VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

MAGJIA QË I BASHKON FËMIJËT SHQIPTARË Olimpiada gjithëshqiptare e matematikës Durrës. Maj 2018 – Nga KADRI TARELLI

By | May 11, 2018

Komentet

Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen – Nga AZGAN HAKLAJ – president i Unionit Artistik te Kombit Shqiptar

 

Festivali që përflaki shpirtin e Kombit Tonë.

Ky festival u kushtohet patriarkëve të rapsodisë shqiptare Dervish Shaqja e Demush Neziri.

Ky eveniment i madh i kulturës kombëtare tashmë është kthyer në traditë të përvitshme.

Deçani në ditët e tij shndërrohet madhërisht në kryeqytetin e kulturës, historisë e kujtesës sonë kombëtare.

Simbolika e tij është zgjedhur siç i thonë nga Providenca hyjnore Shkëlzeni, Olimpi Shqiptar, nga kreshtat e të cilit, nën kupolën e qiellit, të pastra si kristali ndihesh si në çatinë e Botës.
Nga aty mund të sodisësh Fushën e begatshme të Rrafshit të Dukagjinit, të
përshëndetesh me Gjerovicën, Jezercën, Pashtrikun e Gjallicën.
Nga aty mund të shijosh bukurinë e Malësisë së Gjakovës (Tropojën), fushën e mahnitshme të saj, Hirushes më të bukur të Atdheut Tonë, ku Valbona kaltëroshe e bukur si ëndërr rrjedh në rrugën e saj të lashtë e bukur dhe krenare si Tanusha.
Për nga rëndësia e simbolikës lëgjendare e miteve Shkëlzeni është një perlë që vetëm zotat e Olimpit mund ta projektonin.
Eshtë një antitezë e Luginës së mbretërve të Egjiptit.
Nuk është si vendi ku janë varrosur fareonët e lashtë por një mal i lartë madhështor, i cili puth qiellin më të bukur e më të kristaltë të Planetit.
Ketu sipas lëgjendës janë varrosur Herkulët, Muji dhe Halili.
Rrëzë tij shtrihet Fusha e Mejdanit ku Gjergj Elez Alija u ngrit nga shtrati i vdekjes, e mundi në dyluftim dhe i preu kryet Bajlozit të zi që i kërkonte sytë e bukur të motrës.
Shkëlzeni, Tropoja, Rrafshi i Dukagjinit janë oreali mijravjeçar i Kombit Tonë, ku trashigimia historike, kultura, mitologjia, doket e zakonet janë ruajtur mrekullisht në formën e tyre autentike.
Zjarri është miti më i vjetër Pellazgo-Iliro- Arbëror.
Eshka është simbolika e zjarrit të pashuar.
Në Shkëlzen Zeusi zbriti kurorën apo gurëgacin siç i thonë malësorët gurit të bardhë magjik, i cili është përdorur në shekuj nga mjeshtërit farkëtarë Iliro- Arbëror për të prodhuar shpatat e shigjetat, armë vdekjeprurëse për armikun.
Shkëlzeni është Selia dhe Kryetempulli i përendive pellazgo-ilire, i shenjtorëve dhe martirëve të krishtërimit, i misionarëve mendjendritur të islamit që e deshën më përkushtim e devacion tokën e bekuar të alpeve e banorët e saj hyjnorë që kuvendonin me zotat nëpërmjet institucionit të lahutës.
Shkelzeni, ky Tempull madhështor i historisë sonë të vjetër e të re, është monument i bashkimit, vazhdimsisë historike dhe vëllazërimit të shqiptarëve.
Aty është qendra e Shqipërisë etnike.
Në Shkëlzen i gjen e kuvendon me hyjnorët “Nderi i Kombit”Dervish Luzha e Rexhep Beli.
Festivali Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen u kushtohet patriarkëve të rapsodisë shqiptare binomit të pandashëm Dervish Shaqja e Demush Neziri.
Gjatë gjithë jetës së tyre ishin në akord si dy telat e çiftelisë për çeshtjen kombëtare shqiptare.
Shpirti dhe zemra e tyre digjej si eshka në Shkëlzen për Kosovën martire.
Kënga e këtyre korifejëve të rapsodisë shqiptare shpërthente si vullkan nga gjoksi i Shkëlzenit dhe lëshonte kushtrimin për qëndresë.
Festivali u organizua me dt 4-5-6 maj që përkonte me ditën e dëshmorëve, me 22 vjetorin e renies në kufirin e vendosur padrejtësisht mes shqiptarëve të Gjeneral Luan Haradinajt.
Me 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Smajl Haradinaj, i cili u shpall nga presidenti Hashim Thaçi Heroi i Kosovës.
Festivali kulmoj në ditën e tretë me 6 maj që është dita e Shën Gjergjit, kalorësit të Zotit, i cili me shtizën e tij e shpoi brinjë me brinjë kuçedrën e zezë.
6 maj është ditëlindja e Gjergj Kastriotit (Skënderbeu) Kryetrimit të historisë sonë kombëtare, i cili u ngrit si Anteu në mbrojtje të trojeve shqiptare, ngadhnjeu një çerek shekulli mbi Perandorinë Otomane.
Ai me shpatën e tij si shkopi magjik i Moisiut u ba mburoja e Arbërisë dhe Qytetërimit Europian.
Në krah të tij për vite me radhë qëndruan prijësit e Dukagjinit Lek dhe Pal Dukagjini dhe prijësi i Gashit Pjetër Shpani me të bijtë.
Ky manifestim mbarëkombëtar kremtoi rënien e djaloshit trim të Dukagjinit 22 vite më parë Luan Haradinaj.
Ai ra në piramidën e Atdheut për të mbetur në përjetësi flakadan i pashuar lirie.
Ai ra në ditëlindjen e Heroit Tonë Kombëtar.
Familja e tij Haradinaj dhe Familja Jasharaj e kanë shkruar me germa të arta historinë e tyre në memorien e përjetshme të Kombit.
Ky festival ishte i veçantë sepse përkonte me vitin jubilar të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, 20 vjetorit të bombardimeve të NATOS mbi makinerinë gjakatare serbe në mbështetje të UÇK- së së lavdishme për çlirimin e Kosovës, 10 vjetorit të antarësimit të Shqipërisë në NATO.
Mirënjohje UÇK-së.
Lavdi veprës së heronjëve të Kombit që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës.
Mirënjohje NATOS.
Mirënjohje SHBA.
Edicioni i 9-të i këtij festivali ishte i pari pa plakun e luftës Bacën Hilmi Haradinaj.
Baca Hilmi dhe Nënë Ruka që me 6 maj kishte ditëlindjen i dhanë UÇK-së katër gjeneralë Ramushin, Shkëlzenin, Dautin, Enverin dhe luftës së saj tre deshmorë, Luanin, Shkëlzenin Enverin.
I dhanë Kosovës simbolin e qëndresës Kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili ndonëse i vetëm në Samitin e Berlinit shterroi ëndrrat e Serbisë së madhe të frymëzuara nga Vuk Karagjiçi, Ilia Garashanini, Çubriolloviçi, Dobrica Qosiçi.
Ky vit është i veçantë për shqiptarët e Maqedonisë sepse zyrtarizuan Gjuhën e Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezes.
Si rezultat i kembënguljes dhe vendosmërisë së tyre Maqedonia e Veriut e nisi rrugëtimin drejt NATOS dhe BE.
Shqiptarët e Malit të Zi në Tuz jetësuan mesazhin e thuprave të Gjergj Kastriotit dhe pas 108 vjetësh realizuan ëndrrën e Ded Gjon Lulit duke shënuar fitoren spektakolare në Komunën e Tuzit dhe çertifikuar pranverën tuziane.
Festivali i Deçanit nderoj dhe përkujtoj me ndjenjë respekti dhe krenarie dy korifej të këngës shqipe që i kënduan brengës, dhëmbjes, por dhe qëndresës e krenarisë së Kosovës e trojeve tona etnike me pathos të shquar patriotik, me zë bilbili, si askush tjetër Dervish Shaqja e Demush Neziri.
Këta aedë shqiptar nuk e harruan kurrë Kosovën martire.
Këta homer shqiptar dhanë shpresë dhe forcë, ushqyen qendresën me vargjet gjemimtare:
“Moj Shqipni mos thuaj mbarova
Se djemt tu hala janë gjallë
Në kambë është çuar rreptë Kosova
E ban luftën ballë për ballë”
Me këtë këngë trimash e cila me të drejtë është cilësuar “Mersajeza shqiptare” bijtë dhe bijat shqiptare hidheshin si shqiponja mbi bishat serbe.
Me këtë këngë ranë në fushën e nderit djemt dhe vajzat shqiptare për tu përjetësuar në Altarin e Kombit.
Kënga dhe vallja shqipe janë krenaria jonë, bashkëudhëtaret tona të historisë, pashaporta e identitetit tonë kombëtar, një pasuri shumë e vyer e gjenisë krijuese të racës shqiptare, të cilën Atdheu Ynë do ta shpalosë me krenari në muzeun e kombeve të civilizuara.
Nuk ka kryevepër të njerëzimit e as autor të madh që të mos jetë mahnitur duke shkruar me superlativa për fisnikërinë e rracës tonë, të Drejtën Tonë Zakonore, mikpritjen, besën, këngët dhe vallet, kolorin mahnitës të veshjeve popullore.
Korifej të Botës nga Homeri deri tek Lord Bajroni kanë shkruar për këto vyrtyte shqiptare.
Një komb i kulturuar e me kujtesë historike është i pavdekshëm.
Eposi i Kreshnikëve, lahuta Iliriane, Kanuni i Lek Dukagjinit, Kodiket e Beratit do ti mbijetojnë shekujve për ti treguar Botës visaret e racës së vjetër fisnike të shqiptarëve.
Detyra jonë është për të ecur në gjurmët e të parëve tanë të shquar, për ti ruajtur me fanatizëm këto pasuri shpirtërore e kulturore e për ti përcjellë besnikërisht tek brezat e ardhshëm.

JEHONEN E HASIT E NDJEN KREJT ATDHEU – Fotoreportazh nga ZEQIR LUSHAJ

-Heeej, ju kujtoj qe ne fillim se jane Gjonajt e Hasit te Prizrenit, jane Gjanajt qe njohin aq mire hapat e fjalet e te madhit Pjeter Bogdani. Jane Gjonajt fqinje me Zymin e të mirenjohurit Shqefen Gjeçovi , jane Gjonajt ku profesori i shquar Anton Çeta pikrisht nga ky shesh mes malesh nisi ortekun e madhe te Pajtimit te Gjaqeve…,Gjonajt ku edhe sot i pati kaq hije ardhja dhe fjala e ngrohte pershendetese edhe  presidentit te Republikes se Kosoves zotit Hashim Thaçi…-

Jam i sigurtë qe edhe vet organizatoret  e respektuar te Festivalit tashmë mbarëkombetar “Hasi Jehon”, ne fillimet e kesaj  veprimtarie te madhe kulturore para plot 30 vjetesh nuk e kane perfytyruar jo vetem jetegjatesine ne tre dekada por sidomos lartesite qe do arrinte kjo tradite e re në zanafillen e saj dhe se vertetë kjo jehonë do të perhapej kaq furishem sa ti bej karshillet edhe majes se Pashtrikut e vargmaleve te bjeshkeve te Sharrit. Jehonen e Hasit, sot e ndjen nga afer krejt At’Dheu.

Nuk ka asnje tepri ne kete vleresim timin te nderuar lexues, perkundrazi fjale edhe me te zgjedhura duhet te gjeja ne kete dite jubilare. Titullin me te larte do ia jepja ketij fshati historik qe vertetë ka bere e ben histori kulturore gjitheshqiptare. Gjonaj e Hasit te Prizrenit jane vertetë Nderi i Kombit.

Heeej, ju kujtoj qe ne fillim se jane Gjonajt e Hasit te Prizrenit, jane Gjanajt qe njohin aq mire hapat e fjalet e te madhit Pjeter Bogdani. Jane Gjonajt fqinje me Zymin e të mirenjohurit Shqefen Gjeçovi , jane Gjonajt ku profesori i shquar Anton Çeta pikrisht nga ky shesh mes malesh nisi ortekun e madhe te Pajtimit te Gjaqeve…,Gjonajt ku edhe sot i pati kaq hije ardhja dhe fjala e ngrohte pershendetese edhe  presidentit te Republikes se Kosoves zotit Hashim Thaçi…

Heeej,  jane Gjonajt e breg-Drinit te Bardhe qe ashtu si freskine e bjeshkeve te Rugoves ku buron, ketu merr me vete edhe Jehonen Hasjane dhe me turravrap perqafohet me Drinin e Zi ne kembe te Gjallices se Lumes e sebashku serbas-serbes marrin rrugen e pakthyeshme drejt Shqiperise Bregdetare. E, me te Dy Drinat e bashkuar shqiptarë edhe vet Adriatiku ndjehet me i fortë, më krenarë… Thuaj “jo” po deshe!

Mire thote nje shprehje e vjeter e popullit “a e ke me të pame apo me te ndigjueme?” Po me vjen ne kujtese kjo fjale e urte sepse edhe vet une qe kisha degjuar kaq shume per Gjonat e Hasit të Prizrenit, ketu vija per here te parë. Dhe u befasova per mirë aq sa edhe nuk po gjeje fjalë te shprehem siç meritohet. Ky nuk eshte thjeshte mendimi im ku ka vend edhe pak nostalgji e renduar edhe nga rreth dy dekada jete kurbeti matan oqeanit. Jo jo, kete vleresim kane thuajse te gjithe ata qe perjetojne kete ngjarje te madhe kulturore e thene pa ndrojtje ne nivelin e Festivaleve Foklorike te Gjirokastres.

Nuk eshte qellimi im ne kete shkrim te bej historine as nga ana kronike as statistikore me te cilat merren specialistet qe ketu jane te shumtë por po jap thjeshte ndonje konstatim më teper vizual por shume prezentues sidomos per pjesmarresit per here te parë.

U nis si fshat kjo veprimtari e shpejt perfshiu gjithe Hasin e Kosoves. Hasi Jehoi dhe mori me vete krejt Prizrenin e rrethinat. Prizreni emermadh thithi si me magnet krejt Kosoven. Kosova me “Hasi jehon”, hapi krahet per kete veprimtari ne tere trollin arberor dhe me shumë pjesmarres edhe nga shtete te tjera…

Me mijera  ishin edhe sot ne hapjen e ketij festivali. Nga te gjitha trevat, nga fshatrat e qytetet, nga shume rrethe edhe te Shqiperisë.

Kjo tradite e “Hasi jehon”, perkon edhe jo rastesisht, me pranveren dhe festen e Shengjergjit duke rikthyer ne atdhe edhe kaq shume mergimtarë te cilet jo pak edhe kontribuojne financiarisht ne mbarvajtjeen e festivalit.

Te bjen ne sy dhe eshte shume frymezuese se te pakten mbi 80 perqind e pjesmarresve jane te rinj e te reja si pjesmarres ne grupet artistike por edhe thjeshte si shikues, si spektatorë.

