TIRANE- Lorik Cana futbollisti që u tërhoq nga kombëtarja merr sërish vëmendjen e mediave. Këtë radhë jo për futbollin, por për një gjobë që ka marrë në mes të Tiranës. Ka qenë një police femër ajo që nuk ia ka kursyer gjobën ish-kapitenit të kuqezinjve, për parkim të gabuar.
Cana e kishte lënë “Range Rover”-in e tij me bllokazh ndezur, teksa po blinte te dyqani pranë rrugës. Qytetarët kanë nxituar menjëherë për të paralajmëruar ish-kapitenin e futbollit, me idenë që po e ndihmonin por kanë marrë prej tij këtë përgjigje: “Ani nasht, le t’vejn ç’ka t’dun. Keq e kom lan e me këtë rast po e ndihmojmë edhe shtetin shqiptar me para”, është përgjigjur Cana duke vijuar blerjet pa u shqetësuar aspak.
Në makinë me Canën, në momentin e gjobitjes ka qenë edhe bashkëshortja e fëmija i tyre i vogël.
Komentet