LDK-ja në prag të 30 vjetorit të themelimit të saj ndodhet para momentumit më të rëndësishëm historik, ku duhet të përcaktohet qartë për formimin e institucioneve të reja të shtetit dhe ndarjen e pushtetit me Vetëvendosjen ose të qëndroj në opozitë si parti politike e qendrës së djathtë, që synon zhvillimin e vendit në staza të gjata sipas linjave programore dhe në përputhje me profilizimin e saj politik.
Deri para ardhjes puçiste të Isa Mustafës në krye të LDK-së, ishte nder dhe kënaqësi të ishe pjesë e kësaj partie politike. Me ardhjen e Isa Mustafës në krye, LDK-ja rugoviane nga një shtëpi e madhe, e besës dhe shpresës së shqiptarëve të Kosovës u kthye në thyerse të shpresave të qytetarëve, në të cilën u instaluan format më përfide të shantazhit politik dhe kërcënimeve ndaj atyre që merrnin guximin të shpreheshin ndryshe, e në veçanti ndaj analistëve dhe gazetarëve të padëgjueshëm ndaj Isa Mustafës dhe klanit Riinvest.
“Lidhja” produkt i klanit mafioz Riinvest
Sot, pas afro një dekade të ardhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së, përveqse ka ndryshuar rrënjësisht struktura drejtuese e partisë, ka ndryshuar edhe aspekti vizual i saj.
Në kryesinë e LDK-së jo vetëm që më nuk ka themeltar dhe bashkëpunëtor besnik të liderit historik Ibrahim Rugova, kësaj partie ju hoqen edhe dy nga tri germat emblematike, duke e shëmtuar (transformuar) LDK-në në “Lidhja” e klanit Riinvest të Isa Mustafës.
Tani me “Lidhja” identifikohen të gjithë klanorët e Isa Mustafës, servilët dhe puthadorët, urithët dhe sekserët e nëntokës, por jo edhe elektorati besnik i LDK-së rugoviane.
Kapja dhe uzurpimi i LDK-së nga klani Riinvest dhe grupet e interesit filloj në Kuvendin e VII-të, me zgjedhjen puçiste të Isa Mustafës në krye të LDK-së.
Vetëm një ditë para kuvendit të VII-të zgjedhor të LDK-së në vitin 2010, monstrumi politik i shekullit, për t’ia arritur qëllimit politik, organizoi protesta në Prishtinë kundër zgjedhjes së Dr. Fatmir Sejdiut kryetar i LDK-së.
Në Kuvendin e VIII-të zgjedhor të 31 Majit 2015, diktatori Isa Mustafa e vuri nën kontroll të plotë e gjithë strukturën partiake të LDK-së, duke i lënë jashtë dyerëve të kuvendit zgjedhor shumë themeltarë të LDK-së si dhe dy degët më të organizuara të LDK-së në Diasporë (Gjermani dhe Zvicër).
Pas këtij kuvendi, subjektit i ndërruan edhe emrin nga LDK në “Lidhja” e klanit Riinvest, ku pas ndryshimit të emrit, kjo parti nuk e mbanë më as targën e “surrogatit” të LDK-së rugoviane.
Kuvendi i IX-të Zgjedhor i LDK-së i mbajtur më 3 Gusht 2019, nuk doli të jetë më shumë dhe as më pak sesa përseritje e kuvendit të VIII-të dhe vazdhimësi e zgjedhjeve nëpër degë.
Me mënyrën antidemokratike të zgjedhjes së Isa Mustafës, gjegjësisht të shmangies së votimit të fshehtë, aklamacionistët dhe puçistët në LDK forcuan dhe betonizuan vazhdimësinë e uzurpimit dhe kapjes së LDK-së.
Ndëshkimi meritor i LDK-së dhe PDK-së
Për aq sa ishte meritor ndëshkimi i PAN-it, ishte meritor edhe ndëshkimi i LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit, por që ky ndëshkim do duhej të ishte akoma më i thellë dhe më i ashpër për puçistët dhe karrieristët, mashtruesit dhe uzurpatorët e shtetit.
Për hirë të së vërtetës, sikurse PDK-ja, ashtu edhe LDK-ja e kanë të merituar ndëshkimin nga elektorati kosovarë për shkak të bashkëqeverisjes së gjatë në pushtetin qendror. Pra të dy partitë, PDK e LDK, për aq sa janë meritorë për ndërtimin e institucioneve shtetërore pas 17 shkurtit 2008-të, po aq janë “meritorë” edhe për instalimin e nepotizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.
Binomi PDK-LDK, përkatësisht binomi Thaçi-Mustafa paraqet binomin më fatkeq dhe binjakëzimin kriminal SHIK-RIINVEST që gjunjëzoi shtetin dhe keqëpërdori paratë e qytetarëve (mërgimtarëve) të Kosovës.
LDK duhet ta ndihmojë e jo kushtëzoi Albin Kurtin
Sikurse mbajtja e premtimeve elektorale që është borxh ndaj votuesve, edhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është obligim dhe çështje ekzistenciale e jo lojë pushtetore e liderëve partiak.
LDK në bisedimet me LVV-në duhet të kërkoj atë që i takon në përputhje me rezultatin zgjedhor, që i bie, ndarjen në mënyrë proporcionale të posteve ministrore dhe asgjë më pak dhe as më shumë.
Mënyra se si lideri i LDK-së, Isa Mustafa po pretendon të kushtëzojë marrëveshjen e koalicionit me LVV-në, duke e siguruar për vetën e tij mandatin e presidentit të vendit, përveqse precedan politik dhe egoizëm i pastër njerëzor, shpërfaq ambiciet e pashërueshme pushtetore të një monstrumi politik.
Pazarin e pistë politik për postin e presidentit e instaloj pikërisht klani puçist i klanit i Riinvest-it brenda LDK-së për ta bërë Hashim Thaçi president si kundërshpërblim për postin e kryeministrit të Isa Mustafës.
Prandaj, përseritja e një skenari të tillë edhe tani e dëmton rëndë të ardhmen e vendit tonë së paku edhe për një dekadë.
Heshtja e kandidates për kryeministre dhe personit më të votuar në LDK, zonjes Vjosa Osmani përballë realitetit të krijuar, përkatësisht skenarit bllokues të marrëveshjes për koalicion qeverisës me LVV-në, mund t’i kushtojë asaj me humbje të imazhit dhe kredibilitetit të arritur në zgjedhjet e 6 tetorit.
Isa Mustafa ia bëri lojën më djallëzore Vjosa Osmanit, duke e nxjerr atë në treg për t’i marr votat e elektoratit të LDK-së, ndërsa pazaret e “mbrëmjes” për postin e presidentit i bën vet, duke e lënë Vjosën dhe gardën e re të LDK-së jashtë vendimarrjes për marrëveshjen e koalicionit qeverisës me LVV-në.
Kjo lojë e dyfisht e liderit të LDK-së është bërë temë e të gjitha mediumeve televizive, medieve të shkruara dhe atyre elektronike në mbarë trojet shqiptare dhe diasporë.
Për më tepër se kaq, përmes klanorëve të tij, Isa Mustafa e ka lansuar propagandën përçarëse në opinionin publik kinse LVV-ja po e planifikon zgjedhjen e Rexhep Qosjes për president të Kosovës.
Sikur LVV-ja ta pranoj ofertën e LDK-së që Isa Mustafa të zgjidhet president me marrëveshje politike në vitin 2021, ajo do të bëhej e mirë për klanorët e Isa Mustafës, në të kundërtën “Lidhja” vazhdon ta trajtojë LVV-në si parti e ekstremit të majtë dhe pjellë e PDK-së!
Kjo është logjika e shantazhuese klanit Riinvest, e njërit prej klaneve më të rrezikshme në Kosovën e pas luftës, që thyen shpresat e qytetarëve, dëmtuan imazhin e shtetit të Kosovës dhe rrënuan në themel LDK-në e Ibrahim Rugovës.
Llogaritë e gabuara të LDK-së, e ndihmuan ngritjen e LVV-së
LDK-ja terrenin e humbur politik nga Vetëvendosja nuk mund ta ri-kthejë asnjëherë përmes shantazheve dhe kushtëzimeve, por vetëm përmes ndryshimeve substanciale dhe reformës së thellë partiake.
Nga këtu shihet se LDK-ja nuk i ka bërë mirë dhe me kohë parallogaritjet dhe as përgatitjet e duhura për zgjedhjet e 6 tetorit. LDK-ja, jo vetëm që nuk i bëri përgatitjet e duhura paraprake për proces zgjedhor, po na vë në lajthitje të gjithëve me veprimet e saj në fazën finale të marrëveshjes për koalicionin qeverisës me LVV-në.
Si na qenka e mundur që vetëm tani kur permendet emri i ideologut dhe mentorit të Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit, Rexhep Qosjes si president konsensual, LDK-ja ta kuptoj se edhe LVV-ja është siq e thonë ata pjellë e LPK-së!?
Si ka mundësi që vetëm tani LDK-ja ta kuptojë se në LVV është edhe Rexhep Selimi, ish Ministër i Punëve të Brendshme në “Qeverinë e Përkohshme” të Hashim Thaçit, që pret të rikthehet në të njëjtën ministri nga Albin Kuurti!?
Prandaj, LDK-ja është dashur të mendoj me kohë për të gjitha, pra edhe për këtë përballje pas zgjedhore (edhe sikur të dilte parti e parë), e jo tani kur mundësitë i ka të limituara.
Prolongimi i qëllimshëm i reformës zgjedhore
Dështimi i reformës zgjedhore i filluar 10 vite më parë, është produkt i neglizhencës së drejtuesve aktual të LDK-së (“Lidhja”), të joshur pas posteve pushtetore që e lanë në harresë të plotë iniciativën për krijimin e infrastruktures ligjore për zgjedhjen e presidenit drejtëpërdrejt nga populli, ide kjo e kahmotshme e presidentit Rugova.
Sikur të arrihej reforma e shumë pritur zgjedhore për zgjedhjen e presidentit nga populli, as Isa Mustafa dhe as Rexhep Qosja nuk do ta kishin guximin që të përballeshin me vullnetin e popullit, për shkak se që të dy e kanë një histori të përbashkët në sistemin sllavo-komunist dhe atë ndarjes dhe përçarjes së shqiptarëve në të njëjtat periudha historike.
