VOAL

VOAL

Kurti u bën thirrje serbëve të mos bien pré e dezinformatave

August 10, 2022

Komentet

Paga minimale u rrit në të gjitha vendet e Rajonit në 2025, në Shqipëri mbetet ende më e ulëta

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më të njëjtin ritëm.

Bosnja dhe Hercegovina kishte diferencën më të madhe paga-produktivitet, ndërsa Serbia më të ulëtën, pasi rritja e pagave shoqërua me një rritje të ngjashme të produktivitetit prej 7 për qind, sipas një analize të fundit të Bankës Botërore në raportin e fundit ekonomik për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Që nga janari i vitit 2025, rritja më e madhe në rajon e pagës minimale u vu re në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës (FBiH), ku paga minimale u rrit me 60 për qind në 892.3 euro.

Në Republikën Srpska, paga minimale arriti 1,023.5 euro nga rreth 687.4 euro që ishte më parë, pavarësisht nga niveli arsimor i punonjësve.

Si pjesë e indeksimit të rregullt, pagat minimale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut u rritën me përkatësisht 13.2 dhe 8.1 për qind për vitin 2025. Paga minimale më e lartë në rajon mbetet në Mal të Zi pas rritjes së vitit të kaluar, e cila gjithashtu i diferencon punonjësit bazuar në nivelin e tyre të arsimit.

Ndërkohë, paga minimale në Shqipëri mbeti e pandryshuar në rreth 404 euro, ndërsa paga minimale e Kosovës, me 350 euro me diferencë të larta nga rajoni.

Serbia regjistroi rritjen më të lartë mesatare të pagave reale në vitin 2024, me 9.1 për qind, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 9.0 për qind. Shqipëria, dhe Bosnja dhe Hercegovina regjistruan një rritje mesatare të pagave reale prej rreth 8 për qind, ndërsa Mali i Zi pasoi me një rritje prej 6.9 për qind.

Rritja e pagave ishte të paktën dyfishi i rritjes së produktivitetit në shumicën e ekonomive të Rajonit.

Banka Botërore sugjeron se 6 vendet e Ballkanit Perëndimor mund të rrisin perspektivat e tyre duke përshpejtuar zbatimin e reformave strukturore. Vendet vazhdojnë të përballen me sfida të konsiderueshme, të tilla si pjesëmarrja e ulët në tregun e punës, nivelet e larta të informalitetit dhe rritja e ngadaltë e produktivitetit.

Këto çështje pengojnë progresin ekonomik dhe kufizojnë potencialin për zhvillim të qëndrueshëm.

Zhvillimit të sektorit privat vendas është thelbësore për gjenerimin e mundësive të punësimit dhe nxitjen e inovacionit, të cilat janë thelbësore për rritjen afatgjatë.

Pavarësisht progresit në uljen e papunësisë gjatë dekadës së fundit, rajoni ende përballet me sfida të rëndësishme strukturore. Në vitin 2024, papunësia ishte mesatarisht 10.1 për qind, me ndryshime të dukshme midis vendeve (duke filluar nga 8.6 për qind në Shqipëri dhe Serbi, në 12.6 për qind në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Punësimi i të rinjve mbetet një shqetësim kritik, me një shkallë mesatare papunësie prej 25 për qind, ndërsa pjesëmarrja e femrave në fuqinë punëtore është vetëm 45 për qind, krahasuar me 64.2 për qind për meshkujt. Inaktiviteti arrin mesatarisht 45.4 për qind të popullsisë në moshë pune.

Shkallët e larta të informalitetit dhe emigrimi i jashtë i punëtorëve të kualifikuar kufizojnë më tej perspektivat e rritjes.

