VOAL

VOAL

LISTA – Këta janë konsujt e nderit në Republikën e Shqipërisë

April 1, 2019

Komentet

Sa ndikon ‘non grata’ e Berishës? Bardhi: Partnerët strategjikë i dëgjoj, por do punoj me cilindo që forcon Partinë Demokratike

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në emisionin “Open” tha se i dëgjon gjithmonë këshillat e partnerëve strategjikë, por ai do të punojë me cilindo që forcon Partinë Demokratike.

Lidhur me deklaratën e fundit të Ambasadës së SHBA, pasi Gjykata e Apelit i dha vulën dhe logon grupimit të Sali Berishës, Bardhi tha se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin amerikan lidhur me bashkëpunimin me personat ‘non grata’.

Duke komentuar vendimin e Komisionit të Apelimit në Mbretërinë e Bashkuar që rrëzon ankimimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Bardhi tha se pozita e tij në raport me Britaninë e Madhe nuk ndryshon edhe pas këtij vendimi.

Bardhi tha se një parti politike nuk është e njesuar vetëm me kryetarin. “Nuk mendoj se z. Berisha i vetëm mund të çojë PD drejt fitores, por të gjithë së bashku mund ta bëjmë”, tha Bardhi.

Ai tha se publikisht ka deklaruar publikisht se do të jetë anëtarësia e PD-së ajo që do të vendosë kandidatin për Kryeministër, nëse partia fiton zgjedhjet, madje jo vetëm Kryeministrin, por të gjithë ekipin qeverisës.

Përsa i takon komisionit të reformës zgjedhore, Bardhi tha se nga ana e socialistëve nuk ka një vullnet për të ccuar përpara këtë reformë.

“Kemi bërë propozimet tona lidhur me reformën zgjedhore, që nisin nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve, si dhe me rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet”, tha Bardhi.

Shkodër, përkujtohen të vrarët në kufi gjatë diktaturës komuniste

VOA/Pëllumb Sulo

Familjarë të të vrarëve në kufi, së bashku me ish të burgosur politikë, përkujtuan sot në Shkodër 16 qershorin e vitit 1990, Ditën e të Vrarëve në Kufi nga regjimi komunist.

Në këtë ditë, në pikën kufitare “Hani Hotit”, në Malësi të Madhe, forcat kufitare vranë 17 vjeçarin Pëllumb Pëllumbi, gjatë përpjekjes së tij për të kaluar ilegalisht kufirin në drejtim të ish Jugosllavisë. Vrasja e 17 vjeçarit Pëllumbi zgjoi revoltën e të rinjve shkodranë, të cilët dolën në rrugët e qytetit duke protestuar me thirrje kundër diktaturës dhe regjimit të kohës.

Zenel Drangu, i cili drejton Shoqatën e ish të Burgosurve Poltikë në Shkodër tha se diktatura komuniste, në fundin e saj, i mashtroi të rinjtë dhe i vrau në kufi ndërsa tentonin të shkonin drejt lirisë.

“Në vitin 1990 ndryshoi ligji. Nga 10-25 vite burgim që ishte për tentativë arratisje, ndryshoi në kalim të paligjshëm që dënohej 3-5 vite burgim. Atëherë, shumë të rinj vendosën që ta provojnë fatin, por e keqja ishte se i kapën në kufi, i kapën gjallë dhe, mbasi i torturuan, i vranë”, thotë ai.

Në maj të vitit 1990, Gjekë Beqi së bashku me vëllain e tij Vatë Beqin tentuan të kalojnë kufirin, por forcat kufitare i diktuan dhe qëlluan ndaj tyre. Gjeka u plagos ndërsa vëllai i tij u vra.

“Me 18 maj, duke u arratisur për në Jugosllavi bashkë me vëllain tim, të cilin e kanë vra po atë ditë përpara meje, unë u plagosa dhe përfundova në spital. Të gjithë këtu ishin të burgosur, ishte një burg i madh 28 mijë kilometra. Po disa nuk e duronin këtë lloj burgu, disa e pësuan fatalisht si vëllai im dhe Pëllumb Pëllumbi”, thotë ai.

Gjeka tregon se si regjimi i kohës, në përpjekje për të frenuar arratisjet e të rinjve jashtë kufijve, përdori dhunë, vrasje dhe masakra, duke terrorizuar shqiptarët që kërkonin të iknin drejt lirisë.

