VOAL

VOAL

Ligjvënësi republikan përjashtohet nga 3 komisione të Kongresit

January 15, 2019
blank

Komentet

blank

Van Schaack: Përgjegjës për krimet e luftës në Ukrainë, zinxhiri komandues rus

VOA

Ambasadorja e posaçme amerikane që merret me dokumentimin e krimeve të luftës thotë se kudo që janë vendosur forcat ruse në Ukrainë janë kryer krime të ndryshme lufte. Beth Van Schaack i tha shërbimit ukrainas të Zërit të Amerikës se mënyra sistematike e krimeve në Ukrainë tregon për përfshirjen e personave të rëndësishëm në zinxhirin komandues rus. Zonja Van Schaack gjithashtu tërhoqi paralale mes punës së saj me Gjykatën për Krime Lufte në ish-Jugosllavi dhe asaj që po ndodh në Ukrainë.

Ambasadorja e Posaçme amerikane për Drejtësinë Penale Globale tha se forcat ruse po bëjnë krime të ngjajshme me ato që janë kryer gjatë luftrave në ish Jugosllavi.

“Shohim shumë paralele me luftën në ish-Jugosllavi, përfshirë sulme kundër popullatës civile, rrethime të qyteteve historike ku njerëzit kanë mbetur të uritur dhe ku i ftohti ndjehët edhe më shumë pasi banorët janë pa energjinë që iu jep ushqimi”, tha zonja Van Schaack.

Zonja Van Schaack tha kur shohim krime të tilla të kryer në mënyrë sistematike është shumë e vështirë të imagjinohet se si mund të kryhen ato pa përfshirjen e zinxhirit komandues rus. Por nëse vërtetohet përgjegjësia e udhëheqësit rus, Vadimir Putin për krimet në Ukrainë, sipas zonjës Van Schaack, Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund ta kryejë gjykimin pa kapjen e udhëheqësit rus.

“Shumë udhëheqës të lartë si ai i Kilit për shembull, Augusto Pinochet apo udhëheqësi i ish-Jugosllavisë, Slobodan Millosheviç nuk e kishin menduar kurrë se do të shihnin brendësinë e një sallë gjyqi dhe në fund u vërtetua se kishin gabuar. + Teorikisht Gjykata Ndërkombëtare Penale ka ligjshmërinë mbi presidentin rus, Putin nëse ata janë ndonjëherë në gjendje ta arrestojnë. Gjykata ndërkombëtare Penale ndryshe nga gjykatat ukrainase nuk mund të vazhdojë pa paraburgimin e të akuzuarit. Ata mund të hapin një hetim dhe të konfirmojnë një aktakuzë, por nuk mund të ecin përtej kësaj pike”, tha ambasadorja e posaçme amerikane, Van Schaack.

Ajo tha se po ndjekin nga afër edhe videot në internet që Moska thotë se tregon për krimet e luftës që dyshohet se janë kryer nga Ukraina. Por, shkalla e kriminalitetit e shfaqur nga ana e forcave ruse ishte “e jashtëzakonshme”.

“Kemi raportime për qytetarë të ekzekutuar, me duar të lidhura. Kemi trupa që tregojnë shenja torture. Kemi raportime të besueshme që gratë, vajzat, por edhe burra dhe djem i janë nënshtruar dhunës seksuale derisa janë mbajtur në paraburgim nga forcat ruse”, tha zonja van Schaack.

Kievi së fundi ka raportuar se vetëm në zonën e Khersonit, qytetit ukrainas që u lirua së fundi, janë regjistruar 460 raste të krimeve të luftës të kryera javëve të fundit. Numri i përgjithshëm i krimeve të luftës shkon në dhjetëra mijëra.

Ambasadorja e Posaçme amerikane thotë se janë tre rrugë përmes së cilës mund të hetohen krimet në Ukrainë. Përveç Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, Kievi është pajtuar që përgjegjësia e personave të rëndësisë së lartë në pozita udhëheqëse të bëhet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale e cila tani po punon në mbledhjen e dëshmive. Zonja Van Schaack gjithashtu njoftoi se janë gjykatat e të paktën 14 shteteve nëpër botë që kanë nisur hetimin e krimeve të luftës në Ukrainë.

blank

Presidenti Biden çel sezonin e festave; ‘fal’ dy gjela

Presidenti Biden duke folur gjatë ceremonisë së faljes së gjelave të detit në Shtëpinë e Bardhë (21 nëntor 2022)

VOA/Marrë nga Associated Press

UASHINGTON – Presidenti Joe Biden vazhdoi një traditë 75-vjeçare të hënën dhe fali dy gjela deti për Festën e Falenderimeve, të cilëve u ishin dhënë emra sipas shijeve të tij të preferuara të akullores. Ai gjithashtu bëri shaka me arritjet më të mira se ç’pritej të partisë së tij politike në zgjedhjet e mesmandatit që u mbajtën këtë muaj.

