VOAL

VOAL

Maradona ka edhe tre fëmijë të tjerë në Kubë!

March 9, 2019
blank

Komentet

blank

Komiteti Olimpik i Kosovës kërkon procedura disiplinore kundër Gjokoviqit

Radio Evropa e Lirë

 

Autoritetet olimpike të Kosovës kërkuan nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që të hapë procedura disiplinore kundër tenistit serb, Novak Gjokoviq, për, siç thanë, nxitje të tensioneve politike me deklaratën e tij se “Kosova është zemra e Serbisë”, të bërë në turneun French Open.

Gjokoviq e shkroi mesazhin në një objektiv kamere pas fitores së tij në rundin e parë, të hënën.

Në këtë ditë, 30 trupa paqeruajtëse të NATO-s u lënduan në përleshjet me protestuesit serbë në qytetin Zveçan – pjesa veriore e Kosovës.

Autoritetet serbe thanë se 52 protestues u lënduan në përleshje.

Dhuna shpërtheu pasi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, morën detyrën.

Gjokoviq tha se është kundër çdo lloji të konfliktit, por mbrojti deklaratën e tij, ndërsa situatën në Kosovë e përshkroi si “precedent”.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se “Gjokoviq ka promovuar sërish propagandën e nacionalistëve serbë dhe ka përdorur platformën sportive për ta bërë këtë”, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.

“Deklaratat e mëtejshme, pas ndeshjes, të bëra nga një personazh i tillë publik, pa asnjë ndjenjë pendimi, rezultojnë drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të tensioneve dhe dhunës midis dy vendeve”, tha Krasniqi.

Sipas tij, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar duhet ta hetojë rastin, duke hapur procedura disiplinore kundër sportistit.

Ministrja e Sportit e Francës, Amelie Oudea-Castera, vendi i së cilës do t’i organizojë Lojërat Olimpike verore në Paris, vitin e ardhshëm, tha se mesazhi i Gjokoviqit ishte qartazi “i pavend”.

“Ekziston një parim i neutralitetit për fushën e lojës. Kur keni mesazhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mesazhe që i bashkojnë njerëzit rreth vlerave universale, një person sportiv është i lirë t’i shprehë ato”, tha Oudea-Castera për televizionin francez.

“Por, në këtë rast, ishte një mesazh shumë aktivist, shumë politik. Nuk duhet të përfshiheni, sidomos në rrethanat aktuale, dhe nuk duhet të përsëritet më”, shtoi ajo.

Gjokoviq tha se nuk zmbrapset dhe se të njëjtën do ta bënte sërish.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk ka dalë ende me ndonjë koment.

Të martën, Federata e Tenisit e Kosovës tha se komentet e Gjokoviqit janë për “keqardhje.

blank

70 vjet më parë u pushtua Everesti

VOAL- Më 29 maj 1953, neozelandezi Edmund Hillary (1919-2008) dhe nepalezi Tenzing Norgay (1914-1986) hynë zyrtarisht në librat e historisë: ata ishin njerëzit e parë që arritën majën e Everestit, majës më të lartë në botë. Ata u ngjitën nga Kreshta Juglindore, nga ana e Nepalit, duke kaluar përmes Kollit të Jugut, edhe falë rrugës së ndjekur më parë nga një grup alpinistësh zviceranë.

Të dy qëndruan në 8849 metra për 15 minuta. Ishin vitet e ekspeditave të mëdha, vetëm mendoni se për ndërmarrjen u mobilizuan 350 derëtarë, 20 sherpa dhe u transportuan tonelata provizione. Për ngjitjen në stilin alpin dhe pa oksigjen, do të duhet të presim mbërritjen në majat e mëdha të Reinhold Messner dhe Peter Habeler, të cilët pushtuan majën më të lartë në botë në vitin 1978.

Kanë kaluar 70 vjet nga ngjitja e madhe që e lejoi njeriun të pushtojë atë që deri atëherë nuk ishte. Gjatë dekadave, ekspeditat në Everest dhe në përgjithësi në majat e larta të Himalajeve kanë mundur të llogarisin në përparim të madh, si në aspektin material ashtu edhe në atë logjistik. Një biznes i vërtetë sot i shoqëron këto sipërmarrje, të cilat mund të jenë pothuajse brenda mundësive të të gjithëve. Për vite me radhë, imazhet e bombolave ​​të braktisura të oksigjenit përgjatë rrugës së ngjitjes në Everest, mbetjet në kampin bazë, ideja e një mali që shfrytëzohet kanë shkaktuar diskutime.

