VOAL

VOAL

Llogaritë e ‘Albcontrol’ bllokohen për të paguar 110 milionë eurot e Beketit

September 8, 2022

Komentet

Pas shpërthimit skizofrenik, Rama tenton të lajë m… me sh…

Pas shpërthimeve skizofrenike të pakontrolluara, ku duket se Rama nuk mund të komunikojë dot më ‘Sy m’Sy’ as me njerëzit që ndodhen prapa tastierës, ka tentuar të zvogëlojë skandalin e përplasjes së tavolinës si i çmendur dhe shpërthimit me sharje nga publiku që po e ndiqte.

Por ajo që as mund ta fshehë, as mund ta zvogëlojë dot më Rama është se, mëngjesi i 11 shkurtit 2025 e gjeti atë nën efektin e lëndëve psikotrope a drogërave dhe në gjendje të rënduar psikologjike.

I gjendur përballë frikës që i ka hyrë deri në palcë pas ardhjes në Shqipëri të mikut më të besuar të Donald Trump, i cili deklaroi publikisht krah Sali Berishës se Rama është kukull e Sorosit dhe nuk mund të jetë kurrë mik i Amerikës, i gjendur me njeriun e tij më të afërt, me të cilin ka kryer kushedi sa pisllëqe pas hekurave, siç është Erion Veliaj, Edi Rama ka humbur tashmë kontrollin dhe është në gjendje aq të rënduar psikologjike sa çdo lloj lënde që të marrë për t’u qetësuar, vetëm se ia thekson edhe më shumë problemin dhe frikën që ka.

Më poshtë video ku Rama tenton të lajmë m… me sh… se gjoja unë kështu shpërthej se e kam nga pasioni:

“Me vjen mirë që ka ngelur në Instagram ky moment se është momenti që ndan kush ëshë këtu me shpirt, kush është këtu me zemër, kush është këtu njësoj si ata trajnerët që nxisin skuadrën, që luftojnë për skuadrën, që i bien kokës me grushta kur skuadra nuk bën gol.

Në anën tjetër m’u kujtua oguri i mirë i asaj sëpatës, kështu ma nxorrën edhe sëpatën e thanë shikoni se ky është i rrezikshëm, mos votoni këtë por shqiptarët ua dhanë përgjigjen.

Rrofshi që e nxorrët këtë se këtu s’është punë telefoni, po është punë pasioni  për Shqipërinë, edhe për drejtësinë, edhe për demokracinë, edhe për Europën këtu në Shqipëri”, thotë Rama.sn

VOA: Arrestimi i Veliajt, Rama ngre pikëpyetje ndaj Prokurorisë së Posaçme

Kryeministri Rama duke dalë nga Bashkia e Tiranës

 

Armand Mero

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama shprehu ngriti sot pikëpyetje ndaj Prokurorisë së Posaçme pas arrestimit të djeshëm të kretarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, dhe lënies në arrest shtëpie të bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Të dy dyshohen për korrupsion në 9 raste e pastrim parash, ndërsa zonja Xoxa dhe për mosdeklarim të pasurisë. Zoti Rama foli për frikësim të dëshmitarëve nga ana e hetuesve, ndërsa e cilësoi të “çuditshëm” hetimin ndaj kryebashkiakut.

Në bashkëbisedimin e tj me komentuesit në rrjetet sociale, zoti Rama deklaroi se zgjedhja për të mos komentuar veprimet e institucioneve të drejtësisë, nuk mund të vijojë më, tani që sipas tij, pas 5 vitesh, këto institucione janë konsoliduar. “Asnjë pendesë, asnjë pendesë për heshtjen këto 5 vjet, por me shumë gjasë besoj, në dritën e zhvillimit më të fundit, heshtja jonë është keqkuptuar dhe nga disa konsumatorë të reformës. Pra, këta konsumatorë, disa konsumatorë duhet tua kursejnë shtetit dhe shoqërisë çorbën e derrit në menunë e drejtësisë”, deklaroi zoti Rama.

Kryeministri u shpreh se “ndarja me komunitetin nga sistemi i drejtësisë dhe njëkohësisht me publikun hapur, në mënyrë transparente e opinioneve kritike është gjëja më e dobishme që tani mund të bëjmë ne në këtë fazë të re për të mos lejuar që në emër të qëllimit tonë madhor të pavarësisë së drejtësisë nga pushteti politik, individë të caktuar t’i japin vetes të drejtën e shpërdorimit të detyrës së prokurorit apo të gjykatësit, duke shkelur kufijtë ndarës mes pushteteve kushtetues”.

