VOAL

VOAL

Kosovë – Serbi: Fillon mbulimi i targave të makinave

October 4, 2021
blank

Komentet

blank

Rezultate shokuese për arsimin- Del PISA 2022: Nxënësit shqiptarë shënojnë rënien më të madhe në botë

Shqipëria ka shënuar rënien më të madhe në testin e PISA 2022, që monitoron performancën e nxënësve në nivel parauniversitar.

Në renditjen e publikuar sot, Shqipëria ka shënuar rënien më të madhe në mbarë planetin, në krahasim me rezultatet e PISA 2018.

Testi i “PISA” është testi kryesor ndërkombëtar për edukimin fillor dhe të mesëm.

Rezultati i testit për vitin 2022 dëshmon që Shqipëria është në nivele të ulëta në arsim.

Shqipëria ka humbur plot 47 vende në lexim, 41 vende në shkencë dhe 69 vende në matematikë në krahasim me rezultatet e viti 2018, duke shënuar përkeqësimet më të mëdha në krahasim me të gjitha vendet e marra në konsideratë në nivel global.

Nxënësit shqiptarë janë poshtë nivelit mesatar të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

PISA është studim ndërkombëtar i arsimit që vlerëson kompetencat e nxënësve 15-vjeçarë në lexim, matematikë dhe shkencë.

Rënien më të madhe Shqipëria e ka pasuar në matematikë. Shqipëria renditet ndër vendet e fundit, së pashku me Autoritetin Palestinez dhe Xhamajkën. Shqipëria ka humbur plo 69 pikë, duke shënuar rënien më të madhe në të gjithë globin.

Sa i përket leximit, Shqipëria është sërish ndër vendet e fundit në nivel global, duke u renditur njësoj si Republika Domenikane, Autoriteti Palestinez dhe Filipinet. Në këtë fushë, Shqipëria ka humbur 47 pikë, duke shënuar sërish rënien më të madhe në botë.

Edhe kur bie fjala te shkenca, Shqipëria është ndër vendet e fundit, njësoj si Jordania apo El Salvadori dhe Guatemala. Shqipëria ka humbur 41 pikë në këtë drejtim.

Testi i PISA-s bëhet me nxënësit 15-vjeçarë, duke eksploruar se sa të aftë janë ata në matematikë, shkencë apo lexim.

Në përgjithësi, në mbarë planetin janë shënuar rënie në krahasim me vitin 2018, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndërkohë PISA thekson se një tjetër problem që mund të ketë ndikuar në këtë rëne në Shqipëri ka qenë edhe tërmeti i vitit 2019.

PISA shton po ashtu se vetë nxënësit shqiptarë thonë se nuk e kanë marrë shumë seriozisht testin në krahasim me vitin 2018. Sipas ekspertëve, edhe të dhënat tregojnë se ata nuk janë përfshirë seriozisht në testim dhe pyetësor.

blank

Arti në zi! Shuhet ‘Sokrati’, ndërron jetë në moshën 75-vjeçare aktori i njohur Mirush Kabashi

Arti në zi! Ndërron jetë aktori i njohur Mirush Kabashi. Kabashi ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, pasi vuante prej disa kohësh nga një sëmundje. Ndërkohë ai ishte fitues i çmimit Artist i Merituar i Shqipërisë. Ai ka interpretuar mbi 100 personazhe në teatër dhe 20 në filma lëvizës.

Kush ishte Mirush Kabashi
Ai ishte aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. Një pjesë të jetës së tij Kabashi ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Origjina e tij është nga Gjakova. Me 1970 u diplomua për Aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tirane dhe filloi punë në teatrin “Aleksander Moisiu” të Durrësit. Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e ne vijim në Teatrin Kombëtar. Nga viti 1985, me periudha te ndërprera, është aktivizuar si pedagog i “Mjeshtërisë së Aktorit” pranë Akademisë së Arteve. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

 

Çmimet
Ne festivalin Kombëtar të teatrove profesioniste 1989 Kabashi u shpall “Aktori me i mire” me rolin e Sadush Nezirit te komedia Hija e tjetrit e Ruzhdi Pulahes. Po me këtë rol, në Festivalin Teatror Ballkanik të zhvilluar në Korinth të Greqisë, u vlerësua si nder aktorët më të mirë. Ne vitin 2002 fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” si protagonist në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002” me rolin e Nokës në komedinë “Sa mirë bëri që vdiq” e Ilir Bezhanit.

 

Më 1997 në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi është vlerësuar me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes njëmijë aktorëve pjesëmarrës nga dyzetegjashtë vende të botës. Mirush Kabashi, i cili në fund të vitit 2014 u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.
(BalkanWeb)

blank

Konventa e Bernës përsërit thirrjen për ndalimin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës

Pas një kërkesë në shtator, e cila ra në vesh të shurdhët, Konventa e Bernës përsëriti thirrjen ndaj qeverisë shqiptare  për të ndërprerë punimet për projektin e debatueshëm të aeroportit të Vlorës dhe zhvillimin e një studimit të ndikimit në mjedis.

Nga Vladimir Karaj-BIRN

Konventa e Bernës përsëriti të hënën kërkesën për qeverinë shqiptare për të ndërprerë punimet për aeroportin e Vlorës. Kërkesa vjen pasi një e tillë më herët në shtator nuk është marrë parasysh nga qeveria.

Në një njoftim për shtyp organizatat mjedisore EuroNatur, EcoAlbania dhe PPNEA, thonë se thirrja e dytë mban parasysh specifikisht faktin që ‘ndërtimi i aeroportit në ekosistemin delikat vijoi edhe pse Komiteti Drejtues i Konventës për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitateve Natyrore në Europë kërkoi ndalimin e punës atje tre muaj më parë’.

Njëlloj si në shtator Konventa i kërkon qeverisë shqiptare që të pezullojë punimet dhe që bashkë me organizatat jo qeveritare të mjedisit të ndërmarrë një studim serioz mjedisor të zonës. Konventa sugjeron që të shikohet mundësia për vendndodhje alternative të aeroportit.

‘Qeveri shqiptare pretendon që ka prioritet thelbësor procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ndjekja e rekomandimeve të Konventës së Bernës e mbështet këtë objektiv, në të kundërt mos zbatimi i këtyre rekomandimev dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk është ndihmues’, citohet në deklaratën për shtyp  Zydjon Vorpsi, menaxher projekti pranë PPNEA.

Shqipëria e ka firmosur Konventën e Bernës në vitin 1995 dhe është bërë anëtare e plotë e saj në vitin 1999.

Kontestimet nga aktivistët mjedisorë për aeroportin e Vlorës nisën menjëherë sapo planet e qeverisë për ndërtimin e tij morën formë në vitin 2021, duke kundërshtuar procedurën dhe po ashtu Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis. VNM-ja për aeroportin u cilësua një farsë, pasi mjetet e rënda kishin filluar punimet në sheshin e ndërtimit para përfundimit të dëgjesave publike.