Sakaq, rritja e rreziqeve nga moti, siç janë nxehtësia ekstreme, thatësira, përmbytjet dhe ndryshimi i modeleve të reshjeve zvogëlojnë më tej produktivitetin e punonjësve, rrisin rreziqet e shëndetit në punë, dëmtojnë asetet prodhuese dhe prishin sektorët kryesorë ekonomikë që varen nga kushtet e qëndrueshme të motit, siç janë bujqësia, ndërtimi dhe turizmi./Monitor

Numri i shqiptarëve që vuajnë nga një formë e varfërisë relativë përfshin gati gjysmën e popullsisë në vend

Nga këndvështrimi i qytetarëve, pabarazia ekonomike në Rajon dhe në Shqipëri është më e lartë se matjet zyrtare, evidentoi Banka Botërore në raportin e rregullt ekonomik të pranverës për Rajonin e Ballkanit.

 

Në Shqipëri, p.sh, koeficienti GINI që mat treguesin e pabarazisë është 36.0 ( ku 0 kupton barazi totale, ku të gjithë kanë të njëjtat të ardhura deri në 100 pabarazi maksimale, ku një person i vetëm zotëron gjithçka), por 82.2% e qytetarëve perceptojnë pabarazi të lartë e cila po vjen në rritje.

Në Kosovë, koeficienti GINI është 29.0, ndërsa 54.8% e popullsisë percepton një pabarazi të lartë.

Në Mal të Zi, matja objektive është 34.4, por perceptimi i pabarazisë arrin 49.6%. Në Maqedoninë e Veriut, matja është 33.6, ndërsa perceptimi arrin 82.9%. Në Serbi, indeksi GINI është 33.1, ndërsa 67% e popullsisë ndjejnë se pabarazia është rritur. Në Bosnjë dhe Hercegovinë indeksi GINI është 28.8, ndërsa perceptimi është 64.4%.

Banka sheh me shqetësim faktin se, perceptimi i pabarazisë jo vetëm që mbetet i lartë, por besohet se po përkeqësohet. Rreth dy të tretat e popullsisë në rajon mendojnë se hendeku mes të pasurve dhe të varfërve është rritur gjatë katër viteve të fundit. Në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, mbi 80% e të anketuarve ndajnë këtë bindje.

Faktorë si pasiguria në rritje në tregun e punës, përhapja e formave joligjore të punësimit, polarizimi i tregut të punës dhe pabarazitë mes brezave, ku të rinjtë përballen me sfida më të mëdha po ndikojnë në rritjen e pabarazisë.

Me përjashtim të Maqedonisë së Veriut, një përqindje relativisht e lartë e të anketuarve në vendet rajonit janë të gatshëm të kontribuojnë financiarisht për ngushtimin e këtij hendeku.

Pabarazitë ekonomike perceptohen në rritje në vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6), edhe pse nivelet e varfërisë janë në rënie. Ka një perceptim të përhapur mes qytetarëve se hendeku midis të pasurve dhe të varfërve është shumë i madh dhe duhet të zvogëlohet.

Perceptimi i qytetarëve në Ballkanin Perëndimor për pabarazinë bie në kontrast me koeficientin GINI i cili është përgjithësisht 40, një nivel që, sipas Bankës Botërore, nuk klasifikohet si pabarazi e lartë sipas standardeve ndërkombëtare.

Vendet e rajonit dhe sidomos Shqipëria dominohen nga stabiliteti ekonomik, me rritje të qëndrueshme, ulje te deficiteve fiskale, borxhit publik etj, por nga ana tjetër zhvillimet në ekonominë reale tregojnë një shpërndarje jo të barabartë të rritjes ekonomike.

Teksa ekonomia rritet, numri i personave që vuan nga një formë e varfërisë relativë dhe përjashtimit social në Shqipëri përfshin gati gjysmën e popullsisë./Monitor

Image

Osmani për të zhdukurit gjatë luftës: Kurrë nuk do të ndalojmë së kërkuari drejtësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ritheksuar angazhimin e vazhdueshëm për drejtësi për të zhdukurit me forcë gjatë luftës në Kosovë, duke e cilësuar si një betejë që nuk do të ndalet.

Në Ditën Kombëtare të të Zhdukurve me Forcë, Osmani ka kujtuar mbi 1600 qytetarë të Kosovës, të cilët ende mbeten të zhdukur nga lufta e tmerrshme e Serbisë, duke theksuar se Serbia është përgjegjëse për këto krime.