“Dy djem të rinj, Dodë Gjerkajn dhe Gjon Kumbullakun, i kanë vrarë në kufi në Pentar, i kanë lidhur mbrapa në spondat e makinës ushtarake dhe kanë terrorizuar gjithë qytetin e Shkodrës, duke i thënë qytetarëve dhe kalimtarëve të rrugës se kështu jua bëjmë atyre që tentojnë të ikin”, thotë ai.

Drejtuesi i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë, Zenel Drangu, i cili vuajti shumë vite në ish burgun famëkeq të Spaçit, pas tentativës për arratisje, apeloi për gjetjen e vendvarrimit të shumë shqiptarëve, të vrarë nga diktatura për shkak të bindjeve politike.

“500 të vrarëve ende nuk ju janë gjetur eshtrat. Pra, një apel qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme që të tregojë ku është kryer vrasja e tyre, ku i kanë groposë, pasi është e drejtë e familjarëve që të kenë një varr dhe të çojnë një tufë lule”, thotë ai.

Gjatë viteve të diktaturës, duke filluar nga vitit 1949, rreth 1000 shqiptarë u vranë në kufi, ndërsa përpiqeshin të kalonin ilegalisht jashtë vendit në kërkim të lirisë. Vetëm në vitin 1990, kur diktaturës po i vinte fundi, u vranë në kufi 54 persona, pjesa më e madhe të rinj e të reja

Ç’po ndodh me ligjin për pronën, 25 mijë pronarë presin kompensimin ose….

Zbatimi i ligjit për kompensimet e pronave, ka qenë një ligj që pronarët ose nuk e kanë ndjerë ose e kanë arritur me shumë mund e shpenzime, edhe pse mund ta kenë patur pronën me vendime gjykatash.

Nga 25 mijë pronarë në pritje për të marrë atë që iu takon, në harkun e vitit 2023 kanë aplikuar vetëm 329 prej tyre. Sakaq, puna e gjithë institucionit është përmbyllur me vetëm 9 dosje të ekzekutuara, gjysma e të cilave të ardhura si aplikime me kërkesë të veçantë ku shteti është ai që përfiton më shumë se pronari.

Një pengesë kryesore, sipas juristëve, kanë qenë betejat ligjore të institucionit që kanë pezulluar procesin e kompensimit. Në raportin vjetor të Agjencisë së Trajtimit të Pronave evidentohet se 2/3 e fondit të parashikuar për kompensimin e pronave nuk është ezauruar duke e kaluar fondin e mbetur prej 2.3 miliardë lekësh në buxhetin e Financave.

Ndryshe nga sa mund të thuhet për numrin e aplikimeve, ankesat e regjistruara janë me mijëra. Sipas raportit të auditit, brenda një viti janë depozituar 2.216 ankesa qytetarësh përmes platformës e-Albania për trajtim dosje me specialistin si dhe kërkesë për statusin dhe problematikat e dosjes.

 

Çfarë po ndodh me ligjin për pronën?

Me ndryshimet e bëra në vitin 2022 u rishikua skema e kompensimit për ato familje që preken nga ndryshimi i zërit kadastral. Pra, bëhet fjalë për ato familje që kanë patur një tokë, e cila aktualisht ka statusin e tokës truall por në momentin e konfiskimit rezulton jashtë vijës së verdhë. Në këto raste, ligji përcakton që pronarët të përfitojnë 10% të vlerës së kompensimit. Nga ndryshimet preken edhe ato familje që kanë përfituar më herët një pjesë të pronës, pra iu është kthyer. Nëse me ligjin e mëparshëm këto familje konsideroheshin të kompensuara, me skemën e re do të marrin 10% të diferencës ndërmjet pronës së mbetur dhe asaj të kthyer.

Teksa janë me mijëra qytetarët që nuk po arrijnë dot të zgjidhin problematikën e pronësisë së pasurive të paluajtshme, duke kërkuar zgjidhje nga shteti, si për ironi ky i fundit duket se është i zënë në të njëjtin “çark”.

Por problemi me pronat është dëgjuar rëndom të ketë individi por që dhe vet shteti të kishte probleme me pronat e tij kjo nuk ishte menduar ndonjëherë.

