VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

leximi i hartës! – meditacion nga bajram sefaj

By | May 27, 2020

Komentet

1958 – Sigurimi as nuk e dinte ku jetonte Martin Camaj – Nga Kastriot Dervishi

Martin Camaj u arrestua më 5.5.1948. Akuzohej si bashkëpunëtor i Gjon Lulash Destanishtës. Pesë ditë më vonë, iu zhvillua një proces hetimor dhe iu kërkua të bashkëpunonte për të shtënë në dorë Gjon Destanishtën dhe nipin e tij. Në hetuesinë e zhvilluar (2 faqe e gjysmë) nuk ka asnjë informacion rëndues dhe as është përdorur ndonjë element ndaj dikujt tjetër, por janë përmendur persona që ishin ekzekutuar më 4.3.1946, si Atë Daniel Dajani, At Giovani Fausti, si dhe një emër i padëgjuar si At Roza (nuk dihet në është emër i vërtetë). Në gjuhën e shërbimeve sekrete, nuk njihen raste të raportimit apo “spiunimit” të të vdekurve.

Me t’u liruar, Camaj njoftoi dy personat të cilët ishte ngarkuar t’i “spiunonte” dha informatat të rreme e çorientuese, u tall sa deshi dhe u arratis nga Shqipëria më 9.8.1948 bashkë dy personat që duhej të raportonte. Në vitet 1948-1959, Sigurimi nuk ka asnjë informacion rreth tij, madje as e dinte ku ishte. Mungesa e të dhënave, shihet edhe te raportin biografik i datës 15.11.1958, në të cilin ndër të tjerash shkruhej:

“Për të gjithë aktivitetin armiqësor që kishte treguar i lartpërmenduri dhe lidhjet që ka pas me të arratisur, qe arrestuar nga ish seksioni i rrethit të Shkodrës, ku qe proceduar dhe pranuar për fajet që kishte bërë dhe pranoi të bashkëpunojë me organet e sigurimit për të na fut në dorë të arratisurin Gjon Destanishta dhe për këtë qe rekrutuar agjent në bazë materiali komprometues të tij. Mirëpo, pas sa kohëve, bie në lidhje me kriminelin e përmendur, por gjithmonë na jepte informata të rreme, d.m.th. na dezorientonte, të cilën gjë e vazhdon deri në tradhtinë e Titos. Me tradhtinë e Titos, Martin Kolë Cama, së bashku me Gjon Destanishtën e Lazër Palin, ilegalizohet në Jugosllavi ku edhe sot gjendet atje (në fakt ishte në Itali nga viti 1956)”.  Veprimtaria e Martin Camajt në vitet 1948-1959 ishte thellësisht e panjohur. Madje Sigurimi nuk dinte as ku jetonte ai.

IDENTIFIKIMI TRAUMATIK I KOHËS NË NOVELËN “KATUNDI ME GJUHË TË FSHEHTË” TË MARTIN CAMAJT – Nga AGRON TUFA

Premisë
Koha dhe gjuha janë dy nga polet më të fuqishme që mpiksin universin letrar të Martin Camajt. Edhe kryetema e Camajt, në krejt krijimtarinë e tij, është fati i frymorit në vorbullën e kohës, fati i qenies efemere përballë kohës, apo më saktë, habia se çfarë është në gjendje të bëjë koha me njeriun. Një kredo që do t’i shkonte më përshtat një filozofi se sa një shkrimtari, por që Camaj e shpërnguli këtë diskurs në veprën letrare nëpërmjet imazhit të njeriut të vetmuar, ishullor, edhe në metropolet e zhurmshme të qyteteve të Europës. Nga kjo pikëpamje, teza e hedhur ku përvjedhtazi në shtyp e ku me gjysmëzëri “nën banakun” e rretheve shkencore e letrare se krijimtaria e Camajt “është disi jashtë mode, rurale”, shpreh ose moskuptim t’pashpresë, ose ligësi të përllogaritur.
Në novelën e Camajt “Katundi me gjuhë të fshehtë”, ndryshe nga poezitë dhe prozat e tjera të tij, ndeshemi me përjetimin e kohës si kategori psikotraumatike. “E fshehta/fshehtësia” si dominante në këtë novelë lejon shfaqjen e parabolës së një udhëtimi dhe bujtjeje në viset e vdekjes dhe kthimin prej andej me një vetëdije të traumatizuar dhe të shprishur mbi rrjedhën racionale të kohës, të njohur në filozofinë dhe shkencat europiane si “shigjeta e kohës”. “Fshehtësia” në novelën e Camajt aq sa lejon të shfaqet, po aq mbështjell me mjegull shenjat e përvijimit dhe zbardhjes së saj. Në këtë “fshehtësi” lejohet përgjysmë të shfaqet ideja ciklike (karakteristike për mitin) e kohës – nga shtatori në shtator- kohë që përkon me kthimin e vazhdueshëm të personazhit në të njëjtin plazh bregdetar. Nga ana tjetër, kemi fshehjen e saktësimit kalendarik të kohës (vitit), çka do t’i jepte kohës karakter linear. Në dikotomitë “e fshehtë/ e dukshme” – e fshehtë mbetet hapësira, toposi i papërcaktuar i ngjarjes (një plazh diku buzë detit Jon), katundi i papërcaktuar mbas majëmalit, për të cilin dinë shumë gjëra përveç emrit të tij, disi krejt në frymën e prozave të Franc Kafkës. Mandej kemi emrat e e papërcaktuar të personazheve dhe identitetet e tyre (i huaji, vendasi).- Të dukshëm na jepen kuvendimet fantazmagorike të heroit me shembëlltyrën e rigjetur, Florën, një ish e dashur e tij e para njëzet vjetësh, të cilën e ndesh sapo shkel në katundin misterioz. Të dukshme janë dy kategori-simbole në novelë: Gjuha (e fshehtë) dhe Koha (e fetishizuar, pas përvojës së bujtjes te vdekja).
Ne do të përpiqemi të analizojmë përjetimin e traumatizuar të kohës në novelë, në rrekje për të kërkuar “gjuhën e fshehtë”, duke e parë përjetimin e kohës në këndvështrimin psiko-mitologjik, përvijimin e simboleve mitike në përvojën e traumës. Duke iu referuar K. L-Strosit se “miti është një makinë për shkatërrimin e kohës”, analiza jonë do të përqendrohet në kërkimin alegorik të rrënjëve të identitetit të kallura në kategoritë e gjuhës dhe kohës, si dhe përpjekjen e tendosur të qenies së njeriut vetmitar për t’i rezistuar karakterit dezintegrues të ndarjes nga gjuha e tij.
“ATJE… MAS… FLASIN SI JU”
Novela nis me shprehjen:
“Ata atje nalt flasin si ju” dhe kur heroi i narracionit gjendet mes atij vendi iluzor, ku pritet të “flasin si ai”, flet me shembëlltyrën e dashurisë së tij të rinisë:
“Kaq me randësi qenka për ty kjo rrethanë, me u marrë vesh në gjuhën e djepit?”
“Ashtë pak me thanë e djepit: e tamblit të gjiut! Çdo fjalë e saj përçohet si nëpër tejza të një athtie magjepsëse në veshë dhe më zgjon në qenien time ndija kuptimi të vetvetes e të botës mbarë. Nuk më zen besë?”
Fraza e parë e novelës me të cilën vendasi i huaj i drejtohet heroit – “Atje nalt flasin si ju” – na fut menjëherë në një fushë të polarizuar kuptimore. Më së paku kjo fjali e parë e ndërgjegjëson lexuesin se protagonisti qendror i rrëfimit a) është i huaj, b) ndodhet i prerë nga mjedisi i gjuhës amtare dhe c) (më vonë, pasi njihemi me veprimtarinë e tij si mbledhës i relikteve shpirtërore të emigruesve) – ai e gjurmon gjuhën e tij si një relikt të rrallë etnografik. Personazhet e rrëfimit njihen turbull. Përveç të huajit, është vendasi i parë me të cilin i huaji takohet çdo shtator në atë gji bregdeti jonik ku e ka bërë traditë të kalojë pushimet.
“Mbas Maje”…
Që në faqet e para të tekstit protagonistin e rrëfimit, përkundër vrojtimit të hollë dhe një aftësie analitike, e shoqëron pasiguria e kujtesës e deri diku, njëfarë déjà vu-je e papërcaktuar. Nuk ka emër, por jepet në tekst na jepet “i huaji”. I huaj në lidhje me kë? Për dy vendasit ai ka vetëm përshtypjen se dikund janë takuar, por kjo është vetëmse hamendje e pasigurt. I huaji është më i pasigurt se dy vendasit, të cilët duket se e mbajnë mend më mirë atë, meqenëse çdo shtator i kujtojnë atij se “Mbas asaj maje flasin si ju”. Më vonë, nga fundi i rrëfimit sqarohet edhe më fort rrethana, ku del se dy vendasit, i pari prej të cilëve tani identifikohet me emrin e vet (Sandri), e njohin mirë të huajin, sepse njëri sosh thotë:
“Ky asht një gjurmues – ndërhyni Sandri – dhe pati ardhë për të mbledhë landë mbi emigrimin e banorëve nga vendet pasive, ndër male, në shmang. Ky thoshte se donte me u përnjisue me ata që lanë vendlindjen e mandej kthejnë përsëri. Im kushri e unë e kemi përcjellë gjithkund ndër ato katunde gjysmë të lëshueme, thellë ndër male”. Pra, del se i pasigurtë në kujtesën e vet është vetëm i huaji.
Përveç pasigurisë së identiteteve të personazheve, e pasigurtë dhe e tretur ndër aluzione është biseda që ata bëjnë, e pasigurtë është vendndodhja e fshatit të fshehur pas majës së malit, pasi prej bregdetit shihet në majë vetëmse antena e televizorit; e pasigurtë është hamendja mbi gjuhën e supozuar që flet ai katund. I pasigurt është vetë i huaji, i cili dyshon se dy vendasit që qëndrojnë në tavolina të ndryshme, kanë ardhë aty kinse për ta ndeshë rastësisht. Duket se uji i detit dhe koha e plazhit e thellojnë këtë pasiguri, ngase personazhi qendror, i huaji, nuk është në gjendje të ndërmendë asgjë të sigurtë. Ndërdyshjen e thekson edhe motivimi i tij, fakti i përsëritur për të ardhur çdo shtator në këtë gji deti jugor. Ai i thotë vendasit të dytë (i cili përton me marrë udhën për tek katundi ku mendohet se flitet gjuha e tij, ngase thotë se ka ardhë në det dhe s’i duket “aspak e arsyeshme për me marrë malet”). Por i huaji i thotë:
“Për t’u la në det paske ardhë këtu? Në shtator, kur uji e moti ftohen! Me të thanë të vërtetën, unë s’di pse vij në këtë kohë këndej; kush e di, në fund të zemrës rrekem gjithnjë me mendimin që ta bjerë puna me u ngjitë te katundi ku u flitka një gjuhë që unë e kuptuakam”.
Edhe motivi pse i huaji vjen çdo shtator në këto ujëra, kur moti nuk është i përshtatshëm për plazh, mbetet i paqartë, i fshehtë. Duket se stihia e ujit të ftohtë dhe motit të turbullt nuk sqarojnë, por thellojnë ndërdyshjen, pasigurinë e kujtesës. Vetmia e të huajit që vjen fillikat buzë detit çdo shtator me kujtesë të bjerrur, të sjell ndërmend ujin mitik të Letës, që shplan kujtesën.
Megjithatë, megjithë këto pasiguri, ekziston një këmbëngulje e madhe për t’iu ngjitur Majës pas së cilës ndodhet katundi me gjuhë të fshehtë dhe është vendasi i pari që merr vendimin për t’iu ngjitur majës, megjithë përtacinë dhe kinse përtesën e vendasit të dytë. Vendasi i parë i mëshon këmbënguljes së vet me lutjen:
“Hajt, mos ma prishni! Ky – tha tue shënue kah i huaji – kush e di a ka për të pasë një rast të tillë në jetë të ndërrojë katër o pesë fjali me ata që flasin si ai”.
Novela do të kishte patur një efekt artistik më të fuqishëm, nëse enigma e bujtjes së të huajit, në katundin me gjuhë si e tij, të mos ishte sqaruar në fund të tekstit prej gjellëbamësit.
Misteri që mëtohet të mbërrihet në novelë është ekzistenca e një katundi që fliska si protagonisti i rrëfimit, i yshtur, përkrahur dhe i ndihmuar prej dy vendasve. I gjithë udhëtimi dhe, në përgjithësi veprimi, i ngjan një situate ëndrre apo gjendjeje somnambul. Duket se i vetmi motiv i dy vendasve për ta shpënë të huajin në katundin misterioz, jepet kur njëri prej tyre thotë:
“Se ai, – e tregoi me gisht shokun – edhe unë mjaft dëshiroj me të ndëgjue si ti flet me ata, atje!”, por, paradoksalisht, prej po këtij motivi vendasi heq dorë kur makina mbërrin në majën nga ku duket fshati:
“Pse nuk po vini me mue?”
“S’jam kurreshtar me ditë si flitni. Mandej jam i bindun se sikur të vij me ju, ju pengoj në kuvendim…”.
ISH-E DASHURA ËSHTË GJUHA
Vizitori i huaj ka hyrë tashmë në katund, pamja e të cilit përshkruhet nën zhegun e mesditës pa frymë njeriu dhe me dritare të mbylluna. Protagonisti është gati në të kthyer, “sikur të mos ishte dukë në një ballkon guri gruaja e veshur në zi, me një shall ngjyrë të blerë të mbyllët krahëve. Kjo çoi dorën e përshendeti, tue buzëqeshë, burrin të cilit iu kujtue fytyra dhe kryekreje gazi në buzët e saj”.
Protagonisti ka takuar papritmas ish të dashurën e vet të viteve studentore, Florën, tashmë një grua e vetmuar, me gjasë, vejushë. Pjesa me madhe e rrëfimit të novelës përshkruan bujtjen e të huajit, deri në mbrëmje, në shtëpinë e ish të dashurës së djalërisë, e cila është larguar një ditë papritmas, pa i dhënë lamtumirë. Pjesa e dytë e novelës i përngjet një epilogu, ku personazhi kthehet në të njëjtën kohë, në të njëjtin bregdet, pas dhjetë vitesh, por që në vetëdijen e tij janë reduktuar në tre vite. Kjo është, si të thuash, edhe pjesa sqaruese dhe ballafaquese në lidhje me iluzionin e bujtjes në një katund që nuk ekziston dhe e përjetimit të ngadalësuar të kohës.
Protagonisti i novelës “Katundi me gjuhë të fshehtë”, i huaji, na paraqitet me çrregullime kujtese, déjà vu dhe kujtime të rreme. Vektori i përjetimit të kohës së tij, nga është e kthyer dhe vetëdija dhe veprimtaria e tij – është e shkuara, sikundërse është dhe profesioni me të cilin merret – gjurmues i relikteve në zonat e braktisura nga emigrantët. Një prej problemeve qendrore në përvetësimin e Dialogut të tij me Botën është pamundësia për t’u gjendur në kohën e tashme, duke e kredhur atë psikologjikisht kah e shkuara. Pesha rënduese e të shkuarës, vetmia dhe nostalgjia ushtrojnë një trysni tëhuajësuese të subjektit përjetues në të gjithë personazhet e Camajt. I huaji i novelës “Katundi…” është një emigrant i prerë nga mjedisi dhe gjuha amtare, prandaj metafora e kërkuesit të relikteve, është një imazh i afërt e autobiografik i njeriut që përjeton ankthin e përhershëm të nostalgjisë, duke shpresuar se koha do ta shndërrojë qenien ose në mjellmë, ose në narciz. Ky udhëtim i ankthshëm fytyrëkthyer nga e shkuara rreh të rizbulojë veten, aq sa i shmanget të tashmes ishullore.
NJË ODISE TE KALIPSOJA
Heroi i novelës “Katundi…”, i huaji, shndërrohet në një Odise në kërkim të rizbulimit të dëshmive të vetvetes së kërcënuar me harresë. “Malli, dëshirë e përjetës/ e jo mallëngjimi, gurgull frymëshkurtë/ e joshi Uliksin me kthye i kulluem/ atje kah ishte nisë”, thotë Camaj në poezinë “Çka i duhej Uliksit Itaka pa grue”. Dhe një rol të tillë në novelë, të gjurmimit të Itakës së vet, është për protagonistin e rrëfimit Gjuha. Malli për një takim me gjuhën amtare e motivon udhëtimin e tij në Katundin ku thuhej se flisnin si ai. Por kjo Itakë e gjuhës së fshehtë në katundin iluzor i shfaqet në trajtën e fantazmës së ish të dashurës, me të cilën është ndarë pa lamtumirë, në rrethana jashtë vullnetit të tij. Ky Odise në kërkim të gjuhës, sapo zhgënjehet nga pamja e ish të dashurës, e ndjen veten të ngujuar, ashtu si Uliksi në siujdhesën e nimfës Kalipso. Meqenëse zhduket iluzioni se në atë katund ka njerëz që flasin si ai, atëherë dhe qëndrimi i tij bëhet i përdhunshëm. “I zhgënjyer rrinte ndërdyzash përpara derës së hapun të grues që quhej Flora, para një labirinti apo hymje burgu, mbas dënimi shumëvjeçar”. Gjatë përshkrimit të banesës ka analogji që të ndërmendin shpellën e Kalipsosë. Por tashmë pa gjuhën, kjo është një Kalipso e rënë nga vakti, pa asgjë magjike që mban rininë e përjetshme. Ajo nuk është më Kalipsoja e parë, Flora me shtatin e hollë si nepërkë, që qëndronte e fshehur pas kurtinës së tejpashme dhe përgatiste ilaçet që i hiqnin atij dhimbjet e kokës. Ajo është një Florë e vyshkur, pa efektin magjik të barnave.
Kjo fantazmë Kalipsoje s’ka më asgjë me se ta mahnisë Odiseun e saj, e lë të ikë. I huaji largohet nën dritën e hënës, duke e lënë prapa fshatin e çuditshëm pa banorë të tjerë. Protagonistit nuk i kujtohen 7 vjet kohë (aq sa pati qëndruar i ngujuar edhe Odisea në siujdhesën e Kalipsosë), pas përvojës së kësaj bujtjeje, i cila na sqarohet se ka ardhë si traumë automobilistike gjatë rrugës për në Katundin “ku flasin si ai”.
Këmbimi i gjuhës me ish të dashurën dhe mandej zhgënjimi i dyfishtë, prej të dyjave, ka sjellë në vetëdijen e personazhit “kundërshtimin e kujtesës” për shtatë vjet, një çrregullim të përjetimit linear të kohës:
“A je ti apo hija e atij që po kujtoj unë ? – e pyeti (vendasi).
“Ti je ai që na pate lanë në rrugë mua e atë… atë që drejtonte makinën. Tash po më kujtohesh edhe ti! Sandër, të quejnë ty.”
“Mbas dhjetë vjetësh të ra ndërmend!…
“Në kohë po gabohesh: s’janë dhjetë, por tri…
I huaji nuk don të zërë besë, por më në fund, nën dëshmitë e të tjerëve në restorant, gjendet si heroi i Niçes: “Kujtesa ime pohon, se unë e kam bërë këtë: krenaria ime thotë, jo nuk e kam bërë; në fund të fundit, kujtesa ime dorëzohet”.

 

Metoda e kerkimit dhe analiza e një fallsifikimi mbi Camajn dhe Koliqin – Nga ROMEO GURAKUQI

Keto ditë, në një portal të letrave shqipe, u shfaq një artikulli i Auron Tare, i titulluar “Mite të rreme”, kushtuar asaj çfarë ai e konsideron, veprimtari poliagjenturore të dy shkrimtarëve desidentë Ernest Koliqit dhe Martin Camaj. Kam studiuar me vemendje përpilimin prej 37 faqesh të tij, me kuriozitetin e një njeriu që ka lexuar me dhjetra letra private të Koliqit dhe Camajt, që nuk njihen nga publiku i gjerë dhe që don të mësojë diçka më shumë edhe për anët e padukshme të jetës personale të këtyre gjigandeve të letrave dhe të kulturës shqiptare.

Si burime faktike për argumentimin e hipotezës së tij, autori ka përdorur dosjen numer 456 Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Drejtorisë së Dytë me dokumenta edhe të Drejtorisë së Tretë të Sigurimit të Shtetit, përgatitur nga ky institucion në dekada për Martin Camaj. Dokumentacion fillon nga arrestimi në vitin 1948 dhe përfundon në vitin 1990. Po ashtu, Tare ka përdorur në mënyrën e tij edhe një numër dokumentash të deklasifikuara dhe që gjenden online të CIA.