“Votat u hodhën, u numëruan dhe u verifikuan”, tha Presidenti Biden teksa mirëpriti gjelat e detit Chocolate dhe Chip përpara qindra njerëzve që u mblodhën në kopshtin jugor në një mot të ftohtë. “Nuk ka mbushje kutish. Nuk ka lojë manipuluese. E vetmja dallgë e kuqe këtë sezon do të jetë nëse pastori gjerman Commander rrëzon salcën e boronicës së kuqe në tryezën tonë”. Commander (Komandanti) quhet qeni i presidentit.

Commander, qeni i presidentit, ndjek ceremoninë nga një ballkon i Shtëpisë së Bardhë

Commander, qeni i presidentit, ndjek ceremoninë nga një ballkon i Shtëpisë së Bardhë

Chocolate dhe Chip, secili me peshë rreth 23 kilogramë, u sollën nga Karolina e Veriut të shtunën. Ata u vendosën në një dhomë në hotelin Willard, pranë Shtëpisë së Bardhë, për të pritur vizitën e tyre me presidentin dhe deklaratën e tij që u jep lirinë.

Chocolate chip (çokollatë e thërrmuar) është lloji i preferuar i akullores për Presidentin Biden. Presidenti bëri shaka në këtë aktivitet duke thënë se “mund t’i kishim emërtuar “Chips dhe Science”, sipas Ligjit me buxhet 280 miliardë dollarë CHIPS dhe Shkencë, që ai mbështeti dhe firmosi në fuqi këtë vit.

“Unë i fal Chocolate dhe Chip-in”, deklaroi Presidenti Biden. Përpara ceremonisë, djali i tij Hunter Biden nxori jashtë djalin e tij të vogël, Beau, i cili është pothuajse 3 vjeç, që të shikonte gjelat.

Dy gjelat e falur, Chocolate dhe Chip

Dy gjelat e falur, Chocolate dhe Chip

Të dy gjelat janë nga Monroe, Karolina e Veriut, njoftoi Federata Kombëtare e Gjelave të Detit, sponsore e traditës së gjelit të detit, e cila daton që në vitin 1947, me Presidentin Harry Truman.

Fillimi i aktiviteteve të festave në Shtëpinë e Bardhë pasoi një fundjavë të ngjeshur personalisht për Presidentin Biden dhe familjen e tij, së bashku me zgjedhjet e mesmandatit në të cilat Partia Demokrate e presidentit pati rezultate të mira dhe sfidoi tendencat historike që kishin parashikuar humbje të mëdha. Demokratët do të mbajnë kontrollin e Senatit dhe megjithëse republikanët do të kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve kur Kongresi i ri të fillojë punën në janar, demokratët i mbajtën në minimum fitoret e Partisë Republikane në atë dhomë.

Pema zyrtare e Krishtlindjes e Shtëpisë së Bardhë u dorëzua të hënën dhe çifti Biden ndihmoi në shërbimin e një darke në stilin e Festës së Falënderimeve në një bazë të Korpusit të Marinsave në Karolinën e Veriut.

Duke u shërbyer darkën marinsave në Havelock, Karolina e Veriut

Duke u shërbyer darkën marinsave në Havelock, Karolina e Veriut

Presidenti Biden dhe gruaja e tij, Jill, do të largohen nga Uashingtoni të martën për të vazhduar traditën e tyre familjare duke e kaluar Festën e Falenderimeve në ishullin Nantucket, të shtetit Masaçusets. Ata organizuan dasmën e mbesës së tyre Naomi Biden në Shtëpinë e Bardhë të shtunën, e ndjekur nga një drekë familjare të dielën për ditëlindjen e 80-të të presidentit.

blank

Alex Whiting – ushtrues detyre i Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë

VOA

Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, siç njihet Gjykata e Posaçme për krime lufte në Kosovë, njoftoi të premten në mbrëmje se juristi Alex Whiting, është emëruar ushtrues detyre i kryeprokurorit, duke zëvendësuar kryeprokurorin e deritashëm Jack Smith.

Njoftimi u bë publik disa orë pasi Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland emëroi zotin Smith si prokuror të posaçëm për të mbikëqyrur hetimin e Departamentit të Drejtësisë për praninë e dokumenteve sekrete në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Florida. Ai do të merret gjithashtu edhe me hetimin e veçantë që përfshin sulmin e 6 janarit 2021 mbi Kapitolin dhe përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Në njoftimin e Dhomave të Specializuara thuhet se zoti Whiting do të ushtrojë funksionet e kryeprokurorit deri në emërimin e një kryeprokurori të ri dhe nuk do të ketë ndërprerje të punës.