 

Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ka dalë në përfundimin se nuk ka një inventar të plotë të pasurive shtetërore dhe publike, ndërkohë që procesi i regjistrimit të tyre është shumë larg objektivave.

Audituesit nënvizojnë se nga sektori i procedurave të transferimit të pronës shtetërore, për institucionet qendrore dhe ato në varësi të tyre që nga viti 2003 deri në 2022, janë miratuar 82 VKM, ndërsa për institucionet e pavarura janë miratuar 6 VKM.

“Në nivel qendror, referuar listave të miratuara në Republikën e Shqipërisë rezultojnë përafërsisht 16,572 prona, nga të cilat 11,385 prona i përkasin Shoqërive Anonime, me aksionarë shtet. Në total rezulton se nga 16,572 prona shtetërore të miratuara nëpërmjet 88 VKM-ve, vetëm 1302 prej tyre janë regjistruar ose 9%. Raportimi i shifrave në lidhje me pasuritë shtet bëhet përmes emërtesës “pronë”, por duhet theksuar se një pronë e pasqyruar në listat e inventarit të institucioneve shtetërore mund të përbëhet nga disa pasuri,” thuhet në raport.

Shkak për këtë situatë duket se janë kostot që shoqërojnë procedurën e regjistrimit të një prone. Për çdo procedurë pranë Kadastrës duhet të paguash një tarifë dhe kjo ngarkesë vlerësohet e papërballueshme nga bashkitë.

“Nga auditimi rezulton se pengesa kryesore në regjistrimin e pasurive shtetërore nga ana e bashkive është tarifa e regjistrimit. Transferimi i pronave me Vendime të Këshillit të Ministrave nuk është shoqëruar edhe me asistencë financiare, përmes përfshirjes së këtyre fondeve në fondin e pakushtëzuar apo në fondet specifike që bashkitë marrin për funksione të caktuara. Ndryshimet e reja ligjore, konkretisht Ligji 20/2020 ndonëse i kushton një rëndësi të veçantë në Kreun IV përditësimit, inventarizimit, transferimit dhe regjistrimit të pronave shtetërore, në nenin 43, parashikon se tarifa e regjistrimit për institucionet shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore do të jetë e reduktuar. Por, ky përcaktim ligjor nuk është i reflektuar në Vendimin nr. 389, datë 13.5.2020 “Për miratimin e listës dhe të tarifave të shërbimeve kadastrale”, duke mos përcaktuar në asnjë dispozitë sesi do të bëhet ky trajtim i diferencuar përmes tarifave të reduktuara dhe në ç’masë do të jetë kjo tarifë,” thuhet në dokumentin e KLSH-së.

 

Lidhur me këtë problematikë është rekomanduar që së pari të jetë ASHK ajo që duhet të marri masa për të përcaktuar nivelin e reduktuar të tarifave për regjistrimin e pasurive të paluajtshme shtetërore, duke e vlerësuar këtë nivel në bashkëpunim me Drejtorinë e Financave Vendore në Ministrinë e Financave, me qëllim që pagesa e këtyre tarifave të mos krijojë kosto të mëdha për buxhetet e bashkive.

Nga 260 000 prona shtetërore në territorin e Shqipërisë, 115 000 u janë transferuar institucioneve vendore e qendrore, por prej tyre vetëm rreth 20 000 rezultojnë të regjistruar në Kadastër.

Me kalimin e viteve, me transformimin e ekonomisë, me ndryshimet ligjore, me rritjen e numrit të trashëgimtarëve, gjërat në vend të marrin zgjidhje kanë pësuar komplikime të reja. Rasti i Nik Palokajt, që ia ka kushtuar 20 vite kësaj çështjeje është vetëm një prej atyre që sorollatet dyerve të institucioneve, pa mundur të shohë pronën e tij të lirë dhe të mund të ndërtojë aty atë që ka ëndërruar.

Besimtarët myslimanë falin Kurban Bajramin në të gjithë Shqipërinë

Besimtarët myslimanë në Shqipëri kanë falur gjatë mëngjesi të sotëm Kurban Bajramin.

Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme për myslimanët.

Kjo është një ditë e mëshirës, faljes dhe sakrificës. Kurban Bajrami njihet ndryshe edhe si dita e “Flijimit”.bw

Ministria e Financave publikoi raportin, si nuk po justifikohen dot pagesat për inceneratorin e Tiranës

Ministria e Financave publikoi raportin e Monitorimit të Kontratave Koncesionare, por për disa objekte si inceneratori i Tiranës raporti u ndal vetëm te pagesat pa shpjeguar se çfarë punimesh janë bërë në objekt.

