VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

KUVENDIM ME Prof. Dr. NUHI VINCA, NË 90-VJETORIN E TIJ – Nga KADRI TARELLI

By | November 18, 2021
blank
1 Comments
  • author avatar
    kadri tarelli 2 months ago Reply

    Pershendetje dhe falenderim per publikimin e ketij shkrimi modest per Prof. DR. Nuhi Vinca. Ai meriton më shume.

Komentet

blank

Soprano Feride Istogu Gillesberg tregon për regjistrimin e 49 këngëve operistike të aranzhuara nga pianistja e parë shqiptare Lola Gjoka (1910-1985) Nga Ardian Murraj

Bisedë në distancë me Sopranon FERIDE ISTOGU GILLEBERG mbi regjistrimin e 50 këngëve operistike të aranzhuara nga pjanistja e parë shqiptare LOLA GJOKA ALEKSI (1910-1985)

 

Feride Istogu Gillesberg:- Unë e nisa atë me mësimin e këngëve, shpejtë dhe mirë. Fillova t’i luaj në piano dhe të punoj me to dhe vura re tërheqjen në to. Sa të mira janë! Sa këngë të bukura!… dhe pyesja veten pse nuk po i njoh dhe mendoja me vehte se pse nuk janë bërë më të njohura?

 

AM: – Ju si shqiptare u lidhët pas tyre dhe bëtë me vehte dhe një grup danez që ju mbështetën. Si e shihni këtë?

Feride Istogu GILLESBERG: – Mendoj se ka? Me njërin nga tenorët danez shumë të njohur arrita të lidhem dhe e pyeta se; -A mund që danezët të këndojnë shqip? Pra falë njohjes së mëparshme në periudhën kur ndiqja master me interpretuesit operistikë të njohur në Danimarkë dhe mbarë botën Stig Fogh Andersen dhe Tina Kiberg dhe mbajtjes së lidhjeve ju kërkova një mendim. Unë po njihem me muzikën e aranzhuar nga një muzikante shqiptare e quajtur Lola Gjoka dhe Lola Gjoka është pianistja e parë, që para 100 vitesh dhe se Danimarka dhe Gjermania shumë kohë më parë Italia (shek. XVI), ishin të lidhur me kulturën operistike, kujtoj Bah dhe shumë të tjerë në Evropë dhe mendoja përse erdhi tek ne kaq vonë, pra një shekull më parë. Pra më tërhoqi vëmendjen. Thashë që Lola Gjoka ishte dikush që solli kulturën klasike në Shqipëri, në vendet tona. Vetë historia e jetës së saj është shumë e prekshme dhe prindërit e saj emigrantë në Krime dhe që vendosën të ktheheshin në Shqipëri pasi Bashkimi Sovjetik i përzinte në qoftë se nuk ndryshonin shtetësinë. Ajo pati mundësi të kthehej dhe kishte dhe kujdesin e të atit për edukimin muzikor si njohës, dashamirës dhe interpretues i muzikës. Lola ishte 9 vjeçe kur mësoi të luante piano. Veç formimit dhe me mendje dhe zemër në muzikën shqiptare ajo donte të përcillte një kulturë të zhvilluar në vendin e saj. Atë që kuptova ishte se Lola Gjoka me Tefta Tashkon dhe të tjerë kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm duke mbledhur këngët shqiptare, popullore qytetare e folklorike dhe Lola i shkroi, i hodhi në sistemin e notave sipas burimeve të cilat këto këngë ishin kënduar. Ajo i shkroi dhe i aranzhoi për piano dhe i mundësoi për t’u dhënë si koncerte të muzikës lirike.

AM: – Si zakonisht idetë lindin dhe marrin jetë, Juve si artiste vutë në qendër Lola Gjokan dhe pikërisht pas regjistrimeve me mbledhjen e një grupi të mirënjohur artistësh dhatë që në ditët e para të 2022 një koncert?

Feride Istogu GILLESBERG:– Ishin si fillim katër ditë regjistrime dhe pamundësi dhënie koncerti prej “koronës”, por në Kishë ne dhamë një koncert të vogël i cili u regjistrua nga Izeti dhe Ibrahimi (RTK) dhe ata paraqitën këtë dokumentar. Projekti i Lola Gjokas është i bukur dhe ka disa rëndësi. Së pari, Lola Gjoka është pianistja e parë shqiptare dhe s’më kishte shkuar në mendje. Së dyti, ajo si muzikante dha e para shoqërimin me piano. Një muzikë e pa provuar deri atëherë pasi Shqipëria ishte vuajtur pushtimin shekullor otoman për 500 vjet ku gjuha, kultura dhe muzika ishin nën atë ndikim dhe përzierje. Lola dhe bashkëkohësit e saj artistë atëherë si Mihal Ciko e të tjerë donin të vilnin këngën lirike shqiptare nga burimet origjinale. Pra risollën këngë të padëgjuara dhe shumë të bukura, të thjeshta dhe shqip, me melodi shqiptare dhe jo turke, arabe…

 

AM: – (orientale). Kur mësova se do të prodhohen rreth 50 këngë nga ky grup dhe projekti mendova se kjo vazhdimësi pra atë të Lola Gjoka kërkonte dhe aranzhonte në muzikën shqiptare juve po e bëni realitet dhe për më shumë ta shpërndani atë, kudo në mjediset shqiptare dhe më gjerë?

Feride Istogu GILLESBERG:– Po, më gjerë. Kur nisëm regjistrimet në Danimarkë në Kishën e Virumit, ato u bënë nga danezët, bab e bir, tenori të cilët në përfundim dhanë vlerësimin se këto këngë janë shumë të bukura dhe ju bashkuan mendimit të Ermira Lefort që do të dëshironte t’i kishte këto këngë. Këngët e Lola Gjokas janë një thesar për shqiptarët. Ne duhet të hulumtojmë më shumë pasi ato janë dhe një dhuratë për kulturën Evropiane. Unë mendoj dhe ndjej se kjo do të jetë me shumë interes.

 

AM: – Sa ju ka ndihmuar historia e jetës së Lola Gjokës. E lindur jashtë Shqipërisë në Krime, e rritur dhe e shkolluar jashtë dhe rilidhet me rrënjët e prejardhjes së saj sikurse edhe ju vet keni rrënjët shqiptare?

Feride Istogu GILLESBERG:– Po, unë jam nga Kosova dhe jemi rritur përjashtë vendit. Kujtoj gjithmonë kur vizitonim shtëpinë tonë në Kosovë, njerëzit na thoshnin ne fëmijëve ;-MOS NA HARRONI!… Mos na harroni, juve jetoni jashtë dhe keni një jetë më të mirë, por mos na harroni neve. Kjo shprehje më ka mbetur që herët. Dhe jo që nuk dua me ju harru, por unë pyes vazhdimisht veten se si individ dhe si komb them se ata që kanë një jetë më të mirë mbase kanë edhe një përgjegjësi më të madhe. Unë pashë veten time tek Lola dhe Lolan tek unë. Mendova se sa interesante është kjo lidhje. Lola, Tefta Tashko, Mihal Ciko, Kristaq Koço dhe të tjerë, të gjithë ata e kishin mundësinë edhe për të bërë një jetë më të mirë përjashta, por u kthyen në shtetin e ri shqiptar që sapo ishte krijuar pas 500 vitesh pushtimi. Pra si ata atëherë edhe ne tani kemi të njëjtën pyetje se çfarë mund t’i japim vendit tonë siç u drejtohej presidenti amerikan Kenedi “… mos pyetni se ç ‘mund të bëjë vendi juaj për ju,—pyetni se ç ‘mund të bëni ju për vendin tuaj”. Pra ishte ky lloj frymëzimi që ata kishin.

AM: – A keni lidhje me familjarë dhe trashëgues të artistes kur dihet se grumbullimi i buqetës me rreth 50 të tilla është bërë dhe gjindet një libër i botuar? Çfarë ju kanë mundësuar dokumentet historike, arkivat audio-vizive dhe si i keni shfrytëzuar ato?

Feride Istogu GILLESBERG:- Pas zhvillimit të koncertit në Tiranë Qershorin e kaluar, sapo u ktheva mendoja se përse këto këngë nuk janë kaq të njohura? Përse nuk janë incizuar? A mundet t’i incizojmë dhe për këtë gjeta mbështetjen e burrit tim i cili më tha që ishte një ide e mirë. Duke qenë kaq të bukura kjo ishte një ide e mirë. Unë fola me Rudinën dhe burrin e saj Zhani Cikon të pranishëm në koncert dhe në bisedat më pas. Aty u njohëm më mirë me njëri tjetrin dhe mësova se Zhani Ciko ishte njëri nga organizatorët e Koncertit të parë me Bethovenin në Shqipëri (Simfonia e 9-të). Pra unë po bisedoj me një njeri të tillë që është edhe pasardhësi, fëmija i këtij grupi me Mihal Cikon, Lola Gjoka etj. Pra si fëmija e kësaj rilindjeje. Unë shtrova pyetjen për të marrë një mendim dhe menjëherë gjeta mbështetjen si një ide shumë e mirë dhe unë do t’ju ndihmoj. Pra ishte ai që organizoi dhe mblodhi një grup të mirënjohur artistësh nga Shqipëria. Unë vazhdova bashkëpunimin me pianisten nga Zvicra dhe Zhani organizoi ardhjen e të gjithë artistëve nga Shqipëria për të ardhur këtu në Danimarkë për këto incizime. Bashkëpunimi ynë kërkon që ky projekt të realizohet. Prej këtej unë jam lidhur me Juki vajzën e Lola Gjokas që nuk e mendonte deri atëherë se dikush do ta bënte këtë. Juki më tha se historia ka pritur për dikë. Ja jeni juve. Dëshira e Lola Gjokas ishte që këto këngë të luheshin, regjistroheshin dhe të bëheshin të njohura për brezat e ardhshëm. Ajo arriti t’i përpunonte rreth viteve 70-të me sa kam ndjekur dhe dëgjuar deri tani si edhe incizimet me Tefta Tashkon ato e japin idenë, por janë me orkestër pra jo si ato origjinalet si ato që kishte shkruajtur dhe interpretuar si atëherë Lola Gjoka. Kështu që unë i vura detyrë vetes që po i shikoj këto këngë po i jetoj ato deri edhe me mënyrën se si interpretohet poezia dhe se si këndohet teksti i këngës.

AM:- Kujtoj këtu tenorin Andersen që u shpreh për veçorinë e tingujve të shqipes që ndodhen bashkë dhe për të kënduarit duhet një teknikë?

Feride Istogu GILLESBERG:- Po, ai ishte kërkues dhe donte shpjegimin e secilës fjalë në mënyrë që ta këndonte me zemër. Pra kur ti din së çfarë po këndon, ti mundet të interpretosh me zemër. Pra kështu kemi punuar duke marrë kuptimin më të plotë për secilën fjalë.

 

AM: – Lola Gjoka, Tefta Tashko, Jorgjie Truja një ansambël që nuk ndahen nga njëri tjetri, po juve dhe artistët e tjerë si i keni ndarë rolet në këtë projekt?

Feride Istogu Gillesberg:- Ja pra pse edhe unë kam shumë dëshirë për të dhënë koncertin. Unë mendoj se këta njerëz kaq të shquar, artistë të mrekullueshëm dhe të mëdhenj duhet me krijuar dhe patur mundësinë për t’u njohur në botë. Pra nëse kemi një thesar të çmuar ai nuk është vetëm i yti, ju duhet ta ndani me të tjerët. Kujtoj se kur po i përgatisja këngët shkova tek një nga mjeshtrit e mi, më duhej edhe opinioni i tij. Matti Borg ë është i martuar me sopranon e Orkestës Mbretërore Daneze Gitta Marie Sjöberg, më tha se ajo do t’i pëlqejë shumë dhe do t’i këndojë ato. Pra deri tani njerëzit që janë njohur me këto këngë janë prekur dhe i kanë bërë për vete këto këngë. Shpresoj koncertet janë të domosdoshme dhe njohja nga ana e profesionistëve është një inspirim për ne që i këndojmë si edhe të tjerë më të rinj që duan të bëhen këngëtarë, duan t’i këndojnë këto këngë. Unë shpresoj se gjenerata edhe e gjallë përfaqësues e kësaj rilindjeje duhet shfrytëzuar me këtë kuptim të muzikës dhe kulturës. Edhe unë dua që t’ia japim botës dhe ta njohë këtë trashëgim të bukur që kemi. Ne duhet të jemi një zë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve se ne që jemi jashtë kemi më shumë mundësi.

AM: – Synoni të jepni koncerte dhe të bëheni të dëgjueshëm, nga do t’ia fillonit?

Feride Istogu GILLESBERG:- Juve si mendoni? P.sh. unë kurrë nuk e mendoja se do të isha në një koncert me Mariana Leka. Rasti mu dha në një koncert me rastin e kushtetutës daneze në Tiranë. Ajo këndoi atje dhe unë gjatë ditëve të qëndrimit mësova se do të ishim në një koncert. Thash O Zot çfarë rasti që të jem me një këngëtare shumë të madhe , e njohur dhe e mrekullueshme. Kënduam bashkë u njohëm dhe u gëzova shumë pasi ajo është një artiste e ëmbël, e vërtetë. Këtë mund ta them edhe për këngëtarët e tjerë sepse secili kur të jep shpirtin me këngën ata të japin diçka, po ju japin zërin si dhuratë, një pjesë të këtij njeriu. Ne ishim dhe punuam bashkë për pesë ditë me një harmoni të bukur dhe një surprizë shumë e bukur nga bashkëpunimi e të gjithë. Në fillimet e projektit nuk je i sigurt për ecurinë, por duke parë se secili ishte serioz dhe të përkushtuar për të dhënë më të mirën kjo tregoi se regjistrimet ishin përpjekja e promovimit të një kulture. Dhe kjo është e jona. Zërat e këngëtarëve po kaq të bukur. Unë mendoj se me mundësinë për të kënduar jashtë ata do të kenë një sukses të madh.

Mendoj se edhe CD e prodhuar do të ketë sukses pasi do të mishërojë muzikën me këngëtarin dhe të gjithë këta njerëz, pjesë e këtij incizimi ata i kanë dhënë shpirtin këngëve. Pra dhe njerëzit arrijnë të dallojnë një këngë të Erindës, të Marianës duke bashkuar këngën me artistin. Mendoj dhe shpresoj se ata do të njihen si artistë shumë të mirë.

 

AM: – Kur dhe ku e mendoni një koncert zyrtar, në Evropë apo SHBA?

Feride Istogu GILLESBERG:- Po si jo, e duam një koncert. Amerika është shumë e veçantë. Me qenë se regjistrimet i bëmë këtu, mendoj se e kemi më së pari një borxh këtu. Ta bëjmë koncertin në Danimarkë. Dhe prej këtej unë jam shumë e hapur për të realizuar sa më shumë koncerte, kjo është reciproke njerëzit do të interesohen për këngët dhe do të njohin artistët dhe kulturën tonë. Pra fillon një vazhdimësi procesi shoqërohen të tjera ide e punime të tjera. E rëndësishme është ta nisim. Unë shpresoj se do të ketë frymëzim, do përqafohet nga rinia. Njerëzit që do të vijnë në këto koncerte do të flasin për to do të duan që ata vetë dhe fëmijët e tyre t’i njohin dhe këndojnë këto këngë të bukura. Dëshira ime është pas pak kohësh edhe realizimi i një koncerti me të tjerë artistë që mund t’i këndojnë ato kam besim se publiku do t’i dashurojë këto këngë këtë muzikë. Një rilindje sikur të ishte muzika e Verdit në Itali me njohje shumë të gjerë në popull, qofsh edhe njeri i thjeshtë apo punëtor i thjeshtë, ti e njeh melodinë.

AM: – A mendoni se edhe mund ta fillonit me një koncert në Uster. Ne kemi këtë vit 300 vjetorin e qytetit dhe 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe lidhjen me SHBA-në. Një publik që e vlerëson muzikën operistike krah Bostonit dhe NJ dhe ku ka shumë bashkatdhetarë?

Feride Istogu GILLESBERG:- Po është një mundësi e bukur dhe poetike. Me shumë dëshirë pasi është edhe historike ne e lidhim atë me vendin dhe njerëzit ku shkojmë dhe i japim një peshë më të madhe. Atje ka shumë shqiptarë dhe mendoj se dhe shumë prej tyre nuk i njohin ato. Ndjesia ime si emigrante e rritur jashtë si dhe muzikën që dëgjojmë nga vendi ynë t’i jepet publikut këtu në Danimarkë apo Gjermani dhe në vende të tjera se ne kemi një thesar, të zhvilluar dhe se ka thellësi dhe se është e bukur. Muzika që dëgjojmë sot kur marrim pjesë në festa duket si e ndikuar, muzikë turke apo arabe, diçka mungon na mungon ky thesar. Mendoj se ata që do ta dëgjojnë do të befasohen dhe do ta shpërndajnë si kulturë kudo dhe si muzikë të bukur të vendit të tyre.

AM: – Ju siguruat njohje dhe me pasardhësit e atij brezi artistësh patriot të kulturës shqiptare, çfarë solli kjo edhe tek ju si soprano dhe studiuese njëkohësisht dhe po të krahasoj një muzikë e pastër shqiptare duket se ruhet tek arbëreshët? Ashtu sikur bashkë muzika origjinale shqiptare ruhet dhe në ngjyrimet e bilbilit të Kosovës Nexhmie Pagarusha. Pra jeni në një kërkim dhe sipërmarrje që kërkon bashkëpunim?

Feride Istogu GILLESBERG:- Përmes vajzës së Lola Gjokas, unë u njoha dhe me librin e këngëve të  grumbulluara prej saj. Pra siç i kishte renditur Lola që atëherë. Librin që u botua në 2007 unë pata  mundësi ta merrja prej Rudinës para pak kohësh dhe unë do të mundohem t’i përmbahem asaj renditje që dha vetë Lola që atëherë, janë më të natyrshme se si ajo i ka organizuar, shumë origjinale. Krahasimi që bëtë me këngët arbëreshe unë shpresoj se ky projekt do të hapë një oreks dhe njerëzit janë të uritur për diçka të mirë, të bukur dhe që kanë brenda histori. Unë nuk njoh aq shumë këngë arbëreshe por e di që janë shumë të prekshme dhe nuk e di se pse nuk i këndojmë. Por përsëri besoj dhe shpresoj se ky do të jetë fillimi i një rilindjeje i muzikës klasike shqiptare. Klasike dhe folklorike e të përpunuara dhe po  të shihen me seriozitet zhvillimi i melodisë pasqyron zhvillimin e trurit. Ai është një udhëtim dhe jo një rritëm monoton bum,…bum,…bum. Është një udhëtim i bukur dhe një tregim që sjellin vargjet e vjershave.

AM: – Kur ju pyesin për emrin e projektit si i përgjigjeni juve në këto fillime?

Feride Istogu GILLESBERG:- Projekti tani duket më shumë se Lola Gjoka. Unë e shoh si një rilindje të muzikës tradicionale kombëtare.

AM: – Nga kush mendoni se mund t’ju jepet ndihma në këtë sipërmarrje? 

Feride Istogu GILLESBERG:- Me shumë nga njerëzit që kam biseduar them se janë shprehur se duan të më ndihmojnë. Ideja është pëlqyer dhe veç pëlqimit çelësi i suksesit është bashkëpunimi. Dhe kur gjërat lëvizin atëherë është edhe besimi se do të bëhet. Kjo e dallon njerëzimin e qytetëruar, respekt dhe bashkëpunim. Dhe nëse na mundësohet koncerti në SHBA periudha më e mirë do të ishte gjatë verës. Ne do të bashkëpunojmë dhe gjejmë mbështetje pasi e kemi një qëllim të bukur.

AM: – Unë shpresoj që të gjindet mbështetja dhe koncertet të jepen kudo dhe sëbashku me grupet tuaja të arrini suksese në njohjen e muzikës operistike shqiptare. 

Feride Istogu GILLESBERG:- Unë e shpreha më parë se ne që ndodhemi jashtë e kemi dhe një obligim për vendin tonë, si shqiptarë ne duhet t’i japim zë një populli që nuk është shumë i njohur dhe t’i japim zë  një kulture më të mirë.

AM: – Faleminderit Feride. Sa më shumë mbështetje për punën tuaj dhe sukses. 

Feride Istogu GILLESBERG:– Faleminderit. Hajde se do dëgjohemi dhe natën e mirë.

AM: – Edhe për juve. Natën

12 Janar 2022

 

Ngjarje Historike në Kopenhagë – Ringjallet një thesar muzikor shqiptar 

Nga Feride GILLESBERG

3 janar 2021 — Një përfaqësi e mirënjohur artistësh shqiptarë nga Tirana, Shqipëri, bashkoi forcat me një pianist zviceran-shqiptar dhe muzikantë danezë, për të regjistruar 50 këngët tradicionale shqiptare, të aranzhuara nga pianistja e parë shqiptare, Lola Gjoka (Aleksi). Këngët e Lola Gjokas janë një shkrirje e këngëve autentike popullore shqiptare dhe muzika klasike një thesar kulturor që tani do të shohë dritën e ditës, pas 7 dekadash. Lola Gjoka (Aleksi) 1910-1985, ishte pianistja e parë shqiptare, e cila luajti një rol vendimtar për praninë e muzikës klasike në Shqipëri. Lola mundi të mbledhë dhe renditi rreth 50 këngë shqiptare, bazuar mbi këngët burimore popullore shqiptare që ishin ende gjallë, që këndoheshin nga banorët vendas në mbarë kombin. Lola Gjoka (Aleksi) i shkroi notat dhe kompozoi për piano dhe bëri shoqërimin e këngëve duke u mbërthyer sa më pranë vërtetësisë së këngëve. Këto këngë u bënë pjesë e koncerteve klasike që ajo dha, së bashku me të parët  këngëtarë operistikë në Shqipëri. Në vitin 1912, Shqipëria më në fund mori pavarësinë e saj, pas 500 vjetësh të një pushtimi të egër nga Perandoria Otomane. Ishte një pavarësi e arritur kundër të gjitha gjasave. Turqit më në fund u dëbuan, vendet fqinje provuan gjithshka mundën për të copëtuar Shqipërinë mes tyre dhe pjesërisht përfituan. Kur më në fund ne kishim një komb, dëshira për të dalë nga prapambetja e skajshme politikisht, ekonomikisht, ngritjen kulturore këto gjallëronin në shpirtin e popullit të shqiptar. Por Si arriti muzika klasike në Shqipëri? Lola Gjoka (Aleksi) ka lindur në Sevastopul, Krime. Prindërit e saj ishin shqiptarë emigrantë. Babait të saj i pëlqente të këndonte këngët popullore shqiptare dhe ai ishte i pasionuar në lojën e mandolinës.  Babai i Lola Gjokas e donte muzikën dhe donte që vajza e tij të kishte mundësinë për t’i rënë pianos, kështu që bleu një piano për Lolën. Kur ajo ishte 9-vjeç, Lola filloi të merrte mësime pianoje në shkollë, dhe mësuesja e saj e pianos ishte shumë e emocionuar për talentin muzikor të Lolas. Lola Gjoka studioi në konservatorin e muzikës në Sevastopul. Asaj i kishte mbetur edhe një vit nga përfundimi, kur studimet e saj u ndërprenë. Në vitin 1932, një ultimatum, në formën e një ligji, iu dha emigrantëve: ose të bëheshin  shtetats të Bashkimit Sovjetik, ose të largoheshin.  Ndjenja patriotike e familjes për të mos lënë identitetin shqiptar dhe duke e ditur se sa e vështirë kishte qenë arritja e pavarësisë për njerëzit e tyre, refuzuan. Kështu, familja u largua për t’u kthyer në Shqipëri. Lola ishte 21 vjeçe. Ajo mbërriti në Shqipëri si pianistja e parë shqiptare. Më vonë, ajo përfundoi diplomën e saj në Athinë dhe pasi fitoi një konkurs pianoje në Vienë. Kur familja e Lolas u largua nga Krimea morën me vete pianon, pasi e dinin se nuk kishte piano në Shqipëri. Turneu përfundoi tragjikisht, kur vëllai i vogël i Lolas vdiq në udhëtimin e tyre. Duke mbërritur në Korçë, Shqipëri, miqtë e vjetër ndihmuan familjen të vendosej dhe Lola filloi t’u jepte mësime vajzave dhe djemve të familjeve më të pasura, për të bërë një jetesë për familjen e tyre, e cila kishte humbur të gjitha kursimet e tyre për shkak të zhverësimit të parasë. Kur Lola erdhi në Korçë, një farë për një rilindje kulturore ishte mbjellë tashmë nga këngëtari i parë lirik shqiptar i operas Mihal Ciko, i cili ishte kthyer nga jashtë në vitet 1920. Ai ishte i pari shqiptar që studioi në Milano në

Konservatorin Guiseppe Verdi. Mihali krijoi dhe përcolli shumë emocion, jo vetëm në Shqipëri. Ai mori pjesë në konkursin ndërkombëtar të këngës popullore në “Fiera di Milano” në vitin 1924, ku ai interpretoi këngë popullore shqiptare, këngë që nuk ishin kënduar kurrë më parë  jashtë Shqipërisë. Interpretimi i Mihal Cikos ishte kaq prekës dhe ai fitoi konkursin.

Ishte koha që Lola Gjoka dhe Mihal Ciko të bashkonin  forcat. Edhe të tjerë këngëtarë  operash u kthyen në Shqipëri, ishin sopranot Jorgjia Felice Truja, Tefta Tashko, Maria Kraja, tenori Kristaq Antoniu, dhe baritoni

Kristaq Koço. Pra u hodh fara e një rilindjeje kulturore, me Lolën Gjoka në qendër. Pianistja e madhe shoqëroi të gjithë këngëtarët në arjet e Verdit dhe Puçinit,  muzikën gjermane dhe më gjerë. Këngët popullore shqiptare u bënë një pjesë e rëndësishme e koncerteve. Shumë këngë popullore tradicionale shqiptare u shkruan nga Lola Gjoka (Aleksi) e cila të rregulluara për piano, duke mbajtur me kujdes autenticitetin e popullit të vjetër këngë. Tefta Tashko dhe këngëtarët e tjerë do të vinin tek ajo me këngë nga pjesë të ndryshme të Shqipërisë, kështu që Lola mund t’ i shkruante dhe të rregullonte pianon shoqëruese. Lola Gjoka (Aleksi) dhe Tefta Tashko u përshkruan si bletë që mbledhur  mjaltin nga të gjitha lulet e ndryshme në kopshtin shqiptar. Këto këngë u bënë një thesar kulturor që mbushi zemrat e njerëzve me bukuri, dashuri, optimizëm dhe shpresë për një të ardhme më të mirë. Ky ishte fillimi i një kulture rilindja në vitet 30 dhe 40, që zgjati për disa dekada. Në vitet 1970, Lola ripunoi përsëri këngët e saj. Dëshira e saj e fundit para se të vdiste në 1985, do të kishte këto këngë në dispozicion për brezin e ri. Për shkak të shëndetit problemet, fëmija i vetëm i Lolas, Juki, botoi për herë të parë një libër të 52 këngëve të nënës së saj në 2007, por ata nuk u regjistruan kurrë. Unë  jam njohur për herë të parë me disa këngë nga Lola Gjoka (Aleksi) nga paraqitja që më bëri pianistja shqiptaro-zvicerane Ermira Lefort e cila erdhi në Danimarkë në vitin 2019 për të interpretuar bashkë  dy këngë nga Lola Gjoka në koncertin  “Dialogu Muzikor i Kulturave”, i organizuar nga Instituti Schiller, Dialogu  Ruso-Daneze dhe Qendra Kulturore Kineze. Ermira dhe unë u ftuam  nga konsulli  danez në Tiranë për të  dhënë  një koncert me një danezo- shqiptar. Për shkak të koronas, koncerti u shty më 5 Qershor 2021. Siç erdhi fati, Ermira nuk ishte në gjendje të vinte në Tiranë, dhe unë kisha nevojë për një zëvendësim. Ishte pianistja Rudina Ciko që e zëvendësoi atë, një tjetër bekim që  ora.

Kur takova Rudinën në Maj në Tiranë, ajo më dha librin me përmbledhjen e këngëve  të Lola Gjoka (Aleksi), disa javë para koncertit tonë. Unë kisha kohë për t’i  parë këngët e mbledhura dhe zbulova se secila prej tyre ishte shumë e veçantë dhe e bukur. Pas koncertit në Tiranë kur ktheva në Danimarkë mendoja vazhdimisht  se këto këngë duhen regjistruar. Çdo këngë është si një perlë në rreshtin e një gjerdani, Janë një thesar dhe njerëzit  duhet të kenë afrim me këtë thesar. Shkëndija po priste të shndërrohej në zjarr! Unë vendosa të bëja pjesën time për t’i regjistruar këto këngë. Nëpërmjet Rudina Cikos, e takova dirigjentin Zhani Ciko (burrin e saj), djalin e këngëtarit të njohur operistik Mihal Ciko mikun e hershëm me Lola Gjoka ( Aleksi). Zhani Ciko ishte fëmija pasardhës i kulturës rilindjes, dhe mbart trashëgiminë e gjallë të rilindjes kulturore shqiptare në zemr dhe mendje. Zhani Ciko njihet gjithashtu në historinë e muzikës shqiptare si organizatori i shfaqjes së parë të Simfonisë së 9-të të Bethovenit në vitet 1970. Kur bisedova me Zhanin për idenë e regjistrimit të të gjitha këngëve të Lola Gjokas (Aleksit), ai u emocionua shumë.

