VOAL

VOAL

Kurti: Nuk kemi hequr dorë nga reciprociteti me Serbinë

August 2, 2021

Komentet

18 vjet nga njohja e Kosovës nga SHBA, Ambasada amerikane kujton vendimin e Presidentit George W. Bush për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka rikujtuar se më 18 shkurt 2008, SHBA njohu shtetin e Kosovës, një ditë pas shpalljes së pavarësisë.

 

Ambasada në një postim në ‘Facebook’ njofton se më 18 shkurt 2008, presidenti George W. Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Vendosja e këtyre marrëdhënieve rikonfirmoi lidhjet e veçanta të miqësisë që bashkojnë popullin amerikan dhe popullin e Kosovës, shkruan ambasada e SHBA.

“Sot shënohen 18 vjet që nga momenti kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohën zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.

Më 18 shkurt 2008, Presidenti George W. Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona. Vendosja e këtyre marrëdhënieve rikonfirmoi lidhjet e veçanta të miqësisë që bashkojnë popullin amerikan dhe popullin e Kosovës.

Siç u shpreh atëherë Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice ‘Ndërsa Kosova sot fillon jetën e saj si shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara zotohen të vazhdojnë të jenë mik dhe partner i saj i ngushtë’”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Marco Rubio uron pavarësinë: SHBA-të mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës! Udhëheqjen e saj e mirëpresim në Bordin e Paqes

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rubio shkruan se SHBA-të mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

 

SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio i ka shprehur urimet Kosovës me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rubio shkruan se  SHBA-të mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Ndër të tjera Rubio thekson se vlerëson mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së për t’u përballur me sfidat globale dhe mirëpresin udhëheqjen e saj si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes.

“Ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, mezi presim një bashkëpunim edhe më të fortë në vitet në vijim. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Kosovën ndërsa ajo vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë”, shkruhet në mesazhin e Rubios./Dosja.al

Pavarësia e Kosovës/ Marco Rubio uron pavarësinë:

 

 

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet në seancë solemne

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për seancë solemne me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në njoftimin e Kuvendit bëhet me dije se seanca do të mbahet në orën 10:30.

Paraprakisht, mbledhje solemne do të mbajë edhe Qeveria e Kosovës.

Fillimisht, në orën 07:00, do të bëhet ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës.

Në orën 07:30 pastaj mbahet mbledhja e Qeverisë.

Më pas vazhdohet me nderime te Monumenti i të Pagjeturve dhe homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë, tek varri i Presidentit Historik Ibrahim Rugova, tek varri i veprimtari Adem Demaçi dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas seancës së Kuvendit, vazhdohet me nderime te Monumenti “Heroinat” dhe pastaj është parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Në mbrëmje është pritja shtetërore nga Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentarja. Pastaj vazhdohet me Koncertin Solemn të Filharmonisë së Kosovës. syri.net

Vjosa Osmani i ndan Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike, Alicia Kearns

Gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljes, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin e vazhdueshëm të deputetes Kearns në ngritjen e vetëdijes për rreziqet dhe sfidat me të cilat përballet Kosova dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor.

KOSOVË- Presidentja e Republika e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike Alicia Kearns, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj sovranitetit të Kosovës dhe përkushtimin për paqe e siguri në vend dhe në rajon.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljes, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin e vazhdueshëm të deputetes Kearns në ngritjen e vetëdijes për rreziqet dhe sfidat me të cilat përballet Kosova dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Me këtë rast, Osmani e cilësoi Kearns si një mike të madhe të Kosovës, duke theksuar se qytetarët e vendit janë përzemërsisht falënderues për përkrahjen e saj të vazhdueshme, si dhe për kontributin në forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuar./Dosja.al

Televizioni gjerman ArteTV e nis dokumentarin me pyetjen: Është Shqipëria një shtet mafioz: Drogë, dollarë, diplomaci: Tango e Shqipërisë me BE!

