VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

LIRIKË – Poezi nga GENC LEKA

By | March 22, 2020

Komentet

Shkrimtari Pjetër Meta i drejtohet Atit të Shenjtë: Ju lutem dhe përulem para Jush, që të shpallni në pak kohë njohjen e Kosovës – SHTET

 

Letër e Hapur

Shenjtërisë së Tij, PAPA FRANCESKU

VATIKAN- Romë

 

Fort i nderuar At’!

Më falni, Ju lutem, për sa po Ju shkruaj!

Së pari, dëshiroj nga zemra, që tu uroj shëndet e jetë të gjatë në krye të Selis së Shenjtë të Vatikanit, nga ku rrezaton paqe, mirësi e dashuri për të Lumin zot e për gjithë njerëzimin.

Po u drejtohem Ju Shenjtëri, Papë i uruar e respektuar i të gjithë katolikëve të botës, sot 13 ditë para  natës së Shën Antonit të Padovës, Doktor Ungjillor, thënë ndryshe në shqip,- “Nata e Shna Ndout”, përvjetori i 789 të vdekjes, me një lutje, me përuljen më të thellë para Jush, që të na e plotësoni një kërkesë të ligjshme.

Para se t’ua shkruaj kërkesën time, dëshiroj që tu prezantoj, Shenjtëri, me disa të vërteta të hidhura padrejtësie, që i janë bërë popullit shqiptar ndër shekuj.

Populli shqiptar, është i vetmi popull në botë, që kurrë nuk ka ndërmarrë luftëra pushtuese ndaj asnjë populli tjetër gjatë gjithë historisë së tij.

Populli shqiptar është ndër popujt  e parë në botë, që përqafoi Krishterimin, që në vitet ’60-‘80  pas Krishtit, kurse në Dardani (Kosova e sotme), që në shekullin e parë pas Krishtit, pesë shekuj pas dyndjeve serbe, me ç’rast është ngritur dhe ka funksionuar organizimi kishtar në këto troje.

Populli shqiptar, me kryetrimin Gjergj Kastrioti Skënderbeu (Atleti i Krishtit) në krye, ishte i vetmi në Evropë, që ndaloi marshimin e otomanizmit  drejt qytetërimit evropian, i cili bashkë me luftëtarët  e tij, në politikën e të cilit mishërohej krishterimi roman, ndaloi shkatërrimin e Romës dhe rrezikun që i kanosej me këtë rast qendrës më të madhe të Krishtërimit ,- Selinë e Shenjtë.

Ky shërbim madhorë dhe i paharrueshëm, duhet të përbëjë një falënderim dhe mirënjohje të Evropës dhe Vatikanit për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët me një intuitë të shkëlqyer dhe një fuqi të pazakontë, dhe pse një popull i vogël, iu kundërvunë me sukses një rës nga perandoritë më të mëdha të kohës, siç ishte Perandoria Otomane.

Por populli shqiptar është i vetmi popull në Evropë, i cili është ndarë dhe copëtuar nga Fuqitë e Mëdha, sikur të ishte plaçkë tregu, për të plotësuar shijet dhe pasionin shovinist të fqinjëve tanë, armiqtë dhe pushtuesit shekullorë të këtij populli, siç janë Serbia dhe Greqia. Sot populli shqiptar, me një shtrirje historike që nga Athina deri në portat e Beogradit, është shpërndarë  (copëtuar) në pesë shtete, me dy shtete shqiptare, Shqipëria mëmë me 28.748 km2, dhe shtetin e Kosovës me 10.887 km2, nga 92.000 km2, që Shqipëria ishte para vitit 1912.

Të gjitha ndarjet që iu bënë Shqipërisë, si tokat dhe popullsia, ishin fatkeqësi e dhimbje e madhe, por ndarja e fundit, më 29 korrik 1913, në Konferencën e Ambasadorëve të gjashtë Fuqive të Mëdha në Londër, ishte tragjike, një thyerje më dysh të vendit, popullsisë dhe kombit shqiptar. Në këtë konferencë, e ashtuquajtur “Konferenca e Paqes”, Shqipërisë iu shkëputën  10887 km2  territore, Kosova (Dardania historike), duke ia aneksuar Serbisë.

Serbia dhe serbët, historikisht e kanë masakruar popullin dardan (shqiptar). Që nga viti 1300-1320, kur Serbia u bë perandori, i masakroi shqiptarët katolik të Dardanisë, duke iu djegur, shkatërruar e tjetërsuar të gjitha kishat latine- katolike, e duke ngritur mbi themelet e tyre kishat ortodokse serbe, për të “ligjëruar” pretendimet historike, se këtu “është tokë serbe”.

Por masakrat më çnjerëzore mbi popullin kosovarë (dardan), Serbia i ka bërë gjatë shekullit të XX-ë, duke vrarë në grupe qindra burra para varreve masive të hapura para tyre e më pas, ashtu siç janë vrarë dhe masakruar me qindra a më shumë në vitet 1989-1999, siç Ju Shenjtëri e dini dhe që i keni parë dhe të pasqyruara në kronikat e këtyre ngjarjeve dhe në dokumentarët e Luftës së Kosovës në fund-shekullin e kaluar.

Të gjitha këto masakra, kishin në themelin e vet padrejtësinë e Fuqive të Mëdha dhe që Evropës, që iu bënë shqiptarëve, e cila vetëm pas 100 vjetësh, me Lutjen  edhe të Nënë Terezës, drejtuar Presidentit të SHBA-ve, Bill Klintonit, vuri në vend padrejtësinë e saj shekullore, duke ia shkëputur me luftë Kosovën  Serbisë.

Po Selia e Shenjtë, a duhet të kthejë kokën pas, e të korrigjojë atë padrejtësi të madhe, që Evropa i bëri popullit të Kosovës (Dardanisë së hershme)?

Më lejoni që të sjell në vëmendjen Tuaj edhe disa të vërteta të tjera historike”

Ju kërkoi ndjesë, pasi gjithçka që unë do të iu shkruaj më poshtë, është thjeshtë një përpjekje e sinqertë për të sjellë në kujtesën Tuaj Shenjtëri, pasi Ju , të gjitha i dini. Sado që historia u soll keq me ne shqiptarët, Papë-t dhe Selia e Shenjtë kurrë nuk hoqi dorë e as nuk i la pas dore Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Janë me dhjetëra ndihmat dhe përkujdesjet e Papë-ve të Selis së Shenjtë për Shqipërinë, që nga Papa Point-i, në vitin 1571 e deri tek Papa Klementi i XI (me gjak shqiptar) në vitin 1711. Janë të shumta ndihmat e Papë-ve në përhapjen e kulturës shqiptare, që nga ngritja e kolegjeve, të shkollave, të botimit të librave, të gjuhës e të gramatikave shqipe.

Ishte monumentale, ndihma që që dha Papa Benedikti XV-të Shqipërisë, pas pritjes që i bëri kryetarit të delegacionit shqiptar Imzot Luigj Bumçi, dhe sekretarit At Gjergj Fishta, kur i prezantuan  planin e dytë të Fuqive të Mëdha  në Konferencën e Paqes në Paris në tetor- dhjetor  të vitit 1919, për t’i dhënë Greqisë  Korçën dhe Gjirokastrën. Në saje të ndërhyrjes së tij (Papa Benediktit të XV-të) tek ambasadori amerikan, i cili duke ia prezantuar atë (planin) Presidentit të SHBA-ve Udro Uillson, këto territore  mbetën në shtetin shqiptar, siç janë dhe sot.

Nuk mund të lë pa Ju sjellë në kujtesë dhe pritjen dashamirëse dhe vëllazërore, me një qasje të rëndësishme diplomatike për kohën, që Papa Gjon Pali i II-të, i bëri Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova, u pagëzua nga Papa si katolik i devotshëm, duke i treguar Evropës dhe popullit të tij, se populli kosovar ka qenë historikisht pjesë e saj dhe mbetet i tillë.

Ju Shenjtëri keni në dorë dhe mbi supe punët e gjithë botës, e unë dua me ua shtua pak rëndesën, por duke iu kërkuar falje, dua të ju kërkoj një nder të ligjshëm që mund t’i bëni popullit të Kosovës:

Në këtë kohë pandemie, unë një katolik i devotshëm nga zona katolike e Nikaj- Merturit, ku të parët e mijë u larguan nga viset e Dardanisë (Kosovës), kur Stefan Dushani po i digjte e persekutonte katolikët dardanë, Ju lutem dhe përulem para Jush, që të shpallni në pak kohë njohjen e Kosovës – SHTET.

Duke u njohur Kosova- shtet nga Selia e Shenjtë, shpresoj se nuk do të ketë asnjë pasojë negative qoftë autoriteti i Vatikanit dhe as  feja katolike, por përkundrazi, paqja do të jetë më e sigurt.

Duke u njohur nga Selia e Shenjtë Kosova- shtet, shpresoj dhe kam besimin e plotë në atë të vërtetë që Ju Shenjtëri ua thatë më 24 shtator 2014 në vizitën Tuaj në Tiranë shprehimisht:”Nënë Tereza, është bijë e madhe e këtyre trojeve, Paqe në shtëpitë tueja!”, se pas këtij akti, në Kosovë do të ketë më shumë paqe dhe mirësi.

 

Me respekt për Ju e mirësinë Tuaj Atë,

nga një besimtar i Zotit,

Pjetër META,

Studiues – shkrimtar

Tiranë, më 02 qershor 2020

 

ASNJË ÇAST S’E NDAL HAPIN! Poezi nga ZHULIANA JORGANXHI

(Mikut tim të vyer, Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë)

 

 

Si një bisk i rënë në tokë.
Ti i mitur, jetimmbetur,
Netë e ditë gëlltisje lotë,
Si kafshatë e patretur.

Të mungoi ninull’ e Nënës,
Puthj’ e saj e ngrohë mbi ballë,
Luteshe që dhe në ëndërr,
Të të vinte një çast pranë.

Ikën vite, hodhe shtatin…
Rruga s’ish për ty asfalt…
Asnjë çast s’e ndale hapin
Drejt jetimëve të pafat.

Sa herë gjumin i’a ke prishur
Kush paranë e ka si mbret.
Sa shumë maska ti ke grisur,
Kur mëshira zemrat vret!

Zëri yt me forcë ngrihet.
Zemra jote hapur rri,
“Çdo jetim të mos ndihet
Si fëmijë pa fëmijëri!”

Sa gëzon kur mirësia
si një rreze dielli vjen,
Ku merr dritë gjithësia,
dashurinë jetimi ndjen.

Nuk ndjen lodhje miku im!
Nëpër ditë edhe mote!
Mbron me zemër çdo jetim
Zgjon ndërgjegjen kësaj bote…!

 

Trieste – Itali, 22 prill, 2020

RECENSION MBI VËLLIMIN POETIK “KËRCIM NË BOSH”TË POETIT DHE AKTORIT BRILANT TIMO FLLOKO RUDINA PAPAJANI

Kur flasim për fjalën,vargun e bukur në një vëllim poetik duhet të ndalemi tek ai fluturim që ulet në momente ndiesore ku muza flet paqësisht ,puth fjalën dhe e bën të ëmbël si shpirti jetësor ku dilema njerëzore njehsohet si simbol në kahun e duhur tek përcjellja e shqetësimeve në vrullet njerëzore.I tillë është dhe vëllimi poetik “kërcim në bosh ” i poetit dhe aktorit brilant Timo Flloko.

Poezia e autorit vjen si një ngulmim poetik me bërthamë jetësore ku e depërtueshmja fjalë ngulitet në sytë e lexuesit.Udhëtimi i vargjeve përcillet në qiellin e ëndrrave të brishta që udhën e bukur e shpërfaqin në fluturime e shtegëtime.Si te poezia “lejleku misterioz”..shtegëtar ëndërrova të bëhem..atëherë udhën e lejlekëve..qiejve të ndjek.Çdo mendim ravijëzohet në konteks me yjet,me sytë që rrëmojnë në sensin e kohës duke prekur të pakapshmen,misteriozen,,dhimbjen në shpirt duke u shëndruar në vullkan mendimi.Pesha e një ëndre duket një përmasë pafundësie me një trishtim herë-herë e më pas me një diell i fshehur në pauza.

E bukura merr pamje hyjnore pa ndërhyrje silikoni si një prelud natyre ku misteri troket në portën “EVA”.Trajtimi poetik i çdo poezie kalon përmasat e identitetit krijues duke lindur hapësira ku arti i fjalës ngjizet te shpirti si oaz lumturie.Malli nuk matet me largësinë ,kalon atë kufij,atë qiell të mbyllur,atë kështjellë universi për t’u gjendur pranë me atë që do..si te poezia”MALL’..në mos ardhtë era ,e mban rob largësinë.

Poeti nuk i trembet dallgëve ku sundon e liga që mundohet të shtyp cdo grimcë apo detaj lumturie,sepse fuqia e tij është e pashtershme si mister kodi,si ajo lumturi tekanjoze që rebelon mbi sfidat e dimrave endacak që ulen në gjunjë nga udha e dashurisë.Dashuria është një tjetër pikë kulmore e vëllimit ku nëpërmjet vargut të fuqishëm vjen një frymë e ngrohtë që ulet paqësisht te shpirti,lufton me të që të mos harroj ku endet vështrimi ,ku feks gjurma që lë pas hirin e një zjarri ku brenda thëngjijtë e ndezur bërtasin.Dhimbja e shpirtit është e shtrenjtë aty nuk ka pagesë,sytë janë hutuar,aroma ngjizet në llavën që diç bisedon me kraterin.

