VOAL

VOAL

LAKMIA E TERRPIA PËR TU BA ME ÇDO KUSHT KRYEPAR E KURVENDAR NË KUVENDIN E KOSOVËS… – Nga Abas Fejzullahi

February 9, 2021
blank

Komentet

blank

Përurimi i librit «365 ditë autiste» Nga Saime Isufi

Në ambientet e ambasadës së Republikës së Kosovës, të shtunën, më 12 nëntor, këshilli kantonal i LAPSH-ë në Bernë bëri përurimin e librit « 365 ditë autiste », të mësueses dhe pedagoges Mirela Duka-Xoxi.

Përurimi i librit të parë të koleges sonë, mësuese shumëvjeçare në mësimin plotësues, u bë në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe miqësore.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, zoti Sami Ukelli përshëndeti autoren dhe të pranishmit për organizimin e kësaj ngjarjeje kulturore, duke premtuar se do të jetë gjithmonë mbështetje e LAPSH-së dhe e veprimtarisë së saj arsimore e kulturore.

Veton Dizdari, mësimdhënës shumëvjeçar dhe anëtar i këshillit kantonal, moderoi në mënyrë të shkëlqyer mbrëmjen, duke ua dhënë fjalën panelistëve, të pranishmëve dhe autores së librit.

Koordinatorja e LAPSH-së për kantonin e Bernës, përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrje në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore të LAPSH-së, njëkohësisht përgëzoi autoren për veprën e saj të parë, me dëshirën që kjo vepër të jetë nxitje për të vazhduar me vepra të tjera.

Pas koordiantores, fjalën e mori redaktori i librit, zoti Gani Bytyçi, i cili vlerësoi lart këtë vepër të veçantë të autores. Ndër të tjera Bytyçi theksoi se : « Gjatë punës me fëmijët autistë autorja ndjen, përjeton dhe emocionohet bashkë me ta… Ajo ndaj fëmijëve shpreh jo vetëm vëmendje e përkujdesje të skajshme, por shpreh edhe dashuri e shqetësim, dhembje e trishtim ».

Autorja e librit lexoi fragmentin : « Dita e parë e punës ». Pas saj, këngëtarja e mirënjohur e këngës shkodrane, zonja Gentjana Tafili lexoi recensionin e zonjës Denada Toçe, drejtuese ekzekutive dhe analiste e « Albanien Center ofAutism », Tiranë.

Pjesa tjetër vazhdoi me bashkëbisedim nëmes të autores dhe moderatorit rreth autizmit. Pyetjet ishin : « Kur jeni takuar për herë të parë me autizmin dhe a mund të na thoni diçka më tepër rreth tij, duke e ditur se rreth kësaj teme flitet shumë pak? » Atëherë autorja me Pawerpoint dha shpjegime në mënyrë profesionale rreth autizmit, si çrregullim i personalitetit të njeriut.

Pas këtij prezantimi profesional, zonja Tafili lexoi një fragment nga recensioni i shkrimtares Arjola Kondakçiu.

Në vijim, koordinatorja e LAPSH-së, zonja Saime Isufi, lexoi shkrimin rreth librit « Vështrim rreth librit me tregime « 365 ditë autiste ».

Moderatori, zoti Veton Dizdari lexoi më tutje recensionin e zonjës Dhimitra Malo, ish mësuese në gjimnazin « Sami Frashëri », në Tiranë.

Pas leximit të recensioneve e të pjesëve nga libri, për të pranishmit u hap biseda rreth librit. Rreth tij folën Hamzë Morina, ish mësues shumëvjeçar, duke vlerësuar lart librin dhe guximin e autores për trajtimin e një teme shumë të ndjeshme, siç ëshë autizmi. Përveç tij folën edhe zonja Nexhmije Ibrahimi, mësimdhënënëse dhe eksperte interkulturore ; zonja Teuta Kryeziu, kryetare e këshillit të prindërve në Ostermundigen. Duke vlerësuar lart rëndësinë e botimit të këtij libri, ajo theksoi se do të marrë disa nga këto libra dhe do t’ua shpërndajë prindërve shqiptarë me fëmijë autikë. Librin dhe punën e autores e vlerësuan lart edhe zonjat Esmeralda Hoxha dhe Ida Jashari, mësuese shumëvjeçare, e cila në emër të këshillit kantonal të LAPSH-së , i dhuroi lule autores.

Në përmbyllje këngëtarja e mirënjohur Gentjana Tafili e bëri edhe më të bukur atmoesferën e mbrëmjes së shkëlqyer përuruese, me dy këngët të bukura shkodrane.

Krejt në fund, moderatori falënderoi firmën “Isoltec GmBH”, me drejtues Gjergj Duka, për aperon e shtruar për këtë rast.

Zonja Mirela Duka-Xoxi, në shenjë falënderimi për librin, dedikuar publikut shqipfolës, pranoi shumë lule nga nxënësit e saj dhe shumë të pranishëm në përurim.