Me qindra makina me targa nga me te ndryshmet mbushin dy anet e rrugeve te fshatit qe sot e meriton emrin qytet. Organizimi mund te them se i perkryer. Pa nje incident, pa nje keq kuptim, pa nje zenkë, pa nje lule te shkelur e le më të keputer. Kjo pjesmarrje e gjere ky rregull i ndergjegjshem do te nderonte  çdo festival jo veç kombetar por edhe europian.

Brravo Gjonajt e Hasit. Vertete gjithçka frymezuese, gjithçka ne vendin e vet. Zoti ju nderoftë, ju frymezofte e ju çofte edhe lart e me lart.

Siç kemi komunikuar shpesh me lexuesit tanë, edhe ne kete rast, me shume ne kursim edhe te kohes se tyre, po e japim tabllone e festialit nepermes fotografive qe perzgjodhem per kete qellim. (Sqarojme se festivali eshte tre ditor dhe konkurojne mbi 20 grupe artistike nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e diaspora…).

Fshati Gjonaj i Hasit, ne shpind te Pashtrikut e ne ball te Prizrenit

Festivali ka filluar shume perpara ores zyrtare ne oborrin e shkolles. (Si ekipet sportive qe dalin ne nxemje…)

Nje hapje madheshtore e festivalit mbarekombetar “Hasi Jehon”

Rini – rini – rini… Vertete frymezuese.Keshtu kultura kombetare naltohet nder breza.

Kostumet tona popullore – marramendese ne kuptimin e vertetë të kesaj fjale

Dy instrumentistet virtyoz:  Fatmir Makolli e Behar Neli

Lodraxhinjte, shpirti i çdo trupe folklorike…

Ngarkese te madhe mbajne ne keto veprimtari prezentuesit ose konferencieret qe ne “kalemxhinjte” shpesh i harrojme fare! Hyrë Tejeci e Safet Kabashi.

Presidenti i Republikes se Kosoves Hashim Thaçi thrret per nje foto tre rapsodet e shquar Hysen Dida, Rrustem  Çela e Rexhep Kovaçi. (Rapsodi Rrustem  Çela u nderua nga juria me dekoraten “rapsodi me i dalluar”)

Jo veç kenge valle por edhe tradita hasjane e gatimit paraqiti interes si pjese e kultures popullore te treves.

Edhe Prizreni   ne kembe te vargmaleve te Sharit qe ende rendojne nga bora sikur behet pjese e dekorit dhe shperndane me tej jehonen e Hasit…

Per kete shoqri kulturore, edhe me kaq sa lexuat ne kete shkrim e patë ne kete foto,  besoj se edhe ju te  nderuar lexues jeni dakort qe vleresimet duhet te jenë sa me te larta  e inkurajuese. Dhe jane te merituara plotesisht.

E lash ne fund foton e Gjeçovit afer kishes qindra vjeçare te Zymit te Hasit, fqinjet e pare te Gjonajve, edhe si bazament per foto-reportazhin. Edhe kjo foto me duket sikur flet: -Vazhdoni. Ketu eshte nje nga themelet me te lashta e me te denja te kultures kombetare shqiptare. Ketu eshte djepi i doktorrit te pare te shkencave filologjike shqiptare te para 330 vjetesh, kolosit Pjeter Bogdani…

 -Në Gjonaj të Hasit të Prizrenit, 3 Maj 2019-

-Marrë nga ZemraShqiptare-

BIOGRAFI NË FOTOGRAFI – Fotoreportazh nga ZEQIR LUSHAJ

 

-Edhe në kursim të kohes së lexuesve tanë të nderuar por edhe në mbeshtetje të asaj shprehjes që e perdorim shpesh se “Një foto sa 1000 fjalë”, them se po bejme mire qe po i kushtohemi e po i besojme edhe më shume fotografisë. Keshtu pra, edhe une sot. Edhe unë sot, më shumeë “biografi në fotografi”-

Per besë po. Ja që edhe ditet, javet, muajt…, paskan biografine e vet. Fala “biografi” pak na i çon nervat por nuk  e kemi fjalen per ndonje biografi politike se atë ua kemi dorzuar kryekeput partive edhe më zi e më keq se asaj të “Politikes në plan te parë”.

Afron fund-prilli, muaj i pranveres aq te shume-pritur dhe i Pashkeve e  Shengjergjave festiv. Perpara se te trakasim ne Maj e bejme nje fare bilanci, nje fare llogarie, nje fare hesapi qe vet vetiu me solli ne titullin e ketij fotoreportazhi, pra bejme njefare biografie. Qe’ pra edhe biografia e ketij prillit tim bergdetas 2019.

Koha dixhitale na e ka lehtesuar punen me ane te kushteve te krijuara. Edhe në kursim te kohes se lexuesve tanë të nderuar por edhe në mbeshtetje të asaj fjales që e perdorim shpesh se “Nje foto sa 1000 fjalë“, them se po bejme mire qe shpesh po i kushtohemi e po i besojme më shume fotografisë. Keshtu pra, edhe une sot. Edhe unë sot, më shumë “biografi në fotografi”.

 

-Faleminderit o Tahir Bezhani!

Po ia lë numrin 1 (një) shkrimtarit te mirenjohur dhe mikut te ZemraShqiptare zotit Tahir Bezhani. Jo veç per librin e tij më të ri TERRINE MALLENGJIMI, por edhe me shume per rolin qe ky krijues e Njeri i Mirë po luan në thellimin e bashkpunimit (jo veç letrar) Gjakove, Pejë, Tropojë, Lezhë, Tiranë etj. Na u ka ba, në kuptimin më të mirë të kesaj fjale Njeri i Shtepisë. “Hajde se na ka thirrë Tahiri ne Gjakovë. Mblidhuni se do te vije Tahiri ne Tiranë, ne Tropoje etj etj’. Eshte bere promotor per shume krijues te gjinive  e trevave te ndryshme te truallit arberor. Meriton pergezime. Nuk po hyj te vlerat e librit per te cilat kane folur me se miri Sejdi Berisha e Qazim Shehu edhe në ZSh. Edhe une qe jam tiranas qe nga viti 1970, ne kete promovim takova kaq shume miq e dashamire sa thash jo vetem njehere : –Faleminderit o Tahir Bezhani!

Vezët e Pashkëve dhe…,    “E kuqja do të fitojë…”

Festa e Pashkeve. E shenjtë me shekuj. Tani njerzit tane festojne lirshem e mua me kujtohen ato kohë kur thuhej me alarm “dolen perseri vezet e kuqe”!  Dhe shikoheshin si tmerr… Ndaj po e vë kete nentitull   “E kuqja do te fitojë…”. Dhe fitoi vertetë.

Isha i ftuar ne disa familje ketu ne Shengjin e Lezhe,. Me kish ftuar Pashk Gjini ne Balldre, Luk Rroku ne Lezhe e Arben Kapllaj ne Ishull, Gjokajt ketu ne lagjen e pishave mbi ish-Flloten… I falenderoj te gjithe por ashtu më erdhen punet e nuk shkova ndokund per Pashke, por Vezet e Kuqe te Pashjkeve erdhen ketu tek unë.

Shume faleminderit familja e nderuar Kapllaj dhe sidomios dr Domenikes per dekoracionet.

“Hajde t’kendojmë si ka kendue Baca…”.

Autorin e ketij libri të ri  “AH…, SHQIPNI MOS THUEJ MBAROVA”, Bajram Gashi e kam patur shok mature ne Pedagogjiken “Shejnaze Juka” Shkoder. Para 3-4 ditesh ma solli librin e tij ne Lezhë. Ishte i shoqruar me publistin e mirenjohur durrsak Kadri Tarelli. Me Kadriun takohesha per here te pare por si te njohur e miq piktrisht nga revista jone e nderuar ZemraShqiptare. Biseda jone ne turizmin e Lezhes at dite iu kushtua me shume legjendes kosovare Dervish Shaqa e Demush Neziri, te dy keta kollos te kenges miq te mi prej dekadash ne Tirane e Tropojë.

Kadriu thote se nuk mund te ndahemi pa nje foto treshe:

Bajram H. Gashi, Zeqir Lushaj e Kadri Tarelli, (Lezhë, Prill 2019)

Flija e grytë tropojane…..

Profesori i nderuar i matematikes Harajdin Ymaj kish qene edhe here te tjera ne shtepine time por ne kete Prill ka zgjedehur te vije me nusen e tij Shpresen.  Tani qe kane vite si tiranas i merr malli per gatime në oxhak e gjera karakteristike të vendlindjes. Ndaj Shpresa “shet mend profesorit” se une nuk kam harrue te gatuaj flijen….

Pa mysafir biografia e çdo  muaji po-qe-po, por edhe e çdo jave eshte e menget. Mire se i bjen zoti kane thane te patret se jane edhe me bereqet.

Mbesa NOEMI….

Biografia ime e ketij prilli u bë disi me e gezueshme nga mbesa ime e dashur Noemi Lushaj. Si studente ekselente  e Zyrihut, ishte e perzgjedhur per praktiken mesimore dyjavore ne OKB, NY. Atje do e mbylli kete muaj prill. Urimet me te mira goca e gjyshit, Noemi.

Viçat dhe qingjat e Majlindes se Margjoneve

Megjithese une e Sabrieja kemi jetuar 30 vjet ne Tirane e rreth 20 ne Amerike ndjehemi te lidhur me fshatin e blegtorinë. Çdo jave eshte te pakten nje vizite ne stallat e fshatareve ne mal -Shengjin. Te dhite e Xhovalinit, lopet e Tazes, kecat, qingjat e viçat e Majlines e Markut, te Stallat e Tanit e deri te Pllumbi i Gjeto Ujkes.

Shengjin, Prill 2019

Keto kohe shume njerez i ka lshue Zoti me bere veç verejtje por une shoh qe ne Shengjin punohet dhe qyteti e gjithe zona turistike rritet e zbukurohet per-ditë.

Si lulet e Prillit…

Të shkruash “biografinë” e Prillit as se si nuk ban po i a thene atij percaktimin popullor mijera-vjeçar “si lulet e Prillit“. E lulet jane simbol i gjithe te mirave. Dhe une ne kete mbyllje reportazhi po i pershendes gjithe ata qe kane miresine ta kendojne kete shkrim, me kete buqete lulesh afer shesh-pushimit ne oborrin e shtepisë time.

I bukur Prilli por lutemi qe edhe me i bukur te na vije Maji…

-Marrë nga ZemraShqiptare, fund-prilli 2019-

ISMET GASHI – NJË JETË AKTIVE DHE RËNIE HEROIKE – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Dëshmori Ismet Gashi
     Në 20 vjetorin e rënies të gjykatësit, avokatit, veprimtarit atdhetar, luftëtarit, Ismet Selman Gashit, Oda e Avokatëve të Kosovës, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, Dega regjionale në Prizren, në bashkëpunim me përfaqësuesin e fshatit Landovicë, Qazim Thaçi, organizuan Akademi Përkujtimore. Salla e madhe në Shtëpinë e Kulturës, në Prizren, ishte mbushur me pjesëtarë të Familjes së madhe Gashi, zyrtarë të drejtësisë, komandantë të luftës, përfaqësues të të gjitha subjekteve politike, të bashkësive fetare, zyrtarë komunalë, përfaqësues të FSK-së, përfaqësues të policisë, miq e dashamirë të dëshmorit, qytetarë të shumtë të Landovicës, Prizrenit dhe fshatrave tjera.
 
     Intonimi i Hymnit të Flamurit, u respektua me ngritje në këmbë të të pranishmëve. Drejtuesi, respektivisht, moderatori i kësaj Akademie, Qazim Thaçi, ftoi për heshtje mortore, në nderim të dëshmorit Ismet Gashi, me shokë shumë. 
Kryeredaktori i RTV “Besa”, Qazim Thaçi
       Përfaqësuesi i fshatit Landovicë, Qazim Thaçi, njëherit, kryeredaktor i Radio-Televizionit “Besa”, me seli në Prizren, mbajti referatin kryesor, për jetën dhe veprën e dëshmorit Ismet Gashi. Ai, në mes tjerash, referoi:
 
      “Dëshmor i Atdheut është ai që vritet në luftë për liri dhe për drejtësi shoqërore; ai që falë jetën e tij, për të mirën e popullit dhe të atdheut. Kalojnë vite, kalojnë edhe shekuj e kujtimi për dëshmorët mbetet i freskët, në mendjet tona, në kujtesën tonë historike. Brezat që vijnë do t’i mbajnë në zemër dëshmorët, për t’i bërë ata flamuj, të valvitën rrugëve e shesheve tona të lirisë. Liria ndërtohet me jetëra, ndërtohet me gjak, ndërtohet me dëshmorë. Kurse, dëshmorët janë nderi dhe krenaria e popullit tonë martir. Dëshmorët janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija, e ngritur lart. Për çdo komb të qytetëruar, dëshmorët janë lavdia dhe krenaria e tij.
 
      Dëshmori i kombit Ismet Gashi, u lind më 1 maj të vitit 1952, në  Landovicën legjendare, bir i familjes atdhetare të Haxhi Selman Gashit. Katër klasat e para i kreu në Landovicë, kurse filloren e plotë e kreu në Piranë, të mesmen në Normalen e Prizrenit. Babai i tij, haxhi Selmani dhe nënën burrenshë e njohur Dalife, duke pa se Ismeti dallohej  për zgjuarësi, ata i dhanë mundësinë e shkollimit. Ai ishte ndër të parët e fshatit, që ia mësyu shkollimit. Punoi një vit në Zym dhe u regjisitrua në  Fakultetin Juridik, në Prishtinë, të cilin e mbaroi në afat rekord dhe i dalluar . Por, ai asnjëherë së ndali dëshirën për shkollim dhe  magjistroi te profesor Bardhyl Qaushi. Ndësa specializoi trashëgimtaren në krah të profesor Ejup Statovcit.
 

 

         Ismet Gashi u bë i afërt, së pari për familjen, ku vëllëzërit më të rritur  Binaku, tani i ndjerë, Hajdini, Eqremi, pastaj  ata më të rinjtë, Salihu dhe Jahiri, e kuptuan se ai ishte përtej mundësive të tija, i sjellshëm e bujar, ata i besuan edhe shumë detyra në familjen e madhe të Haxhi Selmanit. Duke marrë pastaj model  edhe krenarinë e Shtjefën Gjeçovit e Anton Çetës, kontakoi më pas daljen nga burgu, disa herë, Adem Demaçin.
 

 

      Punësohet në gjykatë, në prokurori, në inspektorat të ndërtimit dhe, në fund, emërohet kryetar i Gjykatës së Punës së Bashkuar. Por, dhuna serbe, veçanërisht, pas ndryshimeve në frymën e “Kushtetutës së Gazimestanit”,  Ismetin, tani, më të shkolluar për këtë, e kalitën të vihet në të gjitha format, për manifestimin e revoltës, kundër ndryshimeve kushtetuese dhe vihet në krahun e profesor Ukshin Hotit, madje edhe mbrojtës i tij në Gjykimin e Pirzrenit.
 