Zoti Whiting, 58 vjeç, me kombësi franko-amerikane ka punuar në zyrën e prokurorit nga qershori i vitit 2019, fillimisht si Udhëheqës i Hetimeve, dhe duke filluar nga muaji gusht 2020 si Zëvendësprokuror i Specializuar.

Midis viteve 2010 dhe 2013, ai ishte pjesë e Zyrës së Prokurorit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Ndërsa në periudhën midis viteve 2002 dhe 2007, kishte punuar në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë. Gjatë asaj kohe kishte qenë kryeprokurori i çështjes në procesin kundër ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, Isak Musliu, dhe Haradin Bala, si dhe kryeprokuror në gjykimet ndaj serbit nga Kroacia Milan Martiç dhe serbit nga Bosnia, Dragomir Milosheviç.

Gjykata e Posaçme që njihet me emrin Dhomat e Specializuara, u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar. Ideja për themelimin e saj pasoi pretendimet e ngritura në raportin e vitit 2011 të hartuar nga i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Martty, i cili hodhi dyshimet për përfshirjen e ish kryengritësve në vrasjen e civilëve serbë dhe kundërshtarëve politik shqiptarë.

Ngritja e gjykatës së posaçme si dhe ngritja e akuzave janë shoqëruar vazhdimisht me reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Më shumë se 13 mijë veta besohet se janë vrarë gjatë kryengritjes së viteve 1998-99 në Kosovë, kur ajo ishte ende nën administrimin serb nën presidentin e atëhershëm Slobodan Milosheviç. Lufta mori fund më ndërhyrjen e NATO-s dhe Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008. Beogradi i mbështetur nga Moska vazhdon ta kundërshtojë shtetësinë e saj.

blank

Kryeprokurori i Posaçëm i Kosovës me seli në Hagë – emërohet prokuror i posaçëm për hetimet ndaj ish presidentit Trump

VOA/Marrë nga Reuters dhe AP

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland emëroi të premten zotin Jack Smith si prokuror të posaçëm për të mbikëqyrur hetimin e Departamentit të Drejtësisë për praninë e dokumenteve sekrete në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Florida. Ai do të merret gjithashtu edhe me hetimin e veçantë që përfshin sulmin e 6 janarit 2021 mbi Kapitolin dhe përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Ky vendim u publikua vetëm tre ditë pasi zoti Trump shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale që do mbahen më 2024.

Megjithëse emërimi vendos një mbikëqyrës të ri në krye të hetimeve, të dyja rastet pritet të përshpejtohen tani që zgjedhjet e mesmandatit kanë përfunduar. Prokurori i posaçëm do t’i raportojë prokurorit të përgjithshëm Garland, i cili ka fjalën përfundimtare nëse do të ngrejë akuza.

Pas emërimit, zoti Smith tha se synon të “kryej hetimet e caktuara dhe çdo ndjekje penale që mund të dalë prej tyre, në mënyrë të pavarur dhe sipas traditave më të mira të Departamentit të Drejtësisë. Ritmi i hetimeve nuk do të ndalohet apo ngadalësohet nën vëzhgimin tim”.

Jack Smith, është prokuror veteran që drejtoi seksionin e integritetit publik të Departamentit të Drejtësisë në Uashington dhe më vonë shërbeu si kryeprokuror federal në Nashville, Tenesi, gjatë administratës së presidentit Barack Obama.

Së fundmi, ai ka qenë kryeprokuror i Prokurorisë së Posaçme në Hagë që heton krimet që dyshohet se u kryen nga ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë dhe pas luftës.

Departamenti i Drejtësisë njoftoi se zoti Smith nuk është i regjistruar si votues demokrat apo republikan, në përpjekje për të zbutur çdo sulm ndaj tij me baza politike.

Ish Presidenti amerikan Donald Trump, në një deklaratë për kanalin Fox News, tha se “nuk do të marrë pjesë” në hetimet e prokurorit të posaçëm.

“Departamenti i ‘Drejtësisë’ i demokratëve nuk ka asgjë përveç atyre që urrejnë zotin Trump, kështu që ata sapo emëruan një prokuror të posaçëm për të më hetuar më tej. E turpshme!”, tha ish Presidenti Trump më vonë në një postim në rrjetet sociale.

Ajo që ka nxitur debat në SHBA është koha dhe arsyeja pse u bë ky emërim.

“Emërimi i një avokati të posaçëm në këtë kohë është gjëja e duhur për t’u bërë”, tha prokurori i përgjithshëm amerikan, Merrick Garland në një konferencë shtypi në Uashington.

Ky do të ishte prokurori i tretë i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë që emërohet që nga viti 2017 për të trajtuar çështje të ndjeshme politikisht.

Prokurorë të tillë zakonisht kanë një shkallë të lartë pavarësie për të shmangur konfliktet e mundshme të interesit.

