VOAL

VOAL

Kryeredaktori i Rilindjes Demokratike: Berisha është rikthyer ndryshe në parti

June 30, 2017

Komentet

E shkruar për 17 shkurt….!- Nga Agron Shabani

Po jetojmë në një botë ku funerali ka më shumë rëndësi se sa i vdekuri, ku i marri, i ligu, i shituri ose i padituri, kanë më shumë rëndësi se sa i dituri, i urti, trimi, patrioti, intelektuali ose i kulturuari, ku martesa ka më shumë rëndësi se sa seksi ose dashuria, ku fiziku,apo pamja e jashtme (trishtuese) e filan politikanit ose fistek diplomatit, ka më shumë rëndësi se sa shpirti dhe intelekti i njeriut etj. Jetojmë në kulturën e enës dhe kapakut, e cila e përçmon përbërësin e gjellës dhe kualitetin e ushqimit tonë ditor ose periodik.
Mburrja dhe krenaria e pabazë, sipas Hoze de San Martinit, janë një paaftësi që zakonisht i prekin ose godasin vdekatarët mjeranë dhe të pakënaqurit me vetvetën e tyre, të cilët janë dehur, mashtruar ose imponuar me një pjesë të papërfillshme të pushtetit, karierës dhe pasurisë së pa vlerë dhe as meritë.
Disa atje.. po vazhdojnët të udhëheqin ose sundojnë me Kosovën dhe shqiptarët me ndihmën e pakursyer konspirative, logjistike, agjituese ose propagandistike të kallkut, plehut, batakut, kërmave, fosilëve dhe mbeturianave (fekalieve) të UDB-së, apo nga bijtën dhe bijat e tyre: Kjo tashmë nuk paraqaet kurrfarë zbulimi të posaçëm shkencorë ose politologjikë. Dhe, prap duken të pangopur dhe të uritur me udbizmin, stalinizmin dhe rankovicizmin e tyre!
Se këndejmi, sipas konceptëve dhe doktrinave të ndryshme shkencore ose metodologjike, në morinë e luftërave të ndryshme speciale, psikologjike, diverzive (diverzante), subverzive (subverzante), agjituese , prtopgandistike dhe të tjera: Ekzistojnë disa fshehtësi ose sekrete të ndryshme : Sekretët forumiane dhe kabinetike, sekretët konspirative dhe logjistike, sekretët normative dhe dekonspirative, sekretët e larta që nuk zbulohen kurrë, sekretët taktike, strategjike dhe gjeopolitike, sekretët mediale ose informative dhe të tjera.
 Ndaj,edhe sekretii, apo misteri i kompromisëve dhe koncesionëve të reja teritoriale ose gjeografike ndaj palës serbe siç është asociacioni ose “zajednica (repubkika) serbe” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, dhe të tjera: Sipas të të gjitha gjasave, nuk do të zbardhët (ndriçohet) as zbulohet kurrë.
Ashtu siç nuk do zbardhën dhe zbulohen (ndoshta) kurrë as “faktët” e deshmitarëve të mbrojtur ose sekret kundër dalëzotësve, çlirimatarëve ose komandantëve shqiptar të UÇK-së në Den Hagë për qëllime dhe lajtmotive të ndryshme linçuese, komplotiste, konspirative, dekonspirative dhe të tjera kundër lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.
Shtoja këtu edhe disa fosile ose fekale të të ashtuquajturës opozitës së tredhur, korruptuar,, fraxhile, poroze, të fandaksur, shitur, asociale, inkompetente, të shantazhuar, deligjitimuar, bankrotuar, stupide, nebuloze dhe parazite në Kosovë!
Plus e ashtuquajtura  politika e jashtme ose diplomacia e Kosovës, me ambasador ose diplomat të zgjedhur ose emruar nga solhozët, kolhozët, apo keparativat e ndryshme bujqësore, partiake, politike, parapolitike, klanore, farefisnore, tribale dhe provincialiste etj.
Çaushët dhe fetahët e ndryshëm konzullor dhe diplomatik, jane zgjedhur, emruar ose nominuar për ambasador, konzuj, sekretar ambasadash ose diplomat, sipas asaj se ” ua kanë vrarë dhe maltreatuar  (në menyrë misterioze ose enigmatike) -babën, mixhën (xhaxhain), vëllaun, kushëririn, dajen, tezakun, nunin ose kumbarin ata të krahut të luftës”, apo i kanë shefa, tezak, pobratima, jarana, nuna ose kumbar Albin Kurtin, Besnik Bislimin, Veton Surroin, Behgjet Pacollin, dhe Dreqain e të birin! Ndaj, ky është edhe lajmi  dhe “kualiteti” protoklar dhe diplomatik i tyre!
Si për të mos u mjaftuar me kaq, pas gjithë asaj që po nodhë në Kosovë, prap Kosova e kërrcnuar ose ndëshkuar me sanksione të ndryshme nga Brukseli dhe Uashingtoni e jo Serbia!!!
Sidoqoftë, situata atje është dramatike, konfuze dhe tepër kaotike. Kosova ndodhët në “aut” ose jashtë loje për çastin ose momentin.
“Njerëzit zakonisht udhëhiqen sipas tre (3) principëve: Nga frika, dashuria dhe interesi.”, thotë Makiavelli.
Si duket politika dhe politikëbërja e Kosovës, nuk e kanë lexuar, kapur, njohur dhe kuptuar si duhet politikën dhe diplomacinë globale së bashku me renditjen ose konstelacionin e forcave në marëdhëniet ndërkombtare, duke pritur, besuar dhe shpresuar se Uashingtoni, Berlini, Londra, Roma, Vjena ose Zagrebi, gjithëmonë do ua kryejnë punët ose detyrat e shtëpisë.
Ndonëse, as bota e sotme (postmoderne ose neobashkkohore)- nuk është më si dikur.
 Në fakt Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe pararardhësit e tij, gjithëmonë sikur janë përballur me një politikë ose diplomaci të dyfishtë (insubordinuese dhe suportuese) të Brukselit, Moskës dhe Uashingtonit (plus Ankaranë zyrtare)- të cilët gjithëmonë kanë qenë në valë të njejta ose të shkurtëra me Beogradin si bllok (kamp) i përbashkët “urbi et orbi” ose “ultima ratio” në kuptimin e pranimit të asociacionit ose “zajednicës” (republikës) serbe në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës si macën në thes etj. Kjo është parë dhe vërtetuar shumëherë nga me rastin e investimëve të shumëta ose enorme të Turqisë, BE-s dhe SHBA-s në Serbi!!!
Kosova ndodhët në hall të madh për çastin ose momentin.
Kosova sikur ndjehet e harruar dhe izoluar nga Brukseli dhe Uashingtoni. Dhe, ky nuk është aspak lajm i mirë për Kosovën dhe ambiciet ose aspiratat e saj.
Ndryshe nga kjo, për dallim të Isa Mustafës, Avdullah Hotit ose paraardhësve të tij, të cilët në menyrë hamletiane, disfatike ose kapitulluese, pranuan ose falën gjithëçka pa fituar asgjë në raport me Serbinë: Albin Kurti si dukrt ra në karemin, kurthin ose rrethin e njohur v icioz ose biocenoz të Vuçiçit, Daçiqit, ose politikës dhe diplomacisë serbe. Dhe, kjo si duket pa e detyruar askush!? Kjo, mbase mund t´u kushtoi aq shumë Kosovës dhe shqiptarëve.
Sipas politologjisë ose shkencave politike: Askund në botë nuk ka kryetar (prefektt), komisioner, delegat ose deputet të zgjedhur ose emruar nga partia-shtet dhe shteti-parti, apo nga shumica si ne Veriun e Kosoves, pos në sistemët dhe regjimët e ndryshmed autoritare, autarkiste, autokratike, totalitare, ushtarake ose despotike të ardhur në pushtet me anë të huntës, puçit ose gurushtetit te egër ushtarako-policorë. Kjo mbase, i ka hapur rrugë themelimit të asociacionit ose “zajednicës (republikës) serbe” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës.Atë “punë” e kanë pritur me padurim Vuçiçi, Daçiqi, Vulini, Lavrovi dhe Putini & Company!
Apo, ashtu si duket kishin vendosur dhe deshiruar me herët “zotërinjt” ose zeusët e luftës me seli në Moskë, Beograd dhe gjithandej, sipas të të cilëve  me krjimin e kushtëve dhe rrethanave të volitshme për nxitjen ose ndezjen e një lufte ose konflikti të ri në Kosovë: Rusia në një formë a tjetrën do dilte “faqebardhë” nga lufta e saj imperiale, koloniale ose apokakiptike në Ukrainë: Mbase, përmes skemave dhe skenarëve të ndryshme makabre dhe tepër funebre kundër Kosovës dhe shqiptarëve.
Në anën tjetër kurrë nuk duhet harruar dhe mohuar faktin e njohur kur luftanijet amerikane, angleze (britanike) dhe gjermane ishin ato që ua ndalen asokohe turrin luftanijeve nukleare ose atomike të Rusisë, e jo “vëllezërit ose aleatët turq” të Hashim Thaçit, Edvin Ramës, Vjosa Osmanit, Albin Kurtit dhe kështu me radhë. Sa për turqit e Erdoganin dhe Çaushëve të tij në Kosovë dhe Shqipëri: Rusia do i kishte shndërruar asokohe Kosovën dhe shqiptarë në hi e pluhur radioaktivë ose atomik.
Serbët, rusët dhe turqit kanë urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve. Albin Kurti, besoj se e di këtë fakt.
Mëkatët ose gabimët e njerëzve të pushtetshëm ose suprem, janë si eklipset e hënës dhe diellit, në kuptimin e asaj se të gjithë i shohin, ndjejnë dhe përjetojnë ato. (Duke e parafrazuar një mendim të Konfuqit).
“Sa herë që e gjeni vetën në anën e të pasurve dhe të fuqishmëve, është koha të mendoni dhe reflektoni., thotë një proverbë e njohur japoneze.
Se këndejmi, aty ku nuk ka shpresë dhe besim në të ardhmën, e sotmja dhe e djeshmja ose e kaluara, sipas Emil Zoles, paraqitën të errëta dhe shumë të zymta.
E gjatë është lista e vuajtjeve dhe padrejtësive ndaj Kosovës Martire dhe Heroike….!
Ndonëse, në Veri të Kosovës ose Mitrovicës, mbrohet dhe garantohet ekzistenca dhe ardhmëria e Kosovës dhe shqiptarëve. Aty pra ku janë “Trepça”, Ujmani dhe pasuritë tjera shtetrore, nacionale ose strategjike të Kosovës.
Në fakt, Vuçiçi i Serbisë pos tjerash si duket e ka bërë traditë (lexo: për konsum të brendshëm dhe taktika të njohura të politikës dhe diplomacisë serbe): Me e quajtur Albin Kurtin si liderin ose politikanin me të rrezikshëm dhe me të përgatitur e armqsorë-kundër Serbisë në Kosovë dhe gjithandej.