Kësaj i shtohet edhe ndryshimi i klimës që i bën ngjitjet më të rrezikshme: në prill tre udhërrëfyes nepalezë humbën jetën pasi u pushtuan nga një bllok akulli. rsi-eb

blank

Mbrëmje magjike për Myrto Uzunin pas ngjitjes në La Liga, ylli shqiptar i propozon për martesë partneres në mesin e fushës

Mbrëmja e 27 majit të vitit 2023 do të mbetet një kujtim special për Myrto Uzunin.

Si të mos mjaftonte shpallja kampion me Granadën, ngjitja në La Liga si dhe “Këpuca e Artë” si golashënuesi më i mirë i kampionatit, sulmuesi shqiptar, vendosi të prodhonte një tjetër “eurogol”, por kësaj here për sa i përket jetës private.

Uzuni kishte përgatitur një plan special, teksa propozoi për martesë partneren e tij Uarda Hyseni, ne mes të fushës, duke rrëmbyer totalisht skenën në këtë mbrëmje magjike.

Një moment tepër special, që është duke bërë edhe xhiron e rrjetit.

 

blankblank
blank

 

“Uarda do të martohesh me mua”? Ishte fraza e cila u shfaq në ekranin e stadiumit të Granadës në fundin e ndeshjes, duke i emocionuar të gjithë.

 

blank

Nën hetim për trukimin e ndeshjes, Granit Xhaka rezulton i pastër

Granit Xhaka është liruar nga çdo akuzë për përfshirje trukim të basteve sportive, pas kartonit të verdhë që mori në fitoren 4-1 të Arsenalit në Leeds, 17 muaj më parë. Hetimet e shumta për këtë çështje kanë përfunduar dhe futbollisti me origjinë shqiptare rezulton i pastër.

Komisioni i Lojërave të Fatit dhe Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani e hetuan Xhaçkën për një bast prej 52,000 £ të vendosur se ai do të merrtë një karton të verdhë në 10 minutat e fundit të ndeshjes së luajtur në dhjetor 2021.

Skuadra e Mikel Artetës ishte 3-0 në momentin kur Xhaka u ndëshkua më karton të verdhë nga gjyqtari Andre Marriner për vonesa në lojë. Xhaka vonoi rreth 20 sekonda për marrjen e një goditje dënimi, çka e detyroi gjyqtarin ta ndëshkonte me karton të verdhë.

Fillimisht u dyshua për lidhje të Xhakës me krimin e organizuar, por ajo çështje tani është pushuar për shkak të mungesës së provave./dita

blank

Shuhet legjenda meksikane e futbollit, luajti në pesë Kupa Bote

Legjenda e futbollit meksikan, Antonio Carbajal, futbollisti i parë që ka luajtur në pesë Kupa Bote, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. I njohur si “La Tota”, portieri ka luajtur në turnetë e Brazilit 1950, Zvicrës 1954, Suedisë 1958, Kilit 1962 dhe Anglisë 1966. Carbajal mbajti i vetëm rekordin për 32 vjet derisa u barazua me Lothar Matthaus i Gjermanisë në 1998. Ai zhvilloi 48 paraqitje për vendin e tij, 11 prej të cilave në Kupat e Botës, përveç 409 paraqitjeve në nivel klubesh. Shumicën e karrierës së tij 18-vjeçare si lojtar e kaloi në skuadrën meksikane Club Leon, ku luajti 364 ndeshje gjatë një qëndrimi 16-vjeçar. Klubi tha se do të hapte dyert e stadiumit të enjten për të lejuar tifozët të bëjnë nderimet e tyre për Carbajal, i njohur gjithashtu si “El Cinco Copas”.dita

blank

Mark Zuckerberg përleshet me një arbitër dhe fiton medalje në ndeshjet jiu jitsu

Mark Zuckerberg nuk e merr lehtë humbjen në asnjë nivel dhe e njëjta gjë ndodhi dhe në turneun e parë të jiu jitsu ku mori pjesë, ku madje u përlesh me një gjyqtar për të marrë medalje në këtë event.

Turneu në të cilin mori pjesë shefi i Metës u zhvillua fundjavën e kaluar në Redwood City të Kalifornisë.