Raporti Vjetor i Përmbledhur (RVP) është një dokument i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që përfshin mbledhjen dhe raportimin e të dhënave të ecurisë dhe performancës financiare dhe jofinanciare të kontratave të koncesionit/PPP i cili synon të sigurojë për risqet kryesore fiskale nga kontratat e koncesionit/PPP janë identifikuar dhe raportuar në mënyrë sistematike. Por për shumë nga kontratat informacioni është i pjesshëm vetëm për pjesën e pagesave pasi autoritetet kontraktore hezitojnë të çojnë informacion të Ministria e Financave.

Inceneratori i Tiranës që është një çështjet me të bujshme të korrupsionit që ka çuar pas hekurave zyrtarë të lartë dhe ish ministria.

Ministria e Financave sqaroi se me vendimin të datës 28.07.2023 tё Gjykatës sё Posaçme tё Shkalles sё Parё pёr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ёshtё vendosur masa e sekuestros pёr pasuritё e shoqёrisё “Integrated Energy BV S.P.V” sh.p.k dhe shoqёrisё “Integrated Technology Servis” sh.p.k, shoqёri tё cilat administrohen nga Agjencia e Administrimit tё Pasurive tё Sekuestruara dhe Konfiskuara, nё zbatim te legjislacionit nё fuqi pёr administrimin e pasurive tё sekuestruara dhe konfiskuara.

Me ketë tagër Agjencia e Pasurive të Konfiskuara, në varësi të Ministrisë së Brendshme, do të duhet të zhvillojë punimet në objekt përderisa merr financimet ose t’i riktheje serish fondet në buxhet. Agjencia e Pasurive të Konfiskuara e cila në ombrellën e saj ka një seri biznesesh shtetërore dhe private për të administruar po merr fondet buxhetore teksa objekti nuk po ndërtohet. Nga ky institucion nuk ka të dhëna se çfarë bëhet me pagesat, ndërsa në raportin e financave jepet raportimi i Autoritetit Kontraktor.

Sipas skedës aktuale të koncesionit për inceneratorin e Tiranës, Autoriteti Kontraktues i këtij koncensioni janë : Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Autoritet i Përfshirë është Bashkia e Tiranës dhe Njësitë e Qeverisjes Vendore Qarku Tiranë (shiko tabelën e mëposhtme)

Vlera e investimit është 17,1 miliardë Lekë dhe Data e fillimit të kontratës është 31 Gusht 2017. o Kohëzgjatja e kontratës është 30 vjet dhe faza aktuale e projektit cilësohet “Ndërtim & Operim”.

Të dhënat e tjera nga Data Baza Lokale e Spending Data Albania tregojnë se nga data 1 janar deri më 17 prill 2024 nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave janë kryer 392,334,823 lekë pagesa (3,8 milionë euro).

Inceneratori i Tiranës, një vepër që nuk ekziston dhe procesi është nën hetim dhe sekuestro nga SPAK, do të financohet nga taksat e shqiptarëve me 1,27 miliardë lekë (12 mln euro) këtë vit, me rritje gati 20% nga viti 2023, sipas parashikimeve në buxhetin 2024.

Deri në mes të prillit janë paguar 30% e fondeve të planifikuara këtë vit për inceneratorin, teksa fondet për investimet kapitale thuajse janë bllokuar.

Të dhënat nga bilancet tregojnë se Integrated realizoi 9,9 miliardë lekë të ardhura gjatë periudhës 2017-2022, nga të cilat 2,7 miliardë lekë (23,8 milionë euro ishin fitime).

Të dhënat referojnë se përveç fondeve për investimin e inceneratorit, kompania ka përfituar pagesa nga bashkitë e Durrësit, Kavajës, Tiranës për administrimin e mbetjeve.

Bashkia e Durrësit përbën një rast unik se si mbi gjysmën e të ardhurave që ajo mbledh vetë e shpenzon vetëm për një zë, për mbrojtjen e mjedisit (kryesisht pastrimi mbeturinave). Në vitin 2022, të ardhurat e veta të Bashkisë (nga taksat e tarifat e taksat e ndara) ishin 1.53 miliardë lekë, me rënie 3% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas të dhënave nga Co-Plan.

