VOAL

VOAL

Kur Dritan Zagani thosh se ish-gjenerali italian ka një rol kyç në lidhjet e mafies me politikën rilindase & liderin e drogës

February 9, 2022
blank

Komentet

blank

Osmani: Referendumi i shtatorit të vitit 1991 vuri themelet e para të shtetit të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se më 26-30 shtator 1991 Kosova e shprehu me referendum vullnetin politik të qytetarëve të saj për shtet të pavarur në një organizim të pashoq për rrethanat e atëhershme, duke rikonfirmuar vullnetin e pakthyeshëm të qytetarëve të saj për liri e demokraci.
“Referendumi i vuri themelet e para të shtetit të Kosovës. Ai qe një deklarim plebishitar jo vetëm për pavarësinë e vendit, por edhe për përcaktimin e Kosovës për demokraci përfaqësuese. Ai e vulosi dëshirën e qytetarëve të vendit për të jetuar të mosvarmë dhe u hapi udhë proceseve të pandalshme drejt jetësimit të shtetit, nën udhëheqjen e prijësit të saj historik, Presidentit Rugova”, ka thënë Osmani.

Postimi i plotë:

Më 26-30 shtator 1991 Kosova e shprehu me referendum vullnetin politik të qytetarëve të saj për shtet të pavarur, në një organizim të pashoq për rrethanat e atëhershme, duke rikonfirmuar vullnetin e pakthyeshëm të qytetarëve të saj për liri e demokraci, të shprehur paraprakisht në Deklaratën e 2 Korrikut dhe të kodifikuar juridikisht në Kushtetutën e Kaçanikut.

Referendumi i vuri themelet e para të shtetit të Kosovës. Ai qe një deklarim plebishitar jo vetëm për pavarësinë e vendit, por edhe për përcaktimin e Kosovës për demokraci përfaqësuese. Ai e vulosi dëshirën e qytetarëve të vendit për të jetuar të mosvarmë dhe u hapi udhë proceseve të pandalshme drejt jetësimit të shtetit, nën udhëheqjen e prijësit të saj historik, Presidentit Rugova.

Në këtë përvjetor, ne i kujtojmë me respekt të gjithë ata që organizuan ose iu përgjigjën thirrjes për referendum. Ata u kujdesën që zanafilla e shtetit të ri të mbajë vulën e deklarimit të lirë të qytetarëve të saj. Vullneti i tyre qe përcaktues për të ardhmen e vendit tonë.gsh

blank

Hill: Shtetet e Bashkuara duan sqarim se çfarë ka nënshkruar Serbia me Rusinë

VOA

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha të hënën se Shtetet e Bashkuara duan “sqarim nga Serbia se çfarë ka nënshkruar me Rusinë në Nju Jork”, duke nënvizuar se në këtë periudhë “askush nuk do të duhej të nënshkruante asgjë me Rusinë”.

Të premten ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviç nënshkroi marrëveshjen për “konsultime” të ndërsjella mbi çështjet e politikës së jashtme me ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku shumica e delegacioneve perëndimore shmangën kryediplomatin rus për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Njoftimi nxiti kritika të ashpra të një pjese të opozitës në Serbi por edhe të disa politikanëve të Bashkimit Evropian. Ministri serb Selakoviç u përpoq të dielën të ulë rëndësinë e marrëveshjes duke thksuar se ajo është “teknike” dhe nuk lidhet me çështjet e sigurisë.

Ambasadori Hill tha të hënën se në këtë periudhë askush nuk do të duhej të nënshkruante asgjë me Rusinë dhe “pak veta e bëjnë një gjë të tillë, përveç atyre rekrutëve të mjerë që mobilizohen për t’u dërguar në luftë”.

Ambasadori Hill tha se gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Shtetet e Bashkuara zhvilluan “bisedime të frytshme” me delegacionin e Serbisë për çështje globale por edhe çështje tjera.

“Vetëm më pas dëgjuam për atë dokument”, tha ambasadori Hill, duke theksuar se “Shtetet e Bashkuara duan sqarim nga Serbia”.

“Duam të dëgjojmë se çfarë dëshiron të bëjë Serbia në të ardhmen dhe të shohim se çfarë marrëdhëniesh do të zhvillojë me një vend që sulmoi brutalisht fqinjin e tij dhe madje shfrytëzon kërcënimet për të përdorur forcën bërthamore. Ne duam të kuptojmë se në çfarë mbështetet bashkëpunimi midis Serbisë dhe Rusisë”, tha ambasadori Hill.

BE-ja e shqetësuar më thellimin e marrëdhënieve Serbi – Rusi

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Emanuele Giaufret, tha se nuk është koha për forcimin e lidhjeve me Rusinë dhe i bëri thirje Serbisë të harmonizojë politikën e saj të Jashtme me bllokun të cilit aspiron t’i bashkohet.

“Nuk guxojmë të harrojmë se Rsuia po kryen agresion kundër Ukrainës tash e shtatë muaj dhe po e forcon fushatën duke mobilizuar 300 mijë njerëz, duke organizuar referendume të paligjshme për shkëputjen e pjesëve të Ukrainës dhe po kërcënohet me armë të shkatërrimit në masë”, tha ai duke nënvizuar se “kjo nuk është koha për forcimin e lidhjeve me Rusinë dhe ajo marrëveshje e nënshkruar dërgon mesazh tërësisht të kundërt pavarësisht asaj që ka thënë Serbia se nuk do të njohje referendumet e organizuara nga Rusia”.

