VOAL

VOAL

Kur Shqipëria ishte e vetmuar në fatin e saj – Nga Paolo Foresti

August 25, 2018
blank

Komentet

blank

Kim Mehmeti: Rama, rrugaç që promovon dhunë! I pëlqejnë më shumë lotët e femrave se përballja me meshkujt

Shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti, ka komentuar sot më gjerësisht shkrimin e botuar një ditë më parë në faqen e tij të Facebook, teksa shkruante ndër të tjera se Edi Rama është jargavitës ndaj të huajve dhe dhunues ndaj shqiptarëve.

Në një lidhje Skype për rubrikën “Opinion” me gazetaren Nisida Tufa, ai tha se kryeministri Edi Rama prej kohësh përdor një fjalor rrugaçi dhe se politika e tij promovon dhunën. Mehmeti tha se Rama kurrë nuk thotë asnjë fjalë të mirë për politikanët e tjerë, përfshirë dhe ata të Kosovës apo Maqedonisë, por vetëm për ata që i mendon se janë inferiorë ndaj tij.

Në këtë linjë ai tha se Rama ka në kabinetin e tij më shumë femra, jo për arsyen që ai vetë promovon, por sepse mendon se ato nuk mund t’i kundërvihen aq ashpër sa mund të bëjnë burrat.

“Kryeministri prej kohësh përdor një fjalor rrugaçi, që frymëzon edhe rrugaçërinë, edhe njerëzit që nuk mund të kontrollohen, kështu mendoj se arriti aty ku duhej të arrinte. Pra Shqipëria e shfrytëzon pozitën e BE, nga ana tjetër gjithë këtë kryeministri e mbulon për të fshehur realitetin e brendshëm të vendit.

Kemi një situatë absurde, pra sa më pro-perëndimor janë pushtetet, aq më të kriminalizuara janë shoqëritë. Sa më shumë i jargavitet piktori të huajve, aq më arrogant është ndaj shqiptarëve.

E pashë kryeministrin sesi u gjunjëzua para një kryeministri të huaja, e pashë të buzëqeshur, unë kurrë nuk e kam parë të buzëqeshur para ndonjë shqiptari, gjithmonë është i vrenjtur, qëllimkeq. Ka nisur të më bindë se ne shqiptarët mund të prodhojmë politikanë shumë të përshtatshëm për perandori, por jo pushtetarë që janë të përshtatshëm për shqiptarët. Që të jesh pro-perëndimor, fillimisht duhet të jesh pro-shqiptar.

Pesimisti është optimist i mirëinformuar… si mundem të mendoj ndryshe kur 10 vite e dëgjoj vetëm rrugëve me fjalor përçarës, grindavec, ku thuhet se ai është i vdekur, pra kur kryeministri i vendit tim i shpall të vdekur kundërshtarët e mi, apo kur i kujtohet pas 8 vitesh cili hotel është i paligjshëm, dhe me shpërthime e rrënon atë vetëm që të mos shihen ato mijëra kate që janë ndërtuar në kohën e tij pa leje. Ndodhin gjëra që janë absurde dhe nuk i kanë hije një pushtetari. Nuk i ka hije kryeministrit ajo që i ka hije kryeministrit. Sjelljen që mund të ketë një rrugaç ndaj meje, nuk mund të përdorë kryeministri.

Është e rrezikshme të futeni në Tiranë natën nëse jeni kritik i kryeministrit. Shqipëria politike frymëzon vetëm dhunën, jo pajtimin. S’kemi dëgjuar nga kryeministri i Shqipërisë asnjë fjalë të mirë për ndonjë politikan, përfshi Kosovën apo Maqedoninë. Ai lavdëron vetëm ata që mendon se i ka nën vete.

Nuk dua të them se ato zonja që janë në qeveri janë inferiore, por ai i fut vetëm sepse mendon se kur femrën e lëndon, ajo qan, ndërsa burrat shajnë. Ka bërë një qeveri me femra sepse nuk përballon dot fjalët e burrave, i pëlqen më shumë lotët e grave, mendon se ato janë më të dëgjuara dhe ato nuk mund ta ofendojnë siç do të bënin burrat”, tha ai.

blank

Çfarë qëndron pas grushtit të shtetit të planifikuar në Gjermani, të penguar nga policia

Arrestimi i Princit Heinrich XIII

Eksperti i terrorizmit Andreas Speit pikturon një portret të “Reichsbürger”

 

VOAL- Ata planifikuan të sulmonin Parlamentin Federal në Berlin, të arrestonin të gjithë deputetët dhe të rivendosnin perandorinë Kaiser të vitit 1871 dhe më pas të vinin në fron Heinrich XIII. Princi dhe pasardhësi i monarkisë prusiane është një nga 25 anëtarët e celulës subversive të njohur si “Reichsbürger” të arrestuar nga policia gjermane të mërkurën. Me të në pranga, në fund të një operacioni kërkimi që përfshinte 3000 agjentë, përfunduan edhe ish-ushtarë të ushtrisë, agjentë kokë lëkurë, një ish-deputet i partisë ultra të djathtë Alternative für Deutschland, sipërmarrës…

Objektivat e grushtit të shtetit të penguar nga policia gjermane do ta shtynin njeriun të mendonte për një copëz të çmendur dhe madje paksa të çuditshme të së djathtës ekstreme. Por eksperti i terrorizmit Andreas Speit, i cili prej vitesh merret edhe me të ashtuquajturit “qytetarë të Rajhut”, flet për RSI-në për një fenomen të rrezikshëm që nuk duhet nënvlerësuar: “Grupi, sipas asaj që mësuan hetuesit, ishte me të vërtetë gati për të legjitimuar operacionin masiv me agjentë luftarakë që në disa lokacione rrethuan lagje të tëra. Kemi të bëjmë me ish-ushtarë të forcave speciale, një gjykatës dhe sipërmarrës me shumë para: një përzierje vërtet shpërthyese dhe shumë e rrezikshme për vendin tonë”.

