VOAL

VOAL

MAKBULE FRASHËRI – BISEDAT NË QELI ME MUSINE KOKALARIN E DRITA KOSTURIN PËR ENVERIN E QEMALIN

March 18, 2017

Komentet

Më 10 shkurt 1755 u nda nga jeta Monteskjé, një ndër përfaqësuesit më të mëdhenj të iluminizmit francez

Familja e tij është një familje magjistratësh e cila në mënyrë të pashmangshme e drejton drejt studimeve juridike. Pas diplomimit, më 1708 ai u transferua në Paris, ku filloi karrierën e tij si avokat, megjithëse interesat e tij ishin të përqendruara kryesisht në shkencë dhe vepra letrare. Më 1715 ai u martua me Jeanne de Lartigue, një protestante, bashkëkohëse e tij e pasur dhe fisnike. Një vit më pas ai trashëgoi nga një xhaxha baroninë e Montesquieu me të ardhura të ndryshme të lidhura me këtë titull, përveç detyrës së Presidentit të Parlamentit. Menjëherë pasi u bë anëtar i Akademisë prestigjioze të Shkencave të Bordosë dhe, më 1727, në atë të Francës.

Në moshën 32-vjeçare ai botoi veprën e tij të parë në mënyrë anonime, “Shkronja persiane”, një satirë thumbuese mbi zakonet e Parisit oborrtar dhe klerik, ende e lidhur me absolutizmin e “regjimit të lashtë”, ndërkohë që tashmë mbronte një model më shumë liberale dhe të shkëputura nga intoleranca fetare në organizimin e shoqërive njerëzore. Libri pati një sukses të tillë sa ndezi një gjueti për identitetin e autorit të tij, i cili përfundimisht u gjurmua dhe u bë jashtëzakonisht i popullarizuar edhe përtej kufijve francezë.

Më 1728 u nis për në Evropë: vizitoi Vjenën, Hungarinë dhe më pas zbriti në Itali, në Venedik, Milano, Torino, Firence, Romë dhe Napoli; ai u nis përsëri, fillimisht në Gjermani, më pas në Holandë dhe në fund në Angli, ku qëndroi për një kohë të gjatë, duke mbetur i magjepsur nga kushtetuta e saj politike. Ai u kthye në Francë vetëm pas tre vjetësh. Këtu ai u tërhoq në kështjellën e tij të La Brede për të organizuar shënimet e tij të shumta të udhëtimit dhe për të filluar përsëri të shkruante.

“Letrat” u pasuan, në vitin 1734, nga “Konsideratat mbi shkaqet e madhështisë së romakëve dhe të dekadencës së tyre”, një vepër e një natyre krejt tjetër me të cilën Montesquieu u thellua në analizën e proceseve historike, duke i identifikuar ato në njeriu dhe natyra, dhe jo më në Providencën Hyjnore, janë shkaqet përcaktuese. Më 1748 ai botoi “Fryma e ligjeve”, një vepër e mbushur me ide tolerance dhe lirie që do të krijonte një precedent dhe do të përfaqësonte një viaticum për brezat e ardhshëm që do të nxirrnin prej tyre në shekullin shumë të trazuar të nëntëmbëdhjetë. “L’esprit des lois” do të jetë një nga librat më të lexuar të shekullit. Në esenë e tij, Montesquieu shpreson që vendet evropiane të kenë forma qeverisje të ngjashme me atë angleze dhe formulon doktrinën e “ndarjes së tre pushteteve” rigoroze: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Më 1757 ai shkroi një “Ese mbi Shijen” për “Enciklopedinë”, kryeveprën revolucionare dhe monumentale të Diderot dhe D’Alembert.

Pas një përkeqësimi progresiv të shikimit të tij, Montesquieu vdiq në Paris më 10 shkurt 1755, në moshën 66-vjeçare.

Montesquieu, së bashku me Diderot dhe disa të tjerë, duke përfshirë Rousseau, Voltaire, Condillac, d’Holbach, përfaqësonin iluminizmin francez me një origjinalitet dhe pjellori të tillë, saqë ata ndikuan shumë në të gjithë botën intelektuale të kontinentit.

Veprat e tjera të tij janë: “Dialogue entre Sylla et Eucrate”, nga viti 1722; “Reflektime mbi Monarkinë Universale”, 1724; “Udhëtim në Pafos”, 1727; “Mbrojtja e shpirtit të ligjeve”, 1750; “Një histori e vërtetë”, botuar pas vdekjes më 1892. Në fushën shkencore, një hob i tij, ai botoi tre ese të shkurtra: “Les cause de l’écho”, “Les glandes linfanes linfa” dhe “La case de la pesanteur des corps. “./Elida Buçpapaj

In Memoriam – Patër Ambroz Martini (2.12.1928 – 4.2.2010) ia kushtoi gjithë jetën Fesë dhe Atdheut Nga Prof. Lida Miraj

Më 4 shkurt 2010 u nda nga ne Patër Ambroz Martini, Frati e njeriu i mrekullueshëm, që i mungon gjithë besimtarëve, gjithkujt që e ka njohur, që e ka takuar dhe më shumë i mungon atyne që ai i ka dasht fort e atyne që e kanë dasht fort atë.

Asnjëherë nuk do të harroj momentin e parë të takimit me At’ Ambrozin, me atë njeri të mrekullueshëm, të cilin e kam vleresuar dhe e kam dashur shumë.

Ishte vjeshtë dhe unë sapo kisha botuar ne shtypin e shkruar një artikull në nderim të At’ Klement Miraj. At’ Klementi eshte njëri nga ata Fretën Shqiptarë, që nuk i shpëtoi dot urrejtjes komuniste, dhe që vdiq në burg në ato kohë te egra dhe që më pas nuk ju gjet dot më as varri.

Agustini më tha që njihte një Frat të moshuar, i cili mund ta kishte njohur At’ Klementin. Folëm në telefon me Fratin dhe ai, kur e pyeta per Patër Klementin, më tha që kishte njohur jo vetem Patër Klementin, por dhe Patër Mhillin si edhe Patër Fabianin.

Unë u shokova! Ishte hera e parë që dëgjoja të thirrej ‘Patër’ baba im, ndonëse e dija që ai kishte studiuar e ishte diplomuar për Teologji ne ‘Antoniana’, në Romë; që ishte kthyer në Shqipëri pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe që pas shërbimit si Famullitar në Plan të Dukagjinit, ishte detyruar të largohej, etj., etj.

‘Kush je ti moj bijë?’, u ndje zëri i Patrit nga ana tjetër e telefonit, qe me sa duket e ndjeu emocionin tim të madh. ‘Jam vajza e Fabianit’, i thashë me zërin qe me dridhej e me lot në sy. ‘A megjithmen e ke?-tha Patri e shtoi shpejt ’Kur po vjen me të pa, moj bijë?

Kështu ishte takimi im i parë me At’ Ambrosin ose ‘Patër Ambrozin’, si e thërritnim të gjithë, sepse vetëm fjala ‘Patër’ mjaftonte për ta identifikuar atë edhe kur nuk thuhej emri i tij.

Në Kuvendin Françeskan të Zojës Nunziatë arrita me një frymë, dhe në hyrje kërkova që doja të takoja At’Ambrozin.

Pas pak pashë që nga Kuvendi i Fretënve me hap të ngadalte doli dikush me një kaskete në kokë, kasketë që e ka mbajtur gjithmonë gjatë këtyre viteve, dhe u afrua tek ne. Ai ishte At’Ambrozi.

Pas përshëndetjes së zakonëshme: ‘Lëvdue kjoftë Jezu Krishti!’ e ‘Gjithmonë e Jetës!’, Patri më pyeti direkt: A më kupton kur flas shaljançe? Po i thashë, sepse të parët e mij kanë folë ‘me të hjedhun’. Unë isha shumë e përmalluar dhe natyrisht Patri e kuptoi. Ai ndenji pak e pastaj vazhdoi: A e din se të kam dashtë para se me le? Të kam dashtë ty para se me le, se kam dashtë fort babën tand!

Gjatë gjithë kohës, sa herë e takoja, Patri gjithmonë m’i përsëriste këto fjalë.

Kush ishte At’ Ambroz Martini?

At’ Ambrozi ose Patër Ambrozi ishte një nga të fundmit e brezit te artë të Françeskanëve shqiptarë, të cilët në jetën e tyre ndoqën me konseguence vetëm një motiv kryesor: ‘Fides et Patria’ (Fe e Atdhe).

At’ Ambroz Martini ose Zef Martini, sipas emrit të tij të femijërisë, lindi me 2 Dhjetor 1928 në një familje malësore, në Theth të Shalës së Dukagjinit. Prindërit e tij Lula Balja e Martin Ndoka kishin 2 djem: Zefin (që më vonë do të quhej Ambroz ose At’ Ambrozi) e Palin dhe 3 vajza: Orsolinen, Katrinen, Shkurten.

Një pjesë të shkollës fillore At’ Ambrozi e kreu në fshatin e tij të lindjes. Më pas u rregjistrua në shkollën e kolegjin Françeskan, ku edhe veshi ‘Zhgunin’, veshjen e Françeskanëve.

Ai shpesh thonte që ishte veshur Frat që kur kishte qënë 9 vjeç dhe asnjëherë Patri nuk e lente pa përmendur datën 16 Shtator të vitit 1938, datë kur e kishte veshur Zhgunin nga duart e At’ Anton Harapit.

Në vitin 1944 ai kreu Noviciatin në Troshan. Më pas u regjistrua në Liceun e Françeskanëve, ‘Illyricum’, në Shkodër, Lice, i cili sherbeu për edukimin e një brezi të tërë intelektualësh, studiuesish, muzikantësh, piktorësh, etj., një pjesë e të cilëve nuk i shpëtuan diktaturës. Ky lice me shumë kontribute intelektuale, për fat të keq, u mbyll me dhunë nga partia-shtet, në mes të Dhjetorit të vitit 1946.