“Në Ditën Kombëtare të të Zhdukurve me Forcë, kujtojmë mbi 1600 qytetarë tanë – nëna, baballarë, fëmijë – që ende mbeten të zhdukur nga lufta gjenocidale e Serbisë. E dimë kush është përgjegjës. E dimë ku qëndrojnë përgjigjët. Dhe kurrë nuk do të ndalojmë së kërkuari drejtësi për çdo jetë të vjedhur, çdo të vërtetë të fshehur, çdo varr të mbuluar”, ka shkruar Osmani në ‘X’. sn

Kurti: Të ushtrohet presion mbi Serbinë, që të zbardhen krimet e luftës në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar një shtim të presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë për hapjen e arkivave dhe zbardhjen e të vërtetës lidhur me krimet e luftës të kryera në Kosovë.

Ai theksoi se kjo është jetike për të sjellë drejtësi dhe për të ndëshkuar ata që janë përgjegjës për gjenocidin që ka ndodhur në Kosovë. Sipas Kurtit, është e nevojshme që sistemi i drejtësisë në Kosovë të veprojë me efikasitet dhe që të ketë mbështetje ndërkombëtare në zbardhjen e këtyre krimeve, të cilat kërkojnë përgjigje urgjente.

Në një postim në Facebook, Kurti përkujtoi masakrën e 27 prillit 1999 në Mejë dhe Korenicë, ku 376 civilë shqiptarë u vranë nga forcat serbe, dhe trupat e tyre u fshehën dhe u rivarrosën në disa varreza masive, përfshirë edhe në Serbi. Ai gjithashtu përmendi tragjedinë e Pashke Krasniqi Markaj, nënës që humbi dy djemtë e saj dhe që më vonë u vetëvra për të shprehur dhimbjen për humbjen e tyre. Kurti theksoi se viktima nuk janë vetëm ata që janë zhdukur, por edhe familjet e tyre, të cilat vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për këtë krim që ende mbetet i pazbardhur. bw

Tregtia me Rajonin- Shqipëria humbi terren në vitin 2024, produktet vendase po bëhen jokonkurruese

Vitin e kaluar, Shqipëria humbi terren në tregun e eksporteve në vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Malin e Zi.

Produktet shqiptare po bëhen jokonkurruese me vendet e Ballkanit, por edhe më gjerë, si rrjedhojë e rënies së vlerës së Euros, rritjes së kostove të brendshme dhe mungesës së politika fiskale që nxisin prodhimin me kosto të ulët.

Në vitin 2024, volumet e tregtisë së Shqipërisë me Rajonin ranë 9% në krahasim me vitin e mëparshëm. Reduktimin më të fortë e kishin eksportet shqiptare në rajon, me rreth 14% më pak se më 2023, teksa importet ranë me vetëm 1%.

Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në përpjekje për krijimin e një tregu të përbashkët si një kusht paraprak për anëtarësimin në Bashkimin në Tregun Europian.

Afërsia gjeografike dhe stili i ngjashëm i jetesës e favorizon tregtinë, por barrierat dhe mungesa e traditës së bashkëpunimit po mban të ndrydhur rritjen lineare të tregtisë.

Vitin e kaluar, eksportet e Shqipërisë në rajon pësuan rënie dyshifrore me të gjitha vendet, përveç Bosnjës.

Në vitin 2024, bilanci tregtar shënoi deficit edhe me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, teksa mbeti pozitiv, ndonëse me ulje me Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi. Në vitin 2023, Shqipëria kishte eksporte më të larta se importet me të gjitha vendet e Rajonit, përveç Serbisë.

Tregtia me Rajonin zuri 9.6%% të totalit të volumit tregtar në vlerë vitin e kaluar nga 10.4% që ishte më 2023.