“Reichsbürger” është, sipas ekspertit, “një lëvizje shumë heterogjene që mund të mbështetet në rreth 21,000 anëtarë në Gjermani. Shumica dërrmuese e tyre janë meshkuj, në moshë të mesme dhe në konflikt të vazhdueshëm me institucionet. Ata nuk i njohin rregullat tona, nuk paguajnë taksa dhe nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë”. Disa, vazhdon Speit, “duan të rivendosin perandorinë prusiane, të tjerë argumentojnë se Rajhu i Tretë i Adolf Hitlerit ende ekziston. Të tjerë besojnë se Republika Federale e Gjermanisë është thjesht një kompani. Përgjithësisht të gjithë militantët e “Reichsbürger” kanë një urrejtje të shfrenuar kundër demokracisë dhe duan ta përmbysin atë”.

Për sa i përket efektivitetit të operacionit të policisë, eksperti i terrorizmit kujton se për një kohë të gjatë policia dhe forcat e sigurisë e kanë nënvlerësuar rrezikun: “Ata konsideroheshin si njerëz disi të çmendur dhe të çuditshëm, por në thelb të padëmshëm. Ky ishte një gabim i rëndë”. “Qytetarët e Rajhut”, vijon Speit, “nuk janë një fenomen patologjik që duhet luftuar me trajtime homeopatike, por një lëvizje politike radikale dhe e dhunshme, e armatosur deri në dhëmbë dhe fatkeqësisht e gatshme për të ndërmarrë veprime. Shpresoj që aksioni i sotëm të përfaqësojë një pikë kthese.”ats-eb

blank

Gazeta më prestigjioze gjermane: Rama nuk shqetësohet fare për eksodin

Kryeministri Edi Rama, u krenua dje që një foto nga samiti i BE-së në Tiranë kishte dalë në faqen e parë të gazetëve gjermane Frankfurter Allgemeine dhe Suddeutsche Zeitung.

“Për herë të parë në histori Shqipëria merr lajmin dhe pamjen kryesore në hapësirën qendrore të faqes së parë të dy prej gazetave më të mëdha të Gjermanisë; për mirë natyrisht,” shkruan Rama.

Në fakt, nëse lexon gazetën më autoritare në Gjermani, Frankfurter Allgemeine, nuk ka asgjë për t’u krenuar. Madje kjo gazetë është shumë kritike ndaj Edi Ramës, të cilin e akuzon për korrupsion, krim dhe patronazhim që ka larguar 700 mijë shqiptarë nga vendi.

“Rama çuditërisht nuk preket nga fakti se dhjetëra-mijëra shqiptarë janë larguar së fundmi nga varfëria në shtëpi, veçanërisht në Britaninë e Madhe, ku ministrja e Brendshme Suella Braverman premton se do të luftojë me vendosmëri këtë ‘pushtim’. Rama, nga ana tjetër, reagon i indinjuar deri në vrazhdësi ndaj raportimeve të medieve të pavarura për korrupsion, patronazhim dhe krim. Për problemet që kanë kontribuar ndjeshëm në faktin se në dhjetë vitet e fundit nga 400 mijë deri në 700 mijë, kryesisht të rinj shqiptarë, janë larguar nga vendlindja”, shkruan gazetari Matthias Rueb.

“Edi Rama ka qenë kryeministër i Shqipërisë për plot nëntë vite. Më përpara, nga viti 2000 deri në vitin 2011, socialisti ka qenë kryebashkiak i Tiranës, ku ka lindur në vitin 1964. Nëse merr në konsideratë faktin se Partia Socialiste, e cila ka dalë nga Partia e Punës, ka drejtuar qeverinë më shumë se gjysmën e kohës që prej rënies së regjimit komunist të epokës së gurit të Hoxhës në vitin 1990, Shqipëria e sotme është diçka si një trashëgimi e Ramës dhe partisë së tij politike,” thekson gazetari.

Ai e vë gishtin edhe te plaga tjetër, që pavarësisht kësaj, Edi Rama vazhdon të gëzojë reputacion të mirë në mesin e liderëve europianë.

“Gjërat po shkojnë mirë për Ramën edhe në vendet perëndimore. Në kryeqytetet e mëdha, njeriu dymetrosh me temperament dhe elokuent, ia ka ka dalë që të vlerësohet nga qeveritë përkatëse si një politikan rok-star nga Ballkani…

Fakti që Rama ishte kreu i parë i qeverisë në rajon që mirëpriti pjesëmarrësit e samitit BE-Ballkani Perëndimor në tokën vendase, në vend që të bënin pelegrinazh në vendet e tjera të BE-së për të disatën herë, është një sukses prestigjioz. Por vetëm kaq, asgjë më shumë,” thekson gazetari. syri.net

blank

Analisti amerikan David Phillips: Sulmi ndaj Berishës tregon se Rama e ka kalbëzuar shoqërinë shqiptare

Analisti amerikan, njëherësh njohësi i çështjeve të Ballkanit, David Phillips ka dënuar sulmin fizik ndaj kreut të PD Sali Berisha një ditë më parë në protestën e opozitës.

Në një reagim për Politiko.al, Phillips, i cili është drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe Drejtësisë në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut, e komenton ngjarjen si një dëshmi të  kalbëzimit të shoqërisë shqiptare nën udhëheqjen aktuale, të qeverisë Rama.

