VOAL

VOAL

Maduro nis një manovër të madhe ushtarake në Venezuelë

February 11, 2019

Komentet

Trumpi i kërkon presidentit izraelit ta falë Netanyahun

Radio Evropa e Lirë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e ka marrë një letër nga presidenti amerikan, Donald Trump, në të cilën ai i bëri thirrje ta shqyrtojë mundësinë e faljes për kryeministrin Benjamin Netanyahu, njoftoi të mërkurën zyra e Herzogut.

Netanyahu po përballet tash e një kohë të gjatë me një proces gjyqësor për korrupsion, dhe Trump ka bërë thirrje vazhdimisht që aleati i tij i ngushtë të falet. Netanyahu i mohon akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm.

“Derisa e respektoj plotësisht pavarësinë e sistemit gjyqësor të Izraelit, unë besoj se ky ‘rast’ kundër Bibit, i cili ka luftuar përkrah meje për një kohë të gjatë – përfshirë edhe kundër armikut shumë të ashpër të Izraelit, Iranit – është ndjekje penale politike dhe e paarsyeshme”, thuhet në letrën e Trumpit, sipas zyrës së Herzogut.

Zyra sqaroi se kushdo që kërkon falje presidenciale duhet ta dorëzojë një kërkesë formale në përputhje me procedurat e përcaktuara.

Gjatë vizitës së Trumpit në Izrael në tetor, ai gjithashtu kishte bërë thirrje publikisht në Parlamentin e Jerusalemit që Herzog ta falte kryeministrin.

Kundër Netanyahut u ngrit aktakuzë në vitin 2019 në tri çështje, përfshirë për akuzat se i kishte pranuar dhurata në vlerë të rreth 211.832 dollarëve nga biznesmenë.

Megjithëse posti i presidentit izraelit është kryesisht ceremonial, Herzog ka autoritetin për të falur të dënuar në rrethana të jashtëzakonshme.

Megjithatë, gjyqi ndaj Netanyahut, i cili filloi në vitin 2020, ende nuk ka përfunduar, dhe ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Netanyahu e ka përshkruar procesin e tij gjyqësor si “gjueti shtrigash” e së majtës, që synon rrëzimin e një lideri të djathtë të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Trumpi refuzon faljen e BBC-së për fjalimin e montuar, kërcënon me padi

Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka pranuar kërkesën për falje nga BBC pas skandalit me montazhin e fjalimit të tij dhe ka paralajmëruar një padi ndaj rrjetit britanik, ka konfirmuar vetë BBC. Nga ana tjetër, televizioni publik britanik njoftoi se ka marrë letrën nga ekipi ligjor i Trump dhe se do të përgjigjet “në kohën e duhur”.

 

Skandali u zbulua pas një hetimi të gazetës The Telegraph, e cila raportoi se BBC kishte ndryshuar përmbajtjen e një videoje nga fjalimi i Trump-it. Montazhi është transmetuar në emisionin “Panorama” në tetor të kaluar, vetëm një javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, dhe sipas një memoje të brendshme 19-faqëshe, programi “e kishte mashtruar plotësisht publikun”.

Në dokumentarin që trajtonte rolin e Trump në ngjarjet e 6 janarit dhe sulmin ndaj Kapitolit, BBC akuzohet se ka bashkuar dy pjesë të ndryshme të fjalimit të tij nga janari 2021. Në versionin e transmetuar, Trump dëgjohej t’u thoshte mbështetësve se “do të shkojmë në Kapitol për të luftuar me zjarr”, ndërsa ishte prerë pjesa ku ai i bënte thirrje për të marshuar “paqësisht dhe patriotikisht”. Në realitet, dy pjesët e fjalimit kishin një distancë kohore prej afro një ore.

Pas shpërthimit të reagimeve, presidenti i BBC-së, Samir Shah, kërkoi publikisht falje duke e cilësuar ngjarjen si “një gabim në gjykim”.

“Pranojmë se mënyra si u montua fjalimi krijoi përshtypjen e një thirrjeje të drejtpërdrejtë për dhunë. BBC kërkon falje për këtë gabim,” thuhej në letrën e tij drejtuar Komisionit për Kulturë, Media dhe Sport.

