VOAL

VOAL

Martin Shkreli dyshohet se ka mbajtur kontakte me kompaninë nga burgu

March 9, 2019

Komentet

🚨Vendim i Gjykatës Federale SHBA – VATRA e Elmi Berishes dështoi në procesin gjyqsor ndaj Degës Vatra Manhattan Branch e kryetarit Agustin Mirakaj

 

 

Vendimit të Gjykatës Federale

New York, Qershor 2025

Më datë 27 shkurt 2025, Gjykata Federale e Shteteve të Bashkuara për Distriktin Jugor të New York-ut refuzoi kërkesën e individëve që pretendojnë drejtimin e Federatës VATRA për të ndaluar veprimtarinë e Degës VATRA Manhattan dhe kryetarit Agustin Mirakaj dhe antarit te Vatrës Valentin Lumaj.

✅ Pikat kryesore të vendimit gjyqësor:

• Nuk u provua ndonjë shkelje e logos nga Dega Vatra Manhattan.

• Nuk u vërtetua ndonjë përjashtim i ligjshëm apo statutor i Degës Manhattan apo i drejtusit Mirakaj.

• Nuk u identifikua ndonjë dëm i pariparueshëm ndaj VATRA-s.

• Gjykata konfirmoi se nuk ka asnjë bazë ligjore për të ndaluar aktivitetin e Degës Manhattan dhe drejtuesit te saj.

Ky është një vendim i qartë që rikonfirmon legjitimitetin e Degës Manhattan dhe rrëzon përfundimisht përpjekjet për ta përjashtuar kryetarin Agustin Mirakaj apo heshtur në mënyrë të paligjshme .

⚠️Dega VMB shoh mungesë legjitimiteti nga pala tjetër.

Pala që pretendon drejtimin e VATRA-s nuk ka mandat të vlefshëm. Çdo veprim i tyre që nga ajo kohë, përfshirë përjashtime, krijim degësh të reja, dhe vendimmarrje në emër të Federatës – është i pavlefshëm sipas vetë Kanunores së VATRA-s.

Përpjekjet e tyre për të imponuar heshtje, për të refuzuar vendime gjyqësore, dhe për të uzurpuar strukturat pa konsultim me Kuvendin, përbëjnë shkelje të rëndë të ligjshmërisë dhe parimeve mbi të cilat u themelua VATRA.

🗣️ Qëndrimi i Degës VATRA Manhattan

Për muaj me radhë, ne zgjodhëm të heshtnim, duke ndjekur rrugën e drejtësisë dhe të pjekurisë institucionale. Por sot, kur gjykata ka folur, dhe pala tjetër vazhdon të heshtë, të injorojë dhe të shtyjë për zgjidhje të njëanshme, është detyra jonë të flasim qartë.

👉 Kërkesat tona janë të qarta dhe publike:

1. Njohja dhe publikimi zyrtar i vendimit të Gjykatës Federale të datës 27 shkurt 2025 në të gjitha organet dhe kanalet e Federatës VATRA, përfshirë gazetën “Dielli”;

2. Thirrja e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm të Federatës VATRA, me pjesëmarrjen vetëm të degëve legjitime dhe me mandat aktiv; konstituimit zyrtar i Kuvendit të Jashtëzakonshëm, të thirrur nga Kryetari i Kuvendit, z. Ervin Dine.

3. Rivendosja e funksionimit statutor, transparent dhe demokratik të organizatës, për të garantuar një të ardhme të bazuar në ligj, jo në personalizma.

🤝 Thirrje për të gjitha degët legjitime të Federatës VATRA. Në emër të unitetit dhe përgjegjësisë për të ardhmen e organizatës sonë:

🟢 Ftojmë të gjitha degët legjitime dhe aktive të Federatës VATRA që:

• Të njohin vendimin e Gjykatës Federale si autoritet suprem dhe të pakundërshtueshëm ligjor;

• Të distancohen nga çdo strukturë, individ apo akt që vepron jashtë statutit dhe pa mandat të vlefshëm;

• Të bashkohen me ne për të mbrojtur VATRA-n nga kapja, për ta kthyer në rrugën e ligjshmërisë dhe trashëgimisë historike.
Sot nuk ka vend për qëndrim neutral. Çdo degë përballë kësaj padrejtësie ka vetëm dy rrugë: ose qëndron me drejtësinë dhe statutin, ose bëhet bashkëfajtore me uzurpatorët.

Degës VATRA Manhattan

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA

📍 New York, SHBA

Vatra Manhattan Branch: BREAKING – PUBLIC CALL FROM VATRA MANHATTAN BRANCH (anglisht dhe shqip)

🚨 BREAKING – 🇺🇸 PUBLIC CALL FROM VATRA MANHATTAN BRANCH
The Manhattan Branch of VATRA urgently calls upon the editor Sokol Paja of the newspaper Dielli to act with responsibility and:
🟢 Immediately publish the full decision of the U.S. Federal Court dated February 27, 2025, which rejected all claims against the Manhattan Branch and reaffirmed its legal standing and legitimacy;
🟢 Restore the official listing and recognition of the VATRA Manhattan Branch in the pages of Dielli, as a lawful and active component of the Pan-Albanian Federation VATRA;
🟢 Reinstate the President of the Vrana Branch on the newspaper’s official organizational page, reflecting the rightful leadership structure as supported by legal authority.
📌 This court ruling is not an opinion it is a binding legal fact. It supersedes any unilateral actions or unauthorized declarations made without mandate or due process.
⚠️ VATRA is facing a deep legitimacy crisis.
Only an Extraordinary Assembly, with the participation of all lawful and active branches, can restore order and integrity to the Federation.
Ignoring this court ruling, or choosing silence in the face of legal truth, is complicity in illegality.
VATRA Manhattan Branch
📍 New York, USA
🚨 BREAKING – 🇦🇱 THIRRJE PUBLIKE NGA DEGA VATRA MANHATTAN
Dega VATRA Manhattan i bën thirrje urgjente editorit të gazetës “Dielli” që të veprojë me përgjegjësi dhe të vendos menjëherë në faqen e gazetës:
🟢 Vendimin e plotë të Gjykatës Federale të datës 27 shkurt 2025, e cila refuzoi pretendimet për përjashtimin tonë dhe rikonfirmoi legjitimitetin e Degës Manhattan;
🟢 Rivendosjen zyrtare të Degës VATRA Manhattan në faqet e gazetës “Dielli” si pjesë legjitime e Federatës VATRA;
🟢 Rivendosjen e Presidentit të Degës Vrana në faqen kryesore të strukturës, si pjesë përfaqësuese dhe e zgjedhur me të drejtë;
📌 Ky vendim nuk është opinion, është fakt gjyqësor dhe ka fuqi ligjore mbi çdo deklaratë apo vendim të njëanshëm pa mandat.
⚠️ VATRA ndodhet në një krizë të thellë legjitimiteti.
Vetëm Kuvendi i Jashtëzakonshëm, me pjesëmarrjen e të gjitha degëve legjitime, mund ta nxjerrë Federatën nga kjo situatë e paprecedentë.
Mosrespektimi i vendimit të gjykatës apo heshtja përballë të vërtetës ligjore është bashkëfajësi me paligjshmërinë.
Vatra Manhattan Branch– Federata VATRA
📍 New York

