Ku ishe ti kur vizatova profilin tënd
Në xhamin e muzgut që krisi dhe u thye me trishtim?
Pastaj erdhi nata mbushur me mungesën tënde
Pastaj erdhi prap nata
dhe kështu ka për të qenë deri në ditën e fundit të netëve.
Zbrita tek kroi
duke mbajtur në duar vazon delikate të agimit
Pashë sytë e tu ruajtur në kujtesën e ujrave.
Lisi plak lëshoi përdhe kurorën e vjeshtës
Si një sovran që abdikon.
Ani, mua më zuri ky mallkim.
Po qysh bën pylli pa ty? Si del vjeshta?
A ndofta nuk do të ketë kurrë më vjeshtë?
Atëherë në emër të kujt do të bien gjethet?
Në emër të kujt do të vijnë shirat, mjegullat, ylberët?
Ah, zemra ime, eja vër dorë mbi stinët!
Ky eshte zeri i bukur i lirikes shqipe qe mungon per fat te keq. I mad e i paperseritshem ku zeri i tradites e i modernes shkrihet ne rrjedha te perbashketa qe me drithefojne zemren dhe mendjen. Poezia e ketijj burri me shpirt cigani nuk do te vdesi kurre. E admiroj.
Urime per vjershen, o bashke vuajtesi Im, o titani I titanve, le te sherbeje pra ky urim, per ti sheruar plaget e tua, qe nuki sherove dot per sa ishe ne kete bote. I pa vdekshem qofte kujtimi yt brilant!!
kjo poezi e frederik reshpes me kujton neftali rikardo rejes(pablo neruden),me metaforat e saj te fuqishme.ju kujtoj se pablo neruda eshte vleresuar poeti me i madh klasik i shekullit te njezete dhe mjeshtri me i madh i metaforave ne bote.
frederik reshpja qenka pablo neruda i shqiperise.