Në të njëjtën letër, Shah mohon se BBC ka tentuar ta fshehë çështjen, duke kundërshtuar pretendimet e Michael Prescott, ish-këshilltar i pavarur për etikën e rrjetit, i cili kishte dhënë dorëheqjen në qershor, duke akuzuar menaxhmentin për mungesë transparence. Panorama

Redaktuan fjalimin e presidentit Trump, japin dorëheqjen drejtori i përgjithshëm dhe ai ekzekutiv i BBC!

Drejtori i Përgjithshëm i BBC-së, Tim Davey, ka dhënë dorëheqjen pas kritikave se një dokumentar i BBC Panorama i ka mashtruar shikuesit duke redaktuar një fjalim të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.


Drejtoresha Ekzekutive e BBC-së, Deborah Turnes, gjithashtu ka dhënë dorëheqjen, tha transmetuesi.

“Janë bërë gabime”

“Dua t’ju informoj se kam vendosur të largohem nga BBC pas 20 vitesh. Ky është vendimi im i vetëm dhe i jam shumë mirënjohës kryetarit dhe bordit për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe unanime gjatë gjithë mandatit tim, përfshirë ditët e fundit. Po punoj me bordin për kohën e saktë për të mundësuar një tranzicion të qetë te pasardhësi im në muajt në vijim”, tha Davy në një deklaratë.

“Kam menduar shumë për kërkesat intensive personale dhe profesionale të menaxhimit të këtij roli për shumë vite në këto kohë të trazuara, të kombinuara me faktin se dua t’i jap pasardhësit tim kohë për të formësuar planet që ai do të zbatojë. Në këto kohë gjithnjë e më të polarizuara, BBC ka vlerë unike dhe përfaqëson më të mirën prej nesh. Ndihmon për ta bërë Mbretërinë e Bashkuar një vend të veçantë, jashtëzakonisht të sjellshëm dhe tolerant. BBC nuk është perfekte dhe ne duhet të jemi gjithmonë të hapur, transparentë dhe të përgjegjshëm. Ndërsa nuk është arsyeja e vetme, debati aktual rreth BBC News ka kontribuar në mënyrë të kuptueshme në vendimin tim. Në përgjithësi, BBC po performon mirë, por janë bërë disa gabime dhe si Drejtor i Përgjithshëm duhet të marr përgjegjësinë përfundimtare”, vëren ai.

“Ditë e trishtuar”

Kryetari i BBC-së, Samir Shah, tha se sot ishte një “ditë e trishtueshme” për BBC-në, duke përshëndetur një “drejtor të përgjithshëm të jashtëzakonshëm” i cili i kishte kushtuar 20 vjet të jetës së tij transmetuesit.

Ai tha se do të vazhdonte të punonte me të si drejtor i përgjithshëm i përkohshëm derisa të përfundonte procesi i emërimit të pasardhësit të tij.

Montazhi në fjalimin e Trumpit

BBC është kritikuar ashpër kohët e fundit, pas një sërë akuzash se nuk ka arritur të ruajë neutralitetin politik në raportimin e saj, duke përfshirë mbulimin e ngjarjeve që lidhen me Trumpin, luftën midis Izraelit dhe Hamasit dhe çështjet që përfshijnë personat transgjinorë.

Gazeta Daily Telegraph ka raportuar prej ditësh për një memo të brendshme, të shkruar nga një ish-këshilltar i etikës në agjenci, në të cilën dokumentohej një sërë gabimesh, përfshirë mënyrën se si ishte redaktuar një fjalim i Trump më 6 janar 2021.

Dokumenti nënkuptonte se emisioni ikonik Panorama kishte redaktuar së bashku dy pjesë të fjalimit të Trump, duke e treguar atë duke inkurajuar trazirat në Kongres në janar 2021.

Në këtë dokumentar, Trump u shfaq duke u thënë mbështetësve të tij se “ne do të marshojmë drejt Capitol Hill” dhe se ata duhet të “luftojnë si ferr”, një koment që ai e bëri në një pjesë tjetër të fjalimit të tij. gsh

OKB-ja dënon mosveprimin lidhur me incidentin në Novi Sad

Radio Evropa e Lirë

Kombet e Bashkuara kritikuan mungesën e llogaridhënies lidhur me shembjen e strehës së betonit në stacionin hekurudhor në Novi Sad të Serbisë, një vit pas tragjedisë që nxiti protesta masive.