Menjëherë filloi të punonte për realizimin e kësaj ideje. Zhani organizoi një grup këngëtarësh të mirënjohur, duke përfshirë sopranon spikatur Mariana Leka, sopranoja Erlinda Agolli, tenori Gerald Murrja, baritoni Antonio Zefi dhe Rudina Ciko i bie pianos. Së bashku me pianisten  Ermira Lefort, Stig Fogh Andersen, një tenor shumë i njohur danez, dhe unë, një soprano

 daneze- shqiptare, u formua një grup që mund ta kuptonte idenë. Të gjithë u takuam në Danimarkë për të kryer projektin. Falë Knud Rasmusen me organizmin në Kishën Virum, që u hapën dyert për ne për të  bërë regjistrimet si dhe falë Stig Fogh Andersen dhe bashkëshorten e tij të mirë Heidrun Beer ne ia arritëm t’i bënim regjistrimet.  Faleminderit për të gjithë muzikantët, arritëm të regjistronim pesëdhjetë këngët në më pak se katër ditë (27-30 dhjetor 2021). Ne përfunduam duke mbajtur një koncert të vogël, të cilin mund ta shihni në: https://youtu.be/y5SdUu-D5Qk

Ky regjistrim është një ngjarje historike, siç nuk është bërë kurrë më parë. Botimi Lola Gjoka (e Aleksit),  mblodhi këngë në një CD dyshe në pranverën e këtij viti do të jo vetëm të jetë një thesar që do t’i kthehet trashëgimisë kulturore shqiptare, por gjithashtu do të jetë një margaritar që do t’i shtohet  thesarit kulturor evropian. Le të jenë CD- të një frymëzim për shumë koncerte dhe shkëmbime kulturore midis Shqipërisë dhe shumë kombeve të tjerë.

 

Feride Istogu GILLESBERG, Soprano  

Feride është një shqiptare, e lindur në Kosovë. Ajo u rrit në Gjermani dhe ka jetuar në Danimarkë 27 vitet e fundit me burrin e saj Tom GILLEBERG. Ajo ka punuar me Institutin Schiller për shumë vite dhe nëpërmjet kësaj pune ajo u njoh me muzikën klasike dhe zbuloi një pasion të madh për të kënduarin operistik. Në të 30-at Feride filloi të merrte mësime private këndimi dhe ndoqi klasat master me Matti Borg, Gitta Marie Sjöberg, Stig Fogh Andersen dhe Tina Kiberg. Feride ka interpretuar lieder (këngëtare e shoqëruar me piano), ndër pjesë të zgjedhura të Robert Schumann, Peter Heise si dhe gjithashtu këngë tradicionale kineze. Ajo kishte nderin të këndonte në Shenjtërimin e Nënë Terezës në Kishën Katolike të Kopenhagenit.

blank blank blank blank blank

blank

Modest, sapo ka botuar librin e 50 (Interviste me shkrimtarin Viron Kona) – Nga Fran Gjoka

Ne foto: Viron Kona dhe Fran Gjoka

-Paske dalë përsëri me një libër të ri? – e pyeta shkrimtarin Viron Kona, i cili nuk lodhet së shkruari, dhe, për hir të së vërtetës duhet të them se gjithnjë nxjerrë libra me vlerë dhe tërheqës për lexuesin. I kam qëndruar pranë prej disa dekadash krijimtarsië së tij, kështu që s`munda të rrija indiferentë kur mësova se ai sapo kishte botuar librin e  tij të 50-të.

Një ngjarje për një krijues, apo jo?

Gjithses, në arte, në shkencë dhe në çdo krijimtari, e para është gjithnjë vlera që përcjellë krijimi, cilësia. E, në këtë drejtim, jam i dëshiruar të shprehem se cilësia e librave të Viron Konës është e lartë dhe e vlerësuar, si nga kritika, edhe nga lexuesi. Kam rastisur shpesh herë në takimet e tij me krijuesit e vegjël dhe të rinj dhe kam parë e dëgjuar sesa e duan këtë shkrimtar, e rrethojnë si zogjtë, e pyesin pa reshtur, kërkojnë të dalin në fotografi, i kërkojnë me ngulm autografë. Siç shkruan akademiku Gjovalin Shkurtaj:”Prej vitesh, që kur kam pasur djemtë e vegjël dhe, si shumë të tjerë, me dëshirën që t`u jepja dashurinë për librin, blija shumë libra për të vegjël, më kishte bërë përshtypje shkrimtaria e Viron Konës, një nga autorët më prodhimtarë, por dhe shumë të pëlqyer nga të vegjlit. Ai  shquhet për stilin e  tij të thjeshtë, për parashtrimin e qartë dhe pa poza, pa shtirje dhe “ojna” të tepërta…”

Një ditë, në shkallët e Ministrisë së Arsimit, kur Vironi atëherë punonte redaktor në gazetën “Mësuesi”,  një zonjë e nderuar e ndali dhe i tha:

-Të falenderoj shumë! Tim biri, pas leximit të librit “Eh, more Bubulino!” i është shtuar shumë dëshira për të lexuar libra jashtë klase…

Vironit i ra një përskuqje e lehtë në fytyrë dhe m`u duk sikur në ato çaste ishte njeriu më i lumtur në botë. Po ç`them? Bubulinoja fitoi çmimin UNICEf dhe u shpall libri  më i mirë në vitin 2006 dhe, si rrallë libra të tjerë, u përkthye edhe në guhën suedeze.

 

blank

Por s`është vetëm Bubulinoja, me seralin e tij prej shumë vëllimesh, është edhe “Dardi”, ”E fshehta e pyllit”, ”Erlindi dhe papagalli i çuditshëm”, ”Shpëtoni papagallin Çate!”; pastaj, janë librat për të rritur ”E fshehta e pyllit”, ”Drithërimat e yjeve”, një roman që bën fjalë për fatin e një intelektuali refugjat në Greqi, “Yje mbi Bosfor”, ”Dëgjoma zemrën, Budapest!”, ”Përbindëshat e Otrantos”, “Dielli është i imi”, ”Kontrolli i befasishëm i një inspektori”, ”Zonja nga Boråsi”, ”Mësues, pse e ke hequr kollaren?” etj, etj. Ka  aq shumë libra,  aq shumë personazhe ky autor i palodhur, kokulur, modest gjer në fund, të cilin kur e pyet përse nuk i bën reklamë librave të tij, përgjigjet:

-Reklama është e tregtarëve, unë jam krijues, shkruaj. Kjo është detyra ime. Pasi e përfundoj librin, është lexuesi ai që e vlerëson, është kritika… Sapo shkrimtari vendos pikën e fundit ai ka mbaruar punën e tij  me librin. Në vazhdim, e ka fjalën lexuesi. Libri nuk komentohet  nga shkrimtari; ai e shkruan, është lexuesi që e vlerëson, është ai që e përjeton mirë apo keq, është edhe studiuesi kritiku, që bën analizën e vlerave, të stilit, të figuracionit artistikë…Mund t`ju them, se shkrimtari është si bahçevani, i cili është munduar shumë për prodhimin, pastaj është blerësi, i cili do ta vlerësoj ose jo…

-Ke shkruar 50 libra,janë mijëra faqe të shkruara dhe të botuara, mendoj që është një punë e madhe jotja, apo jo?

-Sigurisht që nuk janë pak, janë një jetë e tërë, por në letërsi, në arte, në shkencë, kudo është cilësia e para, ndryshe tjetri as që do t`ia dijë nëse je lodhur ti apo jo. Ai kërkon cilësinë, kërkon vlerën dhe kënaqësinë estetike te libri, ai s`do që të humbas kohën  me diçka që për të nuk ka rëndësi apo  nuk i vlen. Kohën gjithkush e ka të shtrenjtë. Për mendimin tim, shkrimtari duhet të ulë kokën dhe të dëgjojë nëse lexuesi e pëlqeu apo jo librin e tij, nëse e ndjehu, nëse u emocionua? Çfarë mesazhesh mori prej tij, çfarë përfitoi, i shërbeu në jetë apo jo? Çfarë i mbeti atij në mendje, që ka dëshirë t`ua tregojë edhe të tjerëve… A nuk bisedonim ne me njëri-tjetrin  kur ishim të vegjël, për librat e Zhyl Vernit dhe personazhet e atyre librave? Po,kështu bisedonim edhe për  “Pinokun” e Karlo Kolodit, për “Shpellën e piratëve” të Petro Markos?, për “Pipi Çorapegjatën të Astrid Lindgrenit, për ”Pa familje” të Hektor Malos…

-Kam qenë i pranishëm në takimet e tua me lexuesit. Edhe në Tiranë, në Lezhë, sidomos, por edhe në Durrës…, si ndihesh në ato takime?

-Takimet me lexuesit i ndjej si proces krijimi. Madje ata çuditen, kur unë u them që jam i emocionuar si përpara një provimi, nëse ma keni pëlqyer librin, çfarë ju ka bërë përshtypje, a keni mësuar diçka nga libri im, a ju ka vlejtur? Sikurse iu them se lexoj shumë, se e prish shumë herë atë që shkruaj dhe e rishkruaj, shpesh herë edhe nga e para…Kam kënaqësinë të them se me lexuesit e vegjël kam zhvilluar më shumë se 300 takime në shkolla, në qendra kulturore, në biblioteka, ku lexuesit më kanë drejtuar mijëra pyetje dhe kanë bërë mijëra diskutime, të cilat i mbaj në shtëpi dhe i lexoj herë pas here, që të kuptoj sa më mirë se çfarë dëshirojnë ata nga unë, çfarë i tërheq më shumë? Por edhe i pyes ata. Për shembull, kur shkrova librin “Erlindi dhe papagalli i çuditshëm”, ku personazhi kryesor është papagalli Çate, kur i pyeta lexuesit që: ta vazhdoja librin me papagallin Çate, apo jo, ata thirrën njëzëri:”Poooooo!” Ishte dëshira e tyre, që unë shkrova edhe dy libra të tjerë me atë personazh…Gjithsesi, shkrimtari ka gjithnjë përpara një punë krijuese, që duhet ta imagjinojë dhe ta shkruaj, duke e çuar gjer në fund me këmbëngulje dhe durim, ai asnjëherë nuk është i kënaqur me punën e kryer sepse ngacmimet krijuese ndaj tij nuk përfundojnë, ato vijnë duke u shtuar…Mendoj që në këtë rast pakënaqësia e shkrimtarit ndaj vetvetes është një shtysë e fuqishme për të ecur më përpara..

-Mendon se s`do të thonë gjë tërë ky numër i madh librash, madje mjaft prej tyre edhe të vlerësuar me çmime, të përkthyer në gjuhë të huaja anglisht, frëgjisht, suedisht, hungarisht…?

-Sigurisht që më përkëdhelet sedra me këto që po më thoni, por shpesh herë mendoj disi ndryshe përsa i përket raportit mes sasisë dhe cilësisë së botimeve. Për shembull, shoqëria njerëzore, vlerëson si një ndër njerëzit më të mençur të planetit, Sokratin, filozofin e antikitetit të lashtë (470-399 p.e.s). Por, të gjithë e dimë se Sokrati nuk ka asnjë libër të shkruar e të botuar! Burim kryesor i të dhënave mbi Sokratin janë nxënësit e tij Platoni, Ksenofoni, Aristofani…Ose, një shembull tjetër: Shkrimtari Georges Simenon, belgo-zviceran (1903-1989) ka shkruar rreth 400 novela dhe ka mbi 700 milionë libra të shitur. Nga ky autor kanë ardhur në shqip dy romane: “Qeni i verdhë” dhe “Lufta e nervave e komisarit Megre, por, me gjitha famën, ai nuk është i nivelit të Dantes, Gëtes, Hygoit, Dumasit, Servantesit, Tolstoit, Dikensit, Bajronit…etj., të cilët nuk kanë shkruar aq shumë libra sa Simenoni, por, cilësia e librave që kanë shkruar ata, vlerat e larta artistike dhe mesazhet që ato përcjellin, janë të atilla që vijnë deri dhe në kohët e sotme dhe në vazhdim.

-Pra?

-Pra, jo se s`do të thotë gjë numri, por cilësia është e para, vlerat që ka libri… Unë ju falënderoj shumë juve, që shpreheni me respekt për krijuesit. Dhe mendoj se ata duhet të respektohen,madje kanë nevojë të respektohen,sepse krijuesit, e çdo fushe, përkushtohen shumë, ata jetojnë dhe punojnë  “non stop” me atë çfarë bluajnë e krijojnë në zhanrin e  tyre dhe nuk i ankohen askujt. Kompozitorin e shqetëson  melodia, muzika, e cila, me një tekst që vjen në harmoni, e bënë veprën më të plotë. Piktori, përjeton skena dhe përfytyrime të shumta, të panumërta që të hedh në telajë emocionin e tij, ndjenjat dhe mendimin, të përdor ngjyrat e duhura, që piktura e tij të jetë tërheqëse, të jetë shprehëse, të të bëj për vete dhe ta pushtoj shikuesin,ta mbajë atë të mbërthyer përpara tablosë, pavarësisht se ajo nuk ka “gojë” të flasë, si ta zëmë letërsia…Skulptori e përjeton veprën në kokë në fillim dhe, duke e krijuar atë me talentin dhe fuqinë e artit të tij, e bënë të jetë përgjithësuese. Sa bukur na i rrëfen këtë mjeshtri i madh i skulpturës, Odise Paskali:”…sa arrita afër monumentit të inauguruar në Korçë, pashë pranë bazamentit një plakë që qante dhe dëgjova fjalët e saj të përsëritura:”Korba unë, o bir!” Në një moment, një burrë plak e qortoi: “Ky ëshë Nexhi Bënja”, moj!” Çava të arrija plakun dhe ta pyesja nga  e kuptoi se ishte Nexhip Bënja, statuja ime, por më humbi në turmë. Më vonë mendova për episodin dhe u binda se populli kupton drejt  dhe, më shumë akoma, vendosa të kërkoj pëlqimin e tij, qoftë edhe në ëndërrimet e mia.” Deri në kohët tona vjen episodi, kur Mikelanxheloja i famshëm, pasi e mbaroi statujën e Moisiut, e soditi gjatë dhe, sa thirri:

– Po fol de, pse nuk flet?

Kështu  mund të vijonim edhe me artet e tjera. Në thelb, vlen vepra, ajo ka më shumë rëndësi, jo numri. Por, veprat më të mira,  janë bërë me shumë punë, do të thotë që autorët e tyre janë përkushtuar tërësisht, ata janë bërë “një trup” e “një mendje” me veprat e tyre. Kështu dhe me shkencëtarët, të cilët s`kanë pushuar së punuari, derisa ia kanë arritur qëllimit të tyre. Kemi shembullin e Thomas Alva Edisonit, i cili konsiderohet një nga shpikësit më të njohur në historinë amerikane. Puna dhe zgjuarsia e tij na solli llambën moderne të dritës. Sistemet e energjisë elektrike, fonografin, kamerat e filmave dhe projektuesit dhe shumë të tjera janë vepra të atij njeriu këmbëngulës dhe shumë punëtorë. Për Edisonin thuhet se ai ka kryer mijëra eksperimente që nuk i kanë dhënë rezultat. Kur ia kanë vënë në dukje këtë mendim, që ka dështuar mijëra herë për të shpikur llambën elektrike, ai është përgjigjur: “Unë nuk kam dështuar, kam gjetur vetëm dhjetë mijë mënyra që nuk do të funksionojnë”. Kur vjen puna te shkenca, tek arti etj, sigurisht ka rëndësinë e dorës së parë talenti krijues, por asgjë nuk bëhet pa punuar, madje pa punuar shumë, jashtëzakonisht shumë  dhe me durim…

-Juve sa orë punoni në ditë?

-Nuk i numëroj orët. Unë çdo mëngjes, në orën 2.00-2.30 ndodhem përballë laptopit duke shkruar. Kur më vjen gjumë, dremit pakëz dhe ia filloj përsëri…Punoj,  edhe 12 orë,madje edhe më shumë dhe, nuk i ndiej fare. Përkundrazi, kur mendoj se jam duke bërë diçka të veçantë, ndiej kënaqësi dhe ajo është si një lloj karboranti…

-Nuk është sakrificë për ju?

-Jo, siç kam lexuar diku, sakrificë është të mos përkushtohem, sigurisht kur ke çfarë të thuash. Se, në kësi rastesh, të mbetet peng, pse s`punova më shumë, pse nuk e pashë edhe njëherë tjetër krijimin tim, pse…Shumë “pse” janë të barasvlefshme me shumë punë plus. Mendoj se krahas talentit, është puna e jashtëzakonshme që ka bërë që, artistët dhe krijuesi të mëdhenj të arrinin përsosmërinë.

-Le të vijmë te libri juaj i 50-të ”Pulëbardha e veriut të largët”. Çfarë do të na thoni, çfarë përmban ky libër?

-Si fillim dëshiroj t`ju them se, nëpërmjet këtij libri kam dashur që lexuesi të përjetoj thellë proverbin e njohur se ”Çastet e bukura nuk i ndjen kur i jeton, por kur i përkujton me mall”.(Gandi).Tregimet e librit: “Grepi” dhe “Peshqit janë të  mençur”, përshkohen nga humori, rrëfimi i natyrshëm dhe stili i thjeshtë me të cilin janë shkruar,ndërkohë që befasi është një moment që bie në sy në këto tregime. Një tregim tjetër i këtij libri përshkruan suksesin e një ansambli folklorik shqiptar në Turqi, ku vlerësohet bukuria e artit tonë folklorik. Tregimi që i ka dhënë titullin librit ”Pulëbardha e veriut të largët”, bën fjalë për një episod mbresëlënës në Norvegji, ku tre mërgimtarë shqiptarë, atë ditë pushimi shkuan për peshkim, por aksidentalisht, pa dashje, në vend të peshkut ata kapën me grep një pulëbardhë…Kjo ishte një ngjarje e rëndë për çdo norvegjezë, të cilët kanë konceptime shumë moderne për gjallesat në natyrë…Qoftë edhe plagosja pa dashur e një shpendi, për ata është një krim që duhet gjykuar e ndëshkuar. Të tre mërgimtarët shqptarë u ndodhën përballë një të papriture të pakëndëshme dhe ata rrezikonin deri dënimin… Zhvillimi i mëtejshëm i rrëfimit, gjendet duke e lexuar librin…Dy tregime të tjera, bëjnë fjalë: njëri për një episod të bartur nga lufta për çlirimin e Kosovës, 1999, i titulluar “Kurthi”, ku tregohet rreziku i minave të “mbjella” në tokën shqiptare nga militarët serbë. Tregimi është, sa informues, aq edhe mësimdhënës, pasi tregon një ngjarje që prek edhe sot një numër fëmijësh në zonat kufitare me Kosovën, sidomos zonën e Kukësit dhe të Hasit, ku ende në nënëtokë qëndrojnë të fshehura mina  serbe. Ato ngjajnë me “lodra” apo “kafshë” të bukura e tërheqëse, por, që, kur i prek, ato papritmas shpërthejnë… Tregimi i fundit i librit,  i titulluar “Lisi”, tregon heroizmin partizan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kam synuar të sjellë në mendjen dhe përfytyrimin e lexuesve, kontributin e madh e të çmuar që dhanë partizanët shqiptarë gjatë luftës antifashiste nacionalçlirimtare, ku ka dhënë jetën qindra heronj dhe mijëra dëshmorë të atdheut. Ky tregim është i ilustruar nga “Artisti i popullit” Skënder Kamberi…

-Tjetër?

-Të tjerat i takojnë lexuesit dhe krtikës, janë ata që vlerësojnë cilësinë dhe vlerat letrare e artistike të librit.

-Diku jeni shprehur se do të shkruani 100 libra?

-Po, dhe do ta mbajë fjalën, por, siç ju thashë, është cilësia e para, dhe, për këtë, ndonëse do të bëj të pamundurën, druaj të përgjigjem…

-S`ke besimin e duhur  te fuqia jote krijuese?

-Në botë, sikurse në shumë fusha, edhe në letërsi  ka pasur dhe ka miliona njerëz të talentuar. Secili “konkurron” me tjetrin për të nxjerrë veprën më të mirë. Sigurisht, konkurrenca nuk duhet keqkuptuar, kjo, sepse secili krijues krijon të veçantën e vetë dhe, për këtë nuk është i penguar nga askush. Hapësirat krijuese janë të pafundme, sikurse rrugët dhe motivet. Asnjëri nuk i zë rrugën tjetrit. Do që të krijosh diçka, hidhu, bëje, puno! Rruga është gjithnjë e lirë.

-Ka shumë thënie për librin, cila ju bën më shumë përshtypje?

-Mua më duket intriguese dhe tërheqëse thënia e  Toni Morrison:”Nëse ka ndonjë libër që do ta lexosh, por nuk është shkruar akoma, atëherë duhet ta shkruash ti”. Pa këtë motiv kaq të fuqishëm, nuk mund të shkruash libra. Ndodh pak a shumë si me alpinistin. Ai dëshiron ngjitjen e majës së malit dhe e synon atë me çdo kusht, pavarësisht se, shumë të tjerë përpara tij kanë dështuar, shumë të tjerë ecin krahas tij, të tjerë, ndonëse më të pakët, janë edhe më afër majës…Ngjitja vazhdon.

blank

Me “Çehovkën” e Përparim Hysit – Nga Kujtim Mateli

 

 

Libri me tregime “ÇEHOVKA”, i shkrimtarit të mirënjohur Përparim Hysi, i sapo dalë për lexuesit e tij të shumtë, shenjon një tjetër vlerë artistike që ky autor e ka gdhendur me krijimtarinë e tij cilësore dhe që ka tërhequr vëmendjen e lexuesve dhe të kritikës letrare.

Përparim Hysi ka lindur në fshatin Petovë të Fierit, më 21 janar të vitit 1943, por nuk e harron kurrë origjinën e vet nga Skrapari që është vatra shekullore ku kanë jetuar prindërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit e tij.  Deri tani ka botuar 11 vëllime poetike dhe 5 libra në prozë. Disa libra të rinj në poezi dhe prozë, tashmë të përfunduara, presin të dalin në vitet në vijim. Po dora e tij asnjëherë nuk ka pushuar së shkruari, madje në këto vitet e fundit, në shtypin e shkruar dhe atë oneline, do të gjesh vazhdimisht emrin e tij dhe lexuesit e shumtë që e komentojnë me shumë dashuri dhe e vlerësojnë për arritjet që janë gjithnjë e në ngjitje.

Vëllimi i fundit “Çehovka”, sjell realitetin shqiptar me figura që kanë zenë vend në shoqërinë shqiptare për përkushtimin e tyre në fushat ku kanë studiuar dhe punuar. Tregimi “Sahiti që ‘mësoi’ toskërisht” i kushtohet mikut të tij Sahit Sahitaj, i cili arratiset me disa shokë nga Kosova, e cili ndodhej nën pushtimin serb, bëhet shok dhe mik me autorin në shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Njohja e tyre vazhdoi edhe në vitet e ardhshme, derisa Sahiti rikthehet në Kosovën e çliruar, por miqësia e tyre vazhdon edhe në ditët e sotme.

Tregimi “Kjo ndodhi në vitin 1993” përsëri i merr ngjarjet nga jeta reale. Personazhi kryesor Neshat Maksut Hysi, nga Vërzhezha e Skraparit, luftëtar i vendosur për çlirimin e Atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë. Autori tregon edhe ngjarje që kapin periudhën e para Luftës së Dytë Botërore, përpjekjet e shqiptarëve për demokratizimin e vendit dhe sakrificat e tyre përballë njerëzve që përfaqësonin pushtetin e kohës.

Një tjetër tregim me personazhe realë është dhe tregimi “Pse fshat është Vërzhezha?!!!” Ky tegim i kushtohet kardiologut të njohur Pandeli Çina. Tregim na kumton atë që një qytet apo fshat e ka rëndësinë tek figurat që nxjerr për kombin e vet. Vërzhesha që është dhe vendlindja e prindërve të tij, ka nxjerrë njerëz të shquar si klerikun Dervish Iliazi, shkrimtarin Shkëlqim Çela, që ka marrë çmimin “Kadare”, sopranoja me emër në botë Ermonela Jaho etj., tregon se Vërzhezha e ka kapërcyer statusin e një fshati. Një qendër e banuar (qytet apo fshat qoftë) e ka vlerën tek figurat që nxjerr të cilat më vonë përfaqësojnë vendlindjen, krahinën, atdheun dhe, pse jo, bëhen figura që përfaqësojnë vlera botërore si Ermonela Jaho.

Tregimet e Përparim Hysit janë ndërtuar mbi copëza dashurie që jetojnë gjatë bashkë me njeriun. Tregimi “Bodina” na jep jetën studentore, kur një njohje e shkurtër, në një mbrëmje në parkun e qytetit, pakëz momente dashurie, mbetën gjatë në jetën e Petref Zolasë, gjersa një mbrëmje mëson nga emisioni i lajmeve humbjen tragjike të vajzës që nuk e harroi asnjëherë. Tek tregimi “Kuskuta e fundit” tregohen vështirësitë me të cilat përballeshin kuadrot që shkonin të punonin jashtë vendbanimit të tyre. Në të tilla vështirësi, u gjend dhe agronomi Aleksandër Pali. Jeta jepet në të gjithë dimensionin e saj: njerëz të përkshtuar për punën, por edhe qejfllinj siç ishte ndonjë zyrtar i rrethit që, mbas gjahut, u hidhte një sy arave të kooperativës dhe dërgonte urdhra e porosi për vartësit e tij. Njohje të shkurtra, që nuk e morën dot kohën të kthehen në dashuri, i shoqëron personazhet e këtij tregimi gjatë gjithë jetës dhe në një takim të rastësishëm, i rikthehet përsëri malli që kishin ruajtur për njëri-tjetrin.

Te tregimi “Tregimi i Bacë Hysenit” jepet jeta në një qendër të re banimi me banorë të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare. Në qendrën e banuar: Petova e re, do të gjeje banorë të ardhur nga Çamëria, Bosnja dhe Mali i Zi, nga Skrapari  dhe trevat e tjera të vendit tonë. Harmonia dhe miqësia midis këtyre banorëve ishte për t`u marrë shembull. Po jeta në rrjedhë të saj të përplas me sfida të vështira. Bacë Hyseni, i ardhur nga Mali i Zi, e rriti shpejt ekonominë dhe krijonte çdo vit të ardhura jo vetëm për 3 veta sa ishte familja e tij, por sa për 10 veta. Njerëzit që përbëjnë një komunitet i ngjajnë një karvani udhëtimi. Ata që përbëjnë pjesën e mesit dhe të fundit përpiqen të arrijnë pararojën. Dy ndjenja i shoqërojnë këta njerëz: guximi për t`u bërë pjesë e pararojës dhe zilia për arritjet e tyre. Shpesh zilia bëhet ndjenjë e keqe. Kështu i ka ndodhur dhe Bacë Hysenit. Edhe ai e kishte ziliqarin e tij. Një ditë i kishte vdekur fizikisht “hasmi” i tij. Dhe Baca Hysen kishte marrë fyellin dhe po e qante ikjen e tij. Në vend të ndjenjës së gëzimit, kur të vdes hasmi apo kundërshtari, Baca Hysen ndjente dhimbje. Jeta e kishte bërë filozof personazhin kryesor të tregimit. I kishte humbur e kundërta e tij dhe ai pa të ishte gjysma e vetes.

Tregimi “Çehovka” e merr temën nga jeta në Universitete. Studentja Sherjar konsultohej vazhdimisht me Profesorin R…. , sepse po bënte një përkthim të veprave të Çehovit. Nga kjo e quajtën edhe Çehovka dhe ky emër nuk iu hoq, sepse ajo me veprat e Çehovit mbrojti dhe Doktoraturën. Ndërsa profesori R…, kishte dalë në pension dhe kishte shkuar për pushime në stinën e vjeshtës, rastësisht takon Çehovkën, që edhe ajo kishte shkuar atje për të qenë sa më e qetë për të punua për temën e saj

Ku takim i ri, zgjon atë forcë misterioze të dashurisë që tërheq drejt njëri-tjetrit në çift dy njerëz, edhe pse u përkasin moshave të ndryshme. Cilat janë shkaqet që mban të lidhur në çift dy njerëz që nuk tërhiqen drejt njëri-tjetrit për nga bukuria apo energjia fizike? Përgjigjia gjendet te dashuria,  e cila i kapërcen barrierat e moshës dhe lidh si një hark ylberi dy njerëz të lindur për njëri-tjetrin, edhe pse në kohë të ndryshme. Profesori R…. dhe Çehovka gjenden bashkë, i kanë shkrirë kufijtë e moshës duke i dhënë jetës modele të ekzistencës së saj.