Le ta nisim vleresimin e koleksionit prej mënyrës se si i ka përdorur burimet zoti Tare burimet shqiptare. Konstatoj që autori ka shkëputur veç disa dokumente/fragmente nga rreth 163 fletë dokumentacion, duke mos e vleresuar dosjen në tërësi. Konstatoj se ai nuk zotëron dhe nuk njeh rregullin bazë të leximit të dokumentit, burimit parësor, shqyrtimin me sy kritik; nuk e ka të qarte, se një studiues, kur merret me dokumentin, ka në vetëdijen e tij disa pyetje bazore të gatshme, që i bën vetes për të qenë profesionalisht korrekt në analizë. Për shembull ai duhet të pyes, cili është sfondi personal i autorit të tekstit, në këtë rast të rreth 42 punonjësve operativë të Sigurimit, që janë marrë me përpunimin e të dhënave të Martin Camajt nga sektorë të ndryshëm në 42 vite?

Nga cili pozicion funksional shkruajnë operativët? Cila është linja e argumentimit të fakteve të mbledhura? Mbi çfarë burimesh informative janë të bazuara parashtrimet e dokumentave? Cili është opinioni personal i studiuesit mbi vërtetësinë dhe kapacitetin e burimeve? Cilat konkluzione të autorit të tekstit dokumentar janë të justifikuara dhe cilat janë të pajustifikuara? Cilat janë linjat kryesore të mendimit të autorit të dokumentit të shkruar? A duhet të fillojë shpjegimi i dokumentave mbi misionin e autorëve të dosjes dhe institucionit që ato përfaqësonin, apo duhet t’i marrim si të mirëqena, si shembullore, kombëtare demokratike, sjelljet e hordhive të armës së besueshme të partisë? A ka bërë një vlerësim kompleks të dosjes autori i kompilimit?

Mirëpo, shkrimi që pretendon të jetë kërkim, mbetet në nivelin diletant, për sa i përket metodës të hulumtimit. Ngjan që autori, jo vetëm nuk e njeh tekniken e studimit të një teksti, por ai ka deshirë të pamatë ta paracaktojë, me pasionin e një urrejtësi, fatin e subjekteve të targetuara. Gjithshka kumtohet në titullin e paracaktuem: “mite të rremë”.

Për të ndërmarrë një shkrim me pretendime të tillë, autori do të duhej të zotëronte njohuri të veçanta historike mbi kërkimin e ndërmarrë, të cilat do ta ndihmonin, në qoftë se ai ishte i sinqertë dhe serioz, për të përftuar detajet. Si mundet një autor serioz të ndërmarrë një studim nisur nga dyshimet dhe hamendësimet e formuluara në “kuzhinën” e ish-Sigurimit të Shtetit dhe në shtratin e familjeve që bashkëpunuan në vrasjen e shqiptarëve të Kosovës 70 vite më parë, se komuniteti katolik i Shqipërisë ka luajtur në çdo kohë një rol reaksionar në jetën e kombit dhe shtetit shqiptar dhe detyrimisht, dy shkrimtarët e mëdhenj, që ky komuniteti i ka dhënë kombit, janë pjesë e agjenturës ndërkombëtare?

Nisur nga ky paragjykim ai ka ndërtuar një shashke me synime denigruese ndaj dy prej figurave më të rëndësishme të elitës shkodrane, pikërisht në kohën kur e verteta shkencore historike ka sfumuar injektimet e falsifikatorëve të shkencës puniste. Mirëpo, Tares i është ngarkuar një detyrë për të kryer dhe ai e ka berë me mundësitë dhe devocionin e tij, e pasardhësit të pandryshuar të një veterani të një lufte të pa lavdi kundër Shqipërisë së mirëfilltë.

Verej me keqardhje se në të gjithë shkrimin e zotit Tare nuk ekziston një regest i plotë i dokumenteve të përdorura, që është alfa e studiuesit të historisë. Ka veç copëza, por jo një vlerësim në detaje të burimit historik. Shkrimi nuk ka një koncept organizimi dhe është shkruar jashtë mendimit se kur shkruan një punim, ti duhet të kesh parasysh karakteristikat e burimit, autorët që i kanë shkruar ata (Kapisyzi, Proko, Josifi, Zika, Hodo, Shkodrani, Malo, Zahaj, Laçi e sa e sa oficerë të “armës së dreqit”), dokumenta me të cilat je duke e berë shqyrtimin.

Punimi nuk ka një strukturë formale. Ka veç hipoteza fillestare në lidhje me komplikimin e Camajt me Sigurimin dhe UDB, të paformuluar seriozisht, të cilen Tare, vetvetiu, i hedh poshte vetë, me ose pa vetedije, pas faqes 20. Artikulli nuk ka një faqe titulluese dhe asnjë një përmbledhje konkluzive për të qartësuar lexuesit.

Por jo vetëm kaq: Kur njihesh me dosjen kupton se e gjithë fabula e ngritur nga autori keto ditë mbi Camajn e Koliqin është një falsifikim i mirëfilltë dhe një mashtrim publik i skajshëm. Deklaroj me pergjegjesi publike se, Dosja e Martin Camaj është një Dosje Personi nën Hetim me datën 5 maj 1948, që vijon me 10 maj me një deklarate aderimi si bashkëpunëtorë, por duke qenë se Martin Camaj sapo del nga Dega e Punëve të Brendshme Shkodër, përgatit dhe realizon ikjen brenda 3 muajsh, kjo dosje, nga 9 korriku 1948 shndërrohet në një dosje të një elementi armik.

Nga viti 1958, dosja vijon e klasifikuar si e një përsoni në kerkimit, me dyshimin se Martin Camaj është vendosur në shërbim të UDB, akuze e rendomte per çdo te arratisur nga Shqiperia ne Jugosllavi. Dosja është e klasifikuar si A2, që do të thotë përson në ndjekje. Në dosje nuk ka asnje dokument qe kompromenton aktivitetin jetesor te Camajt. Ateherë, pyetja që bëj është : kush është ky studiues që arrin të bëjë një veprim të tillë manipulues? Dhe si eshte e mundur qe ai nuk ka frike nga ligja dhe kunderpergjigja e familjareve të Camajt dhe Koliqit ne organet e drejtesise?! Mund t’ju them se ekzistojne zero evidenca shkencore dhe faktike qe mbeshtesin perpjekjen e zotit Tare.

Leximi i dokumentëve të prodhuara në Shqipëri është i mjaftueshëm për të kuptuar nivelin kulturorë dhe profesional të operativëve të Sigurimit, që janë marrë me përpunimin e informacionit për gati 42 vite. I mahnitshëm niveli i padijes, paaftësisë edhe profesionale, paranojes dhe paragjykimit të oficerëve të lartë të “armës ës lavdishme të Partisë”, e perbere nga funksionarë qe jetojme ne hamendje, të cilët nuk marrin asnjë gjë të vlefshme, as për sigurinë e shtetit diktatorial, por veç perpunojnë thashetheme të parëndësishmë të dhjetra informatorëve dhe informacione të padobishme mbi veprimtarinë shkencore dhe atdhetare të Martin Camaj, Koliqit, në Romë, Kalabri, Mynih, Bukuresht, Insbruck, Vjenë.

Kur lexon dokumentët dhe ndjek fillin e mendjeve të përçydnuara të oficerëve të fanatizuar dhe të parsimuar të Drejtorisë së Tretë, sheh se gjykimi i tyre ka ende gjurmë dhe trashigimtare në ditët e sotme.

Pyetja që dua të bëj është kjo: A mund ta perceptoje dot mendja e një «përpiluesi» portalesh, formësuar në shkollën e urrejtjes ndaj katolicizmit shqiptar, se cili ishte misioni i dy gjenive të kombit ?

Qartazi kemi të bëjmë me diletantizimin e një misionari ndaj një sherbimi ende të paidentifikuar të sotëm, por që përdor me vrazhdësi gjithë bagazhin e shkollës së operativëve të Zonës, të grupimit që ndërtoi nga viti 1945, të gjithë projektin e çmontimit të kontributit për Gegnisë në Shqipëri. Një artikull i ndërtuar mbi hamendësime dhe mbi frymën e identifikimit të patriotizimit dhe besnikërisë shtetërore me atë të mbrojtjes së regjimit të PPSH. Fabulë e rënë prej kohesh kur Shqipëria u çlirua nga frika e Bllokut.

Autori disponon të dhëna të pamjaftueshme për të arritu në konkluzionet e tij rroposëse. Asnjë dokument nuk disponohet nga autori, se Camaj në Jugosllavi ushtronte aktivitet per llogari te UDB, ose se largimi i tij nga Jugosllavia ishte i lidhur me një mision të ngarkuar nga ky shërbim në mergaten shqiptare në Romë apo në Mynih. E njejta mund të thuhet edhe për pjesën që bën fjalë për të ashtuquajturin rekrutim nga sherbimet amerikane dhe gjermane.

Çmenduria e operativëve shkon deri aty sa ta konsiderojnë Sud Ost Institute në Mynih, si një krijesë e shërbimeve të fshehta amerikane. Raportet e vitit 1973 perpiqen ta konsiderojne veprimtari gjenturore deri edhe marrëdhëniet akademike të profesor Camajt me albanologun Olberger te Universitetit të Innsbruck-ut, Dr, Schwanken e Institutit të Lindjes në Vjenë, profesor Hasan Kaleshin e Uni Prishtinës, Prof. Georg Stamuller-in e Universiteti i Mynihut, Erich Han-in e Universiteti i Chicagos, etj.. Martin Camaj eshte ndjekur gjate gjithë kohës nga sigurimi si përpunim 2/A.

Burimet e koduara te informacionit qe kane survejuar Camajn do t’i japim ne nje moment te dyte.

Ku është fillesa e mashtrimit dhe e fallsfikimit te te vertetes?

E gjithë teza e Tares është ngritur mbi hamendësime të paprovueme dhe të mbeshtetur vetem nje letren firmosur nga Camaj, ne nje istitucion te tmerrshem sikurse ishte Sigurimi i Shtetit shqiptar, para te cilit jane dorezuar, formalisht ose thelbësisht, shumë prej viktimave të projektuara, pa ushtruar aktivitet. Ndërkohë del krejt qarte se Camaj pak ditë pas firmosjes, ia ka arritur t’ua hedhë operativëve, të largohet me grupin e 37 shqiptarëve të drejtuar nga Gjon Destanisha, ndaj edhe gjithë përpjekja rekrutuese e Fadil Kapisyzit, operativit të parë që e targetoi, dështoi dhe Sigurimi nga kjo datë vetëm se përpiqet ta gjurmojë ku ndodhet dhe çfarë bën Camaj për 42 vite me radhë.

Kalojmë në fazën e dytë: emigracioni në Jugosllavi: Pyetja tjetër që bëjmë është kjo: a mund të ecet ende me mendjen e oficereve te dikurshem te Sigurimit, se martesa me gra sllave është një mëkat trathetie ndaj kombit shqiptar dhe sigurisht mëkatari duhet paragjykuar, survejuar dhe siguruar, mbasi ai detyrimisht është rekrutuar tanimë nga UDB ? Ky është arsyetimi i autorit për gati 20 faqe të artikullit. Ai e gjykon ende sot Jugosllavine e Titos me mendjen e njeriut te edukuar në familjet e kufizuara brenda korrnizave të shkollës së Enver Hoxhës.

E pamundur që një historian të ndërtojë një tezë mbeshtetur mbi paragjykime kulturore dhe racore. Mund të jetë një pistë hetimi shumë interesante studimi i ditëve të errëta të emigracionit në zyrat e UDB, por bashkëpunimi që pretendon autori në asnje rast ajo nuk eshte nje veprim i provuem, përderisa nuk disponohen dokumente të shtetit jugosllav në lidhje me Camajn. Zoti Tare duhet ta dijë se të gjithë emigrantët politikë të arratisur nga Shqipëria, kanë qenë nën mbikqyrjen e rreptë të Ministrisë së Brendshme të Jugosllavisë dhe nën asistencën financiare jetësore të shtetit gjegjës, sikurse në mënyrë të ngjashme ka ndodhur me të arratisurit nga Jugosllavia në Shqipëri.

A ka qenë një mbijetëse e lehtë për emigrantët, çlirimi prej kthetrave të UDB-së ? Absolutisht jo ! Kanë qenë ditë po aq të zeza mbijetese sa në Shqipëri. Disa ia arritën të çlirohen me shumë vështirësi, të tjerë nuk ia dolën kurrë nga kapja në kurth e bishtit, por Auron Tare nuk disponon asnjë provë se Martin Camaj mbeti nën kthetrat e shërbimit jugosllav. Vetë sigurimsat në dosje raportime të tilla nga një agjent i konsiderojnë të pasigurta.

Nga ana tjetër duhet të kujtojmë se nga vitit 1949, Jugosllavia e Titos u vendos në rreshtin e parë të përpjekjeve për përmbysjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe sikurse ka ndodhur në çdo rast të kundërshtive të luftrave civile në Shqipëri, jugosllavët, si mish për top, kanë përdorur të ikurit politikë nga ky vend. Prandaj, Komiteti i Prizrenit ka qenë normalisht një organizim i emigracionit politik, me bekimin e sponsorizimin e shtetit të Titos dhe në funksion të qellimi të ndryshimit të regjimit hoxhist, që i kishte hapur porten Moskës për të dalë në Adriatik. Por detyrimi për t’u regjistruar në këtë rreshtim, nuk përbën ndonjë kompromentim agjenturorë. Camaj ishte një gjeni që kuptonte fatet e ardhshme të emigrantëve në një vend, që ç’montimin e shqiptarëve e kishte objektiv të pandryshuem nga fillesa.

Kena shume arsye për të besue, se largimi i Martin Camaj nga Beogradi drejt emigracionit ne Perendim ishte rruga që kane ndjekur të gjithë shqiptarët, që kane ikur nga Shqiperia e Veriut ne Jugosllavi. Vetë letra e tij për Malokin dhe Sheldinë, është një kërkese ndihme per te ikur nga kthetrat ku vendoseshin të gjithe refugjatët në Beograd. Ky është një fakt i mirenjohur. Nxjerrja e letrës së Camaj jashte Jugosllavise per t’u postuar nga Vilach, Austri, një qytet shume prane kufirit slloven, nga ana e sherbimeve amerikane, është një provë për këtë. Ikja nga ferri i sherbimit te fshehte jugosllav ishte bere nje domosdoshmeri per fatin e një individi me mend ne krye, një intelektuali, që premtonte të bëhej, siç u bë, një prej shkrimtarëve të mëdhenj të Shqipërisë dhe mendjeve të ndritura të ketij vendi ku gëlojnë më së shumti ferrat. Ku qendron implikimi në këtë rast?

Letra derguar Lazer Sheldise është provë për të kunderten e asaj çfarë pretendon Tare. Qartazi, me dokumentat në dispozicion tonë dhe të Tares, Camaj u ka rreshqitur dhe nuk ka pranuar t’u nenshtrohet dy shërbimeve të dy vendeve komuniste, si Shqiperise, ashtu edhe Jugosllavise. Ai ikën sërish, sepse e din fatin që e pret në qoftë se do të qendronte pak me gjatë në Jugosllavi. Rasti i profesor Rizes ishte kuptimplotë. Ardhja në Itali e Camajt ishte veprim i logjikshem për të shpëtuar nga makthi i ditës së shkembimit të dy regjimeve simotra, që urreheshin dhe flirtonin njëkohësisht, në dëm të një Shqipërie normale dhe natyrale.

Ernest Koliqi, personaliteti më i rëndësishëm i botës shqiptare në Rome (ishte larguar përfundimisht nga Shqipëria pas emërimit si Kryetar i Përfaqësisë Diplomatike Shqiptare- Delegat i Qeverisë së Tiranës, pranë qeverisë së Romës me datën 29 prill 1943 dhe jo siç thotë Tare se u larguar në fund të Luftës së Dytë Botërore), referenti kryesor për çertifikimin e mërgatës desidente shqiptare, luajti rolin e garantit edhe për të riun saverian nga Dukagjini, bazuar në kodet shqiptare të nderit, besës, mikpritjes. Këto kode tradicionale të të parëve tanë, nuk mund t’i kuptojë dot përpiluesi ynë. Nga ana tjetër, duhet të pranojmë se dyshimet normalisht në çdo rast shoqerojnë çdo ardhje të re në mërgaten e përçarë, por Camaj dha prova se i perkiste një formati të panjollë, atij të formësuar në zemren dijetare të shqiptarisë, në Shkodër, në shkollën më të mirë që kishte pasur Shqipnia e Parë, në zemren e besës e nderit të Dukagjinit, të cilat nuk i njohin anëtarët e ortes së edukimit përbuzës.

Camaj ishte formuar në Kolegjin Saverian, pikërisht aty ku qenë formuar një plejadë e lavdishme shqiptarësh të shquar nga Gegnia dhe Toskënia, duke filluar me vëllezërit Konica. Autori ndaj mbetet, nga fillimi në fund, thjesht një stërhollues fillestar dokumentesh, që nuk din t’i lexojë, që e fillon fabulen e tij me ngatërrimin e regjioneve etnografike të Gegnisë për të cilat siç duket nuk ka asnjë njohuri. Por nuk është vetem kjo ngatërresë kulturore, që e çatrafilon arsyetimin e Auronit. Ai vijon keqkuptimin e tij të paracaktuar me përkufizimet që ai bën për Bllokun Kombëtar Indipendent dhe misionit të të përkohshmës kulturore dhe shkencore shqiptare, revistës Shejzat.

Tare pretendon se Blloku Kombëtar Indipendent ishte një krijesë e shërbimeve të fshehta perëndimore?

Ne faqen 20 përpiluesi nxjerr një dokument qe Koliqi ishte ne kontakte me sherbimin sekret amerikan, italian dhe gjerman. Autori eshte kaq konfuz sa kujton se sherbimi sekret gjerman i Hitlerit vijonte edhe ne Gjermanine e denazifikueme. Ndërkohe raporti amerikan vete eshte i shkruar nga një njohes jo i mire i historise se nderlidhjes se pjeses me te perparuara te Levizjes Kombetare shqiptare me themelimin e shtetit te njohur nderkombetarisht ne vite 1913-1914. Është një raport jo esencial por që autori e bën tërkuzë, pa arritur që ta zbërthejë.

Zoti Tare, Ernest Koliqi ka linde dhe ka jetue si “atdhetar, idealist, puntuer i pashoq, prozator i zgjedhun, poet i lem, mbi të gjitha i ndershëm, madje teper i ndershem për këtë botën t’onë të bastardhueme e të prishun” (Karl Gurakuqi). Ai ishte perfaqesues i larte politik i organizates me te rëndësishme pro perëndimore shqiptare në emigracion, që kishte si objektiv permbysjen e regjimit ne Shqiperi dhe normalisht qe ishte ne kontakt me sherbimet e specializuara perëndimore, qe paralelisht operonin ne te njejtin sens se paku ne pikepamje pergatitore. Ju duhet të dini se BKI lindi si modeli politik i konservatorizimit modern europianist të shqiptarëve dhe jo si krijesë agjenturore. Anëtarë e kësaj partie politike, nga dita e parë e themelimit, u vendosën në mbrojtje të kombit, lirisë së tij, mbrojtjes së kultures kombëtare, rikthimit të kushtetutshmërisë dhe demokracisë, europianizimit dhe konfimimit praktik politik të këtyre vlerave kulturore politike në botën shqiptare, brenda Shqipnisë nën okupacionin e bandës së dirigjuar nga Moska.

Blloku ka qenë grupimi politik ma serioz, ma intelektual dhe ma i qartë në përcaktimin e përspektives së ardhshme demokratike shqiptare. Qenia e Prof. Ernest Koliqit, Dr. Ismail Verlacit, Gjon Marka Gjonit, Prof. Namik Resulit, Kolë Bib Mirakaj e intelektualëve e patriotëve të tjerë në berthamen drejtuese të këtij grupimi, ose në sfondin mbështetës moral, ka qenë ndër garancitë kryesore të këtij pozicioni të admirueshëm. Themeluesit e Bllokut vinin nga vise dhe mjedise të ndryshme politike, por të gjithë kishin të përbashkët dhimbjen për familjet që vriteshin, burgoseshin e internoheshin nga regjimi që Tare e merr si etalon matës të patriotizmit.