Projekti i aeroporti i Vlorës është një premtim i hershëm elektoral i kryeministrit Edi Rama, i cili u shty përpara pavarësisht se vetë studimet e qeverisë e vlerësuan atë të paleverdisshëm nga ana ekonomike, me risqe të larta dhe normë të ulët të kthimit të investimit. Për të nxitur investimin qeveria mori përsipër që të kompensojë të ardhurat e munguara të investitorëve privatë, duke vënë në dispozicion të projektit rreth 138 milionë euro të taksapaguesve përgjatë 10 viteve të para të operimit.

Në mars të vitit 2021, fitues u shpall konsorciumi i kompanive Mabco Construction në pronësinë e biznesmenit dhe politikanit kosovar, Behgjet Pacolli në partneritet me kompaninë turke, Yda Group, e cila ka në eksperiencën e saj ndërtime dhe operime në të paktën tre aeroporte në Turqi, Kazakistan dhe Ukrainë. Konsorciumi fitues ka marrë përsipër që të investojë 104 milionë euro për ndërtimin e aeroportit, por rreth një vit e gjysmë pas fitimit të tenderit, kompania turke, YDA Group u largua nga projekti dhe i shiti Pacollit paketën e vet prej 40% të aksioneve për një vlerë minimale prej 4450 eurosh.

blank

Kurti përshëndet bashkimin e pesë partive në Luginë: Shqiptarët të përfaqësohen në parlamentin e Serbisë

Kryeministri Albin Kurti, këtë të diel mirëpriti në Prishtinë përfaqësuesit e partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës, të cilët përtej dallimeve politike lokale, kanë vendosur të mblidhen rreth një liste të përbashkët për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi.

“Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, ka grumbulluar rreth vetes Partinë për Veprim Demokratik të udhëhequr nga Shaip Kamberi, Partinë Demokratike Shqiptare të Ragmi Mustafës, Lëvizjen e Progresit Demokratik të Shqipërim Musliut, Unionin Demokratik Shqiptar me Naser Azirin dhe Aleancën për Luginën, të përfaqësuar nga Armend Aliu.

Diskriminimi në përfaqësim, pasivizimi i adresave, padrejtësitë dhe shkeljet e të drejtave të shqiptarëve janë çështje e brenga për të cilat ka nevojë që të flitet me zë të bashkuar e të koordinuar, u tha në takim.

Kryeministri Kurti u uroi përfaqësuesve të këtyre pesë partive politike për dakordimin e arritur dhe u dëshiroi përgatitje e fushatë të suksesshme për zgjedhjet e 17 dhjetorit, e të cilat kanë rëndësi të veçantë për të siguruar përfaqësimin e shqiptarëve në parlamentin e Serbisë si dhe për synimet e përbashkëta për drejtësi dhe barazi për shqiptarët si pakicë kombëtare atje.

Edhe politikani shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi ka njoftuar se me partnerët e listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kamberi shkruan se “shqiptarët e diskriminuar të Luginës nuk duhet e nuk guxojnë të mbesin pa zë përfaqësimi e pa përfaqësim të zëshëm”.

Ai shton se kryeministrin Kurti e njoftuan për rëndësinë e vazhdimit të përfaqësimit të shqiptarëve në parlament.

  • blank
blank

Vjosa Osmani takim me Presidentin e KE, Ursula von der Leyen: Diskutuam se si mund të afrojmë Kosovën me BE-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Osmani ka shkruar në rrjetin social X, se me von der Leyen ka biseduar mbi përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

“Gjithmonë një kënaqësi e madhe për t’u takuar me presidenten e Komisionit Evropian Ursula vonder Leyen dhe të diskutojmë se si mund ta afrojmë Republikën e Kosovës me BE-në”, shkruan Osmani.

https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1731317436534718878

blank

Monitor: Ku shkuan 730 milionë euro të Rindërtimit nga tërmeti?

Shpenzimet faktike deri në nëntor të këtij viti për Programin e Rindërtimit kapën vlerën 80 miliardë lekë, apo rreth 730 milionë euro. Teksa po mbyllet viti i katërt i zbatimit, askush nuk di të thotë me saktësi se kur do të përfundojë. Tirana dhe Durrësi vijojnë të jenë kantiere të hapura në disa drejtime. Zvarritja e procesit të përfundimit të banesave ka bërë që ende mijëra familje të mbeten peng i shtëpive me qira. Bonusi i paguar për to nga buxheti i shtetit nga fillimi i programit e deri në fund të këtij viti llogaritet në rreth 80 milionë euro. Përtej dramës sociale, ajo që ngre më shumë pikëpyetje është mungesa e një bilanci se çfarë ka ndodhur me qindra miliona eurot e shpenzuara. Negocimi në tavolinë i rindërtimit, mungesa e transparencës nga bashkitë dhe qeveria për ecurinë, si dhe copëzimi në disa institucione i programit, e ka bërë të vështirë të kuptohet çfarë është përfunduar, çfarë është në proces e çfarë mbetet ende për t’u bërë, shkruan Nertila Maho në revistën Monitor.

Prej fillimit të vitit 2020 e deri në nëntor 2023, shpenzimet faktike për rindërtimin, programin më të madh që ka zbatuar ndonjëherë një qeveri në vendin tonë, ishin rreth 80 miliardë lekë ( 730 milionë euro), sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave.

Ky program nisi në funksion të rikuperimit të pasojave që shkaktoi tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 dhe ende vijon me kantiere të hapura.

ur kanë kaluar katër vite dhe po hyjmë në të pestin, është bërë gjithmonë e më e vështirë të kuptohet se pse ende mijëra familje janë rrugëve pa marrë banesën e premtuar.

Në fillim, projekti nisi me hapa të shpejtë dhe peshën më të madhe e përqendroi në vitet 2021 dhe 2022, kur nisën të shpërndaheshin banesat e para të reja.

Këtë vit, edhe vetë përfaqësuesve të qeverisë apo njësive vendore të prekura duket sikur u ka rënë ritmi i deklaratave për një program që përfundimi i shtyhet vazhdimisht.

Rindërtimi pati kontraste edhe në zbatim, ku projektet që u menaxhuan nga donatorët përfunduan ndërsa projektet me mbështetjen e buxhetit vijojnë.

Në këtë kontekst, krahasimi është i thjeshtë. Turqia, që u angazhua me një projekt të madh në Laç, përfundoi në kohë rekord ndërtimin e mbi 500 apartamenteve që u kaluan më pas qytetarëve.

Më shpejt përfundoi edhe Thumana, ku u ndërtuan 278 apartamente dhe 155 njësi individuale. Pak më shumë se 500 njësi individuale banimi janë përfunduar që vitin e kaluar edhe në rrethinat e Tiranës në zona si Vaqarri, Zall Herri, Ndroqi.