 

     Ndjenja e atdhedashurisë të trashëguar nga familja e tij fisnike, i dha forcën dhe moralin të kyçet, qysh në formimin e celulave të para të UÇK-së, në korridorin logjistik të Hasit, përkatësisht, të Landovicës. Ismeti gjendet ndërmjet grupeve: të Landovicës , Krushës së Vogël dhe Hoçës së Qytetit. Ai filloi të  kontaktojë të rinjtë, me qëllim të organizimit të luftës, duke kontaktuar edhe me personalitete, për sigurimin e armatimit. Njëkohshëm, kontaktonte Këshillin e Financave, për sigurimin e mjeteve të nevojshme, duke shfrytëzuar edhe humanizmin e vëllezërve të tij, Hajdinit, Salihit, Jahirit, të cilët punonin në mërgim.
 

 

     Vrasja e  djemëve të  Landovicës, mobilizoi njerëzit, duke e bërë Landovicën qendër kryesore të logjistikës dhe të luftës. Ismeti u dallua, së bashku me kryetarët e grupeve, të caktuar nëpër lagje, në organizimin e mbrojtjes. Dëshmori Hashim Gashi, Selim Morina, Miradije Berisha, u përballën me forcat serbe. Ismeti ishte shumë aktiv në mbrojtje të popullatës të Landovicës, pavarësisht rrezikut  të madh, madje, i vetëdijshëm se shanset e mbijetesës ishin minore.

 

 
     Predhat e para armiku i hodhi në ora 10.oo të 26 marsit, ndërkohë që Landavica mobilizohej, për të mos e braktisur fshatin, sipas urdhërit të Shtabit Operativ të Zonës së Pashtrikut, në Reti, urdhër të cilin e mori dhe e mbështeti vet Ismet Gashi. Së pari granatohen shtëpitë e Gashëve. Ismeti mbetët pa nënën, nipin Afrimin, pa Kosovaren e Kushtrimin. Ndër të plagosurit janë vëllai Eqremi, nipi Rasimi, mbesat Emina e Myfidja, kunata Shkurta. Pastaj vritën banorë të lagjës, kurse të plagosur rëndë mbetën edhe trembëdhjetë banorë të fshatit Landavicë.
 

 

      Ndërkohë, në luftime e sipër, bie në fushën e nderit edhe kuadri i luftës, Ismet Gashi, trupi i pajetë i të cilit u zbulua tek më 19 qershor të vitit 2004, pas identifikimeve në morgun e Rahavecit. Ceremoniali i përcjelljes, për në përjetësi u bë, po këtë ditë, nga bashkëluftëtarët të Zonës Operative të Pashtrikut dhe me protokol të Zonës II-të, të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, të cilët e bashkuan edhe Ismetin pranë dëshmorëve të kombit në  Landovicë. Pas vetes la bijtë: Arbenin-jurist, Gazmendin, Shkëlzenin dentist e Mençurinë, që për fat të mirë, edhe këta  po ndjekin rrugën atdhetare, të trasuar nga babai i tyre, dëshmori i Kosovës, Ismet Gashi”, – përmbylli fjalën e tij, përfaqësuesi i fshatit Landovicë, Qazim Thaçi.
 
Eprori ushtarak i Kosharës, Esat Krasniqi
       Esat Krasniqi, anëtar i Kryesisë të OVL të UÇK-së, epror ushtarak në Koshare, rrefeu epizode nga nga jeta dhe veprimtaria profesionale e Ismet Gashit, tani, dëshmor i kombit.
 
     “E nderuara Familje e dëshmorit të Kosovës, Ismet Gashi,
      Të nderuar familjarë të dëshmorëve, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së,
      Të nderuar gjyqtarë, prokurorë, avokatë, deputetë, zëvendës-ministra, zyrtarë       të Kuvendit Komunal, Ushtria e Kosovës, Policia, Bashkësitë Fetare dhe të             gjithë ju të pranishëm,
 

 

     Po e nis fjalën time me sentencën, tashmë, proverbiale të Presidentit amerikan, Xhon Kenedi, në përurimin e tij president i Amerikës: “Mos pyet se çfarë bëri Amerika për ju, por çfarë bëtë ju për Amerikën”.
 

 

     Veprimtaria atdhetare e Ismet (Selman) Gashit fillon që nga vitet `80-a. Masat drastike të regjimit serbo-sllavë, nga viti 1981 e këtej, largimet masive nga puna, e përballën me pushtetin juristin e diplomuar Ismet Gashin, në cilësinë e gjykatësit, në Gjykatën Ekonomike të Punës. Ai mundohej me çdo kush t`i mbronte punëtorët shqiptarë. Ai nuk heshti kurrë, edhe atëherë kur arma vepronte e ligjet heshtnin!

         RASTI 1

Pas vitit 1981 filloi largimi i punëtorëve të Mbrojtjes Teritoriale. Ismeti, në rastin e mbrotjes time, duhej të ballafaqohej me komandën e lartë të Shtabit të Mbrojtjes Teritoriale. Në gjykatore ishte një epror  K0S-it dhe dy ndihmës të tjerë nga Prishtina e Nishi. Kërkesa e tyre ishte që gjyqi të mbahej në gjuhën serbe, sepse në atë kohë mbaheshin takime, për ndryshimin e Kushtetutës të vitit 1974.

Ismeti u drejtohet me këto fjalë: “Unë, si gjykatës, veproj sipas Kushtetutës të vitit 1974. E drejta e çdo kujt është që të mbrohet në gjuhën e tij, në rastin konkret, në gjuhën shqipe.

Majori i KOS-it: tha: “Unë nuk e kuptoj gjuhën shqipe”.

Ismeti, në cilësinë e gjyqtarit, iu përgjigj: “Ky është problemi juaj”.

Pastaj Majori i tha: “Vendosni si të doni, po ky nuk kthehet ne vendin e punës”!

Ismeti, me ngritje zëri, i kthehet Majorit: “Sipas ligjit, Esati duhet të kthehet në punë”.

Edhe atëherë kur forca ishte në krahun e kundërt, Ismeti nuk i përfillte urdhërat dhe nuk i nënshtrohej fare, sepse kishte guximin e nje intelektuali të vendosur, për çështjen kombëtare shqiptare. Nga rasti im konkret, mbaja kontakte me Ismetin, admiroja vendosmërinë, trimërinë dhe gjykimin e tij të shëndoshë dhe krijova bindjen se Kosova ka nevojë për njerëz me vlera intelektuale dhe atdhetare, si Ismet Gashi.

RASTI 2

Këtë herë do ta zbuloj një të fshehtë, për herë të parë edhe për familjen. Në vitin 1992 është formuar Ministria Mbrojtjes. Ismeti ishte caktuar që ta bëjë Rregulloren Ushtarake dhe duhej të mbante kontakte me Ministrin e parë të Mbrojtjës, Hajzer Hajzeraj dhe Prof. Haxhi Feratin. 

      Por, për fat të keq, çështja u dekonspirua dhe aktivistët u zbuluan nga qarqet serbe. Dhe, për një kohë u mbajt në heshtje ky aktivitet, meqë disa eprorë ushtarakë u arrestuan, u dënuan dhe shumë të tjerë u larguan nga Kosova, për t`i shpëtuar ndëshkimit. Por, pas luftës, pas kthimit tim nga Kosharja, ku isha i angazhuar si ushtarak, e kuptova nga shumë shokë se Ismeti kurrë nuk kishte pushuar së punuari në këtë drejtim, me nder dhe përkushtim të madh. 

 

      Më vonë kur doli në skenë UҪK-ja, Ismetin e gjeti të gatshëm, për kontributin e rradhës, që ishte ndër organizatorët kryresor në Anën e Përdrinisë, në Sektorin e Logjistikës së Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës. Kjo tregon se Ismeti, e kishte vënë në rradhë të parë çlirimin e vendit. 

     Duke u bazuar në këto dhe shumë aktivitete tjera të Ismetit, unë, Esat Krfasniqi, si një ish-epror ushtarak dhe anëtar i Kryesisë së Veteranëve të UҪK-së, në konsultim me Shoqatat e dala nga lufta, Odën e Avokatëve të Kosovës dhe Qazim Thaçin, në cilësinë e përfaqësuesit të fshatit Landovicë, kemi vendosur që:

     DUKE U BAZUAR NË LIGJET USHTARAKE, NË RREGULLAT DHE PRINCIPET TJERA DHE DUKE PARË VEPRIMTARINË PATRIOTIKE TË ISMET GASHIT, KEMI VENDOSUR QË DESHMORI ISMET GASHI, TË MERR MENJËHERË GRADËN E HEROIT TË KOSOVËS. LAVDI VEPRËS SË ISMET GASHIT!”

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha

Për ta zbutur, sado pak, armosferën mortore në sallë, në skenë ngjitët voglushja simpatike, Kanina Thaçi, e cila reciton krijimin poetik “Dëshmorëve të vendit tim”, të realizuar nga gjyshi i saj, Qazim Thaçi. E sigurtë, e shpenguar, zotëruese e skenës, pavarësisht masës, shumësisë së publikut, ajo shkëlqeu me recitimin e saj të ndjeshëm, premtuese për role skenike, artistike. Shkëpusim pak vargje:

“… E kujtimet përvëluese të dëshmorëve të vendit tim

Lapidari juaj dritë e lirisë dje, shenjë e krenarisë sot.

Mbrëmë mblodha të gjitha ëndrrat e plagosura

Dhe qendisa kurorën e lirisë …”

Akademia Përkujtimore, kushtuar dëshmorit Ismet Gashi, ishte konceptuar dhe realizuar, mjeshtërisht, nga organizatorët, të prirë nga kryeredaktori i RTV “BESA”, Qazim Thaçi, i ndihmuar edhe nga djali dhe nipi i dëshmorit Ismet Gashit, përkatësisht Arbeni dhe Gëzimi (Berisha), siç na thotë mjeshtri i pendës, Qazimi. Ndoshta, ishte Akademi unike në regjinë e saj dhe protagonistët pjesëmarrës e folës. Ishte, tërësisht, jo partiake, edhe pse në sallën Përkujtimore ishin përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike.

Rrjedhimisht, Ismet Gashi ishte i pranuar nga të gjithë, si dëshmor i denjë. Madje, janë bashkëluftëtarët e tij, nga e majta e Kosovës, që ngulmojnë për akordimin e titullit “Hero i Kosovës”, për luftëtarin e përkushtuar dhe trim, Ismet Gashin, edhe pse, për një dekadë radhazi, ai ishte kuadër i Lidhjes Demokratike të Ibrahim Rugovës. Për më tepër, atij i ishte besuar përpilimi, hartimi i Rregullores Ushtarake, qysh në vitin 1992. Vërtet, përgjegjësi, sa intesante, aq edhe e veçantë, për kohën!

Në emër të Odës të Avokatëve të Kosovës, degëzimi në Prizren, foli kryetari i saj, Hajrip Krasniqi, i cili potencoi punën e suksesshme në këtë profesion, duke e vlerësuar Ismet Gashin si shumë të guximshëm, në një kohë zezonë, në mbrojtje të burrave dhe të djemëve, të akuzuar për motive politike, në mes të cilëve edhe profesor Ukshin Hotin, sot, Hero i Kosovës.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, ish-koleg i Ismetit, veç tjerash, rrëfeu fragmente të punës së tyre në gjykatë. Ismet Gashi ishte njeri me integritet, profesionalisht i përgaditur dhe me parimësi admiruese.

Prokurori Sylë Hoxha, kishte fjalë miradije për juristin Ismet Gashin. I përkorë dhe sovran në vendimet e tij. Është borxh i yni, të flasim, të shkruajmë, ta përkujtojmë, sepse ishte shembull unik për Landovicën dhe rrethin tonë. Ai çoi përpara idealin familjar. Ai ishte shtylla e Familjes Gashi. Pa përkrahjen e familjes së tij bujare dhe atdhetare, ai nuk mund ta zhvillonte një aktivitet kaq voluminoz. Fjala e tij dëgjohej me vëmendje. Gjeneratat e reja kanë çka të mësojnë nga Ismet Gashi. Shkurt: ishte institucional dhe tejet parimor.

Ish-Komandanti i Vërrinit, Zafir Berisha, tani, deputet në Parlamentin e Kosovës, evokoi kujtimet e luftës për Ismet Gashin. Angazhimi i tij në mbrojtje të popullatës, ishte sa përkushtues, aq edhe i veçantë. Dhe, jeta e tij u shua vetëdijshëm, pikërisht, në përpjekje për ta mbrojtur popullatën, e cila ishte vënë në shënjestër të pushtuesit serbo-sllavë.

Rexhep Hoti, në cilësinë e koordinatorit nacional, në emër të kryeministrit, përshëndeti të pranishmit në Akademi. Veç tjerash, ai tha se Ismet Gashi shquhej për guximin qytetar e profesional, në mbrojtje të klientëve, nga padrejtësitë dhe ndëshkimet gjyqësore të fabrikuara. Vlen të theksohet mbrojtja, që ai i bëri veprimtarit kombëtar, Ukshin Hoti, ish i burgosuri politik elitar, tani, Hero i Kosovës, ende pa varr legal!

I çiltër dhe dinjitoz ishte në fjalën e tij komandanti Osman Qerreti-Quni, nga Landovica. Kemi thënë shumë gjëra, por, u lanë edhe shumë pa thënë. Disa gjëra na ndanin, por lufta, liria na bashkoi. Komunikues e përbashkues ishte juristi Ismet Gashi. Dhe, këto cilësi fisnike të tij, ishin përcaktuese për bashkëpunimin tonë të suksesshëm përgjatë luftës.

Akademinë Përkujtimore e përshëndeti edhe Mulla Ali eferndi Vezaj, imam. Fjalë të mençura dhe këshilluese tha hoxha. Gjatë luftës na ka bashkuar komponenta e lirisë. Edhe pse paslufta na ka zhgënjyer shumë, megjithatë, jam optimist për të ardhmen. Njerëzit, rinia duhet të kenë shpresë e besim, për ditë më të mira. Qëndroni këtu, toka e të parëve na lut dhe na obligon.

Aktorja Refije Berisha, në monologun për dëshmorët

     Këngëtarja-aktore, Refije Berisha, me grupin e të rinjëve, përformoi “Monologun për dëshmorët”, i cili u pëlqye shumë nga të pranishmit:

     “Do të flas në zyrën e drejtësisë,

       Malli, loti, krenaria e Landovicës,

       Zemër e djegur përgjithmonë ….”

     Përmes postës digjitale, Akademinë Përkujtimore e përshëndeti edhe kryetari i Odës të Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli.

      Në emër të Familjes së gjerë GASHI, të pranishmit i përshëndeti i biri i Ismet Gashit, juristi Arben Gashi: Ju përshëdes dhe ju falenderoj me përzemërsi të gjithë ju, të pranishëm. I falenderoj shumë organizatorët e kësaj Akademie dinjitoze Përkujtimore, në nderim të babait tim, të familjarit tonë, dëshmorit të kombit, Ismet Gashi. Me pjesëmarrjen tuaj në këtë Akademi, ju keni nderuar Ismetin, tashmë, të amëshuar, shokët e tij dëshmorë të lirisë, të Atdheut si dhe veten tuaj. Edhe një herë, ju falenderojmë nga zemra dhe u jemi shumë dhe përjetësisht mirënjohës, – tha pinjolli i Familjes Gashi, Arbeni.

     Akademinë Përkujtimore e përmbyllën këngëtaret e mirëjohura, Violetë Kukaj dhe Refije Berisha, më këngët për Ismet Gashin dhe për dëshmorët e Landovicës.