BREZAT E RINJ SHQIPTARË DHE ARSIMIMI NË AMERIKË- Nga Skënder Karaçica

Dritarja e shkollës 
 
 
,,Arsimi është një diell e dytë për njerëzit,,(Platoni)
 
 
Po bëhet një shekull kur shqiptarët nga trevat etnike,për shkak të rrethanave të rënda  historike të regjimit serb dhe të pushtuesve të tokave shqiptare  nga fqinjët  tanë,u detyruan të marrin udhën e gjatë të mërgimit kendej Atlantikut  në Amerikën e largët.Ardhja  e tyre në këtë vend të lirë sikur iu kthye fryma e jetës dhe,parakalimet në të gjitha qytetet urbane amerikane.Në këto vite të mërgimit,u bënë disa breza të shqiptarëve,që,u lindën,u rritën, u shkolluan në arsimin dhe edukimin e shkollave ,të universiteve të këtij vendi me një fidanishte të demokracisë dhe të njeriut të lirë.
 
Në këtë qershor,në të gjitha shkollat fillore,të mesme dhe në universitete,parakaluan më botën e librave të dijes,më qindra të rinjë e të reja shqiptare nga të gjitha trevat etnike dhe,me rezultate ata qendronin në rreshat e parë ndër më të mirët.Në këtë qershor,prindërit shqiptarë në Çikago,në të gjitha tubimet e maturimit u bënë shend verë me përmasën e dijes të brezit të ri shqiptar,që,në udhën e arsimit e të edukimit premtojnë të ardhmën e Shqipërisë Etnike.
 
Në të dyja shkollat Jerling Junior High(Class of 2025)dhe Carl Sandburg High Schol në Orland Park,Illinois,prindërit nga Drenasi Driton dhe Diana Leku,ishin mbushur me emocione të gëzimit,ku fëmijët e tyre Drini dhe Dea,me rastin e maturimit u shpallën nxënësit më të mirë të shkollës.Diplomat e dijes do të vazhdojnë në shkollimin e mesëm dhe universitar,thoshte Drin Leku,i cili ka përzgjedhur shkencat teknike në universitetin në Çikago dhe,synimet e tij në botën e shkencës teknologjisë shkencore të shekullit të ri,në shenjë hareje  na thoshte se,do të bëhet në të ardhmen inxhinier  në NASA!
 
Pas shkollimit universitar të rinjët shqiptarë në Amerikë,tashmë janë sistemuar në kompanitë më të njohura  të fushës së biznesit,të tekonologjisë,të mjekësisë,të administratës ,të bankave dhe në armatën amerikane.Për këtë pasuri të dijes universitare e të rinjve shqiptarë në Amerikë,Shqipëria zyrtare dhe Shqipëria tjetër Kosova,do të ishte mirë që të hedhin dritë përmes programit shtetërorë për rikthimin në atdhe të rinisë shqiptare me diploma të universiteve amerikane,që për të ardhmen e Shqipërisë Etnike,në fillim të këtij shekulli do të bëhej një krah i fortë i zhvillimit të gjithmbarshëm në fushë të ekonomisë shqiptare.
 
Nuk duhet lënë në harresë ketë pasuri të supërstrukturës së dijes universitare shqiptare në Amerikë,tashti janë krijuar kahet e reja,ku populli shqiptar me tërë resursët e pasura tokësore dhe njerëzore,do të bëjnë të zhvillaur shtetin dhe kombin,duke tejkaluar gjeografinë shekullore të varfërisë.

