Siç mund të mësohet nga proceset e gjithëmbarshme të zhvillimit nëpër të cilat po kalon Kosova në këtë periudhë sfiduese dhe tepër furioze ose dinamike të tranzicionit, konsolidimit, etablimit ose profilizimit politik ose partiak etj. I ashtuquajturi “koalicioni i madh” në mes PDK-së dhe LDK-së , me kalimin e kohës, gjithnjë e me shumë do i ngjasoi ( ngjasoje) një të ashtuquajture “kulle të Babilonisë” ku krahu i djathtë i saj, nuk do të dijë asnjëherë se çfarë bën ose vepron krahu i majtë i saj dhe anasjelltas.
Aty janë edhe mungesat ose deficitet e hetueshme të etikës, estetikës, disiplines, emancipimit, disajnit, rezonanses dhe performanës së preferuar institucionale, konstitucionale, profesionale, kadrovike dhe të tjera së bashku me paradokset, mediokritetet, anakronizmat, hipotekat dhe anomalitë e ndryshme objektive dhe subjektive në kuader të koalicionit të lartëcekur qeveritarë ose politikë të trashëguara që nga koha e luftës dhe pasluftës në Kosovë. Të cilat me kalimin e kohës, sigurisht se do paraqesin një ” gogol të madh” ose ” thembër Akili” për mbarëvajtjen dhe funksionimin maksimal ose optimal të shteti dhe pushtetit ( ekzekutivit) kosovarë në të gjitha fushat dhe segmentet e mundshme. Dhe, të cilat sigurisht se do e arrijnë “zenitin” ose kulminacionin e tyre me rastin e aktakuzave ose aktapadive të mundshme ndaj figurave ose personalitetëve të ndryshme qeveritare ose politike nga ana e ” Tribunalit” ose ” Gjykatës Speciale” në Kosovë….? Ku, pos tjerash, pritët të shalosen, detektohen ( deshifrohen) dhe të dalin në shesh ose dritë të plotë ” misterët”,” ekuacionet”, të ” panjohurat” ose të ” papriturat” e ” binomit” ose ” koalicionit të madh” në mes LDK-së dhe PDK-së. Duke e marrur kështu formen ose profilin e një “grushteti të vogël” institucional dhe konstitucional në jetën përgjithshme institucionale dhe politike në Republikën Kosovës! Prej nga ku sigurisht se kanë ” lindur” ose gjeneruar ( degjeneruar) edhe i ashtuquajturi ” asociacioni i pavarur i komunave serbe ” ( lëxo: ” republika serbe” ) në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës së bashku me të të ashtuquajturin ” demarkacionin shtetërorë” ose ” kufitarë” me Malin e Zi si dhe një sërë kompromisësh dhe koncesionësh tjera ndaj çështjeve ose aspektëve kruciale ose esenciale që kanë të bejnë me pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e përgjithëshëm shtetërorë, nacional, teriotorial ose politikë të vendit tonë.
Kjo donë të thotë se ” ekuacionet” ose ” formulat” e mesipërme pushtetmbajtëse ose politike në mes PDK-së me LDK-së, në esencën e tyre me tepër janë “marrëveshje” ose “aleanca poroze” dhe “ireverzibile” që i shpartallon dhe davarisë mëngjesi.
Një apologji diskursive ose analogjike nga e kaluara:
Se këndejmi, ndërkohë që LDK-së lindi ose u themelua dikur si ” levizje alternative” ose demokratike në muzgun ose buzëmbremjen e shkatërrimit ( dekompozicionit) të ish Jugosllavisë. Lufta dhe revolucioni i njohur çlirimtar dhe patriotik i UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë: Ishin luftë dhe një revolucion i vërtetë ushtarak dhe politik i popullit ( kombit) dhe lidershipit të njohur ushtarak dhe politik kundër një vendi dhe regjimi të huaj kolonial ose gjysëmkolonialist, çfarë ishte Serbia dhe regjimi i saj kriminal dhe gjakatarë në Beograd.