Partneri kryesor tregtar i Shqipërisë në Rajon është ana tjetër e kombit, Kosova. Tregtia ndërmjet shteteve tona zuri 43% të volumit tregtar me Rajonin, teksa partneri i dytë tregtar është Serbia me 24%, Maqedonia e Veriut me 19%, Mali i Zi me 8.3% dhe Bosnja me 4%.

po të kishin harmonizuar politikat dhe të shfrytëzuar potencialet që ofron kombi, Shqipëria dhe Kosova do të ishin bërë konkurruese si ekonomi në Rajon dhe gjithashtu do të kishin përfituar nga ekonomia komplementare që ofrojnë dy shtetet.

Eksportet e Shqipërisë përveçse në Rajon kanë humbur terren edhe në BE dhe vende të tjera. Gjatë vitit 2024, eksportet e mallrave arritën vlerën 373 miliardë lekë, duke u ulur me 15,4%, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 894 miliardë lekë, duke u rritur me 2,5%, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 522 miliardë lekë, duke u rritur me 20,7%, krahasuar me vitin 2023. Një seri njësish prodhimi kanë hyrë në një cikël zinxhir falimenti, për shkak të humbjeve të akumuluara nga kursi i këmbimit.

Eksportet e Shqipërisë në Rajon dominohen nga ushqimet dhe kryesisht prodhimet e serrave, materialet e ndërtimit dhe lëndët djegëse, teksa edhe importet nga vendet e tjera janë kryesisht ushqime, drithëra, bulmet, mish, lëndë djegëse, prodhimet farmaceutike etj./Monitor

Përfundon mesha mortore, arkivoli niset drejt kishës Santa Maria Maggiore, aty ku do të prehet Ati i Shenjtë

Mesha mortore në nder të Papa Françeskut ka përfunduar dhe arkëmorti është nisur drejt kishës Santa Maria Maggiore, aty ku do të prehet Ati i Shenjtë.

Procesioni do të largohet nga Vatikani, duke ndjekur një rrugë 6 km (3.75 milje) mbi lumin Tiber.

Më pas ai do të kalojë përmes Romës qendrore në Piazza Venezia, duke kaluar pranë Koloseut, përpara se të kthehet në veri për të mbërritur në Santa Maria Maggiore.

Tri mijë vullnetarë janë vendosur përgjatë rrugës për të ofruar udhëzime, ndihmë mjekësore dhe ujë për qytetarët e vendosur anash rrugës të cilët e kanë nderuar me duartokitje kalimin e kortezhit.

Varrimi brenda kishës nuk do të jetë i hapur për publikun, megjithëse turma tashmë po mblidhet jashtë.

Mesha mortore e Papa Françeskut nisi në orën 10:00, ku arkivoli me trupin e tij u transportua nga Bazilika e Shën Pjetrit në Sheshin e Shën Pjetrit.

Shërbimi i varrimit të Papës Françesku këtë mëngjes u udhëhoq nga dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Giovanni Battista Re.

Mesha e varrimit të Papa Françeskut nisi me antifonin e hyrjes – një përzgjedhje vargjesh psalmesh ose pjesësh të shkrimeve të shenjta që këndohen ose recitohen tradicionalisht.

Image

Antifoni i hyrjes:

“Pushim i përjetshëm jepi atij, o Zot, dhe le të shkëlqejë mbi të drita e përjetshme.

Lëvdimi të takon në Sion, o Perëndi. Ne i përmbushim zotimet tona në Jeruzalem.

Ju që e dëgjoni lutjen tonë. Te ju do të vijë çdo mish.

Veprat tona të këqija janë shumë të rënda për ne, por vetëm ju mund t’i falni shkeljet tona.

Lum ai që ju zgjidhni dhe thërrisni të banojë në oborret tuaja.

Jemi mbushur me të mirat e shtëpisë sate, të tempullit tënd të shenjtë.

Në emër të Atit dhe të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë.

Paqja qoftë me ju.

Dhe me shpirtin tuaj”.

Image

Papa Françesku do të prehet në një arkivol të thjeshtë prej druri dhe në vend që të varrosej në tre arkivole, ai kishte kërkuar që të varrosej vetëm në një.

Këto dëshira të fundit më modeste pasqyrojnë gjithashtu se kush ishte ai si udhëheqës i Kishës Katolike.