Themelues të BKI kanë qenë: Gjon Marka Gjoni, Ndue Gjonmarkaj, Qazim Mulleti, Dr. Xhemil Dino, Nebil Dino, Prof. Sotir Kozmo, Kapiten Asllan Libohova, Pandeli Papalilo, Luigj Gjergjola, Safa Vlora, Jak Koçi, Dr. Eduard Liço, Dr. Ismail Vërlaci, Prof. Ernest Koliqi, Nexhmedin Vrioni, Dr. Xhelal Mitrovica, Prof. Namik Resuli, Don Frano Karma, Kapiten Jorgji Ruço, Kapiten Kapllan Libohova, Theofan Qesari, Dr. Kadri Myftiu, Dr. Lin Shkreli, Prof. Stefan Gazulli. Ata kishin përspektiva krejt të qarta demokratike dhe oksidentale mbi Shqipërinë e neserme, të çliruar nga sllavo-komunizmi dhe një konceptim krejt paqësor të zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare.

“Ndjekja e kultit të vlerave tradicionale”, “nderimi i personalitetit njerëzor”, “institutit familjar”, “i lirive shoqnore e politike”, “respektimi i të drejtës së pronësisë private”, “i të drejtës së popullit për vetvendosje politike” “karakteri laik i shtetit dhe nderimi i lirisë së ndërgjegjes”, “ndalimi i hakmarrjes politike në kushtet e një tranzicioni politik nga diktatura komuniste drejt demokracisë” etj., janë shtyllat mbi të cilat mbështetet programi politik i Bllokut për Shqipërinë e neserme postkomuniste.

Do të doja të analizoja pikërisht filozofinë politike që udhëhoqi BKI dhe drejtuesin shpirtëror të kësaj partie, profesor Ernest Koliqi.

Themeluesit e BKI kanë besuar historikisht në vlerat perëndimore të promovuara në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, fillimisht nga Austria dhe më pas nga Italia. Ata kanë qenë modernë në mbrojtje të së shkuarës dhe krijues në mbrojtje të traditës. BKI lindi si alternative politike neo-nonservatore, e thanun ndryshe, e konservatorizmit reformator, karshi partive tradicionale të së djathtës shqiptare, pak a shumë arkaike të emigracionit dhe si kundërshtare e vendosur ndaj komunizmit revolucionar mbisundues në Shqipëri dhe në Tokat e Okupueme në Jugosllavi. Në qoftë se duam të gjejmë fillesën e BKI brenda historisë së pluralizmit politik shqiptar, mund të themi se ajo për model fillestar ka pasur Opozitën Shkodrane të viteve 1920-1924.

BKI u themelua në kohën kur në vendin amë, të gjitha institucionet që u themeluan nga etërit e kombit për të mirën e pasardhësve, u shkatërruan ose u sekuestruan nga një grup politiko-krahinor aventurierësh gjysëm të shkolluar, që u vendosën në shërbim të agjenturave të vendeve që kishin luftuar prej dhjetra vjeçarësh përkundër interesave të formësimit dhe konsolidimit të Shqipnisë.

Mendimi Koliqian ka kenë bazë e konceptimit të platformës politike e BKI: Desidencë e vetëdijshme për vlerën e kujtesës, për një sistem real europian i qeverisjes në Shqipninë e çlirueme nga komunistët, një konceptim qytetar i organizimit, drejtimit të partive politike. Qytetaria për ate ishte kushti themelor i shoqërizimit në jetën civile demokratike, për njerëzit që jetojnë në një shoqëri konsensuale individësh sovranë dhe kjo ka qenë alfa e bazës analitike të Koliqit dhe pasuesve të tij, ndër të cilët Camaj ka një rol kryesor. Bëhet fjalë për një kulture civike, një sens i procesit politik i përqasshëm me lidhjet kombëtare, që lind vetvetishëm dhe mbështet vendin, mënyrën e jetës dhe trashëgiminë e institucioneve dhe ligjeve me të cilat ishte i lidhur fati i qytetarit shqiptar dalë nga procesi i shtetformimit. Dhe në qoftë se ne bëjmë një krahasim të bazës teorike të mendimit koliqian të mishëruar në partinë politike që ai bashkëthemeloi, ne gjejmë në fakt, një strukture dhe platformë të pozicionimit politik mjaft të avancuar, të cilën e lexojmë ndër ideologët e neo-konservatorizmit britanik.

Koliqi, Camaj dhe BKI u ngritën kundër diskriminimit të Gegnisë dhe katolicizmit në mënyrë posaçme nga regjimi i Zones së Parë, që Tare e identifikon ende sot me patriotizmin dhe Shqipërinë. Shkatërrimi i komunitetetve të lira, goditja e aktivitetit të qendrave të organizimit civil, kulturorë në Shkodër, ndërtuar prej shekujsh nga Kisha Katolike, përbënin ndër veprat ma të randa regresiste, që komunistët e djeshëm dhe ithtarët e sotëm të kamufluem, kanë bërë ndaj kombit shqiptar në rrugën qytetnuese dhe europianizuese. Koliqi dhe Camaj i përkasin atij formimi dhe grupimi të elitës shqiptare, që shpëtimin e kombit shqiptar e shihnin në një kulturë moderne perëndimore, të ushqyer dhe brumosur prej virtyteve arbnore. Baza orientuese e aktivitetit politik dhe kulturorë të Koliqit dhe rrethit të tij në Perëndim u bë Rikthimi i Kujtimit të Shqipërisë Tradicionale të zhdukur nga regjistri i edukimit të rinisë prej komunistëve.

Kemi të bajmë me intelektualë të mirëfilltë, që pas nji jete të trazueme në vendin e vet, të gjendur përherë pakicë elitare, e shtypun në mënyrë të kamufluar dhe të hapun në Shqipni, sidomos pas kaosit politik të Luftës së Dytë botërore që përfshiu Shqipërinë, vendos serish të jëtë aktiv dhe shërbenjës ndaj vendit, jo vetëm kulturalisht, por edhe politikisht.

Dhe pyetja është: cilat janë arsyet pse shkrimtari Ernest Koliqi vazhdoi të përfshihej në politikë, edhe pas zhgënjimeve të mëparshme politike, por edhe gabimeve që ai i njeh vetes? Përgjigjen për këtë e marrim nga vetë Ai. Në një letër që mban datën 21 maj 1951, Ernesti shprehet:

“Çdo vepër e ime, ç’se kam marrë mend e shise, i âsht kushtue lulzimit të shqiptarizmit të vërtetë, i cili, për mue, rrâjet e themelet i ka në kulturën e në traditat t’ona. Kam mujtë me gabue, ndoshta shpesh edhe randë, sepse kush vepron bje lehtazi në gjymtime. S’asht mjeshtri m’u paraqitë i pafajshëm kur rrin njeríu n’ansi të plotë e të vazhdueshme. Ai qi nuk vepron, s’ban mirë as keq. Ndiç, deshta të tham, qi ndoshta ndonji herë kam gabue, por prej zellit të tepruem e prej bindjes se ashtu e lypte e mira e vendit. Sidoqoftë, kur të fashiten pasjonet dhe perdja t’u ulet atyne qi sot gjikojnë jo mbas fakteve por mbas interesave fazjoze politike, atëherë do të dali në shesh se Ernesti në kohën kritike dishka bâni për kulturën shqiptare…… Dikush me këshillon me hjekë dorë nga politika. Ky këshill nuk rrjedh nga një ndjesí e thjesht : Mbas sa miqësh e dashamirësh të vrám, në kët gjendje tragjike në të cilën ndhdhet i kaperthyem vendi i ynë, derisa të drejtat má të para njerzore mos t’i këthehen vllazënvet t’onë të nji gjaku e të nji gjuhe, do t’ishte krim m’u hjekë në njánë e m’u marrë vetëm me letërsí. Më mjafton me pa Kapidanin e Mirditës qi humbi dy djelm si dy hyj drite, Kolë Bibën qí la në malet si flȋje n’elterë të Shqipnís djalin e vllán, e plot tjerë, për m’e ndie veten të detyruem me punue pa u lodhë për lirimin e popullit tonë. Kjo e sotëshmja nuk âsht nji fushatë politike me rrëzue nji qeverri ; kjo âsht kryqzatë kombëtare me shpétue fisin e bâshkë me té pasuninë shpirtnore të trashigueme.

Si mundet nji intelektual m’u mënjanue e me qindrue indiferent pas së keqës së pashoqe qi na ka zanë nën palë si individ e si pjestarë të nji kombi ? Prandej, si këshill tash e marr parasysh vetëm kur të lirohet Shqipnija. Sot, i armatosun me vullnet e me flakë ardhetare, e nduej për detyrë të luftoj edhe në fushën politike”.(Letërmëmbim në Mërgim i Karl Gurakuqit, Vellimi I, Romë, 21.V.1951). Ernest Koliqi ishte lider politik dhe nuk mund të ishte në asnjë rast një informator i thjeshte i sherbimeve. Ai ishte negociator, minister i jashtem, minister i kultures, lider i desidences. Ai ishte përsonaliteti më i besueshëm i kancelerive, shërbimeve diplomative dhe agjencive të inteligjencës perëndimore që interesoheshin për Shqipërinë dhe çështjet shqiptare. Ai u kujdes për të gjithë ne jetën e vështirë dhe me privacione jetësore në Itali, ashtu sikurse u kujdes për grumbullimin e fondeve për ngritjen e Shejzave. Me dhjetra letra kam lexuar per perpjekjet e tij per t’i siguruar buken e perditshme ajkes se kombit te mbetur rrugeve te Italise.

“Blloku Indipendent” nën udhëheqjen e Koliqit e miqve të tij të ngushtë e të pandarë (bërthama kryesore dhe më e spikatur e tij kanë qenë e përbërë nga rreth 10 personalitete), bëri përpjekje e veprimtari konkrete për çlirimin e vendit, në bashkëveprim të drejtëpërdrejtë me shqiptarët e Kosovës së emigracionit të mbledhur rreth “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”, “Legalitetin” dhe me pjesën e matur dhe atdhetare të “Ballit Kombëtar”, atë të paprekuren nga ajo që Ernesti e quan pjesa e prekur nga kanceri i shërbimeve të fshehta të vendeve komuniste.

Punën e vertetë ky grup e ka bërë në heshtje duke i shërbye kulturës shqiptare, lidhjeve me komunitetin arbnor në Itali dhe krijimit të një modeli teorik të politikës dhe institucioneve të ardhshme të Shqipnisë së neserme të lirë. Dhe mendojmë se ai model ka qenë më i besueshmi për kanceleritë e interesuara për ndryshimin e situatës politike në Shqipëri, me të cilat Ernesti ka mbajtë kontaktet prej lideri të besueshëm dhe serioz dhe jo si informator i rëndomtë.

Por, në emigracionin shqiptar në Itali ka mbisunduar përçarja dhe konsumimi i pafrytshëm me intriga kundër njeni tjetrit, ndërkohë që Enver Hoxha grinte popullin brenda Shqipnisë. Shkaqet e ngatërresave në të djathten shqiptare në emigracion janë, sipas këndvështrimit tim, komplekse, jo vetëm agjenturore, por së pari të lidhura me natyren e shoqnie të paunifikueme prej historisë, botkuptimeve të ndryshme në vendet e origjinës, interesave të ndryshme shoqnore, edukates mjaft diverse mes zonave rurale dhe atyne qytetare, diferencat mes qyteteve dhe brenda qyteteve, mbi të gjitha kultura. Varfnia në emigracion i ban njerezit meskine, shpifes, smirzinj, sidomos kur lideri nuk arrin t’ua plotësojë të gjithëve nevojat dhe deshirat.

Viti 1955 një vit sulmi ndaj Bllokut prej anëve të ndryshme të emigracionit. Në një letër të shkruar me 9 korrik 1955, mësojmë se në shenjëstër të sulmeve kundër Bllokut nga ana e elementëve të ndryshëm të mërgatës shqiptare ka qenë Ernesti:

Ernesti shkruan keto dite. “Përditë shtohen ata që më sulmojnë. Zyret italiane, amerikane, ingleze, vatikane etj., janë plot (kam prova) me raporte sidomos kundra meje: mason, aventurjer, agjent zyresh sekrete, çarlatan etj., Nji amerikan tash nja dy muaj me tha: “E din pse shumica e shqiptarvet ju lufton? Pse s’munden me ju kuptu, tue kenë ju, për sa marr vesht vetë, ma i oksidentalizuemi ndër shqiptarë” Kjo cilsi s’asht vetëm e imja; asht e të gjithë shkodranvet. Ai amerikani me njifte vetem mue, por të kishte njoftun Dom Lazrin, Pader Benardinin, ty Karl, etj, do të kishte dhanë nji gjykim ma kolektiv. Duket se jemi ndryshe prej tjervet, Karl I dashtun, e ata burrnin t’onë e kanë mëni si mzati pecën e kuqe.” (Leterkembim në Mërgim Vellimi i parë. arkivi i autorit).

Përgjigja që Koliqi dhe rrethi i tij elitar i paarritshem intelektualisht, u ka dhanë sulmeve të turmave të ç’orientueme të shqiptarëve të emigracionit të formueme ndryshe nga Shkolla e Tij e Edukatës, Qytetarisë, Atdhetarisë, Idealizmit dhe Europianizimit ka qenë Puna Vetmohuese në Shërbim të Kulturës Shqiptare dhe ekspozimi në Kanceleritë e Vendeve Perëndimore të përfaqësueme në Romë i aspiratës së Rithemelimit të Shtetit të Lirë Konsitutcional dhe Demokratik në Shqipninë e neserme të çlirueme nga okupacioni i kuq.

Revista “Shejzat” ishte udhërëfyesi kryesor i Shqipërisë së Idealeve të Rilindjes. Ishte “ nji gur i çmueshëm që iu shtue kunorës së Ernest Koliqit, si shkrimtar i radhës së parë të botës letrare shqipe”, si lider i emigracionit në Itali, por jo vetëm. Shejzat udhehoqen fatin e Shqipërisë me urimin për ditë ma të mira. Bashkëpunimi i Camaj në këtë revistë ishte nji “lajmtar drite” që konstrastonte me shterpësinë mendore të ardheut amë nën pushtim. Dhe kur në vendin amë, po ndërtohej një jetë e re që nuk ishte e jona, se larg kishte qillue prej Arbnisë, Martin Camaj me vepren e tij e gjente landen nga jeta shqiptare, përherë e re, pse ndrynte brenda cilësi që nuk njihshin mort.

Dhe për ta përmbyllë me një ilustrim këtë që them, po jap një interpretim të Karl Gurakuqit të përgjigjes së heshtun dhe të ditur të Ernest Koliqit ndaj sulmuesve, me rasen e botimit të librit të hartuar nga ai. Kjo përgjigje vlen edhe për zotin Tare, qi ka hy ndër do punë të thella:

“Poesia Popolare Albanese: Libri yt i porsadalun, nji xhevahir i shpirtit shqiptar…

“Qejt lehin e karvani ecë! Kështu kanë pas thanë ata qi kanë dijtë ma shumë se na. Eh po! Ka asish, qi nuk e kanë ngjye kurrë pendën në ngjyranë, e kanë sy e faqe të ngrehen si gjelat në pleh, e të përbuzin ata qi dijnë ma shumë, qi kanë dhanë ma shumë, qi e kanë shkri krejt jetën e vet për nji ideal, qi, të frymëzueme nga ndiesi të pastra, kanë shkelë interesat e veta vetjake në dobi t’atyne të kombit. Lehin të pandërgjegjshmit e ata qi a kan fytyren si shuell këpuce., qi siellen si kallami kah të fryjë era, qi s’kanë nji përsonalitet të vetin e qi kurr s’e kanë ngrejtë prej toke nji ashkël pa pasë ma përpara sigurime të plota për të fry xhepin.

Jemi larg, shumë larg, more Ernest: na në nji skaj dhe ata në skajin e përkundërt; na të rritun në rrethana të pastra kur cilsit e bukura shqiptare drejtojshin jetën e popullit; këta nuk u a dijnë shtëpin burrnis, nderit e besës arbnore”.

Martin Camaj asnjë lidhje me sherbimet sekrete, “dokumentet” ndaj tij të paverteta – Nga Erald Kapri