“Sulmi ndaj Dr Berishës dramatizon kalbëzimin e shoqërisë shqiptare nën udhëheqjen aktuale. Në vend që të adresonte mosmarrëveshjet përmes dialogut, një mbështetës i qeverisë iu drejtua dhunës”, shprehet analisti amerikan.

Në reagimin e tij, analisti ngre shumë dyshime nëse autori Gert Shehu veproi i vetëm apo nëse incidenti u frymëzua nga armiqësia e qeverisë ndaj PD-së.

“A veproi autori i vetëm? A u frymëzua nga armiqësia e qeverisë ndaj PD-së? A është bërë Shqipëria pa ligj, e kontrolluar nga gangsterët? Këto janë pyetje që duhet t’i drejtojë Edi Rama”, shprehet analisti amerikan për Politiko.al.

Kujtojmë se prej ditës së djeshme, ngjarja e mesditës së 6 dhjetorit në protestën e thirrur nga opozita është pasqyruar edhe nga mediat e huaja, ndërsa ngjarja është dënuar edhe nga ambasadat e SHBA, Britanisë apo OSBE në Tiranë.

Pas ngjarjes, sot u arrestua nga spitalin e Traumës, 31-vjeçari Gert Shehu me akuzën e ‘Goditjes për shkak të detyrës’.

blank

TË ORGANIZOHET EDHE NJI SAMIT PËR MARRËVESHJE DHE RRESPEKT NË MES SHQIPTARËVE – Nga Luz Tomaj

Ditë më pare, ndodhi nji Samit i UE me shtetet e Ballkanit, i cili u zhvillua në Kryeqendren e shtetit shqiptar – në Tiranë. A ishte koincidencë apo…., te njejten ditë ndodhen edhe demostrime masovike, në të cilat, u sulmua dhe u lendua lideri i demonstrates.

Nuk ishte befasi apo, shum e më shumë po e quajn edhe SUPRIZË, dhe edhe gjuhen po e bastardhojnë, nga se, mjerisht, befasia, thua se nuk egziston sepse, te gjitha të zezat po ndodhin në rradhët e popullit shqiptar. Ndaj, shtrohet pyetja themelore se, a egziston donji mundësi që, në rradhet, sëpari të shtresave politike por, edhe të mbar popullit shqiptar, të gjindet, në se jo të dominoi, nji gjuhë e përbashkët.

Sëpari, pa donji filozofim, populli shqiptar, si asnji popull tjeter në Europë, është I shpartalluar – Shqipri, Kosovë, Maqedoni, Qamri, Serbi dhe Mali I Zi. Kuptohet se, nji shpartallim I tillë është pasojë e padrejtsirave historike të bashkësisë ndërkombtare apo të Europes ndaj popullit shqiptar. Është e pakuptueshme se pse, as sot e kësaj dite, nuk e kupton një gjë te tillë. Përveq kësaj, shtrohet pyetja se a mos vall, edhe vet populli po I kontribon nji shpartallimi te tillë.

Historia e shtetit dhe të drejtes, kaherë e ka konfirmuar se, lidhja më e ngushtë, në mes njerzve gjithandej botes, është lidhja sipas përkatësis kombëtare, pavarsisht se kush, cilit shtet I përket. Populli shqiptar, përveq rrethanave të ndryshme, falë edhe dobësive në proceset e mbajtjes, formmimit dhe zhvillimit të shteteve shqiptare, është shpërndar gjithandej botes dhe, akoma e pretendon kalimin në megrim, nga se shtetet kombtare nuk premtojnë.

Askush nuk duhet me e shprehë atdhedashurin më shum se shtresat politike, se shtresa bartëse të pushtetit. Kjo nga fakti se keto shtresa, objektivisht, e gëzoin besimin e popullit, të cilit edhe shteti I përket. Shteti nuk mbahet, nuk zhvillohet me nji levizje, me nji veprim. Përkundrazi, mbajtja dhe zhvillimi I shtetit, në mënyrë permanente, kërkon sinqeritet, përkushtim dhe profesionalizem, të cilat, mendoi se I mungoin edhe Shqiprisë edhe Kosoves.

Shqipria e ka nji pozitë gjeografike, gëzon të mira, madje edhe pasuri natyrore, me te cilat as edhe nji Zvicer nuk mund të krahasohet. Megjithatë, falë kapjes së shtetit, nuk leviz. Në anen tjeter, Kosova, në momentin e shpalljes së pavarsisë, veproi sikur se procesi u mbyll e jo se procesi tek sa ka filluar. Mjerisht, shteti as që u ngrit në këmbë dhe, filluan krimi I organizuar dhe kapja e shtetit te cilat e mbyllin rrugen dhe perspektiven e shtetit.

Kultura kombëtare, jo qe nuk kultivohet por bastardhohet nga dita në ditë

Historikisht, Shqipria konsiderohej djepi I kombit shqiptar edhepse, më shum se gjysma e shqiptarve ishin dhe janë jasht Shqiprisë. Lindi edhe shteti I Kosoves por, prap shqiptarët dhe trevat shqiptare, shtrihen në Serbi, Maqedoni, Qamri, Mal të Zi…. Në aspektin formal juridik, është process I vështir për bashkimin e dy shteteve. Megjithatë, bashkimi faktik, nuk është I pamundëshem, edhe pran egzistimit të kufirit formal. Mirëpo, për nji gjë të tillë, kërkohet nji nivel I lartë I ndjenjave kombëtare I cili iu mungonte, në vazhdimsi, shtresave politike që te dyja shteteve.
Betejat më kryesore, në mes subjekteve politike, në te dy shtetet, zhvillohen për marrjen, rrespektivisht ardhjen në pushtet. Gjat betejave te tilla, gjatë qendrimit në pushtet, e kaluara e argumenton se shtresat politike e harrojn edhe domethënjen e kombit, kulturen dhe interesin e kombit. Armikun duhet mbajtë në shnjester, por edhe nga ai mund të mësoni diçka. Shifni more se ç’bën Serbia për serbët në Kosovë, në Mal të Zi, në Bosnje…..