 

Një dokumentar nga televizioni gjerman Arte TV rreth aktualitetit shqiptar që nis me pyetjen: A është Shqipëria një shtet mafioz? Më poshtë po sjellim tekstin që e shoqëron videon:

.

“Pranimi i Shqipërisë në BE është konsideruar si një domosdoshmëri gjeostrategjike, veçanërisht që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Për këtë, BE është e përgatitur të anashkalojë mangësitë e qarta në demokraci dhe lirinë e shtypit. Përfituesit: Kryeministri shqiptar Edi Rama, klika e tij dhe strukturat mafioze të vendit.

.

Deri në fillim të viteve 1990, Shqipëria ishte një lloj Koreje e Veriut në Evropë, e izoluar si në lindje ashtu edhe në perëndim. Kryeministri Edi Rama ka qenë në pushtet që nga viti 2013. Politikat e tij karakterizohen nga një politikë e brendshme rigoroze nga njëra anë dhe një politikë e jashtme e orientuar nga Perëndimi nga ana tjetër.

.

Ndërsa udhëheqësit evropianë e kanë joshur Shqipërinë në samite për vite me radhë, protesta të ashpra kundër një regjimi gjithnjë e më autokratik shpërthejnë rregullisht në parlament dhe në rrugë. Akuzat: nepotizëm dhe një qeveri e përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës në nivelet më të larta.

.

Pranimi i Shqipërisë në BE është konsideruar si një domosdoshmëri gjeostrategjike, veçanërisht që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Vendi ka qenë kandidat për në BE që nga viti 2014. Për t’iu kundërvënë shteteve agresive si Kina dhe Rusia, BE duket se është e gatshme të anashkalojë mangësitë në demokraci dhe lirinë e shtypit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe miqtë e tij tani po përfitojnë nga kjo.

.

Por çfarë lloj vendi është ai që, nga njëra anë, tërheq më shumë se dhjetë milionë vizitorë në vit në plazhet dhe lumenjtë e tij malorë vetëm në vitin 2023, por nga ana tjetër, shpërdoron miliona në subvencione të BE-së edhe para se të bashkohet me BE-në? Shqipëria është e vështirë për t’u kuptuar.

.

Në fund të fundit, pyetja mbetet: A është Shqipëria gati për Evropën? Dhe a është Evropa gati të fusë në BE një vend që karakterizohet nga protesta masive dhe struktura të ngjashme me mafian?”

.

Dokumentari është i  Niko Karasek (D 2025, 53 Min)

Kjo video do të jetë në rrjet deri më  15/05/2026

Mbreti Charles III letër urimi për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Bashkëpunimi mes vendeve edhe më i fortë!

Mbreti Charles III ka dërguar një letër urimi presidentes Vjosa Osmani për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në letrën e tij Mbreti Charles III, inkurajon lidhjet dypalësheve mes vendeve ndërsa nënvizon se është i përkushtuar për të forcuar më tej bashkëpunimin

“Kjo ditë shërben si një mundësi e çmuar për të reflektuar mbi miqësinë e qëndrueshme midis vendeve tona. Jam thellësisht i inkurajuar nga fuqia e lidhjeve tona dypalëshe dhe mbetem i përkushtuar për të nxitur një bashkëpunim edhe më të ngushtë në vitet që vijnë. Ndërsa përballemi me sfidat e përbashkëta të kohës sonë, veçanërisht ato që lidhen me klimën dhe ruajtjen e botës sonë natyrore, shpresoj që vendet tona të vazhdojnë të punojnë së bashku për zgjidhje domethënëse dhe të qëndrueshme”, thuhet në letrën e Mbretit Charles III, e cila është publikuar nga Ambasada Britanike në Kosovë.

Trumpi uron Kosovën për 18-vjetorin e shtetësisë

Fotografi e Osmanit dhe Trumpit, e shtatorit 2025.

Radio Evropa e Lirë

Presidenti amerikan Donald Trump e ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e shtetësisë së saj dhe e ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës.