Për rastin e zotit Veliaj, kryeministri tha se ishte shqetësuar seriozisht nga “frikësimi i disa personave të marrë në pyetje. Njerëz të artit dhe të kulturës që u gjendën krejt pafajësisht në situata të denja vetëm për letërsinë e Franc Kafkës”, deklaroi ai duke shtuar se nuk donte të hynte më në detaje e të mos nxitohej. “Do mundohemi të krijojmë një opinion të konsoliduar për akt akuzën për të cilën gjykatësi ka firmosur t’ia heqi kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës duke e lënë praktikisht pa drejtim një kryeqytet me 1001 punë në ditë, pa gjyq. Pa gjyq!”. Sipas tij “prezumimi i pafajësisë nuk mund të jetë një rresht aty në fund ku pasi e shqyen dikë dhe pasi e merr pa gjyq nga detyra dhe e çon e mbyll brenda dhe jo nga një detyrë dosido por nga drejtimi i kryeqytetit, shkruan aty “Prezumohet i pafajshëm”. Jo. Këto gjëra janë pak si tepër, por megjithatë do t’i shikojmë me maturi dhe me qetësi”.

Ashtu si dhe vetë zoti Veliaj, kur pas daljes nga Prokuroria e Posaçme në fund të dhjetorit, i mëshoi faktit se ishte denoncuar nga një persona anonim, edhe zoti Rama foli “për një proces hetimor të çuditshëm. Për ta thënë minimalisht siç e shoh, shumë të çuditshëm. I nisur nga një novelë pafundësi fletësh. Novelë anonime dorëzuar në shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman 400 faqesh afërisht ku autorët e veshur me pushtetin e drejtësisë, prokurori dhe gjykatësi paraprak bashkë kanë arritur në pikën që edhe nënën e një fëmije 6 vjeç ta dënojnë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar në paraburgim”.

Ndërsa mbetet e paqartë se cili do të jetë pozicioni i qeverisë, në lidhje më të ardhmen e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, kryeministri Rama, ishte vetë sot paradite në mjediset e saj. Në dalje ai u pa i shoqëruar nga një prej nënkryetarëve të Bashkisë, ndërsa nuk ka detaje mbi vizitën e tij.

Arrestimi i Veliajt- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve nën hetim për sabotim të drejtësisë!

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka reaguar zyrtarisht, duke konfirmuar se ka nisur hetimet edhe ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Klotilda Bushka.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Bushka, e cila mban edhe postin e kryetares së Komisionit të Ligjeve, është regjistruar si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, sipas nenit 301 të Kodit Penal.

“Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete që çojnë në dyshimin e arsyeshëm se personi nën hetim, Klotilda Bushka, ka kryer veprime aktive të kundërligjshme, të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024”, thuhet në deklaratën e SPAK.

Ndërkohë, SPAK ka falënderuar Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë. Arrestimi i Veliajt dhe zgjerimi i hetimeve pritet të sjellin zhvillime të mëtejshme në skenën politike dhe institucionale të vendit.

REAGIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme  përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,  parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme më datë 24.01.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 7 Akti/datë 09.02.2025 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasin nën hetim ERION VELIAJ, me detyrë, Kryetar i Bashkisë Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 260 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasen nën hetim AJOLA XOXA., si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim G.S., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “A. K.” shpk;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim M.P, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “P.” shpk;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim F.B., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “K.” shpk;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim S.K, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “G.-A” shpk;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim SH.F, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “F.” shpk.

Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga shtetasit nën hetim, specifikisht E.V. (me detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë) si edhe bashkëshortja e këtij të fundit, AJOLA XOXA., është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme. Në lidhje me praktikat e ndjekura nga këta shtetas, nisur nga provat e administruara në fashikull, në të paktën 10 raste, krijohet dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprimeve me natyrë korruptive nga i zgjedhuri vendor, si edhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, shtetasi ERION VELIAJ, përmes veprimeve konkrete të cilat kanë kulmuar me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek disa subjekte tregtare, të lidhur ngushtë me të, përfaqësuesit e të cilëve janë përmendur më lart. Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, shtetësja AJOLA XOXA., si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh.

Organi procedues ka mbledhur prova, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm mbi ekzistencën dhe funksionimin e një skeme korruptive, nga zbërthimi i së cilës në përmbledhje rezulton se fondet publike që dalin nga institucioni i Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e titullarit, i) kanë kaluar drejtpërsëdrejti tek bashkëshortja e këtij të fundit (rrjedhimisht tek vetë shtetasi nën hetim ERION VELIAJ) dhe rrethi i saj familjar, përmes OJF-ve dhe personave juridikë të kontrolluar de jure dhe de  facto nga kjo shtetase; ii) kanë kaluar përmes sponsorizimeve, likuidimeve të faturave fiktive apo blerjeve, të bëra prej subjekteve tregtare, të cilët nga ana e tyre kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia Tiranë, tek OJF-të, shpk-të dhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë; iii) kanë kaluar si pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme, specifikisht  një godinë banimi e tipit “Vilë” e ndodhur  në Qerret-Kompleksi “Marea Resort”, dhënë si përfitim i parregullt nga persona konkretë përmendur më lartë, të cilët zotërojnë dhe përfaqësojnë subjekte tregtarë, të lidhur ngushtë me interesa financiare me Bashkinë Tiranë, përmes përfitimit të fondeve publike si edhe lejeve të ndërtimit, tek familja e kryetarit të Bashkisë Tiranë; iv) janë shpenzuar për blerje me vlera të mëdha nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, duke i kamufluar këto blerje, përmes personave të tjerë. Çdo transferim i këtyre fondeve publike dhe lëshimi i lejeve të ndërtimit është kryer me miratimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, shtetasit ERION VELIAJ.

