VOAL

VOAL

Lista Serbe ka vendosur të jetë pjesë e qeverisë Haradinaj

September 9, 2017

Komentet

Arlind Qori: Partia në pushtet po fiton në përmasa koreano-veriore në zgjedhjet e parakohshme lokale

Me sa duket, partia në pushtet po fiton në përmasa koreano-veriore në zgjedhjet e parakohshme lokale. Nga ana tjetër, pjesëmarrja e popullsisë në zgjedhje është e barabartë me Haitin e gangrenizuar nga lufta e bandave.

I vetmi përjashtim nga ky obskurantizëm do të ishte Tirana, aty ku kishte një alternativë kundër sistemit. Prandaj Edi Rama nxitoi të anulonte zgjedhjet në kryeqytet.

Nuk ka vend për dëshpërim. Ky nivel pjesëmarrjeje tregon se pushteti i korruptuar mund të bindë vetëm pakicën e pakicës së pakicës që të shkojë në votime. Kurse opozitës së vjetruar e të diskretituar i ka mbetur vetëm të shuhet me turp nga skena politike.

E vetmja dritë politike në fund të tunelit quhet Lëvizja BASHKË.

Ju ftoj të na bashkoheni: https://levizjabashke.al/anetaresohu/

 

Kosovë, KQZ shpall rezultatet paraprake, reagon Kurti: Vetëvendosja fitoi në total 7 komuna, në Fushë Kosovë bëjmë ndryshimin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Në të gjitha komunat ka përfunduar plotësisht votimi, ndërkaq në platformën online, sipas kreut të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, do të azhurohen më vonë edhe dy vendvotime për Mitrovicën e Jugut.

“Rezultatet përfundimtare do të shpallen pasi të numëron votat e diasporës, të personave me nevoja të veçanta dhe votat me kusht”, tha ai.

Sa u përket votave nga diaspora, ai tha se pret që nga java e ardhshme ato të arrijnë në Kosovë dhe një javë më pas të përmbyllet numërimi i të gjitha votave.

Sipas rezultateve për rundin e balotazhit, LDK-ja ka fituar në pesë komuna, LVV-ja dhe AAK-ja në katër secila dhe PDK-ja në tre komuna.

“Pas më shumë se dy dekadave, LVV e bëri ndryshimin e madh me Valon Prebrezën në Fushë Kosovë. Valoni do të sjellë demokraci, dinjitet dhe barazi për të gjithë.”

Kryetari i LVV-së foli gjithashtu për rritjen e numrit të komunave që partia ka fituar gjatë zgjedhjeve lokale në Kosovë:

“Në vitin 2013 kemi marrë pjesë për herë të parë në garë dhe kemi fituar vetëm një komunë. Në vitin 2017 kemi fituar tri komuna, në vitin 2021 kemi fituar 4 komuna, derisa sot kemi fituar në 7 komuna.” bw

Pjesëmarrja e votuesve në 5 bashkitë e vendit deri në orën 17:00

Janë publikuar të dhënat më të fundit lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet për kryetarët e pesë bashkive të vendit.

Sipas KQZ-së, deri në orën 17:00, pjesëmarrja e përgjithshme në këto njësi vendore ishte 18.55 %.

Nga të dhënat rezulton se Mati ka pjesëmarrjen më të lartë me 39.99%, ndërsa Vlora pjesëmarrjen më të ulët.

Konkretisht në bashkinë e Vlorës deri në orën 17:00 pjesëmarrja në votim është 12.42 %, në bashkinë e Beratit pjesëmarrja është 19.84 %, në bashkinë e Cërrikut 23.49  %, në Mat 39.99 % dhe në bashkinë e Tepelenës pjesëmarrja është 32.21%.

Bashkia Vlorë: Kanë votuar 6 242 nga 51 724 zgjedhës (12.42%)

Bashkia Berat: Kanë votuar 4 557 nga 22 972 zgjedhës (19.84%)

Bashkia Cërrik: Kanë votuar 1 467 nga 6 246 zgjedhës (23.49 %)

Bashkia Mat: Kanë votuar 4 019 nga 10 050 zgjedhës (39.99%)

Bashkia Tepelenë: Kanë votuar 965 nga 2 996 zgjedhës (32.21%)/KQZ

“Kam projekte të mëdha për Beratin”- Kandidati i pavarur për kryetar bashkie që mbështetet nga opozita: Luftën e kam me shtetin, janë bërë të pasur me taksat e qytetarëve

Kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Berat, Pavlo Shkarpa që mbështetet nga opozita i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.


Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se ka projekte të mëdha për bashkinë e Beratit, ndërsa theksoi se “luftën e ka me shtetin”.

Shkarpa dha mesazhin se “Berati është i qytetarëve dhe se nëse ai fiton, bashkia do të jetë e popullit të thjeshtë”.

“Dua ta projektoj te ardhmen e këtij qyteti. Unë luftën e kam me shtetin, ne jetojmë ne diktature, edhe pse thuhet qe jetojmë ne demokraci. Berati është i yni, ne kemi nevoje për këtë qytet, Berati ska nevoje per ne. Berati sot duhet te zgjedhe njeriun me te mire. Unë kam projekte te mëdha për këtë qytet se kam dëshirë ta ndryshoj. Këta janë bere te pasur me taksat e qytetareve. Po e mora une bashkinë bashkia do jete e popullit te thjeshte”, tha Shkarpa.

Kandidati i opozitës në Mat, Eduart Brahilika denoncon parregullsitë: Janë vënë komisionerë punonjës të Bashkisë dhe patronazhistë

Kandidati i mbështetur nga Partia Demokratike dhe opozita për Bashkinë e Matit, Eduart Brahilika hodhi sot akuza për parregullsi në zgjedhjet e kësaj të diele, teksa shtoi se ka indicie për këtë deklaratë.

Në një prononcim për mediat, Brahilika u shpreh se komisionerët janë punonjës të bashkisë dhe aktivistë të PS-së.

“Çdo komisioner është punonjës i bashkisë dhe është patronazhist. Kemi indicie për parregullsi dhe po i verifikojmë”,-tha Brahilika. bw

Kandidati i pavarur Eduart Brahilika: Matjanë, për familjen tuaj, për fëmijët tuaj, për fshatrat tona, për dinjitetin tonë të përbashkët, dilni e VOTONI me zemër!

VOAL- Kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Mat, Eduart Brahilika, iu ka dhënë këtë mesazh matjanëve në vigjilje të votës së 9 nëntorit:
Të nderuar bashkëqytetarë të Matit,
Kjo fushatë po mbyllet, por beteja për dinjitetin e Matit sapo nis.
E di që këto ditë keni parë e dëgjuar shumë. E di që po luhet fort, që po ushtrohet presion, që po përdoret çdo mjet për të mbajtur pushtetin në duart e pak njerëzve. Por dua ta them qartë se kundërshtari im nuk është kandidati formal. Ai është thjesht një emër në fletën e votimit.
Kundërshtari im i vërtetë është Agron Malaj, ish kryebashkiak e sot deputet, që përpiqet ta mbajë Matin peng duke komanduar në prapaskenë çdo gjë, edhe kandidatin e tij.
Por më 9 nëntor, fjala nuk është më e tyre.
Është e juaja.
Është e qytetarëve që duan ta çlirojnë Matin nga frika, nga padrejtësia dhe nga varësia e një grushti njerëzish.
🗳️ Voto Eduartin. Çliro Matin.
Kjo është motoja ime, por më shumë se kaq është thirrja e një brezi që nuk pranon më të jetojë nën hijen e frikës.
E nderuar administratë, ju e dini më mirë se kushdo se çfarë do të thotë të punosh me zemrën në dorë, por me frikën në shpinë.
E di që ju kanë sjellë deri aty sa të mendoni se duhet të votoni për të ruajtur një vend pune. Por mos harroni: asnjë vend pune nuk vlen më shumë se dinjiteti juaj.
Mos e lejoni askënd t’ju mbajë peng me bukën e gojës suaj.
Unë ju jap fjalën e nderit se Bashkia nuk do jetë më institucioni që ju keqtrajton e ju shfrytëzon. Do jetë shtëpia e barazisë, ku paga e punës nuk është më plaçkë për drejtorët, por e drejtë për secilin prej jush.
Matjanë, për familjen tuaj, për fëmijët tuaj, për fshatrat tona, për dinjitetin tonë të përbashkët, dilni e VOTONI me zemër!
Voto Eduartin, Çliro Matin.
Sepse kjo bashki duhet t’u përkasë qytetarëve, jo individëve.
Në këto orë të fundit, ju kërkoj vetëm një gjë: mos heshtni.
Nëse shihni presion, kërcënim, blerje vote më shkruani. Ti denoncojmë këta hajdutë të lirisë.
Sepse kjo nuk është vetëm një garë politike është një garë për shpirtin e Matit.
Ju jap fjalën e nderit, atë mbi të cilën kam ngritur këtë kandidaturë dinjitoze:
dera e Bashkisë do jetë e hapur për çdo qytetar.
Halli juaj do jetë edhe imi.
Zëri juaj do dëgjohet.
Me zemër për Matin. Për një Mat që ngrihet, që beson, që fiton.