At’ Ambrozi ishte njeri nga dëshmitaret okular të rrethimit të Kuvendit Françeskan të Gjuhadolit me 14 Nëndor 1946. Rrethimi ishte bërë nga oficeri Dul Rrjodhi bashkë me nje skuader ushtarakësh. Ai kujtonte shpesh tmerret që kishte parë me sy në Kuvendin e Françeskanëve në Shkodër, atë luftë të ashpër e të paprinciptë që ishte bërë ndaj meshtarëve katolikë.

At’ Ambrosi kujtonte se ‘Natë e Ditë kanë ba ç’kanë dashtë’ dhe duke përdorur sloganin ‘Në emër të Popullit Shqiptar’ mbajtën të burgosur meshtarët, morën gjithshka gjetën në bibliotekë, zhduken koleksionin arkeologjik të At’ Shtjefën Gjeçovit e bile arritën deri aty sa futen armë në Kishë. Patri kujtonte se Fretnit i mbajtën të lidhur me ‘konop’. Pas një muaji të gjithë Fretnit u nxorrën jashtë Kuvendit.

Në atë kohë Patri ishte vetëm 18 vjeç e shkoi për disa ditë në shtëpinë e një miku në Shkodër e më pas u kthye në Theth pranë familjes. Shumë shpejt i erdhi thirrja për të bërë sherbimin ushtarak, gjë që i ndodhi të gjithë Fretënve të rinj, që kishin moshën për të kryer shërbimin ushtarak.

Me 12 Janar të vitit 1947 ai u gjend i mobilizuar në ushtri, në jug të Shqipërisë. Një vit më vonë, me 13 Janar 1948, në një ditë dimri të akullt në Shkodër u bë një Gjyq ku u akuzuan 10 meshtarë katolikë, ndër ta At’ Mati Prendushi, Ministër Provincial i Franceskanëve, i cili u dënua me vdekje; At’ Mehill Miraj, që u dënua me 10 vjet burg; At’ Zef Pllumi, që u dënua me 3 vjet burg e punë të detyrueshme dhe më pas u arrestua edhe At’ Donat Kurti, drejtor i Liceut Françeskan ‘Illyricum’, që u denua me burgim të perjetshëm e punë të detyrueshme.

At’ Zef Pllumbi o.f.m.(1924-2007), një nga miqtë e afërt të At’ Ambrozit, në kujtimet e botuara në librin e tij ‘Rrno për me tregue’, përshkruan me dhimbje të madhe dhomën nr. 5 të burgut, që ai e quan ‘një vorr i vërtetë i të gjallëve’, ku qëndronin 30 klerikë katolikë, ndër të cilët 18 ishin Fretër Françeskane.

Në atë kohë shumë të turbullt familjarët e Patrit ishin të shqetësuar për jetën e tij dhe përgatitën një plan. Ata i dërguan lajm në ushtri se baba i Zef Martinit ishte i sëmurë shume randë e komandanti ushtarak, për të cilin Patri fliste gjithmonë mirë, i dha 5 ditë leje, që të shkonte pranë familjes për ta parë të atin.

Patri ndaloi në Tiranë, në shtëpinë e mikut të tij të shkollës, këngëtarit të jashtzakonshëm shqiptar, Luk Kaçaj, e pasi i tregoi atij për arrestimin e Fretënve e diskutoi me të në detaje dhe, duke patur parasysh edhe faktin që arrestimi mund t’i ndodhte edhe atyre, i propozoi arratisjen. Luka druhej shumë për pasojat që do të pësonte familja e tij dhe At’ Ambrozi shkoi tek një tjetër mik e shok shkolle i tij, që ishte piktori i mirenjohur, Lin Delia.

Të dy u nisën drejt Thethit. Natyrisht që organizimi e nisja për të kapercyer kufirin nuk ishte e lehte.

Keshtu ne mëngjesin e datës 28 Korrik të vitit 1948, vetë i tretë: Pater Ambrozi, motra e tij murgeshë, Orsolina dhe Lin Delia, kapërcyen malin e Radohimës drejt shtigjeve të Pejës dhe pas një rruge të mundimshme u gjendën në Jugosllavi. Aty ai do të qëndronte për 8 vjet. Pas kësaj familjen e tij e pritën internime dhe vuajtje pa fund.

Në dhomën e tij, në Kuvendin Françeskan në Shkodër, perballë poltronit ku rrinte ulur, Patër Ambrozi mbante fotografinë e nanës e fotografinë babës së tij ‘që vdiqën të torturuar’ e që ai nuk mundi t’i shihte kurrë ma, pas asaj vere të vitit 1948.

Në Jugosllavi, natyrisht që jeta për Patër Ambrozin nuk ishte e lehte dhe ate do ta pritnin gjithnje veshtiresi te reja, por qe gjithsesi ai ishte i vendosur te mos ndalej. Ne Shtator te po atij viti, Patër Ambrozi u rregjistrua ne Shkollen e Arteve te Bukura ne Hercegnovi e pas perfundimit te studimeve u emerua aresimtar ne nje shkolle fshati, ne Vladimir te Malit te Zi, ku qendroi per pak kohe. Nje nga nxenesit e tij ka qene Ipeshkvi i Durresit e Tiranes, Imzot Rrok Mirdita, dritë pastë.

Ne 25 Maj te vitit 1952, u perball me veshtiresi te reja, duke qene i paditur per veprimtari patriotike shqiptare dhe u dergua ne Kosove. Atje ai pati rast qe te takohej me Dushan Mugoshen, te cilin ai e quante gjithnje ‘armik te Shqiptareve’.

Me pas, ne vitin 1953 shkoi ne Beograd, dhe atje u regjistrua ne Universitet per Gjuhe e Letersi Klasike, ku studioi Latinisht e Greqisht. Ne Beograd At’ Ambrosi mundi qe te shkonte ne Ambasaden Italiane dhe aty u takua me zotin Antonio Allegria, Konsull i ambasades, qe ishte edhe vellai i misionarit te mirenjohur Françeskan, At’ Gabriele Allegria, i cili sherbente ne Kine.

Menjehere, nepermjet tij, arriti te kontaktonte me Gjeneralin e Freterve Françeskane, me seli ne Rome, At’ Agostino Sepinski. Me te bisedoi per masakren qe ishte bere me Fretnit Françeskane ne Shqiperi dhe me 12 janar 1955 u nis me tren nga Beogradi per ne Rome, se bashku me At’ Daniel Gjeçaj, Dom Zef Oroshin, Dom Nikoll Kimzen dhe me Moter Orsolinen.

Vetem kur arriti ne Romë, ai arriti te riveshë ‘zhgunin’ Françeskan. Prej aty shkoi ne Fiesole, dhe kujtonte gjithnje te ftohtin Toskan, ku edhe vazhdoi studimet e larta per Teologji. Me 29 Qershor 1957 At’ Ambrozi u shugurua meshtar. Me pas ai do te vazhdonte edhe studime te tjera per Letersi Moderne ne Firenze.

Me 16 Janar 1970 niset fillimisht si Misionar Françeskan për në Australi, në Sidney, Melbourn, etj. dhe me pas ne S. Francisco, Kaliforni. Në të gjitha këto vende ai ishte gjithnje ne kontakte te vazhdueshme me Shqiptaret e emigruar ne keto vende te largeta. Ne kete sherbim ai qendroi per rreth 5 vjet, deri ne nentor te vitit 1974.

Viti 1975 e gjeti Misionar në Bruksel, Belgjike, dhe aty kishte shkuar me kerkese te 25 000 emigrandeve Shqiptare atje. Aty ai sherbeu për ‘Fe e Atdhe’ per 23 vjet me rradhe. Me pas u transferua ne Montekatini, ne Itali, ku sherbeu per 3 vjet te tjera deri sa u rikthye ne Atdhe ne Pashket e vitit 2000, pas 52 vite emigrimi.

Bisedoja gjatë me Patër Ambrozin, pa e ndjere se si kalonte ora, dhe gjithmone ne çdo bisede ai theksonte faktin se gjithë jetën kishte qenë i bindur që të vazhdonte rrugën e nisur në femijërine e hershme, të dedikuar vetëm për një motiv kryesor: ‘Fe e Atdhe’.

Dhe per sa kohe jetoi e mori fryme, pati gjithmone vetem kete qellim te madh. Kujtonte gjithmone profesoret e tij, Françeskanet patriote, qe u masakruan nga regjimi i eger totalitar. Ata, thoshte Patri, kane jetu per Zot e Shqiperi e kane vdeke me keto fjale. Askush nga Fretnit nuk braktisi 3 kushtet: Pasterti karakteri, Varferi dhe Dëgjesë!

Patër Ambrozi ishte enciklopedi e gjalle: fliste shkelqyer ne Italisht, Anglisht, Gjermanisht, Serbisht, ne gjuhen Flamande, citonte shprehje te tera ne Latinisht e Greqisht, por mbi të gjitha gjuhet ai parapelqente gegnishten dhe ate qe ai e quante gjuha ‘shaljançe’.

Nje dite Patër Ambrozi më thotë se do të festonte në vendlindjen e tij 50 Vjetorin e Meshës së tij të Parë. Kishte organizuar çdo gjë për të festuar në 29 Qershor 2006, një kuptim i jetës së tij dhe vendi që kishte zgjedhur për kkëtë celebrim ishte Thethi, vendlindja e tij.

Kujtoj me detaje festimin e mrekullueshëm.

Patër Ambroz Martini u nda nga ne në të gdhirë të datës 4 Shkurt 2010.

Ai ishte një nga të fundit prej fretërve françeskanë të formuar që në fillimet e shekullit të kaluar.

I përjetshëm kujtimi i Patër Ambroz Martinit!