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen e mjedisit erdhi pas mbylljes së depozitimit të Porto Romanos dhe dërgimit të mbetjeve në inceneratorin e Sharrës në Tiranë.

Sipas kontratës, që qeveria ka me koncesionarin e plehrave në Sharrë, kosto e depozitimit të mbetjeve është 29.05 euro/ton për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit.

Të dhënat nga pasqyrat financiare tregojnë se të ardhurat e integrated Energy B.V. S.P.V.” ishin shumë më të lata se, të dhënat nga thesari i Ministrisë së financave, për shkak se përveç fondeve për investimin e inceneratorit kompania ka përfituar pagesa nga bashkitë e Durrësit, Kavajës, Tiranës për administrimin e mbetjeve./Monitor

Avokati i liderit të opozitës, Sokol Mëngjesi del nga koma- Ja si paraqitet gjendja e tij

Burime për Syri bëjnë me dije se avokati i liderit të opozitës ka dalë nga koma.

Mjekët kanë ulur dozën e ilaçeve dhe e kanë nxjerrë nga koma. Sipas burimeve ai ka reaguar pozitivisht.

Kujtojmë se avokati Sokol Mëngjesi u dhunua barbarisht nga disa persona teksa linte djalin në kopësht.

‘Korrupsioni Transnacional dhe Kultura e Mohimit’- Berisha: Librin tani do e gjeni edhe në Amazon

Nga Sali Berisha

Një libër në Amazon.

Të dashur miq, libri “Korrupsioni Transnacional dhe Kultura e Mohimit- Rasti i ish-kryeministrit të Shqiperisë Sali Berisha: Nga non-grata në SHBA dhe BM, tek persekutimi politik ilegal”, gjendet tani në Amazon.com si një e-book (Kindle).

Është vendosur çmimi më i ulët i mundshëm 1,99$ mbasi platforma nuk pranon produkte pa çmim, dhe të ardhurat e krijuara nga shitja do t’i kalojnë “Fondacionit Fëmijët Shqiptarë”. Ftoj bashkëkombësit tanë në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Australi dhe kudo që ndodhen në emigracion dhe diasporë të shpërndajnë këtë libër tek miqtë e huaj të tyre dhe të Shqipërisë, që ata të njihen me të vërtetën se çfarë po ndodh në vendin e tyre, me njërin prej kombeve më perëndimore. Në rrafshin politik, një diktaturë për instalimin e saj të plotë duhet të ndërmarrë: Arrestimin e liderit të opozitës dhe nxjerrjen jashtë ligji të partisë kryesore të opozitës. Me ndihmën e korrupsionit transacional, të parën, kreu i narkoshteti të Shqiperisë Edi Rama e ka realizuar, për të dytën ai po bën gjithçka që ta realizojë.

Dear friends, the book “TRANSNATIONAL CORRUPTION AND CANCEL CULTURE – THE CASE AGAINST ALBANIAN EX-PM SALI BERISHA: From US and British non grata to political illegal court prosecution,” is now available on Amazon.com as an ebook (Kindle).

The book’s price has been set at the lowest, $1.99 (since this platform does not allow placement of free products) and the revenue generated from sales will go to the Albanian Children Foundation.

I urge the Albanians in America, Great Britain, Canada, Australia, and everywhere in the Diaspora to distribute this book to foreigners so that their friends and those of Albania will know the truth of what is happening in their country, one of the most pro-Western nations in the world. There are two steps to establishing a dictatorship: the political arrest of the opposition leader and the outlawing of a country’s main opposition political party. The first with the support of transnstional corruption had happen and for the second the head of Albania’s narco state Edi Rama is doing every effort.

Image

Nga arresti shtëpiak, Berisha kërkon interpelancë në Kuvend me kryeministrin Edi Rama

Burime pranë Kuvendit, komfirmojnë për gazetarin Osman Stafa se Sali Berisha ka paraqitur një kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, për tenderat e përfituar nga familjarët e tij dhe për tenderat sekretë. Kërkesa është dorëzuar këtë të hënë, por nuk është përfshirë në rend dite nga Kryetarja e Kuvendit.

Sipas rregullores deputeti kërkues, në këtë rast Sali Berisha, ka te drejtën e paraqitjes se interpelancës, duke e lexuar nga salla e Kuvendit të Shqipërisë.