“Armatosuni nga guximi dhe vendosmëria në mjerim, me maturi në mirëqenie. Mos u zhytuni në përtaci, ajo është nëna e të gjitha veseve…Mos mbyllni sytë ndaj fqinjëve dhe traktateve të tyre : ata do të presin momentin kur ju do të jeni të brishtë për t’iu akuzuar dhe do të pohojnë pretendime të rreme mbi trashgiminë që po ju lë. Mos përdorni spiunë për të ditur se çfarë thonë njerëzit në lidhje me administrimin tuaj. Bëni punën tuaj ashtu si duhet, njerëzia le të flasin dhe të shkruajë çfarë të dëshirojë…” (GJERGJ KASTRIOTI- SKENDERBEU)
U mor vesh se gjithëmonë ka diçka të dyshimtë, misterioze ose enigmatike aty dhe atëherë kur të tjerët ose shumica e marrin anën e të fortit ose të fuqishmit.
 Akoma ka zëra brena Kosovës që janë kundër lirisë dhe pavarësisë së saj. E sidomos kundër UCK-s.
Ligjët dhe drejtësia botërore ose ndërkombtare, vazhdimisht sikur po mundohet të shkelën, korruptohen, suprimohen, determinohen  dhe tjetërsohen nga emocionet, pasionet, simpatitë, nostaligjitë, frika, ambiciet e reja neoimperiale ose neokolonialiste, si dhe nga interesat e ndryshme ushtarake, politike, tregtare, ekonomike, koniukturale, nomenklaturale, strategjike, gjeopolitike etj.
Ndonëse, asnjë shtet, asnjë popull, ose asnjë komb në Europë ose në botë, nuk është aq i pasur, aq i fuqishëm, aq i zhvilluar, aq i sigurtë dhe kualifikuar, për të investuar dhe kontribuuar njëkohësisht edhe në luftën, edhe në paqën dhe sigurinë.
 Europa Perëndimore ose BE-së, ëshë koha e fundit të mendojnë ose reflektojnë për mundësitë, potencialet (kapacitetët), agjendat, instrumentet, solucionet, narrativat ose alternativat e veta ushtarake (luftarake), politike, diplomatike dhe të tjera-përballë Rusisë së fuqishme nukleare ose atomike dhe ambicieve të saj hegjemoniste, ekspanzioniste, imperiale ose kolonialiste, të cilat nuk përfundojnë vetëm në Ukrainë. Jo çfare. Në të kundërten, si të thuash është e pamundur t’i keshë të gjithat përnjeherë. Edhe luftën, edhe paqën.
Në fakt, lufta e përgjakshme dhe apokaliptike në Ukrainë nuk ka kurrfarë gjasash të ndalet ose përfundoi nga Brukseli (BE-së) ose Europa pa ndihmën ose intervenimin e drejtëpërdrejtë të Presidentit Trump ose Uashingtonit. Kjo u pa dhe vërtetua edhe në Konferencën e Sigurisë në Munih (München) të Gjermanisë ku edhe njëherë u shpërfaqen ose dolen mbi sipërfaqe dallimet, disonancat, diskrepancat, averzionet, kolizionet, antipodët dhe inercionet e shumëta në mes Brukselit dhe Uashingtonit, e sidomos ato ndaj luftës në Ukrfainë etj.
Nuk duhet harruar kurrë se dikund në mes muajit gusht të bitit 1914, dhe muajit maj të vitit 1945, duke filluar nga Madridi në Moskë, nga Moska në Paris, nga Parisi në Londër, nga Londra në  Berlin dhe kështu me radhë, vetëm kontinenti i vjetër europian, i kishte humbur afro 😯 milion banor ose qytetar të tij nepër dy luftërat e mëdha botërore, në ato lokale ose rajonale, nepër kampet e ndryshme të përqëndrimit, nga zia e bukës, ethët spanjolle, bombardimet masive, granatimet dhe shkatërrimet tjera. Pa i harruar këtu edhe “luftërat e mbretërve ose perandorëve europian”, para, gjatë dhe pas periudhës së Renesansës së bashku me sëmundjen ose virusin vdekjeprues të “kugës” të cilat atëbotë e pllakosën dhe përgjysmuan popullsinë e Europës.
Mrekullia e tërë asaj periudhe sfiduese dhe turbulente është ajo se globi (planeti) dhe kontinenti ynë, kanë mbijetuar nga krizat ose fatkeqsitë e mesipërme.
 Ndonëse, rilindja ose ringjallja globale ose europiane, asnjëherë nuk ishte e plotë, veçse e pjesshme ose sipërfaqësore. Njerëzit vritën, shtypen, diskrimonohen dhe vdesin edhe sot në Europë dhe gjithandej.
Siç po shihet pra, Europa po kalon nepër një cikël të ri sfidash ose krizash serioze e besa madje edhe dramatike ose apokaliptike.
Asnjëherë nuk ka patur një mbyllje të tillë kontinentale, gjeografike, politike, administratije ose juridike si sot.
Kontineti plak sikur po mbyllet ose izolohet nga jashtë, dhe po çelët (hapet) ose integrohet nga brenda, ose brenda kornizave të tij burokratike, teknokratike, politokratike, administrative, juridike, islamofobike, klerocentrike ose kleronaciononaliste etj. Kjo të ngjanë në metaforen ose aforizmin e njohur me titull “Dushi me gruan dhe fëmijën brenda në dush” tek “Minima Moralia”! (…)
Ndonëse për çdo ditë e natë po vritën njerëzit ose qytetarët e pafajshën në Ukrianë dhe gjithandej për një një trohë shtet dhe truall ose teritor të lirë.
Bota sikur ka ikur dikun në cepin e pikëtakimin ose pikëkalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste, dhe “botës moderne” materialiste dhe surealiste të kaosit, konfuzionit dhe anarkizmit.
Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët ( me shumicë absolute të popllsisë me fe islame ose muslimane) po mendojnë t´i bashkangjitën nesër ose pasnesër “masivit” ose “kompozicionit të përbashkët të BE-së të, tërhequr, pilotusr ose komanduar nga peroneli dhe lokomotiva katoliko-ortodokse e Brukselit etj.
BE-së në esencën ose substancën e saj është konglomerat ose organizatë shtetësh kristiane ose katolike ku shqiptarët dhe gjithë të tjerët që e aspirojnë ose pretendojnë BE-së, kushtët dhe standardët e saj, gjithëmonë duhet hequr, larguar ose eliminuar diicka ose gjithëcka nga feja, kultura, tradita ose mentaliteti i tyre shtëtërorë, nacional, kulturorë etj…në kuptimin e bërjes së të gjithëve të njejtë me të gjithë.
Ndërkohë që Sllovenia dhe Kroacia, ka qenë të parapara si shtetët e vetme të dalura nga ish Jugosllavia për t´iu bashkuar BE-së ose UE-së (….).
A janë në gjendje shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë dhe visëve tjera shqiptaree për të heçur dorë nga feja muslimane, dhe për t´u rikthyer ose rikonvertuar në fenë katolike në emër të BE-s etj…?
Kush mund t’ia shpjegojë sot ato popullit ose profanit në Kosovë dhe Shqipër kur politika dhe dioplomacia e atjeshme, sikur nuk komunikojnë më fare me popullin ose elektoratin e atjeshëm shqiptarë, kur ato gjithmonë “shkëlqejnë dhe lulëzojnë” nga futurizmi,  hedonizmi, alkimizmi, utopizmi, imagjinata dhe fantazia!
Për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, gazetaria, publicistika, shkenca (filozofia), politologjia, politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor?  Në të kundërten, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materiren, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive.
Politologjia ose shkencat politike, e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin e njohur determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, disonancave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave ose diskrepancave të ndryshme shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj.
Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.
“Nuk e di se me çfarë vlerash, resursësh, potencialesh, kapacitetësh ose instrumentësh të tjera do inkuadrohen ose anëtarësohen Kosova dhe Shqipëria në BE-së…???!!!
 Në këtë prizëm sipas Nikolla Makiavellit, politika e keqe, mashtruese ose manipuluese, nuk është ikje ose shpëtim nga lufta, por vetëm shtyerje ose armëpushim në dëm ose dobi të palëve në luftë ose konflikt, dhe asnjëherë në të mirën e popullit.
Si të kapërcehet ylberi? Kjo është dilema.
U mor vesh se e gjithë filozofia politike, diplomatike, gazetareske, analitike ose publicistike, janë një akt, stil, takt, talent ose art i gjuhës, dialogut, komunikimit….Diçka që na drejton drejt menbdimit, narratives, konceptit, definit, vendimit dhe koperimit me të tjerët, si dhe me njëri tjetrin.
Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, metaforë, adiaforë, alegori…
Mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë edhe komunikues, dialogues ose oratorë supremë ose kulminant, por, nganjëherë, raporti ose marrëdhënia mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, mund të shfaqet konfliktuale, kontraditore, banale ose fataliste.
Ndaj, mu për këtë fakt, filozofët, sociologët, psikologët dhe politologët e specializuar dhe kompetent, bëjnë prova, duke folur ose shkruar për politikanët ose diplomatët e ndryshëm, derisa i gjejnë ne gaf, ose i fusin në brendinë ose vetvetën (egon) e tyre normale dhe racionale. Këtë stil ose këtë traditë dydrejtimëshe, insubordinuese, kontemplative, komprehensive, komplementare, suplementare ose superlative, mund të hasim edhe tek Kanti, Hegeli, Niçëja, Shopenhauri, Dekarti, Spinoza, Poperi, Loku, Platoni, Chomsky, Ruxher Boshkoviçi, Pushkini, Lomonosovi…dhe deri tek filozofia ose pedagogjia e rreptë (strikte) e Aristotelit.
Sipas Hegelit:” Kafshët janë në zotërim të shpirtit ose instiktit, shpirti i tyre është në zotërim të trupit e jo të mendjes ose intelektit (intelegjencës) që nuk e kanë. Prandaj, nuk kanë të drejtë të jetojnë ose vendosin mbi jetën dhe trupin ose organizmin e tyre.