Në letër e nisur nga Trumpi, Kosova është përgëzuar për pjesëmarrjen në themelimin e Bordit të Paqes, si dhe për mbështetjen e këtij vendi në përpjekjet e SHBA-së për t’i zgjidhur problemet globale në Ukrainë, Gazë dhe vende tjera.

“Teksa marrëdhënia mes dy vendeve vazhdon të rritet, ne mirëpresim zgjerimin e partneritetit përmes bashkëpunimit tregtar dhe investimeve. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë së bashku me Kosovën për të avancuar paqen dhe stabilitetin për të mirën e përbashkët”, është thënë mes tjerash në letër.

Shtetet e Bashkuara i kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998.

Udhëheqës shtetërorë kosovarë e kanë përsëritur ndër vite që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike.

Në këtë linjë, Kosova së fundmi i është bashkuar nismës së Trumpit, Bordi i Paqes, përmes së cilës SHBA-ja synon dhënien fund të konflikteve në botë.

Megjithatë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së me raste janë tensionuar, për shkak të disa veprimeve të Qeverisë paraprake të kryeministrit Albin Kurti që kishin të bënin me minoritetin serb dhe në sytë e zyrtarëve amerikanë ishin të njëanshme dhe të pakoordinuara.

Për pasojë, SHBA-ja vitin e kaluar e ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, pa nisur ende.

Por nga Ambasada amerikane në Prishtinë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë në javët e fundit se SHBA-ja është e gatshme të rinisë këtë proces me Kosovën dhe të punojë me Kurtin, i cili javën e kaluar e ka nisur mandatin e tretë si kryeministër.

SHBA-ja ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008. Shtetësia e saj njihet nga 121 shtete, por sfidë mbetet ende mosnjohja nga katër shtete të NATO-s dhe pesë të Bashkimit Evropian, dy trupa në të cilët Kosova synon të anëtarësohet.

Shqipëri: Popullsia mbi 65 vjeç me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 më 2025

Shqipëria po kthehet në një azil të madh pasi grup-mosha mbi 65 vjeç në raport me popullsinë në moshe pune (15-64 vjeç) po rritet me ritme shumë shpejta të pa-përjetuara në këtë mënyrë nga asnjë vend tjetër europian.

Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi ecurinë demografike në kontinentin europian në 10 vitet e fundit 2015-2025, e pozicionojnë vendin tonë në krye të listës për rritjen e peshës kanë të moshuarit në raport me krahun e punës.

Në vitin 2015, popullsia mbi 65 vjeç në Shqipëri përbënte rreth 18.2% të totalit të forcës së punës (15-64 vjeç), një rezultat që e kategorizonte vendin tonë relativisht të ri në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian apo vendeve si Italia e Gjermania. Në vitin 2025 grup-mosha mbi 65 vjeç ishte sa 33.3% e forcës së punës.

Ndërmjet 2015 dhe 2025, Shqipëria mban vendin e parë në Europë për rritjen më të lartë të përqindjes së popullsisë mbi moshën 65 vjeç në raportin me popullsinë në moshë pune. Brenda vetëm një dekade, pesha e të moshuarve ndaj popullsisë në moshë pune ka pësuar rritje drastike prej 15.1 pikë përqindjeje, duke kapërcyer çdo vend tjetër të monitoruar në këtë listë (shiko grafikun e mëposhtëm).

Ndërkohë që vende si Moldavia apo Maqedonia e Veriut gjithashtu po përjetojnë rritje të ndjeshme të kësaj grup moshe, ato mbeten pas Shqipërisë me një rritje prej përkatësisht 14.1 dhe 10.7 pikë përqindjeje.

Për shkak të krizës demografike Shqipëria ka pësuar rritje të fortë të moshës mediane të popullsisë. Në 2015-n, mosha mediane (që ndan popullsinë përgjysmë) ishte 34.7 vjeç.

Kjo do të thotë që në 2025-n, gjysma e popullsisë ishte nën 44.3 vjeç, ndërsa 10 vite më parë Shqipëria ishte shumë më e re, me gjysmën e popullsisë që ishte më e re se 34.7 vjeç.