Shefi për të drejtat e njeriut në OKB, Volker Turk, kërkoi që të bëhen përpjekje të reja për të hetuar për përgjegjësinë në këtë ngjarje, duke argumentuar se kjo është thelbësore për të rikthyer besimin e publikut në institucione dhe për të respektuar sundimin e ligjit.

“Nuk ka pasur një proces domethënës për të zbuluar të vërtetën dhe për të kërkuar drejtësi për tragjedinë që rezultoi me vdekjen e 16 personave në stacionin hekurudhor të Novi Sadit. Kjo, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga dhjetëra mijëra persona që kanë dalë në rrugë duke kërkuar drejtësi”, tha Turk përmes një deklarate.

“Për më tepër, shumë pretendime për sulme të dhunshme dhe arrestime arbitrare të protestuesve paqësorë dhe gazetarëve gjatë demonstratave nuk janë hetuar dhe mbesin të pandëshkuara. Përkundrazi, incidente të tilla vazhdojnë të ndodhin”, shtoi ai.

Të shtunën, më shumë se 100.000 serbë shënuar përvjetorin e parë të incidentit në Novi Sad, që tronditi këtë shtet në Ballkanin Perëndimor.

Disa javë pas renovimit të ndërtesës, streha prej betoni në stacionin hekurudhor u shemb më 1 nëntor 2024, një aksident që kritikët e cilësuan si simbol të korrupsionit në Serbi, që më pas çoi në rrezmin e qeverisë.

Në protestat e së shtunës, protestuesit kërkuan mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Nëna e njërit nga viktimat e aksidentit po mban grevë urie para Parlamentit serb që nga e diela, dhe qindra njerëz po shkojnë për ta vizituar dhe për t’i ofruar mbështetje.

Turk bëri thirrje për hetime të menjëhershme, transparente, të pavarura dhe efektive për aksidentin, pasi procedurat kundër përgjegjësve të dyshuar kanë ngecur, u tha në deklaratë.

Ai po ashtu bëri thirrje për hetime të ngjashme për të gjitha pretendimet për arrestime arbitrare dhe përdorim të tepruar të forcës nga polica gjatë protestave.

“Respektimi i lirisë së shprehjes dhe tubimeve paqësore janë themelore për funksionimin e një shoqërie demokratike dhe bëhen veçanërisht jetike në një mjedis thellësisht të polarizuar”, u shpreh Turk.

Komisionari i lartë për të drejtat e njeriut theksoi rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit, të lirë nga presioni politik.

“Kjo është mënyra e vetme për të ruajtur besimin e njerëzve në sundim të ligjit”, tha ai.

Serbia është shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe përmes Raportit të Progresit të publikuar të martën, Komisioni Evropian i rekomandoi Beogradit “të ulë ndërhyrjet politike në gjyqësor dhe në prokurori”.

Gjashtë civilë të vrarë në Ukrainë, anije dhe porte marrin flakë në Rusi –

 

VOAL- Gjashtë persona u vranë gjatë natës në Ukrainë nga e shtuna deri të dielën pas bombardimit të vendbanimeve civile me raketa dhe dronë rusë, sipas burimeve gjyqësore.

“Forcat ruse sulmuan rajonet e Dnipropetrovskut (në lindje) dhe Odesës (në jug). Gjashtë persona u vranë, përfshirë dy fëmijë”, njoftoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës. Të miturit e vrarë ishin dy djem të moshës 11 dhe 14 vjeç, tha Avokati i Popullit të të Drejtave të Njeriut të Ukrainës, Dmytro Lubinets.

Një sulm rus në rajonin e Zaporizhias (jug) la gjithashtu afërsisht 58,000 shtëpi pa energji elektrike, tha Guvernatori Ivan Fedorov. Trupat ruse kanë sulmuar infrastrukturën e energjisë elektrike të Ukrainës çdo dimër që nga viti 2022, duke e detyruar vendin të vendosë kufizime në furnizimin me energji dhe të importojë energji elektrike.

Duke konfirmuar këtë situatë, Rusia lëshoi ​​më shumë raketa në Ukrainë në tetor sesa në çdo muaj tjetër që nga fillimi i vitit 2023, në sulme nate që synonin posaçërisht rrjetin elektrik, sipas një analize të të dhënave ukrainase nga AFP.