Njeriu i njerëzve – Prof. dr Ilir Mazniku- Nga RUBEN AVXHIU

Këtë vit kam përfunduar një punë që shkëputet pak nga temat e mia të zakonshme. Kam shkruar një biografi të Prof. Dr. Ilia Maznikut, mjek e kirurg i shquar shqiptar, profesor i dashur në shumë universitete, mentor i disa breza kirurgësh.
Sportdashësit e viteve 1960, e kanë njohur Maznikun si rekordmen kombëtar në disa gara atletike, kampion kombëtar për më shumë se 10 vjet me radhë në shumë disiplina, flamurmbajtës i ekipit kombëtar shqiptar të atletikës në shumë veprimtari ndërkombëtare.
Si kirurg i ri ortoped, Mazniku ishte pjesë e fushatës historike të drejtuar nga Prof. Dr. Panajot Boga kundër dukurisë së luksasionit kongjenital kosko-femoral, që kishte mbushur Shqipërinë me njerëz që çalonin për shkak të problemeve të paekzaminuara që në lindje. Mijëra fëmijëve në mbarë vendin iu ndryshua fati në sajë të operacioneve korrigjuese që u kthyen ecjen dhe jetën normale.
Libri është më shumë se historia e një njeriu. Ilia Mazniku ishte një hero i kohës së tij dhe lexuesit do të kenë mundësi të mësojnë më shumë për historinë e atletikës shqiptare, për historinë e mjekësisë, dhe zhvillimin e ortopedisë dhe traumatologjisë në veçanti etj.
Kirurg i palodhur në dy epoka, figura e Maznikut merr një dimension tjetër në epokën e tranzicionit, të transformimit të urgjencës në Spitalin Ushtarak, të pasojave tragjike të hyrjes masive të automjeteve private në Shqipëri, atyre të vitit të tmerrshëm 1997, luftës në Kosovë dhe zhvillime të tjera që bënë protagonistë edhe mjekët shqiptarë, sidomos kirugët e traumës.
Gjatë shkrimit të librit jam habitur sesa gjëra të jetuara kemi harruar ndonëse kanë kaluar vetëm pak vjet. Jam bërë gjithashtu i ndërgjegjshëm se sa pak u mësojmë brezave të rinj për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare duke e treguar historinë vetëm në pjesën politike të saj.
Përtej Shqipërisë së politikës dhe ideologjisë, asaj të zbavitjeve të zbrazëta e shkëlqimeve të rreme të VIP-ave, si atëhere edhe sot, ekziston edhe një Shqipëri tjetër, ajo e mjekëve, inxhinierëve, arkitektëve, artistëve, mjeshtrave të zanateve dhe profesioneve të ndryshme. E atyre që vërtet ndikojnë e ndryshojnë jetën tonë të përditshme.
Prof. Dr. Ilia Mazniku nuk ishte vetëm një profesionist i suksesshëm në disa fusha, por edhe një shembull moral, një model jetese. Një dëshmi se njeriu që gjen dashurinë dhe kënaqësinë te puna dhe shërbimi ndaj të tjerëve ka fituar llotarinë në jetë. Jo më kot të gjithë ata që e kanë njohur e mbajnë mend për ortekun e optimizmit, humorit dhe sigurisë që sillte në ditët e tyre.
Ka dhënë mësim e ka edukuar kirurgë e profesionistë të ardhshëm të shëndetësisë për më shumë se gjysëmshekulli, por ndonëse nuk jeton më, historia e tij dhe mënyra se si jetoi ka ende shumë për të na mësuar.

LIBRI LETRAR NË DRITË,JO MËNJËHERË PROMOVIMI- Nga Skënder Karaçica

Në kohën e globalizimit dhe letërsia,shkrimtari duhet të afrohet më lexuesin.Libri i botuar që ka dalë në dritë,bëhet pronë e lexuesve,thoshte poeti Dritëro Agolli.Libri,tevona,nis e bën udhën e vet letrare të artit,që,sipas teorive letrare,nuk i duhet as pasaporta për të shkuar në dorë të lexuesve.
Në Kosovë,në dritën e botimit të librit,është bërë si rregull e pa shkruar,që,libri letrar dhe autori i bëjnë thirrje lexuesve në promomovimin e botimit të ri letrar.Mbushën sallat e kulturës apo të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë me lexues e dashmirë të librit.Kjo është e bukura e jetës kulturore dhe motivet e kohës së leximit letrar!
Kujtoj se ka ardhur koha e botimit të librit,që,së pari të marrë udhë në duart e lexuesve e,tevona në veprimtarinë kulturore për librin letrar të bëhen(takime me shkrimtarin,-nënvizimi im)në vendlindjen e tij apo në bibliotekën e shkollave,ndonëse biblioteka në fshat ende nuk kemi…(sic!).
Për fund:Libri letrar në dritë,jo mënjëherë promovimi…!
(Qershor të motit 2025).

ACHIEVEMENTS OF THE ALBANIAN AMERICAN CIVIC LEAGUE IN WASHINGTON

Under the leadership of legendary national activists Joe DioGuardi and
Shirley Cloyes DioGuardi, the Albanian American Civic League participated
in the annual Former Members of Congress (FMC) Statesmanship Awards
Celebration in Washington, DC, where former Members meet with current
members, share experiences, and provide advice to new senators and
congressmen.
Joining us were members of the International Advisory Committee to the
Civic League based in Toronto, Canada, and Germany.
On this bipartisan occasion, the FMC honored US Senators Cory Booker
(Democrat) and Todd Young (Republican), as well as US Congressmen Ed
Case (Democrat) and Young Kim (Republican).
It was inspiring to listen to
current perspectives about statesmanship and bipartisanship from the
leaders of both political parties.
Of particular importance for the Civic League were the special meetings
with US senators and congressmen in their offices before and after the
FMC event on the evening of May 20, including Senator Cory Booker,
Congressman Mike Lawler, and Congressman George Latimer’s senior
staff.
The primary topics of all of our meetings in Washington were
strengthening and protecting the country of Kosova, deeper cooperation
with the American Congress and State Department, as well as confronting
Serbian aggression against Kosova and destabilization of the region.
The work of the Albanian American Civic League in Washington continues
with professionalism and dedication.
Shirley Cloyes DioGuardi, AACL Balkan Affairs Adviser
Agim Aliçkaj, AACL Executive Director

ARRITJET E LIGËS QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE NË UASHINGTON

Nën udhëheqjen e aktivistëve legjendarë kombëtarë Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane mori pjesë në Festën vjetore të Çmimeve për Politikë-bërje Shtetërore të Ish-Anëtarëve të Kongresit (FMC/IAK) në Uashington, DC, ku ish-anëtarët takohen me anëtarët aktualë, ndajnë përvojat dhe u japin këshilla senatorëve dhe kongresistëve të rinj.

Neve na u bashkuan edhe anëtarët e Komitetit Këshillimor Ndërkombëtar të Ligës Qytetare me seli në Kanadë dhe Gjermani.