Faktet dhe provat e grumbulluara, edhe pse i referohen episodeve konkrete të evidentuara deri në këtë fazë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se në rastin konkret bëhet fjalë për një sistem të organizuar korrupsioni dhe shpërdorimi të fondeve  publike, të shtrirë në kohë, sipas një skeme të vënë në funksionim nga kryetari i bashkisë Tiranë dhe bashkëshortja e këtij të fundit. Në qendër të kësaj  skeme korrupsioni dhe pastrimi të produkteve që burojnë nga kjo vepër, rezulton të jetë titullari i institucionit, nënshkrimi i të cilit ka qenë përcaktues për shpërndarjen e fondeve publike, prej të cilave ai dhe familjarët e tij të ngushtë kanë përfituar drejtpërsëdrejti në mënyrë të parregullt.

Organi procedues ka arritur në konkluzionin se, përveç pasurive të paluajtshme të përfituara nga shtetasit nën hetim (nën regjimin pasuror të bashkësisë ligjore), këta të fundit, vetëm përmes shoqërive “P. L.” shpk, “A. L.” shpk, “A. S.” shpk, “N. G.” shpk, “H.” OJF, “E.” OJF, “B.-A” OJF dhe “M.” OJF, për të cilat ekzistojnë prova të mjaftueshme se kontrollohen plotësisht nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, por edhe “R.” shpk dhe shoqëri të tjera të lidhura me shtetasin nën hetim E. A., kanë gjeneruar të ardhura të cilat kapin shifrën e rreth 110.000.000 lekë.

Më pas, me veprimet e tyre të kundërligjshme, të kryera në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, të cilat konsistojnë në integrimin në sistemin bankar të këtyre shumave monetare, të siguruara si përfitime të parregullta, por edhe të fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë së pasurive, në kushtet kur këto pasuri dihet se janë produkte të veprës penale sipas nenit 260 të ligjit material, shtetasit nën  hetim dyshohet se kanë përmbushur elementët e parashikuar në gërmat a) dhe b) të nenit 287 të Kodit Penal (“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose  veprimtarisë kriminale”).

Qëllimi kriminal i shtetasve nën hetim për integrimin në sistemin bankar të shumave monetare të cilat janë rezultat i përfitimeve të parregullta, do të ishte i pamundur të përmbushej pa rolin përcaktues të subjekteve të tjera tregtare, shpk dhe OJF, të identifikuar deri tani në regjistrin e njoftimit të veprave penale. OJF-të “H.”, “E.”,  “M.” dhe “B.-A”, të kontrolluara plotësisht nga shtetësja nën hetim AJOLA XOXA., deri në këtë fazë të hetimit paraprak dyshohet të kenë kryer veprime konkrete të kundërligjshme në drejtim të pastrimit të produkteve të veprës penale, nëpërmjet transferimit të pasurive me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, duke ditur se këto pasuri janë produkt i veprës penale sipas nenit 260 të Kodit Penal. Në vijim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale edhe emrat tregëtarë të këtyre OJF – ve.

Po kështu, ky qëllim kriminal për pastrimin e produkteve të veprës penale, që i referohet rastit të kalimit të të hollave nga shoqëritë e administruara nga shtetasi nën hetim …. dhe familjarë të tij, do të ishte i pamundur të realizohej pa bashkëpunimin e këtij të fundit në kryerjen e veprimeve të kundërligjshme, të cilat kanë kulmuar në pagesat e bëra për shoqëritë tregtare si edhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga shtetësja AJOLA XOXA.

Përveç sa është përshkruar më lart, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja AJOLA XOXA., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të.

Po kështu, kjo shtetase në asnjë rast nuk ka përmbushur detyrimet që burojnë nga ligji nr. 9049 datë 10.04.2023, në lidhje me deklarimin e pjesëmarrjes së saj në bordin e një organizate jofitimprurëse, e cila provohet të ketë gjeneruar të ardhura të  shumta, por edhe njëkohësisht pronare (organizata) e një subjekti tregtar me natyrë fitimprurëse (shpk). Fshehja e këtyre fakteve nga shtetësja nën hetim AJOLA XOXA., ka pamundësuar organet ligjzbatuese për të patur një panoramë të plotë dhe të qartë sa  i takon, jo vetëm pjesëmarrjes së kësaj shtetase në borde organizatash, të cilat nga ana e tyre zotërojnë shpk, por çfarë është më e rëndësishme, ka pamundësuar “konstatimin” dhe “gjurmimin” e një sasie të konsiderueshme të hollash, të cilat kanë qarkulluar nëpërmjet këtyre subjekteve të kontrolluara faktikisht nga shtetësja nën hetim. Pikërisht, mungesa e plotë e kësaj transparence ka bërë të mundur më pas edhe funksionimin e një skeme kaq të organizuar të lëvizjes së shumave monetare, nga, dhe nëpërmjet këtyre OJF-ve dhe shpk-ve.

