Banania dhe mjalti njihen për aftësitë e tyre në qetësimin e fytit dhe mushkërive.
Kolla kronike dhe bronshiti janë probleme shëndetsore stërmunduese për organizmin.
Në shumicën e rasteve, këto probleme kërkojnë trajtim të imtësishëm mjekësor.
Përveç tyre, përdoren edhe kura natyrale për të çliruar rrugët e frymëmarrjes.
Kjo kurë e re natyrale e sugjeruar nga AgroWeb.org përmban përbërës të fuqishëm , të cilët gjendet lehtësisht në çdo kuzhinë shqiptare.
Banania dhe mjalti njihen për aftësitë e tyre në qetësimin e fytit dhe mushkërive, por edhe në kurimin e kollës dhe bronshitit.
Kura me Banane dhe Mjaltë
Kura me banane dhe mjaltë, pranohet të ketë efekt të menjëhershëm jo vetëm kundër fytit të thatë apo kollës por edhe për problemet me stomakun.
Si ta përgatisni kurën me banane dhe mjaltë.
Përbërësit:
400 ml ujë të zier
2 banane të pjekura mirë (mundësisht me lëkurë të pikëzuar)
2 lugë gjelle me mjaltë
Përgatitja:
Qërojini bananet dhe shtypini me një lugë druri deri sa të bëhen pelte.
Mos përdorni enë metalike sepse banania ka tendencën të nxihet nëse bie në kontakt me metalin.
Vendoseni purenë e bananes në një enë dhe shtoni ujin e zier, të ngrohtë.
Lërini të qëndrojnë së bashku për tridhjetë minuta.
Kur lëngu të jetë ftohur, shtoni mjaltin.
Nëse ju pëlqejnë lëngjet transparente mund ta kulloni. Por mund ta përzieni e ta pini edhe të plotë.
Është e rëndësishme që mjalti të jetë përbërësi i fundit që shtohet në kurë që mos të humbë vlerat e tij si pasojë e nxehtësisë së ujit.
Si ta konsumoni
Pini 100 ml të kësaj kure, 4 herë në ditë.
Kjo sasi është e mjaftueshme për një ditë, ndaj të nesërmen ju mund të përgatisni një dozë të re.
Rezultatet e para priten pas katër-pesë ditësh.
Konsumi i bananes gjatë të ftohurës dhe sëmundjeve respiratore është i rekomandueshëm.
Kjo vjen për shkak të profilit të pasur ushqimor të bananes që jep energji por edhe ofron proteina, vitamina, minerale, fibër dietike.
Një prej mineraleve më të fuqishëm është magnezi që balancon elektrolitet.
Ndonëse bananet nuk përmbajnë vitaminë C, kompensimi vjen nga përdorimi i mjaltit që përpos saj, ofron edhe shumë antioksidantë që luftojnë inflamacionin./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
Sot shënohet Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut, një ditë ndërkombëtare e dedikuar sensibilizimit për rëndësinë e dhurimit vullnetar dhe të sigurt të gjakut. Kjo ditë synon të nderojë . . .
Nderim per mjeken e shquar.Nje nga mjeket me te shquara shqiptare profesoresha FITRETE HARIZ SHALARI,nga Fushebardha e Gjirokastres.Jane me mijra pacientet nga e gjithe Shqiperia qe kur . . .
Në zhurmën e fushatës elektoral “Trupi dhe Shëndeti”, emisioni që ka si qëllim informimin dhe edukimin shëndetësor të shqiptarëve, i cili në datën 10 prill, mbushi plot 64 vjeç . . .
Radio Evropa e Lirë
Reuters
Qeveria e Shteteve të Bashkuara i bëri të ditura të dhëna e reja këtë javë për autizmin, të cilat tregojnë se shkalla e diagnostikimeve me autizëm t . . .
Këto ditë, njerëzit kanë më pak ose aspak kohë për t’u kujdesur për shëndetin e tyre të çmuar. Të gjithë dëshirojnë të bëjnë një jetë të shëndetshme, por askush nuk ka kohë t’i . . .
Dhjetë gjëra që duhet gjithmonë të bësh:
1.Bëj një dush. Edhe nëse nuk dëshiron dhe nëse je më rehat në krevat, ngrihu dhe bëj një dush. Do të çlirohesh nga gjithë energjia neg . . .
Të gjthë flasin për to si shpëtimtarët e lumturisë po pak dinë se si të përfitojnë prej tyre. Kërkimi drejt lumturisë, është ajo që më shumë kanë nevojë njerëzit. Me rastin e ditës . . .
Biologu japonez i qelizave Yoshinori Ohsumi fitoi Çmimin Nobel në Mjekësi në vitin 2016 për kërkimin e tij se si qelizat riciklojnë dhe rinovojnë përmbajtjen e tyre, një proces i qu . . .
Riparohen dëme të pakthyeshme tek sytë falë qelizave staminale. Trajtimi eksperimental është kryer në një spital amerikan të specializuar dhe arritja është publikuar ne revistën shk . . .
1 në 10 persona vuajnë nga sëmundjet e veshkave në Shqipëri por kjo shifër është edhe më e madhe pasi një pjesë e madhe nuk e dinë që kanë veshkat e dëmtuara.
Mjekja nefrologe Alba . . .
Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në Shqipërinë e Jugut liqenin termal nëntokësor më të madh në botë dhe e kanë quajtur Liqeni Neuron, sipas fondacionit që financoi ekspeditë . . .
Komentet