Të pranishmit, gjatë aperos, patëm mundësinë të furnizoheshin me librin, autografin e autores dhe të takoheshin e të bisedonin mes tyre.

Ishte një përurim ndër më të bukurit, i cili do të mbetet në mbamendjen e të pranishmëve.

Koleges sonë i uroj suksese pa fund në punën e saj krijuese për librat e radhës !

blank

blank

 

blank blankblank

blank

Onufri sjell në Panairin e Librit “Tirana 2022” edhe dy vëllimet e reja poetike nga Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj

Prej 16 deri më 20 Nëntor mbahet në Pallatin e Kongreseve edicioni i 25-të i Panairit të Librit “Tirana 2022”, që organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë.

Shtëpia Botuese e mirënjohur Onufri, një nga më të mirat në trevat shqiptare sjell në këtë panair mbi tridhjetë libra dhe autorë.

Midis tyre Onufri sjell  edhe dy vëllimet e reja poetike nga poetët Skënder Buçpapaj dhe Elida Buçpapaj.

Libri i Skënder Buçpapajt titullohet Dielli i shumëfishtë, ndërsa i Elida Buçpapajt Of-shaj.

Prej vitit 2012 Onufri është botuesi i librave të çiftit Buçpapaj.

Është shumë vendimtare për krijuesit kur gjejnë botuesin e zemrës.

Skënder Buçpapaj dhe Elida Buçpapaj i shprehin falenderimet dhe mirënjohjen e tyre Botuesit të Onufrit Bujar Hudhri dhe Drejtores të botimeve Onufri Enxhi Hudhri.

Në numrin e sotshëm të ExLibris gazetë letrare artistike e Onufrit paraqiten cikle poetike të dy poetëve shkëputur nga librat e sapobotuar.

Ndërsa dy vëllimet poetike të sapobotuara Dielli i Shumëfishtë dhe Of-shaj gjatë Panairit të Librit i gjeni tek Stenda e Onufri. Më pas do t’i gjeni në librarinë Onufri.

 

blank

 

blank blank

blank

blank

SHHK “Salih Çekaj” nderi dhe krenaria jonë kombëtare – Nga Florim Zeqa  

 

Shoqata Kulturore Humanitare “Salih Çekaj“ më 12.11.2022, në Büron afër Lucernës (Zvicër), në 13 vjetorin e themelimit të saj, në mënyrë madhështore organizoi manifestimin tradicional të Darkës së Lamës, të kësaj tradite të lashtë Iliro-Dardane.

 

Vazhdimësi e një krenarie kombëtare

 

Në 13 vjetorin e themelimit, Shoqata Humanitare dhe Kulturore “Salih Çekaj” në Zvicër, në vigjilje të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, manifestimin tradicional të “Darkës së Lamës” e mbajti në një ambient impozant, të ngrohtë dhe vëllazëror, me një pjesëmarrje enorme të bashkatdhetarëve të ardhur nga të gjitha anët e shtetit zviceran, nga Gjermania, Italia, etj.

Sikurse herave të tjera, edhe kësaj radhe, salla e madhe në Büron ishte tepër e ngusht për pjesëmarrjen masive të mërgimtarëve të ardhur në këtë aktivitet kulturor nga të gjitha kantonet e Zvicrës dhe shteteve përreth.

Pas intonimit të himnit kombëtarë, moderatori i kësaj mbrëmje, sekretari i shoqatës z.Qamil Çekaj e hapi manifestimin me përshendetjen e zakonshme, duke ju uruar mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve dhe mysafirëve të këtij aktiviteti tradicional.

Në mënyrë të veçantë moderatori i përshendeti mysafirët; Florim Zeqa (Gazetarë dhe Analist politik nga Italia), Kolonel Xhavit Sadrijaj (Atashe i parë i Republikës së Kosovës në Evropë, i ardhur enkas për këtë mbrëmje nga Berlini), Osman Ferizi (Kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani, Gazmend Dashi (Kryetar i Shoqatës “Salih Çekaj” në Gjermani) dhe Idriz Zeqiraj (Publicist dhe veprimtar nga Gjermania).

Prezent në këtë aktivitet ishin edhe eprorët e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK); Skënder Budakova, Zymer Tahiraj dhe Islam Sadiki.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe familjarët e Heroit Salih Çekaj nga Shtutgarti i Gjermanisë, të cilët me prezencën e tyre e madhështuan Darkën e Lamës në Büron.

blank

Humanitet dhe atdhedashuri në vepër

 

Më pas, moderatori për një fjalë rasti e ftoi në skenë kryetarin e SH.H.“Salih Çekaj“, z. Xhemajl Haxhiu, i cili pas përshendetjes së të pranishmëve dhe mysafirëve, falenderoj,të gjitha nënat dhe motra tona që përgaditën ushqimet tradicionale enkas për Darkën e Lamës.

Kryetari Haxhiu i falenderoj të gjithë kontributdhënësit, donatorët dhe antarësinë e gjërë të shoqatës për ndihmat e pakursyera në shërbim të bashkatdhetarëve në Kosovë dhe trojet tjera etnike.