Bota e brendshme e autorit vjen me një metaforë jetësore ku ëndrra rreh fort për të mos i mbyllur në burgun e kraharorit ,për të mos mbajtur peshën që lodron hijerëndë në brengat apo dhimbjen e pahapur.Aty këtu shihen nota sentimentale ku brenga burgoset në një zbrazëti ajri si në një kuvli të padeshifruar ku mbyllja hermetike kërkon tramvaj të hapi sytë e verbër.Të bie në sy trekëndëshi që poeti ndërton ndërmjet një fluturimi-lirije-jete si te “Kërcim në bosh’..pse mos të nderësh ajrin si një shpend, dhe pa pasur krahë të fluturosh..E gjitha na vjen kaq boshtore me një shqipëtim letrar e gjuhësor ku ndjesitë shkruajnë mbi lëkurën njerzore aty ku ndoth lajtëmotivi i rrendjes,aty ku kështjella e shpirtit ka një afrim dhe largim hyjnor ,sepse vetë fluturimi është bashkërendës njerzor,është liria që bërtet në qiell të hapur pa u trembur nga destinacioni i fundit .

E bukura apo e shëmtuara mbetet një rrugëtim ngarkuar me gjurmë të fiseve si te “Sokaku i të marrëve”ku misteri zgjon të shkuarën me të tashmes dhe ku struktura e vargut shfaqjet me një subjekt të gjallë, me një ngjyrim të thellë ku zhurmat e gurëve kanë një kufi midis të gjallëve të dikurshëm me të sotmit që akoma enden si magji në gjurmët e të parëve.

Poemat zënë një tematikë të caktuar te ky vëllim.Në poemën e parë “Përtej jetës”kemi një rrëfim diskursi reale ku modernja alternohet me zanafillën ,antikitetin dhe evoluimin.Filozofia njerëzore përshkruhet në kohë ciklike duke filluar që nga krijimi ,mëkati apo turpi njerëzor.Diafragma njerzore kalon në stade e përfytyrime përtej imagjinatës.Aty ku mundohet e përsosura aty lind verbërimi ,faji apo kllapitë e ëndrrave.

Xhelozia njerzore me vese e mizoritë e saj mposhtin cdo pendesë.Aty ku bota është e kalbur aty ka sërish një fund..një fillesë që as ëngjëjt ,as zoti nuk i shpëton dot zërave fatal.Marrëzia njerzore shfaqet si një xhelat që ka kapluar trup e shpirt .Poema vjen si një lutje në fund të saj “gjithë ç kisha e humba ..qiellit ju fala”.Dy poemat e fundit vinë si kujtesa të poetit .Rituali që shfaqet është një rebelim në toka të pashkelura ,në dukje të bukura ,por tepër të ftohta e të largëta.Një zog kërkon lirinë,fluturon në qiejtë e pakapshëm ,të puth errërat,ajrin që e mbush duke harruar se sipër atyre stuhive jetojnë djajtë që kujtojnë se pushtojnë jetën,shpirtin dhe ajrin që thithim ..çuditërisht ngelen ashkëla të thata..kështjella rëre pa histori .I gjithë vëllimi poetik vjen si një frymarrje e thellë ,si një identitet që ripërtërihet varg pas vargu për të thyer kohët dhe hapësirat boshe.Vargu qëndron solid ,zotërues ku reflektimi letrar ka dritë gjatësi me fluide konkrete me lundrim të një rrënje të fortë në fjalët e një tokësori……
RUDINA PAPAJANI

Më 2 qershor 1740 lindi Marquis De Sade, shkrimtari me shpirt të lirë, që e kaloi jetën nëpër burgje

VOAL – Shkrimtari, i lindur më 2 qershor 1740 në Paris, Donatien Alphonse François De Sade, i njohur si Marquis De Sade, është njeriu që do të jetojë dhe të ndjejë metamorfozën e një France, e cila me 1789 hyn në historinë botërore të revolucioneve shoqërore.

Një familje aristokratike, ai u regjistrua në moshën katërmbëdhjetë vjeç në një shkollë ushtarake të rezervuar për fëmijët e fisnikërisë më antike. I emëruar nëntoger në moshën pesëmbëdhjetë vjeç, ai mori pjesë në Luftën e Shtatë vjetëve kundër Prusisë, i dalluar për guximin, por edhe për një shije të caktuar ndaj tepërimit. Më 1763 u ul në gradën e kapitenit dhe filloi të bëjë një jetë mashtrimesh dhe argëtimiesh të pakursyera, duke iu vardisur aktoreve të teatrit dhe kurtizaneve të reja.

Më 17 maj të po këtij viti ai u detyrua nga babai i tij të martohej me Renee Pelagie de Montreuil, një vajzë që i përkiste një familje të fisnikërisë së vonë, por shumë e pasur. Sipas disa burimeve, qëllimi i babait ishte ta bënte të vinte kokën në vendin e duhur; sipas të tjerëve do të kishte për qëllim vetëm sigurimin e trashëgimisë familjare të vajzës, duke pasur parasysh situatën e pasigurt ekonomike në të cilën ndodhej familja De Sade në atë kohë.

Sidoqoftë, ajo që është e sigurt është se martesa nuk e bën atë të braktisë zakonet e vjetra. Në të kundërt: Disa muaj pas dasmës ai u burgos për pesëmbëdhjetë ditë në burgjet e Vincennes për shkak të “sjelljes së jashtëligjshme” në një bordel. Kjo do të jetë e para nga një seri e gjatë qëndrimesh në burg.

E dyta do të jetë më 1768, kur ai do të burgoset për gjashtë muaj për rrëmbimin dhe torturimin e një gruaje. I liruar me urdhër të mbretit ai u kthye të përkushtohej në profesionet e tij të preferuara. Ai organizon festa dhe vallëzime në fermën e tij në La Coste dhe fillon të udhëtojë në shoqëri me motrën më të vogël të gruas së tij, Anne, me të cilën ka rënë në dashuri dhe me të cilin ka pasur një marrëdhënie seksuale për ca kohë.

Më 1772, vit në të cilin u realizua për herë të parë një vepër e tij teatrore, ai u akuzua për helmim. Gjatë një orgjie në të cilën ai kishte marrë pjesë së bashku me katër prostituta dhe shërbëtorin e tij Armand, ai në fakt u kishte dhënë grave ilaçeve të ëmbla të adhuruara, të cilat, në vend të efektit të shpresuar për afrodiziak, u kishin shkaktuar atyre sëmundje të mëdha. Ai arrin të shpëtojë duke u arratisur në Itali. I dënuar me vdekje në mungesë, ai arrestohet nga militantët e Mbretit të Sardenjës dhe burgoset në burgun e Milanos. Ai arratiset pas pesë muajsh. Pastaj, pas pesë vitesh orgji, udhëtimesh dhe skandalesh, më 1777 u arrestua në Paris. Në burgun e Vincennes ai filloi të shkruante drama dhe romane. Ai transferohet në Bastijë, ku ai shkruan 120 ditët e Sodomës dhe fatkeqësitë e virtytit. Në korrik 1789, dhjetë ditë para se të merrej Bastija, ai u transferua në një azil. Ai është i detyruar të braktisë bibliotekën e tij me 600 vëllime dhe të gjitha dorëshkrimet.

Më 1790, siç është rasti për shumicën e atyre që u burgosën nën Ancien Régime, liria e tij u rivendos. Ai kthehet të jetojë me gruan e tij, por kjo, e lodhur nga dhuna e tij, e braktis. Fëmijët, të lindur më ’67, më ’69 dhe ’71, emigrojnë. Ai më pas lidhet me Marie Constance Quesnet, një aktore e re që do të mbetet me të deri në fund.

Ai përpiqet të na bëjë të harrojmë origjinën e tij fisnike duke milituar në grupin revolucionar të lagjes së tij, por ai nuk ia del me sukses dhe, më 1793, arrestohet dhe dënohet me vdekje. Fati duket se e ndihmon. Për një gabim administrativ ai është “harruar” në qelinë e tij. Ai arrin të shmangë gijotinën dhe do të dalë në qarkullim në tetor 1794.

Më 1795 është botuar “Filozofia në Boudoir”, “Gjystina e re” (“Gjystina ose gabimet e virtytit” ishte botuar në mënyrë anonime katër vjet më parë) dhe “Zhyljeta”. Ai akuzohet nga shtypi se është autor i “romanit famëkeq” “Gjystine” dhe, pa asnjë gjykim, por vetëm me një vendim administrativ, në 1801 u internua në azilin e Charenton. Protestat dhe thirrjet e tij nuk do të vlejnë asgjë dhe, gjykuar i çmendur, por krejtësisht i kthjellët, ai do të kalojë 13 vitet e fundit të jetës së tij këtu. Ai vdiq më 2 dhjetor 1814, në moshën 74 vjeç. Tridhjetë prej të cilave kaluan në burg. Punimet e tij do të rehabilitohen vetëm në shekullin XX./Elida Buçpapaj

REQUIEM PËR MJEDËN DHE MENTORIN – Nga Leonora Laçi

 

 

Nuk është hera e parë që shkruaj për një nga studiuesit më në zë të hapësirës shqiptare dhe  qytetit të tij, Shkodrës që krenohet më të. Ai ishte një studiues model, ai dhe Mjeda ishin në simbioz, shkriheshin tek njëri- tjetri, plotësonin njëri-tjetrin.

Mentor Quku (1939-2014) hynë në atë kategori studiuesish që nuk rrahin gjoksin për ta demonstruar medoemos autorësinë e hulumtimeve të tyre, ndonëse ka bërë një punë kolosale të një jetë të tërë, sërisht ai fshihej pas dom Ndre Mjedës, duke na lënë të kuptohet se vemendja duhet të ishte tek dom Ndre Mjeda dhe jo ai vetë. Atij i interesonte vetëm të vendoste Mjedën në vendin ku i takonte, përfytyronte që Kukeli të bëhej një vend pelegrinazhi dhe biblioteka e Mjedës të sillte studiues nga vende të ndryshme, ai në parim ngriti një institut shkencor, na mësoi se si duhet punuar për të merituar emrin e hulumtuesit.

Nuk më hiqet nga mendja shprehja e tij që më ka shoqëruar dhe udhëzuar përgjatë viteve:- “Sot ti punon për emrin tënd, dhe nesër emri yt do punoj për ty”.

Në maj të vitit 2018 kisha bërë një artikull të shkurtër me titull “Mjedologu dhe pengu i mbetur zvarr”, të cilin po e risjelli shkurtimisht:- “Në ecejaket me bashkëudhëtarët e pandashëm çanten dhe biçikleten e shihje mendueshëm në rrugët e qytetit, tretur në mendime të thella, ashtu si puna hulumtuese që bënte.

Do të shkruaj për njeriun e studiuesin, do të shkruaj për pengun e mbetur zvarrë e për veprën, do të shkruaj për karakterin e fortë, do të shkruaj për thjeshtësinë e tij dhe jo gradat shkencore që ia dhanë në prag të vdekjes, kur ndërkohë ai i meritoi dhe i mori edhe pa ia dhënë zyrtarisht e ceremonialisht, do të shkruaj për stoicizmin e tij dhe jo baltën që i hodhën, do të shkruaj për shkrirjen e një jetë të njeriut për njeriun, për përkushtimin e pashembullt, për vendin në tryezë të tij, të Mjedës, do të shkruaj për nderimin dhe lartësimin që meriton sepse fal tij iu hoq pluhuri i harresës dom Ndre Mjeda dhe fal tij u bë i njohur studiuesi Mentor Quku. Na u krijua përshtypja që do ia dilte mbanë, edhe vetë ai e besonte këtë. Më thirri në telefon disa herë për ta ndihmuar me ca materiale në kompjuter dhe nuk hezitova, ishin ditët më të vështira të tij pasi sëmundja e kishte palosur në shtrat. Gjatë atyre ditëve më tregoi disa blloqe të vegjël që ishin ditare të jetë së tij, ku më kërkoi t’i shkruaja për së dyti e t’i mbaja si dokumentime, pata shansin e artë për t’i bërë një biografi të gjerë, por vazhdimisht ndjehej i lodhur dhe më tha:- “që ta vazhdonim të nesërmen punën.” I kërkova ditarët t’i merrja me vete, nuk pranoi, i konsideroi si relike të shenjta, në fakt ashtu ishin, se kundërshtova dhe ika duke pritur telefonatën që nuk erdhi asnjëherë….

Sa u trishtova ! E bashkë me trishtimin mora si mësim pengun që se di a do të realizohet ndonjëherë.

U ndjeva në faj që nuk insistova për t’i marrë me vete ato ditare edhe sot më kanë ngelë peng për t’ia realizuar të plotë profilin intelektual megjithëse për te flet vepra, ai fliste përmes punës shkencore, ishte mishiruar me Mjedën. Profesor Mentori thoshte shpesh-“ në këtë punë shkencore gjysma tjetër e imja më dha ndihmesën më çmuar”. Pa harruar dhe tre vajzat me familjet e tyre. Zonja e tij Ixhlali ishte një grua dinjitoze që rridhte nga një familje me tradita shkodrane – Çausholli.

Të gjithë jemi kalimtarë të kësaj bote dhe si të tillë duhet të lëmë veprat që të bëhemi të pavdekshëm. Ai u bë, me veprat e tij, me humanizmin, me shpirtin luftarak, me veprimtarinë, me qëndrimet e palëkundura tek e drejta e vet. Si studiues i fortë që punoi e veproi më shumë se profesorët që ngrohin karriget e Instituteve, pasi ai ngrohte karriget e bibliotekave e arkivave, duke e bërë mision “Mjedën” dhe marrë emrin Mjedolog.

Tek Mentor Quku gjeje buzëqeshjen, vullnetin, palodhshmërinë, freskinë si një rilindje të dytë, largpamësinë. Për aq kohë sa e njoha mjaftoi për të kuptuar që luftoi e mbajti jetën me dhëmbë deri në fundin e pashmangshëm. Ishte udhëzues, ndihmues, mik e shok pa i paragjykuar njerëzit.

