
‘Foltorja’/ Qindra demokratë presin Berishën në Librazhd, ja kush e shoqëron ish-kryeministrin
Një pritje entuziaste i kanë rezervuar qindra demokratë librazhdiotë ish-kryeministrit Sali Berisha në foltoren e tij të radhës, për një PD më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar.
Nga pamjet e transmetuara në SYRI TV dallohet se si qytetarët e duartrokasin ish-kryeministrin Berisha duke shprehur hapur mbështetjen ndaj tij.
Në këtë takim, ish-kryeministrin e kanë shoqëruar një sërë figurash politike të PD, si ish-presidenti Bujar Nishani, deputeti Luçiano Boçi, deputeti Edmond Spaho, ish-deputetja Arbiola Halimi, si dhe ish-deputeti Rrahim Çota, Nënkryetari i degës Ndriçim Lila si dhe anëtar të kryesisë së degës.

‘I tha Ramës më hap derën se më shajnë njerëzit’/ Berisha-Bashës: Mjeran, jep dorëheqjen
Nga Librazhdi, ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi Lulzim Bashës të japë dorëheqjen nga kryetar i PD.
Berisha tha se Basha i ka kërkuar Ramës t’i hapë derën pas PD-së ku futet në Parlament, se e shajnë njerëzit kur futet nga dera kryesore.
“Kryetari i PD u dëshmua një peng i turpshëm në krye të opozitës shqiptare. Ai sot jeton në katër mure, i lutet dhe përshpirtet pengmarrësit të tij, më hap i kishte thënë këto ditë këtë ditë, se po më shajnë njerëzit kur futem nga dera kryesore. Ik, mjeran, jep dorëheqjen, ne jemi parti e dinjitetit njerëzor, part e idealeve më të larta njerëzore, s’ke punë me ti, ik dhe ik sa më shpejt. 8 vite 4 humbje, secila më e hidhur, më e dhimbshme se tjetra. Ju derdhët lumenj gjaku, sakrifikuat çdo gjë për fitoren e PD, kurse ai kishte një agjendë tjetër, jo se si të fitoni ju dhe PD, por si të bëhej ai që nuk mund të ishte kurrë, si të bëhej lider duke u sjellë nëpër Shqipëri, i pashoqëruar nga asnjë prej jush, sepse mendonte se në këtë mënyrë do të barazohej”, tha Berisha.

Dosja ‘Muzin’ dhe ‘Toyota Yaris’, Berisha: Basha do shkojë në SHBA si Saimir Tahiri
Sali Berisha komentoi nga Librazhdi deklaratën e Lulzim Bashës se do të shkojë së shpejti në SHBA.
Berisha tha se Basha do të shkojë atje me dy dosje të nxehta, atë ‘Muzin’ dhe ‘Toyota Yaris’.
Ndaj, tha Berisha, Basha nuk shkoi në SHBA tre vite më parë se mund të arrestohej për skandalin e lobimit me Muzin.
“Sot tha se do të shkojë në SHBA. Ti shkon aty jo me 1, por me 2 dosje po kaq të rënda, me dosjen ‘Muzin’ dhe ‘Toyota Yaris’. Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën, ua them unë. Tre vite më parë do nisej në SHBA, por nuk shkoi, do arrestohej thanë. Dosja ‘Muzin’ është e nxehtë për peng Bashën. Edhe Tahiri shkoi me dosjen Habilaj por ja tek është nga gjykata në gjykatë“, deklaroi ish-kryeministri.

Berisha: Kuvendi në 11 dhjetor, numri i firmave po shkon 5 mijë
Lideri historik i PD, Sali Berisha iu përgjigj nga ‘Foltorja’ e Librazhdit akuzave të Lulzim Bashës edhe për vlefshmërinë e firmave të delegatëve.
Berisha njoftoi se numri i atyre që kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit po shkon 5 mijë.
“Firmat jo vetëm janë 4200, por po shkojë 5 mijë. Pse nuk i publikojmë? Ka tre pengesa ligjore. Të dhënat personale, Gjykata Kushtetuese, konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut. Një gjë të tillë nuk e bëjnë ata që i besojnë shtetit ligjor. Një gjë të tillë e bëjnë vetëm zuzarët, që s’kanë ligj e moral. Ne në pushtet kemi ngritur një komisioner për mbrojtjen e të dhënave personale. Ne nuk përsërisim Edi Ramën, nuk prodhojmë patronazhistët e Edi Ramës“, tha ish-kryeministri.
Berisha i bëri sërish thirrje Bashës që të shkojë dhe t’i verifikojë firmat 5 metra larg zyrës së tij, te kryetari i Këshillit Kombëtar të Edi Paloka.