Më 3 shkurt 1468 u nda nga jeta Johann Gutenberg, shpikësi i shtypshkrimit

VOAL- Johann Gutenberg (emri i plotë: Johann Gensfleisch zur Laden zum Gutenberg) lindi midis viteve 1394 dhe 1399 në Mainz të Gjermanisë (ku është ndërtuar një muze në nder të tij). Ai ishte djali i Else Wyrich, gruas së dytë të tregtarit Friedrich (Friele) Gensfleisch zur Laden. Data e saktë e lindjes së Johann-it është e panjohur, por një dokument që daton që nga viti 1420 e rendit atë si tashmë të rritur. Prandaj, studiuesit kanë zgjedhur vitin 1400 si datën simbolike për lindjen e tij. Ndërsa emri zum Gutenberg vjen nga ndërtesa e vendosur në Christophstrasse 2 (Hof zum Gutenberg) ku jetonte familja, mbiemri Gensfleisch tradhton origjinën patriciane të babait të tij, i cili vjen nga një familje tradicionalisht e përfshirë në prerjen e monedhave dhe përpunimin e metaleve. Në vitin 1430, Johann Gutenberg, atëherë në të tridhjetat e hershme, u transferua nga Mainz në Strasburg për arsye politike, ku gjeti punë si nxënës argjendarie dhe punoi duke prerë monedha. Duke u kthyer në qytetin e tij të lindjes në vitin 1448, ai formoi një Societas dy vjet më vonë me bankierin Johann Fust dhe gdhendësin Peter Schoffer; qëllimi i tyre ishte të shtypnin Biblën e famshme me 42 rreshta nga Vulgata. Në atë kohë, eksperimentet e Johann-it kishin arritur tashmë një nivel të konsiderueshëm, pasi ishte e mundur të kompozoheshin dhe shtypeshin jo vetëm fletë të vetme, por edhe libra me një madhësi të caktuar. Kështu, më 23 shkurt 1455, projekti i Biblës u përfundua zyrtarisht në Hof zum Humbrecht: u vu në shitje në Frankfurt, libri – 180 kopje të të cilave u shtypën – u prit me entuziazëm të konsiderueshëm, veçanërisht për cilësinë e tij tipografike. Bibla e shtypur nga Gutenberg ishte e para që u botua pa një porosi paraprake. Megjithatë, shpejt më pas, u bë e qartë se planet e tre themeluesve të kompanisë ndryshonin: Fusti, për shembull, nuk ishte i interesuar të krijonte një kryevepër, por thjesht të fitonte para. Kështu, duke parë se kthimet e investimit të tij fillestar po vinin ngadalë (mendoni vetëm se u deshën tre vjet për të prodhuar 180 botime të Biblës), marrëdhënia e tij me Gutenbergun u përkeqësua: në vitin 1455, të njëjtin vit që u përfunduan Biblat, Fusti kërkoi paratë e tij mbrapsht. I paaftë të përmbushte kërkesën, Johanni falimentoi dhe u detyrua t’ia shiste shkronjat e tij dhe një pjesë të madhe të pajisjeve të tij të shtypjes ish-partnerit të tij.

Ndërsa Fusti, së bashku me Schofferin (i cili që atëherë ishte martuar me vajzën e tij), hapën një shtypshkronjë konkurruese, duke përfituar nga reputacioni i mirë i Gutenbergut dhe duke shtypur një botim të Librit të Psalmeve, Johanni u përpoq të vazhdonte punën e tij në një shtypshkronjë tjetër: megjithatë, asnjë nga veprat e tij të tjera nuk arriti shkëlqimin dhe saktësinë e Biblës me 42 rreshta. Gjithsesi, vitet e fundit të Gutenbergut u shënuan nga zhgënjime të mëtejshme: gjatë plaçkitjes dhe zjarrit të Mainzit në vitin 1462, punishtja e tij u shkatërrua.

Ai vdiq gjashtë vjet më vonë, më 3 shkurt 1468, duke i lënë botës trashëgiminë e një procesi të plotë industrial, duke përfshirë shkronjat e lëvizshme, bojën dhe procesin e kompozimit. Në mënyrë specifike, shkronjat e lëvizshme prodhoheshin nga një matricë relievi dhe farkëtoheshin nga metal i butë dhe i shkrirë. Në praktikë, grushti i argjendarit nuk përdorej për të krijuar një karakter të vetëm, por për të krijuar një matricë me karaktere të shumta, bazuar në të ashtuquajturën metodë derdhjeje përsëritëse. Karakteret më pas derdheshin nga matrica me derdhje të veçanta, sipas cilësisë dhe madhësisë së dëshiruar. Boja, nga ana tjetër, kishte veti kimike të përshtatshme për llojin e metalit (që do të thotë me bazë vaji, në vend të ujit), ndërsa pajisja kryesore e përdorur për procesin e shtypjes ishte makina e shtypjes, bazuar në makinën e shtypjes së verës të përdorur nga fermerët e Rinit.

Me fjalë të tjera, ideja që e çoi Gutenbergun drejt suksesit ishte të kombinonte teknikat dhe mjetet ekzistuese dhe pastaj t’i përkthente ato në shtypje.

Sot, “Projekti Gutenberg” i kushtohet Johann Gutenbergut (nga i cili mban emrin Universiteti i Mainzit), një iniciativë ndërkombëtare që synon dixhitalizimin e sa më shumë librave në të gjithë botën./Elida Buçpapaj

Skënder Kamberi, piktor i Popullit ka ditëlindjen. Nder dhe krenari per Vloren dhe Shqiperinë Nga Gëzim Zilja

 

E njoh Skënder Kamberin që para pesedhjetë vjetësh, kur ishte shumë i ri por fama në Shqipëri i ishte përhapur me kohë. Me shumë drojtje, asoherë sa kisha mbaruar Shkollën e Lartë dhe isha emëruar mësues në shkollën “Jani Minga”, i shkova në studion e tij të famshme aty afër, në anë të rrugës automobilistike. Iu prezantove dhe i parashtrova kërkesën time për të zhvilluar një bisedë për pikturën me një klasë djemsh të shkollës mjeksore.

“Pranoj me kënaqësi” më tha. “Pse jo, janë fëmijët tanë.” Meraku im ishte se fëmijët kryesisht pesëmbëdhjetë vjeçarë, vinin nga rrethinat dhe fshatrat e thella dhe me ta duhej folur shumë thjesht. “Skënder,” i them, i merakosur. “Shiko, e di si është puna, ata fëmijë nuk kuptojnë fare nga piktura.

Po pate mundësi thjeshtoji pak gjërat. “ Për këtë merakosesh ti Gëzo,” më hodhi dorë mbi supe Piktori i Madh me një buzëqeshje njerëzore që nuk i ikën kurrë nga fytyra. “ E zgjidh unë atë punë. Do të m’i biesh në studio dhe ma lerë mua në dorë gjithçka.” Ai takim edhe pse kanë kaluar gati pesëdhjetë vjet ngeli i paharruar për të rinjtë e asaj klase, (më vonë shumë nga ata u bënë mjekë me emër dhe shëtitën botën), për mua por edhe për vet Skënderin. Me mënyrën e tij, Piktori i magjepsi me fjalët dhe sjelljen, megjithëse studioja gjysmë e suvatuar nga brenda e muret e rrjepura nga jashtë mezi i nxinte ata tridhjetë adoleshentë. “ Unë jam nga fshati, jam nga Kuçi i Vlorës. Mos më shikoni kështu me penel në dorë, me beretë e kollare. Fshatar jam unë si ju, ama kam punuar, kam punuar si “derr” ( fëmijët u gajasën së qeshuri) për t’u shkolluar dhe siç e shikoni, punoj e studioj ende. Asgjë nuk bie nga qielli. Natyrisht që mua talentin ma fali zoti, por ama kam pasur shokë më të talentuar dhe nuk arritën të shkojnë më tutje se një mësues vizatimi. Prandaj fëmijë punoni të bëheni mjekë se për mua mjeku është një artist, që ta ndihmoni këtë vend që ka shumë nevojë për ju.” Shpjegoi me fjalë të kursyera, që piktura është ngjyrë, është emocion, është krijim, është vëzhgim, mesazh, por nuk zuri në gojë Piktori i Popullit as fjalët “parti” as “Enver” e as “mësimet e partisë”, që për atë kohë ishte detyrim. Ndërkaq me një laps mbi telajo shkarraviste papushim ndërsa fliste. “ E dini pse është e bukur piktura edhe kur e bën me laps mbi fletë të bardhë? Pse aty mund të pikturosh edhe këtë mësuesin tuaj të ri ashtu si ju nuk e njihni.” Mori letrën e bardhë dhe e ktheu nga nxënësit, që shpërthyen si një gojë e vetme në të qeshura të zhurmshme. Ishte nga ato karikaturat miqësore që piktorët i krijojnë shpejt e shpejt, ama duke theksuar në mënyrë të ekzagjeruar diçka nga karakteri i njeriut që vizatojnë. Nuk u ndamë më me Skënderin, qysh atëherë. Sidomos pas vitit 97-të, mbasi na “përzunë” nga Vlora. Në vitet 2000-2007 kishte një studio aty pas Kishës Katolike, në rrugën “Him Kolli.” Ishim përkohësisht komshij, ai në një studio me qera, unë gjithashtu në shtëpinë e pestë me qera. Shpesh vinin dhe të tjerë veçanërisht, miku ynë i përbashkët, piktori Nestor Jonuzi, nja katër a pesë vlonjatë dhe bisedonim për gjithçka: për pikturën, letërsinë, artin, dhe natyrisht për mallin tonë të përbashkët, Vlorën tonë të dashur. Pasi rrëkëllenim ca gota Skënderi, merrte kitarrën që e mbantë gjithmonë në studio dhe këndonim. Kënga duhet thënë na shkonte “gjym.” Kur e gjeja vetëm të kredhur në punën e tij, hapja derën me kujdes dhe ulesha mbi një karrige shtrembaluqe, pa folur. Ndodhte që prisja edhe një orë, duke e soditur ndërsa punonte pa kthyer fare kokën. Për mua ishte kënaqësi e pafund, kur e shikoja ashtu me penel në dorë, herë duke iu afruar, herë duke iu larguar telajos, duke picëruar sytë, duke pëshperituer me vete. “Më fal Gëzo, se isha duke punuar. Ke shumë që ke ardhur?- me fliste gjithë dashamirësi. “Tani sa erdha”, përgjigjesha. “ Po ti vazhdo, puno!” “Po si do të punoj unë,” më thoshte “kur më ka ardhur mysafir një shok?” Mbushte pa më pyetur dy gota me “ujë të bekuar”, vendoste mbi tavolinën të vogël e të vjetër, (edhe ajo si karrigia shtrembaluqe) dy pjata, një me bajame (ndonjëherë mjaltë) një me arra dhe opa: “ Hajt gëzuar, mirëse më erdhe!”. Një njeriu të tillë është e kotë t’i bësh naze, t’i thuash, do rri pak, nuk pi raki, kam një punë etj. etj. Mundohesha gjithë takt ta “vërtisja” që t’i merrja (i kam “marrë” disa të tilla) ndonjë pikturë me çmim të arsyeshëm. Skënderi e pikaste dhe më thoshte: “Të pëlqen? Merre! Jep sa të duash, kur t’i kesh.” Mundohesha (dhe mundohem) të mos përfitoja nga bujaria dhe shpirtëmadhësia e tij jo e zakonshme, sepse e dija që ai pas viteve ’90-të, veç shitjes së pikturave nuk kishte të ardhura të tjera. Dhe kishte halle që ai nuk i thoshte por unë ia dija dhe kërkonin shpenzime të mëdha.