Ndonëse pohon se e mbështet tërësinë tokësore të Ukrainës, Serbia ka refuzuar vazhdimisht t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës. Përafrimi i politikave të jashtme me Bashkimin Evropian është një nga parakushtet kryesore për t’u anëtarësuar në bllokun 27-vendesh, por Serbia i ka kundërshtuar vazhdimisht thirrjet për ta bërë një gjë të tillë.

blank

Zelensky thotë se ka “rezultate pozitive” në kundërofensivat ukrainase

RFE/RL

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ka luftime të ashpra në frontet e luftës, por Kievi po sheh “rezultate pozitive”.

Këto deklarata të Zelenskyt, të bëra në orët e vona të 25 shtatorit, vijnë pasi ai ka paralajmëruar se nuk duhet të hidhen poshtë kërcënimet bërthamore të presidentit rus, Vladimir Putin, teksa forcat e Moskës po humbin territor në Ukrainë.

Kryeministrja britanike, Liz Truss, ka minimizuar deklaratat e fundit të Putinit, duke i cilësuar si “kërcënime false”, dhe këshilltari për siguri kombëtare në SHBA, Jake Sullivan, ka thënë se Uashingtoni i ka shpalosur Moskës “pasojat katastrofike” me të cilat do të përballej nëse do të përdorte armë bërthamore kundër Ukrainës.

Në adresimin e tij natën e së dielës, Zelensky tha se forcat ukrainase kanë shënuar përparim kundër forcave ruse në rajonet Donjeck, Harkiv, Mikolajiv dhe Zaporizhja.

“Kemi rezultate pozitive në disa drejtime”, tha ai.

Rusia dhe aleatët e saj separatistë në rajonet ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës po mbajnë të ashtuquajturat referendume për të fituar pavarësinë dhe për t’iu bashkuar Rusisë. Por, këto votime nga Kievi dhe komuniteti ndërkombëtar janë cilësuar si “referendume të rreme”.

Votimet pritet të përmbyllen më 27 shtator.

Mbajtja e këtyre votimeve përkon me kohën kur Ukraina po zhvillon kundërofensiva në verilindje dhe lindje të vendit dhe Kievi ka pretenduar se ka arritur të rimarrë mijëra kilometra katrorë territor.

Por, Putin dhe zyrtarët rusë kanë thënë se votimet, në të ashtuquajturat referendume, do të rezultojnë në transformimin e pakthyeshëm të këtyre zonave, për t’i bërë ato pjesë të Rusisë.

Putin po ashtu ka sugjeruar se Moska mund të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’i mbrojtur këto rajone.

Pas fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u pyet nëse Moska mund të përdorë armët bërthamore për të mbrojtur rajonet e aneksuara.

Ai tha se territori që gjendet “brenda Kushtetutës” ruse është nën “mbrojtjen e plotë të shtetit”.

Zelensky tha se nëse kërcënimet e mëhershme ruse për përdorimin e armëve bërthamore mund të kenë qenë blof, tani “ato mund të jenë realitet”.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Më 21 shtator, Putin shpalli një mobilizim të pjesshëm ushtarak, teksa la të kuptohet se mund të përdorë armë bërthamore.

blank

“Mund të ndihmosh gjithë botën”, Zelensky i bën thirrje direkte presidentit Biden: Shpalle Rusinë shtet terrorist!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi homologut tw tij amerikan Joe Biden të dielën që të ‘ndihmojë të gjithë botën duke e shpallur Rusinë si një shtet sponsor të terrorit, një veprim që Shtëpia e Bardhë më parë ka refuzuar ta bëjë.

Zyrtarët e lartë të administratës së Bidenit kanë qenë në kontakt të ngushtë me homologët e Kremlinit “gjatë ditëve të fundit”, tha gjithashtu të dielën këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, pasi udhëheqësi autokrat rus Vladimir Putin sugjeroi se ai mund të përdorte armë bërthamore në sulmin e tij.

Zelensky i tha CBS News se Moska do ta bënte “të pamundur” vazhdimin e përpjekjes për t’i dhënë fund pushtimit përmes bisedimeve diplomatike me Kievin.

“Unë mendoj se është një sinjal shumë i rrezikshëm nga presidenti Putin që na thotë se ai nuk do ta përfundojë këtë luftë”, tha Zelensky.

Ai u kërkoi gjithashtu Shteteve të Bashkuara të shkojnë një hap më tej sesa të zbatojnë më shumë sanksione ndaj Rusisë duke treguar ‘pozitën e saj udhëheqëse’ në përcaktimin e vendit si një shtet sponsor të terrorizmit.

“Unë e kuptoj se do të ketë implikime. Këto implikime do t’i bëjnë të pamundura negociatat diplomatike, megjithatë ata janë terroristë dhe ne nuk mund t’i lëmë ta bëjnë këtë nga frika. Ata nuk do të dorëzohen. Ne duhet të vazhdojmë të ushtrojmë presion”, tha Zelensky.

Zelensky përmendi mizoritë e fundit të zbuluara në Kharkiv, një rajon i çliruar së fundmi nga kontrolli i Rusisë nga ushtria ukrainase.

“Filluam zhvarrosjet, ngritëm 500 trupa. Të gjitha familjet u torturuan dhe u vranë. Familjet e tyre u varrosën së bashku. Të rritur, burra e gra dhe fëmijë të vegjël me plumba në kokë. Disa nga pjesët e trupit të tyre mungonin”, tha ai.

