasurisë së gjuhës, humorit etj.Këto arsye, e bëjnë lexuesin të rriti pretendimet për cilësinë e përkthimit.

Vepra që i jepet në dorë jo vetëm fëmijëve, por mbarë lexuesit shqiptar, është një shqipërim i përkryer.  Struktura e fjalisë në shqip ndryshon shumë nga struktura e fjalisë në anglisht.Te “Çarli në Ashensorin e Madh prej Xhami” nuk gjen as edhe një herë të vetme ndonjë fjali të tingëllojë apo të ketë konstruktin e anglishtes.  Kjo bën që historia e bukur fantastike për fëmijë, e shkruar në anglisht, të bëhet shumë e pëlqyer në të gjitha aspektet e saj edhe në gjuhën tonë të bukur shqipe.

Përkthyesi jo vetëm ka gjetur fjalën korresponduese në shqip, por ka përshtatur, ka krijuar fjalë të reja sipas rastit.  Dhe të gjitha këto e bëjnë gjuhën aq të zhdërvjellët dhe me ngjashmëri me krijimet origjinale të Naum Priftit, sa, kur lexon krijimin e Roald Dahl në shqip, të duket se lexon një vepër origjinale të shkruar nga Naum Prifti.

Shprehjet “ia mori këngës” në vend të “filloi të këndojë”, “u zgërlaq fare”, “po flet kodra pas bregut”, “e bëre çorbë derri”, “e nise, bitise”, “I re pikës” dhe shumë të tjera si këto, janë shprehje shumë të gjetura shqiptare që të bëjnë ta shijosh më shumë këtë krijim në gjuhën shqipe.

Naum Prifti në këtë përkthim shpalos pasurinë e gjuhës shqipe. Për një fjalë anglisht asnjëherë nuk përsërit fjalët shqip, por përdor fjalë sinonime ose shprehje të ndryshme me të njëjtin kuptim sipas situatës, që e bëjnë tregimin të rrjedhshëm dhe gjuhën më të larmishme. “Duhet shkuar shumë larg,” përmend diku në kreun e parë.  Më tej përdor: “Duhet shkuar qamet larg”.  Dhe më vonë: “Atëherë kemi shkuar firifiu shumë larg.”

Në krijimin fantastik të Roald Dahl ka shumë aventura dhe autorë të aventurave të cilët në shumicën e rasteve quhen “crazy” (të çmendur).  Naum Prifti e shqipëron këtë tipar të karaktereve për lexuesin shqiptar me epitetet: i krisur, i çaktisur, i lajthitur, apo me shprehjet: I ka ikur fiqiri, ka shkarë nga mendtë, i janë liruar vidat etj. Ndonjëherë, edhe në të njëjtën situatë përdor epitete të ndryshme sinonime për të karakterizuar sa më mirë gjendjen emocionale të personazheve si, u bukosën, u nemitën, u pataksën…..

***

Më pas festa ka vijuar me humor, batuta dhe serenata korçare, ku zë i parë ishte Naumi.Prerja e Tortës nga shkrimtari solli emocione të veçanta dhe të gjithë kënduan së bashku “Shuumë Urimeee…!”

***

 

 

Më 6 mars 1927 lindi shkrimtari nobelist kolumbian Gabriel Garcia Marquez

Gabriel García Márquez (Gabriel Garsia Markez i njohur edhe si Gabo), shkrimtari i njohur nobelist kolumbian lindi më 6 mars të vitit 1927 në Aracataca, një fshat i vogël pranë maleve të Karaibeve kolumbiane dhe vdiq më 17 prill 2014. Ai ishte djali i Gabriel Eligio García dhe Luisa Santiaga Márquez Iguarán.

Në atë periudhë dështoi shoqëria United Fruit, që deri në atë kohë kishte mbajtur ekonominë në rajon në një nivel mjaft të mirë nëpërmjet kultivimit të bananes. Si në çdo familje të asaj krahine edhe në atë Márquez gjendja financiare ishte në përkeqësim të vazhdueshëm, kështu që Gabrile së bashku me prindërit u transferua në shtëpinë e gjyshërve të tij në Riohacha.

Tetë vjetët e para të jetës së Markezit kaluan qetësisht, të mbushura me historitë magjike të gjyshes Tranquilina Iguarán dhe tregimet epike të gjyshit Nicolás Ricardo Márquez Mehija, në shtëpinë e të cilit dëgjoi historinë e masakrës së plantacioneve të bananes, ku u vranë mbi 100 njerëz, që më pas u varrosën në një varr masiv. Nga goja e gjyshit dëgjoi bëmat e jashtëzakonshme të gjeneralit Rafael Uribe Uribe, protagonist absolut i Luftës Njëmijë Ditore (1899-1902), një nga ngjarjet më të rënda dhe më të përgjakshme në historinë e Kolumbisë.

Ne vitin 1935 humbi gjyshin dhe kjo ngjarje ndikoi shumë në gjendjen shpirtërore të 12 vjeçarit Márquez, i cili një vit me pas shkon në Barrankija për të studiuar në shkollën San Hosé. Më 1942 u transferua në Zipaquirá për të përfunduar gjimnazin. Ne moshën 20 vjeçare fitoi të drejtën e studimit në Universitetin e Bogotá, dega drejtësi. I mërzitur nga jeta e përshpejtuar e kryeqytetit kolumbian dhe nga i ftohti i krahinës se Andeve, Gabriel mbyllej në dhomën e tij ku lexonte kryeveprat e autorëve me të mëdhenj latinë dhe spanjisht-folës. I mahnitur nga letërsia, filloi të shkruante duke braktisur studimet.

Megjithë pasionin e madh për librat Márquez ishte një nga ata që vuanin situatën e Kolumbisë që po kalonte një periudhë ku dhuna ishte gjithnjë e pranishme. Me 9 prill 1948, filloi e famshmja El Bogotazo, e njohur si treditëshi i dhunës në kryeqytet, që përfundoi me vdekjen e drejtuesit liberal Jorge Eliecer Gaitán. Gjatë atyre ditëve të përgjakshme disa njerëz hynë në apartamentin e tij dhe dogjën gjithçka. Márquez vendosi të shkonte në Kartagjenë ku gjeti punë si redaktor e më pas si reporter për gazetën “El Universal”.

Në vitin 1949 vendosi të rikthehej në Barrankija, ku filloi të punonte si gazetar dhe u bashkua me “El Gruppo de Barranquilla”, që përbehej nga të rinj që kishin pasion letërsinë. Një vit më pas publikoi në faqet e gazetës “El Espectador” të Santa Fésë një tregim me titull “La tercera resignación”. Në vitin 1952, mbaroi së shkruari romanin e tij të parë, “La hojarasca” (përkthyer shqip si Gjethurinat) dorëshkrimin e të cilit e dërgoi në Argjentinë. Pas tre javësh në përgjigjen që i erdhi shkruhej që mund të merrej me çdo gjë përveç se me letërsi.

Në vitin 1955 fitoi çmimin e parë në një konkurs, ku konkurroi me tregimin “Un día después del sábado” (Dita pas së shtunës). Falë dhuntive të tij narrative, García Márquez në një hark kohor mjaft të shkurtër u bë një nga emrat më të rëndësishëm të gazetarisë kolumbiane. Intervistat, artikujt dhe opinionet e tij ishin të mirëpritura në çdo redaksi. Te gjitha punimet e tij deri në 1956, u publikuan si një libër i vetëm me titull “Relato de un náufrago”, që trazoi skenën politike në vend pasi aty trajtoheshin trafiqet e drogës nëpërmjet detit. Qëndrimi i Markezit ndaj këtij fenomeni gjeti aprovimin e popullit, por provokoi keqas politikanët. Në nëntor të vitit 1956 drejtori i gazetës “El Espectador”, për të cilën punonte Markez, mori urdhër nga disa qeveritarë që të pushonte nga puna shkrimtarin. Nga miqësia e ngushtë dhe respekti i madh, drejtori vendosi ta dërgonte në Zvicër, ku do të punonte si reporter për gazetën e tij. Edhe pas falimentimit që ndodhi një vit me pas, Markez vendosi të qëndronte në Zvicër. Gjatë jetës në Evrope, ai vizitoi shumë qytete të famshme të kontinentit të vjetër së bashku me mikun Plinio Apuleyo Mendoza. Udhëtimi në fjalë shërbeu si frymëzim për të shkruar “90 días en la cortina de hierro”. Më 1958, pas një qëndrimi në Londër, García Márquez u kthye në Amerikë, për t’u vendosur më pas në Venezuelë.

Në Barrankija, u martua me Mercedes Barca, me të cilën pati dy fëmijë, Rodrigo (lindur në Bogotá në 1959) dhe Gonzalo (lindi në Meksiko në 1962). Më 1961 u transferua në New York ku filloi punën si korrespondent i Prensa Latina. Kërcënimet e vazhdueshme nga ana e CIA-s dhe kubanëve e shtynë të transferohej në Meksikë. Më 1967 realizoi kryeveprën e krijimtarisë se tij “Cien años de soledad“ (përkthyer shqip si Njëqind vjet vetmi), një libër që shënon kulmin e të ashtuquajturit realizëm magjik. Më 1974 dolën në treg “Ojos de perro azul” dhe “El otono del patriarca” (Vjeshta e patriarkut), dy veprat më komplekse të krijimtarisë së tij, një metaforë e gjerë mbi vetminë, mjerimin si pasojë e pasurimit.

Nga viti 1975, Márquez jetoi midis Meksikës dhe Kartagjenës, Havanës e Parisit. Më 1982, u vlerësua me çmimin Nobel për Letërsinë. Më 2002 publikoi vëllimin e parë të Vivir para contarla (Të jetosh për të treguar), ndërsa dy vjet më pas veprën e tij të fundit, të paktën deri tani Memorias de mis putas tristes (përkthyer në shqip nga Mira Meksi me titull Kujtim kurvash të trishta). Aktualisht Gabriel García Márquez jeton në Mexico Disctricto Federal në Meksikë, ku shkruan autobiografinë e vet dhe lufton kancerin limfatik. Ndër veprat e tij me të mëdha përmenden Dashuri në kohërat e kolerës, Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar dhe “Njëqind vjet vetmi” e cila është përkthyer në shqip nga i madhi Robert Shvarc, Gjenerali në labirintin e tij, Erendira etj. Veprat e Markezit në shqip i kanë përkthyer Ramiz Kelmendi, Veton Surroi, Aurel Plasari, Mira Meksi e Robert Shvarc.

Tituj të veprave të botuara në Shqipëri

  • Njëqind vjet vetmi, (Cien años de soledad) 1967
  • Vjeshta e patriarkut, (El otoño del patriarca) 1975
  • Varrimi i Nënë Madhes, (Los funerales de la Mama Grande) 1962
  • Histori e Miguel Litinit, ilegal në Kili , (La aventura de Miguel Littín clandestino en Chile) 1986
  • Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë, (El coronel no tiene quien le escriba) 1961
  • Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar, (Crónica de una muerte anunciada) 1981
  • Gjethurinat, (La Hojarasca) 1955
  • Një histori me paskuinë (La mala hora) 1961
  • Dashuri në kohën e kolerës, (El amor en los tiempos del cólera) 1985
  • Gjenerali në labirinthin e tij, (El general en su laberinto) 1989
  • Erendira 1983
  • Për dashurinë dhe demonë të tjerë, (Del amor y otros demonios) 1994
  • Historia e një rrembimi, (Noticia de un secuestro) 1996
  • Kujtim kurvash të trishta, (Memorias de mis putas tristes) 2004
  • Dymbëdhjetë tregime pelegrine, (Doce cuentos peregrinos) 1992
  • Të jetosh për të treguar, (Vivir para contarla) 2002

Lidhje të jashtme

  • Gabriel García Márquez pages
  • Çmimi NobelStampa:Link FA

(Video) Më 7 Mars 1932 ka lindur shkrimtari i shquar Naum Prifti

Shkrimtari Naum Prifti ka i lindur në Rehovë, Kolonjë, më 7 mars 1932, ku ka kryer shkollën fillore.