Dy lagjet e reja që po ngrihen në kryeqytet lidhur me rindërtimin, siç është “5 Maji” dhe “KombinArt” janë ende në proces dhe mijëra familje mbeten në shtëpi me qira në pritje të përfundimit.

Në Durrës, deri më tani, kanë marrë një banesë të re 331 familje, por më të shumtë janë ata që ende nuk e kanë marrë një të tillë dhe që pritet të transferohen në Spitallë, ku punimet vijojnë.

Kur pjesa e luanit e programit të Rindërtimit tashmë është konsumuar me më shumë se 3/4 e kostos së parashikuar të shpenzuar, pikëpyetjet që ngrihen janë të shumta, të lidhura me transparencën e projektit, përdorimin eficient të parave publike, pasojat negative financiare e sociale nga zvarritja e zbatimit, problematikat në zhvillimin e procedurave të prokurimit dhe monitorimin e zbatimit.

Rindërtimi, deri në fund të 2023, shpenzimet totale arrijnë 92 miliardë

Buxheti i ndryshuar i vitit 2023 rialokoi fonde në një sërë zërash, ku ndër të tjera edhe rindërtimi. Në këtë zë, qeveria parashikoi që fondet të shtoheshin me 12 miliardë lekë.

Kjo shifër mbetet për t’u shpenzuar deri në fund të vitit, teksa aktualisht deri në nëntor, shpenzimet faktike sipas Ministrisë së Financave ishin 80 miliardë lekë.

“Në kuadër të realizimit të programeve të procesit të Rindërtimit, në ligjin e buxhetit të viteve 2020-2023 u sanksionua krijimi dhe administrimi i Fondit të Rindërtimit, i cili parashikonte fondet për financimin e nevojave lidhur me rindërtimin.

Shpenzimet faktike që nga momenti i krijimit të këtij fondi deri në nëntor të vitit 2023 janë: 28.5 miliardë lekë për njësitë e qeverisjes qendrore, 52 miliardë lekë për njësitë e vetëqeverisjes vendore, në total 80 miliardë lekë.

Me Aktin Normativ nr.5, datë 18.10.2023 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.84/2022, ‘Për buxhetin e vitit 2023’, fondi i rindërtimit për vitin 2023, u shtua me 12 miliardë lekë për financimin e plotë të të gjithë punimeve të kryera dhe avancimin e tyre” konfirmuan Financat për “Monitor”.

Kjo do të thotë se në total, në mbyllje të 2023, fondet e shpenzuara për rindërtimin do të arrijnë 92 miliardë lekë, apo rreth 840 milionë euro.

Për vitin 2024, qeveria ka parashikuar në Buxhetin tashmë të miratuar nga Parlamenti, një fond prej 7 miliardë lekësh, apo rreth 65 milionë euro, por askush nuk mund të thotë nëse programi do të shkojë përtej këtij viti apo do të shënojë mbylljen e tij.

Durrësi dhe Tirana, ende kantiere të hapura, nuk ka afat për përfundimin

Durrësi dhe Tirana janë Bashkitë me më shumë familje në pritje të një apartamenti apo banese të re, pas tërmetit të katër viteve më parë dhe që banesat iu klasifikuan me nivel dëmi DS5 (totalisht të shkatërruara).

Në Bashkinë e Durrësit u kategorizuan si DS5 me miratim nga Këshilli Bashkiak 1098 banesa individuale.

Sa u takon pallateve për rindërtim, ishin 12 në Durrës, 7 në njësinë administrative të Sukthit dhe 1 pallat në njësinë administrative Katund i Ri në të njëjtin vend ku ishin më parë.

Për Durrësin u miratuan edhe dy të reja për zhvillim siç janë Manza dhe Spitalla. E para tashmë e përfunduar prej kohësh dhe e planifikuar për strehimin e 226 familjeve ndërkohë e dyta, e projektuar për 996 apartamente në 85 pallate 4-katërshe ka përfunduar në pjesën më të madhe të saj, por apartamentet ende nuk janë dorëzuar.

Një procedurë e tillë nuk pritet të jetë e lehtë, pasi familjet që kanë pasur një apartament në Durrës kanë shprehur rezistencë për t’u zhvendosur në këtë zonë të re. Edhe pse një pjesë kanë pranuar, ka ende nga ata që nuk janë dakord. Një fakt të tillë e pohon edhe vetë Bashkia.

“Në lidhje me banesat individuale kanë shprehur vullnetin e tyre qytetarët për t’u zhvendosur në zonat e reja për zhvillim, ndërsa në lidhje me banorët që kanë jetuar në apartamente është hasur vështirësi në fillim, por me punën dhe angazhimin e njësive është bërë i mundur ndërgjegjësimi i familjeve dhe është marrë mirëkuptimi dhe kanë pranuar të transferohen shumë familje”, – pohon Bashkia për “Monitor”.

Lidhur me ndërtesat që u klasifikuan si DS4, ku duhet të bëhen riforcime për t’i kthyer parametrat e sigurisë, Bashkia e Durrësit nënvizon se ka ende punë para, edhe pse fondet janë miratuar.

“Për sa u përket objekteve me nivel dëmi DS4, janë në total 96 objekte me nivel dëmi DS4 pallate dhe 101 shtëpi individuale, për të cilat janë miratuar fondet për riforcimin e tyre, disa prej tyre kanë përfunduar, disa të tjera janë në proces zbatimi punimesh riforcimi”, – konfirmon Bashkia.

Tirana, nga ana tjetër, ka dy zona të reja zhvillimi me disa mijëra familje që ende janë nëpër banesa me qira, diçka që ka bërë që në buxhetin e bashkisë, fondet e strehimit të kenë peshë më të lartë vitet e fundit.

Në zonën e 5 Majit synohet që të strehohen 11 mijë banorë, ndërkohë që parashikohen 3500 apartamente, kurse në Kombinat, e pagëzuar si “KomninArt”, Bashkia deklaroi se do të shtrihej në disa faza. Në fazën e parë do të ndërtoheshin rreth 3 mijë apartamente.

Premtimet e Bashkisë se banorët do të ishin në një shtëpi të re ndryshojnë afat herë pas here, por fakt është që sot këto lagje të reja janë ende të papërfunduara. Këtë e konfirmoi vetë kryebashkliaku Veliaj, gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2024 të Bashkisë që ai drejton.

“Te lagjja ‘5 Maji’ jemi afër fundit me banesat aty, ndërkohë edhe 7 pallatet në Kombinat po mbarojnë, por do ishte mëkat që ta linim pa infrastrukturë.

Ne nuk duam të bëjmë konvikte për njerëzit që i gjeti fatkeqësia e tërmetit. Aty do të transferohen edhe institucione të qeverisë dhe të bashkisë, por mbi të gjitha, do të bëjmë infrastrukturë. Se po i lamë vetëm si banesa, pa infrastrukturë, pa rrugët e mira, pa parqe, pa parking, nuk shkon.