Në tregimet e Përparim Hysit do ta gjesh jetën njerëzore në të gjithë dinamikën e saj. Nëse tek tregimi “E gjeta, Vangjel”, që ka për titull një batutë nga komedia e ÇAJUPIT “14 vjeç dhëndër” personazhi i tregimit gjendet në vështirësi për të punuar në kohën e diktaturës për shkak të biografisë së tij të “keqe”;  te tregimi “Karakter” që e merr temën nga jeta në ushtri, gjejmë njerëz shpirtvegjël e tinzar që qëndronin në ushtri jo nga aftësia profesionale, por nga gatishmëria për të spinuar shokët.  Tregimi “Lulëkuqet në arën time” jep jetën e doktor Aleks Dodës, vitet kur doli në pension. Krahas mos heqjes dorë nga profesioni, në këtë moshë buisin kujtimet si blerimi pas shirave pranverorë. Ja dhe një histori e shkurtër dhe e bukur nga koha e rinisë, me Zogën, vajzën e vendlindjes së tij me të cilën, duke mbledhur lulëkuqet në arat e mbjella me grurë, ka përjetuar edhe atë ndjenjën hyjnore të dashurisë që të japin çaste që qëndrojnë me ty gjithë jetën. Te tregimi “Profesor si e ke ‘plakën’ ?!” jepet jeta në arsim, përpjekjet e mësuesve për të rritur nivelin e mësimdhënies. Krahas vështirësive do të gjesh dhe episode lirike, ndjenja dashurie që vijnë si fllade për të relaksuar momentet e vështira.

Tregimet e Përparim Hysit janë  janë copëza nga jeta e përditshme,  të treguara shkurt dhe bukur. Gjuha është e pasur me fjalë dhe shprehje që autori i ka gjetur nëpër krahinat e vendit tonë ku ka shkuar dhe punuar, të cilat i kthehen si pasuri fjalorit të gjuhës shqipe. Kuptimet e shumta që mbart fjala, emocionet që ajo përcjell te lexuesi, i bëjnë tregimet të ngrohta dhe ngjyraplotë.

blank

Këshilltar konstant i interesit kombëtar – Nga Prof. Donik Sallova, Prishtinë

 

Libri i ambasadorit dhe studiuesit të mirënjohur z.Shaban Murati, i titulluar “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë”, i cili përmban mbi shtatëdhjetë shkrime e analiza të shkruara në periudhën e viteve 2018-2021, përbën, nëse mund të themi kushtimisht, një “ditar politik” refleksionesh, kritikash, këshillash e vlerësimesh të autorit mbi zhvillimet politike kombëtare, me theks të veçantë zhvillimet diplomatike, rajonale e ndërkombëtare, të cilat kishin dhe kanë ndikim në interesin tonë si komb dhe si shtete shqiptare.

Duke shkruar vazhdimisht dhe për një kohë të gjatë, dhe me këtë rast duke shkruar në kohë reale, autori Murati ka bërë detyrën e tij si profesionist dhe si veprimtar, duke reaguar në kohë ndaj sfidave politike e diplomatike me të cilat u ballafaquan shtetet tona.

Pra, ai ishte një këshilltar konstant i interesit kombëtar dhe i ka dalë borxh kombit. Ndërsa, duke e botuar këtë libër me shkrimet e tij të përmbledhura, të cilat së bashku mund të lexohen edhe si një “udhërrëfyes politik”, ai tashmë u del borxhit edhe studiuesve dhe brezave të ardhshëm, duke ua lënë një tekst që në mënyrë të detajuar paraqet çdo zhvillim politiko-diplomatik të rëndësishëm për Kosovën dhe Shqipërinë, të ndodhur në periudhën 2018-2021.

Prandaj, si i tillë, libri përbën literaturë kritike për studentët e studiuesit, që duan t’i kuptojnë zhvillimet politike të kësaj periudhe, gjenezën e tyre historike dhe ndikimet e diplomacisë e të politikës botërore në këto zhvillime.

Konsideroj që dy janë segmentet kryesore të trajtesave në kuadër të librit, njëra lidhet me dialogun Kosovë-Serbi, ndëra tjetra raportet Shqipëri-Serbi dhe interferimi i tyre në çështjen e Kosovës.

Në secilin zhvillim të rëndësishëm të ndodhur në këto dy segmente ambasadori Murati ka mbajtur qëndrimin e tij kombëtar e profesional, duke reaguar, këshilluar e kritikuar, sikurse edhe duke denoncuar gabimet dhe rrezikimet, që elitat politike të Kosovës, Shqipërisë, apo edhe ato të shteteve e vendeve aleate ia shkaktonin interesit kombëtar.

Në shkrimet e tij të përfshira në këtë libër autori ka denoncuar nismën për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, si një akt të rrezikshëm që cënonte integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Më tutje, propozimi që kryeministri i atëhershëm i Kosovës bëri për thirrjen e një Konference Ndërkombëtare për të zgjidhur raportet Kosovë-Serbi u denoncua nga ambasadori Murati si një gabim politik e diplomatik, që mund të çonte në hapjen e diskutimeve për statusin e Kosovës, i cili duhet të konsiderohet i mbyllur që me shpalljen e pavarësisë më 2008.

Në këtë kontekst, është denoncuar edhe dukuria e “vetë-shantazhimit” e shumë libderëve politikë të Kosovës me Rezolutën 1244, të cilët e përdorin si justifikim ndaj kompromiseve që kanë bërë apo duan të bëjnë në bisedime me Serbinë, duke pohuar gabimisht dhe padrejtësisht se pa u shfuqizuar kjo rezolutë “çështja e Kosovës” do të mbetet e hapur.

Për këtë, autori vë në pah argumentet që jep Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi legalitetin ndërkombëtar të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ndërlidhja e gabuar dhe e tejkaluar e Kosovës me rezolutën 1244 është argument i Serbisë dhe do të rrezikonte çuarjen e statusit të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke përfshirë në tryezë faktorë armiqësor ndaj Kosovës si Rusia dhe Kina.

Bisedimet Kosovë-Serbi nuk kanë të bëjnë me statusin e Kosovës, prandaj nuk kanë të bëjnë as me antarësimin e Kosovës në OKB e as me Këshillin e Sigurimit, konstaton ndër të tjera ambasadori Murati.

Kur jemi tek bisedimet Kosovë-Serbi për normalizimin e raporteve reciproke, autori i librit në shumë prej shkrimeve ka denoncuar indiferencën e negociatorëve europianë ndaj realitetit politik të Kosovës dhe anshmërinë e tyre të hapur ndaj interesave të Serbisë, duke pranuar të hapin për diskutim tema, që dalin përtej tagrit të normalizimit të raporteve mes dy subjekteve të pavarura.

Prandaj, përfshirjen e faktorit amerikan ambasadori autori e konsideron kusht për epilogun e suksesshëm të këtyre bisedimeve, me njohje reciproke mes dy shteteve. Por, këtu duhet theksuar se në shkrimet e tij ambasadori Murati ka denoncuar si të gabuar qasjen e të dërguarit të atëhershëm amerikan për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi përmes marrëveshjesh ekonomike, duke aluduar gabimisht sikur gjeneza e këtij problemi ka qenë ekonomike.

Thelbi i problemit të raporteve Kosovë-Serbi është politik dhe kushti për t’i zgjidhur ato është njohja që Serbia duhet t’ia bëjë shtetësisë së Kosovës.

Në analizën e raporteve Kosovë-Shqipëri, përkatësisht të qëndrimeve që qeveritë dhe elitat politike në Shqipëri kanë mbajtur ndaj zhvillimeve politiko-diplomatike rreth Kosovës, autori ka mbajtur qëndrim kritik, madje duke denoncuar indiferencën e Shqipërisë zyrtare ndaj cënimit të interesave të Kosovës, duke e konstatuar një prirje të tillë tek të gjithë krahët politikë-partiakë.

Në këtë logjikë të indiferencës ndaj interesit kombëtar shqiptar, që në këtë rast është interesi për të mbrojtur Kosovën përballë Serbisë, ambasadori Murati e ka denoncuar iniciativën e “Mini-shengenit ballkanik”, që më pastaj u emërtua si “Open Balkan”. Këtë iniciativë autori e konsideron si një iniciativë të Serbisë për të përfshirë në sferën e vet të interesit shtetet e tjera fqinje ballkanike dhe në thelb për ta theksuar si të pënevojshme njohjen e shtetit të Kosovës edhe në kontekst të bashkëpunimit rajonal.

Analizave të këtij libri nuk iu ka ikur asesi shqyrtimi i rreziqeve që i kanosen shtetësisë së Kosovës nga përpjekja e Serbisë për imponimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Marrëveshja mbi Asociacionin e nënshkruar nga udhëheqja e atëhershme kosovare, përveç që ishte një gabim historik, ajo u gjykua edhe si anti-kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Autori e denoncon Asociacionin si një instrument të Serbisë për të bosnjizuar Kosovën, pra për ta defunksionalizuar atë përmes gërryerjes së sovranitetit të institucioneve qëndrore të Republikës së Kosovës.

Ky libër, duke qenë i plotë në përfshirjen dhe shqyrtimin e ngjarjeve dhe zhvillimeve të rëndësishme kombëtare e rajonale, kompetent në qasjen studimore të problemeve politiko-diplomatike, kritik në denoncimin e gabimeve politike me konsekuenca në rrezikimin e interesit kombëtar e shtetëror, minimalisht duhet të jetë në tryezat e politikbërësve në ministritë tona të punëve të jashtme, në Kosovë dhe në Shqipëri.

blank

Për romanin”Shtatori i gjëmës së madhe” të shkrimtarit Skifter Këlliçi – Mendime nga Fani Bufi, Boston

1
Vështrim i përgjithshëm për romanin
Autori Skifter Këlliçi i shmanget ndërtimit traditor të romanit, si: hyrja, pikëlidhja, zhvillimi, pika kulmore, zgjidhja dhe mbyllja, por na dhuron një ndërtim krejt ndryshe, si: pikëlidhja e menjëhershme, zhvillimi i ngjarjeve në lartësinë e pikës kulmore, pra zhvillohen ngjarjet si në një rrafshnaltë tejet të zgjatur deri në fund të romanit.
Në grafikun e emocioneve përngjan me grafikun e fjalisë pyetëse, e cila përfundon me intonacion të lartë. çdo roman me ndërtim(kompozicion) të thjeshtë tek grafiku përngjan me grafikun e fjalisë dëftore, që fillon me intonacion të ulët, arrin pikën kulmore dhe gjatë zgjidhjes bie. Tek ky roman, kur lexuesi përjeton tmerret e pikës kulmore dhe pret të bienë tensionet, që shkaktojnë  emocione të larta, nuk bienë, ato mbeten në rrafshnaltën e pikës kulmore. Zhvillimet qëndrojnë kulminante në emocione.
Kompozicioni i ndërlikuar bën që lexuesi të përjetojë emocione të forta dhe ta çojë deri në fund leximin e romanit, në pritje të tmerreve, që mund të ndodhin. Të papriturat e shumta dhe të ndërlikuara, shtojnë interesin për të mësuar se çfarë do të ndodhë pas çdo çasti intrigues, se ç’zgjidhje do t’u jap autori ngjarjeve të reja shqetësuese me mëdyshjet e personazheve.
Në vështrimin e përgjithshëm romani”Shtatori i gjëmës së madhe” mbetet një roman tepër tërheqës për lexuesin si për temën shqiptaro-amerikane që trajton, por edhe nga niveli letraro-artistik i paraqitjes në tërsinë e vet.
2
  Niveli i ligjërimit
Në të gjithë romanin”Shtatori i gjëmës së madhe” kushtuar ngjarjes gjëmëmadhe të 11-të shtatorit 2001, kujtimit të 2981 viktimave tek Qendra Ndërkombëtare e Tregtisë, Nju Jork, autori ka përdorur një ligjërim të lartë dhe të tensionuar artistik të realizuar përmes sinonimeve të fjalëve të përdorura, të fjalëve të reja dhe ndërtimit sintaksor të fjalisë.
Ligjërimi i përpikët i personazheve të trevave të shqiptarisë, bëjnë lokalizimin historik dhe trevëror. Ligjërimi i Marko Muzakës për historinë e dhimbshme të shqiptarëve, pas vdekjesë së Skëndërbeut, na çonë në More dhe në kolonitë arbëreshe në Itali. Po ashtu tregimet e Besmirit nga Kosova që lidhet me Martën nga Mali i Zi, na njohin dhimbshëm me  luftën e shqiptarëve jashtë kufijve politik të Shqipërisë për të mbijetuar nga genocidi sërb dhe malazezë.
Endjet: Kosovë, Shqipëri, Greqi, Itali, Amerikë janë përshkruar me fjalor të pasur dhe me figuracion artistik, ndërkohë përdorimi i fjalëve krahinore në të dy dialektet, japin një tablo të gjallë të zgjuarsisë, guximit, papërulshmërisë, para çdo vështirësie, japin ruajtjen e dashurisë për vendlindjen me shpresën e madhe që të kthehen një herë në vendlindjen e dashur.
3
Pellgmbledhja e prurjeve krahinore
Pellgmbledhja e prurjeve të pesonazheve, tepër veprues në jetën e tyre në etapa të ndryshme historike brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, i japin romanit një frymëmarrje mbarë kombëtare.
Nëpërmjet telereportierit Stivi Ferguson, si personazh lidhës dhe përçues i veprimtarisë së dy shqiptarëve, realizohet subjekti i romanit në tërësinë e vet. Me veprimtarinë dhe historinë vetjake të personazheve shpaloset historia e dhimbshme në kohë të ndryshme, përfshirë edhe kohën e monizmit dhe të demokracisë së Shqipërisë. Zhaklina jepet me nota dhe tone tepër të qytetruara, jepet si një punonjëse e përkushtuar, që nxit dhe hovon veprimet e personazheve.
Përpjekja për të realizuar një dokumentar mban gjallë gjithë zhvillimin e subjektit. Përjetimet e Zhaklinës në punë, në jetën shoqërore dhe atë dashurore rritin emocionet, ndërkohë çastet e bisedave bëhen më gazmore dhe të prekshme. Në përjetimet e saj lexuesi njihet dhe përjeton tmerret e fundit tragjik. Një kundërvënie e padëshiruar: dasmë-vdekje, antitezë tepër e dhimbshme, tragjike.
Marko Muzaka është arbëresh. Nëpërmjet këtij personazhi njihemi me historinë e dhimbshme të shqiptarëve të mërguar pas vdekjesë së Skënderbeut. Shumë shqiptarë për t’i shpëtuar terrorit të pushtuesve turq morën rrugën e arratisë. Me sjelljen në kujtesë, me ndjenja të forta dhimbjeje endjet për shkak të persekutimit, mbetet gjallë atdhetaria dhe përçohet brez pas brezi.
Besimi nga Kosova me rrëfimet e tij emocionalisht të dhimbshme shpalos egërsinë e genocideve sërbe, që synojnë pastrimin etnik të trevave të Kosovës me popullësi shqiptare. Endja e dhimbshme e Besimit drejt Shqipërisë, e mbushur me zhgënjim në Jugosllavi, me besim se në Shqipëri do merrnin fund vuajtjet, nuk i dha kënaqësi, zhgënjimi në Shqipëri i dha goditjen më e madhe.
Lidhja e Besmirit me Martën, vajzë nga Mali i Zi, i jep mundësi autorit, Skifter Këlliçi, të njehësojë mendimin famkeq të shpopullimit të trevave shqiptare edhe në Mal të Zi. Endjet nga përndjekjet: Kosovë, Shqipëri, Greqi, flasin dhimbshëm për vuajtjet dhe tragjedinë e shqiptarëve në kohë të ndryshme të historisë së tyre. Shpërnguljet dhe degëdisjet e shqiptatëve nga trevat e tyre historike përshkruhen me një ligjërim të pasur në fjalor, me fjalë të reja dhe sinonime me kuptime të larmishme. Në ligjërimet e personazheve shkrimtari Skifter Këlliçi, ruan fjalorin krahinor për ta bërë romanin gjithëpërfshirës të trevave të shqiptarisë.
Besim Istrefi nga Prishtina, Rrok Camaj nga Gruda, Marko Muzaka abëresh, gazetari Sokol Kama nga Tirana etj. janë prurje të një pellgmbledhjeje në mbështetje të temës shqiptaro-amerikane kushtuar ngjarjesë gjëmëmadhe të 11-të shtatorit 2001. Kohështrirja e veprimtarisë së përbashkët, e përshkruar me emocione të forta, i bënë më njerëzore marrëdhëniet midis tyre.

4 Të papriturat në roman
Të paprituat, gjatë zhvillimit të ngjarjeve në roman, sjellin emocione të shumta, të cilat të nxitin të vazhdosh leximin për të përjetuar e njohur sfidat për çdo ngjarje. Në zhvillimet e përshkruara bukur të jetës së zakonshme me plotë vrull e përkushtim ndodh diçka e papritur. E papritura prish humorin, qetësinë dhe rrjedhshmërinë e çastit, shton dyshimin, trishtimin, frikën, se diçka s’po ecën mirë.
Dyshimet e personazheve: Sokoli dhe Fetia, gjatë kontrollit të pranimit të udhëtarëve, shkjaktojnë, për çudi, përplasje me bosin. Ai do vetëm imazhin e mirë të kompanisë dhe nuk do të dijë për rrezikshmërinë, që u kanoset udhëtarëve. Bosi jo vetëm që nuk shqetësohet nga informacioni që merr, por i kërcënon për pushim nga puna.
Në kulmin  e gëzimit dhe të haresë, kur po ngrihej dolli për dasmën e Stivit me Zhaklinën, gjat fluturimit në avion, ndodh e papritura makabre: terroristët sulmojnë. çdo gjë përmbyset katrastrofikisht. Kur pasagjerët të befasuar kërkonin të dinin se çfarë po ndodhte, u gjendën para thikave dhe shisheve me sprait djegës. Kënaqësisë së udhëtimit dhe të dollive për dasmën e pritshme, befasisht, i shfaqet tmerri për jetë a vdekje. Këto dhe të papritura të tjera krijojnë drama shpirtërore tepër të dhimbshme.

5
Mosvlerësimi i tolerimeve në rregullore
Pakujdesia apo mosvlerësimi sa duhet i tolerimeve në rregulloren e pranimit të sendeve të udhëtarëve në pikën e kontrollir, solli gjëmën e madhe. Kontrollorët vërenin se futeshin brisqe jo më të mëdhenj sa fotodokumenti, shishe erëmbajtëse, që mund të shkaktonin viktima. Dyshimet e Sokolit, të përshkruara me një hamendësim të rrezikshëm, nxjerrin në pah zgjuarësinë në vlerësimin e mjeteve që mund të abuzohej dhe tregojnë korrektësi në kryerjen e detyrës me përgjegjësi të lartë. Mangësitë e rregulloresë përshkruhen në luftëmotivet e kontrollorëve, të cilët përjetojnë emocione të forta, që e bëjnë tepër tërheqës romanin. Autori, Skifter Këllici, përjetimin e pasojave, që mund të vinin nga tolerimet, i përshkruan me ndjenja të forta dhimbjeje, të cilat e bëjnë tepër tërheqës romanin për lexuesin. Lexuesit, gjatë përjetimit të emocioneve, krijojnë simpati për kontrollorët e përpikët në detyrë. Bosit i janë errur sytë nga ruajtja e imazhit të mirë të kompanisë, ndaj e qorton dhe e kërcënon Sokolin.
Dyshimet e kontrollorëve qenë lajmëtare të gjëmës së madhe, që ndodhi tek kullat binjake. Luftëmotivet e kontrollorëve janë të gjalla plot ngarkesë emocionale, që tek lexuesi krijojnë respekt për ata punonjës të rregulltë në detyrë.
6
Përdorimi i fjalorit
Romani”Shtatori i gjëmës së madhe”, në tërësinë e vet, përbëhet nga llojshmëri ngjyrash të bukura, si lulnajat e një pëllaje në një ditë të bukur pranvere, nga përdorimi i fjalëve me kuptim të larmishëm, të përzgjedhura për çka dëshiron autori të shpreh fuqishëm ndjesitë shpirtërore, në mënyrë të veçantë: gëzimin, harenë, trishtimin dhe dhimbjen.
Autori përdor fjalë të rralla që mbartin, nga ana semantike, ngjyrime që përdoren në krahina të ndryshme shqiptare, duke u përpjekur t’u japë qytetarinë e përdorimit në gjuhën shqipe normative. Duhet vlerësuar edhe për krijimin e fjalëve të reja me brumë nga të dy dialektet e gjuhës shqipe.
7
Lartësia emocionale e zhvillimit të ngjarjeve pas pikës kryekulmore.
Kush mendon se, me goditjen e kullave binjake, me përjetimin e dhimbjesë së madhe, ngjarjet e mëpastajme do të ulin emocionet, ato do të jenë në rënie të forces së përjetimit, gabon.
Fill pas tmerreve brenda avionëve, lindin ndjesi të reja tronditësre. Nuk ka rënie të kurbës së zhvillimit të ngjarjeve. Lufta për të mbijetuar fatkeqët në brendësi të kullave, ndesh me qëndresën e terroristëve, të cilët mashtrojnë dhe masakrojnë. Tensionet mbeten të ngritura si në brendësi të kullave edhe në avionët e rrëmbyer nga terroristët.
Lufta për jetë a vdekje e  mban të ndezur ndjenjën e urrejtjes, e cila u jep forcë udhëtarëve të çajnë përpara për t’i shpëtuar vdekjes së sigurtë.
Përshfaqja e përfytyrimit të ditës së dasmës tek Stivi në hotel, është përshkruar me nota kënaqësie dhe dhimbjeje. Përfytyrimi shërben si një mesazh për të vepruar në kohën e duhur, që në të ardhmen të mos përsëritet kurrë.

8
Pse duhet lexuar romani?
Në vazhdimësi të atyre që thamë më parë, tema shqiptaro-amerikane është një thirrje e fortë për t’u lexuar nga shqiptarët brenda kufijve politik dhe jashtë tyre për t’u njohur e përjetuar emocionalisht gjëmën e madhe të 11-të shtatorit 2001, pasi është i vetmi roman, që e ka trajtuat këtë temë, njëherazi është një kamban alarmi për ata që hartojnë rregullat e pranimit në pikat e kontrollit.
Nëpërmjet romanit përçohet mesazhi: terrorizmi nuk ka synim vetëm Amerikën, terrorizmi është vdekjeprurës për çdo liri njerëzore dhe, veçanërisht, për të mbajtur në skllavëri femrën.
Romani”Shtatori i gjëmës së madhe” i shkrimtarit të mirënjohur Skifter Këlliçi, me temë shqiptaro-amerikane, është një dritare plotë dritë për të parë fitoren e përparimit mbi skllavërinë e tmerrshme të terroristëve, të cilët nuk ndalen kurrë para marrjes së jetës masive njerëzore.

blank

FATIME KALIMASHI DHE GJUHA E POEZIVE ME BUTËSI MËNDAFSHI – Nga Xhemail Peci

Me përmbledhjen e saj më të re poetike, të titulluar ‘Dashuri e Bekuar’, poetesha Fatime Kalimashi ka dëshmuar një ndieshmëri të theksuar sa dhe një qasje mjaft origjinale, të cilën e shquan pesha e një mendimi të latuar bukur, thellësia e një përjetimi të shpalosur në yllësinë e fjalës shqipe, si dhe përmasa e një përgjërimi në të cilën dashuria është lajtmotivi kryesor.

 

Ligjërimi i saj lirik vie herë si vegim dashurie e hera-herëz edhe si një meditimi filozofik (poezia ‘Sonte’), i cili e shoqëron ate në vijimësi. Në kundrimin e e jetës dhe në shpalosjen e ndjenjës, ajo mediton duke qenë mes jetës dhe artit, mes ekzistenciales dhe ideales (poezia ‘Jeta është art’):

Arti më i bukur

I shpirtit dashuria

Arti më i bukur

I jetës lumturia

 

Poezia e saj shpaloset kështu vetvetiu me të gjitha përmasat që ka, herë si pritje e herë si paralajmërim, siç ngjet në poezinë ‘Mos dashuroni’:

 

Mos dashuroni një poet

Po nuk ia njohe edhe poezinë

 

Kompleksitetin e ndjenjave shprehet kështu në raportet e njohura kohë dhe dëshmi apo moshë dhe aryse. Ndërkaq motivet e dashurisë shtjellohen herë si bekim e herë si pagëzim, si, është poezia e titulluar ‘Nuk mundem’.

 

Të papriturat e jetës janë përmasa tjetër e kësaj krijimtarie poetike, të cilat shndërohen jo rrallë edhe në një zemër-klithje: ‘Të mos mbetet vargu im/Dashuri e heshtur’ (poezia ‘Merre vargun tim’), apo edhe nënjë zemër-thirrje në dashurinë e theksuar për atdheun dhe njerëzit (poezia ‘Kur të vijë ajo ditë’). Një gjendje e tillë shtresimesh emocionale shpaloset në poezinë ‘Këtu jam’, në të cilën përmasa e përkushtimit në simbolikën e një letre që digjet, shkrihet dhe bëhet një me dritën që nuk shuhet:

 

Digjem flakë siç digjet letra

Unë jetoj me diellin

Prandaj nuk më njeh vdekja

 

Nuk ka dyshim se për poeten Fatime Kalimashi, dielli është sa liria e shumëpritur po aq edhe poezia e përjetuar. Një poezi e tillëështë veçmas poezia e titulluar ‘ Më shiko’, të cilën ajo e ka shpalosur aq bukur në përmasën e një përgjërimi të përjetshëm si dhe të një gjakimi të pandalshëm, të cilën di ta krijojë vetëm frymzëimi i thellë poetik.

 

Poezia e ligjërimit të theksuar lirik të poetes ngërthen kështu dhembje shpirti (poezia ‘Kthehu’, pritje dhe ndarje, heshtje dhe shpresa, betim apo pendesa. Ndjenja e përjetimit të thellë dhe e përgjërimit të siqnertë (fjala vjen poezia ‘Të dua në fshehtësi’), kundrohet edhe në prizmin dashuria-xhelozia, përkatësisht frika-urrejtja.

 

Nuk mungojnë kështu as porositë me përmbajtje edukative sa dhe aktuale, si poezia ‘Bëhu njeri’ apo ‘Gjurmë nga mirësia’, por shquhen gjithashtu edhe poezitë meditative, si ‘Heshtja’, ‘Duke dashuruar’, ‘Mos thuaj’, ‘Kush je ti?’.

 

Në përgjithësi, poezia e poetes Kalimashi është poezi e reflketive e një meditimi të hollë, e një përjetimi të thellë, si dhe e një përgjërimi në rrjedhë e sipër. Ajo është një qenie lirike e cila në vargëzimin e saj udhëton sa me poezinë aq edhe me dashurinë, duke parapëlqyer modestinë në jetë, lirinë si kuptim të jetës, të drejtën dhe të vërtetën si parime jetësore, prandaj shpesh prej saj dashuria shpaloset si dhembje kurse poezia si prehje.

 

 

Fatime Kalimashi sfidon kështu padrejtësitë e jetës përmes vargjeve, ngre lart idealin e lirisë në poezinë mëmëdhetare ‘Dy luftëtare’, duke besuar në të mirën, në të vërtetën dhe në të sinqertën. Lajtmotiv i poezive të tilla bëhet kështu ajo që poetja e pagëzon në mënyrë mjaft domethënëse ‘fryma e shpirtit të mirësisë’ (poezia ‘Do të bëhem’).

 

Tek e lexon përmbledhjen e saj më të re poetike, të cilën ajo jo rastësiht e ka pagëzuar dhe e ka projektuar si ‘Dashuri e Bekuar’, vëren se si ajo i kushton vëmendje latimit të vargut në bukurinë e fjalës, paraqitjes së ndenjës në përmasën e saj, si dhe laryshmërisë së motiveve. Së këndejmi, jo rrallë ajo ka shpalosur po aq edhe dritë-hijet e një jete të vrullshme, kontrastet e përditshmërisë njerëzore, kotësinë apo edhe grykësinë e cila jo rrallë e ka cenuar dhe po e cenon lirinë e shumëpritur.

 

E veçanta e një ligjërimi të tillë lirik është fakti se Fatime Kalimashi është mjaft origjinale në meditimin dhe në frymëzimin e saj. Asaj madje as nuk i mungon guximi që fjalës t’ia shtrydhë kuptimin deri në fund, herë në mënyrë të drejtpërdrejtë e herë me imbole e me metafora të goditura mjaft bukur.