Më pas, në Ersekë, atë 8-të vjeçare.

Në 1953, mbaron Politeknikumin Mjekësor në Tiranë.

Punon një vit si ndihmës mjek në Sanatoriumin e Korçës.

I pasionuar pas letërsisë, vazhdon studimet për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Universitetin Shtetëror të Tiranës.

Gjatë viteve 1954-1960 ka shërbyer si redaktor në revistën Hosteni. Ndërsa nga 1960-67 si redaktor në revistën “Ylli”.

Më pas ka punuar si arsimtar nga 1967-70 në Divjakë të Lushnjes.

Në 1970-72 ka pasur përgjegjësinë si redaktor përgjegjës për buletinin “Skena e fëmijëve”, pranë Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë Popullore, Tiranë dhe si inspektor teatri në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës gjatë 1974-76. Në këto vite ka shërbyer edhe si pedagog i jashtëm për Letërsinë Shqipe në Universitetin e Tiranës.

Në vitin 1991, emigron në Amerikë (New York), ku vazhdon të japë ndihmesën e tij për komunitetin shqiptar këtu dhe për Letërsinë Shqipe.

Në vitin 1995, zgjidhet sekretar i Federatës Panshqiptare Vatra. Me krijimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë e zgjedhin kryetar të saj. Ka fituar shumë çmime për veprat letrare si vëllime me tregime, novela, letërsi për fëmijë, humor dhe skenarë filmash.

Në vitin 2001 nderohet nga Ministria e Kulturës dhe Lidhja e Shkrimtarëve me çmimin: “Penda e Argjendë”, për vëllimin me legjenda “Nëna e Diellit”. Çmimin “Penda e Artë” për vëllimin me tregime dhe skica humoristike “As Miço, As Muço” nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptare-Amerikane, New York, 2003. Për punën e tij të gjatë, të vazhdueshme letrare dhe me nivel artistik, është Dekoruar nga Kuvendi Popullor me Medaljen e Punës dhe “Urdhrin Naim Frashëri klasi ll-të”.

Krijimtaria e tij letrare është e larmishme dhe shtrihet në disa gjini : tregime, drama, komedi, novela, skenarë filmash, pjesë për teatrin e kukullave, skenarë për filma vizatimorë, biografi, artikuj kritikë, publicistikë, etj. Janë thuajse 100 vepra letrare, më shumë se vite jete dhe dyfishi i një gjysmëshekulli krijimtarie. Mijëra e mijëra faqe të shkruara me dorë, të shtypura me makinë të thjeshtë shkrimi, dhe të hedhura në kompjuterin e ditëve tona, qindra e qindra analiza, diskutime, letërkëmbime, biseda, që mund t’i quash pa frikë-publicistikë, për nga idea dhe mesazhi që mbartin dhe përcjellin.

Tregimi : “Dimri i Urisë” ka fituar çmim Nderi (Honour Prize), në Konkursin Letrar Ndërkombëtar të Maison Naaman pour la Culture, 2004-2005. Autori pranohet anëtar Nderi i Shoqatës Kulturore Naji Naaman.

 

Intervistë e shkrimtarit tek Zëri i Amerikës, në mars 2012

 

Naum Prifti me bashkëshorten, Rinën.

 

Fotografia e Dalip Greca

Me Rafaelën, vajzën e vogël dhe trashëgimtarin e Kurorës me bashkëshorten e tij

 

 

 

 

BIBLIOGRAFI E VEPRAVE TË NAUM PRIFTIT

VEPRA BOTUAR NE SHBA

Grinding of the Soul  East European Monographs               New York, 2009

 

VELLIME ME TREGIME

 

  1. Tregime të fshatit  Shtëpia Botuese  Naim Frasheri, Tiranë, 1956                S18-R122 dhe 8A2-3
  2. Lëkura e Ujkut    Biblioteka e Hostenit  Mihal Duri,  Tiranë, 1958                                        S34-T 91
  3. Çezma e Floririt    Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë, 1960               S40-S1; S30-R71; S37-S46
  4. Vellim me Tregime  Shtepia  Botuese Naim Frasheri Tiranë, 1962 ISBN S72/216V
  5. Një pushkë më shumë           Shtëpia Botuese Naim Frasheri    Tiranë, 1966 S1-T-31
  6. Një pushkë më shumë            Shtëpia Botuese Naim Frasheri    Tiranë, 1969  S 29/117V

 

  1. Litar i zjarrtë                              Shtëpia Botuese Naim Frashëri       Tiranë, 1970 145 f. S 80 15R
  2. Tregime të zgjedhura    Shtëpia Botuese Naim Frashëri     Tiranë, 1972, 348 f. (Seria e tregimit të zgjedhur)                                              S110/105 J
  3. Njerëz të kësaj toke       Shtëpia Botuese Naim Frashëri          Tiranë, 1975 tregime 231 f.                                                                                          S115/131V
  4. Njëqind vjet    Shtëpia Botuese Naim Frashëri           Tiranë, 1983 Tregime e novelë 299f.                                                                           S38/36R
  5. Tre vetë kapërcejnë malin      Rilindja (B-ka Floçka)                    Prishtinë, 1972                                                                                                          S 92-16 F
  6. Erë mali – Erë fushe               Shtëpia Botuese Naim Frashëri           Tiranë, 1985  IBN S59/36F
  7. Nëna e diellit   -Mite dhe Legjenda- Horizont                            Tirane, 2000
  8. Yjet ndritin lart –Shtepia Botuese Dukagjini      Pejë, 2002
  9. As Miço – As Muço  Shtepia Botuese  Toena                                        Tiranë, 2003
  10. Grirja e Shpirtit                – Novela     Shtepia Botuse Çabej              Tiranë, 2008

 

 

NOVELA PER TE RINJ

 

  1. Mandolina                           Shtëpia Botuese Horizont                         Tiranë, 2000
  2. Kërkohet një thesar           Shtëpia Botuese  Erik                                 Tiranë, 2001
  3. Ndjekësi i kuajve                Shtëpia Botuese Erik                                  Tirane, 2002
  4. Cikua dhe Beni  -Novelë-  “Naim Frashëri”  Tiranë, 1964, 184 f. Me illustrime

S48/U88

  1. Cikua dhe Beni  -Novelë-  (“Naim Frashëri”  Tiranë, 1966, 167 f. Me illustrime (B-ka e mikut të vogël të librit.)                                                           S-2-T-121
  2. Cikua dhe Beni – Shkup. “Nova Makedonija”, 1968 102 f. Me illustrime (B-ka Gëzimi)                                                                                                    S90/77R
  3. Cikoja dhe Beni  Novelë. T., “Naim Frashëri” 1976. 111 f. (B-ka e Pionierit) Seria e novelës së zgjedhur për fëmijë.                                              S122/21V
  4. Cikoja dhe Beni  Novelë. T., Shtëpia Bot. e Librit Shkollor, 1976. 184 f. Me ilustrime (B-ka e nxënësit.)                                                             S127/31V
  5. Cikoja dhe Beni  Novelë. Botim i rishikuar dhe i plotësuar nga autori. Redaktoi Filip Rrumbullaku. “Horizont: Tiranë                  2001

Legjenda dhe rrëfime për  Skenderbeun  – Shtëpia Botuese Naim Frashëri –                   Tiranë,  1969,                                  S143/11T

  1. Legjenda dhe rrëfime për Skënderbeun  – Prishtine: Rilindja,  Libri Shkollor                                                                                                                    1998, 147 f.                 S194-F51
  2. Legjenda dhe rrëfime për  Skenderbeun – Bot. i 2-të, Tiranë: Horizonti 1999, 144 f.                                                                                                  S199/F56  Shënim: Botim i padeklaruar nga HORIZONT, me format te vogel
  3. Tregime te zgjedhura për fëmijë   Shtëpia Botuese Naim Frashëri  Tiranë,  1977, Biblioteka e Pionierit. Seria e tregimit të zgjedhur S135/31U
  4. Si ylber që vezullon           Shtëpia Botuese Naim Frashëri         Tiranë, 1986 Biblioteka e Fatosit                                                                  S20/109V
  5. Erë mali – Erë fushe               Shtëpia Botuese Naim Frashëri           Tiranë, 1985 Biblioteka e Pionierit                                                                S59/36F
  6. Erë mali – Erë fushe               Shtëpia Botuese Frasheri Ribotim                            Tiranë,  2005
  7. Mandolina                           Shtëpia Botuese Horizont                         Tiranë, 2000
  8. Kërkohet një thesar                   Shtëpia Botuese  Erik                      Tiranë, 2001
  9. Ndjekësi i kuajve                     Shtëpia Botuese Erik                           Tirane, 2002   
  10. Pas Abetares     Tregime, rrëfime e përshtatje. Redaktor O. Grillo. Botim Toena,  Tiranë 1997,                                                    S98-E-27
  11. Pas Abetares     Tregime, rrëfime e përshtatje. Redaktor O. Grillo. Ribotim Toena, me ilustrime.  Tiranë 1998
  12. Pas Abetares                      Shtëpia Botuese Isuf Baça                   Tiranë, 2000
  13. Pas Abetares           (E plotësuar)   Shtëpia Botuese Isuf Baça         Tiranë, 2003
  14. Pika e Ujit                           Shtëpia Botuese Naim Frashëri               Tiranë, 1968, ilustrime Bibiliteka e Fatosit                                                                  S15-U-121
  15. Pika e Ujit  (Ribotim sipas të njëjtit vëllim nga shtëpia botuese “Naim Frashëri” 1968)  Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë, 1975, 59 f. Me ilustrime   S122-130V
  16. Pika e Ujit – Botim “Rilindja” Prishtinë, 1973, 80 f. Me illustrime. (Biblioteka Nxënësi)                                                                                               S68-44 -U
  17. Ketri s’do të shkojë te dentisti (1). (Seria me përralla Nr.1-8) Sh. B. Naim Frashëri, Piktor B. Zajmi, Tiranë, 1973, 26 f. Me ill. (B-ka Fatosi)  S117-19C
  18. Arushi që shkruante me dorën e majtë (2).   Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Përrallë,  Tiranë,                                                                                               1974
  19. Peliçja e kunadhes   (3).         Shtëpia Botuese Naim Frashëri            Tiranë, 1974 Përrallë për fëmijët e moshës së ulët shk. Pikt. B. Zajmi, 10 f. Me il. S ….-57B
  20. Gara e Drerit   (4).   Sh. B. Naim Frashëri,  Tiranë, 1975 (përrallë për fëmijët e moshës së ulët shk.) Piktor B.Zajmi, 24 f. me il. (B-ka e Fatosit)         S123-49D
  21. Këpuca që ra në det (5).      Shtëpia Botuese Naim Frashëri              Tiranë, 1974 Përrallë për fëmijët e moshës së ulët shk 21 f. Me ill. (B-ka e Fatosit)  S118-14D
  22. Zogu i vogël këmbëverdhë (6). Shtëpia Botuese Naim Frashëri        Tiranë, 1975 Piktor B. Zajmi, 18 f. Me ill. (B-ka e Fatosit)                                       S120-75B
  23. Doktor Ariu  (7).                 Shtëpia Botuese Naim Frashëri              Tiranë, 1975 (Përralla për fëmijët e moshës së ulët shkollore) 22 f. Me il.                  S112-65U
  24. Cinxëri këngëtar  (8).               Shtëpia Botuese Naim Frashëri          Tiranë, 1975

 