Sikur në zgjedhjet e brendshme partiake në LDK të respektohej vullneti i elektoratit për ndryshime në kreun e partisë, LDK-ja do të triufonte bindshëm partia e parë në vend në zgjedhjet e 6 tetorit, për çka sot as që do të debatohej për temat në fjalë.
Prandaj, vetëm dhe vetëm një proces i lirë dhe demokratik i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në LDK, i cili do ta nxjerr një udhëheqje të pastër dhe kredibile çfarë e meriton LDK-ja rugoviane, do të krijon edhe premisat e një ndryshimi të madh në vend, ku LDK-ja përveq kthimit të besimit në elektoratin e saj tradicional, do të bëhej tërheqëse për të gjithë qytetarët e vendit.
Pa çkapjen e LDK-së nga klani mafioz i Riinvest-it nuk mund të ketë as reformë zgjedhore dhe as çkapje të shtetit. Pa çkapjen e LDK-së nga strukturat e SHIK-ut dhe urithët e nëntokës kriminale nuk do të zbardhen asnjëherë vrasjet kriminale të aktivistëve dhe veprimtarëve të saj, dhe pa largimin e humbësve serik të pesë palë zgjedhjeve dhe zhbërjen e “Lidhja”-s së klanit Riinvest, LDK-ja do të mbetët vetëm patericë e partive tjera dhe do të numërojë vetëm humbje pa asnjë fitore në zgjedhjet nacionale.
Sllogani i ditëve të fundit i lansuar në rrjetet sociale nga veglat e liderit diktatorial; “Isë, Isë, president i Dardanisë”, është mesazhi më i keq për shtetin e Kosovës dhe alarmi më kërcënues për të ardhmen e LDK-së rugoviane.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lista e votuesve përfshin 2.092.174 shtetas, ose 15.884 më shumë krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Nga ky numër, 1.959.962 qytetarë votojnë brenda Kosovës, ndërsa 132.212 janë regjistruar për të votuar jashtë vendit.
KOSOVË– Kosova sot shkon në zgjedhje të parakohshme, pasi politika dështoi të zgjidhte presidentin e ri. Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 dhe pas zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit, këto janë zgjedhjet e treta për Kuvendin e Kosovës brenda 16 muajve.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lista e votuesve përfshin 2.092.174 shtetas, ose 15.884 më shumë krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Nga ky numër, 1.959.962 qytetarë votojnë brenda Kosovës, ndërsa 132.212 janë regjistruar për të votuar jashtë vendit.
KQZ bën të ditur se 22.685 qytetarë do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje. Procesi zhvillohet në 949 qendra votimi me 2.550 vendvotime, ndërsa diaspora ka votuar një ditë më parë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës./Dosja.al
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZ) do të vazhdojë të mbështetet tek Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për mirëmbajtjen dhe sigurinë e platformës online për publikimin e rezultateve zgjedhore, e cila do të përdoret edhe për zgjedhjet e 7 qershorit.
Platforma, përmes së cilës publiku do të mund të përcjellë në kohë reale rezultatet preliminare pas mbylljes së procesit të votimit dhe nisjes së numërimit të votave, u zhvillua vitin e kaluar me mbështetje britanike dhe do të përdoret sërish në këtë proces zgjedhor.
Komisioni kishte hasur në telashe të mëdha me platformën në të kaluarën, si për shembull në zgjedhjet e shkurtit 2025, kur serveri dhe ueb-faqja zyrtare binin vazhdimisht në ditën e zgjedhjeve.
Ambasada britanike në Prishtinë thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se – derisa vitin e kaluar ndihmoi në zhvillimin e softuerit të ri për tabelimin dhe publikimin e votave – në zgjedhjet e kësaj të diele do ta mbështesë komisionin në përdorimin e tij.
Ajo shton se kjo po bëhet përmes një projekti të financuar nga Qeveria britanike, derisa softueri është zhvilluar nga një kompani ndërkombëtare me seli në Angli, në bashkëpunim me një kompani lokale të Teknologjisë Informative në Kosovë.
“Kjo organizatë (BAE Systems Digital Intelligence) ka kryer gjithashtu testime të infrastrukturës IT të sistemeve me qasje të jashtme dhe do të ofrojë monitorim të avancuar gjatë gjithë periudhës zgjedhore, me qëllim mbrojtjen nga sulmet kibernetike që ndodhin gjatë zgjedhjeve”, thekson Ambasada britanike.
Kastriot Fetahaj, inxhinier i sigurisë kibernetike, thotë se KQZ-ja duhet të investojë që të mos ketë probleme me platformën, qoftë me numërimin e votave, qoftë në publikimin e tyre.
“Është shumë e rëndësishme që sistemi të jetë i qasshëm pikërisht në kohën e publikimit të rezultateve. Platforma duhet të përballojë një numër të madh vizitash njëkohësisht dhe të bllokojë sulmet eventuale”, thotë ai.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, tha se platforma e rezultateve është pronë e komisionit zgjedhor dhe “paraqet një komponent të rëndësishëm të infrastrukturës sonë zgjedhore”.
Sipas tij, tani Qeveria britanike është duke e mbështetur KQZ-në aspektin e mirëmbajtjes dhe avancimit të funksionaliteteve të platformës.
Mbështetja britanike ka ndikuar në rritjen e transparencës, besueshmërisë dhe sigurisë së procesit zgjedhor, sipas Elezit, i cili iu referua raportit të KQZ-së të vitit të shkuar, që u dërgua në Kuvendin e Kosovës.
As Ambasada britanike e as KQZ-ja nuk treguan se cila është vlera financiare e realizimit të këtij projekti, duke thënë se ai nuk ka “kosto specifike për KQZ-në”.
Ndërkohë, sipas Elezit, platforma online e KQZ-së do të publikohet gjatë fundjavës.
“Në platformën e KQZ-së do të publikohen të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në votime nga 911 Qendra të Votimit me gjithsej 2,498 vendvotime në të cilat zhvillohet votimi i rregullt si dhe rezultatet preliminare të subjekteve politike, pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime”, deklaroi Elezi.
KQZ-ja thotë se synon të vazhdojë me zhvillimin dhe përmirësimin e platformës, me qëllim rritjen e transparencës, efikasitetit dhe qasjes së publikut në rezultatet zgjedhore.
Ndërkohë, Ambasada britanike shton se po shqyrtohen aktivitete të ardhshme në fushën e sigurisë kibernetike në Kosovë, përfshirë këtu edhe ato në mbështetje të “qëndrueshmërisë dhe rezistencës afatgjatë institucionale”.
“Çdo mbështetje e ardhshme do të shqyrtohet në këtë kontekst më të gjerë, krahas planeve të vetë institucioneve të Kosovës për mirëmbajtjen dhe forcimin e këtyre sistemeve”, thekson ajo.
Në shkurt të vitit të shkuar, rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme nuk ishin të qasshme për publikun, pasi platforma online e KQZ-së për disa orë ishte jashtë sistemit. Ajo u rikthye një ditë pas zgjedhjeve, por u përcoll me telashe të kohëpaskohshme.
Fetahaj thotë se vonesat në numërimin e votave dhe shfaqjen e rezultateve, shkaku i mosfunksionimit të duhur të platformës, ndikojnë në integritetin dhe besueshmërinë e procesit.
Ai thotë se, megjithëse platforma nuk është pika e vetme ku numërohen votat, sistemi duhet të funksionojë mirë që rezultatet të jenë sa më të shpejta, të sakta dhe të besueshme.
Shenja “E dua Mitrovicën”, në Mitrovicën e Veriut, të banuar me shumicë serbe.
Radio Evropa e Lirë
Policia e Kosovës i ka ndaluar përkohësisht për t’i marrë në pyetje kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Ivan Zaporozhac, pasi ata u përpoqën ta mbulonin me ngjyrë të kuqe zemrën e gjelbër në shenjën “E dua Mitrovicën”, e cila ishte vendosur nga pushteti i mëparshëm i udhëhequr nga ish-kryetari shqiptar Erden Atiq.
Pasi u liruan, Radojeviq u tha gazetarëve se pushteti lokal vetëm po i zbatonte vendimet që kishte miratuar paraprakisht.
Policia e Kosovës njoftoi se kishte marrë informacion për largimin e shenjës “E dua Mitrovicën”, pas së cilës inspektorët komunalë ishin njoftuar se zbatimi i atij vendimi duhej të shtyhej derisa të merrej një vendim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila mbikëqyr komunat në vend.
Policia tha se në vendngjarje hasi edhe në kryetarin Radojeviq, i cili, pasi komandanti i stacionit policor e njoftoi për situatën, deklaroi: “Tani do ta ngjyrosim emblemën”.
“Pavarësisht kërkesës dhe urdhrit për të ndërprerë dëmtimin, përkatësisht ngjyrosjen e objektit publik, të pranishmit filluan ta ngjyrosnin atë, për çka zyrtarët policorë u detyruan të ndërhyjnë dhe t’i shoqërojnë në stacion policor dy persona”, thuhet në komunikatë.
Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit – u rikthye në pushtet në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës pas zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar.
Deri atëherë, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku drejtoheshin nga kryetarë shqiptarë, pasi përfaqësuesit e Listës Serbe kishin dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2022, si pjesë e largimit kolektiv nga institucionet e Kosovës me qëllim pengimin e zbatimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës.
Ndërkohë, Lista Serbe kishte bërë thirrje dy herë për bojkotimin e zgjedhjeve, por më pas pranoi se largimi nga institucionet kosovare ishte gabim dhe, pasi u rikthye në pushtet, njoftoi se do t’i zhbënte të gjitha vendimet e marra nga pushteti i mëparshëm shqiptar.
Kështu, në fund të muajit maj, asamblistët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut votuan pro propozimit për largimin e shenjës “E dua Mitrovicën”.
Më parë, në atë vend ishte i vendosur një konstruksion me zemër të kuqe dhe mbishkrimin “E dua Mitrovicën e Kosovës”.
Ligji për Vetëqeverisjen Lokale në Kosovë nuk përcakton në mënyrë të qartë nëse një pushtet i ri komunal mund të shfuqizojë vendimet e pushtetit paraprak.
Megjithatë, në pjesën e ligjit që lidhet me mbikëqyrjen e ligjshmërisë, thuhet se nëse organi mbikëqyrës – në këtë rast Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ose institucione të tjera përgjegjëse të Qeverisë së Kosovës – vlerëson se një vendim ose akt i komunës nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, ai mund të kërkojë që komuna ta rishqyrtojë atë vendim ose akt.