Pamje nga Akademia, referon kryetari i Odës të Avokatëve, Hajrip Krasniqi

Prizreni, qyteti i filigranit!

Sekretet e punimit të Filigranit janë ruajtur gjeneratë pas gjenerate në qytetin e Prizrenit.

Në vitet 1980, tregtia e filigranit lulëzoi. Në ato kohë në Prizren kishte 150 deri në 200 artizanë.

Ky zanat i ka dhënë shumë famë Prizrenit gjatë shekujve. Nuk ka një datë të saktë se kur shqiptarët në Kosovë filluan të punojnë me argjend, por historianët thonë se kjo ndodhi ndoshta dikur në shekullin e 18-të.

Familja e Nue Gjinit është ndër ta. Ata punonin shumë, por gjithashtu shisnin shumë, sidomos turistëve në bregdetin kroat.

Shumë artizanë nga Prizreni u larguan nga qyteti dhe u transferuan në Dubrovnik, në Kroaci, ku gjetën biznes më të mirë.

Tani ka vetëm 10 familje ndoshta edhe më pak, që kanë mbetur të punojnë ende argjendin në Prizren e Nue Gjoni është më i riu ndër mjeshtrit e Filigranit.

“Me artin e filigranit unë merrem që prej moshës 8 vjecare, unë jam gjenerata e katërt si mjeshtër që merrem me këtë punim, e kam trashëguar prej babës, baba prej gjyshit, gjyshi prej stërgjyshit e kështu me radhë”, thotë Gjini.

Emri Filigran rrjedh prej dy fjalëve latine “filio di grana” që do të thotë tel edhe kokërr d.m.th ky art bëhet prej telave dhe kokrrave, materiali në shumicën e rasteve është argjend, por ka mundësi edhe me ari dhe bakër por ato janë punime janë shumë të rralla.

Punimet e Filigranit daton që nga koha ilire ku shihen disa vathë, byzylyka që edhe sot bëhen me argjend. Këto materiale punohen kryesisht me dorë.

“Faza e parë është kur merret materiali i papërpunuar në këtë rast argjendi, shkrihet, bëhen disa tela pak më të trashë, masnej është faza e dytë kur teli fillon të hollohet deri në disa milimetra, deri dy ose tri milimetra, por gjithcka bëhet prej telave të hollë”, ka treguar më tej Gjini.

I gjithë sekreti i kësaj mjeshtrie janë pincetat, me të cilat kryhet e gjithë puna

“Të vetmet mjete të filigranit janë këto, pincetat, gjithcka bëhet me këto”, tregon ai.

“Është traditë familjare dhe e kam pasë qef kur i shifsha tu punu babën e gjyshin ku prej dicka shumë të vogël qet dicka shumë të madhe e shumë të bukur , të lind nifar dëshire me bë edhe ti atë, që po e bëjnë edhe ata”, shton Gjini.

Gjini është një nga argjendarët e paktë që kanë mbetur në Prizren, të cilët ende e njohin dhe praktikojnë artin e filigranit, një lloj bizhuterie tepër delikate që bëhet me fije në formë fjongosh, rruaza të vogla dhe fije të përdredhura.

Nue Gjini thotë se dëshirën e punimit të artizanëve të filigranit do të mundohet ta mbjellë edhe në gjeneratat që vijnë pas tij.

“Gjenerata e gjyshit tim kanë qenë mbi 120 familje, vetëm në lagjen time, tash prej të rinjve nuk e njoh askë që e punon këtë zanat, ndoshta jam i vetmi, shpresoj që jo. Mendoj që ka me u trashëgu edhe në gjeneratat tjera, të pakten kam me insistu në këtë që më u trashëgu prap zanati, e nuk ka me humb”, ka treguar Gjini.

Ky art mbetet tepër i njohur në Azi, sidomos në Indi, por edhe në Afrikën e Veriut por është i rrallë në Evropën moderne e dita- ditës shumë më i rrallë në Kosovë./Prizrenipress

AJO, BRUNA E VOGËL ENGJËLLORE…

-Prinderit kur regjistronin vajzat në klasen time më thonin shpesh: „Ma bej vajzen si vajzen tende“… Ishin ata që unë nuk i njihja fare por që të ndiqnin ty permes librave Bruna .
Jam nje nene fatlume qe ti ke nje emer te mire ne letersinë dhe mjeksinë shqiptare-
…!
-Gëzuar ditëlindjen, e shtrenjta ime!
Qofsh gjithmone e gëzuar dhe e suksesshme.
Të uroj të mbetesh e re dhe e bukur siç je tani.

Nga SOSE MUSAJ (ZLLAMI), Tiranë
Dr dhe shkrimtarja Brunilda Zllami
(Spitali Amerikan Tiranë)

Sot, me doli gjumi shumë heret dhe u ktheva ne kohe para disa vitesh.
Ne nje dite te bukur prilli , ne nje dite pranverore sic eshte edhe tani, ne oren 6 pa 10 minuta te mengjesit erdhe në jetë Ti o zemra ime. Një femijëi i kendshem dhe i bukur , që kete bukuri dhe sharm e mbajte fort gjithmone në vitet që erdhen e deri në ditet e sotme.
Isha e re dhe provova një njdjesi të mrekullueshme , që nuk pershkruhet me fjalë.
Ishe gezimi i parë i yni , na bere prinder të lumtur atë ditë që erdhe në jetë dhe deri sot që po shkruaj keto rreshta per Ty.
Çdo prind do të deshironte të kete nje femije si ty. Ishte kohe tjeter kur erdhe në jetë “Jeta ime” , megjithate ne si prinder te qendruam gjithmone prane ne çdo hap qe hidhje nder vite.
Shume shpejt ne pame tek ti nje femije të edukuar, të zgjuar, të sinqertë dhe që premton.
Mundoheshim qe ti te rriteshe dhe te mos mungonte asgje.Te jesh e kompletuar si femije ne çdo drejtim dhe besoj se ja kemi arritur.
Edhe tani qe po shkruaj me vjen per te qeshur me veten time , qe krahas ngarkesave qe kishe ne gjimnaz me mesimet , doje që në të gjitha lendet të ishte vetem dhjeta , dhe romanet qe i shkruaje në kohë rekord.
Une të imponoja edhe te qendisje bashke me mua deri ne oret e vona te nates.
Shtepia jone do te ndryshonte ne detaje nje here ne muaj , se brenda asaj shtepie po rritej nje artiste , nje doktorreshe e ardhshme , nje bije e mirë e jo veç per prinderit e vet.
Qysh heret edhe ne si prind te trajtonim si artiste. Lulet e para qe dilnin ne pranvere do te ishin ne tavolinen tende te punes. Librat e rinj dhe te vjeter gjendeshin per ty ku ishin e ku sishin .
Ne ato vite, pasuria me e madhe e asaj kohe ishin librat. Dhoma jote ishte vertet e bukur dhe luksoze.
Lulet e shumta mbizoteronin ne dhomen tende , qe ne cdo stine çelnin lule me ngjyra dhe arome te kendshme. E shtrenjta ime , koha eshte treguar „jo dashamirese“ me ty.
Qysh ne moshen 14 vjeçare , kur shoqet e tua luanin para pallatit me top e litar , ti shkruaje romanet e bukura qe shume shpejt u bene te dashur per lexuesit e tu.
Ishe shume e re kur punoje me makine shkrimi te vjeter dhe te rende , ku gishtat e tu beheshin plage nga shkrimi, por mos te them per zhurmen qe bente qe degjohej ne pallat deri ne oret e parate mengjesit.
Megjithese nder kompjuterat e pare qe erdhen ne qytetin tone nje ishte per ty e shtrenjta ime.


Lexoja çdo rrjesht e fjale qe shkruaje dhe su besoja syve , çdo fjale me linte shije të embel , s‘besoj qe ishin aq te perkryer por mua me dukeshin te tille.
Shpesh ne intervista qe ke dhene ne media me ke quajtur “redaktore e rrepte” e librave tua dhe eshte e vertet. Deri para pak vitesh isha une e para qe lexoja ato.
Shpesh debatoja pa te drejte per librat , per personazhet , per zhvillimin e ngjarjeve , e sidomos per fundin e librave qe nuk ishte mbyllja qe mendoja une.
Te thoja qe kishe mundesi ti jepje nje mbyllje tjeter librit , ti jepje nje shans personazheve qe vuajten aq shume dhe ti kishe mundesi ti lije bashke.
Shume debate kemi pasur per romanin *Endrra e paperfunduar e nje gruaje* por shpejt e kuptoja qe isha une gabim se ti ishe shkrimtarja dhe une vetem nje lexuese e mire e 20 librave te tu.
Ti ishe ne klasen e dyte Bruna kur mesuesja jote me mori ne telefon dhe me tha se „Bruna ka pershkruar shume bukur fshatin e gjyshes se saj (te nenes time) „.
E lexova disa here dhe spo u besoja syve , qe edhe per syte e mi eshte vendi me i bukur i botes.
Hartimet dhe krijimet e tua lexoheshin nga gjithe mesuesit e shkollave ku ke mesuar.
Hartimi i klases se 8 dhe ai i matures ishin shume te veçante ,u lexuan nga te gjithe dhe u botuan ne ate kohe.
Ç’them edhe une , ti kur ke mbaruar gjimnazin zemra ime kishe shkruar 5 romane , qe gjeten shume shpejt lexuesit e tyre , qe deri sot ke shruar 20 romane dhe vazhdon te shkruash akoma.
Jam nje nene fatlume qe ti ke nje emer te mire ne letersi dhe mjekesine shqiptare.
Ne biblioteken e shtepise sime kam “thesaret e tua” , qe I ruaj si syte e ballit.
Kam cdo gje tende qe ne femijeri , punet e tua , fletoret , certifikatat e ndryshme , flete lavderimet e asaj kohe , cdo deftese tenden qe ka vetem nje note e cila eshte dhjeta , doreshkrimet e librave te tua te pare , ditaret e vajzerise , gazeta , revista qe shkruanin per ty nder vite , kaseta , disqe me intervistat e dhena ne media.
Leterkembimet me lexuesit atehere kur nuk kishte celular , por , per te mos folur per fotot , pikturat ne cdo cep te shtepise.
Dhoma ku rrije ti , edhe pse para disa vitesh ke krijuar familjen tende , prape quhet dhoma e Brunes.
Pra nje pjese e shpirtit tim ndodhet ketu prane meje. Shpesh me kujtohet nje detaj , kur po dilje nuse , (besoj nje nuse e mire) nxorre nga canta jote celsin e shtepise dhe ma dhe.
Ka qene nje nder castet me te veshtira te jetes sime. Kujtova se me ra tavani mbi koke. Mbaje te thashe , se kjo shtepi do te jete edhe e jotja gjithmone. Edhe pse koha e lire ishte dhe mbeti luks per ty , lidhja jone nene e bije ishte shume e forte nder vite.
Une do te doja cdo dite te dija ku ishe ? Ku pive kafen e mengjesit dhe mbasdites ?
Si te eci puna ne spital ? A ke te shtruar ne pavionin tend ? Ne cfare gjendje jane ata ?
Do te doja te dija ne detaje si jane shoqet e tua ? A ke patur kohe te dalesh me to ?
Edhe pse jeta na ofroi gjera te paperballueshme qe nuk i perballon as toka ,ti jeta ime dite te ngriheshe mbi dhimbjen dhe dite te jesh nje mjeke dhe shkrimtare e kompletuar , jo vetem kaq por me ndihmove dhe mua te jetoj.
E kishim shume te veshtire te dyja shpirti im te perballonim tragjedite qe na ndodhen. E kam thene gjithmone qe ti ken je aftesi , ndoshta edhe nga profesioni qe ushtron , qe te lehteson dhimbjet ne menyren me te mire te mundshme.
Para 10 vjetesh kishim nje ritual tonin qe komunikonim bashke nje gysem ore ne mengjes sapo ti shkoje ne pune.
Tregonim endrra njera – tjeter qe kishim pare nje nate me pare.
Cfare na thoshte babi ne enderr ? Me pyesje per domethenien e tyre.
Une megjithese nuk ia kisha haberin ne leximin e enderrave te thoja fjale te mira , se ishte detyra e nje nene te qetesoje femijen e saje ne raste te veshtira.
Dhe keshtu dite pas dite keto vite i jetojme me kujtime qe nuk i ndalon njeri.
Edhe pse kemi kujtime te bukura nuk qetesohem dot , se ishte shume shpejt qe nje jete e tere te kthehet ne kujtime per sekonda.
Me punen tende e shtrenjta ime pas kaq vitesh me berët te qesh se kisha harruar te qesh , por jo te buzeqesh, se buzeqeshja ime kishte shkuar ne rruge pa te drejte kthimi.
Me gjithe arritjet tuaja ti per mua mbetesh ajo Bruna e vogel me gershetat e gjata dhe fytyren engjellore qe kur erresohej vrapoje ne bahcen e shtepise time te lindjes per te kapur xixellonja , kur mblidhje dredheza dhe i futje ne nje fije bari dhe mi sillje bashke me lulet e bjeshkes qe ishin te pakrahasueshme me te gjithe lulet e botes. Ose kur ne nje nate me hene dilje ne dritare dhe shikoje yjet dhe henen me therrisje e me thoje se ai ylli qe shnderrit me shume eshte ylli im dhe vertete ti je ylli im qe mbete gjithmone i shndritshem per mua.
Bisedoje gjate me yjet per endrrat e tua dhe per punen e madhe qe te duhej per ti realizuar ato.
Ty dhe Adin ju pata lidh fort me fshatin tim , me shtepine e prinderve te mi , se ashtu me erdhen punet ne ate kohe. Me dajat tuaj qe ishim me te miret e botes qe ju deshen aq shume nder vite.
Nje pjese te librave te para i ke shkruar atje , ku frymezimin e gjeje tek ato vende perle qe nuk gjenden kurrkund ne bote , tek ato vende te bukura ku mami jot kaloi vitet me te bukura te jetes dhe ti kalove femijerine.
Nuset e vellezerve te mi te sherbenin me gjithcka , te deshen dhe te vleresuan gjithmone per ate qe ishe. Edhe daja i vogel te ka pasur pike te dobet , por jetoi pak dhe nuk i shijoi sa duhet arritjet e tua. Ai kujdesej ne detaje per organizimin e promovimin e librave tuaj si ne qytetin e lindjes dhe ketu ne Tirane.
E dashur Brune: – kur te lexosh kete shkrim do te thuash se mami paska shkruar gjate , se e paska marre malli per krijimet dhe esete me nxenesit. Eshte e vertete qe me mungon shume puna me nxenesit sepse te qenit mesuese ishte nje nder dashurite e mia te rendesishme.
Prinderit kur regjistronin vajzat në klasen time më thonin shpesh: „Ma bej vajzen si vajzen tende“…Ishin ata që unë nuk i njihja fare por që të ndiqnin ty permes librave Bruna.
Sa mire ndihem kur ish nxenesit e mi nder vite dhe shoqet e mia ne te gjithe boten me thone se I kemi blere dhe lexuar te gjithe librat e vajzes tende , e ndjekim edhe neper televizor si mjeke. Do te habitesh kur ta lexosh kete shkrim. Do me besh shume verejtje…
E di qe modestia ne kete shkrim nuk egziston, por une jam nene dhe ndryshe nga ti qe nuk flet kurre per vete , si e tille me lejohet te flas per sukseset e vajzes sime , qe ato ne fakt flasin vete dhe me bejne aq krenare si nene.
Edhe nipi yt Isarti I vogel ka filluar te mburret me ty ku shpesh u thote te tjereve se “halla ime eshte doktoreshe e madhe”. Pastaj kur shkojme ne librari per te blere librat e muajit i thote librashitesit se gjithe ky rafti eshte me librat e halles sime.
E shtrenjta ime, ndihem mire kur ne data e pervjetore te ndryshme shkruan diçka per babin tend mjekun emermire te Tropojes e me tej, Isain e paharruar, se ti vertet ke qene krenaria e tij. Ne biseda qe bente gjithmone thoshte : do te isha i lumtur sikur Bruna te ishte e realizuar në mjekesi sikur në letersi . Por ti e arrite ate enderr te babit.
Shpesh me thua dhe tani qe je treguar prepotente me mua!
E di dhe gjej rastin te kerkoj te falur por edhe pse nga natyra jam liberale, ato vitet e rinise tende nuk ishin te favorshme per asnje nene vajze, pastaj une doja qe ime bije te ishte nje kristal qe nuk krahasohej me asgje tjeter. Ti ishe gjeja me e çmuar per mua , ishe e vogla ime , shpirti im , gezimi im i pare.
Do marr shume verejtje nga ti kur te lexosh kete shkrim.
Do te thuash se edhe “sorra” flet mire per te voglin e vet.
Edhe une kur kthehem ne kohe mendoj se jam treguar egoiste me ty. Te doja te teren per vete, po ligjet e natyres jane te tilla zemra ime.
Te shkruaj per ty e shtrenjta ime duhet te shkruaj romane qe do te dilnin te bukura , romane qe vetem ti di ti qendisesh aq mjeshterisht me mendjen dhe bagazhin kulturor dhe intelektual qe ke.
Ndoshta keto rrjeshta s’do ti shkruaja asnjehere por ditëlindja jote… dhe i zbraza shumë gjera te akumuluara ndër vite.
Zemra ime, na ke bere krenar mua dhe babin qe shpesh ne pershkrimet e tua dhe me te drejte e quan „bussulla ime, standarti im i artë „. Thua nje te vertete te madhe. Bruna ke shume veti nga babi yt dhe vertete i ke ngjare shume ne çdo gjë. Ke marre me te mirat e tij. Besoj se shpirti i tij ndodhet perkrah nesh dhe te ndihmon ty të ecesh perpara dhe mua të jetoj per ty.
Gëzime paç nëjeten tende dashuria ime , drita e syve të mi.
Do të dua në pafundësi.