  1. Arushi që nuk bënte banjë         Shtëpia Botuese Naim Frashëri       Tiranë, 1977 Përrallë, 22 f, me il. (B-ka e Yllkave)                                                    S138-7C
  2. Lejleku që thante kënetat     Shtëpia  Botuese Naim Frasheri            Tiranë, 1977 –Përrallë. Piktor B. Zajmi, 19 f. Me il. (Biblioteka e Yllkave)                   S133-190 T
  3. Ketri ndihmon shokun               Shtëpia Botuese Naim Frashëri         Tiranë, 1977 –Përrallë. (Piktor D. Gjinali) 27 f. Me il. (Biblioteka e Yllkave)                       S133-75B
  4. Luluja mban gishtin në gojë     Shtëpia Botuese Naim Frashëri          Tiranë, 1978 – Përrallë. (Piktor: J. Shahini), 43 f. Me il. (Biblioteka e Yllkave)                        S137-29D
  5. Lindushi parashutist                 Shtëpia Botuese Naim Frashëri          Tiranë, 1978 –Përrallë. Piktore: S. Strazimiri, 30 f. Me il. (Biblioteka e Fatosit)                     S138-7C
  6. Ketri Fik mbjell karamele       Shtëpia Botuese Naim Frashëri            Tiranë, 1978 – Përrallë. Piktor Ll. Blido, 23 f. Me il. (Biblioteka e Fatosit)                            S129-29A
  7. Te stasioni pyjor                       Shtëpia Botuese Naim Frashëri            Tiranë, 1979 (Përshtatje) Pikt. S. Marko, 26 f. Biblioteka e Fatosit)                           S133-51A
  8. Lepurushja gatuan një ëmbëlsirë  Shtepia Botuese Naim Frashëri           Tiranë, 1979 (Përshtatje. Piktor. V. Droboniku. 27 f. Me il. (Biblioteka e Yllkave)               S142-31A
  9. Lulemjeshtri  (dhe Venusha)  Shtëpia Botuese Naim Frashëri               Tiranë, 1984 –Përralla. Red. Z. Kuke. Pikt. D. Gjinali 23 f. Me il. (Biblioteka e Fatosit)          S56-76B
  10. Përralla për një muaj             Shtëpia Botuese Naim Frashëri           Tiranë, 1989 Red. Z. Kuke; Pikt. A. Muharremi, 164 f. Me il. (Biblioteka e Fatosit)           S183-11C

 

DRAMA E KOMEDI

  1. Rrethimi i bardhë –  Botuar te Revista NENDORI 1962. Me këtë dramë u përurua Teatri Profesionist “Skampa” i Elbasanit, Regjisor Lec Shllaku, Skenograf Fatbardh Marku.

U shfaq në skenën e Teatrit “A.Z. Çajupi” të Korçës, regjisor Piro Mani (1964).

  1. Pedagogu-regjisor Kujtim Spahivogli e inskenoi me dy grupe studentësh të vitit IV në Institutin të Arteve për punim diplome
  2. Mulliri i Kostë Bardhit – Botuar te Buletini “Teatër” (Shtëpia Qëndrore e Krijimtarisë Popullore) Drama e nderuar me çmim I. Në teatrin  “A. Moisiu” të Durrësit u vu në skenë nga regjisorët Pandi Stillu dhe Vangjel Heba, skenograf Zef Ujka.

Me subjektin e kësaj drame u hartua opera “Zgjimi,” me libretin e Mirosh Markaj (Misto Marko), kompozuar nga Tonin Harapi, luajtur në Teatrin e Operas dhe Baletit. Botuar nga Shtëpia Botuese Naim Frasheri, Tiranë, 1971                S 94 -110T

  1. Dasmë pa nuse – komedi – Instituti i Arteve me regji të Drita Agollit dhe Miho Gjinit. Në skenën e teatrit te Vlorës mbi njëqind shfaqje. Regjisor Albert Vërria
  2. Plumbat e shkronjave – Dramë (tregimi Me pushkë e me Penë) Shtëpia Botuese  Naim Frashëri,   Tiranë,  1978 S137/127V

Vene ne skene nga Teatri “Bylis” Fier, regjisor Petrit Tuna.

Vene nga teatri “A.Z. Çajupi” Korçë regjisor Sotiraq Çili

RTSH regjistroi shfaqjen e teatrit “Bylis” të Fierit

  1. Një verë e thatë – Trupa amatore e Mjeteve Mësimore Tiranë, në Olimpiadën e Tiranës. Regjisor Arben Imami. (E pabotuar)

 

 

ESE E STUDIME PUBLICISTIKE

 

Teatri në kohën e krizës, – Refleksione dhe recencione për teatrin dhe trupat profesioniste 1974-1985. Shtëpia Botuese “Horizont,” Tiranë, 2001

 

Fjalor për gjinitë e vogla të humorit – Buletini “Estrada” i Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë Popullore në 2 numra

 

 

PJESE TEATRALE

Zani-Partizani – Teatri “A. Moisiu” Durrës, regjisor Vangjel Heba; nga Teatri Migjeni Shkodër, regjia Violeta Sekuj, nga Teatri i Gjirokastrës dhe nga Teatri i Elbasanit.

U realizua si teledramë nga RTVSH në bashkëpunim  me Teatrin e Durrësit.

U botua nga  ShBNF    Tiranë, 1981                                                                 S160/71U

Lenini mes fëmijëve – Pallati i Pionierëve Tiranë, Regjisor Qani Toro, Teatri Popullor 1982

U botua nga SHBNF   Tiranë, 1981                S160/71U

        

             KOMEDI MUZIKORE

 

Fejesa e Blertës.” botuar në serinë e dramave dhe komedive nga Shtëpia Botuese  Naim Frashëri,   Tiranë, 1969   67 f. S 76 – 71R

 

Mimoza pyeti zemrën – Vodevil (bashkëpunim me Tonin Milotin), luajtur nga Estrada e Tiranës. Regjisor Gjergj Vlashi, kompozitor Aleksandër Lalo.

 

    DRAMATIZIME

 

Luftëtari më i ri – Dramatizim i novelës së një autori prej Danimarke. Botuar te vëllimi “Zani-Partizani”  Shtëpia Bot. Naim Frashëri, Tiranë,  1981      S160/71U

 

        PJESE PER TEATRIN E KUKLLAVE

 

  1. Talent i rrallë  -Buletini “Skena e Fëmijëve”-Teatri i Kukullave Sarandë. Regjisor Taqo Lepuri                   1980
  2. Këpuca që në det – Teatri i Kukullave Tiranë, Regjisore Lavdie Toro. Pjesë konkuruese në takimin ballkanik të teatrove të kukullave në mesin e viteve ‘90
  3. Postblloku –  Teatri i Kukullave, Tiranë. Regjisore Lavdie Toro.

SKENARE PER FILMA ARTISTIKE

Era e ngrohtë e thellësive – film artistik, sipas tregimit te autorit “Minatori plak.” Sinopsi dhe regjia nga Vladimir Prifti, realizim i metrazhit te plote nga Televizioni Shqiptar, Tiranë                1981

Kush vdes në këmbë – film artistik, realizuar nga Kinostudioja Shqipëria e Re, regjisor  Vladimir Prifti, operator Ilia Terpini, Tiranë, 1984

Tre vete kapërcejnë malin –Skenari Naum Prifti dhe  Valter File, sipas tregimit me te njëjtin titull nga autorit, Kinostudio Shqipëria e Re, regjisor Besim Kurti

Tre vete kapërcejnë malin – sipas tregimit te autorit, Kosova-film, regjisor Besim Sahatçiu

Fejesa e Blertës, – Kinokomedi muzikore e komedisë “Dasmë pa nuse.” Skenari Naum Prifti e Roland Gjoza, bashkëpunues redaktori Nexhati Tafa, regjisori nismëtar Ismail Zhabjaku,  regjizura Besim Kurti, kompozitor Avni Mula, Kinostudio Shqipëria e Re, Tiranë,                                                                                                       1984

 

Shënim: Me subjektin e tregimit NJERIU QE NDIQTE KUAJT  u realizua filmi artistik “Pylli i Lirisë.”  Skenari, Kiço Blushi.  Regjisor Gëzim Erebara. Kinostudio Shqipëria e re.

Me subjektin e  tregimit “Litar i zjarrtë”  regjisorët Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muça realizuan filmin artistik “Tokë e përgjakur.”

Me subjektin e tregimit “Mjeku i lokalitetit” Rikard Ljarja bëri skenarin e filmit .

Themistokli Gërmenji, – Skenar për patriotin Themistokli Germenjit që shpalli Republikën e Korçës për ta shpëtuar nga aneksimi grek. Skenari u aprovua nga Këshilli Artistik i Kinostudios dhe në Filmi nuk u realizua për shkak se regjisori i piketuar Piro Milkani, po punonte me një skenar tjetër. Këshilli artistik i Kinostudios hezitoi t’ia besonte regjisurën Besim Kurtit, i cili u tregua i gatshëm ta merrte përsipër.

 

LIBRETE ESTRADE

 

Me kamzhikun e satirës, –Libret estrade (bashkëpunim me Tonin Milotin),  kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Fan Nolit. U vu në skenë nga Estrada e Tiranës, regjia Gjergj Vlashi,                                                                         Tiranë, 1982

 

SKENARE TE FILMAVE VIZATIMORE

 

 

Pika e Ujit – Skenar filmi vizatimor. Regjisor dhe piktor Vlash Droboniku. Kinostudioja Shqipëria e Re,                                                               Tiranë, 1976

Arushi hap tokë të re, – skenar filmi vizatimor, Kinostudioja Shqipëria e Re,                                                                                                                                                                                  Tiranë,                                                                                                            1979

Bishti – Skenar filmi vizatimor. Kinostudioja Shq. e Re. Tiranë,                  1982

Ketri ndihmon shokun, – Skenar filmi vizatimor, Kinostudioja Shqipëria e Re, Tiranë,                                                                                                             1985

Zogu dhe hija e tij – Skenar filmi vizatimor. Kinostudioja Shqipëria e Re,  Tiranë,                                                                                                           1991

LIBRET BALETI

 

Bijtë e Shqipes – Libret baleti. Nderuar me çmimin e parë në konkursin kombëtar 1974

 

 

 

PËRKTHIME

Katër stinët me përralla  – Autorë të ndryshëm (Përkthim dhe adaptime nga italishtja)   Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Tiranë, 1982

Princi i Vogël (Le petit Prince) –  Exuperi, Antoine de Saint   (Përkthyer nga frëngjishtja)    Botim Toena, Tiranë, 2000

Çarli dhe fabrika e çokollatave, Roald Dahl (Përkthim nga anglishtja), Botime Çabej, 2008

 

 

                                                              

 

PERSHTATJE DHE SHQIPERIME

 

 

Gjiganti i Madh i Mirë (The Big Friendly Giant) – Dahl, Roald  (Shqipëruar nga anglishtja) Shtëpia Botuese Naim Frashëri,  Tirane, 1990. U ribotua Shtëpia Çabej,                                                                               Tiranë, 2002

Çarli dhe Ashensori prej Xhami (Charlie and the Great Glass Elevator) – Dahl, Roald  (Shqipëruar nga anglishtja)          -Dërguar për botim 2017

 

 

BIOGRAFI DHE STUDIME

Shekulli 21  -Koordinator dhe redaktor – Sponsorë Dino Asanaj, Gjonlekaj Press New York, 1996

Kombi – Rrugët e Bashkimit Kombëtar –Koordinator dhe redaktor me Muhamet Mjekun. Sponsorë Dino Asanaj e Bruno Selimaj, Botim Onufri,  Tiranë, 1997

 

 

MONOGRAFI

 

 

Larg dhe pranë Shqipërisë  (Biografi e autorizuar e Ekrem Bardhës), Onufri      Tiranë, 2002