Nëse organi komunal nuk i përgjigjet kërkesës për rishqyrtim, organi mbikëqyrës mund ta kontestojë aktin përkatës para Gjykatës Themelore kompetente për territorin e komunës brenda 30 ditëve nga mosmarrja e përgjigjes, nga refuzimi ose nga konfirmimi i vendimit apo aktit të kontestuar.
Gjykata mund të urdhërojë, përmes një mase të përkohshme, pezullimin ose shfuqizimin e vendimit apo aktit të kontestuar, si dhe masa të tjera të përkohshme në përputhje me ligjin në fuqi.
Pas zgjedhjeve lokale të tetorit 2025, Bashkimi Evropian deklaroi për Radion Evropa e Lirë se pret që autoritetet e reja komunale në veri të Kosovës, në bashkëpunim me institucionet qendrore, të angazhohen në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e nevojave dhe kërkesave të popullsisë përmes institucioneve dhe në përputhje me ligjin.
Pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës në veri, me iniciativën e Listës Serbe, tensionet u rritën vazhdimisht si rezultat i përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për ta shtrirë autoritetin në veri të vendit.
Gjendja u përshkallëzua në shtator të vitit 2023 kur një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter policor.
Përgjegjësinë për sulmin e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, për të cilin besohet se tani ndodhet në Serbi.
Kosova e fajëson Serbinë për përfshirje në këtë sulm, gjë që është mohuar nga ajo.
Reklama zgjedhore të Listës Serbe në veri të Kosovës.
Sandra Cvetkoviq
Ndërsa Lista Serbe i cilëson si “referendum” zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është angazhuar në terren për t‘i bindur serbët e zhvendosur që të votojnë për këtë parti, të cilën e mbështet edhe Beogradi zyrtar.
E vetmja rivale e Listës Serbe në zgjedhje është Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit, e cila, më 4 qershor, publikoi në rrjetet sociale një përmbledhje videosh nga protestat e studentëve antiqeveritarë në Serbi, me mesazhin: “Unë nuk dorëzohem dhe prandaj qëndroj”.
Muajin e kaluar, këta studentë kanë publikuar një memorandum, në të cilin thuhet se Kosova është “pjesë përbërëse e Serbisë”, duke nxitur reagime në publikun që i mbështet.
Në të njëjtin postim të partisë së Rashqit përmenden edhe marrëveshjet që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, dhe sugjerohet se mbyllja e institucioneve të Serbisë në Kosovë ka ardhur si pasojë e tyre.
Zoran Saviq, nga organizata joqeveritare “Aktiv” në Mitrovicë të Veriut, vlerëson se këto mesazhe tregojnë se partitë nuk kanë ide të reja dhe se nuk u ofrojnë qytetarëve një vizion për dalje nga “situata shumë e vështirë në të cilën ndodhet sot komuniteti serb”.
“Shqetësues është sidomos fakti që kjo fushatë zhvillohet në kohën kur serbët në Kosovë, sipas mendimit tim, gjenden në pozitën më të rëndë institucionale që nga viti 1999”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri, vlerëson se qasja e Serbisë është “ndërhyrje në procesin zgjedhor” dhe se “është shumë e dëmshme për jetën demokratike të serbëve në Kosovë”.
“Sjell çekuilibër në garën politike dhe demotivon iniciativa të reja që do të ishin të dobishme për zgjerimin dhe përmirësimin e përfaqësimit të tyre politik”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Këto janë zgjedhjet e treta parlamentare në Kosovë në më pak se një vit e gjysmë, ndërsa Bashkimi Evropian bën thirrje për një proces zgjedhor të lirë dhe transparent, “pa ndërhyrje apo manipulim nga jashtë”.
Mes Vuçiqit dhe Kurtit
Nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë thonë se ka ardhur koha që komuniteti serb “ta marrë jetën në duart e veta” dhe të vendosë vetë.
Rashiq, në fakt, shihet si bashkëpunëtor i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në qeverinë e të cilit ka shërbyer si ministër në dy mandate.
Kështu, nuk mungojnë as akuzat e ndërsjella për “serbët e Vuçiqit” apo “serbët e Kurtit”.
Nga Lista Serbe, përveç narrativit se Rashiq “e ka shitur besimin për një darkë”, vijnë edhe mesazhe se vota për Listën Serbe është “jo” për Kurtin.
Saviq vlerëson se pluralizmi politik brenda komunitetit serb është reduktuar në minimum dhe se pjesëtarët e këtij komuniteti kanë ndjesinë se në zgjedhjet e së dielës zgjedhin mes politikës së Aleksandar Vuçiqit dhe asaj të Albin Kurtit.
“Në bazë të gjendjes në të cilën është sot komuniteti serb, është vështirë të thuhet se politikat që janë bërë në vitet e fundit nga Beogradi dhe Prishtina, kanë sjellë rezultate që kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës, sigurinë apo pozitën politike të serbëve në Kosovë”, thotë ai.
Sipas tij, në fushatën zgjedhore, në vend të programeve konkrete, planeve të qarta dhe zgjidhjeve për problemet e grumbulluara, dominojnë “akuzat e ndërsjella, përplasjet politike dhe rritja e tensioneve”.
Si angazhohet Serbia në zgjedhjet në Kosovë?
Në fillim të qershorit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri thirrje që të gjithë serbët e Kosovës të votojnë për Listën Serbe – gjë që ndodh para çdo procesi zgjedhor në Kosovë ku merr pjesë kjo parti.
Fushatën për Listën Serbe në Serbi e udhëheq kryesisht Zyra për Kosovën, e drejtuar nga Petar Petkoviq.
Gjatë një vizite në qytetin e Kralevës më 2 qershor, ai u tha serbëve të zhvendosur nga Kosova se vota për Listën Serbe është “votë për mbijetesën dhe qëndrimin e popullit serb në Kosovë e Metohi”.
Sipas tij, të gjithë ata që kanë dokumente të Kosovës dhe mund të ushtrojnë të drejtën e votës, duhet të votojnë për opsionin politik që mbështetet nga Beogradi, sepse është “shtylla kryesore e mbrojtjes së interesave kombëtare serbe në Kosovë e Metohi”.
Më herët, Komisariati për Refugjatë i Serbisë u bëri thirrje personave të zhvendosur që të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet në Kosovë dhe t’i drejtohen atij për më shumë informacione.
Në mesazhin e publikuar në Instagram thuhet se “çdo votë është e rëndësishme për mbijetesën dhe të ardhmen e popullit tonë në Kosovë e Metohi”.
Sipas Muhaxhirit, Lista Serbe është “instrument i drejtpërdrejtë politik i Aleksandar Vuçiqit” dhe nuk është e papritur që shteti i Serbisë i jep sërish mbështetje vetëm këtij subjekti politik.
Ai vlerëson se kjo është një mënyrë “për të ruajtur pushtetin në jetën politike të serbëve të Kosovës”.
Si është situata mes partive shqiptare?
Koalicioni i organizatave joqeveritare që monitorojnë zgjedhjet, “Demokracia në Veprim”, vlerësoi më 2 qershor se oferta programore e subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore është “riciklim i ofertave të mëparshme, i paketuar në formën e premtimeve të reja”.
Violeta Haxholli, nga ky koalicion, e veçoi si shqetësuese “konkurrencën e pabarabartë”, për shkak të, siç tha, përdorimit të resurseve publike para fillimit zyrtar të fushatës.
Ajo shtoi se gjatë fushatës janë vërejtur raste të përdorimit të fëmijëve në tubime, gjuhë urrejtjeje në rrjetet sociale nga mbështetësit e partive politike, si dhe gjuhë fyese dhe diskriminuese nga vetë subjektet politike.
Muhaxhiri vlerëson se fushata ka treguar qartë se partitë politike nuk kanë qenë të përgatitura. Sipas tij, në vend të zgjidhjeve të reja dhe ndërtimit të platformave për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror, dominojnë përplasjet personale dhe argumentet pseudopatriotike.
Si risi të vetme, ai sheh pjesëmarrjen e ish-presidentes Vjosa Osmani në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Dialogu me Serbinë nuk përmendet
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë qëndrimit në Prishtinë më 3 qershor, u bëri thirrje liderëve politikë që integrimet evropiane t’i vendosin si prioritet.
Ai tha se Kosovës i duhen institucione të forta dhe funksionale, që mund të zbatojnë reforma dhe të përmbushin obligimet që dalin nga dialogu Kosovë-Serbi.
Por, Muhaxhiri vë në pah se dialogu me Serbinë është “diskredituar shumë herë gjatë qeverisjes së Kurtit” dhe se në disa raste është paraqitur si “tradhti shtetërore”.
Për këtë arsye, kjo temë nuk përmendet fare në fushatën zgjedhore.
“Për shkak të këtij konteksti shumë negativ, edhe partitë opozitare aktuale – të cilat më herët kur kanë qenë në pushtet, kanë qenë konstruktive në dialog – tani janë shumë të rezervuara dhe e shmangin plotësisht këtë çështje, nga frika e humbjes së votave”, thotë ai.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizimin e marrëdhënieve që nga viti 2011, ndërsa zyrtarët e BE-së kanë theksuar disa herë se zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura është kusht thelbësor për përparimin e të dyja vendeve në rrugën drejt integrimeve evropiane.
Takimi mes Haxhiut dhe Costas i zhvilluar në Prishtinë më 3 qershor.
Radio Evropa e Lirë
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror.
Këto deklarata ajo i bëri gjatë takimit në Prishtinë me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, me të cilin tha se bisedoi për një sërë çështjesh, përfshirë për Planin e Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor si dhe stabilitetin rajonal.
“Rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror dhe zgjedhje demokratike e qytetarëve tanë”, tha Haxhiu përmes një postimi në Facebook.
Para nisjes së takimeve, Costa shkroi në X se inkurajon udhëheqësit politikë në Kosovë që ta bëjnë prioritet integrimin në BE, “dhe të punojnë së bashku drejt këtij qëllimi të përbashkët”.
“Kosova ka nevojë për institucione të forta, stabile dhe të afta që të zbatojnë reforma, që përfitojnë nga ajo që ofron BE-ja dhe të zbatojnë zotimet që dalin nga dialogu Kosovë-Serbi”, shkroi Costa.