Ndeshja e parë, e 38-vjeçarit Zuckerberg nuk pati rezultatin që do të donte me mospranimin e rezultatit dhe përplasjen publike me arbitrin. Për shkak të vendimit të arbitrit dy minuta pas fillimit të ndeshjes se Zuckerberg kishte hequr dorë dhe për këtë arsye fitorja duhej t’i shkonte kundërshtarit të tij, shefi i Metas nuk e pranoi rezultatin dhe kërkoj të sfidonte arbitrin.

Në videon e ndeshjes Zuckerberg shihet të jetë me shpinë në parket për kohën më të gjatë te ndeshjes, por ai nuk e pranoi vendimin e arbitrit i cili pas ankesave njoftoi se ndeshja kishte përfunduar 0-0.

Pasi kapërceu këtë “pengesë”, Zuckerberg më në fund fitoi medalje të arta dhe të argjendta në garat ku mori pjesë.

Siç shihet në fotot që Zuckerberg ka postuar plot gëzim në Instagram, shefi i Meta ka konkurruar në të dy ndeshjet, në të cilat atletët veshin uniforma të bardha dhe një rrip për të treguar nivelin e tyre – dhe ndeshjet No-Gi të jiu jitsu braziliane.

“Kam konkurruar në turneun tim të parë jiu jitsu dhe kam fituar disa medalje për ekipin Guerrilla Jiu Jitsu,” ka shkruar Zuckerberg në fotot e tij.

Miliarderi 38-vjeçar i vlerësoi trajnerët e tij Dave Carilli, Kai “The Shadow” Wu dhe James Terry për fitoret e tij.bw

blank

Bilanc i rëndë në Napoli, festa kthehet në tragjedi, një i vrarë dhe disa të plagosur

Në Napoli, një qytet i terë në ekstazë festoi deri në orët e para të mëngjesit titullit e tretë në Serie A. 33 vite pritje ishin shumë për një qytet që jeton me futbollin. Jo gjithçka shkoi mirë, pasi një person mbeti i vdekur gjatë festimeve, i qëlluar me armë zjarri. Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë pasi çështja është nën hetim.

 

Katër persona të tjerë pësuan dëmtime në duar gjatë shpërthimit të fishekzjarrëve. Një vajzë 20-vjeçare është e shtruar në një spital të Napolit në gjendje të rëndë, në rrezik jete, si pasojë e një hemorragjie cerebrale.

 

Një bilanc negativ u shënua edhe në Udine, ku tifozët u përplasën ndërmjet tyre në fushë, dhe jashtë sajë. Tetë persona janë dëmtuar jo rëndë gjatë festimeve në fushë, ku mes tifozëve të Napolit u futën edhe ultrasit e Udineses duke u përleshur ndërmjet tyre. Në total sipas autoriteteve lokale 15 persona janë dëmtuar para, gjatë dhe pas ndeshjes në Udine.bw

blank

Napoli zyrtarizohet skuadër kampione e Italisë, tifozët si miza në fushë, festë e jashtëzakonshme

Napoli i Lucciano Spalletit u shpall kampione e Serie A disa javë përpara fundit të kampionatit. Napoletanët meritojnë duartrokitjet e të gjithë të apasionuarve të futbollit, duke qenë në krye të tabelës për pjesën më të madhe të javëve.

Mbrojtje mur, mesfushë që lidh mirë mbrojtjen me sulmin dhe ofensivë për t’u patur zili. Ky është ekipi i Spalletit, që rikthen klubin te titulli pas 33 vitesh pritje.

Festa e tifozëve tashmë mund të fillojë. Mbështetësit janë derdhur në rrugët e Italisë që në orët e para të ditës duke “ngjyrosur” blu vendin, ndërsa sonte pritet të jetë një natë e gjatë në Itali. Siç shikohet në video, tifozët kanë pushtuar fushën e “Dacia Arena”, pas barazimit 1-1 në Udine.bw

blank

Kampion bote në shah dhe opozitar i Putinit në mërgim, dy jetët e Garry Kasparov

Jeta e Garry Kasparov, që më 13 prill mbushi 60 vjeç, mund të ndahet në dy pjesë: E para është ajo e kampionit të shahut, ndoshta më madhështorja. E dyta është ajo e një aktivisti politik, që pasi u tërhoq nga shahu, luftoi dhe lufton ende për të kundërshtuar regjimin autoritar të Vladimir Putinit në Rusi.