Martin Camaj është përfolur në një shkrim sensacional të para pak javëve si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit apo i UBD-së jugosllave, duke keqintepretuar një dokument të vetëm dhe duke imagjinuar, me kapërcime logjike, veprime që Camaj nuk i ka kryer.
Camaj është në të vërtetë viktimë e Sigurimit të Shtetit, që e dhunoi për ta rekrutuar dhe pastaj ndërmori një fushatë sistematike për të nxirë figurnë e tij në perëndim.
Nuk ka ndërkohë asnjë dokument të deklasifikuar të CIA-s apo të shërbimeve perendimore që të sjellë ndonjë fakt apo provë se Camaj se ka qenë në shërbimin të UDB-së.
Por le t’i marrim faktet me radhë.
Dosja e Martin Camajt nuk lë vend për dyshim as për oficerin më fanatik të ish Sigurimit të Shtetit.
Më 1948, rreth të 20-tave, Camaj mësues i ri në Dukagjin, rrëmbehet me forcë nga Sigurimi i Shtetit. Nën kërcënim, ai detyrohet të nënshkruajë një dokument ku i kërkohet të bashkëpunojë me Sigurimin për të spiunuar dy kundërshtarë të regjimit komunist, Gjon Destanishta dhe Lazër Pali.
Menjëherë pasi e lënë të lirë, Camaj lajmëron Destanishtën dhe Palin për qëllimet e Sigurimit dhe vendos që të arratiset.
Camaj nuk bashkëpunoi asnjë herë të vetme me Sigurimin edhe pse në arkivat e Sigurimit ka mbetur dokumenti i firmosur, që i shkëptur nga realiteti dhe pa asnjë fakt tjetër po përdoret sot për të sulmuar Camajn.
Kur Camaj u arrratis në Jugosllavi, Jugosllavia kishte miratuar hapjen e shkollave shqipe në trevat shqiptare. Camaj punoi për më shumë se një vit si mësues në fshatrat shqiptare të Malit të Zi.
Në të njejtën kohë, Jugosllavia lejoi punësimin e një pjese të emigrantëve shqiptarë dhe atyre që merreshin me bujqësi u dha edhe toka në përdorim. Camaj përfitoi nga kjo politikë liberale dhe filloi më 1950 studimet për Albanologji në Universitetin e Beogradit.
Ndërkohë në Jugosllavi emigrantët shqiptarë krijuan një shoqatë të tyren, Komitetin e Prizrenit, e cila ishte nën ndikimin e qeverisë jugosllave.
Camaj akuzohet se ka qenë drejtues i këtij Komiteti dhe gjithashtu se ka qenë punonjës i Radio Beogradit—duke hamendësuar se për rrjedhojë ai ka qenë bashkëpunëtor i UDB-së.
Të dyja këto pretendime janë të rreme: Camaja nuk ka qenë as drejtues dhe as pjesëmarrës në mbledhjen themeluese të Komitetit të Prizrenit dhe nuk ka punaur kurrë në Radio Beogradin.
Të dy alkuzat ndaj Camajt bazohen në një dokument të vetëm operativ të CIA-s i cili nuk u mor për bazë as nga vetë CIA. Për më tepër akuzat shtrembërojnë edhe vetë përmbajtjen e këtij dokumenti të dyshimtë.
Ky dokument i deklasifikuar bën pjesë në informacionet operative të CIA-s—informacione të dhëna nga informatorë apo bashkëpunëtorë të fshehtë. Këto informacione janë të paverifikuara dhe të pavertetuara nga CIA—për këtë arsye CIA ka paralajmëruar studiuesit se materialet opertative të deklasifikuara nuk duhet të merren si të mirëqena.
Faksimile e dokumentit operativ te CIA Ne rreth jeshill vula e cila e identifikon ate si te pabesueshem
Faksimile e dokumentit operativ te CIA. Ne rreth jeshill vula e cila e identifikon ate si te pabesueshem
Në fakt dokumenti i CIA-s në lidhje me Camajn mbart në faqen e parë një vulë me mbishkrimin “ky informacion nuk është vlerësuar” (“this is unevaluated information”—që do të thotë se ky raportim i një informatori nuk mund të merret si i vërtetë.
Sikur të mos mjaftonte kaq, akuzatorët kanë keqpërkthyer apo shtrembëruar me dashje edhe vetë përmbajtjen e këtij dokumenti të dyshimtë. Në faqen e tretë të raportimit, informatori i fshehtë jep detaje për Komitetin e Prizrenit dhe drejtimin e tij. Në një paragraf pohoet se Lutfi Spahiu, një nga drejtuesit e komitetit, është larguar nga pozita ekzekutive në këtë komitet. Më pas, në një paragraf tjetër, pa lidhje me drejtuesit, thuhet se anëtarë të këtij komuniteti janë Ramadan Spahiu dhe Martin Camaj.
Akuzatori ka intepretuar ose ka keqpërkthyer se Camaj ishte anëtar i drejtimit ekzekutiv të Komitetit Prizrenit. Në fakt në të gjithë përshkrimin e detajuar të kupolës ekzekutive të Komitetit nga informatori, emri i Camajt nuk përmendet fare—të qënit anëtar dhe drejtues ekzekutiv i një shoqate nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.
Edhe pretendimi tjetër në dokument se Camaj është punonjës i Radio Beogradit është krejtësisht i pavërtetë—është një fakt tashmë i vërtetuar se Camaj nuk ka punaur asnjëherë për këtë radio.
Në fakt asnjë nga këto dy pretendime, edhe nëse do të ishte i vërtetë, nuk përbën provë se Camaj ka qenë në shërbim të UDB-së—në fakt, në Komitetin e Prizrenit u bën pjesë shumë shqiptarë antikomunistë dhe patriotë të vërtetë.
Sajimi i dy pretendimeve të rreme për Camajn duket se është bërë pikërisht për të sajuar akuzën kryesore të shërbimit ndaj UDB-së e cila është përodrur pastaj nga aluzatori për të diskredituar figurën e Camajt duke u përpjekur për të ndezur qendrime emocionale tek lexuesit.
Por le të kthehemi tek Komiteti i Prizrenit.
Në maj të 1951, jugosllavët krijuan me pompozitet organizatën Bashkimi i Emigrantëve Politikë Shqiptarë, njohur si Komiteti i Prizrenit, në të cilën merrnin pjesë disa prej figurave të njohura antikomuniste, kryesisht nga Veriu i Shqipërisë.
Referuar informacioneve operative të CIA-s, organizata kishte për synim organizimin e të gjithë shqiptarëve të arratisur në Jugosllavi me qëllim rrëzimin e pushtetit të Hoxhës, kundrejt premtimit se Jugosllavia do të respektonte sovranitetin e Shqipërisë. Sipas të njëjtave dokumente, rekrutimi fillestar i të gjithë anëtarëve të kësaj organizate, ishte me forcë.
Të gjithë shqiptarët e arratisur, që arrinin të paktën në disa mijëra, strehoheshin nga jugosllavët në kampe të posaçme, ku u jepje ushqim dhe veshje. Nëse dikush refuzonte anëtarësimin në këtë organizatë kërcënohej se do lihej mes katër rrugëve, ose me keq, do riatdhesohej.
Krijimi i saj u bë me dakortësinë e amerikanëve të cilët e nxitën në fillim, por më pas u kërkuan autoriteteve Jugosllave të mosvepronin pasi rolin themelor të mërgatës në përpjekjen për rrëzimin e komunizmit duhet të luante Komiteti Shqipëria e Lirë në perëndim.
Komiteti i Prizrenit nuk ishte organizatë sekrete, por organmziatë e hapur publike. Krijimi i saj ishte kaq pompoz sa atë e vizituan disa gazetarë të huaj, mes tyre edhe gazetarë amerikanë.
Në numrin e datës 16 nëntor 1951, revista prestigjoze amerikan Life publikon një reportazh prej disa faqesh të gazetarit Francis Noel-Baker.
Gazetari kishte udhëtuar mbi 4 mijë milje përgjatë gjithë kufirit shqiptaro-jugosllav dhe intervistoi dhjetëra shqiptarë, madje kishte gjetur kohën të fotografonte një familje shqiptare që po kalonte kufirin bashkë me gjithë pasurinë e tyre, 100 bagëti.
I prekur nga realiteti i rëndë, Noel-Bark do e titullonte reportazhin e tij “Toka e djallit”, sipas një citimi të një shqiptari të arratisur, Sulo Duro.
Reportazhi meriton të përkthehet i gjithi për shkak të detajeve të panjohura të herët të arratisjes së vështirë të shqiptarëve. Gazetari amerikan udhëton lirshëm në Kosovë dhe viziton nga afër zyrtarët e Komitetit të Prizrenit dhe përfundon në një nga tavernat e qytetit duke intervistuar një nga liderët e tij, Lutfi Spahiu.
Rreth të 40-tave, Spahiu kishte shërbyer si Prefekt në Prizren nën pushim gjerman dhe ishte arritisur nga Kukësi, ku banonte, në vitin 1948 nga frika e arrestimit. “Organizata jonë është themeluar me qëillim për të çliruar Shqipërinë”, thoshte Spahiu i cili kundërshtonte hapur Titon dhe Stalinin dhe mburrej me antikomunizmin e tij.
Arritja e një normalizimi në marrëdhënie mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë në mesin e vitete 50-të shqetësoi shqiptarët emigrantë në Jugosllavi pasi i frikësoheshin një riatdhesimi. Pjesa më e madhe e tyre u larguan drejt perëndimit.
Të njëjtën gjë bëri edhe Camaj i cili u zhvendos në Itali me ndihmën e Koliqit. Prej këtej, Camaj është thellësisht i impenjuar në punën e tij studimore dhe i papërfshirë në asnjë operacion inteligjence apo politik të perëndimorëve.
Një aludim mbi Camaj ishte së dosja e tij në arkivin e Sigurimit të Shtetit bën pjesë në atë që njihej si “ilegalët”. Ky term i referohet agjentëve të Sigurimit të Shtetit që nxirreshin nga Shqipëria me qëllim të kryenin shërbime spiunazhi në mesin e mërgatës shqiptare. Referuar dosjes shqiptare të Martin Camajt, ky është një spekulim.
Pas largimit nga Shqipëria, Sigurimi i Shtetit nuk ka ditur asgjë për Camajn. Edhe kur ai mbërrin në Itali në mesin e viteve 1950-të, Sigurimi nuk ka asnjë të dhënë edhe pse në Itali kishte agjentë të shumtë.
Camaj mbërriti në Itali në kulmin e Luftës së Ftohtë. Në këtë kohë, CIA kishte nisur operacionin “Obdurate”, në të cilin Ernest Koliqi luante rolin thelbësor në dhënie informacione për mërgatën shqiptare për amerikanët. Dosja e operacionit “Obdurate” është nga më interesantet.
Aty listohen emrat e shumë shqiptarëve të cilët mund të jepnin ndihmë për të rrëzuar komunizmin. Më interesante është fakti që CIA dokumenton se si 3 agjentë shqiptarë të Sigurimit të Shtetit që punonin në legatën Shqiptare në Romë, kërcënonin shqiptarët e mërgatës shqiptare me jetën e familjarëve të tyre në Shqipëri duke i shtrënguar të bashkëpunonin.
Përmes një shqiptari, Iljaz Shytit, CIA arriti të fusë në kurth oficerët e sigurimit shqiptar, duke dokumentuar të gjithë lëvizjet e tyre e madje edhe të rekrutuarit në “Kompaninë 4000”. Më interesante akoma, oficerin shqiptar të cilin CIA e futi në kurth, Jonuz Mersini, shteti komunist shqiptar e rriti në detyrë duke e promovuar në detyrën më të rëndësishme të ish Sigurimit, Drejtorin e Zbulimit në Sigurimin e Shtetit. Agjentët e CIA-s shfaqin nota tallëse ndaj tij dhe ky detaj vlen për të kuptuar se Sigurimi i Shtetit përbëhej nga mediokër.
CIA dokumenton shantazhet e ish Sigurimit për disa dhjetëra shqiptarë dhe mes tyre mungon emri i Martin Camajt. Nëse ish Sigurimit do e kishte rekrutuar Camajn tek “ilegalët”, minimalisht do e kontaktonte, por kjo nuk ka ndodhur kurrë, referuar të dhënave të sigluara nga CIA përmes kundërzpiunazhit.
Arsyeja është e thjeshtë: Martin Camaj nuk ka qenë kurrë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Camaj nuk ka qenë kurrë bashkëpunëtor i asnjë shërbimi sekret. Ai ishte një atdhetar dhe intelektual i përzënë dhunshëm nga regjimi komunist, i cili nuk arriti kurrë të shuajë fjalën dhe emrin e Camajt.

 

LEXIMI ME SYZE TË ZEZA I DOSJEVE TË SIGURIMIT TË SHTETIT… NGA PERSONAZHI KONTRAVERS TARE – Nga MEXHIT PRENÇI

  • “Mediokri dhe cmirziu alibion të vërtetën

 që vret të vërtetën e vertetë” Moisi Korabi –

1.

Gërmimi  nëpër dosjet me erë të keqe te sigurimit të shtetit nga Auron Tare për  te hedhur balte mbi shkrimtarët   e shquar Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, secili me kontribute te çmuara në rrafshin e poezisë, prozës dhe dramaturgjisë – veprat e të cilëve kane vlera të larta  – është një qasje e gabuar  prej mediokri,… Balta bie mbi fytyën e tij. Martin Camaj dhe Ernest Koliqi janë shkrimtarë realist-modern, dy personaltete të shquara të kombit shqiptar.

2

Tare si idhtar i kohës pa liri të socializmit akoma nuk është divorcuar nga mendësitë komuniste, ku  personalitetet  e shquara   shiheshin me syrin e njerkës. Këtë po bën   edhe ky personazh, që  dikujt i shërben për te çmitizuar  Mitet  e Vërteta, me materialet e arkivave te sigurimit  qe sajonin, mistifikonin e shtremberonin te verteten, duke krijuar dosje  me formulimet e tyre alibiste si t’ua kërkonin shefat e medhenj.

3

Po ç’pati Tare gërrmihësi, mbrojtësi i trashëgimisë së arkitektures  qe  iu vërsul Camajt  dhe Koliqit t’i njollos, kur për  ata, flasin veprat e tyre që s’i ka lexuar?! Për akuzat alibiste që bën , nuk jep asnjë fakt konkret me foto, citime, deklarata e shenja te tjera që të vërtetojnë se shkrimtaret e lartësisë  kanë punuar në dëm të Shqipërisë. I refuzoj me neveri akuzat  e tij.

4

Në këtë shkrim të shkurtër, nga nje optike tjeter  do ta lexoj Tare Torroveshin. Përse mjerani Tare i ka hyrë këtij deti që e pershkojne kanalet e zeza. Urtaku do të thoshte: “Do mbys vetveten në këto kanale…  Hedh  një i marrë një gur në det e njeqind të mençcur se nxjerrin dot”. Cili ështe qëllimi i tij që përpiqet me “devotshmërine  e një sigurimsi, të  “njollos”  keto dy figura të lartësisë?  Kush e ka  ndërsyer të leh? Çfarë kumti do të përcjell në  shoqërinë tonë sot? …Kujt I shërben ky personazh që për mua është personulitet? ?!…

5

Një hall të madh ka Auron Tare. Meshirojeni o njerëz të ditur e të mirë, sepse nuk ka arritur të realizojë vetveten sipas ëndrrës së tij budallaqe për të promovuar se është dikushi, i rëndësishëm, madje shumë i rëndësishëm, – ndaj  me pisqollë të ndryshkur qëllon figurat  e mëdha, Koliçin dhe Camajn,  që vetë të mbetet në histori… O për mirë, o për keq, nuk do t’ia dijë… Vetëm të flitet për  të, si  trimi mbi trimat. Frymëzimin e ka marrë nga disa delirantë medikoër pushtuar mga marrëzia e madhështisë, që jane sulur si çakej  Figurave  Historike  më të Mëdha të Kombit që nga Skederbeu, Isamil Qemali, Nënë Tereza, Isa Boletini  e dhejtra te tjerë.  I çmenduri për pushtet absolut, Njeriu i gjatë nuk i mbron me ligj personalitetet më të shquara të kombit, se si i çmendur që ështe, ka probleme  me vdekjen se do të mbetet ai në histori, siç ka deklaruar vetë

7

Sipas meje  Auron Tare, bashke me qumshtin e nënës ka pirë edhe   ideologji  komuniste. Kjo është  një nga arsyet kryesore pse ai është i paaftë të bëjë katarsin, të monologojë  e  vetdialogojë ( Ai & Tjetri  brenda tij)  .  Kështu mund të arratisej nga politizimi, e të merrej me punën e tij në rrafshin e shkencës  që të luftojë për mbrojtjen e trashëgimisë  së monumenteve të kulturës, ku thonë se është specialist i zoti, e zëri i tij  mund ë dëgjohet nga pushtetarët  me dy para mend në kokë, por jo  nga vandalët e barbarët që sulmuan natën në ora 4 e 30 minuta  Godinen Historike te Teatrit  Kombëtar dhe e kthyen në në  gërmadhë.

8

Martin Camaj dhe Koliqi me vepat e tyre, qëndrojnë lart

në pallatin e  personaliteve më të shquara të kombit. Lavdia e tyre nuk zvjordhet, nuk venitet, nuk shuhet. Ajo ndriçon e do të ndriçojë ne veprat e tyre  duke përcjellë kumte atdhedadhurie, krenarie kombëtare, kumte lirie, drejtësie dhe dashurie njerëzore. Ja disa nga vepat e  poetit, novelistit, romacierit & dramaturgut Martin Camaj:

 

P o e z i: “Një fyell ndër male” 1953. Poezi të zgjedhura 1953-1947. Lirika me dy motive” 1967. Novela:  “Rrugajat e marsit” dhe “Pishtarët e natës” Romane: “Djella botuar ne Rome  1958,  “Rrathë” botuar në Munih të Gjermanisë 1978. Drama:  “Kandili i argjendët”, botuar në Kozence të Italise, kur ishte ne shtratin e vdekjes. Drama “Loja e mbasdrekes” ështe nje tragjedi tronditëse gjakmarrjeje: Një katundar pa familje ftoj për të festuar ditelindjen  njerëzit e katundit,  edhe ata që ishin në hasmëri. Pasi pinë raki e hengren mish të pjekur në hell, u dehen, pothuajse të gjithë. Në një moment, dikush provokoi… Për pesë minuta u vrane dhjetra vetë. Drama trajton raportin e gjyqit  me vetëgjyqesine. Kumti eshte:  Kur vepron ligji  nuk vepron kanuni, kur vepron kanuni nuk vepron ligji, kur të dy veprojnë pernjeheresh sjellin katastrofën. Kjo vepër  është satirë edhe për realitetin tonë sot kur kryeministri  shkel mbi ligjet që vet krren, si mbi shkapa të thata. “Vete Zot e vetë shkop”

9

Ernest Koliqi  shquhet si shkrimtar dhe estet i klasit të parë dhe si ministër arsimi me kontribue për kultivimin e gjuhes shqipe.Me veprat  letrare lartësohet figura e tij si personalitet i shquar. Është autori i parë që promovon tregimin modern. Proza e tij është  klasike, realiste dhe moderne, stili  është  unik, shijet janë  të holla dhe të kultivuara: Unik është edhe në shestimin e veprave dhe  strukturimin e tyre – vlera specifike këto që e bëjnë Koliqin të jetë Koliq, vetvetja –  siç do të thoshin   dy teoricienët amerikane të letërsise Velek dhe Uoren.

Ernest Koliqi ëshë  shquar edhe si mentar, mendjemprehte  dhe estet klasi.  Po evidentoj ne kete shkrim të shkurtër edhe vlerat e tij  si pesonalitet në rrafshin e estetikes. Stefan Capaliku proofesor i estetikës dhe dramaturg  artikulon: “Koliqi në aplikimin e metodave, kalon nga metoda pozitiviste  e Hipolit Tenit dhe ato historiko-gjenetiste, deri te metodat simbolike e formaliste. Aty ketu Koliqi nis të perdor edhe metoda psikanalitike”.

11.

Lexuesit  po i paraqes disa prej mendimeve të vyera të Ernest Koliqit: a). Dante, Shekspiri, Gëte, Tolstoj, na përshkruajnë  secili ngjarjet e rrethit  ku u zhvillohej jeta: ngjarje qe në vetvete s’kanë randsi ma t’ madhe se ato, nëpër të cilat përshkohemi edhe na në jetën e përditshme. Magjia e artit të tyne, ato ngjarje  i përshkon nëpër shndrita ( transfiguation) të dritës shpirtnore, të përvojës, të drejtpeshimit meduem, të fantazisë krijuese, të shijes së hollë dhe i pajis me vulën e gjenisë.”  b). Ushtrimi i zejës së shkrimtarit me vetëdije te ndritun e me qëllim ndërtues, lyp dituni e përvoje te shkrime  bashkë. c). Arti i shkrimit, atij që e ushtron me ndërgjegje, i jep kenaqësi të veçantë, por edhe i shkakton trazime e idhnime të mëdhaja”. d). Vendosja në një vend tjetër e nji lufte historike për lirinë politike dhe kundër diskriminimit shoqnor  asht nji shej prudence  përballë censorit  politik” dh). Shumkush kujton se, kur ka xanë alfabetin e Manastirit, asht  në gjendje me shkrue ne fletore  e në të përkofshme edhe me qit libra. Disave u hyn në krye  se mjafton të shkarravisi si me mereqep, shka  zakonisht  flitet marë e prapsh në kafehane e mejhane, për m’u  ba shkrimtar. Proza të neveritshme qarkullojnë, ku gramatika e syntaksa nepërkamben, gjuha shqipe pëson përdhunimim më të llahtarshëm….Mos qitët  Zoti me u takue ma to, sepse pingul, u asht  mbush mendja, q’i vetëm nji hap pas,  jesin mrapa At Gjergj  Fishtës, në stil…. Fol me to e rruej voe e, prit të shesin me fjalë palloi”.  f). “Nji lis pa rraje nuk qendron m’kamë; një komb që përbuz traditat e veta, vendos vetvrasjen e vet”

12

Njerzimi do të përpiqet të  arrijë në nji harmonizim të prirjeve të ndryshe qi cilësojnë cdo fis e komb, por jo  tue  hup  vetitë dalluese të gjakut, që çdo njanit i dhuroi lindja. Duhet gjet menyra qi, trashgimi etnik i çdo kombi të hyje në punë për dobi  të përgjithshme, tue zanë vedin e përshtatshëm në nji rendim shoqnor të përbotshem ku secili të jet tingulli, qi jep shije e hije njaj symfonie universale. Jo. Tulla të njajta si tjetra si njana , por thyeza me ngjyra vezulluese, qi përbajnë një mozaik plot vesk e bukuri. Kur  secili thyezë mban bukurinë e vet mozaiku ka vlerë”

 

KONKLUZË:

Dy kolosët e letrave shqipe  Martin Camaj dhe Ernest Koliqi janë shkrimtarë  klasik, realisto-modern dhe shqiptarë me gen arian. Atdhetar  që kurrë nuk punuan në dëm të Shqipërisë.  Ne veprat e tyre, me gjuhën e bukur shqipe  i kanë folur  të shkuarës dhe të sotmes, nëpërmjet artistikes, estetikes dhe mesazhores. Brezat e ardhshëm do t’i lexojnë veprat e tyre, do t’i rivlerësojnë duke sfiduar cdo sharlatan e shagllaban “rilindas” apo të tjerë. Sipas meje  është armik i popullit të vet, CILIDO  QË MOHON &  ÇMITIZON MITET E VËRTETË TË KOMBIT.

Ernest Koliqi dhe Martin Camaj dy shërbestarë të jashtëzakonshëm të Kombit – Nga Keze Kozeta Zylo

Të arratisesh nga Shqipëria në çdo kohë do të thotë që nuk je dakord me sistemin që sundon politikisht.  Kjo tragjedi sidomos e trurit të Kombit ka ndodhur përherë dhe nuk ka ndërmend të ndalet.  Ikjet sa më larg sistemeve makabre i ndjen ai ajo që ka ikur në mënyra nga më të ndryshmet, më të çuditshmet, qoftë dhe më komodet apo dhe më të dhimbshmet.

Kurrë nuk mund t’i ndjejë një njeri që s’e ka parë me sy emigracionin, për më teper të jetë ndjerë i rehatuar dhe i privilegjuar nga sistemi që sundon dhe ku bashkëpunon.  I sjellë këto përvoja pasi si çdo emigrant i ka ndjerë në kurriz plagët e gjakta të fillimit të viteve të emigrimit, të stropacitjeve të dokumenteve, të përbuzjeve si shqiptarë sidomos nëpër Europë, sepse të gjitha këto tortura e kanë të vetmin burim dhe të vetmen fillesë në qeverisjet që e kanë lënë Mëmëdheun tonë të shtrijë dorën udhëve të çakërdisura të botës pa pikë autoriteti dhe dinjiteti ndërkohë vetë qeveritarët dhe sahanlëpirësit e tyre notojnë në lluks të shfrenuar.

 

Sidoqotë këto përjetime i solla për parantezë sepse po lexoj në media që këto kohë po zhurmojnë dhe është ndezur zjarri bubulak për dy korifejtë e kulturës kombëtare, prof.Ernest Koliqin dhe prof.Martin Camaj.  Z.Auron Tare ka sjellë zellshëm disa tip thashethemesh spiunësh të pacipë nga agjensi të ndryshme të dëgjuara në botë si me CIA-n, shërbimet sekrete të Republikës Demokratike Gjermane, KGB-ja sovjetike, angleze, ndërsa për UDB-në famëkeqe do t’i shohë më  vonë sa te happen arkivat sipas z.Tare, ndezësi i këtij fitili që më së shumti duken si shashkat tymuese.