Me gruan dhe fëmijën në krah, kandidati i pavarur për bashkinë Tepelenë i drejtohet qendrës së votimit: Qytetarët të bëjnë zgjedhjen e duhur

Në një prononcim shkurt për mediat ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Tepelenës që të dalin të votojnë dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur.

“I bëj thirrje të gjithë tepelenasve që të dalin të votojnë masivisht, të bëjnë zgjedhjen e duhur”, tha Guma, i cili vlerësoi procesin si të qetë dhe demokratik.

Gabriel Guma është kandidat i pavarur, por që mbështetet nga Partia Demokratike. Përballë tij është Gramoz Sako nga Partia Socialiste. Panorama

“Shpresoj te mos ketë presion nga jashtë”- Kandidati i pavarur për bashkinë e Cërrikut u bën thirrje qytetarëve të votojnë masivisht

Amarildo Hoxha, kandidati i pavarur për bashkinë e Cërrikut i mbështetur nga PD i bën thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht.


Në një prononcim për mediat, Hoxha tha se për momentin procesi i votimit po shkon mirë, ndërsa tha se shpreson që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë.

Amarildo Hoxha: U bej thirrje qytetareve te Cërrikut te votojnë masivisht. Kushdo qe te fitojë uroj t’i shërbejë Cërrikut sepse bashkia nuk është politik, por shërbim. Uroj dhe shpresoj te mos ketë ndërhyrje dhe presion nga jashtë. Për momenti nuk ka problematika dhe çdo gjë po shkon mirë.gsh

”Ju lutem votoni për të ardhmen e qytetit”- Kandidati i pavarur për bashkinë e Vlorës: Sot është koha për të bërë një ndryshim rrënjësor

Kandidati i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike për bashkinë e Vlorës, Dionis Sota, ushtroi sot të drejtën e tij për të votuar.


I pyetur për pjesëmarrjen e ulët në votime dhe se sa beson tek fitorja e tij, Dionis Sota u shpreh me besim të plotë te fitorja dhe tha ”u bej thirrje të gjithë qytetarëve vlonjat të shprehin vullnetin e tyre të lirë me votë për të ndryshuar të ardhmen e qytetit”

Dionis Sota: Sot është një ditë feste për të gjithë qytetarët e Vlorës. I ftoj që të gjithë që të vijnë të votojnë. Sot është detyrim i të gjithë qytetarëve që të mos ta lënë votën që të mos fle në sirtarin e shtëpisë.

Është momenti, është koha për të bërë një ndryshim rrënjësor dhe Vlora të marrë një pjesëmarrje jashtëzakonisht të lartë. Dhe unë u bëj ftesë të gjithëve sinqerisht, ju lutem ejani çohuni shpenzoni 10 minuta të jetës suaj për të ardhmen e qytetit të Vlorës sepse është e rëndësishme. gsh

Berat- Kandidati i pavarur Pavlo Shkarpa: Votoni për ndryshimin, për ndershmërinë dhe për një Bashki që i shërben qytetarëve, jo pushtetit

VOAL- “Votoni për ndryshimin, për ndershmërinë dhe për një Bashki që i shërben qytetarëve, jo pushtetit.” Ky është mesazhi që kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Berat, Pavlo Shkarpa, iu bën bashkëqytetarëve të tij në këtë ditë të votimit:
🗳️ Të nderuar qytetarë beratas,
Sot është dita juaj! Qendrat e votimit janë hapur në të gjithë territorin e Bashkisë Berat.
Ftoj çdo qytetar të ndershëm, çdo familje beratasi që e do qytetin e vet, të dalë dhe të shprehë vullnetin e lirë me votë.
✅ Votoni për ndryshimin, për ndershmërinë dhe për një Bashki që i shërben qytetarëve, jo pushtetit.
🕕 Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 18:00.
Mos e lini votën për në fund çdo votë është zëri juaj, forca juaj, dhe e ardhmja e Beratit!
🇦🇱 Votoni, votoni, votoni!