Në lidhje me shtetasit nën hetim, përfaqësues të subjekteve tregtare cituar më lart, organi procedues ka grumbulluar prova të cilat të çojnë në konkluzionin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se ata, me veprime aktive të kundërligjshme kanë konsumuar elementë të veprës penale“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Këta shtetas, dyshohet se kanë dhënë përfitime të parregullta tek i zgjedhuri vendor dhe bashkëshortja e tij, drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet OJF-ve, shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe personave fizikë të kontrolluar nga kjo e fundit, të cilat konsistojnë në pasuri të paluajtshme (godinë banimi e tipit “vilë”), sponsorizime, likuidime faturash për shërbime konsulence ligjore fiktive, blerje sendesh në mënyrë fiktive, financime fiktive festivalesh artistike, pagesa udhëtimesh e qëndrime në hotel etj. Të gjithë subjektet tregtare që shtetasit nën hetim G.S., F.B. S.K, SH.F dhe M.P përfaqësojnë, gjatë kohës që korrespondon me periudhën e dhënies së përfitimeve të parregullta, por jo vetëm, kanë përfituar nga Bashkia Tiranë, me firmën e titullarit të saj, fonde të konsiderueshme publike si edhe leje ndërtimi.

Në lidhje me këto pasuri, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur me vendimin nr. 84 Akti datë 10.02.2025, caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, në lidhje me pasurinë e paluajtshme:

Pasuria numër 1/647, Vol. 29, Faqe 103, ZK.  3101, sipas certifikatës për vërtetim pronësie nr. 1456523, ndodhur në Zonën e Stimuluar “Ardian Çarçani”, Qerret, lloji “truall”, sipërfaqe trualli të objektit 494 m2, sipërfaqe të bazës së njësisë 82 m2, leja e legalizimit nr. 705199, datë 31.01.2020, regjistruar në ASHK në emër të “Agi Kons” shpk.

Po kështu, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, me vendimin nr. 98 Akti /datë 10.02.2025 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, në lidhje me llogaritë bankare të ndodhura në “Intesa Sanpaolo Bank” dhe “Banka Kombëtare Tregtare”, ne emër të shtetasës AJOLA XOXA. dhe shoqërive të lidhura me të, në shumën totale prej 869,149.78 Euro.

Nga ana tjetër, gjatë kontrollit të ushtruar  pranë zyrave të “P. L.” shpk, administruar nga shtetësja AJOLA XOXA., e cila është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të hollash, prej 95,350 Euro (shumica prej tyre prerje 500 euro), 14,900 USD dhe 665,000 Lekë.

Përveç sa është përmendur mësipër, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases Klotilda Bushka. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë. sn

Arrestohet biznesmeni Elman Abule

Biznesmeni Elman Abule është arrestuar me urdhër të SPAK.

Ai më datë 9 janar 2025, u mor në pyetje katër orë nga ana e SPAK.

Mësohet se Abule është pyetur nga prokurorët si person në dijeni për çështjen në hetim ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Pas dëshmisë, ai refuzoi të komentonte para mediave. Abule u pyet një ditë pasi SPAK mori dëshminë e bashkëshortes se tij Marisa Nito.

Elman Abule, që rezulton lidhje miqësore e kryebashkiakut Erion Veliajt është pyetur, sipas burimeve, lidhur me udhëtimet që ka patur me të jashtë vendit, si dhe me punët që ka marrë në Bashkinë e Tiranës. bw

SPAK njoftim zyrtar: Akuzat e Prokurorisë së Posaçme ndaj kryebashkiakut, Ajola Xoxës dhe 5 biznesmenëve

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Sipas SPAK, Veliaj akuzohet për disa vepra penale. Ai dyshohet për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.

Mësohet se Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në nëntë raste. Xoxa është nën akuzë për fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Ndërsa, pesë biznesmenët e vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie” akuzohen për veprën penale “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme  përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,  parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme më datë 24.01.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 7 Akti/datë 09.02.2025 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasin nën hetim E. V., me detyrë, Kryetar i Bashkisë Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 260 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasen nën hetim A. X., si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim G. S., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “A. K.” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim M. P., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “P.” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim F. B., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “K.” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim S. K., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “G.-A” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim SH. F., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “F.” shpk.

Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga shtetasit nën hetim, specifikisht E.V. (me detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë) si edhe bashkëshortja e këtij të fundit, A. X., është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme. Në lidhje me praktikat e ndjekura nga këta shtetas, nisur nga provat e administruara në fashikull, në të paktën 10 raste, krijohet dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprimeve me natyrë korruptive nga i zgjedhuri vendor, si edhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, shtetasi E. V., përmes veprimeve konkrete të cilat kanë kulmuar me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek disa subjekte tregtare, të lidhur ngushtë me të, përfaqësuesit e të cilëve janë përmendur më lart. Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, shtetësja A. X., si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh.