Dy tablo të tij, që i kam ndjekur nga A-ja te Zh-ja, do të më ngelen në mendje. “ Otranto 1997” dhe “Skënderbeu mbi kalë.” Sa herë që hyja në studio, kur punonte tablonë, “Tragjedia e Otrantos” e gjeja shumë të ngrysur dhe të trishtuar… Shikoja detin e egërsuar me atë blunë e shkumbëzuar dhe njerëzit me sy të “shqyer” si kryqe të mëdhenjë e të vegjël, që zhdukeshin dalëngadalë nën sipërfaqen e errët e të trazuar të ujit të kripur. Nga tabloja transmetohej një dhimbje që vështirë të mos e kuptoje, gati e papërballueshme. “ Skënder,” i thashë një ditë: “ Kaq shumë vuan? Kaq afër e ndjen vdekjen, që hedh në telajo vetëm ngjyra të errëta, njerëz me sy të venitur dhe ata trupa, të deformuar nga dhimbja, që duken se i janë dorëzuar vdekjes pa bërë asnjë përpjekje për të shpëtuar?

“Kam gruan, Lilon, shumë sëmurë, Gëzo,” më tha me sytë e përlotur. “Lilo do të shërohet” i thashë për t’i dhënë kurajo. “Por ngjall një fije shprese te ata që po mbyten, jepu pak dritë ngjyrave se ka dalë gjithçka gri në të zezë. Ti e di që ata nuk u mbytën të gjithë dhe disa shpëtuan.” Falë zotit Lilua, gruaja e tij e mrekullueshme me kurajon e saj prej trimëreshe, me ndihmën e jashtëzakonshme të Skënderit dhe të fëmijëve e përballoi me sukses sëmundjen, por në pikturën “Otranto1997” mbeti ai pikëllim i madh gri, që të jep përshtypjen se për një çast jeta ka ndaluar.

“Gëzo nuk është Skënderbeu. Ky është Shën Gjergji. Kam studiuar shumë për Skënderbeun para se të filloja ta pikturoja. Madje edhe në gjermanisht dhe ky është ai i vërteti që unë përfytyroj. Do ta vesh të gjithin në ar, në flori, që ndriçon kur kalon dhe i jep shpresë njerëzimit.” Dhe ashtu e bëri ai Heroin Kombëtar në një telajo të madhe me madhësi natyrale. Një Skënderbe si në asnjë pikturë tjetër. Jo trupmadh, i bërë njësh me kalin e vet, që i lëshonin xixa patkonjtë, duke fluturuar mbi ushtrinë turke, një Skënderbe duke mbjellë vdekjen ndër armiqtë, lavdinë për vete dhe kombin, me shpatën kërcënuese në krahun e zhveshur, me flokët e gjata pak të thinjura të valëvitura nga era, me hundën shqiponjë në profil, flamurin e shpalosur me një të kuqe të papërsëritshme dhe shkabën e zezë në mes…

Një figurë e gjitha në ar që tejkalon kohën dhe shndrit e shndrit pambarim. Sa herë kaloja nga studioja gjeja gjithmonë detaje të ndryshuara. “ Sikur e kishte pak të harkuar shpatën tani e ka shtrirë plotësisht,” e ngacmoja. Fillonte pastaj të më shpjegonte me një pasion të madh, karakteristikë e shpirtit të tij optimist, pa u ndalur, që pse shpata në atë rast duhet të jetë jo e harkuar, por drejt qiellit, që ka filluar të hapet në blu pas shpërndarjes së tymit e zjarrit, se po kalon ai ‘Shën Gjergji” “zulmëmadhi”me shqiptarët e vet dhe prapa tij ka vetëm “fitore” dhe “diell”. Kështu ka pikturuar, pikturon dhe do të pikturojë miku im, Piktori i Popullit, Skënder Kamberi edhe tridhjetë, edhe tetëdhjetë edhe njëqind vjeç.

Këto rreshta janë një portret i “vockël” për një Piktor e Njeri të Madh si Skënder Kamberi. Jeta e tij është një tablo gjigande, ku miqtë dhe studiuesit mund të hedhin pambarimisht ndonjë “penelatë.”, është si një pazëll që do të vazhdojë të plotësohet e plotësohet nga këto penelata plot ngjyra, jetë e kujtime, ku të spikasin vlerat, dashuria për artin, njerëzit dhe qytetin e tij të dashur Vlorën.

(Video) Ing.Orhan Sakiqi tek A Show :Shembja e Teatrit Kombëtar krim ndaj historisë dhe inxhinierisë – Si u dënuan arkitektët vizionarë të Tiranës e të tjera

Inxhinier Organ Sakiqi, një nga figurat më të shquara që identifikohet me elitën e Tiranës tek A Show me Adi Krastën. Kësaj rradhë biseda fokusohet tek:

Orhan Sakiqi: Shembja e Teatrit Kombëtar një krim ndaj historisë dhe inxhinierisë.

Prapaskenat e ndërtimit të Pallatit të Sportit “Asllan Risi” dhe lufta për të mbrojtur strukturën.

Modernistët e viteve ’70. Si u dënuan arkitektët vizionarë të Tiranës.

Babai im Akil Sakiqi u pushkatua nga regjimi komunist dhe mbeti pa varr.

Rrënjët e elitës: Edukimi perëndimor i famniljeve Sakiqi dhe Këlliçi në vitet ’30

 

 

 

Lamtumire Piro Koleka  – Ndahet nga jeta Piro Koleka, simbol i basketbollit shqiptar Nga Adriatik R.Dosti

 

Me trishtoi shume lajmi i largimit nga kjo bote te Piro Kolekes nje nga yjet e basketbollit shqiptar e vecmas atij bardhe e blu te mes viteve 70 – 80.

Kampion e fitues i kupave te Shqiperise nder vite.

Nje lojtar elegant, me vizion, seder, luftarak e shpirt fituesi.

Nje nga djemte me te pashem, me fisnike e me qytetare te Tirones sone .

Nder me te pelqyerit djale i Brodueit te kohes sone.

I mencur, i thjeshte e me humor …shok e mik i rralle e tejet korrekt dhe i respektueshem.

Luajti ne plejaden e Arte te basketbollit bardhe e blu krahas V.Shakes, B.Shehut, K. Kasmit, R.Avramit, G.Levonjes,K.Shkurtit, R.Topallit, S.Bellos e deri kur nisen te shkelqejne edhe Rustemi, Kolani etj.

Se harroj qe ne vitet 90 kur Shqiperine e vizitoi nje nga me te medhenjte e basketbollit te ish Jugosllavise …J.Gjergja …Piro e Landi me kerkuan ti shoqeroja …c’ ka e bera me shume kenaqesi…dhe e ruaj si kujtim te bukur te karieres sime ne gazetari.

Drejtoi per ca kohe edhe shume – sportet tek S.K Tirana ku serisht fitoi trofe e ja mbajti koken lart sport klubit te tij te zemres.

Iku para kohe …ne mes te 70 – tave por ka lene pas kujtime te pa shlyera tek te gjithe vecmas tek ata qe e njohen nga afer dhe e pane Live tek luante ne parket por edhe tek ne banoret e qytetaret e Tirones qe e donim, cmonim e respektonim aq shume.

Ngushellime te sinqerta familjes Koleka e krejt komunitetit sportiv shqiptar e vecmas atij bardhe e blu.

Te prehesh ne Paqe e te qofte Dheu i lehte mik i shtrenjte.

PS – Mjeshtri i madh Kujtim Kasmi qe eshte ne kete foto me P.Koleken besoj se do ma bej hallall qe ” e vodha ” kete foto prej faqes se tij e te bashkeshortes se tij Sadetes nga muri i tyre i FB.

A.R.D

 

Më 22 janar 1561 lindi filozofi i shquar anglez Francis Bacon

 

VOAL- Filozofi anglez Francis Bacon lindi në Londër më 22 janar 1561.

Ai filloi studimet në Trinity College, Kembrixh; më pas ai vazhdon studimet dhe trajnimin e tij të mëtejshëm në Drejtësi dhe Jurisprudencë në Grey’s Inn në Londër.

Ai bëhet një mbështetës i madh dhe i fortë i revolucionit shkencor, edhe pa qenë vetë shkencëtar.

Ai jeton në oborrin anglez dhe nën mbretërimin e James I Stuart, ai emërohet Lord Kancelar. Në shkrimet e tij, Bacon demonstron metodologji komplekse shkencore, aq unike saqë sot ato quhen “metoda Baconian”.

Sir Francis Bacon është në fakt filozofi i revolucionit industrial: reflektimi i tij përqendrohet në kërkimin e një metode të njohjes së natyrës që mund të përkufizohet si shkencore, në kuptimin që dëshiron dhe mund të përsëritet; ajo nis nga vëzhgimi i natyrës dhe, ashtu si shkenca, synon ta kontrollojë atë për të marrë aplikime të dobishme për njerëzimin, siç ishin ato të epokës industriale.

Bacon Ai merr idetë e mendimtarëve italianë të shekullit të 15-të – duke përfshirë Leonardo da Vincin – dhe parashikon ato të Galileos.

Më 1621 James I thirri parlamentin për të kërkuar vendosjen e taksave të reja: parlamenti fajësoi Bacon për akuzat për korrupsion dhe përvetësim. Bacon pranon fajësinë dhe burgoset në Kullën e Londrës, duke u përjashtuar kështu nga të gjitha zyrat shtetërore.