“Moska mund të sulmojë që nesër”, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800 000 trupa në rast lufte me Rusinë

Berlini është i përgatitur për një luftë me Moskën dhe është gati të vendosë 800,000 trupa të NATO-s drejt kufirit rus, tha kreu i komandës së operacioneve të përbashkëta të vendit, gjenerallejtënant Alexander Sollfrank.

Vendosja hipotetike është pjesë e Planit të Operacioneve të Gjermanisë, i cili u zbulua vitin e kaluar. Dokumenti prej 1,000 faqesh rregullon përgjigjen e Berlinit nëse Neni 5 i traktatit të NATO-s aktivizohet në një konfrontim me Moskën. Ai përfshin shndërrimin e Gjermanisë në një qendër të madhe logjistike për vendosjen e qindra mijëra ushtarëve dhe pajisjeve nga vende të ndryshme të NATO-s kundër Rusisë. Vendosja duhet të përfundojë brenda 180 ditëve nga fillimi i konfliktit.

Sipas Sollfrank, plani mund të zbatohet më shpejt sesa më vonë. “Rusia zotëron një potencial shumë të madh ushtarak pavarësisht luftës në Ukrainë”, tha ai në një konferencë vjetore të Bundeswehr-it në Berlin të premten, duke shtuar se “Rusia është tashmë e aftë të [nisë] një sulm të kufizuar në territorin e NATO-s”.

Duke folur për Reuters të njëjtën ditë, gjenerali pohoi se Moska mund ta bënte këtë “që nesër”. Zyrtarët gjermanë kanë folur gjithnjë e më shumë për kërcënimin e supozuar rus, ndërsa kanë mbajtur një qëndrim gjithnjë e më agresiv ndaj Moskës.

Kancelari Friedrich Merz ka deklaruar më parë se opsionet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë janë “shteruar” dhe ka dyfishuar furnizimin me armë për Kievin.

Të premten, ai dhe Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius thanë se ekzistenca e Gjermanisë në formën e saj aktuale kërcënohej nga Rusia. “Nuk është alarmizëm… kur them se mënyra jonë e jetesës është në rrezik”, tha Pistorius në konferencën ushtarake.

Politico raportoi muajin e kaluar se planet e riarmatimit të Gjermanisë do t’i kushtonin asaj 377 miliardë euro (440 miliardë dollarë). bw

Në ambientet e shkollës “Thimi Tani”, në orën 11:00, kandidati për Bashkinë e Beratit, z. Pavlo Shkarpa, do të ushtrojë të drejtën e tij të votës

VOAL- Shtabi Zgjedhor i kandidatit për Bashkinë e Beratit Z. Pavlo Shkarpa bën të ditur se z. Shkarpa në orën 11:00, kandidati për Bashkinë e Beratit, z. Pavlo Shkarpa, do të ushtrojë të drejtën e tij të votës në ambientet e shkollës “Thimi Tani”:
NJOFTIM PËR MEDIAT
Të nderuar përfaqësues të mediave lokale dhe qendrore,
Ju njoftojmë se në ambientet e shkollës “Thimi Tani”, në orën 11:00, kandidati për Bashkinë e Beratit, z. Pavlo Shkarpa, do të ushtrojë të drejtën e tij të votës.
Pas përfundimit të procesit të votimit, z. Shkarpa do të japë një deklaratë për mediat, ku do të ndajë një mesazh për qytetarët dhe përfaqësuesit e shtypit.
Ftojmë të gjithë përfaqësuesit e mediave të jenë të pranishëm dhe të marrin pjesë në këtë moment të rëndësishëm të procesit zgjedhor.
Me respekt,🙏
Shtabi Zgjedhor i kandidatit për Bashkinë e Beratit
Z. Pavlo Shkarpa

Send this to a friend