-Marrë nga ZemraShqiptare.net, Prill 2019-

Obama si “Babagjyshi”, dhurata për fëmijët e sëmurë (fotoreportazh)

Barack Obama gjithmonë ia arrin të surprizojë. Ndërsa vitin e kaluar vizitoi studentët e shkollave të mesme, në këtë fundvit, ai u vesh si “Babagjyshi” dhe lumturoi fëmijët e sëmurë që po trajtohen në Spitalin Kombëtar në Uashington.

I veshur me rrobat e “Babagjyshit” dhe duke kënduar këngët e festave të fundvitit, Obama së bashku me qindra mjekë, infermierë, punëtorë spitalorë, prindër kanë gëzuar me dhurata plot fëmijë.

Fëmijët u panë të entuziazmuar, shumë prej tyre brohorisnin, ndërsa të tjerë u përlotën nga gëzimi.

“Unë vetëm dua të them faleminderit për të gjithë ju, djema”, tha Obama duke iu referuar stafit, të cilët e përshëndetën me brohoritje, në një video të postuar në profilin e tij në Twitter.

“Ne kemi pasur rastin të flasim me disa nga fëmijët e mrekullueshëm dhe familjet e tyre. Si baba i dy vajzave, unë vetëm mund të imagjinoj këtë situatë që të ketë infermierë dhe stafin, mjekët dhe njerëzit që kujdesen për ta… kjo është gjëja më e rëndësishme që ekziston”.

Thank you @BarackObama for making our patients’ day so much brighter. Your surprise warmed our hallways and put smiles on everyone’s faces! Our patients loved your company…and your gifts! https://t.co/bswxSrA4sQ ❤️ #HolidaysAtChildrens #ObamaAndKids pic.twitter.com/qii53UbSRS

— Children’s National (@childrenshealth) December 19, 2018

“KERCIMI I KRESHNIKËVE NË LOGUN E ZANAVE” – Nga AZGAN HAKLAJ*

-Kujtesë nga Festivali Folklorik i Gjirokastrës, maj 2015, ku Ansambli “Dardania” i Tropojës shkëlqeu në mënyrë të veçantë me: “Kercimi i Kreshnikëve në Logun e Zanave”. Ideja dhe realizimi: Deli Metalia (Mjeshtër i Madh)
Azgan Haklaj (Mjeshtër i Madh)-

Mora përgjegjësinë dhe pata kënaqësinë të interpretoj në rolin e korifeut.
Kjo valle krijoi një atmosferë me shumë emocion tek artdashësit, sepse solli Eposin e Kreshnikëve  (të Mujit dhe Halilit) dhe vajtimin e thekshëm të Ajkunës për Omerin me aktrim madhështor.

Ky Epos duhet të ishte prej kohësh në UNESCO përkrah Vedave Indiane, Nibelungëve Gjermanë, Dioskurve të Greqisë, Këngëve të Rolandit të Francës, Sidit të Spanjës, por është penguar politikisht nga Ministria e Kulturës.

Qarku Kukës, pjesë e të cilit ishte Ansambli “Dardania” u ndëshkua politikisht nga ministerja Kumbaro si hakmarrje primitive krahinore dhe për shkak se drejtimin e Ansamblit të Kukësit specialistët e artit dhe pushteti vendor ma besuan mua.

I gjithë publiku priste që vendin e parë ta merrnim ne. Juria vasale e Kumbareshës na skualifikoi.

Numri me i veçantë ishte kercimi, “Kercimi i Kreshnikëve në Logun e Zanave”.

Me dt. 10 qershor, ora 18, Kumbaresha me Lindita Nikollën dhe me Ilir Beqen zbarkuan në Tropojë dhe organizuan dëgjesën publike në të njëjtën orë të “Sofrës Dardane” me qëllim sabotimin e saj.

Kumbaresha, që nga viti 2013 e ka hequr nga projektet e saj Festivalin më të madh Kombëtar në mbarë hapësirën etnike.

Unioni Artistik i Kombit  Shqiptar e realizoi me sukses Edicionin e 16-të të “Sofrës Dardane”, falë mbështetjes së Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Lulzim Basha.

Gjatë këtyre viteve Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ka kontribuar në propogandimin e Valles Tropojane, me të cilën jemi ballafaquar me 40 shtete dhe kemi marrë Vendin e Parë në Festivalin e Dansit Botëror në Izrael në vitin 2002. Edhe në Festivalin “Sheshi Ballkanik” në Selanik – 2002, me pjesëmarrjen e 16 shteteve, përseri jemi nderuar me Vendin e Parë.

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ka realizuar me sukses 10 edicione të Festivalit të “Këngës dhe Valles Çame” në Sarandë edhe ky i ndëshkuar politikisht nga Ministresha Kumbaro.

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ka realizuar prej gati dy dekadash spektakle madhështore, koncerte tematiko-patriotike, ku lejtmotivi ose shtylla e tyre ka qenë Kërcimi ose Vallja e Tropojës, e cila prej kohësh e ka merituar të jetë “Monument Kulture”, Trashëgimisë Kulturore të Kombit Shqiptar.

E do të veçoja këtu:

“Një Komb-një Qëndrim” në Tiranë.

“Një Komb-një Histori” në Vlorë”.

“Një Komb, një Kulturë” në Ferizaj të Kosovës, në Prishtinë, e Shkup.

“Njëqind vjet për një ditë” – në Tuz dhe Mitrovicë me rastin e 1-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Përjetësisht s’na ndan më guri” në Gjakovë, Tuz, Dibër e Madhe.

“Tinguj dhe ritme shqiptare” në Strugë dhe Dibër e Madhe”.

“Vllaznia nuk njeh kufi” – në Tiranë dhe Shkodër.

“Kënga dhe Vallja Shqipe na bashkon” – Preshevë, 2011.

Prej dy vitesh bashkëpunon me Shoqaten e Alpeve dhe “Maja e Karafilit” për realizimin me sukses të Festivalit “Kënga dhe Vallja Shqipe na bashkon” në Plavë-Guci.

Ka 10 vjet që bashkëpunon me Festivalin “Këngë Jeho” në Strugë.

Më shumë se një dekadë bashkëpunon me Komunën e Vitisë në Festivalin “Flakadani i Karadakut”.

Bashkëpunim të frytshëm ka prej disa vitesh me Kryegjyshatën Botërore në Tiranë.

Ky aktivitet i dendur dhe i shtrirë në kohë të gjatë është i pasqyruar në mediat vizive dhe të shkruara kombëtare, në youtube dhe google.

Do të duhet shumë kohë për të folur për aktivitetin e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar si bashkudhëtar me “Kërcimin e Tropojës” dhe se ka meritë për propogandimin e tij.

Tani u kujtua Ministria e Kulturës, pasi dështoi në sabotimin e “Sofrës Dardane”, se ka “Valle Tropoje”.

Por populli thotë: më mirë vonë se kurrë. Urime “Kërcimit të Tropojës”. Unioni Artistik i Kombit Shqiptar uron të gjithë brezat e kërcimtarëve që kanë mbartur në dekada këtë monument të kulturës shqiptare.

 

 

*Azgan HAKLAJ

President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar

 

Tiranë, më 17 dhjetor 2018

KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” dhe Isuf Veseli – Nga Kadri Tarelli

Një ftesë e ardhur nga Kosova se në Pejë, në ditën e parë të dhjetorit 2018, në sallën e Teatrit “Isuf Gërvalla”, sot “Ismet Begolli”, do të përkujtohet 100-vjetori i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, i ngritur në qytetin e Shkodrës, në ditët e para të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në nëntor 1918. Ideator i përfshirjes në këtë festë, edhe i një grupi nga Durrësi, është Rasim Zeka, me rrënjë e degë nga Peja, si nip i Isuf Veselit, dikur një ndër anëtarët e atij Komitetit. Veç Rasimit, që në këtë rast shërbente edhe si shoferi ynë, në përbërje të grupit ishte Vaso Papaj, Naim Kërçuku, Kadri Tarelli dhe Agim Bajrami. Unë kisha përgatitur temën: Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, dhe Isuf Veseli, ndërsa Agimi, një elegji kushtuar luftëtarrit Isuf Veseli.

Pengesat në pikën doganore në Kukës, na detyruan të mbërrijmë në Pejë pak me vonesë, ndërsa kuvendi, (ose akademi siç i quajnë kosovarët të tilla takime), kishte pak minuta që kishte nisur. Akademik Frashër Demaj, Prof. Dr. Isa Bicaj, Dr. Naser Rugova, i cili është edhe deputet i kuvendit të Kosovës dhe  Gani Veselaj, mbajtën kumtesa me mjaft cilësi shkrimi dhe mbështetje  mbi dokumente historike, mbi ngjarjet e 100-vjetëve të shkuar, lidhur me Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe shpërthimin e rezistencës së armatosur në Pejë dhe rrethinat e saj. Në fjalën e tyre, hero i luftës nuk ishte vetëm Isuf Veseli (Demaj), por i gjithë populli i kësaj zone, që shquhet për trimëri dhe shqiptari.

Pas këtij kuvendi të suksesshëm, u mirëpritëm në drekën e shtruar në Radavc (dikush e quan Kryedrin), në Burimin e Drinit të Bardhë, pika turistike më e vizitueshme nga turistët e huaj dhe shqiptarët e dy anëve të kufirit. Në drekë, pasi u bë edhe një herë njohja jonë, biseda rrodhi lirshëm si vëllezër të një gjaku, që historia na la të ndarë aq mizorisht. Unë i dhurova Akademikut Frashër Demaj dhe Dr. Naser Rugova, librin tim “Kur lexoj një libër”, me kritika, intervista, opinione dhe reportazhe, ndërsa poet Agimi recitoi elegjinë kushtuar Isuf Veselit, më pas edhe poezinë time “Kënga e Bilbilit, të cilat u duartrokitën dhe për interpretimin artistik. Një kafe pranë zjarrit, në shtëpinë e Rasimit në fshatin Novosellë, na kënaqi së tepërmi.

Në fjalën time, unë përmbledhtas kisha parasysh kohën e krijimit të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe veprimtarinë e Isuf Veselit, si anëtar i tij. M’u desh të përpiqem shumë për të gjetur material të shkruar, pasi në dorë kisha vetëm një foto të pjesëtarëve të Komitetit të “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, ku shkruhet edhe emri i Isuf Veselit (dokument i rëndësishëm, që flet shumë, por jo plotësisht).

Rilexova edhe një herë tekstet e historisë së Universitetit të Tiranës, disa monografi, si “Bajram Curri” të Skënder Drinit, “Hasan Prishtina”, të Prof. Dr. Muhamet Pirraku, “Niman Ferizi”. Pishtar i arsimit shqip. Monografi nga Shevqet Canhasi. Vazhdoj më tej: “KOSOVA” vështrim monografik. Botim i Akademisë së Shkencave dhe arteve të Kosovës, Prishtinë 2011. Më pas edhe librin “Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, (përmbledhje kumtesash). Tiranë, 2004. Mos të themi edhe tekstet e historisë të shkollave të Mesme dhe 9-vjeçare në Republikën e Shqipërisë. Çuditërisht nuk jepet përbërja e Komitetit, vetëm përmenden dy ose tre drejtues të njohur, ose asnjëri prej tyre.

Të gjitha më shtyjnë të bëj pyetjen: Pse? Ç’është kjo, mos dije apo censurë,  kur bëhet fjalë për studime drejt për drejt të temës përkatëse? Përgjigjen le ta japin autorët, pasi unë e gjeta zgjidhjen në disa shkrime në Internet, ku flitej gjerë e gjatë për krijimin dhe programin e kësaj organizate politike mbarëkombëtare, ku përmendet edhe përbërja e plotë e komitetit.

Ja si shkruan Dr. Jahja Llukaj:

Portali VOAl. Nëntor 06, 2018.

Pas një debati tri orësh, Komiteti. MKK do të ketë këtë përbërje: Hoxha Kadri Prishtina (kryetar), Hysni Curri (nënkryetar), Halim Gostivari (nënkryetar) dhe Bedri Pejani (sekretar). Anëtarë u zgjodhën: Sali Gjuka, Isuf Veseli, Sadik Ramë Deçani, Neshi Hoxhë Sadiku, Avdush Kastrati, Jahja Begolli, Hamdi Zajmi, Niman Ferizi, Rrok Perolli, Tahir Zajmi, Kahreman Begolli dhe Ibrahim Gjakova-Çaushi. Anëtarët e nderit ishin: Hasan Prishtina (mungonte në takim sepse ishte në Vjenë bashkë me 36 prijës shqiptarë, për të vizituar familjen e Franc Jozefit, që kishte vdekur kohë më parë), Bajram Curri, Mehmet Delia, Azem Bejta, Naxhip Draga, Aqif Blyta, Ramë Vllasa, Ilaz Raçaku, Nak Berisha, Dan Doroci.