Gjithashtu të dielën, autoritetet ushtarake ukrainase këmbëngulën se forcat e tyre po rezistojnë ende në qytetin e Pokrovskut, në vijën lindore të frontit, pavarësisht ofensivës në rritje ruse. Sipas Komandantit të Përgjithshëm ukrainas Oleksandr Syrskyi, një operacion kompleks është duke u zhvilluar për të “shkatërruar dhe dëbuar forcat armike” nga qyteti.

Bombat ukrainase sulmojnë portin rus të Tuapse, anijet në flakë

Një sulm me dron ukrainas ka shkaktuar gjithashtu një zjarr në një cisternë nafte në portin rus të Tuapse, në Detin e Zi. Ekuipazhi është evakuuar nga anija, sipas qendrës së mbrojtjes civile të rajonit jugor të Krasnodarit. Terminali i ngarkimit të naftës u dëmtua gjithashtu nga sulmi, së bashku me një anije të dytë.

Të dyja u përfshinë nga flakët në terminalin e naftës Rosneft në Tuapse. Cisterna CHAI me flamur liberian besohet të jetë pjesë e flotës në hije të Rusisë. Kanalet Telegram kanë publikuar foto dhe video që tregojnë tre zjarre në port. Në bregdetin rus të Detit të Zi, Novorossiysk dhe Tuapse janë portet kryesore të eksportit të naftës.

Forcat ukrainase kanë sulmuar industrinë ruse të naftës për muaj të tërë, të cilën e konsiderojnë vendimtare për financimin e luftës.

Sulme me dronë ukrainas janë raportuar edhe në vende të tjera në Rusi. Në rajonin jugor të Rostovit, autoritetet raportuan dy të plagosur. Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se ka rrëzuar 164 dronë ukrainas, por kjo shifër nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Dronë të panjohur mbi baza ushtarake në Belgjikë

Ndërkohë, një hetim është duke u zhvilluar në Belgjikë të dielën pas fluturimeve të reja me dronë mbi një bazë ushtarake për dy netë rresht, njoftoi Ministri i Mbrojtjes Theo Francken. Drone të dyshimta u raportuan të premten dhe të shtunën në mbrëmje mbi bazën ajrore Kleine-Brogel në verilindje të vendit. Baza ajrore Kleine-Brogel njihet se strehon armë bërthamore amerikane.

Të shtunën, “nuk ishte një fluturim i thjeshtë, por një mision i synuar kundër Kleine-Brogel”, tha Theo Francken në rrjetet sociale X, duke cituar tre raportime për dronë “më të mëdhenj” që fluturonin “në një lartësi më të madhe. Një helikopter policie dhe patrulla ndoqën një dron, por humbën gjurmët e tij”, shtoi Ministri belg i Mbrojtjes.

Një hetim është duke vazhduar. “Është rreptësisht e ndaluar të fluturosh dronë mbi zonat ushtarake. Mbrojtja duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për t’i rrëzuar ata”, kishte theksuar Francken një ditë më parë. Në fillim të tetorit, dronë të paidentifikuar kishin fluturuar tashmë mbi kampin ushtarak belg të Elsenborn, i vendosur pranë kufirit me Gjermaninë.

Duhet të theksohet se tre ditë më parë, në një intervistë me median belge De Morgen, Francken iu përgjigj pyetjes nëse Belgjika ka frikë se Putini mund të nisë një sulm me raketa në Bruksel me një “jo”, sepse atëherë do të godiste zemrën e NATO-s dhe ne do të shkatërronim Moskën”. Ministri sqaroi më pas se po, Neni 5 i Paktit të Atlantikut do të respektohej dhe e gjithë Aleanca do ta mbronte vendin e sulmuar: “Sigurisht që do të respektohej. Në Evropë, ekziston një paragjykim i fortë kundër qeverisë amerikane, por pse nuk do ta respektonte Nenin 5?”

Ish-Presidenti rus Dmitry Medvedev u përgjigj, duke lëshuar një sërë kërcënimesh dhe fyerjesh: “Urime të gjithë miqve të Rusisë (dhe veçanërisht Ministrit të Mbrojtjes belg budalla) për provën e suksesshme të dronit nënujor me energji bërthamore Poseidon. Ndryshe nga Burevestnik, Poseidon mund të konsiderohet një armë e vërtetë apokaliptike,” ka theksuar Medvedev. Agjencitë/RSI

Presidenti Donald Trump paralajmëron Nigerinë: Do të hyjmë me armë, nëse nuk ndalni terrorin ndaj të krishterëve

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi të shtunën në mbrëmje Nigerinë përmes një postimi në rrjetin e tij Truth Social, duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund të ndërhyjnë ushtarakisht “me armë” kundër grupimeve islamike që, sipas tij, po vrasin të krishterë në vend, raporton NYP.