130 delegacione dhe mbi 200 mijë qytetarë u mblodhën sot në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut.

© SYRI.net

Vatikan, përfundon funerali i Papa Françeskut. Arkivoli do të transportohet në Bazilikën e Romës “Santa Maria Maggiore”

Funerali i Papa Françeskut ka përfunduar. Këmbanat e Bazilikës së Shën Pjetrit kanë rënë, duke i dhënë fund shërbimit pas 2 orësh e 10 minutash.

Arkivoli i Papa Françeskut tani do të transportohet përtej lumit Tiber në Bazilikën e Romës “Santa Maria Maggiore”, ku këmbanat po bien gjithashtu përpara mbërritjes së trupit të Papës.

Santa

Shërbesa përfundoi me Kantikun e Virgjëreshës së Bekuar, të njohur edhe si Magnificat.

“Shpirti im madhëron Zotin dhe shpirti im gëzohet në Perëndinë, Shpëtimtarin tim”, këndonte kori. bw

 

 

 

Begaj dhe Osmani bënë homazhe në Vatikan për Papa Françeskun

Presidentja Vjosa Osmani dhe presidenti Bajram Begaj gjatë homazheve në Vatikan.

 

Radio Evropa e Lirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe para arkivolit të Papa Françeskut, që vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare.

Osmani homazhet në bazilikën e Shën Pjetrit i bëri së bashku me homologun e saj shqiptar, Bajram Begaj, dhe me kardinalin, Ernest Simonin.

“Sot, në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, së bashku me presidentin Begaj, kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simonin dhe delegacionet tona, bëmë homazhe për Shenjtërinë e Tij, Papë Françeskun, për të shprehur respektin e qytetarëve tanë ndaj përkushtimit të tij frymëzues për paqe, harmoni dhe dinjitet njerëzor në mbarë botën”, shkroi Osmani në Facebook.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë në mesin e krerëve botërorë, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump, që do të marrin pjesë edhe në varrimin e Papa Françeskut, të shtunën më 26 prill.

Nga vendet e rajonit, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ajo e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova do të marrin pjesë në varrim, ndërkaq në varrim do të jetë i pranishëm edhe kryeministri serb, Gjuro Macut.

Françesku, i lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, vdiq nga sulmi në tru dhe si pasojë nga dështimi i pakthyeshëm i zemrës, tha Vatikani.

Françesku e ka lënë në testament që dëshironte të varrosej në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe në Romë dhe jo në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ndryshe nga shumë papë të mëparshëm.

Viteve të fundit, kreu i Kishës Katolike ishte përballur me probleme shëndetësore. Më 2021, ai i ishte nënshtruar një operimi në zorrën e trashë, ndërsa më 2023 ka pasur një operim tjetër në abdomen për të trajtuar herninë.

Ai ishte përballur edhe me dhimbje kronike të gjurit dhe shpinës, dhe shpesh kishte përdorur karrige lëvizëse.

Në fillim të vitit 2025, ai u shtrua në spital për shkak të një infeksioni në traktin e frymëmarrjes, çka më vonë i rezultoi me pneumoni të dyfishtë. Gjendja e tij ishte e rënduar, duke e detyruar të qëndronte ditë të tëra në spital.

Si Papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar.

Banka Botërore: Sfidë për Shqipërinë emigrimi, inaktiviteti ekonomik dhe nënshfrytëzimi i talenteve

Ekonomia shqiptare përballet me sfida reale të lidhura ngushtë me kaptitalin njerëzor.

Një vlerësim periodik i Bankës Botërore sjellë nën përmbledhjen “Varfëria dhe Barazia” ndalet në një paragraf të plotë pikërisht tek potenciali që ka kapitali human në vend dhe çfarë mund të bëhet për të ndikuar pozitivisht në ekonomi vlerësimi i drejtë i tij.

Raporti nënkupton kushte më të mira për të nxitur pjesëmarrje më aktive të pjesës më produktive të kapitalit human diçka që përveçse zhvillon ekonominë kthen edhe investimet në arsim të bëra ndër vite.