Siç nënvizova më lart, mes anëtarëve të komitetit është edhe Isuf Veseli, për të cilin kanë shkruar edhe të tjerët:

Dr. Muhamet Shatri, në kumtesën e tij shkruan:

Bardh Isuf Gashi, bashkë me Isuf Veselin e Kryedrinit (Radavci), e me shumë burra të Podgurit, luftoi me heroizëm kundër ushtrive pushtuese serbo-malazeze. Libri “Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, “përmbledhje kumtesash). Tiranë, 2004. Faqe. 170-171. Botuar nga Akademia e shkencave e Shqipërisë. Instituti i Historisë – Tiranë. Instituti i historisë – Prishtinë.

Bajram Halil Gashi, në librin e tij “Ah Shqipni… mos thuj mbarova!”, kushtuar legjendës së folklorit shqiptar, Dervish Shaqa, Demush Neziri dhe grupi kosovar, ku pasi vendos fotografinë, të cilën e ndeshim gati në të gjitha shkrimet dhe botimet, kushtuar Komitetit MKK, kur shkruan për odën e burrave, thotë:

Isuf Veseli është nga Radavci i Komunës së Pejës. Ishte bashkëluftëtar me Haxhi Zekën. Të dy këta luftëtarë ishin tmerri i Turqisë dhe për shovinistët serb. Ai ishte dënuar me vdekje nga Turqia. Pjestarë të kësaj familje: djali Vesel Beka, vëllai Mehmet Veseli, ishin internuar në Turqi për veprimtari kombëtare.

Haxhi Zeka, selinë e tij e kishte në kullën e Isufit. Aty u bënë shumë kuvende, besatime e tubime, besëlidhje e pajtim gjaqesh. Të gjitha lëvizjet patriotike gjatë atyre viteve, zanafillën e kishin në kullën e Isuf Veselit.

Një ngjarje e ruajtur në gojdhana: Tek po rruhej, Haxhi Zeka po i thotë Isufit: “Isuf! Shkijet, s’don me ma lan vendin kund, po don me më vra. Në më vrafshin, qe besa, Kosova mbet’ nën Serbi. Edhe në u çlirofshi, e serbin kojshi, bythën rehat prej Serbije, s’keni me e ba”.

Ushtria serbe kishte pësuar disfatë në vendkalimin e Xhlepit. Luftëtarët shqiptar, me në krye Isuf Veselin, kishin ba kërdinë në serb. Pas kësaj disfate, pushtuesi serb, nën komandën e Velashkoviçit, për hakmarrje kërkon kokën e Isufit, por ai jo vetëm e shpërfill, por edhe e kërcënon, duke i dërguar ultimatumin, se “Lufta kundër teje ende s’ka fillue”. Për pasojë të qëndrimit dhe të kundërshtimit, fillojnë bombardimet e kullës me gjyle topi. Kulla shkatërrohet tërësisht deri në themel, duke i vënë zjarrin dhe duke lënë në qiell të hapur dhjetra familjarë të familjes së madhe të shtëpisë “Veseli”.

Isuf Veseli vdes në vitin 1936, por shtëpia e madhe pati plot burra të vyer. Aktiviteti i tij atdhetar, u vazhdua nga pasardhësit e tij, Muzli Veseli. Haki Veseli, Shaban Veseli, etj, etj.

Kur përmenden këta heronj të shqiptarizmës, mendoj: Cilido nga ne nuk do ta kishte lakmi, që t’i kujtohej emri dhe vepra edhe mbas 100-vjetësh, siç solla këtu, diçka nga jeta dhe vepra e Isuf Veselit.

Historia e shqiptarëve na mëson, se lufta, gjaku dhe përpjekjet qindra-vjeçare të atdhetarëve, të përkushtuar për komb e flamur, solli përmbushjen e gjysmës së detyrës dhe dëshirës: Çlirimin e Kosovës. Ndërsa brezat, do ta përmbushin ëndrrën: bashkimin e Kombit.

Në mbyllje, po kujtoj porosinë e Bedri Pejanit, që tingëllon sikur po na thuhet sot: “Mosni djema! Nuk zgjidhet çështja shqiptare në bashkëpunim me serbo-sllavët”.

 

Kadri Tarelli

Pejë, më: 01. Dhjetor, 2018.

Përmeti, një udhëtim në qytetin ku të presin si mbret – Reportazh nga Sejdo HARKA

 

Përmeti, ose siç njihet ndryshe qyteti i trëndafilave, është sa i lashtë aq dhe i ri, që së largu duket sikur përherë mban veshur vellon e nusërisë. Brenda kontureve dhe shpirtit të qytetit, sa real aq dhe metaforik gjallojnë vlera dhe bukuri të paçmuara si besa dhe urtësia, paqja dhe liria, guximi dhe trimëria, toleranca dhe mikpritja, kultura dhe mençuria, cilësi e virtyte që janë gdhendur në shekuj, në luftë  me varfërinë, me shkatërrimin dhe egërsinë, me skllavërinë dhe përçmimin, me cinizmin dhe vetminë, me thashethemnajat, grindjet dhe me hakmarrjen e mërinë. Emri i mirë i Përmetit dhe përmetarit i ka kapërcyer me kohë kufijtë e trojeve tona. Kudo që  ndodhesh, sapo njerëzit mësojnë se je përmetar, ndalin për një çast dhe të thonë me respekt: ”Përmeti mbi gjithçka ka njerëz të mirë”. Fjalë të mira për Përmetin dhe përmetarët kanë shprehur edhe personalitete të shquar si; Fan Noli dhe Faik Konica. “Përmeti”, shkruante në ato kohëra Edit Durham, “me qiparisat e lashtë, dushqet e purpurtë, gjelbërimin pranveror dhe njerëzit e mbrekullueshëm, m’u duk një nga vendet më të bukura të botës”. Bukurinë e shpirtit dhe mikpritjen e rrallë të përmetarit e gjen edhe në sentencën sa proverbiale, aq dhe popullore: ”Kush shkoi mik në Përmet, dhe s’e pritën porsi mbret”! Për ta njohur lexuesin me disa nga vlerat njerëzore, historinë, kulturën dhe  bukuritë natyrore të Përmetit, më poshtë po ndalemi në përshkrimin e një bashkëbisedimi  të ngrohtë me njerëzit dhe natyrën e rrallë të atyre anëve.

 Pak histori

Emri më i lashtë i këtij qyteti është “Trifila”. Ndërsa emrin e sotëm, Përmeti e ka marrë nga prijësi i këtij qyteti që quhej Premti, i cili sipas legjendës, për të mos rënë në duart e armiqve, u hodh nga Guri i Qytetit. Përmetin po ta vështrosh nga maja e Kiçokut i ngjan një gjashtëkëndëshi gjigand, rrethuar nga vargmale të bukura. Në të majtë qëndon si një gjerdan i blertë vargmali Kiçok-Taroninë-Qarrishtë-Dangëlli, që shtrihet deri në lartësitë e Postenanit, mbuluar nga pyje e livadhe të mbuluar me gjelërim. Ndërsa në të djathtë  lartësohet  vargmali  i ashpër e hijerëndë Trebeshinë –Dhëmbel- Nemërçkë, me majën më të lartë Papingun 2485m.Hapësira mes këtyre dy viganëve gjigandë i ngjan një deti shumngjyrësh, në  thellësitë e të cilit duket sikur lundrojnë Lugina e Vjosës, dhe ajo e Zallit të Dëshnicës. Ndërsa në këmbët e kodrinave të bukura dhe maleve të ashpër shtrihen dhjetëra fshatra, që edhe pse kohët e fundit disa prej tyre janë rrënuar ia shtojnë bukurinë. Përmes historiografisë turke mësojmë se Përmeti, si lokalitet  e qendër komerciale  ka  lulëzuar që në shekullin VI-VII. Ndërsa si qendër administrative , qyteti është krijuar në shekullin XV. Ai shtrihet në Juglindje të vendit me një sipërfaqe prej 938 km.katrore dhe një vijë kufitare  prej 200 kilometër të gjatë, nga të cilat 16 kilometër janë kufij lumorë. Në territorin e Përmetit janë gjetur shumë gjurmë të vazhdimësisë ilire: enë, objekte, emra vendesh e rrënoja kalash, si ajo e Këlcyrës dhe e Petranit, të cilat datojnë në shek.III-II p.e.r. Në vitin 1432 Përmeti ka patur vetëm 42 shtëpi, ndërsa në vitin 1930 numëroheshin rreth 140 shtëpi me 3000 banorë. Sot qyteti  i Përmetit  ka 13 mijë banorë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u dogj dhe u përmbyt katër herë.

 Përmeti, aty ku lindën emrat e mëdhenj

Ky qytet është e vërtetë që për shkaqe objektive dhe subjektive mbetet një nga qytetet më të vogla të vendit, por me mundësi dhe vlera të mëdha. Ai është djepi i lindjes së fidanishtes së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Në ballë të panteonit përmetar qëndrojnë: Naimi, poeti  i madh dhe bilbili i gjuhës shqipe, të cilit populli i këndon ”Naim  Shqipëria…”, diplomati mendjemprehtë Abdyl Frashëri, poliedriku Mitat Frashëri dhe ideologu i Rilindjes e parashikuesi  i Shqipërisë së sotshme dhe të ardhshme, Sami Frashëri. Përmeti është vendi  i heronjve  dhe luftëtarëve të tillë si; Kamber Bënja, që për mbrojtjen e monomenteve të kulturës shqiptare, u ndesh dhemb për dhemb me dorën grabitqare austro-hungareze;  vendi  i internacionalistit Musa Fratari që dha jetën për mbrojtjen e lirisë së popujve të botës, vendi i luftëtarëve dhe atdhetarëve të shquar:Meleq Gosnishti e Riza Velçishti, Nexhip Bënja e Vangjel Gjika, Ahmet Kajca, Hajredin Tremishti dhe Mendu Zavalani;vendi i klerikëve dhe luftëtarëve të rrallë për liri, Baba Alushi dhe At Stath Melani. Përmeti lindi dhe rriti burra të shquar si Sejfulla Malëshova dhe Ymer Dishnica, që ëndërruan dhe luftuan për një Shqipëri të lire dhe të zhvilluar. Nga këto anë dolën artistë, shkrimtarë dhe dijetarë e studiues të njohur si; Tefta Tashko Koço, Mentor Xhemali, Nonda Bulka, Kasëm Trebeshina, Kristo Frashëri, Androkli Kostollari, Mentor Përmeti, Sherif Bundo, Vasil Tole, Agron Xhangolli,Përparim Hoxha… Një nga talentet e rralla të kulturës popullore përmetare ka qenë dhe mbetet edhe klarinetisti virtuoz Laver Bariu, fama e të cilit i ka kapërcyer kufijtë e trojeve shqiptare. Ja ç’na tregon për famën e tij nëpër botë, aktori i njohur përmetar Pandi Duka:”Kur shkuam në Athinë, të ftuar nga Instituti ”Dora Statis”, për të marrë pjesë në Festivalin e këngës poullore greke, në të cilin konkurronin 3500 këngëtarë, drejtori i këtij festivali, sapo dëgjoi klarinetën e Laverit tha i mahnitur: ”Ky qenka një artist i madh! Besoj se do të jetë bërë milioner. Ndërsa, kur unë i thashë se ky usta i madh, jo vetëm që nuk është milioner, por ndoshta njeriu më i  varfër në ato anë,sepse gati tërë jetën ka punuar roje, ai u habit. Me që koncerti do të vazhdonte gjithë natën, iu lutëm Laverit që të mos pinte atë ditë, por ai, në fakt bëri të kundërtën, sepse siç thoshte dhe vetë, fuqinë dhe ëmbëlsinë klarinetës së tij ja jepte avulli i ngrohtë i rakisë përmetare, që zakonisht e mbante me vete. Ishte ndoshta “kjo pije magjike”, që e bëri usta Laverin, të shoqëruar nga instrumentistët dhe këngëtarët më të mirë të Përmetit, jo vetëm të shoqërohet nga ovacione dhe duartrokitje të fuqishme, por dhe të mbulohej me para, aq sa ai nuk i kishte parë as në ëndërr. Ata që e bënin me krahë Laverin, ishin këngëtarët dhe instrumentistët e rrallë: “Lefter Nurka, Sulejman Lame, Xhelal Zeqiri, Llazo Vangjeli, Jorgo Çulli, Ilia Nasi, Donika Pecani, Anastas Naqe, dhe dy vëllezrit virtuozë Curri, me të cilët e ndau vetëm vdekja. Përmetarët kanë qenë ndër të parët që kanë përkrahur dhe mbështetur lëvizjet atdhetare dhe patriotike si; Lidhja Shqiptare e Prizrenit, një degë e së cilës u krijua në Frashër, që në korrik të vitit 1878, nga Baba Alushi, me inisiativën e ndihmesën e A.Frashërit. Ata janë dhe shumë arsimdashës, shkollën e parë plotore me 7 klasë e çeli me shpenzimet e tij patrioti  i mërgatës së Vjenës, Zoto Pano Duro.Nga dyertë e shkollave të Përmetit kanë  dalë nxënës,studentë dhe intelektualë  të përgatitur, që me aftësitë dhe talentin e tyre kanë spikatur në shumë fusha të jetës, jo vetëm brenda por dhe jashtë kufijve tanë.