Një pjesë e buxhetit do të shkojë për infrastrukturën mbështetëse të këtyre lagjeve”, u shpreh Veliaj.

Afatet për mbylljen e rindërtimit në të dyja Bashkitë, si Durrësi dhe Tirana, janë të paparashikuara. Këto të fundit, që prej fillimit, ndryshojnë vazhdimisht duke e shtuar kalvarin social të familjeve që presin të kenë një çati mbi kokë pas fatkeqësisë së 2019-s.

Zvarritja rëndon buxhetet e strehimit, mbi 80 mln euro si bonus qiraje

Teksa programi i rindërtimit nisi në vitin 2020, pritshmëria ishte që numri i qytetarëve që u lindi e drejta për një bonus qiraje, të ulej gradualisht vit pas viti me ecurinë e zbatimit të projekteve dhe marrjen në dorëzim të banesave.

Por edhe sot, Bashki si Durrësi e Tirana paguajnë bonus qiraje për mijëra familje.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportin e tij të buxhetit faktik 2022, raportonte se vetëm Bashkia e Tiranës ka paguar disa dhjetëra miliona euro në disa vite për bonusin e qirasë.

Drama sociale bëhet edhe më e madhe po të kemi parasysh që Bashkitë, jo në të gjitha rastet e kanë paguar këtë detyrim, duke i lënë familjet t’i bëjnë këto pagesa.

“Ecuria në mungesë të ritmeve të duhura të ndërtimit të banesave për të dëmtuarit nga tërmeti i vitit 2019, po sjell në mënyrë të vazhdueshme kosto shtesë për buxhetin, në kuadër të strehimit.

Në fillim të vitit 2022 ishin parashikuar 1 miliard lekë për qiranë e akomodimit të 11 300 familjeve të pastreha nga tërmeti, me supozimin se një pjesë e familjeve do të strehoheshin në objektet e filluara gjatë viteve 2020-2021”, – thuhet në raportin e KLSH.

Ky i fundit nënvizon se numri i familjeve përfituese të subvencionit të qirasë vijoi të jetë ende i lartë, duke sjellë për pasojë rishikimin dhe miratimin e buxhetit shtesë për vlerën 1.69 miliardë lekë dhe në dhjetor 2022, u ul me 350 milionë, për shkak se Bashkia e Tiranës mbuloi me fondet e veta pagesat për dy muaj.

Përfundimisht, plani për shpenzim qiraje ishte në vlerën 2.3 miliardë lekë dhe rezulton se fondi i përdorur për vitin 2022 është 2.19 miliardë lekë, ose 95%.

Nga sa më sipër konstatohet se, mungesa e arritjes së kryerjes së shpenzimeve të planifikuara për rindërtimin, krahas problemeve sociale për strehimin dhe infrastrukturën publike, vijon të sjellë kosto shtesë për buxhetin, e cila për vitin 2022 është më së paku 1.3 miliardë lekë” – nënvizon KLSH.

Në një interpelancë të këtij viti, ish-ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, pranoi se vetëm për vitin 2023 ishin parashikuar 500 milionë lekë si zë për bonusin e qirasë, duke bërë që kumulativja në disa vite të paguara nga buxheti i shtetit të shkojë 8.8 miliardë lekë apo rreth 80 milionë euro.

KLSH vlerëson se, në disa raste, bashkitë nuk kanë paguar detyrimet e qirasë, duke ngarkuar financiarisht familjet e prekura.

“Nga auditimi në MFE konstatohet se ka disa bashki të cilat nuk kanë kryer çdo muaj subvencionime për qiratë, si: Bashkia e Tiranës nuk ka kryer pagesa për qiratë në muajt shkurt, qershor, korrik, gusht, nëntor; Bashkia e Mirditës nuk ka kryer pagesa për muajin janar, shkurt, maj, nëntor; Bashkia e Rrogozhinës nuk ka kryer pagesa për muajin janar, shkurt, prill, qershor, korrik etj.

Mosrealizimi i shpenzimeve të programuara për rindërtimin, sjell kosto shtesë për buxhetin edhe në drejtim të zgjatjes së afatit të qirasë për banorët, ndërtesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti dhe kanë qenë parashikuar që të përfundojë ndërtimi i tyre, krahas problemeve të tjera sociale të strehimit”, – thuhet në raportin e buxhetit faktik të 2022 të KLSH-së.

Rindërtimi kritikohet për transparencën dhe negocimin në vend të garës

Programi i rindërtimit është kritikuar vazhdimisht për aspekte të ndryshme, por mbi të gjitha për mënyrën sesi u koordinua. Përfshirja e një sërë institucionesh dhe mosruajtja e një standardi raportimi nga të gjithë, e bëri të vështirë nxjerrjen e bilanceve fazë pas faze. Një tjetër element i kritikuar ishte forma sesi u zhvilluan procedurat e prokurimit.

Në vend të një gare të hapur, ku konkurrenca do të rriste pjesëmarrjen, e për rrjedhojë do të kishte edhe ndikim në ofertat financiare, nën argumentin e emergjencës u zgjodh negocimi dhe një ligj i veçantë.

Kjo formë së fundmi u kritikua edhe në raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë që nënvizonte se “shpenzimet e rindërtimit pas tërmetit nuk kishin transparencë, pasi nuk u integruan në procedurat e rregullta të financave publike”.

Preferenca për të negociuar në tavolinë me biznesin është parë si një rrezik për klientelizëm dhe korrupsion. Të paktën kështu gjykon Aranita Brahaj, drejtore ekzekutive e Institutit Shqiptar të Shkencës (AIS) që ka ndjekur nga afër thuajse çdo hallkë të këtij programi.

“Procedurat për kontraktim për veprat pjesë e programit të rindërtimit nuk janë transparente, ato janë bërë me procedurë të limituar (kufizuar, jo e hapur), ofertat janë pranuar dhe vlerësuar jashtë sistemit elektronik në tryezë biznesi dhe shteti.

Kjo për shkak të Ligjit Korruptiv që u zbatua për këtë Program. Për pasojë, rreziku për klientelizëm dhe korrupsion të jetë tepër i lartë”, pohon znj. Brahaj.

Sipas saj, ka një problem të theksuar edhe me ndjekjen e programit në hallkat e tjera dhe e gjithë kjo ka të bëjë me formulën e ndjekur të prokurimit dhe shpalljes së fituesve kur paratë ende mungojnë pasi buxhetet nuk janë të alokuara drejtpërdrejt.

“Pas njoftimit të fituesit, qoftë autoriteti kontraktues bashki, e qoftë biznesi fitues, duhet të presin Ministrinë e Rindërtimit (tashmë e shkrirë) dhe Qeverinë të bëjë alokim fondi nëpërmjet VKM-së.