Me këtë rast dypartiak, IAK (Ish Anëtarët e Kongresit) nderuan senatorët amerikanë Cory Booker (demokrat) dhe Todd Young (republikan), si dhe kongresistët amerikanë Ed Case (demokrat) dhe Young Kim (republikane).
Ishte frymëzuese të dëgjohen perspektivat aktuale rreth aftësisë së politikë bërjes së shtetit dhe paanshmërisë partiake nga udhëheqësit e të dyja partive politike.

Me rëndësi të veçantë për Ligën Qytetare ishin takimet e veçanta me senatorë dhe kongresistë amerikanë në zyrat e tyre para dhe pas ngjarjes së IAK në mbrëmjen e 20 majit, përfshirë senatorin Cory Booker, kongresistin Mike Lawler dhe stafin e lartë të kongresistit George Latimer.

Temat kryesore të të gjitha takimeve tona në Uashington ishin forcimi dhe mbrojtja e shtetit të Kosovës, bashkëpunimi më i thellë me Kongresin Amerikan dhe Departamentin e Shtetit, si dhe përballja me agresionin serb kundër Kosovës dhe destabilizimi i rajonit.

Puna e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Uashington vazhdon me profesionalizëm dhe përkushtim.

Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare për Çështjet e Ballkanit e LQShA
Agim Aliçkaj, Drejtori Ekzekutiv i LQShA

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale familjen shqiptare, zbulohet arsyeja e veçantë dhe dhurata për njërin prej fëmijëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Dondal Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, konkretisht në Zyrën Ovale, familjen shqiptare Xhaferi.

Mësohet se kjo vizitë u mundësua nga “Make a Wish Foundation”. pasi Presidenti Trump ka në axhendën e tij takime me persona me aftësi ndryshe. Bëhet me dije se pjesë se këtij rasti është edhe djali i madh i kësaj familjeje me origjinë shqiptare.

Gjithashtu mësohet se Trump i dha djaloshit edhe një monedhë, që do ta ketë kujtim nga takimi me Presidentin e SHBA-ve. sn

Mirënjohje z.Idriz Lamaj nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Republikës së Kosovës

Sot ne Nju-Jork, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencise shtetrore te Arkivave te RKS-se,z.Rame Manaj, e nderoj me mirenjoheje publicistin dhe gazetarin shumvjecar te “Zerit te Amerikes “dhe ish zyrtarin e “Komitetit -Shqiperija e Lire” z.Idriz Lamaj , per dhurimin e Fondit Arkivor te “Komitetit Shqiprija e Lire”(1949-1992),Agjencise Shtetrore te Arkivave te RKS-se.

Brezi i fundit të normalistëve të Normales të Prishtinës,me rastin e 50-vjetorit të diplomimit- Nga Skënder Karaçica

Në vend të urimit

 

Figura e Mësuesit është mision për arsimin dhe shkollën shqipe(Profesor Eqrem Çabej)

Në Prishtinë,erdhën pas pesëdhjetë pranverave të udhës së jetës në mision të arsimit e të shkollës shqipe,normalistët e Normales në Prishtinë,që të kremtojnë 50-vjetorin e diplomimit.Erdhën të thinjur më borën e bardhë të flokëve të jetës,do të thoshte Dritëro Agolli,që të kthejnë orën e kujtesës për kohën kur djalmenia shqiptare nga të gjitha viset shqiptare,erdhën që të mësojnë e të bëhen gati për udhën e mësuesit të Abetarës të shkollës shqipe në hapësirën shqiptare.

Erdhën përseri në klasat e mësimit,brezi i normalistëve të Normales së Prishtinës(1971-1975)për të kujtuar kohën e mësimit dhe të profesorëve tanë,që tashmë në amshim:Profesorët Ruzhdi Kastrati,Besnik Spahiu,Hajdar Rrecaj,Ëngjell Berisha,Nexhat Ibrahimi,Malush Kadriu,Tefik Gecaj,Ditar Qamili,Faik Kaba,Mithat Sahiti,Zekije Kada,Bajram Trashupa,Hylkije RandobravaAlije Vokshi dhe profesorët tjerë.Në jetë e kemi profesorin e dashur Muhamet Shatri,i cili jeton në Suedi si mërgimtar dhe,kujtesa kur në orët e historisë,më taktin dhe ligjërimin me tipare shkencore,sikur dëshironte ,,të na bëj historianë,,normalistët në Prishtinë!

Në këtë përvjetor,nuk munguan fotografi të shumta të normalistit dhe,në punët e redaktorit të lajmeve në RTK-së,Asllan Bajrami në Prishtinë si dhe shkrimi ekskluziv i Ragip Gjoshi,na afroi ponoramën e kohës së normalistëve të Normales,që,përmes kujtesës time nuk i kisha harruar,ndonëse tash e sa vjet larg atdheut në Amerikën e largët.Këtu kishin ardhur shoqet dhe shokët e klasës:Sadije Rashiti,Zyla Plakiqi,Bukurije Thaqi,Merrushe Gjoshaj,Adnan Bylykbashi,Aziz Bajraktari,Ragip Gjoshi,Riza Plakiqi,Naxhije Sadiku,Asllan Bajrami,Sabrie Rukiqi,Enver Krasniqi,Shaban Gashi,Skënder Karaçica dhe,disa të tjerë për shkak të kohës në udhët e jetës,paksa i kisha harruar.Më falni që këtu kujtesa ime më bëri paksa hile e,mbeta sy me sy me udhët e jetës,herë larg e herë afër me diellin e atdheut…!

Ndonëse larg atdheut,asnjëherë nuk pashë asnjë ëndërr në Amerikë!Ëndrrat me çonin shpesh e shumë shpesh në Drenicën time për plisat dhe lisat e trimërisë së pushkëve të djalmenisë së UÇK-së për Liri të Kosovës…!Po plakem ngadale,kështu bënte uratë për brezin tonë,profesor Anton Çetta:U plakshi ngadale,brezi i ri shqiptar i Kosovës…!

Brezi im i normalistëve të Normales në Prishtinë,uroj shëndet dhe gjithë të mirat në familje për nipa e mbesa dhe,puna e msionit të Mësuesit do të shënohet në kronikat e analeve të hsitorisë së arsimit dhe të shkollës shqipe në Kosovë!