Ish-drejtori i FBI-së Robert Mueller u emërua në vitin 2017 për të mbikëqyrur hetimin federal mbi fushatën presidenciale të zotit Trump për zgjedhjet e vitit 2016 dhe kontaktet e tij me Rusinë. Në vitin 2019, John Durham u emërua për të hetuar origjinën e hetimit të FBI-së në fushatën të zotit Trump kur u zgjodh president.

blank

Ndryshimet në kongresin e ri amerikan

VOA/Katherine Gypson

Republikanët fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve këtë javë dhe Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi njoftoi se nuk do të kërkojë një pozicion drejtues në pakicën e re demokrate – dy nga shumë ndryshimet që do të vijnë në Kongresin e ri në janar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, njofton.

Ndryshime të mëdha përpara në Kongresin amerikan… ndërsa ligjvënësit e rinj prezantohen me Kapitolin. Për herë të parë në katër vjet, demokratët nuk kanë më shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Me besim të madh në grupin tonë parlamentar, unë nuk do të kërkoj rizgjedhje në udhëheqjen demokrate në Kongresin e ardhshëm”.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, do të tërhiqet në mënyrë që demokratët e rinj të kenë radhën e tyre në krye të pakicës.

Ligjvënësi Kevin McCarthy është kandidati republikan për t’u bërë kryetari i ri.

“Jam krenar të njoftoj se epoka e sundimit njëpartiak demokrat në Uashington ka përfunduar. Uashingtoni tani ka një kontroll dhe ekuilibër”.

Por zoti McCarthy do ta ketë të vështirë të bashkojë anëtarët e tij për legjislacioneve të rëndësishme pasi ai përballet me kundërshtime të konsiderueshme nga krahu i partisë ende besnik ndaj ish-presidentit Donald Trump.

“Ata duhet të kuptojnë si të arrijnë konsensus brenda grupit të tyre para se të kërkojnë bashkëpunim me demokratët. Pra, mendoj se do të jetë një kohë sfiduese për një shumicë shumë të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve”, thotë Amy Dacey në universitetin Amerikan.

Anëtarët e rinj të Kongresit thonë se shumica e ngushtë duhet t’i detyrojë të dy partitë të punojnë së bashku për legjislacionin dypartiak.

“Njerëzit janë të lodhur nga ekstremistët në të majtën dhe në të djathtën ekstreme. Ata duan që njerëzit të jenë të gatshëm të punojnë në dyja anët për të bërë atë që është e drejtë”, thotë ligjvënësi i zgjedhur demokrat Wiley Nickel.

“Ka shumë fusha bashkëpunimi ekziston vullneti për t’u ulur së bashku dhe për të punuar drejt këtij qëllimi”, thotë ligjvënësi i zgjedhur republikan Michael Lawler.

Dhe çdo legjislacion do të duhet të miratohet në një Senat me shumicë demokrate, nën udhëheqjen e vazhdueshme të Chuck Schumer.

“Kam një lutje për republikanët dhe një këshillë – nëse përqafoni MAGA-n, do të vazhdoni të humbisni. Ju do të humbisni më shumë. Përqafimi i MAGA-s në 2018, 2020 dhe ’22 nuk funksionoi. Ju mirëpresim të punoni me ne mbi baza dypartiake”.

Megjithëse u sfidua, Mitch McConnell mbajti pozicionin drejtues të Senatit mes republikanëve, ndërsa pranoi dështimet e tyre me votuesit në këto zgjedhje.

“Përshtypja e tyre për shumë njerëz në role drejtuese në partinë tonë është se ata janë të përfshirë në kaos, negativitet, sulme të tepruara. Dhe kjo i frikësoi votuesit e pavarur dhe të moderuar republikanë”, tha senatori Mitch McConnell.

Por me një qeveri të ndarë për dy vitet e ardhshme, shanset që presidenti Joe Biden të miratojë ndonjë legjislacion të rëndësishëm janë shumë të pakta.

blank

Faton Bislimi: Falë angazhimit të lobit tonë LQSHA – Republikani McCarthy që do të drejtojë Kongresin është mik yni & i kombit shqiptar

Faton Bislimi, anëtar ekzekutiv i LQSHA dhe ish-deputeti i LDK lajmëron në Facebook fitoren e Kongresmenit Republikan Kevin McCarthy, i cili do të jetë edhe drejtuesi i ardhshëm i Kongresit Amerikan. Ja çfarë shkruan Faton Bislimi:

“Me betimin e Kongresit të ri të SHBA-ve në Janar 2023, rolin e Kryetarit pritet ta marrë Kongresisti Kevin McCarthy, Republikan nga Kalifornia, që deri më tani ka qenë Udhëheqës i Pakicës në Kongres. Kongresisti McCarthy është mik yni dhe i kombit shqiptar, dhe kjo falë angazhimit historik me të dyja taborret partiake në Capitol Hill të lobit tonë në SHBA, Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Pasi që veç është konfirmuar se zgjedhjet e 8 Nëntorit i dhanë Republikanëve shumicën në Dhomën e Përfaqësuesëve, Nancy Pelosi sot e deklaroi të përfunduar mandatin e saj në krye të Kongresit të SHBA-ve pas një karriere të gjatë e të bujshme duke u bërë edhe gruaja e parë në pozitën e Kryetarës së Kongresit.