Raporti vjetor i punës së shoqatës, i prezantuar nga arkëtari Lushi Mulaj e dëshmoi humanitetin dhe atdhedashurinë në vepër të drejtuesve, antarësisë së gjërë dhe donatorëve të rregulltë pranë kësaj shoqate.

Për të mos u ndalur veç e veç dhe në secilin rast që e prezantoj arkëtari Lushi Mulaj, SHHK “Salih Çekaj” ka ndihmuar për shërimin e të sëmuarëve, ndërtimin e shtëpive dhe blerjen e banesave për të pastrehët, ka ndihmuar studentët, ka ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri dhe secilin rast social që i është paraqitur.

Shuma e përgjithshme mjeteve të grumbulluara e arrinë totalin prej 98.957,80 Fr- dhe 177.075 Euro.

Transparenca dhe llogaridhënja e drejtuesve para antarësisë së gjërë dhe donatorëve, paraqet çelësin e suksesit të kësaj shoqate me traditë 13 vjeçare të veprimtarisë humanitare dhe atdhetare. Ishin shifrat e mjeteve të grumbulluara dhe shpërndara financiare që e dëshmuan shpirtin human të bashkatdhetarëve të tubuar rreth shoqatës e cila me nder dhe krenari bartë emrin e kryeheroit kombëtar, intelektualit dhe komandantit të luftës çlirimtare në vijën institucionale të presidentit historik Ibrahim Rugova, të madhit Salih Çekaj.

Pas prezantimit të aspekteve financiare, gjegjësisht shumave të grumbulluara, arkëtari Lushi Mulaj falenderoj të gjithë donatorët dhe anëtarësinë e shoqatës.

Vlenë për të theksuar se ky është rezultat i një pune ekipore, i një uniteti dhe bashkrendimi të veprimeve të kryesisë me anëtarësinë shoqatës.

Njëherit, kjo ishte kënaqësi e veqantë e shpalosjes dhe shijimit të vlerave rugoviane, ashtu siq i shijuan veprimtarët e viteve të ’90-ta në Kosovë, ku secili ndante kafshatën e gojës me ata që kishin nevojë për ndihmë dhe përkujdesje vëllazërore.

 

Humanizmi dhe atdhedashuria ndjenja të thella shpirtërore

 

Të ndihmosh vëllëzërit e një gjaku është ndjenja më e thellë shpirtërore që mund të përjetojë një qenje njerëzore. Të lumtë ata që kanë privilegjin të shijojnë këtë ndjenjë kulmore në jetën e tyre.

Pas raportit financiar të përgatitur nga arkëtari i shoqatës Lushi Mulaj, moderatori për një fjalë rasti e ftoi analistin politik Florim Zeqa, i cili e vlerësoj me notat më të larta veprimtarinë humanitare dhe atdhetare të shoqatës më emblematike të mërgatës sonë, e cila me nderë dhe krenari e mbanë emrin e kryeheroit Salih Çekaj, veprimtarit dhe komandantit legjendar të vijës institucionale të luftës çlirimtare.

Pas analistit Zeqa, për një fjalë rasti u ftua edhe veprimtari Idriz Zeqiraj, i cili foli për historikun dhe simbolikën e Darkës së Lamës.

Më pas, me një monolog për Darkën e Lamës u paraqit edhe poeti Mentor Thaqi. Me të përfunduar monologu, moderatori Qamil Çekaj, njëherit sekretar i shoqatës “Salih Çekaj” vazhdoi me ndarjen e mirënjohjeve për donatorët dhe kontributdhënësit e rregulltë.

 

Darkë e begatë me gatime tradicionale

 

Pas pjesës së parë të programit muzikorë radha i erdhi momentit më kulmor i kësaj mbrëmje, ai i shtrimit të sofrës për “Darkën e Lamës” me ushqime të llojllojshme tradicionale nga të gjitha trevat dardane, të përgatitura nga nënat dhe motrat tona që sollën gatesa dhe ushqime të shijshme nga kuzhina jonë tradicionale.

Shtruarja e “Sofres Dardane” me të gjitha llojet e ushqimeve tradicionale, ishte meritë e familjeve atdhetare, grave, nënave dhe motrave tona dardane, të cilat edhe këtu në mërgim po e ruajnë me kujdes të veçantë dhe fanatizëm traditën e lashtë të gatimit të ushqimeve nga kuzhina tradicionale shqiptare.

 

Argëtim dhe kënaqësi shpirtërore

 

Pjesa e dytë e programit artistik fillojë me këngëtarët mirënjohur Sami e Avni Alimusaj, me kolazh të këngëve patriotike dhe popullore shqiptare, të shoqëruara me vallëzim të përbashkët të bashkatdhetarëve, vëllëzërve dhe motrave dardane.