Organi procedues ka mbledhur prova, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm mbi ekzistencën dhe funksionimin e një skeme korruptive, nga zbërthimi i së cilës në përmbledhje rezulton se fondet publike që dalin nga institucioni i Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e titullarit, i) kanë kaluar drejtpërsëdrejti tek bashkëshortja e këtij të fundit (rrjedhimisht tek vetë shtetasi nën hetim E. V.) dhe rrethi i saj familjar, përmes OJF-ve dhe personave juridikë të kontrolluar de jure dhe de  facto nga kjo shtetase; ii) kanë kaluar përmes sponsorizimeve, likuidimeve të faturave fiktive apo blerjeve, të bëra prej subjekteve tregtare, të cilët nga ana e tyre kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia Tiranë, tek OJF-të, shpk-të dhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë; iii) kanë kaluar si pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme, specifikisht  një godinë banimi e tipit “Vilë” e ndodhur  në Qerret-Kompleksi “Marea Resort”, dhënë si përfitim i parregullt nga persona konkretë përmendur më lartë, të cilët zotërojnë dhe përfaqësojnë subjekte tregtarë, të lidhur ngushtë me interesa financiare me Bashkinë Tiranë, përmes përfitimit të fondeve publike si edhe lejeve të ndërtimit, tek familja e kryetarit të Bashkisë Tiranë; iv) janë shpenzuar për blerje me vlera të mëdha nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, duke i kamufluar këto blerje, përmes personave të tjerë. Çdo transferim i këtyre fondeve publike dhe lëshimi i lejeve të ndërtimit është kryer me miratimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, shtetasit E.V.

Faktet dhe provat e grumbulluara, edhe pse i referohen episodeve konkrete të evidentuara deri në këtë fazë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se në rastin konkret bëhet fjalë për një sistem të organizuar korrupsioni dhe shpërdorimi të fondeve  publike, të shtrirë në kohë, sipas një skeme të vënë në funksionim nga kryetari i bashkisë Tiranë dhe bashkëshortja e këtij të fundit. Në qendër të kësaj  skeme korrupsioni dhe pastrimi të produkteve që burojnë nga kjo vepër, rezulton të jetë titullari i institucionit, nënshkrimi i të cilit ka qenë përcaktues për shpërndarjen e fondeve publike, prej të cilave ai dhe familjarët e tij të ngushtë kanë përfituar drejtpërsëdrejti në mënyrë të parregullt.

Organi procedues ka arritur në konkluzionin se, përveç pasurive të paluajtshme të përfituara nga shtetasit nën hetim (nën regjimin pasuror të bashkësisë ligjore), këta të fundit, vetëm përmes shoqërive “P. L.” shpk, “A. L.” shpk, “A. S.” shpk, “N. G.” shpk, “H.” OJF, “E.” OJF, “B.-A” OJF dhe “M.” OJF, për të cilat ekzistojnë prova të mjaftueshme se kontrollohen plotësisht nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, por edhe “R.” shpk dhe shoqëri të tjera të lidhura me shtetasin nën hetim E. A., kanë gjeneruar të ardhura të cilat kapin shifrën e rreth 110.000.000 lekë.

Më pas, me veprimet e tyre të kundërligjshme, të kryera në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, të cilat konsistojnë në integrimin në sistemin bankar të këtyre shumave monetare, të siguruara si përfitime të parregullta, por edhe të fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë së pasurive, në kushtet kur këto pasuri dihet se janë produkte të veprës penale sipas nenit 260 të ligjit material, shtetasit nën  hetim dyshohet se kanë përmbushur elementët e parashikuar në gërmat a) dhe b) të nenit 287 të Kodit Penal (“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose  veprimtarisë kriminale”).

Qëllimi kriminal i shtetasve nën hetim për integrimin në sistemin bankar të shumave monetare të cilat janë rezultat i përfitimeve të parregullta, do të ishte i pamundur të përmbushej pa rolin përcaktues të subjekteve të tjera tregtare, shpk dhe OJF, të identifikuar deri tani në regjistrin e njoftimit të veprave penale. OJF-të “H.”, “E.”,  “M.” dhe “B.-A”, të kontrolluara plotësisht nga shtetësja nën hetim A. X., deri në këtë fazë të hetimit paraprak dyshohet të kenë kryer veprime konkrete të kundërligjshme në drejtim të pastrimit të produkteve të veprës penale, nëpërmjet transferimit të pasurive me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, duke ditur se këto pasuri janë produkt i veprës penale sipas nenit 260 të Kodit Penal. Në vijim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale edhe emrat tregëtarë të këtyre OJF – ve.

Po kështu, ky qëllim kriminal për pastrimin e produkteve të veprës penale, që i referohet rastit të kalimit të të hollave nga shoqëritë e administruara nga shtetasi nën hetim …. dhe familjarë të tij, do të ishte i pamundur të realizohej pa bashkëpunimin e këtij të fundit në kryerjen e veprimeve të kundërligjshme, të cilat kanë kulmuar në pagesat e bëra për shoqëritë tregtare si edhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga shtetësja A. X.

Përveç sa është përshkruar më lart, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të.