         Qyteti,qw Zoti e bekoi me bukuritë e natyrës

Përmeti, për shkak edhe të pozicionit gjeografik është vërtet një  vend me natyrë të begatë. Në trojet e tij fatmirësisht gjenden edhe shumë monumente natyrore e njerëzore si: Guri i Qytetit dhe Bredhi i Hotovës, Gryka e Këlcyrës dhe Ujët e Zi, ujrat kuruese të Bënjës dhe Kanionet e Langaricës, Shpatet e thyera të malit të Dhëmbelit dhe Vrima e Cilikojkave. Por edhe kisha, xhami dhe teqe të lashta si ajo e Shën Mërisë, Leusës dhe teqeja e dëgjuar e Alipostivanit, të cilat  ruajnë brenda tyre vlera dhe mundësi të mëdha ekonomike, shpirtërore, turistike, kuruese dhe qetësuese. Përmeti ka florë dhe faunë të pasur. Aty  rriten, mblidhen dhe tregtohen bimë të rralla mjekësore si dëllinja e kuqe, mëllaga, lulkuqi, trëndafili i egër, sherebeli, kamomili, rozmarina, çaji i malit, etj. Në hapësirat e ndryshme të Përmetit rritet një shumllojshmëri kafshësh  dhe shpendësh të egra  si dhelpra e lepuri, kaprolli e dhia e egër, ujku dhe ariu i murrmë, që  kryesisht rritet në  pyjet e Bredhit të Hotovës. Rrethi i Përmetit është i pasur dhe me një shumëllojshmëri shpendësh të egra si pëllumbi, thëllëza, skifteri, shqiponja, dhe një shumllojshmëri peshqish lumorë si; qefulli, levreku, ngjala, krapi, etj. Për arsye të klimës së përshtatshme dhe ujit të bollshëm, sidomos në lugina Përmeti  ka mundësi të mëdha për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Por politikat e gabuara të qeverive të ndryshme kanë bërë që këto mundësi,veçanërisht në zonat malore dhe kodrinore gati janë shumëzuar me zero. Dëshpërohesh thellë, kur sot sheh fshatra të tëra, gati të braktisur tërësisht, ku në vend të njerëzve punëtorë dhe prodhimeve të bollshme, sheh vetëm shtëpi të rrënuara dhe ferra e gjëmba që u kanë zënë frymën. Kalon përmes fshatrave të Dëshnicës dhe në mendje të vijnë disa pyetje: “Ku është ai det hardhish  që me lastarët dhe rrushtë e tyre të bollshëm,ngrohte jo vetëm kadet e verës e rakisë,por dhe lisat që sot e ndjejë veten fillikat. Frut i hidhur i politikave të gabuara që u ndoqën për fshatin, janë shkatërrimi i çdo gjëje, edhe i rrugëve e shkollave, edhe i rezervuarëve e kanaleve vaditëse  madje bile edhe i qendrave shëndetësore e tubacioneve të ujit të pishëm, gjë që solli largimin e detyruar, dramatik e tepër masiv edhe të njerëzve, që ndoshta i kishin mundësitë dhe dëshirën ta ndërtonin atje të ardhmen e jetës dhe të ekonomisë së tyre. Qeveria,kohët e fundit edhe në rrethin e Përmetit, për ripërtëritjen e jetës, ekonomisë dhe vlerave turistike të fshatrave, ka përcaktuar për të bërë model tre prej tyre.Por, për zbatimin e këtij projekti,qw tani pafilluar puna, janë bërë skeptikë edhe shumë përmetarë. Prandaj shpesh ata pyesin njeri-tjetrin:Kjo qeveri e ka seriozisht zbatimin e këtij projekti, apo është shaka e radhës, që qeveritë hedhin në prag të zgjedhjeve elektorale?! A mund të zgjidhet problemi i zhvillimit të fshatit dhe turizmit në rrethe, me 2-3 fshatra, të ashtuquajtur turistikë?!Sa vjet do t’u duhen qeverive, që të vënë në rrugën e zhvillimit të drejtë të  gjitha mundësitë dhe resurset natyrore të fshatrave dhe zonave, që sot fatkeqësisht janë braktisur nga njerëzit, sepse kanë munguar vëmendja dhe projektet serioze të qeverive të ndryshme.?!…Të gjitha zonat e fshatrat e rrënuar barbarisht e ndjejnë nevojën e  ndihmës së shtetit për ndërtimin e rrugëve  dhe ripërtëritjen e bujqësisë, pemtarisë e blegtorisë. Njerëzit kërkojnë që jo vetëm të planifikohen fonde e subvencione, por dhe të kontrollohet me rigoriozitet  efektiviteti  i tyre për ndërtimin e rrugëve dhe zhvillimin e turizmit, bujqësisë dhe blegtorisë.Njw shwmbull i rrallw pwr rimwkwmbjen dhe moderrnizimin e fshatit  ka bwrw dhe vazhdon tw bwjw çifti shqiptaro-francez Elona –Maxhid,tw cilwt vinw  nga Franca moderrne nw Ballaban tw Pwrmetit,pwr tw ndwrtuar njw fermw modeste shpendwsh dhe kafshwsh,pwr t’u trguar jo vetwm  pwrmetarwve,por dhe gjithw shqiptarwve se ,me punw e vullnet,edhe kwtu mund tw jetohet bukur.

Për hir të së vërtetës, vitet e fundit në rrethin e Përmetit  janë bërë  ndryshime të dukshme. Sapo hyn në Grykën e Këlcyrës, të bie në sy bukuria dhe standartet e larta të dy rrugëve kryesore  që e përshkojnë atë mespërmes, si; Këlcyrë –Përmet dhe Këlcyrë-Ballaban. Kalon urën e Përmetit dhe menjëherë të bie në sy një pastërti dhe gjelbërim i rrallë. Edhe pse është  kulmi i vapës, një fllad i këndshëm, që herë duket sikur zbret nga lartësitë e Dhëmbelit dhe herë nga lulishtet e sokakëve e barçeve karakteristike përmetare, të mbrekullon. Më tej të shfaqet përpara shëtitorja dhe sheshi i ri i qytetit, që ndrijnë nga mozaikët e ndërtuar me gurë shumëngjyrësh, i cili darkave gumëzhin nga zhirot tradicionale dhe bisedat e ngrohta të qytetarëve. Në të majtë të shëtitores ngrihet një monument, sa madhështor, aq dhe i trishtueshëm, mbi pllakatën e të cilit fiksohet ndoshta një nga ngjarjet më të dhimbshme për Përmetin: ”9 Mars 1997”! Ndërsa poshtë tij shënohen me shkronja të arta 9 emrat e viktimave, që mori kjo ditë e mallkuar. Enigmat e shumta të kësaj ngjarjeje,sa paradoksale aq dhe misterioze, ende s’janë zbardhur mirë. Kushdo që kalon para këtij lapidari të çuditshëm mediton duke pyetur veten: Ç’ishte ajo luftë dhe kundër kujt luftonin ata njerëz?!Kush e shkaktoi atë vëllavrasje dhe pse?!Kush e mbajti përgjegjësinë e humbjes së jetës së 9 njerëzve të pafajshëm?!,…Aty, mes shushurimave të Vjosës dhe sheshit të Përmetit lartësohet edhe një lapidar tjetër  hijerëndë, në sfondin e të cilit duket sikur bën roje një ushtar i panjohur që simbolizon luftëtarin e lirisë përmetare. Me vështrimin e tij depërtues, ai duket sikur u thotë kalimtarëve që kokëulur e shohin vrëngër: ”Unë vërtet luftova për liri dhe ideale të larta, por kurrë s’më shkonte në mendje se ato do t’i shkelnin me këmbë idhujt e djeshëm dhe të sotshëm!

Rikthimi në Përmetin e sotëm

Pa marrë frymë mirë shokët e miqtë e mi të hershëm: Bujari dhe Hekurani, Salikua dhe Pandi. Na ftojnë për kafe. Mbasi u çmalla me ta, trokita në portën e piktorit  të talentuar dhe shokut tim të hershëm Josif Bushi, i cili  na qerasi me gliko e raki rrushi. Për drekë u ulëm në një nga restorantet më të preferuara të Përmetit, që mban emrin ”Hani i Kikës”, me kryekuzhinier mjeshtërin e gatimeve përmetare Gjergji Qerimi. Në krye të menysë së pasur të këtij restoranti lexojmë fjalët e Nolit të madh: ”A do hash e të bësh qejf?!Sofra shtruar si për mbret. Të tillë gjen veç në Përmet”. Në këtë restorant të thjeshtë por me mjedise të këndshme gjen gatime tradicionale përmetare, me prodhime bio të këtyre anëve, si shqeto e dollma me gjethe pjergulle, pulë me arra dhe roshnica, raki e rrushit të lisave dhe një shumëllojshmëri verërash të kuqe e të bardhë përmetare. Në mjediset e këtij lokali që e frekuentojë shumë edhe turistët e huaj, Gjergji mban varur dhe kitarën e tij të preferuar, me tingujt e ëmbël të së cilës duket sikur edhe pjatat i bën më të shijshme.Përmeti është i njohur  për glikotë e rralla dhe arrët e Ogrenit, për perimet e frutat e thata të Dëshnicës dhe shegët e ftonjtë e Kajcës, për qershitë e ëmbla të Qilarishtit dhe për ullinjtë e Bualit. Dikur Përmetit i këndohej me vargun proverbial popullor: ”O Përmet, o xhenet, bukë plot e ujë det”,i cili në kohë të ndryshme është ndryshuar në përshtatje me kohërat dhe sistemet e  ndryshme politike. Është e vërtetë që Përmetit s’i kanë munguar burimet natyrore me ujë të ftohtë si kristali, por qyteti kurrë nuk ka pasur ujë të pijshëm 24-orësh, bile edhe sot e kësaj dite. Arsyen kryesore na i tregon një burrë i moshuar, i cili  thotë: ”Mbi qytetin tonë, në rrëzë të Dhëmbelit, dikur buronte një ujë i bollshëm dhe i ftohtë si kristali, që quhej ”Gurra e Madhe”, e cila furnizonte tërë qytetin me ujë të pijshëm. Por, aty nga viti 1962, një inxhinier i paditur, me idenë për ta shtuar sasinë e ujit, i vuri dinamitin shkëmbit ku ai buronte. Që atë ditë uji shteroi, sikur ta kishte përpirë kuçedra. U desh kohë të merrej vesh se uji i Gurrës së Madhe kishte dalë në thellësitë e Vjosës, poshtë kanaleve të ujërave të zeza. Qytetarët, inxhinierit që shkaktoi këtë gjëmë, i vunë nofkën “kuçedër”, por përmetarët fatkeqësisht që prej asaj dite e deri më sot vazhdojnë të pinë ujë me orar”. Megjithëatë ata falë një fondi e projekti (ndoshta të vonuar) besojnë se së afërmi do të gëzojnë realizimin e ëndrrës së tyre të hershme, që në shtëpitë e tyre të kenë ujë të rrjedhshëm 24-orë në 24. Bukuritë dhe vlerat e Përmetit ia shtojnë edhe traditat dhe veçanërisht veprimtaritë e bukura kulturore. Grupi këngës së bukur qytetare përmetare, në festivalin  botëror, zhvilluar në Dizhon të Francës, me këngën “Poshtë nga çahiret“, mori gjerdanin e artë. Por në Përmetin e bukur dhe të njerëzve të mirë, ndodhin edhe konflikte paradoksale. Në qendër të Përmetit ndodhet dhe një qendër kulturore,e cila, ndërsa dje ishte ndërtesa më e bukur e qytetit, sot ajo i ngjan një gërmadhe të braktisur, që ia zbeh atij bukuritë e rralla natyrore. Ka rreth 20 vjet, thonë qytetarët,që kjo ndërtesë është bërë “mollë sherri” mes kishës dhe bashkisë e  shtetit. Edhe pas një vendimi të drejtë, por tepër të vonuar të drejtësisë,i cili e shpalli atë pronë të patjetërsueshme të Bashkisë së qytetit,ajo vazhdon  të mbetet një ngrehinë e rrënuar, as kishë as shtëpi kulture. Kur qytetarët pyesin se pse, edhe pas përcaktimit të pronësisë, ndërtesa e qënrës kulturore nuk po rregullohet, Bashkia ankohet se nuk  po i jep fonde Ministria e Kulturës.  Siç duket, qytetarët artdashës të Përmetit, edhe pas  zvarritjes 20-vjeçare të vendimit të drejtësisë, do t’u duhet të presin  edhe shumë vite të tjera, që organet përgjegjëse të gjejnë fondet e duhura për rikonstruktimin e plotë të saj. Mungesa e gjatë e kësaj ndërtese, është e vërtetë që e ka penguar veprimtarinë kulturore të Përmetit, por kurrë s’e ka shuar atë, falë pasionit dhe përgjegjesisë qytetare të artistëve të përkushtuar, që me këmbënguljen e tyre kanë mundur të gjejnë mjediset e duhura, jo vetëm për përgatitjen, por dhe shfaqjen e tyre cilësore. Për veprimtari të dendura e tepër të pëlqyeshme është dalluar veçanarisht grupi ”Tradita Popullore” me drejtues artististik, Ylli Muçon ,në përbërje të të cilit dallojnë këngëtarët dhe instumentistët virtuozë: Alban Zeqiri, Jarek Muço, Evgjeni Çulli, dhe klarinetisti i talentuar dhe vazhduesi i denjë i usta Laverit,Sadik Zeqiri. Aktivitete të dendura dhe cilësore zhvillon edhe grupi teatral i qytetit. Aktori i taletuar përmetar, Pandi Duka, në bashkëpunim me historianin Kastriot Bezati, ka përgatitur dhe shfaqur jo vetëm brenda vendit por edhe në Kosovë, recitale poetike me vlera tepër edukative dhe patriotike si ai për Naim Frashërin. Për të përçuar tek spektatorët mesazhe të fuqishme ky recital mbyllet me sentecat kuptimplote poetike: ”Mos u bëj i lig e i keq, i paudhë e i pabesë/Mos vra, mos bëj keq, edhe ki nam dashurinë/Besë e fe ki mirësinë, të drejtën dhe urtësinë”!, të cilat Naimi i shkroi në kohën e tij për të mbetur të pavdekshme.

PLISI I BARDHË- BARDHËSI SHPIRTËRORE SHQIPTARE – Nga TAHIR BEZHANI

 

Reportazh nga  manifestimi mbarëkombëtar ”Dita e Plisit” në Mitrovicë-Boletin.

Kulla Muze e Isa Boletinit.

Dita e shtunë ishte ditë feste në Mitrovicë. Te shtatorja e Heroit të Kombit,ishin tubuar disa dhjetra vetë nga  gjithë hapësira shqiptare,te cilëve mbi kokat e tyre,si rreze dielli,u shkëlqenin plisat e bardhë. Kishte mysafirë të veshur  me veshje kombëtare nga krahinat e ndryshme të vendit. Para shtatores së Isa Boletinit ishte një gjallëri e paparë,ishte një festë vërtetë mbarëkombëtare. Njerëzit e pendës ,të gëzuar, përqafoheshin mes veti si të ishin vëllezër të një shtëpie, si kur vijnë nga kurbeti,përmallshëm….Të gjithëve u bëhej se po u buzëqeshte fytyra e heroit Isa Boletini,i cili luftoi tërë jetën e tij për bashkimin e trojeve  shqiptare.

Te përmendorja e Isa Boletinit ne Mitrovicë.

Kunora e lule mbi shtatoren e Isa Boletinit ne Mitrovicë

Isa Boletini, dje në Mitrovicë-Boletin, ishte pjesë e zemrave tona. Na bëhej se po e dëgjonim zërin e tij, kushtrimin për bashkim të tokave tona. Ai fliste dje,na mësonte historinë e thoshte:”s’ka besë  kurrë me shkja!….”  Në Kullën e tij, na dhanë edhe ushqime. Nuk bën thanë pasardhësit e Isa Boletinit, te delet nga këtu pa ngrënë një kore bukë e krip. “Fol Baca Isë! “-thanë në Mitrovicë, para shtatores së heroit kombëtar Isa Boletini,ku ishte një organizim i shkëlqyer,falë dy burrave të mirëfilltë të kulturës sonë,por edhe veprimtarë të çështjes kombëtare.  Halit Barani,një personalitet i njohur,  i ofrohej secilit pjesëmarrës me  buzëqeshje dhe shtrëngim dore ,plot gëzim e bujari. Së bashku me ideatorin e Festës së Plisit, zotëri Ismet Krasniqi-Lala, sipas protokollit të paraparë,të pranishmit vunë kurorë e lule dhe nderuan heroin e kombit,dhe me një minutë heshtje i dhanë nderime .