Josif Pashko, Biri i Kolonjës –Monografi, çmimi kombëtar i Ushtrise (1979)

 

 

KUJTIME, ESE DHE SHENIME UDHETIMI

 

Midis dy Kohësh (Shënime, Udhëtime, Kujtime, ESE) Gjon Buzuku        Prishtinë, 2005

 

LETERSI DIDAKTIKE

Leximi 1 Për klasën e I të shkollës 8-vjeçare, bashkëautor Bekim Harxhin dhe Ivoni Reso. Aparati pedagogjik nga Shefik Osmani, Enrieta Bimbashi dhe Shpresa Dhimitruka. Për herë të parë hyri në sistemin e shkollës  Leximi për klasat e para. Konsulent: Kolë Xhumari. Botim Libri Shkollor,           Tiranë, 1983

Leximi 2   Për klasën e 2 të shkollës 8-vjeçare, bashkëautor Bekim Harxhi dhe Ivoni Reso.  Aparati pedagogjik nga Shefik Osmani, Enrieta Bimbashi. Redaktor Hamza Minarolli. Botim i Librit Shkollor, Tiranë, 1984

Leximi 3 Për klasën e 3 të shkollës 8-vjeçare, bashkëautor me Bekim Harxhi dhe Ivoni Reso. Aparati pedagogjik nga Shefik Osmani, Enrieta Bimbashi. Redaktor Hamza Minarolli. Botim i Librit Shkollor, Tiranë,                        1985

Leximi 4 Për klasën e 4 të shkollës 8-vjeçare, bashkëautor Bekim Harxhi dhe Ivoni Reso. Aparati pedagogjik nga Shefik Osmani, Enrieta Bimbashi.) Redaktor Hamza Minarolli. Botim i Librit Shkollor, Tiranë,    1986

 

Shënim Tekstet për Klasat e 5-të, 6-të, 7-të dhe  8-të hartuar nga Naum Prifti dhe Adil Zeka, nuk janë përfshirë në bibliografi. Botime dhe ribotime te tekstese shkollore 1971-1980.

 

PERKTHIME TE VEPRAVE TE AUTORIT

I Hrisovisi  (Tregime nga Çezma e floririt)  Shtëpia Botuese  Naim Frashëri, Tirane 1962 shtypur nga tipografia “Filia” Gjirokastër,  422-V-19

 

The  betrothed (E fejuara) Komiteti i Kulturës për Marrëdhënie me Botën e Jashtme                                                          1965

 

Mythoi kai thrilloi gia to Skentermpei (Rrëfime dhe legjenda për Skenderbeun – përktheu greqisht Vasil Koçi) Shtypshkronja Filia, Gjirokastër, Botim i Shtepia Botuese 8 Nëntori, Tiranë, 1970                                                                                S37/39G

 

The Wolf’s Hide (Lëkura e Ujkut) Përkthyer nga Peter Prifti  Shtëpia Botuese 8 Nëntori                                   Tiranë, 1988       S126/88

 

I ververitsa dhen thelei na paei ston odhontojiatro (Ketri s’do të shkojë te dentisti, -greqisht) Shtëpia Botuese 8 Nëntori                                      Tiranë,  1975

 

Tseeko and Benny   (Cikua dhe Beni) – a novelette, translated from the Albanian by P. Prifti. Shtëpia Botuese 8 Nëntori, Tiranë 1988, 131 f. Tiranë, 1988                                                                           S61-64G

 

The Golden Fountain (Çezma e Floririt) Përkthyer nga Peter Prifti, Botim  Camaj- Pipa, Shkodër, 1998 ISBN 196 F 68

 

 

 

Tregime e novela të autorit janë përkthyer e botuar në anglisht, frëngjisht, rusisht, italisht, gjermanisht, arabisht, bullgarisht, pa përmendur përkthimet e botuara te revista e ilustruar “NEW ALBANIA.”

 

TRE ADEMAT!!! – Nga Mehmet Musa

 

26 shkurt 1 9 3 6

Bota përparimtare, demokratike, liridashëse si dhe bota e krimit, e shtypjes e shfrytëzimit, e terrorit, e narkotikëve , e luftënxitësve i njeh tre Ademat !
Nuk ka njeri në lëmshin tokësor, që ka mbushur mbi 18 vjeç, që nuk i njeh e që nuk ka dëgjuar për ta, pavarësisht besimit fetar, racës,gjuhës e kombit që i takojnë . Së paku, kombi shqiptar, jo vetem që ka dëgjuar, por i njeh mirë, e më së miri.
Në Dukagjin është përdorur deri vonë një shkamb(stol) me tri këmbë, kështu që edhe tre Ademat janë si tre këmbët e një stoli, e plotësojnë njëri tjetrin, sepse pa njërin prej tyre nuk do të qëndronte bota në këmbë.
Ademi i parë, është hazreti Ademi burri i Havës, apo Evës, prej të cilit, siç  thonë librat e shenjëta, është krijuar njerëzimi, Ademi i dytë ka lindur në Dardani , në fshatin Lupç të Shqipërisë sot e 83 vite të shkuara. Ademi i tretë edhe ai që  lindi në Dardani, në fshatin Prekaz, me 28 nëntor të vitit 1955 në trojet e Shqipërisë natyrale !
Në këte kontekst, lirisht mund të them se sikur të mos ishte hazreti Ademi (Adami), nuk do të ishte Adem Demaçi e, sikur te mos ishte Adem Demaçi, nuk do të ishte Adem Jashari dhe sikur të mos të ishte Adem Jashari nuk do te ishte Adem Demaçi, por mos të harrojmë bacë se sikur mos të ishte Adem Demaçi nuk do të ishte as hazreti Ademi burri i Havës apo i Evës!
Kjo ishte parathënia e bisedës që dua të bëj sot me ty bacë, me rastin e 83 vjetorit të lindjes tënde.
Bacë ! Ti linde në terr e u rritë në ferr ! Jo vetëm kaq.Ti bacë dhe të dy Ademat e tjerë nuk lindet për veten tuaj, por lindet e u rritet për t’u ndriçuar rrugën të tjereve, u dogjët që nga flaka e juaj te ngrohej njerezimi. Nga drita juaj u zhduk terri dhe ferri i gjithë pjesës së Shqipërisë natyrale të okupuar nga serbosllavia.
Më falë Bacë ! Ndoshta po të mërzis, por kam mall të bisedoj me ty, sepse Ju u mërzitët dhe ikët, mendoj, jo nga shtresa që unë i takoj, nga shtresa e vegjëlisë, që është rritur, edukuar dhe frymëzuar nga mësimet tuaja, nga qëndresa juaj, nga veprat tuaja që u bënë udhërrëfyese për brezat që u lindën, u rritën e u kalitën nën shembullin tuaj se si duhet dashur Nëna Shqipëri . Për këte arsye, bacë, më lejo të them njëmijë herë ; të falemnderit !
Diku kah viti 1989 duke e lexuar me një grup shokësh një intervistë tuajën,
nga burgu i Staragradishës, ku ju iu përgjigjët një gazetari qe pasi të dilni nga burgu do t’i ktheheshit pendës së ndryshkur , një plak e pyeti të birin se ç’do të thotë fjala pendë, sepse nuk e kuptonte. I biri ia spjegoi të atit se ç’ishte penda, ajo është maja e stilografit që rrjedh ngjyrë për të shkruar.
Plakut Musë Mehmeti i shkuan lotët dhe i tha të birit: shko në një shitore të stilografëve dhe bleje një “Pelikan” me pendë ari 14 karat. Mos pyet për çmimin, sepse penda e Atij burri ka qenë e artë dhe do të mbetet për jetë e mot, e artë që kur shkruajti :

Jo atyre që janë trima
me e ngrehë gishtin e krimit
por atyre që janë trima
me shtri dorën e pajtimit !

Kur ti dole Bacë  nga burgu atë stilograf t’a solli në Prishtinë Demë Dinaj nga Raushiqi.
Dy tre muaj para se të ikësh Bacë erdhëm te Ti me shokët e idealit; Sabri Durakun dhe Avdi Limanin. Erdhëm e të gjetëm në këmbë, si gjithnjë, i gatshëm për vend e kuvend. U çmallëm duke mos menduar se, ndoshta, ishte hera e fundit  që takoheshim. Ti shfaqe shqetësimin, pakënaqësinë dhe habinë se ku po shkonte Kosova. Shprehe çudi se për shkak të pjellës së saj bastarde, bukuroshja Kosovë edhe 20 vjet pas lufte ndodhej aty ku ishte. Bacë ! Ti ,nga zemra e plasur the edhe këte fjale ; Kosovën ne e sollëm deri këtu e këta le ta çojnë ku të duan, duke aluduar për cubat që sot kanë dalur në ballë të oxhakut.
Bacë ! Ne u kënaqem me ju, por Ti nuk na tregove se do ikësh, se ishe mërzitur me çakenjtë që duan ta rjepin Kosovën sa të munden! Po Bacë! Vegjëlia është më shumë se një grusht çakenjësh. Vegjëlia të do e të respekton, kudo që të ikësh. Çakenjte, Bacë, nuk të kannë dashur kurrë. Ata nuk të duan as sot,e as nesër. Ata kannë frikë nga emri Yt, ndërgjegja e jote, nga mësimet tuaja .Ata nuk të nderuan, vetem për inat të Serbisë dhe nuk të bënë as kryetar parlamenti, as president apo kryeministër të vendit, sepse ata, çakenjte e malit, e okupuan atë vend e kuvend.
Ne, shtresa e vegjeëlisë, të vlerësojmë, respektojmë e të nderojmë për jetë si president i përjetshëm i vendit, si kryeministër i përjetshëm i vendit, si kryeparlamentar i përjetshëm i vendit e si ministër i ushtrisë së vendit.
Në takimin e fundit të asaj dite, në bisede e siper të thashë: unë nuk di të shkruaj, por kam shkruajtur një vjershë me 8 rreshta të cilen Ti e kërkove t’a dëgjosh dhe unë t’a recitova.

Nënat tona lavdi paçin
Që lindën Adem Demaçin
Hydajeta e Ukshin Hota
Që për ta dëgjoi gjithë bota

Ismail Xhemailin bashkë më shokë
Që gjyqtarët i pshtyu në kokë
Për bukë, punë e Republikë
ne luftojmë me çdo armik!

Mbasi e dëgjove vjershën time me tha: Boll paske ditur !