Kjo formë e konkurrimit pa buxhet dhe pritjes për buxhet pa afat të paracaktuar ka dëmtuar ecurinë e punës në disa bashki e në fund ka shënuar një formë jo shumë transparente dhe me kosto të keqpërdorimit të kontraktimit dhe financimit me para publike.

Mendoj që buxhetimi i deritanishëm për projekte rindërtimi ka nevojë për 10 deri në 15 miliardë lekë të tjera për të mbyllur të gjitha procedurat ku është njoftuar një Biznes Fitues”, – nënvizon znj. Brahaj./MONITOR

blank

Ukraina godet thellë në Rusi- Kurthi që u përdor për të hedhur në erë hekurudhën e rëndësishme

Shërbimet sekrete ukrainase kanë goditur thellë në brendësi të Rusisë, duke shkatërruar një hekurudhë të rëndësishme.

Kështu raporton BBC, duke iu referuar një zyrtari të lartë.

Sipas rrjetit britanik, ukrainasit kanë shkatërruar një hekurudhë të linjës Baikal Amur, që kalon pranë kufirit me Kinën dhe që njihet si një nyje kyçe për qëllime ushtarake ruse.

Shërbimet sekrete ukrainase përdorën një kurth për të nxjerrë plotësisht jashtë funksionit këtë hekurudhë.

Fillimisht u raportua se kishte një incident në tunelin Severomuysky, më i gjati në Rusi.

Në tunelin prej 15 kilometra u tha se po dilte tym nga një cisternë. Por zyrtarët ukrainas thanë se në fakt ata kishin hedhur në erë një tren mallrash brenda tunelit.

Rusët ranë në kurth dhe përdorën një urë alternative.

“Kjo ishte pikërisht ajo që donte shërbimi sekret. Gjatë kohës që treni po kalonte mbi urën alternative, të lartë 35 metra, shpërtheu eksplozivi,” tha zyrtari ukrainas.

Rusia ka nisur hetimet për terrorizëm, edhe pse nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se ka pasur dy shpërthime.

Por në median sociale ka pasur raportime për dy shpërthime trenash në këtë zonë.

blank

Raporti: Mbi 365 hektarë me pisha u dogjën në zonën e mbrojtur të Pish Poro-Nartë

VOA/Raimond Kola

Zjarri i shtatorit të këtij viti në zonën e mbrojtur natyrore të Pishë Porosë, në Fier, ka djegur plotësisht një sipërfaqe pyjore me pisha prej 365, 78 hektarë e cila nuk mund të gjenerohet më në rrugë natyrore.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrotjrua në përgjigje të një kërkese për informim të Zërit të Amerikës tha se vlera e dëmit të përllogaritur, sipas akteve ligjore, kap shifrën e 1,2 milionë dollarëve. Sipas Agjencisë zjarri që nisi më 23 shtator dhe vijoi disa ditë përshkoi një sipërfaqe të përgjithshme prej 818.5 hektarë.

Të dhënat për dëmtimet nga zjarri masiv u mblodhën në terren nga një grup përfaqësuesish, jo vetëm të institucioneve, por edhe Fakultetit të Shkencave Pyjore dhe organizatave të shoqërisë civile. Një raport i hartuar prej tyre jep më shumë të dhëna për zonat pyjore të djegura plotësisht, që nuk mund të rigjenerohen dhe duhen të priten dhe zonat ku duhen kryer pastrime të parcelave pyjore.

Pishë- Poro

Pishë- Poro

Pasojat e djegies së masiveve të mëdha pyjore në zonën e mbrojtur natyrore “Pishë Poro –Nartë”, sipas specialistëve pritet të jenë të mëdha për sa i përket erozionit dhe depërtimit të detit në tokë.

Brezi i pishave të buta halore, mbjellë rreth shtatëdhjetë vite më parë, shërbente si mbrojtje dhe dëmet nga zjarri herë pas herë po e degarojnë këtë masë mbrojtëse në pjesën më të madhe të kësaj zone bregdetare. Pamjet me dron të këtyre ditëve në bregdetin e Semanit flasin për sipërfaqet e mëdha pyjore që janë djegur plotësisht dhe nuk kanë më rol mbrojtës si dhe të ujrave të detit që depërtojnë në thellësi të tokës.

Zjarri i shtatorit të këtij viti ishte me pasojat më të mëdha të këtyre viteve të fundit dhe autoritetet prej 10 ditësh nuk arritën të vinin kontroll për shkak të erërave të forta dhe pamundësisë për të depërtuar në brendësi të vatrave të zjarrit

Ministria e Mbrotjes në përgjigje të një kërkese për informim i tha Zërit të Amerikës se 910 forca operacionale dhe 106 mjete u angazhuan në operacion dhe në mbështetje të tyre në terren, operuan nga ajri 2 avionë CANADAIR, të ofruar nga shteti grek në kuadër të aktivizimit të Mekanizmi Europian të Mbrojtjes Civile duke duke kryer 24 hedhje me ujë nga ajri.

Specialistët e mjedisit vlerësojnë se Shqipëria duhet të përmirësojë kapacitetet për menaxhimin e zjarreve pasi bashkitë kanë pak mjete, shumica e tyre të vjetëruara, ndërsa këtë vit emergjencat civile shqiptare nuk kishin asnjë mjet efektiv për ndërhyrjet nga ajri për shuarjen e zjarreve.

blank

Pse do të duhej përforcim i përhershëm i NATO-s në Kosovë?

 

Valona Tela
Lendi Susuri
E vendosur në Kosovë nga viti 1999, NATO-ja është duke shqyrtuar tani shtimin e përhershëm të trupave të saj. Sipas disa analistëve, ky zhvillim do të kontribuojë në qëndrueshmërinë e rajonit, por se nuk do të jetë i mjaftueshëm.

blank

UGSHPD: RAKURSI I FESTËS SË PAVARËSISË  

Me çfarë këndi e pamë 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë?

Është një pyetje drejtpërdrejtë të cilës tashmë ne i dimë rezultatin. Mbarë publiku e pa me sytë e tij se si ky përvjetor u servir dhe të gjithë janë dëshmitarë se si u përdor kjo datë e shenjtë e shqiptarëve. Ishte rakursi ideologjik dhe propaganda e Partisë Socialiste në pushtet që e përvetësoi edhe një simbol të të gjithë shqiptarëve ashtu sikurse këto dhjetë vite ka mundur tinëz të depërtojë në jetët e tyre dhe ku shtirja e shëmtuar me këtë festë dëmton me cinizëm patriotizmin dhe atdhedashurinë e të gjithë shqiptarëve.

Ky nuk mund të jetë rasti i fundit në qoftë se shoqëria nuk reagon.