 

Jeta dhe vdekja, e tanishmja dhe e përjetshmja, bota e këtejshme dhe bota e përtejshme, e përkohshmja dhe e përjetshmja, janë projektuar aq bukur përmes duke mishëruar individualen me universalen (poezia ‘Kur të shkoj nga kjo botë’) :

 

Unë dritë e qiellit do të bëhem për jetë

Do të jetoj me yjet në përjetësi

Do të zgjohem herët së bashku me diellin

Dhe do të perëndoj me të përsëri

 

Pjesë e pandashme e këtij universi është gjithmonë dashuria, të cilën poetja në poezinë e titulluar ‘Këngët e dashurisë’, e ka shpalosur jo vetëm si një melodi të dhembjes së fshehur, por gjithsesi edhe si një simfoni e jetës së ngjeshur me ngjarje e sfida:

 

 

 

Tingujt e jetës si vapa e diellit

Herë më djegin herë më përvëlojnë

Në melodinë e dhimbjes së fshehur

Dashurisë këngë i këndojnë

 

E një meditimi të veçantë sa dhe të thellëështë edhe poezia ‘Shkruaj’, në të cilën sërish poezia dhe dashuria shkrihen në një. Zjarri i poezisë dhe zjarri i dashurisë flasin kështu me përmasën e përjetësisë. Në këtë poezi, vjershërorja, shpirtërorja dhe dashurorja bëhen një trini:

 

Shkruaj me lapsin në letër

Duke i buzëqeshur

Puthjes së etur

 

Shkruaj për dashurinë

E shpirtit tim

Për një përqafim

 

Shkruaj që të mos vuaj

Me dashurinë

Për poezinë

 

Në poezinë tjetër ‘Si lulja’, delikatesa e ndjenjës është shpalsour njëlloj bukur nga eleganca e shprehjes, kurse buqeta e fjalës ka aromën e jetës:

 

Si lulja e heshtur

Me ngjyrën e saj të kuqe

Si ajo lulja e dimrit që çel në borë

Stolisur prej akulli por me aromë

Shkrihem veç kur prekem me dorë

 

Si trëndafil i heshtur

Lulëzoj nën heshtjen e fjalëve

Me buzët petale e buzëqeshur

Me shikim të syve e thyej heshtjen

Me aromën e bukur të jetës

 

Si lule e heshtur

Me ngjyrë të verdhë

Kur rrezon si dielli në verë

Aromë e saj prej largësie

Më dhuron ndjenja lumturie

 

E nëlentat e ylberitqëmishëronjorrallëlirikashqipe, vie poezia ‘U takuamnëëndrra’, kuzemër-klithjaështë prelude jovetëmipoezisëporedheidashurisë.Gjendja e psikologjisurnjerëzorekakundruallpasqyrënqiellore:

Sa shumë më mungove sot

Me mallin tënd kaloi dhe kjo ditë

I shikoja ngjyrat e ylberit në qiell

Pas shiut diellin duke e prit

 

Një puhizë e lehtë shpirtin ma freskoi

Duke ledhatuar trupin tim të njomë

Pas shiut së bashku me ylberin u takuam

Sytë e mi i kërkoi dhe u dashuruam

 

Ne u takuam mbi qiell atje lart

Prekëm ëndrrën në qiellin e shtatë

Si pasqyrë u shikuam në sytë njëri-tjetrit

Dhe buzët u përplasën si valët e detit

 

Poetja di kështu një.loj bukur, që edhe në poezinë ‘Të jetojmë me dashuri’, subtilen ta bartë në përballje me të ligën, ku shpirtëroja është sërish sipërorja. Rima e puthur e ka bërë vetvetiu edhe sa përgjërimin po aq edhe premtin edhe më të bukur:

 

Nuk lodhem prej punës as prej poezisë

Më lodhin njerëzit e lig e gjërat e kota

Sa herë jam lënduar prej padrejtësisë

Deri sa kuptova sa rëndësi ka bota

 

 

 

Nuk lodhem nga puna as nga mirësia

Lodhem neveritem nga hipokrizia

Nuk mërzitem kurrë gjërat që i sjell jeta

Më lëndojnë veç gjërat e pavërteta

 

***

Vetëm përmes dritës ju do të më ndjeni

Në këngë e në poezi çdo ditë do më keni

E dashurinë në vargje të shpirtit lexoni

Me shpirt do të jem me ju mos harroni

 

Ndjenja e dashurisësërish mbizotëron edhe në poezinë ‘Me zërin e dashurisë’, në të cilën jo vetëm lartësohet e madhështohet dashuria në përmasën e saj, por në këtë poezi ajo mëton të ngritet në përmasën e një hmni njerëzor:

 

Nuk dërgohet letër pa adresë

S’ka njeri që nuk ka emër

Nuk jetohet as pa shpresë

S’ka as dashuri pa zemër

 

Nuk këndohet pa shpirt e zemër

Emocionet kanë shumë rëndësi

Nëse në shpirt s’na prekin ndjenjat

Pse të këndojmë për dashuri

 

Nëse vargu s’të prek në shpirt

Ndjenjat nga gjumi nuk na zgjojnë

Pse t’i shkruajmë dashurisë

Nëse pa ndjenja i këndojmë

 

Në çdo këngë e poezi

Në çdo varg për dashuri

Faljani shpirtin këngës e melodisë

Jepjani ndjenjën zërit të dashurisë

 

 

Në po të njëjtën përmasë lartësohet edhe poezia si frymëzim që i jep kuptim krijimtarisë letrare (‘Poezia’), sepse për një poete si Fatime Kalimashi, është e natyrshme që siç thotë ajo, poezia lind bashkë me diellin:

 

Vera sikur i zgjon ndjenjat nga nata

Nga të mërzitshmet ditët e gjata

Kur hëna me yje ndriçon qiellin

Pas natës dhe poezia lind me diellin

 

Për dallim nga dielli, në poezinë ‘Ky shi’, motivi i kësaj poezie shtjellon një ide e cila shpalos krenarinë në raport me poltroninë:

 

Ky shi që më lag i bukur por e kam mëri

Më ftohet zemra për të varfrit pa çati

Më mirë e lagur në shi e të thahem vet

Se sa një çadër e tjetrit përmendur përjetë

 

Vëreht kështu se tek e përdorë rimin e puthur, poetja e paraqet me mjaft me zotëzi mendimin e ngjeshur, medittativ, i cili në poezinë ‘Eja afër meje’, paraqet gjendjen psikologjike të subjektit lirik:

 

Po dua me të pas afër në krahët e mi

Me t’i puth fort sytë e tu të shkruar

Kur digjem e si prushi bëhem hi

Hirin tim ta mbash në ato duar

 

Me të njëjtin procedim poetik, pra me rimën e puthur em me mendimin e ngjeshur,  është shpalosur edhe poezia ‘Me emër tek Zoti’, si një evokim i veçantë nga fëmijëria e poetes:

 

Si fëmijë kur isha kam luftuar për drejtësi

Kam luftuar me të pa njerëz dhe me djallëzi

Edhe pse jeta shpesh për toke më ka rrëzuar

Me zemër tek Zoti kurrë nuk jam dorëzuar

 

 

Për dallim nga pamjet e natyrës dhe elementet e saj, shpesh pemët si rrushi apo qershitë bëhen pjesë e një sfondi nën të cilat digjen e piqen ëmbëlsitë, si tek poezia ‘Sa kohë duhet të presim?’:

 

Edhe sa kohë duhet të presim

Ma mall për sytë e njëri-tjetrit

Për buzët e ëmbla si qershitë e pranverës

Ëmbëlsinë që na falin në fillim të verës

 

Po ky fill, po ky filiz përvijohet më tej tek projektohet në sfondin poetik si një gjakim erotik (poezia ‘T’i përdor ilaç’) që shëmbëllen aq shumë me botën e figurshmërisë së 1001 Netëve. Këtu gjuha e simbolikës si dhe e metaforës është mjaft e realizuar, e ku dashuria me të gjitha hiret dhe huqet e saj, sërish shpaloset si balsam për shpirtin:

 

Më jep veç një kokërr qershi

Ta puth shumë e ta përqafoj

Ta preki ëmbël me gjuhë e buzë

Të ëmblën qershi nga afër ta shijoj

 

Më jep dhe një kokërr pjeshkë

Me buzët e mia ta kafshoj

T’ia preki shijen me gjuhë

Të ëmblën pjeshkë nga afër ta shijoj

 

Më jep edhe një kokërr kumbull

Ta kafshoj me gojën mjaltë

Ta përpij me gjithë bërthamë

T’i përdor ilaç balsam

 

Në përgjithësi, përmbledhja poetike e poetes Fatime Kalimashi është poezi e shtresimeve dhe e përjetimeve të holla lirike, në të cilat fjala shqipe shpaloset me gjithë bukurinë e saj. Nuk ka dyshim se ajo është poezi e cila shquhet me një butësi mëndafshi, pikërisht siç e thotë vetë poetja në gjakimin e përhershëm krijues, i cili prej sa ka filluar të shkruhet poezia, nuk është asgjë tjetër përpos gjakim i përjetshëm, në të cilin loti mëton të arrijë tek vetë Zoti:

 

Sa herë shkruaj poezi

Vargut tim i jap shpirt

Qoftë varg për dashuri

Apo varg me lot në sy

(E dërgoi për botim ARIF EJUPI)

blank

“Mjegulla e bardhë”, Libër me poezi indiane – Nga VIRON KONA

                

 

Parathënie e librit në shqip dhe anglisht

1.

Poeti i njohur dhe i talentuar shqiptar Delo Isufi, i vlerësuar për nivelin e lartë të poezive të tij, kësaj here na befason me përkthimin anglisht të një sërë poezish nga India, nga ky vend i madh i botës, djep i qytetërimit botëror, i pasur në vlera kulturore, tradicionale, filozofike, letrare dhe poetike si rrallë vende të tjerë.

Kush është poeti Delo Isufi?

Ai lindi në fshatin Brataj të Vlorës, më 15 korrik të vitit 1944. Mbasi mori mësimet e para në vendlindje, në vitin 1962 filloi studimet e larta në Akademinë e Forcave Ushtarake Ajrore, Vlorë, ku u diplomua pilot gjuajtës – bombardues. Për 26 vjet me radhë, deri në vitin 1992, me aeroplanin ushtarak reaktiv mbizanor, ai përshkoi qiejtë dhe, duke u shquar mes pilotëve më të mirë, meritoi gradën e lartë “Kolonel”. Në vijim u emërua pedagog i Akademisë për fluturimin, ku me pasionin dhe aftësitë e tij të veçanta përgatiti shumë pilotë të rinj. I etur për dije, Deloja vijoi studimet e larta për Jurisprudencë dhe në vitin 1972 u diplomua jurist. Prej vitit 1992 e në vazhdim, ai punon me profesionin avokat. Gjatë karierës, ka punuar, edhe Avokat i Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit dhe Avokat i Shtetit Shqiptar.

Hobi i veçanë i Delo Isufit është poezia. Deri më sot ai ka botuar 7 libra aristikë, 6 prej të cilëve janë me poezi. Ndër librat e tij më të përmendur janë: “Magjia e syve”, “Kur lahet hëna”, “Tavolina e rezervuar” dhe ”Vajza e manaferrave”, e cila ka dalë në qarkullim kohët e fundit. Me poezitë e tij më të bukura, Delo Isufi është bërë pjesë e festivaleve poetike botërore, të zhvilluara vitet e fundit në Indi. Disa nga poezitë e tij janë përfshirë në antologjitë poetike periodike, që botohen në Andha Pradesh të Indisë. Siç shprehet ai, ndërsa dikur, mbrekullinë e qiejve e shijonte përmes fluturimeve, me supersonikun krahëhekurt, tashmë, figurativisht, mjeti më i sofistikuar “fluturues” është poezia.

Poezitë e Delos përcjellin mesazhe të vyera jete, shprehin ndienja të bukura humane, ato janë realiste dhe të mbrujtura me filozofinë e thekur popullore. Ai i thurr himn veçorive më pikante të jetës, portretizon tipa dhe karaktere origjinalë, shquhet për kolorin popullor, humorin e shëndetshëm, tolerancën dhe ëmbëlsinë e vargut…

Përveç vlerave si poet, Deloja njihet edhe si përkthyes letrar në disa gjuhë të botës: anglisht, frëngjisht, rusisht… E, pikërisht, kësaj here kemi rastin të përcjellim në gjuhën angleze vlerat e krijimtarisë së rreth 50 poeteshave dhe poetëve indianë, nëpërmjet përkthimit mjeshtëror të poetit Delo Isufi.

 

2.

Republika e Indisë, është e shtata në botë për nga sipërfaqja dhe e dyta për nga ana e popullsisë. Ajo është bashkësi e 28 shteteve dhe 7 njësive federale të përbëra nga territore të bashkuara. India është djepi i kulturës së lashtë, i civilizimit dhe i disa besimeve. Ngritjet dhe zbritjet e perandorive në këtë vend janë bërë shumë më përpara se në Evropë. Mongolët ishin të parët që e pushtuan Indinë. Portugezët ishin evropianët e parë që arritën në Indi, Vasko De Gama në vitin1498 arriti në brigjet Kerala. Në vitin 1803 i gjithë rajoni i Indisë ishte nën pushtimin e anglezëve.

Ne këtu në Shqipëri, njohjen për Indinë e kemi nga shkolla, ndërkohë që kemi parë filma dhe kemi lexuar libra, veçanërisht për Mahatma Gandhin (1869-1948), prijësi politik, shpirtëror dhe i lëvizjes çlirimtare të Indisë. Ishte ai që formoi rezistencën kundër anglezëve, duke përdorur rezistencë pasive, duke bojkotuar shpërndarjen e padrejtë të kripës dhe produktet e tekstilit anglez. Gandi thoshte:”Jam kundër dhunës pasi edhe nëse në dukje bën mirë, e mira është e përkohshme, ndërsa e keqja që bën është e përhershme.” Apo “Me mirësjellje ti mund të trondisësh botën.”

Në vitin 1948 India fitoi pavarësinë. Ajo konsiderohet një ndër shtetet që në dekadat e fundit ka arritur zhvillim të madh ekonomik. Atje ka rritje industria e automobilave, elektronikës, minierave, naftës, ajo ushqimore, farmaceutike etj. India është prodhuesi më i madh në botë i kallamit të sheqerit, çajit jutes dhe ndër shtetet më të mëdhenj të prodhimit të orizit, duhanit, pambukut dhe mëndafshit. India është vend i pasur me shumë qymyr, hekur, magnez, boksit, titanium, krom, gaz natyror, diamant, naftë. Nga transportet, më i zhvilluari është ai hekurudhor. India përshkohet nga lumenjtë: Brahmaputra (2.900 km), Gang (2.700 km), Indus (3.200 km).

blank

 

Nëpërmjet leximeve kemi njohuri për udhëheqësin e madh shpirtëror dhe mësuesin Buda, jeta e të cilit shërbeu si bazë për fenë budiste. Megjithëse ai jetoi gjatë shekullit të 6-të para Krishtit, mendimet dhe thëniet e tij janë ende me peshë dhe frymëzojnë miliona njerëz në mbarë botën edhe sot. Nga ai dijetar i madh, kemi mësuar qindra fjalë të mençura, midis tyre dëshiroj të nënvizojë thëniet: “Mijëra qirinj mund të ndizen nga një qiri, dhe jeta e qirit nuk do të shkurtohet. Lumturia kurrë nuk zvogëlohet duke u ndarë. ”, “Tri gjëra nuk mund të fshihen gjatë: dielli, hëna dhe e vërteta”,”Nëse vërtetë do ta doje veten tënde, s`do të lëndoje kurrë askënd”.

Ne shqiptarët kemi fatin e madh se në Indi, Nënë Tereza (1910-1997) i dha jetë e zhvillim misionit të saj të madh të bamirësisë, ndaj, zakonisht ajo është e njohur si “Nënë Tereza e Kalkutës”. Mes të tjerash ajo shprehej:”Kam lindur në Shkup,jam shkolluar në Londër,jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”. Apo: ”Në jetë mos fajëso askënd, njerëzit e mirë të japin lumturi, të tjerët të japin eksperiencë, të gabuarit të japin mësim, të dashurit të japin kujtime të paharrueshme.” ,“Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.” Emri dhe mësimet e saj adhurohen në Indi.

Në kujtesën e ne shqiptarëve kanë mbetur filmat artistikë të Raxh Kapurit, të shfaqur në vitet 60-të të shekullit të kaluar: “Vagabondi” dhe “Zotnia 420”. Ata magjepsën shikuesin shqiptar, duke sjellë një kinema krejt të panjohur, me subjekte sentimentale tërheqëse, me personazhe të dashur. Edhe sot mbahen mend nga shumë njerëz melodia dhe teksti i këngës së Raxh Kapurit: “Këpucët i kam japoneze, /Pantallonat inglize, /Kapelen e kam ruse, /Por zemrën e kam indiane.” Dekadat e fundit kanë hyrë në Shqipëri një sërë telenovelash indiane, që trajtojnë jetën sociale, kulturore, tradicionale dhe shpirtërore të popullit indian. Kemi pasur rastin që nëpërmjet vezullimeve të ngjyrave, tingujve të magjishëm të veglave muzikore indiane, subjekteve dhe episodeve mbresëlënëse, bukurisë shpirtërore dhe botës së ndienjave, të njihemi me fisnikërinë, zakonet dhe besimet e rralla indiane, me shpirtin e gjerë dhe të pasur, me episode e ngjarje që pasqyrojnë përditshmërinë e jetës, problematikat e saj. Nga literatura indiane e përkthyer, kemi mësuar për pasurinë e madhe folklorike dhe zakonore, rrëfimet dhe legjendat e lashta, fjalët e urta dhe proverbat popullore, për heronjtë e popullit indian.

Kemi mësuar se në Indi fliten qindra gjuhë dhe dialekte të ndryshme. Atje lopa është e shenjtë, ajo identifikohet si Devi (perëndeshë), simbol i natyrës nënë. Çdo indian do të ngadalësojë për të lënë një lopë të kalojë, por jo të gjithë do të lejonin një këmbësor të kalojë. Në Indi ka shumë tempuj,të cilët nderohen shumë. Kemi dijeni për zakonin më të njohur në Indi, “bindi”, një nishan i vogël i kuq, që është pikturuar në ballin e grave të martuara si një simbol i angazhimit. Ndonjëherë edhe burrat e mbajnë këtë shenjë, kur shkojnë në punë si simbol për fat të mirë. Kemi mësuar gjithashtu edhe përshëndetjen më tradicionale në Indi, bashkimin e pëllëmbëve të duarve, duke i sjellë ato drejt gjoksit dhe duke thënë: Namaste!( “Unë ju përshëndes!”). Njerëzit në Indi janë të mirë dhe miqësorë. Pothuajse kudo dhe gjithmonë ata të përshëndesin duke të dhuruar buzëqeshje. Ndonëse ka varfëri të dukshme, ata mund të përpiqen të të shesin diçka, por nuk pranojnë të bëhen lypës. Këto janë vetëm disa nga njohuritë që kemi për Indinë, teksa po vazhdoj me detyrën që më është caktuar.

 

Libri poetik “Mjegulla e bardhë” me poezitë e tij shpreh jetën indiane dhe problematikat që e shoqërojnë, shfaq tipa dhe karaktere njerëzore, fate njerëzish, episode dhe drama sociale, ndjenja të brendshme të njeriut: gëzime, dëshpërime, zhgënjime, bindje dhe besime. Mbi të gjitha, shfaqet respekti për njeriun, vlerat e tij morale, fuqinë e karakterit dhe inteligjencies për t`i ndryshuar gjërat në dobitë të jetës. Poezitë shfaqen përpara lexuesit herë si pishtarë të zjarrtë, që flakërijnë në errësirë, herë si prush e thëngjijë të ndezur që zbulohen kur trazon hirin në vatër. Janë poezi të shkruara nga mendje të talentuara, me ide dhe mesazhe, që përcillen nëpërmjet fjalës së bukur dhe të figurshme, nëpërmjet metaforave, krahasimeve, simboleve, të cilat harmonizohen me pamjet e natyrës, me traditat e vyera dhe jetën sociale. Ato evidentojnë vlerat dhe bukurinë e zemrave dhe të shpirtit të bukur indian.

Në hyrje, të librit shfaqet përpara lexuesit poezia plot ndjenjë dhe emocion “India ime”, e shkruar nga autori i shqipërimit, Delo Isufi:

 

” Në Vijayawada takova Indinë,

Poetë kishin ardhur nga e gjithë bota,

Aty përqafova madhështinë,

Madhështinë që nuk e njeh Evropa.

Një vend i lashtë dhe po aq i ri,

Djepi i qytetërimit botëror,

Për Ty i thurr këto vargje, Indi,

Për tempujt e Tu shekullorë….”

 

Në vijim përcjellin shumë dashuri te lexuesi vargjet e poezisë “Fjalët e fundit të nënës sime”, shkruar nga Priyatosh Das. Janë vargje të ngrohta dhe plotë ndjenjë, ku lexuesi ndjen besimin që ka autori tek e ardhmja, ai i gëzohet dashurisë së vëllezërve Borda dhe Jitu, birit të tij Poumit, bashkëshortes Mampi, e cila i dhuron vetëm dashuri. Vargjet ndjekin ritmin real të jetës, e cila si dallgët e detit që s`kanë fund, vete dhe vjenë me ritmin e saj, herë duke shkaktuar dhembje dhe trishtim, e herë gëzim e lumturi, teksa përherë e pa u ndalur, ajo përcillet te brezat që vijnë, te gëzimet dhe emocionet që sjellin fëmijët, nipërit dhe mbesat…Kurse te poezia “Një familje e lumtur”, autori e gjen artistikisht këtë lumturi te dashuria që ekziston tek anëtarët e saj, si të dojë të na kujtojë thënien e Nënës Terezë se:” “Për të promovuar paqen në botë, shko në shtëpi dhe duaj familjen tënde.” Poezia shprehet me një figuracion të pasur dhe ritëm, kurse idetë dhe mendimet, të shoqëruara me krahasime e metafora mbresëlënëse, vijnë si gonxhet që janë gati të çelin lule plot ngjyra të ndezura dhe aromëshumë, duke përcjellë mesazhin:

 

“Ta bëjmë familjen të lumtur shembullore,

Dhe botën një shtëpi të mrekullueshme qiellore”.

 

Krijon një situatë krejt tjetër poezia “Në vdekjen time”, ku autori shpreh respektin dhe nderimin për poetin, dijetarin e mendimit, njeriun fisnik, që nuk i lë njerëzimit pasuri materiale, por ai lë trashëgim mendimin e mençur, të bukur, të urtë e paqësor, i cili u vlen njerëzve si një dritë që ndriçon erësirën, i orienton drejt mirësisë, dashurisë, bukurisë dhe vlerave të tjera të jetës. Poeti Delo Isufi, i cili në Shqipëri njihet ndryshe edhe si “poet i dashurisë”, duket se bën një shqipërim tepër joshës të poezisë “Dashuria ime” të poetes Rainy Sarmistha, ku ndjenjat poetike shkrihen dhe harmonizohen me dashurinë:

 

“Ëndërroj kur s`të kam pranë,

Zjarri më përvëlon në gji,

Zemra dhimbjen nuk ma mbanë,

Këtë poezi e thurr për Ty…”

 

Po kaq e fuqishme është ndjenja e dashurisë edhe në të gjithë poezinë “Burri i iluzionit”, ku shfaqet dhembja që shkakton dashuria, por dhe ndjenja e qetësisë, e paqes, e besimit e shpresës. Nga kjo poezi po veçoj vargjet:

 

“Oh, burri i ëndrrave të mia,

Zjarri më ka bërë të vuaj,

Luaj me pëshpëritjet e tija,

Me zemrën e tij unë luaj…”

 

Si një peizazh i freskët vjen te lexuesi poezia e Kalpana Mallick e titulluar “Në sytë e mi”, ku peneli krijues i poeteshës rrëshqet mbi telajon-hapësirë duke pikuar metafora dashurie:

 

“Kur muzgu zbret ngadalë,

Mendimet notojnë mbi valë,

Bashkohen me pamjen hyjnore,

Nga buzëqeshja jote pranverore.

Fytyra shkëlqen me rrezet e shafranit,

Nga pëlhura e kuqe e sofrës qiellore,

Një madhështi, bukurie engjëllore.”

 

Poezia vërshon si një përrua pranveror me ujë jetëdhënës:

 

”Dhe muzgu rrëshqet ngadalë,

Yjet e argjendit në qiellin pa anë,

E shpalosin parajsën në tokë…”.

 

Plot figuracion shpaloset përpara lexuesit poezia “Petale dashurie”, ku dashuria si prushi i fshehur në gji, sa herë shfaqet, ka fuqinë të ndryshojë gjithçka, duke e frymëzuar njeriun të bëj të pamundurën për atë që do. Figuracioni artistik dhe figurat që ofron autorja e bëjnë jetën dashurore të begatë e plot gjallëri, ku e pamundura bëhet e mundur, kurse lexuesi si pa kuptuar sjellë në kujtesë e përjeton thënien e Mahatma Gandhit se “Bukuria e vërtetë është zemra e pastër”:

 

“Më jep një vend të vogël në zemrën tënde,

Unë do të freskoj me dushe hyjnore,

Kopshtet e bukurisë do të mbjell në mendje,

Dhe ngjyrat e ylberit përrallore.

Tek ty do të derdh oqeanet e lumturisë,

Zemrën tënde do të kem fole përgjithmonë,

Përherë ta ndiesh aromën e dashurisë,

Dashuria ime do të jetë për ty një ikonë”.

 

Nxit mendime e përfytyrime poezia “Çfarë është e përsosur?, ku gjatë gjithë leximit ndihet mendimi realist dhe filozofik i autores Reshma Ramesh, e cila shprehet artistikisht se “të bukur, të përsosur, të mrekullueshme botën e bëjnë njerëzit kur japin dashuri, kur bashkëjetojnë në harmoni dhe respektojnë e vlerësojnë njëri-tjetrin”, teksa, strofa e fundit e poezisë, na vë në mendime për ta jetuar jetën me përgjegjësi, ta pranojmë dhe të gjejmë te jeta anët më të bukura, më të begata që na bëjnë të lumtur:

 

“E përsosur është drita që mbush shtëpinë time,

Dhe dashuria që prindërit e mi kanë derdhur mbi ne,

E përsosur kjo jetë mes gjithë papërsosmërive,

Sepse vet e kam zgjedhur, si të vetmen fole.”

 

Vargjet e poezisë “Mjegulla e bardhë”, e poetes Ranjana Sharan Sinha, duken sikur duan të na kujtojnë thënien se “çastet e bukura nuk i ndjen kur i jeton, por kur i përkujton me mall”:

 

“Unë veten time këtu e gjej,

Duke bredhur në kujtime,

Mbrapa kthehem në atë kohë,

Në fëmijërinë e rininë time,

Është dhimbja që më ngroh.”

 

Tërheq vëmendjen në vëllim poezia e Rohini Kumar Behera ”Paqe për njerëzimin”, ku poetesha i këndon me pasion dhe dashuri paqes, e cila është gjendja dhe situata sociale-politike më e kërkuar nga shoqëria njerëzore. E ndien dhe e përjeton këtë, veçanërisht ai popull që e ka përshkuar rrugën e jetës së tij në luftëra të vazhdueshme për liri e pavarësi. Poetesha këndon me pasion dhe ngre zërin e saj që tingëllon si një sentencë:

 

“Paqja është e ëmbël dhe adhuruese,

Një botë paqeje është e admirueshme,

Në një botë të trazuar që jetojmë tashti,

Unë e ëndërroj paqen si një mrekulli…

Ta ushqejmë veten me paqe të kulluar,

Dhe njerëzimi do të jetë përherë i lumturuar.”

 

Mendoj se ka një kuptim të thellë, deri mistik, poezia “Dashuria është dashuri”, e shkruar nga Bijoy Bhakat, ku shfaqet me besim e optimizëm mesazhi se, kur njeriu bie në dashuri, bëhet i fuqishëm dhe arrin të pamundurën:

“Ajo është më e lulëzuar se pranvera e blertë,

Dashuria e bënë lypsarin të ndihet mbret”.

 

Kurse te poezia “Sytë e mi kërkojnë ty”, mesazhi vjen përmes krahasimeve të bukura, që harmonizohen hijshëm dhe shfaqin mendimin erotik të autorit, me të cilin ai shprehë ndjenjat e thella të dashurisë. Te vjersha “Gjumi i qetë”, autorja Rumpa Ray-Ghosh, denoncon artistikisht realitetin e dhimbshëm të jetës. Poetja dëshiron të mos zgjohet, sepse “gjumin ajo e konsideron si “ishull paqeje në detin mjerim”. Pas shprehjes poetike, ku rrëfen se çfarë e djeg përbrenda shpiritn e saj, poetja shpërthen:

 

”… Dhe dua të rri në këtë ishull imagjinar,

Të dremis larg kthetrave të botës së trazuar,

Të përvidhem nga ky sistem i egër planetar.”

 

Të mbush me emocion poezia “Gruaja”, e cila është një himn i vërtetë kushtuar gruas nga poetesha Kalipada Ghosh. Ia vlente t`i citonim të gjithë vargjet e kësaj poezie, por për ilustrim zgjodha:

 

“Gratë janë si valët e oqeanit,

Janë qumështi i mirësisë njerëzore,

Janë si malet poshtë borës shekullore…

Nënat, gjyshet, bijat, motrat, gratë,

Janë sublime, përtëritja e jetës pa kufi,

Të përjetshme si lumi Ganga në mitologji.

…Unë përkulem thellësisht përpara amësisë,

Ato nuk janë kukulla, por drita e bukurisë.”

 

Është një vizatim me bukuri tronditëse poezia “Rrugica e errët”, ku poetesha Rajbanshi Manmohan portretizon një lypës të pastrehë, që fle në trotuar. Me vargje të dhimbshme, që shprehin trishtim, poetesha shkruan një “protestë” poetike lidhur me qëndrimin që mbahet ndaj njeriut, të cilin e kanë lënë në mjerim të thellë dhe askush nuk do që t`ia dijë për hallin dhe fatin e tij:

 

“Me rrobat lecka në trupin e tij,

Me një shkop për t`u mbështetur,

Me barkun bosh, pa dritë e qiri,

Në errësirën e tij të heshtur”.