Ndërkaq, sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca, Haxhiu ka kërkuar që të avancohet procesi i integrimit, teksa Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka as statusin e vendit kandidat.
Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, ky aplikim ende nuk ka kaluar as në fazën e parë formale, atë të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimit për opinion në Komisionin Evropian.
Haxhiu vlerësoi se Kosova ka shoqërinë më “proevropiane në rajon”, duke argumentuar se ky orientim është bazë për rrugën e shtetit drejt BE-së.
Ndërkaq, sa i përket Planit të Rritjes, Haxhiu tha se Kosova atë e sheh si mundësi konkrete për zhvillim, “për afrim me tregun e përbashkët evropian dhe për përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët”.
Paketa financiare e BE-së për Ballkanin Perëndimor – për periudhën 2024-2027 – është në vlerë të 6 miliardë eurove. Fondet u ndahen vendeve të rajonit pjesërisht në formë grantesh dhe pjesërisht përmes kredive të favorshme.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Costa u takua edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe me udhëheqësit e partive opozitare në Kosovë.
Kurti tha se BE-ja mbetet partnerja kryesore zhvillimore e Kosovës.
“Kryeministri në detyrë Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë ndaj reformave që derivojnë nga Plani i Rritjes dhe instrumentet e tjera të para-anëtarësimit, duke nënvizuar rëndësinë e marrjes së statusit kandidat”, u tha në njoftim.
Costa dhe Kurti në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Sipas Qeverisë në detyrë të Kosovës, Kurti dhe Costa po ashtu biseduan për sigurinë dhe rëndësinë e fqinjësisë së mirë.
Vizita e zyrtarit evropian në Kosovë është në kuadër të një turneu në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Turneu im i dytë në Ballkanin Perëndimor dërgon një sinjal të qartë: zotimi i Bashkimit Evropian për rajonin është i vërtetë, sikurse është e vërtetë edhe mundësia për zgjerim. Momentumi ekziston. Tani është koha që të japim rezultate”, tha ai përmes një njoftimi para nisjes së vizitave në rajon.
Costa nisi turneun ballkanik në Sarajevë, ku u takua me anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës dhe udhëheqësen e Këshillit të Ministrave.
Një ditë më vonë, ai qëndroi në Tiranë ku u takua me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe presdientin, Bajram Begaj. Më pas, në Shkup zhvilloi takim me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski.
Pas qëndrimit në Prishtinë, Costa do të udhëtojë drejt Serbisë, për takime me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kryetaren e Parlamentit, Ana Bërnabiq, dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile.
Vizitat në rajon, Costa do t’i përmbyllë në Mal të Zi, ku përveç takimeve me zyrtarët malazezë, ai do të jetë bashkëudhëheqës i samitit BE-Ballkani Perëndimro në Tivat.
Tema e samitit të sivjetshëm, sipas BE-së, është “Prosperiteti i përbashkët dhe stabiliteti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”.
Vitin e kaluar, ky samit u mbajt në Brukseldhe Kosova u përfaqësua me tashmë ish-presidenten Vjosa Osmani, ndërkaq Serbia nuk mori pjesë. Në deklaratën e samitit të vitit të kaluar, u tha se “mungesa e normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit po mban të dy shtetet të bllokuara në rrugën evropiane”.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat, nën ndërmjetësimin e Brukselit, mbi një dekadë më parë.
Gjatë procesit janë arritur një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar në terren.
Dy vendet nuk kanë zhvilluar takim të nivelit të lartë politik që nga shtatori i vitit 2023, disa ditë para sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.
Një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një reshter. Gjatë këmbimit të zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.
Kosova fajëson Serbinë për sulmin, por Beogradi mohon përfshirjen.
Për sulmin në Banjskë, autoritetet në Kosovë kanë dënuar tre të akuzuar, teksa dhjetëra të tjerë gjenden në arrati.
Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit, teksa Kosova kërkon vazhdimisht që Serbia ta ekstradojë atë.
Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, së bashku me menaxherin e projektit strategjik “Mbrojtja e votës”, Besim Kusari, zhvilluan një takim pune me përfaqësues të lartë të Policisë së Kosovës, lidhur me mbarëvajtjen dhe sigurinë e procesit zgjedhor.
Në takim morën pjesë edhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi Hoti, kolonel Florie Hajra nga Departamenti i Hetimeve dhe nënkolonel Arbnesh Ajvazi nga Departamenti i Rendit Publik.
Sipas njoftimit, takimi u fokusua në planifikimin, vlerësimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, me qëllim garantimin e një procesi zgjedhor të rregullt dhe të sigurt.
Prokurorja Pula bëri të ditur se janë caktuar tashmë ekipet kujdestare nga sistemi prokurorial, të cilat do të trajtojnë çdo parregullsi të mundshme gjatë procesit zgjedhor. Po ashtu, Policia e Kosovës ka aktivizuar ekipet e saj kujdestare për të siguruar rendin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Në takim u theksua gjithashtu se janë pranuar informacione për raste ku disa qytetarë, kryesisht nga diaspora, kanë fotografuar ose incizuar votën e tyre gjatë votimit me postë dhe më pas i kanë publikuar në rrjete sociale.
Autoritetet njoftuan se disa persona tashmë janë identifikuar dhe janë në proces verifikimi dhe trajtimi të rasteve të tilla.
Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë paralajmëruar se çdo shkelje e tillë do të trajtohet sipas ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi.
Gjithashtu, qytetarët janë ftuar që të respektojnë rregullat zgjedhore dhe të mos e bëjnë publike votën e tyre në asnjë formë.
Në përfundim të takimit, të dy institucionet rikonfirmuan përkushtimin e tyre për bashkërendim të vazhdueshëm dhe reagim të shpejtë ndaj çdo parregullsie gjatë gjithë procesit zgjedhor./ RTK.
I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti,
Të nderuar, miq, bashkëpunëtorë dhe bashkudhëtarë të z. Gagica,
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Jemi mbledhur këtu, shumë të pikëlluar, por edhe shumë krenarë, për të nderuar një njeri që ka bërë shumë më shumë për Kosovën, lirinë dhe pavarësinë e saj, sesa mund ta imagjinojnë apo ta dinë shumica e qytetarëve të vendit tonë.
Por, ne që jemi mbledhur në këtë sallë, e dinim këtë shumë më herët. Edhe unë, e dija mirë se kush ishte Hafiz Gagica, kur pas viteve në Shqipëri u ktheva në vendin ku ishte vrarë babai im.
Nëna ime, e cila gjithashtu ndodhet këtu, por edhe unë vetë, e kujtojmë sa shpesh vinte Hafizi tek babai im dhe sa shumë e vlerësonte dhe mbështeste Babi si një djalë të ri e patriot, të mençur e të guximshëm. Dhe kujtojmë po ashtu sa fort ishte goditur edhe ai dhe gjithë organizimi nga atentati ndaj Babit, Bacës Bardhosh dhe Kadri Zekës dhe me sa krenari mbante epitetin nxënës i Jusuf Gërvallës.
Ndonjëherë, kur koha dhe rrethanat e kërkojnë, histori shkruajnë edhe njerëz që deri atëherë kanë bërë një jetë krejt të zakonshme.
Hafiz Gagica ishte një njeri i tillë.
Ai ishte bashkëshort i mirë i Emines, baba i dashur i Dardanes e Zarifes, pjesë e mërgatës sonë që në moshë shumë të re. Në kompaninë gjermane ku punonte ishte i respektuar dhe kishte një pozitë shumë të mirë.
Por, kur gjendja në Kosovë, nën represionin serb, u bë gjithnjë e më e rëndë, ai hoqi dorë nga ajo pozitë dhe iu përkushtua tërësisht luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si kryetar i LDK-së për Gjermani dhe si kryetar i Kolegjiumit të LDK-së për Diasporë, pra për Evropë, Amerikë e deri në Australi.
Në vitet e 90-ta, Hafiz Gagica luajti një rol të rëndësishëm në mbrojtjen dhe çlirimin e Republikës së Kosovës, në ngritjen dhe forcimin e sistemit paralel gjatë represionit të ushtruar nga Serbia, si dhe në përfaqësimin e një zëri të fuqishëm dhe të padiskutueshëm të shqiptarëve për Kosovën në Gjermani por edhe më gjerë.
Për këtë angazhim, ai hoqi dorë nga një vend i tij i punës në Gjermani, për t’iu përkushtuar plotësisht veprimtarisë politike, duke u kthyer pa asnjë hezitim në bartësin kryesor të aktivitetit të mërgatës së viteve të 90-ta. Në Gjermani, në Evropë edhe më tej, duke marrë përsipër rol kyç të lidhjes mes Prishtinës dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë.
Hafiz Gagica ishte shtylla e organizimit të mërgatës. Ishte iniciator, ideator, organizator dhe gjithmonë njeriu tek i cili drejtoheshin shqiptarët e shqetësuar, sepse tek ai shihnin përfaqësuesin legjitim të Dr. Rugovës në mërgatë.
Gjatë viteve të 90-ta, si për Presidentin Rugova, ashtu edhe për përfaqësues të tjerë përgjegjës të Republikës së Kosovës, zyra në Shtutgart, faktikisht ishte qendra e dytë politike krahas Prishtinës, dhe nën drejtimin e Hafiz Gagicës shërbeu si pikë qendrore për logjistikë, koordinim, kontakte politike dhe veprimtari të shumta të tjera. Një numër i madh udhëtimeve të Presidentit Rugova dhe të delegacioneve të tjera në Gjermani, Zvicër, vende të tjera evropiane si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u organizuan nga kjo qendër në Shtutgart nën udhëheqjen e tij.
Dr. Rugova nuk mund të udhëtonte çdo javë jashtë vendit. Hafiz Gagica ishte nyja lidhëse. Në Stuttgart, ku kishim selinë tonë kryesore në Gjermani, Hafizi, miku ynë i ngushtë Sali Çekaj dhe të tjerë, përfaqësonin krahun e dytë të fuqishëm të Kosovës që ishte mërgata.
