VOAL – Mes viteve 1936 e 1938, fotografja zvicerane Annemarie Schwarzenbach vizitoi Amerikën disa herë. Swissinfo.ch paraqet një përzgjedhje të fotografive të saj që dokumentojnë jetën amerikane gjatë periudhës së Depesionit të Madh.
Kriza e gjatë ekonomike, që pasoi rënien e bursës së Nju Jorkut më 1929, goditi shtresa të gjera të popullsisë amerikane, duke varfëruar pjesën më të madhe të klasës së mesme. Në ato vite Annemarie Schwarzenbach udhëtoi përmes qyteteve dhe fshatrave amerikane për të njohur njerëz dhe historira.
Më 1936 reporterja zvicerane pasqyroi ndër të tjera rizgjedhjen e Franklin Roosevelt në New York e vitin pasues shkoi në Shtetet e Jugut bashkë me gazetaren e fotografen amerikane Barbara Hamilton-Wright. Me telekamerat Rolleiflex dy gratë dokumentuan jetën e çdo dite në burgjet, në plantacionet e pambukut, nüe fabrikat dhe rrugëve. “Vizioni i një të ardhmeje më të mirë, ëndrra amerikane, është errësuar nga hijet e rrugëve që të çojnë në Jug,” shkruan Annemarie Schwarzenbach në reportazhin e saj “On the dark side of Knoxville”.
Me rastin e 75 vjetorit të vdekjes së Annemarie Schwarzenbach, Biblioteka Nacionale Zvicerane, publikoi mbi 3’000 fotografi të shkrepura në udhëtimet e saj mes viteve 1930 e 1940 në Europë, Afrikë, Amerikë e Azi.


Drejt SHBA në bordin e S.S Berengaria, Tetor 1937

New York

Varreza e automobilëve, Tennesse, 1937

Fabrikë në Cincinnati, Ohio, 1938

Knoxville, Tennessee, 1937

Knoxville, Tennessee, nëntor 1937

Cumberland, Tennessee

Montgomery, Alabama

Punëtorë në Montgomery, Alabama, 1937

Montgomery, Alabama

Tuskegee, Alabama, ku shkrimtari Booker T. Washington ka themeluar shkollën e parë për popullsinë me ngjyrë në Shtetet e Jugut

Burg në Harris, Texas, 1937

Savannah, Xhorxha, 1937

Lumberton, Karolina e Veriut, 1937

Fshatarë të Tennessee
Komentet