Demokrati: Erdha nga Belgjika për ‘Foltoren’, nuk iki pa ardhur PD në pushtet
Të shumtë janë demokratët në foltoren e Librazhdit e të cilët duan të shprehin mllefin e tyre kundër uzurpimit të PD nga Lulzim Basha dhe të tijët.
Sekretari Organizativ i PD Librazhd, Arben Kurti, ka theksuar se ka ardhur nga Belgjika për foltoren dhe se në 11 dhjetor do jetë në Kuvendin Kombëtar për të firmosur ndryshimin dhe fitoren e PD.
Kurti: Jam Arben Kurti, Sekretari Organizativ i PD Librazhd, mirëseerdhe në Librazhd zoti Berisha!
Kam ardhur nga Belgjika për ‘foltoren’ dhe do rri këtu deri sa PD të vijë në pushtet. Në këtë sallë me njerëz të mirë, të mrekullueshëm, me familjarë të zotë, njerëz me vlera, janë këta në këtë sallë që i japin vlerë PD. Asnjëherë PD nuk i ka vlerësuar njerëzit. Nuk i ka marë në konsideratë njerëzit, vetë propozo, vetë voto, poshtërsi.
Sot jemi te foltorja për të mbështetur 100 % jo vetëm unë me familjen time por të gjithë demorkatët. Ne jemi më të mirët, më sinqertët më të zotët prandaj ne do fitojmë zoti Berisha. Kam ardhur dhe kam firmosur vetë me dorën time, askush nuk më ka detyruar. Sot jam këtu dhe në 11 dhjetor do jem në Kuvend për të firmosur ndryshimin dhe fitoren e PD. Do ju ndjek hap pas hapi. Basha le ta fillojë me përjashtimet nga unë i pari në Librazhd si pozicion por jo nga PD pasi nuk më solli ai në PD. Zoti Basha nuk e ka sjellë nga Holanda partinë por unë nuk e ndjek më atë.

Berisha: Basha më lutej që të mos i përmendja emrin Suel Çelës, merrni tabulatet
Sali Berisha akuzoi nga Librazhdi Lulzim Bashën se i ka kërkuar të mos e denoncojë emrin e Suel Çelës.
Duke iu përgjigjur kryetarit aktual të PD i cili tha se Suel Çela ka mbledhur firmat e Foltores, Berisha tha se Basha e ka mbrojtur emrin e të inkriminuarit.
“Peng Basha foli së fundi bëri fjalë edhe për lidhje me krimin të miat dhe Foltores. Tani do t’u them ju këtu, cilido të vijë këtu tek unë dhe të shkruajë emrin në librarinë digjitale timen. Suel Çela dhe do të dalin këtu 26 statuse në Facebook-un tim, e kam denoncuar më shumë se të gjitha mediat. Merrni Facebook-un e Lulzim Bashës po ia ka përmendur emrin njëherë. Merrni tabulatet telefonike të Sali Berishës me Lulzim Bashës kur thoshte aman mos ia përmend emrin, por natyrisht unë nuk ndikohesha prej tij”, u shpreh Berisha.
Lideri historik i PD iu përgjigj akuzave të Bashës edhe për vlefshmërinë e firmave.
Berisha njoftoi se numri i atyre që kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit po shkon 5 mijë.
“Firmat jo vetëm janë 4200, por po shkojë 5 mijë. Pse nuk i publikojmë? Ka tre pengesa ligjore. Të dhënat personale, Gjykata Kushtetuese, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut. Një gjë të tillë nuk e bëjnë ata që i besojnë shtetit ligjor. Një gjë të tillë e bëjnë vetëm zuzarët, që s’kanë ligj e moral. Ne në pushtet kemi ngritur një komisioner për mbrojtjen e të dhënave personale. Ne nuk përsërisim Edi Ramën, nuk prodhojmë patronazhistët e Edi Ramës”, tha ish-kryeministri.

Berisha paralajmëron protesta: Sheshet s’do të na zënë më, revolucioni nuk do të ndalet
sh-kryeministri Sali Berisha paralajmëron protesta për largimin e Edi Ramës nga pushteti.
‘Foltoret’, tha Berisha, krijuan frymë dhe entuziazëm, duke bashkuar demokratët, ndërsa shtoi se sheshet nuk do t’i zënë më qytetarët të cilët do të ngrihen në revolta kundër keqqeverisjes.
“Sot jemi në sallë, por sa do të jemi nesër në shesh? Sheshet nuk do të na zënë më. Revolucioni ynë nuk ka të ndalur. Ne do të fitojmë”, u shpreh Berisha.
Lideri historik i PD paralajmëroi ndryshime edhe PD, duke rikthyer votën te demokratët të cilët do të zgjedhin kandidatët për deputetë, kryetar bashkie dhe këshilltarët e pushtetit lokal.
Komentet