Në të kundërten, sipas Makiavellit: Luani kurrë nuk mund të mbrojë ose shpëtoj vetën nga kurthët e ndryshme të dhelpëres, ashtu sikurse dhelpëra që nuk mund të mbrojë ose shpëtoj vetën nga tufa e ujqërve. Kështu që një njeri i sprovuar, i ditur, i mençur, intelektual dhe intelegjent, duhet me qenë dhelpër për t´u mbrojtur ose shpëtuar nga kurthat e ndryshme dhe luan për t´i trembur ose frikësuar ujqërit dhe dhelpërat e ndryshme.
U mor vesh se nderi, morali, deali dhe virtyti sipas Viktor Hygoit, kanë vetëm një vello, një pamje dhe fytyrë, ndërsa cemi, vesi i keq, mashtrimi, rrena (genjeshtra) dhe tradhëtia, kanë shumë fytyra dhe shumë maska.
Siç e kam (e kemi) cekur shpesh: aty dhe atëherë kur historia, shkenca, kultura, informimi, politika, diplomacia etj., bëhen punë, mision ose obligim i gjithëkujt, atëherë ato nuk janë më në dorën ose kompetencën e askujt. E sidomos aty ku ka konfuzion, kaos ose anarki mendimësh ose opinionësh të ndryshme ‘pro & contra’!
Por, ia që në Kosovë dhe Shqipëri, ligjin dhe policin hëpërhë e bëjnë nentoka dubioze, politike ose parapolitike, gjegjësisht, strukturat ose grupimet e ndryshme klanore, familjare, nepotiste, tribale, provincialiste, klienteliste etj., të afërta, kolportiste, insubordinuese ose kolaboracioniste me ” etërit” ose “baballarë” e ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë.
Forcat” e ndryshme nëntokësore, centripetale, parainstitucionale ose parapolitike si “degë” ose”nëndegë” të zgjatura të krimit të organizuar, kontrabandës, korrupsionit, prostitucionit etj…Qarqët, gjegjësisht, proviniencat ose reminishecat e ndryshme fetare, kulturore, informative dhe të tjera që kolportojnë ose kolaborojnë me “njerëzit e fortë” të pushtetit vendorë dhe atij ndërkombëtarë dhe që kanë ndikime ose influenca të fuqishme në qarqët ose strukturat e ndryshme shtetërore, nacionale, qeveritare, politike, diplomatike, sociale, materiale, ekonomike etj. E sidomos ortodoksia serbe ose pravosllave ku penetrojnë dhe frekuentojnë shumë politikan në Shqipëri dhe Kosovë.
Atje janë edhe rrjetët ose rrethet e ndryshme vicioze ose biocenoze të bisnesit dhe interesit të përbashkët etj. Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe uzurpimin, klanizimin, fosilizimin, monopolizimin, privatizimin, instrumentalizimin, personalizimin, absolutizimim dhe relativizimin e shtetit, pushtetit, pronës (pasurisë), religjionit, moralit, luftës dhe lirisë së përgjithshme shtetërorë, nacional, fetarë dhe kulturorë nga ana e demagogëve ose hipokritëve të ndryshëm nebuloz, stupid, debil, bedel, reaksionar, dogmatikë dhe diabolik, të cilët janë edhe pënguesit ose sfiduesit kryesor të ndarjes së domosdoshme të fesë (religjionit) nga shteti dhe nga kombi për qëllime të ndryshme klanore, profiteriste, karieriste dhe të tjera.
Paradoksi tjetër (shqiptar ose kosovar) i radhës është ai se në Kosovë (edhe Shqipëri) ekstremet e njërës dhe palës tjetër, ngelën të pranueshme, miqsore dhe analogjike mes veti, pasiqë ato vazhdimisht aplikojnë ose praktikojnë mjetët ose metodat e njejta linçuese, shantazhuese, komplotiste, mashtruese ose jodemokratike në realizimin e qëllimeve të tyre morbide, përfide, përverse, djallëzore ose satanike.
 Kështu që e majta dhe e djathta “ekstreme, radikale, revolucionare, patriotike” ose neokomuniste, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, janë shëndoshë e mirë dhe në këmbë (paterica) të forta. E tërë kjo falë “kontributit kolosal dhe titanik” të popullit ose elektoratit shqiptar ose kosovar në veçanti, si dhe të Brukselit dhe Uashingtonit në përgjithësi, të cilët, si duket nuk mund t’ iu ndihmojnë as shërojnë kurrë pa iu bërë pacient ose klient të varur dhe të nështruar prej tyre…?!
Falë atij morali te dyfishtë: “shtresa e lartë e aristrokracisë ose borgjezisë së re shqiptare ose kosovare” -janë shpërngulur ose kanë emigruar në politikë, diplomaci, qeveri, parlament ose në parti politike, kurse, pjesa më e madhe e tyre, është shtresë e ulët që përbëhet nga punëtorët, bujqërit, blegtorët dhe tregtarët e vegjël ose ambulant.
Përderisa, ajo “pjesa tjetër”, e mbiquajtur si shtresa më stabile dhe rentabile për shtetin (ët), pushtetin dhe shoqërinè, përbëhet nga shtresa e mesme që përbëhet nga tregtarë të mesëm, nga administrata shtetërore ose publike, punonjësit e shëndetësisë, profesorët univerzitar, policia, ushtria, deri diku dhe arsimtarët etj.
Në këtë vorbullë Kosova së bashku me paradokset, anomalitë dhe patologjitë e saj reaksionare dhe anakronike, ka shumë kohë që është shndërruar në bisnes, eldorado, apo në “tokë të premtuar” të askujt dhe gjithëkujt, për shpërlarje parashë, bisnesësh dhe llogarishë të panjohura (misterioze) për publikun ose auditorin e gjërë.
 Imagjinoni ose paramendoni për një çast ose moment të vetëm “figurat supreme” ose “madhështore” që i “zotërojnë” ose “komandonjnë” edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me “gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit”! …
Kokat e përulura dhe të nënshtruara që nuk i pren kurrë tehu i shpatës së zgjatur serbo-ruso-turko-bizantino-kineze etj….!!! E sidomos kokat e përulura (nështruara) ose fare boshe, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë.
Sipas Çasllav Milloshit, : Në një dhomë ku njerëzit i fshehin ose i ruajnë unanimisht shantazhet dhe komplotët e tyre së bashku me sekretët ose misteriet e heshtjës së njohur tinëzare ose bizantine ndaj palës tjetër, një fakt ose fjalë e vërtetë, kumbon ose tingëllon me tepër se sa një e shtënë me armë ose pistoletë.
“Të parët që erdhën dhe morën aq sa munden; ishin artarët ose argjentarët. Dhe, unë isha i kënaqur; sepse po vidhnin. Pastaj erdhën dhe morën hebrenjtë ose cifutët: Heshta, sepse më ishin antipatikë. Pastaj erdhën dhe morën pedofilët dhe homoseksualët, u ndjeva i lehtësuar dhe relaksuar, sepse ishin të besditshëm dhe patologjik. Me vonë, erdhën e morën komunistët dhe unë nuk u thashë prap asgjë, sepse vet nuk isha komunist. Një ditë erdhën të më merrnin edhe mua, aty ku nuk kishte mbetur më askush për t´i  ngopur ose plotësuar epshët dhe orekset e tyre. ( Berthold Brecht)
 Në të kundërten, Vuçiçi, Seljakoviçi, Llajçaku, Borelli, Hilli, Escobari dhe Grenelli & Company: Epilogun ose fundin e dialogut kontekstual, kontestual ose koncesional të Kosovës me Serbinë, e masin ose përcaktojnë në bazë të arritjeve ose përparimëve ushtarake (luftarake) të Rusisë në Ukrainë! Me besoni!
Nderi, morali, disciplina, urtësia ose maturia, në politikë të lartë ose diplomaci, janë talent, mjeshtëri ose mençuri. Pjesa tjetër janë lufta ose konflikti….
Rastësia në politikë të lartë ose diplomaci, është skeq, dramë, teatër..pjesa tjetër është shkencë. Do duhej të ishin pikërisht këto çështje kardinale dhe kolaterale (si shpata e Demokleut) për politikën dhe plitikëbërjen e Kosovës.
Sidoqoftë, njerëzit normal dhe racional, më në fund, do jenë të detyruar patjetër të zbresin spiralën e dhunës, terrorit, komplotit, shantazhit, terrorit, luftërave ose konfilkëve të ndryshme speciale, psikologjike ose propagandistike, duke iu kthyer racionalitetit, normalitetit, intelektit dhe humanitetit të njohur njerëzorë ose qytetar.
 Por, kjo vazhdimisht  se nuk ndodhë në shtetet ose shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste (si Kosova etj.) ku e bukura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja, bëhen konkubine ose kurtizane të “industrisë propagandistike”, e sidomos asaj politike, diplomatike, mediale ose propagandistike. Kundërshtare të shkencave politike, si dhe të çfarëdollojë teorie shkencore, humaniste ose metaestetike që krijon vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore. E sidomos në Kosovë, ku ajo ose ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarërsinë e Kosovës, shpesherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarève shqiptar ose kosovar, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake), patriotike etj.
Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte, apo të shtrembëruar edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarëve, dhe i cili anasjelltas ka inkursione ose reperkursione të shumëta eksterne ose eksplikative. Duke iu përshtatur në një masë të dukshme ideologjisë sundimtare ose dominuese.
Se këndejmi, po të kishte një gram ose miligram nderë ose moral në shtetin, pushtetin, politikën dhe diplomacinë e Kosovës, e sidomos në poziten (pushtetin), mediat e shkruara dhe elektronike, si dhe në opozitën e Kosovës, nuk ka qenë dashur të rrjeshtohen ose pozicionohen në kampin (bllokun) e njohur të kalorësve e gardianëve të tjerë të UDB-së, të ulur këmbëkryq në pöolitikën, politikërjen dhe diplomacinjë e Kosovës, E sidomos në pultet e transmetimit, dhe bordet e ndryshme editoriale dhe redaksionale të portaleve dhe gazetave të përditëshme në Kosovë si kolonë e pestë e Kurtit dhe tjetrit!

Kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale të Kosovës

Grenell uron Kosovën në përvjetorin e pavarësisë, mbajtjen e Thaçit në Hagë e quan padrejtësi

Radio Evropa e Lirë

I dërguari amerikan për operacione të posaçme, Richard Grenell, i ka uruar, siç ka thënë, miqtë në Kosovë për 17-vjetorin e shtetësisë së vendit.

“Megjithatë, ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e madhe. Ati themeltar i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, do të duhej të festonte sot në Prishtinë – jo mbrapa grilave në Hagë”, ka thënë Grenell përmes një postimi në X – dikur Twitter.

Sipas tij, evropianët kanë dështuar që të veprojnë kundër “kësaj padrejtësie në pesë vjetët e fundit”.

“Edhe institucionet shtetërore të Kosovës, për shkak të politikës, kanë dështuar që të ndërmarrin veprime të domosdoshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie”, ka thënë mes tjerash Grenell në X.

Hashim Thaçi e ka shpallur pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008.

Ai po përballet me dy procese gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë, dhe është në paraburgim në qytetin holandez prej vitit 2020.

Thaçi pati ndërprerë një vizitë të planifikuar për në Uashington, në qershor të vitit 2020 – në mandatin e parë të presidentit amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë – pasi Zyra e Prokurorit u pati dërguar Dhomave të Specializuara në Hagë një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën emri i Thaçit përmendej për një sërë krimesh.

Në rastin e parë, ai akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, po ashtu ish-zyrtarë të lartë në Kosovë.

Aktakuzën e pati ngritur prokurori Jack Smith, i cili më vonë pati dhënë dorëheqje për të hetuar presidentin Trump për përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Ai ka thënë dorëheqje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, si dhe hetimet ndaj Trumpit kanë pushuar pas fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2024.

Më 6 dhjetor të vitit 2024, Thaçit i është konfirmuar edhe një aktakuzë e re për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në rastin e parë gjyqësor.

Përveç Thaçit, në aktakuzën e dytë janë përfshirë edhe emrat e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakajt, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilajt, dhe Fadil Fazliut.

Ai është deklaruar i pafajshëm në dy rastet gjyqësore.

Thaçi e ka përmendur të paktën dy herë në dhjetor të vitit 2024, domosdoshmërinë e respektimit të Kushtetutës dhe të ligjeve të Kosovës nga Specialja, teksa ka përmendur se dy aktakuzat kundër tij janë ngritur vetëm pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.

Kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale

Gjykata Speciale financohet nga Bashkimi Evropian, por edhe nga shtetet e treta kontribuuese, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia.

Dhomat dhe Prokuroria e Specializuar aktualisht kanë një buxhet prej 97.1 milionë eurosh, që përfshin periudhën nga 15 qershori i vitit 2023 deri më 14 qershor 2025.

I gjithë buxheti është financuar nga BE-ja, por shtete të tjera po ashtu kontribuojnë për programe të caktuara.

Në këtë kontekst, SHBA-ja kryesisht kontribuon në financimin e disa punonjësve.

Sipas raportit të fundit vjetor të Gjykatës, që i përket vitit 2023, SHBA-ja renditet e dyta, pas Holandës – shtetit mikpritës të selisë së Gjykatës – sa i përket numrit të punonjësve në Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. SHBA-ja financon punëtorët e saj që janë të emëruar përmes autoriteteve shtetërore.

Në mesin e punonjësve amerikanë, janë edhe gjykatës dhe prokurorë të specilizuar. Nënkryetari i gjykatës është amerikani, Charles L. Smith III, ndërkaq kryeprokurore është amerikania, Kimberly West, që mori këtë post më 2023.

Gjykatësi Smith, po ashtu është gjykatësi kryesor në rastin më të madh pranë gjykatës, atë kundër ish-krerëve të UÇK-së: ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi. Në mesin e punonjësve amerikanë, janë edhe gjykatës dhe prokurorë të specilizuar.

Sipas të dhënave, deri më 31 dhjetor 2023, në Gjykatën Speciale ishin të punësuar 283 persona, nga ta afër 30 nga SHBA-ja. Numri i punonjësve të emëruar përmes autoriteteve shtetërore po ashtu është rritur më 2023 dhe tre nga ta ishin nga SHBA-ja dhe Zvicra.

Gjykata Speciale është institucion që funksionon sipas ligjeve të Kosovës, por selinë e ka në Hagë të Holandës.

Deri më tani, kjo gjykatë ka shqiptuar aktgjykime për krime lufte si dhe për pengim të drejtësisë.

Në shkurt të këtij viti, Gjykata Specile i ka shpallur fajtorë Haxhi Shalën, Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin për akuzat për pengim të drejtësisë, më konkretisht, frikësim të dëshmitarëve, pas një marrëveshjeje të fajësisë që kanë arritur dy palët.

Shala është dënuar me tre vjet burgim, ndërkaq Bahtijari dhe Januzi me nga dy vjet burgim.

Në vendim nuk është bërë e ditur se për cilët dëshmitarë bëhet fjalë, apo për cilin rast gjyqësor.

Gjykata Speciale është themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar në Holandë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

“Euronatur” i kërkon bashkisë së Mynihut të tërheqë mbështetjen për Aeroportin e Vlorës

VOA  Raimond Kola

Organizata mjedisore gjermane “EuroNatur” tha të hënën se i ka drejtuar një peticion Këshillit të Bashkisë së qytetit të Mynihut, me kërkesën për tërheqjen e mbështetjes për projektin e aeroportit të Vlorës në Shqipëri.

Peticioni , sipas organizatës mjedisore gjermane e cila është aktive prej vitesh edhe në Shqipëri, pritet të shqyrtohet nesër nga këshilli bashkiak i Mynihut.

Kompania që operon Aeroportin e Mynihut (Flughafen Munchen Gmbh) është në rolin e kompanisë këshilluese në projektin e Aeroportit të Vlorës dhe qyteti i Mynihut është 23 për qind aksionar në aeroportin e Mynihut.

Sipas një deklarate për mediat nga “EuroNatur” peticioni “i bën thirrje kryebashkiakut të Mynihut Dieter Reiter të shprehet në bordin mbikëqyrës të kompanisë në favor të tërheqjes nga shërbimet e konsulencës dhe menaxhimit për planifikimin dhe funksionimin e aeroportit të Vlorës, i cili aktualisht është në ndërtim”.

Drejtori ekzekutiv i “EuroNatur “ Gabriel Schwaderer thotë se “përveç Konventës së Bernës, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë kritikuar ashpër ndërtimin e aeroportit të Vlorës në një rezervat natyror evropian”.

“Qyteti i Mynihut, Shteti i Lirë i Bavarisë dhe Republika Federale e Gjermanisë duhet të ndërmarrin veprimet e duhura dhe të tërhiqen plotësisht nga projekti” , thotë zoti Schwaderer.

Puna ndërtimore në aeroportin e Vlorës pranë peisazhit të mbrotjur Vjosë-Nartë në Shqipëri po vijon pavarësisht thirrjes së Konventës së Bernës për të ndaluar ndërtimin dhe protestat e organizatave mejdisore .

Sipas burimeve zyrtare shqiptare përfaqësuesit e Aeroportit të Mynihut, zhvilluan pak kohë më parë në Shqipëri një takim me zyrtarët e Aeroportit Civil Shqiptar.

Gjatë takimit, sipas burimeve zyrtare shqiptare, u diskutua jo vetëm mbi çështjet e certifikimit të Aeroportit të Vlorës , që tashmë kanë filluar, por edhe planin e tranzicionit, rekrutimin dhe trajnimin e stafit, si dhe emërimin e pozicioneve kyçe drejtuese.

Aeroporti i Vlorës shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh me një vlerë të parashikuar të investimit në rreth 100 milion dollarë. Gjatësia e pistës pritet të shkojë deri në 3.2 kilometra dhe terminali i pasagjerëve do të ketë sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë.

Sipas autoriteteve shqiptare në prill të këtij viti mbyllet faza e publikimit të aeroportit sipas standardeve ndërkombëtare, nën mbikqyrjen e operatorit të aeroportit, i cili është Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut.

Urim me gjithë me zemër-Dardanisë: Gëzuar përvjetorin e radhës!- Nga GANI QARRI

Dardani e dashur me gjithë dëshirën e madhe, që si në çdo përvjetor tjetër edhe në këtë vit, ta urojë nga thellësia e zemrës 17 vjetorin e pavarësisë, frika nga aventurat renegate të kastës së kriminalizuar shqipfolëse dhe udhëheqësit e shitur e mafioz, të cilët vazhdojnë të na rrinë mbi kokë, duke na kërcënuar në vijimësi me krijimin e “zajednicës” kundërkushtetuese njëetnike serbe, zbeh qëllimshëm dhe me paramendim të orkestruar, shkëlqimin e dëshirave tona të çiltra për ty dhe hijezon fuqinë e urimeve tona të përzemërta për Pavarësi.
Veçanërisht gjatë kësaj fushate parazgjedhore më i zëshmi deri në vjellje dhe neveri, për formimin me çdo kusht të “zajednicës” ishte shitësi i Kullës e Çakorrit dhe 8300 hektarëve tokë autoktone të Kosovës, Malit të Zi, sharlatani i gjithë politikës kosovare, Ramush Haradinaj, kështu që frika nga rreziku real i ndarjes dhe bosnjëzimit të shtetit tonë nga më të vegjlit në Ballkan dhe rajon, kanë mbjellë ndjenjën e pasigurisë te njerëzit tanë deri në atë shkallë, sa që ne, si qytetarë të cilët vërtetë e duam me gjithë zemër pavarësinë e vendit dhe shtetin tonë të lirë në gjithë territorin, të mos dimë më, se me çfarë doze gëzimi të festojmë, as deri në cilët kufij, guxojnë të shtrihen e shpërndahen urimet tona, në këtë ditë të shënuar, e të ëndërruar aq gjatë për ta parë Kosovën tonë të lirë dhe shtet demokratik e të pavarur!
E si për koincidencë, serish fatkeqësia jonë e madhe, vjen pikërisht nga brenda dhe nga renegatët tanë vendor, të cilët përkundër gjithë ati mundi e gjaku të derdhur nga disa gjenerata dhe krejt ngjarjeve dramatike të përjetuara nga shqiptarët gjatë luftës për çlirimin Kosovës, realizimin e pavarësisë, shtetndërtimin dhe krijimin e institucioneve të mirëfillta shtetërore, edhe 25 vjet pas çlirimit dhe 17 sosh të pavarësimit të saj, Kosova nuk rrezikohet vetëm nga aventurat e Grenellit dhe serbofilëve të tjerë të blerë nga Vuçiqi me dollarë, por edhe nga tradhtitë e zuzarëve shqipfolës, të shitur për dinar serb.
Ata të cilët pas nënshkrimit dhe miratimit të marrëveshjes me shumicën dërmuese të votave në Kuvend, nga paraardhësit partiak, si pasues të tyre, tani duan me çdo kusht edhe ti jetësojnë në tokën e Kosovës, ngrehinat kurrë të paqena serbosllave, si “zajednica” kundërkushtetuese serbe, duke shkelur rëndë mbi kushtetutën e ligjet e shtetit të Kosovës dhe gjakun e derdhur të heronjve dhe dëshmorëve të popullit tonë të shumëvuajtur!
Kështu që para se ta pranojë birësimin e kopilit të opozitës si “zajednica” kundërkushtetuese një etnike serbe, e lindur kundërligjshëm dhe lënë përdhunshëm Kosovës në derë, për dëmtimin sa më të rendë dhe hapjen e rrugës, për ndarjen e ricopëtimin përfundimtare të saj, si problem të pariparueshëm të kthyer tanimë edhe në imponim “ndërkombëtar”, në rastin më të keq, të pamundësisë për rrugëdalje, me reciprocitet për minoritetet analoge, në mënyrë që ato që përfiton pakica serbe në Kosovë, tu garantohet me marrëveshje të nënshkruar ndërkombëtare edhe shqiptarëve të Kosovës Lindore të mbetur nën Serbi, kryeministri aktual, kësaj radhe, më mirë do të ishte të mos e formojë fare qeverinë edhe nëse i siguron numrat.
Dhe nga opozita bashkë me popullin që e donë vërtetë këtë vend me gjithë zemër, ta luftojë në rrugët dhe sheshet e gjithë territorit tonë, krijimin e “zajednicës”, dhe bosnjëzimin e Kosovës, kësaj katrahure të pashembullt të tradhtisë kuislinge, në mënyrë që të shpëtohet vendi nga ricopëtimi, avancohet shtetndërtimi e pavarësia dhe të garantohet vazhdimësia e shtetësisë së Kosovës.
Duke njohur qëndrimet e dyshimta të opozitës dhe brengën e thellë mbarëpopullore për fatin e rëndë që e ka pllakosur mbarë vendin nga pasojat e tradhtive dydekadëshe të kuislingëve shqipfolës, vetëm në këtë mënyrë mund të mbrohet tërësia territoriale e Dardanisë tonë të bukur, sigurohet ecja me hapa më të sigurt, drejtë integrimeve euro perëndimore, mundësohet anëtarësimi në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare dhe jetësohen përpjekjet për pranimin e Kosovës si shtet i pavarur në gjithë territorin e saj, me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara!
Andaj qytetar dhe bashkëkombës shumë të dashur të Dardanisë tonë martire, me gjithë brengën e pashuar për fatin e frikshëm që e ka pllakosur mbarë popullin nga pasojat e mëdha të tradhtive të vazhdueshme të kuislingve shqipfolës, që tanimë po shihet sheshazi se nuk janë një a dy, por janë një mori kuislingësh dhe një armatë e tërë renegatësh recidvist, përkundër të gjithave, neve nuk jemi dorëzuar dhe vijon të na mbajë dhe bëjë edhe më të fortë atdhedashuria e pavdekshme dhe shpresa jonë e pashuar liridashëse, se ky nuk do të jetë përvjetori i fundit, i festimit të pavarësisë në territorin tënd të plotë e të pa ndarë, ndaj ty dhe gjithë qytetarëve të shtetit tonë të vogël, ju urojë nga thellësia e zemrës 17 vjetorin e madh të Pavarësisë së Dardanisë tonë të lirë!
Gani Qarri