Studiuesi Mentor Quku na e ka dhënë Mjedën në një format të pazakonshëm, në të cilin është përfshirë një pasuri e madhe dokumentesh, ngjarjesh, sintezash, vlerësimesh, fotografi, fototipe letrash dhe tekste – autografe, si dhe në raste të caktuara edhe versione  tekstesh të krijimtarisë së tij letrare. Këto të fundit madje kryesisht vetëm në nivel të sprovave për një paraqitje të plotë në vëllime të veçanta, sikur duket të jenë projektuar nga autori, pasi të ketë përfunduar edhe vëllimin e dhjetë për Ndre Mjedën.

Puna shkencore e Mentor Qukut u realizua paralelisht me këmbënguljen e udhëzuesit shpirtëror që i dha jetë Kishës dhe Qelës në Kukel. Studiuesi dr.dom Nikë Ukgjini prifti jezuit që është sa hulumtues aq dhe fetar ishte dëshmitari i të gjitha vështirësive nëpër të cilat kaloi realizimi i ringritjes së kishës dhe qelës, që pa vullnetin e këtij të fundit vështirë se do të mund të realizoheshin. Duhet theksuar që dom Nika nuk përtonte ta mprehte lapsin sa herë që Ministria e Kulturës vinte gurë nën rrota, gazetat pritshin me padurim kritikat e dom Nikës.

Pra pa dom Nikën, Kukeli nuk do të kishte as vazhdimësinë pas ikjes në amshim të mjedologut. Studiuesi dom Nikë Ukgjini e kuptoi si duhet rëndësinë e dom Ndre Mjedës dhe Kukelit duke e çuar përpara paralelisht veprën studimore të studiuesit Quku me autoritetin e tij të famullitarit. Dom Nikë Ukgjini që nga 3 tetori i vitit 2006 është famullitar në Kishën e Kukelit Njesia administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës, kontributi i tij fetar dhe intelektual ka qenë mjaft i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në transformimin e Kishës dhe Qelës së Mjedës, në vende për tu vizituar si muze pa lënë menjëanë bibliotekën e pasur, tavolinën ku ka punuar Mjeda.

Mjedologu Quku vuante vetëm për kohën, që ndoshta s’do të mund t’i mjaftonte për të arritur që ta përfundojë si duhet kolanën e Mjedës. Koha po i fashitej përpara syve me shpejtësi, e ndjeu këtë gjë. Të kapësh kohën ishte e vështirë, prandaj ai gjithmonë ishte në vrap e sipër, deri sa një ditë nuk mundi më të rendte bibliotekave por bëri vrapin e fundit drejt mëshiruesit…

Mjeda dhe Mentori u takuan… Mentori tashmë qetësisht me kohën ndalur merr përgjigjet që s’mundi t’i marr në botën e vdekshme, zgjidh enigmat që në jetën joreale nuk i zgjidhi dot pasi i duhej përjetësia për t’i dhënë zgjidhje, i duhej Mjeda. Mjeda duke i qenë mirënjohës që e përjetësoi dhe fitoi pavdekësinë, e anasjelltas përmes Mjedës këtë status e fitoi dhe Mentori, e ne morëm leksionin sesi duhet hulumtuar e shkrirë të gjitha energjitë për qellime të larta, për të marrë statusin e studiuesit.

Profesor Mentor Quku u përcoll për në banesën e fundit më 1 qershor 2014 me respektin e një qyteti të tërë, mes miqsh e dashamirësish, intelektualësh, e njerëzish të thjeshtë.”

Shqipëria sot ka më pak shkrimtarë, studiues, poetë, por këto që kanë ngelur le të frymëzohen nga realiteti i mjedologut, historia e tij, që sadopak të lënë gjurmë në botën kalimtare, të ecin në shtigje të reja, të guxojnë për të mos mbetur kalimthi kalimtarë.

XHELATINA E VITRINËS ME DIELL – Tregim nga MIMOZA EREBARA

 

Në fund të fundit ai nuk kishte asgjë. Me të vërtetë asgjë.  Përveçse një seksi të zvargur, të squllët, si një kërmill në ditët e fundit të tij, gjë që kishte filluar t’i pasqyrohej edhe në fytyrë, e kjo binte sidomos në sy kur qeshte, kur ca dhëmbë që zor se mund të ishin të tijat, përpiqeshin të gjenin një copë krenari mashkullore në atë squllje të përgjithshme. Dhe ç’është më e bukura, kjo squllje e tij sa vinte e bëhej më e dukshme. Kur ulej në kafene për të pirë kafenë me xhin tonik, filxhani dukej sikur ishte brenda një tasi muhalebie. Gishtrinjtë dukeshin si muhalebi e rënë nga luga kur fëmija nuk do të hajë. Por kjo nuk do të kishte rënë shumë në sy falë popullaritetit që ai i kishte krijuar vetes, ja, për këto ditë të këqia, nëse nuk do të kishte bërë seks me dy femra për të cilat nuk mund ta dinte se ishin shoqe, më tepër akoma, mikesha. Ndodhi kështu. Në mëngjes e telefonon Faslliu, kodoshi, ai që ia rregullonte femrat dhe që ia dinte shijet. I thotë se e kishte rregulluar me njërën që vërtetë ishte nga K, po ishte “alamet cope” dhe ia vlente t’i kalonte ca çaste tek “vendi”, para se të shkonte në panairin e përvitshëm. I kishte thënë po, kishte lënë orën me të dhe pjesën tjetër të ditës vendosi të shëtiste pak në shëtitoren e vetme të kryeqytetit. Doli pa e zgjatur shumë, por nuk kishte bërë as ca hapa, kur një zë grykor, për të cilin dyshoi në ishte zë femre apo mashkulli, i kërkoi me shumë përunjësi disa minuta vëmendje nga koha e tij e paçmuar, thjesht për t’i parë ca vjersha. Ndali. E pa. Siç do thoshte edhe Faslliu, që s’kishte fjalë tjetër në të tilla raste “ishte alamet cope”. Ishte femër, e gjatë, bjonde, me ca sy të futur thellë zgavrave e mollëzave të dala, ngjyra nuk përcaktohej, me një lëkurë të vrarë me ca vraja të brendshme si harta të pakopsitura deri në fund, por me një trup të fortë, energjik, muskuloz. Shikimi iu ndal tek forma e seksit të saj që dukej shumë qartë nga lloji i prerjes së pantallonave xhins që kishte veshur. Nuk po ia shqiste dot sytë. Përfytyroi dhe kur tjetra po priste fjalën e tij ai i kërkoi të rrotullohej. Një palë vithe të kërcyera me forma të rrumbullakosura bukur e shokuan krejt. Ai nuk ishte më në gjendje të mendonte për asgjë vetëm e vetëm si të bënte seks me këtë “alamet cope”. E ftoi pa një pa dy dhe tjetra e lumtur pranoi. Nuk bëri zë as kur ai kërkoi që ajo të vinte pas tij “si e panjohur”, po tek e fundit ajo e panjohur ishte, ai nuk i dinte as emrin. Ato minuta që ai hyri në apartament para saj nuk i shkoi kot, u zhvesh, uli grilat “për çdo rast”, nxori një çarçaf të vjetër që e mbante në një sëndyk dhe që kurrë nuk e lante në shtëpi, por ia çonte Faslliut që i shkelte syrin, nxirrte një fletore dhe shënonte dashnoren e rradhës, çelësin e të cilit e ruante po vetë, e shtroi, dhe priti. As që e vrau mendjen për brekët e gruas që nga nxitimi i mëngjesit i kishte lënë tek koka e krevatit. “Brekë për brekë janë” -tha me vete dhe iu desh të ngrihej e të hapte derën e jashtme. Ajo, “alamet copa” hyri brenda dhe me sytë e saj që ishte e vështirë t’ia dalloje ngjyrën, rroku gjithçka dhe vetëm në fund e vuri re se ai ishte lakuriq. Në një rast tjetër ajo, “alamet copa”, do të kishte qeshur me të madhe para asaj që atij sigurisht i dukej trup dhe aq më tepër për atë që varej mes këmbëve leshatore e flashkëta si prej xhelatine në një vitrinë me diell, por puna nuk ia deshte. U përcoll dhe pa e zgjatur la fletoren diku, dhe zbërtheu kopsat, u zhvesh krejt dhe priti. Sytë e atij po e vërenin ngultas. Ajo “alamet copa” ishte ashtu si e paramendoi në rrugë. Me këmbë të forta, gjoks të vogël e vithe të kërcyera. I kërkoi të shtrihej. Ajo u shtri. Ai pas saj. Trupi i tij xhelatinoz, I ftohtë, gati-gati I lagësht, fryma e tij “si fryma e gjyshit kur vdiq”-mendoi ajo, dhëmbët që fluturuan nga goja drejt një gote me ujë mbi komodinë pranë një palë brekëve ngjyrë rozë  prej të cilave po të përqëndroheshe vinte një aromë karakteristike  organi femre “ndoshta të gruas”, e bënë të dridhet një cast. Por kur mendoi se vetëm me një fjalë të tij ajo “alamet copa”, do të bëhej e famshme, vip, e mblodhi veten. Jo më kot ajo e kishte kuptuar se nuk mjaftonte  ta bënte me të gjithë, tani pasi kishte mësuar boll  nga  seksi, ishte në një fazë tjetër, kishte ardhur koha e cilësisë, duhej të dinte me kë ta bënte. Falë zotit kishte një trup të rregullt, këmbë e vithe epshndjellëse, pse të mos i përdorte? Ndryshe nuk kishte për të çarë kurrë në këtë zallamahi kopeje. Si pjesë e saj instikti i kishte thënë të zgjidhte këtë rrugë dhe të mos vonohej më. Dhe ja tek ishte me atë muhalebinë që pikonte nga luga si qyret e katundarëve të saj që s’kishin lënë rradhë pa e shtrirë. Po tani ata do t’i merrnin të keqen. Gati kërceu përpjetë nga sëmbimi i papritur tamam tek organi. Xhelatina e vitrinës me diell kishte rrasur kokën mes këmbëve të saj dhe ajo e lumtur deri diku që ai nuk i kishte kërkuar ta puthte në buzë, ishte lëshuar. “Andej” le të bënte si ta kishte qejfin, asaj aq i bënte, tek e fundit për atë ishte edhe aty, në shtratin e gruas së tij. Kështuqë therrja e tmerrshme që i erdhi nga poshtë e gjeti krejt të papërgatitur, e për këtë i dhimbti edhe më shumë. U ngrit gjysëm ndenjur për të parë se ç’ndodhi. Buzët e gojës pa dhëmbë ishin ngulur si ventuza aq shumë sa asaj i shkuan lotë nga sytë. Zgjati dorën mbi komodinë, mori brekët rozë “ndoshta të gruas”, të vetmet leckë që gjeti afër, dhe fshiu lotët dhe hundët që i kulluan nga e keqja. Ai u shkëput prej saj dhe i kërkoi që ajo të ngrihej më këmbë, mbi krevat. Ajo bëri siç i thanë dhe me vete po mendonte se kur do të mbaronte. Organi po i dhimbte vërtetë. Por ai nuk ngutej. Duke e pyetur se çfarë vjershash shkruante, vazhdonte soditjen. Herë pas here i kërkonte të zbriste nga krevati dhe të bënte ec e jake nëpër dhomë.  Pastaj ndalonte dhe i kërkonte thjesht të mos lëvizte sa të studionte bustin e saj. Ajo i bindej dhe dikur guxoi ta pyeste “a bënin poezitë e saj dhe a do ta ndihmonte ai?”. Në këtë pikë ai e përfshiu prej beli dhe me të vetën e shtrëngoi fort iu fërkua duke u spërdredhur me të gjithë trupin. Fryma “si fryma e gjyshit kur vdiq”, iu përplas në fytyrë dhe gati e bllokoi. Një erë si prej mishi të kalbur përzier me erën e rrobave prej javësh palarë, “si vdekje”, ia përzieu zorrët. Si atëhere kur e kishte kapur Vasili, atje tek banjot prej dy muajsh bllokuar të shkollës. Po atëhere ia kishte vlejtur gjithë ai kutërbim. Ata kishin bërë një seks të shpejtë por të zjarrtë. Për çudi ai çast e ndiqte gjithnjë dhe gjithnjë i krijonte ndjesi shumë epshore. Boll ta kujtonte dhe ajo humbte, si atëhere. Kurse sot, përjashto dhimbjen që i vinte nga thithja e dhuntë dhe e papritur nuk po ndodhte asgjë. Sot nuk kishte seks. Të paktën siç e dinte ajo. Hodhi  sytë për të gjetur “objektin” me të cilin rëndom bëhej seks, por nuk e gjeti. Përveç një grumbulli pa formë muhalebie të mishtë nuk pa asgjë tjetër. S’pati kohë të mendonte më gjatë se i erdhi i menjëhershëm urdhëri të vishej. Ai vetë duke e harruar krejtësisht “alamet copën”, vrapoi në banjo me gjithë çarçafin e zhubrosur dhe gotën me dhëmbë.

Ajo u ngrit, u vesh  dhe po priste fjalën e tij, kur nga banjo dëgjoi t’i thoshin “se kishte një alamet seksi dhe se ai do të deshte ta kishte edhe për herë të tjera, ndërkohë ajo le t’ia linte ato më të mirat mbi tryezë dhe të ikte se tani kishte punë.”

Ishte kujtuar për femrën që i kishte gjetur Faslliu. Dhe mezi po priste ta takonte. Faslliu e kishte siguruar në telefon se nuk ishte nga “këto të rrjedhurat e vjershave që vetëm kërkonin reklamë prej tij.” Reklamë koteci . Për pula. Prodhim industrial. Pula të varura prej këmbësh që tani janë me kokë, dhe pas një çasti pa kokë. Pula të paketuara. 360 lekë kilogrami. Pula Patosi. Pula Korçe. Pula Hungareze. Zogj francezë. Ziejnë me një valë. Ushqim BIO. Prodhim që kërkonte çertifikatën ISO. Letërsi ISO. Popull që ha, popull që përtyp, nxënës që ripërtypin.