Por Shtëpia e Bardhë tha në fillim të këtij muaji se një veprim i tillë mund të prishë marrëveshjet e brishta humanitare të vendosura me Rusinë në zonat e Ukrainës nën kontrollin e saj.bw

blank

Presidenti ukrainas u ofron garanci ushtarëve rusë që dorëzohen

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. 22 shtator 2022.

RFE/RL

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka ofruar garanci ushtarëve rusë që dorëzohen tek forcat ukrainase. Ai po ashtu u ka bërë thirrje rusëve të shmangin mobilizimin e pjesshëm ushtarak të vendit të tyre.

Në fjalimin e natës të 24 shtatorit, të cilin e mbajti në gjuhën ruse, Zelensky ofroi garanci për rusët që janë kapur rob lufte derisa luftonin në Ukrainë.

“Ukraina garanton tri gjëra për çdo ushtar rus që dorëzohet. Së pari, do të trajtoheni në mënyrë të civilizuar, në përputhje me të gjitha konventat. Së dyti, askush nuk do t’i dijë rrethanat e dorëzimit tuaj, askush në Rusi nuk do ta dijë se dorëzimi juaj ishte vullnetar. Dhe së treti, nëse keni frikë të ktheheni në Rusi dhe nuk dëshironi një shkëmbim, ne do të gjejmë një mënyrë për ta garantuar këtë”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas tha se mobilizimi i pjesshëm i Rusisë, i cili synon të mbështesë forcat ruse që kanë luftuar në Ukrainë që nga pushtimi i paprovokuar i Moskës në shkurt dhe që së fundmi kanë pësuar pengesa të mëdha ushtarake në lindje të Ukrainës, është një “krim”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 21 shtator njoftoi për mobilizimin ushtarak në mënyrë që të forcohet pushtimi i paprovokuar i Ukrainës dhe pasi forcat ruse pësuan humbje në fushëbetejë.

Ai më 24 shtator nënshkroi amendamentet që ashpërsuan dënimet për rusët që dorëzohen vullnetarisht ose që refuzojnë të luftojnë, duke i bërë këto veprime të dënueshme me 10 vjet burg.

Mobilizimi, tash për tash, thuhet se është i pjesshëm, dhe thërret 300.000 rezervistë rusë që t’i bashkohen luftës. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë – shtetit me sipërfaqen më të madhe në botë – një mobilizim i plotë ushtarak do të nënkuptonte përfshirjen e forcës rezervë prej 25 milionë personash.

Sipas ligjeve ruse, burrat dhe gratë nga mosha 18 deri në 60 vjeç, teorikisht mund të thërriten si rezervistë, varësisht nga rangjet e tyre.

Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt.

blank

Karamuço: Programi i përdorur nga hakerat për të publikuar të dhënat është rus

Eksperti i kriminalistikës Karamuço ka thënë se qëllimi i hakerave përmes nxjerrjes së informacioneve synojnë përplasje mes grupeve kriminale apo edhe në institucione shtetërore, duke iu referuar këtu publikimit të e-maileve të ish-kryepolicit Gledis Nano.

I ftuar në ABC, Karamuço thekson se programi i përdorur nga hakerat për të publikuar të dhënat është rus dhe se sulmi kibernetik mund të jetë i koordinuar mes shteteve jo mike të Shqipërisë, pra Iranit dhe Rusisë.

Karamuço: Qëllimi i hekerave që unë do ta quaja me të drejtë një siber terrorizëm është të krijojë frikë, panik, kauzë, destabilizim, përmbysje të qeverive pro perëndimore dhe krijimin e një klime pro ruse, pro iraniane, pro lindore, pro briksit, mos harroni është aleanca e tyre.

Sigurisht duke i nxjerrë informacionet, duke i publikuar ato ata bëjnë dy gjëra, e para targetojnë njerëzit që për vite të tëra ata i kanë ndjekur, i kanë proceduar, i kanë paralajmëruar që të kryejnë veprime, siç ishte rasti i ish-drejtorit Nano që ka qenë dhe drejtori i anti-terrorit dhe nga ana tjeter këto informacione shtojnë mundësitë dhe premisat që midis grupeve të organizuara të rilindin përplasje shumë të ashpër, të rilindin përplasje jo vetëm midis tyre por edhe në institucione shtetërore konkrete, pra kjo na ka hapur kutinë e pandorës.

Informacionet janë në telegram, telegramin mund ta aksesosh shumë thjeshtë, mund të bëhen ndërhyrje edhe nga ana e partnerëve ndërkombëtarë që këto kanale të mbyllen në telegram, por telegrami ka një problem, programi i Telegramit është Durovi, është rus, megjithëse i ka zhvendosur serverat e tij në Dubai ai mbetet prap rus dhe më kujtohet thirrjen e para disa kohëve që i bënte popullit të Ukrainës.

Vetë pronari i Telegramit duke ju thënë ju lutem përdorni Telegramin unë nuk jam i agjenturës ruse. Që këtu s’më ka pëlqyer, mbase mund të jetë vënë në shërbim edhe Telegrami si pjesë e të gjithë kësaj që ne e quajmë sulm të koordinuar, të strukturuar jo midis hackerave, midis shteteve jo mike të Shqipërisë. syri.net

blank

VOA- Shqipëri, inflacioni i lartë. Qytetarët në vështirësi ekonomike

Mimoza Picari

Në Shqipëri rritja e çmimeve, që prej muajit shkurt kur nisi agresioni rus në Ukrainë, ka vënë në vështirësi një pjesë të gjerë të shoqërisë, që kanë të ardhura të ulëta. Inflacioni ka arritur 8%, niveli më i lartë që prej më shumë se 20 vitesh. Për të minimizuar efektet e krizës qeveria ka ndërhyrë së fundmi me një plan masash të shtrira në kohë, që u vijnë në ndihmë kategorive në nevojë. Ekspertët mendojnë se ato janë të pamjaftueshme, ndërsa autoritetet thonë se ndërhyrjet janë bërë të kujdesshme, me qëllim ruajten e stabilitetit makroekonomik të vendit.