 

Te vjersha “Një ditë”, poetesha Paramita Mukherj Mullick shpreh përmes vargjeve besimin se një ditë gjërat do të ndryshojnë për mirë dhe se bota do të jetë ndryshe. Me vargjet e saj, ajo duket se dëshiron të na sjellë në kujtesë thënien e Budës: “Fjalët kanë fuqinë për të shkatërruar dhe shëruar. Kur fjalët janë të vërteta dhe të mira, ato mund ta ndryshojnë botën tonë“:

 

“Një ditë gjithë luftërat do të mbarojnë,

Bota do të jetë në paqe, popujt do të gëzojnë…

Një ditë do të ketë dashuri dhe vetëm lumturi,

Të tërë do të jenë vëllezër, do të jenë në harmoni…

Një ditë urrejtja do largohet e miqësi do të ketë,

Nuk do të ketë më armiq, por miq të vërtetë.”

Duke pëfunduar, përgëzoj poeteshën Rajashree Mohapatra, që ashtu si në poezitë e saj dhe në kopertinën e këtij libri, pasqyron me realizëm dhe artistikisht botën e bukur shpirtërore indiane.

Urime poeteshave dhe poetëve indianë për këto poezi kaq mbresëlënëse!

Urime poetit dhe shqipëruesit Delo Isufi!

VIRON KONA

Shkrimtar

 

 

“The White fog”, a book with Indian poems

1.

The well-known and talented Albanian poet Delo Isufi, praised for the high level of his poems, this time surprises us with the English translation of a series of poems from India, from this great country of the world, the cradle of world civilization, rich in cultural, traditional, philosophical, literary and poetic values like rarely any other countries.

Who is the poet Delo Isufi?

He was born in the village of Brataj in Vlora, on July 15, 1944. After receiving his first lessons in his hometown, at the age of 13, he left his town to continue his education in Tirana, and in 1962, he began his higher studies at the Air Force Academy in Vlora, where he graduated as a fighter-bomber pilot. For 26 years, until 1992, with the supersonic military jet aircraft, he flew across the skies and, standing out among the best pilots, earned the high rank of “Colonel”. He was later appointed lecturer at the Flight Academy, where with his special passion and skills he trained many young pilots. Eager for knowledge, Delo, being a pilot, continued his higher studies at the University of Tirana for political science and law and, in 1974, graduated as a lawyer. From 1992 onwards, he works as a lawyer. During his career, he has also worked as an Advocate of the General State Advocacy and as a General Advocate of the Albanian State.

Delo Isufi’s special hobby is poetry. To date, he has published 7 artistic books, 6 of which are poetries. Among his most famous books are: “Magic of the eyes”, “When the moon washes”, “Reserved table” and “Girl of berries”, which has been released recently. With his most beautiful poems, Delo Isufi has become part of world poetry festivals, held in recent years in India. Some of his poems have been included in periodic poetry anthologies, published in Andhra Pradesh, India. As he expresses himself, while he once enjoyed the wonders of the heavens through flight, with the supersonic short-sleeved, now, figuratively, the most sophisticated “flying” means is poetry.

Delos’s poems convey valuable messages of life, express beautiful human feelings, they are realistic and imbued with the hardened popular philosophy. He anthems the spiciest features of life, portrays original types and characters, is known for his popular color, healthy humor, tolerance, and sweetness of the verse …

In addition to the values as a poet, Delo is also known as a literary translator in several languages of the world: English, French, Russian… And, exactly, this time we have the opportunity to convey in English the values of creativity of about 50 Indian poets and poetesses of the Indian subcontinent ( 46 poets from India, 2 from Bangladesh, 1 from Nepal and, 1 from Sri Lanka), through the masterful translation of the poet Delo Isufi.

2.

The Republic of India is the seventh-largest area in the world and has the second-highest population. It is a community of 28 states and 7 federal units made up of united territories. India is the cradle of ancient culture, civilization and, some religions. The rise and fall of empires in this country have been happening much earlier than in Europe. The Mongols were the first to conquer India. The Portuguese were the first Europeans to arrive in India, Vasco da Gama in 1498 arrived on the shores of Kerala. In 1803 the whole region of India was under British occupation.

Here in Albania, we know about India from school, while we have seen movies and read books, especially about Mahatma Gandhi (1869-1948), the political, spiritual, and liberation leader of India. It was he who formed the resistance against the English, using passive resistance, boycotting the unjust distribution of salt and English textile products. Gandhi said: “I am against violence because even if it seems good, the good is temporary, while the bad it does is permanent.” Or “With kindness, you can shake the world.”

In 1948 India gained independence. It is considered one of the countries that in recent decades has achieved great economic development. There is an increase in the automotive, electronics, mining, oil, food, pharmaceutical, etc. industries. India is the world’s largest producer of sugar cane, jute tea, and among the largest producers of rice, tobacco, cotton, and silk. India is a country rich in coal, iron, magnesium, bauxite, titanium, chromium, natural gas, diamond, and oil. The most developed mean of transport is the railway. India is crossed by the rivers: Brahmaputra (2,900 km), Ganges (2,700 km), Indus (3,200 km).

Through the readings, we know the great spiritual leader and teacher Buddha, whose life served as the basis for the Buddhist religion. Although he lived during the 6th century BC, his thoughts and sayings are still weighty and inspire millions of people around the world today. From that great scholar, we have learned hundreds of wise words, among which I would like to underline the saying: “Thousands of candles can be lit by one candle, and the life of that one candle will not be shortened. Happiness never diminishes by sharing. “Three things cannot be hidden for long: the sun, the moon, and the truth”, “If you really loved yourself, you would never hurt anyone”. We Albanians are very fortunate that in India, Mother Teresa (1910-1997) gave life and development to her great mission of charity, therefore, she is usually known as “Mother Teresa of Calcutta”. Among other things, she said: “I was born in Skopje, I was educated in London, I live in Calcutta and I work for all the poor people in the world. “My homeland is a small country called Albania.” Or: “Do not blame anyone in life, good people give happiness, others give experience, the wrong ones teach, loved ones give unforgettable memories.” “We cannot do great things, only small things with great love.” Her name and teachings are worshiped in India.

In our memory as Albanians, remained the artistic movie of Raj Kapoor, shown in the 60s of the last century: “The Vagabond” and “Mister 420”. They fascinated the Albanian viewer, bringing a completely unknown cinema, with attractive sentimental subjects, with beloved characters. Even today, many people remember the melody and lyrics of Raj Kapoor’s song: “I have Japanese shoes, / English pants, / I have a Russian hat, / But my heart is Indian.” In recent decades, a series of Indian soap operas have entered Albania, dealing with the social, cultural, traditional and spiritual life of the Indian people. We have had the opportunity through the glitter of colors, the magical sounds of Indian musical instruments, the impressive subjects and episodes, the spiritual beauty and the world of feelings, to get acquainted with the nobility, rare Indian customs, and beliefs, with the wide and rich soul, with episodes and events that reflect the daily life, and its problems. From translated Indian literature, we have learned about the great folklore and customs, ancient tales and legends, citations and folk proverbs, about the heroes of the Indian people.

We have learned that hundreds of different languages and dialects are spoken in India. There the cow is sacred, she is identified as Devi (goddess), a symbol of mother nature. Every Indian would slow down to let a cow pass, but not everyone would let a pedestrian pass. There are many temples in India which are highly revered. We are aware of the most famous custom in India, “bindi”, a small red mole, which is painted on the forehead of married women as a symbol of commitment. Sometimes even men wear this sign when they go to work as a symbol of good luck. We have also learned the most traditional greeting in India, joining the palms of the hands, bringing them towards the chest and saying: Namaste! (“I greet you!”). People in India are kind and friendly. Almost everywhere and always they greet you by giving you smiles. Although there is obvious poverty, they may try to sell you something, but they refuse to become beggars. These are just some of the knowledge we have about India as I continue with the task assigned to me.

3.

The poetic book “White Fog” with its poems expresses Indian life and the problems that accompany it, shows human types and characters, people’s fates, episodes and social dramas, inner human feelings: joy, despair, disappointment, conviction, and beliefs. Above all, it shows respect for man, his moral values, the power of character and intelligence to change things for the benefit of life. The poems appear before the reader sometimes as fiery torches, blazing in the dark, sometimes as burning embers and coals that are revealed when stirring the ashes in the hearth. They are poems written by talented minds, with ideas and messages, conveyed through beautiful and figurative words, through metaphors, simili, symbols, which harmonize with the sights of nature and with the precious traditions and social life. They highlight the values and beauty of gorgeous Indian hearts and souls.

The introduction of the book presents to the reader the poem full of feelings and emotions “My India (मेरा भारत)”, written by the translation author Delo Isufi.

 

” Vijayawada is where I embraced India,

Here Poets gathered from all over the world,

There I recognized their greatness,

The brilliance that Europe doesn’t know.

An ancient place and equally young too,

One of the world’s greatest civilization,

For you India I am weaving these verses,

For your antique temples thousand years old….”

 

In the following, the verses of the poem “The Last Words Of My Mother”, written by Priyatosh Das, convey a lot of love to the reader. They are warm and emotional verses, where the reader feels the author’s faith in the future, he rejoices in the love of brothers Borda and Jitu, his son Poumit, wife Mampi, who gives him only love. Verses follow the real rhythm of life, which like the waves of the sea that have no end, leaves and returns, with its rhythm, sometimes causing pain and sadness, and sometimes joy and happiness, while, always and without stopping, it is passed on to future generations, to the joys and emotions that children, grandchildren, and great-grandchildren bring … And in the poem “A Happy Family”, the author finds this happiness artistically in the love that exists in its members as if to remind us Mother Teresa’s saying: “To promote peace in the world, go home and love your family.” Poetry is expressed with a rich figuration and rhythm, while ideas and thoughts, accompanied by impressive similis and metaphors, come like buds that are ready to bloom brightly colored and fragrant flowers, conveying the message:

“To make a family happy

And the world a heavenly home.”.

The poem “On My Death …” creates a completely different situation, where the author expresses respect and reverence for the poet, the scholar of thought, the nobleman, who does not leave to humanity material wealth, but he leaves a legacy of a smart, beautiful thought, wise and peaceful, which is as worth to people as the light that illuminates the darkness, directs them towards goodness, love, beauty and other values of life. The poet Delo Isufi, who in Albania is also known as the “poet of love”, seems to make a very seductive translation of the poem “O Love!” of the poet Rainy Sarmistha, where poetic feelings merge and harmonize with love:

“I muse without u

Yearn for u

The pain creates

A poem for u…”

Equally powerful is the feeling of love in the whole poem “A Man Of Illusion”, where it appears the pain caused by love, but also the feeling of calm, peace, trust, and hope. From this poem, I am singling out the verses:

“O’the man of my illusion

Fierceness is addictive

I wriggle under his voice

To get his attention…”

As a fresh landscape comes to the reader Kalpana Mallick’s poem entitled “In My Eyes”, where the poet’s creative brush slides over the canvas-space dripping love metaphors:

“In the dusk

My thoughts meltdown with

The semblance of the divine touch

Of your smile

Face glows with the saffron rays

The red and crimson cloth glorifies

The angelic beauty.”

And poetry flows like a spring stream with life-giving water:

” Before the twilight beckons

The silver stars

Honours of the paradise…”.

Full of figuration, the poem “Bougainvillea (Paper Flower)” is unfolded in front of the reader, where love like embers hidden in the breast, whenever it appears, has the power to change everything, inspiring the man to do the impossible for what he wants, while artistic figuration and the figures offered by the author make the love life prosperous and vivid, where the impossible becomes possible, as the reader unknowingly recalls the saying of Mahatma Gandhi that “The true beauty is the heart that is pure”:

“Give me a little space in your heart

I will drench you in divine showers

Beautify the Gardens of your thoughts with

Rainbow colours

I will pour the ocean of happiness

In to your heart

To make you feel the aroma of lavender

My unconditional love will glow in your life

Forever”.

The poem “What Is Perfect?” stimulates thoughts and imaginations, where one can feel throughout the reading the realistic and philosophical thought of the author Reshma Ramesh, who artistically expresses that a beautiful, perfect, wonderful world is made by people when they give love when they coexist in harmony and respect and value each other “, as, the last verse of the poem, makes us think to live life responsibly, to accept and find in life the most beautiful, most prosperous sides that make us happy :

“Perfect is the light that fills my house.

And the love my parents have showered on us.

Perfect is this life through its all imperfections

Because choose it to be. ”

While the verses of the poem “White Fog”, by the poet Ranjana Sharan Sinha, seem to want to remind us of the saying that “you do not feel the beautiful moments when you live them, but when you remember them with longing”:

“I find myself

falling through my memories

backwards in time —

My childhood, my adolescence:

An ache to retreat!.”

Rohini Kumar Behera’s poem “Peace For Mankind” attracts attention in volume, where the poet sings to peace with passion and love , which is the most demanded socio-political situation by human society. He feels and experiences this, especially those people who have traversed the path of their life in constant wars for freedom and independence. The poet sings passionately and raises his voice that sounds like a sentence:

“Peace is sweet and adoring

A world of peace is endearing

A daring venture in present commotion

I dream of a World of Peace

Peace is a petite gift from God

To nurture for the entire Mankind .”

I think that the poem “Love Is Love”, written by Bijoy Bhakat, has a deep, even mystical meaning, where the message appears with faith and optimism that when a person falls in love, he becomes powerful and achieves the impossible:

“Love is more colourful than the Spring

Love makes one beggar , love makes one king.,”.

Whereas in the poem “My Eyes Search For You”, the message comes through beautiful comparisons, which harmonize beautifully and display the author’s erotic thought, with which he expresses deep feelings of love. In the poem “Serene Sleep”, the author Rumpa Ray-Ghosh, artistically denounces the painful reality of life. The poetess artistically wants not to wake up, because “Sleep” she considers as “…is the island of relief in the sea of adversities”. After the poetic expression, where she narrates what burns inside her soul, the poetess explodes:

”… I long to reside in that island of imageries

Again and again until the claws of eternal slumber envelope

And steal me from this powerful system of planetaries.”

The poem “Woman” fills you with emotion, which is a real hymn dedicated to women by the poet Kalipada Ghosh. It was worth quoting all the verses of this poem, but for illustration I chose:

“Women are the waves of ocean

milk of human kindness

the grandeur of the snow-capped mountain…

Mother sister wife are divine Infinite sublime and sacred as. the Ganga…

They are the source of inspiration and hope

I bow down my head to the womanliness

They are not the puppets of Time….”

The poem “Dark Alley” is a drawing with shocking beauty, where the poet Rajbanshi Manmohan portrays a homeless beggar, sleeping on the sidewalk. With painful verses that express sadness, the poet writes a poetic “protest” regarding the attitude towards man, whom they have left in deep misery and no one wants to know about his sorrow and fate:

“With rag clothes in his body

and a stick to support his feet

had no lamp to lite”.

In the poem “One Day”, the poet Paramita Mukherjee Mullick

expresses through the verses the belief that, one day, things will change for the better and that the world will be different. With her verses, she seems to want to remind us of the Buddha saying, “Words have the power to destroy and to heal. “When words are true and good, they can change our world.”

“One day all wars will cease.

All around there will be joy and peace….

One day there will be love and love all around.

All will be brothers and brotherhood abound….

One day all hatred will end.

There will be no foes, all a friend.”

Congratulations to the poet Rajashree Mohapatra that just like in her poems, also the cover of this book painted by her, reflects the beautiful Indian spiritual world.

Congratulations to Indian poets and poetesses for such impressive poems!

Congratulations to the poet and translator Delo Isufi!

VIRON KONA

Writer

blank

KANINA FLET ME GJUHËN E HESHTJES! – Nga KADRI TARELLI

 

Vivra e bëri të dëgjohet.

Pak kohë më parë, nëntor 2021, shkrimtarja dhe studiuesja Vilhelme Vrana-Haxhiraj, ose “Vivra”, solli në dritë librin e sajt fundit “KANINA E LASHTËSISË DHE PRINCI GJERGJ ARIANITI”. Studim.

Për autoren e mirënjohur ky është një lajm i bukur dhe shumë i mirëpritur nga lexuesi, sepse i shton edhe një gur të çmuar gjerdanit të artë të krijimtarisë së saj, me afro 60 vepra letrare, një pjesë e mirë si studime të mirëfillta historike dhe filozofike.

Ky libër ka shpenzuar gati një jetë, si mendim dhe dëshirë e tjerur gjatë, për të bërë diçka për vendlindjen, Kaninën. Puna nisi rreth viti 1991, por filloi të marrë udhë, rreth 15 vjet më parë, kur “Përmes gazetës “Kanina”, iu drejtua të gjithë kaninjotëve që t’i sjellin dokumente dhe foto për të pasqyruar “Të shkuarën e Kaninës, ashtu siç ka ndodhur””. Libri faqe. 4. Pas kësaj, mendim, përpjekje, mundim dhe studim për të plotësuar e shtuar materialin e grumbulluar gjatë viteve. E gjitha edhe si amanet ndaj dy miqve të saj që e nxitën: Ardian Klosi: “Studio Arianitët dhe fillo hulumtimet për Kaninën, se mbron gjenezën tonë”, dhe Moikom Zeqo, “Vilhelme! Vetëm ty të takon një studim i thellë për Kaninën”. Libri, faqe. 2.

Çdo kush mund të pyesë: Pse pikërisht Vivra Vranarit iu la porosi kjo detyrë e vështirë? Përgjigja nuk do shumë mundim. Ata kishin besim dhe bindje, se vetëm ajo mund t’ia dalë në krye dhe të sjellë një vepër cilësore, me vlera shkencore-historike me përmasa lokale, kombëtare dhe më përtej. E them këtë, se çdokush nga ne lexuesit dhe miqtë e saj, duke u nisur nga veprimtaria letrare, studimet dhe veprat e botuara, po këtë porosi do t’i jepnim. Mjafton të përmend disa punime me karakter të theksuar shkencor, “Elitat e Mohuara. Krenari Kombëtare”, “Autoktonia e Shqipërisë jugore. Enigma e shekujve”, “Rrugëtimi filozofik i Prof. Dr. Isuf Luzaj”, etj, etj, ku gjallon jo vetëm kultura, njohja dhe përkushtimi, por edhe nervi atdhetar, si për vendlindjen ashtu edhe për trojet shqiptare, brenda kufijve shtetëror dhe përtej gardhit ku jetojnë shqiptarët. Besoj, se këtu ka vend të rendis edhe disa vlerësimet që i janë dhënë autores, që çdo kush nga ne do t’i kishte lakmi:

  1. “Mjeshtre e Madhe e Penës” dhe “Medalje ari”, dhënë nga Presidenti i Republikës.
  2. “Ikonë e letërsisë botërore”, nga Akademia e Shkencave, Letërsisë dhe Arteve Indiane.
  3. “Pena e kristaltë” në Suedi, etj, etj.
  4. Anëtare e “Akademisë Shqiptaro-Amerikane e shkencave dhe arteve”, me seli në New York.
  5. Do të duhen dy faqe libri për të dhënë të plotë të gjithë listën e vlerësimeve në botën letrare, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
  6. Disa libra dhe shkrime janë përkthyer në disa gjuhë të botës.

Libri nis me poezinë ”Të dua Kaninë”, vendosur në faqen e brendshme të ballinës. Më pas një përkushtim: “Perlës margaritare, të përkëdhelurën e Zotit, parajsës ku kanë folenë dhe prehen Perënditë,….”, duke vazhduar: “Librin studimor të titulluar “Kanina e lashtësisë dhe princi Gjergj Arianiti”, ia kushtoj Kaninës sime të lashtë, vendlindjes së të parëve tanë, si themelues të këtij qyteti me vlera të mëdha historike, atdhetare dhe kulturore. Ia kushtoj gjithë kaniniotëve…….”.

Duke cituar këto pak radhë, është e panevojshme të përshkruhet përmbajtja, pasi harxhojmë kohën me përsëritje që të lodhin. Ndaj po mundohem të hyj në vlerat e këtij studimi të mirëfilltë, të cilat mund të shërbejnë edhe si subjekt për diskutim mes lexuesve dhe dëgjuesve.

Së pari: “Kanina ka ruajtur ekzistencën fillestare, qysh kur u mbollën rrënjët e jetës në tokën e saj e saj”. Kështu shprehet autorja në faqet e para, e cila nuk përqendrohet vetëm në kornizën e këtij qyteti të lashtë, por e analizon në kuadrin e kohëzgjatjes dhe vazhdimësisë së jetës, duke e ballafaquar edhe me disa qendra të tjera për rreth saj, të ngritura në brendësi të truallit Pellazgo-Ilir, ku jeta është ndërprerë, nga shkaku i pushtimeve dhe rrebesheve të historisë. Autorja jo pak herë na e kujton, se vetëm Kanina mbijetoi, ndërsa vend-banimet e tjerë u shkatërruan krejtësisht, jeta u ndërpre dhe sot janë thjesht vend gërmim arkeologjik, si dëshmi e historisë sonë, njëkohësisht si vend pelegrinazhi për turistët vendas dhe të huaj.

Autorja e thekson, por edhe lexuesi e kupton lehte, se kjo pikë strategjike “Ballkoni i Vlorës”, që kontrollon Gjirin e Vlorës, një pjesë të mirë të dy deteve Adriatik-Jon, dhe me shikim shumë larg në brendësi të territorit, vetëm pak kohë ka mundur të jetojë e qetë. Që nga pushtimi romak e më pas, ka pritur e përcjellë lloj-lloj pushtuesish, është rrëzuar e ngritur, djegur, shkatërruar dhe rindërtuar, duke ardhur deri në ditët tona, ashtu madhështore dhe me bukuri natyrore të pakrahasueshme si asnjë vend tjetër. Vetë autorja ndjen dhimbje kur e thotë këtë. Ishte një realitet i hidhur: I gjithë territori Ilirian për shekuj me radhë ka qenë i pushtuar, nga pushtues që i zinin vendin njëri-tjetrit. Kështu ndodhte natyrshëm edhe për Kaninën tonë.

Së dyti: Autore Vivra, ka gërmuar aq shumë në dokumentacion historik dhe arkeologjik, ku mjafton të shikojmë me kujdes referencat, aqsa, kam përshtypjen se në të gjithë kapitujt e parashtruar, është shteruese deri në fund. Nuk po them gjë të re, kur dihet se të gjithë shkencat nuk e prekin fundin, ashtu është edhe Historia. Në këtë rast edhe nëse del ndonjë dokument, nuk bën gjë tjetër veç e plotëson të gjithë veprën, madje i bën nder asaj.

Së treti:  Autorja diku përmend historianin e antikitetit Polibi. (206-118. Pr. krishtit), që thotë: Romakët pasi pushtuan territore të Epirit, shkatërruan 70 qytete, morrin rreth 150.000 robër (Skllevër), dhe miliona kokë bagëti. A i mendojmë pak pasojat e një toke të lënë djerr? Sa kohë duhen për të rigjallëruar veten si popull, pasi nocioni “komb” është shumë i vonshëm? Një citim i tillë është në të gjitha tekstet e historisë sonë. Kam bindje, se ky shënim nxit dhe hap një dritare të re studimi në letrat shqipe: “Zhdukja e racës Ilire, sot shqiptare”, Pse????. Historia është e mbushur me fakte tronditëse.

Prej mëse dy mijë e kusur vitesh, shpopullimi i trojeve ilire, nuk është ndërprerë, madje po përsëritet edhe në ditët tona, siç ndodhi shpopullimi i Çamërisë dhe Dardanisë, gjatë shekullit të kaluar, të cilin bota e quan me një emër tepër vrastar “Gjenocid”, (Mbytës i racës). Mos themi për largimin biblik te viteve 1991 dhe 1997, të shkaktuar jo nga pushtuesi i huaj, por pushtuesi i vetvetes. Ka shkrime dhe libra që flasin hollësisht mbi këto ngjarje historie. Qofsha i gabuar, por një studim i plotë i të gjitha shpërnguljeve, masakrave, dhe shpopullimi masiv, nuk e kam hasur. Është një temë me mjaft interes shkencor, njohës dhe i dobishëm historikisht, si mësim për brezat dhe veçanërisht për politologët tanë.

Së katërti: Autorja është e ndjeshme, ndaj ka guxuar të ngrejë dy probleme të historiografisë shqiptare, që gjallojnë ditën për diell nga fqinjët tanë dhe fanatikët e tyre, duke kundërshtuar si “gabime”, (jo pa dashje) dhe më keq akoma, të fshehjes apo grabitjes së historisë së Ilirëve të hershëm dhe shqiptarëve të sotëm. Nuk paskam gabuar, sepse diku unë kam shkruar, duke i quajtur “Hajdutë të historisë”.

Së pesti: Autorja edhe një herë e ngre zërin e protestës, se pak kujdes i kushtohet ruajtjes së arkeologjisë, trashëgimisë dhe monumenteve që shënojnë sinoret e historisë sonë kombëtare. Në këtë hulli mendimi, shtrihet edhe heshtja apo mohimi i elitave të kombit, që na nderojnë dhe lartojnë virtytet dhe vlerat tona si komb i lashtë.

Për çdo lexues apo studiues, janë të mjaftueshme këto pak fjalë të thëna nga autorja dhe të vendosura në krye të këtij shkrimi: “Lum kush mundohet të tregojë të vërtetën si drita e diellit. Faktet janë ato që bëjnë historinë, ndërsa historia i  mban gjallë kombet”. Këto të gjitha janë fjalë të mrekullueshme, që na mrekullojnë për nga bukuria letrare e mendimit, të qëmtuara hollë nga historianë të antikitetit, të mesjetës dhe të kohëve të sotme, dukë përfshirë edhe mendimtarë e studiues shqiptarë. Gjykoni pak vetëm këto fjalë të shkruara nga historiani Pauzania: “Burri i parë që ka lindur në botë ka qenë pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij, që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetin e shpirtit”.

Kush ka studiuar dhe ka sado pak njohje historike, e ndjen në damarë, që deri para do kohësh kur ne fituam mëvetësi, historinë tonë na e kanë shkruar të huajt. Është nder dhe detyre, që historinë po e shkruajmë ne vetë dhe për vete, për t’ua thënë edhe të tjerëve të vërtetën, të lavdishme apo të hidhur, siç po bën edhe Vilhelme Vrana-Haxhiraj.

Znj. Vivra, si përherë ka vendosur që edhe me këtë libër të jetë në paqe me vetveten, njëkohësisht edhe me lexuesin. Në fund të librit ndodhet bibliografia mjaft e pasur, ku autorja ka qëmtuar material, por nuk mjaftohet me kaq, sepse në fund të faqes ka citime disi të gjata, ku shprehet më gjerësisht autori. Ajo e di mirë se gjykimi i historisë bëhet i ftohtë, pasi edhe dokumentet janë të ngurtë e të ftohtë në mesazhe, shpesh edhe kundërshtuese, por që nuk duan të dinë për ndjesitë e historianit, aq më shumë të lexuesit. Veç në fund, kur këndonjësi bindet për të vërtetën dhe mbetet i kënaqur, autori i librit mrekullohet, sepse ka bërë diçka të dobishme. Besoj se edhe Vivra ndjehet e adhuruar për të vërtetën që ka shtruar në sofrën e dijes, për Kaninën e lashtë dhe të re.

Edhe të tjerë autorë kanë shkruar e po shkruajnë për vendlindjen, secili sipas vendit, njohjes, kulturës dhe këndvështrimit vetjak. Duhen nderuar e përshëndetur nxehtësisht. Kështu edhe Vivra ka bërë një përpjekje të guximshme të shkruajë historinë e Kaninës, që pavarësisht madhështisë dhe trashëgimisë, është një pikë e vogël e territorit Ilirian, që madhohet në sytë tanë, sepse këtu, dashje pa dashje, ngërthehen të gjitha etapat e historisë sonë kombëtare. I gjithë studimi, nuk është pak për nga vlerat edhe për historinë tonë kombëtare, ndaj duhet nderuar e lartësuar madhërisht. E gjitha është një krenari e ligjshme, pasuri shpirtërore, do të thosha një përmendore për vendlindjen, për Kaninën e bukur.

Si studiuese dhe historiane me përvojë, autorja ka vendosur t’i shtojë librit edhe disa elementë të tjerë, që e bëjnë më të plotë e më të këndshëm:

Si fillim, bëhet fjalë për familjet e vjetra themeluese të Kaninës, si, Vrana, Bega, Bashaj, Fejzaj, Kulaj, Mustafaraj, Kocaqi ose Lamani, etj. Kështu vlera e librit shtohet në dobishmëri për pinjollët e shumtë të këtyre familjeve, të cilët mund të jenë këtu apo shpërndarë nëpër botë, sepse këtu mund të gjejnë e të njohin rrënjët e tyre, në nder të trashëgimisë aq të dëshiruar e të lakmuar.

Në vazhdim, janë interesante Intervistat me personalitete të njohura të vendit, të cilët sjellin copëza kujtimesh, të vjetra apo të reja, të dëgjuara apo edhe të jetuara. Kjo është një zgjedhje e mençur që e bën librin të ngrohtë, ku vazhdon të rrjedhë lëng jete.