Teksa Europës iu deshën disa dekada të kalojë në një etapë plakjeje të popullsisë, Shqipëria e ka pësuar këtë transformim brenda vetëm një dekade, pasi nga viti 2015 në 2025 mosha mediane në vendin tonë u rrit me 9.6 vite, ritmi më i lartë në kontinent, teksa mesatarja europiane këtë periudhe ishte 2.1 vite.

Ky fenomen i plakjes së përshpejtuar në vendin tonë i atribuohet një kombinimi faktorësh, si emigrimi masiv i moshave të reja dhe rënies së vazhdueshme të shkallës së lindshmërisë. Ndryshe nga vendet e zhvilluara si Suedia apo Luksemburgu, ku rritja e moshës mesatare është shumë më e ngadaltë dhe e kontrolluar, Shqipëria po vjetrohet me hapa galopantë pa pasur forcën ekonomike për të mbështetur këtë ndryshim.

Të dhënat e tabelës tregojnë qartë se Shqipëria nuk po përballet thjesht me një proces natyror plakjeje, por me një krizë demografike që kërkon ndërhyrje urgjente. Nëse në vitin 2015 ne ishim ndër vendet më të reja, në vitin 2025 vendi ynë renditet në të njëjtin pozicion nivel me fuqitë e vjetra europiane, por me shumë më pak burime për t’i bërë ballë këtij realiteti të ri./ Monitor

Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, gjatë fjalimit në Konferencës e Sigurisë në Mynih.

 

Radio Evropa e Lirë

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimi Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, vlerësoi se Rusia nuk është më një superfuqi, pasi ka arritur me vështirësi përparim në vijat e frontit krahasuar me vitin 2014. Ajo tha se zgjerimi i BE-së është antidot ndaj “imperializmit rus”.

“Sot Rusia është e dobësuar, ekonomia e saj është në gjendje të rëndë, është e ndarë nga tregu energjetik evropian, dhe qytetarët po largohen. Kërcënimi më i madh është se mund të përfitojë më shumë në tryezën e negociatave sesa në fushëbetejë”, tha Kallas. Ajo paralajmëroi se “kushtet maksimaliste të Rusisë nuk mund të përmbushen me një përgjigje minimale”.

Ajo gjithashtu paraqiti parimet e BE për arritjen e paqes në Ukraina: nëse kufizohet ushtria ukrainase, duhet të kufizohet edhe ajo ruse, Rusia duhet të paguajë dëmet e luftës, nuk ka amnisti për krimet e luftës dhe duhet të mundësohet kthimi i fëmijëve ukrainas të rrëmbyer.

“Ky është minimumi nëse paqja është vërtet qëllimi i Rusisë. Duke qenë se dyshojmë se nuk është, Evropa po armatoset së bashku me partnerët”, tha ajo.

Kallas paralajmëroi se okupimi i Donbas, nuk është qëllimi përfundimtar i Rusisë. Ajo theksoi se Moska synon të dobësojë ekonomitë përmes sulmeve kibernetike, pengimit të satelitët, sabotimit të kabllot nënujore, shkatërrimin e aleanca me dezinformata, duke përdorur sektorin e energjisë si mjet presioni dhe duke kërcënuar me armë bërthamore.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, tha se blloku evropian duhet të sigurojë stabilitetin në fqinjësinë e saj, në lindje dhe jug, duke shtuar se zgjerimi është “antidot ndaj imperializmit rus”. Sipas saj, zgjerimi është një zgjedhje gjeopolitike që BE-ja duhet ta mbështesë.

Kallas theksoi se Bashkimi Evropian mbetet një forum tërheqës dhe se “lista e pritjes” për anëtarësim po zgjerohet.

“Qytetarët ende duan të bashkohen me bllokun tonë, dhe jo vetëm evropianët. Kur vitin e kaluar isha në Kanada, më thanë se më shumë se 40 për qind e kanadezëve kanë interes për t’u bashkuar me BE-në. Shpresoj vetëm që ata që presin prej kohësh të mos duhet të presin edhe më gjatë”, tha Kallas gjatë një fjalimi në Konferencën e Sigurisë së Munihut, duke refuzuar pretendimet se Evropa po përballet me zhdukje civilizimi.

