Si për çudi ne shqiptarët, asesi të gjejmë vetën në detin ose oqeanin e madh të dijes ose diturive të njohura botërore ose planetare. Qofshin ato në fushën e fesë ose religjionit, qofshin ato në fushat e arsimit, informimit, kulturës, historisë, filozofisë, politologjisë, psikologjisë, sociologjisë, antropologjisë, epistemologjisë, ontologjisë etj. Mos të flasim këtu për çështjet dhe aspektët e njohura të ekonomisë, industrisë, teknologjisë etj. Katastrofë! Ndërkohë që e rrahim gjoksin e pulës se jemi të ditur ose univerlsal për gjithçka ose çdo gjë.
I përqeshin dhe injorojmë me fobi, cinizëm, egoizëm dhe injorancë të tepruar inflatore dhe inflamatore, herë religjionin musliman ose islamik dhe herë religjionin kristian ose katolikë, ndërkaq vet akoma nuk i kemi bërë dallimet esenciale ose substanciale në mes njeriut, popullit (kombit), shtetit, politikës, diplomacisë dhe religjionit. Flasim ose shkruajmë me nota të larta ose superlative mbi heroizmin dhe patriotizmin tonë kombtar, ndërkaq afro gjysma e shqiptarëve në Kosovè, Shqipëri dhe gjithandej, janë të bastarduar, hibridizuar ose të shkombtarizuar nga martesat e përziera shqiptaro-boshnjake, shqiptaro-turke, shqiptaro-greke, shqiptaro-italiane, shqiptaro-serbe, shqiptaro-ruse, shqiptaro-malazeze, shqiptaro-rome dhe kështu me radhë. Gjegjësisht, të shkëputur nga trugu nacional (kombtar) si dhe nga pema e njohur familjare (gjenealogjike) ose biogjenetike njëherë e përgjithëmonë.
Ndonëse, yjet dhe Zoti (Hyji) ynë i përbashkët në qiell, vlerat e njohura hyjnore, globale ose universale të jetës sonë në tokë së bashku me qenien, materien, krijesën dhe ekzistencën tonë, paraqesin si të thuash “mbretërinë e posaçme” në kuader të syzimit, singularizmit, transcedendetimit, koperimit, dialogut, konsenzusit dhe kompromisit të njohur empirik, evolutivë, dialektik dhe pozitivistë në mes religjionit, popullit (kombit), shtetit, shkencës ose filozofisë.
Flasim ose shkruajmë për filan pefagogun ose fistek politologun dhe diplomatin shqiptarë ose kosovarë, ndërkaq as në Tiranë dhe as në Prishtinë, nuk kemi pedagog ose fakultete të mirëfillëta të shkencave politike, përveç degë ose nëndegë të tyre të ndara ose shkëputura nga juridiku, historia, filozofia dhe shkencat tjera në kolokiume, seminare, semestrale etj. Nuk kemi pra Fakultete të Shkencave Politike ose Diplomatike si në Zagreb, Beograd, Romë, Berlin, Londër, Paris, Moskë, Krakovë etj.
I përqeshim dhe injorojmë fenë (religjionin), kulturën dhe filozofinë arabe ose muslimane, ndërkaq arabet ose muslimanët ishin të parët që e ndanë globin tokësor në meridiane të ndryshme, përcaktuan gjatësinë e një grade, llogaritën sipërfaqen e Tokës dhe zbuluan se sa kilometra kubik ka globi tokësor. Duke vëzhguar lëvizjet e yjeve, llogaritën të parët se kur do të ndodhë eklipsi i Diellit dhe Hënës, duke studiuar atmosferën, e cila mbështjell globin tokësor, e matën dhe zbuluan se lartësia e dritës është 100 kilometra, kurse jashtë kësaj lartësie, hapësira është e zbrazët, me çka pajtohen, me pak përjashtime edhe fizikanët ose astrofizicientèt e sotëm. Ata të parët, e ndanë ditën dhe natën në 24 orë dhe e zbuluan orën, si njësi matëse për kohën, i studiuan trupat qiellorë… dhe u dhanë emra të veçantë, të cilët përdorën edhe sot në gjuhët evropiane ose gjithëbotërore dhe shërbejnë si gjurmë të pashlyeshme të kulturës së lavdishme arabe. Ibn Ruzhdi, i njohur në Perëndim me emrin Averros, nga Kordoba, është i pari që ka zbuluar njollat e diellit. Arabët në Spanjë kishin globin tokësor, në kohën kur në Kostandinopojë dhe Romë, mësohej se Toka është e rrafshët. Një prift katolik, pas mbarimit të studimeve në universitetit islam, tek arabët në Spanjë, solli një glob tokësor në shkollën e tij në Romë, ku ka ligjëruar gjeografinë dhe astronominë. Ky prift, me vonë, bëhet Papa Silvester II.