Tërheqja e vëmendjes politike nga ana e qeverisjes me datat historike të Shqipërisë po kalon në një makth të vazhdueshëm dhe kjo u tregua me këtë fund Nëntori, pra i dha të gjitha provat.  Sot nuk ka më asnjë një pikë dyshimi se deri në çfarë mase përdoren dhe shëmtohen  gjërat më të çmuara përpara syve tanë për kapital politik.

Edhe në qoftë se profesionalisht në gazetari do të kërkoje një analizë se përse ky fenomen i çoroditjes po ndodh në një nivel të ri, mundimi të del huq sepse edhe kur  njerëzit arrijnë t’i shohin politikanët se si veprojnë, tema rrotullohet ndryshe. Janë studiot e analistëve mediatikë që gëlojnë me sensacionet dhe bëhen edhe ata pjesë e turbullirës në vend që të jenë të vërtetët, ata që duhet të godasin në shenjë dhe të qartësojnë pa dhënë hamendje dhe pa u dukur interesantë.

Dashuria e shprehur thjeshtë për atdheun e bëri Shqipërinë më 1912 si edhe mund ta ruaj sot që shqiptarët ta trashëgojnë edhe pas 111 vjetorit të pavarësisë së saj.

Por rakursi ideologjik dhe propaganda tregojnë fatkeqësisht se gjithmonë janë vendosur ndryshe ndaj vendit dhe historisë së tij.

Në çdo kanal Tv, “Live” herë me shqetësim real dhe herë me humor si edhe ndonjëherë me cinizëm me orë të tëra u nis të shpjegohej  se; “…kur u largua gjermani i fundit (nazisti i fundit), nga Shkodra apo se kur do të iki shqiptari i fundit (emigranti i fundit), për në Gjermani”.

Publiku është njohur nga të gjitha këndet me të cilat u mbars muaji Nëntor, me Tiranën, një “metropol kozmopolitan”, përgatitjet, paradat, arbëreshët dhe diaspora, folklori i trevave shqiptare për të kujtuar Ditën e Flamurit e festuar 28 Nëntorin e 1912 të cilat bashkë synonin vetëm kulmin, “Sheshin Skënderbej” të kryeqytetit, me “Mbrëmjen e Bardhë” të Tiranës deri në mëngjesin e së Enjtes, 30 Nëntor. Një titull thirrës ky nga kryetari i bashkisë i mbështjellë me Festat e Nëntorit , “Të gjithë të mbushim sheshin” ku tymi, pluhuri, dritat dhe  zhurmat, me muzikë dhe rap-i, i bën njerëzit të zbardhen meitë nga pagjumësia deri në agimin e një dite të re pune.

Pra plot 8 ditë “angazhime” pa një koncert klasik, ekspozita, kumtesa historike, filma dhe dokumentarë sepse ata krijues profesionistë të fushave kushtojnë, janë të shtrenjtë dhe kurrë nuk vlerësohen ose janë jashtë atdheut.  Këto 8 ditë “angazhime” lanë mbresën se për këto ngjarje dhe veprimtari pushteti qendror dhe ai vendor di të mirë organizojë  kaosin e mesazhit kombëtar dhe u kuptua qartë se publiku nuk duhet ta mbajë mendjen tek Kuvendi i Shqipërisë i cili po jeton periudhën më të vështirë të 33 viteve përpjekjesh për shembjen e diktaturës komuniste.  Jemi drejt asgjësimit institucional të opozitës dhe humbja e  pluralizmit po ndodh para syve tanë. Sistemi demokratik dhe zhvillimi drejt perëndimit dhe Evropës do të mbeten ndoshta një ëndërr e parealizuar e miliona shqiptarëve që përqafuan ndryshimin dhe mposhtjen e diktaturës komuniste në fillimin e viteve 90-të.

Kjo pra po ndodh para syve tanë dhe rakursi i politikës mendon se e shmang butë dhe si duhet opinionin me tetë ditë shfaqje dhe aspak prodhim vlerash.

Ky turbullim tetë ditor, zbraz energjitë dhe e heq vëmendjen e publikut nga skandalet e korrupsionit tashmë të mbërritura në dyert e drejtësisë. Tej zgjatja e tyre janë treguesi kryesor i rënies së vendit në krizë deri aty sa Shqipëria dhe shqiptarët të ndeshen me ditët e tjera të kalendarit historik për t’u zhgënjyer nga festat. Kjo turbullirë kërkon të mbulojë përgjegjësinë e dhjetë viteve të dështimeve për shtetasit pasi ekonomia e dobët ka bërë që 1/3 së shqiptarëve të largohen në emigracion,  popullsia e mbetur të tregojë shenjat e mplakjes, dhe të aftët për punë veç një pakice me pushtet dhe kurrë se duket e përmbushur nga nevojat e pasurimit dhe të luksit të vazhdojë të sundojë mbi pjesën më të madhe të mbetur në skamje dhe varfëri deri në kufijtë e një minimumi jetik të të ardhurave, taksa, ushqim dhe barna. Pikërisht kjo pakicë me pushtet sa herë që vjen fund viti zgjohet dhe bën zhurmë mediatikendërkombëtare kur jep një lëmoshë dhe i përsërit ato sa herë që i duhen numrat dhe votat.

Por kaosi i vërtetë sot ndjehet edhe më i rrezikshëm dhe më  kërcënues pasi është i programuar dhe i investuar mirë ideologjikisht. Pas fitores së zgjedhjeve vendore të 14 Majit, harta lejla e PS në pesë-gjashtë muaj ka marrë revanshin e vet deri me ringjalljen e simboleve të diktaturës. Buçasin lajmet kryesore me titujt e rrallë se edhe në ato zona e qytete ku  komunizmi mendohej se ishte “harruar”, përkujtohen data të sistemit socialist tashmë të falimentuar.

Rakursi i politikës nuk tregoi se sa gjatë shkoi festa megjithëse zhurma për të u bë muaj më parë.

Pavarësia jetoi vetëm një ditë dhe tregoi se fundi i Nëntorit 2023 mund të quhet “Nëntori i Tretë”, atë që Enveri e dëshironte Rilindja Socialiste po e kryen ngadalë dhe tashmë e ushtron me forcë pushtetin, e shkruan vetë historinë pa çka se kriza ekonomike dhe shoqërore e Shqipërisë, krimi, siguria e vendit dhe e shtetasve janë si asnjëherë tjetër të kërcënuara.

Por le t’i mbetemi tek problemi që shtruam që në fillim.

Përse qeverisja e sotme tërheq vëmendjen e datave historike të Shqipërisë dhe synon çoroditjen?

Ajo që media nuk thellohet prej kohësh me analizat e të tilla rasteve kundër qeverisë bëhet për shkak të një tolerance si për t’i thënë  gjërat më ndryshe, pra: “ ishte vetëm një rast”.

Por jo!

