Njoftim
Të nderuar Vatranë, Dega VMB dhe Vatranët thërrasin mbledhjen të jashtëzakonshme urgjente për të adresuar disa çështje të rëndësishme që po ndikojnë sot në Vatër.
Padrejtësia dhe mungesa e ligjshmërisë kanë zgjatur për një kohë të gjatë dhe është koha që të ndërmerren disa hapa për t’i përballuar ato.
Një grup i vogël individësh po mundohen të keqpërdorin Vatrën dhe ta mbajnë peng atë.
Ky grup pa mandat po shkarkon, përjashton dhe emëron individë që nuk kanë asnjë kompetencë, apo kontribut në Vatër. Kjo sjellje e këtyre individëve nuk është në përputhje me kanunoren, me vlerat dhe synimet e vatranëve.
Mbledhja urgjente do të zhvillohet në Sallën Qendrore të Vatrës më 9 Dhjetor 2023 ora 1:00pm.
Me këtë rast, dëshirojmë të bëjmë me dije Sekretaren e Përgjithshme të Vatrës, Znj. Nazo Veliu, Kryetarin e Kuvendit, Z. Ervin Dine, Z. Elmi Berisha dhe Presidentin e Nderit Z. Agim Rexhaj si dhe të gjithë vatranët e interesuar për të diskutuar dhe vendosur ekuilibrat e munguara Vatrës sonë.
Në këtë mbledhje, do të kemi mundësinë të diskutojmë çështjet kryesore që po ndikojnë në Vatër dhe të ofrojmë vlerësimet dhe sugjerimet tona për t’i adresuar ato.
Do të jetë një mundësi për të dëgjuar zërat dhe mendimet e të gjithë Vatraneve, për të krijuar një debat të hapur dhe konstruktiv.
Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në këtë mbledhje të rëndësishme.
Është jetike që të jemi të bashkuar dhe të punojmë së bashku për të ruajtur integritetin dhe vlerat e Vatrës sonë.
Ju falënderojmë për angazhimin tuaj dhe për përkrahjen që keni treguar për Vatrën.
Bashkërisht, mund të ndërtojmë një Vatër më të fortë dhe më të drejtë.
Me respekt,
Vatranët
Dega Vatra Manhattan Branch