Çka po bën Kryeministri I Shqiprisë, as emrin nuk po muj me ia përmend, për shqiptar?!!! E bën kultivimin e marrdhënieve edhe personale edhe shtetërore me armikun historic – me Kryetarin dhe shtetin Serb. Me Kosovë as që mund të mirret vesh. E kaluarja e argumenton se e vetmja figure kosovare, me te cilen gjente gjuhë të përbashkët, ishte Hashim Thaqi. As me gisht të vogel nuk luan për shqiptart në Serbi dhe gjithandej kah gjinden. Në se nuk është për kombin, nuk mundet me qenë as për Shqiprinë.

Kape njanin e mëshoi tjetrit, thonte nji fjalë e moqme. Edhe Kosova, për 14 vite nuk arrijti të del nga udhëkryqi. Hekuri rrahet deri sa është I nxeht. Që nga fillimi I shpalljes së shtetit, Kosova nuk ndërmorri masa të duhura për shtrirjen e sovranitetit në mbar shtetin. Ja çka ndodhë tani, në pjesen veriore të Kosoves. Subjektet politike, në vazhdimsi, janë klanizuar. Opozita nuk e ka në prioritet të miren e shtetit por, se si me e larguar poziten dhe me u këthy në pushtet. Si duket, më armik konsiderohet pozita se sa armiku historic Serbia. Mos më e zgjatë por vetem me e shtruar çështjen se çfarë gjuhe degjohet në institucionin më të rëndësishem te shtetit – në Parliament. Sharja e nënes, e robëve, kurrnjiherë nuk ka egzistuar në traditen kombëtare. Tani edhe ato degjohen mu në Parliament.

Zgjohu popull

Sistemi zgjedhor duhet ndryshuar. Çdo njisi locale – komunë, duhet zgjedh përfaqsuesit në Parliament, në proporcion me numrin e banorve por jo, nji Kryesi e klanizuar e subjektit politik ti imponon emrat e kandidatëve gjatë zgjedhjeve. Populli duhet ta vlerson personalitetin por jo emrin e kandidatit I cili propozohet në zgjedhje.

Është e pabesueshme se si mund të heshtin Akademit e shkencave të dy shteteve. Është tejkaluar faza kur, popullit shqiptar I mungonte arsimimi. Tani, duhet ta konsideroni obligim moral, professional, madje edhe institucional kontributin në mprojtje dhe zhvillim të cultures dhe interest kombëtar.

Fundja, ndoshta, koh-paskohe, të organizoni, jo samite por donji seminar në tëcilet mund të spjegohet se, si zhvillohet komunikimi, se çka don të thot rrespektimi I njëri tjetrit, se si kembehen mendimet dhe kështu me rradhë.

Luz Tomaj,
12/08/2022

blank

Iluzionet e lirisë në dhjetor 90 dhe zhgënjimi aktual- Nga Kujtim Morina

 