 

Në postimin e tij Trump shkruante se, nëse qeveria nigeriane “vazhdon të lejojnë vrasjet e të krishterëve”, SHBA do të ndërpresë menjëherë ndihmën dhe “mund të hyjë në atë vend të turpëruar, ‘me armë në dorë’, për t’i shkatërruar plotësisht terroristët islamikë që kryejnë këto mizori”.

Ai shtoi se po urdhëron Departamentin e Luftës të përgatitet për veprime të mundshme” dhe paralajmëroi se në rast sulmi ai do të jetë “i shpejtë, i egër dhe i ëmbël, ashtu si i sulmojnë këta terroristë të urryer të krishterët”.

Duke u drejtuar gjithashtu qeverisë nigeriane, Trump përfundoi me një paralajmërim: Kujdes, qeveria e Nigerisë më mirë të veprojë shpejt! Panorama

PEC press release for the International Day to End Impunity for Crimes against Journalists.- 153 JOURNALISTS KILLED IN 2025

 

 

Geneva, Oct 31, 2025 (PEC) The Press Emblem Campaign (PEC) calls for new measures to combat impunity and its devastating effects on the occasion of the International Day on 2 November. Since the beginning of 2025, at least 153 journalists and media workers have been killed around the world, two-thirds in armed conflicts, even though they were clearly identified as ‘press’. The death toll in ten months has never been so high.

 

The PEC urges UN Member States to rally behind the idea of establishing an independent international commission, conceived under the backing of the UN Secretary-General or the High Commissioner for Human Rights. Such a body would be tasked with investigating serious violations of international humanitarian, criminal, or human rights law committed against journalists, and with delivering recommendations for strengthening national legislation, accountability mechanisms, and redress for victims, thereby facilitating the truth and preventing relapse.

 

According to the PEC figures, so far in 2025, 153 media workers have been killed in 29 countries: Gaza Strip comes first with 57 killed, then the war between Ukraine and Russia with 11, then Yemen 11, Mexico 10, Sudan 7, India 6, Pakistan 5, Bangladesh 4, Ecuador 4, Iran 4, Philippines 3, Syria 3. Two journalists were killed in  Afghanistan, Colombia, Honduras, Iraq, Lebanon, Nigeria, Peru, RDC, and the USA. One media worker has been killed in each of these countries: Brazil, Guatemala, Haiti, Nepal, Saudi Arabia, Somalia, Turkey, and Zimbabwe.

 

“Never before have so many journalists been killed without investigations being carried out to identify those responsible and bring them to justice”, said PEC President Blaiser Lempen. “The international community must react to this tragedy to stop this violence”, he added.

 

When a journalist is killed and the crime goes unpunished, this tragedy also conveys the message that killing journalists is acceptable. Allowing killers of journalists to walk free sends a chilling signal that the powerful can silence voices, crush families, erase stories and escape accountability. Families of these journalists are left bereft and powerless. And the collective right to know is stolen.

 

End impunity !

Presidenti sirian Ahmed al-Sarrah do të vizitojë Uashingtonin në nëntor

Presidenti i Sirisë, Ahmad al Shara, do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara gjatë muajit nëntor, ka deklaruar i dërguari amerikan Tom Barak. Ai shpreson që udhëheqësi sirian t’i bashkohet koalicionit ndërkombëtar kundër organizatës terroriste “Shteti Islamik”.


Në një konferencë në Bahrein, i pyetur nga gazetarët nëse presidenti sirian do të vizitojë Uashingtonin, Barak konfirmoi se “po” dhe shtoi se pret që al Shara të bëhet pjesë e aleancës kundër ISIS-it.

Kjo do të jetë vizita e parë e al Sharas në kryeqytetin amerikan dhe e dyta në SHBA, pas pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, në shtator. Ish-udhëheqësi i grupit “Hayat Tahrir al Sham” (HTS), dikur i njohur si “Fronti al Nusra” dhe degë e Al Kaedës në Siri, u hoq nga lista e organizatave terroriste në korrik të këtij viti.