U dëgjua dera e jashtme. “Alamet copa” kishte ikur. Ndërkohë dhe ai kishte mbaruar me tualetin në banjo. Mori çantën e madhe dhe rrasi brenda saj çarçafin e dashnoreve dhe mori të ikte. I hodhi dhe njëherë sytë dhomës, duhej të ishte në rregull me gruan, kur syri i zuri brekët e saj ngjyrë rozë, që ajo i kishte blerë në përvjetorin e argjendtë të martesës së tyre me shpresën  e ca çasteve që të mos ishte vetëm një gjimnastikë e domosdoshme për trupin. I mori dhe i futi në xhep tërhoqi derën dhe doli drejt femrës së Faslliut.

Ky i fundit po e priste te vendi. Xhelatina e vitrinës me diell ia la çantën në dorë. Faslliu i shkeli syrin, e dinte se duhej të lante çarçafin e femrave dhe të shënonte numrin e rradhës në fletore. Ai nuk e zgjati. “Po të pret” -i tha Faslliu dhe në vend të përshëndetjes  afroi tre gishtat e njërës dorë tek buzët dhe i puthi. Xhelatina e vitrinës me diell iu afrua derës së shtëpisë. Ishte një shtëpi private, nga të paktat që kishte mbetur në këtë rrëmujë gropash ndërtimesh. Derën e kishte në një nga rrugët kryesore, ishte e rrethuar me avlli të larta dhe çatia ishte e fshehur nga gjethet e pemëve në oborr. Askush nuk banonte, të zotët ishin në Australi dhe çelësat i kishte Faslliu, të cilit i kishte pjellë edhe gjeli  me këta çelësa. Duke qenë në një pozicion të favorshëm, ku ruhej fshehtësia  e çifteve që vinin, bënin seks dhe iknin, ishte edhe mjaft e lakmuar nga pushteti e gjysëmpushteti. Kuptohet Faslliu mbante shënime të sakta, por për ato nuk e dinte njeri. Le të ishin për çdo rast, ku i dihej si vinin punët. Sot janë këta, nesër vijnë ata, të gjithë duan seks, të gjithëve ua ka qejfi, të gjithë s’ua mban prej grave. Ku i dihet! Privilegjet e vogla nuk i mungonin si nuk i mungonin as dollarët e eurot. Punë e madhe se i kishte rënë, më shumë se një herë, të pastronte veç shisheve bosh të verës e letrave shuk të çokollatave e lëkurëve të portokallit, edhe gjakra. Në listën e gjatë të femrave, një pjesë të të cilave i gjente ai vetë, kishte pasur, jo rrallë, edhe zoçka. Bile kohët e fundit  ishte bërë gati si modë që femrat t’i kërkonin sa më të vogla, të virgjëra, u kishte hypur si mani çvirgjërimi! Kishte ndodhur që edhe atij vetë t’i vinte keq, kur në një rast i kishin sjellë një 13-vjeçare të imët, të hajthme me ca sy si bajame, për atë rulin e ziftit, ministrin 200 kilësh. Një çast desh ta përzinte kur mendoi se çdo hynte brenda atij trupi të vogël, dhe ç’është më e keqja që se dinte fare se ç’e priste, po Ministri kishte qenë i prerë në kërkesën e tij e donte të virgjër dhe 13 -vjeç. Dhe ata zdapat që punonin për të, pikërisht për atë rul zifti i kishin sjellë atë, sybajamen. Por kur mendoi eurot u tërhoq. E kishte marrë për dore, e kishte futur në dhomë, i kishte dhënë një çokollatë, një limonatë dhe duke dalë i kishte thënë të rrinte urtë dhe të priste se do të vinte një xhaxh’ i madh që do t’i sillte dhurata. Sybajamja ishte bindur. Rruli i ziftit nuk kishte vonuar. Siç kishte treguar vetë  pastaj, e kishte ulur sybajamen në prehër. Sikur më kishte rënë një pupël zogu -kishte shtuar dhe kishte vazhduar – kishte marrë një çokollatë dhe kishte filluar t’ia jepte asaj vogëlusheje që i kishte sytë si bajame dhe shikimin e qashtër si çdo fëmijë. Njëherë kishte menduar të ikte, ajo, sybajamja, ishte aq shumë e  hajthme, e brishtë, e njomë, aq shumë fëmijë dhe kishte një shikim shkatërrues. Por kur kishte menduar se si ishte tërhequr nga ministria e tij, fshehurazi rojeve e sekretareve që se linin vetëm kurrë, dhe kur mendonte edhe paratë që i kishte dhënë Faslliut, mbeti dhe kishte vendosur të mbaronte atë punë. Me një lëvizje dore të stërvitur e kishte përlarë sybajamen dhe me dorën tjetër i kishte zënë gojën, megjithëse e dinte që edhe po të bërtiste, ajo nuk kishte asnjë mundësi që ta dëgjonte njeri. Ia kishte shqyer rrobat e pakta, kishte zbërthyer të vetat dhe ishte rrëzuar mbi trupin e hajthëm që përpëlitej “si zog në frymën e fundit”, siç i ishte dukur për një çast, ishte rrëzuar pra mbi këtë trup me gjithë 200 kilshin e barkut të tij legjendar që edhe kësaj here po e pengonte. I inatosur që barku edhe kilet e tij  nuk po e lejonin të vepronte ashtu siç deshte, bëri si kishte bërë gjithmonë duke harruar 13 -vitet e sybajames.Vetëm pak çaste ishin dashur më pas, pak çaste që gjaku të lante gjithçka, rrulin e ziftit, trupin e hajthëm “si zog në frymën e fundit”, qylymin e dyshemenë e shtëpisë. Sytë e saj kishin ngrirë duke marrë me vete  tmerrin e çasteve të fundit, dhe një “pse?”.

Mirë që një klient i tij i përhershëm dhe i vjetër po hidhte beton në gropën e një pallati aty afër. Pas disa ditësh fëmija u shpall i zhdukur dhe fotoja e saj me ata sy “si bajame” siç thoshin gratë që ndalonin ndanë shtyllave e mureve ku ishte ajo foto, mbushi gjithë qytetin. TV. Nëna që qan e s’gjen ngushëllim. Babai i heshtur dhe i zverdhur meit. Gjyshja, e mjera gjyshe. Shef komisariati. Policë. Drejtori shkollës. Kryetari parlamentit. Shefi kabinetit qeveritar. Organizata joqeveritare. Kërkim nga ajri, deti, toka. Asnjë shenjë. E kishte përpirë dheu. Askush nuk i vuri re vrasjet si shpejt e shpejt të disa ndërtuesve. Kaloi si larje hesapesh. Hesap i mbyllur/ Tamam atëhere kur Ministri, rruli i ziftit i kishte punët gati të sheshuara edhe ca dhe kjo do të harrohej, tamam ato ditë ai kishte filluar të dilte rrugëve gjysëm i zhveshur  dhe të mbushte muret, lokalet me një vizatim për të cilin askush nuk ishte në gjendje të jepte shpjegim: një sy si bajame. As që e kishte vënë re që edhe në ministri kishte shkuar po ashtu, i zhveshur dhe i kishte mbushur edhe korridoret, muret e zyrës, tryezën e punës me këtë vizatim të çuditshëm. Mirë që i veshën këmishën e forcës dhe tani edhe po të thoshte gjë nuk do ta besonte më njeri.

Ndërkohë Faslliu ishte përmendur nga makthi i peshës së asaj që dinte dhe falë Zotit, siç thoshte me vete, tani kishte mbetur i vetmi që e dinte ngjarjen, pra ishte përmendur dhe i kishte kthyer shpinën xhelatinës së vitrinës me diell, kështu që askush nuk e vuri re rrënqethjen e tij. Nxitoi hapat, kishte punë për të bërë dhe ndërgjegjja nuk përfshihej në të.

Xhelatina e vitrinës me diell nuk dinte asgjë për femrën që po e priste veç atyre që i kishte thënë Faslliu në telefon. Por edhe sikur  atij nuk i interesonte as kush ishte, as nga vinte, as çfarë bënte, as çfarë kërkonte. Nga ajo ai kërkonte vetëm disa çaste dhe aq. Secili në punë të tij. E dinte që Faslliu do t’ia kishte bërë të qartë asaj fshehtësinë e takimit e të identitetit. Në këtë pikë ishte i qetë. Nuk trokiti. Thjesht hapi derën dhe hyri brenda. “Alamet copën” e kishte hequr nga kujtesa. Në kolltuk po rrinte me të vërtetë një bukuroshe “Qeni, di t’i zgjedhë”- tha me vete për Faslliun. Iu afrua, i buzëqeshi dhe e kundroi nga afër. Nuk i kishte më shumë se 25-30. Vajza kishte supeve nje penuar ngjyrëvjollcë, njëlloj me ngjyrën e syve. Nuk folën. Iu afrua, e ngriti në këmbë, ia hoqi penuarin. Ishte e zhveshur pa asnjë rrobë në trup. I zgjati duart dhe filloi ta prekte me ngadalë. Vajza nuk po pipëtinte. Nuk mund ta përmbante të rrënqethurën e brendshme e të pavullnetshme që ndjente sa herë që gishtat e tij “si muhalebi e ngrirë në lugë” -mendoi ajo, i kalonin nga supet, nëpër gjoks, shpinë bark, dhe prapë supe, gjoks, shpinë, bark. Lëkura ishte shumë e bukur, farfuritëse, si vetë ajo. Ishte si e derdhur, si një punim i Rilindjes, Botiçeli, Rafaelo. Nuk ishte zhveshur ende, bile as xhaketën nuk e kishte hequr akoma. Pastaj nuk e mori vesh se si i erdhi. U përmend vetëm kur e pa veten sipër saj, gjithë djersë, duke u munduar të bënte ritin. I gjithë trupi i tij, me gjithë qimet e këmbëve të shtrembëra e të flashkëta, dridhej  si të ishte nën rrymë dhe ishte mbledhur i gjithi për sulmin e shumëpritur, por hiç. Vajza nga ana e saj po priste. Nuk fliste, siç e kishin porositur, dhe vetëm e shikonte. Dha e dha e dikur i pafuqishëm, ndali. Iu kujtua “alamet copa”. E urdhëroi edhe atë të hypte mbi krevat me këmbë të hapura. Ai nën të nuk po ngopej së pari. “O, Zot, kjo edhe organin e paska klas, ku e ku me “alamet copën”- mendoi. E urdhëroi të shtrihej dhe ta lejonte të shikonte seksin e saj. Zgjati dorën dhe nga një nga xhepat e xhaketës që kishte hedhur nxori një laps dhe letër. I kishte mbetur kjo që nga koha e shkollës që kur i pëlqente ndonjë organ seksual femëror ai e vizatonte. Mbahej më i miri në Akademinë me emër në të gjithë botën për këtë lloj vizatimi. Po atëhere kishte qenë kohë tjetër, edhe ai kishte qenë një djalë i ri dhe shumë bukurosh, me ca sy të lektisur, të kaltër sikur qielli, siç i kishte thënë një polake. Bile shumë herë kishte ndodhur që shoqet e tij të kursit thërrisnin mikeshat e tyre dhe pozonin nudo për të. E dinin që me vete do të merrnin edhe sekset e tyre të vizatuara prej tij. Sigurisht pasi i kishte provuar. Kaq shumë iu hap nami sa filluan t’i vinin dhe dama plakë të pasura. Krijohej një marrëdhënie e çuditshme. Për nga natyra i donte femrat dhe nuk i refuzonte, kështu pat bërë edhe me damat. Bënte seks, vizatonte sekse. Ishte bërë ekspert. Me të parën e njihte një seks të bukur, një seks të vullkantë, një seks të butë, po kjo që kishte para syve ishte të gjitha sekset bashkë. I tha të mos lëvizte dhe me dorën e stërvitur mbaroi punë shpejt. Seksi vet as që e dinte ku ishte. I dha një të puthur, të lehtë, të butë seksit më të bukur që kishte parë ndonjëherë, u vesh pa fjalë dhe doli. Prej asaj dite u mbyll në shtëpi. Mbyllte me çelës derën e studios së tij dhe rrinte ashtu para copës së letrës ku ishte vizatuar seksi i bukuroshes. Me orë, me ditë. Nuk u përgjigjej telefonatave, të trokiturave të gruas, të vajzës, të të afërmve që ndërrroheshin pas derës me shpresën se ndonjëri do të ishte më i privelegjuar se të tjerët dhe dera do të hapej. Hiç, asgjë. Faslliu shkonte e vinte pa i dhënë dum kësaj që po ndodhte. E kishte pyetur edhe K., e bukur se çfarë kishte ndodhur. Ajo ia kishte treguar. Faslliu e porositi të mos i tregonte njeriu tjetër se e merrte lumi, ai kishte pozita shumë të forta dhe të zhdukte. Ishte hera e parë që K., i ndodhte diçka e tillë. Ishte një eksperiencë për të cilën duhej të pyeste, po Faslliu ia kishte bërë të qartë heshtjen. Kështu që nuk i ngelej të fliste veçse me Lindën, mikeshën e saj më të mirë që kur kishte ardhur në kryeqytet. Linda donte të bënte karrierë të madhe, kurse ajo jo. Mjaftohej me pagesat relativisht të majme. Klientët vinin mbaronin punë iknin, vinin të tjerë, riktheheshin të vjetrit. Ata paguanin, ajo bënte punën, ishte e bukur, e re, dhe dinte të trajtonte. Kishte ecur jo keq, ishte bërë me shtëpi të sajën dhe jetonte mirë. As që e mbante mend se nga kishte ardhur. Kurse Linda donte karrierë, donte të bëhej VIP. Për këtë kishte shkuar edhe tek X-i që ai ta prezantonte në ndonjë televizion.