Po radhis disa nga iluzionet që kishim në dhjetor 90 dhe si doli realisht në praktikë. Le të marrim disa nga liritë dhe të drejtat themelore të njeriut për të cilat ishim të shtypur e të përgjuar dhe mendonim se nuk do të ekzistonin më këto probleme. E para liria e shprehjes. Tani e në vazhdim thoshim ne, njerëzit do të shprehen lirisht, jo më si përpara kur për një fjalë goje apo me dy dëshmitarë të rremë të fusnin në burg. Mirëpo edhe në demokraci liria e shprehjes bëhet e pavlefshme. Kur e kërcënon tjetrin me vendin e punës, me mosnjohjen e pronës, me pengesat që i krijon atij në shërbimet publike në administratë, atëhere ai natyrisht nuk shprehet më i lirë, ndrydhet, frikësohet, intimidohet. Apo kur shumica ndjehen kështu të kërcënuar me humbjen e të drejtave elementare, edhe ndonjë zë i vetmuar që ngrihet, tulatet, nuk gjen mbështetje.
Të kalojmë tek liria e shtypit. Në dhjetor 90, thoshim ne, në vendet kapitaliste apo demokratike, gazetat dalin në faqe të parë me karikaturën e Presidentit të Republikës. Kjo na dukej gjë e madhe atëherë! Kanë dalë dhe dalin edhe tek ne por çfarë ka ndodhur. Gazetat dhe televizionet janë kontrolluar vazhdimisht nga qeveria ose edhe nga oligarkët këto njëzet vitet e fundit. Natyrisht se me daljen e medias elektronike dhe rrjeteve sociale, u shtua një hapësirë lirie por kjo ka edhe problemin tjetër. Media elektronike nuk varet më nga shitjet e gazetave apo artikujve por vetëm nga reklamat që vijnë kryesisht nga qeveria ose biznesi. E vërtetë që tani shprehesh në llogarinë që ke hapur në rrjetet sociale por ajo ka një numër të kufizuar ndjekësish apo shikuesish dhe nëse ky mendim do të përcillet në shtyp për të arritur një masë më të madhe njerëzish, është prapë filtri që kontrollohet nga interesa të aktorëve që përmenda më sipër. Përveç kësaj edhe për shkrimet apo mesazhet që shpërndahen në mediat elektronike ka metoda me pagesë që amplifikojnë apo shumëfishojnë ato që iu pëlqejnë financuesve të tyre dhe që kufizojnë apo pengojnë për të shkuar tek publiku i gjerë shkrime të tjera. S’po flasim këtu për autocensurën, kur autori i shkrimit censuron vetveten për të qenë siç thuhet politikisht korrekt, për t’u ruajtur nga pronari se e heq nga puna apo për pasoja të tjera.
Liria e zgjedhjeve. Dihet se ky është një ushtrim që përmirësohet vazhdimisht në sistemin demokratik. Mirëpo tek ne kanë ndodhur zgjedhje të manipuluara dhe vetëm me një kandidat. Sidomos me këto të fundit, e drejta është që kur opozita nuk merr pjesë, ka një arsye të fortë se zëri i saj nuk po dëgjohet atëhere duhet t’i jepet të paktën edhe një shans tjerër me shtyrjen e zgjedhjeve për të rregulluar mangësitë e pretenduara. Natyrisht se asnjë palë në sistemin demokratik nuk duhet të kushtëzojë apo bllokojë sistemin se kështu sillemi në një rreth vicioz pa rrugëdalje por se edhe respektimi i palës tjetër është shumë i rëndësishëm.
Liria e tubimeve paqësore, e manifestimit e grevave, protestave. Edhe kjo është e ndrydhur. Është e vërtetë që në protesta dalin një numër i konsiderueshëm njerëzish por sa të tjerë nuk dalin për arsye të humbjes së vendeve të punës, frikës se do të privohen nga shërbimet bazë publike, se do të shihen me syrin e njerkës, etj.
Kështu mund të radhitim pa fund, e drejta e pronës, që me një vendim arbitrar të pushtetit qendror apo lokal, pa pritur vendimin e gjykatës, ia merr pronën tjetrit apo e nxjerr nga shtëpia me justifikimin për ndërtime me interes publik. Neni 42 i Kushtetutës thotë se “Liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cënohen pa një proces të rregullt ligjor”. E drejta e barazisë para ligjit gjithashtu cënohet kur privilegjon simpatizantët e partisë në pushtet gjë që sjell sjell diskriminim të të tjerëve.
S’po hymë tani as në respektimin e lirive dhe të drejtave ekonomike sepse mjafton të kujtojmë se në diagramën e të drejtave bazike, cënimi i dinjitetit njerëzor dhe i lirive personale konsiderohet me pasoja po aq të rënda sa mungesa e ushqimit apo privimi i të drejtave elementare ekonomike.
Mosrespektimi i këtyre lirive që përbëjnë bazën e cdo kushtetute mendoj se ka sjellë këtë zhgënjim pas vetëm tre dekadave të ndryshimeve demokratike. Shumë shpejt për një zhgënjim të tillë nga sistemi aq më tepër që ne kemi vuajtur për gjysëm shekulli nga sistemi diktatorial dhe më përpara nuk është se kemi pasur përvojë demokratike. Këto liri janë të vendosura me ligj por cënohen, shkelen, nuk marrin kuptim, atëhere qytetari nuk gjen rrugë tjetër vetëm drejt emigracionit. Fenomeni i braktisjes së vendit është më pasoja për të gjithë, jo vetëm për një palë. Sepse sado që ka përparuar teknologjia, nuk ka popull pa njerëz dhe një popull është faktor për aq popullsi sa ka.

blank

Sot, Dita Kombëtare e Rinisë, në nder të Lëvizjes Studentore 1990

Sot është Dita Kombëtare e Rinisë, në përkujtim të Lëvizjes Studentore të vitit 1990. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Më 8 Dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë, njofton Muzeu Historik Kombëtar.

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë. Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Vlerat e kësaj dite bëhen gjithnjë e më shumë vlera kombëtare, sepse ndryshe nga ngjarjet e tjera 8 dhjetori nuk pati dy palë: një fituese dhe një të humbur.”

blank

Më 8 dhjetor 1990, dita kur jehoi thirrja: ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’

Më 8 dhjetor 1990, në Tiranë jehonte kushtrimi “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Sot mbushen 32 vjet nga ajo ditë që quhet “Dita Kombëtare e Rinisë”.

Në këtë datë që simbolizon vendosjen e pluralizmit në Shqipëri, një grup studentësh dhe pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bashkuan në një lëvizje paqësore, që do të shënonte një kthesë historike në të ardhmen e vendit.

Drejtoria e Arkivave kujton se ky akt demokratik, që vinte në kontekstin e gremisjes së komunizimit në vendet e Europës Lindore, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke hapur udhën e ekonomisë së tregut dhe të shoqërisë së hapur.

Bashkëngjitur më poshtë, paraqiten fragmente të procesverbalit të mbajtur në takimin e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia me një grup përfaqësuesish të studentëve e të pedagogëve të Universitetit të Tiranës “Enver Hoxha”, kryesuar nga Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari, më 11.12.1990. syri.net

blank

blank

blank

Shqipëria merr vetëm 80 milionë euro nga paketa 1 miliard euro e BE-së, asgjë nga fondi i investimeve për energjinë

Bashkimi Europian akordoi në samitin e Tiranës të mbajtur pak ditë më parë një paketë ndihme për energjinë me vlerë 1 miliardë euro për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e Zi.

Sipas deklaratës zyrtare që lëshoi Brukseli menjëherë pas takimit paketa synon në adresimin e nevojave të menjëhershme, afatshkurtra dhe afatmesme në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e krizës së vazhdueshme energjetike.

 

Me këtë mbështetje Komisioni Europian synon të ndihmojë partnerët e Ballkanit Perëndimor që të ulin varësinë nga lëndët djegëse fosile ruse, dekarbonizimi dhe të përmirësojnë sigurinë energjetike. Nga granti 500 milionë euro Shqipëria përfiton 80 milionë euro.