Te varri i gjaksorit Fadil Hoxha, Bacë deklaruan se luftën e nisëm aty ku e mbarove ti Fadil qyqja, e dihet mirë Bacë ku e mbaroi luftën Fadil zeza, duke i thënë Shaban Drangoit, shko me brigada në Srem. Këtu do e pastrojmë Kosovën se bashku me divizionin e 46 serb. Dhe Bacë e Drenicën kryengritëse e lanë në gjak e me gjak.
Në faqen 252 të librit, Fadil Hori, në veten e parë shkruan; E vramë Shabanin e e vramë të birin, e në dimërin e acartë të vitit 1945, u shkrinë brigadat e Shaban Polluzhes nga Fadil Hoxha në bashkëpunim të ngushtë me divizionin e 46 serb.
Dhe Bacë nga ajo ditë që ike ti Bacë, cubat e malit u trimëruan edhe me shumë. Ata, e kanë mbështjellur Kosovën dhe e kanë vënë në shpinë, në një thes, e kanë bërë private e në njëren dorë i kanë marrë gërsherët që ta qethin e nënqethin për hatrin e Serbisë. Po u digjet zemra që këte vit të pajtohen me Serbinë. Ata janë gati të bëjnë çdo lloj kompromisi, sado të dhimbshëm vetëm që të pajtohen me Serbinë.
Ndërsa arkitekti i Kremlinit, si shef i diplomacisë së faqes së zezë, pa fije turpi , një ditë deklaroi se janë pjekur kushtet që ndërmjet Kosovës e Serbisë mos të ketë kufi fare.
Të dy popujt janë dakord që të jetojnë në paqe fare pa kufi, ndërsa me mëmën tuaj Shqipëri, duhet të vendoset një murë kinez, kështu tha tavarishçi i Kremlinit.
Bacë nuk do të fsheh asgjë edhe pse të mërzis, ndoshta,
Hashim Pasha,”vëllai” i Esat Pashes, u rrit e u bë i madh. Ai është gati që vetëm të pajtohet me Serbinë të heqë dorë edhe nga kërkesa për të na u kthyer eshtrat e 1500 të vrarëve nga varrezat e Serbisë e pa na u kthyer kafka e krenarisë shqiptare e Ukshin Hotit. Ai është gati të pranojë pajtimin me Serbinë pa kurrfarë kushti dhe për këte as vendi nuk e zë. Është bërë tamam si Lala Krosi, i dashuri i nënës së satrapit Ahmet Zogolli, që populli i këndonte:
Lala Kros,mor Lala Kros
Vetë shkruaj e vet firmos
Tinëz natën vetë vulos
Kush nuk guxon të thot mos
Edhe deti të bëhet kos!!!
Eu Bacë besa shyqyr që ike, sepse do të mund të sajonin ndonjë prapashtesë dhe do të burgosnin për bindjet tuaja që tërë jetën i mbolle në trevat shqiptare ,aty ku bukës i thonë bukë e ujit ujë është Shqiperi! Po them kështu Bacë sepse edhe profesorin e nderuar univerzitar Sadri Ramabajen e prangosën vetëm e vetem që ishte frymëzuar dhe edukuar në mesimet dhe idealet tuaja, Bacë !

Bacë mos u mërzit nga fjalët e mija, sepse ti nuk u mërzite as atë ditë kur “naçalniku”, Isa Muttafa, u dha urdhër, ”razvodnikëve”, të vet që të pengojne ceremoninë tënde mortore, sepse edhe në arkivol ti ua kallshe frikën atyre që tërë jetën kannë qenë në shërbim të hijenave të zeza që e mbajtën nën thundër këte pjesë të Shqipërisë natyrale për afro150 vjet. Për arsye se gjoja ti Bacë e kishe “pickuar”, Rugovën. Valle nuk e dinte populli i mjerë se Ibrahim Rugova në jetën e tij nuk pati armiqë më të mëdhenjë se Bujar Kerkushin e Isa Muttafen, sepse ata e lanë në terr, e xhveshën, e sabotuan, e nënçmuan e bllokuan aty ku mundën, duke shkruar e duke thënë se Zyra e Presidentit Rugova, mbahej ne këmbë me miratimin e heshtur të Serbisë. Ia ndërprenë të gjitha ndihmat që i volën nga djersa e mërgimtarëve, vetëm për ta gjunjëzuar dhe kthye ne vazal te tyre Rugovën, si dhe për 6 vjet ata as e takuan një herë për të folur me te, por vetëm u përpoqën të flasin keq e terr për te!
Por Bacë ka edhe dicka tjetër !
Një dritare e vogël shprese është hapur. Ramush Haradinaj, ashtu siç qëndroi në luftë përballe Serbisë edhe tashti është në këmbë me një grup shokësh i gatshëm për çdo sakrificë dhe sfidë  të përballet me Serbinë, edhe pse çakenjtë, ditë për ditë flasin për rrëzimin e qeverisë së tij e bëjnë shumë shantazhe e provokime.
Pra Bacë, si përfundim na lejo që të themi gëzuar e gëzuar 83 vjetorin e lindjes! Te mbajmë në mendje e zemër për jetë të jetëve ne shtresa e vegjëlisë,dhe popullin i ketyre aneve;nga Ulqini,Kraja,Hoti e Gruda,Medvegja e Bujanoci,Shkupi e Manastiri,Struga,Gjirokastra e Vlora,Tirana e Tropoja e deri te Prekazi e Gllogjani.

Lavdi veprës tuaj madhështore !
Rroftë kujtimi për ju sot e mot

Bacë Adem Demaçi i Shqipërisë natyrale !
Rroftë përjetë 26 shkurti, ditëlindja e juaj
bacalok!!!

Mërgim, 26 shkurt 2019

Mehmet Musa

Më 23 shkurt 1685 lindi kompozitori i shquar Georg Friedrich Händel

Georg Friedrich Händel (23 shkurt 1685 5 Mars -14 prill 1759)[1] ishte një kompozitor Barok gjerman, më vonë britanik, i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Londër, duke u bërë i njohur për veprat në operë, oratoritë, himnet dhe koncertet e organeve. Handel mori trajnim të rëndësishëm në Halle dhe punoi si kompozitor në Hamburg dhe Itali përpara se të vendosej në Londër në 1712; ai u bë një subjekt natyral britanik në 1727[2]. Ai u ndikua shumë nga kompozitorët e mëdhenj barok italian dhe nga tradita korale gjysmë-gjermane polifonike.

Brenda 15 viteve, Handel kishte filluar tre kompani operacionale për të furnizuar fisnikërinë angleze me opera italiane. Muzikologu Winton Dean shkruan se veprat e tij tregojnë se “Handel nuk ishte vetëm një kompozitor i madh, ai ishte një gjeni dramatik i rendit të parë.”[3] Si festa e Aleksandrit (1736) u prit mirë, Handel bëri një kalim në veprat korale angleze . Pas suksesit të tij me Mesian (1742) ai kurrë nuk e kompozoi përsëri një opera italiane. Pothuajse i verbër, dhe që ka jetuar në Angli për gati pesëdhjetë vjet, vdiq në vitin 1759, një njeri i respektuar dhe i pasur. Në funeralin e tij, iu dha nderi i plotë i shtetit dhe u varros në Westminster Abbey në Londër.

Lindur në të njëjtin vit si Johann Sebastian Bach dhe Domenico Scarlatti, Handel konsiderohet si një nga kompozitorët më të mëdhenj të epokës barok, me vepra të tilla si Mesia, Water Music dhe Music for the Royal Fireworks (Muzika për Fishekzjarret Mbretërore) që mbeten të palëkundura popullore.[4] Një nga katër himnet e tij të kurorëzimit, Zadok the Priest (prifti Zadok) (1727), i përbërë për kurorëzimin e Xhorxh II, është kryer në çdo kurorëzim të mëvonshëm britanik, tradicionalisht gjatë vajosjes së sovranit. Një tjetër nga oratorët e tij anglisht, Solomon (1748), gjithashtu ka mbetur popullor, me Sinfonin që hap aktin 3 (i njohur më shpesh si “Arritja e Mbretëreshës së Shebës”) që shfaq në ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike të Londrës 2012. Handel kompozoi më shumë se dyzet opera në më shumë se tridhjetë vjet, dhe që nga fundi i viteve 1960, me ringjalljen e muzikës barok dhe performancën muzikore historikisht të informuar, interesi në opera të Handel është rritur.

 

Handel ka lindur në vitin 1685 në Halle, Dukë e Magdeburgut, tek Georg Händel dhe Dorothea Taust.[5] Babai i tij, 63 vjeç, kur lindi George Frideric, ishte një barber-kirurg, i cili shërbeu në gjykatën e Saxe-Weissenfels dhe Margraviate të Brandenburgut.[6] Georg Händel (1622-97) ishte biri i një coppersmith, Valentin Händel i cili kishte emigruar nga Eisleben në 1608 me gruan e tij të parë Anna Belching, e bija e një master coppersmith. Ata ishin protestantë dhe zgjodhën me besim Saksoninë protestante mbi Silesia, posedim të Habsburgëve, si tensione fetare të montuara në vitet para Luftës Tridhjetëvjeçare.[7] Halle ishte një qytet relativisht i begatë, shtëpi e një industrie minerare të kripur dhe qendër tregtare (dhe anëtare e Lidhjes Hanseatike).[8] Margaretën e Brandenburgut u bë administratori i territoreve arkeispiscopale të Mainzit (duke përfshirë Magdeburgun kur u konvertuan dhe në fillim të shekullit të 17-të e mbajti oborrin e tij në Halle, i cili tërhoqi muzikantë të njohur. Edhe kishat më të vogla kishin të gjithë “organistët e aftë dhe Lufta Tridhjetëvjeçare solli një shkatërrim të madh në Halle, dhe nga vitet 1680 ishte e varfër.[7] Megjithatë, që nga mesi i luftës qyteti kishte qenë nën administrimin e Dukës së Saksonisë dhe shpejt pas përfundimit të luftës ai do të sillte muzikantë të trajnuar në Dresden në gjykatën e tij në Weissenfels.[9]

 

Artet dhe muzika, megjithatë, lulëzuan vetëm në mesin e shtresave të larta (jo vetëm në Halle, por në të gjithë Gjermaninë),[10]nga të cilat familja e Handel nuk ishte anëtare. Georg Händel ka lindur në fillim të luftës dhe ishte i ftuar për një berber në Halle në moshën 14 vjeçare, pasi babai i tij vdiq. Kur ishte 20 vjeç, ai u martua me vejushën e kirurgut zyrtar të berberit periferinë e Halle, duke trashëguar praktikën e tij. Me këtë, Georg me vendosmëri filloi procesin e vetë-bërjes; me anë të “stilit të tij konservativ, të qëndrueshëm, të begatë dhe joadventurous”[11] ai udhëzoi pesë fëmijët që kishte me Annen, të cilët arritën moshën e rritur në profesionin mjekësor (përveç vajzës së tij më të vogël, që u martua me një zyrtar qeveritar) Anna vdiq në vitin 1682. Brenda një viti, Georg u martua sërish, kësaj here me vajzën e një ministri Lutheran, Pastor Georg Taust të Kishës së Shën Bartolomeut në Giebichtenstein, i cili vetë erdhi nga një linjë e gjatë e pastorëve Lutheran.Handel ishte fëmija i dytë i kësaj martese; djali i parë ishte i vdekur. Dy motra të reja lindën pas lindjes së George Frideric: Dorthea Sophia, e lindur më 6 tetor 1687 dhe Johanna Christiana, e lindur më 10 janar 1690.[12]

Edukimi i hershëm

Në fillim të jetës së tij, Handel raportohet se ka marrë pjesë në gjimnazin në Halle, ku drejtori i shkollës, Johann Praetorius, ishte menduar të ishte një muzikant i zjarrtë.[13] Nëse Handel ka mbetur atje ose për sa kohë është i panjohur, shumë biografë sugjerojnë se ai ishte tërhequr nga shkolla nga babai i tij, bazuar në karakterizimin e tij nga biografi i parë i Handel, John Mainwaring. Mainwaring është burimi i pothuajse të gjitha informatave (pak sa është) për fëmijërinë e Handel-it, dhe shumë nga ky informacion erdhën nga J.C. Smith, Jr., besimtari dhe kopjuesi i Handel. Nëse vjen nga Smithi apo diku tjetër, Mainwaring shpesh lidhet me dezinformimin. [Nga] Mainwaring vjen nga portreti i babait të Handel-it si kundërshtim të pafavorshëm ndaj çdo edukimi muzikor. Mainwaring shkruan se Georg Händel ishte “alarmuar” në kohën e hershme të Handel për muzikën, “mori çdo masë për ta kundërshtuar”, duke përfshirë ndalimin e ndonjë instrumenti muzikor në shtëpi dhe parandalimin e Handel-it që të shkonte në ndonjë shtëpi ku mund të gjendeshin. Kjo nuk bëri asgjë për të prishur prirjen e Young Handel; në fakt, bëri të kundërtën. Mainwaring tregon historinë e spinetit të fshehtë të Handel-it: Handel “zbuloi se do të thotë të bësh një klavikord të vogël privatisht të përcillet në një dhomë në krye të shtëpisë.Në këtë dhomë ai vazhdimisht vodhi kur familja ishte në gjumë.” Megjithëse John Hawkins dhe Charles Burney e kanë vlerësuar këtë tregim, Schoelcher e gjeti atë pothuajse “të pabesueshme” dhe një “imagjinatë poetike” dhe Lang e konsideron atë një nga “tregimet romantike” të paprovuara që rrethojnë fëmijërinë e Handel. Por Handel duhej të kishte pasur një përvojë me tastierën për të bërë përshtypje në Weissenfels që rezultoi në marrjen e formimit formal muzikor.[14]