Në këtë fryme te mespërme revolucionare dhe patriotike, nga gjiri dhe vullneti titanik i popullit (kombit) dhe atdheut si tonë si feniksi, dolën dhe u shfaqën fuqishëm dhe përjetësisht edhe akterët dhe protagonistë kryesor të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike. Për të mos thënë këtu Gjorgj Uashingtonët dhe Tomas Xhefersonët shqiptar ose kosovar. Duke ngritur kështu përmendore ose një lapidar të përjetshëm në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme nacionale dhe historike të çdo shqiptari ose patrioti të vërtetë.
Se këndejmi, lufta dhe revolucionin çlirimtar dhe patriotik i UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë dhe gjithandej: Ndërkohë që ishin të motivuara dhe stimuluara nga idealët dhe përpjekjet e kamotshme çlirimtare dhe patriotike të njerëzve dhe popullit ( kombit) tonë për liri, shtet dhe pavarësi të plotë shtetërore dhe nacionale.Në anën tjetër ndërkaq, ishin të shquara (karakterizuara ) dhe sublimuara ose konfirmuara edhe për nga bashkëpunimi dhe aleanca e njohur politike dhe ushtarake e UÇK-së me Shtetet e Bashkuara (SHBA-së) dhe vendet tjera të NATO-s ( Kujo Aleancën e Madhe NATO-UÇK gjatë luftës çlirimtare dhe historike në Kosovë! Për të cilen në analët e përgjithshme të historisë sonë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare tashmë janë shkruar libra, histori, antologji dhe enciklopedi të shumeta.).
E thënë dhe deshifruar ndryshe: Kjo donë të thotë se me rastin e luftës dhe revolucionit të lartpërmendur çlirimtar dhe patriotik të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë, kemi të bëjmë me apologji, ekskurse dhe diskurse të ndryshme komparative dhe analogjike me luftën dhe revolucionin e njohur të popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale nga “kurora” e huaj imperiale ose kolonialiste në etapën e fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë (18) dhe kështu me radhë. Ndërkaq, e ashtuquajtura “rezistenca pasive” ose pacifiste e Dr. Ibrahim Rugovës dhe LDK-së, në etapën e fundit të shekullit të kaluar, ishin si të thuash me tepër “uvertyrë” ose një “paralojë e butë revolucionare” ose politike në buzëmbrëmjen e njohur të luftërave të përgjakshme dhe shkatërrimtare në territorin e dikurshëm të ish-Jugosllavisë.
Jugosllavia, siç dihet do i përjetonte me dhembje, trauma, pezmatime dhe gjakderdhje të shumta “abortin” ose shkurorëzimin ( dekompozicionin) e saj shtetëror dhe politik. Duke i nënkuptuar këtu luftërat e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Kroaci, Slloveni, Bosnje Hercegovinë dhe së fundi në Kosovë! Të nxitura dhe shkaktuara nga regjimi kriminal dhe gjakatar i Millosheviçit dhe ultranacionalistëve të tjerë serbo-çetnik në Beograd dhe gjetkë.
Meqë gjithnjë fjala mbi komparacionet dhe analogjitë e lartpërmendura të luftës dhe revolucionit të njohur të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë me luftën dhe revolucionin e njohur të popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi: Atëherë do theksuar në vazhdim se etapa ose “epoka” e njohur e luftërave dhe revolucioneve të ndryshme nacionale dhe politike (para dhe pas vitit 18OO), si të thuash në mënyrë fundamentale dhe substanciale, atëbotë e kishin eksploruar, reformuar dhe emancipuar rendin ose rregullimin e gjithëmbarshëm shoqëror dhe politik të shteteve dhe shoqërive të ndryshme imperiale ose kolonialiste në kontinentin e vjetër evropian dhe gjetkë.
Historia Amerikane:
Ndryshe nga kjo, ” rilindja” ( renesansa) ose “epoka e re” revolucionare dhe historike në globin dhe kontinentin tonë, do fillonte pikërisht me luftën dhe revolucionin e njohur të popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale nga “kurora” e huaj imperiale ose kolonialiste.