Ai u lirua vetëm disa ditë më vonë me ndërmjetësimin e sovranit dhe u tërhoq në Gorhambury: këtu ai kaloi vitet e fundit të jetës së tij.

Ai vdiq në Londër më 9 prill 1626.

Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë: “Cogitata et visa” (1607), “Dituria e të parëve” (1609), “Historia natyrore dhe eksperimentale” (1622), “Organi i ri” (1620), “Për dinjitetin” dhe “përparimi i shkencave” (1623). “Atlantida e Re” u botua pas vdekjes më 1627./Elida Buçpapaj

“Thashethemet dhe smira, e detyruan të largohej nga Teatri”/ Dëshmitë e rralla të kolegëve, si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri

Memorie.al/ Në lamtumirat e trishta, humbjet e mëdha të artit skenik, është pa dyshim, edhe vdekja e parakohshme e artistit të shquar Naim Frashëri. Ai u nda nga jeta më 18 shkurt 1975. Ishte një goditje për artin skenik, mbi të gjitha, një artist potent që kishte dominuar skenën me kryerole të dramaturgjisë botërore e asaj kombëtare për 20 vjet rresht, sidomos me Hamletin e Shekspirit. Sot i bëjmë homazh këtij emri të madh të teatrit shqiptar, në përvjetorin e ndarjes nga jeta.

 

“Natën, në të gdhirë të 18 shkurtit Naimi, i shqetësuar dhe me një gjendje të rënduar shëndetësore, që nuk e tregonte hapur, fjeti vetëm. U ngrit disa herë se kishte shqetësime e dhimbje”, tregonte e motra. – Në mëngjes nuk u ngrit për të vajtur në punë, në Institut. Violeta, e shoqja, i thirri: ‘Ngrehu Naim, se vajti ora! Kur ajo iu afrua, pa me tmerr sesi ishte mbledhur e kishte shtrënguar duart nga një sforco e jashtëzakonshme. Nuk jepte shenja jete. Vdiq nga një shtrëngesë e fortë, pa shqetësuar njeri”.

Ishte 18 shkurt 1975. Jashtë bënte ftohtë e frynte një erë e lehtë ngjethëse. Më 19 shkurt gazeta “Zëri i Popullit” botoi nekrologjinë e vdekjes. (Pak kohë më vonë u botua edhe një artikull i gjatë për të ku, mes të tjerash shkruhej edhe këtë fjali: “Heshtni liliputë përpara zërit dhe figurës më të ndritur të Artit, Naimin Frasheri”!).

Për organizimin e ceremonive të varrimit, u ngrit një komision shtetëror. Homazhet bëheshin në hollin e Komitetit Ekzekutiv, nga ora 9.30-10.00. Përcjella për në varreza u bë në orën 10.00. Funerali i Naim Frashërit qe një manifestim i popullit, që vërshoi në dyert e Komitetit Ekzekutiv, për t’i bërë homazhe e për ta ndjekur me dhimbje largimin e tij…!

Gjatë rrugës ku kalonte funerali, i ndjekur nga mijëra e mijëra qytetarë, shikoheshin anës bulevardit punëtorë të ndërmarrjeve të ndryshme që kishin lënë punën e përcillnin artistin. Fjalën e lamtumirës e mbajti ministri Thoma Deljana. Varrimi u shoqërua me marshe funebre e me tri breshëri qitjesh nga një grup pushkatarësh…! Një dhimbje e humbje e madhe për artin! Por, në një farë mënyre, “Artistin e Popullit” e “vranë”, e vdiqën para kohe. Dhe ja pse?

Fillimi i viteve ‘70-të ka qenë i tmerrshëm për ata që e përjetuan atë kohë në Teatrin Kombëtar. U krijua një klimë mbytëse, një frymë e keqe mes aktorëve, saqë ndikoi jo vetëm në nivelin e artit, por edhe në ecurinë e mëtejshme të institucionit. Naim Frashëri ishte njëri prej viktimave, “heronjve të heshtur” të kësaj lufte.

Në vitin 1970 ai kishte arritur gjithçka, titujt e lartë, “Artist i Popullit”, “Hero i Punës Socialiste”, deputet, sekretar Partie i Teatrit Kombëtar, por, përsëri, nuk ishte i përkëdheluri i regjimit. Ishte artist me sedër të madhe e me guxim të pashoq. Nuk bënte kompromise. Njerëz mediokër deshën “t’i ulnin hundën” se nuk e duronin dot shkëlqimin e tij. Për këtë shpifën, sepse kishin mbështetjen edhe nga “lart”.

Për dy gjëra mund të gjeje belanë në atë regjim, për agjitacion e propagandë dhe për çështje morali. Për të parën nuk e kapnin dot Naimin, ndërsa për të dytën shfrytëzonin nurin skenik, shfaqjet e partneret e shumta në skenë, ligësinë që e ushqenin njerëzit pa moral. Shpifën derisa e vranë shpirtërisht. Kërkoi dorëheqjen nga trupa e teatrit, për të shkuar në Institutin e Lartë të Arteve, si pedagog. Ai e kishte të lidhur jetën e tij me skenën e Teatrit Kombëtar, por ja që e detyruan maskarenjtë.

Naim Frashëri kishte kritikuar hapur nivelin e dobët të pjesëve që viheshin në teatër, angazhimin diletant të disa aktorëve dhe keqpërdorimin politik. “Unë mendoj, – shkruante Naimi, – se Teatri Qendror nuk duhet të kthehet në laborator për veprat e dobëta. Kjo punë të bëhet jashtë teatrit”. Në vitet ‘60-të, pas heqjes së repertorit të huaj, një sërë veprash skematike u vunë në skenën e Teatrit Kombëtar, aq sa i morën frymën. Për t’u evidentuar veprat e Fadil Paçramit vinin njëra pas tjetrës, në çdo sezon. Mediokritete!

Përplasja me Paçramin ishte e fortë, por Naimi ishte i guximshëm dhe trim. Kur Paçrami i tha Naimit: “Do të ishte më mirë të dilnit në pension”, ky i tha: “Dil ti më mirë, se e ke mbushur moshën, je bërë edhe gjysh”! Ishte i guximshëm. Në Teatrin Kombëtar, kur u ashpërsua lufta e klasave e frymëzuar nga diktatori Enver Hoxha, Naimi i doli zot Ilia Shytit, kur deshën ta përjashtojnë, për shkak të arratisjes së vëllait!

Naimi gjithashtu ruajti të paprekur reputacionin e aktorëve të talentuar Sandër Prosi e Prokop Mima, kur ata nisën t’i përgojojnë për të “kaluarën e tyre të paqartë”, iu bë mburojë aktorit të ri Bujar Lako, kur atë donin ta hiqnin “për arsye biografie”, shoqërohej me aktorët e rinj Bexhet Nelku, Robert Ndrenika, Timo Flloko, kur mbi ta ranë “hijet” e analizës biografike. Naimi ishte dhe mbeti njeri i madh, pavarësisht veshjes partiake.

Nga mbrojtja që u bëri Naimi të “deklasuarve”, atyre që kishin “njolla në biografi”, nga burrëria e tij nëpër mbledhje, kur ua kthente fjalën edhe të deleguarve të rëndësishëm të Partisë, bindemi se ishte njeri i ndershëm, mishërimi i virtyteve më të mira shoqërore. Personaliteti i tij nuk përcaktohej nga bindjet politike.

Drita Pelinku, aktorja e shquar, partnere në disa role, shkruante për të: “Ai u largua nga Teatri para shfaqjes ‘Familja e peshkatarit’. Ky largim i preu krahët Naimit. Largimi e vrau atë. Kur erdhi ta luante ‘Familjen e peshkatarit’ në fund, për regjistrim në Televizion, ishte njeri i heshtur, që kishte një dramë. Ai nuk jetonte dot pa skenën…”!

Ndërsa Ilia Shyti, thoshte: “Të paaftë gjetën rastin të merreshin me thashetheme, po ishte edhe cmira e të aftëve, ambiciet profesionale, që u shfaqën në teatër, në një formë a në një tjetër”. Ndërsa Agim Zajmi e përmbyll: “Pas mbledhjesh të shumta partie, ku ai u sulmua nga ‘komunistë të devotshëm’ dhe ku u vu në dyshim e tërë krijimtaria e tij, Naimi u shqetësua. Ishte një pikëllim i madh”.

“Teatri në ato kohë u bë shumë i vështirë, – kujton Pirro Mani. – Naimi iku, edhe unë ika një vit pas tij. Përmbi teatrin rrinin Komiteti Ekzekutiv, Ministria e Arsim-Kulturës, Ministria e Brendshme…! Qe një atmosferë mbytëse…! Në këtë gjendje të rëndë ideologjike, shpirtërore, me një thashethemnajë të madhe, Naimi e pa të arsyeshme që të largohej. Qe një shok psikik. Ai u largua në kulmin e pjekurisë artistike, artistë të tillë i duheshin teatrit”.

Punën e pedagogut Naimi e bënte me shumë pasion, duke sakrifikuar gjithçka nga përvoja e tij si aktor. Naimi pinte shumë cigare, madje cigare të lira…! Gishtat i ishin zverdhur nga nikotina. Mushkëritë e tij ishin bërë copa dhe kolla e shqetësonte vazhdimisht.

“Vitet e fundit Naimi ndiente vazhdimisht dhimbje, – kujton e motra Sofo. Herë pas here e zinte kriza e pankreasit. Në fillim na vdiq nëna, të cilën ai e donte shumë. ‘Më duket se edhe unë e kam pankreasin’, thoshte. Dhe në të vërtetë vdiq nga kjo sëmundje, pankreas akut, pas katër muajsh. Vdiq në shtëpi, as që e morën vesh”.

“Naimi vdiq i varfër, – thoshte regjisori Esat Oktrova, – edhe si njeri, edhe si aktor, ai ishte si një vullkan i heshtur”. Artisti që ia kushtoi jetën teatrit, që mishëroi mbi 100 role në skenë e ekran, për 35 vjet me radhë, përjetoi më në fund, edhe dramën e vet vetjake, me fundin tragjik.