Kur jemi tek pjesa muzikore, vlenë për të theksuar se ishte koinçidencë rasti ditëlindja e këngëtarit Avni Alimusaj, të cilit në mënyrë publike moderatori Qamil Çekaj i uroj shëndet dhe jetë të gjatë, vijimësi dhe suksese të pandalshme zërit të bukur prej bilbili të këngëtarit të mirënjohur dukagjinas me qëndrim në shtetin helvetik

 

Bashkimi i burrave rreth Sofres, simbolikë unifikimi i gjakut të pastër dardan

 

Bashkimi i grupit të burrave rreth Sofres së bekuar dardane, ishte simbolika e unifikimit të gjakut të pastër dardan, e bashkimit të shpirtërave dhe zemrave rreth vizionit rugovian.

Kësaj radhe, salla e madhe në Büron ishte tepër e ngushtë për pjesmarrjen masive të mërgimtarëve të ardhur në këtë aktivitet nga të gjitha kantonet e Zvicrës dhe shteteve përreth, si Gjermania, Italia, etj.

Progarmi muzikor me këngë e vallëzim të përbashkët vazhdoi deri pas orës 22.00, kur edhe u përcjellën mysafirët sipas zakoneve dhe traditave tona nga anëtarët e kryesisë së shoqatës “Salih Cekaj”.

SHHK ”Salih Çekaj” në Zvicër, me nder dhe krenari është duke mbajtur emrin e kryeheroit kombëtar, intelektualit të shquar, veprimtarit të orëve të para dhe komandantit të luftës çlirimtare në vijen institucionale të presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.

 

Sinonim uniteti dhe humanizmi në mërgatën tonë

 

Shoqata “Salih Çekaj” në Zvicër, gjegjësisht veprimtarët dhe anëtarësia e gjërë, me shpirtin e tyre human, me dashuri dhe solidaritet të lartë njerëzorë kanë hyrë në zemrat e çdo shqiptari. Me ndihmat e pakursyera humanitare ua kanë kthyer buzëqeshjen shumë familjeve shqiptare, ua kanë kthyer shpresën dhe besimin për jetë në trojet e tyre stërgjyshore.

Jo vetëm kaq, me punën vlerëmadhe dhe transparencën e plotë në veprime, shoqata “Salih Çekaj”, e ka fituar besimin e mërgatës edhe jashtë kufijve të shtetit zviceran, duke kaluar edhe përmasat e një shoqate, për të marrë keshtu formën e një institucioni të përgjegjshëm që kujdeset dhe ndihmon bashkatdhetarët në Kosovë dhe trojet etnike shqiptare, duke u bërë shëmbulli më i mirë i organizimit dhe sinonim i unitetit në mërgatën shqiptare.

Shoqata Humanitare dhe Kulturore “Salih Çekaj” krahas ndihmave të pakursyera për bashkatdhetarët, në mënyrë të veçantë po e bënë edhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore siq është “Darka e Lamës”, e ripërtërirë për herë të parë nga ana e saj në diasporën shqiptare, festë kjo e lashtë iliro-dardane e cila ishte rikthyer në kujtesën tonë nga presidenti historik Ibrahim Rugova.

Si rezultat i kësaj, sot shoqata humanitare “Salih Çekaj” në Zvicër, konsiderohet shoqata më e organizuar dhe më unike, më humanitare dhe më emblematike në mbarë diasporën shqiptare.

Prandaj, nderi dhe respekti u takonë drejtuesve, aktivistëve, veprimtarëve, sponsorëve, donatorëve dhe anëtarësisë së gjërë, që e ngriten në piedestalin më të lartë shoqatën “Salih Çekaj” në Zvicër.

Në fund ia vlenë të theskojë kontributin vlerëmadh dhe shumëdimensional të themeltarit, të kryetarit të parë të shoqatës, z. Saim Tahiraj (bashkëluftëtar i kryeheroit të Kosovës, të madhit Salih Çekaj.

Zoti i bekoftë shpirtërat human të mërgatës sonë!

Zoti e shtoftë begatinë dhe rritën kontributit humanitar të SHHK “Sali Çekaj” në Zvicër!

 

P.S. Për fotografitë u përkujdes fotografi i shoqatës, z. Vesel Xhaferi

blank

Nga promovimi i librit i Mirela Duka Xoxi «365 ditë Autiste» LIBËR ME MOTIV KREJT TË VEÇANTË

 

Interesim për librin dhe për autizmin

Mbrëmë në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë, para një publiku të shumtë në numër, u bë promovimi i librit “365 Ditë autiste” i autores Mirela Duka-Xoxi. Takimin e përshëndeti Ambasadori I Republikës së Kosovës në Zvicër, z. Sami Ukelli. Të pranishëm nga kjo Ambasadë ishin dhe konsullja, znj. Fexhrije Plaku dhe z. Gjenis Haxhimehmeti.

Për librin referuan redaktori i librit z. Gani Bytyçi, kryetarja e LAPSH-it për kantonin e Bernës, znj. Saime Isufi dhe znj. Gentjana Tafili lexoi fjalët e recensenteve të librit, znj. Arjola Kondakxhiut dhe znj. Donata Toçe.