Nuk është më ky i vetmi rast gjatë një dhjetëvjeçari. Shqipëria është transformuar në vlera dhe në ide, në moral dhe në parimet e trashëgimisë kulturore.

Pikërisht për t’i mbetur rëndësisë së faktit të vërtetë dhe të mos përsëritjes së qëllimshme më tej UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë  Profesionistë  të Diasporës), do tj’urendisë disa nga kulmet e këtyre rastësive për të kuptuar se nuk jetojmë as në një realitet të rastësishëm dhe as në një Shqipëri ku shfaqen edhe nostalgjikë. Ky realitet i sotëm politik, ekonomik dhe shoqëror në krizë tregon se jetojmë në një sistem diktature që synon të kapë çdo hapësirë të lirë të jetës.

Rastësia e parë. Falë interesave reciproke dhe lidhjeve individuale, pas krizës së tërmetit, Erdoganiviziton Kuvendin e Shqipërisë me 17 Janar 2021, sikur nuk mund të gjendej në kalendar një datë tjetër veç asaj  date të mirënjohur botërisht, 554 vjetorit të shkuarjes në amshim të “Heroit Kombëtar” Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Se si zgjidhen miqtë strategjikë pa u prishur datat historike dhe respekti ndaj vendit tënd vetëm kjo qeverisje e di(!).

Rastësia e dytë. Muajt kalojnë dhe skandalet e korrupsionit prekin rrethin e afërt të kryeministrit në kabinet. Burgosjet dhe hetimet janë një plagë e hapur dhe kjo situatë e lodhshme ka nevojë për ngritjen e një imazhi. Fitohen zgjedhjet vendore dhe PS plas një fushatë dhe propagandë turistike ku mes mbi tetë milionët (shifra e sotme zyrtare), që shijuan mrekullitë e Shqipërisë si krejt papritur dhe rastësisht mbërrin në prag të ditëlindjes në kryeministrit, ish presidenti i SHBA-së Bill Klinton. Tapeti i kuq, shfaqja dhe dekori njëditor ishin të mjaftueshme për të tërhequr vëmendjen, fituar zemrat e shqiptarëve të Kosovës se projekti i “Ballkanit të Hapur” vazhdon, ndërsa nga ana tjetër heshtja e vapës së verës mbylli debatin e zgjedhjeve vendore të 14 Majit dhe përgatitjet për një format të ri qeverisjeje në vjeshtë nisën përgatitjet.

Rastësia e tretë. Tetori i “Rigjallërimit të Piramidës”, i mbuluar me shfaqjen e Samitit të Berlinit, për të cilin kuptimi u pa qartë dhe qeverisjes ju tregua vendi se si kërkohet  hyrja për në Evropë.

Janë me dhjetëra rastësitë  e hershme dhe at që pasojnë  dhe secila vlen për t’u analizuar, por për të mos u shkëputur nga tema do të përcjellim më të rëndësishmen, atë që me zhurmë ftohet diaspora, pjesa më e fundit e mbetur plotësisht e pa kapur prej qeverisjes.

Rastësia e katërt është rakursi i Diasporës dhe i Pavarësisë. Jo pa qëllim ju kemi treguar se “Dita e Arbëreshëve” deri tek ceremonitë festive të “Mbrëmjes së Bardhë Tiranase” ishin thelbi i shtirjes së patriotizmit dhe ato u tej zgjatën aq sa për të dalur diku tjetër. Ishte prekja e nervit të votës së diasporës që është po aq e shenjë dhe e shtrenjtë sa edhe Pavarësia, të shenjta për të gjithë bashkatdhetarët dhe bashkëkombësit për të jetuar në paqe, në një sistem të lirë, demokratik dhe me drejtësi për të gjithë dhe me besim tek perëndia.

Por  deri ku arriti përdorimi i pushtetit dhe turbullira përçarëse e tij?

Me realizëm mund të tregojmë se propaganda dhe ideologjia kur përdoren dhe e ushtojnë zbulimin e imazhit të tyre prej medias, mesazhi del i qartë dhe i kuptueshëm se është vetëm një qëllim, mbrojtja e interesave të një individi që synon të bëhet i gjithë pushtetshëm. I një individi që harron se ka një kontroll ligjor mbi të i cili është  Kushtetuta e RSH. Neni 14 i saj i ka të përcaktuara çështjet dhe çdo shprehje dhe qëndrim jashtë tyre jashtë jep shembujt dhe veprimet e antikushtetueshmërisë:

Neni 14

 

1. Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja.

2. Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes.

3. Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut.

4. Himni kombëtar është “Rreth Flamurit të Përbashkuar”.

5. Festa Kombëtare e Republikës së Shqipërisë është Dita e Flamurit, 28 Nëntori.

6. Kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë është Tirana.

7. Forma dhe përmasat e simboleve kombëtare, përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar, si dhe përdorimi i tyre rregullohen me ligj.

 

Cila prej tyre u respektua?

 Besojmë se shtetasit janë në gjendje të kuptojnë veç qëllimeve ideologjizuese dhe propagandës së PS në pushtet pas fshihen shtrembërimet dhe shpenzimet ende  të pa bëra transparente prej qeverisjes qendrore dhe vendore gjatë  tetë ditëve të fundit.

Me gjithë këto dështime, skandale që kryeministri dhe qeveria kurrë nuk i marrin përsipër përgjegjësitë na bën që ne si gazetarë ti vendosim atyre një rakurs real për datat dhe historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Respekti i Flamurit dhe i të rënëve për Lirinë e Atdheut janë të shenjta dhe duhen çmuar e nderuar çdo ditë. Lulet e freskëta dhe flaka për kujtimin e tyre mund të mbahet ndezur në çdo ditë dhe jo vetëm kur rastësisht elita politike i përdor si fasadë gjatë ceremonive festive.

Tek sa shikojmë para syve tanë degradimin, nuk mbetet më rastësi piketimi i 8 Dhjetorit nga partia shtet. Një tjetër rakurs për të tërhequr vemendjen, zbehur historinë dhe shkelur traditën e rinisë shqiptare e cila detyrohet çdo ditë të largohet.

Pra i tillë do të mbetet edhe përvetësimi i 8 Dhjetorit të 1990-ës, nga ky pushtet që rend të shfytyrojë datat historike të Shqipërisë.

Tetë ditë më pas, 8 Dhjetor 2023, studentët shqiptarë zgjuan popullin dhe vranë frikën. 33 vjet më parë kërkuan pluralizmin dhe fjalën e lirë duket se nuk do të kenë mundësinë që të tubojnë për forcën e tyre. Rinia Studentore ’90 është simboli dhe vlera e fundit që nuk mund të përvetësohen nga askush. Kjo është epoka e rilindjes që e trashëgojnë të gjithë shqiptarët pa rënë në kurthin e diktaturës.