Dy jetët, ajo e kampionit dhe ajo e disidentit, janë të lidhura me njëra-tjetrën, por në të njëjtën kohë janë shumë të dallueshme: si kampion bote në shah, Kasparov u nderua fillimisht nga Bashkimi Sovjetik dhe më pas nga Rusia, ku përfitoi famë dhe pasuri. Si disident, Kasparov u detyrua të largohej nga vendi – sot jeton në Kroaci – u arrestua më shumë se një herë dhe u frikësua për jetën e tij.

Garry Kasparov lindi në Baku, në kryeqytetin e Azerbajxhanit më 13 prill 1963. Babai i tij, Kim Weinstein, ishte hebre, ndërsa nëna e tij, Klara Kasparova, ishte armene. Talenti i Kasparov u vu re që në moshë të vogël. Ai u përfshi në rrjetin e gjerë të shkollave dhe akademive kushtuar shahut në të gjithë Bashkimin Sovjetik.

Në atë kohë, shahu ishte një çështje krenarie kombëtare dhe konkurrencë intelektuale e sportive me Shtetet e Bashkuara. Ndaj lojtarët më të mirë mbështeteshin dhe subvencionoheshin nga shteti. Kur ai ishte shtatë vjeç, Kim Weinstein, vdiq papritur. Në moshën 12-vjeçare Kasparov ishte tashmë një lojtar i njohur në shkallë kombëtare, dhe me këshillën e mjeshtrit të tij të shahut, ish-kampionit botëror Mikhail Botvinnik, ai vendosi të merrte mbiemrin e nënës së tij.

Sepse pasja e një mbiemri hebre si Weinstein mund të ishte një pengesë për karrierën e tij në një vend ende shumë antisemit si Rusia. Kasparov u bë kampion bote për të rinjtë në vitin 1980. Në vitin 1981 ai u bë kampion kombëtar, dhe në vitin 1984 luajti finalen e tij të parë të kampionatit botëror kundër Anatoli Karpov, kampioni i atëhershëm, që po ashtu ishte sovjetik.

Ishte një finale historike. Sipas rregullave të kohës, lojtari i parë që do të fitonte 6 ndeshje pa llogaritur barazimet do të shpallej kampion. Por për 48 ndeshje asnjëri prej tyre nuk arriti të dominonte ndaj tjetrit. Finalja (me pushime të ndryshme mes ndeshjeve) zgjati 6 muaj, nga shtatori 1984 deri në shkurt 1985.

Në fund, të dy lojtarët ishin të rraskapitur fizikisht. Që nga fillimi i kampionatit, Kasparov kishte humbur më shumë se 10 kilogramë. Në atë moment, në një vendim të padëgjuar që nuk u përsërit kurrë më pas, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shahut, Florencio Campomanes vendosi të ndërpresë finalen pa shpallur një fitues.

Në fund Karpov kishte fituar 5 ndeshje dhe Kasparov 3 (përfshirë dy 2 fundit), dhe 40 ndeshje përfunduan barazim. Gjithsesi, finalja e vitit 1984 ishte momenti kur Kasparov u bë i famshëm në botë. Ndërsa Karpov ishte një lojtar i shkëlqyer, por një mjeshtër i mbrojtjes, duke luajtur në një stil të përgjithshëm të parashikueshëm, Kasparov ishte një lojtar i guximshëm, duke bërë sulme të guximshme dhe duke luajtur shah në një mënyrë emocionuese dhe të vrullshme.

Ndër të tjera, finalja u pa si një alegori politike, edhe për shkak të personalitetit të dy shahistëve: Karpov shihej si një burokrat besnik i regjimit sovjetik, ndërsa Kasparov, më i riu, u prezantua nga mediat si një rebel dhe një novator. Ai vetë kishte treguar në më shumë se një rast përbuzje ndaj klasës sunduese sovjetike të atyre viteve, edhe pse nuk kreu kurrë akte rebelimi të hapura, dhe do të mbetej anëtar i Partisë Komuniste Sovjetike deri në vitin 1990.

Në kampionatin botëror 1985, Kasparov fitoi duke treguar shumë shkathtësi. Kështu nisi një nga dominimet më të gjata në historinë e kësaj loje. Ai mbeti kampion deri në vitin 2000, edhe pse një moment ai dhe të tjerët u shkëputën nga Federata Ndërkombëtare e Shahut, duke krijuar një ligë të re.

Kasparov konsiderohet si një nga shahistët më të mirë që ka jetuar ndonjëherë, në mos më i miri nga të gjithë. Megjithatë, ai është i famshëm edhe për një tjetër episod. Në vitin 1996 luajti një ndeshje historike kundër super-kompjuterit “Deep Blue” dhe u bë kampioni i parë në fuqi i botës që u mposht nga një pajisje artificiale.