Ky manifestim ka edhe historikun e tij të lavdisë. Filloi  nga viti 1014 në shtëpinë Muze të krijuesit nga Klina,Gjon Gjergjaj, pastaj vijoi rrugëtimin në disa vende tjera të Drenicës e jo vetëm. Krijuesit nga Klina,me ideator Ismet Krasniqi-Lala,të mirënjohurin Prend Buzhala, krijues i spikatur, Idriz Berisha etj, me punën e tyre të palodhur, bënë që ky manifestim të bëhet krenari kombëtare. Po vazhdon suksesi…..

 

Në Boletin ishte madhështia…..

Organizimi i vajtjes nga Mitrovica në Boletin ishte organizuar me autobus. Me të mbërritur në këtë vend  të shenjtë,shumëkush për herë të parë,të ndalonte hapin ajo kurorë malesh rreth e rreth,me ato bukuri te rralla,me ato xixëllima gurësh prej ari,të cilët ishin e mbeten lakmi e çdo armiku nëpër shekuj.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z.Agim Bahtiri, duke përshëndetur të pranishmit.

Përshëndetja e ideatorit te manifestimit,z.Ismet Krasniqi-Lala,në shtëpinë e Isa Boletinit.

Hapja e manifestimit nga ana e Halit Baranit,ne Boletin.

Karvani ngjitej përpjetës drejt kullës. Para hyrjes, një radhitje burrash të moshuar,të buzëqeshur, me dorë në zemër,sipas traditës, na pritnin e na dhuruan “mirëseardhje”,duke na dhënë dorën secilit nga ne. Në mesin tonë kishte edhe femra,krijuese te njohura,artiste,dashamirë të artit e kulturës. Sapo u futem në oborrin e kullës së Bacës Isë,një masë e madhe “mësyu” varrin e trimit dhe varrin tjetër familjar,për të bërë fotografime. Qëllimi që krenaria të jetë pjesë e jetës dhe e lavdisë.Pas pak minutash filloi ceremonia,aty brenda Kullës së Botelinit. Ishte ora 11,15 kur brenda hyri ideatori Ismet Krasniqi,i cili mori fjalën dhe u shprehi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve në Odë.

Moderatori i shkëlqyer,Hysni Syla,pasi falënderoi ideatorin Ismet Krasniqi-Lala,fjala për hapjen e këtij manifestimi ia dha të palodhshmit,Halit Barani,i cili shpalli të hapur Manifestimin  mbarëkombëtar”Dita e Plisit”. Pas hapjes së kësaj ceremonie,fjalën e mori kryetari i Komunës së Mitrovicë,z.Agim Bahtiri, i cili me fjalë të zgjedhura enkas, fjalë të zjarrta,përshëndeti të pranishmit dhe iu uroj suksese në këtë rrugëtim sa fisnik, aq kombëtar.

Pasardhësi i Isa Boletinit,z. Gazmend Boletini,duke përshëndetur të pranishmit.

Në këtë foto: ne mes shihet Mulla Asllan Murati, Imam i Mitrovicës i cili ruajti kohë të gjatë eshtrat e heroit kombëtar,Isa Boletini.

Një përshëndetje e veçantë e simbolike, e mirëpritur, ishte edhe fjala e pasardhësit të familjes Isa Boletini z. Gazmend Boletini.  Me fjalë të zgjedhura  përshëndeti pjesëmarrësit, duke i falënderuar për prezencën në truallin e Boletinëve. Me duartrokitje u prit fjala e tij.

Karvani i manifestimit te Dites se Plisit,drejt Kullës Muze të Isa Boletinit.

Kumtesat, pikat argëtuese, fjalët përshëndetëse nga pjesëmarrës nga  gjitha trojeve shqiptare,nuk munguan si pjesë e këtij organizimi .Kumtesa të spikatura gjatë këtij manifestimi lexuan disa figura eminente si prof. Dr.Jahja Dranqolli, prof. Fazli Hajrizi etj. Nuk munguan dhuratat e mirënjohjet për punë të suksesshme.

Te varri i Isa Boletinit ne Boletin,nga e majta,mulla Asllan Murati,T.Bezhani dhe Idriz Bezhani.

Monologu për plisin,nga Venera Bojaj, ishte një veçanti nga pikat programore, e cila me interpretimin brilant,tërhoqi simpatinë e të pranishmëve,duke e duartrokitur gjatë. Nuk është hera e parë që kjo artiste e re,bën për vete masën gjatë recitimit te monologut. Të shkëlqyera ishin edhe pikat e programit folklorik nga këngëtari i mirënjohur Nazmi Hajdari e të tjerë,nga Mitrovica.Vallet e një grupi të rinjsh nga Mitrovica ishte tejet i pëlqyer. Kënga malësorçe   u kënduar me shpirt të ndezur tradite….

Ndue Sanaj ,kryetar i Shoqatës  atdhetare”Dukagjini” në Shkodër ,Kullës Muze” Isa Boletini”,i ndau Çmimin “Mehmet Shpendi”,të cilin e pranoi familjari,Gazmend Boletini. Njëherit mirënjohje edhe për z. Halit Berani,Ismet Krasniqi-Lala,Ndue Sanaj etj.

Pas gjitha këtyre veprimeve,ideatori i këtij manifestimi mbarëkombëtar, Ismet Krasiniqi-Lala,shpalosi  programin për vitin 2019 dhe tha se ky manifestim do ndërrojë emrin dhe do të  emërohet “Ditët e Plisit”.

Festa mbarëkombëtare”Festa e Plisit” dje në Mitrovicë e Boletin,me 27 tetor 2018, do mbetet në kujtesë  të gjatë dhe do shënohet me germa lavdie në këto edicione të rëndësishme për historikun e plisit,si traditë dhe simbol i parë i shqiptarëve kudo në botë.

MITROVICE, 27 TETOR 2018

SHKOLLA E RE NË KATUND TË RI DO TË MBAJË EMRIN “JUSUF HOTI” – Reportazh nga Kadri Tarelli

Një ngjarje e bukur në shkollën e Katundit të Ri, në qarkun e Durrësit, në ditën e parë të shkollës, më: 17, të vjeshtës së parë, 2018. Festë, si dita e parë shkollës, por festë edhe për emrin “Jusuf Hoti”, që do të mbajë sot e mot, shkolla e mesme. Në shesh ishin mbledhur nxënës dhe ish nënës, tashmë prindër, disa edhe gjyshër, mësues dhe ish mësues, drejtorë dhe ish drejtorë, dikur të rinj e plot energji, sot të zbardhur nga mosha, por me shpirt të ri, si dhuratë perëndie, nga puna shumëvjeçare me të rinjtë.
Në takim, për ta vlerësuar festën, ishte e pranishme deputetja znj. Milva Ikonomi dhe përfaqësues të Bashkisë së Durrësit, z. Alban Ramohito, kryetar i Këshillit Bashkiak dhe Lavdosh Beqiri, njëkohësisht edhe drejtoresha e DAR, znj. Lindita Muka, të cilët përshëndetën të pranishmit, duke uruar suksese dhe mbarësi në këtë vit shkollor. Ishte si një porosi e veçantë, për të përcjellë në breza, traditën e bukur të kësaj shkolle cilësore, që ka nxjerrë kuadro me vlerë, të cilët veprojnë në fusha të ndryshme të jetës ekonomike, politike, diplomatike, arsimore, shkencore, letrare artistike e sportive.
Në festë morën pjesë edhe shokët e klasës së Jusufit, në gjimnazin 3-vjeçar të Plazhit në Durrës, në vitet 1963-1967. Ata, të gjithë nga krahina të ndryshme të vendit, erdhën bashkë me mësuesin kujdestar, z. Tasim Besho. Në emër të këtij grupi simpatik, përshëndeti Bardhok Plaku.
Fjalë prekëse dhe mallëngjyese shprehu Seva Hoti, vajza e Jusufit, e cila foli në emër të familjes, duke ndjerë njëkohësisht edhe krenari, për nderimin që i bëhet figurës së prindit të saj, duke e vendosur në emrin e shkollës, për të qenë i përjetshëm në kujtesën e kohës. Si bashkë student në Universitetin e Shkodrës, përshëndeti edhe Mark Hyseni, të cilin në vitet e fundit, fati e pruri mësues në shkollën e Katundit të Ri.
– Ishim të gjithë bashkë para një viti, me rastin e 40-vjetorit të shkollës së Mesme, – thotë drejtor Petrit Elezi, – dhe morëm vendimin, për t’i bërë kërkesë Këshillit Bashkiak të Durrësit, që shkolla jonë të mbante emrin “Jusuf Hoti”, drejtorit që shërbeu 40-vjet në këtë shkollë. Kërkesa u realizua dhe ne sot po festojmë së bashku, duke premtuar, në emër të kolektivit mësimor të shkollës, se rruga e sukseseve, do të jetë e pa ndalur! Drejtor Jusufi, punoi një jetë, për të qenë i përjetshëm.
Dikush mund të pyesë: si ka mundësi, një drejtues për 40-vjet në një shkollë? Përgjigja është e thjeshtë: Ai ishte njohës i mirë i artit të drejtimit, krijonte marrëdhënie shumë të mira me vartësit, që i vlerësonte të barabartë. Ai i ndërtonte me kolegët, duhet thënë i donte mësuesit. Kishte dëshirë dhe vizion për të rritur cilësinë e mësimdhënies, duke nxitur e pranuar nismat. Prirej nga motivi për të ndihmuar të zotët dhe të diturit. Pa harruar cilësitë njerëzore të tij, lidhur me problemet e mësuesve dhe nxënësve, ai nuk rrëmbehej. E mbante veten dhe qëndronte gjakftohtë edhe kur problemet ishin delikate, kur rrezikohej jeta dhe karriera e kolegëve. Çuditërisht, kur e gjykojmë pas 30, apo 40-vjetësh, vlerësojmë se, ai qëndronte i ftohtë ndaj presioneve, që sillte politika dhe pushteti i kohës. Veprim që e veçon dhe e nderon, si njeri fisnik dhe drejtues kurajoz.
Në të vërtetë, shkolla e mesme nate, me dy klasa, njëra gjimnaz dhe tjetra bujqësore, u hap në vitin 1971, me drejtor Osman Xhumra, më pas erdhi nga Durrësi drejtor Tomor Hoxha, që u zëvendësua nga Azem Berisha. Kjo shkollë hodhi bazat, për të kërkuar hapjen e shkollës së Mesme dite, po me dy klasa, gjimnaz dhe bujqësore, që u realizua në shtator 1977, me drejtor Jusuf Hotin. Pa hyrë thellë në histori, është thënë nga të diturit e arsimit, se shkollën e mirë e bëjnë mësuesit dhe drejtori vizionar, ndërsa emrin e lartësojnë nxënësit cilësor, që dalin nga dyert e kësaj shkolle.
Drejtor Jusufi më parë dhe ne mësuesit sot, zhvishemi nga modestia, madje mburremi, kur bie fjala për nxënësit që kanë bërë emër në shërbim detyrës dhe të vendit. Ata janë vlerësimi, apo nota që merr shkolla dhe mësuesi. Këtu nuk ka hatër! Koha është gjykatës i rreptë e i paanshëm.
Unë po rendis emrat e tyre, që gjatë viteve, ndoqën studimet e larta dhe sot janë kuadro e specialistë të zotë. Përmend: Gjergj Meta, mbaruar studimet për teologji, sot drejtues i kishës katolike në Mirditë, Agron Myftari oficer, i specializuar na Turqi, sot “Dëshmor i atdheut”, Arben Çejku ish diplomat e ambasador në Maqedoni, Pëllumb Berisha ish deputet në kuvendin e Shqipërisë, Mitat Mema profesor-doktor, diplomua në Spanjë (Diplomën ia ka dorzuar vetë Mbreti i Spanjës). Ai për disa vjet ka qenë Rektor në Universitetin “A. Moisiu” në Durrës. Shpend Shahini profesor-doktor dhe pedagog në Universitetin Bujqësor në Kamëz. Më duhet ta theksoj, se nga gjashtë doktorë shkencash që ka Durrësi, këta të dy janë ish nxënës të shkollës së Katundit të Ri. Më tej përmend: Alban Allkoçi pedagog në UT në fakultetin e inxhinerisë elektrike, Julian Priska dhe Artur Priska të dy fizikanë, Andi Shahini mjek, Lindita Musteqja mjeke stomatologe, Fatmir Çela mjek veteriner, Arian Musteqja mbaruar për matematikë, drejtues dikasteri në portin e Durrësit, Bert Sinani, Çlirim Sula, Ali Dobroshi, Vitore Çela, Mario Meshkurti, Liza Priska, Arta Berisha, Donika Priska, të gjithë ekonomistë, Sadik Hoti, Dashamir Boshnjaku dhe Rifat Gashi, oficerë, Idriz Lisaku, kapiten për anijet e mëdha detare, Hazbi Lika mësues gjuhë – letërsie, më pas ish inspektor në DAR-në e Durrësit, Merita Mema (Teta), drejtore e shkollës së Mesme “Besnik Hidri”, në Shënavlash të Durrësit, Krenar Mema, sot drejtor shkolle, Sokol Kelmendi, zv/drejtor, Merita Daci mësuese, Gazmend Lukaj mësues, Luan Balla, Urim Sheta, Ismail Çira, mësues të diplomuar për fizkulturë, Mimoza Berisha poete, me disa libra me poezi, Blerina Moka, gazetare, Fatmir Myftari artist-fotograf, etj, etj. Ka edhe shumë të tjerë, aq sa vargu i emrave do të zgjatej së tepërmi.
Shkolla nderohet, ndërsa ne mësuesit mburremi me të drejtë, kur përmendim ish nxënësit tanë, të cilët kanë arritur të bëhen dhe të bëjnë diçka në jetë, në shërbim të shoqërisë dhe të kombit. Por e gjithë kjo është arritur vetëm me vullnetin e mençurinë e tyre, pa lënë mënjanë edhe magjinë e fjalës së mësuesve, me në krye drejtuesin Jusuf Hoti, që diti të drejtoj dhe të organizojë shpirtin vullnetin dhe dëshirën e këtij kolektivi.
Dikush do të pyesë: Pse i përmend nxënësit e suksesshëm? Unë, si mësues e drejtues i vjetër, që punova me Jusufin për njëzet vjet pa ndërprerje, them se Shkolla dhe mësuesi vlerësohen, jo nga numri i nxënësve, por nga cilësia e tyre. Besoj se më jepni të drejtë. Mjafton të përmend balerinën Marinela Pisha, nxënësen që sapo e duartrokitëm aq nxehtësisht, apo futbollistin portier Fatmir Çeka, i pranishëm edhe në ekipe të huaja.
Për shumë nga mësuesit e shkollës u shpërndanë fletë mirënjohje.
Libri “Rruga e dijes në shkollën e Katundit të ri”, punuar nga Petrit Elezi, ishte një dhuratë që i bëhet arsimit, diturisë dhe kulturës shqiptare.
Sot urimi ynë i përbashkët është: Për mijëra vjet, shkolla të gëzojë emrin e mësuesit dhe drejtuesit “Jusuf Hoti”.
Kadri Tarelli
Katund i Ri më: 17, të vjeshtës së parë, 2018.