Ndaj, mu për këtë, lufta dhe revolucioni i njohur amerikan, atëbotë ishin bërë simbol dhe një udhërrëfyes i fuqishëm konspirativ dhe logjistik për revolucionet e ndryshme (të mëvonshme) në Evropë dhe kudo. Përse kjo? Sepse, lufta dhe revolucioni amerikan, ndërkohë që ishin të të ngjyrosur dhe përshkruar nga simbolet dhe elementët e shumta tradicionale dhe kulturore të kontinentit të vjetër evropian. Kjo për shkak të origjinës dhe lidhjeve të njohura historike, kulturore, emocionale dhe antropogjenteike të pjesës dërmuese të popullit amerikane me Evropën. Në anën tjetër ishin të bazuar dhe motivuar në luftën dhe përpjekjet e njohura çlirimtare dhe patriotike të popullit (kombit) të madh amerikan nga “kurora mbretërore” britanike dhe kështu me radhë…Mbase, të nisur ose filluar dikund në vitin 1619, në Tubimin e njohur parlamentar të Virgjinias. Për t´u pasuar nga Marylandi, Carolina, New Yorku, New Jersi, Delaware, Georgia, Massachustti, Rhode Islandi etj. Në vazhdim ia vlen të rikujtohen në sfond “Mayflower” dhe “41 viganët e parë” të luftës dhe revolucionit të lartpërmendur amerikan për pavarësi.
Ndërkohë që dikur me vonë, Uilliam Penny do e ngriste dhe themelonte shtetin e pavarur të “Pyejeve” ( Pennsylvaninë) në vitin 1683. Duke shënuar kështu edhe fillimet e luftës dhe revolucionit të njohur amerikan nga të të ashtuquajturat ” 13 shtetë” ose “kolonitë” e atëhershme amerikane-kunder “metropolës britanike” në shekullin 17. Të cilat në themelin ose substancën e tyre tyre ishin luftë dhe një revolucion i shkëlqyer në mes pavarësisë dhe sovranitetit të njohur amerikan dhe të të ashtuquajturit “sovranitetit” parlamentar dhe monarkist anglez. Për t´u kurorëzuar në ” Kongresin e Parë Konstitucional dhe Kontinental” të Philadelphias (Filadelfia) në vitin e paharruar 1774. Në të cilin, deputët e 13 vendëve të pavarura amerikane, do e zgjedhin dhe emrojnë Georg Washingtonin ( Gjorgj Uashingtonin) si udhëheqës dhe komandant të përgjithshëm politik dhe ushtarak të SHBA-së. Duke e nënkuptuar këtu edhe fitorën e njohur (historike) të ushtrisë amerikane kundër asaj britanike në vitin 1775. Respektivisht, Deklaratën e njohur të 4 Korrikut të vitit 1776 ( nga ana e Thomas Jeffersonit) për Pavarësi të plotë të Shtetëve të Bashkuara.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe angazhimet dhe aktivitetët e shquara politike dhe diplomatike të Benjamin Franklinit, John Adamasit dhe të tjerëve në drejtim të afirmimit dhe zyrtarizimit (konfirmimit) të shtetit dhe pavarësisë së lartëpërmendur amerikane nga ana e popujve dhe shtetëve të ndryshme gjithandej globit tonë tokësor.
Për t´i arritur kështu “zenitin” ose kulminacionin e tyre me Konventën e famshme konstitucionale dhe juridike “Checks and Balances” (lëxo:Rregullat dhe Kontrolli) të Philadelphias në vitin e paharruar 1787. Kjo done të thotë se edhe shteti dhe populli (kombi) i madh amerikan, në fillim i kishin pengesat dhe vështirësitë e ndryshme objektive dhe subjektive në Rrugën e Lavdishme të lirisë, shtetit dhe pavarësisë.
Se këndejmi, mitët, epostet, legjendat, stenogramet dhe historitë e njohura mbi ” Party of The People ” ( Partia Demokrate) si dhe mbi “The Grand Old Party” ( Partia Republikane) në SHBA-së: Janë lajtmotivi dhe udhërrefyesi me sublim në drejtim të etablimit dhe profilizimit të gjithëmbarëshëm dhe përfundimtarë të spektrit politikë ose partiak në Kosovës. Përfshirë edhe aleancat ose koalicionet e atjeshme pushtetmbajtëse ( qeveritare) ose politike . ërrëfyes të fuqishëm logjistiko-katalogjik për jetën e përgjithshme parlamente dhe demokratike në vendin tonë. Pa dashur t´ua cekim emrat ose adresat partive ose subjektëve të ndryshme politike.
Komentet