Fatos Lubonja analizoi mbrëmjen e sotme në Studio24, atë që po përflitet si një lëvizje e re brenda Partisë Demokratike, me protagonistë Ervin Salianjin dhe disa figura të tjera si Ilir Alimehmeti apo Aulon Kalaja.
Lubonja thekson se do ishte mirë që të ishte një lëvizje, por nuk e sheh si të tillë.
Megjithatë ai shikon një shqetësim në rritje në radhët e demokratëve ndaj lidershipit aktual.
Sakaq, Lubonja ngre pikëpyetj se nëse del një lëvizje, a do ruajë unitetin e partisë apo do e përçajë atë.
Fatos Lubonja: Nuk është lëvizje. Makar të ishte. Është një shqetësim brenda PD-së. Të cilët sipas mendimit tim, nuk janë transparent nuk i thonë të gjithë gjërat që kanë diskutuar atje. I sillen vërdallë por nuk vendosin gishtin mbi i tamam. Shumë njerëz që takojmë, dëgjojmë një fjalë, nuk thonë ore na duhet ma shumë demokraci, po thonë kush është lideri që t’ja japim pushtetin. Në këtë kuptim, sa të jetë Berisha thonë nuk fiton opozita. Padyshim e kanë dëgjuar, e dinë këtë, pastaj jo vetëm Berisha po edhe ca njerëz rrotull aty. Janë bërë bozë.
Nuk e thonë, për një arsye, sepse këta kanë më shumë pushtet. Berisha ka një figurë të rëndësishme, edhe aty një pjesë njerëzish. Edhe sepse nuk mendojnë, nuk duan të bëjnë një ndarje, të hapin një luftë me palën tjetër. Duan mundësisht ta marrin pak nga pak ta ngrenë si problem si mund të arrihet. Është loja ça do bëjë Berisha, që edhe partia të ruajë unitetin dhe të ndërtojë lidership. A arrihet kjo apo do bëhet çarje? E rëndësishme të bëhet sa më demokratike në strukturat e partisë, që nuk po mblidhen. Nuk e mbledh sepse Berisha thotë unë jam lideri. Edhe populli këtë mendësi ka.
Për fat të keq dhe populli e sheh kështu, se kë do vënë këta? A ka njeri aty? Mendoj se një grup do ishte më i fuqishëm se një individ. Populli nuk do një grup, do një individ. Si mund të gjendet rruga që të ruhet uniteti i partisë dhe të ndërrohet lidershipi i partisë?
Lidershipi i Berishës sfidohet me dy forma, njëra e butë ku vetë Berisha ndërgjegjësohet me rrugën, nëpërmjet miqve, armiqve dhe largohet. E dyta rruga e fortë, ku sfidohet po duhet të kesh demokraci në parti. Intuita ime: me rrugën e fortë dështojnë. Do krijohen akuzat që këta janë të blerë nga Rama. gsh