A do të thotë kjo se Sali Berisha mund të dalë nga shtëpia e tij dhe të vij në Kuvendin e Shqipërisë ne seancën plenare që do të zhvillohet këtë të mërkurë? Kjo mbetet për tu parë nesër. Nga ana tjetër është artikuluar se Sali Berishës i përfundon mandati në 21 qershor, pasi ka 6 muaj pa qënë në Kuvendin e Shqipërisë. Por kjo mbetet për t’u parë sesi do të interpretohet mungesa e tij, nëse do të konsiderohet me apo pa arsye.

(Balkanweb)

Shtypi botëror: Shqipëria si narkoshtet dhe pikë kyçe e trafikut të drogës

Voal.ch po sjell disa kryetituj nga shtypi botëror ku mjerisht Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës njihet si narkoshtet:

CIA: Shqipëria është një narkoshtet

Shqipëria, pozicion kyç në trafikimin global të drogës;

Le Soir: Shqipëria një narko shtet nën influencën e trafikantëve;

Financial Times: BE nuk mund të tolerojë shkitjen në trazira;

Shqipëria një rrezik për Bashkimin Europian

Lidhjet e Ramës me Mafian;

Zyrtarëtt shqitarë shpenzojnë mijra për Hotelin e Trump, sipas një raporti nga USA, për të influencuar nëse Trump zgjidhet President i SHBA;

Indipendent: Kolumbia e Europës: Si Shqipëria e vogël u bë kuartieri gjeneral i shpërndarjes së drogës të kontinentit;

Ish nënkryeminisrti: Edi Rama i priste bosët e mafies në zyrën e tij në kryeministri;

Narko shteti i parë i Europës;

Si mafia shqiptare mori kontrollin e rrjetit të trafikut të drogës në Europë;

Shqiëria e narko shtetit dhe afaret e Urso Jr. me miqtë e Ramës;

Qeveria e korruptuar e Shqipërisë e Edi Ramës

 

 

Këlliçi: Arli Naska, hajduti më i pasur i Bashkisë së Tiranës, edhe hajdut i votave më 14 maj 2023

Nga fjala e Belind Këlliçit në protestën kundër korrupsionit që po zhvillohet përpara bashkisë së Tiranës.

Këlliçi: Këtë javë kemi parë një hajdut tjetër të ngrejë kokën. Ndërkohë qe ne prisnim të gjithë si qytetarë të Tiranës, një shenjë falënderimi për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, që vijon thuajse prej shtatë vitesh një protestë për një kauzë të drejtë, për teatrin që të ngrihet aty ku ishte edhe ashtu siç ishte, dhe Aleanca vijon të protestojë për kauzë qytetare, çfarë ndodhi?!

Këtë javë, hajduti më i pasur në bashkinë e Tiranës, gjobaxhiu Nr. 1 i bashkisë së Tiranës, Arli Naska, ish-drejtor i Tatimeve në bashkinë Tiranë, aktualisht drejtor në Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit, merr kurajën me një akt të turpshëm të gjobisë Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe avokaten e Aleancës, Adriana Kalaja. Dhe për çfarë?! Se qenka prishur godina e fasadës së hajdutit që quhet Erion Veliaj!

Janë shqetësuar dhe kanë vendosur një gjobë 300 mijë lekë ndaj Aleancës dhe nuk shqetësohet Arli Naska dhe Erion Veliaj se janë vjedhur 132 milionë euro te inceneratori i Tiranës dhe të paktën, përmes 45 tenderave, 30 milionë euro me bandën 5D.

Dje ka qenë dita e parë, në protestën që zhvillohet çdo natë pranë “rrugicës së shpresës” për të kërkuar lirimin e kryetarit të opozitës, i cili, për të 160-ën ditë mbrëmë qëndron në arrest shtëpie, pa fakte dhe pa akuzë, Sali Berisha, – ditën e djeshme kemi përmendur për herë të parë emrin e këtij banditi që ka deklaruar një pasuri miliona euro, që quhet Arli Naska dhe brenda 12 orësh, kanë ardhur me dhjetëra denoncime për të.