NDARJA E TOKAVE TË SHQIPËRISË NGA EUROPA NUK MUND TË KONTRIBUOJË PËR EUROPË TË BASHKUAR- Nga Isuf B.Bajrami

 

“Mjerë ai që nuk e kupton,se vetëm Lufta për Liri, e drejton qëllimin e jetës së njeriut.”
Abdyl Frashëri

Ata që e harrojnë të kaluarën, ajo mund të ju përsëritet!
Kujdes, nga mallkimi i historisë!
Duke i kënduar Atdheut, pavarësisë dhe lirisë së tij,Gjergj Fishta e kundërshtonte me forcë ndarjen e tokës shqiptare në pjesë, për t’ua dhënë ato vendeve fqinje!
Nuk kishte si të shprehej më me forcë politika agresive e kohës kur u copëtua Shqipëria,që filloi në vitin 1878 dhe vazhdoi me ashpërsi dhe në mënyrë vendimtare në vitin 1913.
Fishta u bën thirrje të fortë fuqive të mëdha të Europës, që ishin krejt mosmirënjohëse ndaj vendit tonë, edhe pse e ndihmuam aqë shumë Europën në kohët më të vështirë të saj!
Fishta,duke e analizua me hollësi gjendjen reale,shpërthen me forcë të madhe dhe drejtpërsëdrejti, kur thotë:
Uh! Europë, ti kurva e motit,
që i rae mohit besës së Zotit,
po, a ky a‘ shenji i qytetnisë:
me da tokën e Shqipnisë,
për me mbajtë klyshët e Rusisë?
Negociatat e Shqipërisë për në BE duhet të jenë korrekte.
Shqipëria e copëtuar në Europë të bashkuar, nuk është korrekte dhe e drejtë!
Së pari duhet të jetë Shqipëria e bashkuar, pastaj në Europë të bashkuar, kjo është më e drejtë absolute.

Vendi i Lekës 17.02.2025

LUKS E DALLAVERE – Nga JETA DEDJA

Ajola Xoxa, akuzohet të jetë pjesë aktive e skemave të pastrimit të parave bashkë me bashkëshortin e saj duke përfituar qindra mijëra euro ryshfet nga fondet e Bashkisë apo kompani kontraktore e më pas “pastruar” ato tek “Harabel”. Kjo strategji nuk është e panjohur; që nga oligarkët rusë deri te donatorët politikë në Perëndim, galeritë e artit janë kthyer në kasaforta moderne për paratë e pista. Çfarë bënte Ajola me këto para të pista? Blinte fustane, buzëkuqe, stoli e mbathje online, ato që gjyshja nuk ia garantonte dot.
E pikërisht kështu, Ajola e rreshtoi veten në krah të asaj kategorie grash politikanësh që garojnë jo për të ndërtuar një emër të mirë dhe një figurë me integritet në skenën publike, por për t’u dukur e mbajtur mend nga markat e veshjeve, këpucëve që mbathin dhe çantave që hedhin në krah.
Vajza që dikur aspiroi të ishte një profesioniste e fushës së të drejtës dhe ligjit, e reduktoi veten në gruan e mbathjeve e stolive që ngarkonte në shportat online.
Historia e saj është krahasuar me atë të Imelda Marcos, por edhe pse nuk mund të krahasohet për nga ndikimi dhe popullariteti me ish-Zonjën e Parë të Filipineve, grykësia për luks duket se i bashkon.
Imelda vidhte miliarda hapur, duke krijuar koleksione këpucësh dhe diamantesh, Ajola blinte Prada dhe LV duke u fshehur pas transaksioneve nën emra të tjerë. Në Shqipërinë e 2.7 milionë banorëve, ku shumica mezi siguron jetesën mujore, babëzia e Ajolës vlerësohet se ia kalon asaj të Imeldës.
Pse Ajola e reduktoi veten në një grua mbathjesh, çantash e stolish?
Ajola mund të ketë hyrë në botën e korrupsionit për disa arsye, por mbi të gjitha, ndikimi i bashkëshortit të saj tashmë në arrest me burg për shpërdorim detyre, korrupsion aktiv e pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash, ka luajtur një rol të madh. Ndoshta në fillim ajo e pa si një zgjedhje të detyruar, një kompromis për të ruajtur ekuilibrin e martesës dhe kontrollin mbi financat. Me kalimin e kohës, kjo sjellje mund të jetë normalizuar, veçanërisht kur të gjithë ata të ngjashmit e tyre përfitonin nga e njëjta skemë.
Ambicia për pasuri dhe status social ka ndikuar gjithashtu. Edhe pse si avokate mund të siguronte të ardhura të mira, ajo mund ta ketë ndier se kjo nuk mjaftonte për të mbajtur hapin me gratë e tjera përqark. Do të ishte e tmerrshme për të sikur Bela, Linda apo Belinda do të shfaqeshin një ditë me “Hermès Himalaya Birkin” në krah. Frika se nuk do të ishte në lartësinë e duhur në paraqitje dhe luks mund të ketë qënë motivuese. Në Shqipëri, ku korrupsioni nuk shihet si përjashtim por si normë, Ajola e ka parë këtë rrugë si të pashmangshme.
Pushteti gjithashtu sjell emocione të forta. Kur ke mundësi të zgjerosh pasurinë, të lídhesh me individë me ndikim dhe të mbulosh transaksione të dyshimta në fshehtësi, e gjitha kjo mund të krijojë një ndjenjë eksitimi dhe besimi se je dikushi që ke në dorë fate e njerëz. Dhe pas cdo mëkati, sa herë që mund të kishte ndonjë vrarjeje ndërgjegjeje, Ajola e gjente faljen kur i shfaqej publikut si një modele pasarelash Gucci a Dior. Ah, për ato rroba, ato stoli ia vlente gjithçka!
Historia e Ajola Xoxës nuk është thjesht një rrëfim korrupsioni brenda familjes, zyrës, bashkisë, komunitetit apo shtetit, por një ilustrim i qartë se si etja për luks dhe pushtet mund ta transformojë një grua aspirante për profesioniste në një simbol të korrupsionit, pastrimit të parave dhe hipokrizisë publike.
© Jeta Dedja – Flasshqip

‘Lufta në Ukrainë mbaron më 20 prill’- Publikohet plani i paqes së Trump: Kievi heq dorë nga NATO për 10 vjet, rindërtimi nga BE

Prej kanaleve diplomatike kanë rrjedhur në media informacione mbi pikat që përmban plani i paqes së propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump për luftën në Ukrainë.

Ndërsa Presidenti amerikan pritet ta shpallë këtë plan në dy javët e ardhshme disa media si Daily Mail, apo gazeta ukrainase Strana që citojnë burime diplomatike, thonë se Trump do kërkojë armëpushim në Ukrainë brenda datës 20 prill.

Po ashtu në këtë plan parashikohet që rindërtimi i Ukrainës t’i faturohet vendeve europiane, afërsisht 486 miliardë dollarë.Ukraina do të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO të paktën për një dekadë.

Plani përfshin gjithashtu krijimin e një zone të çmilitarizuar të drejtuar nga trupat evropiane, pa përfshirje të drejtpërdrejtë të oficerëve dhe ushtarëve amerikanë, ndërsa Ukraina do të njohë sovranitetin rus mbi rajonet që aneksoi në mënyrë të njëanshme. Ukraina do të detyrohet të tërheqë trupat nga rajoni rus i Kurskut.

Ndonëse të pakonfirmuara zyrtarisht dhe larg kërkesave të qeverisë Zelensky, mediat thonë se bisedimet për t’i dhënë fund luftës do të nisin me bisedime mes Trump e Putin deri më 20 shkurt, çka përkon me përvjetorin e tretë të luftës, e më pas SHBA-të thuhet se do ta shtynin Ukrainën të pranonte një armëpushim deri më 20 prill.