Naim Frashëri mbetet një nga aktorët tanë më të shquar të skenës, i vlerësuar, përveç titujve “Artist i popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”, edhe me Çmimin e Republikës kl.I, me titullin e lartë “Nder i Kombit” dhe së fundi edhe me titullin “Qytetar Nderi” i Përmetit./ Memorie.al

(Video) Jeta jote ishte një bekim, kujtimi yt një thesar – Video kushtuar shkrimtarit të shquar Mustafa Greblleshi nga i biri Adon Greblleshi

Mustafa Greblleshi – shkrimtari i burgosur dhe i ndaluar

Mustafa Greblleshi (Tiranë, 15 Janar 1922 – 22 maj 1986) ishte publicist, gazetar, shkrimtar dhe përkthyes shqiptar.

Lindi në Tiranë në gjirin e një familjeje vendalie me origjinë nga Greblleshi, i biri i arsimtarit dhe ushtarakut Hamid Greblleshit dhe Nurijes[1].

Shkollimin fillor e mori në Vlorë, ku ishin me banim si familje ngaqë i ati ishte me shërbim. Shkollimin e mesëm në vendlindje, pranë Gjimnazit të Tiranës ku ishte drejtor Eqrem Çabej.

Pushtimi italian e gjeti 17 vjeç kur ishte ende në gjimnaz. I ati doli në lirim për arsye shëndetësore dhe krejt verën e vitit 1939 e kaloi me punë krahu deri kur iu dha një pension të atit. Gjen përkohësisht punë tek Drejtoria e Përgjithshme e Postë-Telegrafeve. Boton skica e tregime, herë humoristike dhe herë me një qëndrim të qartë mbi gjendjen e pushtimit. Njëri prej të cilëve “Nji trandafile” – ku trëndafili ishte alegoria e Shqipërisë së pushtuar – provokoi autoritetet dhe e çuan para prefektit Qazim Mulletit, i cili meqë e njihte e këshilloi duke i vënë kushtin që të ikte në Itali prej drojës se mos i riu do të anonte nga idetë komuniste. Këshillë që e ndoqi nga vjeshta e 1942 deri në pranverën e 1943, kur edhe kthehet në Tiranë për t’u radhitur si më rishtari në redaksinë e Rojës Kombëtare (më vonë u quajt “Bashkimi i Kombit” dhe u bë e përditshme) me kryeredaktor Gjergj Bubanin[2].

Pas Çlirimit është redaktor i gazetës “Bashkimi” nga dita e parë e botimit të saj deri në vitin 1946, kur u arrestua si “armik i popullit”[3] dhe u burgos për 19 muaj[1] bashkë me kolegët Andrea Varfi dhe Petro Marko. Pas lirimit nga burgu punon disa vjet si mësues gjuhe në disa qytete. Nuk zgjati shumë, pasi u konsiderua i padenjë për të ushtruar një profesion të tillë. Kështu që u detyrua të punojë punëtor krahu deri në vitin 1974. Punët që bëri pasi u shpall i padenjë për të dhënë mësime gjuhe, ishin nga ato të hamallit që ngrinte thasë me çimento në kombinatin “Josif Pashko” deri tek bojaxhiu, për shumë vjet.

E bija Azylka tregon se mbylli sytë tek lexonte Monteskjenë në ballkonin e shtëpisë më 22 maj 1986, me dhimbjet e kancerit në kockë[3].

Përkthimet e tij nga italishtja e frëngjishtja do të botoheshin në faqen e tretë të gazetës “Tomorri”, e cila drejtohej nga kritiku i njohur Vangjel Koça. Skicat letrare e tregimet i botonte me pseudonimet Mustafa Mustafai, Memli, Mano dhe me emrin e tij të vërtetë, ndërsa shkrimet satirike me pseudonimin Liu i Cakut[3]. Punon tri monografi, për Haki Stërmillin, Fan Nolin dhe Omar Khajamin – që u transmetuan në emisionet letrare të Radio Tiranës. Një monografi e katërt për Kristo Dakon nuk u përfundua nga shtjellimi i ngjarjeve të jetës[2].

“Kam shkruar edhe vargje, por si çdo poet i vërtetë përfundova në prozator”, shënon Greblleshi në monografinë e tij. Boton skica e tregime në revistat Kultura Islame, Njeriu, Vatra, Drini, Revista Letrare dhe sidomos në Bleta. Reflekset e trishtimit do t’i trashëgonte nga penat gjeniale si Mantegazza, Flamarioni, Carrelli, Waininger, Lombroso[3]. Më 1943 i botohet romani “Gremina e dashunís” nga miku i tij Fiqri Llagami[4]. Boton vëllimin me tregime “Albumi i një bojaxhiu” me ndihmën e Nasho Jorgaqit dhe Drago Siliqit (duke botuar së pari tregimet “Kuklla” dhe “Tut Huqi dhe hygjena” tek Nëntori më 1962), vëllimin për fëmijë “Shalli i kuq”. Përkthen novelat e Pirandelos botuar me titullin “Jeta lakuriq”, dramat e De Filipos botuar me titullin “Filumena Marturano” dhe “Njëmijë e një netët”[3] në mesin e viteve ’60[4].


Viti 1949, burgu i Tiranës, qelia numër 79. Brenda saj shikon qiellin e qytetit të kryqëzuar pas hekurave i biri i Hamit Greblleshit, patriotit të pushkatuar, pa gjyq e pa faj nga komunistët në vjeshtë të 1944-ës. Kur është diell, ajo fije e hollë rrezeje i pikturon buzëqeshjen në cepin e djathtë të buzës. Në ditët e vrenjtura me shi, errësira shkon e vjen sipas zemërgjerësisë së hijes. I biri i Hamitit ka mall për qytetin e tij, ka mall për Tiranën. Me bishtin e një lapsi plumbi nis e shkruan… “Gjithnjë të shoh nga hekurat ku jam ndry, O Tirana ime. Sa herë shpirti shpërthen n’trishtime, nostalgji kam për ty…” Poeti e shkrimtari Mustafa Greblleshi qan me vargje. Lotët i janë tharë 4 vjet më parë në rrugën e Tabakëve, teksa shihte trupin e vrarë të të atit, një ish oficer i xhandarmërisë së shtetit, pushkatuar me urdhër të Qarkorit të Partisë Komuniste për Tiranën.
Pena i shfrynte dufin, dëshpërimin, trishtimin, mallin. Pak ditë më parë kish shkruar elegjinë “Qetësi, o Baba”, pas një nate të ëndërruar në bisedë me të. Ndërsa sot kishte mall për Tiranën. Ndjehet i vetmuar e i lutet kujtimeve të mos e lenë vetëm; “Përmallshëm lutem në përfytyrime, endem rrugëve si endesha dikur e gjithkah shëtis…” Tirana e Mustafait është plot nur, e magjishme, natën merr flakë nga xixëllimat e ai është i trishtuar se nuk mundet ta shoh./Wikipedia



TIRANA E HERSHME DHE FËMIJNIA JONË E MJERË

Nga Mustafa Gërblleshi

E kam të gjallë Tiranën e vogël me një grusht shtëpish qerpiçi e me një hotel të vetëm po prej qerpiçi, po me nji emën me nam: “Hotel Stambolli”. Se qysh i ka qëndrue furisë së moteve e ka mbetë në kambë edhe sot e kësaj dite, i qofsha falë. E ke aty mbas Mapos ushqimore, ku po ngrihen apartamentet e reja, ku nis Rruga e Durrësit. Konaqe me oxhakë kishin vetëm Toptanasit. Elektriku nuk njihej. Edhe llamba me vojguri e rrallë ish. Atë e gjeje vetëm në zyrat e hyqymetit e në odat e shtëpive me oxhak. Te votrat tona, ku ngrihej tymi fjollë, mu aty te carani, ngjat flakës së druve, digjej pishtari a flaka e bishtukut. Nji fjollë e zezë tymi, ngjitej përpjetë përtueshëm e me përdredhime… Elektrik nuk kish as xhadeve. Kandila me voj, rrallë e tek, xixëllonin rrugëve e ndriçonin nji sofër vend. Në do drushta të shtrembta vareshin fenerët, Mbramjeve, nji rrogtar i ngarkuem, me nji vojnik në dorë, i qasej drushtave. Ulte fenerin me anë të nji sixhimi, e ushqente me voj, e ndizte e kalonte te tjetri, tue shkelë me hap të randë nëpër gurët e shrregullt të kalldrameve. Kalldrame, vija uji, vorre e ullij ka pasë motit Tirana. Vorrezë e ullij ish i gjithë Pazari i Ri. Vorrezë e ullij, Sheshi Skënderbej, vorrezë e selvi Sheshi i monumentit të Partizanit. Gjithkund vorrezë. Në çdo lagje. Më kujtohen mirë ato fushat e vorreve, se unë e moshatarët e mij i vizitojshim shpesh, për të mos thanë për ditë.

-A di përse na të vegjlit silleshim vorreve? – vijoi Shyqri Beqir Fuga -Te hymja e vorrezëve, me të perënduem të diellit, do të takojshim patjetër ndonji plakë të mbështjellun me napën e bardhë. Plaka e mbështjellun me napë të bardhë dhe e ulun kambëkryq, shtronte përpara nji kuze të madhe me topa hallve dhe pranë kuzes nji ibrik dheje me ujë. Me zanin e saj të mekun e të mbytun ajo ftonte kalimtarët e rrallë të marrin “rahmet” për të afërmin e saj, që kish shkue kësaj bote. Kalimtari kthehej, përkulej mbi kuzen, merrte nji shuk hallvë, pinte edhe nji hurm ujë me atë çyçën e trashë t’ibrikut si kaçarrum dhe largohej në punë të vet, si i lëshonte nji rahmet shpirtit të të vdekunit. Po kështu përkuleshim edhe na të vegjlit, përlanim sikush nga nji shuk hallvë të ngrohtë e nga nxitimi voji na rridhte nëpër buzë. Pijshim nga nji herë ujë e me radhë i lëshojshim nga nji rahmet atij që kish shkue me të shumtët. Ja kështu bridhshim vorrezë me vorrezë. Ku të gjejshim ndonji plakë me tepsi përpara se ishim, si thonë, me lugë në brez. Nji grue tjetër, po e shtëpisë së përzishme, e mbështjellun gjithë me napë të bardhë e me tepsi përpara, rrinte në krye të rrugës së lagjes. Edhe ajo u kish zanë shteg kalimtarëve e i priste si në pritë. Na të vegjlit, si të mëdhajt, dy herë në nji tepsi nuk bajshim kabull me marrë, se e kishim për keq e për gjynah. Dy herë i urojshim prehje e paqe të vdekunit, po të marrim dy topa hallvë në nji tepsi, s’e pat thanë Zoti.