Z.Bytyçi, pasi i bëri një parahyrje temës së trajtuar nga autorja (autizmit), temë kjo aq pak e njohur dhe aq e pranishme, vlerësoi se ky libër është i veçantë për disa arsye. Së pari libri është shkruar nga një nënë, por që shpreh shqetësimin e të gjitha nënave, që mund të kenë fëmijë me autizëm. Z. Bytyçi pastaj tha se “fëmijët me autizëm“ janë pengu i shoqërisë, ngase ajo nuk është e përgatitur për fenomenin, anipse ky e ka shoqëruar qenien njeri gjatë gjithë historisë së tij. Dhe shoqëria (sidomos) ajo shqiptare, nuk është e pargatitur as moralisht, as nga pikëpamja e mendësisë, as me literaturën e nevojshme për ata që janë në rrethin e fëmijëve të rënduar me autizëm, as me institucione përkatëse e profesionale të përkujdesjes ndaj kësaj kategorie. Znj. Saime Isufi, e cila, autores i shprehu gjithë konsideratën dhe urimet edhe në emër të organizatorit të takimit (LAPSH-it Kantonal), u angazhua gjithashtu për rëndësinë që ka botimi i këtij libri për prindërit, që kanë fëmijë me autizëm dhe të cilëve u mungon literaturë aq e nevojshme për tu përballur me këtë problem.

Autorja e librit, Mirela Duka Xoxi, për të pranishmit kishte përgatitur edhe një temë të shkurtër me pawerpoint lidhur me atë se ç‘ është autizmi, si manifestohet ai dhe si duhet reaguar në këto situata. Në fund ajo u shprehu falenderimet e saj të gjithë atyre që e kanë mbështetur për librin, si familjen, shtëpinë botuese, redaktorin, recensentët, si dhe punonjësit e Ambasadës së Republikës së Kosovës e të gjithë të tjerët. Takimin e moderoi z. Veton Dizdari ( ish mësues i LAPSH -it), i cili prezantoi dhe një biografi të shkurtër të autores së librit.

Në vazhdim u zhvillua një bashkëbisedim interesant për autizmin dhe librin, ku u shpreh një intersim i veçantë i publikut të pranishëm.

Një moment tepër prekës dhe mbresëlënës ishte falenderimi me buqeta lulesh nga nxënëset mësueses së tyre të dashur Mirela.

Kënaqësi për mbrëmjen ishte dhe përshëndetja nga Athina për autoren e librit, nga ish mësuesja e letërsisë në gjimnazin „Sami Frashëri“ në Tiranë.

Për ta përmbyllur takimin në mënyrën më të mirë, me këngën, u kujdes artistja e talentuar Gentjana Tafili, e cila me këngën e bukur qytetare shkodrane që solli aty, i dha kënaqësi gjithë publikut të pranishëm.

Në fund u shtrua një apero rasti me pije dhe ushqime tradicionale shqiptare sponsorizuar nga firma „ Isoltec“ me sipërmarrës z. Gjergj Duka.

Mbrëmja me biseda miqësore vazhdoi deri vonë.

blank

blank

blankblank

blank

Trajneri i Zvicrës: Jashari brohoriti nga gëzimi pasi e kuptoi që e ftova për Botëror

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin i ka zbuluar momentet kur ia kumtoi Ardon Jasharit se do ta ftojë për Botërorin e Katarit.

20 vjeçari u përfshi në listën prej 26 futbollistëve “Helvetikë”, ndërsa është shqiptari i tretë që ftohet, krahas Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri zviceran thotë se futbollisti shqiptar nga Kumanova e meritoi ftesën pas paraqitjeve të këtij sezoni, ndërsa e sheh atë si të ardhme të kësaj Kombëtareje.

“Jashari e fitoi vendin në Kombëtare falë paraqitjeve të tij. Në fillim ishte i qetë, por më pas pati brohoritje”, ka treguar Yakin në konferencë për shtyp sot.

Jashari kishte kontakte me zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës, por futbollisti nga Maqedonia e Veriut në fund vendosi për Zvicrën.

blank

Zvicër- Familja shqiptare i mbajti katër gra në skllavëri për vite, nis gjyqi i një 65-vjeçari dhe katër djemve të tij

Ka nisur gjyqi i një 65-vjeçari dhe katër djemve të tij në Moutier – Për vite me radhë ata do të kishin rrahur dhe ngujuar katër gratë në shtëpi

VOAL- Gjyqi i pesë burrave, një 65-vjeçari dhe djemve të tij, të akuzuar se kishin mbajtur katër gra në skllavëri për vite, filloi të hënën përpara Gjykatës Rajonale të Moutier (Kantoni i Bernës). Dënimi pritet më 24 nëntor.

blank

’20 minuten’ e Zvicrës publikon videon e “Herkulesit” Bujar Muli, mbajti 1530 kilogramë në trup

Bujar Muli, i njohur si “Herkulesi” nga Vushtrria ka deklaruar se thyer edhe një rekord botëror.