Shqipëria vijon të përballet me vështirësi ekonomike që prej muajit shkurt kur nisi agresioni rus në Ukrainë. Kriza globale e ushqimeve dhe e furnizimit dhanë ndikimin e tyre, pasi aktiviteti prodhues në vend në një masë të gjerë varet nga importi i lëndëve të para. Inflacioni në muajin gusht arriti në 8%, niveli më i lartë prej më shumë se dy dekadash dhe dy herë më i lartë se në muajin janar. Ndikimin më të madh në rritjen e çmimeve, sipas të dhënave të Instat e dha grupi i ushqimeve me 15% dhe ai i transportit dhe karburanteve me 20 dhe 24%. Qeveria ka ndërhyrë dy herë gjatë vitit, në fillim me atë që u quajt paketa e rezistencës sociale dhe tani me anë të disa masave të tjera të shtrira në kohë. Autoritetet thonë se deri në fund të vitit mbështetja financiare kap një shifër rreth 360 milionë euro, ku pjesën më të madhe me 230 milionë euro e mban subvencionimi i çmimit të energjisë elektrike. Por në një vend si Shqipëria ku të ardhurat për frymë janë ndër më të ulëtat në rajon dhe Europë, efekti i krizës është i lartë. Disa qytetarë, pjesë e paketave mbështetëse të qeverisë, i thanë Zërit të Amerikës, se po përballen me vështirësi financiare.

“Me shumë vështirësi po e përballojmë rritjen e çmimeve. Çdo gjë ka shkuar dyfish. Në buxhetin tim kjo rritje rëndon me 30%”- tha për Zërin e Amerikës një qytetar nga Tirana në pension.

“Çmimet skandal, të mos kemi ndonjë ndihmë anësore marrim fund”- u shpreh një banore e Tiranës.

“Me pensionet që kemi ne është shumë vështirë, por shyqyr që kemi fëmijët jashtë dhe na ndihmojnë”- vijoi një tjetër pensionist.

“Vetëm një gjë është e mirë që nuk po ngrihet cmimi i energjisë”- u shpreh një qytetar.

Sipas të dhënave të Instat në rritjen me 15% në grupin e ushqimeve, ndikimin më të madh me 29% e kanë patur vajrat, qumështi dhe veza me 22% dhe buka e drithërat me 20%. Ndonëse ka rënduar konsumatorët, nga ana tjetër kjo rritje e çmimeve, ka sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, deri tani rreth 420 milionë euro, ose 16% më shumë se një vit më parë, në të njëjtën periudhë. Njohës të fushës së ekonomisë, thonë se këto të ardhura duhet të përdoren për të zbutur efektet e krizës për shtresat në nevojë.

“Kjo shifër që është marrë nga rritja e cmimeve, duhet të rialokohet tek grupet sociale, që kanë më tepër nevojë. Nuk mund të kemi paketa sociale që realizojnë 100% objektivin e tyre, por duhet të themi që këto paketa duhet të jenë të gatshme dhe duhet të aktivizohen sa më shpejt, pasi bëhet fjalë për disa qindra, mijëra njerëz që kanë të ardhura deri në 5.5 dollarë për frymë dhe që mbeten në kushtet e mbijetesës”- tha për Zërin e Amerikës Arben Malaj, ish-ministër i financave.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj i tha Zërit të Amerikës, se në paketën e dytë të miratuar pak ditë më parë, masat janë të qëndrueshme dhe jo me efekt të përkohshëm. Ato përfshijnë indeksimin e pensioneve me 6%, që arrin në 9.5 që prej fillimit të vitit, rritjen me 10% e ndihmës ekonomike, dyfishimin e saj për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë dhe ato mbi 65 vjeç pa të ardhura. Indeksimin me 7% të pagesës për personat me aftësi të kufizuar. Rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pagave për disa kategori të administratës publike me 7% mesatarisht. Nga mbështetja financiare përftojnë përmes skemave të subvencionimit të naftës, fermerët, sektori i peshkimit, dhe ai i transportit.

Në paketën e ndihmës përfshihet dhe mbështetja për prodhuesit e grurit, në kushtet kur Shqipëria importon nga Rusia dhe Ukraina rreth 70% të totalit të importit të grurit në vend, ku peshën më të madhe me 64% e mban Rusia. Por për ekspertët ndërhyrjet janë të pamjaftueshme, kryesisht për shtresat me të ardhura të ulëta, duke veçuar pensionistët që sipas Ministrisë së Financave, përfitojnë nga indeksimi i fundit 1 mijë e 500 lekë në muaj për një pension mesatar. Ministrja e financave duke iu përgjigjur kritikave thotë se qeveria është treguar e matur në hartimin e politikave mbështetëse.