Arsimi muzikor

Diku ndërmjet moshës nga shtatë deri në nëntë, Handel shoqëroi babanë e tij në Weissenfels, ku ai erdhi nën vëmendjen e një të cilit Handel më pas e konsideroi gjithmonë si jetëbërës si benefactor, Duk Johann Adolf I. Disi Handel bëri rrugën e tij në organin e gjykatës në kishën e pallatit të Trinisë së Shenjtë, ku ai i befasoi të gjithë me luajtjen e tij.[15] Duke e anashkaluar këtë shfaqje dhe duke vënë në dukje se rinia e interpretuesit e ka shkaktuar Dukën, sugjerimet e të cilit nuk duhet të shpërfillen, t’i rekomandojë Georg Händel që Handelit t’u jepet mësim muzikor. Babai i Handel e angazhoi organistin në kishën e famullisë Halle, i ri Friedrich Wilhelm Zachow, për të udhëzuar Handel. Zachow do të ishte mësuesi i vetëm që Handel ndonjëherë kishte. Për shkak të punës së tij në kishë, Zachow ishte një organist “i shkollës së vjetër”, duke shijuar fuga, kanonikë dhe kundërpeshë. Por, ai ishte gjithashtu i njohur me zhvillimet në muzikë në të gjithë Evropën dhe kompozimet e tij “përqafuan stilin e ri të bashkuar dhe dramatik”.Kur Zachow zbuloi talentin e Handel, ai e prezantoi atë në një koleksion të gjërë të muzikës gjermane dhe italiane, të cilën ai zotëronte, kompozime të shenjta dhe profane, vokale dhe instrumentale të shkollave të ndryshme, stile të ndryshme nga çdo mjeshtër “. Shumë tipare që konsiderohen “Handelian” mund të ndiqen në muzikën e Zachow. Në të njëjtën kohë Handel vazhdoi praktikën në klaviçemburg, mësoi violinë dhe organ, por sipas Burney, dashuria e tij e veçantë ishte për hautbois (oboe).[16] Schoelcher spekulon se devotshmëria e tij rinore ndaj instrumentit shpjegon numrin e madh të copave që ai kompozoi për oboe.

Përsa i përket udhëzimit në përbërje, përveç që Handel zbatohet në punën tradicionale të fuçisë dhe cantus firmus, Zachow, duke njohur talentet e hershme të Handel, paraqiti në mënyrë sistematike Handel për stilin e ndryshme dhe masterworks të përfshira në bibliotekën e tij të gjerë. Ai e bëri këtë duke kërkuar që Handel të kopjonte rezultatet e zgjedhura. “Në ato ditë shkruaja si djalli”, kujton Handel më vonë. Pjesa më e madhe e këtij kopjimi u fut në një fletore që Handel mbajti për pjesën tjetër të jetës së tij. Megjithëse që nga ajo kohë është zhdukur, fletorja është përshkruar mjaftueshëm për të kuptuar se cilat pjesë Zachow dëshironte që Handel të studionte. Në mesin e kompozitorëve kryesorë të përfaqësuar në këtë libër ushtrimesh ishin Johann Krieger, një “mjeshtër i vjetër” në fuga dhe kompozitor i shquar i organeve, Johann Caspar Kerll, përfaqësues i “stilit jugor” pas mësuesit të tij Frescobaldi dhe imitoi më vonë nga Handel Johann Jakob Froberger, një “internacionalist” gjithashtu e studiuar nga Buxtehude dhe Bach dhe Georg Muffat, amalgamja e të cilave të stilet franceze dhe italiane dhe sinteza e formave muzikore ndikuan në Handel.

Mainwaring shkruan se gjatë kësaj kohe Zachow kishte filluar që Handel të merrte disa nga detyrat e tij në kishë. Zachow, pohon Mainwaring, ishte “shpesh” i munguar, “nga dashuria e tij për kompaninë, dhe një xhami e hidhur”, dhe për këtë arsye Handel performoi shpesh në organ. Për më tepër, sipas Mainwaring, Handel filloi të krijojë, në moshën nëntë vjeçare, shërbimet e kishave për zërin dhe instrumentet “dhe që nga ajo kohë në të vërtetë përpiloi një shërbim çdo javë për tre vjet me radhë.” Mainwaring përfundon këtë kapitull Jetën e Handel duke konkluduar se tre ose katër vjet kishin qenë të mjaftueshme për të lejuar Handel të tejkalojë Zachow, dhe Handel ishte bërë “i paduruar për një situatë tjetër”; “Berlin ishte vendi ku ishte rënë dakord.” Pakujdesia me datat ose sekuencat (dhe ndoshta interpretimi imagjinativ nga Mainwaring) e bën këtë periudhë të hutuar.

Babai i Handel vdiq më 11 shkurt 1697.[17] Ishte zakon gjerman për miqtë dhe familjen për të kompozuar odesa funerale për një kujdestar të konsiderueshëm si Georg, dhe i riu Handel e shkarkoi detyrën e tij me një poemë të datës 18 shkurt dhe nënshkroi me emrin e tij dhe (në respekt të dëshirave të babait të tij) për artet liberale “. Në atë kohë, Handel po studionte ose në Gjimnazin Luteran të Halle-s ose në Shkollën Latine.

Mainwaring ka Handel që udhëton për në Berlin vitin e ardhshëm, 1698. Problemi me Mainwaring si një autoritet për këtë datë, megjithatë është se ai tregon se si babai i Handel komunikoi me “mbretin” gjatë qëndrimit të Handel, duke mos pranuar ofertën e Gjykatës për të dërguar Handel në Itali me një pagesë dhe se babai i tij vdiq “pas kthimit të tij nga Berlini”. Por që kur Georg Händel vdiq në vitin 1697, ose data e udhëtimit ose deklaratat e Mainwaring për babain e Handel duhet të jetë në gabim. Biografët e hershëm e zgjidhën problemin duke e bërë vitin e udhëtimit 1696, duke vënë në dukje se në moshën 11 vjeç, Handel do të kishte nevojë për një kujdestar, kështu që ata e kishin shoqëruar babain e tij ose një mik të familjes së tij, Handel, i cili donte që Handel të bëhej avokat, do të shpenzonte shumën që ta çonte birin e tij në tundimin e muzikës si një karrierë. Schoelcher për shembull ka Handel që udhëton për në Berlin në 11, duke takuar dy Bononcini dhe Attilio Ariosti në Berlin dhe pastaj duke u kthyer në drejtim të babait të tij. Por Ariosti nuk ishte në Berlin para vdekjes së babait të Handel. dhe Handel nuk mund të kishte takuar Bononcini në Berlin para vitit 1702. Biografët modernë ose e pranojnë vitin si 1698, meqenëse autoritetet më të besueshme më të vjetra pajtohen me të, dhe zbresim atë që Mainwaring thotë për atë që ndodhi gjatë udhëtimit ose supozonte se Mainwaring përmblodhi dy ose më shumë vizita në Berlin, ashtu siç bëri me Handel udhëtime të mëvonshme në Venedik.[18]

Universiteti

Ndoshta për të përmbushur një premtim për të atin ose thjesht sepse ai e shihte veten si “të përkushtuar ndaj arteve liberale”, më 10 shkurt 1702, Handel maturoi në Universitetin e Halle. Ky universitet ishte themeluar vetëm kohët e fundit – në vitin 1694, Elektor krijoi shkollën, kryesisht për të siguruar një forum leksioni për juristin Kristian Thomasius i cili ishte dëbuar nga Leipzig për pikëpamjet e tij liberale. Handel nuk u regjistrua në fakultetin juridik, megjithëse Handel pothuajse me siguri mori pjesë në leksionet e tij. Thomasius ishte një kryqtar intelektual, akademik dhe fetar, i cili ishte akademik i parë gjerman që leksione në gjermanisht. Një firmë luterane, ai megjithatë mbështeti fuqishëm ndarjen e kishës dhe shtetit, duke denoncuar shkëlqyeshëm gjyqet e magjistarëve të përhapura më pas. Lang beson se Thomasius ngriti në Handel një “respekt për dinjitetin dhe lirinë e mendjes së njeriut dhe madhështinë solemne të ligjit”, parime që do ta kishin tërhequr dhe mbajtur në Angli për gjysmë shekulli.Handel gjithashtu hasi teolog dhe profesor të gjuhëve orientale gusht Hermann Francke, i cili ishte veçanërisht i kujdesshëm për fëmijët, veçanërisht për jetimët. Jetimorja që ai themeloi u bë një model për Gjermaninë dhe pa dyshim ndikoi në impulsin bamirës të Handel, kur ai caktoi të drejtat e Mesisë në Spitalin Thelbësor të Londrës.

Menjëherë pas fillimit të arsimit të tij universitar, Handel (edhe pse luteran ) më 13 mars 1702 pranoi pozitën e organistit në katedralen kalviniste në Halle, Domkirche, duke zëvendësuar J.C. Leporin, për të cilin kishte vepruar si asistent. Pozita, e cila ishte një takim njëvjeçar, tregoi themelin që kishte marrë nga Zachow, sepse një organist kishtar dhe këngëtar ishte një zyrë shumë prestigjioze. Nga ai mori 5 thalers në vit dhe strehim në kështjellën e përmbytur të Moritzburg.

Në të njëjtën kohë, Handel bëri njohjen e Telemann. Katër vjet i lartë i Handel, Telemann po studionte ligjin dhe ndihmoi këngëtarin Johann Kuhnau (paraardhësi i Bach në Thomaskirche aty). Telemann kujton dyzet vjet më vonë në një autobiografi për Grundlage të Matthesonit: “Shkrimi i Johann Kuhnau shkëlqyer shërbeu si një model për mua në fugë dhe kundërpikë, por në modifikimin e lëvizjeve melodike dhe shqyrtimit të tyre, Handel dhe unë ishin të zënë vazhdimisht, duke vizituar shpesh njëri tjetrin si dhe letra me shkrim. ”

Edhe pse Mainwaring shkruan se Handel shkroi një herë në javë kur asistent i Zachow dhe si organist provues në Domkirche pjesë e detyrës së tij ishte të siguronte muzikë të përshtatshme, asnjë kompozim i shenjtë nga periudha e tij Halle tani mund të identifikohet. Mattheson, megjithatë, përmblodhi mendimin e tij mbi kantatet e kishës Handel të shkruar në Halle: “Në atë kohë, Händel vendosi ariume shumë të gjata dhe kantate të pafundme të cilat, ndonëse nuk kishin aftësinë e duhur ose shijen e duhur, ishin perfekte për sa i përket harmonisë “.