Po kështu, kjo shtetase në asnjë rast nuk ka përmbushur detyrimet që burojnë nga ligji nr. 9049 datë 10.04.2023, në lidhje me deklarimin e pjesëmarrjes së saj në bordin e një organizate jofitimprurëse, e cila provohet të ketë gjeneruar të ardhura të  shumta, por edhe njëkohësisht pronare (organizata) e një subjekti tregtar me natyrë fitimprurëse (shpk). Fshehja e këtyre fakteve nga shtetësja nën hetim A. X., ka pamundësuar organet ligjzbatuese për të patur një panoramë të plotë dhe të qartë sa  i takon, jo vetëm pjesëmarrjes së kësaj shtetase në borde organizatash, të cilat nga ana e tyre zotërojnë shpk, por çfarë është më e rëndësishme, ka pamundësuar “konstatimin” dhe “gjurmimin” e një sasie të konsiderueshme të hollash, të cilat kanë qarkulluar nëpërmjet këtyre subjekteve të kontrolluara faktikisht nga shtetësja nën hetim. Pikërisht, mungesa e plotë e kësaj transparence ka bërë të mundur më pas edhe funksionimin e një skeme kaq të organizuar të lëvizjes së shumave monetare, nga, dhe nëpërmjet këtyre OJF-ve dhe shpk-ve.

Në lidhje me shtetasit nën hetim, përfaqësues të subjekteve tregtare cituar më lart, organi procedues ka grumbulluar prova të cilat të çojnë në konkluzionin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se ata, me veprime aktive të kundërligjshme kanë konsumuar elementë të veprës penale“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Këta shtetas, dyshohet se kanë dhënë përfitime të parregullta tek i zgjedhuri vendor dhe bashkëshortja e tij, drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet OJF-ve, shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe personave fizikë të kontrolluar nga kjo e fundit, të cilat konsistojnë në pasuri të paluajtshme (godinë banimi e tipit “vilë”), sponsorizime, likuidime faturash për shërbime konsulence ligjore fiktive, blerje sendesh në mënyrë fiktive, financime fiktive festivalesh artistike, pagesa udhëtimesh e qëndrime në hotel etj. Të gjithë subjektet tregtare që shtetasit nën hetim G. S., F. B., S. K., SH. F. dhe M. P. përfaqësojnë, gjatë kohës që korrespondon me periudhën e dhënies së përfitimeve të parregullta, por jo vetëm, kanë përfituar nga Bashkia Tiranë, me firmën e titullarit të saj, fonde të konsiderueshme publike si edhe leje ndërtimi.

Në lidhje me këto pasuri, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur me vendimin nr. 84 Akti datë 10.02.2025, caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, në lidhje me pasurinë e paluajtshme:

Pasuria numër 1/647, Vol. 29, Faqe 103, ZK.  3101, sipas certifikatës për vërtetim pronësie nr. 1456523, ndodhur në Zonën e Stimuluar “Ardian Çarçani”, Qerret, lloji “truall”, sipërfaqe trualli të objektit 494 m2, sipërfaqe të bazës së njësisë 82 m2, leja e legalizimit nr. 705199, datë 31.01.2020, regjistruar në ASHK në emër të “Agi Kons” shpk.

Po kështu, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, me vendimin nr. 98 Akti /datë 10.02.2025 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, në lidhje me llogaritë bankare të ndodhura në “Intesa Sanpaolo Bank” dhe “Banka Kombëtare Tregtare”, ne emër të shtetasës A. X. dhe shoqërive të lidhura me të, në shumën totale prej 869,149.78 Euro.

Nga ana tjetër, gjatë kontrollit të ushtruar  pranë zyrave të “P. L.” shpk, administruar nga shtetësja A. X., e cila është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të hollash, prej 95,350 Euro (shumica prej tyre prerje 500 euro), 14,900 USD dhe 665,000 Lekë.

Përveç sa është përmendur mësipër, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases K. B. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim K. B. ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. bw

Arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos detyrim paraqitje për këta 5 biznesmenë

GJKKO përveç se ka vendosur “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka dhënë masa edhe për bashkëpunëtorë të tij.

GJKKO mësohet se ka dhënë “detyrim paraqitje” për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha. Dyshohet se biznesmenët kanë marrë tendera të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës.

Kujtojmë se GJKKO vendosi gjithashtu masën e sigurisë “arrest shtëpie” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.

Veliaj u hetua për një kohë të gjatë nga SPAK, në lidhje me pasurinë e tij. bw

E paqartë nëse Lista Serbe i fitoi të dhjetë vendet në Kuvendin e Kosovës

Radio Evropa e Lirë

Për herë të parë që nga themelimi i saj në vitin 2013, Lista Serbe mund të mbetet pa të dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, pasi, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një vend parlamentar mund t’i takojë Nenad Rashiqit, udhëheqës i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Rashiq, në dy vjetët e fundit, ishte ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, i cili e emëroi pasi Lista Serbe doli nga institucionet e Kosovës.

