Nē vitin 1975 ne kuadrin e ndikimeve të huaja nē arkitekture u zhvillua nje takim ne Pallatin e Kultures ku u kritikuan disa arkitekte ndērmjet te cilēve Maksi per kubizem ne ndertesēn nē rrugen e Dibres ose pallati Kadare si u quajt nē popull si edhe per godinēn e ish A. T . SH . shtesen e shkollēs Emin Duraku etj.
Maksi, Kolevica e Bego perfunduan me denime ku më i madhi nga ana peofesionale ishte largimi nga tavolina e vizatimit.
Maksi filloi te quhet ‘kubisti’.
Kur doli nga burgu- Pse takohesh me ate kubist?
E perdornin shprehjen pa kuptuar asgje.
Unē kam qenë inxhinjeri komstruktor i disa objekteve tē Maksit dhe e pyeta ate mot, se çfare perfaqësojne keto kube te dala ne fasade.
Me shpjegoi se çdo gje nēnatyrē shprehet ne kubizem me forma gjeometrike. U zhvillua ne fund të shekullit XIX nga Paul Cezanne etj.
Rrymat moderniste nuk i kuptoja por me Maksin punoja me dēshirë. Punet e tij mē tërhiqnin. Shkoja me dēshirē ne pune që njihej si Zyra e Urbanistikēs e Projektimit (Z. U. P.).
Nē rrugën Ibrahim Rrugova ēshtē ne perfundim nje godine, jo kullė, me stil kubist projetuar nga ark. njohur italian Stefano Boeri.
Kubizmi i Maksit projektuar mbi 50 vjet mē pare nuk mbetet pas Boerit.
Me shprese qe nuk do ta rrafshojne si objektet e tjera projektuar prej tij si ish A. T. SH .etj.
Në fotot: Godina e Velos majtas dhe e Boerit.