Ishin ulur para televizorit në shtëpinë e K. Sapo ia kishte treguar Lindës çfarë i kishte ndodhur, pasi i kishte marrë më parë fjalën se nuk do t’ia tregonte asnjë njeriu. Kur në ekran u shfaq ai. “Për këtë e kisha fjalën” -i tha K., Lindës. “Alamet copa” nuk u ndie. Si një rrufe i kaloi mendimi se ky ishte rasti. Të nesërmen në një gazetë thashethemesh ajo paraqiti të dy eksperiencat në një të vetme, sikur i kishte ndodhur asaj vetë. Suksesi qe i menjëhershëm. Intervista. Emisione. Emisione të orës 20, të orës 21. E kërkuar. Gjithandej. Zë i ri. Talent. VIP! Alamet cope!

K., gjeti një treg të ri më fitimprurës dhe nuk e zgjati të fluturonte jashtë vendit, po shkonte 30 -vjeç dhe i kishte ditët të numëruara, duhet të fitonte sa më shumë, sidomos kohë. VIP-IN e kishte harruar krejt, por nuk harronte ta ndërronte kanalin televiziv kur qëllonte ajo në ekran.

Xhelatina e vitrinës me diell brenda një kohe fare të shkurtër u shkri dhe pas një jave heshtjeje e gjetën me gishtat “si muhalebi e ngrirë” siç tha e shoqja kur e gjetën pasi shkallmuan derën, mbi një fletë vizatimi ku ishte vizatuar me laps një organ seksual femëror, organi më i bukur në botë.

 

 

MIMOZA  EREBARA

 

29, NËNTOR, 2008

Raimonda Belli Gjençaj vjen me romanin e ri “Shtatë shpirtrat e Terezës”

Autorja Raimonda Belli Gjencaj  vjen me romanin e ri “Shtatë shpirtrat e Terezës”, publikuar nga shtëpia botuese ALBDESIGN.

Gazetare dhe Përkthyese Zyrtare, Raimonda Belli Gjencaj është diplomuar në Universitetin e Tiranës në vitin 1977.

Ka punuar si gazetare në revistën “Shqiptarja e re” (1977-1990) e më pas në Akademinë e Shkencave, në sektorin e Enciklopedisë për Kulturën (1990-1993);  bashkëpunëtore e Radio – Televizionit Shqiptar si autore emisionesh, pjesësh teatrale për fëmijë, autore skenarësh televizive, duke qenë ndërkohë edhe moderatore në Radio dhe Televizion (1973-1989).

Është autore e tregimeve dhe novelave të botuara në shtypin letrar të kohës si: gazeta “Drita”, revista “Nëntori” dhe në revistën “Shqiptarja e Re”.

Nga krijimtaria për fëmijë spikatin librat: “Duduqi që kërkonte kushërinj” dhe “Kukulla Blerta udhëton drejt detit”.

Është autore e romaneve : “Epitafi i Fundit” dhe “Butonat prej platini”, që publiku i ka përcjellë me shumë interes.

Raimonda Belli Gjençaj është fituese e çmimit letrar të dhënë nga Ambasada Spanjolle, ne vitin 2009,  për tregimin me titull: “Lot në oqean”.

voal.ch i uron autores suksese për librin e ri dhe plot libra të tjerë.

Vlora më 1912 dhe 1920 – Nga Mid’hat Frashëri

( Me rastin e 100 vjetorit te Luftës së Vlorës, maj 1920-maj 2020)

 

Vlorë, një emër paskëtaj i lidhur me historinë e Shqipërisë; me lidhje të zgjidhshme.

Dy data 1912 dhe 1920, dy ngjarje, dy flakë. E dyta plotësoi të parën, e mbaroi, e forcoi, i dha shkëlqim, e bëri të vërtetë, reale, e shpëtoi prej mjegullës dhe dyshimit. E para i hapi udhë të dytës, po e dyta i dha trup së parës, e bëri të pashme, të gjallë, me shpirt, me frymë, ose më mirë akoma, mblodhi në këtë pjellë shpirtin dhe frymën e përhapur, që fluturonte në erë dhe s’kishte zënë vend përdhe, e forcoi në këtë zall me rërë pastaj e hodhi mbi gjithë Shqipërinë, si një vesë që bie dhe ngjall bimët e vyshkura prej të thatit.

Shumë herë fati i një njeriu, i një kombi, varet prej një të papandehur dhe më kot kërkojmë shkaqet e ngjarjes, pyesim si dhe pse u bë kështu. Ato janë ngjarjet, që rrjedhin befas, papritur, që i kanë rrënjët në faktorë të padukur. Po edhe disa ngjarje të tjera janë drejtësisht fryti i një dëshire dhe i një vullneti, që i bën, që i mejton dhe që i do. Thamë se fati është i verbër. Në kushtet e dyta fati e ka hequr shaminë, që i mbyll sytë dhe sheh, shikon, kupton.

Një mijë e nëntëqind e dymbëdhjeta mund të bëhej edhe gjetkë, në vend që të bëhej në Vlorë, në çdo qytet tjetër, në të parin fshat, edhe në të fundit.

Po një mijë e nëntëqind e njëzeta nuk mund të bëhesh veçse në Vlorë, në këtë baltë, prej këtyre njerëzve.

Dymbëdhjeta hodhi një flakë, se materializoi dëshirën dhe idealin e një kombi, mbaroi një ide, i dha formë mendjes.

Njëzeta i dha gjallim lëndës, e bëri me shpirt formën, e mbërtheu në zemra dhe në mendje.

Mbarimi i Dymbëdhjetës qe pak befas, e papritur, mbase dhe një grimë para kohe. Dhe në gaz e në turbullim të një ngjarjeje të lumtur, që nuk pritet, ndërgjegjja kombiare nuk gjeti kohë të kristalizonte aspiratat e saj, të merrte gjerësinë e fatit, të ndjente dhe të shijonte lumturinë e re. Ishte një ide, një ideal, një dëshirë e qëndruar pak në erë, e pazbritur fare në dhê.

Intervali dymbëdhjetë-njëzet është mbushur me të bëra të këqija dhe të zeza, po mbase jo të palogjikshme. Logjika është e pamëshirë dhe më tepër akoma kur komenton punën që ka rrjedhur, ngjarje të cilave u njohim shtytkat. Kështu që në tetë vjet mjerime, në qoftë se kjo jetë nga nisja dhe  në fund njeh “mjerime”, gjemë një shpjegim. Po të shpjeguarit, edhe me logjikë qoftë, s’e ndalon njeriun nga fatkeqësia dhe nuk ia praps dot as keqardhjen e turpin. Çdo të shpjeguar nuk fal, nuk e lan fajin. Komentimi nuk ecën bashkë me harrimin, mbase bën zgjimin, se në i gjettë shkaqet e një ngjarjeje (dhe ngjarjen fatkeqe njerëzit e quajnë faj dhe turp), sheh dhe mënyrat, mjetet e të prapsurit të së keqes, e të pjellit të ngjarjeve fatbardha.

Të parët dhe të gjykuarit me gjak të ftohtë është një lumturi, por bashkë me të edhe një pafatësi. Është një gëzim shpirti, si edhe një pikëllim zemre. Sido që të jetë, është një qetësi fryme dhe kush ka qetësinë, di të presë, të durojë, të ushqejë shpresën, se fundi i gjykimit është puna. Në debat të ndalimeve, të vështirësive, të veprimeve të zeza, e sheh njeriu se një punë dhe një veprim i lumtur mund dhe prish të palumturin. Puna, aktiviteti, të ushqen shpresën. Si mekaniku që njeh makinën dhe e ndreq, sado e prishur që të duket, ashtu edhe ai që analizon, ai që sheh dhe përkëdhel çarqet e panumërta të kësaj makine, që i themi jetë, e di se me punë, me durim, me palodhje e me papikëllim, sistemi i makinës mund të vihet në lëvizje në drejtimin, që duam.

Duhet një shkaktar, një që të dojë ta ndreqë makinën.

Ky shkaktar u bë Vlora. Shkaktar jo i fatit, befas, pa ditur, pa pandehur, pa dëshirë, po shkaktar i mençur, i ndërgjegjshëm për atë që duan, që dinë ç’bëjnë, që ka përgatitur kushtet, që ka mprehur vullnetin, në durim e në heshtje, të vendosur për fitim a për vdekje, që ka parë çdo rrezik, ka peshuar pse-në dhe si-në e shortet, duke mos kapsitur syrin, me gjak të ftohtë ka hyrë në zjarr dhe ka dalë me fitim në dorë.

Shpesh një punë e vogël, një shkak i vogël pjell një fryt të madh. Këtu kemi një punë të madhe, një shkak të madh, që i jep lindje një pune të madhe.

Edhe kështu njëzeta kurorëzon dymbëdhjetën. Njëzeta e fortë, më trime se e pushtetshme, e merr dymbëdhjetën, e nxjerr nga gjembat dhe greminat, e ngre në këmbë dhe i thotë: EC.

Dymbëdhjeta solli famë në këtë Vlorë. Njëzeta nderoi Vlorën. Vlora nderoi njëzetën.

Njëzeta i tha Shqipërisë: je e lirë, dhe këtë liri ja ke hua vetvetes. Nuk ke miq dhe dashamirë, po ke veten tënde. Dhe kur ke veten tënde, mos ki më frikë. Këtij urdhri, qe e pamundur mos t’i bindet njeriu; Shqipëria u mëkëmb, u forcua, u mbajt dhe eci. Fuqinë, shëndetin, shpirtin dhe gjëllimin e mori nga vullneti i saj.

Nderim, respekt dhe venerim për këtë vend!

Një dëshirë e kaq dhjetë vitesh po shtynte kombin drejt një të ardhmeje të re, drejt një jete të bërë dhe të shpënë për të mbarën, për dobinë, për interesin dhe për shkëlqimin e vendit. Një dritë ishte hedhur mbi udhën që po ecnim dhe ajo dritë rrëfente një udhë të re. Kandili qe ndezur dhe busulla e dëshirës kishte gjetur një pol, herë e ndritur, herë e zbehtë, shpesh herë në rrezik që të shuhej. Busulla e humbiste polin dhe udhëtari e lidhte udhën si anija pa timon, si barka pa vela. Yllit, që rrëfente qëllimin, re të zeza  e mbulonin shkëndijën dhe tallazet e valës bëheshin kanosëse.

Atij kandili i desh hedhur vaj, që të dilte flaka përmbi tymin dhe të ndriste rrugën. Edhe në qoftë se djersa bën pjellor çdo send, këtu djersa u mbyt me gjak dhe u ngjall me vullnet.

Venerim, respekt dhe nderim për ata njerëz!

 

***

Në këtë qytet të bërë vërtet “shqiptar”, çdo shqiptar ndjen një kryelartësi dhe një mburrje, kërkon të zbulojë shkaqe të reja për lëvdatë, burime për mburrje dhe në çdo çap, që bën zemra, bën një lutje, që ta gjejë këtë qytet më të lavdërueshëm dhe më të lulëzuar se nga çdo tjetër. Në ç’punë hyn ajo therori, ajo burrëri, po qe që një punë e palodhshme s’erdhi t’i jepte çdo ditë një shkëlqim të ri.

Edhe me këtë dëshirë në zemër nxitoj të bëj një vizitë të shpejtë. Tetë vjet jete turbullimi i kanë sjellë pak nderim fizionomisë së qytetit: këtu atje sheh ca shtëpi të reja, disa dyqane të modernizuara, një shesh tregu të rregulluar, një ndërtesë qeverie të mbajtur mirë, një kujdes prej bashkisë në pastrim të rrugëve dhe në ngritje të godinave të rrëzuara.

Mësoj se një kopsht qyteti, një park i vogël po përgatitet në këtë klimë të butë, këtu që rron ulliri, lulëzon limoni dhe portokalli, këtu që eukaliptusi, kaktusi dhe palmat me gjithë shoqet e tyre të vendeve të nxehta, gjejnë një diell mbrojtës dhe gjelbërim prurës, padyshim një park i kujdesur mund të bëhet një model bimësh dhe një kënaqësi për syrin e për shpirtin. Po pse të paralajmërojmë, le të presim mbarimin. S’është me të thënë, është me të bërë.

Ja spitali: mjeku më rrëfen udhën, më bën nderimet si një zot shtëpie, më rrëfen të sëmurët, sallat e operacioneve, depozitat, farmacinë … dhe tekdo një pastërti e kujdes mbretëron, tekdo sheh njeriu shenjën e një dashurie për mjeshtërinë, një dëshirë për shërbim.

Mësoj se flitet për formimin e një muzeu dhe mbrëmë që luajtur një pjesë teatri prej një trupe amatorësh.

Një muze! Të donin, sa lëndë të begatshme mund të mblidhnim! Të kishim dashurinë e së shkuarës dhe të na dhembte pak më tepër për të lënat e stërgjyshërve! Por pa u ngjitur në paranikët tanë të vjetër, pa vajtur në “antikat” e Pojanit dhe të kaq viseve të tjera, balta e të cilave mbulon qytete të moçëm, vetëm plaçkat, kujtimet dhe mbeturinat e këtyre dhjetë viteve të fundit sikur të mbledhim, vetëm për të mos harruarit e viteve 1912 dhe 1920 sikur të kujdesej muzeu i Vlorës, do të bëhej një koleksion prej më të vlefshmëve për ne.

Duke shëtitur mejtohem. Dhjetë vjet. Kujtimi është akoma tepër i ri për t’u harruar. Sa ndryshim, që atëherë e tëhu: n’atë kohë gjindja kishte një ç’interesim për çdo send që prekte punët e shoqërisë. Tani çdo gjë e Shqipërisë e intereson dhe e zgjon. Zgjedhjet e deputetëve, zgjedhjet e bashkisë janë bërë me një zell, që dëften se detyrat qytetare janë kuptuar mirë.