 

Pjesa e dyte e paketës prej 500 milionë eurosh do të ndahet në tre drejtime, 170 mln euro investime (në te cilat Shqipëria nuk është kualifikuar me asnjë projekt) 100 milionë euro për eficencën e energjisë dhe 230 milionë euro garanci për sektorin privat.

 

Gjyma e parë 500 mln grant, Shqipëria merr 80 mln euro
Paketa për energjinë është e ndarë në dy pjesë, 500 milionë euro grant për të përballuar emergjencën që ka krijuar lufta në Ukrainë në tregun e energjisë dhe 500 milionë euro të tjera do të jepen për financimin e projekteve, në të cilat Shqipëria nuk është përfituese.

 

Nga 500 milionë eurot grant, Serbia është përfituesi më i madh me 165 milionë euro, Shqipëria me 80 milonë euro, Maqedonia me 80 milionë euro, Kosova me 75 milionë euro, Bonja 70 milionë euro dhe Mali i Zi me 30 milionë euro. Këto fonde do të ndihmojnë në zbutjen e ndikimit të çmimeve të larta të energjisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Mbrojtjen e familjeve në nevojë nga rritja e çmimeve. 90% e këtyre shumave do të alokohen nga janari 2023.

 

Gjysma e dytë 500 mln euro, 170 mln euro investime, Shqipëria nuk përfiton
Në gjysmën e dytë të paketës, prej 500 milionë eurosh rreth 170 milionë euro do të alokohen për investime në sektorin rajonal të energjisë. Në këtë paketë Shqipëria nuk ka asnjë projekt.

 

Përfituesit kryesorë janë Kosova dhe Serbia dhe Maqedonia. Komisioni Europian njoftoi se kjo paketë do të gjenerojë investime që shkojnë gjithsej në 1.4 miliardë euro, ku 419 milionë euro do të mbulohen me garancitë e BE.

 

Projekti i parë është, impianti totovoltaik në Kosovë me një investim gjithsej 104.7 milionë euro, ku BE do të mbulojë 33.1 milionë euro, dhe pjesa tjetër me kredi nga Bankat e Zhvillimit. Punimet në këtë impiant do të përfundojnë në vitin 2027, që synon të prodhojë 110.1 MW.

 

Projekti i dytë është Solar Kosova, që synon ngrohjen Qendrore në Prishtinë. Në këtë projekt granti i BE do të mbulojë 31.6 milionë euro, ndërsa i gjithë invetsimi kushton 77 milionë euro dhe përfundon në vitin 2027.

Projekti i tretë është “Rehabilitimi i Gjashtë Hidrocentraleve” Faza 3, në Maqedoni. Granti i BE-së në këtë projekt është 11.2 milion euro, teksa e gjithë vlera e investimit është vlerësuar me 36.4 milionë euro. Projekti përfundon në vitin 2025. investimet do të zgjasin jetëgjatësinë e impianteve dhe do të rrisin kapacitetin e tyre gjenerues me 13.5 MW.

Projekti i katërt është parku i prodhimit të energjisë nga Era në Maqedoninë e Veriut në Bogdanc. Granti i BE -së në këtë projekt është 9.3 milionë euro dhe e gjithë kosto e invetsimit vlerësohet 30.4 milionë euro. Projekti përfundon në vitin 2025 me kapacitet të instaluar 36.8 MW. Në total do të furnizohen mbi 22,000 familje me energji elektrike.

Projekti i pestë është rindërtimi i hidrocentralit të Vlasinës, ku BE do të kontribuojë me një grant 16.1 milionë euro, teksa kosto e përgjithshme e investimit është 77,9 milionë euro.

Ky projekt do të zëvendësojë të gjitha njësitë gjeneruese, sistemet elektromekanike dhe hidromekanike dhe pajisjet e kontrollit. Këto investime do të sigurojnë një funksionim e sigurt të kaskadës gjatë 30 viteve të ardhshme, me një prodhim prej 136 MW. Do të plotësohet kërkesa për energji e 93,000 familjeve.

Projekti i gjashtë është parku i prodhimit të energjisë nga era në Kostolac të Serbisë. Në këtë projekt që kushton gjithsej 145 milionë euro Granti i BE-së është 31.2 milionë euro. Ky projekt do të instalojë një një prodhim 66 MW të mjaftueshme për 45,000 familje.

100 mln euro për eficencën rajonale të energjisë
Nga gjysma e dytë e grantit 500 mln euro, 100 milionë euro do të përdoren për të nxitur projekte që kanë të bëjnë me eficencën e energjisë. Kjo shumë ende nuk ka ndarje rajonale sipas shteteve por do të përdoret për projekte që nxisin kursimin e energjisë, reduktimin e ndotjes nga prodhimi i energjisë dhe përmirësimin e standardeve të jetesës që kanë të bëjnë me eficencën e energjisë.

