Te kërkova mbi tokë,
Nën tokë,
Të kërkova mbi ujë,
Nën ujë,
Të kërkova…
Ku s’të kërkova…
U enda nën qiell të hapur
Gjersa emrin ta harrova.
Nuk lashë gurë pa lëvizur…
Poshtë çdo guri,
Në kopshte,
Në lëndina,
Nën ura,
Në shkretëtira e akullnaja
Të kërkova…
E prapë nuk të gjeta
Gjersa emrin ta harrova.
Të kërkova nëpër fshatra,
Nëpër qytete,
Nuk lashë ndërtesë,
Pallat e përdhese;
Nëpër bunkere e tunele
Këmbadoras kalova…
E prapë nuk të gjeta
Gjersa emrin ta harrova;
Të kërkova në lumenj,
Nëpër dete,
Në çdo ishull e gadishull,
Shikova diellin,
Yjet e hënën kërkova…
E prapë nuk të gjeta,
Gjersa emrin ta harrova.
Të kërkova me orë,
Me ditë,
Me muaj,
Me vite,
Një jetë të tërë të kërkova…
E prapë nuk të gjeta,
Gjersa emrin ta harrova.
Renda pas çdo hapi,
Pas çdo britme zëri
Me shpresën të të gjeja;
Pas të qeshurës tënde
Nëpër rrugë e shtigje
Vrapova …
E prapë nuk të gjeta,
Gjersa emrin ta harrova.
Të kërkova ditën e natën,
Kur të gjithë ishin zgjuar,
Kur të gjithë flinin,
Në ëndërrat e tyre kërkova…
E prapë nuk të gjeta,
Gjersa emrin ta harrova.
Pyeta midis njerëzve,
Midis bisedave,
Pyeta burra dhe gra,
Me fëmijë e të moshuar
Bisedova…
E prapë nuk të gjeta,
Gjersa emrin ta harrova.
Të kërkova lart e poshtë,
Këtu e atje,
Afër e larg,
Në çdo centimeter,
Në çdo kilometër
Të kërkova…
E prapë nuk të gjeta,
Gjersa emrin ta harrova.
Të kërkova në të katër stinët,
Në pranverë e në verë,
Në vjeshtë e në dimër;
Kur bora mbulonte gjithçka,
Kur dielli buzëqeshte ngrohtë,
Nën qiellin që qante ftohtë
Të kërkova…
E prapë nuk të gjeta,
Gjersa emrin ta harrova.
Zbrita në fund të detit,
U ngjita majë malit,
Pashë lëndinat e pyjet,
Gurrat e liqenet,
Bukurinë tënde,
Embëlsinë tënde,
Buzëqeshjen tënde
Kërkova…
E prapë nuk të gjeta,
Gjersa emrin ta harrova.
I zhgënjyer, se s’të gjeta,
I raskapitur,
I përzishëm,
Shpresavdekur,
Buzë rrugës i ulur,
Mbi një hon…
Dëgjova zërin tënd të mekur:
Ç’farë po kërkon?…
Më në fund,
Për ironi të fatit,
Ta njoha zërin,
Të betohem,
Dhe emrin ta kujtova:
LIRI…
Ishe brenda meje,
E strukur,
Në një cep të zemrës
Nga vështrimet e ujqërve sygri.
Suksese Hamit ! Të lumtë pena e art dhe mendja juaj e ndritur! Të urojmë të shkruash sa më shumë gjëra me vlerë pë njerëzit e zakonshëm.