Fakt është se rreth datës 20 shkurt është planifikuar një vizitë në Ukrainë nga i dërguari special amerikan Keith Kellogg, i cili po merr pjesë edhe në Konferencën e Sigurisë së Mynihut ku tha se “Evropa do të konsultohej, por nuk do të ulej në tryezën e bisedimeve të paqes për Ukrainën”.

Një paqe që duket favorizon më shumë Rusinë e dëshmon edhe deklarata miqësore e zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i cituar nga agjencitë e Moskës, i cili komentoi deklaratat e trump për fundin e luftës, duke thënë se presidenti amerikan është ” i mirëpritur në Rusi sa herë që dëshiron ta vizitojë”. bw

Schmitt: Kosova është një nga shtetet më të rrezikuara në Evropë

Teksa vëzhgon situatën gjeopolitike, e përgjigjet për identitetin e Kosovës, ajo që thotë historiani i njohur zviceran Oliver Jens Schmit, është alarm. Thotë se shteti duhet të përgatitet “për një konflikt të mundshëm ushtarak”.

“Do të ishte më e rëndësishme të flitej për mbrojtjen ushtarake, mbrojtjen civile, spitalet, planet e emergjencës dhe të përgatiten ato seriozisht sesa për gjuhën dhe letërsinë”, thotë Schmitt në një intervistë për gazetën KOHA DITORE..

Sipas tij, krahas Republikës së Moldavisë, Kosova është një nga shtetet më të rrezikuara në Evropë. “Në Kosovë, rreziku i luftës nuk diskutohet më seriozisht sesa në vendet e tjera evropiane. Ajo që nevojitet tani nuk janë debate për identitetin, por përgatitje serioze për një sulm”, thotë Shcmitt

Si demokraci stabile e përshkruan Kosovën në 17-vjetorin e pavarësisë historiani zviceran Oliver Jens Schmitt. Anëtari i Akademisë austriake të Shkencave thotë se brenda kulturës shqiptare, Kosova ka kulturën e saj, jo në kuptimin gjuhësor, por në atë politik. Schmitt, i cili pos studimit të së kaluarës, është edhe vrojtues i hollë i Ballkanit, thotë se Kosova dallon dukshëm nga Shqipëria ku vazhdon trashëgimia e kulturës enveriste.

Në një intervistë me shkrim për KOHËN, ai thotë se islami politik po përparon në Kosovë dhe po fiton ndjekës, veçanërisht te brezi i ri. Sipas tij, në këtë rast pyetja është se si pozicionohet Kosova mes Evropës dhe botës islame.

“Por këtyre pyetjeve duhet t’u përgjigjen vetë kosovarët”, thotë ai. Sipas Schmittit, administrata e presidentit amerikan Donald Trump duket nuk është më e gatshme të garantojë sigurinë e Evropës.

Në një rast të tillë për shkencëtarin e njohur, qasja e Trumpit ka pasoja dramatike për BE-në. Konsideron se shtetet e BE-së nuk janë të përgatitura ushtarakisht për një konflikt me Rusinë.

“Pa mbrojtjen amerikane, BE-ja duhet të presë një sulm rus”, thotë ai.

Në këtë rast përmend edhe Kosovën si vend të rrezikuar. Thotë se krahas Republikës së Moldavisë, Kosova është një nga shtetet më të rrezikuara në Evropë. Këshillon që Kosova duhet të bëjë përgatitje serioze për një sulm.

I lindur më 1973 në Bazel të Zvicrës, Oliver Jens Schmitt, profesor i historisë së Evropës juglindore në Universitetin e Vjenës thotë se Qeveria serbe është nën një presion të madh dhe mund të përpiqet të organizojë një konflikt me Kosovën. Tërheq vërejtjen se Serbia është riarmatosur masivisht vitet e fundit. Thotë se prania amerikane në Kosovë e ka penguar Serbinë që të përdorë këto armë dhe se BE-ja nuk mund të zëvendësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si fuqi mbrojtëse e Kosovës.
“Prandaj do të ishte e rëndësishme që Kosova të ketë shpejt një qeveri stabile që e përgatit, me të gjitha palët e rëndësishme, shoqërinë për një konflikt të mundshëm”, thotë Schmitt, i cili në qendra të njohura të botës gjermanishtfolëse si Bazeli, Vjena, Berlini e Munihu, ka studiuar për Bizantin, për filologjinë greke, greqishten moderne si dhe historinë e Evropës lindore. Duke pasur parasysh situatën gjeopolitike, Schmitt thotë se tash është koha të bëhet fjalë për përgatitjen e Kosovës si shtet për një konflikt të mundshëm ushtarak. Sipas tij, në vend të debateve për identitetin do të ishte më e rëndësishme të flitej për mbrojtjen ushtarake, mbrojtjen civile, spitalet, planet e emergjencës.
Studiuesi që jeton në Vjenë ka përvojë të gjatë studimore e ligjëruese në vende të ndryshme të Evropës. Ka ligjëruar në universitetet e Munihut dhe të Bernit, kurse për një kohë ka qenë edhe profesor në Collège de France. Që prej 2017-s, ai është kryesues i Departamentit për Humanitete dhe Shkenca Shoqërore pranë Akademisë së Shkencave të Austrisë, teksa në të njëjtën kohë kryeson edhe departamentin kërkimor për studimet ballkanike në Institutin për Histori Moderne dhe Bashkëkohore të autoritetit më të lartë shkencor në Austri. Interesimet e tij për historinë janë tejet të gjera, me fokus sidomos vitet e mesjetës dhe trevën adriatike të Ballkanit si dhe Rumaninë. Kontributet e Schmittit shkojnë edhe botën mesjetare shqiptare, me tituj si “Arbëria Venetike”, “Kosova”, “Skën¬derbeu” e “Shqiptarët”. Në marsin e vitit 2022 në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës kishte promovuar veprën e tij, “Ballkani në shekullin XX – Një histori post-imperiale” dhe pesë vëllimet e botimeve me material arkivor të Akademisë austriake të Shkencave për Kosovën të përgatitura nga Schmitt dhe Eva Anne Frantz. Vëllimet përfshijnë raportet e konsujve austro-hungarezë për Kosovën nga viti 1870 deri më 1914.

Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?

Valona Tela

Shtatëmbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është në harresë diplomatike – e njohur nga shumë shtete, por jashtë disa organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare. Me dinamikat e shpejta gjeopolitike, vëzhguesit thonë se Kosova rrezikon të humbasë edhe mbështetjen e disa vendeve me ndikim.

Në vitin kur Kosova shpalli pavarësinë, më 2008, kryeministri i atëhershëm i vendit, Hashim Thaçi, premtoi njohje nga 193 shtete, që i binte të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, plus një.

“Unë konfirmoj përsëri se shteti i Kosovës do të njihet jo nga 100, por nga 193 shtete. Po të krahasohen njohjet e Kosovës me republikat e tjera të dala nga ish-Jugosllavia, te ne ka ndodhur mrekullia”, tha Thaçi.

Ai i bëri këto komente në një seancë të Kuvendit të Kosovës në mes të korrikut 2008, pesë muaj pas shpalljes së pavarësisë.

Me gjithë kundërshtimet e Serbisë, vendi, atëkohë, njihej nga 43 shtete të botës, përfshirë SHBA-në dhe fuqitë kryesore evropiane.

Dy vjet më vonë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – në përgjigje të kërkesës së Serbisë për opinion – shpalli vlefshmërinë e deklaratës së pavarësisë së Kosovës, duke thënë se ajo nuk binte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Për autoritetet në Kosovë atëkohë, kjo ishte edhe një shtysë që demokracia më e re në botë të njihej ndërkombëtarisht.

“… sepse, më në fund, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – një institucion i vlerësuar i drejtësisë – konfirmoi se populli i Kosovës bëri gjënë e duhur, duke shpallur pavarësinë e tij më 17 Shkurt 2008”, tha ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, pas vendimit të GJND-së.

Shtatëmbëdhjetë vjet më vonë, në listën që ka të publikuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë në ueb-faqen e saj, figurojnë 117 vende që e njohin Kosovën – ende larg shifrës së premtuar prej 193.

Shteti i fundit që e njohu ishte Izraeli në vitin 2021. Kjo njohje ishte pjesë e Marrëveshjes së Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë. Para saj, shteti i fundit që e njohu, ishte Barbadosi në vitin 2018. Por, intensiteti i njohjeve filloi të binte që nga viti 2015.

Në këtë dhjetëvjeçar, Kosovën e njohën vetëm 9 shtete. Vendi vazhdon të mos njihet nga dy shtete të Ballkanit Perëndimor – Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, si dhe pesë shtete të Bashkimit Evropian – Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë qysh më 10 shkurt, për ta pyetur rreth aktiviteteve të saj lobuese, por nuk mori asnjë përgjigje.

E cituar nga mediat në Prishtinë, tetorin e kaluar, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, tha se “njohjet nuk varen vetëm nga Kosova, por edhe nga shumë konsalacione të tjera”.

Aidan Hehir, nga Universiteti Westminster në Londër, numëron disa arsye për stagnimin e njohjeve: nën një, shtetet properëndimore tashmë janë shterur dhe shumica prej tyre e kanë njohur Kosovën, dhe nën dy, vendet që janë të rreshtuara me Rusinë dhe Kinën, ose dashamirëse ndaj Serbisë, nuk mund të binden lehtë.

Hehir thotë se edhe lobimi i Kosovës ka qenë i centralizuar.

“Fatkeqësisht, qeveritë e Kosovës që nga viti 2008 kanë qenë shumë, shumë të fiksuara me Shtetet e Bashkuara dhe nuk kanë bërë përpjekje të mjaftueshme për kultivimin e marrëdhënieve me vende jashtë sferës së ndikimit të SHBA-së. Këtu mendoj sidomos në botën arabe, në Lindjen e Mesme, ku janë disa shtete me shumicë myslimane që nuk e njohin ende Kosovën”, thotë Hehir për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Hehir pranon se ndikim ka pasur edhe fushata e çnjohjeve e Serbisë. Autoritetet në këtë vend thonë se kanë arritur t’i bindin disa vende për të tërhequr njohjet e Kosovës, në mesin e tyre: Surinami, Burundi, Liberia, Ishujt Solomon, Madagaskari, Gana e të tjera, ndonëse autoritetet në Kosovë nuk konfirmojnë ndonjë çnjohje.

Për ekspertin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Hehir, stagnimi i viteve të fundit reflekton, gjithashtu, botën në të cilën jetojmë.

“Fuqia po zhvendoset nga Perëndimi drejt Rusisë dhe Kinës. Këto vende kanë tani më shumë ndikim. Ato u ofrojnë vendeve të vogla ndihmë ushtarake ose financiare, duke i kushtëzuar – ta zëmë – me pesë gjëra, një prej të cilave është anulimi i njohjes së Kosovës”.