Se këndejmi, ndikimi, influencimi dhe interferimi i i arabëve ose muslimanëve, nuk ishte vetëm në fushën e gjeofizikës ose astronomisë, por edhe në letërsi, filozofi, logjikë, psikologji, mjekësi (medicinë), matematikë, teknologji etj. Georgi Zejdon (Gjorgj Zejdon) në librin “Madhështia e Spanjës Muslimane”, pos tjerash shkruan: “Farmaceutikët bashkëkohorë evropianë, që kanë studiuar historinë e profesionit të tyre, kanë zbuluar se ekspertët muslimanë kanë themeluar, në principe shkencore, farmakologjinë si shkencë. Ata kanë shpikur metodën e sajimit të ilaçeve dhe kanë sajuar ilaçe krejtësisht të reja. Ata, për herë të parë, kanë hapur dyqane të specializuara për përpunimin dhe shitjen e ilaçeve, siç janë sot barnatoret. Mek Kap ka shënuar se, vetëm në Bagdad, ishin rreth 60 barnatore të cilat kanë dhënë rregullisht recetat që janë paguar nga arka e shtetit (bejtul-mal), sipas urdhrit të kalifit. Që në fund të shekullit të dytë, hixhri, Mekka, Medina, Damasku, Bagdadi, Alepi, Kajroja, Amani dhe qytete të tjera të mëdha muslimane, kanë pasur spitale, ndërsa guvernatorët dhe ministrat e tyre garonin mes tyre, që regjionet e tyre të kenë institucionin më të mirë për shërimin e të sëmurëve. Vetëm Bagdadi kishte katër spitale të mëdha. Në vitin treqindegjashtëdhjetë e tetë (368)- guvernatori Dejlemi Izadu-devlet i Badadit, kishte ngritur dhe themeluar spitalin Abdudi, me 24 specialistë, secili ekspert për lëmin e tij. Ky spital, shumë shpejt, arriti një reputacion sa i tejkaloi të gjitha spitalet në botën islame, ndonëse me kohë, edhe ai u tejkalua“.Ndërsa, në librin “Historia e civilizimit arabo-islam”, Gj. Zajden shkruan: “Rendi dhe rregullimi i spitaleve islame ishte i tillë, që mundësonte trajtim të drejtë për të gjithë pacientët, pa marrë parasysh përkatësinë e medh’hebit, religjionit apo profesionit, ndërsa shërimi ofrohej me respekt të duhur ndaj secilit pacient. Ekzistonin sektorë të posaçëm për pacientë me sëmundje specifike. Në afërsi të spitaleve studiohej mjekësia dhe hulumtoheshin ilaçet. Këto ishin vende ku studentët mësonin teorinë, ndërsa në spitale e kryenin praktikën. Më tej, ekzistonin spitale lëvizëse (siç ekzistojnë edhe sot) me mjekë dhe pajisje të bartura me deve ose mushka në çdo vis.