“Ne do donim të bënim më shumë, por roli i qeverisë është të ruajë stabilitetin makroekonomik të vendit. Ne nuk mund të marrim vendime të nxituara. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që suportin që japim, ta japim të qëndrueshëm, deri në limitin ku nuk ndikohen parametrat makroekonomikë të vendit. Nuk duhet harruar që përveç kësaj rritje ne gjithashtu suportojmë dhe subvencionojmë çdo pensionist dhe çdo familjar shqiptar për konsumin e energjisë elektrike”- shpjegoi për Zërin e Amerikës Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Autoritetet thonë se vendimi i fundit i qeverisë që mban të pandryshuar çmimin e energjisë për familjet që konsumojnë deri në 800 kwh në muaj, përfshin 96% të konsumatorëve të kësaj kategorie që kanë të ardhura të ulëta, mesatare dhe të larta. Pjesa tjetër mbi këtë fashë do paguajë me çmimin e tregut. Zyrtarët thonë se edhe 95% e bizneseve, kanë çmim të subvencionuar të energjisë dhe s’kanë patur rritje. Por për ekspertët niveli i lartë i varfërisë në vend i minimizon këto mbështetje financiare.

“Vërtet në themi që inflacioni mesatar është në nivelet 6.9 apo 7.1% por në fakt duke patur parasysh që një pjesë e rëndësishme e familjeve shqiptare rreth 40% jetojnë në nivelin e varfërisë relative, çdo rritje cmimesh ndikon direkt në uljen e konsuimit, të fuqisë blerëse, në uljen e nivelit të jetesës, dhe minimizon efektet e mbështetjes së politikave sociale”- i tha Zërit të Amerikës Ardian Civici, Doktor i Shkenacave Ekonomike.

Por autoritetet janë optimiste, dhe flasin për qëndrueshmëri ekonomike duke u bazuar në disa të dhëna.

“Konsumi ka vijuar ritmin rritës. Instat ka publikuar të dhënat për tregëtinë me pakicë, e cila për tremujorin e dytë rezultoi në nivelin 6.1%. Tregëtia me pakicë, është një tregues që i përafrohet nivelit të konsumit në vend. Kemi dhe tregues të tjerë që flasin për rritje të aktivitetit ekonomik në vend, rritje të numrit të bizneseve, apo rritja e numrit të të punësuarve në ekonomi. Të dyja këto të dhëna në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, paraqiten me rritje”- u shpreh Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Zyrtarët thonë se kanë arritur deri tani të ruajnë pritshmëritë për rritjen ekonomike gjatë këtij viti me 3.2%, por e ardhmja në kushtet e një krize globale mbetet sipas ekspertëve një sfidë për autoritetet. Vendet me ekonomi të brishtë si Shqipëria, sipas tyre, janë gjithnjë e më të ekspozuara përballë krizave ndaj dhe masat për minimizimin e tyre, në mjaft raste, kanë ndikim të ulët në popullatë.

blank

Sot u bënë një vit e gjysmë të qeverisjes sonë – Nga ALBIN KURTI

Të dashur qytetarë,

Sot u bënë një vit e gjysmë të qeverisjes sonë.

Përkundër krizave globale shëndetësore dhe energjetike, vitin që lamë pas shënuam rritje ekonomike prej 10,7% që është edhe rritja më e madhe në rajon. Ndërkaq, në çerekun e parë të këtij viti patëm 4.9% rritje ekonomike.

Në 2021 kishim pakon e ringjalljes ekonomike me mbi 300 milionë euro, kurse sivjet duke shtuar edhe pakon e përballjes me inflacion mbështetja po i kalon edhe 350 milionë euro të tjera. Shtesat për lehonat e fëmijët, pensionistët e personat me aftësi të kufizuara, mbështetje për prodhuesit e eksportuesit, fermerët e studentët, mësimdhënësit e stafin shëndetësor, për kursyesit e energjisë dhe 13 kuzhina popullore etj.

Të hyrat e Doganës dhe ATK-së janë rritur për 30.8% dhe 28%, respektivisht, dmth. të dyja gati trefish më shumë se rritja e Bruto Produktit Vendor.

Të hyrat e ATK-së për periudhën janar-gusht 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë në 2021, janë 22.2% më të larta.

Eksportet u rritën për 83.6% vitin e kaluar kurse këtë vit kemi rritje për 29% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Kemi nënshkruar marrëveshjen me MCC-në në vlerë prej mbi 200 milionë dollarë.

Kemi luftuar ekonominë joformale, punën e padeklaruar dhe kontrabandën. Dogana ka zbuluar 1,778 veprime të kundërligjshme në 2021 (64% më lartë se në 2020), dhe vetëm për 8 muajt e parë të këtij viti e ka arritur kuotën mesatare për muaj të vitit 2021. ATK ka parandaluar dëmtim të buxhetit të shtetit në vlerë prej mbi 12 milionë euro. Ndërsa, Inspektorati i Tregut ka rritur për mbi 50% numrin e inspektimeve (më shumë se 6 mijë gjithsej).

Kemi rritur mundësitë e barabarta për zhvillim duke e bërë arsimin publik falas, duke shtuar buxhetin për arsim prej 12%, duke dhënë mbështetje financiare për studentë e nxënës si dhe duke rritur përfshirjen në Edukimin në Fëmijëri të Hershme. Duke lansuar sistemin dual të edukimit kemi hyrë në një etapë të re ku diploma siguron një vend pune pasi më në fund do të lidhim shkollat profesionale me tregun e punës.

Kemi investuar në mbrojtje duke dyfishuar buxhetin. Kemi luftuar krimin dhe kontrabandën në gjithë territorin e vendit.