Kishte një rilindje të vetme dhe të vërtetë Shqipëria, për ta dashur dhe për ta parë zonjë dhe e rëndësishme është se njerëzit kurrë nuk duhet ta humbin shpresën. Një rilindësi i madh Naim Frashëri fuqishëm i shprehte ato me ideologjinë patriotike kombëtare dhe e jepte kumbueshëm shpresën, vëllazërinë dhe bashkimin, gjuhën dhe diturinë, në poezinë  “Kam shumë Shpresë”;

Për Shqipërinë
Ditët e mira
Paskëtaj vinë
Shkoj errësira,
Lum kush të rronjë,
T’a shohë zonjë!

 

A mundet të orjentohen sot në këtë drejtim shqiptarët dhe diaspora e saj?

Dita e Flamurit dhe Pavarësia janë të shenjtë dhe na bën që t’i lëmë mënjanë dallimet tona, e drejta të mbrohet dhe të fitojë, të jetojmë të lirë pasi dallimet politike nuk janë ato që na përcaktojnë më shumë se sa ne jemi shqiptarë.

30 Nëntor, 2023

 

 Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

VerbandAlbanischerBerufsjournalistender Diaspora (VABD)

Union ofProfessional AlbanianJournalists ofDiaspora (UPAJD)

Union desJournalistesProfessionnelsAlbanaise de la Diaspora (UJPAD)

Unione deiGiornalistiProfessionistiAlbanesi di Diaspora (UGAPD)

 

Kam shumë shpresë

Te Perëndija.

Që të mos jesë

Kshu Shqipëria,

Po të ndritohet

Të lulëzohet.

 

Pa vjen një ditë

Që të na sjellë

Të madhe dritë

P’ajo të pjellë:

Qytetërinë,

Fatbardhësinë.

 

Vëllazërija

Edhe bashkimi

E njerëzija

Është shpëtimi,

Lum kush t’arrijnë!

Pa do të vijnë.

 

Që Shqipërija

Do të ndritohet

Dhe ligësija

Do të mërgohet.

Jak’ e vërtetë!

Pse rri e qetë?

 

Për Shqipërinë

Ditët e mira

Paskëtaj vinë

Shkoj errësira,

Lum kush të rronjë,

T’a shohë zonjë!

 

Se Shqipëtari

E gjuh’ e tija

Venë së mbari

Dhe Shqipërija,

Lum kush t’a shohë

Për pakë kohë.

 

Pa dituritë

Dhe mbrothësija

E mirësitë

Dhe njerëzija

Do të burojnë

Nukë mënojnë.

 

 

 Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)  

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)  

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)  

Union des Journalistes Professionnels Albanaise de la Diaspora (UJPAD) 

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi di Diaspora (UGAPD) 

blank

‘Kosova në NATO’, Osmani: Hap i domosdoshëm për paqe e siguri në rajon

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim emisarin special britanik për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, sfidat e sigurisë në rajon, si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Në takim u diskutua edhe për integrimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin në NATO.

Osmani theksoi se anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte hap i rëndësishëm për fuqizimin dhe avancimin e mëtejmë të të drejtave të njeriut nëpërmjet mekanizmave që i ofron Këshilli, e të cilat do të shërbejnë si mekanizëm shtesë për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim.

Ajo ritheksoi edhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke filluar me përfshirjen në Partneritetin për Paqe. Në këtë frymë, Osmani tha se ky hap është i domosdoshëm për të siguruar paqe dhe siguri afatgjate në rajon dhe më gjerë.

Në takim, Lord Peach përgëzoi presidenten Osmani për përpjekjet e saj të vazhdueshme në avancimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë në këtë kohë sfiduese për paqen në botë.

Ndryshe, emisari special britanik për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, gjatë ditës ka zhvilluara takime edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

blank

Shifrat: 40% e burrave dhe 58% e grave në Shqipëri kanë vuajtur nga një simptomë e shëndetit mendor më 2023

Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka vuajtur nga një lloj simptome e shëndetit mendor, vëren Raporti i Tranzicionit i BERZH për vitin 2023. Shqipëria renditet në mesin e vendeve me nivele më të larta të problemeve me shëndetin mendor, duke zënë vendin e 18 nga 38 vendet në tranzicion të BERZH.

Femrat vuajnë më shumë se meshkujt nga shëndeti mendor në të gjitha vendet, përfshirë edhe Shqipërinë. BERZH vë në dukje se shëndeti i mirë mendor lidhet ngushtë me produktivitetin. Gjendja e mirë mendore rrit sasinë e kohës që njerëzit janë në gjendje të punojnë dhe në këtë mënyrë rrisin të ardhurat dhe pasurinë e tyre.

 

Shëndeti i fortë mendor gjithashtu është i lidhur me nivel më të lartë të optimizmit për jetën. Edhe në këtë tregues, popullsia e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë përmirësim që nga viti 2016. Çrregullimet mendore si depresioni, ankthi dhe çrregullimet e personalitetit janë 10 shkaqet kryesore që kufizojnë aftësitë e njerëzve, ku më të përhapurit janë depresioni dhe ankthi.

Anketa e BERZH pyeti njerëzit nëse dhe sa shpesh përjetojnë trishtim, depresion, ankth dhe apati. Nivelet e shqetësimit mendor ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme sipas gjinisë në të gjitha ekonomitë. Në Slloveni, shqetësimi mendor është pothuajse aq i rrallë sa në Gjermani, ndërsa në Algjeri, Jordani dhe Tunizi rreth 90 për qind e të anketuarve raportojnë se kanë ndjerë ndonjë formë shqetësimi mendor të paktën një herë në javë.

Incidenca mesatare e shqetësimit është më e lartë për gratë sesa për gratë burra në të gjitha vendet. Ky dallim është statistikisht i rëndësishëm në shumicën e rasteve dhe qëndron në të gjitha grup-moshat, në përputhje me tendencat globale siç raportohet në studimin e Barrës Globale të Sëmundjeve. Shenja të tjera të shqetësimit mendor që nuk mbulohen nga anketa, të tilla si abuzimi me substancat narkotike që janë më të zakonshme te meshkujt. Në të njëjtën kohë, burrat mund të nën-raportojnë simptoma që mund të tregojnë dobësi, si p.sh si humor të ulët ose sëmundje, sepse u përmbahen më fort normave tradicionale në lidhje me maskilitetin.

Anketa vuri në dukje se të rinjtë dhe të moshuarit kanë prevalenca më të larta të problemeve me shëndetin mendor, pasi 40% e tyre në rang global raportojnë çrregullime së paku një herë në javë.

Prevalenca e sëmundjes mendore vlerësohet se arrin kulmin në mesin e të tridhjetave. Të anketuarit raportuan gjithashtu se kanë aftësi të dobëta për në ushtrimin e detyrave ditore si pasojë çrregullime emocionale nga stresi dhe depresioni.

blank

 

blank

blank

 

/Monitor

blank

 


Send this to a friend