Ndërgjegjja kombëtare kur zgjohet, i jep një fisnikëri njeriut, si çdo dashuri dhe çdo frymë, që fisnikëron punët e të mortmit.

Por fisnikëria ka dhe detyra të rënda. Është gjë e rrallë dhe fort e madhe që të jesh fisnik, por dhe sa gjë e rëndë që të dish të mbash shkallën e asaj fisnikërie.

Sa barrë e rëndë bie tani mbi supet e kësaj Vlore, nga e cila të gjithë presin mbarimin e punëve të mëdha, zbukurim dhe lulëzim! Zgjimi i ndjenjës kombiare sjell entuziazëm dhe ky hov i zemrës e bën njeriun të përparojë, të naltësohet, të mos qëndrojë pa arritur kulmin e udhës, që ka zënë.

Dymbëdhjeta nuk zgjoi entuziazëm, nuk tronditi dejet, nuk flaku poshtë këtë atmosferë vdekjeje, që mbështillte çdo njeri të dënuar për prishje. Edhe mbeti në shpirtra e në zemra si gjumë i somnambulit.

Njëzeta nuk mund që të mos zgjonte entuziazëm. Jo, një punë e tillë nuk mund që të mos njihte detyrat që i ngarkoheshin. Do të qe më i madhi mëkat në botë përgënjeshtrimi i atyre shpresave të mëdha, që zgjoi Dymbëdhjeta. Vlora që bëri një hap kaq të madh dhe të shkëlqyer, nuk mund më të kridhet n’ errësirë.

Edhe sa punë akoma për të mbaruar! Sa çape të tjerë për të hedhur!

 

 

*

Ky fragment është nxjerrë nga “Një udhëtim nga Trieste ne Vlorë” 12 tetor 1922, një udhëpërshkrim i Mid’hat Frasherit (Lumo Skendo), njëherësh edhe një meditim historik, filozofik dhe artistikpër dy ngjarje madhore te  historisë së Shqipërisë, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ( 28 Nëntor 1912) dhe Luftën e Vlorës ( 21 maj 1920), që solli çlirimin dhe pavarësinë e vërtetë e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj.

Uran Butka

DY 75-VJETORË TË HISTORISË SË VUAJTUR TË SHQIPËRISË QË DUHEN KUJTUAR – Nga LEK PERVIZI

 

75 vjet më parë në muajt Mars e  Maj 1945  ndodhen dy akte kriminale të regjimit komunsit : Gjyqi Special në Mars,

dhe krijimi  kampeve e interimit në Maj.

 

75-vjetori i këtyre dy ngjarjëve që zyrtarizuan terrorin total të diktaturës komunste  e kemi për detyrë t’i kujtojmë dhe të përulemi me respkt para viktimave  të pafajshme që humbën jetën në burgjet e kampet e internimit,  që diktatura kishte krijuar për të shuar elitën patrioitike të kombit shqiptar.   

 

Lek Pervizi

 

 

Në muajit Mars e Maj 2020 , binin dy 75-vjetorë

që u kaluen e po kalohën në heshtje, jo vetëm nga shtypi e televizioni  zyrtar dhe mediat e tjerë, si brenda ashtu jeshtë vendit : 75-vjetori i  Gjyqit Special, 1 Mars – i Prill 1945, dhe krijimi i kampëve të Internimit, Berat e Krujë, Maj 1945, me një muaj ndryshim. Kjo s’ishte punë rastësie, por e programuar mirë. Mbas zyrtarizimit të Gjyqëve Speciale, patjetëR duhet të zyrtarizohëshin dhe kampet e internimit specilë. Për Gjyqin Special, kemi folur e shkruar, ndërsa për kampet po tregojmë një historik të shkurt.  PasI Morën pushtetin përfundimisht në nëntor 1944, menjeherë nisi ushtrimi i terorit, qyshë me pushtimin e Tiranës, ku me dhjEtra qytetarë të ndërshëm, krejtësiSht të pafajshëm  u pushkatuan  rrugicave të kryeqytetit. Ky veprim u përgjithësua në qyTetet e tjerë që kryen pushkatimet  të qytettarëve pa gjyqe,  veç merr e ço në breg të lumit  ku togat e pushkatimit kryeini punën e tyre kriminale. Por regjimi dhe kryesiht kreu i tij, Enver Hoxha me shokë të partisë, vendosën t’i  legalizojnë  ekzekutimet, mos u tërhiqnin vrejtje të jashtmit (që s’e qanini kokën fare), dhe vendosën të krihohej një Gjyq Special, dhe zgjodhi si vend, teatrin i ashtu quajtur  më vonë kombëttar, (ish kinema Savoja e Kosova). Kjo ngjarje  e kobshme, nuk gjeti asnjë përmndje sa me la gojën e kaloi në heshtje, i mbuluar nga protestat që behëshin për teatrin, se aty ia shtroni me   valle e kengë, e luajtur pjesë tearale për glorifikim e partisë e te Shqipërisë socialiste të lulëzuar, dhe pse jo, dhe luifta e klasave. Mbi atë skenë ku ihste luaajtur tragjedia gjakatare e eliminimit të 60 intelektualëve shqiptarë, në gjendje të drejtonin shtet, akademi e universitete, por jo, ata  duhet të denoheshin nga një trup gjykues, me kryetar një ish tenexhegji. Ky gjyq ishte themelimi i zyrtarizimit të  gjyqëve speciale në qytette e tjerë,  që benë kërdin në ekzekutimin e mija shiqptarve të pafajshëm. Ky Gjyq Special  që u anash kalua sot midis  demokracisë, sa që edhe bij e nipa të atyre që u masakruan aty nuk e permendën, hapi rrugën e ligjërimit të masave të tjera shtypëse. Menjëherë që në dhjetor 1944, u arrëstuan e u mbyllen ne burgjet e çdo qyteti famimjet e kundërshtarëve politikë të arrtisur në mal ose jashtë shtetit. Ato u mbajtën aty deri në muajin Maj. Kjo ishte e planifikuar mirë, kështu u krijua kampii Beratit, për familjet veriore, dhe ai i Krujës për ato jugore. Pra 75 vjet me parë nisi historia e kampëve të internimit. A  e ngrejti kush këtë problem ? A po e kujton kush këto përvjetor ? Të vjen keq për bashkëvuejtëist tanë, si në Shqipëri e në Diasporë, që për këto data as që u kanë shkuar mendja t’i kujtojnë. Pse u kujtua 45-vjetori i Spaçit e Qafëbarit ? Po ishin vetë të burgoqurit që e ngritën, dhe na erdhi mirë që e kishte kujtuar dhe Vatra pse nuk u kujtua per 75-vjetprin e Gjyqit Special, ku u pushkatuan edhe dy vatranë të shquar ? Apo rekëshi nostalgjikët  e së kaluarës komuniste. Ndërsa Berati e Kruja janë  pikënisja e kampëve të internimit, e atij Kalvari të gjatë e plot mundime, sakrifica dhe viktima të pafajshme, ku u përfshinë edhe fëmijët që humbën jetën aty prej shpurtit krimine të Enbver Hoxhës me gjithë Lady Makbethin e tij, shpirt katrane, aq ma keq kriminele duke qenë se ishte vetë dhe nenë fëmijësh.  Kështu Berati u mbush me familjet më të nderuara të Shqipërisë, historikish të njohura, dhe që kishin dhene kontributin e tyre të çmuar në historinë e Kombit shqiptar. I citojmë disa, për të nderuar kujtimn e sakrificat e tyre ; si familja e Gjon Markagjonit, kapidani të Mirditës, e Gjeneral Prenk Pervizit, nga fisi i pemendur i Skurajve. E Muharrme Bajraktarit, zot i Lumës. I dibranëve të shquar, Fiqri Dinës, Hysni Demës,   Cen Elez Ndreut, Murat Kaloshit, Pervizit tëZeqanit, Sina, Golja, Agolli, Cami, Mirakaj, Merlika, Kupi, llesh Mirashi, Deshtanica, Pirolët  Lala, Leka të Kurbinit, Ndue Bajraktrit  të Mirditës, të Preng Jakut të Lezhës, e të tjera famimje në za të Veriut. Fakti është se Berati u mbush plot me të internuar, të shtresave të larta dhe më të thjeshta. Qyshë në Berat filluan  vdekjet e të internuarve, pleq e fëmijë, gra dhe burra. Edhe në Krujë e njejta gjë, me familje jugore, për t’u përmendur, familjte  Kullajve  e Zemblakut, te AAbaz Ermenit,  Matjanit,  Argjendarit,  etj.  Por peshën më të rendë e kishte Berati, që pastaj me prishjen me Jugosllavinë u benë më shumë të internuar se Beratas. Kështu shteii krijoi si vend internimi Tepelenën, dhe i grumbulloi të internuarit  e i ndryri e stivosi  ne kapanone vigane.  Kulmin Tepemlena e arriti në 5000 të internuar, ku ne një ditë u kjinternuan 2500 mirditorë, pleq, gra e fëmijë. Nuk pu përmendim krimet që u bene, se nënkuptohën, por ngrejmë  çeshtjen, pse kjo datë 75-vjetorit të krijimit të kampëve të internimi nuk përmebdet. Kujt i shërben kjo heshtje kaq dashakeqe, ku kampet e inter,nimit  u ben tmerri i Shqipërisë, sepse përveç kampëve që përmendëm, ato u përapen në gjithë Shqipërinë, sa që çdo  rreth e kishte nje kamp të  tillë izolimi për të internuar e dëbuar.  Si përfundim 75-vjetor i krijimit të kampëve të internimit eshte nje datë historike, qe nuk mund të kapërcehet. Ata që nuk i përmendin këto data, të krimëve të komunizmit, bëhen si të thuash bashkëfajtorë me ata  që duan tt’i mbulojnë krimet e komunizmit. Revista Kuq e Zi, nuk mund të rrinte në heshtje, dhe të bashkohej  me të tjerë që të bente sehir si ata. U takon shoqttave qe e quejne veten patriotike, që të ngrejnë problemin e këtyre përvjetorëve, që shënojnë ngjarjet më tragjike që ka kaluar  historikisht Shqipëria e populli e Kombi shqiptar .
 
 
75 vjet më parë në maj 1945 u krijuen kampet e internimit  në Berat e Krujë.. Të internuarit e Beraztit, pas tre vjet, u transferuan në kampin e Tepelenës, më 1948.
 
 
Kruja u bë kamp internim për familjet jugore, në maj 1945, pas tre vjet u transferuan ne Valias e Kamëz, më 1948, e më 1953 në kampin e Tepelenës. Këto ishin dy qytette që në atë maj 1945 u caktuan si qendra internimi, Berati për veruiorët e Kruja për jugorët.
 

 

Kampi i Tepelenës në vizatimet e piktorit të kampëve të vdekjës, Ku më 1953, përveç familjëve veriore u babshkuan  edhe ato  jugore. Kjo ishte një  çudi, sepse shënonte se kampi do të vazhdonte. Por me ngritjën e çeshtjës së kampit të Tepelnës ne OKB, kampi u mbyll.

Le Siècle (1850)- Fjalimi brilant i Victor Hugoit në varrimin e Honoré de Balzacut

Honoré de Balzac (1799 – 1850)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Maj 2020

 

Më 18 gusht të 1850 u nda nga jeta në moshën 51 vjeçare shkrimtari, dramaturgu, kritiku letrar dhe i artit, eseisti, gazetari dhe botuesi i shquar francez Honoré de Balzac.

 

Me këtë rast, gazeta “Le Siècle” ka botuar, të enjten e 22 gushtit 1850, në faqen n°2, fjalimin brilant të mbajtur nga shkrimtari dhe politikani i shquar francez, Victor Hugo, në momentin e varrimit të Balzac-ut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Victor Hugo (1802 – 1885)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Zotërinj,

 

Njeriu që zbriti në këtë varr ishte një nga ata për të cilët dhimbja publike mban kortezh. Në kohërat në të cilat ndodhemi, të gjitha trillimet janë zhdukur. Tani, sytë janë fiksuar jo më mbi kokat që mbretërojnë, por mbi ato që mendojnë dhe i gjithë vendi dridhet kur njëra prej këtyre kokave zhduket. Sot, zija popullore është vdekja e njeriut të talentuar; zija kombëtare është vdekja e njeriut gjenial.

 

Zotërinj, emri i Balzac-ut do të përzihet me gjurmën e ndritshme që epoka jonë do të lërë në të ardhmen.

 

  1. Balzac ishte pjesë e asaj gjenerate të fuqishme shkrimtarësh të shekullit të XIX-të, të cilët erdhën pas Napoleonit, ashtu si plejada e shekullit të XVII-të erdhi pas Richelieu-t, — sikur, gjatë zhvillimit të civilizimit, të ketë pasur një ligj i cili ka bërë që dominuesit e shpatës të pasoheshin nga dominuesit e mëndjes.