Ahmad al Shara mori pushtetin në dhjetor 2024, pas rrëzimit të Bashar al Asadit. Ai u takua për herë të parë me Donald Trump në maj, në Riad, ku presidenti amerikan u zotua të heqë sanksionet e ashpra ndaj Damaskut.

Aktualisht, Siria nuk është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, i krijuar në vitin 2014 për të luftuar ISIS-in, organizatë që në kulmin e saj (2014–2017) kontrollonte rreth një të tretën e territorit të Sirisë dhe Irakut. gsh

Rivalët e presidentit u përjashtuan nga votimi- Plasin demonstratat në Tanzani, rreth 700 të vrarë. Dhunë dhe përplasje me policinë

Rreth 700 persona janë vrarë gjatë tre ditëve të protestave zgjedhore në Tanzani. Kështu tha partia kryesore e opozitës. Protestat shpërthyen ditën e zgjedhjeve të mërkurën për shkak të asaj që demonstruesit e quajtën shtypje të opozitës pas përjashtimit të kandidatëve kryesorë nga votimi presidencial. John Kitoka, një zëdhënës i partisë opozitare Chadema, i tha Agence France-Presse (AFP) se qindra njerëz ishin vrarë që atëherë. “Teksa flasim, shifra e vdekjeve në Dar është rreth 350 dhe për Mwanza është mbi 200. Duke shtuar shifrat nga vende të tjera në të gjithë vendin, shifra e përgjithshme është rreth 700”, tha ai. Ai shtoi se numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë. Një burim sigurie i tha AFP-së se kishte raportime për më shumë se 500 të vdekur, “ndoshta 700-800 në të gjithë vendin”.

Amnesty International tha se kishte marrë informacion se të paktën 100 persona ishin vrarë. Kitoka tha se shifrat e Chademës ishin mbledhur nga një rrjet anëtarësh të partisë që shkonin në spitale dhe klinika shëndetësore dhe “numëronin trupat e vdekur”. Ai kërkoi që qeveria “të ndalojë së vrari protestuesit tanë” dhe bëri thirrje për një qeveri kalimtare për të hapur rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Ndalo brutalitetin policor. Respekto vullnetin e popullit, i cili është drejtësi zgjedhore”, tha Kitoka. The Guardian i është drejtuar qeverisë për koment. Tanzanianët shkuan në kutitë e votimit të mërkurën në zgjedhjet në të cilat pritej që Presidentja Samia Suluhu Hassan të forconte kontrollin e saj në vend mes represionit që po intensifikohet me shpejtësi dhe përjashtimit të kundërshtarëve kryesorë nga gara presidenciale.

Në prill, Tundu Lissu, nënkryetari i Chadema, u arrestua dhe u akuzua për tradhti dhe krim kibernetik. Partia e tij, e cila kishte udhëhequr thirrjet për bojkotimin e zgjedhjeve nëse sistemet zgjedhore nuk reformoheshin, më vonë u skualifikua nga pjesëmarrja. Muajin e kaluar, Luhaga Mpina, kreu i ACT-Wazalendo, një parti tjetër opozitare, u skualifikua gjithashtu, që do të thotë se Hassan do të konkurrojë vetëm me kundërshtarë më pak të njohur nga partitë e vogla. Kritikët e qeverisë u rrëmbyen dhe u arrestuan gjithashtu gjatë periudhës para zgjedhjeve.
Që nga e mërkura, turma të mëdha protestuesish kanë sulmuar policinë dhe kanë shkatërruar pronat e bizneseve të lidhura me partinë në pushtet. Demonstratat u përqendruan kryesisht në qytetin portual të Dar es Salaam, por që atëherë janë përhapur në të gjithë vendin.

Mammoth of Tanzania Gen Z heading to Statehouse!.
Idi Amin Mama cannot believe. pic.twitter.com/QR7zu1R324

— WANTAM UPDATES (@_DcpNation) October 31, 2025

Qeveria reagoi duke vendosur një orë policore. Gjithashtu u raportuan ndërprerje të internetit, me monitoruesin global NetBlocks që tha se kjo ishte në të gjithë vendin.
Të enjten, shefi i ushtrisë, gjenerali Jacob John Mkunda, dënoi dhunën dhe i quajti protestuesit “kriminelë”. Ai tha se forcat e sigurisë do të përpiqen të kontrollojnë situatën.
Demonstruesit të premten u përballën me një prani të madhe policie dhe ushtarake. Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha se ishte “i alarmuar” nga vdekjet dhe lëndimet në protesta, duke vënë në dukje se kishte marrë raportime se të paktën 10 persona ishin vrarë nga forcat e sigurisë.