Ekzistojnë veprat e dhomave të hershme, por është vështirë të bëhet ndonjë prej tyre në kohën e Handel në Halle. Shumë historianë deri vonë e ndoqën Chrysander-in dhe përcaktuan gjashtë sonate trios për dy oboe dhe basso continuo si përbërja e tij e parë e njohur, e shkruar në vitin 1696 (kur Handel ishte 11 vjeç) Lang dyshon në takim bazuar në një datë të shkruar me dorë të një kopje (1700) dhe konsiderata stilistike. Lang shkruan se veprat “tregojnë njohuri të thellë me stilin e sonatës së distiluar të shkollës Corelli” dhe janë të dukshëm për “sigurinë formale dhe pastërtinë e strukturës”. Hogwood konsideron të gjitha triat sonat oboe të rreme dhe madje sugjerojnë se disa pjesë nuk mund të kryhen në oboe. Këto burime autentike të dorëshkrimeve nuk ekzistojnë dhe se Handel nuk ka ricikluar kurrë ndonjë material nga këto vepra, e bën autenticitetin e tyre të dyshimtë. Punimet e hershme të dhomës së hershme u shtypën në Amsterdam në vitin 1724 si opus 1, por është e pamundur të thuhet se cilat janë veprat e hershme në formën e tyre origjinale dhe jo më vonë rishikimet nga Handel, një praktikë e shpeshtë e tij.

Referencat

^ Hicks 1998, f. 614.
^ “British Citizen by Act of Parliament: George Frideric Handel”. Parliament.uk. 14 April 2009.Archived from the original on 4 May 2012.
^ Dean 1969, f. 19.
^ Buelow 2004, f. 476.
^ Deutsch 1955, f. 1
^ Adams & Hofestädt 2005, ff. 144–6.
^ a b Adams & Hofestädt 2005, f. 144.
^ Adams & Hofestädt 2005, f. 144; Burrows 1994, f. 1.
^ Burrows 1994, ff. 1-2.
^ Lang 1966, ff. 25–26.
^ Lang 1966, f. 10.
^ Deutsch 1955, f. 2; Landon 1984, f. 9.
^ Maitland & Squire 1890, f. 277.
^ Dent 2004, ff. 3–4.
^ Schoelcher 1857, ff. 4–5; Bone 1914, f. 141;Lang 1966, f. 11.
^ Schoelcher 1857, ff. 5–6. Shiko edhe Bone 1914, ff. 141–42.
^ Schoelcher 1857, f. 6; Deutsch 1955, ff. 5–6 (inscription on Georg Händel’s tombstone).
^ Landon 1984, ff. 31 n.7 & 53.
^ “Synopsis of Arianna in Creta”. Handelhouse.org. Handel House Museum. Arkivuar nga origjinali më 26 July 2014. Marrë më 23 July 2014.

Gjuhëtari amerikan Eric Hamp për shqipen – Nga Prof. Xhevat Lloshi

Me hidhërim të veçantë mësuam ndarjen nga jeta të dielën e kaluar të Erik Hempit (Eric Hamp), gjuhëtar me emër ndërkombëtar dhe albanologu më i shquar i ditëve tona. Është e pamundur ta japësh qoftë edhe shkurt profilin e këtij shkencëtari të madh, më të përmendur sidomos në fushën e gjuhësisë krahasuese, i cili ka trajtuar të gjitha anët e qenësishme të gjuhësisë historike. Megjithatë, ai nuk ka qenë dijetar i zyrës, por e ka gjurmuar lëndën gjuhësore në bashkësitë që kishin të folmet e tyre amtare, për shqipen jo vetëm te burimet e shkruara, por edhe te arbëreshët e Italisë dhe te arvanitët e Greqisë e gjetkë. Nga ana tjetër, ai ka drejtuar për shumë vjet Revistën ndërkombëtare të gjuhësisë amerikane dhe në kohët e fundit revistën e Gjuhësisë antropologjike, ndërsa më 1965-1991 ka qenë drejtor i Qendrës për studimet ballkanike dhe sllave.

Dy fjalë për jetën e tij, sepse tashmë është e lehtë të gjejë kushdo të dhëna të shumanshme për të. Lindi më 1920 në Londër, por ka qenë më pas shtetas amerikan. Mbaroi shkollën e lartë më 1942 dhe hyri në ushtri, sepse e dimë që ishin vitet e Luftës së Dytë Botërore. Më 1947 u largua prej andej dhe iu rikthye studimeve për të mbrojtur më 1954 në Harvard doktoratën. Nga viti 1950 ka qenë profesor në Universitetin e Çikagos deri më 1991, por edhe pas daljes në pension i vijoi ligjëratat deri në ditët e fundit. Mbi 3500 është shifra marramendëse e punimeve, artikujve, shënimeve, recensioneve të tij, prandaj besoj se shumica prej nesh nuk mund ta marrin guximin të lundrojnë në këtë oqean. Neve na bie të kufizohemi te lëmi i shqipes. Hempi ishte shumë i vëmendshën ndaj atyre, që mund të quhen gjuhë të vogla, dhe ndër to shqipja zinte vend të nderuar.

Nga sa kam mundur të rrok, fjalët e tij të para për shqipen kanë qenë në një recension më 1953 për punimin e Vaclav Cimohovskit rreth dialektit të Dushmanit dhe më 1954 në disertacionin e Harvardit, kushtuar të folmes së venbanimit arbëresh të Vakaricës, ndërsa ndër punimet e fundit është një shkrim për fjalën ‘dheu’ të shqipes, botuar më 2012 në revistën “Studime”. Mund të jenë rreth 80 shkrime të ndryshme të tij lidhur me shqipen. Mes tyre me karakter më përgjithësues janë një kumtesë me titullin “Vendi i shqipes”, në Universitetin e Kalifornisë më 1963, botuar më 1966, dhe një artikull me titullin “Gjuha shqipe”, botuar më 1972 dhe përkthyer shqip më 1973. Për shkak të peshës së madhe ndërkombëtare, nuk mund të mos përmendet, që artikullin për gjuhën shqipe në vëllimin e parë të “Enciklopedisë britanike” e ka shkruar E. Hempi. Janë botuar shqip 5 shënime të tij për fjalë të ndryshme në revistën “Studime filologjike”, duke filluar nga viti 1968 (nr. 3), disa të përkthyera prej meje, si dhe 7 në revistën “Gjurmime albanologjike” të Prishtinës, duke nisur po ashtu nga viti 1968. Ndërsa anglisht është botuar një artikull në revistën “Studia albanica” (1969, nr. 1). Së fundi, më 2007 është botuar një përmbledhje shqip e punimeve të tij me titullin “Studime krahasuese për shqipen”.

Për të nderuar kujtimin e tij dëshiroj të sjell këtu një paraqitje të tij për gjuhën shqipe, paraqitje që është e panjohur. Për këtë më duhet të rikthehem te emri i Edvin Xhejksit (Edëin Jacques), për të cilin kam shkruar lidhur me ndihmat për shqiptarët e uritur menjëherë pas luftës. Ai kishte lindur më 1908 dhe vdiq më 1996. Bashkë me të shoqen erdhën si misionarë protestantë në Korçë për të punuar edhe në shkollën e misionit të çiftit Kenedi. Kur u mbyllën shkollat private më 1933, Kenedët u bdetyruan të largoheshin dhe Xhejksi mbeti si përgjegjës për misionin. Ishte njeri mjaft i miqësueshëm dhe nga marrëdhëniet e përditshme me shqiptarët iu ngjall një dashuri dhe respekt i veçantë për këtë popull. Prandaj u interesua për historinë e tij dhe nisi mbledhjen e materialeve, ndërsa kishte hapur një bibliotekë pranë misionit. Mirëpo më 1939 Shqipëria u pushtua dhe ata të dy ishin të fundit amerikanë që u larguan në maj 1940.

Interesimi për shqiptarët mbeti i pashuar te Xhejksi dhe dëshmia më bindëse janë ndihmat që mblodhi dhe dërgoi pas luftës në Shqipëri. Ndërkaq, asnjëherë nuk hoqi dorë nga synimi për të shkruar një libër për këtë popull. E përfundoi atë më 1995 dhe u përkthye shqip më 1998 me titullin “Shqiptarët. Populli shqiptar nga lashtësia deri në vitin 1912”. Është pak e papritur, por u lejua të vinte në Shqipërinë e diktaturës më 1986 dhe një vizitë tjetër e bëri më 1991. Me sa duket, në fillim të viteve 1980 po punonte mirë për librin e historisë. Meqë e niste nga lashtësia, e kishte të nevojshme të gjurmonte prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Për këtë arsye iu drejtua gjuhëtarit amerikan Keneth Pajk (Kenneth Lee Pike). E kam për detyrë ta ndriçoj se kush ishte ky dhe përse iu drejtua Xhjeksi.

  1. Pajku (1912-2000) ka qenë një gjuhëtar dhe antropolog i shquar amerikan. Kishte lindur në Vudstok në SHBA. Ndoqi për teologji Kolegjin Gordon dhe mbaroi Universitetin e Miçiganit më 1933. Doktoraturën e bëri nën kujdesin e një gjuhëtari të rëndësishëm amerikan, Charles C. Fries për gjuhën e mikstekëve të Meksikës, për të cilët përpunoi edhe alfabetin, ndërsa më 1951 botoi Dhiatën e re në gjuhën e tyre. Punoi 30 vjet në Universitetin e Miçiganit dhe ishte [përgjegjës i departamentit të gjuhësisë. Solli teori të reja bgjuhësore, siç ka qenë ajo për tagmemikën, por nuk është vendi këtu për të hyrë në hollësitë e gjuhësisë. Ka dhënë ndihmesë të vfeçantë për mësimin e anglishtes. Studioi gjuhë të Amerikës Latine, të Ausatralisë, të Azisë dhe të Afrikës. Këmbëngulte, që gjuha duhet studiuar jo në fvjali të veçuara, por në gjithë kontekstin. Që nga viti 1942 deri më 1979 ka qenë drejtuesi i parë i Institutit veror ntë gjuhësisë, të organizatës për përkthimin e Biblës, që nga viti 1942 e deri më 1979, por edhe më pas nuk u shkëput prej tij deri në fund.

Këto të dhëna na mundësojnë ta kuptojmë se si e njihte atë Xhjeksi. Ishin të dy protestantë baptistë dhe interesoheshin për përkthimet biblike. Xhejksi që më 1934 kishte menduar për rishikimin e përkthimeve shqip që të përditësoheshin dhe më pas ka biseduar edhe me Fan Nolin, që të përfshihej edhe ai. Kam një letër të Xhejksit të 19 janarit 1946, në të cilën lidhur me kërkesën për një variant tjetër të Dhiatës së re shqip, shkruan: “Në përputhje me këtë mendim, dje vajta në Boston dhe bisedova me peshkopin Fan Noli mbi mundësinë për ta përfshirë në një sipërmarrje të tillë. Nga ana e besimit për të, ai është një shkrimtar prodhimtar, i njohur përgjithësisht si figura më e madhe letrare në historinë shqiptare…” Letra vijon me hollësi për punën e Fan Nolit, por ai nuk e pranoi bashkëpunimin me Xhejksin dhe letra për këtë pikë mbyllet me ca fjalë të papritura: “Me gjithë faktin që dr. Noli është i dhënë pas parasë, që konsiderohet nga shumë ortodoksë si ateist dhe që duket se nuk është fare i interesuar për përkthimin e Biblës si të tillë, përsëri është e vërtetë, që ai është njeriu më i pajisur nga ana teknike për një punë të tillë përkthimi.”

Duket që Xhejksi e ka pasur mik të ngushtë Kenet Pajkun, sepse në letrën që i ka dërguar më 28 dhjetor 1981 e thërret edhe me trajtën e shkurtër Ken. Po citoj  një pjesë të kësaj letre, e cila nuk ka nevojë për komente: “Jam duke shkruar për shqiptarët. Një njollë e bardhë, që do të kisha dëshirë ta plotësoja, është periudha parahistorike, nga e cila nuk ka dokumente të shkruara. Për grimca rreth origjinës së tyre ne varemi nga arkeologjia, mitologjia, gjuhësia etj. A i parashikoni pyetjet e mia? Shqiptarët mëtojnë se janë pellazgët e lashtë: një popull indo-europian, i cili shtegtoi drejt perëndimit nëpër Azinë e Vogël drejt Ballkanit dhe mbërriti përpara grekëve. Kam shumë shpresë që të mbështetemi te gjurmimi gjuhësor në gjuhët indo-europiane, të cilat mund ta mbështesin ose ta kundërshtojnë këtë pretendim. Miku ynë i përbashkët Merril Tenney në vitet 1930 ka shënuar në Parathënien për Fjalorin e Webster-it të plotë, se shqipja është një e mbijetuar e pandryshuar e kohëve të reja të familjes indo-europiane të gjuhëve, prandaj na fton që ta krahasojmë fjalorin e shqipes me të sanskritishtes.”