Puna jonë për kauzën kombëtare do vazhdojë me sukses edhe me z. McCarthy dhe Kongresin e ri të SHBA-ve.

Është me të vërtetë e bukur të kemi miq të njëmendtë në kupolën e demokracisë botërore. Dyertë e hapura aty ku duhet arrihen me angazhim sistematik. Krenar me angazhimin tim me liderët në Capitol Hill tash e dy dekada!”

🇺🇲 🇽🇰 🇺🇲 🇦🇱 🇺🇲
blank

 

blank

Drejtori i FBI-së ‘shumë i shqetësuar’ nga ‘stacionet policore’ kineze në SHBA

VOA/Marrë nga Reuters

UASHINGTON, 17 nëntor (Reuters) – Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për krijimin e ‘stacioneve policore’ të paautorizuara nga qeveria kineze në qytetet amerikane për të kryer ndoshta presion mbi disa shtetas me origjinë kineze, u tha ligjvënësve të enjten drejtori i FBI-së, Christopher Wray.

Safeguard Defenders, një organizatë e të drejtave të njeriut me bazë në Evropë, publikoi një raport në shtator ku zbulohet prania e dhjetëra “stacioneve të shërbimit” të policisë kineze në qytetet e mëdha anembanë botës, përfshirë Nju Jorkun.

Republikanët në Kongres kanë kërkuar përgjigje nga administrata Biden për ndikimin e tyre.

Në raport thuhet se stacionet janë një zgjatim i përpjekjeve të Pekinit për të ushtruar presion ndaj disa shtetasve kinezë ose të afërmve të tyre jashtë vendit, për t’u kthyer në Kinë e për t’u përballur me akuza penale. Ai gjithashtu i lidhi ato me aktivitetet e Departamentit të Punës së Frontit të Bashkuar të Kinës, një organ i Partisë Komuniste i ngarkuar me përhapjen e ndikimit dhe propagandës së saj jashtë shtetit.

“Jam shumë i shqetësuar për këtë. Ne jemi të vetëdijshëm për ekzistencën e këtyre stacioneve”, tha zoti Wray në një seancë dëgjimore të Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Çështjeve Qeveritare të Senatit, duke pranuar ekzistencën e tyre por duke refuzuar të detajojë punën hetimore të FBI-së për këtë çështje.

“Por për mua, është skandaloze të mendosh se policia kineze do të përpiqet të hapë pika, le të themi, në Nju Jork, pa koordinimin e duhur. Kjo cenon sovranitetin dhe anashkalon proceset standarde të bashkëpunimit gjyqësor dhe ligjzbatues”.

Zoti Wray, i pyetur nga senatori republikan Rick Scott nëse stacione të tilla shkelin ligjin e SHBA-së, tha se FBI “po shqyrtonte parametrat ligjorë”.

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve, duke përfshirë ligjvënësit Greg Murphy dhe Mike Waltz, i dërguan letra Departamentit të Drejtësisë në tetor duke pyetur nëse administrata e Presidentit Joe Biden po hetonte ekzistencën e stacioneve të tilla duke argumentuar se ato mund të përdoren për të frikësuar banorët amerikanë me origjinë kineze.

Ambasada e Kinës në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Në fillim të këtij muaji, ministria e saj e jashtme mohoi se kishte stacione të tilla në Holandë pas një hetimi nga autoritetet holandeze. Kina tha se ato ishin zyra për të ndihmuar qytetarët kinezë të rinovonin dokumentet.

Zoti Wray tha se Shtetet e Bashkuara kishin bërë një sërë aktakuzash që përfshinin qeverinë kineze për përndjeke, survejim dhe shantazh ndaj njerëzve në Shtetet e Bashkuara që nuk ishin dakord me udhëheqësin kinez Xi Jinping.

“Është një problem real dhe diçka për të cilën po flasim edhe me partnerët tanë, sepse nuk jemi i vetmi vend ku kjo ka ndodhur”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara ngritën akuza penale në tetor kundër shtatë shtetasve kinezë të akuzuar për një fushatë vëzhgimi dhe ngacmimi kundër një banori amerikan dhe familjes së tij në një përpjekje nga qeveria kineze për të riatdhesuar një prej tyre në Kinë.