“Në vitet 2008/9/10, Shtetet e Bashkuara u kanë thënë të kundërtën shteteve të vogla: ne do t’ju japim para, nëse ju i bëni këto pesë gjëra, përfshirë njohjen e Kosovës. Pra, Kosova goditet fort nga erërat e ndryshimit”, thotë Hehir.

Gëzim Krasniqi nga Universiteti i Edinburgut përmend edhe një fakt tjetër shqetësues për Kosovën. Ai thotë se janë disa shtete brenda BE-së që e kanë njohur vendin relativisht herët, por që sot kanë qëndrim skeptik për pavarësinë e tij.

“Në radhë të parë mendoj për Hungarinë, një shtet që ka pozicion proserb në raport me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Është shtet që e ka njohur Kosovën, por nuk është shtet që e përkrah avancimin e Kosovës në sferën ndërkombëtare, për shkak të raporteve të afërta që i ka zhvilluar me shtetin serb”, thotë Krasniqi për Exposenë.

Krasniqi thekson se përtej aspektit numerik të njohjeve, Kosova duhet të kujdeset të ruajë mbështetjen e shteteve me peshë të madhe ndërkombëtare.

Këtu, ai përmend rastin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, vitin e kaluar, kur i ka pasur numrat, por jo edhe mbështetjen për t’u bërë pjesë e kësaj organizate.

“Fatkeqësisht, viteve të fundit, kemi parë një ftohje të raporteve të Kosovës me disa prej aleatëve kryesorë të saj. Të gjithë i kemi dëgjuar deklaratat e zyrtarëve qoftë në SHBA, në Gjermani apo në vende të tjera, që thonë se e kanë të pamundur të angazhohen aktivisht për rritjen e numrit të njohjeve apo anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, për shkak se janë të pakënaqur me hapat që i ka bërë Qeveria e Kosovës në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit [për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë]”, thotë Krasniqi.

Ai thekson se si njohjet, ashtu edhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare kalojnë ekskluzivisht përmes normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Ky është edhe një kusht që BE-ja i ka vendosur formalisht si Prishtinës, ashtu edhe Beogradit nëse duan të përparojnë në rrugën e integrimit evropian.

REL-i kontaktoi ministritë e Jashtme në të pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, për t’i pyetur nëse janë duke shqyrtuar ndryshimin e pozicionit ndaj Kosovës.

Përgjigje mori vetëm prej Ministrisë së Jashtme sllovake, e cila tha se ky vend nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket “pavarësisë së njëanshme” të Kosovës.

Krasniqi, ligjërues i Nacionalizmit dhe Sociologjisë Politike, thotë se kushdo që ta formojë Qeverinë e re të Kosovës nuk do të ketë shumë mundësi manovrimi, jashtë normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Ai vëren se në Prishtinë, aktualisht, nuk ka disponim të madh për të bërë koncesione në emër të normalizimit, por, pavarësisht kësaj, thotë se nuk duhet qëndruar në vendnumërim.

“Është me rëndësi që Qeveria e Kosovës t’i intensifikojë raportet me shtetet njohëse ose mossnjohëse, me të cilat ka interesa të përbashkëta, por edhe shkëmbime ekonomike, dhe ta forcojë diplomacinë ekonomike dhe kulturore. Në rrethanat aktuale, besoj se ka shumë hapësirë për thellim të bashkëpunimit pa njohje faktike, edhe pse njohja faktike do të ishte shumë e dëshirueshme për Kosovën”, thotë Krasniqi.

Edhe Hehir, nga Universiteti Westminster, thotë se Qeveria e re e Kosovës – kushdo që e formon atë – do të duhet të aktivizohet më shumë, fillimisht duke e prezantuar Kosovën si zgjidhje për konfliktet në Ballkan.

Edhe ambasadat e Kosovës në vendet perëndimore, sipas tij, duhet ta kuptojnë njëherë e mirë se konkurrojnë me ambasadat e Serbisë dhe të jenë më proaktive.

“Nëse Kosova vazhdon të mos njihet dhe nëse disa e çnjohin atë, një gjë e tillë do t’i trimërojë nacionalistët serbë, do t’i inkurajojë ata që të vazhdojnë të përpiqen t’i rishikojnë kufijtë e ish-Jugosllavisë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje”.

“Ju mund të shihni se në dhjetë vjetët e fundit, retorika nga Qeveria e Serbisë dhe retorika nga Qeveria e Republikës Sërpska brenda Bosnjës, është bërë shumë më agresive, shumë më luftarake”, thotë Hehir.

Kosova, qysh në vitin 2011, është e angazhuar në një dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por pak prej marrëveshjeve të arritura janë zbatuar.

Kosova thotë se procesi duhet të përfundojë me njohje reciproke, por Serbia – e cila gëzon mbështetjen e Rusisë në arenën ndërkombëtare – kundërshton.

Në 17 vjet të pavarësisë, Kosova ka arritur të bëhet pjesë e disa organizatave ndërkombëtare, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, por ka dështuar në UNESCO, Interpol e Këshill të Evropës.

Në një intervistë dhënë javën e kaluar televizionit shqiptar Top Channel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar se në katër vjetët e fundit nuk ka pasur njohje të reja, por ka thënë se ai as që i ka premtuar ato.

E, kur Thaçi i ka premtuar 17 vjet më parë, ai ndoshta nuk ka pritur që peizazhi gjeopolitik të ndryshonte në mënyrë dramatike – si brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës.

Sot, Kosova është nën masa ndëshkuese të BE-së dhe në grindje me aleatët, për shkak të tensioneve në veri. Bota, ndërkaq, nuk di ku të godasë më parë – nga luftërat në Ukrainë e Lindje të Mesme e deri te rritja shqetësuese e Kinës.

Radio Evropa e Lirë

O Qeveri të qëndrueshme VV, o Zgjedhje të Reja!- Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Baromwtri diplomatik

Ndryshe, Kosova, do të jetë e kërcënuar nga copëtimi i saj nga Serbia dhe nga Rusia, jo nga Vetëvendosja dhe nga kryeministri i saj Albin Kurti.
Një opsion të tillë tragjik, tanimë e ka paralajmëruar presidenti Aleksandër Vuçiq, ministri i Brendshëm Ivica Daçiq etj. me përgatitijen e strategjisë pushtuese të Serbisë kundër Bosnjës dhe Kosovës, që ditën 13 shkurt të këtij viti pas bisedës së presidentit amerikan Donald Trump me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për përfundimin e luftës me Ukrainën, me qëllim të arritjes së normalizimit të marrëdhënieve në mënyrë paqësore të këtyre dy vendeve.
Për një qeveri të qëndrueshme demokratike dhe të frytshme
Me njerëz të pakompremetuar dhe të pakorruptuar në pushtetin e mëparshëm shtetëror (17 shkurt 2008 – 2025), Kosova e meriton që ta ketë sa më parë të jetë e mundur nje qeveri demokratike dhe paqësore në bazë të rezultatit të votave të partive politike (VV, LDK, PDK, AAK, Nisma, Lista GUXO etj.), që kanë fituar në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Kosovës, më 9 shkurt 2025.
Ndryshe, nëse formohet ndonjë qeveri vetëm sa për “sy e faqe” me afat të shkurtër kalimtar, ashtu sikurse në vitin 2019 (sot formo, e nesër shformo sipas “shijes” së “zejtarëve bajraktarë” të mëhallave dhe “nahijeve” të Kosovës, duke përdorur “Mocionin e LDK-së së Isa Mustafës” për shkak të rrëzimit të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, atëherë Albin Kurti nuk do të duhej të formonte një qeveri të tillë-prototip të “Mocionit Isa Mustafa ( 26 mars 2020 në kulmin e krizës së COVID-19) me “82” vota të Parlametit të Kosovës e përmbysi qeverinë demokratike të kyeministrit Albin Kurti ! -Por, thejsht të organizonte zgjedhje të reja parlamentare dhe presidenciale, mbase me partnerë të koalicioneve të tilla nuk mund të llogaritet, përkatësisht të parashikohet kurrfarë bashkëpunimi i shëndoshë, kredibël, i frytshëm dhe i qëndrueshëm
Prof.Dr.Vjosa Osmani, kryetarja e Parlamentit të Kosovës nuk e votoi “MOCIONIN E LDK-SË” së ngritur nga Isa Mustafa (ish-kryetar i LDK-së), më 26 mars 2020 ! Bravo Vjosa e Shqipërisë Etnike !
Sipas pohimit të Albin Kurtit(ish-kryemonistër), Mocioni i LDK-së së drejtuar nga Isa Mustafa nuk ishte shkaku i menaxhimit të keq të krizës ndaj COVD-it-19…etj. të qeverisë së Kosovës, mbase ajo atë e pati menxhuar me sukses shembullor të papritur. Mirëpo, sipas tij “ e vërteta nuk është, as shkarkimi i një ministri, as mos-heqja e tarifës ndaj Serbisë dhe as antiamerikanizmi, por, këtu fshihet dicka më e madhe në prapavijë.-Motori për rrëzimin e qeverisë ishte marrëveshja e gatshme për shkëmbimin e territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kjo është në prapavijë, pra, është pazar presidencial me e rrëzu këtë qeveri, por me mua kryeministër nuk bëhet marrëveshje. Dhe nuk ka marrëveshje as në Shtëpinë e Bardhë dhe as në shtëpinë e verdhë e as në shtëpinë të kuqe, me mua kryeministër. Pra, qëllimi ishte që të spostohem unë si kryeministër dhe Presidenti Thaçi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme”, tha Albin Kurti duke shtuar se sipas tij, “ka një marrëveshje të gatshme dhe këtë, siç thotë, “në një farë forme ia ka konfirmuar edhe vetë Presidenti Thaçi në takim.” (Shih në: Kosovë: Rrëzohet qeveria Kurti – DW – 26/03/2020 )

Kosovë: Rrëzohet qeveria Kurti – DW – 26/03/2020

Me 82 për, 32 kundër dhe një abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan pro mocionit të mosbesimit të qeve…