Prani e dalldisi në mendime Shyqri Beqir Fuga. Si të rrekej me i renditë në mend kujtimet e largëta që i vijshin me vrull. Ai pat folë si nji nxanës i përgatitun mirë, që s’don ta ndërpresish. Po ashtu nisi e foli sërish:

-Rrallë e tek u çelën do dyqane në Rrugën 28 Nandor. Në njanin syresh, në nji dyqan me harqe përballë Sahatit, pashë nji natë nji grumbull njerzish që ishin mahnitë si u mahnita edhe unë, prej dritës së fortë të nji llambe që s’patëm pa kurrë parandej. Ish nji petromaks. S’ngiheshim tue soditë ato dy mëshikza mëndafshi, që ndriçojshin aq fort, e s’dijshim si me e spjegue atë zhurmë si zhuzhurima e bletës. Elektrik si sot pamë për herë të parë kur patën qenë këtu austriakët, nemselitë si i quejshim na. Kur ndizeshin elektrikët e nemselive, nana ime binte në shehadet, se i ngatërronte me shkreptimat. Asokohe shkeli së pari kalldramet tona automobili. I madh e i vogël, të rij e pleq, i shkojshin mbas automobilit të parë. Ish nji automobil me rrota të nalta, si qerre. Pat edhe asish që e quejtën qerrja e qoftëlargut e i ndërsyen qentë e lëshuem, qent e kasapëve. Po kështu i fuguen pas edhe Shazivar beut kur pat sjellë nga Vjena biçikletën e parë.

E tillë ish Tirana kur kremtohej Nevruzi, Moti i Ri allaturka, kur njerëzit vritshin mendjen për të sajue nji byrek me lakna e s’u shkonte ndërmend se do të vijë nji ditë që do të rendin rrugëve e dyqaneve për të ble ambëlsina, fruta, lojna e kuklla për fëmije – tha Shyqri Beqir Fuga tue e pa me të qeshun shokun e tij. – Për të kremten e Nevruzit e kisha fjalën. Na të vegjlit e pritshim darkën me padurim, vetëm për atë byrekun me spinaq që e bajshim derë për derë e që e quejshim byrek me pare. Thërriste hoxha në minare, ja niste me gjëmue lodra me topuz e tallamazi me kaish. Uleshim të gjithë rreth e qark byrekut. Ndërmjet petëve të laknorit fshihej nji koron sermi, i mbështjellë me nji shuk brumi. I pari i shtëpisë e sillte vërdallë tri herë tepsinë. Mandej zejshim fill me hangër. Kujt t’i takonte për rrisk koroni kishte të drejtë me e përvetësue. Hej ç’kismet kishte ai që peshkonte atë koron të mbështjellë me nji guaskë brumi, si karavidhe! Ajo pare e vogël sermi të bante zot për disa çaste, se me ballin nalt, e ndaloje në vend, në daç sheqerxhiun, në daç simitxhiun. Kur ta shihshin në dorë atë pare sermi, si njani tjetri, ishin gati me të shërbye si t’ishe ti bir oxhaku. I pari ulte tavllën e të lente të zgjedhish, me dorën tande, copa hallve, mollë sheqeri të kuqe, tasa hashuresh, lule Stambolli. Tjetri i kthente simitet përmbys, për me të prishë mendjen me avullin e ngrohtë e me erën e kandshme të qiqrës.

Gjellë për darkë e për davet ish byreku me spinaq, byreku me pare sermi. Bam bum e dum dum, bubullonte tej e përtej daullja me topuz e Zhing zhang, tallamazi me kaish. Tak tak, trokitte zemra jonë e vogël që dridhej e dëshirueme për të gjetë, në petat e byrekut me spinaq, paren e vogël prej sermi. Atë pare sermi, që të bante me hangër simite të ardhuna me brumë qiqre e copa hallve me susam, kurrë nuk e pata gjetë në petat e byrekut me spinaq. Më kujtohet ashtu si nëpër gjumë se nji moti e gjet nana ime. Mirëpo ajo nuk u krenue si bajshin të tjerët, heshti dhe me marifet e vu në pjesën e laknave të mija. Që të gëzohesha edhe unë. Se i pat mbetë gozhdë në zemër kur më pat rrejtë disa herë: kur kalonte sheqerxhiu me tavllën plot hallvë, hashure e lule Stambolli. Zani i fortë i hallvaxhiut buçiste e ushtonte së largu e na e dridhte shpirtin ne të vegjëlve.

“Sheqerxhiu!” ulërija unë së vogli, tha Shyqri Beqir Fuga – e doja pa derman nji grosh, se goja më lëshonte larg për të lëpimë një aso mollësh sheqeri, gjak të kuqe. Po nana, dritë i pastë shpirti – se të thashë o Maksut vdiq e re; nuk vdiq, plasi – nana, me atë zanin e saj të ambël e gjithë ankim më thosh: “Jo bir, nuk asht sheqerxhiu, asht hoxha”. Thërret hoxha në minare, se u ba vakt dreke. Hajde të të jap nana nji copë bukë! Me çka e do, me gjizë apo me ullij? “Me gjizë, jo me ullij, e doja bukën. Se ullijt i kisha mbledhë vetë, kokrra kokrra, kur i shtronte era përmbi vorret. Më pëlqejshin fort ullijt e regjun me krypë e me voj, po nuk i haja. Më dukeshin ullij të vdekunish. Ullij të njomun me vesë vorresh. Nji ditë tjetër, kur nana ish shtrue – e s’u çue ma – në rrugë buçiti sërish zani i fortë i sheqerxhiut. Ajo u drodh e më pa me ata sy të fikun. Mandej nxori nga gjini nji grosh e ma dha:

“Merre bir e shko blej nji mollë sheqeri”.

– Ai grosh ish i ngrohët. M’u ba sikur ma dogj e ma përvëloi dorën. Ja ktheva prapë e i thashë: nuk e due nanë. Nuk asht sheqerxhiu. Po thërret hoxha në minare. Nana nuk foli. Veç nga ata sy të fikun, riguen çurk lotët e zbritën faqeve të zbehta. Me faqen time ja tera, e zjarri i etheve që digjte atë, më dogji edhe mue. Ky zjarr më dogji mirë nji ditë, kur te kryet e rrugës sonë, nji plakë e mbështjellun me napë të bardhë, me tepsi hallve përpara e me ibrik dheje, me za lutës u kujtonte kalimtarëve të marrin nga nji top hallvë për t’i lëshue rahmet shpirtit të nji grueje të re. Kjo grue e re që u fik përgjithmonë e që më la rrugëve, ishte nana ime. Ajo i mbylli sytë zemërplasun.

Ja Tirana e hershme dhe fëminia jonë e mjerë, – përfundoi Shyqri Beqir Fuga – Byreku me spinaq ish gjellë e rrallë. Sot kalamajt tonë e presin Motin e Ri të veshun e të qeshun. E presin me të gjitha të mirat. Kur qesh i vogël, i vogël si Ndue Gjokë Frroku, s’u gjet kush të më sjellë nji peshqesh. Sot, edhe pse im bir asht midis të gjitha të mirave në Kinë, unë mendoja ç’dhuratë t’i çoj, se më mbetej peks po ta ndaja nga këta pesë të tjerët. Ashtu si ti, që s’po të pritet gjersa të blejsh nji kukull të bukur për vajzën tande. Kujtoj se u çlodhëm, o Maksut Hasan. Shi nuk po bie ma. Çohemi e shkojmë bashkë dyqaneve për të zgjedhë nji kukull të bukur.

Në Rrugën e Postës, përballë magazive të valutës, qenë grumbullue plot njerëz. Qëndruen edhe të dy bojaxhinjtë.

– Me fal shoqe, ç’farë ka dalë këtu?

– Kukulla shok, kukulla të bukura për fëmijë.

Hynë. Shitsja hapte kutitë dhe nxirrte gjithfarë kukullash të bukura, me flokë të gjatë e të shkurtën, me flokë të zes e të verdhë. Nji palë me fustane të gjata, nji palë me tuta, nji palë me veshje marine.

– Sa kushtojnë? – pyeti Maksut Hasani nji grue të re, e cila tue dalë nga dyqani i buzëqeshte kukllës ashtu si nji nanë e re i buzëqesh bebes.

– Katërqind lekë – tha grueja e re. -E vlen për gazin që i fal fëmijës.

Maksut Hasani iu vardis shitëses:

– Të lutem shoqe, më jep nji kukull! Atë me flokë të zes e me përparse të bardhë. Duket kukull punëtore.

Më 7 janar 1952 lindi Maksim Cikuli, një nga personalitet më të shquara të mjekësisë shqiptare

Maksim Cikuli lindi në Korçë më 7 janar të vitit 1952. Ai ishte një politikan shqiptar, ish Ministër i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit dhe një personalitet i shquar i njohur për kontributet e tij në fushën e mjekësisë dhe shoqërinë shqiptare. 

Maksim Cikuli ishte biri i dy mjekëve të shquar, Dr.Rashel Cikuli dhe Dr. Zisa Cikuli.

Ishte nxënës i gjimnazit “Qemal Stafa” ne Tirane, të cilën e përfundoi me medalje ari, po ashtu përfundoi fakultetin e mjekësise si student i shkëlqyer me medalje ari, më pas nje student ekselent pasuniversitar qe per 4 vite studioi gjenetikë me profesorin e njohur ndërkombëtar, Jean Frezal ne Hopital Necker te Parisit, (nje nga spitalet pediatrike me te famshme te Evropes te krijuar ne vitin 1778 nga Madame Necker, nena e intelektuales me te famshme te Frances te shekullit XIX, Madame de Stael) dhe me pas themelues i Sherbimit te Gjenetikes ne QSUT, profesor ne Fakultetin e Mjekesise…

Në vitin 1974 mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës me medalje ari.