Çikago,më 19 maj 2025

EKREM BARDHA NJË ZEMËR E MADHE E NJË SHPIRT I BARDHË- VEPRIMTAR, ATDHETAR DHE VIZIONAR I PËRKUSHTUAR I KOMBIT SHQIPTAR- Nga Xhemail Peci

 

Në Ditëlindjen e 92-të Z. Ekrem Bardha

 

Xhemail Peci

Ekrem Bardha i takon brezit të atdhetarëve shqiptarë të cilët u larguan nga mëmëdheu të shtrënguar nga rrethanat e kohës, por që nuk ia kthyen shpinën kurrë tokës që i lindi e i rriti. Pa dyshim, një brez mëmëdhetarësh të devotshëm, të cilët ndonëse larg atdheut, i vunë krahët atdheut dhe bën të pamundurën të mundur.

Përveç se është një njeri i dëshmuar i sukseseve të shumta, Ekrem Bardha është para së gjithash e mbi të gjitha, një atdhetar i devotshëm, i cili tërë jetën e tij mendoi, punoi e veproi për çështjen e madhe të kombit, për lirinë dhe demokracinë e tij.

Tek ai mishërohen më mirë se kudo, dashuria e pakufishme për atdheun, përkushtimi i palodhur për kauzën e shenjtë kombëtare si dhe veprimtaria e gjithanshme në shërbim të kësaj kauze. Tek ai shpaloset jo vetëm krenari e të qenunit shqiptar e bir shqiptari, por edhe gatishmëria për t’i shërbyer një misioni sa fisnik po aq edhe bujar, të trashëguar nga të gjithë brezat e atdhetarëve shqiptarë, misionit për ta ribërë Shqipërinë dhe për t’i shërbyer Shqipërisë dhe shqiptarëve, jo vetëm me një devotshmëri të paparë por edhe me një shpresë të gjallë e me një besim të patundur, se triumfi i idealeve kombëtare nuk është thjesht një ëndërr, por një imperativ që koha ua vuri atyre me peshën e viteve mbi supe.

Ekrem Bardha është personaliteti aq i veçantë, që të kujton thënien e njohur se atdheu fillon tek zemra e nënës, tek Lokemadhja me emrin Bule Bardha. Shqipëria fillon tek ajo, sepse Shqipëria merr jetë tek ajo, sepse është ajo që merr forcë dhe zemër nga Shqipëria, sepse është pikërisht ajo që ua mbajti të gjallë kujtimin dhe dashurinë për Shqipërinë të bijve të saj, edhe kur u larguan nga toka mëmë. Pa dyshim një zonjë fisnike, e shquar për dashuri ndaj atdheut dhe njerëzve të tij, por e shquar edhe për shpirtmadhësi e për një qëndresë epike.

Në të vërtetë, shqiptarët e Amerikës kanë një vend nderi, jo vetëm në historinë e shtetformimit të Shqipërisë, por edhe në konsolidimin e këtij shteti e të lirisë së saj.. Jo një herë, me sakrificat e tyre më sublime, me dashurinë e tyre të zjarrtë për atdheun, për gjuhën, për flamurin, për kombin dhe për kulturën shqiptare, ata i dolën zot Shqipërisë dhe fateve të saj. Sa herë që e kërkoi koha, sa herë që i thirri zëri i shenjtë i atdheut, flaka e dashurisë për të morri hov në zemrat e tyre dhe ata u vunë me gjithë qenien në shërbim të rilindjes së një kombi martir, të cilin historia dhe padrejtësitë e saj të shumta e kishin dënuar jashtëzakonisht rëndë. Vëllezërit vatranë, siç do të shprehej profesori erudit Selamn Riza, u bënë kështu flamurtarët e shqiptarizmës së rilindur.

Si në një rastësi mitesh dhe legjendash, Rilindjen e madhe e kishte filluar duke shpalosur Flamurin e Arbërit, bardi i madh Jeronim De Rada, poeti i parë kombëtar, i cili ndonëse Arbërinë matanë detit (siç shpreheshin shpesh arbreshët për mëmëdheun e tyre) e kishte fare pranë, ai e shihte ate vetëm përtej brigjeve të Adriatikut, pa mundur kurrë të shkelte në tokën stërgjyshore!

Po këtë Rilindje, po këtë zjarr, po këtë vrull, po këtë gjakim për ta ribërë Shqipërinë e për t’ia rikthyer lirinë dhe dinjitetin e nëpërkëbur padrejtësisht, në vazhdimësinë e përpjekjeve të parreshtura të të gjithë brezave atdhetarë, në njërin nga aktet finale të tragjedisë së madhe, do t’i jepnin ndihmën e tyre të pakursyer, vulën e përpjekjeve të tyre titanike politike e diplomatike, shqiptarët e Amerikës, të cilët me trup ishin larg-përtej Atlantikut, por me mendje, me zemër dhe me shpirt ishin gjithmonë me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Shqiptarët e Amerikës, doemos se na kujtojnë ate që është thënë për Lasgush Poradecin, princin e hirshëm të poezisë shqipe e këngëtarin e hollë të thelpinjve të lirikës shqiptare, se mërgimi është një bekim hyjnor. Prandaj, shqiptarët e Amerikës meritojnë shprehjen e ndjenjave më të thella të mirënjohjes e të respektit pa kufi, për të gjitha ato që kanë bërë për Shqipërinë, për Kosovën dhe për gjithë kombin shqiptar.

Ekrem Bardha është njëri nga ata që me kontributin e tij të jashtëzakonshëm, ka lënë gjurmë dhe ka vënë vulë në përpjekjet e panumërta për ta aktualizuar dhe riaktualizuar çështjen kombëtare shqiptare, e cila ka nënkuptuar çlirimin e Kosovës, si një prej fazave më të rënëdësishme të kësaj lufte.