Ai pati gjithashtu rol vendimtar në organizimin dhe sigurimin e financimit të sistemit paralel të Republikës së Kosovës, veçanërisht në fushat e shëndetësisë, arsimit, si dhe të furnizimit ushqimor. Në këtë periudhë tejet të vështirë, qindra mijëra shqiptarë përfituan mbështetje jetike falë organizimit të qëndrueshëm dhe angazhimit edhe personal të Hafiz Gagicës, si dhe të shumë e shumë veprimtarëve të tjerë në mërgatë. Dëshmitarë të gjallë e pashë diku në sallë, Hamdi gërvalla këtu në sallë për të gjitha këto që them.
Në Gjermani, ai inicioi dhe institucionalizoi kontakte intensive të Kosovës në vendin më të madh të Bashkimit Evropian dhe partnerin më të rëndësishëm evropian të NATO-s me Bundestagun, qeverinë federale dhe mediat kryesore.
Hafizi nuk ishte njeri i zhurmshëm, por ishte një organizator jashtëzakonisht efektiv dhe një nga figurat qendrore të Republikës së Kosovës nën represionin serb. Me të dhe me njerëz si ai, Republika e Kosovës u vendos në hartën politike të botës.
Së bashku me Presidentin tonë historik Dr. Rugova dhe me shumë e shumë të tjerë, ai krijoi bazën e besimit që bëri të mundur që bota demokratike të mos rrinte më duke parë sesi regjimi serb ushtronte barbarisht dhunë kundër civilëve, familjeve dhe lirisë së Kosovës.
Po ashtu, ishte nismëtar i organizimit të demonstratave të mëdha të shqiptarëve në Gjermani dhe Evropë ku dhjetëra mijëra bashkatdhetarë, së bashku me miq vendas, u mblodhën për ta bërë zërin e Kosovës të dëgjueshëm në proceset politike në Gjermani dhe në arenën ndërkombëtare. Demonstrata më e madhe e organizuar ndonjëherë nga një organizatë jo-gjermane në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë ishte tubimi ynë pas masakrave të Prekazit në vitin 1998 në Bonn, ku morën pjesë mbi 100.000 pjesëmarrës, duke kërkuar qartë dhe fuqishëm lirinë për Kosovën dhe përfundimin e shtypjes serbe.
Qysh në vitin 1991, Hafiz Gagica kontribuoi në organizimin e ushtrimeve të grupeve të para ushtarake në Shqipëri. Figura të shquara dhe heronj të Kosovës, si Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Sali Çekaj, ishin ndër ata që morën pjesë në këto përgatitje për mbrojtjen e Kosovës të cilat vendosen themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë viteve ‘98–‘99, Hafiz Gagica duke shfrytëzuar të gjitha kontaktet dhe mundësitë e tij, bashkëorganizoi një mbështetje të gjerë politike, logjistike, ushtarake dhe financiare për mbrojtjen e Kosovës.
Shumë nga ju që jeni të pranishëm, ju kujtohet aksioni i madh i vitit 1991i mbledhjes së fondeve për vetëmbrojtjen e Kosovës
Personalitete si Hafiz Gagica janë të pandara nga lufta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Qindra mijëra shqiptarë në Gjermani dhe në Kosovë janë dëshmitarë të kësaj.
Ai pa asnjë dyshim është një nga shtyllat themelore të Republikës së pavarur të Kosovës. Si zëvendëse dhe bashkudhëtare e afërt për shumë vite, jam dëshmitare se ai nuk luftoi për Kosovën tonë vetëm me zemër e shpirt, por edhe me mençuri e urtësi politike.
Hafizi gjithnjë dha dhe pasi Kosova u çlirua asnjëherë asgjë nuk kërkoi, duke treguar kështu shëmbëlltyrën e një patrioti të jashtëzakonshëm.
Puna e tij, kontributi i tij për pavarësinë, lirinë dhe demokracinë e Kosovës do të mbetet i përjetshëm.
Lavdi i qoftë Hafizit dhe gjithë atyre që kontribuuan për vendin tonë!
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në mbledhjen komemorative në nderim të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, Hafiz Gagica, të organizuar nën patronatin e zëvendëskryeministres në detyrë të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.
Në fjalën hyrëse, kryeministri në detyrë Kurti e përkufizoi jetën dhe veprën e Hafiz Gagicës si, angazhim të pakursyer e përkushtim të pakusht për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.
“Roli i tij në bashkimin dhe mbajtjen aktive të mërgatës sonë, gjenerata shqiptarësh të përndjekur nga regjimi serb, të cilët u kthyen në një brez të tërë qëndrese, ishte kyç në jetësimin e mbajtjen gjallë si dhe organizimin e forcimin e sistemit të Republikës së Kosovës që ndodhej nën okupim gjatë viteve të ’90-ta”, theksoi kryeministri në detyrë Kurti.
Fjala e plotë kryeministrit në detyrë Kurti:
E nderuara familje Gagica, e nderuara zonja Emine, të nderuara Zarife dhe Dardane, bashkëshorte dhe vajza të të ndjerit,
E nderuara zëvendëskryeministre dhe ministre e Drejtësisë, znj. Donika Gërvalla,
Të nderuar miq dhe bashkëpunëtorë të të gjitha kohërave të z. Gagigës,
Të nderuar kolegë, ministra e zëvendësministra e deputetë,
Të nderuar akademikë e profesorë,
Të nderuar të pranishëm, që jeni bashkuar sot nderimit dhe kujtimit të përbashkët për Hafiz Gagicën
Zonja dhe zotërinj,
Angazhim i pakursyer e përkushtim i pakusht për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës. Kështu mbase mund të përkufizojmë jetën dhe veprën e Hafiz Gagicës, intelektualit dhe veprimtarit të palodhur të çështjes kombëtare.
Me vdekjen e Hafiz Gagicës, vendi ynë humbi një njeri të mirë dhe një atdhetar shembullor.
Ai ishte dhe do të mbetet në historinë e Republikës sonë, si bartës i organizimit të mërgatës shqiptare në Gjermani, me theks të veçantë, por edhe në Zvicër e mbarë Evropën.
Roli i tij në bashkimin dhe mbajtjen aktive të mërgatës sonë, gjenerata shqiptarësh të përndjekur nga regjimi serb, të cilët u kthyen në një brez të tërë qëndrese, ishte kyç në jetësimin e mbajtjen gjallë, si dhe organizimin e forcimin e sistemit të Republikës së Kosovës, që ndodhej nën okupim gjatë viteve të ’90-ta.
Hafiz Gagica ishte një nga bashkëpunëtorët e afërt e të besuar të presidentit historik Ibrahim Rugova, dhe me të drejtë cilësohet edhe si krahu i djathtë i tij. Në kohëra të rënda dhe të rrezikshme, ai barti mbi supe përgjegjësi të madhe. Duke vënë në rend të parë e të pakontestueshëm qëllimin që kishte: lirinë dhe pavarësinë e Kosovës; ai arriti të tejkalonte dallimet politike dhe të bashkëpunonte me të gjithë, duke u bërë zëri i vendit tonë në diasporë.
Hafizi mundi ta bënte këtë, sepse i njihte dhe i dinte vuajtjet e popullit shqiptar, edhe ato aktuale, por edhe ato historike: rrahjet, burgosjet dhe vrasjet, dëbimin, si pasojë e shtypjes e përndjekjes nga regjimi Serbia. E po ashtu detyrimin në punë të rënda në mërgim për të ndihmuar familjet në vendlindje, të cilat mbijetonin, sistemin institucional të Republikës së Kosovës në okupim që të mbahej gjallë, si dhe organizimin e luftës çlirimtare.
Krahas rolit tejet të rëndësishëm në organizmin e jetës institucionale nën okupim, Hafiz Gagica nën udhëheqjen e Sali Çekajt, organizoi grupet e para ushtarake që u stërvitën në Shqipëri në fillim të viteve të ’90-ta, pjesë e të cilave, siç e dimë, ishte edhe Kryekomandanti, Komandanti Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Mërgata jonë dhe personalitetet e shquara të saj, si Hafiz Gagica, përbëjnë një shembull unik në botë, të rezistencës, të ruajtjes së ekzistencës ekonomike dhe institucioneve, si dhe të ndihmesës për organizimin e luftës çlirimtare.
Ai ishte edhe lobues në takime të rëndësishme në kohë të vështira. Ndërkaq, nuk do të harrohet asnjëherë tubimi në Bonn më 1998, për të cilin ai punoi shumë, e ku morën pjesë më shumë se 100 mijë shqiptarë, që kërkuan liri për Kosovën.
Lidhja e Hafiz Gagicës me Kosovën, sikur edhe e mërgatës me atdheun e tyre, është e pashkëputshme. Pa mërgatën, pa kontributin e saj financiar e diplomatik, por edhe pa luftëtarët nga mërgata, nuk do të mund ta kishim fituar luftën.
Kujtimi për Hafiz Gagicën, edhe si mik, nxënës e bashkëpunëtor i Jusuf Gërvallës, nuk është nderim vetëm për një person me merita të mëdha për lirinë dhe pavarësinë e Republikën e Kosovës, por për një brez të tërë intelektualësh e veprimtarësh në mërgatë, që dhanë gjithçka nga qenia e tyre.
Gjatë viteve të ’90-ta, unë nuk pasur fatin e rastin që ta takoj Hafiz Gagicën, mirëpo pas çlirimit dhe daljes sime nga burgu, e kam takuar shumë herë dhe jemi ndarë me mbresat më të mira për bashkëbisedimin tonë.
Hafiz Gagica është shembull i një veprimtari, i cili punoi shumë, u angazhua pareshtur për Kosovën dhe shqiptarinë në shekullin e kaluar, e nuk mori asgjë për vete në këtë shekull.
Nderime për jetën dhe veprën e Hafiz Gagicës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve!
Në një kohë kur partitë serioze përpiqen të ndërtojnë vizion, program e besim qytetar, duket se një pjesë e elitës së LDK-së ka zbuluar më në fund formulën revolucionare të ringjalljes politike: filtrat e Inteligjencës Artificiale.
Fundja, pse të merresh me elektoratin real kur mund ta prodhosh një elektorat virtual?
Për vite të tëra, LDK-ja pretendonte se trashëgimia rugoviane ndërtohej mbi seriozitet institucional, mbi maturinë politike dhe kulturën shtetformuese. Sot, në epokën e “hyperrealitetit” digjital, duket se kjo trashëgimi po modernizohet: tani stabiliteti institucional matet me rezolucionin e fotografisë, ndërsa mbështetja popullore me kapacitetin e softuerit për “crowd expansion”.