“Shqipëria zotëron një potencial të pashfrytëzuar të kapitalit njerëzor që mund të nxisë rritjen dhe zhvillimin. Vendi përballet me sfida, të tilla si migrimi, inaktiviteti ekonomik dhe nën shfrytëzimi i grupeve ekzistuese të talenteve. Përmirësimi i “shfrytëzimit” të individëve të arsimuar, duke përmirësuar kushtet e tregut të punës për krijimin e vendeve më të mira të punës, nuk do të sjellë vetëm përfitime ekonomike të menjëhershme përmes rritjes së produktivitetit, por gjithashtu do të maksimizojë kthimin e investimeve në arsim që vendi ka bërë.

Nxitja e pjesëmarrjes ekonomike të grave është thelbësore për trajektoren e Shqipërisë drejt arritjes së statusit të të ardhurave të larta. Mbyllja e hendekut gjinor në punësim mund të çojë në një rritje të konsiderueshme prej 12 për qind të PBB-së për frymë në afat të gjatë. Çlirimi i potencialit të grave përmes arsimit dhe pjesëmarrjes në tregun e punës është kështu thelbësor për nxjerrjen e vendit nga varfëria dhe drejt mirëqenies” thuhet në raport.

Varfëria pritet të bjerë më tej

Raporti i Bankës Botërore bën një përmbledhje të ecurisë së trajektores së varfërisë nga viti në vit në vend. Kështu sipas këtij raporti mes viteve 2016 dhe 2019, rritja e fortë ekonomike çoi në një reduktim domethënës të niveleve të varfërisë.

“Pas një rritjeje në vitin 2020, varfëria vlerësohet të ketë rifilluar rënien e saj, e nxitur nga një rimëkëmbje e fortë pas pandemisë. Varfëria e bazuar në të ardhura (6.85 dollarë PPP në ditë) ra nga 41.6 për qind në vitin 2016 në 32.2 për qind në vitin 2019, ndërsa PBB për frymë u rrit mesatarisht me 5 për qind në vit.

Pas një rritjeje në 33.1 për qind në vitin 2020 për shkak të tërmetit të nëntorit 2019 dhe pandemisë COVID-19, varfëria vlerësohet të ketë rënë në 22.5 për qind në vitin 2023 falë rritjes së fortë të PBB-së për frymë, dhe pritet të bjerë më tej me 1.5 pikë përqindjeje në vitin 2024.

Ndërsa pabarazia ka rënë, ajo mbetet e lartë, me një indeks Gini të të ardhurave të ekuivalentuara që arrin në 36 pikë në vitin 2018, më i larti në Ballkanin Perëndimor pas Malit të Zi (36.9). Në vitin 2025, varfëria pritet të bjerë me 1.1 pikë përqindjeje për të arritur në 19.8 për qind”, thuhet në dokument.

I njëjti vlerëson se masa e Hendekut të Mirëqenies, e cila vlerëson diferencën midis të ardhurave të njerëzve dhe një standardi global të mirëqenies prej 25 dollarësh për person në ditë, nënvizon sfidat e nxitjes së rritjes gjithëpërfshirëse.

“Në vitin 2018, Hendeku i Mirëqenies i Shqipërisë ishte 3.9, duke treguar se të ardhurat do të duhej të rriteshin mesatarisht pothuajse 4 herë për të përmbushur këtë standard mirëqenieje. Norma e punësimit ishte mesatarisht 68.6 për qind në vitin 2024, me punësimin e meshkujve që u rrit me 2.0 pikë përqindjeje, ndërsa normat e punësimit të femrave ranë me 0.3 pikë përqindjeje. Papunësia ra në 9.4 për qind, por papunësia e të rinjve (15–29) mbeti e lartë në 18.9 për qind. Paga mesatare u rrit me 9.8 për qind në vitin 2024, me rritje në të gjitha sektorët ekonomikë” thuhet në raport./ Monitor