OHCHR tha se kishte marrë raportime për vdekje në Dar es Salaam, në Shinyanga në veriperëndim dhe Morogoro në lindje, me forcat e sigurisë që qëlluan me municion të vërtetë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Një zëdhënës i OHCHR-së, Seif Magango, tha se zyra u kishte kërkuar forcave të sigurisë të përmbaheshin nga përdorimi i forcës së panevojshme ose joproporcionale dhe që protestuesit të demonstronin në mënyrë paqësore. Tito Magoti, një avokat i të drejtave të njeriut, tha se ishte “e pajustifikuar” që agjencitë e sigurisë të përdorin forcën, duke shtuar se presidenti i vendit “duhet të përmbahet nga vendosja e policisë kundër popullit”. Ai tha: “Ajo duhet t’i dëgjojë njerëzit. Gjendja shpirtërore në vend është se nuk pati zgjedhje… Nuk mund të votojmë për një kandidat të vetëm.”. bw

Andrew humb titullin e princit

Pallati mbretëror britanik tha dje se princi Andrew nga tani do të njihet si Andrew Mountbatten Windsor.

 

Radio Evropa e Lirë

Monarku britanik, Charles III ka nisur procesin zyrtar për të hequr titullin e princit për vëllain e tij, Andrew, i cili po ashtu do të largohet nga shtëpia e tij në Uindsor dhe do të zhvendoset në Sandringam.

Pallati Bukinghem tha se Andrew është pajtuar që të largohet nga prona mbretërore, teksa lidhjet e tij me financierin, Jeffrey Epstein – që ishte ekspozuar si pedofil – vazhdojnë të shkaktojnë polemika.

Andrew mohon akuzat, por Pallati mbretëror ka vlerësuar se ka pasur “mungesë serioze të gjykimit”.

Përmes një njoftimi, Pallati tha se “princi Andrew nga tani do të njihet si Andrew Mountbatten Windsor”.

“Kontrata e tij e qirasë në pronën mbretërore deri më tani i kishte ofruar atij mbrojtje ligjore që të jetonte aty. Tashmë është dorëzuar njoftimi zyrtar për ta dorëzuar pronën dhe ai do të zhvendoset në një pronë private. Këto masa vlerësohen të domosdoshme, pavarësisht faktit se ai vazhdon t’i mohojë akuzat ndaj tij”, u tha në njoftim.

Në janar të vitit 2022, Andrew kishte humbur titujt ushtarakë dhe patronazhet, pasi atëbotë ai kishte dështuar ta binte një gjykatës amerikan që të hidhte poshtë një padi civile ndaj tij, në të cilën ai akuzohej për abuzim seksual.

Virginia Giuffre e kishte paditur Andrew më 2021, duke pretenduar se kur ajo kishte qenë 17 vjeçe, kishte kryer marrëdhënie seksuale me të disa herë, me kërkesë të Ghislaine Maxwell, të dashurën e tashmë të ndjerit Epstein, që ishte akuzuar për krime seksuale.

Kjo akuzë është mohuar nga Andrew vazhdimisht dhe më 2022 ai dhe Giuffre u morën vesh, pa u përballur me gjyq.

Megjithatë, lidhjet e tij me Epstein ia dëmtuan reputacionin publik dhe e detyruan Andrew të tërhiqej nga disa prej detyrave të tij monarkike.

Raportohet për më shumë se 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Radio Evropa e Lirë

Ministria e Shëndetësisë në Gazë dhe Agjencia për mbrojtje civile kanë raportuar se numri i viktimave nga sulmet ajrore izraelite në mbarë Rripin e Gazës ka shkuar në mbi 100.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë që udhëhiqet nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – raportoi për 104 të vrarë nga sulmet e fundit izraelite.