Ndonëse siç e thotë në librin e tij të pare gtë kujtimeve, Larg dhe Pranë Shqipërisë, sfidat ishin të panumërta, vetëm një përpjekje kolosale, vetëm një dashuri e madhe e me një zjarr të shenjtë për atdheun, vetëm një besim i patundur, iu bë dritë në një mision sa të rrallë po aq edhe fisnik.

Po të lexosh me vëmendje kujtimet e tij, po të ndalesh në detajet e këtyre kujtimeve, po të analizosh personazhet dhe ngjarjet e tyre, po të kundrosh nëpërmes tyre rrugën që kaluar jo vetëm një brezni por edhe një komb i tërë, po të shikosh dokumentet dhe letërkëmbimet në shërbim të lirisë së Kosovës, po të analizosh sfidat e shumta të trajektores së lirisë së shumëpritur, po të nënvizosh takimet dhe bisedat e shumta me përfaqësuesit kryesorë të politikës amerikane, nuk është e vështirë për të kuptuar se lajtmotiv i një njeriu bëhet e vërteta, mision i shenjtë bëhet liria, vizion i papërsëritshëm bëhet ardhmëria e kombit të tij.

Ai vepron me krenari por flet me modesti për të bëmat e tij, ai shpalos jo vetëm fisnikërinë e tij të origjinës nga dera e madhe e Konicës, por njëkohësisht edhe bujarinë dhe shpirtmadhësinë e njerëzve që krenarinë e vejnë mbi lumturinë, çështjen kombëtare përmbi interest personale.

Të brumosur me ndjenjën e atdhedashurisë, të gatuar me dashurinë për vëllazërinë gjithëshqiptare, ata rendin pas një njeriu që shndrohet në një pishtar drite e atdhedashurie: Sulo Bardha, Sulo Komica. Është i ati i Ekrem Bardhës, një mishërim drite, bujarie e fisniëria. Por jo më pak edhe Bule Bardha: ‘Përkulur mbi makinë, ajo qepte deri natëm vonë për të mbaruar porositë e grave nga fshatrat rreth e rrotull, Podë, Shalës, Gërmenj. Gumëzhitja e makinës ishte si një ninulë që na vinte në gjumë.’

Në mes të një realitieti të hidhur e mes ndeshtrashash të shumta, shpalosen ndjenjat e mëdha njerëzore, dashuria për Radanin-fshatin e lindjes, malli për erën ledhatare të Leskovikut, krenaria për kolonjërat trima patriotë e të mençur, për të bëmat e njërit prej levendve të lirisë së Shqipërisë-Zylyftar Poda ‘një nga kapedanët e Ali Pashë Tepelenës’, si dhe për trimëritë e luftëtarit të paepur Gani Butka:

‘Këngët, së bashku me ngjarjet që rrëfesheshin për burrat e dëgjuar të Kolonjës, Leskovikut dhe Dangëllisë, që nga vëllezërit Frashëri, Petro Nini Luarasi, Themistokli Gërmenji, Zalo Prodani, Sali Butka, dëshmonin se njerëzit i kujtonin me mirënjohje të gjithë ata që ishin përpjekur për të mirën e mëmëdheut.’

Shpalosen kështu faqe krenari e lavdie, faqe atdhedashurie por edhe faqet e një tragjedie që lanë flakët e luftës Italo-Greke, si edhe të çarjes së madhe të dy kampeve shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vërehet qartë zemër-klithja e autorit për luftën vëllavrasëse e të pakuptimtë, pasojat e së cilës fatkeqësisht ndihen edhe sot në politikën dhe barikadimet shqiptare në kampe të ndryshme ideologjike.

Parakalojnë në kujtime të thadruara bukur Butkallinjtë: Gani Butka, Safet Butka e Sali Butka, Mumtaz Kokolari – i derës atdhetare të Kokolarëve, por me një gdhendje të rrallë edhe Dervish Hajdar Ramolli, si njeri i Zotit me një shembëlltyre të rralë homerike. Djalin e tij, Xhevdetin-ballist, siç thekson në kujtimet e tij z. Bardha, e kishin vrarë partizanët, dhe kur turma thërriste vazhdimisht për hakmarrje, një ndërgjegje e kulluar kombëtare shqiptare ngritet në lartësitë e Baba-Tomorrit:

‘Pikërisht atë çast doli në krye të varrit Dervish Hajdar Ramolli. Ai tha: Mos zini në gojë hakmarrje, se lëndoni Zotin dhe mua. Për djalin tim nuk dua as t’i vejë gjak nga hundët ndonjerit, kushdo qoftë. Djalin ia kam falur Shqipërisë. E pat kët fat im bir, por nuk dua të vriten të rinj të tjerë për shkak të tij.

Qëndrimi burrëror, me të cilin përballoi humbjet e të birit, dhe fjalët e tij prej njeriu të shenjtë, lanë mbresa të thella tek të gjithë pjesëmarrësit në varrim. Fjalët e tij të urta u përhapën në krahinën e Leskovikut dhe të Kolonjës si balsam, edhe pse ajo vrasje pa kuptim i kishte acaruar të gjithë.’

Jo më pak madhështore del edhe portreti i nacionalistit të ndershëm Kaja Vasha, një figureë e veçantë si Kajo Babjeni, por edhe ajo e nënës së Petrit Shehut, e cila nuk lë derë pa trokitur që dënimin me pushkatim për Kajon, ta kthenet me dënim të përjetshëm, në këmbim të faktit se ai ia kishte ‘shpëtuar djalin e saj partizan nga vdekja.’

Nga ky prizëm, autori nxjerr konkluzionin që e përshkon jo vetëm librin por edhe gjithë jetën e tij: ‘Po të kishte pasur Shqipëria më shumë burra të tillë nga të dyja krahët, sot do të ishim ndryshe.’