Me Vettingun për drejtësi, Byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe ligjet anti-korrupsion kemi filluar reformat e kërkuara nga qytetarët që synojnë të bëjnë gjyqësorin efikas dhe prokurorinë aktive në luftimin e kriminalitetit dhe në dhënien e drejtësisë.

E bizneset dhe investitorët do të zgjidhin më shpejtë kontestet përmes Gjykatës Komerciale duke eliminuar pritjet dhe humbjet.

Kemi themeluar Institutin për dokumentimin e Krimeve për të ruajtur kujtesën tonë kolektive dhe për t’i treguar gjeneratave të reja dhe botës krimet e kryera gjatë luftë në Kosovë.

Kemi lartësuar Kosovën në botë duke u renditur të parët në rajon për sundimin e ligjit, duke u përmirësuar për 17 vende në indeksin kundër korrupsionit dhe për avancimin e lirës së medias dhe kemi nxjerrë Kosovën nga izolimi duke aplikuar në Këshillin e Evropës, duke adresuar të gjitha pengesat për liberalizimin e vizave dhe duke përgatitur aplikacionet për anëtarësim në BE dhe në Programin e NATO-s për Partneritet për Paqe.

Të dashur qytetarë, këto janë vetëm disa nga arritjet në rrugëtimin tonë të përbashkët që kemi filluar nga 23 marsi i vitit të kaluar kur e morëm detyrën.

Me punë dhe dije, dinjitet dhe guxim, jemi angazhuar për të arritur rezultatet që na duhen të gjithëve.

Pritjet tuaja janë të mëdha, sepse ndryshimi që na duhet është i madh. Por ashtu siç dëshmuam me 14 shkurt të vitit të kaluar, ndryshimi është i mundur vetëm kur secili jep kontributin që i takon sepse Kosova është shteti e vendi ynë i përbashkët.

Për progresin që kërkojmë e për Kosovën që ëndërrojmë duhet të punojmë të gjithë pa dallim e me qëllimet më fisnike.

Të ardhmen e mirë e kemi përpara nesh.

blank

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare piktori i njohur shqiptar Sali Shijaku

Ndërron jetë piktori i njohur shqiptar, Sali Shijaku. Piktori, që kishte marrë titullin ‘Nderi i kombit’ ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij.

Mesazhi i të birit

Me Hidhèrim tè thellè ju Njoftojmè pèr Humbjen nga kjo jetè tè Babait tonè Piktorit te Popullit Nderit te Kombit Shqiptar Sali Shijaku .🇦🇱ILehte te qofte dheu .I kushtove gjith jetèn Artit dhe Shqipèrisè 🇦🇱

Sali Shijaku (Tiranë, 12 mars 1933) është i nderuar edhe me titujt “Artist i Merituar”, “Piktor i Popullit”.

U lind në Tiranë në një familje tregtari të vogël. Pasi kreu Liceun Artistik “Jordan Misja”, të cilin e mbaroi më 1952, me pedagogët Abdurrahim Buza dhe Nexhmedin Zajmi, vazhdoi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve “I.E.Rjepin” në Leningrad (sot Shën Petërburg gjatë viteve 1956-‘61) pranë ateliesë të prof. Boris Vladimiroviç Joganson, një piktor i njohur, president i Akademisë së Arteve Sovjetike dhe Drejtor i Galerisë “Tretjakov” në Moskë. Tabloja e titulluar “Heronjtë e Vigut” ishte diploma e studentit Shijaku, të cilën ai e mbrojti në vitin 1962 në Shqipëri, në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë.

E filloi krijimtarinë artistike në fillimin e viteve ‘60. Ai bënte pjesë në grupin e artistëve shqiptarë, që trajtuan tablonë kompozicionale, kryesisht me temë nga lufta, nga historia, nga legjendat, por edhe nga aktualiteti i kohës. Ai u fut në rrugën e artit figurativ me portretet e para të tij, si: “Portret vajze” (1953, GKA), “Kostum tiranseje” (1952, GKA), duke kaluar gradualisht nga tabloja në tablo drejt kërkimit në portrete të bukurisë, thellimit psikologjik dhe njollave dekorative etj. Vepra e “Piktorit të Popullit”, Sali Shijaku, karakterizohet nga një gamë e gjerë temash, që gjejnë zgjidhje në forma të ndryshme, shpesh të papritura. Kështu, tabloja “Partizanët e batalionit – Hakmarrja” (1966), kishte prirje të fuqishme për thellimin psikologjik të personazheve, të cilat, edhe pse me qëndrim statik, evidentonin forcën shpirtërore dhe heroizmin e kohës. E veçanta në këtë tablo ishte paraqitja jo e plotë e personazheve të saj, një hap ky mjaft i guximshëm për kohën kur u krijua vepra. Deri në fillimin e viteve ‘70, piktori Sali Shijaku akoma nuk ishte shkëputur nga imazhi real, pikturimi me hije dritë dhe me sfumaturë. Tabloja “Mic Sokoli” 1969, e “shkëputi” artistin përfundimisht nga kjo mënyrë pikturimi dhe i krijoi vizione të reja, ku monumentalizmi bëhet primar në personazhin e zgjedhur të një cikli tablosh njëfigurëshe. Figurat e pikturuara të përzgjedhura nga piktori, edhe pse kanë një fund tragjik, atë flijimit dhe të vetësakrifikimit, kthehen në simbole të adhurimit për publikun: për heroizmin ndaj atdheut (Vojo Kushi, 1969), të vetësakrifikimit për kombin (Mic Sokoli, 1976, “Nora e Kelmendit” 1981), të virtytit njerëzor (Rozafa, 1983). Ndryshime pësoi edhe paleta koloristike e artistit, e cila pasurohet, priret drejt krijimit të efekteve grafike, por dhe dekorativo-ekspresive. Figura e artistit Sali Shijaku është një nga figurat madhore të arteve pamore shqiptare. Shteti shqiptar e ka vlerësuar dhe nderuar kontributin e artistit me mjaft çmime dhe i ka akorduar disa Çmime Republike (1956, 1970, 1984, 1989). Në vitin 1969 ai mori titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 “Piktor i Popullit”. Më 2004-ën ai u nderua me titullin “Nderi i Qarkut të Tiranës”. Në fondin e GKA-së ruhen 92 vepra të artistit në pikturë dhe skulpturë, nga të cilat 19 vizatime (penë, karbon dhe flamastër), 7 punime në qeramikë dhe 1 në allçi. Një pjesë e koleksionit të veprave të Shijakut janë të ekspozuara në sallat kryesore të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Veprat e Sali Shijakut ndodhen në shumë vende të botës dhe sot janë pjesë e koleksioneve të koleksionistëve brenda dhe jashtë Shqipërisë.