Me 93 për qind të votave të numëruara nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe – partia më e madhe serbe në Kosovë, e cila gëzon mbështetje absolute nga Beogradi zyrtar – siguroi rreth 30.485 vota, ose 3.88 për qind të totalit, ndërsa Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë mori rreth 3.428 vota, ose 0.44 për qind.

Sipas rezultateve aktuale, Lista Serbe e humbi mbështetjen e gati 15 mijë personave, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Rashiq, në anën tjetër, e rriti mbështetjen për rreth 2.000 vota.

Situata, megjithatë, mund të ndryshojë pas numërimit të votave me kusht, sepse në atë grup janë kryesisht votat e personave të zhvendosur, të cilët shkuan për të votuar në Kosovë nën organizimin e Komisariatit për Refugjatë të Republikës së Serbisë dhe Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Subjektet tjera politike nga komuniteti serb, që morën pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk do të hyjnë në Kuvendin e Kosovës.

Demokracia Serbe e Aleksandar Arsenijeviqit mori rreth 1.700 vota, Lëvizja Popullore Serbe e Branimir Stojanoviqit mori rreth 1.405 vota, Nisma Qytetare Drejtësia Popullore mori rreth 597 vota dhe Partia e Serbëve të Kosovës mori 348 vota.

Lista Serbe e falënderon posaçërisht “një person”

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, shpalli “fitore absolute dhe bindëse” të partisë së tij më 9 shkurt, duke theksuar se ajo ka fituar 10 nga 10 vendet parlamentare, të rezervuara për komunitetin serb.

Lista Serbe, sipas tij, mori mbi 40 mijë vota.

Ai e falënderoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për mbështetjen, si dhe të zhvendosurit që erdhën nga Serbia për të votuar, por, në fund, meritën për “fitoren madhështore” ia atribuoi në veçanti një njeriu.

“Kjo është gjithashtu fitore për të gjithë ata serbë, vëllezër e motra tona që nuk janë sot në Kosovë dhe Metohi, e që kontribuuan në këtë fitore madhështore – veçanërisht njëri prej tyre”, tha Ellek.

Kjo deklaratë në publik u kuptua si aludim në Millan Radoiçiqin, i cili besohet se është i lirë në Serbi që nga sulmi i vitit 2023 në Banjskë.

Radoiçiq e mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në këtë fshat të Zveçanit, ku u vra një polic kosovar, dhe më pas dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe.

Kosova e konsideron këtë sulm si terrorist dhe beson se pas tij qëndron shteti i Serbisë – gjë të cilën Beogradi zyrtar e mohon.

Rashiq: Beogradi ishte gjithmonë “agresiv” ndaj serbëve në Kosovë

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, tha më 9 shkurt se, sipas të dhënave të tij, ky opsion politik ka marrë mbi 3.500 vota dhe se pas numërimit të të gjitha votave, pret të sigurojë një deri në dy mandate parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

“Në secilin rast, ne e kaluam atë pragun prej 10% të përcaktuar me ligjin e ri dhe mendoj se KQZ-ja nuk ka sesi të mos e vërejë këtë. Do të presim deri nesër, atëherë do të jetë e qartë se partia jonë do të ketë jo vetëm një, por ndoshta më shumë vende në Kuvend”, tha Rashiq në një konferencë për gazetarët.

Ai tha se “nga anë të ndryshme, vijnë dezinformata të ndryshme” dhe se nuk është e mundur që Lista Serbe t’i ketë fituar mbi 40 mijë vota.

Pak orë pas mbylljes së vendvotimeve në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Lista Serbe, duke mos i llogaritur votat e personave të zhvendosur – pra votat me kusht – ka fituar rreth 33.000 vota.

“Është plotësisht e qartë se Lista Serbe i fiton të dhjetë mandatet, se do të jetë mbrojtje ndaj sulmeve të mëtejshme të [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Në fjalimin e tij pas mbylljes së vendvotimeve, Rashiq tha se Beogradi “ka qenë gjithmonë agresiv ndaj serbëve të Kosovës dhe nuk i ka lejuar ata t’i zhvillojnë kapacitetet e tyre politike”.

“Duke i përdorur [serbët në Kosovë], ai u përpoq të ndrydhte çdo mendim autentik, çdo iniciativë që mund të ishte në dobi të të gjithëve”, tha Rashiq.

Mesazhet e përfaqësuesve të tjerë politikë të serbëve në Kosovë

Lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, tha se do t’i komentojë rezultatet e zgjedhjeve kur të ketë më shumë informacion.

Branimir Stojanoviq nga Lëvizja Popullore Serbe tha se “nuk do të dorëzohen, edhe pse rezultatet janë dëshpëruese”.

“Populli që ka zgjedhur, do të ketë pushtetin që ka zgjedhur”, tha ai, duke shtuar se sistemi i qeverisjes së Listës Serbe “mësa duket i përshtatet popullit”.

“Ne e kuptojmë që nuk doni të besoni në realitet, por asnjë votë nuk do t’u japë imunitet atyre që ju vodhën”, tha Nisma Qytetare Drejtësia Popullore.

Partia e Serbëve të Kosovës tha se serbët në Kosovë i pranuan si të drejta veprimet e Listës Serbe dhe ia dhanë besimin asaj.