Në vitet 1974-’79 ka punuar si mjek i përgjithshëm ne Minierën e Bakrit të Gjegjanit.

Në 1979-’81 ka qenë pedagog i sëmundjeve të brendshme në Fakultetin e Mjekësisë.

Për sa i takon formimit të mëtejshëm profesional në vitet 1981-’84 ka kryer specializimin pasuniversitar në Francë në Universitetin “Paris V”, ku si një student ekselent pasuniversitar  studioi gjenetikë me profesorin e njohur ndërkombëtar Jean Frezal ne Hopital Necker te Parisit, (nje nga spitalet pediatrike me te famshme te Evropes te krijuar ne vitin 1778 nga Madame Necker, nena e intelektuales me te famshme te Frances te shekullit XIX, Madame de Stael).

Kur u kthye në Shqipëri ai ishte themelues i Sherbimit te Gjenetikes ne QSUT, po ashtu Prof.Dr Maksim Cikuli dha mësim në Fakultetin e Mjekesise…Zotëronte tre gjuhë të huaja, anglisht, frëngjisht, italisht dhe shfrytëzonte gjerësisht literaturën në këto gjuhë.

Nga viti 1984 e në vazhdim është pedagog në lëndën e Gjenetikës në Fakultetin e Mjekësisë.

Për sa i takon karrierës pedagogjike dhe shkencore, në vitin 1986 ka qenë kandidat i Shkencave Mjekësore.

Në vitin 1989 ka mbrojtur titullin docent në fushën mjekësore dhe në 1994-ën profesor në këtë fushë.

Gjatë periudhës 1992-’94 ka qenë shef shërbimi në Pediatrinë e Specialiteteve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në vitin 1993-’94 ka qenë drejtor i QSUT “Nënë Tereza”. Nga viti 2001 e në vazhdim Shef i Departamentit të Pediatrisë.

Është autor i disa teksteve për studentë dhe pasuniversitarë dhe autor i dhjetëra artikujve shkencorë mjekësorë në shtypin shqiptar dhe të huaj.

Në karrierën politike, nga viti 1994 e në vazhdim është Anëtar i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike.

Në vitet 1994-1997, 1997-2000 dhe nga viti 2005 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike.

Në periudhën 1994-1997 ka qenë Ministër i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit.

Në vitet 1996-2001 ka qenë deputet i Partisë Demokratike në dy legjislatura.

Është ndarë nga jeta më 18 maj 2020.

Prof. Cikuli me Presidentin e Bankes Boterore James Wolfensohn, Drejtorin e Rajonit te Europes Jugore Kemal Dervish dhe Peter Schumann kreun e Zyres se PNUD ne Shqiperi (1995)

Kush është gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen kundër Maduros, kryesoi dosje që lidhen me sulmet terroriste të 2001-it dhe sigurinë kombëtare! Njeriu që i tha “Jo” edhe Trumpit

Çështja kundër Nicolas Maduros i është caktuar gjyqtarit federal 92-vjeçar Alvin K. Hellerstein, i cili u nominua dhe u konfirmua nga Presidenti Bill Clinton në vitin 1998. Ai ka gjykuar disa nga çështjet më të rëndësishme në historinë amerikane, përfshirë një me presidentin aktual, Donald Trump, si të pandehur.

 

Hellerstein, i cili u emërua gjyqtar më 15 maj 1998 nga Presidenti i atëhershëm Bill Clinton dhe mori postin e lartë në vitin 2011, ka shërbyer për më shumë se një çerek shekulli në gjykatën me seli në Manhattan. Pavarësisht moshës së tij, ai vazhdon të dëgjojë raste të rëndësishme penale që lidhen me terrorizmin dhe sigurinë kombëtare, duke u mbështetur në përvojën e tij të gjerë ligjore dhe qartësinë e mendimit.

Hellerstein ka kryesuar çështje që rrjedhin nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, si dhe çështje të tjera që përfshijnë terrorizmin dhe sigurinë kombëtare. Gjatë verës, ish-gjenerali dhe kreu i inteligjencës venezueliane Hugo Carvajal Barrios u deklarua fajtor para Hellerstein për akuzat që lidhen me narkoterrorizëm dhe trafik droge.

Edhe më interesant është fakti që Hellerstein është një hebre ortodoks, gjë që i shton një dimension tjetër gjyqit të njërit prej aleatëve më të rëndësishëm të regjimit teokratik në Iran, i cili nga ana tjetër është armiku numër një i Izraelit.

Hellerstein ka bërë lajm gjithashtu vitet e fundit kur ai mohoi kërkesat e Trump për ta çuar çështjen e tij penale për paratë e heshtura në gjykatën federale. Hellerstein zbuloi se rimbursimi i Trump për Michael Cohen, i cili lehtësoi pagesat e parave të heshtura për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, nuk ishin akte zyrtare të lidhura me presidencën e tij. Trump ende po e lufton këtë vendim.

Gjykatësi Hellerstein hodhi poshtë kërkesën e avokatëve të Trump për të transferuar çështjen nga gjykata shtetërore, ku Trump u dënua majin e kaluar për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit për të fshehur [agesën për yllin e filmave për të rritur. Trump kërkoi që çështja të transferohej në gjykatën federale, ku shpresonte ta rrëzonte dënimin, por mori “jo”-në e Hellerstein.

Hellerstein gjithashtu hodhi poshtë argumentin e Trump në atë kohë se dënimi i tij duhej të rrëzohej në dritën e vendimit të korrikut të Gjykatës Supreme mbi imunitetin presidencial për aktet zyrtare.

Në pranverë, Hellerstein nxori gjithashtu një vendim që e ndalonte administratën Trump të përdorte Aktin e Armiqve të Huaj për të deportuar venezuelianët dhe e kritikoi administratën për deportimin e njerëzve në një burg të huaj. Panorama

“Shoferi i autobusit” që qëndroi për 13 vite në pushtet, kush është Nicolas Maduro?

Nicolas Maduro, 63 vjeç eshte njeriu që ka qeverisur Venezuelën pa ndërprerje që nga viti 2013. Ata qe nuk e duan e quajne “shoferi i kamionit”, edhe pse në realitet me pare ai ka qene shofer autobusi dhe organizator sindikate. Ata që e duan e quajnë “gjeli luftarak. Për Shtetet e Bashkuara, ai është një nga trafikantët kryesorë të drogës në botë.

I kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare, i hetuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime kundër njerëzimit, pasi i mbijetoi një krize shkatërruese ekonomike, sanksioneve amerikane, pandemisë dhe skandaleve, presidenti i Venezuelës nuk ka arritur ta përfundojë mandatin e tij të tretë dhe për këtë arsye nuk do të bëhet, siç kishte shpresuar, kreu i shtetit jetegjate në Venezuelë pas diktatorit Juan Vicente Gómez.

Fati i tij, me shumë gjasa, është një qeli burgu në Shtetet e Bashkuara ose, në rastin më të mirë, një mërgim i gjatë.
Ngritja e Maduros në pushtet ishte e shpejtë dhe tërësisht nën hijen e Hugo Chávez, nënkolonelit që nxiti “revolucionin e ri bolivarian”.

Në paraqitjen e tij të fundit televizive, i pafuqishem nga kanceri, Chávez tha: “Votoni për të”. Kur vdiq, Maduro zuri vendin e tij si udhëheqës i vendit. Disa muaj më vonë, më 14 prill 2013, ai fitoi zgjedhjet presidenciale me më pak se dy pikë përqindjeje mbi kandidatin e opozitës Henrique Capriles. Që atëherë, ai nuk ka treguar shenja se do të heqë dorë nga pushteti.
Në vitin 2014, qeveria Maduro shtypi me përgjakje protestat e studentëve, shpërndau Parlamentin në vitin 2017 për të krijuar një Asamble Kushtetuese më pajtuese dhe fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, në të cilat ua ndaloi kundërshtarëve të saj pjesëmarrjen dhe të cilat shumica e bashkësisë ndërkombëtare i konsideroi të paligjshme.

I paepur ndaj kritikave, maduro i mbijetoi një atentati: disa dronë të armatosur me eksplozivë e sulmuan atë gjatë një parade ushtarake. Aleatët e tij më besnikë ishin ushtria, e cila kontrollon 12 nga 34 ministritë, përfshirë atë të Naftës, burimin kryesor të Venezuelës. Shtetet e Bashkuara – dhe agjentët e CIA-s – deri më tani kishin dështuar të minonin paktin midis regjimit dhe forcave të armatosura, të cilat në fakt drejtojnë së bashku vendin.

Sipas disa analistëve, “pushtet i fshehur” i vërtetë në krah të Maduros është gruaja e tij, Cilia Flores, e cila në fund u kap me të. Një avokate dhe kongresmene, asaj i pëlqen të quhet “luftëtarja e parë” në vend të “zonjës së parë”. Ishte Chavez ai që i bashkoi. Djali i tyre, Nicolás Maduro Guerra, ose Nicolasito, një ish-kongresmen, është përmendur shpesh si një trashëgimtar i mundshëm politik i babait të tij. Fati i tij ka ndryshuar gjithashtu në orët e fundit.

Marrëdhënia e trazuar midis Venezuelës – e pasur me naftë – dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara, e cila ka mbështetur prej kohësh disidencën kundër regjimit Chavist, nuk është e re, as nuk është unike për këtë vit. Megjithatë, konflikti arriti kulmin këtë vit, menjëherë pas fillimit të mandatit të tretë presidencial të Nicolas Maduro-s, fituesit të vetëshpallur të zgjedhjeve të korrikut 2024, dhe inaugurimit të mëvonshëm të Donald Trump për mandatin e tij të dytë. Pasi mori detyrën, presidenti amerikan deklaroi se nuk e konsideronte Maduro-n një udhëheqës të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe e etiketoi bandën Tren de Aragua si një organizatë terroriste transnacionale. bw


Send this to a friend