S’dua të ndalem fare dhe as që më bëjnë përshtypje këto lloj dokumentesh sjellë nga agjentë  të  ndryshëm, që shpesh dhe vetë historianët thonë që shumë prej këtyre agjentëve nuk merren për bazë, sidomos kur kanë survejuar vetëm, pa grup.  Por edhe sikur t’i besojmë këta sorollopë të paguar asgjë nuk del që ata po luftonin kundër trojeve shqiptare, kishin tradhtuar Kombin, por thjesht luftonin për të përmbysur regjimin e Enver Hoxhës prej të cilit ata u dënuan pa mëshirë po aq dhe familjet e tyre që jetuan brenda rrethit vicioz të diktaturës komuniste.

Në këtë mori debatesh feisbukjane gëlojnë shkrues dhe shkara shkrues duke përfituar nga inkompetenca e historianëve me pagesë që nuk sjellin mendimin shkencor dhe historik jo vetëm per Ernest Koliqin, Camaj, por dhe për shumë figura të tjera të ndritura të Kombit në Diasporë të cilët duan me çdo kusht t’ baltosin ose t’i hedhin pa mëshirë në koshin e plehrave.  Në këtë luftë me mullinjte e erës i vetmi që përfiton është prurësi i këtij debati Auron Tare që i hipën avionit sa herë t’i hipi ne tru të kokës sa në Washington, Angli, Gjermani, shumë shpejt dhe në Beograd… Më të lumtë Z.Tare, ne të ikurit nga sistemet që ju jeni i punësuar me poste prej tyre mendohemi 1000 herë pa të vimë në Atdhe… Aferim Z.Tare!

Kam takuar dhe intervistuar dhjetra të burgosur, të internuar, fëmijë me prindër të pushkatuar dhe ajo që më ka bërë përshtypje dhe që e kanë emërues të përbashkët nuk kerkojnë hakmarrje personale, por vetëm drejtësi nga organet kompetente që mjerisht në Atdheun tonë të përbashkët drejtësia është e zhytur në llucën e korrupsionit.  Me këtë korrupsion të fëlliqët që kullon qelb nga trupi i Shqipërisë  duhet të merreni ju z.Tare ngase i shikoni direkt vuajtjet dhe varfërinë e tejskajshme ku ka rënë shumica e popullit shqiptar.

“Who cares” z.Tare se çfarë sillni ju për Martin Camaj dhe Ernest Koliqin!

Ata e shkruan historinë me mund dhe me sakrifica nga më të dhimbshmet, ata janë frymëzues për mua dhe shumë shqiptarë të tjerë që përgjërohen për Kombin dhe pse të arratisur nga sistemet.  Nga përvoja ime personale këtu në Diasporë në USA unë po sjellë vetem një rast dhe të rekomandoj të shikoni dokumentarin realizuar nga TVSh-ja nën titullin: “Martin Camaj” Një dokumentar nga Tefta Radi.  Sinqerisht s’mund t’i harrojë lotët e bashkëshortit tim kur flitej për ndarjen e Camaj, arratisja e tij, dashuria për nënën, familjen që u persekutua në mënyrë makabre…  Nga ana tjetër ndiheshim tejet krenar se si një bashkatdhetari ynë me kaq mund dhe sakrifica, arriti të integrohet në botën marramendëse perëndimore dhe të hapë për herë të parë Katedrën e Albanologjisë në Munih të Gjermanisë që askush deri më sot nuk e ka bërë.

Martin Camaj do të ftohej nga Universiteti “Ludëig Maximilian” të Munihut si lektor.  Dhe vetëm këto do të mjaftonin për një intelektual klasi siç është Martin Camaj që të vihej në panteonin e kulturës kombëtare, por ai ka lënë pas vepra të tjera që moria e analfabetëve po aq dhe e lexuesve që e kanë shpirtin vetëm për ligësira e anatamojnë si skuadrat famëkeqe të pushkatimit.

Çfarë mund të thuhet për Ernest Koliqin këtë soj intelektuali që vetëm i bën nder Kombit tonë për kultuën, shërbimin dhe çka i solli historisë dhe letërsisë kombëtare.  Ky burr i ndritur i Kombit i këndoi gjuhës shqipe me aq mall dhe krenari si: “O shqipe plot me munguj, o gjuh` burrash/ Qi me `i fjal` t`vetme lidheshin per laku/ Dhe soje as vdekja s`mujte kurr me i trande…”

Shkollat Shqipe që Ernest Koliqi ngriti në Kosovë, si dhe në territoret etnike nga Rozhaja deri në Peshterë e Pazar të Ri, nga Tetova në Gostivar, Kërçovë, Strugë dhe Dibër e nderojnë dhe e sjellin në syrin tim si nje Rilindas të vërtetë.  Të ngrije shkollat Shqipe në atë kohë ka qenë shumë e vështirë, ka qenë sakrificë për jetën, ka qenë dashuri për Kombin, ka qenë sfidë me penë dhe kulturë kundër UDB-së dhe regjimit armiqësor jugosllav që ju e keni ëndërr dhe pasion për të gërmuar në arkivat e UDB-së për të gjetur ndonjë perçarjte të ndonjë spiuni serb të cilët e kanë të mëkuar me qumështin e nënës për ta zhdukur Kombin tonë.

Këta korifej bashkëthemeluan revistën “Shejzat” ne Itali.  Këto materiale na sillni ju z.Tare meqënse e ke mundësinë e madhe financiare që ta shetisësh botën me aviona sa herë të hipën në tru të kokës.

Dr. Lazer Radi një tjetër korife i letrave shqipe, i burgosur dhe internuar për 50 vjet me të cilin pata fatin të kem miqësi pas përmbysjes së diktaturës prej disa vitesh deri sa u arratisëm në   vitin e mbrapshtë të 97-ës e kujtonte me një adhurim të veçantë Prof.Ernest Koliqin dhe ja si dëshmote: “Gjuhën shqipe që e mësova aq pastër dhe bukur ja përkushtoj prof.Ernest Koliqit sidomos kur lexova “Hija e Maleve”.  Aty mësova parurinë e gjuhës amtare, mësova artin e magjishëm, mënyrën se si shkruante Koliqi.  Unë erdha nga Prizreni dhe nuk e kishja aq të zhvilluar artistikisht të folurin shqip, por leximi i veprës së tij më mahniti dhe pasuroi botën time për të shkruar libra…”

I vëllai i Ernest Koliqit, Mikel Koliqi, Kardinali i emëruar nga Papa Gjon Pali i dytë është denuar me 40 vjet hejqje lirie nga regjimi diktatorial komunist.

A kështu shpërbleheshin ata qe i shërbenin partisë dhe Enverit duke i vuajtur gjithë familja, vrarë e varur çengelave të zinj?

Kardinali Mikel Koliqi është udhë drite shpirtërore dhe kombëtare vulosur nga udhëheqësi shpirtëror dhe njeriu më karzimatik i botës katolike Shën Gjon Pali i dytë, që të paudhët duhet të marrin pak dritëz dhe t’i largohen verbërisë ekstreme që të çon vetëm në humnerë rrethuar nga korba të zinj.

Në “Vatican News” në përvjetorin e vdekjes së Kardinal Ernest Koliqit shkruhet si:

“E jeta dhe veprimtaria e kardinalit Mikel Koliqi është për të gjithë shqiptarët shembull e testament shpirtëror e kombëtar, pra mbetët një udhërrëfyes për të gjithë ne, se si duhet punuar të bashkuar e në mirëkuptim për një të ardhme më të mirë për popullin e vendin, me një përkushtim e përvujtëri, duke kërkuar e përvetësuar gjithmonë vlerat e vërteta e të shëndosha, njerëzore, shoqërore e shpirtërore e, kulturore e kombëtare.”

Ju drejtohem ju z.Tare per te reflektuar, për ta parë të vërtetën në sy, ju drejtohem të gjithë bashkatdhetareve të mi që e duam kulturën, shërbimin qytetar, qe dinë të vlerësojnë sakrificat e atdhetarëve të vërtetë, që të krenohemi dhe të frymëzohemi nga këta korifej të Kombit.  Ne i kemi këta korifej, por dikush me ligësi ose injorancë hedh baltë ndaj shqetësimi i Faik Konicës është tejet aktual dhe në ditët e sotme kur shkruan se:

“Ne duhet të udhëhiqemi nga dishepujt e kulturës kombëtare ndryshe do te ndodh si:  “Ne vetëm duhet të shikojmë në shpirtin tonë dhe t’i shohim mendjendriturit lartë në qiellin tonë, që në mejtime mbase ende nuk thonë diç, por veç sa s’e kanë humbur durimin të na marrin për veshit si çilimiun e të na ngërmohen: “Kjo është rruga jonë…”

Ernest Koliqi dhe Martin Camaj me veprën e tyre e dënuan dhunën e gjuhës së mashtrimit sepse vetë Camaj do të thoshte: “Dhuna s’asht trmni, por shej ligshtie.”

Për veprën kombëtare që ata lanë Ernest Koliqi dhe Martin Camaj ngelen dy shërbestarë të jashtëzakonshëm të Kombit.

 

12 korrik, 2020

New York

NË VEND TË POLEMIKËS ME z. AURON TARE – Nga Thanas L. Gjika

Botimi i shkrimit të z. Auron Tare në “Peizazhe të fjalës”, New York dhe mendimet e tij shprehur në TV në Tiranë lidhur me “gjynahet agjenturore” të krijuesve brilantë shqiptarë Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, më shtynë ta rishikoj e plotësoj esenë “Dy kulturat e shoqërisë shqiptare nuk mund të bashkëjetojnë përgjithmonë”. E rishikova dhe e plotësova këtë shkrim duke theksuar se gjatë viteve të diktaturës, e në vijim pas kapitullimit të diktaturës komuniste, për gjallimin e kulturës demokratike shqiptare dhanë ndihmesën kryesore jo njerëzit që krijonin brenda vendit, por pikërisht shkrimtarët dhe artistët që krijuan nëpër burgjet e Shqipërisë dhe ata që mundën të arratiseshin jashtë atdheut. Kjo ndodhi dhe vijon të ndodhë sepse brenda vendit në vitet 1945-1991 nuk kishte kushte reale për krijim veprash plotësisht realiste e demokratike dhe se edhe pas vitit 1992 në Shqipëri klani Hoxha luftoi me anën e klasës politike dhe të medias që të krijohej një frymë mbytëse për kulturën e vërtetë demokratike, një nënvlerësim për kulturën e burgut dhe kulturën që u krijua në arrati. Studiuesi Auron Tare jeton e punon brenda Shqipërisë ku studiuesit dhe krijuesit e kanë vështirë t’i shpëtojnë përpunimit ideologjik prokomunist dhe vijojnë të mendojnë keq ndaj të dënuarve të ndërgjegjes dhe të arratisurve dhe në vend që të merren me studimin serioz të vlerave të veprave të tyre, përpiqen të kapen pas gjëra anësore të qena e të paqena në biografitë e tyre.

* * *

Gjatë viteve të diktaturës nuk u fol kurrë dhe nuk dihej se shumë prej të dënuarve të ndërgjegjes kishin krijuar në fshehtësi vepra letrare e artistike edhe në kushtet e rënda të burgjeve dhe të kampeve të internimit. Për këtë krijimtari partia shtet nuk nuk pranoi se ekzistonte një kulturë e tillë demokratike krejt e pastër, kultura e burgut, që përfaqësohej prej krijimeve të të dënuarve të ndërgjegjes. Për nderin e kulturës demokratike shqiptare të atyre viteve të vështira, u shquan disa nga shkrimtarët e piktorët e burgosur, ose të internuar në kampe pune si piktori e rapsodi Lek Pervizi, poetët Frederik Reshpja, Pano Taçi, Trifon Xhagjika, Visar Zhiti, Pano Tasi, piktori Maks Velo, prozatorët Kasëm Trebeshina, Pjetër Arbnori, Lazër e Jozef Radi, Gulielm Deda (përkthyes), Mid’hat Aranitasi (përkthyes), Pashko Gjeçi (përkthyes), Eugjen Merlika, etj. Këta krijuan ose përkthyen me rrezik koke vepra realiste me përmbajtje kundër shtypjes brenda mureve të burgjeve ferr e të kampeve të internimit. Krijimtaria e këtyre njerëzve përbën aspektin heroik të kulturës sonë demokratike që u zhvillua në vitet e vështira të diktaturës.

Këtyre veprave të shëndosha duhet t’u shtojmë edhe veprat e shkrimtarëve, poetëve dhe studiuesve që krijuan në diasporë pas arratisjes së tyre nga Shqipëria diktatoriale. Të tillë janë shkodranët e shquar Ernest Koliqi, Martin Camaj, Arshi Pipa, Lec Shllaku dhe Sami Repishti, vlonjati Isuf Luzaj, gjirokastriti Xhevat Kallajxhi, çami Bilal Xhaferri, korçarët Dhimitr Berati, Stavro Skendi e Vasil Germenji, krutanët Musatafa Merlika e Idriz Lamaj, beratasi Namik Resuli, dibrani Isa Elez Ndreu, lumjani Essad Bilali, lushnjari Zoi Shyti, etj.
Ndërrimi i regjimit dhe botimi i veprave letrare dhe artistike realiste të krijuara në burgje, në kampe internimi dhe në arrati treguan se letërsia e realizmit socialist ishte një mish i huaj në procesin historiko letrar e artistik shqiptar. Pikërisht veprat letrare dhe artistike që u krijuan në burgje bashkë me veprat realiste që përmendëm më lart përbënë kulturën demokratike shqiptare në vitet e sundimit të diktaturës komuniste. Kjo krijimtari përbën hallkën lidhëse midis letërsisë dhe artit shqiptar demokratik të Rilindjes e të kohës së pavarësisë me letërsinë dhe artin shqiptar demokratik të ditëve tona e të së ardhmes.

Veprat letrare artistike që u krijuan gjatë kohës së diktaturës sipas normave të realizmit socialist, mbas ndërrimit të regjimit diktatorial ndjehen të vjetëruara dhe askush nuk krijon më sipas atyre modeleve. Sot, të dënuarit e ndërgjegjes dhe shumë njerëz të mirëformuar si Agron Tufa, Çelo Hoxha, Kastriot Dervishi etj kërkojnë që veprat artistike letrare ku është shtrembëruar e vërteta historik të mos pranohen si vepra të vlefshme arti, sidomos filmat socrealistë të mos trasmetohen në gjithë stacionet televizivë, por vetëm në një stacion dhe të shoqëruar me komente prej specialistëve.
Në Shqipëri pas ndërrimit të regjimit diktatorial duhej të arrihej krijimi i një kulture të vetme demokratike, por fatkeqësisht vijuan të gjallojnë ende dy kultura. Njëra demokratike dhe tjetra kultura servile e pushtetit, kultura jo demokratike. Kjo ndodhi sepse para ndërrimit të regjimit, udhëheqja e PKSh-së hartoi variantin shqiptar të planit Katovica që sajoi Mikail Gorbaçovi për sabotimin e procesit të ecurisë demokratike përmes pluralizmit partiak. Pas nërrimit të regjimit u futën me urdhër të klanit Hoxha në partitë e reja politike shqiptare ish-komunistë, ish-sigurimsa dhe shërbëtorë të tjerë të regjimit diktatorial, për të degjeneruar proceset demokratike.
Zbarimi i planit Katovica në Shqipëri solli si pasojë krijimin e një klase politike me njerëz të korruptuar që shkelin lirinë e fjalës dhe kanë krijuar një shtyp e media që i shërben kryesisht interesave të saj. Tek ne pushtetin politik dhe pasuritë e vendit vijuan t’i gëzojnë edhe pas ndërrimit të regjimit besnikët e klanit Hoxha. Kjo situatë ka lejuar që në publicistikë, letërsi, arte dhe shkencat shoqërore propagandohet politika e kastës sunduese të shpërndarë në partitë e mëdha politike si Partia Socialiste, Partia Demokratike, Partia Republikane, Partia Lidhja Socialiste për Integrim, etj.

Ish-krijues të veprave letrare e artistike të realizmit socialist, duke mos dashur të kërkojnë falje për veprat që krijuan gjatë regjimit diktatorial, vijojnë t’i mbrojnë ato vepra, si vepra me vlera edukative, duke mos kuptuar se ky justifikim është një krim i ri, sepse ndihmon në ruajtjen e nostalgjisë ndaj diktaturës dhe enverizmit. Sot në krijimtarinë e tyre letrare dhe artistike këta krijues janë larguar nga kriteret e socrealizmit dhe përpiqen të krijojnë vepra të reja në përputhje me normat e realizmit botëror. Përpiqen t’u ngjajnë shkrimtarëve përparimtarë botërorë, duke i cituar e përmendur. Merren me trajtim temash filozofike, erotike, sociologjike, por gjithnjë duke mos i trajtuar, ose duke i trajtuar sipërfaqshëm plagëve që shkaktoi regjimi komunist. Për t’u dukur modernë trajtojnë tema dashurie e filozofike, por nuk dënojnë krimet e kohës së komunizmit dhe përpiqen të minimizojnë vlerat e letërsisë së shëndoshë demokratike që u krijua në burgjet shqiptare, në diasporë dhe brenda Shqipërisë diktatoriale prej krijuesve të guximshëm që krijuan e vijojnë të krijojnë edhe sot bashkë me krijues të rinj që i dënojnë krimet e komunizmit. Krijuesit e sotëm të kulturës jo demokratike që vijnë nga koha e diktaturës, ose bijtë e kuadrove të përkëdhelur të diktaturës, nga njëra anë përpiqen të nënvlerësojnë krijuesit e kulturës demokratike që krijuan në ato vite të vështira duke sjellë të dhëna biografike që ua njollosin karakterin e moralin këtyre krijuesve, kurse nga ana tjetër përpiqen të dëshmojnë se ata vetë kanë qenë përndjekur (ata ose prindërit e tyre) nga diktatura sepse u ishte kritikuar a hequr ndonjë poezi a tregim nga një vëllim poetik, ose përmbledhje me tregime.
Në rrugë edhe më të gabuar kanë ecur dhe ecin historianët që shkruan Historinë e Shqipërisë të shekullit të XX. Këta e ripunuan “Historinë e popullit shqiptar” të viteve 1912-1939 dhe të 1939-1991 dhe e botuan në vëllimet III dhe IV, botim i Akademisë së Shkencave, si dhe “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” edhe ky botim akademik i vitit 2008-2009. Në këto vepra për hartimin e të cilave morën rrogën dhjetra kuadro akademikë më shumë se dhjetë vjet, shumë dukuri, ngjarje dhe figura historike i interpretuan dhe i vlerësuan si më parë. Në këto vepra krimet e komunizmit nuk janë dënuar, madje nuk përmenden. Kjo tregon se klani Hoxha ka ende fuqi për të komanduar kuadrin shkencor të Akademisë së Shkencave të RSh-së, si dhe shumë krijues të artit e letrarsisë së sotme.
E thënë ndryshe, edhe sot në jetën shqiptare gjallon dykulturësia. Nga njëra anë gjallon kultura jo demokratike, e cila justifikon klasën politike dhe nuk i dënon krimet e komunizmit. Nga ana tjetët gjallon kultura demokratike që krijohet prej ish-të përndjekurve të ndërgjegjes dhe krijuesve të vjetër e të rinj, që kanë kurojo qytetare dhe i dënojnë krimet e komunizmit. Këta trajtojnë në veprat e tyre letrare, publicistike, artistike dhe shkencore probleme thelbësore të jetës shoqërore përmes realizmit si metodë krijuese, kurse në veprat shkencore zbatojnë me objektivitet parimet e historizmit shkencor. Për fat të keq kjo kulturë sot lëvrohet shumë pak brenda vendit për shkak se aty autorët e vërtetë demokratë nuk gëzojnë liri të plotë. Këta mund të botojnë libra në shtëpi botuese dhe shtypshkronja, por librat e tyre nuk popullarizohen dhe nuk vlerësohen si e meritojnë. Media aty është kryesisht në shërbim të klasës politike që i shërbën klanit Hoxha, prandaj kultura e vërtetë demokratike lëvrohet kryesisht në diasporë prej shkrimtarësh e gazetarësh të talentuar si Vehbi Bajrami, Dalip Greca, Ruben Avxhiu, Lek Pervizi, Jozef Radi Radi, Beqir Sina, Elida dhe Skender Buçpapaj, Fatmir Topçiu, Frank Shkreli, Astrit Lulushi, Roland Gjoza, Visar Zhiti, Anton Cefa, Ramiz Gjini, Andon Dede, Fritz Radovali, Ilir Lëvonja, Eshref Ymeri, Pëllumb Lamaj, etj të cilët botojnë kryesisht në gaztat “Dielli” e Illyria” ( Nju Jork) dhe në website “Kuq e Zi” (Bruksel), “Radiandradi.com” (Itali), “VOAL.Ch” (Zvicër), “Fjala e Lirë” (Londër), “Zemra Shqiptare” e Mark Markut, “Albemigrant” e Ajet Nuros dhe Paul Tedeskinit, etj. Kurse Adem Belliu, Këze Kozeta Zylo, etj kanë hapur stacione televizive në ShBA, etj.  Disa të tjerë publikojnë shkrimet e veta në face-book personal dhe në libra me shpenzimet e veta, si politologët Shinasi Rama e Grid Rroi, pelazgologu Mathieu Aref, eruditi Klodi Stralla, shkrimtarë e poetë si Rudolf Marku, Ylli Demneri, Kristaq Turtulli, Petro Dhimitri, Petraq Risto, Gëzim Basha, Luan Rama, Arben Kallamata, Vangjush Ziko, Perparim Kapllani, Klajd Kapinova, etj.
Kësaj kulture demokratike i përket e ardhmja, kurse kulturës servile proqeveritare do t’i vijë fundi shumë shpejt mbas krijimit të shtetit ligjor, kur Shqipëria do të hyjë në Bashkimin Europian. Në këtë bashkësi popujsh nuk do të jetë më i nevojshëm dhe as do të pranohet lëvrimi i kulturës servile ndaj pushtetit. Pushteti do të jetë pushtet demokratik i vërtetë dhe si i tillë do të stimulojë jo servilizmin dhe propagandën proqeveritare në media, art, letërsi, shkenca shoqërore e tekste shkollore, por lulëzimin e kulturës demokratike si kulturë e vetme në shërbim të mbarë shoqërisë shqiptare dhe europiane.