Dozy -ekspert dhe orientalist i madh, në librin e tij “Historia e muslimanëve të Spanjës”, thotë: “Pushtimi arab ishte i mirëseardhur për Spanjën, ai nxiti revolucionin e gjithmbarshëm social, flaku tutje pjesën më të madhe të së keqes, nën të cilën Spanja lëngonte më shekuj. Taksat, që vendosën arabët (ndaj popullsisë vendase) ishin thuajse krejtësisht të papërfillshme, në krahasim me taksat që u imponoheshin nga sunduesit e mëparshëm. Arabët, tokat e shumta që kishin feudalët, ua shpërndanin në mënyrë të barabartë atyre që i punonin: fshatarëve, çifçive, skllevërve, etj. Pronarëve të rinj, u interesonte t’i punonin ato sa më mirë që ishte e mundur. Të korrat ishin të jashtëzakonshme. Tregtia u lirua prej kufizimeve dhe taksave të rënda, që më parë u shtrëngonin fytin… Kur’ani u mundësoi skllevërve çlirimin e tyre kundrejt një pagese. Kjo, bëri që të vihet në lëvizje një energji e re. Të gjitha këto masa, sollën një mirëqenie të përgjithshme, e cila bëri që domini arab, të jetë i dëshiruar dhe i mirëpritur.” V. Robinson në veprën “Historia e mjekësisë”, thotë: “Evropa ishte në errësirë, në kohën që Kordoba kishte bërë ndriçimin publik. Në Evropë, mungonin banjot, ndërkaq, Kordoba kishte me mijëra. Rrugët e qyteteve evropiane, ishin zhytur në baltë, ndërkohë, që rrugët e Kordobës ishin të shtruara me pllaka betoni ose mermeri. Fëmijët e Kordobës studionin në shkollë, dhe mësuesit e tyre kishin formuar një bibliotekë të krahasueshme me dimensionet e bibliotekës së famshme të Aleksandrisë“.
Pra, këto libra ose vepra të njohura ahkencore ose netodologjike, nuk janë shkruar nga unë (A.Sh!), por nga mendjet e ndritura të botës së njohur shkencore, kulturore ose akademike të Perëndimit.
I përqeshim ose injorojmë religjionin kristian ose katolikë së bashku me botën dhe kulturën e lartë perëndimore, ndërkohë që SHBA-s, Gjermania, Britania e Mafhe, Italia, Franca etj., i eksplorojnë Diellin (Yllin), Afërditen (Venerën), Marsin, Saturnin Plutonin, Neptunin ose Jupiterin së bashku me sistemet tjera interstelare ose galaktike. Pa i cekur këtu arritjet, zhvillimët, përparimet ose zbulimë tjera epokale ose historike.
I lusim dhe festojmë Pashkët, Krishtlindjet, Ramazanin ose Bajramin, ndërkaq, shumica prej nesh nuk ua dijmë historinë, vlerat dhe kuptimin atyre festave ose ngjarjëve të mëdha fetare, kulturore, historike, ushtarake, shtetrore, nacionale, politike dhe të tjera që i kremtojmë ose festojmë! Mbase, pa i njohur, studuar, analizuar dge juotuar kurrë thesarin tonë mendor, fetarë, kulturorë, shtetrorë, nacional dhe historikë së bashku je vlerat e përbashkëta (globale ose universale) të kulturës dhe civilizimit tonë botërorë ose planetarë.
Ndërkaq, akoma më i çuditshëm është fakti se shumica e shqiptarëve e konsiderojnë vetveten përcjellës të drejtpërdrejtë dhe të pandërprerë të civilizimit të lashtë të Ilirisë dhe Dardanisë Antike! Ndonëse kushtët, rrethanat ose zhivillimët e përgjithshme fetare, kulturore, martesore, gjenealogjike, biogjenetike dhe të tjera në nënqiellin ose botën e sotme shiptare, e flasin dhe dëshmojnë të kundërten e thesarit ose pasurisë së dikurshme mendore, shpirtërore, fetare, kulturore, patriotike, historike dhe gjeografike të iliro-shqiptarëve. Po të mos ishin dijetarët dhe filozofët e njohur evroperëndimorë, për shumëçka ne shqiptarët, ndofta s’do të kishin dijeni dhe njohuri mbi të kaluarën ose historinë tonè.Të dobishëm janë vetëm ata njerëz që mësojnë dhe i mësojnë të tjerët, kurse të tjerët (veç tyre) janë të dëmshëm, domethënë, prej tyre nuk ka asgjë.
Komentet