E pyetur rreth mundësisë së pranimit të shpejtë të Ukrainës në BE, dhe çfarë diskutohet në qarqet e Brukselit, ajo pranoi se ende nuk ka një përgjigje të qartë pozitive për këtë çështje. Idja për anëtarësim të përshpejtuar nënkupton hyrjen e Ukrainës në bllokun evropian më herët, me disa kufizime, përfshirë të drejtat e votës, ndërsa anëtarësimi i plotë do të kërkonte përmbushjen e të gjitha standardeve dhe një vendim unanim të shteteve anëtare.

Kaja Kallas konsideron se kjo nuk do të shkurajonte vendet që presin prej kohësh, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.

“Edhe ne [në Estoni] duhet të realizonim reforma të shumta për t’u bashkuar me BE, por situata gjeopolitike ishte vendimtare. Ndoshta nuk është realiste të thuash që të gjithë duhet të hyjnë njëkohësisht, sepse ka vende të vogla si Mali i Zi dhe Shqipëria që presin prej kohësh dhe punojnë aktivisht në reforma. Nëse duam ndryshime, duhet të marrim vendime më shpejt. Nuk mund të jetë që kandidatët të kryejnë detyrat e tyre, e ne më pas t’u themi se nuk jemi gati t’i pranojmë”, tha Kallas në Munih.

Konferenca e Sigurisë së Munihut përfundon më 15 shkurt pas një sesioni treditor. Ky është një nga takimet më të rëndësishme gjeopolitike në botë, që mblodhi udhëheqës dhe zyrtarë të lartë. Organizatorët thanë se edicioni i këtij viti ishte më i madhi deri tani, me më shumë se 1.000 delegatë, përfshirë rreth 50 kryeministra dhe ministra të Jashtëm. Konferenca u zhvillua në një moment të tensioneve globale, përfshirë luftën në Ukrainë, tensionet rreth Iranit dhe diskutimet mbi të ardhmen e NATO-s dhe aleancës transatlantike.

 

 

“Uashington DC” e shpall datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës! Muriel Bowser e njofton, Ambasada e konfirmon

“Uashington DC” e shpall datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës! Muriel Bowser e njofton, Ambasada e konfirmon

Ambasada e Kosovës në SHBA ka njoftuar se tashmë kryetarja e Bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser, ka vendosur që ta shpallë 17 shkurtin, ditën e pavarësisë së Kosovës, si datë zyrtare në Uashington DC.

Në vendimin e saj, Bowser thotë se kjo është si rezultat i përparimit të madh që Kosova ka shënuar për mbrojtjen e ligjit, të drejtave të njeriut e forcimit të saj ndërkombëtar që nga viti 2008.

“Duke pasur parasysh se ne i bashkohemi komunitetit shqiptar dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në përkujtimin e 18-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës; unë kryetarja e Bashkisë Uashington DC, shpall 17 shkurtin 2026 si ‘DITA E PAVARËSISË SË KOSOVËS’ në Uashington, DC”, thekson ajo mes të tjerash.

Ambasada e Kosovës e ka falënderuar Bowser përmes një reagimi në ‘X’.

‘Faleminderit kryetarja Bowser që njohët zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Uashington, D.C.’, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Njoftimi i plotë:

“Duke pasur parasysh se, që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës ka shënuar përparim të madh në promovimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare;

dhe duke pasur parasysh se lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është unike dhe e qëndrueshme, e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta demokratike, partneritet afatgjatë dhe respekt të thellë të ndërsjellë;

dhe duke pasur parasysh se qytetarët shqiptaro-amerikanë japin kontribute të rëndësishme në pasurimin kulturor dhe qytetar të Uashingtonit, DC;

dhe duke pasur parasysh se ne i bashkohemi komunitetit shqiptar dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në përkujtimin e 18-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës;

TANI, PRANDAJ, UNË, KRYETARJA E BASHKISË SË WASHINGTON, DC, shpall 17 shkurtin 2026 si ‘DITA E PAVARËSISË SË KOSOVËS’ në Uashington, DC.