Ky është lajtmotivi që ka Ekrem Bardha. Lajtmotivi i faljes, i paqes dhe i bashkimit, në vend të hakmarrjes dhe ndasive dhe mërive të pakuptimta. Me një lajtmotiv të tillë, ai i flet jo vetëm kujtesë historike por edhe ndërgjegjës kombëtare. I vetëdijshëm se kombi ka aq shumë nevojë të mbyllen plagët tona, siç do të shprehej Lumo Skëndo (Mit’hat Frashëri), Ekrem Bardha është rreshtuar drejt dhe ka mbajtur qëndrimin parimor për të përafruar e për të përbashkuar radhët e vëllazërisë gjithëshqiptare, sepse siç do të shprehej Ernest Koliqi, vetëm dashuria për Shqipërinë shumëfishon forcat e saj.

Gjithsesi, përmes shembëlltyrave epike të njerëzve të tillë, veçmas përmes figurës së nënës (si Buleja e si nëna e Petrit Shehut), ngriten lart virtytet dhe tiparet më sublime të një kombi të lashtë e fisnik.

Në veprimatrinë e tij të shumanshme, të vurllshme e të bujshme atdhetare, Ekrem Bardha priret nga parimi i së vërtetës, nga parimi i faljes e i bashkimit, si dhe nga parimi i madh moral e intelektual se: ‘Nëse heshtim ne, hesht e vërteta’(në librin e tij të dytë me kujtime, E Vërteta, Pavarësia e Kosovës, Amerika dhe Diaspora) , pra nga parimi i ndërgjegjësimit kombëtar shqiptar; ashtu siç e ka thenë edhe kolosi i mendimit dhe veprimit romantim europian, Viktor Hygo: ‘E vërteta, e drejat dhe liria: ja kush është Perëndia!’

E sintagma Shqiptarët e Amerikës, na bën sa krenarë po aq edhe kontribon në rizgjimin kombëtar, sepse kjo sintagmë dhe këta bashkatdhetarë të cilët e kanë mbajtur për më shumë se një shekull të gjallë zjarrin e shenjtë të atdhdashurisë, na përkujton se ndaj nesh shekujt janë treguar mjaft tinzarë, prandaj siç e ka theksuar poeti i hymnit kombëtar Asdreni, vetë të përbashkuar do të jemi të denjët e një dite që patjetër se do të vijë, të denjët e drite që patjetër se do të gdhijë.

Shqiptarët e Amerikës, që nga brezi i princit të gjuhës shqipe Faik Konicës, e deri tek brezi i Ekrem Bardhës, ka pasur vetëm një mision, vetëm një mision, të cilin e ka shpalosur Konica në mermerin më monumental të flatrave të fjalës shqipe: përparimin dhe qytetërimin e Shqipërisë, siç e ka pasur ajo dikur në kohët e Ilirisë.

Kjo thirrje drite dhe shprese ka një sfond legjende. E po në këtë sfond një njeri, si nëpër mitet dhe legjendat, hyn dhe del në portat e mëdha të diplomacisë e të politikës amerikane, duke takuar si askush më parë, të shtatë presidentët e saj. Sërish, një bardhësi legjende dhe një bekim i një nëne për të mos e harruar atdheun kurrë, një testament prej breznive orëmira që na la Lokemadhja Bule Bardha.

Le të jetë pra ky rast solemn, i Ditëlindjes së 92-të të Zotit Ekrem Bardha, një rast i veçantë i një kënaqësie dhe i një krenarie të rrallë, i shprehjes së urimeve më të përzemërta, të respektit më të thellë, të mirënjohjes pa kufi si dhe i konsiderateve më të larta, me të cilat kemi nderin të jemi, duke i dëshiruar shëndet, suksese, gëzime, mbarësi, mirësi e lumturi: pa kufi!

Ashtu siç na ka mësuar poeti tjetër kombëtar Naimi i Frashëllinjve, i cili sa bukur ka thënë, që e pastë bekimin aty ku ka rënë:

Ua paçim për jetë hua!

Juve, shume i nderuar Zoti Bardha, si dhe brezit tuaj mëmëdhetar, vëllezërve tanë dhe motrave tona përtej Atlantiku, në krenarinë e tyre të ligjshme të të qenunit shqiptarë e bij dhe bija shqiptarësh!

Rotacioni politik, një ofertë Amerikane për shqiptarët- Nga Valentin Lumaj/Michigan

“…Administrata Trump po i tregon shqiptarëve rrugën e duhur drejt rotacionit politik dhe të vërtetën mbi dënimin politik ndaj Sali Berishës. Donald Trump nuk do që Edi Rama të jetë më kryeministër i Shqiperisë. Zgjedhjet e 11 Majit janë oferta Amerikane për të ndryshuar Shqipërinë, për të rikthyer demokracinë, sigurinë, zhvillimin ekonomik, shpresën dhe dëshirën shqiptarëve për të jetuar në Shqipëri, si dhe mardhëniet e mira Shqiptaro Amerikane…”.

Vetëm pak muaj mbas fitores së bujshme dhe spektatolare të konservatorizmit në Amerikë, era Trump-iste e ndryshimit po fryn kudo në Amerikë, por edhe përtej oqeanit në Evropë, në Ukrainë, Lindjen e Mesme, Vatikan, Indi, Pakistan e deri në Kinën e largët.
Po në Shqipëri?
Deklarata e Trump fill mbas zgjedhjes President, se Departamenti i Shtetit është përdorur si armë për të sulmuar kundërshtarët politikë nëpër botë, apo deklatata e JD Vance, se pushtetet nuk mbahen duke persekutuar apo burgosur kundërshtaret politikë, ishin këto mesazhet e para amerikane për shqiptarët.

Por Trump vazhdoi indirekt të kujdeset për situatën në Shqipëri. Mbasi u njoftua në detaje për Edi Ramën dhe lidhjet e tij korruptive me George Soros dhe McGonigal, Trump dërgoi këshilltarin e tij më të mirë, LaCivitën për ti treguar shqiptarëve se Amerika nuk mbështet diktatorë në pushtet. Po ashtu, mesazhet nga Ambasada Amerikane që shqiptarët të mos kenë frigë, që të votojnë të lirë dhe të mos e shesin votën, janë këshilla që vijnë nga shteti më demokratik i botës.

