Sipas një dokumenti të ri të Shtëpisë së Bardhë që përshkruan strategjinë kombëtare të sigurisë së Shteteve të Bashkuara, në Evropë ekziston rreziku i një “fshirjeje të qytetërimit”, raporton TgCom24.
Në dokumentin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se nëse “tendencat aktuale vazhdojnë”, kontinenti “do të jetë i panjohur pas 20 vitesh ose edhe më herët”.
Administrata e presidentit Donald Trump, në këtë strategji të shumëpritur, thekson se SHBA-të do të reduktojnë rolin e tyre global për t’u përqendruar më shumë te Amerika Latine dhe lufta kundër emigracionit.
Po çfarë e rrezikon kontinentin evropian?
Dokumenti liston disa faktorë që, sipas Uashingtonit, po vënë në rrezik historinë dhe kulturën e Europës. Midis tyre veprimtaria e Bashkimit Europian dhe organizmave të tjerë transnacionalë që “minojnë lirinë politike dhe sovranitetin”.
Po ashtu rrezikohen politikat migratore që “po transformojnë kontinentin dhe po krijojnë konflikte”; censurimi i lirisë së shprehjes, shtypja e opozitës politike dhe rënia e shkallës së lindshmërisë dhe humbja e identiteteve kombëtare dhe e besimit tek vetja.
Qasja e re ndaj NATO-s dhe Rusisë
Në strategji përmendet edhe NATO. Sipas dokumentit, një nga objektivat kryesore të SHBA-ve në Europë është rikthimi i “kushteve të stabilitetit të brendshëm në kontinent” dhe i “stabilitetit strategjik me Rusinë”.
Po ashtu vihet theksi në nevojën që Europa të jetë “e aftë të qëndrojë në këmbët e saj si një grup kombesh sovrane të përafruara”, duke marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e vet, “pa u dominuar nga asnjë fuqi kundërshtare”.
Fokusi zhvendoset drejt Indo-Paqësorit
Duke dalë përtej Europës, dokumenti thekson se rajoni Indo-Paqësor “është dhe do të mbetet një nga fushat kryesore të betejës ekonomike dhe gjeopolitike të shekullit të ardhshëm”.
Sipas dokumentit, presidenti Trump ka “përmbysur më shumë se tre dekada supozimesh të gabuara të SHBA-ve ndaj Kinës”, duke argumentuar se hapja e tregjeve për Pekinin dhe zhvendosja e prodhimit amerikan atje nuk e kanë sjellë Kinën më pranë rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, siç ishte parashikuar.
Dokumenti përmbledh “objektivat për Hemisferën Perëndimore”, domethënë, ” rekrutimin dhe zgjerimin “.
“Rekrutimi do të thotë angazhimi i miqve të vendosur në hemisferë për të kontrolluar migracionin, për të ndaluar fluksin e drogës dhe për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë, si në tokë ashtu edhe në det”, specifikon dokumenti, ndërsa zgjerimi do të thotë kultivim dhe forcim i partnerëve të rinj, duke rritur njëkohësisht atraktivitetin e Shteteve të Bashkuara si një partner i preferuar ekonomik dhe i sigurisë.” Panorama




Te lumte pena Elida:)
Flm shumë Andi!
ja ke fut kot mos u merr me kete zonje qe ka bere nje perfaqsim dinjitoz,te gruas,shtreses se perndjekurve nga ajo vjen,nje familje me tradita dhe histori,besoj se e din se nga ca familje vjen.
Nuk jam marrë me familjen unë, e di që vjen prej familje shumë të mirë, unë po analizoj veprimet e saj më të fundit.
Jozefina, Imami e ata te tjeret treguan se nuk jetojne dot si qytetare te lire, ata jetojne vetem si pushtetare…
Keni shume të drejtë i nderuar Hamit Taka.
Zhozi,…personifikimi dhe figura me negative ne gjithe veprimtarinne e saj si politikane…faktikisht “Dezinjatorja” i ka bere dem dhe keq si PD dhe popullit e vendit ….
I nderuar Feksor, po PD ka nevoje per reformim te thelle, kesaj zojes nuk i binte me dale tash kunder Bashes.
Artikull i shkelqyer,me argumente bindese te pakundershtueshme.Populli yne na ka mesuar nje fjale te madhe.”Kush vret vehten,ka humbe dhe gjakun” pra kush ja ben vehtes ,ska sherim .
I nderuar Mureda, ju flm shume.
Me pelqeu shume shkrimi, eshte nje realitet gjithe analiza,per fat te keq .
E dashur Neta, shume flm. Pershendetjet e mia.
Bravo Elida ! Edhe pse ndonjeher ke sulmuar Berishen nje Lider qe kaber Histori ….Te pershendes Elida dhe te falenderoj per shrimin dhe ralitetin qe po kalojm nga ata qe memdojn se Partin Demokratike e kane pron te tyre dhe jan te perjetshem ne politik.
Anonymous flm shumë, por ma mirë asht me dalë me emër dhe mbiemër, përshëndetjet e mia.
Elida!
Je super gazetare dhe mbi te gjitha i ve pikat mbi ‘i’
Komentuesit me mbiemrin Coba, mbrojne kauzat e perbashketa. S eshte e vertete qe Shkodra e don Jozefinen. e para edhe ajo ka qene ne listat e sugurimit.
E dyta; si hyri e pse hyri si mumje ne PD? Goja iu hap kur rrembeu e plackiti pronat (ca te vetat , ca te te tjereve), e gjithcka, ndersa ne endemi pa marre asnje m2 te pronave tona me tapi e emer.
Se treti; u be nje xhandare e shemtuar femer dhe diskretitoi femren ne pozitat me ta larta, pasi te gjithe kishim iluzion qe nje femer do te zbuste politiken.
Se katerti; Sa ligje ne favor te nejrezve ne nevoje i ka anashkaluar? Cfare ka bere per grate? Apo vetem moden dhe gjuhen e urrejtjes
Qente le te lehin, ti bej detyren tende, misionin tende; informo dhe thuaj te verteten
Ju flm shumë Irdi, përshëndetjet e mia!
Mos harroni Pjeter Arbnorin humbja e tij u udhehoq nga Jozi e arsyja dihet qe te ishte njishi I Shkodres ku I ke ish antaret e kryesise Malesia e Madhe 2005 qe I mblidhje 12 nates vetem te sigurohej humja e te ndjerit ke lujt me Malsoret I ke baltos por mos harro ti dhe tradhtaret Malsor qe I perdore si lecka per I cope buke se ata qe te kane mbeshtet ty jane dhumi I M. MADHE Gjithcka besonim por ti na organizova vudhnetar gjithe veriun me luftu ne Vlore kunder bandave Arben Imamit tani del krah tij turp .
Ai vdiq e harruat shpejt por amaneti tij do realizohet
Nuk e harroj kurre ne nje takim para zgjedhje ve 2013 u the Drejtorave tu Zbrazni xhepat por ti I lejove me vjedh zgjodhe injoranta hajduta ordiner I le me plackit Malsoret Mire ta bane mos u merzite ti dhe tjeret mas teje metevertete Shkodra te deshi por ata po e kuptojne se kush je.