blank

Jens Stoltenberg: Rusia do të ketë pasoja të rënda nëse përdor armët bërthamore

VOAL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha në një intervistë për CNN se do të ketë “pasoja serioze” nëse armët bërthamore përdoren nga Rusia në Ukrainë. “Ata e dinë se do të ketë pasoja të rënda. Nuk do të them saktësisht se si do të reagojmë, kjo varet nga lloji i armëve të shkatërrimit në masë që mund të përdorin,” tha ai.

“Fakti është se gjasat për ndonjë përdorim të armëve bërthamore janë ende të ulëta, por pasojat e mundshme janë kaq të mëdha, kështu që ne duhet t’i marrim ato seriozisht,” vazhdoi ai. “Dhe retorika dhe kërcënimet që paraqet presidenti Putin rrisin tensionet, janë të rrezikshëm dhe të pamatur”.

Më herët Alexander Venediktov, zëvendës sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Ruse, tha se: “” Një luftë bërthamore nuk duhet të bëhet kurrë “sepse” nuk mund të ketë fitues. “Rrezikimi i një konflikti të hapur ushtarak nuk është në interesin tonë”, tha zëvendësi i Jashtëm. Ministri Serghei Ryabkov nga ana e tij në një video-mesazh në të njëjtin ngjarje, foli një konferencë për 60-vjetorin e krizës raketore Kubane. Ryabkov megjithatë akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe se “shtyjnë Kievin për të sjellë armiqësi në territorin rus”, sipas Tass.

blank

Intervista- Bugajski: Jam kundër Ballkanit të Hapur, nisma po ushqen ndikimin rus dhe po zëvendëson anëtarësimin në BE

Janusz Bugajski, ekspert i çështjeve të rajonit, ishte i ftuari në “Intervistë me Merita Haklaj”, në A2 CNN. Ai sërish shprehu kritika të forta ndaj Ballkanit të Hapur.

Në Shqipëri janë regjistruar disa incidente, pasi disa shtetas rusë janë kapur pranë objekteve ushtarake. Dyshohet për spiunazh, ndërsa hetimet vazhdojnë. Sa e rrezikuar është Shqipëria në këtë situatë dhe si e shihni rolin e saj në vazhdim?

Bugajski: Mendoj se Rusia po përpiqet të trazojë Ballkanin e ta bëjë të paqëndrueshëm, të paparashikueshëm. Në Shqipëri kanë shumë pak mënyra. S’kanë parti që t’i mbështesin, s’kanë media pro-ruse. S’kanë kisha pro-ruse. E kanë të vështirë. Shumica e shqiptarëve mbështet Ukrainën në sulmin e Rusisë. Duan të tregojnë me incidentin e Gramshit që kanë ende akses, që mund t’i destabilizojnë gjërat, që mund të hapin telashe. Është një mesazh për qeverinë shqiptare që Rusia është ende e pranishme, ndaj duhet të bëjnë kujdes e të mos kalojnë caqe. Të bëjnë marrëveshje me Serbinë. Do të donin shumë që Serbia e Shqipëria të bëjnë marrëveshje për Kosovën.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka folur shpesh në mediat e huaja kohët e fundit, duke u kërkuar që të mos bëjnë presion ndaj Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiç, për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Reagimi vjen pas afrimit më shumë mes tyre në kuadër të nismës së Ballkanit të hapur. Ju si e komentoni këtë nismë dhe qëndrimet e Edi Ramës ndaj Vuçiç?

Bugajski: Nuk jam dakord me këtë. Nëse do të jetë anëtare e BE-së, Serbia duhet të ndjekë normat e BE-së për sa i përket politikës së jashtme.

Si vendet e tjera të Ballkanit.

Bugajski: Shqipëra ka vënë sanksione, Mali i Zi gjithashtu. Nëse s’vendos sanksione, tregon që janë përcjellës i Rusisë. Kanë ndikim nga ushtria ruse, nga shërbimi sekret rus, dezinformim, ndikim negativ në kisha. Çdo gjë që eksporton Rusia si subversion negativ në këtë rajon kalon nëpërmjet Serbisë. Edhe me Republikën Srpska. Nëse do të jetë në një vijë me kushtet e BE-së, Serbia duhet t’i vendosë sanksionet.

