VOAL- Paraqitja e fundit zyrtare e Roger Federer në një fushë tenisi do të jetë të premten, ditën e parë të Laver Cup 2022. Organizatorët e turneut që këtë vit do të zhvillohet në Londër, në fakt kanë bërë të ditur se lojtari i Baselit nesër në mbrëmje do të luajë dyshe së bashku me mikun dhe rivalin e tij të madh Rafael Nadal. 41-vjeçari, në shoqërinë e majorkanit (42 Slam në dyshe), do të përballet me çiftin e formuar nga amerikanët Frances Tiafoe dhe Jack Sock.
Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm, nëse jo lojtari më i rëndësishëm i karrierës sime. Jam shumë mirënjohës që mund të luaj me të.
“Të jesh pjesë e këtij momenti historik do të jetë diçka e pabesueshme dhe e paharrueshme – shpjegoi Nadal në konferencën për shtyp – Jam super i emocionuar, shpresoj të kalojmë mirë së bashku dhe të fitojmë ndeshjen. Nesër do të jetë një mbrëmje e veçantë, por edhe shumë e vështirë për t’u menaxhuar, sidomos për të por edhe për mua.” rsi-eb
Komentet