Ajo ndeshje konsiderohet një moment themelor në historinë e zhvillimit të Inteligjencës Artificiale. Kasparov humbi titullin e tij si kampion bote në vitin 2000, dhe megjithëse vazhdoi të luante shah profesionalisht për disa vite, interesat e tij gradualisht filluan të ndryshojnë.

Në ato vite, Presidenti Vladimir Putin po konsolidonte pushtetin e tij brenda Rusisë dhe po tregonte tashmë të gjithë elementët e asaj që do të bëhej regjimi i tij autoritar. Kasparov, që ishte një personazh publik i klasit të parë në Rusi, i njohur dhe i admiruar në të gjithë botën, u bind se nevojitej veprim për t’iu kundërvënë autoritarizmit në rritje të Putinit.

Pasi u tërhoq zyrtarisht nga shahu profesionist në vitin 2005, ai njoftoi themelimin e Frontit të Bashkuar Civil, një parti opozitare që synonte “ruajtjen e demokracisë në Rusi”. Rreth vitit 2007 ai nisi të organizojë dhe udhëheqë demonstrata të mëdha kundër Putinit, të njohura si “Marshimet e disidentëve”, të cilat u shtypën me shpejtësi nga policia.

Ai u arrestua disa herë dhe u lirua menjëherë. Në vitin 2008, doli si kandidat në zgjedhjet presidenciale. Por fushata e tij elektorale u bojkotua sistematikisht nga autoritetet ruse, duke çuar në dështim. Pas disa muajsh shumë të vështirë, Kasparov hoqi dorë nga kandidatura dhe u tërhoq.

Zgjedhjet u fituan nga Dmitri Medvedev, një aleat i ngushtë i zgjedhur personalisht nga Putini, i cili nuk mundi të kandidonte sërish, sepse kishte shërbyer tashmë 2 mandate radhazi si president. Në fund të sundimit 4-vjeçar të Medvedevit, Putin kandidoi sërish për presidencën dhe në atë moment pakënaqësia e popullatës ruse u bë e pakontrollueshme.

Në fund të vitit 2011 dhe për një pjesë të mirë të vitit 2012, protesta të mëdha kundër regjimit u mbajtën në të gjithë Rusinë dhe sidomos në Moskë. Kasparov u bë një nga udhëheqësit e atyre demonstratave, të cilat vazhduan pandërprerë për muaj të tërë.

Me të u bashkuan një klasë krejtësisht e re liderësh opozitarë, përfshirë Boris Nemtsov, i cili kishte qenë zëvendëskryeministër nën presidentin Boris Yeltsin dhe blogerin kundër korrupsionit Alexei Navalny. Megjithatë, përgjigja e Putinit ishte e ashpër. Protestat u shtypën me dhunë dhe qindra njerëz u gjykuan me akuza shumë të rënda.

Drejtuesit e opozitës në atë kohë pësuan një persekutim të jashtëzakonshëm. Navalny u burgos me akuza të rreme. Boris Nemtsov u vra në vitin 2015 në Moskë. Kasparov u arrestua dhe u rrah nga policia në vitin 2012, teksa merrte pjesë në një demonstratë në favor të grupit punk, Pussy Riot.

Një vit më pas, u largua nga Rusia. Dhjetë vitet e fundit ai ka vazhduar ta kundërshtojë Putinin nga mërgimi, por në Rusi figura e tij e ka humbur gradualisht popullaritetin. Gjithsesi ai mbetet një nga intelektualët më të rëndësishëm rusë në botë, mendimi i të cilit ndiqet gjerësisht veçanërisht në Perëndim.

Vitin e kaluar, menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës, ai shkroi në Twitter: “Mënyra e vetme për t’i dhënë fund kësaj lufte, është rrëzimi i regjimit të Putinit përmes kolapsit të ekonomisë ruse dhe humbjes në Ukrainë. Çdo opsion tjetër do të thotë shtyrje deri në krizën tjetër”. / “Il Post” – Bota.al

blank

60-vjetori i lindjes së Hysen Zmijanit, FSHF i jep titullin “Legjendë e futbollit shqiptar”!