E parë në plan tipologjik (përsëritja e tipareve të një dukurie) dykulrutësia shqiptare mund të themi se paraqitet nga njëra anë si rrjedhë e një lumi me ujra të kulluar që rrjedhin drejt detit dhe nga ana tjetër si një tërësi moçalesh me ujra të ndenjur që nuk rrjedhin e qëndrojnë në vend ku qelben. Kultura demokratike shqiptare, që u ka shërbyer interesave të popullit / kombit, përbën ujin e kulluar të lumit që shkon drejt detit. Kjo kulturë ka vijimësi gjatë shekujve XVI-XXI. Ajo është përpjekur të zhvillohet në harmoni me përparimin shoqëror me aspiratat e popullit dhe të interesit mbarëkombëtar shqiptar. Kjo pasuri vlerash kulturore ka për t’u derdhur në thesarin e kulturës së përbashkët europiane.

Kurse kultura jo demokratike, kultura proqeveritare që u ka shërbyer klasave / kastave në fuqi, që ka kërkuar të ruajë statukuonë e të sundojë si hegjemoni kulturore e nomenklaturave politike, përbën ujrat moçalore, që nuk kanë pasur e nuk kanë rrjedhje e vijimësi nga një kohë në tjetrën. Kjo lloj kulture është tharë e zhdukur gjithnjë. Kështu u tha e u zhduk kultura që mbështeti pushtetin perandorak turk, kultura që mbështeti shovinizmin fqinj, monarkinë Zogiste, fashizmin dhe diktaturën komuniste. Kështu do të thahet si ujrat e moçalit edhe kultura e sotme jo demokratike që i shëben kastës në fuqi për ruajtjen e statukuosë. Kjo kulturë nuk ka të ardhme, nuk mund të bashkohet në thesarin e përbashkët të kulturës europiane.

Ecuria e sotme e kulturës demokratike shqiptare në diasporë dhe brenda Shqipërisë e në mbarë Ballkanin Perëndoimor tregon se populli ynë është popull krijues i shëndetshëm dhe pas formimit të shtetit kombëtar do të shpërthejnë edhe më fuqishëm energjitë e tij krijuese.

DOSJE E HAPUR Nga Eglantina Mandia

Kemi afro 50 vjet që jetojmë me makthin e dosjeve. Nuk shpëtojmë dot nga dënimi i ynë. Sapo zuri një farë cipe sëmundja e llahtarisur e përgjimit, na zunë ethet e dosjeve: të hapen, apo të mos hapen, u hapën, s’u hapën, do të hapen apo nuk do të hapen.

Përse këto dilema?

Të gjithë e dimë se cilët ishin persekutorët e spiunët e vegjël (fatkeqët e mjerë) të rrethit familjar a shoqëror ku jetonim. Kjo sillte tjetërsimin, makthin, fjalën e shtirur, mashtrimin, vdekjen e ngadaltë shpirtërore.

I shohim edhe sot fytyrat e tyre me sytë e stërzgjatur, lakmitarë me komplekset e gjuhën gjarpërore që hedh helm e jargë mbi çdo shpirt të pastër. Ndoshta, ky është dhe ngushëllimi i fundit. Pështy e helmo gjithçka.

Dosje të hapura. Dosje të mbyllura. Furtuna në gota uji.

E megjithatë ka dosje gjysmëshekullore, që kanë sfiduar sytë tanë, siç është një vrasje e pashpjeguar e dy vetëvrasje të tre tragjikëve, tejet të njohur të L. N. Çl.

Dosja 1RAMIZE GJEBREA, bijë e një familje me disa breza patriotësh, me nënën nga Kaçaniku. Babai, luftëtar i lirisë, sjell nusen kosovare në shtëpi që në ditët e para të shpalljes së pavarësisë. Viti 1913, (vit i mbrapshtë i fatit tonë) e ndan nusen nga trojet e veta. A thua prapësia do t’i ndjekë denbabaden?Ramizeja, e bukur, e kulturuar, e talentuar, heroinë e aksioneve më të guximshme kundër fashistëve në kryeqytet, një nga firmat më të njohura të shtypit të L. N. Çl.Me pseudonimin “Zala”, u vra nga shokët e saj pa i mbushur të 21 vjetët.

E kudogjendshmja, e palodhura, fjalëzjarrta Ramize, i dha bukurinë, rininë, dashurinë dhe jetën, idealit të saj, LIRISË.

E megjithatë, u arrestua në Ramicë nga shokët e saj të luftës me disa denoncime absurd të spiunëve vrasës.

Dënimi me procesverbale të humbura (Sa shumë i kam kërkuar nëpër arkiva, krejtësisht kot, për shumë vite).

Të dy fajtorët, Ramize Gjebrea dhe Zaho Koka në arrest.

Gjyq me dënim të pashpallur. Korrierë që vrapojnë e nuk arrijnë kurrë në destinacion.

Ramizeja e gdhin natën me një pallto ushtarake të hedhur krahëve. Lexon librin “Ditët e fundit të një të dënuari me vdekje”, por nuk e merr dot kurrë me mend, se kjo e dënuar është ajo vetë.Batalioni i rreshtuar në formë rrethi. Heshtje. Ankth. Mars i ngrirë i vitit 1944. Në një cep çelet rrethimi dhe sjellin Ramizenë. Askush nuk e di se ç’po ndodh.Ramizeja ecën e menduar, me pardesynë që ja merr era. Kurrë, kurrë zemra e saj e dëlirë s’e afron pabesinë e vrasjes pas shpine, pa paralajmërim. Po vendimi tashmë, ishte marrë. Moralistët (terroristët më të pamoralshëm) në emër të moralit, urdhërojnë skuadrën e pushkatimit të vajzave të shtien mbi shoqen e tyre.

Një partizane e kësaj skuadre, me duar të dridhura, shtie mbi veten nga tronditja. Plumbi që i ka shënjuar fytyrën, është dëshmitar i asaj dite tragjike edhe sot e kësaj dite.

Ramizeja krejt e befasuar nga plumbat në trupin e saj, ktheu kokën e klithi: “Përse kështu o shokë?!!”Përse? Përse? Përse?…Klithma rrufe u ngjit drejt qiellit të ngrirë të atij marsi. Breshëria rrëzoi të bukurën e dheut, Ramize, mbi tokën që ajo e deshi aq shumë.

Iu dha dhe plumbi i fundit… LAMTUMIRË!

Partizanët mbetën të ngrirë, me shpirt të gjymtuar, gjysmë të varrosur nga ankthi i pyetjes:

“PËRSE? PËRSE KËSHTU O SHOKË?!”

***Dosje të hapura. Dosje të mbyllura.

Sa herë kam dhënë një mendim për këtë çështje, ka filluar përndjekja e Ramizesë dhe shumë e shumë vite, pas vrasjes.

Cerberët e kryeqytetit e heqin shkrimin nga shtypshkronja. Gazetarucët me sy të zbardhur nga tmerri i trimërisë së tyre, klithin: “Kush të ka dhënë ty të drejtën ta rehabilitosh?”KRIMI përplaset me sinqeritetin e lotëve të shokëve të luftës.

Ramizeja zgjon revoltën e shpirtrave të bukur, që pyesin: “Deri kur? Deri kur? Cerberët do të vrasin e rivrasin idealin njerëzor, ëndrrën e aq e aq brezave për liri e drejtësi?

Dosja 2ZAHO KOKA, heroi popullor i Bregut, i tronditur, tre muaj pas vrasjes së Ramizesë e kërkoi vdekjen vetë.

Zaho nuk e dëgjoi pyetjen e Ramizesë. Ai mbahej i burgosur dhe nuk e pa poshtërimin e saj. Po “ligji i luftës” veproi vetëm për Ramizenë. A nuk ishin që të dy “fajtorë pa faj?” Kush pra, e kish të drejtën të shpersonifikonte njeriun dhe për ndjenjën më fluide, për atë që quhet LIRIA e gjithsecilit?

Zahoja e parandjeu të vërtetën e hidhur në burgun e tij, në Ramicë. LIRI të madhe nuk do të ketë më në këtë tokë, derisa të vritet qenërisht LIRIA e secilit.Zaho Koka shkoi vetë në mes të ditës me diell, drejt një mitralozi, që e bëri shoshë e për këtë i dhanë “bujarisht” titullin HERO.

Po populli? Ai mori një plagë për dhimbjen e pashprehur për birin e tij, të vetëvrarin, të bukurin, të pastrin, të thjeshtin, personazhin e tragjedisë që në prologun e saj. Kështu iku djali i fyer. Shkoi vullnetarisht drejt mitralozit, në qershor të po atij viti, dy muaj pas vrasjes së Ramizesë. As “mjeshtrit e mëdhenj” as “qatipët e vegjël”, s’krijuan dot alibi tjetër veç titullit: HERO.

Dikush thotë që në Ramicë Ramizenë e veshën nuse dhe e qanë me ligje. Është e vërtetë, apo legjendë? S’ka rëndësi. Rëndësi ka që populli, (të cilin kujtojnë se e kanë në dorë mendjeshkurtrit), nuk u pajtua me këto VRASJE.KJO ISHTE DISIDENCA E SHPIRTIT TË TIJ, AJO SHQISË E GJASHTË QË MAT TË VËRTETËN E GËNJESHTRËN E FJALËS, KUR KA DHIMBJE TË THELLA. POPULLI HESHT, POR NUK HARRON KURRË…

Zaho Koka vrau veten para dhjetëra dëshmitarëve.

“PËRSE? PËRSE KËSHTU O SHOKË?!!”

Dosja 3NAKO SPIRU, i fejuari i së bukurës Ramize Gjebrea. Braktis klasën e tij të pasur si idealist i kulluar dhe vë veten në ballë të luftës për liri e përparim shoqëror. Kur moralistët perversë i vranë të fejuarën si “shkelëse të besës”, Nakoja e tha burrërisht se i takonte atij ta gjykonte të fejuarën, për jetën e saj intime.

(Alibia e moralit të shkelur s’ishte gjë tjetër veçse një gur që do të vriste zogjtë, një e nga një.FAJI I NAKOS: inteligjenca e jashtëzakonshme dhe intuita për të parë, si po rrëshqisnin në LIMERIN E PAZARLLËQEVE TË BEOGRADIT.

I llahtarisur guxon e thotë se “Po e shesim Shqipërinë”.

Kështu, i paracaktoi fatin vetes. I varrosur si tradhtar. I zhvarrosur si HERO.

Gjithnjë në pritje të një gjëme të re mbi varrin, bustin, emrin. Gjithnjë në lojën e persekutimit të hijeve, kockave e familjeve.

Një makth i pafundE kam njohur nënën dhe motrën e Nako Spirut, të vetësakrifikuarën Leonorë. Kam qënë fëmijë dhe nuk e dija se ç’ndjente e ç’mendonte ajo zonjë e zbehtë, me vështrim të thellë, nën sharpin e zisë së përjetshme.

Nuk e di se përse fytyra e saj dhe e së bijës, më sjellin ndër mend vargjet: “Në një prag e në një derë / plasën si dy qelqe me verë!”Nako Spiru shkruan një karakteristikë (në italisht) për Enver Hoxhën, në vitin 1944:“Me ndihmën e Miladinit e të Dushanit, u fut në formacionet e partisë U bë anëtar i K Q Provizor, duke ndjekur symbyllur, Miladinin Kështu, krijoi pak e nga pak mundësinë, për ta mbajtur me duart e veta Në Konferencën e Partisë zgjidhet sekretar i rekomanduar, si njeri i shquar në luftën kundër fraksioneve Në fakt, është një parti gratis e një kompensim për këto punë Nuk ka bërë asgjë, pa pyetur ekzekutorët e vet e pa ia hapur Miladini, perspektivën Me një inteligjencë mediokre edhe në shkollë edhe jashtë shtetit edhe gjatë punës si profesor, krejt mediokër Gjatë gjithë kësaj kohe, (para krijimit të partisë), me një jetë private aspak të rregullt U ngjit kështu në parti dhe tani dëshiron të jetë i adhuruar, dëshiron t’i ketë të gjithë nën vete e t’i marrë të gjithë nën thundër, dëshiron t’i shohë të tjerët të veckël, të veckël Është i shquar për kompleksin e inferioritetit S’ka asnjë cilësi udhëheqësi Të gjithëve ua frenon iniciativën Në popull, nuk është fare i njohur Edhe aty ku është i njohur, nuk gëzon respekt Në parti po popullarizohet me të gjitha forcat E për këtë ka filluar të njihet, por populli nuk është shumë i sigurt, për kapacitetin e tij”

Kjo karakteristikë e shkruar që në vitin 1944 ishte “krimi “ i Nakos. Pra ishte i destinuar të vritej e të rivritej pambarimisht, së bashku me ekipin e tij tragjik (Ramize e Zaho).Dosje të hapura. Dosje të mbyllura. Lojtare e dëshmitare të tragjedisë së jetës sonë.Le t’i lëmë shpirtrat e dënuar të ferrit, të enden e të përplasen të terrin e tyre, derisa të gjejnë sadopak paqe e qetësi, derisa gjuha gjarpërore (dikur e paguar aq lirë), të mbarojë helmin e vet, derisa puset e qelbit shpirtëror, të shterin, derisa kufomat e gjalla, të marrin më në fund fytyrën e njeriut.Të gjithë e dimë fare mirë, se cilët janë ata. Dosjet s’janë thjesht ca letra të fëlliqura, të varrosura nëpër limere e katakombe.Fatkeqësisht, janë krejt të gjalla, para syve tanë…

Botuar në gazetën “Rilindja Demokratike”, më 14 maj 1994

Adrian Klosi: Një talk-show i Televizionit Austriak, në Mars 1991 ku Camaj ndodhej përballë një ambasadori që mbronte vijën e PPSH-së

Martin Camaj përherë me ne

Nga Ardian Klosi

Sot, shkrimtari dhe linguisti Martin Camaj do të kishte mbushur 85 vjeç. Në dy vjetët që do të kalonin deri sa vdiq, Camaj luajti një rol të jashtëzakonshëm në jetën tonë. Ai ishte shembulli i gjallë i qëndresës në fushën e kulturës.


Botojmë sot për herë të parë bisedën në një talk-show të Televizionit Austriak, në Mars 1991 ku Camaj ndodhej përballë një ambasadori që mbronte vijën e PPSH-së 

Sot, shkrimtari dhe linguisti Martin Camaj do të kishte mbushur 85 vjeç. Një moshë e zakonshme mund të thuash për malësorët e tij të Dukagjinit, sidomos për një njeri aq të përkorë si profesori i Mynihut. Por sëmundja e rëndë që i qe shfaqur që para se të mbushte të 65-at i rrëmbeu jetën më 12 mars 1992.

Ai e dinte shumë mirë që do të vdiste, edhe kur jemi takuar për herë të parë në Innsbruck në shkurt të vitit 1990, mandej shumë herë e ka tematizuar vdekjen në poezinë e tij (Kur të vdes më mbështillni me tesha të leshta/sikurse ishte dokja ndër të parët e mi) ndërsa vitet e fundit ndërtoi me të një parabolë të tërë në formën e një cikli poetik, për mendimit tim nga më të mirët në gjithë veprën e tij: „Palimpsest”.

Takimin e parë me Camajn e kam përshkruar edhe në raste të tjera. Ai erdhi në Innsbruck me shpresën që një poete lokale e atyshme të lëmonte do përkthime të dobëta nga shqipja të poezive të tij.

Unë isha duke mbyllur studimet e mia në atë qytet. Na e ndërmjetësoi takimin albanologu i Innsbrukut Hermann Oelberg, njeri që kishte mbledhur në bibliotekën e Institutit të tij shumë literaturë subversive për Shqipërinë e që kërkonte me të herë pas here të më thyente frikën.

Subversive në pikëpamje letrare ishte vepra e Camajt, e plotë në vëllime të mëdhenj të bukur me ngjyra të thekshme nën motivet e Gjelosh Gjokajt, e vështirë për t’u depërtuar me skemat që kishim ne në kokë aso kohe lidhur me vlerat dhe hierarkitë në letërsinë shqipe. Por një herë që të kishte pushtuar magjia e gegnishtes dhe poezisë së tij, ajo nuk të lëshonte më.

Misteri që fshihej në shumë nga ato poezi, abstragimi i tyre i lartë, të bënte t’i ktheheshe e riktheheshe si ndonjë gote magjike me verë që mbushet vetiu. Ishte një botë gjithë ngjyra që nuk pranonte emërtime të caktuara, si mëngjese të largëta fëminie ku gjithë sendet dhe njerëzit përreth kanë kuptim të thellë e të vërtetë.

Vetë Camaj ishte tejet i përzemërt, me një mirësi të kultivuar, kur bashkohej malësori bujar me europianin erudit. Zëri ishte tejet melodioz, dukej nganjëherë sikur fliste me kantilenë, e nuk e di si këndonte por do çuditesha sikur të mos këndonte bukur me atë zë dhe nuancat e holla që shqiptonte. Sidomos gjermanishten e kishte të kulluar, fjalët të nyjëtuara saktë me një tingëllim Shkodre për të cilin më duket ishte krenar.

Ashtu sikurse Bogdani erdhi në Shkodër për të lëmuar kosovarishten e vet (“m’anshtë dashunë me djersë të mëdha shumë fjalë me ndërequnë ndë dhee të Shkodërsë”) edhe Camaj kishte marrë tingëllimet më të bukura të qytetit të tij, ku pat zbritur dikur fëmijë nga Temali i Dukagjinit për t’u shkolluar në kolegjet e jezuitëve.

Për çudi atë ditë të ftohtë dimri një numër fjalish në shqip i linte të pambaruara, kalonte prej një teme te tjetra, a thua se e nguste diçka ose pse e ndjente pamundësinë që në kohën e mbetur të kumtonte të gjitha sa donte (midis nesh 45 vjet mungesë komunikimi).

Erika e shoqja, ndërhynte herë pas here për ta sjellë te tema për të cilën kishin ardhur. Unë në fillim, nën ndikimin e sa e sa romaneve si Armiqtë ose Mërgata e korbave e kushedi sa filmave të Kinostudios Shqipëria e Re, e ndjeja që kisha përballë armikun klasik (aq më shumë që Camaj shtatlartë kishte veshur një pardësy të çelët dhe e kishte ngritur jakën mbi qafë ngaqë në luginën e Innit frynte erë e fortë).

Por tundimi për ta njohur ishte shumë më i madh se frika, e pastaj kur sheh se ky njeri merret me kulturë dhe poezi të rafinuar dhe jo me diversion, skemat e Kinostudios kthehen në libra për fëmijë të prapë.

Në dy vjetët që do të kalonin deri sa vdiq, Camaj luajti një rol të jashtëzakonshëm në jetën tonë.