Shkodrani ynë Pjetër Marubi, themeluesi i studios së famshme “Marubi”, do të ndihej krenar. Ose i tmerruar.
Sepse kemi hyrë në fazën ku fotografia nuk dokumenton më tubimin politik; ajo e shpik atë. Në këtë univers të ri paralel, sallat mbushen më shpejt në server sesa në terren. Aktivistët shumëfishohen algoritmikisht. Entuziazmi renderohet me GPU. Ndërsa kriza politike kurohet me pak “shkëlqim”, pak “kontrast” dhe shumë “përmirësim/ndërhyrje me IA”.
Në këtë pikë, problemi i LDK-së nuk është më mungesa e votuesve. Problemi është se partia rrezikon të besojë vetë propagandën e vet digjitale. Dhe ky është niveli më i lartë i vetmashtrimit politik: momenti kur subjekti nuk manipulon më vetëm publikun, por fillon të manipulojë edhe vetveten.
Në fund të fundit, një parti që ndihet organikisht e lidhur me qytetarët nuk ka nevojë ta zgjerojë turmën me Inteligjencë Artificiale. Ajo mjaftohet me njerëzit realë. Vetëm partitë që kanë hyrë në krizë ekzistenciale kanë nevojë të mbushin boshllëkun politik me pikselë.
Dhe ironia është se brezi i ri e dallon këtë manipulim më shpejt sesa vetë strategët e propagandës. Të rinjtë sot mund të mos lexojnë Shekspirin a Kadarenë-in, por e njohin menjëherë erën e “fake-it”. Ata e kuptojnë instinktivisht kur fotografia është më e fryrë se vetë projekti politik.
Prandaj përdorimi obsesiv i IA-së nuk po e shpëton LDK-në nga kriza; përkundrazi, po e ekspozon atë. Sepse sa më shumë retushohet fotografia, aq më shumë bëhet e dukshme zbrazëtia që po përpiqet të fshehë.
Në planin e komunikimit politik ky veprim mund të lexohet si simptomë e një psikologjie defensive — madje edhe si formë e dorëzimit simbolik përpara betejës reale elektorale.
Kur një parti politike fillon të investojë më shumë energji në prodhimin artificial të perceptimit sesa në mobilizimin real shoqëror, ajo zakonisht de fakto dëshmon se po përballet me një krizë të thellë të vetëdijes politike. Në këtë kuptim, përdorimi i fotografive të manipuluara apo të “amplifikuara” nuk është vetëm propagandë estetike; ai mund të interpretohet si përpjekje për të kompensuar intuitën e brendshme të humbjes.
Në rastin e Lidhja Demokratike e Kosovës, problemi bëhet edhe më dramatik për shkak të peshës historike që pretendohet se kjo parti kishte në ndërtimin e pluralizmit shqiptar në Kosovë. Pikërisht për këtë arsye, çdo kalim nga realiteti politik drejt simulimit digjital perceptohet jo vetëm si krizë elektorale, por si shenjë e konsumimit historik të një modeli të tërë politik.
Ironia është se sa më shumë elita aktuale e LDK-së përpiqet të projektojë madhështi përmes inteligjencës artificiale, aq më shumë mund të krijojë përshtypjen e një partie që e ndien se energjia reale nuk i mjafton më. Në psikologjinë politike kjo quhet “kompensim simbolik”: kur subjekti politik fillon të ndërtojë versione estetike të forcës pikërisht sepse nuk ndihet më realisht i fortë.
Dhe këtu lind perceptimi i “dorëzimit”: jo dorëzim formal politik, por dorëzim psikologjik ndaj realitetit elektoral. Sepse partitë që besojnë në fitore zakonisht kërkojnë kontakt me realitetin. Kurse partitë që intuitivisht ndiejnë humbjen shpesh fillojnë të strehohen në realitete të kuruara vizualisht.
Në këtë kuadër, ajo që mund të thuhet me bukur tonacion racional në prag të 7 qershorit, kur qytetari do të thotë fjalën e tij, është se LDK-ja tashmë po bën hapin vendimtar të marshit drejt stivimit të saj në “sirtarët e historisë”.
Partitë masive, të shtrira në popull për një periudhë që për shumëçka cilësohet si historike, rrallë zhduken menjëherë. Rrjedhimisht ekziston një rrezik real që ajo të kalojë nga statusi i forcës që është cilësuar nga një pjesë e qytetarëve si formësuese e shtetit në statusin e një simboli nostalgjik të së kaluarës — një lloj muzeu politik i epokës rugoviane, pa kapacitet real për të prodhuar energji të re shoqërore.
Kjo tashmë po ndodhë në këtë krah të habitatit politik shqiptar. Historia politike nuk të falë talljen me popull – ajo din të jetë edhe mizore me subjektet që ngatërrojnë kujtesën historike me kapitalin aktual politik. Trashëgimia, qoftë ajo edhe krejtësisht pozitive, si ajo e ndërlidhur me emrin e Rugovës apo me kryevlerën tonë politike – UÇK-në, mund të ruajë respektin moral, megjithatë ajo nuk garanton më relevancën elektorale.
Në fund mbetet vetëm pyetja filozofike: a po përdor LDK-ja Inteligjencën Artificiale për të manipuluar elektoratin, apo për të mos e parë vetë realitetin?
Sepse një gjë është e sigurt: Inteligjenca Artificiale mund ta rrisë turmën në fotografi, por ende nuk ka arritur të gjenerojë autenticitet politik.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës më të re të 270 asistentëve për fëmijë dhe nxënës me nevoja të veçanta arsimore.
Teksa uroi të porsa diplomuarit, kryeministri në detyrë Kurti theksoi se mënyra se si kujdesemi për fëmijët që kanë nevojë për më shumë mbështetje, tregon shumë për shtetin, të cilin po e ndërtojmë.
“Shumë njerëz e matin suksesin me pozitën që kanë apo me pagën që marrin. Por ka edhe profesione të cilat maten ndryshe. Maten me buzëqeshjen e një fëmije. Me besimin që fiton një nxënës. Me lehtësimin që ndien një prind kur e di se fëmija i tij ose i saj nuk është vetëm. Ky është profesioni të cilin e keni zgjedhur ju”, tha ai.
Fjala e plotë e kryeministrit në detyrë Kurti:
I nderuar z. Hajrulla Çeku. ministër i Arsimit dhe Shkencës,
E nderuara znj. Arbërie Nagavci, ish- ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,
E nderuara znj. Fikrije Zymberi, drejtore e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional,
Të nderuar të diplomuar,
Të nderuar prindër dhe familjarë,
Të nderuar mësimdhënës, partnerë dhe mysafirë,
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj,
Sot është një ditë krenarie për ju, për familjet tuaja dhe për Republikën e Kosovës.
Sot po diplomon gjenerata më e re e 270 asistentëve për fëmijë dhe nxënës me nevoja të veçanta arsimore. Dhe dua ta them që në fillim: ky është vetëm një diplomim i cili i bashkëngjitet radhës së diplomimeve të këtilla që tashmë janë bërë politikë qendrore e arsimimit dhe edukimit tek ne. Por, nuk është edhe vetëm një diplomim, sepse është një ngjarje që flet për vlerat e shoqërisë sonë. Sepse mënyra se si kujdesemi për fëmijët tanë që kanë nevojë për më shumë mbështetje, tregon shumë për shtetin të cilin po e ndërtojmë.
Të dashur të diplomuar,
Ju keni zgjedhur një profesion i cili kërkon dije, por mbi të gjitha kërkon zemër, kërkon dashamirësi, kërkon dashuri.
Një profesion që kërkon durim dhe përkushtim të përditshëm. Shumë njerëz e matin suksesin me pozitën që kanë apo me pagën që marrin.
Por ka edhe profesione të cilat maten ndryshe. Maten me buzëqeshjen e një fëmije. Me besimin që fiton një nxënës. Me lehtësimin që ndien një prind kur e di se fëmija i tij ose i saj nuk është vetëm.
Ky është profesioni të cilin e keni zgjedhur ju.
Ju do të jeni pranë fëmijëve në momentet kur ata kanë më shumë nevojë për mbështetje. Do t’i ndihmoni të ndihen të barabartë në klasë me gjithë të tjerët. Do t’i ndihmoni të marrin pjesë, të komunikojnë, të zhvillohen dhe sidomos të besojnë në vetvete. Dhe ndonjëherë, pa e kuptuar as vetë, do të bëheni arsyeja pse një fëmijë nuk dorëzohet. Kjo është një përgjegjësi e madhe, por njëherazi është edhe një nder i madh.
Të nderuar prindër dhe familjarë,
Sot është edhe dita juaj. Pas çdo studenti, i cili e merr diplomën, qëndron një familje e cila e ka mbështetur, e ka inkurajuar dhe ka sakrifikuar. Ka pasur shumë net pa gjumë, lodhje sfilitëse, sfida të panumërta dhe shumë përpjekje. Prandaj dua t’ju falënderoj sinqerisht për gjithçka që keni bërë që këta të rinj e të reja të arrijnë deri në këtë ditë këtu sot.
E tani ju nuk do të shihni vetëm një diplomë në duart e tyre, por një mision të ri në jetën e tyre.
Në vitet e fundit, të nderuar pjesëmarrës, Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur që arsimimi dhe edukimi gjithëpërfshirës të jetë prioritet real dhe jo vetëm deklaratë publike. Ne kemi investuar në zgjerimin e këtij programi, kemi mbështetur qendrat, të cilat ofrojnë atë dhe kemi ndarë mjete buxhetore për punësimin e asistentëve në shkollat tona. E kemi bërë këtë, sepse besojmë fuqishëm se çdo fëmijë meriton të ndihet i pranuar, i respektuar dhe i mbështetur në shkollë. Asnjë fëmijë nuk duhet të ndihet i lënë anash. Asnjë prind nuk duhet të ndihet i vetmuar në përpjekjen për edukimin dhe arsimimin e fëmijës së tij.
Dhe, pikërisht këtu fillon rëndësia e rolit tuaj. Ju do të jeni pjesë e ndryshimit shoqëror, të cilin po e ndërtojmë dhe avancojmë bashkë.