60 vite më parë, më 29 prill 1963, lindi një nga ikonat e futbollit shqiptar, mbrojtësi i njohur Hysen Zmijani. Një ditë më parë, të premten, në nder të përvjetorit të tij të lindjes, u organizua në qytetin e Shkodrës një aktivitet në nder të mbrojtësit të krahut të djathtë që la gjurmë me Kombëtaren kuqezi dhe me Vllazninë.

Në aktivitetin e organizuar FSHF përfaqësohej me Sulejman Demollarin, shok skuadre me Zmijanin në Kombëtare. Veç urimeve të shumta dhe një dhurate simbolike, fanella e Shqipërisë me numrin e viteve që mban mbi shpinë Hysen Zmijani, iu akordua edhe çmimi “Legjendë e futbollit shqiptar”. Hysa, siç e thërrasin më së shumti, e ka merituar këtë me atë që ka bërë në fushën blertë, ku u shpall kampion dhe fitoi Kupën e Shqipërisë me Vllazninë.

Zmijani ishte pjesë e kombëtares së Shqipërisë për 11 vite (1984-1995), duke u aktivizuar në 36 ndeshje. Golat me fanellën kuqezi i kishte të paktë, dy, por ai me Gjermaninë në “Qemal Stafa” me goditje dënimi vështirë se harrohet nga tifozët.

Mbrojtësi i djathtë e shkruajti emrin e tij në librat e historisë që në moshë të re, pasi në vitin 1983 me Shqipërinë U21 ia doli të kualifikohej për herë të parë në finalet e një kampionati Europian në këtë grupmoshë, duke shkuar deri në fazën çerekfinale, ku u eliminuam nga Italia e emrave të mëdhenj si Viali e Mançini.

Zmijani provoi të luante edhe në Francë (GFC Ajaccio), Gjermani (St Pauli) dhe Arabi Saudite (Al Nassr). Me këta të fundit ai doli edhe kampion dy herë (93’-94, 94’95’), ndërkohë që e përfundoi karrierën si futbollist në vitin 1997 tek Al Nassri.bw

blank

Valon Berisha shpallet kampion, bëhet shqiptari i dytë që ngre trofeun në Australi

Skuadra e Melbourne Cityt sot ka festuar titullin kampion në A-League të Australisë.

Melbourne City sot luajti ndeshjen e raundit të fundit në ligë dhe mposhti 3-2 ekipin e WS Wanderers.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, nuk ishte pjesë e kësaj ndeshje, por ishte në tribuna dhe në momentin kur skuadra u bë gati për ta ngritur trofeun ai zbriti në fushë dhe festoi së bashku me bashëklojtarët e tij.

Berisha u bë kosovari i dytë që ngre një trofe të tillë në Australi, pas Besart Berishës, i cili këtë titull e fitoi katër herë gjatë karrierës me ekipet si Melboune Victori dhe Western United.

Valon Berisha gjatë këtij sezoni luajti 24 ndeshje në ligë, shënoi një gol dhe dha pesë asiste.

Ky ishte viti i tij i parë në Australi dhe në fund të qershorit ai rikthehet në ekipin e Stade Reims në Francë. syri.net

blank

Lidhja me oligarkun rus- Policia bastis zyrat e ekipit gjerman të Bayernit

Ekipi i Bayern-it nuk gjen qetësi!

Pas dështimeve të njëpasnjëshme sportive, gazeta BILD raporton se ka pasur një bastisje policore në zyrat e kampionëve gjermanë këtë të martë.

Zyra Federale e Policisë Kriminale ka kontrolluar stadiumin si dhe zyrat qendrore të klubit- me shumë gjasë në kërkim të provave.

Ekipi nuk ka dalë zyrtarisht me një qëndrim, ndërsa gazeta shkruan se hetimet po kryhen nga prokuroria e Frankfurtit.

Sipas tabloidit gjerman, bëhet fjalë për hetime ndaj oligarkut ruso-uzbek, Alisher Usmanov, i cili akuzohet për pastrim parash.

Miliarderi thuhet se ka jetuar pranë Tegernsee përpara se të largohej nga Gjermania në pranverën e vitit 2022 si rezultat i luftës ruse në Ukrainë.

Sipas BILD, Usmanov është një i njohur i Uli Hoeness, president i nderit i ekipit, që jeton po ashtu në Tegernsee.

Hoeness ka prokuruar për të bileta VIP, veçanërisht për ndeshjet më të mira të Bayern-it në Champions League.

Në lidhje me rezultatet e hetimit nuk dihet ende asgjë. syri.net


Send this to a friend