Ai ishte shembulli i gjallë i qëndresës në fushën e kulturës, vijuesi i një tradite të pandërprerë në poezinë shqipe të variantit geg që megjithatë kishte hyrë në terrene të pashkelura më parë nga krejt poezia jonë, duke u afruar me motrat më avangarde në kontinent, pa e humbur karakterin e saj shqiptar, përkundrazi me rrënjë shumë të forta në mitologjinë dhe mënyrat shprehëse të Veriut. Camaj ishte shembulli i gjallë edhe i qëndresës në gjuhë.

Ndërsa të tjerët luftonin me pamflete ose teorizime që nuk i dëgjonte njeri, ai e tregoi me vepra të shumta në poezi, në prozë ose dramaturgji se një traditë aq e gjatë letrare nuk mund të vdesë brenda një brezi, edhe pse për këtë qe vendosur më 1972, në kushtet e diktatit nga lart, prej shumicës së përfaqësuesve të asaj që ishte kultura zyrtare e kohës.

Këtë qëndresë ai e zhvilloi edhe në shinat e dijes, me monografi e gramatika të ndryshme, sikurse në Albanian Grammar të tij ku e analizon gjuhën shqipe në tri koinetë kryesore të saj: gegënisht, toskërisht e arbëresh.

Pak për t’u habitur sot, kur Camaj pranohet nga gjithë përfaqësuesit me peshë e me poste të gjuhë-letërsisë shqiptare, kjo anë e personalitetit të tij lihet në heshtje, madje Camaj ngrihet lart më fort nga të gjithë pikërisht prej atyre që nuk duan as t’i dëgjojnë termat gegënishte ose variant letrar geg.

Camaj pati për ne një rol të veçantë edhe si frymëzues për njohjen dhe përhapjen e kulturës së panjohur ose deri më aty të ndaluar shqiptare në Shqipëri.

Në qershor 1991 krijuam Lidhjen e shkrimtarëve e intelektualëve të pavarur “Albania” që e pati pikërisht këtë si synim kryesor të saj: në disa botime të atyre viteve si “Shqipëria zgjim i dhimbshëm”, “Libertas”, “Quo vadis Shqipëri” etj.

Martin Camaj dhe Arshi Pipa ishin nga kontribuesit kryesorë. Pak ditë para se të vdiste i dërgoi me telefon lidhjes sonë këtë mesazh që u bë më pas i famshëm për fjalinë e tij të fundit:

“Të dashun miq e vllazën shqiptarë, intelektualë, artistë dhe mbarë popull shqiptar, përshëndetjet e mija ju janë drejtue të gjithëve. Gëzohem pa masë se keni vendosë të vlerësoni veprën time: ky vlerësim na afron.

Bâtë burrninë të më shtini në rreshtin tuej. Ndonse të ndamë për një gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijt. Martin Camaj.”

Në ditët që pasuan rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës në Tiranë jemi takuar me Camajn në studion e Klub 2, një nga talk-show kryesorë të Televizionit Austriak. Ishin ftuar këtu gjithashtu historiani M. Schmidt-Neke, gazetaria Ch. von Kohl, ambasadori i atëhershëm i Shqipërisë në Vjenë, zëdhënësi i Partisë Demokratike Genc Pollo.

Camaj u tregua edhe këtu i qetë e i matur, megjithë ndërhyrjet e vrazhda e provokuese të ambasadorit që mbronte natyrisht vijën e PPSH e që arriti deri aty sa t’i thoshte tërthorazi Camajt se i paskej duart e lara me gjakun e popullit.

Apo ndoshta Camaj u tregua i përmbajtur se mendonte që mund të hakmerreshin ndaj familjes së tij në Temal, ndaj të vëllezërve Gjergj e Zef që jo pak kishin vuajtur qysh prej arratisjes së tij më 1948? Midis Camajt dhe ambasadorit botë kulture.

Mjaft të vëreje gjermanishten e latuar me kantilenë Shkodre të profesorit dhe fjalitë e rrëmujshme të tjetrit për të bërë dallimin. Sidoqoftë nxora nga kaseta e emisionit të atëhershëm ato fragmente ku ka folur Martin Camaj dhe dialogun që është zhvilluar mes të dyve:

Nga emisioni për Shqipërinë në Klub 2 të Televizionit Austriak, më 2 mars 1991:

Moderatori: Cili është versioni juaj, zoti ambasador [për rrëzimin e monumentit]?

Ambasadori: Unë përfaqësoj këtu si ambasador një shtet dhe një qeveri. Dëgjova këtu çfarë thanë dy zotërinjtë, zoti Klosi dhe zoti Pollo, për mua nuk është asgjë e re.

Studentët ishin futur në grevë urie, kishin kërkesa të tjera të cilat pjesërisht u përmbushën. Duhet të theksoj se nuk ishin aty të gjithë studentët, nuk është nevoja të përgjithësohet kështu.

Në grevë urie ishin rreth 700 studentë. Pastaj, thonë, se u bashkuan me ta edhe punëtorë. Por për mendimin tonë fjala nuk është thjesht për një ose dy monumente. Ekzistojnë forca në Shqipëri që duan të pengojnë zhvillimet demokratike, janë forca regresive, rebele, nëse mund të shprehem kështu, janë forca të errëta që provokuan direkt.

Moderatori: Ju thatë forca të errëta, regresive, cilët keni parasysh me këto?

Ambasadori: Janë forca të errëta. Siç tha dhe zoti Pollo, po të kishte ndërhyrë policia, do të ndodhte gjakderdhje. Këtë dëshironin forcat e errëta. Ka ligje në Shqipëri, ka një ligj greve, që u shkel, ka një ligj për demonstratat, për të cilin kanë rënë dakord të gjitha partitë, që deri në zgjedhje nuk do të ketë demonstrata.

Të gjitha këto u shkelën. Ka një ligj për mbrojtjen e monumenteve, edhe për mbrojtjen e emrit të Enver Hoxhës. Unë nuk do të flas këtu për arritjet dhe meritat e Enver Hoxhës, nuk është ky qëllimi im. Dua të them vetëm se me aktin që u krye aty, u luajt me ndjenjat e popullit. Dhe pikërisht këtë donin të arrinin.

Christine von Kohl: Po kush ishin këto forca?

Ambasadori: Sikur ta dija unë… Por ka të ngjarë të dalë, me siguri.

Moderatori: Siç e kuptoj unë, gjatë vitit të kaluar qeveria e Ramiz Alisë ka bërë përpjekje që me hapa të vegjël të shkohet drejt demokracisë.

Këto forca tani duan të shkaktohet gjakderdhje dhe të pengohen reformat, apo jo?

Ambasadori: Më lini ta mbaroj mendimin. Pas këtij incidenti të gjitha partitë politike, edhe Partia Demokratike, i dënuan këto akte kriminale, që janë penguese për procesin e demokratizimit në Shqipëri dhe duan të çojnë në luftë civile.

Këtu ka një kundërthënie. Zotërinjtë këtu, si përfaqësues të Partisë Demokratike e përshëndetën këtë akt, nga ana tjetër zyrtarisht ka një deklaratë të kësaj partie që i dënon këto akte.

Martin Camaj: Shtjellimet tuaja zoti ambasador, më tingëllojnë shumë të errëta, kurse këto forcat e errëta më tingëllojnë mistike, mistifikim i fakteve.

Edhe diçka që më ka bërë shumë përshtypje, sidomos me rrëzimin e Enver Hoxhës, si letrar: figura e Enver Hoxhës – për ne jashtë Shqipërisë, e unë përfaqësoj në njëfarë mënyre këtu diasporën – është paraqitur si një njeri i dashur, të cilin e adhuron gjithë populli. Kështu nga një person real u krijua një person fiktiv, i cili gjeti pasqyrimin e vet pastaj edhe në letërsi.

Sipas ndjesisë sime ky rrëzim është diçka simbolike, diçka që e ka pritur i gjithë populli shqiptar prej 45 vjetësh. Shtjellimet tuaja (i drejtohet ambasadorit) për demokracinë më duken mjaft të dyshimta, që një bartës, një flamurtar i diktaturës të udhëheqë demokratizimin.

Kjo është një contradictio in termines, që një diktaturë, me policinë, me të gjitha strukturat e saj, të qenkej në gjendje të realizojë demokratizimin në Shqipëri ose ta ndihmojë atë.

Unë jam një emigrant i vjetër, ju natyrisht mund të thoni që unë paraprakisht jam një armik, emri im deri më sot ishte krejt i ndaluar në Shqipëri, po të më kishit parë para e zëmë tetë muajsh, ju me siguri nuk do të ma kishit dhënë dorën, sikurse ka ndodhur shpesh.

Por dua të jem me të vërtetë objektiv. Pra, unë nuk besoj që Partia e Punës së Shqipërisë të jetë në gjendje të udhëheqë proceset e demokratizimit në Shqipëri. Jam shumë i gëzuar që sonte kemi këtu këta dy zotërinj, përfaqësues të brezit të ri dhe unë besoj se brezi i ri sot, që quhen demokratë, se vetëm këta janë në gjendje të realizojnë një demokratizim të vërtetë në Shqipëri.

…Moderatori: Duket e pamundur që dikush në vendet e Lindjes që udhëheq një parti, që është i rrethuar nga shokët e partisë të jetë në gjendje të realizojë me shkathtësi reforma. Shembulli më i mirë është Gorbaçovi që filloi perestrojkën dhe që sot sheh para vetes gërmadhat e perestrojkës.

Martin Camaj: E vërteta është që qysh prej 1945-s e deri më sot në Shqipëri nuk janë realizuar reforma.

Ky është ndryshimi nga partitë e tjera komuniste të Lindjes. Edhe Jugosllavia, madje edhe Rumania, kanë njohur shkallë-shkallë disa reforma. Në qoftë se kuptohen me reforma grindjet në majat e partisë, kjo është diçka tjetër.

Kurse reforma të vërteta, të natyrës ekonomike, pse jo edhe në arte… Realizmi socialist është gjithmonë konstant – kemi një vijë të drejtë nëpër kongreset e partisë, të themi që nga 1948 e deri më sot është gjithmonë po një vijë e drejtë, e patrazuar, pa reforma.

Ambasadori: Në qoftë se ju thoni vetëm një vijë e drejtë, pse jo, ju i keni kthyer kurrizin Shqipërisë, por edhe jeni shumë larg që ta ndiqni Shqipërinë nga Mynihu. Reforma ka patur edhe te ne. Kur flitet për procesin e demokratizimit te ne duhet bërë dallimi me vendet e tjera.

Procesi i demokratizimit te ne ka filluar para një viti, atë e ka nisur presidenti Ramiz Alia duke patur mbështetjen e partisë, ku është sekretar i parë, por edhe të masave të popullit. Ndryshimi është që ka disa që kërkojnë që ky proces demokratizimi të zhvillohet shumë shpejt. Por brenda një kohe të shkurtër u arrit edhe liberalizimi i mendimit edhe pluralizmi i partive. Edhe në të drejtat e njeriut ka arritje. Edhe në ekonomi.

Moderatori: Domethënë ka përpjekje për demokratizim që prej një viti. Por fjala është për më përpara, që nuk ka patur diçka të tillë, këtë po thonit ju apo jo (i drejtohet Camajt)

Martin Camaj: Kjo është e vërteta.

Dhe nuk është e vërtetë që flasim me përafërsi. Dihet që në Gjermani, sidomos në universitete, si për shembull në Mynih, ka specialistë të mirë që janë marrë me problemet shqiptare. Mynihu është qendër për studimet e Europës Juglindore, kështu ka specialistë për ekonominë nga Instituti i Ekonomisë, politologë etj.

Natyrisht të dhënat janë marrë nga „Zëri i Popullit” dhe literatura juaj. Studiuesit kanë qenë përgjithësisht të rinj që e njihnin mirë gjuhën shqipe. Natyrisht e pranoj që ka munguar atmosfera, hollësitë, por konturet e krejt zhvillimit, këto janë regjistruar dhe hulumtuar.

Kështu janë nxjerrë përfundime, janë botuar monografi…
(Pas disa shpjegimeve nga A. Klosi për fetë tradicionale të shqiptarëve, kanunin, periudhën ateiste, zbrazëtinë morale dhe dëshpërimin që shprehet me eksodin, Camaj ndërhyn:)

Martin Camaj: Përsa i takon etikës, moralit, kodeksit, jetës që ka bërë më parë populli shqiptar, dua të ngre një çështje. Meqë ambasadori thotë se unë kam një kohë të gjatë larg…

Moderatori: Më falni, a do të ktheheshit tani?

Martin Camaj: Natyrisht.

Moderatori: Dua të them, a ju lejojnë?

Martin Camaj: Nuk e di…

Ambasadori: Po ju e njihni Shqipërinë, ju e ndiqni zhvillimin në Shqipëri, ligjet, ju i njihni ligjet.

Martin Camaj: Unë desha të ngre një çështje…

Moderatori: Më falni, zoti ambasador, mund t’ju ndërpres sepse po tregoheni shumë misterioz. Ju i njihni ligjet…

Ambasadori: Ata që nuk i kanë ndyer duart me gjakun e popullit, që nuk kanë luftuar kundër popullit, me përjashtim të tyre të gjithë të tjerët lejohen

Moderatori: Ndiheni i prekur ju nga kjo, zoti Camaj?

Martin Camaj: Jo.

Moderatori: Domethënë mund ta bëjë kërkesën në Bonn.

Ambasadori: Sigurisht.

Martin Camaj: Më mirë po pres edhe pak derisa këta të dy (tregon nga Klosi dhe Pollo) të vijnë në pushtet. Unë jam një tjetër gjeneratë, por identifikohem me gjeneratën më të re. Këto janë çështje personale dhe jo fort të rëndësishme.

E rëndësishme është ajo që kam vënë re, që familja shqiptare, struktura e familjes shqiptare është e tronditur. Kjo është shumë keq për një shoqëri që nuk është shkëputur ende nga patriarkati.

Ka edhe probleme të tjera, p.sh. ajo çka më bën shumë përshtypje dhe më brengos, sidomos kur hyj në bisedë me emigrantët e rinj, mësoj se në një shoqëri të ashtuquajtur, teorikisht, pa klasa, ka të privilegjuar, më pak të privilegjuar, pastaj është masa, masa që mban ekonominë, pra makineria prodhuese, dhe edhe sot, në vitin 1991, ka të deklasuar.

Ambasadori: Ç’do të thotë të deklasuar?

Martin Camaj: Të deklasuar? Domethënë që nuk kanë të drejta, nuk kanë prestigj… ju e kuptoni mirë ç’do të thotë të deklasuar.

Ambasadori: Po kë keni ju parasysh me këtë?

Martin Camaj: Për shembull çdokënd që ka qenë një herë në burg. Ose priftërinjtë, hoxhat, e gjithë kategoria e tyre, me aq sa jam i informuar, këta përbëjnë një klasë të deklasuarish…

Më dt. 6.3.1991 Camaj i shkruante një letër Gjon Sinishtës në universitetin e San Franciskos, botuesit të Buletinit Katolik Shqiptar. Ndër të tjera i tregonte për emisionin „Më 2 marc, javën që shkoi isha në Vjenë ku u mbajtë në televizionin ustriak një talk-show mbi Shqipërinë… Klosi e Pollo mbajtën anën time në diskusion: ambasatorin e bâmë pupletë derisa iu muer goja, si belbacakut. Ashtë e para herë që dal e diskutoj në një talk-show dhe e kalova provimin.”

 

XXIII – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Profesor Rasim Bebo: Patër Gjergj Fishta kundër errësirës – Përgatiti Fritz RADOVANI

XXIII – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Profesor Rasim Bebo: Patër Gjergj Fishta kundër errësirës – Përgatiti Fritz RADOVANI

Patër Gjergj Fishta kundër errësirës

(Botue 2013)

Fishta është autor i gjithësejt 37 botimeve letrare, emri i tij është i lidhur në mënyrë të pashlyeshme me një vepër të vetme, madje me një nga krjimet më mahnitëse në mbarë historinë e letërsisë shqiptare, që Norbet Jokli në Enciklopedinë e Madhe Gjermane e ka quajtur “Kënga e këngës së Ballkanit Lahuta e Malcis Shkodër 1937.

 

 

Gjama mbi kostum e Martin Camajt ne vitin 1992!… – Nga Gjon NEÇAJ


Martin Camaj, shkrimtari dhe albanologu i shquar shqiptar. që kaloi një pjesë të mirë të jetës në Gjermani me një karrierë të ethshme akademike, ku dhe ndërroi jetë më 1992, është vajtuar me gjamë burrash si qëmoti. Veç kësaj, ai është qarë me lot e kujë prej grash e burrash njëherësh, duke qëndruar i pajetë para tyre në fshatin e lindjes, jo me trup, por me kostum.
Kjo tregohet nga 80-vjeçari nga Palçi i Merturit, Gjon Pjetra, gjamatar i njohur. Ai thotë se duke u qëndruar besnik zakoneve kanunore, të afërmit dhe banorët e fshatit Temal të Dukagjinit, me njoftimin e ikjes nga kjo botë e birit të tyre, Martin Camaj, i cili u kishte munguar prej rinisë së tij, vendosën atë mesmarsi të vitit 1992 që në kullën e Kolë Camajt të hapnin dyert e mortit.
E sipas zakonit, kur mejti (kufoma) nuk është e pranishme, vendosen rrobat e tij e qahet mbi to. Martin Camaj i kishte dërguar para disa kohësh vëllaut të tij një kostum, këpucë e këmishë, të ruajtura në arkën e nuses së tij.
E të afërmit, siç tregon plaku Gjon, me dhjetra burra e kanë vajtuar Martinin me vaje e gjamë sipas zakonit të lashtë, duke ardhur në mort prej krahinave të ndryshme të malësisë, Shala, Shoshi, Pulti, Nikaj Merturi, Malësi e Madhe, Iballë e deri nga Gashi e Krasniqja.
Kështu pra, akademiku i ndjerë, themelues dhe më pas drejtues i Katedrës së Shqipes në Universitetin e Mynihut, është ndoshta i vetmi person me stature intelektuale perëndimore që është vajtuar me gjamë, një ritual i lashtë kanunor i Malësisë së Veriut të Shqipërisë, ku burri jo vetëm qan – ndryshe nga ç`thuhet në një tjetër linjë tradite se burri që është burrë nuk qan – por madje edhe vajton, duke e shoqëruar vakinë e vdekjes me një kujë të pazakontë të dalë prej gjokse e gurmaze burrash.
Përflitet se rituali i rrallë i gjamës së burrave, jo vetëm vjen që nga koha e Skënderbeut, por që dhe mundet të ketë të bëjë direkt me të, në çastin kur ai ka ndërruar jetë.
Sipas gjamatar Gjonit 80-vjeçar, këtë mendim e ka përforcuar edhe një tjetër gjamatar i njohur nga Nikaj Merturi, Zef Prend Pepkolaj, që ka vdekur tashmë. Nga mërzia e vdekjes së Skënderbeut , paska shpjeguar ai,e përhapur kjo gojë më gojë, princi Lekë Dukagjini paska bërtitur me të madhe, duke rrahur gjoksin, shkulur flokët dhe gërvishtur fytyrën e tij, derisa është mbuluar në gjak.
E prej këtij çasti, ka lindur më pas tradita e vajtimit me gjamë të të vdekurve, jo vetëm prej grave por dhe prej burrave.
Sipas rregullave zakonore, gjama nuk mund të nisë nëse të paktën nuk janë 10 burra. Sa më shumë burra që i bashkohen këtij rituali aq më i madh është respekti për të vdekurin. Por kjo vlen vetëm për të vdekurit meshkuj. Sepse për ato femra, vajtojnë gratë.
Pas ndalimit nën komunizëm, rituali i gjamës së burrave ndaj të vdekurve meshkuj u ringjall sërish. Rasti i Martin Camajt e tregon më së miri këtë fakt.

Albanologu Demiraj: Camaj i rekrutuar nga UDB? Tare ka bërë interpretime mbi dokumente, të shohim ç’do të shkarravisë në pjesën të dytë të atij shkrimi

Njohës i mirë i veprimtarisë jetësore të shkrimtarit, si dhe i “fashikullit” të tij, të cilin prej 2 vitesh tregon ta ketë si pjesë të bibliotekës, profesor Demiraj hedh dritë mbi të gjitha fragmentet e dyshimta të shkrimit, që, sipas tij, Tare i ndërton në bazë të interpretimeve individuale.

 

TIRANË- Botimi 37-faqësh i studiuesit Auron Tare, “Dritëhije mbi Martin Camajn dhe Ernest Koliqin”, i servirur fillimisht në trajtën e studimit (ndonëse autori e cilëson si një shkrim të tijin), synon që në krye të herës të na paraqesë një anë të panjohur të këtyre dy personaliteteve. Copëza arkivore e, siç studiuesit e konsiderojnë, “shumë hamendësime në të”, të cilat tentojnë çmitizimin e personaliteteve si Camaj, që gjendet me hov e në mënyrë të përsëritur në grackën e zhurmës mediatike.