Një vlerë e shtuar e librit, janë figurat e shquara që ka nxjerr ky truall i vogël me histori të madhe: “Kanina veç lashtësisë, historisë së ndritur dhe kulturës që mbart nga mijëvjeçarët, ka nxjerrë mjaft figura të shquara gjatë shekujve. Janë bij të Kaninës 33 ushtarakë të lartë deri me gradën gjeneral, në Perandorinë e Bizantit……”, – Thotë Vivra, që më pas vazhdon me më të madhin e ditëve të sotme, filozofin Porf. Dr. Isuf Luzaj, birin e Kaninës, i ndëshkuar nga Fashizmi, i dënuar nga Enver Hoxha dhe Stalini, i anatemuar edhe nga Komunizmi, por i dekoruar nga burra shteti, si Presidenti francez De Gol dhe nga dy presidentë të SHBA-ve, Regan dhe Klinton.

Besoj se në listën e gjatë të figurave më të shquara e më të zëshme, lexuesi pa mëdyshje vendos edhe znj. Vivra, bijën e Kaninës, që në odën e burrave e ka vendin në krye, pranë oxhakut, ballë për ballë me më të diturit.

Për t’u bindur më shumë, po citoj disa vlerësime nga disa pena të  njohura të letrave shqipe:

Dr. Mujo Buçpapaj: “Asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi komunist, nuk ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe letrar sa Vilhelme Haxhiraj”.

Akademik, Prof. Dr. Eshref Ymeri: “Kur hyn në universin e fjalës artistike të znj. Vrana-Haxhiraj, e cila operon në tërë regjistrat e gjuhës shqipe, arrin të kuptosh poezinë e madhërishme të ndjenjave që të kaplojnë”, …“Ç’ krim që bëri diktatura komuniste, që kësaj zonje të talentuar ia mohoi të drejtën e shprehjes së fjalës artistike që në rininë e saj”.

Prof. Dr. Fatmir Terziu: “Vilhelme Haxhiraj është një shkrimtare erudite, studiuese e publiciste, me një kulturë që shtrihet në kohë dhe hapësirë të pa matë, që renditet mes emrave më të shquar të letërsisë kombëtare dhe  më gjerë”.

Shpendi Hulësi Topollaj, në librin “Flisni Miq”, shkruan: “Ndofta ka ardhur koha që qytetarët dhe pushtetarët e këtij qyteti heroik, (Vlora), që gjithmonë kanë ditur të vlerësojnë kontributet kombëtare, t’i ngrenë asaj një të tillë statujë, në nderim të përpjekjeve të pareshtura, si për të përjetësuar mjaft figura të lëna në harresë. Gjerdani saj janë librat që ka botuar”.

Ndërsa unë, po shtoj pak vargje:

-Vivra je vullkan, pse shpërthyet vonë?

-Duar lidhur, gjuhë prerë, 50 vjet sëra jonë”….

………………………………

Princeshë nga sëra, mbretëreshë në letra,

Dru i fortë mbirë, nga rrënjët e vjetra.

Nuk të theu vuajtja, as dhuna e tiranit,

Shpirti yt i lirë, i dha zjarr vullkanit.   K. Tarelli. “Koha në vargje”. “Vivra je vullkan! Faqe 41.

Meditimi më shtyn të shkoj më tej: Kanina vetë është një monument që përballoi rrebeshet e shekujve, dhe kur je ulur ballë për ballë, rrëfen shtruar vitet e mbajtur mbi shpinë. Ndërsa ju Vivra, bijë e atij trualli të shenjtë të vendlindjes, i ngritët një përmendore në letra, që udhëton e kuvendon me çdo shqiptar në të gjitha trevat arbërore, madje edhe nëpër botë. Libri mbahet në dorë, në tavolinë, në bibliotekë dhe mbi oxhak të çdo shtëpie, ku ka frymë dhe nerv shqiptarie.

Njerëzit e ditur, meritojnë kurorë dafine mbi krye!

Urime znj. Vivra! E bëtë Kaninën t’i flasë historisë dhe t’i dëgjohet zëri.

 

Kadri Tarelli

Dhjetor 2021.

blank

LASGUSH PORADECI, POETI I MAGJISË SË YJEVE DHE I HESHTJES BUZË LIQENIT – Nga Agim Xh. Dëshnica

Shumë vetëve, teksa zbresin nga Qafë Thana  e sodisin liqenin e Pogradecit, u shfaqet   si mirazh Lasgush Poradeci  në moshë të re, poeti  i dashurisë dhe i magjisë së yjeve ,    buzë liqenit teksa sodit liqenin. Mandej në moshën e pleqërisë, duke ecur i menduar me shkop në dorë e barsolinën e vjetër, në kërkim të kohëve të humbura të rinisë,  kur në çaste frymëzimi krijonte vargje plot harmoni për muzgun e heshjen në liqen e në qytet, për fluturimin e shtërgut, për krojet, lundrat e zambakët mbi ujë, për shqiponjën, Malin e Thatë, Shën Naumin e Drinin e kaltërt.

Emri Lasgush na sjell ndërmend hiret e lirikut romantik e simbolist, ndërsa caku Poradeci ka thyer një emërvend të huaj. Aso kohe i njohur si poet romantik kudo, dallohej jo vetëm për adhurimin ndaj natyrës, por edhe për  dashurinë ndaj njeriut, miqëve  e krijuesve të tjerë. të moshuar apo të rinj si  Fishta, Mjedja, Asdreni, Noli,  Kuteli,  Koliqi, Buharaja etj

 

Jeta dhe krijimtaria e poetit

Llazar Gusho,  u lind  më 27 dhjetor 1899 në Pogradec  në një familje atdhetarësh, I cili deri në mbarim të jetës, do të njihej në botën letrare vetëm me emrin Lasgush Poradeci.

Qysh në moshën dhjetë vjeç, Lasgushit ndryshe nga çdo poet tjetër, hapësira përqark  e vendlindjes, i fali atij frymëzmin poetik. Aso kohe në brigjet rreth liqenit, nga Pogradeci  në Strugë, Ohër e Shën Naum, jetoninin thuajse vetëm shqiptarë, që flisnin toskërisht  në të njejtin dialekt.  Poeti i ardhshëm mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Shkollën e mesme e nisi në Manastir. Ishte një kohë me tronditje të brendëshme, me rebelimin e vitit 1914 kundër Qeverisë së Vlorës e me rrezikun e Luftës së parë Botërore, kur pavarësia humbi paqen e qetësinë. Shkollat u mbyllën dhe Llazari u kthye në Pogradec. Pas mbarimit të luftës, i ati e nisi për në Athinë të mësonte në Liceun Francez arumun. Mësimet i mbaroi në vitin 1921 në Silistra, asokohe qytet bregdetar i Rumanisë e sot i Bullgarisë. Po atë vit vajti në Bukuresht për të ndjekur studimet e larta në Akademinë e arteve dhe të letërsisë. Gjatë asaj kohe iu desh të punonte dhe njëherazi të studionte. Në ato vite mori pjesë në lëvizjen atdhetare të Kolonisë Shqiptare, krahas me Asdrenin dhe atdhetarët e  tjerë dhe u zgjodh sekretar i përgjithshëm i saj. Në vitin 1924, me bursën e Qeverisë së Nolit kreu studimet në Grac-Austri në Fakultetin e Filologjisë Romano – Gjermane. Në mbarim, mbrojti temën: “Eminesku dhe poezia popullore rumune.” Me ndihmën bujare të Kutelit dhe bashkatdhetarëve në Rumani. u botuan në Bukuresht dy vëllimet poetike të Lasgushit “Vallja e yjeve” në 1933,  dhe “Ylli i zemrës” në 1937. Atëherë Lasgush Poradeci  shkruan  edhe një histori për lëvizjen kombëtare të shqiptarëve të Rumanisë dhe jetëshkrimin e veteranit të asaj  lëvizjeje, Nikolla  Naço.  Me këto vepra ai u bë i njohur në Shqipëri e jashtë saj. I kthyer në atdhe në 1934, dha mësim në Liceun e Korçës dhe në Gjimnazin e Tiranës.

Lasgush Poradeci jetoi në kohën e luftrave e kryengritjeve të mëdha për liri, ndaj në krijimtarinë e tij ndihet shqetësimi për kombin, sipas ideve të Rilindjes kombëtare, si edhe e  ëndrrave për përparimin e mëtejshëm demokratik. Ai ishte dhe mbeti një nga lirikët tanë më të mëdhej, i shquar për ndjeshmërinë dhe ëmbëlsinë e vargjeve si rrallëkush, Në vitet e para të jetës krijuese ai u këndoi luftëtarëve të lirisë e të pavarësisë, bukurive të vendlindjes me vargje të përkryer plot tinguj e ritme të larmishëm. Ja si shprehet Lasgushi për poezinë: “Pse shkruaj, pse parapëlqej të shkruaj vargje dhe jo prozë? Kur them vargje, kuptoj që duhet të jenë të përsosur nga arti. Vetëm vargjet e përsosur rrojnë (dhe mezi edhe këta).”  Më tej: “Nuk ka poezi të madhe ose të vogël, të mirë ose të keqe, por vetëm që i përshtatet plotësisht potencialit jetësor dhe poezi që s’i përshtatet. Ajo që i përshtatet, është POEZIJA…”

Jemi në mbarim të vitit 2021 dhe vargjet  magjike të Lasgushit rrojnë, të freskëta, me një gjuhë të kulluar shqipe, me ritme e rima të përpikta, me simbole të kuptueshme. Janë poezi për të gjitha moshat, që i “përshtaten plotësisht potencialit jetësor”. Ja, tek na vijnë ndër mend vargje prej poezisë “Poradeci”:

 

Në katund troket një portë,

në liqen hesht një lopatë,

 një shqiponjë e arratisur

fluturon në Mal të Thatë…

 Tërë fisi, tërë jeta,

 ra…u dergj …e zuri gjumi…”.

 

Dëgjojmë fërfërimën e flatrave të shqiponjës në kërkim të burimeve në Shën Naum, mbrëmjen e qetësinë e natës, shushurimën e valëve, që shtrohen buzë  liqenit.

Gjatë viteve ’30 – ‘40, poezitë e Lasgushit u botuan në librat shkollore, në gazeta e revistat letrare.  Pas mbarimit të luftës, Lasgush Poradeci nuk iu nënshtrua kërkesave të letërsisë soc.realiste dhe pothuaj e theu penën. Arti i vargjeve të veta dhe mendimet e tij filozofike binin ndesh me ideologjinë e mohimit të vlerave demokratike, ndaj i mbyllur në vetmi, në gjendje të vështirë ekonomike, jetoi me punën e lodhshme të përkthimeve. Gjuha e bukur popullore e përdorur me mjeshtëri nga Lasgushi në poezi, u hijeshua me ngjyrime plot art.  Me vargjet e krijuar ai e pasuroi gjuhën shqipe dhe letërsinë me fjalë e frazeologji të reja. Duke trajtuar çështjen e gjuhës shqipe, ai shkruan: “Përsa i përket toskërishtes, kjo siç duket, njëherë mund të mënjanohet prej gjuhës “së mesme”, që s’është veçse një gegërishte e zbutur, nga influencimi armonioz i toskërishtes. Gegërishtja ka energji fizike, toskërishtja ëmbëlsi shpirtërore. Dyke bashkuar gegërishten me toskërishten, gegërishtja gjith dyke mos humbur forcën, energjinë, fiton dhe harmoni, e ëmbëlsi, si gjuhë e “mesme” me karakter geg. Lufton, pra, forca fizike me harmoninë  shpirtërore, trupi me shpirtin. Sa më e fortë, më e fuqishme, më e shumanëshme të jetë toskërishtja në harmoninë e saj, aq më shumë do të ndjehet fryma mirëbërëse që ajo ka në gegërishten e “mesme.”  Me këtë bindje ai mori pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit – 1972. Në çastet fatale të vendimit, ai u largua nga mbledhja pa u ndjerë e pa e nënshkruar dokumentin e standartit të shqipes të diktuar nga lart.

Lasgushi jetoi i shqetsuar si gjithë njerëzit me kulturë  e të  përndjekur. Shihej tek ecte  ngadalë gjatë trotuarit bri sheshit Skënderbej dhe hipte me vështirësi në autobusin e Kombinatit, që ndalonte edhe pranë Shtëpisë Botuese Naim Frashëri,  i mbushur përplot me njerëz. Poeti i zbardhur dhe i dobësuar mezi mbahej  ndërmjet turmës, që shtyhej para e prapa. Herë-herë  ndonjë dashamirës i poetit  e merrte në mbrojtje. Edhe  burgu i librave të dënuar, Biblioteka Kombëtare shpalli një fletë rrufe qesharake kundër poetit  të  liqenit e yjeve me shpirt artisti.

Në vetminë e studios së varfër, Lasgushi krijoi edhe poemat “Eskursioni teologjik i Sokratit”,”Mbi ta”, “Kamadeva”. Të gjitha u botuan në 1989, kur poeti ishte larguar nga jeta dhe gjemia e zyrtarëve të lartë pa kulturë,  po fuste ujë e pak nga pak po fundosej.  Do të vinte një ditë dhe kumti i poetit në vargje do të jeton te: “Kur të mos jem në jetë vetë, do të jetë zemra ime.”

 

Lasgush Poradeci dhe vlerësimi i veprës së tij

Lasgush Poradeci la një krijimtari nga më të këndëshmet të poezisë shqiptare.  Poezia e tij lexohet me ëndje brenda e jashtë Shqipërisë. Veprat e tij  u vlerësuan  nga njerëzit e shquar të kulturës, si Eqrem Çabej, Mitrush Kuteli, Skënder Luarasi, Sabri Hamiti, Rexhep Ismajli etj. Meqë dikur Lasgush Poradeci renditej krahas Fishtës, Mjedës e Prennushit, Nolit e Konicës, Kutelit e Koliqit, ai u la në hije nga shtypi i mefshtë i kohës së mbrapshtë. Në librin Historia e Letërsisë Shqiptare – 1983, krijuesi i poezive mahnitëse “Poradeci”, “Dremit Liqeni”, “Zemra e Liqenit” “Mbarim Vjeshte” e të tjera si këto, trajtohet si poet i mbyllur në vetvete, herë popullor e herë kontradiktor, i ndikuar nga poezia dekadente… E kush se, përkthyesi mjeshtër i Gëtes e Hajnes, e Brehtit, Hygoit e Mysesë, Bajronit e Shellit, Bërnsit, Pushkinit e  Lermontovit!

Dijetari i madh Çabej në një studim ndër të tjera shkruante:

”Lasgush Poradeci na hap portën e një jetë të re në poezinë shqiptare; një frisson neuf, siç pat thënë Victor Hugoi për vjershat e Baudelaireit, lind e rritet në lëmën e këngës shqiptare, një stil i ri, të cilin do ta kërkosh më kot ndër poetët e tjerë shqiptarë, po më kot dhe ndër shkrimtarët e huaj nga shkaku i origjinalitetit që e shquan këtë poet djalosh.

Lasgush Poradeci deri në fund të jetës, sado në moshë të thyer, si poet i zgjuar nga ëndrrat e rinisë, kthehej i përmalluar në Pogradec, te liqeni i tij, pranë lundrave, zambakëve e krojeve.

Pas shembjes së diktaturës, Lasgushi në kohë demokracie,  kujtohet me nderim. Çmimet letrare, shkollat, rrugët në qytete të ndryshme, mbajnë emrin e tij. Librat me krijimet e tij poetike botohen e ribotohen me ngjyra nga më të larmishmet. Në vitin 2009, me financimin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u botuan veprat e tij. Një shtatore e poetit në Pogradec  duket sikur sodit liqenin e malet tona, shqiponjën, që kthehet nga Mali i Thatë.  Edhe ata që nuk e lanë të qetë, tani vrapojnë të shkruajnë për të, ndryshe për ndryshe. Me përkthimin e krijimeve  të Lasgushit në anglisht nga Robert Elsi, bota u njoh me  artin e poezive të  përkryera e një poeti tshqiptar, të panjohur më parë.

Kujtimet na kthejnë mbrapsht në kohë, kur diktatura ende nuk kishte hyrë aq thellë në mjediset e kulturës. Në një rreth letrarësh të rinj në sallën e Bibliotekës së Vjetër Kombëtare, një poet me njohuri të cekta, teksa trajtonte poezinë shqipe, krahasoi disa poezi të paraluftës, epikën e Fishtës me lirikën e Lasgushit. Me ato njohuri  sigurisht ai s’mund të arrinte në përfundime të sakta,  se këta poetë në kohën e tyre i shërbenin një qëllimi, njëri këndonte për lirinë, tjetri me ëmbëlsinë e vargjeve u këndonte bukurive të atdheut. Të dy poetët Fishta e Lasgushi shpesh shkëmbenin përgëzime, duke çmuar krijimet e gjuhën e njeri – tjetrit. Një foto e asaj kohe dëshmon për këtë të vërtetë.

 

 

 

blank

 

blank

 

Disa nga poezitë e përjetëshme

të Lasgush Poradecit

 

Zog i qiejve

 

Këng’ e lasht’ e vjershërisë më pëlqeu aq fare pak…

Do t’ja marr që sot e tutje si bilbill parëverak

Që nga fund’ i vetëvetes do këndoj një mall të ri:

 

Brenda tufës së junapit që mbleroj me kaq stoli,

Kur po shoh ndaj ryn bilbili e sakaq zë qan nër fletë,

Këng’ e ti më ngjan kulluar posi këng’ e Zotit Vetë.

E prandaj, dyke filluar, ay Lart  i shpije kryet

Dh’ i ngreh sipër- e më-sipër, gjersa qafa ment i thyet.

Asoherë e ndjej si foli: Të jam falë, o Zoti im!

E pastaj i ulet gusha më përposh- e- më- përposh,

I venitet me-nga-dale syri-i qarë- e bukurosh.

Ay sheh që nëpër fletë me vështrimin e çuditur

Ndaj çkëlqen nër mijë ngjyra Vëndi’i ti ku pati zbritur,

E pra ja q’i mbylli sytë, e që gojëzën e hapi:

Tungjatjeta! tungjatjeta! Vënd, o Vënd, ku çel junapi!

Haj! Bilbil, se Vëndi jonë ka liqere – e anë detesh,

Nëpër bimëzat e tyre po vërej si qan e tretesh;

Po dëgjoj prej largësire, si nër male – e si nër fusha,

Si nër kopshte jargavanësh dhemshurisht të fryhet gusha;

E çdo lis që mban të gjelbër e çdo pemë e çdo rakitë,

E çdo bar i lulëzuar ças-për-ças t’i ndjen çuditë…

______________

Viti 1921

 

 

 

Poradeci

 

Perëndimi i vagëlluar mi Liqerin pa kufir

Po përhapet dal-nga-dalë një pluhurë si një hije.

Nëpër Mal e në Lëndina shkrumb’ i natës që po bie,

Dyke zbritur që nga qielli përmi Fshat po bëhet fir…

 

E kudo krahin’e gjerë më s’po qit as pipëtim:

Në katund kërcet një portë… në Liqer hesht një lopatë,

Një shqiponjë e arratisur fluturon në Mal të Thatë…

Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit tim.

 

Tërë fisi, tërë jeta, ra…u dergj…e zuri gjumi…

Zotëroj më katër anët errësira…

Po tashi:

Dyke nisur udhëtimin mes për mes nër Shqipëri,

Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi.

 

 

 

Dremit liqeri

 

Mi zall të pyllit vjeshtarak

Dremit liqeri pa kufi,

Aty nga fundesh u përflak

Posi me zjarr e me flori.

 

Posi me flakë u ndez e kroj,

E vetëtit plot magji,

E yll’ i ditës perëndoj

Në qetësi dhe dashuri.

 

Tashi po shuhet nënë mal,

Qytet’ i ngrysur në të zi.

Pa ndizen yjtë  dal-nga-dal

Plot bukuri! Plot fshehtësi!

 

Në këtë ças perëndimor,

Ndaj po më dehen sytë e mi,

Kuptoj si shpirtin vjershëror

M’a frymëzon një mall i ri.

 

 

Vallja e yjeve

 

Yjtë e ndezur si fingjill,

Që vërtiten palë – palë,

Prej mosgjëje zunë fill

Plot me mall të valë.

 

Zunë fill me dashuri

Që kur bota zu të ngjizet,

Pa sikush për shok të ti

Përvëlohet edhe ndizet.

 

Ndizet ças edhe për ças

E si kurrë s’ka të shuar,

Pa pushim i vete pas

Me një sulm të llaftaruar.

 

 

E si kurrë nuku mund

Ylli yllin që t’a kapë,

Rrotull qiejve pa fund

Venë e vinë e venë prapë.

 

 

Mbarim vjeshte

 

Fluturoj dhe shtërg i  fundit, madhështor,

me shpirt të gjorë

Dyke shkuar që me-natë sipër malesh me dëborë…

Iku rëndë e i përmallshëm, dhe me sqep të ti të fortë

Zotëriut q’i la folezën i trokiti mun në portë…

 

 

Pra, më s’duket shpes’ i fatit prapa bujqish edhe plorësh,

Prapa brazdës së rëxuar hap-me-hap prej qe malorësh;

Më s’dëgjohet nër ugare të kërcasë miu i  hirtë,

Vdiq nëpërka pikëlore ndaj blatish’ e shkretëtirë.

 

Dheri i mardhur prej thëllimi dirgjet heshtur nënë brymë

Fryn veriu në pyll të thatë me zembrim  e me fërtymë

E si shtohet  cingërima…ja! se ku dinak  dh’i   voçër

Nëpër gardhe- e nëpër ferra dërdëllet gazmor një çoçërr.

,

 

O! sa hir që kishte shtërgu, aq fisnik me shtat të gjorë.

Kur bariste dal-nga-dale- posi dhëndër me kurorë.!…

E kur pranë vinte krilla, që shëndrij në kraharuar,

Me sy lart, me hap të matur – posi vashë e nusëruar.!…

 

 

Kroi i fshatit tonë

 

Kroi i fshatit tonë, ujë i kulluar,

Ç’na mburon nga mali dyke mërmëruar.

 

Venë mbushin ujë vashat an’e-mbanë

Cipëzën me hoja lidhur më-një-anë;

 

Cipëzën e bardhë, cipëzën e kuqe,

Gushën si zëmbaku, buzët si burbuqe.

 

E si mbushin ujë! bubu! ç’m’ju ka hije

Ndaj kthehen prapë me hap nusërije,

Ndezur yll’ i ballit si yll shëntërie.

II

 

Kroi i fshatit tonë, – ngjyr’ ergjënd i lyer

Që nga rrëz’e malit ç’na mburon rrëmbyer.

 

Venë pijnë ujë trimat an’-e-mbanë,

Takijen me lule përmi sy më-nj’-anë.

 

Takijen e dlirë, takijen e nxirë,

Buzën më të qeshur…më të psherëtirë…

 

Mbrëmave kur uji mërmëron nga-dalë,

Vjen t’i thotë trimi vashës nj’a dy fjalë:

 

Vashëzën bujare që po vij në krua

Seç e përshëndeta, seç’ m’u turpërua

Papo ula kryet e shkova si grua.

 

 

III

 

Kroj i fshatit tonë, tetë sylynjarë,

Në tetë krahina qenke kroi i parë;

 

Qenke një në botë, s’paskërke të dytë

Ç’na shëroke plagët, ç’na shëroke sytë.

 

Kroi i fshatit tonë, n’atë mal me fletë,

Derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë.

Posi malli i zemrës, mun në gjit të shkretë:

 

Derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë,

Posi mall’ i vashës, që djeg më të fshehtë .

Posi mall’ i trimit, që buçet përpjetë,

Obobo! Si malli, që nuk vdes përjetë.

 

Lundra dhe flamuri

 

 

Që larg po vi.., që larg.

Më turren valët varg-e-varg,
Un´ ik dh´ hepohem mund si harg…

E sipër tyre shkas,
Valoj me sulmë-e gas,
I le tallazet pas:

…Kur val´ e egër ze më tund,
E s´mund të mpruhem asgjëkund
Prej gjeratoreve pa fund, —

Dënimi im s´më tremb aspak!
Dënimi im nis e m´i lak
Fingjijtë-e shpirtit varfanjak:

E si më mbyt i tmershmi det.
Pushon ah! zemra që buçet,
Mbaron ah! zjarri që më tret.

E s´duket gjë kur humb,
Veç pluhurës si shkrumb
Lart mi katart si thumb:

Flamur i pastër që m´u nxi
Në sulm të lumtur për liri,
Qëndron gazmor në lartësi!…

Tashi katarti-u çduk në det
Tashi flamuri-u ngrit përpjet,
Valon lirisht si shpirt i let.

 

——–

 

Poezi nga autori i shkrimit kushtuar  Lasgush Poradecit:

 

 

Përskuqen retë…

 

Përskuqen retë

në atë vetull mali,

përmbi Qafë-Thanë,

përzihen e shkasin në liqen.

Qiell e ujë ndaluan pranë,

brigjet humbën e mbrëmja vjen.

 

Kotet në lundër peshkatari,

harroi koran, rrjetë e lopatë,

rreth  zambakësh nosit me pendë ari,

Shqiponjë e arratisur në Mal të Thatë.

 

Sodit  i vetëm  në vagëllim,

yjet e ndritur numëron,

mbi valë dhe efirin pa mbarim.

Malli djeg e shpirtin zgjon.

 

Në Shën Naum burimet gjen,

lanë sytë e ballin e menduar,

me ujët e Drinit të bekuar

dhe pyet yjet, për ç’ka po vjen.

 

Pa shuan etjen ndër sylynjarë

e me luleshtrydhe, thellë në pyll.

Fton zanën me sytë e shkruar pranë,

t’i rrëfejë, për liqer e yll.

________________________

Pogradec,  1989     

                 

 

Liqeni

 

Sa më pëlqen të eci qetë

n’ajrin e pastër, lehtë e lehtë

me hapa, si të Lasgushit,

kur edhe s’ka mërguar gushti.

 

Të eci bregut  dal ngadalë

atje, ku psherëtijnë valët

e shtërgu  niset në udhën e largët.

 

Ku zambaku pushon, dremit mbi fletë

e dridhet lehtë në ujin blu

teksa arratiset, te rrjedhë e Drinit,

këputur nga vargonj kufiri

 

U iki hijeve të ftohta,

për te rrezet e  ngrohta

ranishteve  e ujrave  rreth e rreth

e kthehet kënaqësi e thellë.

 

Mbi shkëmb me myshk e gurë

kur llokoçitej uji nën drurë

e sillej qark ndër shtylla.

si në ëndërr sytë mbylla.

 

Afrohet valë – valë

dhe më fton liqeni i dlirë,

kur retë  digjen  sipër në mal,

mbulohem tèri me kaltërsirë.

 

Pogradec 2021

blank

Fati dramatik i shkrimtarit Petro Marko…- Nga Prof. dr. Bardhosh Gaçe

  (Homazh. Me rastin e 30-vjetorit të vdekjes)

Në historinë e letërsisë botërore dhe të shkrimtarëve të këtyre letërsive, fati dhe raporti i shkrimtarit me krijimin në vetvete, por dhe misionin e tij si krijues është përsëritur dhe në ato të ashtuquajtura letërsi të popujve dhe vendeve të vogla. Fenomeni i njohur nga letërsia e përbotshme, që zë fill që nga koha e tragjikëve të njohur të antikitetit, ka vazhduar, duke e ndihmuar letërsinë deri në ditët tona, për të kuptuar thelbin që një letërsie dhe krijimtarie të vërtetë, pas të cilës qëndron shkrimtari, i cili lidhet fort me kohën, fatin e vendit dhe të vërtetën, lidhet me marrëdhëniet që ai krijon me krijimin dhe misionin e tij të përbotshëm.

Letërsia shqiptare, pas vitit 1945 -1990 është përfshirë në një rreth të fortë censure, në themel të së cilës qëndronte kufizimi ideologjik, prej të cilit rridhnin dhe parimet e letërsisë së realizmit socialist. Fatkeqësisht në këtë periudhë kohore, në letërsinë shqiptare u shfaq një lloj “revizionimi” jo vetëm i letërsisë së shkruar gjatë këtyre viteve, por dhe mbi letërsinë e shkruar para viteve 1945, mbi autorët e vendit dhe të huaj, duke e kthyer këtë marrëdhënie të vështirë dhe imponuese në frymëmarrjen tematike, estetike dhe të marrëdhënieve që letërsia zakonisht vendos me kohën dhe lexuesin e saj. Në këtë raport dhe marrëdhënie të imponuar më së shumti, në letërsinë shqiptare u përfshinë jo pak shkrimtarë, të cilët ishin shfaqur më herët në letërsinë shqipe, por mbi gjithçka ishin krijues, të cilët kishin një lloj marrëdhënieje “sintetike” me letërsinë bashkëkohore evropiane dhe botërore.

Petro Marko është ndoshta shkrimtari më i rëndësishëm i kësaj periudhe, i cili vinte në letërsinë shqiptare, në prozën shqipe (romanin shqiptar) nga një përvojë e pasur dhe e suksesshme, i cili kishte krijuar profilin dhe vokacionin e tij para autorëve që u afirmuan dhe shkrojtën pas viteve 1945, dhe që u përfshinë në metodën e kësaj letërsie, në të cilën u mishërua fryma e kësaj të njohur shqiptar.