230 mln euro garanci për sektorin privat, nuk ka ndarje sipas shteteve
Nga gjysma e dytë e paketës së energjisë prej 500 milionë eurosh 230 mln euro do të përdoren si garanci për sektorin privat. Përfituesit do të jenë SME të cilat do të mbështetën financiarisht nga BE për prodhimin e energjisë së pastër. Ky grant do të shpërndahet nëpërmjet 6 thirrjeve dhe do të ndahet në bazë të kritereve që do të plotësojnë bizneset e në të gjithë Rajonin. /Monitor/

blank

Fatmir Merkoçi: Nga Primaret humbi konservatorizmi, humbi Berisha ! –

Intervistoi: Elida Buçpapaj

 

I nderuar Fatmir, sapo kane mbaruar Primaret, ju ishit nje nga shtatë kandidatet që pas pas daljes të rezultatit jeni shprehur se
1. Në këto zgjedhje ka humbur konservatorizmi dhe
2. Se vota ishte e komanduar.
Për hir të së vërtetës, nga komentet ne rrjetet sociale vihej re se ishte një fitore e paralajmëruar se fansat e tashme kandidatit per bashkine e Tiranes ishin agresive për çdo shprehje mendimi ndryshe. Pra per nje analist te rrjeteve sociale – perzgjedhja e kandidatit ishte nje hesap i mbyllur pa shkuar ne votim. Ju çfare mendimi keni.

Fatmir Merkoçi: Partia Demokratike i përket të djathtës. Këtë parti ne me ketë synim e krijuam, por kohë pas kohe PD e humbi misionin e saj. Kjo u tregua tek ngjyrat e flamurit, ku filloi dhe zbehja e ngjyrës blu. Si heqja e katër vijave që simbolikisht tregonin lidhjen e të deklasuarve, nacionalizmin, konsevatorizmin dhe patriotizmin. Pra partia hoqi boshtin ideologjik.

Nisja e foltores nga Berisha, kishte në thelb, ngritjen e të djathtës dhe të konservatorizmit. Prandaj u vendos dhe flamuri e sigla e themelimit. Gjatë gjithë kësaj perjudhe Berisha trumpetoi të djathtën konservatore.

Primaret e propozuara nga Berisha kishin në themel, pikërisht vazhdimësinë dhe konkretizimin e konservatorizmit në të djathtën reale.

Gara filloi mbi bazën e këtyre principeve. Gjatë gjithë prezantimit tim, iu përmbajta rregullave të së djathtës konservatore. Ndërsa kandidatët e tjerë, vazhduan me programe qeverisje bashkiake.

Pra ju shmangën garës reale.

Primaret janë parim konservator dhe ato zhvillohen brënda partisë. Në primare votohet vlera, kontributi dhe figura e personit. Gjë që kandidatët nuk e bënë pasi, nuk kishin asnjë lidhje me konservatorizmin. Ata nuk kishin konceptin e jo më të luanin me rregullat konservatore.

Gjatë fushatës, Berisha duhej të ndërhynte, pasi ishte Ai që i propozoi primaret

Duke mos pasur vlera dhe kontribute, duke mos dhënë dhe dorheqjen nga postet e tyre, kandidatët filluan propogandën e premtimeve, intimiduan anëtarësinë. Mediat paracaktuan fituesin pasi, i vetmi që kishte median e mbyllur, isha unë, pikërisht njeriu që përfaqësonte dhe luante me rregullat e të djathtës konservatore.

Një pikë që unë e kundërshtova që në fillim ishte dhe pjesmarrja e simpatizantëve në votim. Unë këtë e kam quajtur votë paraprake e kandidatit pasi, kandidati merrte folmular dhe jua jepte njerëzve të tij. Pa dyshim që ai simatizanti do votonte, pikërisht atë kandidat që i jepte formularin.

Tek e djathta konservatore kjo nuk mundet të imagjinojet e jo më të pranohet.

Kjo votë e komanduar, dhe ajo që shpjegova më lartë, solli këtë rrezultat

Por më thelbësorja është se. E gjithë propoganda e Berishës për një parti të së djathtës konservatore (nëse e shohim politikisht dhe në rrezultat) nuk u votua nga anëtarësia. Çka do të thotë se e gjitha sa u tha dhe u trumpetua, se ne jemi e djathta konservatore, dhe se partia ka aleat Republikanët e Amerikës, dhe të djathtët e Europës, tashmë me votën e anëtarësisë u rrëzua.

Fatkeqsisht PD mbetet pa boshtin e saj ideologjik. Mbetet një parti e qëndrës ku, më së shumti, ka binjakë të saj, laburistët, Demokratët e Amerikës, apo të majtën europiane. Ky tashmë është fakt.

Aq sa është fakt i faktuar që, Rama, Velija dhe sorosianët brënda PD-së deklaronin skutave se: çdo kush le të dalë fitues, përveç Fatmir Merkoçit. Kjo u vërtetua dhe kur brënda selisë së PD-së dhe në prani të vetë Berishës. Unë si kandidat i primareve, nuk u lejova të votoj. Dhe pse ishte konform rregullave, vajtja dhe orari nga organizatorët. Kjo u bë në prani të gjithë mediave.

Ndaj duke analizuar situatën dhe duke parë rezultatin kam deklaruar se humbi e djathta konservatore. Humbi vetë Berisha që e ideoi dhe trumpetoi rithemelimin si, rithemelim të së djathtës, apo të djathtës konservatore

Po për kandidatin që fitoi çfare mendoni?

Fatmir Merkoçi: Është kandidat i votuar nga këto “primare”. I qendroj deklaratës time e bërë prej kohësh. Kandidati është prodhim politik. Në vizion poliktik nuk ka treguar asgjë. Dhe se brezi i 30 vjeçarve e ka shktërruar këtë vënd. Këtë e them pasi politika është vizion, liri, dhe marrje rrisqesh në momentet e duhura. Me njerëz të emëruar nuk mundet të kesh rezultat pozitiv. Kariera politike kërkon përvojë, në këtë rast, nuk ka një shkrim ku, të nxjerrë qartazi mendimin. Kjo gjë më le të dyshoj në këtë përballje. Marrja e Bashkisë është betejë kundër regjimit. Por në të gjitha takimet, nuk u shpreh për fitore të sigurtë në këto zgjedhje.