 

  1. Balzac ishte një nga të parët ndër më të mëdhenjtë, një nga më të lartët ndër më të mirët. Nuk është këtu vendi për të thënë gjithçka që përfaqësonte kjo mëndje e shkëlqyer dhe sovrane. Të gjithë librat e tij formojnë vetëm një libër, një libër të gjallë, të ndritshëm, të thellë, në të cilin mund të shohim që vjen dhe shkon, ecën dhe lëviz, nuk e di me diçka frikësuese dhe të tmerrshme të përzier me realen, i gjithë civilizimi ynë bashkëkohor; libër i mrekullueshëm të cilin poeti e ka titulluar komedi dhe që mund ta kishte titulluar me të drejtë histori, i cili merr të gjitha format dhe të gjitha stilet, i cili tejkalon Tacitus-in dhe që shkon deri te Suétone, i cili përshkon Beaumarchais dhe që shkon deri te Rabelais; libër i cili është vëzhgim por edhe imagjinatë; që vë në pah të vërtetin, intimin, borgjezin, të parëndësishmin, materialin (lëndën); dhe që herë pas here, përmes realiteteve të papritura dhe të copëtuara, papritmas zbulon idealin më të errët dhe më tragjik.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Pa dijeninë e tij, pavarësisht nëse i pëlqen apo jo, pavarësisht nëse pajtohet me të, autori i kësaj vepre të jashtëzakonshme dhe të çuditshme bën pjesë në racën e fortë të shkrimtarëve revolucionarë. Balzaku shkon drejt e në pikë. Ai e sfidon shoqërinë moderne ballë për ballë. Ai zbulon diçka tek të gjithë, disave iluzionet, të tjerëve shpresën, disave të qarat, të tjerëve maskën. Ai gjurmon vesin, analizon pasionin. Ai gërmon dhe heton njeriun, shpirtin, zemrën, brëndësinë, trurin, humnerën që secili ka në vetvete. Dhe, nëpërmjet dhuntisë së natyrës së tij të lirë dhe të fuqishme, nëpërmjet privilegjit të zgjuarsive të kohës sonë që, duke parë nga afër revolucionet, shohin më mirë fundin e njerëzimit dhe kuptojnë më mirë Providencën, Balzac-u del në pah i buzëqeshur dhe i qetë nga këto studime të frikshme të cilat prodhuan melankolinë te Molière dhe mizantropinë te Rousseau.

 

Kjo është ajo që ai bëri mes nesh. Kjo është puna që ai na lë, një punë e lartë dhe e qëndrueshme, një grumbull i ngurtë vendesh prej graniti, një monument ! një vepër nga maja e së cilës tashmë do të shkëlqejë fama e tij. Njerëzit e mëdhenj krijojnë piedestalin e tyre; e ardhmja kujdeset për statujën.

 

Vdekja e tij mpiu Parisin ! Që prej disa muajsh, ai ishte kthyer në Francë. Duke e ndjerë se vdekja po afronte, ai dëshiroi të shihte sërish mëmëdheun, ashtu si një ditë para një udhëtimi të madh, kur vijmë për të puthur nënën tonë !

 

Jeta e tij ishte e shkurtër, por e mbushur; e mbushur më shumë me vepra sesa ditë!

 

Fatkeqësisht! ky punëtor i fuqishëm dhe kurrë i lodhur, ky filozof, ky mendimtar, ky poet, ky gjeni, jetoi mes nesh duke bërë një jetë stuhish, luftimesh, grindjesh, përballjesh, e zakonshme, në të gjitha kohërat, për të gjithë njerëzit e mëdhenj. Sot, ai gjendet në paqe. Ai u largohet kontestimeve dhe urrejtjeve. Po në këtë ditë, ai hyn në lavdi dhe në varr. Do të shkëlqejë tani, mbi të gjitha këto re që janë mbi kokat tona, midis yjeve të atdheut!

 

Të gjithë ju që jeni këtu, a nuk jeni të tunduar ta keni zili ?

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Zotërinj, sido që të jetë dhimbja jonë në prani të një humbje të tillë, le t’i pranojmë këto katastrofa. Le t’i pranojmë ashtu siç janë me dhembshurinë e tyre. Ndoshta është mirë, ndoshta është e nevojshme, në një epokë si e jona, që herë pas here një vdekje e madhe tu komunikojë shpirtrave që gllabërohen nga dyshimet dhe skepticizmi një lëkundje (tronditje) fetare. Providenca e di se çfarë bën kur e vendos popullin ballë për ballë me misterin suprem, duke i dhënë atij mundësinë të meditojë për vdekjen, që është njëkohësisht barazia dhe liria e madhe.

 

Providenca e di se çfarë bën sepse është më e larta nga të gjitha mësimet. Nuk mund të ketë veçse mendime të errëta dhe serioze në të gjitha zemrat kur një mëndje e shkëlqyer hyn me madhështi në jetën tjetër! Kur njëra prej këtyre qenieve e ngritur shumë lart mbi turmën me krahët (fletët) e dukshëm prej gjeniu, papritmas, hap këto krahë të tjerë që ne nuk i shohim dhe zhytet në të panjohurën !

 

Jo, nuk është e panjohura! Jo, e kam thënë tashmë në një rast tjetër të dhimbshëm dhe nuk do të lodhem kurrë ta përsëris, jo, nuk është nata (ërrësira), por drita! Nuk është fundi, por fillimi! Nuk është asgjësia, por përjetësia ! A nuk është e vërtetë, të gjithë ju që më dëgjoni ? Arkivole të tilla demonstrojnë pavdekësinë. Në prani të disa të vdekurve të shquar, i ndiejmë më qartë fatet hyjnore të kësaj inteligjence që përshkon tokën për të vuajtur dhe për të pastruar veten e saj, dhe të cilën ne e quajmë njeri, dhe themi se është e pamundur që ata që kanë qenë gjeni gjatë jetës së tyre të mos jenë shpirtra pas vdekjes së tyre! (Duartrokitje të fuqishme.)

Ditët e Universitetit – Tregim nga JAMES THURBER – Përktheu KUJTIM MORINA

Kalova në të gjithë lëndët e tjera që kisha në universitet por asnjëherë nuk arrita të marr notë kaluese në Botanikë. Kjo vinte sepse të gjithë studentët e botanikës duhej të kalonin disa orë në javë në një laborator duke shikuar me mikroskop qelizat e bimëve dhe unë kurrë nuk arrita të shoh gjë përmes mikroskopit. Kjo e tërbonte instruktorin tim. Ai bridhte nëpër laborator i kënaqur me progresin që kishin bërë të gjithë studentët e tjerë në skicimet e tyre dhe kështu më tregonte strukturën interesante të qelizave të lules derisa vinte tek unë. Unë vetëm qëndroja kot aty. “Nuk shoh asgjë”, i thosha. Ai fillonte mjaft i durueshëm, duke më shpjeguar sesi çdokush mund të shihte përmes mikroskopit por ai gjithnjë përfundonte i xhindosur, duke pohuar që unë mund të shoh në mikroskop, por thjesht shtirem se nuk mundem. ”Kjo më bën të mos e shijoj bukurinë e luleve”, i thosha. “Nuk na intereson bukuria në këtë aspekt”, thoshte ai. “Na intereson vetëm ajo që mund të quhet mekanika e shkrepjeve.”. “Po, i thosha, por unë s’arrij të dalloj gjë”. “Përpiqu edhe njëherë”, thoshte ai dhe unë do të vija syrin në mikroskop dhe të mos shihja aty asgjë përveçëse herë pas here një substancë të mjegulltë qumështore – që ishte fenomeni i mospërshtatjes. Supozohej të shihje aty një organizëm të gjallë nervoz të qelizave të bimës të konturuara qartë. “E shoh çfarë duket si ngjyrë qumështi”, i thosha atij. Kjo mendonte ai, vinte si rezultat i mosrregullimit të duhur të mikroskopit, kështu që ai do ta rregullonte atë përsëri për mua apo më shumë për veten e tij. Dhe unë do të shikoja përsëri dhe të dalloja vetëm qumësht në të.

Në fund mora një të drejtë kalimi me shtyrje provimi siç quhej dhe prita një vit dhe tentova përsëri. (Duhej të merrje notë kaluese në një prej shkencave biologjike ose ndryshe nuk mund të diplomoheshe). Profesori ishte kthyer nga pushimet i nxirë si boronicë me sy që i shkëlqenin dhe me padurim për të shpjeguar strukturën e qelizës përsëri në orën e tij. “Ok”, më tha, me fytyrë të çelur, kur u takuam në orën e parë të laboratorit të semestrit, ‘Do t’i shohim qelizat këtë herë, apo jo?.” “Po. zotëri,” i thashë. Studentët në të djathtë, në të majtë dhe përballë meje ishin duke parë qelizat dhe çfarë ishte më e mira, po vizatonin qetësisht pamje të tyre në fletore. Sigurisht, unë nuk shihja asgjë.

“Do të përpiqemi,” më tha profesori me seriozitet, “do ta rregullojmë mikroskopin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kam dëshmitar Zotin tani që do ta rregulloj këtë xham kështu që ti të mund të shohësh qeliza në të apo do të heq dorë përfundimisht nga mësimdhënia. Në njëzet e dy vite botanikë, unë…”, ai befas e ndërpreu fjalën sepse filloi t’i dridhej gjithë trupi si Lionel Barrymore, donte vërtet të ruante durimin sepse i kishte tendosur mjaft nervat me mua.

Kështu që tentuam me çdo rregullim të mikroskopit që mund të bëhej. Në vetëm një rast, pashë diçka që ishte veçse errësirë apo një perde e njohur qumështore dhe në atë herë pashë për kënaqësinë time dhe për çudi, një konstelacion të shumëllojshëm të grimcave, piklave dhe njollave. Këto i skicova me nxitim. Instruktori, duke parë aktivitetin tim, erdhi prapë nga një tavolinë ngjitur, me një buzëqeshje në buzë dhe me vetulla të ngritura me shpresë. Ai shikoi në vizatimin tim të qelizave. “Çfarë është kjo?’, pyeti ai me një shenjë klithjeje në zë. ‘Kjo është çfarë pashë” i thashë. ‘Ti nuk ke parë gjë, asgjë, asgjë”, ulëriti, duke humbur kontrollin e durimit menjëherë, pastaj u përkul dhe shikoi vëngër në mikroskop. Koka e tij u ngrit menjëherë, “ai është syri yt”, bërtiti. “Ti ke fiksuar lentet kështu që ai pasqyrohet aty! Ti ke vizatuar syrin tënd!”
Një lëndë tjetër që nuk e pëlqeja, por disi ia arrita të kaloja, ishte ekonomiku. Shkova në atë klasë direkt nga klasa e botanikës, gjë që nuk më ndihmonte të kuptoj asnjërën lëndë. I ngatërroja shpesh me njëra-tjetrën. Por jo aq shumë sa një student tjetër i klasës sonë të ekonomikut i cili vinte direkt nga laboratori i fizikës. Ai ishte lojtar në një skuadër futbolli, quhej Bolenciecvz. Në atë kohë, Universiteti i shtetit të Ohajos kishte një nga skuadrat më të mira të futbollit në vend dhe Bolenciecvz ishte një prej yjeve më të shquara të tij. Me qëllim që të pranoheshe të luaje aty, ishte e domosdoshme për të që të vazhdonte studimet, një gjë shumë e vështirë ndërkohë që ai ishte gojëkyçur si një ká dhe nuk ishte i zgjuar. Shumica e profesorëve të tij ishin të butë dhe e ndihmonin mjaft atë. Asnjëri nuk i jepte atij pyetje me shumë aluzione në përgjigje apo i kërkonte atij përgjigje më të thjeshta sesa një profesor ekonomiku, një burrë i hollë, i druajtur i quajtur Bassum. Një ditë kur ishim në lëndën e transportimit dhe shpërndarjes, i erdhi radha Bolenciecvz për t’u përgjigjur. “Më thuaj një mjet transporti,” i tha profesori. Asnjë shenjë drite nuk u duk në sytë e lojtarit të madh. “thjesht një mjet transporti,’ tha edhe njëherë profesori. Bolenciecvz po qëndronte duke e parë ngulmët atë. “Kjo mund të jetë, vijoi profesori, çdo mjet, agjenci apo metodë e shkuarjes nga një vend në një tjetër.’ Bolenciecvz kishte shikimin e një njeriu të futur në kurth. “Mund të zgjidhni ndërmjet automjeteve me avull, të tërhequra nga kuajt apo me energji elektrike,” tha instruktori. “Unë mund të sugjeroj një që marrim zakonisht kur bëjmë udhëtime të gjata në tokë.” Ishte një heshtje e thellë në të cilën secili ndihej i parehatshëm, duke përfshirë Bolenciecvz dhe z. Bassum. Befas, z. Bassum e theu heshtjen në një mënyrë të çuditshme. “Ko- ko- ko,” tha ai me një zë të ulët dhe fytyra iu skuq menjëherë. Ai po shikonte me një vështrim lutës në klasë. Të gjithë ne, sigurisht ndanim dëshirën e z. Bassum që Bolenciecvz duhej të ishte në një nivel me klasën në ekonomik sepse loja e Illinois, një prej më të vështirave dhe më të rëndësishme të sezonit ishte vetëm një javë më pas. ‘Tu, tut, tuut, tuuuuut!’ një student me një zë të trashë gjëmoi dhe ne të gjithë shikuam me inkurajim drejt Bolenciecvz. Dikush tjetër bëri një imitim të mirë të lokomotivës që nxirrte avull. Vetë z. Bassum e përmbylli shfaqjen e vogël, ‘ding, dang, ding, dang,” tha ai me shpresë. Bolenciecvz ia kishte ngulur sytë dyshemesë, duke u përpjekur për ta gjetur, balli i tij i madh ishte rrudhur, duart e tij të mëdha ishin duke u fërkuar me njëra-tjetrën, fytyra i ishte skuqur.