Muli ka mbajtur në pjesën e përparme të trupit 1530 kilogramë.

Videoja për thyerjen e këtij rekordi është publikuar nga gazeta zvicerane “20 Minuten”.

”Rekordi i cili ka qen me mbajt peshen 1483 kg ne Bot me ndihmen e Allahut une kom arrit me bo 1530 kg”. ka shkruar Muli.Express

Videon mund ta shikoni KËTU:

blank

Në 12 nëntor promovohet libri i Mirela Duka-Xoxi “365 ditë autiste”

Voal.ch njofton se LAPSH (Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë) “Naim Frashëri” në Zvicër në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë dhe me mbështetjen e firmës ”Isoltec“ iu fton në promovimin e librit të Mirela Duka-Xoxi “365 ditë autiste”.

Mirela Duka-Xoxi sjell eksperiencën e saj si mësuese në klasa me fëmijë autistë.

Takimi do të shoqërohet me këngë nga këngëtarja e talentuar shkodrane Gentjana Tafili.

Takimi do të mbahet në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë.

Ju presim më 12 nëntor 2022, duke filluar nga ora 16.00.

M I R Ë S E V I N I!
Adresa:
Ambasada e Republikës së Kosovës
Zähringerstrasse 25
3012 Bernë

blank

Tërhiqet në moshën 27 vjeçare sulmuesi i kombëtares zvicerane

Sulmuesi Shani Tarashaj ka njoftuar se për shkak të disa dëmtimeve të marra dhe sëmundjeve është detyruar të heqë dorë nga karriera futbollistike në moshën 27-vjeçare.

Lojtari i Everton, i cili debutoi me kombëtaren e Zvicrës, moment që e konsideroi kryesor në karrierën e tij, tha se është mirënjohës që pavarësisht pengesave ka pasur një karrierë “plot ngjarje”.

“Do të doja të njoftoja se më është dashur të përfundoj karrierën time profesionale në futboll për shkak të disa dëmtimeve dhe sëmundjeve. Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës që, pavarësisht nga shumë pengesa, mund të shikoj prapa në një karrierë plot ngjarje.

Në Grasshopper Club Zurich pata mundësinë të përjetoj një karrierë shumë të larmishme dhe të suksesshme të të rinjve dhe të festoj përparimin tim në futbollin profesionist. Lëvizja ime në klubin historik të Premierligës FC Everton, si dhe koha ime me klubin e Bundesligës Eintracht Frankfurt, nuk do të harrohet. Një tjetër moment kryesor i karrierës sime dhe një nder i madh ishte debutimi im në kombëtaren e Zvicrës dhe pjesëmarrja në Kampionatin Evropian 2016.

Do të doja të përfitoj nga ky rast për të falënderuar të gjithë ish-trajnerët dhe shokët e mi të skuadrës, miqtë e mi, menaxhmentin tim, familjen time dhe veçanërisht prindërit e mi për mbështetjen e tyre ndër vite!”, shkroi ai në rrjetet sociale.GSH

blank

I riu Rron Mazrekaj përfundoi me sukses studimet në Universitetin St Gallen

voal.ch – Në Zvicër, rinia shqiptare sot po afirmohet, duke mbushur Universitetet e Zvicrës.

Tre dekada më parë, numri i studentëve shqiptarë që studjonin nëpër Universitetet e Zvicrës ishte minimal, numëroheshin me gishta dhe shumica vinin nga Shqipëria, ndërsa sot e kemi për krenari të themi se rinia shqiptare në Zvicër masivisht ndjek edukimin e lartë dhe dallohet për suksese dhe arritje. Ata janë sekondos, por mrekullisht të integruar, janë zviceranë, ndërkohë nuk i harrojnë kurrë rrënjët nga vinë.

Njëri prej tyre është Rron Mazrekaj që posa u diplomua për ekonomi me Bachelor of Arts në HSG.

HSG është akronimi i Universitetit  St Gallen.

Universiteti i St. Gallenit ( Hochschule für Wirtschafts-, Rechts- und Sozialwissenschaften sowie Internationale Beziehungen (HSG) i krijuar më 1898 ndodhet në Rosenberg, mbi një kodër të vogël, në qytetin zviceran të St. Gallen.

Krahasuar me universitetet e tjera zvicerane, Universiteti i St. Gallen është një nga më të vegjlit, por fakulteti i tij i ekonomisë është më i madhi dhe me shumë reputacion në të gjithë zonën gjermanishtfolëse. Universiteti është publik dhe varet nga kantoni St. Gallen. HSG është pjesë e AACSB dhe EQUIS, ndër të tjera, si dhe e CEMS, PIM, APSIA dhe Internationale Bodensee-Hochschule.

Universiteti i St Gallenit është një nga më prestigjiozët e Europës. Në vitin 2021 u rendit në vendin e gjashtë në rrang Europe, në Zvicër është Universiteti kryesor i biznesit, nga bangat e të cilit kanë dalë plot emra të shquar.