E sot, Kosova ka mbi qindra profesionistë të certifikuar në po këtë fushë. Kjo është një arritje e madhe për vendin tonë. Por, mbi të gjitha, kjo është shpresë për mijëra fëmijë dhe familje. Është shpresë për një nënë që dëshiron ta shohë fëmijën e saj të përfshirë në klasë. Për një baba që dëshiron ta shohë fëmijën e tij që ecë përpara me dinjitet. Për një fëmijë që ka nevojë vetëm për pak më shumë mbështetje që ta shpalosë potencialin e tij apo të saj dhe, për këtë, do ta keni qeverinë e Republikës së Kosovës pranë juve, përherë me ju, sepse, të gjithë fëmijët, nuk janë vetëm anëtarë të familjeve tuaja, janë edhe qytetarë të Republikës së Kosovës nga të cilët ne presim ardhmëri të ndritshme dhe ndaj të cilëve ne kemi përgjegjësi institucionale, zyrtare, qytetare e morale.
Të nderuar asistentë,
Do të ketë ditë të vështira, do të ketë sfida emocionale. Ndonjëherë, do të ndiheni të lodhur, por dua që t’ia përkujtoni vetes përherë se pse e keni zgjedhur këtë profesion.
Kujtojeni momentin kur një fëmijë arrin të përfshihet për herë të parë në aktivitetet e klasës, kur një nxënës fiton vetëbesim apo kur një prind ju thotë: “Faleminderit, sepse fëmija im ndihet i lumtur në shkollë”. Ato momente do t’ju japin forcë që të vazhdoni edhe më fort përpara.
Dhe, në fund, të dashur të diplomuar,
Sot e merrni një diplomë, por me të e merrni edhe besimin e shoqërisë sonë. Kosova ka shumë nevojë për ju, sepse Kosova ka shumë nevojë që fëmijët e Kosovës, pa dallim, të rriten shëndetshëm dhe të zhvillohen me cilësi për të ardhmen që e ndërtojmë bashkë. Shkollat tona kanë nevojë për ju, si institucione të arsimit e lartësimit të mendjes e të trupit. Fëmijët tanë kanë nevojë për ju. Prandaj, ecni përpara me krenari dhe me profesionalizëm.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju uroj nga zemra për këtë sukses.
Urime diplomimi. Ju priftë e mbara në rrugëtimin tuaj profesional dhe njerëzor.
Faleminderit shumë për ftesën, kontributin dhe vëmendjen.
34 vjetori i zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale
Zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale të mbajtura më 24 maj 1992 përmbyllën infrastrukturën e legjitimimit demokratik të shtetit të Kosovës. Ky proces, i filluar me Deklaratën e Pavarësisë së 2 korriku 1990 dhe i vazhduar me Kuvendin e Kaçanikut të 7 shtatorit të atij viti, në përputhje me Kushtetutën e Kaçanikut, vuri në binarët e pandalshëm historik shtetin e Kosovës në përputhje me vullnetin e shprehur në Referendumin për Pavarësi të 26 shtatorit 1991.
Në këto zgjedhje, ndonësë u mbajtën në rrethanat e okupimit policor dhe ushtarak jugosllav, me ç’rast u veprua me të gjitha mjetet që ato të dështojnë, qytetarët e Kosovës, më një shumicë absolute votuan për parlamentin shumëpartiak dhe për presidentin e Kosovës. Me këtë rast, dr. Ibrahim Rugova u zgjodh presidenti i parë i shtetit të Kosovës, që atij i dha legjitimitet të plotë në planin kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në parlamentin e parë plural të Republikës së Kosovë u zgjodhën 130 Deputetë prej 22 partive dhe grupacioneve politike, 96 deputetë nga radhët e LDK-së, 11 të PPK-së dhe 2 kandidatë të pavarur nga zgjedhjet e drejtpërdrejta. Ndërkaq në ato proporcionale, 12 deputetë të PPK-së, 1 të PSDK-së, 7 të PFK-së dhe 7 të PSHDK-së. Mosha mesatare e deputetëve asht 42 vjeç e nëntë muaj. Deputeti më i vjetër është Prof. Anton Çetta 72 vjeç e 4 muaj, ndërsa më i riu Haki Ymeri 24 vjeç e 5 muaj. Struktura profesionale: 28 profesorë, 16 inxhinierë, 17 profesorë universitarë dhe 4 Ligjërues universitarë, 9 juristë të diplomuar, 9 gazetarë, 8 ekonomistë të diplomuar, 6 arsimtarë, 7 mjekë, 5 studentë, 4 teknikë, 3 avokatë, 3 absolventë fakulteti, 2 shkrimtarë, 2 historianë, 2 sociologë, 2 publicistë, 2 bujq, 1 regjisor, 1 pedagog, 1 arkeolog, 1 biznismenë, 1 punëtor, 1 nëpunës dhe 1 i papunë.
Presidenti Ibrahim Rugova në bashkërendim me partitë politike, ia vazhdoi mandatin Kuvéndit, deri në zgjedhjet e vitit 1998.
Deputet nga radhët e LDK në zgjedhjet e para parlamentare 1992-98 , nga 96 ishin edhe Ali Lajqi,Avni Spahiu,Berat Luzha, Bajrush Xhemajli,Bajram Rexhepi,Basri Musmurati ,Gani Krasniqi,Haki Shatri,Hydajet Hyseni,Mujë Rugova,Jakup Krasniqi,Ramë Buja,Selatin Novosella,Zenun Pajaziti, Bujar Bukoshi, Edita Tahiri e të tjerë.
Zgjedhjet e para parlamentare, pas konstituimit të Kuvendit, kryetar i të cilit u zgjodh akademik Idriz Ajeti, i hapën rrugën formimit të Qeverisë së Përkohshme të Republikës së Kosovës, që do të veprojë nga fundi i atij viti, me shumicën e resorëve jashtë vendit (kryesisht në Gjermani). Prej andej do të udhëhiqet shteti paralel, që veproi deri më 24 mars 1999, kur filloi fushata ajrore e NATO-s ndaj forcave policore dhe ushtarake jugosllave.
Mes kujtimeve traumatike dhe jetës së përditshme, shumë të mbijetuar të masakrave të luftës në Kosovë vazhduan të jetonin brenda shtëpive ku u vranë të afërmit e tyre.
Në dhomën e ndejës së shtëpisë së familjes Gërxhaliu, në fshatin Studime e poshtme në komunën e Vushtrrisë, fotografitë e 13 anëtarëve të familjes që u vranë nga forcat serbe më 31 maj 1999 janë vendosur me kujdes mbi divanin e vjetër.
Shtatë nga viktimat ishin fëmijë.
“Këtu kemi jetu me Lisën”- tha Gërxhaliu, duke iu referuar vajzës së tij Elisa me nofkën e saj- ulur në dhomën ku kishte ndodhur masakra.
Nexhmedin Gërxhaliu u kthye në shtëpi nga Gjermania në mesin e qershorit 1999, disa ditë pasi trupat e NATO-s hynë në Kosovë pas një fushate bombardimi ajror prej 78 ditësh.
Një vend që mbante kujtime të panumërta të fëmijërisë ishte shndërruar në vend masakre.
Gërxhaliu, tash 64 vjeç, dhe vajza e tij Elisa, 20 vjeçe, vazhduan të jetonin në shtëpinë ku 13 anëtarë të familjes së tyre ishin masakruar, deri në vitin 2018.
Që atëherë, shtëpia ka mbetur bosh dhe pritet të shndërrohet në muze. Ajo është një nga disa lokacione në Kosovë të lidhura me masakrat e luftës që institucionet po përpiqen t’i ruajnë si memoriale.
Megjithatë, Ministria e Kulturës tha se procesi nuk është pa sfida. Në disa raste, të mbijetuarit e masakrave ose familjarët e viktimave vazhdojnë të jetojnë në këto vende, shpesh sepse nuk kanë zgjidhje tjetër.
Për shumë të mbijetuar në gjithë Kosovën, vendet e krimeve të luftës nuk janë memoriale të largëta, por hapësira të jetës së përditshme.
Në fundin e atij Maji, Gërxhaliu humbi gruan e tij të parë, djalin, vëllanë, kunatën, nënën, gjashtë mbesa e nipër dhe kushëririn. Një nip tjetër ishte vrarë disa ditë më herët në qytet.
Vëllai i tij Selatini, së bashku me djalin Shabanin dhe kushëririn Xhemajlin, u ekzekutuan jashtë, ndërsa të tjerët u vranë brenda shtëpisë.
“Tragjedia ishte e randë, jo vendimi mu kthy me jetu në këtë shtëpi” shpjegon ai, duke shtuar se “jeta më pas ishte katastrofike — me padrejtësi, pa përgjigje.”
Sfidat e kthimit të shtëpive në memoriale
Shtëpia në fshatin Studime, Vushtrri, ku familja Gërxhaliu u vra nga forcat serbe më 31 maj 1999. Foto: BIRN
Pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar brenda shtëpisë së Gërxhaliut që nga ajo ditë e majit të 1999.
Vrimat e plumbave ende shihen në mure. Mobiliet kanë mbetur saktësisht aty ku ishin.
“Edhe divanet janë të njëjtat”- tha Gërxhaliu. “I kemi mbulu se janë plot me vrima plumbash.”
Ai tani jeton afër, por kthehet rregullisht për ta mirëmbajtur pronën. Të jetuarit aty, tha ai, nuk ishte kurrë frikësues.
“Sa jetuam këtu, disi u pajtuam”. Tash që vij më rrallë dhe jetoj më larg, është ma e rëndë.”
Edhe për Elisën, shtëpia nuk është ndjerë kurrë si e përhumbur. “Për mu dhe babin, nuk ishte kurrë e frikshme apo traumatizuese të jetonim këtu”- tha ajo.
Megjithatë, duke kujtuar rritjen mes mungesës dhe duke qëndruar përballë fotografive të gjysmëvëllait dhe të afërmve që nuk i kishte njohur kurrë, zëri iu drodh teksa kujtonte si ishte rritur duke parë babanë dhe hallat e saj të qanin për të afërmit që kishin humbur.
“Tash une jam gjaku i vetëm në këtë shtëpi”- tha Elisa, duke shtuar se “kam menduar 100 mijë herë si do të kishte qenë jeta po të ishin gjallë.”