“Panorama”, për të kuptuar më shumë rreth Camajt “të pazbuluar” që paraqitet në këtë shkrim, ka kontaktuar profesor Bardhyl Demirajn, studiuesin albanolog, i cili ka përgatitur për botim të gjithë veprën e shkrimtarit. I cilësuar si “Biri, trashëgimtar në Mynih”, profesor Demiraj, prej 2 dekadash, drejton Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin elitar “Ludwig-Maximilian”, të cilën e konsideron si pjesë të Camajt.

Njohës i mirë i veprimtarisë jetësore të shkrimtarit, si dhe i “fashikullit” të tij, të cilin prej 2 vitesh tregon ta ketë si pjesë të bibliotekës, profesor Demiraj hedh dritë mbi të gjitha fragmentet e dyshimta të shkrimit, që, sipas tij, Tare i ndërton në bazë të interpretimeve individuale. Studiuesi tregon më tej se si Camajn, ndryshe nga ç’thuhet në botimin e Tares, pas pak ditësh arrest e detyruan të firmoste një dëshmi në dialektin tosk e shumë larg stilit të tij gjuhësor.

Martin Camaj dhe bashkëshortja e tij, Erika
Martin Camaj dhe bashkëshortja e tij, Erika

Ai hedh poshtë mundësinë e një “sponsorizimi” të dyshimtë nga shteti jugosllav (apo UDB) dhe tregon se si Camaj e fitoi bursën universitare, apo sesi nxirrte bukën e gojës me punën e tij si mësues. Hipotezat lidhur me Komitetin e Prizrenit, ai i konsideron si plagjiature të Tares, ndërsa sjell një tjetër version për punësimin e hamendësuar të tij në “Radio Beogradi”. Po ashtu, Demiraj tregon për qëndrimin e tij ndaj komunizmit dhe raportin me Kosovën.

Profesor, pak ditë më parë Auron Tare botoi në “Peizashe të fjalës” një shkrim 37-faqesh lidhur me veprimtarinë e mundshme të Martin Camajt dhe Ernest Koliqit, si informatorë të agjencive të huaja të spiunazhit. Ç’mendoni për një trajtim të tillë të këtyre dy personaliteteve, duke e shkëputur me ftohtësi veprimtarinë e tyre letrare nga ajo jetësore apo politike, shpesh edhe bazuar në aludime apo të dhëna jo të plota?

Më lejoni fillimisht t’ju falënderoj që më vutë më parë në dijeni lidhur me këtë shkrim, çka më zbriti menjëherë në tekst dhe më orientoi natyrshëm edhe në debatin mediatik që ka nxitur. Si shumëkush që pjesëmerr në mënyrë aktive në këtë diskurs social, as unë nuk e kam të lehtë të sillem aq gjakftohtë, sa të shtrohem këmbëkryq duke shkëputur aktivitetin e pazakontë intelektual dhe angazhimin social të këtyre dy personaliteteve në historinë e kulturës shqiptare. Megjithatë, do të provoj një herë, meqë tash edhe mua gjuha më shkon aty ku po më dhemb dhëmbi, pra, do të përqendrohem thjesht dhe vetëm në klasifikimin e dokumenteve arkivore që janë ndërkohë juridikisht të deklasifikuara, por që autori në fjalë i përcjell si sensacione të ditës.

Në këtë botim, Tare paraqet fragmente të dhënash arkivore dhe hamendëson për një lidhje të mundshme mes Camajt dhe UDB-së, si bashkëpunëtor i kësaj të fundit. Diçka të tillë ai e pohon edhe bazuar në “privilegjet” që, sipas tij, ka gëzuar në shtetin jugosllav; si p.sh. mbështetja financiare gjatë studimeve, punësimi në “Radio Beograd”, anëtarësimi në Komitetin e Prizrenit (që ishte i lidhur me UDB-n) etj. Si i komentoni ju këto interpretime të fakteve që ai sjell?

Janë, në fakt, disa pyetje që ju i përmblidhni në një, qoftë edhe për arsye të hapësirës në gazetë. Po lejohem të përgjigjem sa më shkurt: Së pari, me lejoni të theksoj se në këtë shkrim nuk ekziston ndonjë fragment arkivor, me të cilin autori do të mundë të rëndonte sadopak emrin e Camajt si bashkëpunëtor i UDBsë. Në ato faksimile që z. Tare i vë lexuesit në dispozicion, unë nuk lexoj gjëkundi të shkruhet e zezë mbi të bardhë se Camaj qenka rekrutuar dikur nga UDB-ja. Aty përballemi thjesht dhe vetëm me interpretime individuale të një autori të pastërvitur, që rrëmon në informacione operative të dy shërbimeve sekrete: CIA dhe Sigurimi Shqiptar. Ndër to, atë më pikantin, informacionin që kumton anëtarësimin e ri të Camajt në Komitetin e Prizrenit dhe se si ai punuaka ndërkohë në “Radio Beogradi”, lejohem ta konsideroj më fort si plagjiaturë e z. Tare, meqë ka thuajse tre vjet që ka dalë në mexhlis prej sivëllait të tij Salih Memeti (“Panorama”, 31 korrik 2017), i cili po ashtu përzgjedh e seleksionon mbetje arkivore të njërit apo tjetrit shërbim sekret. Së dyti, edhe “privilegjet” që paska gëzuar Camaj në Jugosllavi janë interpretim individual i z. Tare. Camaj, si shumëkush ndër refugjatët shqiptarë të kohës në ishJugosllavi, mund të ketë qenë vazhdimisht nën survejimin e segmenteve të caktuara të UDB-së. Por që të fitoje atëbotë një bursë studimi universitar, nuk ka qenë aq e vështirë sa të ngjishje patjetër në brez lugën e çorbës së prishur. Janë një numër të rinjsh të shkolluar, refugjatë të kohës e miq të kahershëm të Camajt që e gëzuan një bursë të tillë, si p.sh. Hilë Topalli apo Genc Korça. Gjithsesi, secili e kish mendjen t’i linte pendët një orë e më parë atij vendi më synim Perëndimin dhe Amerikën. Po ashtu, në bazë të të dhënave të arkivave shkencore universitare (LMU, Monacensia Munih/ RFGJ), mund të mëtojmë pa rrudhur vetulla e mbyllur sy se Camaj e fitoi atë bursë me këllqet e veta. Të mos harrojmë se, ja ashtu, edhe me status refugjati, Camaj e nxirrte vetë bukën e gojës si mësues në Tuz dhe mori formim të mirëfilltë pedagogjik në shkollën e njohur të Pejës (1950).

Së treti, Camaj i është përkushtuar në Beograd tërësisht jo vetëm studimit universitar në fushat romanistikë dhe sllavistikë, por edhe punës së mirëfilltë shkencore-filologjike. Në një periudhë për më pak se tre vjet (1951-1953), ai i dha dorën e parë edicionit kritik dhe përkthimit në frëngjisht të fjalorit të Kristoforidhit (Athinë 1903). Nuk di ç’shkollë ka bërë z. Tare e sa ia thek në punë shkencore e sa kohë i kanë marrë. Pra, është e kotë të kalosh në debat me të në nivel shkencor-intelektual e të mësosh prej tij se sa është në gjendje sot një student të marrë përsipër tagrin e rëndë të filologut. Pra, jeta e tij në Beograd nuk ka qenë fushë me lule, siç mëton z. Tare.

Së katërti, t’i biesh me një të rënë lapsi Komitetit të Prizrenit (Lidhja e Emigrantëve Politikë Shqiptarë) sikurse të gjitha organizatave të tjera politike shqiptare në mërgim si antishqiptare dhe pjellë e shërbimeve të huaja sekrete, kjo dëshmon thjesht se nuk jeton ende me realitetin bashkëkohor, por je puthadoras i mentalitetit të dikurshëm hoxhian, kur të gjithë jetonim si në rrethim, ndërtonim bunkerë e rendnim drejt pikave të shpërndarjes sapo dëgjonim akronimet UDB, CIA, BND, KGB etj.

Së fundi dua të shtoj atë pasiguri që mbart në vetvete informacioni (edhe) i z. Tare, se Camaj paska punuar në “Radio Beogradi”.

I sigurt është vetëm punësimi i së shoqes në atë institucion, të cilën gojët e liga vijojnë ta “damkosin” si serbe dhe si e bija e ish-nënkryetarit të Bashkisë së Beogradit. Le ta mësojë edhe z. Tare se nëna e saj ishte me origjinë shqiptare, andaj e njihte dhe e studionte gjuhën e nënës njëlloj si Martini. Për më tepër, ç’të keqe do të kishte xhanëm që një i ri me formim intelektual të patëmetë, të merrej edhe me gazetari për do para xhepi. Mos kanë qenë gjë agjentë me lang e me plang të gjithë punonjësit e “Radio Tiranës” në kohën e Dullës? E mbyllim më mirë këtu këtë mesele, duke i rekomanduar z. Tare që t’u kushtojë vëmendje edhe memuareve e shkrimeve që trashëgojmë prej sojit farëmirë shqiptar të asaj kohe, si Genc Korça, Àt Daniel Gjeçaj, Mustafa Merlika (Kruja), Ton Koka etj.

Profesor, nga botimi i Tares, një lexues mund të krijojë gjithsesi idenë mbi Camajn dhe Koliqin si “antiatdhetarë”. Veçanërisht kur në bazë të firmës që Martin Camaj vendos në dëshminë kundër një grupi jezuitësh në 1948-ën, hamendësohet se ai mund të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Për një të arratisur si Camaj, sa qëndron një interpretim i tillë?

Atë fashikull, me të cilin z. Tare krekoset si kaposhi majë plehut – falja Zot mëkatet! -, unë e kam në bibliotekën time personale prej më shumë se dy vitesh dhe e konsultoj herë pas here e rast pas rasti. Dua të falënderoj me këtë rast Autoritetin e Dosjeve që ma vuri të plotë në dispozicion, madje pa sigël në çdo faqe, meqë pati mirëbesim në personin tim si studiues serioz i Martin Camajt. Sigurisht, duke qenë i tillë, unë nuk kam pasur e hëpërhë as nuk kam ndërmend të prononcohem ndaj fakteve jofatlume në gjithë atë material ogurzi, e jo më t’i botoj dikur si faksimile në publik; qoftë edhe për arsye thjesht etike ndaj personalitetit të papërsëritshëm të Martin Camajt. Sa u përket nënshkrimit të deklaratave dhe formularëve të gatshëm të asaj natyre, le t’i referohemi më mirë poetit dhe shkrimtarit të shumëvuajtur Visar Zhiti në shkrimin e tij në “Peizazhe të Fjalës” (7 korrik). Është ai, si shumë e shumë intelektualë e klerikë të pafajshëm, që ka përjetuar dhe dinë mirë se ç’do të thotë “ferr komunist”. Unë dhe z. Tare nuk kemi të drejtë as morale e as shoqërore të mbledhim buzët e të pështyjmë në supë, se nuk jemi në gjendje as të përfytyrojmë tmerrin dantesk në qelitë e asokohe. Lejohem të shtoj vetëm se kush është në gjendje të lexojë faksimilen e deklaratës së firmosur prej Martin Camajt dhe ka ndopak idenë e gjuhës dhe të stilit të tij, mëson shumë lehtë se Camaj është thjesht personi që pas gjase është detyruar vetëm të firmosë pas pesë ditësh arresti një shkresë të gatshme në dialektin tosk. E theksoj jo vetëm në dialektin tosk, por sidomos pas pesë ditësh, me kuptuar lehtë rrethin “e dhjetë” të ferrit që mund a duhet të ketë përjetuar edhe i riu 22/23-vjeçar Martin Camaj. Siç më kumton gojarisht Visar Zhiti – i cili më përlot, kur më quan mik – dëshmitar okular i atyre ditëve ishte poeti Pano Taçi, i pandehuri i radhës, që ndau atëbotë qelinë me Martin Camajn e pas sa e sa vitesh një tjetër qeli me Visarin. Last but not least, në rast se z.Tare do t’i përmbahej vërtet një detyrimi etik-qytetar ndaj një personi që nuk jeton mes nesh, mund e duhej të kishte botuar së paku paralelisht faksimile të radhës, shi sosh ku hienat e hetuesisë mallkojnë me ofshe e me afshe, se si ua hodhi e u la pendët brezi i kuq [siç! – bregu i kuq: B.D.] e shkoi e na u arratis bashkë me ata, të cilët pritej t’i spiunonte. E kuptoj shumë mirë z. Agron Tufa kur komenton me këtë rast gjithë mllef se Camaj me atë akt u tregoi “gishtin e mes..” Sigurimit Shqiptar dhe sistemit që e polli. E meqë z. Tare aludon shpesh në shkrimin e tij se mos ndoshta Camaj kishte marrë me vete në Jugosllavi edhe lugën e çorbës së prishur të Sigurimit Shqiptar, nuk kemi më asnjë arsye të mos e pandehim z. Tare si manipulues të ndërgjegjshëm të burimeve operative shtetërore të kohës. Të shohim ç’do të shkarravisë në pjesën të dytë të atij shkrimi, bash sipas motos a-machiaveliste “mjetet justifikojnë qëllimin”.

A ka qenë Camaj antikomunist? Nëse po, cilat janë argumentet që ju sillni për këtë?

Më mirë të saktësojmë duke mëtuar se Camaj nuk ka qenë komunist; po ashtu as vepra e tij shkencore e letrare nuk e pranojnë ngjyrën e kuqe. Që Camaj nuk ka dalë atëbotë me pushkë maleve me vrarë e me prerë jetë njerëzish; e që nuk është çjerrë më pas me nëme e me gjëmë ndaj komunizmit aziatik (Gj. Fishta), kjo sjellje e ky qëndrim mund të kenë disa arsye. Ndër to, më e thjeshta, pra, më bindësja, është niveli i tij lartë qytetar-intelektual, por edhe drejtimi redaksional për sa a sa dekada i revistës kulturore-letrare “Shêjzat – le plejadi” e më pas edhe pozicioni i tij si profesor ordinar dhe nëpunës i lartë i Shtetit të Lirë të Bavarisë (RFGJ). Dikush që e ka kaluar nëpër duar atë revistë, e kupton shpejt se si Camaj di të godasë dhe të vrasë me pambuk qoftë komunizmin, qoftë tipiken në letërsinë e realizmit socialit, sikurse edhe heronjtë pozitivë ulokë që solli e polli ideologjia dështake e kohës. Është pikërisht kjo revistë që përfaqësoi denjësisht kulturën qytetare shqiptare në mërgim. Por këto janë gjëra të holla, andaj edhe z. Tare u ka bërë dalje qysh në fillim të shkrimit të vet.tare

Para largimit për në Itali, Camaj u shkruan një letër dy miqve të tij, ku duket se në njëfarë mënyre është i përndjekur nga regjimi jugosllav. Në dijeninë tuaj, sa i vërtetë mund të jetë ky fakt?

Pretendimi i z. Tare se Camaj nuk hoqi dorë ashtu kot nga puna e rehatshme në Radio, madje duke shtuar se jo më kot nuk paska bërë as “martesë zyrtare në kishë” – pra, sipas kësaj logjike i bie të ketë bërë vetëm martesë jozyrtare në zyrat shtetërore të gjendjes civile (?) -, këto lejohemi t’i klasifikojmë lehtë si ëndrra në diell e me sy hapur. Fakt është që Camaj nuk shihte asnjë të ardhme e karrierë profesionale në atë vend. Dhe Camaj, më shumë se përkthyes dhe spiker në radio – edhe sikur të ketë qenë (???), donte të ishte shkrimtar dhe studiues njëherësh. I vetmi studiues albanolog në Jugosllavinë e asaj kohe ishte Henerik Bari? në Universitetin e Sarajevës. Tek ai u paraqit Camaj menjëherë – e nuk e çoi UDB-ja – pas studimeve dhe falë mbështetjes së tij fatlume që pa te Camaj një albanolog me të ardhme të spikatur, Camaj fitoi një vend doktorature në atë universitet. Ja që fati i pafat e solli që Bari?-i të ndërronte jetë po atë vit, kështu që në punë karriere profesionale Camaj mbeti mes katër rrugëve. Këto rrethana i ka sqaruar thukët dhe bindshëm në kujtimet e tij miku fanmirë i Camajt, Ton Koka, një ish-agjent në profesion i CIA-s, por njëherësh shqiptar dashamir në zemër e në shpirt. Këto rrethana nuk i merr se nuk di as t’i marrë në konsideratë z. Tare, edhe pse kujtimet e Kokës janë bërë publike, madje janë botuar pjesërisht edhe në portalin e Peizazhe të Fjalës (Demiraj: Profesori Zeta, 30 mars 2020). Ndryshe qëndron puna në interpretimin që i bën z. Tare korrespondencës private të njërit apo tjetrit refugjat, edhe pse ajo gjendet e arshivuar bash aty ku s’duhej të ishte. Kjo është një ndërhyrje e dhunshme në sferën private të një qenieje humane. Mendoni sikur z. Tare të kishte në dispozicion e të botonte me radhë deponimet në zyrat e refugjatëve të atyre qindra-mijëra familjeve, të rinjve e të rejave shqiptare që lanë vendin e shumë lanë edhe kokën në vitet 90-të e deri sot e gjithë ditën për një jetë më të mirë në Perëndim. E në këtë rast nuk bëhet fjalë më për lapsus a lajthitje të pavullnetshme, por për mëkat mortor e dhunim të vetëdijshëm të të drejtave elementare, që gëzon çdo qenie njerëzore e kësaj bote. Këtë akt barbar z. Tare nuk ia lan dot as Joni e as liqeni i Butrintit, ku numëron pushtetarët që pjekin qengja në hell.

Bazuar edhe në veprimtarinë e tij letrare e kulturore, ç’mund të na thoni për raportin e Camajt me Kosovën?

Raporti i Camajt me Kosovën është pasqyruar qartë në botimin e veprës së plotë të atdhetarit dhe eruditit Mustafa Merlika; po ashtu është përsëritur në disa revista serioze si “Hylli i Dritës” (3-4 [2014] 176-183). Nuk flas këtu për interpretime dhe komente alla-tarçe, por gjykime të mirëfillta që na ka lënë trashëgim penda e artë e Martin Camajt. Por ja, kështu e solli jeta, për veprën e tij letrare, shkencore dhe qytetare na duhet të mbyllim gojën, meqë z. Tare nuk shfaq interes konkret.

Sa përket veprës letrare të Martin Camaj, a ka pasur ajo elementë antikomunistë?

Po për sa u përket vlerave atdhetare të kësaj vepre, ç’mund të na thoni? Dalim këtu jashtë qëllimit të kësaj interviste, andaj ju lutem vetëm të citoni fjalët e shkrimtarit të madh: “Tiranitë, krahas nervozizmit dhe stuhive kalimtare, janë përpjekur të krijojnë portat e rreme e të gabuara. Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj së madhes. E ajo portë, siç e tregon emri, nuk njeh veçse arsyet e mëdha”. (Kadare: Camaj. Vepra I. Onufri, Tiranë 2010, 14)

A keni mundur ta njihni nga afër Camajn. Nëse po, çfarë do veçonit nga këto takime?

Camajn nuk kam pasur fatin ta njoh personalisht, edhe pse e takoj shpesh, shumë shpesh, veçse në mënyrë virtuale. Njoh mirë trashëgiminë e tij letrare, shkencore e arkivore dhe angazhimin e tij social. Pjesë e tij është edhe Katedra e Gjuhës Shqipe në Universitetin tashmë elitar Ludwig-Maximilian të Mynihut (RFGJ) e që unë kam fatin e madh ta drejtoj prej vitit 2000. Fryt i këtyre takimeve është përgatitja për shtyp e gjithë veprës së tij letrare në dhjetë vëllime (Onufri, Tiranë 2010), një vëllim përkujtimor në gjuhë të huaj, ku ka pjesëmarrë me artikuj të cemtë ajka e albanologjisë ndërkombëtare në kohën tonë: “Wir sind die Deinen” (= Ne jemi të tutë. Harrassowitz. Wiesbaden 2010, 600 f.). Mund të përmend edhe realizimin e dy simpoziumeve shkencore (2005; 2015), të filmit dokumentar “Martin Camaj i papërsëritshëm” (Radi – Demiraj – Kuri 2012), si edhe diku te 15 artikuj shkencorë e shkrime të natyrës divulgative në revista shkencore, periodikë e gazeta shqiptare. E kuptoni tani besoj se çfarë shije të hidhur më ka lënë shkrimi i mjerë i z. Auron Tare.

(Marrë nga Panorama)