Ndërkaq, Agjencia për mbrojtje civile tha se të paktën 101 palestinezë të vrarë u sollën në spitale, “përfshirë 35 fëmijë dhe një numër grash dhe të moshuar”, që u vranë “gjatë sulmeve izraelite të kryera në më pak se 12 orë”.

Një ditë më parë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, urdhëroi sulme “të fuqishme” në Gazë, teksa më pas ushtria izraelite tha se në Gazë ishte vrarë një ushtar i saj.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të mërkurën se pavarësisht sulmeve izraelite, që u kryen në kundërpërgjigje të vrasjes së ushtarit, armëpushimi që ai ndërmjetësoi tri javë më parë nuk është në rrezik.

Udhëheqësi amerikan tha se Izraeli ka të drejtë të kundërpërgjigjet.

“Siç e kuptova, ata vranë një ushtar izraelit”, tha Trump për gazetarët në bordin e avionit presidencial. “Pra, izraelitët u kundërpërgjigjën dhe ata duhet të kundërpërgjigjen. Kur diçka e tillë ndodh, ata duhet të kundërpërgjigjen”, shtoi ai.

Një zyrtar i ushtrisë izraelite tha se grupi radikal palestinez e kishte shkelur marrëveshjen e armëpushimit, duke sulmuar forcat izraelite që ishin stacionuar brenda të ashtuquajturës “linjë të verdhë” – linjë për dislokimin e trupave, sipas marrëveshjes së armëpushimit.

Hamasi mohoi se ka sulmuar ushtarët izraelitë.

Marrëveshja e armëpushimit në Gazë hyri në fuqi më 10 tetor, duke ndalur dy vjet luftë që u nxit nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Që nga hyrja në fuqi, të dyja palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.

Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu 251 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 67.000 palestinezë, territori ka pësuar shkatërrime të mëdha dhe banorët po përballen me krizë humanitare.

“Kanë shënjestruar qëllimisht civilët”- OKB: Sulmet ruse me dronë në Ukrainë përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Një komision i të drejtave të njeriut i OKB-së ka arritur në përfundimin se sulmet me dronë të Rusisë ndaj civilëve në Ukrainën juglindore përbëjnë krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Në një raport të publikuar këtë javë, komisioni thekson se forcat ruse, duke vepruar nën një komandë të centralizuar, kanë përdorur në mënyrë sistematike dronë për të “shënjestruar qëllimisht civilët dhe objektet civile dhe për të shkaktuar dëm dhe shkatërrim”.

Raporti u përpilua nga Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar Hetimor i OKB-së për Ukrainën, një organ i pavarur që raporton në Kombet e Bashkuara. Hetimi u përqendrua në tre rajone — Kherson, Mykolaiv dhe Dnipropetrovsk — zona afër vijës së frontit ku sulmet me dronë janë intensifikuar gjatë vitit të kaluar.

Sipas raportit, dronët rusë kanë shënjestruar në mënyrë të përsëritur civilët, shtëpitë e tyre, pikat e shpërndarjes humanitare dhe objektet e infrastrukturës kritike, si dhe ekipet e ambulancave dhe zjarrfikësve. Sulmet kanë ndodhur shpesh në të njëjtat lokacione, duke krijuar një klimë të qëndrueshme terrori.

Komisioni tha se Rusia ka përdorur dronë të vegjël, me rreze të shkurtër veprimi dhe me kosto të ulët, të pajisur me kamera dhe sisteme udhëzimi, që shpërthejnë në momentin e përplasjes ose hedhin eksplozivë nga lart. Këta janë të ndryshëm nga dronët më të mëdhenj që Rusia përdor për bombardimet e natës në qytete të tjera të Ukrainës.

Duke cituar autoritetet lokale, raporti vlerëson se më shumë se 200 civilë janë vrarë dhe rreth 2,000 janë plagosur nga dronët rusë me rreze të shkurtër veprimi në këto tre rajone gjatë vitit të kaluar. Autorët e raportit kanë zhvilluar mbi 200 intervista dhe kanë analizuar më shumë se 500 prova video.

Raporti thekson se këto sulme përbëjnë vrasje dhe krim lufte të shënjestrimit të qëllimshëm të civilëve, ndërsa kryhen “si pjesë e një politike të koordinuar për të dëbuar civilët nga ato territore”, çka përbën krim kundër njerëzimit të zhvendosjes me forcë të popullsisë. bw


Send this to a friend