UGSHPD: TEZGA E RILINDJES SOCIALISTE

Mes çoroditjes politike kur mungon qartësia e një programi dhe kur vetëm Rama është ai në qendër “që thith” gjithë vëmendjen e medias të mos kuptuarit e dëmit që po i shkakton propaganda Rilindjes Socialiste, marrëzitë e javës së dytë të fushatës vazhdojnë të shfaqen përtej imazhit, me fjalor vulgar dhe sjellje jashtë normave dhe standardeve që një politikan dhe qeveritar tejkalon në publik. Për të mos u tërhequr nga negativiteti i energjisë çoroditëse, karikatura si art ka vlera dhe shpreh më shumë se fjalimet dhe qëndrimet. Një skicë nga LD-NY25 zbulon atë se si ditë pas dite premtimet socialiste ndryshojnë dhe drejtuesit e qarqeve falë makinave zyrtare gjinden me tezga tregu për të paraqitur idetë. Diçitura “Sheshi Rama”, vjen pas hapjes “spektakolare” që elita e Rilindjes Socialiste i bëri fushatës.
 
21 Prill, 2025

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Osmani: Çdo marrëveshje paqeje nuk duhet të inkurajojë ambiciet imperialiste të Rusisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe homologu i saj finlandez, Alexendar Stubb, në Helsinki, më 23 prill 2025.

 

Radio Evropa e Lirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Finlandë, theksoi rëndësinë që çdo marrëveshje e ardhshme paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë të mos e inkurajojë Moskën që të “ndjekë më tej ambiciet e saj imperialiste dhe territoriale ndaj vendeve të tjera”.

“Dhe, nuk po flas vetëm për këtë pjesë të Evropës — po flas edhe për Ballkanin Perëndimor, sepse ka pasur gjithmonë një qëllim tradicional dhe historik të Rusisë për të krijuar një efekt zinxhir”, tha Osmani të mërkurën, gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, në Helsinki.

Osmani deklaroi se nëse i bëhen lëshime Rusisë, vetëm sepse është më e madhe dhe ka më shumë armë, “kjo është e rrezikshme për pjesën tjetër të botës dhe jo vetëm për kontinentin evropian”.

Ajo tha se beson se është shumë e rëndësishme që presidenti amerikan, Donald Trump, po i kushton vëmendje vuajtjes njerëzore.

“Kur kemi një qasje të përqendruar te njeriu, atëherë paqja është e mundur”, u shpreh Osmani.

Presidentja e Kosovës argumentoi se objektivi i Kremlinit shkon përtej pushtimit territorial, duke synuar të minojë unitetin evropian dhe të diskreditojë sistemet me vlera të Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

“Sepse, përtej territoreve, ajo që dëshiron [presidenti rus, Vladimir] Putin është një Evropë e paqëndrueshme. Ajo që dëshiron Putin është të japë mesazhin se sistemet me vlera që përfaqësojnë Bashkimi Evropian dhe NATO janë një dështim. Nuk duhet t’i japim këtë argument, sepse Kosova është një dëshmi e suksesit të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe partneritetit transatlantik”.

Ajo tha se është e rëndësishme që marrëdhënia transatlantike ndërmjet Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të mbetet e fortë, “sepse historia na ka treguar se vetëm kur kjo marrëdhënie është e fortë, shohim suksese që kontribuojnë në një Evropë të bashkuar, të lirë dhe në paqe”.

Osmani ndodhet në një vizitë dyditore në Finlandë. Gjatë takimit me presidentin finlandez, Stubb, ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe mes Finlandës dhe Kosovës, për luftën në Ukrainë, situatën në Ballkanin Perëndimor dhe sigurinë evropiane.

Presidenti i Finlandës tha gjatë konferencës për media se pasojë e papritur e luftës agresore të Rusisë në Ukrainë është se Evropa është më e bashkuar se kurrë, dhe se integrimi evropian është rikthyer në agjendë.