Në të njëjtën rezonancë vjen edhe heqja e masës non-grata për liderin historik të Partisë Demokratike Sali Berisha, aktualisht lider i opozitës ndaj pushtetit socialist. Ky ishte mesazhi më i mirë për shpitarët se Trump po i qëndron luajal deklaratës së tij dhënë në Janar për mos-përdorimin e Departamentit të Shtetit si armë ndaj kundërshtarëve politikë, dhe po i zhbën dënimet politike të Biden.
Lajmin për heqjen e non-gratës për Dr. Berishën e konfirmoi Departamenti i Shtetit nëpërmjet një reporteri të Shtëpisë së Bardhë, si formë më e “butë” për të njoftuar shqiptarët për këtë vendim në një situatë zgjedhjesh. Një prononcim direkt i këtij Departamenti mund të transmetohej si ndërhyrje në zgjedhje. Ky është pra, standarti demokratik i Amerikës, që jep mesazhe demokratike, pa u përfshirë në zgjedhjet e vendeve të tjera, në kontrast të thellë me kohën e Kimetes.

Administrata Trump po i tregon shqiptarëve rrugën e duhur drejt rotacionit politik dhe të vërtetën mbi dënimin politik ndaj Sali Berishës. Donald Trump nuk do që Edi Rama të jetë më kryeministër pas zgjedhjeve. Zgjedhjet e 11 Majit janë oferta Amerikane për të ndryshuar Shqipërinë, për të rikthyer demokracinë, sigurinë, zhvillimin, shpresën dhe dëshirën shqiptarëve për të jetuar në Shqipëri, si dhe mardhëniet e mira Shqiptaro Amerikane.

Të gjitha këto janë këmbana amerikane që bien për ndryshim politik në Shqëri.
Tani është rradha e shqiptarëve ti përgjigjen kësaj oferte. Është rradha e shqiptarëve për të treguar maturi dhe civilitet. Një qëndrim ndryshe i shqiptarëve, do të ishte një shanc i humbur për të rikoperuar dëmin e bërë.

Ndërsa Partia Demokratike dhe opozita kanë dalë më një program të qartë për rimbëkëmbjen e Shqipërisë, Edi Rama, mbasi nuk ka çfarë u raporton shqiptarëve për 12 vite në pushtet, nuk ka as çfarë t’ju ofrojë atyre. Mbrëmë në emisionin Opinion, gazetari e pyeti Ramën të tregojë jo më shumë, por vetëm dy objektiva që ai ju ofron shqiptarëve, Rama qe përgjigjur se nuk janë dy por vetëm një, anëtarësimi në BE në 2030. Pra dukshëm, gjithçka Rama ka në dorë për mirëqenien e shqiptarëve, hapjen e vendeve të punës së ndershme, pagat, pensionet, luftën ndaj korrupsionit etj. ka dështuar, por premton diçka që nuk është në dorën e tij por varet nga vendet indivituale anëtare të BE-së.
Është e pamundur që Edi Rama t’u japë pasaportë evropiane shqiptarëve, kur ai nuk është në gjendje që të furnizojë qytetarët shqiptarë më pasaporta shqiptare. E them këtë mbasi, në kulmin e fushatës së regjistrimit të Diasporës për të votuar, Konsullata shqiptare në NY, në shërbim të 1 Milion shqiptarëve të Amerikës kishte vetëm një person të vetëm që merrej me dhënjen e pasaportave. Pra kaq ka në dorë dhe kaq bën Rama, një person konsullor për të gjithë shqiptarët e Amerikës.

Edi Rama ka qenë një fatkeqësi e madhe për popullin shqiptar. Ai ka shkaktuar dhimbje pa fund qindra e mijëra familjeve shqiptare. Ai e kanabizoi Shqipërinë në shërbim të zgjedhjes së tij pa limit në pushtet, por nga ana tjetër imagjinoni sa e sa djem e vajza përdorues të drogës sot vuajnë pasojat e përdorimit të saj, të pa aftë e për veten dhe shoqërinë, sa e sa bij nënash nga plantimi dhe trafiku u drogës kanë përfunduar në grupe kriminale dhe janë vrarë në mes tyre. “Hëngëshin kokat e tyre” , thoshte kryetari i bandës, mbasi vetë i çoi në atë rrugë.

Kurse pjesa tjetër e rinisë, e cila refuzoi trafiqet dhe punën fiktive, mori rrugët e botës. Sa nëna i përcollën me lot fëmijët e tyre, sa bij e bija nënash nuk i panë prinërit e tyre më për së gjalli. Lot dhe vuajtje gjithandej në Shqipëri. Vuajtje edhe për ne shqiptaro-amerikanët që shikojmë të vuajë Shqipëria jonë dhe nuk mund t’a ndihmojmë.

Është mbushur Shqipëria me pleq, ndërsa edhe ajo rini që po rritet dëshiron të ikë. Mosha mesatare e shqiptarëve në 2011 ishte 35 vjeç, sot është mbi 50 vjeç. Shqipëria është plakje dhe në shuarje. Edi Rama u ka shtruar rrugën e largimit të shqitarëve nga Shqipëria. Shume kombe janë zhdukur, po zhduket edhe kombi shqiptar. Kjo është e frikshme. Kjo duhet te ndalet tani.

Shqiptarë duhet që ta ndjejnë erën e ndryshimit. Shqiptarët nuk duhet të votojnë në shërbim të instalimit të diktatorëve. Mund të votojnë këdo, por jo ata që sjellin në pushtet diktatorin Rama. Rotacioni politik është baza e demokracisë në Amerikë, është shëndeti i shoqërisë tonë këtu, le të jetë edhe në Shqipëri. Vota nuk është tifozllëk, vota është verdikt, në votën tuaj varet fati i fëmijëve tuaj, varet edhe fati ynë si emigrantë që na qan zemra të kthehemi në atdhe, në dorën e tyre varet fati i kombit shqiptar.

Shkrimi është një opinion qytetar dhe personal i autorit.


Send this to a friend