Falenderoj këtu punonjësit e Tatimeve në bashkinë Tiranë, falenderoj punonjësit e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit dhe dua të përmend dy denoncime pikante për këtë hajdut, që ka qënë drejtues fushate në njësinë nr. 8 se që ta dini, çdo hajdut që ne ekspozojmë në bashkinë e Tiranës, ka qenë dhe hajduti i votave në 14 maj 2023.” sn

Balliu: Liria e Veliajt është prova e kapjes së drejtësisë! Do e rikthejmë Shqipërinë blu si gjithë Europa

Në protestën e qytetarëve përpara Bashkisë së Tiranës, foli edhe Klevis Balliu, i cili u bëri thirrje policëve të bashkohen me protestuesit.

“Vazhdojmë sot të protestojmë kundër vjedhjes. Ne jemi kundër vjedhjes, po këta përballë nesh a janë pro vjedhjes? Kalojini hekurat dhe dilni me qytetarët, aty ku e keni vendin dhe jo me Lal Hajdutin,” tha ai.

Duke iu drejtuar Veliajt, ai tha: “Ti dhe urdhër që të dhunohen qytetarët protestues, ndërkohë që fle gjumë me Durim Bamin! Qytetarët i ke shtruar në spital me dhunë, kurse me kriminelët që pastron paratë ha dreka dhe darka.

Ky që ditën që doli krimi çnjerëzor, vjedhja çnjerëzore që i ka bërë Erion Veliaj qytetit të Tiranës, duhet të jepte dorëheqjen. Por ai nuk jep dorëheqjen sepse duhet të mbrohet nga vjedhja. Ata në SPAK nuk sillen si kolegë të Veliajt, por si nëpunësa të tij.

Liria e Veliajt dhe Edi Ramës është prova e kapjes së drejtësisë në Shqipëri”.

“Gjithë Europa është bërë blu, nuk hyjmë në Europë nëse jemi të kuq. Për të sjellë demokracinë, çdo mjet është demokratik, çdo sakrificë është demokratike. Këta kanë vjedhur shtetin dhe të ardhmen, ndaj çdo mjet është demokratik. Ne do bëjmë gjithçka për ta kthyer vendin në shinat e Europës, për ta rikthyer vendin blu,” e mbylli fjalimin Balliu. sn

Teliti: Me protesta të qëndrueshme arrihet qëllimi, ne nuk pranojmë instalimin e diktaturës

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, njëkohësisht edhe këshilltari ekonomik i PD, Dorian Teliti duke folur në protestën e 11 para bashkisë së Tiranës, u shpreh se demokratët dhe shqiptarët nuk pranojnë instalimin e diktaturës.

Teliti theksoi në fjalën e tij, se vetëm me protesta të qëndrueshme arrihet qëllimi madhor, ndryshimi i pushtetit.

‘Në këtë protestë të 11 ne kemi treguar diçka, që ne nuk dorëzohemi. Nuk dorëzohemi as para gardheve policore, as ndaj presioneve, as nga skafandrat që po afrohen tani, as nga dyqanet mediatike të blera.

Nuk dorëzohemi sepse ne jemi me të drejtën, qyterarët. Nuk dorëzohemi deri ditën që ata që kanë vjedhur e po shkatërrojnë Tiranën e Shqipërinë të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

E ardhmja jonë dhe e fëmijëve tanë qëndron në shpresën e vetme për ta kthyer Tiranën dhe Shqipërinë në shinat e demokracisë.

Diktaturën e kanë parë dhe jetuar prindërit tanë. E kanë parë dhe jetuar edhe shumë prej nesh, ndonëse në moshë të re.

Diktaturën ne nuk e pranojmë dhe çdo qëllim i mazhorancës aktuale në nivel qendror dhe lokal për të instaluar diktaturën në Tiranë dhe Shqipëri do të marrin përgjigjen e merituar atë të shqiptarëve të bashkuar, sepse vetëm të bashkua ne do të ja dalim.

Qëllimi i ndryshimit të madh, arrihet vetëm me protestë të qëndrueshme, periodike, pa kthim pas dhe protestë gjithnjë e më të shumtë.

Prandaj të gjithë ne duhet të vazhdojmë të qëndrojmë më të bindur se kurrë se jemi në anën e të drejtës dhe përgjegjësia është në supet tona, përgjegjësia për ta bërë Tiranën një qytet normal dhe të jetueshëm’, tha gjatë fjalës së tij, Dorian Teliti. sn


Send this to a friend