“Si ke ardhur në kolegj këtë vit z. Bolenciecvz?” pyeti profesori. “Çufa, çufa, çufa, çufa”
“Babai im më ka sjellë”, tha futbollisti.
‘Me çfarë?”, pyeti Bassum.
“Unë paguaj me zbritje”, tha lojtari me një zë të ulët, të ngjirur, që dukej se ishte në siklet.
“Jo, jo, tha z. Bassum, më thuaj një mjet transporti me të cilin ke ardhur deri këtu?”
“Tren”, tha Bolenciecvz
“Shumë mirë, tha profesori, tani, z. Nugent a do të na tregoni…“

Nëse i kaloja me ankth botanikën dhe ekonomikun- për arsye të ndryshme- puna në palestër ishte edhe më keq. Unë nuk dua as ta sjell ndër mend. Ata nuk të lejonin të luaje lojëra apo të bëheshe pjesë e skuadrës duke mbajtur syze dhe unë s’mund të shihja me të miat larg. Përplasesha me profesorët, hekurat horizontalë, studentët e bujqësisë dhe rrathët luhatës të hekurit. Duke mos qenë në gjendje për të parë, mund ta merrja topin por s’mund ta pasoja atë. Gjithashtu, që të kaloje lëndën e palestrës (dhe ishte detyrim për diplomimin), duhej të mësoje not nëse nuk dije akoma. Unë nuk i pëlqeja pishinat e notit dhe as instruktorin e notit dhe pas gjithë këtyre viteve, ende nuk di not. Asnjëherë nuk bëra not por e kalova megjithatë lëndën e palestrës duke i dhënë një studenti tjetër numrin tim të palestrës (978) që të notonte në pishinë në vendin tim. Ai ishte një djalosh bjond, i qetë, miqësor me numër 473 dhe do të kishte parë edhe mikroskopin për mua nëse do të kishim arritur por nuk mundëm. Një gjë tjetër që nuk e pëlqeja në punën e palestrës ishte që të detyronin të zhvisheshe në ditën e regjistrimit. Është e pamundur për mua të ndihem rehat kur jam i zhveshur dhe duke më bërë shumë pyetje. Prapëseprapë e bëra më mirë sesa një student skarravel i bujqësisë që ishte ekzaminuar përpara meje. Ata pyesnin çdo student në çfarë kolegji ishte, pra në Arte, Inxhinieri, Tregti apo Bujqësi. ‘Në çfarë kolegji jeni?’ e pyeti fluturimthi instruktori të riun përballë meje. ‘Universiteti i shtetit të Ohajos’ u përgjigj ai me shpejtësi.

Nuk ishte studenti i bujqësisë, por ishte një tjetër, shumë i ngjashëm me të që vendosi të vazhdonte gazetari, ndoshta duke u bazuar në atë që kur bujqësia të telendisej keq, ai t’i kthehej prapë punës së gazetarisë. Ai nuk e kuptonte, natyrisht që kjo do të ngjante shumë si të biesh prapa me të gjithë trupin mbi një kuti të veglave të zdrukthëtarit. Haskins nuk dukej i prerë për gazetari, duke qenë shumë i sikletshëm për të biseduar me çdo njeri dhe i paaftë për të përdorur një makinë shkrimi por redaktori i gazetës së kolegjit e caktoi atë të merrej me shkrimet për haurin e lopëve, vathën e dhenve, stallën e kuajve dhe në përgjithësi për departamentin e fermës së kafshëve. Kjo ishte me të vërtetë një ‘goditje’ e fortë sepse i duhej pesë herë më shumë material dhe dhjetë herë më shumë kohë aq sa një përvetësim legjislacioni i Kolegjit të Arteve Liberale. Studenti i bujqësisë i njihte kafshët por prapëseprapë historitë e tij ishin monotone dhe pa ngjyrë. Atij i shkonte e gjithë mbasditja me një shkrim, sepse i duhej të kërkonte çdo germë në makinën e shkrimit. Nganjëherë ai duhej të pyeste dikë tjetër ta ndihmonte për të kërkuar “C’ apo “L” që në veçanti, ishin gërma të vështira për të për t’i gjetur. Redaktori i tij më në fund u bezdis aq shumë me fermerin-gazetar sepse pjesët e tij ishin jo interesante. “Shiko këtu, Haskins, u kthye ai papritur drejt tij një ditë, “përse nuk kemi asnjëherë diçka të freskët prej teje për stallën e kuajve? Këtu ne kemi dyqind krerë kuaj në këtë kamp, më shumë se në çdo universitet tjetër të Ligës Perëndimore përveçse në Purdue- dhe megjithatë ju asnjëherë nuk arrini të nxirrni ndonjë fakt real për to. ‘Tani heto në stallën e kuajve dhe qëmto diçka vërtet interesante. Haskins u çapit jashtë dhe u kthye brenda një ore, ai tha se çoç kishte bërë. ‘Mirë, fillo me diçka tërheqëse’, i tha redaktori. ”Diçka që njerëzit do ta lexojnë.” Haskins iu vu punës dhe brenda disa orëve solli një fletë gazete të shtypur mbi tavolinë; ishte një histori dyqind fjalëshe rreth disa sëmundjeve që kishin shpërthyer tek kuajt. Fjalia e tij hyrëse ishte e thjeshtë por rrëmbyese: “Kush i ka vënë re plagët tek kuajt më të mirë në stallën e fermës së kafshëve?”

Shteti i Ohajos ishte një universitet me fonde shtetërore dhe prandaj dy vitet e stërvitjes ushtarake ishin të detyrueshme. Ne u stërvitëm me pushkë të vjetra Springfield dhe studiuam taktikat e Luftës Civile megjithëse Lufta Botërore po vazhdonte në atë kohë. Në orën 11, çdo mëngjes, mijëra rrula dhe studentë të vitit të dytë dislokoheshin në kamp, duke u zvarritur të ngrysur, lart drejt ndërtesës së vjetër të kimisë. Ishte një trajnim i mirë për një lloj gjendje lufte që kishte filluar ndaj Shiloh por nuk kishte lidhje me çfarë po ndodhte në Evropë. Disa njerëz mendonin se pas saj qëndronte paraja gjermane por ata nuk guxonin ta thoshin hapur këtë ose ndryshe do të plaseshin në burg si spiunë gjermanë. Ishte një periudhë e mendimit të turbullt dhe shënoi, besoj unë, rënien e arsimit të lartë në Middle West.
Si ushtar, unë nuk isha asnjëherë i mirë, aspak. Pjesa më e madhe e kadetëve ishin ushtarë indiferentë të mërzitshëm, por unë isha edhe më keq. Njëherë gjenerali LittleField i cili ishte komandant i korpusit të kadetëve u shfaq papritur përballë meje gjatë stërvitjes së regjimentit dhe ma tha copë ‘Ju jeni telashi kryesor në këtë universitet”. Unë mendoj se ai do të thoshte se tipi im ishte telashi kryesor në universitet por mund ta kishte pasur fjalën edhe individualisht. Unë isha mediokër në stërvitje, sigurisht – gjë që shkoi kështu deri në vitin e fundit. Nga ajo kohë, isha stërvitur më gjatë se çdokush tjetër në Ligën Perëndimore, duke ngelur në Ushtarake në fund të çdo viti paraprirës kështu që duhet ta bëja çdo gjë përsëri. Isha i vetmi maturant ende me uniformë ushtarake. Uniformë e cila kur kishte qenë e re më kishte bërë të dukem si një faturist hekurudhe interurban dhe tani që i kishte dalë ngjyra dhe më binte ngushtë më bënte të dukesha si Bert Williams në rolin e tij të hamallit. Kjo kishte përfundimisht një efekt negativ në moralin tim. Madje edhe kështu, isha bërë në praktikën e përditshme, një tip i çuditshëm në manovrat e skuadrës.

Një ditë gjeneral Littlefield e zgjodhi kompaninë tonë nga i gjithë regjimenti dhe tentoi ta ngatërronte përmes dhënies së detyrave nga një lëvizje në një tjetër aq shpejt sa mund t’i ekzekutonim ato; skuadrat djathtas, skuadrat majtas, skuadrat në të djathtë në rresht, skuadrat në të djathtë në rreth, skuadrat e frontit të majtë në rresht, etj. Brenda rreth tre minutave njëqind e nëntë burra ishin duke marshuar në një drejtim dhe unë po marshoja tutje në një kënd dyzet gradë, vetëm. “Kompani, ndal! gërthiti gjeneral Littlefield, “Ai burri është i vetmi që po e bën drejt”. Për këtë arritje më bënë tetar.
Ditën tjetër gjenerali Littlefield më thirri në zyrën e tij. Ai po vriste miza kur hyra brenda. Unë isha i heshtur dhe ai ishte i heshtur gjithashtu, për një kohë të gjatë. Mendoj se nuk i kujtohesha apo e dinte përse më kishte kërkuar por ndoshta ai nuk dëshironte ta pranonte. Ai vrau disa miza të tjera, duke i mbajtur sytë mbi to nga afër përpara se t’i godiste me rrahëse. “Zbërtheje pallton”, theu heshtjen ai. Duke kujtuar këtë veprim tani mund të them se ai donte të thoshte se po shikonte aty një mizë por unë qëndrova pa lëvizur. Një mizë tjetër erdhi për të pushuar mbi një letër përballë gjeneralit dhe filloi të fërkonte këmbët e pasme me njëra-tjetën. Gjenerali ngriti rrahësen me kujdes. Unë lëviza pa u duruar dhe miza fluturoi tutje. “Ti e trembe atë!”, ulëriti gjeneral Littlefield duke më shikuar me ashpërsi. I thashë më fal. “Kjo nuk bën punë tani!”, ma ktheu gjenerali me logjikën e tij të ftohtë ushtarake. Nuk shihja çfarë mund të bëja përveçse të ofrohesha të ndiqja disa miza të tjera mbi tavolinën e tij por nuk thashë asgjë. Ai ia nguli sytë dritares tek figurat në largësi të kryqëzimit të skuadrave të integruara drejt librarisë. Më në fund më tha se mund të ikja. Kështu u largova. Ai ose nuk e dinte cili kadet isha ose ndryshe harroi për çfarë më kishte thirrur. Mund të ketë qenë që ai donte të kërkonte falje që më kishte quajtur telashi kryesor në universitet apo mbase kishte vendosur të më bënte kompliment për stërvitjen time brilante të një dite më parë dhe pastaj në minutën e fundit vendosi të mos e bënte. Nuk e di. Nuk e vrava shumë mendjen për të më pas.

*James Thurber (1894-1961) ishte një karikaturist, shkrimtar, humorist, gazetar, autor dramash dhe librash për fëmijë amerikan. Ai është veçanërisht i njohur për karikaturat dhe tregimet e shkurtra.

AI dhe TJETRI – Poezi nga Mexhit Prençi

 

… ai tundi koken
seç kishte’ ne mendje
askush s’e di…
_ dialog –

AI (i drejtohet Tjetrit) Pse hesht
kur eshte e domosdoshme
te flasesh per mua?!
TJETRI: Kam folur, nuk kam heshtur,…
AI: (ia pret fjalen) Ke folur jo siç duhet.
TJETRI: Se si flas e di une, kam thenë atë që
mendoj. Ty s’të pëlqen kritika ime.
s’te le mendjemadhesia te arsyetosh,,
U be edhe ky të më kritikojë…
AI: (pauzë) .Unë jam Unë….
TJETRI: (reciton) Edhe Unë, jam Unë. …
AI: Ti je brenda meje….
TJETRI: (tak-fap) Edhe ti je brenda meje.
AI: une e ka emrin me “A” të madhe,,
Ti me “t” te vogël. Duhet të më dëgjosh.
Bashkë behemi më të fortë,
Dëgjohet zëri ynë. Veçmas
është zë ne shkretetirë.
TJETRI: Po më flet me metafora si shkrimtar….
AI: Kjo gjuhë me shpoti nuk të shkon.,
TJETRI: I shkreti ti !
Të është errësuar mendja.
Fatkeqsisht ti këtë s’e di.
Ta them unë me “t” të vogël.
Të ka pushtuar alibia se ti je i ditur,,
ndaj se perfill mendimi tim kritikues,
sepse është ndryshe nga ç’mendon ti.
AI : Nuk e kuptoj gjuhën tënde… .
TJETRI: Nuk e kupton se s’të’ lë djalli,
që të peshperit në vesh:
Je, më i dituri me i mencri, mëi forti….
AI: Këtë e dijnë të tërë veç teje.
Fshati që duket s’do kallaus
thotë Utaku..
Tjetri: Nuk e thote për ty,….
…qe te ka zënë sëmundja
e deliromanisë..
Është qeshharake
ta konsideronsh veten Njësh.

Nje filozof gjerman
duke stgmatizuar delirantin thoshte:
“ Delirant, te vjen era pordhe.,
ti pandeh se është aromë trendafili”

AI: S’ka të bëje me mua kjo,
Mos na ngatërro me filzofët…
Po të jem unë ashtu, je dhe ti i tille..
Jemi pjesë e një te tëre.
TJETRI: E ke thene ate, por s’kupton
se une nuk jam skllavi yt.
Nuk të lë qoftëlargu me cicërimat e embla
si kenga e bilbilit: Ti je me i dituri,
me i mençuri, më i forti,; sikterise
nga vetja Tetrin. Ai do të të sfidojë ,
do të të zërë vendin…
AI; (pauzë) …
TJETRI : Mos i beso te pa besueshmes.
Mos e shiko të vërteë me syze të zeza..
Ti + une, nuk bëjnë dy, por nje.
Mos u çudit! Ti je mazhorancë.,
unë opozite, bëj kritikë,
ti të korrigjosh gabimet.
Hiqe maskën. Secili ka rolin e vet.
jo njeri padron e tjetri sherbwtor.
AI: Nuk e kuptoj këtë. …
TJETRI: Nuk e kupton,
apo s’do ta kuptosh.
AI:: Vertet s’e kuptoj.
TJETRI::Tani më duket
se po fillon të arsyetosh.
me kokën tënde, ndoshta.
pa dashje, i ke mbyll veshët
dhe nuk i dëgjon pëshpërimat
e qoftëlargut. minut pas minute,
te ciceron ne vesh me zë bilbil:
Je në i dituri, më i forti.Ti të drejte.
Ti thua tqeë vërtetën.
*
AI:….. ( Tundi kokën,
pa thënë asnje fjalë. ..
Se ç’kishte në medje askush s‘e di…
*
TJETRI: ( monologon)

Njeriu ka brenda vetes
të mirën dhe të keqen,
djallin dhe engjellin,
enigmatiken & te mistershmen..
-.të pa zbuluara… Si truri i njeriut.!…