Thatë që Rusia pëlqen do t’i dëshironte marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë e Serbisë. Si e përshkruani nismën e Ballkanit të Hapur, qëndrimin e Ramës ndaj Vuçiçit?

Bugajski: S’jam mbështetës i Ballkanit të Hapur. Kemi pasur mekanizma të tilla që mund të përdoren, si CEFTA. Pse të krijohet një superstrukturë e re. Për çfarë? Të krijohet më shumë ndikim serb? Për të lejuar më shumë ndikim rus në rajon? Jam dakord me Kosovën dhe Malin e Zi që s’duan të bashkohen. Pse t’i bashkohem një asocimi që dominohet nga Beogradi. Problemi, në anën tjetër, është që mund të kthehet në zëvendësues i anëtarësimit në BE. Një nga vendet e BE-së mund të thotë që keni bashkimin tuaj ekonomik, pse doni t’i bashkoheni BE-së. Mund të jetë një tjetër shfajësim.

Është e njëjta gjë si tregu i përbashkët rajonal.

Bugajski: Rajoni s’ka aq shumë njerëz. Është treg shumë i vogël. Duhet të futet në tregun europian e botëror. Çdo gjë që e pengon këtë është negative.

Në një koment para pak ditësh, ju shpreheni se Ballkani i Hapur është një projekt i Serbisë, nga i cili përfiton Rusia. Pse e thoni një gjë të tillë?

Bugajski: Po të ketë shumë energji ekonomike dhe ndikime të tjera nëpërmjet Serbisë, nëse Serbia e injekton nëpërmjet Ballkanit të Hapur, vetëm sa ushqen ndikimin rus, jep mundësi që Rusia të përhapë kontaktet ekonomike, korrupsionin politik, dezinformimin e shumë gjëra.

Ballkani i Hapur ka përkrahjen e Uashingtonit zyrtar. Edhe zyrtarë të lartë të BE kanë qenë të pranishëm në takimet e nismës. Pse ndodh kjo? A duhet të ndryshojnë qasje ata? Apo kjo nismë që nxit qarkullimin e mallrave dhe njerëzve i shërben pajtimit mes shqiptarëve dhe serbëve?

Bugajski: Them se është gabim. Po të bashkëpunojnë, mendojnë se s’do të luftojnë. Ky është thelbi. Problemi është se këto bashkëpunime heqin vëmendjen nga ajo që duhet bërë. Folëm pak më parë për këtë, zgjidhjet që duhen arritur. Kjo ndihmon Vuçiçin e të tjerët të heqin vëmendjen nga thelbi i vërtetë i problemeve në rajon. Ndonjëherë, politika e SHBA dhe BE sheh ndikimin afatshkurtër, jo atë afatgjatë. Këtë mendoj se po bëjnë me Ballkanin e Hapur. Nuk shohin ndikimin negativ të kësaj marrëveshjeje në rajon.

blank

Balliu: Ministra e deputetë pritet të futen në burg! PD shumë shpejt nis protestat për të shembur regjimin

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, komentoi në emisionin ‘Syri Digjital’ me Bled Markun në Syri Tv, aksionin opozitar. Balliu tha se strukturat janë të mobilizuara për aksionin me protesta si dhe për përballjen elektorale në prag të zgjedhjeve lokale.

“Grupet e punës janë shpërndarë në të gjitha degët. Qëllimi është mobilizimi i strukturave të PD-së për aksionin qytetar, ku përfshihen protestat, si edhe përballjet elektorale pasi së shpejti kemi zgjedhjet lokale. Përgatitja jonë edhe për primaret por dhe aksionet opozitare.”-tha Balliu.

Sa i përket mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, të thirrur nga Edi Paloka, Balliu tha se do të diskutohet për grupet e punës, dhe raporti mbi situatën në bazë.

“Do diskutohet për të gjithë organizimin, takimet me grupet e interesit që janë takuar nga këto grupe pune. Jetojmë në një vend që situata është kritike sa i përket ekonomisë.

Qeveria thotë se s’ka para për rritjen e rrogave të pedagogëve por kanë 12 mln euro për të bërë kolltuqe. Nuk rrisin pensionet por harxhojnë miliona euro bileta avioni për takime boshe që nuk prodhojnë asgjë.

Çmimet e shportës janë rritur të gjitha. Qeveria thotë hiq karikuesin nga priza, tregojnë kapacitetin e tyre të ulët që nëse e mban kondicionerin mbi 19 gradë, futesh në burg apo të tjera.”-tha Balliu.

Më tej, Shefi i Organizimit në PD theksoi se krimi e droga po pësojnë rritje ndërsa përmendi edhe aferën korruptive të inceneratorëve. Balliu tha se s’ka më vend për analiza, shteti ka rënë, ndërsa PD-ja tashmë do të veprojë për të rrëzuar këtë regjim.

“PD si partia më e madhe e opozitës ka detyrën të organizohet dhe të mbledhë sa më shumë njerëz rreth saj për të rrëzuar këtë regjim.

Situata e panikut, laku është shtrënguar, disa ministra në burg, të tjerë pritet të hyjnë, disa deputetë në burg, të tjerë pritet të hyjnë.

Fasada ka rënë, jemi në kohë për të shpëtuar vendin. Na duhet organizim dhe veprim, s’ka më vend për analiza. PD këtë po bën.”-tha Balliu.


Send this to a friend