Shtëpia në fshatin Studime, Vushtrri, ku familja Gërxhaliu u vra nga forcat serbe më 31 maj 1999. Foto: BIRN
Sipas Ministrisë së Kulturës së Kosovës, projektet e konservimit kryhen nga ekspertë të trashëgimisë “me qëllim të ruajtjes së autenticitetit historik dhe kujtesës kolektive.”
Ministria tha se Agjencia për Mbrojtjen e Monumenteve ka konservuar ose trajtuar disa shtëpi të lidhura me krime lufte, përfshirë shtëpi të lidhura me masakrat në fshatrat Likoshan, Poklek dhe Reçak.
Në fshatin Poklek, 53 civilë u vranë në shtëpinë e Fadil Muqollit më 17.04.1999. 51 nga viktimat u ekzekutuan brenda shtëpisë, ku trupat e tyre u dogjën disa herë. Mes viktimave kishte gra shtatzëna dhe 23 fëmijë, nga gjashtë muajsh deri në 14 vjeç, ndërsa viktima më e moshuar ishte 75 vjeç.
Shtëpia në Poklek është shndërruar në muze memorial. Ajo përmban fotografi, rroba, libra, fletore shkollore dhe sende personale të viktimave.
Zyrtarët theksojnë se procesi është shumë më i ndërlikuar për shkak se disa shtëpi ende janë të banuara nga të mbijetuar ose familjarë të viktimave.
“Një nga sfidat kryesore të ruajtjes dhe memorializimit të këtyre shtëpive mbetet fakti se disa prej tyre ende përdoren si banesa”- theksoi ministria, duke shtuar se “në raste të caktuara kemi hasur mospajtime nga anëtarët e familjes lidhur me mënyrën se si duhet të trajtohen objektet.”
“Jetojmë në hijen e krimeve”
Pranvera Sharani mban një fotografi të saj dhe të bashkëshortit të saj, Tahir Sharani, i cili u vra nga forcat serbe në oborrin e shtëpisë së tyre më 10 maj 1999. Foto: BIRN
Ndryshe nga familja Gërxhaliu, shtëpia e së cilës po shkon drejt shndërrimit në muze, shumë familje ende vazhdojnë të jetojnë në prona ku dikur ndodhën vrasje. Përtej të qenit shtëpi, këto vende janë dëshmi të krimeve të luftës.
Në Gjakovë, Pranvera Sharani dhe katër fëmijët e saj kaluan vite duke fjetur në të njëjtën shtëpi, oborri i së cilës ishte vendi i ekzekutimit të 11 anëtarëve të familjes dhe fqinjëve të tyre në maj 1999.
“Kam mendu mu largu qysh ditën e parë”- tha ajo, duke parë drejt oborrit. “A pe sheh këtë oborr? Të gjithë i rreshtuan këtu. Nganjëherë kur mërzitem, them: ‘Po ecim mbi gjakun e tyre.’ Ende nuk e di si fle këtu. Jetojmë në hijen e krimeve”- tha ajo, teksa kujtonte si i kishte parë familjarët e saj dhe burra të tjerë të lagjes të rreshtuar nga forcat serbe.
“I pashë të rreshtuar”- kujtoi ajo. “Policia më patën tërheq zvarrë, duke më pyet ku ishin paratë. Kur dola përsëri, i pashë pranë murit. Derisa po largohesha, i dëgjova krismat e armëve.”
Tri ditë më vonë, ajo u kthye në zonë me disa fqinjë.
“E kemi pa një kamion të mbeturinave komunale që bartte trupat. Një kojshike madje i njohu rrobat e burrit të saj.”
Më 10.05.1999, gjashtë anëtarë të familjes Sharani u vranë, përfshirë burrin e saj Tahirin, 43 vjeç atëkohë, kunetërit Skyfterin, Mentorin dhe Isufin, si dhe dy nipër. Pesë burra nga familjet fqinje gjithashtu u mblodhën dhe u ekzekutuan në oborrin e tyre.
Duke treguar një fotografi të saj me burrin Tahirin, Sharani ndaloi për një çast. “Burri im… jeta jem”- tha ajo.
Kunata e Pranverës, Luljeta, jeton ngjitur, duke ndarë të njëjtin oborr. Luljeta humbi burrin e saj Skyfterin, 48 vjeç atëkohë, dhe dy djemtë e tyre, Valonin 22-vjeçar dhe Visarin 20-vjeçar.
“Kur ushtria hyri, u thashë djemve të fshiheshin”- kujtoi Luljeta në një intervistë për dokumentarin e BIRN-it mbi personat e zhdukur, transmetuar më 16.05.2026.
“Valoni më tha: ‘Ku të fshihemi moj mam? E gjithë lagjja është e rrethuar.’ Kur na nxorën jashtë me forcë, ndaluan 11 burra, ndërsa grave dhe fëmijëve iu urdhërua të largoheshin”- tha ajo.
Anëtarët e familjes Sharani të vrarë nga forcat serbe më 10 maj 1999. Foto: BIRN
Luljeta thotë se familja kaloi vite pa e ditur ku ishin dërguar trupat, duke protestuar vazhdimisht derisa u gjetën në varrezën masive të Batajnicës në Serbi, së bashku me më shumë se 700 trupa të burrave, grave dhe fëmijëve shqiptarë të Kosovës, të transportuar nga vende të ndryshme të Kosovës.
“Më 23 dhjetor 2003 filluan kthimin e trupave në arkivole”- tha ajo.
“Trupi i kunatit tim Tahiri u kthye me grupin e parë. Katër muaj më vonë, më 18 prill 2004, kthyen grupin e dytë, ku ishin Skyfteri, Mentori dhe Isufi.” Rreth tre vjet më vonë, më 15 janar 2007, “që ishte edhe ditëlindja e Visarit, m’i kthyen djemtë.”
Pranvera ishte kthyer me katër fëmijët e saj, të moshës nga 7 deri në 14 vjeç, dhe më vonë bëri disa renovime në shtëpi pasi ajo ishte djegur. Në vitin 2002, ajo u zhvendos me fëmijët në Prishtinë, ku punoi si mësuese historie në një shkollë fillore.
“Shkolla dhe nxënësit ishin shpëtimi im”- tha ajo.
Dy vjet më parë, pasi doli në pension, ajo u kthye sërish në Gjakovë, në të njëjtën shtëpi.
“Është e dhimbshme të jetosh në një vend ku dikur kishe një jetë të mirë, e pastaj për pesë minuta gjithçka ndryshoi.”
Sot, ajo pendohet që e rinovoi shtëpinë:
“Mendoj se nuk duhej ta kishim rinovuar kurrë. Duhej të kishte mbetur ashtu siç ishte, si dëshmi e luftës.”
Trauma mbetet brenda mureve
Nga instalacioni “Mendoj për ty” i artistes Alketa Xhafa-Mripa, kushtuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, 2015
Për shumë të mbijetuar, dhuna e lidhur me shtëpitë e tyre shkoi përtej vrasjeve të të dashurve, megjithatë shumë prej tyre nuk morën kurrë mbështetjen e nevojshme për shëndetin mendor.
Pranvera Sharani tha se si të mbijetuar të krimeve të luftës “nuk kemi pasur as psikologë, pavarësisht gjithë traumës. Shëndeti mendor nuk diskutohej shumë në atë kohë. Trauma u transmetua edhe te fëmijët, sepse panë skena dhe abuzime të tmerrshme.”
Ajo kujton se kishte marrë djalin e saj të madh (17 vjeç atë kohë) me vete kur i’u kërkua të identifikonte mbetjet e burrit në një morg në Rahovec.
“Kam bo gabim. I ka ndiku shumë”- tha ajo.
Ndërkohë, vajza e saj ende e ka të vështirë të qëndrojë në shtëpi.
“Sa herë që vjen, më thotë: ‘Mam, nuk mundem me nejt këtu. Nuk mund të jetosh në këtë shtëpi.’ Dhe edhe për ne të tjerët, nuk është se qëndrojmë këtu me qelf, po të kishim ku të shkonim tjetër.”
“Edhe sot, kur shoh vetura policie, më kap një lloj ankthi.”
Përveç vrasjeve, dhuna seksuale dhe përdhunimet u kryen gjithashtu brenda shtëpive në gjithë Kosovën, dhe shumë gra u detyruan të vazhdonin të jetonin brenda atyre mureve.
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarëve të Torturës (QKRMT) tha se shumë të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës ende jetojnë në shtëpitë ku ndodhi abuzimi seksual, shpesh sepse vështirësitë ekonomike nuk u lënë alternativë tjetër.
“Në këto situata, shtëpia shpesh mbetet njëkohësisht vend i jetës së përditshme dhe një kujtesë e vazhdueshme e traumës. Kjo mund të shkaktojë emocione të dhimbshme, ankth dhe ndjenja pasigurie”- shpjegoi organizata, duke shtuar se me mbështetje profesionale, të mbijetuarit mund të rindërtojnë gradualisht ndjenjën e sigurisë brenda të njëjtës hapësirë.
“Kur është klinikisht e përshtatshme dhe pas stabilizimit të mjaftueshëm, qasjet e bazuara në ekspozim mund t’i ndihmojnë të mbijetuarit ta shohin shtëpinë ndryshe. Qëllimi është të ndahet e kaluara traumatike nga realiteti i tanishëm dhe gradualisht të shndërrohet shtëpia nga simbol rreziku në një hapësirë rikuperimi dhe jete”- tha QKRMT.
Shtëpia në fshatin Studime, Vushtrri, ku familja Gërxhaliu u vra nga forcat serbe më 31 maj 1999. Foto: BIRN
Për Gërxhaliun, megjithatë, kufiri mes kujtesës dhe jetës së përditshme nuk është zhdukur kurrë.
Duke mbajtur në dorë një libër që dokumenton vrasjet, ai pa sërish fotografitë e vendosura mbi shtretër.
“Pjesa më e vështirë”- tha ai, “është kur vij këtu dhe i shikoj këto fotografi.”
“Kur i hap ato dyer atje poshtë”- shtoi ai, “më duket sikur ende i shoh fëmijët ashtu si i pata lënë.”
Shënim: Ky artikull është prodhuar në kuadër të Akademisë për Raportim në Fushën e Ballafaqimit me të Kaluarën (DëP) dhe Gazetarisë së Ndjeshme ndaj Konfliktit, e zbatuar nga Pro Peace – Programi në Kosovë në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK). Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë artikull janë vetëm të gazetarit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Pro Peace apo AGK-së./Kallxo.com
Komentet