Ky është rasti i fundit në të cilin Departamenti i Drejtësisë vë në shënjestër përpjekjet e Kinës për të gjurmuar njerëzit jashtë vendit që Pekini i quan të dyshuar për krime, nëpërmjet atij që njihet si “Operacioni i Gjuetisë së Dhelprave”.

blank

Anthony Blinken fajëson Rusinë për raketat që vranë dy persona në Poloni “Rusia mban ‘përgjegjësinë përfundimtare’ !

Shpërthimi i raketave në një fshat në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën shkaktoi tensione dhe reagime të forta.Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se Rusia mban “përgjegjësinë përfundimtare” për raketën që ra në Poloni dhe vrau dy persona.

Sakaq hetimet që po zhvillohen pritet të përcaktojnë se nga është lëshuar kjo raketë.

“Sido që të jetë përfundimi i hetimit, ne tashmë e dimë palën që mban përgjegjësinë përfundimtare për këtë ngjarje tragjike, pra Rusinë,” tha Sekretari i Shtetit i SHBA nga Bangkok, përpara një samiti të udhëheqësve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.

Më tej shtoi: “Ajo që ne shohim çdo ditë sot është Rusia hedh raketa në Ukrainë, duke kërkuar të shkatërrojë infrastrukturën e saj,” tha kreu i diplomacisë amerikane.

“Ukraina ka të drejtë të mbrohet dhe ne jemi të përkushtuar të mbështesim Ukrainën,” shtoi ai.

Anthony Blinken përsëriti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë asnjë provë për të kundërshtuar rastin e paraqitur nga Varshava, sipas të cilës raketa ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

Zyrtari amerikan, i cili u takua gjatë ditës me homologun e tij ukrainas Dmitry Kuleba, tha se Uashingtoni “vazhdon të vlerësojë situatën dhe të ndajë informacione të reja” në lidhje me incidentin me Kievin./REL

blank

SHBA: Republikanët fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve

VOA/Marrë nga Reuters

Republikanët siguruan të mërkurën numrin e mjaftueshëm të vendeve për të fituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, duke përgatitur terrenin për dy vjet qeverisjeje të ndarë në kushtet kur Partia Demokrate e Presidentit Joe Biden ruajti kontrollin e Senatit.

Fitorja u jep republikanëve mundësinë që të frenojnë programin e zotit Biden, si dhe të hapin hetime që mund të jenë të dëmshme politikisht për administratën dhe familjen e zotit Biden, megjithëse kjo fitore është shumë larg nga “vala e kuqe” që partia kishte shpresuar.

Parashikimi përfundimtar për fitoren e republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve erdhi pas më shumë se një jave numërimi votash, kur organizata Edison Research arriti në përfundimin se republikanët kanë fituar 218 vendet që u duheshin për të kontrolluar Dhomën.

Fitorja e republikanëve në distriktin e 27-të të Kongresit në Kaliforni i dha epërsinë partisë.

Udhëheqësi aktual i republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, mund të ketë përballet me një rrugë të vështirë, pasi do t’i duhet ta mbajë grupin e tij të bashkuar për votime kritike përfshirë buxhetin e qeverisë dhe ushtrisë në një kohë kur ish-presidenti Donald Trump ka shpallur kandidaturën për të marrë edhe një herë Shtëpinë e Bardhë.

Megjithëse humbja e demokratëve paraqet vështirësi për presidentin Biden, ai shtriu dorën e bashkëpunimit, duke përgëzuar republikanët dhe duke thënë se do të punonte me ta për të dhënë rezultate për amerikanët.

“Populli amerikan do që ne të punojmë për ta,” tha ai në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

“Unë do të punoj me të gjithë qofshin republikanë apo demokratë, që janë të gatshëm të punojnë me mua për të dhënë rezultate për ta,” tha ai.

Edhe pse “vala e kuqe” në Dhomën e Përfaqësuesve që republikanët prisnin nuk arriti të materializohej, konservatorët po i qëndrojnë programit të tyre.

Ata po përgatiten të ndërmarrin hetime për zyrtarë të administratës së presidentit Biden si edhe për djalin e presidentit, Hunter për marrëdhëniet e tij të biznesit me Kinën dhe vende të tjera, madje edhe për vetë zotin Biden.

Në frontin ndërkombëtar, republikanët mund të kërkojnë të pakësojnë ndihmën ushtarake dhe ekonomike të SHBA-së për Ukrainën.

ÇËSHTJET E INFLACIONIT DHE ABORTIT

Shtetet e Bashkuara i rikthehen një pushteti të ndarë në Uashington pasi votuesit u ndanë në kahje të kundërta, të motivuar nga dy çështje kryesore gjatë fushatës për zgjedhjet e mesit të mandatit.