Letra vijoin me një diskutim gjuhësor, për të cilin Xhejksi nuk kishte përgatitjen shkencore. E përfundon me këtë kërkesë: “Me rëndësi të veçantë mund të ishte gjithçka që tregon marrëdhëniet ndërmjet shqipes dhe greqishtes. Ka të ngjarë që ju të mos keni shumë të dhëna në çantën tuaj, por mund të dëshironi të më drejtoni te disa kolegë, të cilët mund të më jepnin informacionin e nevojshëm. Një milion herë falënderime.”

Kenet Pajku e drejtoi Xhejksin te Erik Hempi dhe atëherë i dërgoi këtij një kërkesë në Universitetin e Çikagos më 10 shkurt 1983. Letra nuk është e gjatë dhe prandaj po e sjell këtu të përkthyer shqip:

“I dashur Prof. Hamp. Një mik i përbashkët, Kenneth Pike, më ka drejtuar te ju për disa të dhëna në fushën e gjuhësisë.

Në vitet tridhjetë unë kam jetuar në Shqipëri për disa vjet dhe për shkallën e masterit kam shkruar tezën për një temë lidhur me atë në Universitetin e Bostonit më 1941, ndërsa tashti kam dalë në pension dhe po bëj kërkime të mëtejshme e po shkruaj rreth shqiptarëve. Kjo është një punë mrekulluese, ngaqë në duar kam edhe disa materiale mjaft të pazakonshme shqip, frëngjisht dhe italisht. Por ka një aspekt, për të cilin Kennethi më drejtoi te ju.

A jeni në dijeni për ndonjë studim lidhur me rrënjët gjuhësore të shqipes? Marrëdhëniet e saj me gjuhët e tjera indo-europiane, si greqishtja e në veçanti ilirishtja, janë shumë të rëndësishme. Me rëndësi të veçantë është çdo gjë për marrëdhëniet e gjuhës shqipe me prejardhjen e gjuhës pellazge. A keni ndonj libër ose monografi lidhur me këtë? I vetmi burim deri më tash që jep njëfarë premtimi është Le Pélasgique. Essai sur une langue indo-européenne préhellénique, i autorit A. J. Van Ëindekens, profesor i Universitetit në Louvain, libër i botuar atje më 1952. Biblioteka e Kongresit në Uashington e ka një kopje dhe pranverën që po vjen unë do të ndaloj atje rrugës nga Florida.

A keni ndonjë tjetër material udhërrëfyes që mund të më sugjeroni? Universiteti i  Floridës Jugore në Tampa ka një bibliotekë të shkëlqyer. Me nderime të përzemërta,

Edwin E. Jacques.

Pas katër muajsh E. Hempi i është përgjigjur E. Xhejksit, duke shpjeguar edhe përse e ka bërë me vonesë përgjigjen. Këtë letër E. Xhejksi e ka vënë në Bibliografinë e pasur, që ka në fund të librit “Shqiptarët”. Po e jap të përkthyer të plotë, sepse është me vlerë të veçantë po të shihet si mendimi i tij përfundimtar i përgjithshëm rreth gjuhës sonë, meqë nuk kam të dhëna për ndonjë shkrim të tijin pas vitit 1983 me të tillë natyrë përgjithësuese sintetike.

                                                                                                      Çikago, 18 qershor 1983.

      I dashur z. Jacques,

Ju lutem të më falni për heshtjen e gjatë. Një ditë pasi më kishit shkruar letrën tuaj të datës 10 shkurt pata një goditje në zemër dhe bëra një by-pass të trefishtë (plotësisht me sukses), ndërsa në mars pata një hepatit prej transfuzionit të gjakut (sërish për fat të mirë, më kaloi më shpejt sesa te shumë të tjerë). Kështu sapo dola në sipërfaqe dhe do të nisem për Europë pas dy ditësh. Pikërisht këtë çast e kam parë letrën tuaj, që e kishin vënë mënjanë për mua.

Përvoja juaj me Shqipërinë është fantastike. Ju duhet ta keni njohur zotin Fultz, i cili ka vdekur duke qenë në pension në Indianë nja dy vjet më parë. (Biri i tij, Dare, është këtu profesor i meteorologjisë). Unë jam 62 vjeç dhe e kam mësuar shqipen në fund të viteve 1940, diçka në Filadelfi dhe në Boton kur isha student, por kryesisht nga të mërguarit në Paris. Për herë të parë kam bërë ekspeditë në Kalabri dhe për këtë kam shkruar disertacionin në Harvard. Jam marrë me shqipen që nga ajo kohë dhe kam dëgjuar gjithë variantet e saj, por vetëm në një vend (ka qenë e folmja në Ukrainë), natyrisht, ata nuk ma kanë lejuar asnjëherë në Shqipëri!

Këtë çast do t’ju shkruaj shumë shkurt, sepse jemi me telashet e përgatitjes së valixheve. Historia dhe parahistoria e shqipes është me të vërtetë interesante. Shkurt, kjo është një degë e veçuar e indo-europianishtes, me lidhje në largësi, por mjaft të ngushta me baltosllavishten. Ajo nuk ka asnjë marrëdhënie të ngushtë gjenetike me greqishten (e cila në largësi shkon me armenishten). Ilirishtja është vetëm një emër për diçka, rreth së cilës pothuaj nuk dimë asgjë. Pellazgjishtja, për të cilën flet van Vindekensi dhe për të cilën ka bërë studimet kryesore Georgievi, është (siç mendoj unë) parahelenishtja. Unë e kam librin e van Vindekensit, nuk është shumë i keq, por është i vjetër dhe jo sistematik, mos u lodhni me të. Kohët e fundit kam punuar për parahelenishten, por për shkak të sëmundjes nuk kam arritur të bëj një trajtesë përgjithësuese këtë vit.

Sa për të filluar, mund t’ju sugjeroj tashti me ngut artikullin tim Gjuha shqipe në vëll. I (f. 422-23) të Makropedisë së Enciklopedisë Britanike. Aty kam dhënë bibliografinë kryesore deri afër vitit 1970. Që nga ajo kohë sigurisht që ka gjëra të tjera, por për fat të keq jo aq shumë për gjëra thelbësore (kjo pjesërisht, mea culpa). Natyrisht, të dhënat për popullsinë tashti janë të vjetruara.

Do të kthehem në tetor. Më shkruani nëse do të keni nevojë për më shumë. Posta do të më vijë.                                                                         Nga zemra, Eric Hamp.

 

Është një letër me ngrohtësi njerëzore të veçantë. Së pari po shënoj, se mbyllja “Nga zemra”, nuk është përkthimi im, por vetë Hempi e ka shkruar shqip, duke e nënkuptuar se Xhejksi e dinte shqipen. Nuk do të ndalem në të dhënat shumë të çmueshme për biografinë e E. Hempit, që dalin nga këta rreshta. Do ta këshilloja nxehtësisht, që dikush i cili i ka mundësitë praktike në Shtetet e Bashkuara, të interesohej menjëherë për trashëgimin e E. Hempit dhe të na siguronte gjithçka prej tij, që ka lidhje me Shqipërinë dhe me shqipen, dhe ndoshta do të ishte detyrë e organizmave tanë shtetërorë, duke nisur me përfaqësitë tona diplomatike, të marrin përsipër menjëherë një veprim të tillë konkret e të financuar prej nesh, që do t’i sillte shërbime të vyera shkencës sonë.

Georgievi i përmendur aty është një gjuhëtar bullgar, Vladimir Georgiev, i cili ka hipotezat e veta për gjendjen e lashtë gjuhësore të Ballkanit, por për gjuhën tonë është shprehur qartë: “Ilirishtja është paraardhësja e gjuhës shqipe, domethënë ilirishtja është baza, gjuha mëmë e shqipes.” (1974). Atë dhe punën e tij i kemi njohur, madje do të shtoja se ka marrë pjesë bashkë me Hempin në kongreset e Shoqatës së Europës Juglindore. Ndonëse Hempi është shprehur kalimthi për pellazgjishten, fjala e tij tërheq vëmendjen: është parahelenishtja. Do të kisha shumë dëshirë të njihesha me punimet e tij rreth kësaj teme, qoftë edhe me dorëshkrime të papërfunduara, por edhe me kaq mund të shprehem, se u bën mirë ta lexojnë pellazgollogjet e sotme, se del që merren me helenizmin dhe jo me shqiptarizmin.

Mendimi i E. Hempit për shqipen mbetet i pandryshuar, po ta krahasojmë me atë që kishte shkruar më 1972: “Shqipja nuk tregon ndonjë afëri të dukshme të ngushtë me ndonjë gjuhë tjetër indo-europiane; duket qartë se ajo është pasardhësja e vetme e sotme në nëngrupin e vet.” Nuk do të zgjatem këtu se si e ka shfrytëzuar këtë burim të çmueshëm E. Xhejksi në librin e tij për shqiptarët, sepse siç e thashë, ai nuk ka qenë specialist në fushën e gjuhësisë. Gjithsesi, kemi të bëjmë me dashamirës të ngrohtë të kulturës shqiptare.

Nderimet për punën e tij të pamatë nuk i kanë munguar E. Hempit në gjithë botën akademike amerikane dhe ndërkombëtare. Po edhe shqiptarët e kanë vlerësuar me gjithë zemër. Mjafton të them se e kanë pranuar si anëtar të dy akademitë tona, në Tiranë dhe në Prishtinë. Gjithashtu, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë është shtypur një pullë e postës shqiptare me portretin e tij. Për fat të keq, brenda pak ditësh u ndanë prej nesh dy rrape shekullore të albanologjisë: profesor Idriz Ajeti, i cili e mbërriti një shekull, dhe Erik Hempi, që do ta mbushte shekullin për mot. Do të kisha një mendim, që në zgjatimin e bulevardit të ri të Tiranës të gjendej një hapësirë, në të cilën të vendoseshin bustet e albanologëve më të shquar dhe të quhej Kopshti i Albanologëve. Aty do ta meritonte vendin edhe Erik Hempi.

Shitet rezidenca e Titos në Tokio, ja sa para i takojnë Serbisë

Pas shitjes së banesës rezidenciale të Josif Broz Titos në Manhattan, një tjetër rezidencë e RSFJ-së është vënë në shitje. Sipas gazetës serbe “Vecernje novosit” bëhet fjalë për ambasadën dhe residencën e RSFJ-së në Tokio, e cila është shitur prej rreth 14.7 milionë eurosh, pas kontratës së nënshkruar më 31 janar.

Patundshmëria në Tokio ka rreth 1.726 metra katrorë dhe shtrihet në sipërfaqe prej 938 metrash katrorë toke.

Sipas gazetës, nga kjo shifër Serbisë i takojnë vetëm rreth 39,5 për qind. Serbia ka marrë tashmë 3,5 milionë nga banesa në Nju-Jork, ndërsa pas rifundimit të mjeteve të investuara për mirëmbajtje pritet të marrë edhe 3,2 milionë dollarë.

Gazeta bën të ditur se po vazhdojnë aktivitetet për shitjen e tri objekteve të mbetura , ndërtesa në të cilën aktualisht është i vendosur misioni i Serbisë pranë OKB-së, dhe ambasadat në Bernë e Bon. Për të tri objektet gazeta shkruan se ka oferta konkrete.