Petro Marko pas viteve 1945, pas kalvareve të njohura, qoftë si luftëtar në Spanjë, po ashtu dhe me internimet e herëpashershme larg atdheut, duket se ka udhëtuar me letërsinë  e tij në një det me dallgë të ashpra, ku dukej dhe zhdukej, ky fundosej dhe dilte prapë mbi ujë, një udhën – jetë e vështirë, për të cilën ai ka rrëfyer vetë në njërin nga librat më të bukur dhe më interesant të ndonjë shkrimtari shqiptar. Shkrimtari Petro Marko, duke pasur një vetëdije dhe një marrëdhënie të vërtetë me letërsinë dhe misionin e shkrimtarit, më shumë se kushdo tjetër, kuptoi që herët rëndësinë për t’u rrëfyer, për të thënë atë që fsheh në vetvete një shkrimtar i ndaluar, i kërcënuar, i degdisur deri në rraskapitje.  Libri “Intervistë me vetveten” (Retë dhe Gurët), në sytë dhe optikën e estetologëve dhe të kritikës letrare shqipe përveçse një libër me të vërtetat e jetës së shkrimtarit, brenda të cilës kishte dhe të vërtetat të tjera, me të drejtë është konsideruar dhe një vepër e llojit letrar, pasi në të lëviz fati i një personazhi të caktuar (i vetë shkrimtarit) në një raport të madh marrëdhëniesh, konceptesh, perceptimesh, në një dramë kolektive dhe të vetë autorit. Përmes një rrëfimi autentik, i mbushur me të vërteta të mëdha nga jeta e tij, por dhe nga një kontekst i gjerë marrëdhëniesh dhe informimi, Petro Marko përmbush dhe një shpjegim racional dhe të kumtueshëm të tij si shkrimtar për jetën, shoqërinë dhe për artin, një konvertim i kuptueshëm i të gjithë krijimtarisë së tij për një kohë mjaft të gjatë.

Rrëfimet e shkrimtarëve për jetën e tyre, janë ngjarje të shënuara dhe burime të rëndësishme jo vetëm për jetën e tyre, por për letërsinë në përgjithësi dhe kohën, ku janë shtresuar të dhëna të tjera sociale dhe kulturologjike, ku reflektohen qëndrimet e institucioneve dhe të rrethanave kulturore- historike. Petro Marko dhe në krijimtarinë e tij të para vitit 1945 kishte në burimet e letërsisë dhe krijimeve të tij një kontest të rëndësishëm social, historik të Shqipërisë dhe të Evropës. Në vetë-rrëfimin e Markos ka një deltë të madhe kohore, e cila lidhet fort me krijimtarinë e tij, me marrëdhëniet që ai kishte krijuar përmes letërsisë, dhe të tijat si një personalitet i rëndësishëm i dijes letrare, publicistikës, të një konteksti të gjerë evropian dhe ballkanik.

Në jetën e Petro Markos kishte një kujtesë të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare; ai kishte parë dhe kishte prekur nga afër dy luftërat botërore, një luftë e karakterit gjithë- ndërkombëtar, luftën e brigadave internacionaliste në Spanjë kundër diktatorit Franko, kishte prekur dhe kishte qenë njëri nga vuajtësit e internimeve të egra në dhera të huaja, kryesisht në Itali, (Ustika) që siç tregon dhe ai vetë, kishte shpëtuar në dy raste nga vdekja. Ishte një personazh i rëndësishëm i memories së luftës më epike në historinë e njerëzimit, Luftën e Spanjës, që bashkë me një avangardë shkrimtarësh më të mirët në historinë  e njerëzimit e kishin përjetësuar atë luftë për jetën dhe lirinë në veprat e letërsisë së përbotshme  dhe një varg ngjarjesh të tjera të jetës së kombit dhe të atdheut, të tijat personale dhe të familjes, të cilat vijnë përmes këtij vetë-rrëfimi sa epik po aq social dhe përmes shqisës estetike të një mjeshtëri të komunikimit.

Para se të kërkojmë të shohim rrugë-udhëtimin e Petro Markos gjatë jetës së tij përmes rrëfimit të vetë autorit, i cili për shumë arsye e ka gjetur të rastit ta shkruajë vetë atë, për të zhdukur çdo hije dyshimi dhe interpretimi, kumti i rëndësishëm i jetës së tij është fati dramatik, i cili e ka përshkuar jetën e tij që nga fillimi e deri në fundin e tij. Në të gjithë rastet, Petro Marko arrin të na tregojë dhe të ketë vetëdije të plotë kush dhe pse kishte ndodhur kështu me jetën e tij dhe të familjes. Por ka dhe një arsyetim tjetër po kaq interesant, që lidhet me krijimtarinë e tij artistike, e cila ka një lidhje të qëndrueshme, ka një paralele interesante mes fatit të tij dramatik dhe të veprave e në disa raste të personazheve të tij artistik, të cilët duket se “cicerojnë” (ciceroni) fatin e vetë shkrimtarit. Kjo lidhje e fortë dhe e kuptueshme e bën shkrimtarin Petro Marko një humanist dhe një personazh real, po ashtu dhe një personalitet të vetëdijes shoqërore dhe ndërgjegjes artistike të një shkrimtari, i cili shkroi dhe bëri letërsi dhe në periudhën e realizmit socialist.

Pa u marrë me rëndësinë që autobiografitë e shkrimtarëve kanë në historinë e njerëzimit dhe të letërsisë, Petro Marko i ka sjellë lexuesit të vet një histori të mrekullueshme, e cila nuk ka lidhje vetëm me jetën e tij prej shkrimtari, por lidhet mjaft dhe me formimin familjarë të tij në brigjet e Himarës. Në libër ka një burim të rëndësishëm informacioni, atë që lidhet me evokimin e fëmijërisë së tij. Në të vërtetë Petro Marko, një personalitet dhe një krijues i rëndësishëm i letërsisë shqipe nuk vinte nga hiçi. Dhërmiu i tij, Himara e njohur historikisht me traditat, kulturën, zakonet, të dhënat e shumta të lidhjeve të saj me Lindjen dhe Perëndimin, vendin e kanoneve dhe të dhënat e shumta si një vendbanim i hershëm që nga ilirët. Petro Marko ruan një lidhje të fortë me fëmijërinë e tij dhe fshatin e tij të lindjes, të cilin e quan “fshati më i bukur në botë.

Lidhja e fortë e Petro Markos me fëmijërinë dhe edukimin nga familja, përbën ndoshta dhe themelin e tij prej krijuesi. Jo më kot psikoanalistët dhe njohësit e mirë të psikologjisë mendojnë se fëmijëria është kaq prezent në krijimtarinë e shkrimtarit dhe veçmas lidhet me fantazinë e tij krijuese. Petro Marko nuk ka pasur një fëmijëri të lumtur, por një fëmijëri të mbushur me një ndjesi të fortë të një fëmije me karakter të formuar. Në kujtesën e tij reflektohet herë pas here figura dhe imazhet mbizotëruese të mama Milles (gjyshja e tij), për të cilën ai shkruan, se mama Mille “ishte një burim i pashtershëm i rrëfimeve, i legjendave, i vajtimit dhe ligjërimit me vargje. Ajo, gjersa vdiq, qante dy orë në ditë me ligje në dhomën e saj…” E natyrisht, kjo ngjarje e përsëritur në jetën e një familje kaq inteligjente nuk është pak për krijimtarinë e tij të mëvonshme, ku natyrisht gjurmë të kësaj lidhjeje dhe përvoje fëminore gjenden dhe në krijimtarinë e mëvonshme të Petro Markos.

Petro Marko ishte dhe mbeti njeriu i lidhur fort me njerëzit në të gjithë udhë-jetën e tij. Jo pak emra, që nga fëmijëria e më pas në ngjarje dramatike jetësore, kryesisht ato të Luftës së Spanjës zënë vend në kujtesën dhe në konceptet bazike jetësore të tij, të cilat përbëjnë bazamentin jetik të karakterit dhe të qëndrimit të padhënshëm të tij përballë vështirësive të shumta. Në këtë skalitje të karakterit të tij një vend të rëndësishëm zënë burgosjet dhe persekutimet e tri regjimeve që ai i preku në jetën e tij, atë zogist, atë fashist dhe atë komunist. Tri herë ishte në pragun e vdekjes; në kampin e Ustikës, ku shpëton ekzekutimit  falë mjekut filantrop të kampit (tipi pirandelian thotë Petro Marko për të); herën e dytë shpëtohet nga Ernes Koliqi, po në Itali dhe herën e tretë, i arrestuar nga regjimi komunist, si “armik i popullit”, Petro Marko thotë se e ka shpëtuar nga vdekja Koçi Xoxe, pasi ai tekstualisht shkruan:”Jam plotësisht i bindur se jetën e kam nga Koçi Xoxe!” Të mos harrojmë se janë tri raste të rëndësishme në jetën e një shkrimtari si Petro Marko, një luftëtar dhe një njeri me mendje të ndritur për lirinë dhe letërsinë. Dhe pse këto ngjarje kanë një rëndësi të madhe në jetën e një personazhi të tillë, Petro Marko nuk merret gjatë me shkaqet e persekutimeve të tij, në të rëndësi të madhe ka liria si triumf.

Edhe pse libri “Intervistë me vetveten” është një libër me kujtesë dhe jetë-rrugëtimin e tij, Petro Marko nuk mund t’i shkëputet stilit të romancierit. Ai shumë nga ngjarjet e jetës së tij i sheh nga pozitat e dëshmitarit të këtyre ngjarjeve, ai parapëlqen situatat, ku shpërfaqet formimi dhe karakteri njerëzor, si në situatat e internimit, të burgut, lufta dhe revolucioni, që në letërsinë artistike që lëvroi shkrimtari i njohur ndikuan në përvojën dhe talentin e tij artin e guximit, qëndresës dhe të stoicizmit. Librit autobiografik “Intervista me vetveten” (Retë dhe gurët), shkrimtari e kishte projektuar që në romanin e ndaluar të tij “Një emër në katër rrugët”. Ka një syzhe interesante, përmes të cilës shkrimtari tregon se ç’ishte projekti i librit “Retë dhe gurët”, kur shkruan: “Thonë se gurët e mëdhenj atje poshtë në Shënmëri, janë burrat që janë kthyer dhe kanë vdekur në vend. Po të jesh trim zemërbardhë e po të shkosh andej natën, i dëgjon të dëftojnë historitë e tyre. Po të jesh frikacak e zemërlig, nuk i dëgjon dot. Kurse ata burra që kanë ikur dhe kanë vdekur në kurbet janë bërë re… Vijnë, qajnë dhe ikin. Dhe mbi spitharët më poshtë, afër bregut mblidhen lotët e tyre siç mblidhet uji i shiut…”. Nuk mund të gjendet lehtë një perceptim i tillë shpirtëror, metaforik dhe simbolik, ku pleksen mjaft mirë historia, mitologjia, kultura, tradita, perceptimi dhe vetë karakteri i Petro Markos, ndërsa përmasa e librit, duket se është universale.

Grafikisht libri “Retë dhe gurët”, d.m.th tejkalimi i vetë-intervistës, regjimet, deti, toka, gurët, malet, koha, njerëzit dhe zogjtë përbëjnë shtyllat mbi të cilat qëndron romani jetësor me të njëjtin titull, ndërsa vetë-rrëfimi ka në themelin e vet traditën e rrëfimeve të bregdetit të HImarës tek një “autoritet” i besimit, që zakonisht ishte prifti, pasi dhe vetë Petro Marko e ka origjinën nga një fshat shumë besimtar i Bregut të Detit. Në bregun e detit të Himarës ka legjenda të shumta, të cilat kanë pasur një ndikim të madh të respektin dhe autoritetin e besimit kristian tek njerëzit. Këtë akt dhe traditë rrëfimi Petro Marko e realizon përmes vetë-rrëfimit, ku ndër të tjera ai shkruan:”Megjithëse unë linda i krishterë, në një fshat shumë besimtar, nuk i jam rrëfyer kurrë priftit përpara se të kungohesha… Por tani dëshiroj të rrëfehem para historisë, përpara se të vdes…” .

Studiuesit e letërsisë (romaneve) të Petro Markos, por dhe cilido që arrin t’i lexojë veprat e tij, besojnë se personazhet dhe jo pak ngjarje të këtyre romaneve reflektojnë jetën e shkrimtarit, ku fenomeni i intertekstualitetit e vërteton mjaft qartë këtë fenomen. Kështu romanet “Një emër në katër rrugë” dhe romani “Nata e Ustikës” kanë pikëtakime që lidhen qartësisht me jetën e shkrimtarit. Petro Marko ka provuar burgun dhe izolimin në Itali dhe në Shqipëri, është rrezikuar disa herë të ekzekutohet, por shpirti i njeriut që lufton për humanizëm brenda tij nuk është shuar kurrë, përkundrazi është përtërirë si një lloj feniksi nga vepra në vepër, siç është personazhi i Gori Gjinlekës te “Hasta la vista”, personazhi i Lekë Gurra te romani “Qyteti i jugut”, personazhi i Gjin Bua-s tek romani “Një emër në katër rrugë” apo personazhi i Andrea Borës tek romani “Nata e Ustikës”. Me Gjin Bue Shpatën dhe dinastinë e tij shkrimtari lidh dhe origjinën  hershme të familjes së tij. E gjithë kjo metamorfozë mbijetese, përveçse është një himn ndaj jetës, është dhe një skenë e hapur dhe e shtrirë në kohë e dramës së tij jetësore e sendërtuar në konceptet dhe raportet e caktuara me kohën.

Kjo lidhje e fortë mes jetës dhe krijimtarisë, ku gjurmët jetësore të tij gjenden në ngjarje, kohë dhe personazhe të dukshëm dhe mjaft veprues dhe aktiv, plotësojnë një lloj definimi, se jeta e Petro Markos në vetvete është si një roman. Petro Marko shkoi në luftë, u internua, u burgos, u burgos në vendin e tij, iu ndalua botimi, iu persekutua familja, iu fshi kujtesa e krijimtarisë së tij me ligjin totalitar, duke e përjashtuar nga antologjitë shkollore dhe historia e letërsisë, po ashtu u izolua për të mos mundur të shkonte në asnjë vend të huaj, që gjithsesi ai do t’i sfidonte me një lloj krenarie të ligjshme dhe një vetëdijë që shumë pak krijues të kohës mund ta kishin.

Sado artistik të jetë vetërrëfimi i Petro Markos në librin “Intervistë me vetveten” (Retë dhe gurët), drama e tij jetësore veçon dhe mbetet një rrugë e përshkuar me vuajtje, me dhimbje, me lodhjen me sakrifica dhe me qefinin e vdekjes për kreje, siç thuhet në këngët kreshnike të Veriut. Drama e tij dhe vuajtjet e tij sado të mbulohen me petkun e bukur të artit dhe të estetikës, ajo i ikën atij dekori dhe kërkon të tregohet. Vepra artitike e autorit është estetizim i jetës së tij; “Hasta la vista” (pjesëmarrja e Petro Markos në luftën e Spanjës), “Nata e Ustikës “ (është romani apo fryti letrar i internimit të tij prej fashistëve  në ishullin e Ustikës), çfarë tregon ruajtjen me dinjitet dhe sintezën harmonike të njeriut  me artin, që rrallë shkrimtar e ka bërë si Petro Marko.

Petro Marko ishte një bashkëkohës dhe një mik i rëndësishëm i Heminguejt, por ndryshe atij, Petro Marko në vendin e tij u gjend para një censure, e cila më së pari synonte të vinte në dyshim talentin dhe moralin e tij nga një anë, dhe së dyti përpiqej ta shuante ngadalë dhe ta zhvlerësonte veprën e tij, ndërsa idealisti stoik Petro Marko në rreth 17 sfida të mëdha jetësore (luftëra, burgosje, partizan, arrestime, izolim dhe tortura psikologjike, akuza për tradhti, ndalim botimi, internime), mbetet një idealist stoik për drejtësi dhe barazi shoqërore. Por brenda shpirtit të një njeriu krenar, por gjithsesi human ka dhe një dramë tjetër të madhe, një lëndim të brendshëm që lidhet me historitë e botimeve. Ai ka vuajtur mjaft odisenë që pati botimi i romanit “Qyteti i fundit”, një roman që ai e vlerësonte shumë, për të cilin thotë se “Hoqën skenat më të mira...”, duke dëshmuar po ashtu një të vërtetë tronditëse: “Ua them sinqerisht: mua më ka urryer diktatori”; pastaj romani “Stina e armëve”, një roman që qarkulloi vetëm disa muaj për t’u mbyllur më vonë në bibliotekat familjare; romani ”Nata e Ustikës” për të cilin thotë se “Censura e ka tjetërsuar…”, duke dëshmuar se romanet e tij janë censuruar.

Duke qenë një talent i padiskutueshëm, Petro Marko kishte një shqisë të dallueshme dhe mjaft të ndjeshme ndaj kohës dhe njerëzve, bashkëkohorë, evropian, një njeri me një mendje të hapur dhe me një formim perëndimor, i prirë për drejtësi dhe dinjitet njerëzor, në ligjin e censurës ideologjike të Shqipërisë kjo ishte e papranueshme. Veprat e tij përbënin kundërshti për kohën, personazhet e tij përbënin mbulesa të thella në realitetin e kohës, ku dinjiteti dhe nënshtrimi ishin një realitet i kohës, kështu që shkrimtari dhe personi Petro Marko do të ishte në tehun e kritikës dhe të ndëshkimit, që në jetën e tij përbënte një kalvar të vazhdueshëm për të dhe familjen.

Gjithsesi, pavarësisht rrugëtimit jetësorë dhe atij artistik tehut të humnerës, romancieri Petro Marko me prozën e tij i ka sjellë një ndihmesë të madhe prozës shqiptare, veçmas romanit, duke i krijuar atij një lloj origjinaliteti. Në romanet  e tij ka figura komplekse, figura idealistësh në të cilët mishërohej sakrifica dhe vetëmohimi, si përfaqësim i shpirtit të njerëzve të varfër, por ishin figura dhe personazhe që reflektonin tendencën për barazi, por ndryshe shkrimtarëve të tjerë të cilët glorifikonin parimet ideologjike të realizmit socialist, tek Petro Marko shfaqeshin idetë sociale, bashkëkohore perëndimore, modeli i të cilave kishte triumfuar në disa vende të perëndimit. Po ashtu, këta personazhe kalonin rreptësishtë nën vëzhgimin e censurës.

Petro Marko nuk iu shmang kurrë profilit të tij krijues, i cili ishte krijuar në vendlindjen e tij, por dhe jashtë vendit. Në një mbijetesë të vështirë, ai u përpoq që t’i mishëronte idetë e tij për letërsinë dhe krijimin, si shprehje e lirë e një shpirti të lirë, që me të drejtë kritika i ka quajtur kundërskema që Petro Marko mishëroi në prozën e tij. Mendimi dhe morali i lirë ishte një nga kundër-skemat, që lidhej kryesisht me dashurinë për jetën, dashurinë për njeriun, humanizmin deri në tejkalimin e paragjykimeve, që rëndom mishërohej në letërsinë e kësaj kohe. Në një moment çlirimi dhe vullneti të lirë Petro Marko shprehet : “Ëndrra që nuk m’u shua kurrë ishte të njihja njeriun, të njihja botën”.  Duke qenë për një art universal, ai kishte parasysh dhe një art human, ku të kishte mundësi të përshtatë në të filozofinë, moralin dhe estetikën, të cilat krijojnë dhe një hapësirë universale dhe humane të komunikimit.

Qysj në rininë e tij të hershme, shkrimtari ishte shprehur se ishte i lidhur fort me konceptin jetik, atë të dashurisë për jetën, pa krijuar disnivele dhe diferenca, siç kishte ndodhur gjatë periudhës së sistemit totalitar. Lidhur me këtë çështje, ai shprehet:”Dashuria për jetën është lëngu me të cilin ushqehen romanet e mi.”, çka përbënte një sakrificë dhe një risk të madh gjatë kohës që ai shkroi pjesën më të madhe të prozës së tij, e cila u ndalua, u redaktua dhe censurua ashpër dhe u la në harresë. Në Shqipëri ky qëndrim kristian, dashuria për njeriun, ishte stigmatizuar ashpër përmes parimit të luftës së klasave dhe klisheve të tjera të saj. Kjo përbënte një reliev të pjerrët dhe një fat dramatik për fondamentin moral dhe shpirtëror të shkrimtarit Petro Marko.

Me romanin “Qyteti i fundit” në thelb romancieri Marko humanizmin duket se idealizon humanizmin gjithëklasor, gjithënjerëzor dhe gjithëkombëtar, i cili me të drejtë është konsideruar një ‘internacionalist kozmopolit’. Po ashtu dhe në romanin “Stina e armëve” ndër personazhet e caktuara idealizohet dashuria e heronjve partizanë, të cilët kishin prejardhje të kundërt, një dashuri njerëzore në kuptimin e gjerë për bashkëluftëtarin, për bashkatdhetarin, për bashkëvuajtësin, fatkeqin, të pambrojturin, dashuria për njeriun e drejtë, për popujt dhe kombet. Mesazhi që përcjell kryesisht Leka tek romani “Qyteti i fundit” përbën një humanizëm të jashtëzakonshëm dhe mbarë njerëzor.

Petro Marko arriti që të komunikonte që herët përmes letërsisë me lexuesin shqiptar dhe atë të huaj. Romanet “Hasta la vista”, “Nata e Ustikës”, “Stina e armëve” apo dhe ndonjë tjetër janë konsideruar romane të luftës, por në mesazhet, pasazhet e shumta, personazhet shumë-shtresor të cilët përcillen me një psikologji të hollë të komunikimit, duket se shpalosin një botë të madhe të shkrimtarit, mbi parimet fondamentale, të cilat kërkonte të ecte shoqëria njerëzore në përgjithësi. Në ato pak struktura të prozës së gjatë, ku një pjesë e ngjarjeve lidhej me një mjedis të huaj social dhe historik, me njerëz të kombeve të tjera, rrethana që lidheshin pak me mjedisin shqiptar, prozatori Petro Marko gjente mundësi të shpërfaqte tema të mprehta sociale, por dhe të reflektonte formimin e tij, siç ishte “dualiteti” i luftës dhe dashurisë.

Pikërisht mjedisi i luftës skalit karaktere të çuditshme, njerëz të çuditshëm, rrethana dhe triumfin ose jo të sakrificës dhe optimizmit për të ardhmen. Romani “Hasta la vista” ka një linjë interesante të kësaj lufte dhe rrethanash psikologjike të luftëtarit dhe luftëtarëve në kushtet e një lufte ku lanë jetën shumë nga luftëtarët e botës dhe të dashurisë, me  sytë nga e ardhmja dhe nga jeta. Dhe pse në një pjesë të këtyre pasazheve Petro Marko shfaqte një lloj dashurie utopike, por të bukur, të mbushur me shpirt dhe ndjesi të habitshme, si gjithë të tjerët e këtij lloji dhe ai mendonte ta ndryshonte botën përmes arsyes dhe përsosshmërisë shpirtërore të njerëzve, gjë që nuk arrihej dot në një vend ku lufta e klasave ishte një detyrë e çdo krijuesi në veçanti.

Libri “Intervistë me vetveten” është një refleksion i rëndësishëm jo vetëm për historinë dhe idetë që Petro Marko kishte për letërsinë, shkrimtarin dhe krijuesin, në rrethanat e një rendi politik dhe të censurës, por të letërsisë në përgjithësi. Autori prek thelbin e jetës dhe të veprimtarisë krijuese të shkrimtarit në rrethana të veçanta, por nuk shmang kurrë sakrificën e krijimit. Udhëtimi i tij i gjatë me ulje e ngritje të theksuara, të forta dhe lënduese, përveçse tregon karakterin e tij të formuar që në fëmijërinë e tij të hershme, në këtë rast kthehet në një obligim, në një sakrificë që shkrimtari duhet ta përballojë, që ai të jetë misionar dhe përçues i shpirtit dhe jetës së njerëzve.

Fati i tij dramatik i përsëritur në mjaft kthesa të jetës, duket se përmbush një lloj sakrifice, siç historia antike na ka sjellë përmes Prometheut, shqiponja herë pas here shkonte t’i hante mushkëritë, por ata rriteshin përsëri, kështu dhe në jetën e Petro Markos fatkeqësitë që sistemi totalitar ia çonte në derë herë pas here, ngjajnë të tilla, por përveçse nuk e mposhtën e bënë atë më të vetëdijshëm dhe më fisnik, e bënë atë më të aftë që ai të gjente rrethana, mundësi dhe qasje estetike t’i reflektonte idetë, humanizmin dhe shpirtin e tij të lirë dhe mishërues të së keqes.

 

Tiranë, 25 dhjetor 2021     

blank

Poetët vlonjatë të traditës me një bibliografi të shkurtër: Ali Asllani dhe Petro Marko – MSc. Albert HABAZAJ, poet, bibliograf

  1. Ali Asllani, princ i lirikës shqiptare, dashnor i poezisë së vesuar

 

Jetëshkrimi letrar: Ali Asllani ka lindur në Vajzë të Vlorës, më 28 nëntor 1884 (prof. Bardhosh Gaçe thotë më janar 1882) dhe mbylli sytë në Tiranë, 20 dhjetor 1966). Qe poet, atdhetar dhe diplomat shqiptar. Një nga lirikët më të shquar shqiptarë të të gjitha kohërave, ende i pabotuar tërësisht, ende i pa vlerësuar siç e meriton. Mbeti jetim ende i njomë dhe nga mosha 6 vjeç rritet në dajor në Meminaj të Trevllazrit. Gjatë studimeve në gjimnazin Zosimea të Janinës, më i njohuri gjatë Rilindje Kombëtare Shqiptare, nisi të thurte poezi në turqisht dhe persisht. Nisi të studionte për mjekësi, por e ndryshoi profilin e arsimit të lartë për shkenca politiko-shoqërore-administrative në Stamboll. Kreu me ndershmëri detyra të ndryshme shtetërore, ku u shqua edhe si atdhetar i devotshëm. Mori pjesë në lëvizjen kombëtare. Pas shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali, i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës të Këshillit të Ministrave. Nga 20 dhjetori i vitit 1918 gjer më 5 nëntor të vitit 1920 ishte kryetar i Bashkisë së Vlorës. Në vitet 1921-1922 ishte kryekëshilltar i qeverisë dhe më pas sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë. Ndër detyrat diplomatike përmendim: që u caktua konsull në konsull në Trieste, ku qëndroi deri në fund të prillit 1925. Po atë vit u emërua “Zëvëndës i ngarkuar me punë” në Sofje e më pas, po aty, “sekretar i parë” dhe “i ngarkuar me punë”. Në vitet 1930-1932 ishte ministër i akredituar në shtetin grek. Aty ku mendohet se ka qenë shtëpia ku u ngrit flamuri kombëtar nga Plaku i Bardhë Ismail Qemali, u ndërtua shtiza e flamurit, në vitin 1937, kur poeti Ali Asllani ishte Kryetar i Bashkisë së Vlorës, i cili ngriti “Shtyllën e Flamurit Kombëtar” të gjatë 12 metra, e cila simbolizon vitin 1912. Kulla e Sahatit Vlorë, ndërtuar në vitin 1938, kur përsëri xha Aliu ishte Kryetar Bashkie, është një monument i trashëgimisë kulturore dhe nërtuar në vitin 1938. Mbas Çlirimit, më 7 tetor 1945 është ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Deri në vitin 1952 mbahej nga të ardhurat e pakta nga përkthimet për llogari të Institutit të Shkencave, por kjo mundësi iu pre. Qe mik me Fishtën, Lasgushin, poetin nobelist indial Rabindanat Tagora dhe klasikun e poezisë greke Kostis Pallamas. Emri i tij qëndron me dinjitet krahas mjershtërve të lirës shqiptare Naimit, Fishtës, Nolit, Mjedës, Lasgushit dhe Migjenit. Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, për katalogun libra, janë 21 regjistrime të gjetura :

Veprat e botuara

Poezi:

“Mbreti i ynë”: vjersha, Vlorë: shtypshkronja “Atdheu”, 1935, 10f.; ribot. “Mbreti i ynë: vjersha për Zogun”, Vlorë, “Atdheu”, 1936, 14 f.;

Hanko – Halla“, Tiranë: “Luarasi” 1942, 54 f., poemë me të cilën u bë i njohur në botën e letrave shqipe; ribot. disa herë pasçlirimit, ndërsa mbas viteve ‘90: T., Uegen, 2004, 48 f.; T., “Naim Frashëri”, 2006, 94 f. ;

– “Vidi – vidi pëllumbeshë dhe Hanko Halla“, vjersha, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1960 [6], 144 f.;

– “Shqipëria kryezonja”, vjersha, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1962, 63 f.;

– “Vajzat dhe dallëndyshet“, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1964, 83 f.;

– “Kur merr zjarr rrufeja“, vjersha të zgjedhura, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1966, 211 f.;

Pas vdekjes iu botua:

Poezia shqipe” [kolanë], Tiranë: “Naim Frashëri”, 1975, 89 f.