Muriel Bowser”.

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka paralajmëruar se NATO mund të fitojë çdo luftë, në rast se Rusia vendos të sulmojë.

Ai është ndalur edhe të lufta në Ukrainë, duke thënë se Rusia ka pësuar humbje të mëdha, me rreth 65, 000 ushtarë që janë vrarë  në dy muajt e fundit.

Rutte nënvizoi se NATO është mjaftueshëm e fortë për të përballuar çdo sulm dhe se sipas tij, Rusia nuk do të donte në këto kushte të sulmonte një vend anëtar.

“Ne do të fitojmë çdo luftë me Rusinë nëse na sulmon tani dhe duhet të sigurohemi që pas dy, katër, gjashtë vitesh do të jetë njësoj”, tha Rutte.

Përveç kësaj, sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se askush në Evropë nuk po kërkon të zëvendësojë ombrellën bërthamore të SHBA-së, kjo pasi Gjermania njoftoi se po diskutonte për parandalimin bërthamor me Francën. bw

Gjermani, rreth 200 mijë njerëz protestojnë në Mynih kundër regjimit të Ajatollahut në Iran!

Rreth 200 000 njerëz u mblodhën sot në Mynih, për të protestuar kundër autoriteteve iraniane, sipas policisë në kryeqytetin bavarez, ku Konferenca e Sigurisë e Mynihut, në të cilën marrin pjesë liderë botërorë, do të mbahet deri nesër.

Demonstruesit u mblodhën paqësisht në Terezinwiese, një shesh i madh në perëndim të qytetit, vërejti një gazetar i AFP-së, për të kërkuar rënien e Republikës Islamike, pas një shtypjeje të përgjakshme që ka shuar një valë të gjerë protestash që nga fundi i dhjetorit.

Disa valëvitnin flamuj me vija horizontale jeshile, të bardha dhe të kuqe që mbanin një luan dhe një diell, emblemën e monarkisë së përmbysur në vitin 1979.

Organizatat joqeveritare për të drejtat e njeriut thonë se mijëra protestues janë vrarë në Iran . Grupi organizator, Rrethi i Mynihut, kishte pritur rreth 100,000 protestues.

Tubime që bëjnë thirrje për veprime ndërkombëtare kundër Teheranit janë planifikuar gjithashtu për sot në Toronto dhe Los Angeles.

Javën e kaluar, rreth 10,000 njerëz u mblodhën në Berlin, sipas policisë gjermane, duke iu përgjigjur një thirrjeje nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, krahu politik i grupit opozitar në mërgim Muxhahedinët e Popullit të Iranit, të cilin Teherani e konsideron një organizatë “terroriste”.

Gjatë fjalimit të tij në Konferencën e Mynihut këtë mëngjes, djali në mërgim i shahut të rrëzuar, Reza Pahlavi, i bëri thirrje Donald Trump të “ndihmojë” popullin iranian, duke deklaruar se “ka ardhur koha për t’i dhënë fund Republikës Islamike”.

“Kjo është kërkesa që jehon nga gjakderdhja e bashkatdhetarëve të mi, të cilët nuk po na kërkojnë të reformojmë regjimin, por t’i ndihmojmë ata ta varrosin atë”, tha Pahlavi, i cili jeton në Nju Jork.

Kur u pyet pas fjalimit të tij, ai nuk e konfirmoi pjesëmarrjen e tij në demonstratë.

Për konferencën, autoritetet gjermane kishin njoftuar rritje të sigurisë në qytet, duke përfshirë mbylljen e hapësirës ajrore mbi Mynih për avionët, përfshirë dronët.

Policia e Mynihut tha të hënën se kishte parë dronë mbi Sheshin Terezinwiese. gsh


Send this to a friend