Pikërisht fakultetin e ekonomisë përfundoi me sukses të plotë edhe Rron Mazrekaj, i cili tani do të vijojë masterin në të njëjtin universitet.

Voal.ch i uron Rron mazrekajt suksese të pafundme dhe po ashtu edhe të gjithë studentëve shqiptarë që po na e zbardhin faqen.

Ishte një herë e një kohë, jo shumë larg, kur komuniteti shqiptar përmendej veç si shembull i keq. Namin e keq na e hoqën së pari djemtë shqiptarë të përfshirë në kombëtaren e Zvicrës.

Dhe e mira nuk ndalet kur nëpër institucionet e dijes diplomohet dhe edukohet rinia shqiptare, si zviceranë dhe si shembull i diasporës shqiptare për t’u krenuar!

 

blank blank

 

 

 

 

 

 

blank

JU FLET KOSOVA E LIRË- Nga MSc. AGIM ALIÇKAJ

Liria nuk mund të negociohet. Porosi nga promovimi i librit të xhepit “NEVER FORGET” në Zvicër.

 

Rrugëtimi i librit të xhepit “Mos harro kurrë” të autorëve Nusret Pllana dhe Agim Aliçkaj po vazhdon me shpejtësi, pa ndalë dhe me sukses të jashtëzakonshëm. Kësaj radhe i përkthyer në gjermanisht “Vergiss Niemals” nga Arlinda F. Çitaku, në organizim profesional të Ansamblit “Vatra” në Zurich i kombinuar me program kulturor mbresëlënës. Në sallën e mbushur me bashkatdhetarë nga Zvicra dhe shtetet përrreth, në filmin dokumentar për UÇK-në, jehonte nga bunkeri zëri i luftëtarit të lirisë Nusret Pllana- JU FLET KOSOVA E LIRË.
Porositë e shumta nga folësit, valltarët dhe këngëtarët ishin:
– Gjenocidi i shtetit serb ndaj popullit të pafajshëm shqiptar për gati dy shekuj ishte i tmerrshëm, i planifikuar, i përgaditur, i frymëzuar dhe i ndihmuar nga kisha dhe akademia e shkencave serbe.
– Krimet makabre serbe me shfryerje dhe sadizëm, të bekuara nga kisha serbe, sidomos torturimi i grave dhe fëmijve e tregojnë barbarizmin më të ndyer të të gjitha kohërave.
– Askush nuk ka të drejtë t’i falë krimet serbe. Serbia dhe kriminelët serb që ende kalërojnë të lirë nëpër Serbi dhe vende tjera duhet të gjykohen. Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve nuk bën të harrohet.
– Kërkesa për dënim të kriminelëve dhe shtetit kriminal serb, nuk është hakmarrje por shenjë e civilizimit dhe i organizimit të shtetit ligjorë demokratik.
– Politika armiqësore e shtetit serb në krye me kriminelin Vuçiq ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë fqinjë nuk ka ndryshuar. Me propagandë mashtruese në shkolla, media dhe të gjitha nivelet shoqërore dhe shtetërore e kan helmuar popullin serb me urrejtje kolektive ndaj shumë kombeve tjera. Krijohet përshtypja e një shteti të sëmuar dhe një kombi me shumicë të çmendur.
– Shumë politikanë dhe diplomatë evropian, si dhe disa amerikanë ende ju besojnë mashtrimeve serbe për “viktimizimin” e tyre. Një pjesë tjetër i përkëdhelë me qëllim, nga dëshira dhe shpresa për ta tërhjekë Serbinë nga Rusia. Marrëveshja e fundit në mes të këtyre dy shteteve agresore për koordinim në marëdhëniet ndërkombëtare e bën të qartë dështimin e politikës evropiane.
– Me shtetet e sëmuara diktatoriale si Serbia dhe Rusia bën punë vetëm presioni dhe konfrontimi, kurrësesi lëshimet dhe ledhatimi. Ata nuk ngopën kurrë nga grabitjet dhe nuk ndalen pa i detyruar me zor. Atyre iu duhen thyer dhëmbët për të mos kafshuar më. Nuk ka rrugë tjetër.
– Marrëveshjet e nënshkruara për ta paraqesin vetëm një fazë kaluese për kërkesa të reja. Ato për ta kurrë nuk janë finale dhe i zbatojnë vetëm nëse janë në interes të tyre.
– Republika e Kosovës është në pozitë shumë më të mirë se Serbia dhe nuk ka nevojë të bëj lëshime. Ata qeveritarë dhe politikanë që pranojnë të bëjnë kompromise duke i dëmtuar interesat shtetërore janë tradhëtarë të kombit. Disa të tjerë dhe përkrahësit e tyre në media të cilët proklamojnë se Serbisë duhet dhënë diçka, janë të shitur ose paraqesin hajvanët më të mëdhenj të këtij shekulli.
– Konfrontimin e drejtë dhe të pashmangshëm shtetëror të Kosovës me Serbinë raciste, duhet ndihmuar në të gjitha format dhe me të gjitha mjetet demokratike nga të gjitha Trojet tona dhe Mërgata. Rëndësi të veçant ka veprimtaria lobiste në shtetet demokratike perëndimore. Shembull i shkëlqyeshëm, i cili duhet përkrahur, vazhdon të jetë Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane në Washington, me degën e saj në Zvicër, në krye me legjendat e lobizmit shqiptar Joseph J. DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi.
– Këngët, vallet dhe veshjet kombëtare shqiptare, si në këtë koncert madhështorë, simbolizojnë dhimbjen, trimërinë, bujarinë, shkathtësinë, imagjinatën, larminë, traditën dhe krenarinë kombëtare.
– Strategjia për veprim të përbashkët kombëtarë është e domosdoshme dhe urgjente.
– Ftohen të gjithë atdhetarët të bëhen bashkë kundër armiqëve serb dhe të tjerë, si dhe zuzarëve në Trojet tona, ta ngrisin kombin e ndritur shqiptarë në vendin e lavdisë dhe nderit të cilin e meriton.
Liria, pavarësia, integriteti territorial dhe sovraniteti i shtetit të Kosovës janë të shenjta dhe nuk mund të negociohen nga askush.