Intervistë me Fatmir Merkoçin, simbolin e 20 Shkurtit ’91

blank

Plagët e Sali BERISHËS- Nga Ramiz LUSHAJ

 

Dera e kulla e Sali Berishës, luftëtarët e saj, në genet e tyre, ndër shekuj, kanë marrë plagë lufte në beteja historike me pushtuesit e huaj për pa e ndalun asnjëherë rrugëtimin e tyre për kombin e vet.

Babagjyshi i tij, Isuf Rexha Berisha (që jetoi 120 vjet: 1793-1913) i ka pasë marrë dy plagë, në luftë me sllavët në mbrojtje të tokave shqiptare në Malin e Zi të sotëm.

Axha i tij, Zeqir Halili Berisha (që jetoi 97 vjet: 1887-1984) i ka pasë marrë tri plagë lufte në gjoks e në këmbë në Kosovën dardane, i cili ka luftuar kundër sllavëve (serbë e malazezë) e otomanëve (turqëve).

Edhe dy axhallarët e tij kanë marrë plagë lufte: Ahmet Xhema Berisha është plagos në Dibër të Madhe, kurse Idriz Bek Berisha plagos në krahëror, në vendlindjen e tij -Tropojë.

Këta luftëtarë të trupit genetik të Sali Berishës kanë edhe një të veçantë, se plagët e luftës i kanë marrë nga pushtuesit e huaj në luftëra, kryengritje e beteja në krejt hapësirën e Shqipërisë së vërtetë, natyrale, etnike: në Shqipëri, në Kosovë, në Mali i Zi, në Maqedoni e Veriut.

Sali Berisha kurrë nuk ka folur ndonjëherë për këto plagë lufte të kullës së tij, të derës së tij, të babagjyshit e axhave (mixhëve) të tij. (E, Sali Berisha nuk ka ba mirë që nuk ka folë kurrënjiherë për këto plagë lufte). E thanun ndryshe: këto plagë e rritën Sali Berishën. E banë Sali Berishë.

Po plaga ma e randë, ma e ligë, ma e poshtër, ishte kjo e ditës së sotme, kur një shqiptar pa shqiptari, me antivlera njerëzore e jetësore, ordiner kriminal, e goditi keqas e pabesisht me grusht Sali Berishën përgjatë marshimit demokratik, në ecje të paqtë, në Protestën e Opozitës të Bashkuar me 6 të dhjetorit 2022, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”…!

Kjo plagë ndaj Sali Berishës është vet plaga e Shtetit, plagë kundër Shtetit, plagë që mori dhe Demokracia në Shqipëri, edhe rendi, siguria e qetësia shqiptare, se u godit ish-Presidenti i Shqipërisë dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, se u godit një lider historik i Demokracisë Shqiptare nga Dhjetori ’90 në dhjetorin 2022; se u godit në krye të detyrës Lideri i Opozitës Shqiptare në atë Protestë Paqësore në qendër të kryeqytetit; se u godit në një nga ditët e Sigurisë ma të lartë kombëtare shqiptare, në një nga ditët më të rëndësishme shqiptare të mbajtjes për herë të parë në Shqipëri të Samitit BE-Ballkani Perëndimor me prani të krerëve më të lartë të 26 shteteve të Bashkimit Europian dhe të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo ishte një plagë kriminale që nuk e tërhoqi atdhetarin kombëtar e politikanin tribunal, 78-vjeçarin Sali Berisha, nga rrugëtimi i tij i asaj dite (dhe në asnjë ditë të jetës së tij në çdo të nesërme), shembulltarisht, njejtësisht, sikurse dhe paraardhësit e tij në historinë shqiptare mbi tre shekullore të kullës së tyre historike që morën plagë lufte nga pushtuesit e huaj po nuk e ndalën rrugëtimin e tyre për Liri e Pavarësi Kombëtare Shqiptare.

Tiranë, 6 dhjetor 2022

blank

78-vjeçari në ëndërr-makthet tuaja – Nga Andi Bejtja

Burri 78-vjeçar, Sali Berisha, skena e ringritjes pas grushtit halabak të porositur, do jetë përnatë në ëndërr-makthet e atyre që e kanë porositur.

Babai 78-vjeçar, Sali Berisha, do jetë përnatë në ëndërr-makthet e fëmijëve të atyre që e kanë porositur.

Politikani Sali Berisha do jetë përnatë në ëndërr-makthet tuaja: -të atyre politikanëve që duan t’ia marrin partinë me gjykatë,

-të atyre gjykatësve që po tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë,

-të atyre politikanëve që nuk e lënë të flasë më shumë se dy minuta në parlament,

-të atyre pronarësh mediash e gazetarësh bashkë, që gati-gati e nxorën një të ashtuquajturën vërtetim mjekësor të agresorit para se të godiste me grusht,

-të atyre policëve me uniformë e pa uniformë që vazhdojnë e gënjejnë e gënjejnë,

-të atyre diplomatëve që për interesat e tyre personale nuk e kanë për gjë të grisin e të fundosin dhe atë pak demokraci në Shqipëri.

Burri 78-vjeçar që ngrihet fill pas grushtit të porositur, do prishë me dhjetëra, qindra gjumëra përnatë, për një kohë të gjatë, do jetë makth për ata që e porositën dhe ata dhjetëra qindra që po i shërbejnë porositësve, por në të njëjtën kohë do jetë dhe minimumi një buzëqeshje e pavetëdijshme në gjumë, për ata që nuk e kanë vendosur akoma të ikin nga ky vend.

Burri 78-vjeçar që ngrihet fill pas një grushti të porositur, sot nuk është as më pak e as më shumë po fiks 20 vjeç.syri.net


Send this to a friend