Faksimile e hetuesisë së Isuf Devës dhe gazeta “Bashkimi” e vitit 1945 me emrat e personave të ekzekutuar
Në qytetin e Tiranës ndodhi një masakër prej së cilës pati disa të vrarë më 4.2.1944. Gazeta “Bashkimi” e datës 4.2.1945 ka pretenduar se nga ngjarja e një viti më parë janë vrarë 41 persona, por të identifikuar janë vetëm 27 emra.
13 janë të panjohur, 3 italianë dhe 4 jugosllavë. Pretendimet zyrtare kanë qenë në dy shifra, 84 dhe 110 persona. Njëri prej personave që kishin marrë dijeni për ngjarjen ishte edhe Isuf Deva ishte njeri i afërt i Xhafer Devës, me profesion tregtar dhe nëpunës, i papërzier me luftën apo rrymat politike. Me kërkesë të Xhaferit bëhet sekretar privat i tij. Pak a shumë kryente funksionin e drejtorit të kabinetit të ministrit për kohën e sotme. Isufi qëndroi në Tiranë vetëm në kohën kur Xhafer Deva ishte ministër. Isufi u arrestua në Zagreb më 11 qershor 1945 nga OZN-a jugosllave dhe dorëzua më 24 nëntor 1945 në Shqipëri. Pas një hetuesie të gjatë, dënohet me vdekje gjykata në Shqipëri dhe më 30 janar 1947 pushkatohet së bashku me Reshat Stërmasin. Në dëshminë e tij mohoi kategorikisht të kishte lidhje me ngjarjen apo të ishte marrë me përpilime listash. Në lidhje me ngjarjet e 3-4 shkurtit 1944 Isuf Deva jep këtë dëshmi:
“Në datën 3 shkurt 1944 komunistët i bëjnë atentat dhe vrasin nipin e Xhafer Devës, Fahri Ibrahimi, i cili kishte ardhur në Tiranë për punë dhe nuk merrej me politikë. Me rastin e atentatit që ju bë nipit të Xhafer Devës në Hotel “Dajti” u mblodhën së bashku, Tahir Kolgjini, Hysni Dema, Kadri Cakrani, Xhelal Staravecka, Xhelal Mitrovica, Rrok Nallbani, Mato Murati, Beqir Maloku dhe mandej kur vdiq nipi i Xhafer Devës këta erdhën në shtëpinë e Xhafer Devës nga ora 19.00 për ngushëllim. Ishte disa orë para mesnatës së 4 shkurtit të vitit 1944 kur u përpiluan listat e familjeve e personave të Nacionalçlirimtares mbi të cilin do të binte hakmarrja e terrori. Si u vendos përfundimisht lista në shtëpinë e Xhafer Devës, këta u ngritën dhe shkuan në Ministrinë e Brendshme. Unë shkova në shtëpi. Lista e njerëzve ka dalë nga arkivat e Xhafer Devës. Në orën 22.30 të kësaj nate më thërret Xhafer Deva në Ministri ku dhe shkova. Në zyrën e Xhafer Devës erdhi dhe Kadri Cakrani, Qazim Mulleti dhe Hysni Dema. Xhafer Deva më urdhëroi që të shkoja te Qazim Mulleti i cili me caktoi sektorët e veprimit për hakmarrje, mbaj mend se për këtë natë kishim në dispozicion për të vepruar 200 deri 300 vetë të armatosur të cilët bëheshin nga Regjimenti “Kosova”, të Xhandarmërisë dhe elementë besnikë të Kadri Cakranit, Qazim Mulletit etj, të cilët u ndanë në vende të ndryshme. Drejtimet që duhej të merrnin i dhanë Xhafer Deva dhe Qazim Mulleti më vete, grupet e armatosura kishin të gatshëm listat e njerëzve që do arrestoheshin. Në këtë terror u arrestuan 320 vetë të cilët qëndronin pranë Ministrisë së Brendshme nëpër burgjet e saj. Përgjegjës për kontrollin dhe arrestimet kanë qenë këta persona: Beqir Maloku, Qazim Mulleti, Mato Murati, Xhelal Staravecka, Hysni Gradeci nga Podujeva, Qemal Mujku nga Mitrovica, Ibrahim Murati nga Mitrovica”./Kastriot Dervishi
Ka qenë qershor i vitit 1975, kur, si telekronist i Televizionit Shqiptar, më binte çdo vit të ngjitesha në Qafën e Martës, në festën tradicionale të zonës, ku shumë ngjarje historike, . . .
Kardinali Mikel Koliqi ishte vëllai i Ernestit. Për hakmarrje ndaj vëllait që ishte një personalitet i emigracionit politik shqiptar, regjimi komunist e burgosi të përmendurin . . .
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Maj 2025
“Die Transvaler” ka botuar, të hënën e 5 shkurtit 1979, në faqen n°2, një shkrim rreth ekzilit të mundshëm asokohe të familjes mbretërore . . .
Nga Uvil Zajmi
Në vijim të udhëtimit tonë me ekipin kombëtar të futbollit për Eliminatoret “Euro ’68”, dhe drejt sfidës historike të 17 dhjetorit ’67 ndaj Gjermanisë Federale në T . . .
AGIM JAZAJ/ Në kujtesën e kombit, me kujtesë, dhe në faqet e historisë, mbeten të gdhendur edhe 400 luftëtar që ranë për çlirimin e Vlorës, të vitin 1920, mbetur të përjetshëm, p . . .
Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të . . .
Marrë nga libri i
të Madhit Dijetar
Gene X. Kortsha
“ONE MAN’S JOURNEY TO FREEDOM”
(UDHETIMI E NJI NJERIUT PER NE LIRI)
GENE X. KORTSHA
1924 – 2016
Tridhetë e tri vjet ma parë me 199 . . .
Çdokush ka një histori, e shënjon atë. Një histori të vërtetë. Dhe e vërteta është edhe më e bukur, sado e trishtuar që është e thuhet. E vërteta është e thjeshta. Dhe ky artist gje . . .
“Kanë qenë dy javë bashkë në nji dhomë spitali në Rrëshen. Të njajtin ushqim që pregaditnim për nanën (vjehrrën) me i çue t’u spitali, të njajtin pregaditnim edhe për Musinenë. Qe një . . .
Ramize Gjebrea ishte një partizane e Luftës së Dytë Botërore, e akuzuar për sjellje imorale nga një gjykatë e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, dhe e pushkatuar në fshatin Ramicë, Vlorë në 1 . . .
KISHA E VAUT T’ DEJËS 1361, KU U KUNORZUE GJERGJ KASTRIOTI
1361 – 1967
Kjo ishte Kisha Monumentale e vitit 1361, në Vaun e Dejës, pranë Shkodres, ku . . .
Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë . . .
Komentet