blank

THIS IS A FREE KOSOVA SPEAKING- BY MSc. AGIM ALIÇKAJ

Freedom cannot be negotiated – A message from the promotional tour of the pocket book “NEVER FORGET” in Switzerland

 

The promotional tour for the pocket book “Never Forget” about Serbian state genocide against Albanians, by the authors Nusret Pllana and Agim Aliçkaj is continuing its journey with extraordinary success. This book was also translated into German “Vergiss Niemals” by Arlinda F. Çitaku. The latest promotion was professionally organized by the ensemble “Vatra” in Zurich combined with an impressive cultural program. The hall was filled with compatriots from Switzerland and the surrounding countries, and what also played was a documentary film about the Kosova Liberation Army, where the voice of the freedom fighter Nusret Pllana echoed from the bunker – THIS IS FREE KOSOVA SPEAKING.

Throughout the event, there were several important messages and takeaways that the inspiring collection of speakers, dancers and singers provided that are important to remember:
The genocide of the Serbian criminal state against the innocent Albanian people for almost two centuries was well planned and prepared, and also organized through the help of the Serbian orthodox church and the Serbian academy of sciences.
The macabre Serbian crimes were actually blessed by the Serbian church, especially the torture of women and children, which showcase the filthiest barbarism of all times.
Serbian crimes should not be forgiven and especially not without consequence. Serbia and the Serbian criminals who are still walking free must be tried. The genocide against the Albanian innocent people cannot be forgotten. The demand for their punishment is not about revenge, but a sign of civilization and the duty of an organized lawful democratic state.
The hostile policy of the Serbian state towards Albanians and other neighboring nations, led by a potential criminal Aleksandar Vuciq has not changed. With misleading propaganda in schools, the media and all social and state levels, they have poisoned the Serbian people to have a collective hatred towards many other nations, with the majority having a hateful disdain for anyone outside of their country.
Many European politicians and diplomats, as well as some Americans, still believe Serbian deceptions for their “victimization”. Others deliberately appease them, out of the desire and hope to pull them away from Russia. The recent agreement between these two aggressive hegemonic countries for coordination in international relations, shows clearly the failure of European politics.
With sick dictatorial states like Serbia and Russia, only pressure and confrontation work, never concessions and appeasement. They will never be satisfied with taking other nations lands and they will not stop without being forced. They need their teeth broken so that they are unable to bite. There is no other way.
The signed international agreements for them represent only a transitional phase for more demands. They implement them only if they are completely in their interest.
The Republic of Kosova is in a much better position than Serbia and there is no need to make any more concessions. Those government officials and politicians who agree to make additional compromises harming state interests are national traitors. Additionally these traitors and their supporters in the media who proclaim that Serbia should be given something, have completely sold out or represent the biggest fools of this century.
The justified and inevitable confrontation of the Republic of Kosova with the racist state of Serbia must be helped in all forms and with all democratic means by all Albanians in the Balkans and Diaspora. Lobbying activity in western democratic countries is very important. An excellent example, which should be promoted and supported, continues to be the Albanian American Civic League in Washington, with its branch in Switzerland, headed by Albanian lobbying legends Joseph J. DioGuardi and Shirley Cloyes DioGuardi.
Albanian national songs, dances and costumes, as presented in this magnificent concert, symbolize pain, bravery, generosity, dexterity, imagination, diversity, tradition and national pride.
The strategy for unified national positions and actions is necessary and very urgent.
All patriots are invited to unite against Serbians and other enemies, as well as the sell-outs in our Lands, to help raise the bright Albanian nation to the place of glory and honor it deserves.

The freedom, independence, territorial integrity and sovereignty of the Republic of Kosova are sacred and cannot be negotiated by anyone.


Send this to a friend