Është autori i këngës së njohur “Vlora, Vlora“, thurur në nderim të Luftës Kombëtare të Vlorës, 1920.

Pas viteve 90 iu botuan disa libra si:

– “Poezi të zgjedhura“, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1996, 209 f.;

– “Hanko – Halla: Poezi të zgjedhura“, Tiranë: Mësonjëtorja e parë, 1999, 142 f.;

– “Vidi, vidi pëllumbeshë: Poezi të zgjedhura“, Tiranë: Toena, 1999, 296 f;

– Këngë të dashurisë, Tiranë: Uegen, 2004; 84 f.;

Vepra, 1-2 [Kolanë], Prishtinë: Rilindja, 1984: v. 1, poezi, 187 f.; v. 2: poezi, jeta dhe vepra, 221 f.;

Vepra e plotë poetike, Tiranë: K&B, 2011, 381 f.

Petro Marko, kalorësi rebel i lirisë – lartësi letrare universale

Është gjithashtu autor i poezisë së gjatë “Hakërrim”: Hani, pini dhe rrëmbeni! (1942)  njërës ndër poezitë më të bukura të poetit vlonjat Ali Asllani. Në poemthin “Hakërrim”, autori demaskon shtetarët servilë, hajdutë dhe tradhëtarë. Edhe pse shkruhet se është realizuar botimi i veprës së plotë poetike, për mendimin tonë, vepra letrare e Ali Asllanit ende nuk është botuar tërësisht, sepse, si duket, e “penalizon” libërthi i parë i tij vjeshërues “Mbreti ynë”, ngaqë ne ende paragjykojmë personin për të cilin shkruan një autor, jo vlerat dhe mesazhet që jep vepra e autorit kushtuar personit të shndërruar së paku personazh historik. Te personi ne shikojmë me imtësi veset dhe të metat, jo virtytet dhe vlerat; nuk e peshojmë me saktësi matematikore vlerën sociale, kombëtare dhe qytetare. Në vitin 2016, në nderim të 50 vjetorit të vdekjes së Poetit, kemi publikuar shkrimin: “Ali Asllani, dritëhijet dhe vepra e rrallë “Mbreti ynë”, 1935, që mori në qafë lirikun e madh”. Ndoshta ky poemth përkushtues e la në hije emrin e ndritshëm të Lirikut të madh vlonjat. Ali Asllani është regjistruar në kujtesën e shkruar të letërsisëë shqiptare si princ i lirikës shqiptare, në tërësinë tematike dhe të motiveve të kësaj gjinie: lirika filozofike, politike, patriotike, qytetare, dashurore, pooullore, erotike etj. Unikal. Ali Asllani është Dashnor i Poezisë së Vesuar.

 

Jetëshkrimi letrar: Petro Marko lindi në Dhërmi, më 25 nëntor 1913 dhe ndërroi jetë në Tiranë, më 27 dhjetor 1991, prehet sipas amanetit të tij në vendlindje. Ishte arsimtar, publicist, gazetar, anëtar i Grupit Komunist të Tiranës, interbrigadist e shkrimtar shqiptar. Kreu Shkollën Tregtare të Vlorës (1932). Gjatë luftës i burgosur nga fashistët dhe pas çlirimit nga komunistët. Kur P. Marko, bashkë me idealistë të tjerë, u nis drejt gadishullit të Pirenejve, Migjeni e me fjalët kthjelltësisht lapidare: “Nisja për në Spanjë është poema jote më e bukur” dhe vërtet humanisti shqiptar luftoi për Republikën e Spanjës.

I quajtur dhe Kalorësi rebel i Lirisë, Petro Marko mbetet i pambarimtë si shkrimtar dhe si jetë dhe nuk mund të themi që ai erdhi e iku si meteor. Me plot mendimin, themi që ai u lind si një kalorës i lirisë së fjalës, mendimit e veprimit të lirë për mirësinë njerëzore, duke respektuar në shkallën sipërore dinjitetin e njeriut e virtytet më të larta humane. Kushdo që lexon opusin letrar të Petro Markos, si dhe duke shfletuar me kujdes bibliografinë e tij, çdo studiues i veprës petromarkoiste konsolidon mendimin se ai është simbol i vërtetë e i drejtpërdrejtë i shkrimtarit  të spikatur e kryengritës  ndaj padrejtësive, ngado që ato vijnë, nga do që erërat fryjnë. Bindemi se ai që u lind në furtunë (1913), u rrit në furtunë, i përkiste, sikurse  Ernest Heminguej (1899-1961), Pablo Neruda (1904-1973), Ana Zegers (Anna Seghers, 1900-1983), Aleksei Tolstoi (1882-1945), Andre Malro (André Malraux, 1901-1976) dhe Ludvig Ren (Ludwig Renn,1889-1979), humanizmit  universal e dashurisë së kthjellët njerëzore; edhe pse, kur iku në fluturimin qiellor të përjetshëm, planetin përsëri e la në furtunë (1991). Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, për katalogun libra, janë 71 regjistrime të gjetura:

Veprat e botuara:

Poezi:

Horizont”, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1959, 212 f.; Prishtinë, 1972, T.: Omsca-1, 2001, 209 f.;

Poezia shqipe”, Tiranë, 1974;

Lejania: (largësi) – motive nga Lufta e Spanjës”, poezi dhe prozë, bot. i plotë, Tiranë: Omsca, 2002; 141 f.;

Erë e det: (Nase Labi)”, Tiranë: Kokona, poemë, 2004, 77 f.;

Tregime e novela:

Rrugë pa rrugë”: tregime e skica të mbledhura nga shtypi i viteve 1931-1936, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1964, 204 f.;

Urata, dhia dhe perëndia”, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1967; 159 f.;

Tregime”, Prishtinë: Rilindja, Biblioteka “Shkrimtarë shqiptarë”, 1972, 146 f.;

Tregime të zgjedhura, Tiranë: Omsca-1, 2003, 340 f.;

Roman:

Hasta  la vista” ka 11 regjistrime në Bibliotekën Kombëtare, bot. 1-Tiranë: NBSH, 1958, 470 f.; ribot.: T.: “Naim Frashëri”, 1966, 556 f.; T.: “Naim Frashëri”, SRZ, 1972, 550 f.; Shkup: Flaka, 2000, 574 f.; T.: Omsca, 2001, f. 451, etj.;

Qyteti i fundit”, 1960 (i famshmi, i diskutuari, moderni fillimtar, ribot.: Prishtinë: Rilindja, Biblioteka “Shkrimtarë shqiptarë”, 1972, 388 f.; ribot. i plotë, Tiranë: Omsca-1, 2000, 375 f.;

Shpella e piratëve”: roman për nxënësit e shkollave tetëvjeçare, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1964, 208 f.; ribot.: T. Drejtoria e Botimeve Shkollore, 1967, 154 f.; Prishtinë: Rilindja, 1968, 146 f.; T., Mësonjëtorja, 1998, 136 f.; T.: Logoreci, bot. plotë, 2005, 135 f.;

Stina e armëve”, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1966; 534 f.; ribot.: Tiranë: Omsca-1, 2003, 462 f.;

Ara në mal”, Tiranë: “Naim Frashëri”,1968, 437 f.; ribot.: T.: “Naim Frashëri”, 1974, SRZ, 443 f.; Prishtinë: Rilindja, Biblioteka “Shkrimtarë shqiptarë”, 1972, 429 f.;

Halimi”, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1959, 206 f.; ribot.: T.: “Naim Frashëri”, 1972,; Prishtinë: Rilindja, Biblioteka “Shkrimtarë shqiptarë”, 1972, 253 f.;

Një emër në katër rrugë”, 1973; ribot.: T.: Omsca-1, 2001, 427 f.;

U’ltimatum”, Tiranë: Naim Frashëri”, 1972, 334 f.; ribot.: “Ultimatum”, Prishtinë: Rilindja, Biblioteka “Shkrimtarë shqiptarë”, 1972, 320 f.; “Ultimatumi”, T.. Omsca-1, 2002, 310 f.;

Fantazma dhe plani tre plus katër”, Tiranë: Omsca, 2000, 192 f. ;

Të thjeshtët”, Tiranë: Naim Frashëri”, 1984; 294 f.;

Griva”, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1988, 247 f.; ribot. T.: Mësonjëtorja e parë, 1999, 127 f;

Nata e Ustikës”, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1989, 357 f.; (romani tjetër i bujshëm); ribot.: T.: Mësonjëtorja, 1998, 359 f.; T.: Almera, 2007, 287 f.; T.: Dita Books, 2010, 287 f.;

Nis kolana: Vepra letrare/ Petro Marko, 1990, por u realizua vetëm “Vepra 3: Hasta la vista” [1958]; Tiranë: “Naim Frashëri”, 2001, 555 f.;

Intervistë me vetveten: Retë dhe gurët”, Tiranë: Omsca, 2000, 556 f.;

Çuka e shtegëtarit”, Tiranë: Omsca, 2001, 284 f.;

Një natë dhe dy agime”, bot. i plotë, Tiranë: Omsca, 2001, 560 f, (motërzim i plotë i “Nata e Ustikës”, sipas origjinalit);

Publicistikë:

Ditën që rrojta unë…” : gazetari dhe eseistikë, Tiranë: Kokona, 2004, 286 f.;

“Gazetari, mbreti dhe liria”, Prishtinë: Rilindja, Biblioteka “Shkrimtarë shqiptarë”, 1972, 287 f.;

Lufta e Spanjës 1936-1939: shënime historike dhe kujtime nga vullnetarët shqipëtarë”, [red.]; Tiranë: 1959, 224 f.;

Përkthime:

“Kitarra Kubane”: vjersha dhe poema/ Nicolas Guillen, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1964, 116 f.;

“Poezi”/ Federico Garcia Lorca, Prishtinë: Rilindja, 1978, 98 f.

Ku shkon, kalorës i vdekur?: poetë hispano-amerikanë: Marti, Giljen, Lorka etj.”, Elbasan: Onufri, 1996, VII, 225 f.;

Të tjerët për Petro Markon:

Petro Marko: bibliografi/ Katerina Goshi, Tiranë: “Naim Frashëri”, 2006, V, 388 f.;

Voluntarios de la libertad: Petro Marko, “Hasta la Vista” y los Brigadistas albaneses en la Guerra Civil Espanola = Vullnetarët e lirisë: Petro Marko, “Hasta la Vista” dhe brigadistët shqiptarë në Luftën Civile Spanjolle/ shkroi Manuel Montobbio; shkroi e përkth. në spanj. Marta Maria Garcia Suarez; shkroi Aranita Marko; shkroi Xhevahir Spahiu; shkroi e përkth. në spanj. Ramón Sánchez Lizarralde; shkroi Ana Peréz; shkroi Petro S. Luarasi; përkth. në spanj. Skënder Vuçini; përkth. në spanj. Lorida Demiraqi; realizoi filmin Namik Ajazi; Madrid: Agencia Espanola de Cooperacion Internacional para el Desarrollo, 2009,  174 f., etj.

Profili i Petro Markos shfaqet si shqiptar fisnik, si qytetar i denjë i botës, si shkrimtar i dashurisë humane, kalorësi rebel i lirisë – lartësi letrare universale, i pakrahasueshëm me tjetërkënd.

blank

Brenda zemrës së At Zef Valentinit, nuk flakëron vetëm zjarri i një albanofili – Nga Ndriçim Kulla

Në vazhdim të udhës së vet në “historinë” e mendimit kritik shqiptar, i prirur edhe nga formimi i tij i spikatur e i rreptë me theks klasik, prifti jezuit At Giuseppe (Zef) Valentini shpejt do të gjendej në pragun e kërkimit dhe të zbulimit të asaj çka klasike përmban brenda saj tradita letrare shqiptare. Kështu, ai ishte i pari që rrëmoi në vargun e humanistëve të mëdhenj shqiptarë duke shkruar një studim të gjatë (në disa numra) për më të madhin prej tyre, Marin Beçikemi (me nëntitullin “Një humanist shkodran”), për të kaluar më pas në sprovat madhështore mbi De Radën (“Jeronim De Rada në literaturën dhe historinë shqiptare”) dhe Zef Skiroin (“Zef Skiroi: përfaqësuesi i traditës klasike të poezisë shqiptare”). Përsa i përket veprës së De Radës, te Valentini spikat mbi të gjitha trajtimi i mprehtë e filozofik që ai i bën karakterit parësor e mbizotërues të shpirtit të poetit, religjiozitetit, bazuar filologjikisht edhe në detajet që jep vetë autori në shkrimet e tij autobiografike. Në këtë këndvështrim, duke nxjerrë në pah mistiçizmin e De Radës, sentimentit që shfaq veten më shumë se të gjithë të tjerët në poezinë e tij, studiuesi argumenton se prej zemrës së këtij mistiçizmi grafullon pohimi konstant i një previdence, që ruan në vetvete fatet e njeriut, të kombeve e të gjithë botës.
Një sentiment ky që e bindi De Radën të ndihej i shënjuar për të ringjallur shpirtin e bashkëkombasve të tij, duke besuar se mbarte mbi vete një mision të pashlyeshëm nga çfarëdolloj shtypje dhe pengimi. Një mision të cilit Valentini do t’i përgjigjej me të gjithë pathosin shqiptar të kredos së tij. “Edhe ne si ai, besojmë në providencën e kësaj vepre”… “E mund të thuhet pa ndrojë se De Rada qe i pari që arriti t’i bëjë të njohur Evropës ekzistencën e një Shqipërie – Atdhe të heronjve e truall të njerëzve me sentimente fisnike – të denjë për të rrojtur një jetë të tyren krahas të gjithë atyre kombeve që Zoti u ka dhënë një fytyrë, e rrjedhimisht një mision”.
Por nga ana tjetër, s’mund të lëmë pa përmendur e pa i quajtur Pilatë, të gjithë ata që nuk arrijnë dot të njehësohen me konceptin religjioz fisnik të Atdheut, pikërisht pse “për ta është më interesante lënda se sa shpirti i veprës”…
E diku më tej, ai shpall hapur thirrje-sfidën e tij për të gjithë shqiptarët, duke thënë: “Ndaj, ne vazhdojmë të kemi edhe sot, të njëjtën kredo me De Radën. Besojmë si dhe ai në Zot, e besojmë si dhe ai në Providencë, rrjedhimisht besojmë edhe në misionin që zoti i ka dhënë Shqipërisë e që do të bëhet realitet vetëm atehëre kur të vihen në jetë idealet fisnike të De Radës”.
Pra, po të kalojmë përtej meritave letraro-shkencore të studimit dhe ta zhveshim atë nga petku i klerikut, fjalë të tilla janë emblemë e faktit se brenda zemrës së At Zef Valentinit, nuk flakëron vetëm zjarri i një albanofili (gjë, që dhe më vete do të qe kolosale), por gjallon regëtima më përshkënditëse e zemrës së një shqiptari të zhurritur për Atdheun e vet. Për këtë lloj zjarrmie proverbiale dashurie, brezat le t’i mbeten përjetësisht mirënjohës kujtimit të tij.
Po megjithatë, ai nuk mbeti me kaq. E vazhdoi hulumtimin edhe në veprën e italo-arbëreshit tjetër të madh, Zef Skiroit, duke nxjerrë në dukje frymëzimin e poetit bazuar nga njëra anë në njohjen e thellë të këngëve tradicionale shqiptare dhe nga ana tjetër në traditën klasike të Karduçit, Dantes dhe Naim Frashërit, për të arritur në një formë aq të përpiktë e të lëmuar rime e ritmi e me një mjeshtëri të atillë në përdorimin dhe ndriçimin e vlerës së fjalës, që asnjë poet shqiptar para dhe pas tij s’arriti ta tejkalojë. Madje për kryeveprën e pambaruar të Skiroit, “Kthimi”, Valentini do të shprehej akoma dhe më bujshëm, duke i mëshuar idesë së njohjes së saj në rolin e një poeme të shenjtë të një doktrine të lartë – si kryevepra e poezisë filozofike dhe religjioze shqiptare – e cila për nga shtrirja dhe thellësia e doktrinës që përfaqëson, për nga kthjelltësia, fuqia shprehëse, shkrepëtima dhe lartësia marramendëse e gjuhës së përdorur, është për shqiptarët ajo ç’ka është për italianët “Komedia hyjnore” e Dantes.
“Madje, përveç kësaj, “Kthimit” duhet t’i njihet – akoma dhe më shumë se çdo gjë tjetër – parësia në rang botëror si poemë e ekumenizmit, ku çdo e vërtetë filozofike dhe religjioze arrin të shprehet ashtu siç mund të konceptohet më mirë, brenda ambjentit të vet, të marrë, të çliruar nga lënda bazë, e pastaj të ripunuar si një diamant, të ngallmuar për të shkëlqyer fisnikërisht në kurrorën e mrekullueshme të katoliçizmit më ortodoks; e bashkë me të edhe vetë Shqipëria e vogël, aq e ngucur në kufij, po aq vërshonjëse në vitalitet njerëzor, gjithnjë e më shumë efikase sa më shumë e injoruar, aq xheloze në ruajtjen e individualitetit të saj etnik, po njëherësh edhe aq universaliste, kaq fatkeqe, por dhe gjithmonë e ruajtur nga Zoti në vijim të misionit të saj sekret; Ja, falë tij, Shqipëria e vogël dhe e madhe, zë një vend të merituar, në mos nderi, në historinë e ekumenizmit botëror”.
Po kaq e paharrueshme është edhe përpjekja tjetër e Valentinit për të analizuar veprën e Koliqit. Në këtë pikë, do të qe me vlerë të paraqisnim teknikën dhe zgjedhjen e veçantë të metodës që Valentini përdorte në kompozimin e një kritike letrare. Në studimet e tij, vendin parësor nuk e zë kurrë vepra letrare në autonominë e saj, me përfundimet pasuese, vlerësuese apo paragjykuese; përkundrazi, parësor dhe konstant është qëllimi për të rrokur heteronominë në thelbin e vet, ose e shpjeguar më tej, për të ngërthyer indet e larmishme e nyjet e pazgjidhshme të lidhjeve me format e qytetërimit dhe ethshmërinë shekullore të jetës kolektive, prej së cilës ato marrin domethëniet më të vërteta e më të përjetshme. Shembulli më i mirë i përdorimit të kësaj metodologjie është sprova “Jeta shkodrane përmes shkrimeve të Koliqit”, e përpunuar më vonë në të famshmen “Shkodra dhe poeti i saj”, sprovë në të cilën hapësira (vepruese) e poetit shërben me një efikasitet befasues në kuptimin e ideologjisë dhe spiritualitetit intim që qarkullon në veprën letrare të Koliqit, të poetit i cili qe i pari që arriti të kuptojë e të këndojë në lirikat e tij Shkodrën, “këtë qytet sekret e shumëformësh, që sa më shumë ta njohësh e ta studiosh aq më shumë forma të reja i zbulon; ato të duken sikur të zhvillojnë shumë kinde të këtij sekreti, kur në realitet të bëjnë të gjendesh përballë një misteri të ri”.
Është interesante të përmendim këtu edhe një “Epistull” të botuar në LEKA, ku Zef Valentini bën një recensë të veprës “Gjurma e stinvet”, përmbledhjes me lirika të Koliqit, të sapobotuar, më 1933. Me një varg njëmbëdhjetërrokësh e me ton shakator, autori nga njëra anë stigmatizohet për “një panteizëm të lehtë-ravijëzuar e të nëndheshëm, estetik dhe klasik, të llojit të Karduçit, apo dhe të Virgjilit”, dhe nga ana tjetër lëvdohet për “stilin e tij muzikal, të përpunuar dhe të kultivuar…”
Duke bërë krahasimin midis Mjedjës dhe Koliqit, Valentini vëren se “gjer në kohën e daljes së tyre, Shkodra s’kish pasur kurrë një poet të sajin. Duam të themi jo një poet që t’ishte biri i saj e ta ilustronte hijshëm me famën e vet, por një poet që ta ndjente e ta kremtonte në gjithë madhështinë e kësaj fame”.
Aq më tepër që Shkodra e asaj kohe ishte një thesar i çmuar vlerash me të cilat s’mund të mburrej asnjë qytet tjetër, ku mbi të gjitha spikaste katoliçizmi i saj i përjetshëm e i palëkundur kurrë, për të cilin mund të thuhet se ajo ka shoqe vërtet shumë të rralla në të gjithë botën katolike.
Sepse janë pikërisht këto karakteristika të historisë së qytetit, ajo lëndë që Koliqi rroku, blatoi por edhe përjetoi në mënyrën e vet misterioze prej shpirti poeti. Është pikërisht kjo aventura në të cilën ai u rrek: “Të ndjekë fijet e pejzave të shpirtit shkodran, me rezultat atë “shkundje” të fortë ideologjike që ai arriti t’i japë kësaj bote në krizë të plotë transformimi, për shkak të shqyerjes nga aspiratat e reja për të provuar bashkë me kënaqësinë e kësaj shkundjeje edhe shijen e skandalit që i rri gjithmonë përbri gjithçkaje: “për konservatorët ajo nuk qe mjaftësisht konservatore, për inovatorët tejmasësisht konservatorë”, një skandal ky që asokohe nga letrar shndërrohej menjëherë edhe në moral”.
Një ambjent tjetër, goxha thelbësor për kulturën shqiptare, ku Zef Valentini dhe revista Leka e udhëhequr prej tij, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme është ai i gjuhës. Janë të famshme artikujt dhe linja që ato propozojnë të ndiqet në “luftën” për krijimin e një gjuhe të unifikuar, që duhet të kalojë një pas një, e pa u ngutur, të gjitha etapat e këtij procesi:vlerësimin, pasurimin e pastaj bashkimin. Kështu, Leka, kërkon mbrojtjen e jetës së të dy dialekteve gegë dh toskë, pasi unifikimi lipset të vijë në mënyrë natyrale, me qëllim që thesari linguistuik shqiptar të shndërohet në pasuri të përbashkët të kombit. Gjuha, është vërtet pasuria dhe trashëgimnia më e madhe e një kombi, por edhe diferencat dialetikore janë pasuri; Ja, pse në çdo dialekt duhet të ruhen dhe te pasurohen vlerat etnike dhe më domethënëse, që arrijnë të ushqejnë këtë instrument ekspresiv kombëtar. Gjuha artificiale dhe e dekretuar, është privilegj vetëm i pak profesionistëve, është shkatërrim për kombin dhe kulturën e tij. Ndaj, për ta mbrojtur shqipen nga ky rrezik, ai këshillon më shumë studim dhe kopetencë për ta zgjidhur barazisht këtë problem.
Lê të nisemi, thotë, prej një parimi: çështja e gjuhës mund të shihet në dy pikëpamje: pikëpamja e ndjesive vëllazërore kombëtare dhe pikëpamja letrare. “Ka shqiptarë, që prej zellit të sinqertë të bashkimit kombëtar do të donin të zhduknin çdo ndryshim mes krahinave, me mjete të shpejta e madje edhe të rrepta”, vëren ai, mirëpo ky është një gabim! Miqësija apo dashurija, ashtu si dhe harmonija, pohojnë psikologët, nuk del prej tërësisë së plotë, por prej një uniciteteti të pjesëve të marra me gjithë ndryshimet e tyre dalluese. Zhdukni ndryshimet, e s’do të keni më harmoni, por një “unissono” të mërzitshme.
Në po këtë paralelizëm, mund të përcaktojmë se edhe po të arrijmë të zhdukim ndryshimet gjuhësore, s’do të mundim të zhdukim asnjëherë ndryshimet gjeografike e fiziologjike, ndryshimet materjale të interesave apo ndryshimet e veçanta të karakterit e të ndjesisë.
Kúr të ndalohet përdorimi i dialekteve, e të vendoset me dekret një gjuhë zyrtare, secila anë ka për t’u ankuar se është lënë pas dore; ndoshta ka për t’iu bindur autoritetit apo fuqisë përcaktuese, por ka për të ndryrë në zemër njëmijë idhnime, të gatshme për të shpërthyer një ditë. E dëfton këtë gjë, në daçim të japim një shembull, historija e Spanjës. Aty unjisimi zyrtar në gjuhën kastiljane u bë me dekret, por përsëri krahinat pas disa qindravjetësh e rimëkëmbën “seperatizmin” e tyre, e bashkë me të edhe letërsitë e ndrydhura dialektore; E ky ishte një nga shkaqet, që më së forti ndihmuan revolucionin dhe prunë shkatërrimin.
Edhe në pikëpamjen letrare, është gabim themelimi artificial i gjuhës së përbashkët. Gjuha e një kombi nuk është vetëm përftimi i ligjeve gjuhësore dhe gërshetimi i disa ndodhive historike, por është mjeti kryesor i jetës ligjore, shkencore dhe estetike të kombit. Lipset ta nënvizojmë cilësorin estetik, pasi ashtu sikurse virtyti është kulmi i jetës morale, po ashtu dhe estetika, kur zotëron themelin e së vërtetës, është kulmi i jetës njoftimtare; e ky pohim mund të thuhet si për një person, ashtu dhe për një komb.
Prandaj, këshillon studiusi i hollë, nuk duhet ta humbasim pusullën duke dashtë me ngut krijimin e një gjuhe të vetme, por duhet të ndruhemi edhe nga gjykimi i nesërm, në rast se krijojmë një gjuhë letrarisht të dobët. Shqipen, shumë linguistë të shquar, në pikëpamje letrare, e lëvdojnë për gjuhë të pasur, të aftë për t’u pasuruar, e me visare estetikë të mëdhenj e të ndryshëm.
Mirëpo një pasuri e tillë nuk shfaqet tërësisht qoftë prej njërit ashtu dhe prej tjetrit dialekt, as prej njërit apo tjetrit burim të fjalorit të shqipes; Kjo pasuri del prej të gjitha këtyre të marra së bashku. Nga ana tjetër duhet të konsiderohet veçanësisht edhe faktori psikologjik. Nuk mjafton vetëm unjisimi i gjuhës, por duhet këqyrur që brenda saj elementët e veçantë të mos rrijnë përdhunshëm, por lirshëm; Çështja e gjuhës është padyshim një çështje arti e arti lyp gjendje psykologjike të lirshme e jo shterngesë të papranueshme vullndetarisht. Prandaj, përtej idesë së unjisimit me dekret, duhet lënë që çështja të zhvillohet e të zgjidhet në mënyrë të natyrshme, e në mënyrë që të gjitha visaret e brumit të gjuhës të hyjnë të pacënuar në pasurinë e përbashkët. E këtu duhet të nënvizojmë mënyrën e kryerjes së këtij proçesi: jo vetvetiu, por natyrisht. „Vetvetiu” do të thotë pa ndërfutur interesimin tonë, kurse „natyrisht” nënkupton një bashkëveprimin tonë në përkim me ligjet e natyrës. Është, pra, po ai ndryshim që shihet ndërmjet tokës djerrë dhe tokës së lëruar; e me lëru nuk do të thotë të luftosh kundra ligjeve të natyrës, por t’i njohësh e t’i shtish ato në punë nëpërmjet një metodike të caktuar.
Janë vlerësime vërtet të çmuara, që lipset të kihen parasysh edhe sot.
“Veçse unë besoj se ja hamë hakun At Valentinit kur e kundrojmë atë vetëm si historian a si studjues të letërsisë sonë”, do të shkruante vite më vonë , Namik Resuli, në fjalën e përvjetimit të 70-vjetorit të lindjes së tij. Veprimtaria e Valentinit duhet gjykuar edhe nga një pikëpamje tjetër, që na përket më drejtpërdrejtë, dua të them si shkrues i gjuhës shqipe. Është thënë se Valentini e di shqipen si një shqiptar, më mirë se një shqiptar. Po nuk mjafton. Kush i këndon disa shkrime të tij shqipe ka një përshtypje më të thellë: e ndjen se At Valentini ka edhe një stil të tijin, që e dallon nga shkrimtarët e tjerë shqiptarë, një stil që unë po e cilësoj “të kyçosur”, a si i thonë italianët “a catenaccio”, ku tërthorazi atyre fjalive të kurdisura si ingranazhi i një makine çfaqet a nëpërduket tërë dialektika dhe rigoroziteti i arësyetimit të tij. Si i tillë, këtij ati, duhet t’i bëjmë një vend edhe në radhën e publicistëve tanë më të njohur. Aq më tepër që ky përcaktim, shoqërizuar edhe me emërtimin e mjeshtrit të kritikës letrare apo “Papa Xhovani” i kritikës, i jep akoma dhe më shumë vlerë e “qëndresë” në kohë studimeve valentiniane për elitën e poezisë shqipe.
Madje, po të kalojmë përtej meritave letraro-shkencore të studimit dhe ta zhveshim atë nga petku i klerikut, mund të zbulojmë se fjalë të tilla janë emblemë e faktit se brenda zemrës së At Zef Valentinit, nuk flakëron vetëm zjarri i një albanofili (gjë, që dhe më vete do të qe kolosale), por gjallon regëtima më përshkënditëse e zemrës së një shqiptari të zhurritur për Atdheun e vet. Edhe për këtë lloj zjarrmie proverbiale dashurie, brezat e shqiptarëve le t’i mbeten përjetësisht mirënjohës kujtimit të tij.


blank
blank
Send this to a friend