Inflacioni i lartë u dha republikanëve material për të sulmuar liberalët, të cilët miratuan triliona dollarë në shpenzime të reja gjatë pandemisë COVID-19. Rritja e kostos për ushqimet, karburantin dhe strehimit, bëri që votuesit të ishin të pakënaqur me demokratët.

Nga ana tjetër, vendimi i Gjykatës së Lartë në qershor që i dha fund mbrojtjes federale për të drejtën e abortit, motivoi një pjesë të madhe votuesish, duke forcuar pozitat e kandidatëve demokratë.

Gati një e treta e votuesve thanë pasi votuan se inflacioni ishte në krye të shqetësimeve të tyre. Për një të katërtën e votuesve, aborti ishte shqetësimi kryesor dhe 61% kundërshtuan vendimin e gjykatës së lartë për këtë çështje.

Zgjedhjet e mesit të mandatit u mbajtën nën hijen e garës presidenciale të vitit 2024-ës.

Ish-presidenti Trump, vazhdon të jetë kandidati i preferuar i republikanëve për zgjedhjet presidenciale të partisë. Megjithatë kandidatët e ekstremit të djathtë që ai mbështeti patën rezultate të dobëta më 8 nëntor.

Ndërkohë, Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis – që shihet si një nga rivalët më të fortë të mundshëm për zotin Trump në vitin 2024 – fitoi një mandat të dytë, duke mundur lehtësisht kundërshtarin demokrat Charlie Crist, me gati 20 për qind epërsi.

Ish-presidenti thuhet se është i zemëruar me vlerësimet e larta që ekspertët politikë po jepin për zotin DeSantis-it.

Zgjedhjet e vitit 2024 do të ndikojnë menjëherë në shumë nga vendimet legjislative që ndjekin republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, pasi ata përkulin muskujt e tyre me një shumicë të re të gjetur, sado të ngushtë.

Tani Dhomës së Përfaqësuesve i duhet të zgjedhë kryetarin për dy vitet e ardhshme. Udhëheqësi i republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve, McCarthy fitoi të martën mbështetjen e shumicës parlamentare për të kandiduar për pozicionin e fuqishëm që do të pasonte kryetaren aktuale, demokraten Nancy Pelosi.

blank

Trumpi shpall kandidaturën për president më 2024

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024.

“Rikthimi i Amerikës fillon pikërisht tani”, u tha Trump mbështetësve në resortin e tij, Mar-A-Lago, në Florida.

Njoftimi vjen një javë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të cilat përcaktojnë përbërjen e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit amerikan.

Partia Republikane e Trumpit doli më keq seç pritej në këto zgjedhje dhe shumë prej kandidatëve që ai mbështeti, nuk arritën të fitonin.

Trump, manjat i pasurive të patundshme, befasoi me fitoren e tij në zgjedhjet e vitit 2016, kur mundi ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Ai tha se nuk po garon sërish për shkak të politikës, por për shkak të dashurisë së tij për Shtetet e Bashkuara.

“Për ta bërë Amerikën përsëri të madhe dhe të lavdishme, unë po shpall kandidaturën time për president të Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.

Gjatë katër vjetëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump bëri histori si presidenti i parë që u akuzua dy herë formalisht.

Herën e parë, ai u akuzua për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit amerikan, por më pas u lirua nga këto akuza.

Herën e dytë, akuzat kishin të bënin me sulmin e mbështetësve të tij kundër Kongresit amerikan, më 6 janar, 2021, në përpjekje për të penguar tranzicionin paqësor të pushtetit te presidenti atëherë i zgjedhur, Joe Biden. Hetimet për këtë ngjarje janë duke vazhduar. rel

blank

Ish – Kongresmeni Joe & Shirley Dioguardi i LQSHA kërkojnë që DASH dhe BE të ndalin presionin ndaj Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

 

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane kërkon nga BE-ja dhe SHBA-ja t’i ndalin presionet ndaj Kurtit e Osmanit

 

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane lobi i parë dhe i vetmi në Shtetet e Bashkuara, me themelues dhe president ish kongresistin republikan të Nju Jorkut, Joe DioGuardi dhe Këshilltaren e Çështjeve Ballkanike Shirli Cloyes – përmes një deklarate për media, kanë shprehur shqetësimin e tyre për siç e kan quajtur ata : “presionin e ri dhe të përshpejtuar nga BE-ja dhe DASH-i ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani”.

Në deklaratën e tyre lobistët e çështjes shqiptare , Liga Qytetare thotë se shqetësimet lidhur “presionin e “madh” që po ushtrohet ndaj Kosovës, nga BE-ja dhe DASH-i ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani” ata ia kanë shprehur edhe disa anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të SHBA-së, përfshirë Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit.