Presidenti Donald Trump nuk do ta pranonte një Qeveri të re demokratike, me “osmanë” të koalicioneve të vjetra minuese të Qeverisë Kurti !
Për t’i besuar këtij konstatimi, së pari, është i domosdoshëm leximi dhe kuptimi i doktrinës dhe i ligjeve të reformave të reja të ndryshimit të politikës së brendshme nacionale dhe të asaj ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që nga data 20 janar 2025, zbatimin e të cilave ia ka besuar Sekretarit të Departamentit Shtetëror Amerikan Marco Rubio.
Prandaj, që të mos përsëritet një gabim i tillë i 26 Marsit 2020, kur qveria Kurti I, pati falimentuar për shkak të disonancave dhe fërkimeve me koalocionistët e opozitës (LDK…) , kryeministri Albin Kurti nëse nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të formuar qeverinë e qëndrueshme dhe të sukseshme vetëm nga VV-ja, atëherë, nuk duhet të hyjë në aleancë me asnjë subjekt politik, por menjëherë të përgtaitet për shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe preisdenciale në Kosovë.
1. Vetëvendosje dhe Formimi i Qeverisë
Ja grafiku sipas së cilit janë pasqyruar rezultatet e votave të fituara të partive politike :” Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht dhe ato jashtë vendit; Lëvizja Vetëvendosje mori 40.4 për qind me një margjinë të gabim 1.44% ;Partia Demokratike e Kosovës mori 21.7 për qind me një margjinë të gabim +-1.45% ; Lidhja Demokratike e Kosovës mori 17.5 për qind me një margjinë të gabim +-0.97% ; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori 7.2 për qind me një margjinë të gabim 0.82% ;Koalcioni për familje mori 2.4 për qind me një margjinë të gabim +-0.21% dhe Lista Serbe mori 5.4% https://www.evropaelire.org/a/rezultatet-preliminare-zgjedhjet-ne-kosove-/33309305.htmle një margjinë të gabim +-1.68%. .” ).
Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, Vetëvendosje (LVV-ja) e udhëhequr nga Albin Kurti ka dalë si partia më e madhe (41%), por formimi i qeverisë mund të jetë i ndërlikuar për shkak të balancave të brishta politike. Pas rezultateve preliminare, LVV-ja mund të formojë një qeveri duke u mbështetur në partinë e pakicës shqiptare, si dhe pakicat e tjera. Kjo mund të përfshijë partneritete me parti si AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës) ose NISMA, të cilat janë të hapura për bashkëpunim, dhe mund të ofrojnë një shumicë të nevojshme. Megjithatë, një pengesë mund të jetë dallimi i qëndrimeve politike, veçanërisht në fushën e politikës ekonomike dhe të jashtme.
Rasti konkret: Pas zgjedhjeve të vitit 2019, LVV-ja kërkoi formimin e një qeverie pa pjesëmarrjen e Listës Serbe, por u përball me sfida të mëdha nga opozita dhe nevoja për mbështetje të grupeve të pakicave. Ndërkohë, shumë vota nga shqiptarët dhe qytetarët e tjerë të Kosovës e mbështetën LVV-në, duke krijuar një shumicë të mundshme, por pa një partner të fortë nga grupet opozitare. Nëse LVV-ja arriti të mbështetej nga disa grupe të pakicave, mund të arrijë një shumicë të përshtatshme. Megjithatë, kjo mund të mos mjaftojë për të siguruar një qeverisje stabile për një periudhë të gjatë të mandatit të parashikuar me lgin dhe me Kushtetutën në fuqi (15 qershor 2008).
2. Votat e Diasporës dhe të Pakicave
-Votat e diasporës, të cilat janë një segment i rëndësishëm i elektoratit të Kosovës, mund të jenë të vendosura për të ndihmuar LVV-në, që të sigurojë një mandat të plotë dhe të çojë përpara agjendën e saj. Diaspora ka qenë gjithnjë një burim i fuqishëm i mbështetjes për LVV-në, duke qenë se shumë qytetarë të Kosovës që jetojnë jashtë vendit e shohin këtë parti si përfaqësuese të interesave të tyre. Po ashtu, mbështetja e diasporës ka ndikim të madh, duke pasur parasysh se diaspora ka një numër të konsiderueshëm votuesish, të cilët mund të sigurojnë një shumicë për LVV-në, duke i dhënë kështu mundësinë të kalojë përpara me programet e saj reformuese.

Rasti konkret: Në zgjedhjet e vitit 2019, diaspora kontribuoi ndjeshëm në rezultatin e LVV-së, dhe, kjo mund të përsëritej edhe në vitin 2025, veçanërisht me intensifikimin e angazhimit të LVV-së për të përmirësuar lidhjet me emigrantët dhe të drejtat e tyre në procesin zgjedhor. Po ashtu, vota e pakicave të tjera, përfshirë ato boshnjake, turke dhe rome, mund të luajë një rol të rëndësishëm për të forcuar shumicën e LVV-së dhe për të mundësuar një mandat të plotë qeverisës.

3. Koalicioni i Partive Opozitare dhe Mbështetja e SHBA-së ?

Një “akrobacion politik” tjetër, që partitë opozitare mund të bëjnë, është përpjekja e tyre për të formuar një koalicion, me qëllim të përjashtimit të Kurtit dhe të LVV-së nga pushteti. Ky skenar mund të mund të vijë në shprehje nëse opozita arrin të gjejë një mbështetje të fortë nga SHBA-ja dhe nga aleatët e tjerë ndërkombëtarë. Mbështetja ndërkombëtare mund të ndihmojë opozitën të krijojë një front të përbashkët për të kundërshtuar Kurtin dhe politikat e tij.
Megjithatë, për të pasur sukses në një koalicion të tillë, partitë opozitare, pikësëpari, do të duhej të tejkalonin dallimet e thella brenda vetes, përfshirë rivalitetet e brendshme të grupeve të ndryshme, siç është rasti i bashkëpunimit të mundshëm midis LDK-së, AAK-së dhe PDK-së.
Mirëpo, edhe kjo alterativë e partive opozitare koalicioniste për të përmbysur Qeverinë e Albin Kurtit, është e kotë, sepse me ardhjen e Donald Trump-it në pushtet, më 20 janar 2025, ka filluar të ndryshojë filozofia e politikës së brendshme dhe e asaj të jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sipas ligjeve dhe Kushtetutës amerikane në fuqi, jo vetëm sipas kërkesave të individëve ose të grupeve të ndryshme të bizneseve private të pakoordinuara me shtetin dhe me Presidentin në interesat vitale të kombit dhe të shtetit amerikan në përputhje me standardet dhe me objektivat strategjike dhe vizionare të Doktrinës së re Donald Trump në afat të gjatë, që do të ndikojë pozitivisht edhe në marrëdhëniet politike dhe ekonomike e tregtare ndërkombëtare, si dhe në zgjidhjen e konflikteve të armatosura rajonale, siç ishte edhe konflikti 3-vjeçar ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë ( 24 shkurt 2022- shkurt 2025), i cili së shpejti ka gjasë reale të mbyllet me paqe, duke falënderuar angazhimit politik e diplomatik paqësor të presidentit të ri amerikan Donald Trump. Këtë e dëshmon, edhe biseda e tij me Vladimir Putinin më 13 shkurt 2025, si dhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski, se Trumpi do të luajë rolin e kryepaqësorit në skenën e marrënieneve politike ndërkombëtare, duke kthyer në praktikë zbatimin e normave, të rregullave dhe të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Pavarësisht nga “matematikat” e partive të koalicionit të opozitës (PDK, LDK, Nisma etj.), që në rastin e skajshëm të formojnë një qeveri pa Kurtin, domethënë pa VV-në si subjekti politik më i votuar në zgjedhjet parlamentare dhe presdenciale të 9 shkurtit 2025) në Kosovë, kjo, që tani është “kartë e djegur), duke qenë se presidenti amerikan Donald Trump nuk ka kohë, që të merret me Kosovën, sepse në plan të parë ka zgjidhjen paqësore të konfliktit Ukrainë –Rusi, JO Kosovë – Serbi, me të cilin konflikt kryesisht dhe drejtpërdrejt do të merret BE-ja dhe NATO-ja.

VIDEOLAJM- Si i kaloi Navalny muajt e fundit të lirisë në Gjermani

Një vit pas vdekjes së Aleksei Navalnyt në një burg rus, miqtë e tij po e shënojnë përvjetorin duke e kujtuar guximin dhe karakterin e kritikut të Kremlinit.

Njëri prej tyre është Bjorn Leber. Trajneri i ndihmoi Navalnyt të rikuperohej në Gjermani, pas një helmimi gati vdekjeprurës më 2020, dhe kujton vendosmërinë e tij për të vazhduar luftën kundër regjimit të Vladimir Putinit.

Fotografi gjerman, Jens Koch, shkrepi fotografi prekëse të Navalnyt në pesë muajt e fundit të lirisë së tij, para kthimit në Rusi, ku ai u arrestua menjëherë. Navalny do të mbetej prapa grilave deri në vdekjen e tij, në një burg në Arktik, më 2024.


/REL

“Këtë verë Moska do të transferojë ushtarë në Bjellorusi”, Zelensky paralajmëron për sulme ruse në Europë: Skenari si me Ukrainën!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih se sipas shërbimeve sekrete pritet që Rusia të dërgojë trupa në krahun lindor të NATO-s.

Zelenski, i paralajmëroi aleatët evropianë për sulme të mundshme ruse në të ardhmen.

Duke iu referuar akuzave se Rusia kontrabandon qëllimisht emigrantë në BE përmes Bjellorusisë, Zelenski tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC):

“Po nëse herën tjetër nuk janë emigrantë – po sikur të jenë ushtarë rusë ose ushtarë të Koresë së Veriut?” Bjellorusia kufizohet me tri vendeanëtare të NATO-s, tha Zelenski. “Sa shpejt do të reagojnë aleatët e tyre – dhe a do të reagojnë vërtet?”

Shtetet anëtare të BE-së që janë fqinjë me Rusinë dhe aleaten e saj Bjellorusinë i akuzojnë ato se si pjesë të sulmeve “hibride” dërgojnë qëllimisht emigrantë në kufijtë e Evropës Veriore dhe Lindore për t’i detyruar ata të kalojnë kufijtë e BE-së.

Zelenski: Rusia po ndjek një taktikë të ngjashme si në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës deklaroi se ai ka njoftime nga shërbimet sekrete sipas së cilave këtë verë Moska dëshiron të transferojë ushtarë në Bjellorusi.

Dislokimi i tyre do të deklarohet si stërvitje ushtarake – pra në mënyrë të ngjashme sikurse u përgatit edhe pushtimi rus i Ukrainës tre vjet më parë. Gjithsesi Zelenski nuk dha ndonjë dëshmi tjetër.

Në sfondin e ndryshimit të pushtetit në SHBA, Zelenski tha se marrëdhëniet e vjetra midis Evropës dhe SHBA-së “po i afrohen fundit”.

Duke pasur parasysh pasigurinë për mbështetjen e ardhshme nga Uashingtoni, Evropa duhet “të bashkohet dhe të veprojë në një mënyrë që askush të mos mund t’i thotë jo Evropës, ta komandojë atë ose ta trajtojë atë si të dobët”. (dw)


Send this to a friend