“Po jemi dëshmitarë të lindjes së një Perde të Re të Hekurt mes Evropës dhe Rusisë, dhe vendi i Kosovës është shumë i qartë. Është në zemër të Evropës, dhe, natyrisht, shpresojmë që Kosova do të bëjë çdo përpjekje për ta shfrytëzuar këtë mundësi drejt një integrimi më të thelluar në zemrën e Evropës dhe anëtarësimit të ardhshëm në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Të dy presidentët nuk pranuan të komentojnë mbi pyetjen e një gazetareje se çfarë do të ndodhte nëse Ukraina refuzon një marrëveshje, sipas së cilës do të humbte disa territore, dhe nëse SHBA-ja tërhiqet nga ky proces. Ata thanë se nuk do të komentojnë derisa të bëhet zyrtare se çfarë ndodh me procesin.

“Është një punë e vështirë”, tha Stubb, duke shprehur bindjen se përpjekja diplomatike do të vazhdojë.

Finlanda e mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së

Presidenti finlandez, Stubb, shtoi se Finlanda mbështet rrugën e Kosovës drejt BE-së, anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, dhe se stabiliteti në rajon është i rëndësishëm për sigurinë evropiane.

“Për ta përmbyllur, dialogu Beograd-Prishtinë është një hap thelbësor për ndërtimin e një stabiliteti afatgjatë në rajon. Ruajtja e paqes në Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme jo vetëm për popujt e rajonit, por për Evropën në tërësi”.

Osmani tha se Kosova ka zgjedhur dialogun si mjetin e vetëm për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, por shtoi se “paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm përmes respektimit të plotë të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe sundimit të ligjit, dhe në fund, duke mos mohuar apo ngacmuar fqinjin”.

“Fatkeqësisht, ne e kemi mësuar në mënyrën më të vështirë se çfarë do të thotë të kesh një fqinj që nuk i beson këtyre parimeve. Megjithatë, ne sërish kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit, për të gjithë fqinjët tanë, sepse duhet të sigurohemi që fëmijët tanë, brezi i parë që ka njohur vetëm paqen dhe jo luftën, të mos përjetojnë kurrë atë që kemi përjetuar ne”.

Osmani tha, gjithashtu, se ajo ka propozuar që Kosova dhe Finlanda të punojnë së bashku për një marrëveshje më gjithëpërfshirëse në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet dy vendeve.

Në kuadër të kësaj vizite, presidentja e Kosovës ndau Medaljen Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës, për kontributin e tyre për paqe e siguri në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

SPAK sekuestroi dokumentet e “Hill International NV” & “Net Group”- Kompanitë e tjera u skualifikuan padrejtësisht! Si ia dha Balluku tenderin për tunelin e Llogarasë vartësit të saj Evis Berberi

Në kuadër të hetimit që po kryhet ndaj Evis Berberit, ish-drejtor i Autoritetit Rrugor shqiptar dhe ish-ortakut të tij, biznesmenit Valter Begaj, SPAK ka urdhëruar edhe sekuestrimin e dokumentave të kompanisë “Hill International NV”.

Kjo për shkak se bashkimi i opetratorëve ekonomikë, “Hill Internacional N.V” dhe kompania “Net Group” e Valter Begajt, kanë fituar tenderin pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për mbikqyrjen e punimeve për tunelin e Llogarasë.

Prokurorët e posaçëm kanë ngritur dyshime se tenderi mund të jetë paracakuar dhe kompanitë e tjera janë skualifikuar padrejtësisht, për shkak të lidhjes mes Berberit dhe Valter Begaj. Nga hetimet e deritanishme SPAK e akuzon ish-kreun e ARRSH Berberi se favorizonte mikun e tij Begaj në tendera përmes një kompanie që ai kontrollonte në mënyrë të tërthortë.

Berberi konsiderohej si krahu i djathtë i zv.kryeministren dhe Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku. Ndërkohë sa i përket tenderit për ndërtimin e Llogarasë, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga arratia pretendon se bëhet fjalë për një aferë korruptive që implikon Ballukun dhe Edi Ramën.

Për atë që njihet si afera e tunelit të llogarasë, Partia Demokratike ka bërë kallëzim penal në SPAK. bw


Send this to a friend