“Në vend të kapitullimit ndaj Serbisë, duhet të ndërmerren hapat që i mbështesin qëndrimet parimore të shprehura së fundmi nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Përndryshe, konflikti në Evropën Juglindore do të intensifikohet. Shpresojmë gjithashtu që spastrimit etnik të heshtur të shqiptarëve në Serbinë jugore do t’i jepet fund”, thuhet ndër të thera në këtë deklaratë.

 

Deklarata e plotë:

Të dashur miq dhe përkrahës —

 

Joe dhe unë, (Shirli Cloyes DioGuardi)së bashku me shumicën dërrmuese të Bordit të Drejtorëve të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, jemi shumë të shqetësuar për presionin e ri dhe të përshpejtuar nga Bashkimi Evropian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit ndaj Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani që të dorëzohen ndaj veprimeve që favorizojnë qeverinë serbe, në kurriz të Kosovës. Si rezultat, ne (LQSHA)kemi vendosur të bëjmë një deklaratë publike mbi shqetësimet tona, të cilën e kemi ndarë me disa anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të SHBA:

Në një deklaratë befasuese të Derek Chollet, këshilltarit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, ai tha se ishte mirë të bisedohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiqin dhe se ai ndante zhgënjimin me vendimin e Kosovës për mos shtyrjen e kërkesave lidhur me targat dhe lidhur me avancimin e integrimit të Serbisë në BE. Me këtë arrihet bashkëpunimi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së me Serbinë, presidenti i së cilës nuk ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës dhe çdo synim për të krijuar një shtet të pavarur.

Në intervistën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Gabriel Escobar për Zërin e Amerikës, ai këmbëngul që Kosova të shtyjë zbatimin e kërkesave për targat në veri të Kosovës, dhe, më e rëndësishmja, që Kosova menjëherë të hyjë në negociata me Serbinë për krijimin e Asociacionit të komunave të serbëve, për të cilat ai gjithashtu thekson se si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Evropa janë të bashkuara.

Sikur që kemi shpjeguar në të kaluarën, qëndrimi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së nuk e pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin e komisioneve të Punëve të Jashtme të Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve. Ne besojmë se Departamenti Amerikan i Shtetit po reagon me teprim lidhur me kërcënimet e qeverisë serbe ndaj Kosovës – kërcënime që lidhen me marrëdhëniet e Beogradit me Moskën.

Në vend të kapitullimit ndaj Serbisë, duhet të ndërmerren hapat që i mbështesin qëndrimet parimore të shprehura së fundmi nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Përndryshe, konflikti në Evropën Juglindore do të intensifikohet.

Shpresojmë gjithashtu që spastrimit etnik të heshtur të shqiptarëve në Serbinë jugore do t’i jepet fund.

blank

Në Arizona fiton guvernatorja demokrare, një tjetër goditje e rëndë për Trumpin

Katie Hobbs do të qeverisë Arizonën

Mesmandati në Shtetet e Bashkuara: gara për guvernator të Arizonës fitohet nga kandidatja demokrate

 

VOAL- Pasi në Senat tashmë ka dështuar, një humbje e re vjen për republikanët dhe për Donald Trump në veçanti në zgjedhjet afatmesme në Shtetet e Bashkuara. Sipas parashikimeve të njëtrajtshme nga CNN dhe NBC, posti i guvernatorit të Arizonës që u diskutua midis Katie Hobbs dhe Kari Lake do t’i shkojë të parës, demokratit, në fund të një numërimi të ngushtë që ka zgjatur tashmë një javë.

Ish-prezantuesi i antenës lokale të Fox News, Lake shkroi në Twitter se banorët e Arizonës e dinë se po i mashtrojnë. Edhe para votimit ai kishte shmangur çdo premtim se do të njihte rezultatet në rast humbjeje, ashtu siç nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve presidenciale që sollën Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë dy vjet më parë. Dhe Trump i jep dorën: në rrjetin e tij social “Truth” shkroi se “ata vodhën zgjedhjen e Kari Lake, është vërtet serioze!”.

Numërimi ende i pa përfunduar, megjithatë, nuk i solli të mira manjatit dhe ish-presidentit, tashmë edhe shënjestër e kritikave të brendshme, pasi disa kandidatë të mbështetur prej tij janë rrahur, ndërsa ai që shquhet si rivali i tij i madh në zgjedhjet e ardhshme paraprake. , guvernatori i Floridës Ron DeSantis, u rizgjodh triumfalisht. Dhe për konservatorët në përgjithësi shkoi më pak mirë sesa pritej: jo vetëm, pavarësisht votimit të dhjetorit në Gjeorgji, qëllimi për rifillimin e Senatit ka dështuar, por edhe “vala e kuqe” në Dhomën e Përfaqësuesve nuk është parë.

Mbetet e mundshme që republikanët të kenë shumicën, por shtatë ditë para zgjedhjeve, numërimi ende nuk e vërteton atë. rsi-eb


Send this to a friend