Kjo parti e uroi atë për “fitoren e qartë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.

“U urojmë serbëve që Lista Serbe t’i sundojë edhe për 100 vjet”, tha kjo parti.

Që nga themelimi i saj në vitin 2013, Lista Serbe ka fituar mbi 90 për qind të votave të komunitetit serb në të gjitha zgjedhjet në të cilat ka marrë pjesë, por Misioni Monitorues i BE-së ka vënë në dukje “monopolin dhe presionet” nga zyrtarët e saj.

Në dy vjetët e fundit, kjo parti ka ndjekur një “politikë bojkotimi”, në përputhje me vendimin e saj për t’u tërhequr nga institucionet e Kosovës në veri.

Nuk është ende e qartë nëse, në periudhën e ardhshme, ajo do të marrë pjesë aktive në institucionet e Kosovës, apo do të vazhdojë me bojkotim.

GJKKO vendos masën “arrest shtëpie” për Ajola Xoxën. Bashkëshortja e Veliajt ndodhet jashtë Shqipërisë

 

GJKKO mësohet se ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Masa është kërkuar nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme e ka lënë në fuqi.

Ndërsa, burime pranë SPAK bëjnë të ditur se është firmosur edhe masa e sigurisë “arrest shtëpie” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën. Por mësohet se kjo e fundit ndodhet jashtë Shqipërisë. Ajola Xoxa ka udhëtuar drejt Romës në datën 8 shkurt.

Dosja ndaj Veliajt po hetohet nga prokurori Olsi Dado.

Më datë 6 dhjetor 2024 SPAK sekuestroi telefonin e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa. Me vendim të GJKKO-së kontrolle janë kryer edhe në studion “Harabel” në ish-Bllok ku u sekuestruan edhe dokumente, që kanë të bëjnë me hetimet e nisura nga prokurori Dado.

SPAK nisi hetime të thelluara për pasurinë e Erion Veliajt dhe të familjarëve të tij.

Erion Veliaj akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash. bw

FOTO – VIDEO/ Momenti kur oficerët e BKH-së arrestojnë Erion Veliajn

GJKKO mësohet se ka dhënë masë sigurie arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në pamjet e siguruar nga Syri tv, duket Veliaj teksa shoqërohet nga oficerët e BKH-së. Në momentin e shoqërimit, Veliaj ishte në zyrë.

Mësohet se Gjykata e Posaçme ka vendosur arrest me burg për Veliajn. sn

Arrestohet me urdhër të SPAK kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

GJKKO ka vendosur masë sigurie për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, me kërkesë të SPAK. Mësohet se Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest me burg” për Veliajn.

Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme ka ngritur disa akuza.

Kryebashkiaku i Tiranës ka qenë në zyrën e tij kur është shoqëruar nga oficerët e BKH-së.

Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe më pas do të dërgohet te Blloku i Sigurisë, tek Rruga “Mine Peza”.

Mësohet gjithashtu se GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Ajola Xoxën, bashkëshorten e Erion Veliajt. bw

‘Berisha u persekutua politikisht si Trumpi’- LaCivita: Do e bëjmë Shqipërinë të madhe sërish me një demokraci që lulëzon

Kryearkitekti i fushatës më spektakolare në historinë politike amerikane, Chris LaCivita, do drejtojë fushatën fituese të opozitës shqiptare.

Në një konferencë për shtyp, LaCivita tha se Berisha u përndoq politikisht njësoj si Donald Trump.

Por ai tha se PD do e bëjë Shqipërinë të madhe sërish.

“Berisha njësoj si Donald Trump dhe anëtarë të opozitës është përndjekur politikisht pandershmërisht nga një qeveri që nuk ka respekt për demokracinë.

Ne jemi këtu për të ndihmuar për këtë.

Çështjet për të cilat shqetësohen shqiptarët janë njësoj si çështjet për të cilat shqetësohen amerikanet.

Ata shqetësohen për sigurinë personale, për vendet e punës dhe ekonominë.

Ata shqetësohen që fëmijët e tyre të rriten në shtëpi dhe jo jashtë.

Mbi të gjitha, ne kemi nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të lira nga ndërhyrja qeveritare.

Të lira nga krimi i organizuar.

Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë thelbësore për demokracinë.

Me një demokraci që lulëzon, ne mund ta bëjmë Shqipërinë të madhe sërish,” tha LaCivita. sn

Berisha: Sot është fillimi i një fushate që do të rikthejë Shqipërinë në rrugën e shpresës

Sot është fillimi i një fushate që do të rikthejë Shqipërinë në rrugën e shpresës, tha kreu demokrat ne përfudnim të prezantimit të djetuesit të fushtës.

Berisha: Ju falenderojmë për praninë dhe ndjekjen e kësaj deklarate për shtyp.

Sot është fillimi i një fushate që do të rikthejë Shqipërinë në rrugën e shpresës, në rrugën e të ardhmes, në rrugën e ligjit dhe të zhvillimit.

Shumë faleminderit! sn


Send this to a friend